• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

ROZI THEOHARI:“SYNIMI YNË ËSHTË RUAJTJA DHE FORCIMI I IDENTITETIT TONË KOMBËTAR”

February 9, 2014 by dgreca

Bisedë me shkrimtaren, poeten e publicisten Rozi Theohari, Boston-Amerikë/

Bisedoi: Prof. Murat Gecaj/

 -Më fal, kolege e mike Rozi, se është bërë diçka e  natyrshme, që bisedën po e nisim me një pyetje, pothuajse,  “standarde”. Pra, dëshirojmë të na tregosh diçka, sigurisht shkurt, për jetën tënde…

-Nuk ka gjë…Së pari, të falënderoj përzemërsisht,  prof. Murati, që po shkëmbejmë bashkë mendime dhe më jepet rasti të flas për jetën time!

U linda në prill të vitit 1939, në Dardhë të rrethit Korçë, një fshat me vlera të gjithanshme: natyrore, atdhetare, morale e njerëzore. Ashtu siç dihet, është pjesë e bukur e Atdheut tonë, me tradita të njohura kulturore, qytetërimi e fisnikërie, të lidhura brez pas brezi edhe me plagën e dhimbshme të kurbetit, si pjesë e pandarë e jetës së dardharëve. Hodha hapat e parë në tokën e robëruar nga fashistët italianë; u mëkëmba e u rrita nën kujdesin dhe dashurinë e nënës e të gjyshes, sepse babai e gjyshi kishin emigruar në Amerikë, së toku me burrat e djemtë e fshatit.

Si të thuash, ne ishim “fëmijët e luftës”…Duke u rritur, belbëzuam fjalët e para, nën frikën e vazhdueshme të plumbave,  bombardimeve dhe kambanave e sirenave të alarmit, me pikëpyetjen e madhe mbi kokë: “Vallë, a do të na gjejë gjallë e nesërmja?” Megjithatë, ne mbijetuam…U rritëm e u edukuam nga nënat e gjyshet, nga përrallat që na tregonin e nga këngët popullore dardhare, që na këndonin. Njëra nga ato i kushtohej plagës së dhimbshme të kurbetit:  “Ameriqi, o moj e shkretë, Ameriqi,/të raftë zjarri e të bëftë hi!…”. Bashkë me ceremonitë festive tradicionale,  ajo kohë la vragë të thella në kujtesën dhe vetëdijen time. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, më 1949. Na mungonin abetaret, fletoret dhe librat e tjerë. Mësuesi na diktonte mësimet.

Më tej, 7-vjeçaren e përfundova në qytetin e Korçës, në vitin 1952. Ai qytet i bukur dhe plot tradita, luajti rol të ndjeshëm për zgjerimin e horizontit tim mendor dhe kulturor. Pamja dhe institucionet e tij, pa i përmendur këtu, ndikuan fuqishëm në shkrimet e mia të mëvonshme. Dy vitet e para të shkollës së mesme i kreva aty, në Gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, kurse dy vitet e tjera në Tiranë, në Gjimnazin “Qemal Stafa”, më 1956.  Mësuesit tanë të letërsisë, Mark Gurakuqi e prof. Nasho Jorgaqi, na edukuan me dashurinë për librin dhe na nxitën për të shkruar prozat dhe vjershat e para.Ne, brezin që u rrit pas Luftës së Dytë Botërore, na ndoqi një fat i vështirë, duke provuar jo vetëm varfërinë sfilitëse, por edhe vuajtjen nga presioni psikologjik e fizik i regjimit të kuq. Pa u ndalur gjatë këtu, kam përjetuar kufizime të ndryshme për shkak të “biografisë së keqe”, për  babain tim  “kapitalist”, pse kishte një restaurant në qytetin amerikan, Detroit.

Prej vitit 1956 e deri 1960m ndoqa e përfundova Fakultetin Ekonomik dhe prej vitit 1972 e  deri më 1974, mbarova me korrespondencë degën e gjuhës e letërsisë shqipe, në Universitetin e Tiranës. Më pas, kam shërbyer në institucione të ndryshme të kryeqytetit. Po, për t’u shënuar është koha, kur isha redaktore e revistës “Shëndeti”.

Ngjarje kthese e jetës  ishte viti 1994, kur edhe unë emigrova në Amerikë, me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Në vitet 1995-2000, kreva studimet në “North Shore Community College”, të Massaçusetts, ku u diplomova  në degën “Artet Liberale”.

-Kur dhe si e nise krijimtarinë publicistike e letrare?

-Në qendrat e punës  të Tiranës, ku kam shërbyer ndër vite, më ishte ngarkuar detyrë të kujdesesha për “gazetën e murit”, e cila ishte në modën e kohës. Aty vendosja edhe ndonjë vjershë timen humoristike, me karakter shoqëror, si  për emancipimin e gruas etj. Një herë, publicisti e shkrimtari i njohur, Vath Koreshi më këshilloi ta dërgoja vjershën time në revistën “Hosteni”. Ashtu veprova  dhe bashkëpunimin e vijova më tej. Një vit më vonë, u bëra anëtare e kolegjumit të asaj reviste, së bashku me shkrimtarët e nderuar Petro Marko, Dritëro Agolli, Aleksandër Banushi e të tjerë. Në vitet ’60-të, të shekullit të kaluar, botova vjersha dhe proza të mijat, në gazeta e revista të ndryshme, si “Drita”, “Hosteni”, Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Më vonë, u pranova anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve dhe atje u njoha më nga afër me Kadarenë, Agollin, Arapin, Koreshin e të tjerë.

 -Me sa kam dijeni, ti ke shkruar disa libra…Pra, pa u ndalur posaçërisht në secilin prej tyre, shkurt, çfarë mund t’u tregosh lexuesve, për ata?

-Librat e mi të parë shqip, janë në gjininë e humorit dhe për fëmijët. Në prozë, kam shkruar roman, novela  e tregime. Më vonë kam vijuar me libra publicistikë, ndërsa në poezi edhe në gjuhën angleze. Tematika e tyre është e larmishme, pra trajtojnë dukuri të ndryshme të jetës shqiptare. Deri tani, gjithësej, kam shkruar e botuar 14 libra në gjuhën shqipe dhe 5 në gjuhë të huaj. Kujtoj këtu, se libri im i parë ka qenë ai, me titullin “Telashe nga emancipimi”(Tiranë, 1969). Ndër librat me tematikë atdhetare, janë: “Mbi thinja fryn erë”, “Jehona Skënderbegiane”, “Kur çelin magnoliet në Boston” , përmbajtja e të cilëve shtrihet në një hapësirë që mbulon dy kontinente: Europën Juglindore dhe Amerikën e Veriut, me një kohëzgjatje gati shekullore. Aty përshkruaj jetët e mjaft shqiptarëve emigrantë, të vjetër e të rinj, në kontinentin amerikan, me historira të panjohura, por që ia vlen të njihen, pasi ato mbajnë vulën e shqiptarizmit, se dëshmojnë për ndjenjat e tyre atdhetare…

Ndër librat e mi, që sigurisht e kam përzemër, është edhe ai jetëshkrimor, “Më shumë se një jetë” (Tiranë, 2008). Gjashtë libra të mi, ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, në Uashington, DC. Në librin me poezi, anglisht, “Do leave out my right hand”(Dorën e djathtë ma lini jashtë), flitet për baladën dhe vuajtjet e Rozafës, që muroset dhe lutet, që gjysma e trupit të saj të vazhdojë të kujdeset për të birin e vogël. Kjo poemë e gjatë është vlerësuar dhe diskutuar me studentë të kolegjit, nga disa pedagogë amerikanë. Më tej, libri vazhdon me poezi të tjera, po anglisht, me tematikë jetën dhe përvojën time në SHBA.

-Nuk besoj që krijimtaria jote mbaron me kaq apo jo?

-Po, është e vërtetë. Që në janar 2014, kam gati për botim librin e 19-të,  “Potpuri dardhare”. Është një vepër memoralistike, me mbi 600 faqe. Edhe më tej, kam ndërmend të shkruaj në këtë gjini. Kam të gatshëm për botim tre libra poetikë për fëmijë,  në anglisht. Gjithashtu, shpresoj të përgatis një libër tjetër me poezi, për të rritur, po anglisht. Por më pëlqen edhe publicistika. Tash 20 vjet në Amerikë, kam botuar mbi 500 artikuj: portrete, reportazhe, intervista, tregime etj., si në organet e shtypit shqiptar, amerikan dhe gjetkë. Ndër shkrimet e mia të rëndësishme janë edhe intervistat me poetin rus Aleksandër Esenin, birin e Sergei Eseninit të famshëm. Arrita t’ia incizoja zërin, gjatë recitimit të një poezie, shkruar nga ai gjysmë shekulli më parë. Intervista me poetin Esenin më ka prekur dhe emocionuar. Këto intervista janë pëlqyer e vlerësuar nga shkrimtarë, intelektualë dhe lexues të tjerë shqiptarë.

-Po për jetën e përditëshme, çfarë dëshiron të na tregosh? 

-Pjesëmarrja ime në veprimtaritë kulturore të shtetit të Massaçusettsit, është një përvojë e vyer. Poezitë i botoj çdo muaj në gazetat “Pennon” dhe “Nahant Harbor Revieu”. Jam anëtare e Klubit të shkrimtarëve të Veriut të Bostonit, ku takohem me shkrimtarë e poetë të ndryshëm amerikanë. Më ka lënë mbresa, gjithashtu, takimi me shkrimtaren e njohur amerikane, me origjinë shqiptare, Loretta Çase (Çekani), e cila banon në Uster, pranë Bostonit.

Jetojmë e krijojmë larg vendlindjes, me mallin e pashuar për Shqipërinë. Kënaqësi të veçantë ndiejmë, çdo 28 nëntor, kur e shohim dhe i gezohemi valëvitjes së Flamurit tonë kuqezi, në një shtizë të lartë, në qendër të Bostonit, jo shumë larg varrit të Fan Nolit. Pra, kjo ditë është e shenjtë për ne. Aq më tepër lumturohem, kur vijnë e më marrin në shtëpinë time dy familje shqiptare kosovare, me fëmijët e tyre, veshur me kostume kombëtare.

Në hapësirën e gjeografisë letrare, këtej dhe andej Atlantikut, tashmë, shkrimtarët shqiptaro-amerikanë kanë krijuar përvojën e tyre, për ta pasuruar krijimtarinë letrare me vepra të denja për lexuesin. Synimi ynë është ruajtja dhe forcimi i identitetit tonë kombëtar, për ta ruajtur pasurinë e gjuhës sonë amtare dhe për t’i zhvilluar më tej aftësitë e saj shprehëse.

Le të shpresojmë se, dita-ditës dhe vit pas viti, krahas rritjes së suksesshme të Komunitetit tonë shqiptaro-amerikan, do ta shtojmë e zhvillojmë më tej brezin e talenteve të reja, si në art e në kulturë. Kështu do t’i paraprijmë së ardhmes sonë, qoftë këtu në diasporë, në vendlindje dhe në mbarë trojet etnike.

-Të falënderojmë nga zemra, Rozi, për përgjigjet e tua interesante! Kishim kënaqësi të veçantë, kur u njohëm,  shkurtimisht,  me jetën dhe krijimtarinë tënde të pasur letrare e publicistike, mbushur me ndjenja të atdhedashurisë së zjarrtë për popullin shqiptar dhe mbarë Kombin tonë të stërlashtë!

Tiranë-Boston, 9 shkurt 2014

 

Filed Under: Featured

Për një humanizëm të ri

February 9, 2014 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Si gjithmonë pjesëmarrja në takimet e ndryshme, konferencat shkencore ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, është një prej detyrave më të domosdoshme të një studiuesi, për më tepër shqiptar, nëse ai do të jetë në këtë pozicion, në se dëshiron që ta bashkojë zërin me studiuesit e shumtë në botë. Të mjaftohesh me një apo dy konferenca sa për formë, është një prej problemeve që Ministria jonë e Arsimit duhet ta shohë me shumë seriozitet. Tre konferencat e para të këtij viti midis Tiranës dhe Romës kanë qënë një skenë e jashtëzakonshme dhe me shumë dobi, të paktëm për mua, pasi njihesh me kumte dinjitoze tepër shkencore të kolegëve tanë italianë, si të Barit, ashtu dhe të La Sapienza-s. Prandja ftesës së zonjës Ana Mana për të qënë mes tyre në Romë, iu përgjigja me shumë entusiazëm dhe vërtet nuk ishte nxitim apo thjesht për hobi. Kishte edhe motive të tjera që lidhet me letërsinë dhe që farë lehtë mund të gjenin zgjidhje tjetër.

Njerëzimi sot më shumë se kurrë ndodhet përballë problemeve të shumta që e kanë përfshirë të gjithë globin. Jo se më parë këto probleme nuk kanë ekzistuar, por ka përmasa më të mëdha sidomos për shkak të krizës që përfshiu vendet e mëdha të zhvilluara dhe fuqitë e djeshme dhe të sotme. Nëse problemet do të kishin vetëm karakter ekonomik, ndoshta do të ishte më e lehtë të rimëkëmbeshim, po e futim edhe veten tonë si vend që synon të futet në një ekonomi europiane, këtë po ta marrim të bashkuar, e dyta në botë për nga fuqia, atëherë do të ishte gjysma e së keqes. Por kriza reflektohet dhe bie edhe mbi drejtime të tjera dhe kultura është e para që paguan gabimet e planifikimeve ekonomike të bëra të rregullta ose jo në fillim të çdo programi qeveritar kur vijnë në pushtet. Në të gjithë këtë vorbull që të duket e pazgjidhëshme në plan të parë përfshihen edhe shumë drejtime të tjera vendimatre ose jo për shoqërinë. Në qendër të saj sado të hiqemi anti, është përsëri ai, i urryeri dhe i dashuri, ai që i rregullon apo prish disa plane qiellore apo tokësore, njeriu. Bota tashmë e ka kuptuar që gjërat siç janë, nuk janë mirë, do të duhet ndonjë rregullim tjetër asesti që krizat të mos bëhen cikle dëshpërimi për pjesën më të madhe të shoqërisë. Njeriu mund të jetë sa human, po aq kafshë në situata të ndryshme në të cilat gjendet bota. Dhe teksa shohim se katastrofat ndeshen menjëherë me përgjigjen e faktorit njeri, humanizmin e vet, si shenja tipike dalluese e tij në një komunitet, në kriza ekonomike, ai transformohet në antin e vet. Pra duket se kjo natyrë e tillë e dyfishtë ka ngecur në vend prej kohësh dhe me dashje apo jo, nuk po shfaq një anë tjetër pozitive, që edhe ata që e pësojnë nga kriza, të mund të dalin me dinjitet prej saj, për veten, familjen dhe shoqërinë. Po t’i referohemi pak historisë së shkuar, Humanizmi i ndritur, ishte një lëvizje ideologjike dhe kulturore, të tilla bota ka patur dhe do të ketë përherë, duhet kuptuar se kur një lëvizje triumfon, dhe që në qendër kishte dinjitetin e njeriut, rizbulimin e tij, përmes studimeve dhe letërsisë klasike, pas një Mesjete tepër të errët. Pra NJERIU ishte objekti i lëvizjes atëherë, NJERIU është objekt edhe tani. NJERIU do të jetë gjithmonë nismëtari dhe realizuesi i të gjitha lëvizjeve në të mirë të vetë atij. Filozofia është mëse e qartë, jeta, njeriu, epoka më të cilën po jeton dhe e ardhmja. Sa më pak probleme të ketë një shoqëri, aq më mirë për të, do ta ketë më shumë vëmendjen të drejtuar nga komoditetet për të gjithë dhe jo për disa. Këtë ide kanë patur në mendje edhe organizatorët e konferencës me temë, A kemi nevojë për një humanizëm të ri?, që u mbajt në selinë italiane të Parlamentit Europian në Romë më datën 31 janar 2014, me pjesëmarrjen e profesorëve të Universitetit La Sapienza, të studiuesve të tjerë edhe nga Europa, të njerëzve të kulturës e të tjerë. Poeti Elio Pekora në kumtin e vet theksoi se e shkruara ia kthen lexuesit atë që autori percepton, por duhet gjetur lexuesi, i cili duket se po humb në këtë konfuzion botëror. Humanizmi nuk mund të kuptohet ndryshe, kërkon nga shoqëria fuqi dhe cilësi që të ngrihet në normë për të gjithë. Botën e ndryshojnë fjalët, mjafton të përmendim emra të shquar të së shkuarës. Njeriu nuk duhet të jetë detyrimisht në qendër të botës. Koha e sotme shtron para të gjithëve të formohet gjithçka, jo nga koka, por nga poshtë.

Prof. Gabriela Sika në fjalën e vet vuri në dukje se sot njeriu në Europën që synojmë ta bëjmë më të madhe është i fshehur, i arratisur diku, që nuk shfaqet më, prandja duhet t’i drejtohemi përsëri atij në këto situata, si i vetmi që mund ta ndryshojë atë. Nëse njëriu është i arratisur, atëherë edhe arti është i tillë dhe poezia në harresë.

Por këto fenomene kërkojnë një shpjegim shkencor se ku po shkon shoqëria dhe cila është rrugëdalja dhe disa shkenca që sot po kërkojnë më forcë që t’i zhdukin, na flasin qartë për faktorin njeri dhe mundësitë e tij. Sociologia Mariza Okionero i bëri një analizë tepër të hollësishme situatës në Perëndimin demokratik ku po shfaqen shtysa antikulturore për njeriun në lidhje me lirinë dhe atë që kërkon. Sipas Veberit ka një etikë e përgjegjësisë që të respektohet liria e të tjerëve. Individi beson se është i gjithëfuqishëm dhe ka etje për liri, aspiron të jetë aktor i rëndësishëm në sferat e politikës, fesë, familjes. Por problemet e sotme ekonomike pjellin destabilizim që më pas kërkojnë transformim, por në këtë proces elita politike mbetet e përherëshme dhe nuk është e drejtë. Goditje kanë marrë raportet intelektuale janë bërë sipërfaqësore, të varfëra, zakonet shoqërore janë bërë më barbare, prandaj një humanizëm i ri është detyrë e kohës, por që të shkojë në rrugën e duhur.

Dekani i Fakultteit të shkencave ripërsëriti edhe një herë një thënie tepër fyese për kulturën se ajo nuk të jep bukë që doli disa kohë më parë nga goja e një ministri për të thënë se fjalët kanë forcë mbi ne dhe janë mjet mistifikimi. Gjithçka matet me njeriun është motoja që vazhdon të ketë jehonë edhe sot. Klasicizëm në vetvete do të përjashtim, pra kemi një klasë të parë autorësh dhe të gjithë të tjetër të aneksuar. Shoqëria duket se ka hequr dorë nga edukimi bazë, por shkolla duhet të transmettojë kompetencat e duhura, si mjet për edukim. Sipas Sokratit i bëhet thirrje njeirut që të mos bëhet peshë për të tjerët. Për rreth 2400 vjet mjet kanë qënë tekstet letrare, ndërsa pas Luftës së Dytë është teknologjia dhe teknika që po përdorebn si mjet edukimi.

Fabio Shalpi që në fillim iu drejtua thënies së filozofit të madh në kërkim të njeriut, sepse sot kemi një njeri të mabruar në një pafundësi. Është folur shumë për dritën nga lart, por nuk po shfaqet. Njeriu brenda meje – është hyjnori i çdo njeriu, i pafundësisë, brenda dhe jashte nesh, drita që ndriçon shoqërinë.

Në fjalën time theksova se kultura ka qënë, është dhe do të jetë, përderisa edhe vetë shoqëria do të ekzistojë. Janë dy motra binjake të pandashme dhe që pa njëra-tjetrën nuk do të kishin më kuptim. Kultura është pema që mund të përparojë dhe lulëzojë vetëm prej saj, por nëse shoqëria është e fortë, kultura do të zhvillohet dhe pasurohet, ndërsa nëse shoqëria është e dobët, kultura do të thahet. Shembulli shqiptar është një nyjë në koshiencën e politikës së sotme. Siç thotë dhe Nobelisti Llosa kultura nuk duhet të jetë një zbavitje e thjeshtë, pasi do të humbë shpirtin kritik. Kultura italiane dhe Italia është drita që ka magjepsur botën, edhe vetë shqiptarë, prandaj edhe sot ajo mbetet një dritë për ne.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, per humanizem, te ri

Pushtetarët po e mbysin kinematografinë

February 9, 2014 by dgreca

Kinematografia shqiptare dhe kineastët nuk vuajnë nga shterpësia kreative as nga mungesa e temave e ideve, por është burokracia kulturore e pushtetarët ata të cilët ia kanë zënë frymëmarrjen, duke i dhënë aq pak para se nuk mjaftojnë gati për asgjë.

Gani MEHMETAJ /

Kinematografia shqiptare asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se sa në mileniumin e tretë. Kineastët shqiptar kurrë nuk ishin më të braktisur se sa në kohën kur filmi në botë ka arritur majat e zhvillimit teknologjik. E braktisur nga shoqëria, e nënçmuar nga shteti, filmi shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë vegjeton sot për nesër, në përpëlitje të shuhet fare. Dy qendra kinematografike shqiptare shtihen kinse po financojnë filma, ndërsa kineastët e frustruar, të cilët marrin ca para nga shteti, po ashtu shtihen kinse po bëjnë filma. Në fakt regjisorët e producentët më ekipin e aktorëve në një varfëri të skajshme buxhetore po bëjnë përpjekje titanike të sfidojnë vetën e shtetin që i përbuz. Entuziazmi e dashuria për artin, është ajo që i mban, por kjo nuk mjafton, sepse filmi  kërkon mjete të mëdha financiare. Pa para s’ka vepër artistike, por sidomos pa para të shumta s’ka projekte kinematografike.   

Ndërrimi i qeverive po e thellon krizën e filmit!

Me një film në vjet (Tiranë), apo edhe më keq më gjysmë filmi në tre vjet (Prishtinë), nuk mund të quhet kinematografi, as mund të konkurroj asgjëkund, sepse kjo prodhimtari manifakture nuk quhet industri filmike, pavarësisht nga gjuha “moderne” e ca zyrtarëve të cilët flasin për industrinë kinematografike shqiptare që vetëm sa të nxit në qeshje sarkastike. Ndërkaq, xhirohen aq pak filma sa të mos thuhet se u shkëput vazhdimësia, por jo mjaftueshëm sa të thuhet që po ikim nga pika e fillimit. Çdo dhjetëvjetësh sikur e nisim nga e para. Gjendja nuk ndryshoi as me ndryshimin e qeverive, përkundrazi kriza kinematografike sa vjen e thellohet, sepse garniturat e reja i trashëgojnë vështirësitë e vjetra,  ku e ku pastaj e thellojnë krizën, duke e kopjuar qeverinë pararendëse në shpërfilljen ndaj filmit.

Asnjë qeveri nuk paraqiti asnjë vizion për dalje nga kriza, asnjë grup punues nuk paraqet ndonjë koncept, i cili do të hapte rrugë dhe, do të ndihmonte që filmi të mos vendnumëroj, ndërsa regjisorët të mos i përsërisnin ankesat e përvitshme. Ndërsa kriza është pasojë e buxhetit të pakët nga shteti, asnjëherë nuk përfillet mendimi i kineastëve, asnjëherë nuk ftohen ata të bëjnë strategji për kinematografi. Në vend të shtohet buxheti, dalin ca zyrtarë ministrie “të gjithëdijshëm” apo nga QKK-të e klaneve, të cilat lexojnë diçka nga notesi i tyre, që më shumë është lojë fjalësh a fjalime boshe, pastaj kinse dëgjojnë ankesat e kineastëve dhe ia mbathin për të mos u dukur kurrë më para publikut.

Buxheti për kinematografinë përsëritet me të njëjta shifra nga viti n vit. Sivjet s’ka para fare për film në Tiranë, sepse duhet të shlyhen borxhet e vjetra! Ministria Shqiptare e Kulturës nuk e shkon nëpër mend të jep mjete shtesë, ka përparësi tjera! Në kopjimin e të shëmtuarës të dy ministrit i ngjajnë njëra-tjetrës. Vetëm se në Prishtinë zyrtarët e Ministrisë së kulturës janë edhe më primitiv e të paarsimuar.

Që nga vitet e nëntëdhjetë filmi në mënyrë të pafalshme është trajtuar si vrima e fundit e kavallit. Janë gjetur vrima e gropa ku janë hedhur paratë e taksapaguesve, janë shpikur projekte e përparësi financimi, kurse për kinematografinë asnjëherë nuk pati para që do të stimulonte prodhimin.

Asnjë kinematografi kombëtare në rajon (me të vetmit që mund të mateshin dikur) nuk është më keq dhe më e zhvlerësuar se sa kinematografia shqiptare. Asnjë shtet në rajon nuk prodhon më pak filma se sa Shqipëria e Kosova, asnjë shtet në rajon nuk jep më pak buxhet për filmin se sa që jepen në Tiranë, apo në Prishtinë. Shtetet fqinje i kanë dyfishuar numrin e filmave të prodhuar, shqiptarët e kanë zvogëlua numrin e filmave të prodhuar. Derisa bie fjala në Serbi xhirohen dhjetë filma në vjet, kryekëput më buxhet të shtetit, apo në bashkëprodhim me televizionet kombëtare, ashtu sikurse në Kroaci ku bëhen tetë filma, në Maqedoni deri në tre filma me katër milion euro buxhet, të ne është shpikur një përqindje e çoroditur buxhetore, e cila nuk mjafton gati për asgjë. Nuk kuptohet ky qëndrim i pafalshëm dorështrënguar i dy shteteve shqiptare ndaj kulturës në përgjithësi e filmit në veçanti. Nuk doli asnjë kryeministër të thotë se filmin e trajtuam sikur ta kishim thjeshtër, nga sot do ta trajtojmë si fëmijën tonë. Vazhdojnë ta shpërfillin. Me një milion dollarë në Tiranë, apo 350 mijë euro në Prishtinë, s’mbahet kurrë kinematografia, sikurse që me individë apo shtëpi filmik sot për nesër, s’do të ecën kurrë filmi tutje.

Sigurisht kriza në film është edhe pasoj e mënyrës së caktimit të ministrave dhe zyrtarëve kryesor të kulturës. Nuk e di për Tiranën, por në  Prishtinë tre ministrat e fundit të kulturës ishin gjysmë analfabetë (njëri me mejtep për hoxhë, tjetri mezi e kishte mbaruar një shkollë të mesme me ndërhyrje, ndërsa i treti është “reper” rrugësh). Kështu qeveritarët tanë të të gjitha ngjyrave janë tallur e po tallën me kulturën, ashtu sikurse po tallën me artistët.

Me shuarjen e kinostudios, po shuhet edhe kinematografia

Kinematografia shqiptare dikur ishte në gjendje të mirë prodhimtarie (xhironte deri në 13 filma artistik).  Kishte shumë shtrëngesa e censurë, por filma bënin. Kishte shtëpi filmike, ku realizohej e tërë prodhimtaria (Kinostudioja). Më rënien e komunizmit filloi përpëlitja e kinematografisë shqiptare, megjithëse do të duhej të ishte ndryshe. Filmit iu përgjysmua buxheti, u shua kinostudioja. Terrorin e  censurës e zëvendësoi terrori i mospasjes. Në mungesë të filmave brezi i ri i regjisorëve po realizohen më vështirësi, brezi i vjetër që i dhanë aq shumë filmit shqiptar, rrinë e presin ndonjë ditë më të mirë.

Ka dhjetë vjet që nuk bëri film Kujtim Çashku, gati aq vjet nuk e kemi parë në ekran  Dhimitër Anagnostin, më shumë se pesë vjet nuk bën filma Saimir Kumbaro, ndonëse ka disa skenar, na mori malli për Mevlan Shanajn, Rikard Ljajrjen, Piro Milkanin, Esat Mysliun, regjisorë e aktorë të tjerë me nam. Shumica prej tyre kanë energji e ide kreative që të punojnë, por askush nuk ua ofron një mundësi të tillë. Regjisorët në Perëndim punojnë edhe pas moshës 83 vjeçare, ne i pensionojmë ende pa i mbushur 60 vjet. Ndërkaq, ata më përvojën e dijen e tyre kanë mundësi të thonë aq shumë…

E njëjta situatë është edhe në Prishtinë. Shëmtitë përsëriten në qëndrimin ndaj kinematografisë dhe ndaj institucioneve të filmit. Kështu derisa kinostudioja u shua, ndërsa ka propozime që sërish të aktivizohet dhe të filloj nga puna si më parë,  Kosovafilmin është në fazën e shuarjes, sepse ashtu duan burokracia gjysmanalfabete e arrogante e kulturës.

Regjisorët, kameramanët, montazherët e aktorët, dikur e kishin komoditetin e punës normale, nga ta kërkohej vetëm të bënin punën e vet, ndërsa sot ata regjisorë shqiptar që kanë fatin të punojnë, duhet ta bëjnë edhe punën e organizatorit, producentit, madje i duhet të merret me dërgimin apo pranimin e kopjeve nëpër festivale. Në mungesë të një shtëpie filmike me kritere dhe më standarde të përcaktuara, që është prapa një projekti kinematografik, ditët e xhirimit zvogëlohen, në dëm të cilësisë së filmit. Po ashtu, në mungesë të shtëpisë filmike që do të ndërmjetësonte në shitjen e filmave jashtë shtetit, këtë e bënë regjisori i filmit apo ndonjë producent i rastit. Ka improvizime xhirimesh,  për të shkurtuar shpenzimet, ka improvizime në të gjitha fazat e realizmit të një filmi, sepse mungon ekipi profesional që e kishte dikur kinostudioja apo Kosovafilmi.

Duke i shikuar filmat shqiptar në Prishtinë dhe në Tiranë heton që u mungojnë profesionistët: producenti, drejtori i filmit, drejtori i organizmit, organizatori i xhirimit etj. Vëren se regjisori ka harruar detyrën parësore- regjinë e filmit, shpesh është bërë tregtar duke e dëmtuar veprën e vet me ndonjë reklamë marroqe brenda filmit.

Kineastët janë shpërndarë si zogjtë e klloçkës pa shtëpi filmike e pa katandi. Atë që e patën e prishën, duke shpresua që po bëjnë mirë, ndërsa në fakt vepruan keq. Kinematografia shqiptare duhet të ndryshojnë strategji, kineastët të kërkojnë që shteti të mos u jep ndihma varfanjakësh, por buxhet të mirëfilltë që do ta kalonte shumën prej katër milion eurosh në Tiranë dhe së paku dy milion euro në Prishtinë. Ata duhet të këmbëngulin që donatorët të cilët do ta mbështesnin filmin të lirohen nga tatimi në fitim, ndërsa filmi që nga faza e parë e xhirimit e deri në fund ët lirohet nga tatimi, sepse filmi të ne nuk është as mall dhe as industri, ashtu sikurse që nuk është as teatri.

Kinematografia duhet ta ketë edhe një shtëpi filmike me sektor të veçantë, që do të merrej me shitjen e filmave, sepse kështu sikurse shitet filmi brenda e jashtë, nuk dallon nga shitja e patateve në treg.

Prandaj, kinematografia shqiptare dhe kineastët nuk vuajnë nga shterpësia kreative as nga mungesa e temave e ideve, por është burokracia kulturore e pushtetarët ata të cilët ia kanë zënë frymëmarrjen kinematografisë, duke i dhënë aq pak para se nuk mjafton gati për asgjë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gani mehmetaj, mbysin kinematografine, pushtetaret

XHAFER DEVA,NJË JETË LUFTË PËR NJË SHQIPËRI ETNIKE TË LIRË DHE DEMOKRATIKE

February 9, 2014 by dgreca

Nga SEJDI PEKA/

Është shpallur dita e 26 Janarit,si dita përkujtimore e viktimave të holokaustit në mbarë botën.Për neve shqiptarët kjo përkujtimore ka një rëndësi dyfish të veçantë.E para se ne jemi ndër ata popuj që në vendin tonë nuk është vrarë asnjë njeri me kombësi hebreje nga fashistët gjerman dhe për këtë kemi përse të jemi krenarë.Kemi humbur shumë kohë që të themi të vertetën historike se mbrojtja e hebrenjve i takon në rradhë të parë kontributit të Xhafer Devës,ish Ministër i Brendëshëm në qeveritë e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit.Dhe e dyta me këtë rast neve përkojtojmë holokaustin e diktaturës komuniste që për 50 vjet ushtroj kundër popullit tonë;për marrjen e pushtetit deri në vitin1944 dhe për mbajtjen e pushtetit pas këtij viti deri në rënjën e komunizmit.Sa të marrë duken me këtë rast“historianë”të tillë që janë produkt i katedrës së shkollës famkeqe të Partisë Komuniste si Paskal Milo,Pëllumb Xhufi a ndonjë tjetër,që bëjnë përpjekje të shtrembërojnë historinë tonë kombëtare.Duke përkujtuar 70 vjetorin e të ashtuquajturës “masakër e 4 Shkurtit”,përsëri lukunia e propogandës bolshevike u vërsul ashpërsisht dhe Ilir Meta më idiotësinë e një njeriu të sëmurë nga edetë komuniste hodhi idenë më agresive antikombëtare:të heqë emërin e një rruge në Tiranë që mban emërin e më të madhit të mbëdhenjëve të historisë tonë kombëtare, Ibrahim Rugovës dhe të zëvëndësojë atë me “dëshmorët e 4 Shkurtit”.Një paturpësi e tillë dhe përdhosje e këtijë kollosi të Kosovës martire duhet demaskuar.Por a ka patur një masakër të 4 Shkurtit apo një maskaradë të propogandës komuniste të asaj kohe,historia dhe faktet historike duhet të flasin në dritën e të vertetës.

     Historia jonë,e një populli të vogël por “mjaft fatkeq” siç shkruan Abdyl Frashëri,është një histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje,prandaj edhe meriton të shkruhet ashtu siç është.Para do kohësh, kur ish Kryeministri Berisha hodhi idenë se “historia e popullit tonë duhet të rishkruhet”,nga të gjitha anët në median e shkruar dhe të folur,një gjurulldi e madhe u bë,duke e kundërshtuar këtë ide me një ide tjetër që vinte nga katedrat e historisë së marksizëm-leninizmit se “historinë e kan shkruar fitimtarët”,me institutin e studimeve marksiste.Edhe argumentet historike të historianve Beqir Meta e Muharrem Dezhgiu,u sulmuan egërsisht dhe paturpësisht nga mediat e majta që dominojnë mjetet e informimit në Shqipëri.Por në asnjë mënyrë neve ish të përndjekurit politik nuk mundet të pranojmë që historinë tonë kombëtare t’a shkruajnë sipas idesë së tyre të marrë dhe meskine historianët e sëmurë me ideologji komuniste.Është e vertetë se populli shqiptar i strehoj dhe i mbrojti ata,ashtu siç duhet të pranojmë të vertetën historike se hebrejt i mbrojtën edhe qeveritë e ashtuquajtura  “kuislinge”sipas historiografisë komuniste,në rastin konkret qeveria e Rexhep Mitrovicës dhe Mehdi Frashërit.Ishte një marveshje e nënshkruar nga qeveria shqiptare e asaj kohe me përfaqsuesin e qeverisë gjermane për Europën juglindore  Fojerbah, “se ushtria gjermane ishte kalimtare nëpër Shqipëri dhe nuk kishte asnjë të drejtë të ndërhynte në punët e brendëshme të shtetit shqiptarë”.Në zyrat dhe institucionet nuk kishte flamurë gjerman.Nuk kishte në Shqipëri të formuar Parti Naizste.Në këtë kohë ministër i brendshëm ka qenë po sipas historiografisë komuniste “kuislingu”Xhafer Deva. Deva,ishte negociatori më kryesorë i marveshjës që Shqipëria kishte një “status specifik”në krahasim me vëndet e tjera të Europës që ishin të pushtuar nga fashizmi.Në vitin 1949,menjëher me formimin e Aleancës së Atlantikut të veriut NATO, “kuislingu”sipas komunistve,do të ishte një bashkpuntor i ngushtë i kësaj aleance.Deva me përkushtim dhe vendosmëri, si njeri i traditës dhe besës së vendit që e kishte lindur,i mbrojti hebrejt me nderë dhe dinjitet nga çfarosja e gjermanve.Me këtë rast ky fakt i rëndësishëm nuk mundi asnjëherë me u përmendë si e vertetë historike.Kundër Xhafer Devës dhe të gjith nacionalizmit shqiptar në përgjthsi, është hedhur kaq shum baltë nga komunistët, sa që është mjaft e vështirë të përgatitet opinjoni për të mësuar të vertetën e historisë tonë kombëtare sidomos në periudhën gjysmë shekullore të regjimit komunist.Me emrin e Xhafer Devës është e lidhur e ashtuquajtura masakra e 4 Shkurtit 1944,që po sipas historiografisë komuniste “ishte një vepër mizore e Xhafer Devës”,si nata e Shën Bartomeleut.Po a është e vertetë masakra e 4 Shkurtit në Tiranë ashtu siç e kan shkruar komunistët?Kjo mbetet për t’u parë nga historianët në të arthmen dhe gjithsejcilit i duhet dhënë “haku”që i takon me faktet që duhen shikuar në dritën e diellit,pa emocione të natyrës komuniste.Por sipas fakteve historike rezulton se komunistët në luftë për marrjen e pushtetit dhe për të përligjur vrasjet dhe masakrat e tyre anë e kënd Shqipërisë, gënjeshtrën dhe propogandën i kishin parësore.

Në faqen e internetit është i publikuar një shkrim i autorit Erion Habilaj sipas rrëfimeve të historianit Kadri Dingu, një dëshmitarë “okularë” i kësaj ngjarje,botuar në  gazetën  “Tirana observer”,në pervjetorin e kësaj masakre.Që në fillim të rrëfimit,megjithse historiani ka qenë pedagog i katedres së historisë P.K.Sh. dhe sekretar i komitetit partisë punës në Lushnjë,bëhet fare i pa besueshëm. “Atë natë dimri të ashpër”,e fillon rrëfimin e tijë Dingu,kur dihet se në Tiranë nuk mundet të ketë dimër të ashpër kur trëndafilet çelin gonxhe edhe në dimër; “duke tërhequr zvarrë nëpër rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerëz,u arrestuan dhe u internuan 500 të tjerë”.(Po aty,E.Habilaj sipas rrefimit të K.Dingut.)Po se kush ishin këta njerëz që u internuan dhe ku u internuan asgjë nuk është vertetuar. Dhe duke cituar tregimin e një nënë që ja kishin pushkatuar djalin atë natë të 4 Shkurtit 1944,autori shkruan se  “Lidheni qenin bertisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi”.Është përsëri fare e pa besueshme që prefekti i Tiranës ne atë kohë të shkonte shtëpi në shtëpi dhe rrugë në rrugë duke pushkatuar dhe tërhequr zvarrë njerëz.Por historiani Dingu nga 84 njerëz që sipas tijë u pushkatuan atë natë,megjithse ka patur më shum se një gjysmë shekulli kohë në dispozicion,nuk ka mundur të grumbullojë më tepër se 30 emra edhe këta ka shum mundësi të jenë vrarë në rrethana të tjera dhe jo me 4 Shkurt si pretendon propoganda komuniste.

Nga ana tjetër një tjetër autor në gjurmët e së vertetës së masakrës së 4 Shkurtit,Astrit Jegeni,na jep në dosierin e dt.04.02.2002 në  “Forumi shqiptar”disa fakte që hedhin dritë mbi të vertetën.Duke cituar gazetën “Bashkimi”të dt.03.02.1945,që në atë kohë ishte organi më i besueshëm i komunistëve shqiptar, ishte shkruar një njoftim se  “ftohen familjet,far e fis,ose shokët dhe çdo qytetar,që di emrat e martirve të 4 Shkurtit 1944,të njoftojë brenda ditës së sotme pranë këshillit N.çl. të qytetit të Tiranës”.Siç shihet edhe një vit nga koha e kësaj ngjarje,komunistët megjithse ishin ustallarë në fushën e propogandës,nuk kishin mundur të plotsonin emrat se kush ishte vrarë në  “natën e Shën Bartolemeut”.Po sipas këtij autori përsëri gazeta Bashkimi,në dekleratën e Komitetit Qendror të P.K.Sh.me rastin e 4 Shkurtit,jepen vetem emrat e katër personave të vrarë.Dhe ky është versioni më i besueshëm se natën e 4 Shkurtit mundet të jenë vrarë vetëm 4 njerëz me urdhër të Xhelal Stavelecës,ish komisarë i Brigadës parë partizane dhe më vonë i dënuar në vitin 1947 në Romë për krime lufte në Shqipëri nga gjykatat italiane.Me dt.9.Shkurt po kjo gazetë shkruan se Ali Visha po në këtë datë të një viti më parë “kishte vdekur nga torturat e xhelatve të popullit”.Ndërkohë historiani K.Dingu,dr.i shkencave historike, në listën që paraqet me të vrarët e 4 Shkurtit 1944 është edhe Ali Visha.Është fare e pa kuptim që i njejti person të jetë vrarë me 4 por edhe me 9 Shkurt.Duke e parë në këtë këndvështrim dhe shum fakte të tjera,në të njejtën kohë duke ndjerë mjaft keqardhje në se me të vertetë ka patur të vrarë,një gjë është shum e vertetë;se 4 Shkurti ishte sajesë e propogandës komuniste për të diskredituar Xhafer Deven dhe në të njejtën kohë për të justifikuar vrasjet e masakrat e tyre kundër popullit në të katër anët e vendit.

Po kush është Xhafer Deva për të cilin shqiptarët jan të informuar vetëm me propagandën komuniste,si njeri kuisling në shërbim të fashizmit,injorant,katil dhe trathëtar i interesave kombëtare.Dhe për këtë njeri që për një kohë ka bërë emër në historinë tonë kombëtare,e verteta mbulohet me natë në mënyrë të qëllimshme.Unë personalisht nuk e kam njohur Xhafer Deven.Por kam patur fatin të njoh dhe të bisedoj gjatë me dr.prof.Rexhep Krasniqin në vitin 1995 në Amerikë,ish n/kryetar i asamblesë kushtetuese të Shqipërisë në vitin1943,n/kryetar i Lidhjes së dytë të Prizrenit në vitet1943-44,ministër i arsimit në qeverinë e Mehdi Frashërit, dhe Kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë në Neë-York nga viti 1956-1992.Edhe këtë fakt duhet të njohin shqiptarët, se Komiteti Shqipëria e lirë ka patur atributet e një qeverie previzore në mërgim,me përkrahjen morale dhe materiale të qeverisë amerikane.Qindra mijra shqiptarë të ndjekur nga regjimi komunist dhe që strehoheshin në kampe,si në Itali,Jugosllavi,Francë,Austri etj.,me ndërhyrjen personale të Krasniqit pranë qeverisë amerikane erdhën në Amerikë.Komiteti Shqipëria e lirë,me këtë përkrahje ka punuar pa u lodhur në fushën diplomatike,politike dhe ushtarake për përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë ne Shqipëri.Dhe në këtë përpjekje një vënd të rëndësishëm zen Xhafer Deva.Tani,kollosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar,Rexhep Krasniqi nuk jeton më,por unë i jam shum mirnjohës z.Idriz Lamaj,për një kohë të gjatë gazetarë dhe spiker i “Zërit të Amerikës”në gjuhën shqipe dhe z.Hysen Biberaj një luftëtarë i papërkulur për një Shqipëri etnike demokratike,që më mundësuan të njohë këtë personalitet,këtë shkencëtarë të letrave shqipe.Gjatë një muaj të qendrimit në New-york,nuk kishte pothuaj asnjë ditë që nuk bisedoja me Krasniqin.Nuk është për t’u çuditur kur ish Kryeministri Berisha ju drejtua kohë më parë deputetve të Prlamentit shqiptar duke i pyetur: “e njihni ju kush është Rexhep Krasniqi”dhe heshtja në sallë.Përsëri përgjigjet pyetjes së tij Kryeministri “e shikon se nuk e njihni”.Rexhep Krasniqi ka qenë bashkpuntori më i ngushtë i Xhafer Devës gjatë luftës së dytë botërore dhe më vonë në kuadrin e “Komitetit Shqipëria e lirë” dhe përgatitjën e ushtarve të lirisë në “Kompaninë 4000” nw Mynyh TW Gjermanisw Pwrwndimore,për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës .Deva ka qenë Kryetar i Lidhjes së dytë të Prizërenit në vitin 1943 dhe Krasniqi N/Kryetar i kësaj lidhje, që organizoj popullin e Kosovës në luftën e armatosur për jetë a për vdekje kundër instalimit të regjimit kriminal bolshevik serb në Kosovë.Më vonë bashkpunimi i tyre do të vazhdonte në emigracion në kuadrin e Komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë.Arkivi i këtij Komiteti,veprimtaria e të cilit përfshinë një kohë më se 35 vjeçare,hedh dritë edhe në veprimtarinë e Xhafer Devës.Rexhep Krasniqi në shkrimet dhe kujtimet e tijë tregon se Deva ka mohuar gjithnjë në mënyrë kategorike për ndonjë masakër që mundet të jetë bërë me urdhërin e tijë për sa kohë ai ka qenë Ministër i Brendëshëm në qeverinë e Rexhep Mitrovicës.                                                                                                           Xhafer Deva ka lindur në Mitrovicë në vitin 1904,nga një familje gjakovare qytetare që kishte zbritur në Gjakovë me origjinë nga Deva e krahinës së Hasit.Një njeri i shkolluar në Stamboll,me profesion inxhinjer,ishte një poligliot në njohjen e shum gjuhve si anglisht,gjermanisht,turqisht,frëngjisht dhe italisht.Në librin “Isa Boletini”,autori Skender Luarasi,duke bërë fjalë për kreshnikun e Kosovës shkruan se “vetëm për atë natë që me trimat e Kosovës e ndali ushtrinë e Xhavit Pashës në kodrat e Levanit për të mos hyrë në Vlorë,duke mbrojtur flamurin dhe shpalljen e pavarsisë,asnjë vepër tjetër mos të kishte bërë,Isa Boletini është Hero i Popullit”.Në këtë kuptim.gjith jetën e tijë,Xhafer Deva e ka shkrirë në luftë dhe përpjekje të jashtzakonshme për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimi me Shqipërinë i të gjitha trojeve të mbetura jasht shtetit amë.Në fushën diplomatike dhe ushtarake,edhe në emigracion me përkrahjen e qeverisë amerikane,përpjekjet e tijë nuk kan pushuar asnjëher për rrëzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe në Kosovë.Me 09.Prillë.1950,Xhafer Deva i shkruan Rexhep Krasniqit i cili në atë kohë ndodhej në Australi:  “Shperthimi i një lufte në Ballkan dhe ma gjanë nuk duhet të na gjejë të pa përgatitun.Na nuk mund të bajmë mrekulli,por me një bataljon,të cilin mund ta krijoj dhe udhëheqi,do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty mund të thejmë një pikë sa me hy në Rrafsh të Dukagjinit dhe për të ngritur në këmbë mbarë Kosovën e trojet tona etnike”(Idriz Lamaj,Angazhimi i Xhafer Devës për përfshirjen e Kosovës në planin ushtarak të Ëashingtonit fq.2).Dhe po aty,Lamaj shkruan se,  “ me 26 Qeshor 1950,pak para mesnate filloj hedhja e parashutistëve të Xhafer Devës në Shqipëri.Ata ishin të gjith kosovarë dhe të veshur me uniformë ushtarake amerikane.Ata ishin përgatitur në një kamp ushtarak amerikan duke patur Devën ditë për ditë në fushën e stërvitjes”.-Në këtë kohë komunistët në Beograd dhe në Tiranë u alarmuan si ata e njihnin mjaft mirë se kush ishte Deva.Gazeta “Zëri i Popullit”në Tiranë dhe si motra e sajë në Beograd “Veçjerrne Novosti”shkruanin artikuj të gjatë se “Xhafer Deva ishte në lëvizje”.Duke hequr një paralele me atë që ndodhi 49 vjet më vonë në Kosovë,kur U.Ç.K. shpërtheu kufirin pikërisht në Tropojë në drejtim të Koshares duke hyrë në rrafshin e Dukagjinit,tregon atë strategji dhe aftësi të Devës si prinjës ushtarak shum i zoti.Qeveria e Rexhep Mitrovicës,në të cilen ministër i brendëshëm ishte Deva,akuzohet nga historiografia komuniste si qeveri kuislinge.Duhet shkuar më tej strategjisë së kësaj qeverie e cila kishte për qëllim të çfrytzonte konjukturat politike të kohës për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. “ Asnjëher në këtë kohë në Shqipni nuk ka ekzistu një parti naziste,as nuk ka patur formacione të organizuara të rinisë shqiptare.Në asnjë godinë shtetërore ose qender publike,përveq flamurit kombëtar, nuk është ngritun flamur i huej”.(Rexhep Krasniqi,  “Xhafer Deva,jeta dhe veprimtaria,fq.73”.)

Ago Agaj,  “i quajturi krenaria e Vlorës”,bashkluftëtar i Devës në luftë për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër komunizmit, prefekt i Mitrovocës,ministër i ekonomisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës,në kujtimet e tijë në shkrimin  “Si e njofta Xhafer Devën”shkruan se,  “Shkruaj si njeri në moshë të kaluar por edhe si njeri para Zotit.Zoti dhe kombi nuk duhet të gënjehen.Xhafer Deva  kishte këto vetijet e kosovarit dhe hidheshe në luftë pa i vënë gurë ballit si asnjë tjetër për të mbrojtur popullin e tijë.Ishte burri,shqiptari më i shkëlqyer i gjeneracionit të tijë”.(Po aty,fq.1 dhe 116).Është me të vertetë për të ardhur shum keq kur të gjith ata që gjith jetën e tyre luftuan për një Shqipëri etnike demokratike dhe kundër instalimit të murtajës komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri të mos vlersohen por përkundrazi të injorohen.Kjo tregon se shoqëria jonë dhe politika në Shqipëri është tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist.Nga ky batak që kemi rënë sa më parë duhet të ngrihemi që të rendim në rrugën e vështirë të demokracisë dhe të bashkohemi me kombet e tjera të qytetëruara.Trathëtia kombëtare nuk ka qenë kurrë dhe asnjëher në anën e nacionalistëve.Nacionalistët ishin të vendosur në idenë e tyre, të një Shqipërie etnike demokratike të bashkuar me të gjitha trojet e sajë,të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë nga konferenca e Londrës e vitit 1913. Shqipëria dhe çeshtja kombëtare u trathëtua nga Enver Hoxha dhe komunistët që shërbyen në veprën e tyre kriminale kundër popullit shqiptar. “Këtu provohet se qendrimi kundrejt Kosovës është trathëtia më e madhe e Enver Hoxhës që dërgoj shqiptarët me derdh gjakun për me u sigurue komunistëve jugosllav sundimin e Kosovës.”(Shih Tajar Zavalani,Historia e Shqipërisë,pjesa e dytë,fq.278/79,Londër 1966).Duhet hedhur poshtë me neveri ideja e historianve komunistë që ulurijnë nëpër TV e kapura nga Edi Rama se nacionalistët shqiptarë me Mitat Frashërin,Xhafer Devën,Abaz Kupin etj e kan humbur luftën.Eshtë një gënjeshtër monstruoze.Duke u larguar nga Shqipëria pas marrjës së pushtetit nga komunistët, Mitat Frashëri do të deklaronte:”ne po largohemi nga Shqipëria jo për të shpëtuar kokën por për të vazhduar luftën për përmbysjën e komunizmit dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri”.Ata kishin humbur një betejë por nuk kishin humbur luftën.Dhe me të vertetë,pas shumë përpjekjesh,gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë ,komunizmi u përmbys dhe ka fituar ideja e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë,ideja e Mitat Frashërit për një Shqipëri të lirë,demokratike të bashkuar me Europën dhe kundër murtajës bolshevike.

Lidhja e dytë e Prizrenit e udhëhequr nga Deva dhe intelektualët të tjerë më të spikatur të Kosovës ,do të mbetet në kapitujt më të shkëlqyer të historisë tonë kombëtare.Në këtë kohë populli i kosovës që po luftonte për jetë a për vdekjë kundër brigadave serbo-malazeze,në mbrojtje të kufijve etnik,në vjeshtën e vitit 1944,u sulmuan pabesisht edhe nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës.Forcat ushtarake të Lidhjes së dytë të Prizrenit tani më kishin mbetur ndërmjet Shillës dhe Karibdës.Edhe Shaban Polluzha me trimat e Drenicës legjendare kishin mbetur të rrethuar,nga brigadat serbo-malazeze të Titos dhe në anën tjetër nga brigadat partizane shqiptare të Enver Hoxhës.Egërsia komuniste nuk kishte të ndalur.Më tepër se 44 fshatra  u bënë shkrumb e hi. “Numuri i të vrarve  dhe i viktimave të pafajshme që u pushkatuan nga komunistët në Kosovë dhe vise të tjera në Maqedoni e Mal të Zi,arrinë në 47.000 deri në 50.000 shqiptar.  Më se ¾ e burrave,ajka e trimave dhe patriotve të vertetë ranë në sheshin e luftës,”shkruan Tahir Zajmi,sekretari i komitetit qendror të Lidhjes së dytë të Prizrenit,në veprën e tijë “Lidhja e dytë e Prizrenit”Bruksel,1966.Drejtuesit e Lidhjes,ata që kishin mbetur gjallë,bashkluftëtarët e Xhafer Devës,oficerët dhe luftëtarët që kishin luftuar trimërisht në formacionet e kësaj lidhje, u dorzuan në brigadat partizane shqiptare  “si shqiptari në besë të shqiptarit”, por që ata menjëher u dorzoheshin forcave jugosllave që i prisnin me thikë në dorë duke i ekzekutuar menjëher.Në listën e gjatë me qindra mijra dëshmorësh po shënojmë vetëm disa prej tyre:Musa Shehi,Kryetari i kuvendit të Lidhjes së dytë të Prizrenit,Prof.Kol Marxhini,nën kryetar i komitetit qendror të Lidhjes,Aqif Bluta n/kryetar i Lidhjes,djemt e Isa Boletinit,Asllan Boletini,Mujo Boletini,Pajazit Boletini;nipat e Isa Boletinit,Kapllan Boletini,Skënder Boletini,Bedri Peja,sekretari i Lidhjes;Uk Sadik Berisha dhe Shaban Berisha dy djemt e Sadik Ram Berishës,udhëheqsi i kryengritjes së rrafshit të Dukagjini,Skender Curri,Esat Berisha,Mulla Idriz Gilani etj.  “Një vend nderi të posaçëm lypset dedikue batalionit “Hasan Prishtina të përbame prej të rijve në një moshë fare të njomë,që u shkri në tansi prej 300 vetësh në grykat e Podujevës në mbrojtje të një pike strategjike,kundër ushtrisë bullgare e udhëhequr prej komisarve komunist.Këtë betejë të përgjakshme poeti shqiptar e ka quejt  “Termopilet e Kosovës”.Brigadat partizane shqiptare u dorzuan forcave komuniste jugosllave që po pushtonin Kosovën edhe shumicën e oficerve të Lidhjes  si:kol.Fuat Dibra,komandant i forcave ushtarake të lidhjes dhe shtabin e tijë,kol.Asllan Vela,n/kol.Sidki Shkupi,kapiten Hajdar Planeja,kap.Rasim Dajçi,kap.Gjon Destanishta,major,N,Hoxha,kap.Mark Thani,toger Nush Dobruna,n/toger Qazim Gostivari,asp.Reshit Kaçaniku etj.Të gjith këta oficerë jan dorzue në komandën e brigadës partizane në Prizren,e cila menjëher i ka dorzue në autoritetet komuniste jugosllave që i kan ekzekutue pa vonesë.”(Kosova në vjetët 1941-1945 dhe Xhafer Deva.-R. Krasniqi,fq.67/68).Masakrat vazhduan edhe pas vendosjes së regjimit komunist serb në Kosovë.Në pranverën e vitit 1945,8000 luftëtarë të Lidhjes së dytë të Prizrenit dhe patriot të tjerë,lulja e djalërisë kosovare, u grumbulluan në Prizren dhe në internarin Kukës,Pukë,Shkodër,në marrveshje me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës u dërguan në Tivar dhe u ekzekutuan.

Xhafer Deva dhe emri i tijë,nuk mundet më të mbulohen me natë dhe të mbeten peng i historianve të institutit të studimeve marksiste leninste.Personalisht unë ndjehem shumë krenarë se Babaj im Iljaz Peka ka qenë bashkluftëtari dhe miku më i ngushtë i Xhafer Devës si dy bij të trevës së Krahinës së Hasit,në “Lidhjën e dytë të Priërenit”në luftw pwr kundërshtimin e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri dhe Kosovë por edhe më vonë në kuadrin e komitetit Shqipëria e lirë në Amerikë.-Xhafer Deva vinte nga Polo Alto e Kalifornisë ku banonte, për t’u takuar në New-York me Iljaz Pekën që e kishte mikun e tijë më të mirë-tregonte Rexhep Krasniqi. Emigracioni politik antikomunist në Europë dhe Amerikë,kan bërë përpjekjet e duhura pranë qeverisë së Kosovës,dhe së shpejti eshtrat e Xhafer Devës,nga Amerika,do të pushojnë në Mitrovicën e tijë legjendë të Isa Boletinit,në tokën shqiptare,për të cilën gjith jetën luftoj me nderë e dinjitet.

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: lufte, nje jete, per Shqiperi Etnike, Xhaferr Deva

FOTO E PANJOHUR E MINISTRIT FAIK KONICA NË UASHINGTON

February 8, 2014 by dgreca

Nga Ilir IKONOMI/

Ne Foto: Faik Konica, Washington DC, 1931. Në intervistë me radion CBS. (Library of Congress – Harris & Ewing). Në të djathtë, C.E. McGuire i radios CBS./

Kemi një foto fare të panjohur të Faik Konicës në Uashington, që e gjeta dje të digjitalizuar nga Biblioteka e Kongresit amerikan. Është hera e parë që shohim kaq qartë fizionominë dhe tiparet e diplomatit erudit shqiptar. Dallohen sidomos sytë mjaft të kërcyer përpara të Konicës – këtë nuk e kisha ditur – që i japin atij një vështrim tepër, tepër interesant. Ekzistenca e kësaj fotoje duhet të jetë diçka vërtet për t’u gëzuar, sepse i shton përfytyrimit tonë një përmasë të re. Fotografia është bërë në vitin 1931 dhe Konica ka dalë me C.E. McGuire, që duhet të jetë korrespondent i radios CBS, siç duket edhe nga emblema në sfond. Konica jepte shpesh intervista në CBS. Të habit rezolucioni i lartë i imazhit. Nëse fotoja zmadhohet, portreti i Konicës mund të krijojë një poster me përmasa 2 x 2 metra.(Facebook)

Filed Under: Histori Tagged With: e Minsitrit Konica, Foto e panjohur, Ilir Ikonomi, ne Uashington

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT