Vllaznimi, i struganëve fitues i këtij turneut 2013, ishte skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar, Në vend të dytë Ekipi i Krajës me tranier Zija Cuka, i cili u dallua për shpirtin e fort të garës dhe ekip i disiplinuar
Nga Beqir SINA, New Jersey/
WAYNE NEW JERSEY : Turneu i Mini-Futbollit – Futbollit të Vogël në salla të mbyllyra mes ekipeve vetëm shqiptare të komunitetit tonë, për Tri-Shtetshin në Nju Xhersi, i cili mbahet për të pestën herë, ka nisur me një ceremoni të thjeshtë dhe të bukur, të organizuar nga Fondi i Përbashkët Shqiptar i Patersonit dhe Klubi Futbollistik Vllaznimi nga Struga në Amerikë, të mërkurën më 25 Dhjetor 2013.
Skuadrat e 24 ekipeve të komunitetit shqiptarë, që përfaqësojnë vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistëve, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të nxitura edhe nga sportdashësit e shumtë shqiptarë, kanë shprehur vetëm fjalë miradie ndaj organizatorëve të veprimtarisë më të madhe sportive të vitit në komunitetin shqiptarë.
Udhëheqësit e këtij kampionati,stafi organizator(Arif Sela – kryetar, Hajri Hoxha, Kalosh Sela, Edip Ramadani, Nazif Vlashi, Berat Kaliqi, dhe Xhevat Borova) njëkohësisht dhe promotori i veprimtarisë sportive të futbollit, Klubi Vllaznimi i struganëve, në fjalën e tyre përshëndetëse, thanë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të komuniteti shqiptar, gjithmon do të mbeten mjaft të rëndëssishme në jetën komunitare, dhe të dashura.
Veprimtaria sportive është mbështetur edhe nga ekipet pjesëmarrëse, të cilat mundësojn përzgjedhjen dhe organizimin e ndeshjeve si dhe dhe autoritetet e kompleksit sportiv “Turf City” të cilat vënë në dispozicion mjediset e tyre dhe fushat e futbollit për mbarvajtjen e kampionatit.
Në këtë turnir me ekipin United Albania luajti edhe futbollisiti i Ligës së Parë të SHBA në Futboll MLS, dibrani Dilaver Dilly Duka. Një i ri, mesfushor i talentuar me potencial të madh, në futbollin Amerikan. Duka është e ardhmja e këtij futbolli me 4 vjet vjet përvojë në MLS. Duka në Playoffs 2013 për MLS po luan me skuadrën Chicago Fire.
Kampionati u zhvillua në gjashtë grupe me nga gjashtë skuadra, në të njëjtin kompleks sportiv në dy fusha futbolli, përkatësisht fusha A-dhe fusha B-.
Turneu nisi me egzekutimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë si dhe një mirënojhje për futbollistin Avdo Gjoka për pjesmarrjen e tij në çdo kampionat.
Duke e hapur zyrtarshit kampionatin e 5të të Mini-Futbollit, kryetari i Fonditit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, zoti Zylfi Alla, u ka uruar të gjitha skuadrave pjesmarrëse suksesë dhe një “Fair Play”. Në emër të Fondit të Përbashkët Shqiptar të Patersonit, tha kryetari i saj zoti Alla, më lejoni t’ju faleminderojë të gjithë ju ekipeve për pjesmarjjen tuaj dhe të u dëshirojë suksesë se cilit prej ekipeve në këtë turnir kaq të bukur që mbahet për të pestin vit me rradhë”.
Më pasë nisën takimet në grupe: ku 24 skuadra të ndara në 4 grupe me nga gjashtë skuadra secila luajtën në mes tyre me eleminim me nga 15 minuta për çdo ndeshje. Në grupe u zhvillaun 36 ndeshje. Ndërsa 4 takime u zhvilluan në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe një takim Final.
Në grupin A : luajtën Vllaznimi – Plisat – Brothers Albania – Koroshishta – Korabi NJ – Besa Kavaja. Në grupin B: Cemi – Vllaznimi U16 – Struga – Dollogozhda – Dardania – Stanford . Në grupin C : United Albania – Korabi NY – Ulqini – FC Kosova – FC United – Plav & Gusi NY – Grupi D : Rumia – Prime Time Pizza – Besa e Kosovës – Kraja – FC Flamurtari dhe Koha.
Në Gjysmë-finale kaluan 8 ekipe. të cilat u ndeshën në mes tyre me eleminim në bazë rendtijes, Korabi i Neë Jerseyit, luajti kundra Stamfordit, ndërsa FC United kundra Krajës, Dollogozhda kundra Vllaznimit dhe Koha kundra United Albania.
Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet e Stamfordit me Vllaznimin e Struganëve, kurse Kraja lujti kundra skuardës United Albania, ku si Vllaznimi dhe Kraja u kualifikuan me penallti.
Në finale luajtën Kraja e krajanëve me Vllaznimin e struganëve, mbas 30 minutave lojë rezultati ishte i barabartë me golat e shënuar për secilin palë, ku për Vllaznimin shënoi i pari Besmir Xhila dhe barazoi për Krajën me një gjuajtje në distancë sulmuesi Halit Popi.
Vllazënimi, fitues i këtij turneri skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar, luajti të gjitha ndeshjet e saj me këtë formacion : Agron Osmani(portier), Adem Isa, Avdulla Sela, Egzon Zhuta, Elbrim Rrahmani (mbrojtje) Besmir Xhila, Dritan Sela, Ditmar Alijaj (mesufushor) Agim Bauta (kapiten, Endrit Korreshi (sulmues) trainer Reshat Qazimoski.
Ekipi i Krajës me tranier Zija Cuka, i cili u dallua për shpirtin e garës dhe ekip i disiplinuar laujti ndeshjet e saj me këtë formacion : kapiten Fatmir Cuka , poertier Suad Kraja, në mbrojtje Naser Agolli, Osman Vuka, Bledi Bardhi ish futbollist i Budeçnostit, Valdet Perashi, Lulëzim Pupi, Bekim Berjashi, Halit Popi dhe Suad Lekpepi.
Takimi final mes Krajës dhe Vllaznimit shënoi edhe mbylljen e këtij turneu ndarjen edhe të trofeve të cilat ekipeve përkatëse dhe lojtarëve respektivë, ua dorozojë Edip Ramadani në emër të organizatorit. Futbollistët e Vllaznimit, u nderuan me kupën e turnirit, kurse golashënuesi më i mirë me nga 7 gola u shpallën dy futbollista Andi Salijasi dhe Dritan Sela, ndërkohë, portieri më i mirë i Turneut 2013 u shpall krajani Suad Kraja.