• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Shpetim Idrizi dhe delegacioni i PDIU u takuan me Çamët e Turqisë

February 21, 2014 by dgreca

Kryetari i PDIU’se z. Shpetim Idrizi me Delegacionin e Tij Vizituan 4 dite me rradhe Çamët dhe Të Gjithë Shqiptarët Në Izmir dhe zonën Ege të Turqisë. Ne Delegacionin e Kryetarit te PDIU’se z. IDRIZI ishin Kryetari i Nderit te PDIU’se zTahir Muhedini , Kryetari i PDIU’se per Tiranen z. Galip Taho , sekretari i PDIU’se Ilir Dizdari. Per dite me rradhe me nje program shume te pasur te bere me Presidentin e CENTER OF BESA STRATEGY Sokol Brahaj, nga kryetari dhe anetaret e Shoqates Shqiptare Çameria te Izmirit dhe Deputeti i Parlamentit Turk shqiptari me origjine nga Drenica e Kosoves z. Rifat Sait bene takime me zyrtare te larte, me politkane, biznesmene, aktiviste te çeshtjes Çame dhe Mbarekombetare, Akademike miq e shoke ku fokusimi i vizites ishte takimi me Shqiptaret Çame ne dhjetra lagje dhe fshatra te Izmirit dhe perreth tij.

Vizita e Z. IDRIZI gjate aktiviteteve 4 ditore ne Izmir eshte ndjekur me interes te madh nga mediat turke ku ne çdo akivitet pjesmarrja e medias turke ishte i madh, me shume se 7 kanale televizive dhe me shume se 15 gazeta ku ketu duhet te nenvizoj dhe 3 intervistat drejtpersedrejti ne studiot televizive.
Ne saje te z.IDRIZI u formuan lidhjet me komunitetin shqiptar Çam me numer te madh shqiptar ne bote i cili eshte ne turqi perseri pas nje shekulli, kjo lidhje me shqiptaret Çame te harruar nga shteti nene ne nje mbledhje madheshtore dhe nje pjesmarrje teper e larte diten e shtune te dates 15 shkurt ishte kulmi i vizites ne izmir te patriotit te madh Shpëtim Idrizi qe po puno gjithnje ne te gjithe boten ku ka shqiptar per mbrojtjen e identitetit shqiptar dhe te drejtave te tyre.(BS)

Filed Under: Featured Tagged With: Camet, PDIU, Shpetim Idrizi, Turqi

NDAL DEGRADIMIT TË SOVRANITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS NGA EUROPIANËT

February 21, 2014 by dgreca

 “Amerikanët duhet ta ndalin degradimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës nga europianët”/

Nga Jusuf Buxhovi*/

Të marrësh pjesë në një manifestim të “Vatrës” është nder i madh. Ndërsa të jesh mysafir i veçantë si ky, me rastin e shënimit të gjashtë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është privilegj i madh.

Por, të jesh mysafir në një manifestim të tillë, ku duhet të thuhet diçka, njëherësh do të thotë edhe përgjegjësi tepër e madhe, ngaqë kjo, krahas falënderimit gjithë atyre që i ndihmuan procesit historik të jetësimit të shtetit të Kosovës, e ku roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ishte i madh,nënkupton edhe një qasje kritike ndaj një zhvillimi në të cilin ndodhet shteti i Kosovës nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, qasje kjo që ka për qëllim që atij t’i ndihmohet në mënyrë që ai të përmbyllet në përputhje me idealin e atyre që e projektuan dhe punuan që ai të vihet në binarët historik.

Shikuar nga ky këndvështrim, mund të thuhet se shteti i Kosovës, në këtë gjashtë vjetor gjendet para sfidës të përmbush premtimin e ideatorëve të saj, pra që të bëhet i pavarur dhe të mbetet në kursin perëndimor,  apo, si një projekt ndërkombëtar, me konceptin e qytetarisë dhe në emër të integrimeve evropiane, të rrëshqasë në një të ardhme sa të paqartë e të pasigurt?

Edhe pse sekush e di se Kosova jashtë tutelës së Beogradit nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e ndërkombëtarëve, veçmas të SHBA-ve, që ishin promotor i procesit të nxjerrjes së saj nga pushtimi serb, megjithatë jetësimi i pavarësisë, si një proces që duhet të përfshijë pa përjashtim që të gjithë qytetarët e saj në përputhje me kriteret e të drejtave elementare qytetare, ka rrezik që atë ta dëmtojë, ose ta degradojë deri te përmasat e humbjes së sovraniteti të saj  politik dhe shtetëror madje, po qe se sendërtimi i të drejtave të pakicës serbe lidhen me pranimin e rolit politik të Serbisë në këtë çështje, prapa të cilit shfaqen ambiciet e hapura të Beogradit që me anën e instrumentalizimit të mëtutjeshëm të kësaj çështje, të arrihet ndarja e brendshme e Kosovës, sipas kutit të saj, që pastaj, mund të çojë edhe të ndonjë ndarje tjetër faktike, destabilizuese për gjithë rajonin dhe më gjerë.

Nëse shihet planimetria dhe kahu i bisedimeve të deritanishme midis Prishtinës dhe Beogradit, që po drejtohen nga përfaqësuesja e Bashkimit Europian zonja Eshton, fitohet përshtypja se këto bisedime më pak kanë si qëllim që Kosova të zgjidh problemet e saj të brendshme (përfshirë këtu atë të integrimit të pakicave që shfaqet si parakusht për normalizimin marrëdhënieve me Serbinë), e më shumë atë të krijimit të një raporti partneriteti midis BE-së dhe Serbisë, ku mimikria e bisedimeve me Kosovën dhe gjoja gatishmëria e normalizimit të marrëdhënieve me të, të shërbejë si një alibi që asaj t’i plotësohen kushtet që ajo të përfshihet në procesin e pranimit në Bashkimit Europian.

Andaj, ky zhvillim dhe kjo ecuri, që gjithnjë e më shumë po i nxjerr në pah skenarët jo vetëm për ndarjen e brendshme të Kosovës, por edhe për ndarjen e saj faktike, ka zgjuar shqetësim dhe frikë, gjë që nxjerr në pah nevojën që kjo të thuhet haptas e madje edhe të veprohet që kjo të mos ndodhë, nga rreziku që klasa e tanishme politike e përfshirë në këto bisedime, pa kredibilitet intelektual dhe e shantazhuar nga aferat e ndryshme korruptive dhe  me keqpërdorime ndër më të rëndat, që t’i shpëtojë drejtësisë para së cilës herdo-kudro duhet të dalë, është në gjendje që të pranojë edhe aso zgjidhje që degradojnë shtetësinë e Kosovës dhe interesat e saj pa të cilat ajo nuk mund të funksionojë si shtet. Protestat aktuale të studentëve dhe lëvizjet tjera që po shfaqen nuk mund të shikohen jashtë këtij shqetësimi të madh. Përhapja e tyre e mëtutjeshme nuk mund të lërë të qetë intelektualët e devotshëm, të cilët nuk mund të heshtin apo të rrinë anash karshi zhvillimeve që lidhen me mbrojtjen e shtetit të Kosovës para rreziqeve që po i vinë nga klasa e papërgjegjshme politike, por edhe nga politika evropiane që në vend se ta pranojë dhe ta ndërtojë si shtet të pavarur e demokratik, po i vë fusnota. Elita e ndërgjegjshme intelektuale nuk mund të pranojë retorikën rreth gjoja   integrimeve dhe ardhmërisë  së përbashkët evropiane, kur realitet politike, ekonomike dhe shoqërore, atë po e degradojnë, duke e kthyer në një geto evropiane, ardhmëria evropiane  së cilës kalon nëpër “vullnetin” politik të Beogradit! Shqiptarët e Kosovës  nuk mund të pranojnë që lufta e tyre e gjatë për liri dhe  pavarësi të kalojë në një pazarllëk të hapur të politikave europiane me Beogradin.

Natyrisht se për t’u shprehur ky shqetësim dhe kjo pakënaqësi, e cila po vazhdoi kështu mund të kthehet në një revoltë të hapur, për  adresë të vetme ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, nga fundi i viteve të tetëdhjeta, kur lëvizja jonë kombëtare e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nën moton për liri, demokraci dhe barazi nisi procesin e pandalshëm historik të shkëputjes nga pushtimi serb dhe të rrënimit të ideologjisë komuniste, ishin jo vetëm frymëzues të këtij procesi historik, por u vunë në mbrojtje të tij, duke garantuar edhe suksesin e tij, po qe se shqiptarët do të silleshin në përputhje me parimet e qytetërimit perëndimor dhe të përkatësisë ndaj tij.

Koha tregoi se Shtet e Bashkuara të Amerikës mbajtën premtimin, gjë që për ta nxjerrë Kosovën nga pushtimi i gjatë serb, krahas diplomacisë, e cila nganjëherë dukej se lëshonte pe ndaj Beogradit, përdorën edhe ultima ration, siç ndodhi gjatë fushatës ajrore të mars-qershorit të vitit 1999. Shtet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu, ishin ato që i dhanë fund gjendjes së protektoratit ndërkombëtar, duke u vu në anën e pavarësisë së Kosovës, e cila do të shpallet më 17 shkurt të viti 2008.

Por, siç po shihet, në përvjetorin e gjashtë të pavarësisë, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të aleatit të madh, për të parandaluar procesin e degradimit të sovraniteti të saj shtetëror, që ka filluar nën trysninë e vendeve evropiane, të cilat, në emër të gjoja parimeve europiane të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, në Kosovë,, gjithnjë e më shumë po e involvojnë interesin e Serbisë! Ky zhvillim i dëmshëm, që si po shihet, mund të prodhojë realitete të tilla politike, që mund të çojnë te ndarja e Kosovës sipas kutit serb, jo vetëm që nuk do të jetë në përputhje me të ashtuquajturën politikë të integrimeve evropiane, por për të kundërtën, ngaqë degradimi i mëtutjeshëm i sovranitetit shtetëror të Kosovës, do të çojë te kthimi i Serbisë në një faktor rajonal, pa marrë parasysh se ajo, deri më dje prodhoi luftëra dhe gjenocide.

Po ashtu, degradimi i sovranitet shtetëror të Kosovës në dobi të Serbisë, nuk mund të jetë as në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,të cilat, janë angazhuar aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Andaj, është koha e fundit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndërhyjnë që të mos lejojnë të përsëritet historia tragjike, të cilës shqiptarët u kanë paguar çmim të madh.( Shkëputje nga fjala përshëndetëse në manifestimin e shoqatës “Vatra” në Nju Jork me rastin e shënimit të gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës) )
…

Filed Under: Featured Tagged With: Ndal degradimit, nga europianet, shteterore, te Kosoves, te Pavaresise

QYTETARIA KËRKON LIDERIN

February 21, 2014 by dgreca

NGA Ramiz LUSHAJ/

1.

Marshimi i protestës qytetare me 20 shkurt 2014 eci nga krye Sheshi Skënderbej, në dy krahët e Hotel Tirana International, drejt Bashkisë së Tiranës, metropolit shqiptar, tue ndal hap çvendosjen për rreth saj. Si asnjëherë tjetër. Aty ndalen tepër gjatë, ashtu në heshtje të pazakontë. Asnjë thirrje kundër Atij, Enverit, që ia rrëzuan shtatoren dhe e tërhoqen zvarrë 23 vite ma herët. Asnjë thirrje as kundër Këtij, të riut, Edit, që ka plot 23 javë si kryeministër i të majtës qeverisëse. Asnjë thirrje as pro opozitës.          Kodi ishte i lexueshëm. Simbolika e qartë.  Akti i hapur. Qytetarët dhe Qytetaria, si një të vetëm, mbi 150 mijë protestues po kërkonin liderin e tyre: Lulzim Bashën.Qytetaria e metropolit shqiptar, pas këtij 20 shkurti 2014, po iu bante të ditun kohës e demokracisë dhe (ndër)kombëtarëve se lideri Lulzim Basha nuk është i vetëm përballë mazhorancës apo kujtdo tjetër, se nuk munden t’a fusin në rrethime e rrethatime as (o)pozita e sotme, se e duam sa më shpejt në ballë të pushtetit…

Qytetaria kërkon Lulzim Bashën, si personalitet i dimensioneve euro-atlantike dhe si  kryetar i opozitës së sotme. Një privilegj për çdo lider në dy anët e Atlantikut. Një realitet për Lulzim Bashën, kryebashkiak i Tiranës, “Qytetar Nderi” i Prishtinës, “Qytetar i Lirë” i Londrës, një “Yll në ngjitje”, “Golden boy i Demokracisë”, “princ i integrimeve euro-atlantike”.

2.

Triptiku politiko-demokratik euro-perëndimor: marshim-protestë-miting i 20 shkurtit 2014, veçmas për liderin Lulzim Basha e kryesisht për Partinë Demokratike të pas 23 qershorit  dhe 22 korrikut 2013, sidomos edhe për Opozitën e Bashkuar, ishte nevojë e pakapërcyeshme e kohës, provë e vështirë e politikës, barometër i (pa)pritun, lartësi e re qytetare e politike, etj.

Kuota e standardet e këtij Triptiku të 20 shkurtit 2014 formojnë një mal opozitar që nuk mund të thyhet e kapërcehet lehtë nga mazhoranca qeverisëse problematike, e cila duhet t’i bajnë llogaritë mirë e shpejt për Vete e për të Tjerët, përpara përballjes me qëndresën popullore, me ortiqet demokratike.

Mazhoranca e sotme qeverisëse Rama-Meta ka mbetë duke hapë “gropa” kombëtare, demokratike, diplomatike, politike, sociale, financiare, etj., duke këput “ura” të bashkëpunimit, konsensusit, etj. me opozitën, ndaj të cilës kryen politika përjashtuese, pushtuese, diversioniste dhe një luftë bio-politike e “gene-politike”.

Historia ka shembujt e vet: 20 shkurti 1991 çoi tek marsi i parë i brishtë i ’91-shit dhe tek marsi i dytë qëndrestar e popullor i ’92-shit. Njejtësisht, edhe 20 shkurti i vitit 2014 mund ta çojnë maxhorancën e majtë tek një tjetër qershoriadë e dytë, kësaj rradhe një qershor humbës.

 

3.

Bota euro-atlantike pa me sytë e saj se Marshimi i Protestës në kryeqëndren shqiptare, në Tiranën zyrtare, ishte krejt ndryshe nga ato në vende Euro-Lindore si në Ukrainë apo në vende Euro-Mesdhetare si në Greqi, krejt ndryshe edhe nga shtete ballkanike si Bosnje-Hercegovina e Mal të Zi, të cilat kanë pasë protesta e përplasje politike ekstreme e të përgjakshme.

Shumkush, në analiza e komente ndërplanetare nistuan me iu vnue emra nga ma të ndryshmit si “Pranvera Ballkanike”, etj., por Marshimi i Protestës i 20 shkurtit 2014 ka vetëm një emër, atë të liderit të ri demokrat, emrin e Lulzim Bashës.

Kjo për tri arsye themeltare e lartimore: kishte Frymën Basha, paraqiti Imazhin Basha, i dha kohës Modelin Basha.

Nuk është hera e parë që lideri Lulzim Basha ia dëshmon qartas e ballas  kohës politike (ndër)kombëtare këta tre elementë palcor e ashtnor të figurës së tij politike të afirmuar. Kjo ka ndodh disa herë në vitet e fundit si në Elektoriadën 2011 për kryetar bashkie i Tiranës dhe në Elektoriadën 2013 për kryetar i PDSH, etj. Kjo ngjau edhe kësaj here më 20 shkurt 2014, me Marshimin e Protestës e deri me fjalën e Lulzim Bashës, liderit të Opozitës së Bashkuar.

 

4.

Ky Marshim-Protestë-Miting i opozitës arriti standarde të larta të demokracisë perëndimore duke i tejkalue vështirësitë e mëdha, të shpeshta e të shumta të mazhorancës qeverisëse.

Një nga vështirësitë e mëdha ishte edhe fakti aktual se 20 shkurti, edhe pas 23 vitesh, jep gurgac për akte ekstreme nga individë, nga grupe e kategori të caktuara. Mazhoranca e majtë qeverisëse e ka prit 20 shkurtin e sivjetëm me provokacione politike-ideologjike. Në ma pak se dy muaj kohë, më 29 nëntor 2013, dolën publikisht me portret stërmadh të Enverit tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Pak ditë ma parë, më 4 shkurt 2014, Ilir Meta (për të disaten herë) sëbashku me liderin e PDS provokuan me emrin e Enverit e të kohës së tij. Në Tiranë e ndonjë rreth tjetër ka pasë deklarata e demonstrime për rivlerësim të figurës së E.Hoxhës.

Shkalla e vështirësisë rritej ma shumë duke pasë parasysh: shpërdorimin politik të pushtetit nga mazhoranca qeverisëse, një shpërdorim deri në pushtllek; dënimet kolektive në shkarkimet në administratë e penalizimet kolektive në biznese; keqpërdorimi i 84 votave të shumicës së majtë në Parlament duke krye diversion e presion ideo-politik e ekonomik ndaj opozitës së djathtë, etj.

Mazhoranca qeverisëse, (krye)liderët e saj, e tejkalojnë çdo cen e cak demokratik, deri në shpërfytyrim politik, duke recetue klishe apo modele të sjelluri politik ndaj tyre për Lulzim Bashën, liderin e PDSH e të Opozitës së Bashkuar. Njejtësisht i kërkojnë harbutçe qëndrestarit polemist e stoik Sali Berisha – institucion i trefishtë (ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar i PDSH), “senator” i Parlamentit Shqiptar, që “të shkojnë në shtëpi”(!), etj. Kësisoj, si në këta dy shembuj, sillej dikur kjo (o)pozitë e djathtë edhe ndaj Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, kryetarit të Komisionit Nismëtar të PDSH, tribunit e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Perëndimi euro-atlantik përballë këtij revanshi bio-politik të mazhorancës keqpërdoruese të instrumentit (jo)popullor të 84 votave në Parlament, etj. ndaj Opozitës së Djathtë të Lulzim Bashës ndihet i obliguar në misionin e vet historik e demokratik ndërplanetar e global që t’iu japin mbështetjen e vet disi të munguar a të vonuar Presidentit të Republikës si garant unitar i shtetit e kohës problematike, të mbajë  edhe Sali Berishën në lartësitë e personalitetit e institucionit të tij të trefishtë si një garanci ndihmatare për unitetin e veprimtarinë e  opozitës, etj.

Lideri i ri Lulzim Basha, që i priu këtij Marshimi Proteste, para 23 vitesh ishte gjimnazist 17 vjeçar kur rrëzohej Monumenti i Enverit, veprimtar i PD-së gjersa shkoi për studime universitare në Hollandë, në një nga universitetet ma të hershëm të Europës, u kthye si zyrtar i randsishëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në përbamje të UNMIK-ut në Kosovë e një nga themeluesit e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, erdhi si kordinator i KOP e zëdhënës i fushatës së PD, antar kryesie e deputet i saj më 2005, ministër i Transporteve, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Brendshëm e kryebashkiak i Tiranës, e së vonit, prej 22 korrikut 2013 edhe kryetar i PDSH.

20 shkurti 1991 e tërhoqi zvarrë Enverin, ndërsa 20 shkurti 2014 e mbrojti opozitën e djathtë që të qëndronte në kambë përballë kësaj qeverisjeje PS-LSI ma të keqe se edhe ajo e Esat Pashë Toptanit në kryeqëndren Durrës (05.10.1914-27.01.1916).

 

5.

Në historinë politike shqiptare postkomuniste është hera e parë që pesë muaj pasi një forcë politike në mazhorancë formon qeverinë e saj pritet me një Marshim-Proteste të tillë: i madh në pjesmarrje, në vlerat e tij demokratike, në kulturën e tij, etj.

Ndër të tjera, kjo ka edhe arsyet e veta politike tragjike e komike të Korrupsioni Politik të mazhorancës qeverisëse, që është tritol kundër demokracisë. Në asnjë vend të botës euro-atlantike, biles as në shumicën e vendeve aziatike e afrikane, nuk gjen një shembull të tillë të ngjashëm si ky i Shqipërisë me premtimet elektorale gjithëfarëshe të së majtës e moszbatimin e tyre pas ardhjes në pushtet. Një korrupsion politik i keqthurun me korrupsionin ekonomiko-financiar, me korrupsionin në çështjen kombëtare shqiptare, etj. Parlamenti i sotëm, dy forcat kryesore të mazhorancës PS dhe LSI, kanë të pa arkivuara e të pa rrëzuara akuzat publike për “mandate të vjedhura e të blera”, për trafikim deputetësh në Parlamentin e pas 23 Qershorit 2013, etj. Sikur të mos mjaftonte kjo histori kulmore po vazhdon ende korrupsioni i mazhorancës me Aktin Normativ për Statusin e Nëpunësit Civil edhe pas rrëzimit të tij nga Gjykata Kushtetuese, në pushtimin e institucioneve të pavarura, etj., etj.

Qeveria Rama-Meta mundet të përfitojnë pas 20 shkurtit 2014 edhe 150 milionë dollarë apo euro, po nuk mundin t’i marrin këta mbi 150 mijë protestues të Tiranës, ndër të cilët ka edhe protestues të majtë të zhgënjyer nga politikat e mazhorancës qeverisëse.

Në koftë se PDSH dinë e mundet t’i mbajnë afër vetes me shpresë e besë këtë elektorat të Marshimit të Protestës atëherë pasardhësi i Lulzim Bashës  për kryetar bashkie i Tiranës do ta ketë ma të sigurtë fitoren. “Thirrja nën armë“ e Topit nga Edi Rama është përpjekje me ua hup demokratëve Tiranën po edhe presion ndaj LSI të Ilir Metës me ia ul oreksion politik jo vetëm për Tiranën në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

 

6.

Mazhoranca qeverisëse duhet ta lexojnë mirë, shqiptarisht, këtë Marshim-Protestë-Miting, sepse viti 2014, për shqiptarët e Shqipërisë Londineze, të Kosovës Euro-Atlantike, të Malit të Zi të diktaturës së bardhë të Gjukanoviçit, të Maqedonisë të diktaturës së zezë të Gruevskit, të Çamërisë në rrjetën shovene helene, është viti nga ma të vështirët në historinë shqiptare në Ballkan qyshse nga koha kur zjarri prodhoi hinin e toka e rriti lisin.

Ky lexim duhet të jetë i qartë dhe i saktë, pasi 20 shkurti 2014 sikurse edhe 20 shkurti 1991, janë vijë ndarëse e Lindjes me Perëndimin, janë barometër i demokracisë.

Një lexim demokratik i organizimit të 20 shkurtit 2014 në nivele perëndimore euro-atlantike dëshmon edhe diçka tjetër esenciale: përgjegjësi kryesor i 21 janarit 2011 është vet Edi Rama i PS, kryeministri i sotëm. Nuk duhet dënue ky lider i të majtës, po duhet ta kuptojë e reflektojë mesazhin e 20 shkurtit 2014 në kuptimin demokratik e juridik: të mos vazhdojë “lojën politike” me 21 janarin 2011.Ky Marshim-Protestë-Miting i 20 shkurtit 2014 kishte kodin e tij, Kodin “B”. Ashtu sikurse qytetarët e Bathorës e të Babrrusë me mbi dy dekada integrim në metropolin shqiptar morën pjesë edhe qytetarët e “Bllokut” (të Udhëheqjes Komuniste të 44-tës) në Tiranën e Re. Ashtu sikurse qytetarët e Brrakës skej Unazës e Stacionit të Trenit dhe qytetarët e Barrikadave (mbrapa Pallatit të Madh të Kulturës) të rrugës së vjetër me luftëra e me ndërtesa tipike tiranase, ku sot ngrihen 9-katëshet.

Kryeopozitari i sotëm, Lulzim Basha, lider me klas, me brumë kombëtare e me frymë euro-atlantike, që po i jep në vazhdimësi modelin e tij politikës mbarëkombëtare shqiptare, botës e kohës shqiptare, që mbetet i vlerësuar nga presidentët amerikanë Bush e Obama e nga Merkel në Gjermani, pas 20 shkurtit 2014 nuk ka rrugë të mesme përveçse alternativës: ose të ecin në tërhjekje politike opozitare: “Lulzim Basha në kërkim të Lulzim Bashës” ose t’i përgjigjet thirrjes së kohës (ndër)kombëtare “Qytetaria kërkon Lulzim Bashën” për të qënë në ballë të opozitës fitimtare, në krye të mazhorancës së djathtë qeverisëse, në kryevendin kryeministror të pushtetit.

Filed Under: Featured Tagged With: ne kerkim te liderit, Qytetaria, Ramiz Lushaj

MISS & MISTER PAVARSIA 2014 u zgjodhen ne Prizren

February 21, 2014 by dgreca

Sindi ALLA nga Tirana zgjedhet MISS PAVARSIA 2014 & Arber MORINA nga Prizreni zgjedhet MISTER PAVARSIA 2014/Me rastin e festes se 6 vjetorit te Pavarsise se Kosoves ne Shtepine  e Kultures ” Xh. Berisha” ne Prizren u organizua Edicioni i dyte MISS & MISTER PAVARSIA 2014  e organizuar nga producenti Shpejtim ZEJNELI dhe perkrahur nga Kuvendi i Komunes se Prizrenit.Programi artistik filloi me  kengetaren Albina JAHJAGA dhe kengen ” Gezuar KOSOVE” dhe me pas duke performuar kengetari i mirenjohur Hekuran Krasniqi, Besim Tafolli,Qendresa SMAJLI, Albulena UKAJ,Esra MILAIMI dhe kengetarja nga Shqiperia Silvana BUSHATI. programin artistik e mahniten edhe performanca e vallzimit Modern dhe popullor e Shoqates MESK nga Prizreni. Ky program artistik u Percolle nga TV PRIZRENI dhe Radio YLBERI si Sponsor MEDIAL.Moderator i ketij programi ishte gazetari i mirenjohur Milaim KRASNIQI.Ne kete gare bukurie moren pjese 18 femra nga Kosova dhe Shqiperia si dhe 14 Djeme.Per perkujdesen e Veshjeve Kombetare u perkujdes Soveniir Shop ARTA nga Prizreni si dhe per veshjen me fustane te gjate per TOP-10 me te bukur nga  Butiku PALMA nga Theranda. Per perkujdesen e frizurave eshte perkujdesur salloni i bukurise AJSHE SYLA.Organizimin e ndihmuan sponzoret: Kolegji Universiar FAMA,Qendra Tregetar ABI CENTER nga Prizreni, Fortuna Shoes etj.

MISS PAVARSIA 2014 u zgjodhe  Sindi ALLA nga Tirana,

Percjellsja e 1 u zgjodhe Fjolla MORINA nga Prizreni,

Percjellsja e 2 u zgjodhe Hygerta KARAJ  nga Durresi,

Percjellsja e 3 u zgjodhe Gresa KURTAJ nga Prizreni,

Percjellsja e 4 u zgjodhe Anisa HOXHA nga Tirana.

MISS FREEDOM OF KOSOVA  u zgjodhe Fjolla MORINA nga Prizreni

MISS FREEDOM OF ALBANIA u zgjodhe Ilda KRONI nga Shkodra.

MISS PRESS:                       Diellza MAZREKU

MISS FOTOGJENIA:            Denisa LASHI

MISS PERSONALITETI:       Altea PRENGA

MISS SHARMI:                   Gentiana HOXHA

MISS TALENTI:                   Anisa HOXHA

MISS BUZQESHJA:              Blodina BERISHA

MISS BIKINI:                       Sabina HAXHIAJ

MISS ELEGANCA:               Migena MURTATI

MISS GALAKTIKA:              Enisa FETAHU

MISS FORTUNA SHOES:    Sidorela KURTI

MISTER PAVARSIA 2014 u zgjodhe  Arber MORINA ,

Percjellsi i 1 u zgjodhe Qazim RIZANAJ ,

Percjellsi i 2 u zgjodhe Alis KURTISI  ,

Percjellsi i 3 u zgjodhe Sabit SOPA ,

Percjellsi i 4 u zgjodhe Almedin BAJRAJ .

MISTER PRESS:Alis KURTISI

MISTER TALENTI: Meriton ALIU

MISTER ELEGANCA: Qazim RIZANAJ

MISTER FACE: Arber MORINA

MISTER DISCO KING: Ardit VASIJA

MISTER PERSONALITETI-ALMEDIN BAJRAJ

MISTER INTELEGJENCA: Enis HOTI

Fituesit e kesaj gare do te perfaqesojne Kosoven dhe Shqiperine ne garat e bukurise ne bote nen menaxhimin e Drejtorit Nacional per Kosove dhe Shqiperi : Shpejtim ZEJNELI.

Foto : Shkelzen REXHA

E drejta e Autorit

 

Filed Under: Featured Tagged With: Miss& Mister Pavaresia 2014, u zgjodhen ne Prizren

FJALORI ME I RI SUEDISHT-SHQIP

February 21, 2014 by dgreca

ME FJALORIN ME TË RI SHIQP-SUEDISHT TË AUTORIT SADULLA ZENDELI-DAJA GJUHA SHQIPE ËSHTË MË E PASUR/

Shkruan: Sokol Demaku/

 Çdo punë e bërë për komb, për atdhe, është me vlerë, është gurë që zë vend dhe peshon në sirtarët e historisë kombëtare. Êshtë një fidane e mbeltuar në aspektin e  ruajtjes dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës sonë. Këto ditë, në sajë të bashkëveprimit dhe punës së palodhshme të autoritt të fjalorti të parë Shqip-Suedisht Sadulla Zendeli-Daja dhe Shtëpisë botuese Toena nga Tirana pa dritën edhe ky thesar i kombit dhe se tani do jetë një ndihmes në punën e  shumë bashkëkombasve, studiusve, gjuhëtarëve por edhe njerëzve të thjeshtë në përditshmërinë e tyre.

***

Autori i këtij fjalori, krahas disa penave tjera të mërgatës shqiptare, mund të konsiderohet si leksikograf i dejne shqiptar në mërgatë. Duke deshifruar sensin e frymëzimit të tij, konstatojm se brengat e mërgimtarit që i ndjen çdo ditë mbi supe, janë brenga që krahërorin ta shtërngojnë dhe rrudhat në ballë t’i shtojnë, dhe fuqinë e trupit çdo ditë ngadalë ta shkallmojnë. Brenga e mërgimtarit të kaplon hajnishëm dhe trazon shpirtin e tij me vite të tëra në mërgim, duke menduar në ate se si tu lehtësoj jetën bashkëkombasve te tij atje, cila do jetë ajo vepër që do ndihmoj ata në këte drejtim dhe Daja ka gjetë ate, e kjo vepër është fjalori Shqip-Suedisht që keto ditë doli nga shtypi dhe shpejtë do gjendet në duartë e cod njerit, atij që ka nevojë për te. Janë hartuar fjalorë, jo vetëm nga filologë shqiptarë, por edhe nga albanologë të huaj, të cilët kanë pasur dhe kanë luajtur një rol mjaft me rëndësi. Këta fjalorë kanë ndikuar që shqipja të përballet me shumë gjuhë, ku si rrjedhojë e kësaj pune të palodhur të filologëve dhe leksikografëve tanë, shqipja është vënë në krah të të gjitha gjuhëve të Ballkanit, në kushtet e bashkësisë së territorit, të nevojave të komunikimit ndërgjuhësor e të shkëmbimeve ndërkulturore. Pjesë e kësaj pasurie janë padyshim edhe Fjalorët suedisht-shqip, të autorit Sadulla Zendeli Daja, që po paraqesim këtu sot. Këta glosarë janë të parët në llojin e vet, botuar në Suedi, dhe është fryt i një pune të kujdesshme, mbledhëse, përzgjedhëse e sistematizuese të poetit, përkthyesit, mësuesit, atdhetarit dhe leksikografit tonë të njohur, Sadulla Zendeli-Daja.

  Një anë shumë e vlefshme e Fjalorit të dajës, që duhet venë re në veçanti, është karakteri i tij normativ, që përfshinë të gjitha rrafshet e gjuhës, që nga fonetika, morfologjia, sintaksa, leksiku, fjalëformimi, deri edhe rrafshin e stilistikës. Me këtë rast, mund të themi lirisht se ky Fjalor, padyshim, është me një rëndësi të lartë, sepse pasuronë leksikografinë e dy gjuhëve, përmbushë të gjitha kriteret, mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkëkohorë, përmbanë kuptime-shtesë për kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar edhe pse ka anën e tij praktike të përdorimit. Prandaj, ky botime është mirëprit me interes të madh nga lexuesit e përdoruesit shqiptarë, por edhe nga ata suedezë.

Ana normative e fjalorit përfshin të gjitha rrafshet e gjuhës: fonetikë, morfologji, sintaksë, leksik, fjalëformim dhe në rrafshin e stilistikës, për çka, mendojmë se do të ketë një rol të madh edhe në përvetësimin e normës së gjuhës letrare. Shfrytëzimi i përvojave të të dy leksikografive, shqiptare dhe suedeze, i kanë ndihmuar autorit të zgjidhë me sukses një numër problemesh që dalin në hartimin e fjalorëve të këtij tipi. Mund të thuhet, se Fjalori pasuron leksikografitë e të dy gjuhëve, shqiptare suedeze , plotëson zbrazëti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkëkohorë, përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe sepse ka anën e tij praktike të përdorimit dhe këtë anë e siguron përzgjedhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore.

Fjalori përmbanë fjalë dhe shprehje të përdorimit të përditshëm dhe të vencantë të gjuhës shqipe dhe në gjuhën suedeze. Kur kemi të bëjmë me pjesën e shqipes këtu është përfshirë leksiku aktiv, por jo rrallë edhe leksiku pasiv dhe ai potencial i shqipes për t`i dalë ballë fjalësit të suedishtes. Në fjalorë janë përfshirë edhe një numër fjalësh të reja, fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaja që kanë karakter ndëkombëtar, dialektizma që janbë marrë nga të dy krahët, pra nga dy dialektet e shqipes nga gegërishtja e toskërishtja, në mbështetja të vlerës së tyre objektive brendapërbrenda strukturës leksikore të tyre për të ndihmuar shpjegime saktësore dhe përkufizimeve të termave profesionale. Hasim në diku mbi 1000 emërtime nga sfera shoqërore, të cilat janë të shoqëruara me shpjegime dhe sqarime të nevojshme për përdoruesit e tyre.

Pra trajtimi i njësive leksiko-semantike, të çdo zëri leksikografik përkufizon shpjegimet e sinonimeve dhe autonimeve me shembuj ilustrues dhe frazeologji si dhe me karakteristika gramatikore të shkurtesave me kujdes dhe në mënyrë profesionale nga ana e autorit. Sinonimet janë shfrytëzuar duke pasur për mbështetje përdallimin dhe marrëdhënjet sematike midis tyre. Këtu hetohet përpjekja e autorit që në çdo rast të jepet kuptimi i përgjithshëm e më i saktë i ngjyrimeve kuptimore, te kuptimi figurativ dhe përdorimet e tjera funksionale të fjalës. Autori në shumicën e njësive leksikore jep shembuj të shumtë ilustrues kur kemi të bëjmë me përdorimine frazelogjisë. Por është shumë me vlerë se këta fjalorë ndjekin rrugë të fjalorëve dy gjuhësor. Mbetet që gjuhëtarët tanë, por edhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore në Shkup, si i vetmi institucion shkencor, të kërkojë mundësinë për të vepruar brenda sistemit arsimor të Republikës së maqedonisë dhe të marrë masa e të gjejë mënyrë për ndërmarrjen e hapave për kërkime të dokumenteve të reja, në mënyrë që kështu të shpëtohen nga dhëmbi i kohës, por edhe nga situata reale në të cilën procesi i asimilimit të popullsisë ortodokse është në përfundim e sipër. Por edhe insititucionet e kulturës dhe arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës duhet angazhuar në këtë drejtim. Me një qasje shkencore e pa ngarkesa politike mendoj se do të kryhej me sukses ky mision i rëndësishëm, i cili i pret gjuhëtarët dhe dijetarët shqiptarë.

  E me rastine daljes nga shtypi të fjalorit të parë shqip-suedisht në hisotinë e gjuhes shqipe botuesi nga Tirana i shtëpisë botuese Toena , autoritt ë fjalorit i shkruan sa vijon:

I dashur Daje, pershendetje, 

Uroj te jeni mire me shendet e me punet tuaja te perditeshme.
Kam ne dore fjalorin shqip – suedisht, punen tuaj me te fundit, botim i Toena-s, dhe dua t’ju them qe ne fillim se jam shume i impresionuar nga puna juaj prej murgu, durimi i jashtezakonshem dhe ngulmimi per ta cuar deri ne fund nje pune te nisur vite me pare.
Ju jeni, padyshim, njeriu me i njohur nder shqiptaret dhe suedezet qe ka vene prej kohesh urat e komunikimit midis dy gjuheve, dy kulturave dhe dy kombeve, Suedise dhe Shqiperise. Dhe perpos edhe kontributit tuaj per clirimin e Kosoves dhe ceshtjen kombetare shqiptare ne teresi, kontributit per arsimimin e femijeve shqiptare ne emogracion ne Suedi e gjetke, ky fjalor 1600 faqesh eshte, dua te besoj, nder gjerat me te cmuara e me me vlere qe keni bere gjate gjithe jetes tuaj.
Ndaj duhet te ndiheni krenar per kete pune madhore qe keni kryer.

Krenar dhe te gezuar ndihemi edhe ne miqte e bashkepunetoret e tu dhe me urimet me te sinqerta e miqesore te urojme nga zemra per kete arritje shkencore, kulturore e didaktike ne ndihme te te gjithe atyre qe kane nevoje te mesojne dhe te thellohen ne mesimin dhe perfeksioimin e gjuhes suedeze dhe shqipe.
Me urimet me e mira, ju pershendes dhe perqafoj nga Tiana.
Fatmir
Toci

Ndersa më këtër rast autori i këtij fjalori Sadulla Zendeli Daja me shkruan sa vijon: I nderuar zoti Demaku, Ju dërgoj urimin e Fatmir Toçit nga Shtëpia Botuese Toena Tiranë. Fjalorin shqip-suedisht që doli në dritë këto ditë në Tiranën tonë të Dashur. Sigurisht do të gëzohi për këtë shkrim të qëlluar. Angazhimi juaj me Universitetin  Shteteror të Tetovës e vërteton dhe e forcon Kumtesën tuaj për krijimtarinë e Dajës 50 vjeçare. Ju faleminderit duke ju dëshiruar sukses në punën t´uaj të shkëlqyer që bëni për bashkatdhetarët tanë në Suedi. Përkthimi i librit t´uaj për fëmijë „Djali dhe Tigri“ është një ndihmesë e veçantë për shkollat shqipe dhe fëmijët e mërgimtarëve tanë në Suedi.

Nderimet e mia duke Ju përshëndetur me fjalët e Nuses Aurelia të Familjes Voka nga Shipkovica e Tetovës. ”Rroftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia“.

Sadulla Zendeli-Daja

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Daja, fjalori, Sokol Demaku, suedisht shqip

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT