• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Furgonat vazhdojnë të protestojnë para Kryeministrisë

February 28, 2014 by dgreca

Protestuesit te pakenaqur nga deklarata e Ministrit te Haxhinastos. Kalaja: Do te vazhdojme protesten derisa Kryeministri t’u pergjigjet kerkesave te protestueseve/

Pasi bllokuan për rreth 2 orë rrugët hyrëse të kryeqytetit, drejtuesit e furgonave 8+1 të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit i janë drejtuar sheshit “Nënë Tereza” për të protestuar para Kryeministrisë.Kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja i ka kërkuar qeverisë të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi me shoferët e furgonëve të cilët kërkojmë ardhjen e kthimit me pasagjerë.“Këta njerëz nuk janë këtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit apo ministrit të Transportit por kërkojnë të drejtat e tyre por kërkojnë bukën e gojës. Kryeministri të krijojë mundësinë e takimit me një përfaqësi e sindikatës për të zgjidhur situatën. Ministrat të mos japin urdhra ushtarëkë por të ulen në tryezën e dilogut” tha Kalaja para Kryeministrisë.Kalaja ka kërcënuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje atëherë do të bllokohen të gjitha akset kryesore në Shqipëri.

Ministri i Transportit dhe Infrastukturës Edmond Haxhinasto do të dalë në orën14:00 ne nje prononcim per mediat mbi protestën e shorefave te taksive 8+1. Konferenca do te zhvillohet ne ambientet e MTI.

Më herët, drejtuesit e furgonave qëndruan ulur në rrugë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve pasi nuk janë lejuar nga policia të shkojnë me furgona përpara Kryeministrisë për të protestuar.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh për mediat se policia nuk lejon drejtuesit e furgonave të protestojnë dhe kjo sipas tij është një pengesë artificiale.

“Jemi përpjekur të gjejmë gjuhën e përbashkët që policia të lejojë kalimin e furgonave.  Nëse jepet kjo leje situata do të qetësohet. Ne jemi këtu jo për ta tensionuar situatën por për ta qetësuar atë. Policia merr vetëm urdhra me telefon. Janë situata të marra në mënyrë emergjente a thua që po bëhet ndonjë krim, ndërkohë që po zhvillohet një protestë normale e qytetarëve” tha Boçi.

Protestuesit i drejtohen sheshit “Nënë Tereza”

12:25 Kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja u kërkoi shoferëve të furgonave ta ndjekin në këmbë deri te Kryeministria duke i lënë furgonat buzë rrugës.

“Të gjithë do mblidhemi tek sheshi “Nënë Tereza”. Protesta e ka arritur qëllimin duke bërë sensibilizimin dhe për këtë na ndihmoi edhe policia” tha Kalaja.

Protesta e paralajmëruar

Furgonat do zhvillojnë protestë deri në orën 14.00 përpara kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme kundër vendimit të qeverisë që rruga e kthimit të bëhet pa pasagjerë.

Të prekur nga vendimi që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë për furgonat 8+1 janë rreth 20.000 persona, drejtues të këtyre mjeteve.

Ftesa për të protestuar është edhe e autobusëve interurban. Gëzim Kalaja, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura tha se nuk do të ketë grevë urie, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Transporteve.

Për 20 ditë furgonat 8+1 kanë protestuar në qytetet më të mëdha të vendit, madje duke bllokuar edhe rrugët nacionale. Kjo është protesta e parë që bëhet nga drejtuesit e këtyre automjeteve në Tiranë.

Policia deklaratë për protestën

Ndërkohë në një deklaratë për shtyp policia e kryeqytetit thekson se bazuar në shkresën e ardhur nga Bashkimi i Sindikata të Panvarura, Policia e Tiranës ka patur kontakte në vazhdimësi me drejtues të sindikatës, duke u garantuar zhvillimin normal të protestës.

Po ashtu Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masa për zhvillimin  normal të protestës, në drejtim  të mbarëvatjes së saj dhe qarkullimit rrugor, duke mos cënuar zhvillimin normal të saj.Nga kontaktet e vazhdueshme, janë përcaktuar vendet e parkimit për furgonat (8+1) dhe pjesëmarrësit në këtë protestë, ku vend parkimit duhet të kryhet: në afërsi të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe Fusha e Zezë në qytetin “Studenti Tiranë”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Protesta e furgonave

Haxhinasto: Zbatuam ligjin, protesta e drejtuesve të furgonave u politizua

February 28, 2014 by dgreca

TIRANE 28 shkurt/ Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin, i cili parashikon që furgonat 8+1 të punojnë vetëm si taksi dhe jo si shërbim ndërurban. Gjatë një deklaratë për shtyp, Haxhinasto komentoi edhe praninë e deputetëve të opozitës në protestë. Sipas tij, deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe duhet të jenë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë, vijoi Haxhinasto, se ky ligj nuk qëndron, deputetët duhet të paraqesin amendimet e tyre. “Deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveçse për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre për qëllime polike në gjykimin tonë”, deklaroi Haxhinasto.

Lidhur me protestën e drejtuesve të furgonëve 8+1, Haxhinasto tha se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin. “Ky është një detyrim ndaj qytetarëve dhe atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike”, deklaroi Haxhinasto, duke theksuar se qeveria nuk po fshihet pas problemit.
Detyra jonë, vijoi ai, është të zgjidhim problemin dhe t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve, t’u japim atyre standarde të larta sigurie dhe mirëqënie.
Sipas tij, nëse ata kanë licence për taksi dhe ndërkohë punojnë si transport ndërurban, diskriminohen 5500 pronarë të transportit ndëurban që janë të licencuar. “Nëse ata kërkojnë të punojnë në këtë transport, le të plotësojnë dokumentacionin dhe standardet për të punuar si transportues ndërurban. Drejtues të furgonave 8+1 protestuan sot ndaj vendimit të qeverisë për të eliminuar transportin ndërurban me furgonat 8+1.

Filed Under: Sociale Tagged With: Haxhinasto, Protesta e furgonave, u politizua

BERISHA PER PROTESTEN NE FB

February 28, 2014 by dgreca

Dhune dhe shkopinj gome ndaj protestuesve paqesore. Policia bllokon te gjitha hyrjet e Tiranes.Protesta paqesore e shofereve te furgonave pritet me dhune, bllokim, shkopinj gome nga Policia e klikes Rama – Meta ne te gjitha hyrjet e Tiranes. Keshtu, Edvin Kristaq Rama, njeriu qe protestoi ne tete vite 1753 here ne mbare vendin, sot i tmerruar nga protestuesit qe luftojne per kafshaten e femijeve te tyre, perdori dhune e terror ndaj tyre ne menyre qe te mos i lejonte te arrinin ne sheshin para kryeministrise.

Burracaku, qe nga njera ane preu kangjellat e kryeministrise ndersa nga ana tjeter i tmerruar dhunon protestuesit paqesor, deshmon se po perjeton tronditje te madhe psiqike.
Te dashur miq, le te shprehim ne solidaritetin tone te plote ndaj 20 mije familjeve shqiptare qe dyshja Rama – Meta u pret buken e gojes sepse duan te vendosin monopolet e tyre ne transportin e pasagjereve dhe te fitojne se paku 30 milion dollare rryshfet per licensat e reja te taksive apo 1500 euro per cdo license qe do te leshojne pas anullimit te licensave te ligjshme.
Qytetar dhe qytetare, ju beje thirrje te bashkohemi me kete proteste, e cila eshte protesta per kafshaten e gojes kunder babezise se kleptokrateve ne pushtet.
Protestuesit do fitojne! Mbeshtetja jone eshe jetike per fitoren e tyre! sb

Filed Under: Featured

Shaban Cakolli ne Sofren e DIELLIT

February 28, 2014 by dgreca

A E DI EUROPA…?/

GRINDJE/

Qindra  vite u grindëm/

Me   korbin që shtirej pëllumb/

Për një  tokë,për një lum/

Ja ai,ja unë/

por kështu deshti/

fati,kombi  e zoti/

tani këtu  jam unë,jo më korbi./

NDARËJE  NË  MURE/

Prej kur këtu shqip/

kanë folur  nënat/

Hartën  na e grisën marimangat/

Bënë kurthe,rrjeta e furje/

Na ndanë në mure/

Murë andej,murë këndej

ndizej  gjaku  nëpër denj

A e mbanë mend Evropa mike

Se  Shqipëri ishte,krejt hapësira gjeografike?

Ku flitnin  shqip,Shqipëria etnike

Ua zgjate dorën forcave  barbare

me akuzën,se kinse ne kërkonim

Shqipëri të madhe!

Mbi  ne pastaj,ra futa e zisë

Ditë muaj e vite,na i keni përmbysë.

Mbi troje të shqipeve,u la me gjak

Padrejtësisht na coptuan

Osmanët  ardhacak

i futën me grek,i futën  me shkja

Shqipet  me  i nda.

E pa mëshirshëm  korbat e zi

Na ndanë  në kisha,na ndanë  në  xhami

Shqiptarët  me i përca, mes veti  me i shti

të mendojnë për fe,jo për komb  e liri

Na shtypen pashallarët,pastaj shumë ciklop

Na lanë nën thundra,pa atdhe e komb

në doket  e huaja,na ngatërronin  në tjetër zot

Por kurrë shqiptarët,si gjunjëzuan  hordhitë

Ndër shekuj  u shkrimë,për atdhe dhe dritë

Ky  vend i shqipes me gjak u ujitë

Në  vendin tonë,edhe Zoti  flet shqip.

NËNTORËT  E LIRISË

Shqipëri  është toka

uji,jeta e ajri

U munduan të na e marrin

barbarë pas barbari.

Për te qëndruam,në male  e shkrepa

Nëpër laboratorët e Evropës

gjaku ynë nëpër epruveta

hulumto,bashdyzo,çfarë materje është kjo?!

Është  gjak shqiptarie

në  këtë tokë Perëndie

sduron turk,grek,as shkja

shqipet  me  i nda.

Këtë vend,vet zoti na e dhuroj

sdonte të na e linte  barbari

Por shqipja gjithnjë qëndroi

nga  Skënderbe shqiptari

e djalë  pas djali

Pushtuesit luftën  s´ja ndali.

Vjen  Ismail Qemali

ngjeshur me atdhedashuri  zjarri

me Flamur në dorë

me 28 nëntor

Pavarësisë  i dha kurorë

Tash njëqind  vjet

Shqipëria  flet  vet

jeton,frymon shqip

pa pushtuesin e lig

Sot  shqipja e lirë

gëzon  Pavarësinë

edukon  rininë

vetëm për Shqipërinë.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ne sofren e Diellit, Shaban Cakolli

Europa nuk po na do nëse nuk i kthehemi rrënjeve tona historike

February 28, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Është e vështirë të ndërrohet historia,por ajo duhet të ndërrohet. Ne ? Jo ,por të tjerët se neve na ka kapur gjumi dhe letargjia e arushave ende po vazhdon.Vazhdon ajo vazhdon,ne po i ndihmojmë se çke me te! Një popull pa pike mëshira ndaj vetvetës dhe të shkuarës së vet.Kemi ne çakalla , ato të mullirit me ujë, të mullinjëve tanë ,në të cilin i bluanim drethërat gjatë historisë .Çakallat janë simbolikë e atyre që bëjnë zhurmë vazhdimisht,por ato e luejnë rolin e tyre në mekanikën historike të bluarjes. “Çakallat” e sotme janë ato që në kohën sotit na tregojnë gjëra dhe përralla në hapsirë, përralla që më nuk i bluan koka e një të civilizuari të Europës apo Amerikës. Ata po shkojnë në Mars , e neve vetëmse na kanë treguar që si pjestarë të një komuniteti të prapambetur as që guxojmë të mendojmë në ndonjë udhëtim të tillë. Por  t i këthehemi historisë që i takojmë se nëse ate nuk e dokumentojmë vet ,bota  e civilizuar nuk na pranon në mesin e saj.Po na japin shenja,po na sinjalizojnë sa e sa here që duhet të përgatitemi për diçka që nuk na ka ëndja e as që na kishte shkuar mendja.

“Mendohej që Grekët në ishujt e Kroacisë së sotme (Ilirisë së dikurshme fxh) vendosnin për të gjitha ndodhitë politike dhe ato ekonomika. Por artefaktet e gjetura rishtas na informojnë për një bashkësi të forte ilirike e cila e kishte rolin dhe ndikimin vendimtar në ato anë.(shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija” e datës23.02.14 Na Korčuli pronađeni iznenađujući artefakti: Iliri su Grcima bili superiorni) Të premtën ,arkeologët dr.sc.Dinko Radiç dhe  dr.Igor Borziç në afërsi të një qendreje protohistorike në vendin Kopila në afërsi të Blatës në ishullin Korqulla në Kroaci kanë zbuluar gjëra me vlerë në një varrezë,të cilat  mund të ndërrojnë historinë. Aty janë gjetur disa dhjetëra enë greke , të cilat kryesisht lidhen me një kult specifik  ilir  në të cilin  nënkuptohet pirja e verës. Në të njejtin vend janë gjetur edhe një sasi e madhe e eshtrave të njerëzve, si dhe  një zbukukurim prej bronze nga shekujt 1 ose para K.
Ky zbulim e ka rëndësinë e tij të veçantë , se edhe pse  janë gjetur enë greke fjala është për diçka që nuk ka kurrëfarë lidhje me grekët. Ne jemi mësuar të lexojmë se pas çdo zbulimi flitej për tashëgiminë greke. Kroatët po e dëshmojnë të kundërten. Po ne ? Ne nuk kemi kohë të mirremi me vetvetën , duhet të spjegojmë  se sa të rinj jemi në këto anë. Duhet me sjelljet tona ,veshjen tonë të argumentojmë se po sa kemi ardhur . Ashtu po e lyp shefi.

Çka  është e rëndësishme për ne historia, e kaluara dhe e shkuara e jonë? Ende jemi në mëdyshje se a më mire të jemi të vjetër në këto anë apo të posa ardhur ? Përgjegjen mund ta gjejmë shumë lehtë , vetëm me një klik në mendjen tonë: Pse i tërë ky ngulm i historiografëve serbë ,grek dhe rus për paraqitjen tone karshi botës se nuk jemi të vjetër në këto  anë. Kur nuk je popull i vjetër  nuk ke traditë, nuk di me udhëheqë vetveten, nuk je i denj për një shoqëri më të civilizuar. E kuptuam? Më vjen shumë keq  për atë që lexova se çka tha Shtefan Fyle.Nuk e dini , apo nuk po  besoni se diçka po përgaditet. Keq , shumë keq .Fyle Shqipërisë: Nuk e arritët BE-në, futuni nën Serbi?! (26.02.2014)  “Stefan Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen e saj nën Jugosllavinë e Re të udhëhequr nga ana e Serbisë! “.  Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan. Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

Nuk është pra e re! Ku jemi  ne ?

Fahri Xharra,26.02.14,Prishtinë

Filed Under: Analiza Tagged With: Europa, Fahri Xharra, Historike, rrenjet tona

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT