• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

Basha në Kosovë me rastin e 16-vjetorit të epopesë së UÇK-së në Dukagjin

March 24, 2014 by dgreca

Kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, sot do te shkoje në Kosovë, ku pritet të vizitojë Deçanin me rastin e një sërë aktivitetesh që shënohen për 16-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në mbështetje të popullit të Kosovës.

Basha pritet që të bëjë homazhe te shtatorja e heronjve të kombit, si dhe  të takohet me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj.

Pas takimit, Basha do të jetë pjesë e seancës solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, ku atij do t’i dorezohet  Çmimi “Qytetar Nder”i i Komunës së Deçan, në manifestimin qendror “Epopeja e Dukagjinit”.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, ne Dukagjin

Kosovë: Identifikohen mbetjet mortore të 46 personave të zhdukur gjatë luftës

March 24, 2014 by dgreca

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bën të ditur se me rastin e identifikimit të mbetjeve mortore të 46 personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998 –’99 në Kosovë, sot në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, do të bëhet dorëzim i mbetjeve mortore të 27 personave të identifikuar, të rasteve nga komuna e Suharekës, tek familjarët e tyre.

Nesër, në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, do të bëhet dorëzimi tek familjarët e tyre i mbetjeve mortore të 19 personave të identifikuar, të rasteve nga Krusha e Vogël.
Ndërsa ceremonitë e rivarrimit, do të organizohen në 26 mars 2014, me rastin e shënimit të 15 Vjetorit – të Masakrave në fshatrat e Prizrenit dhe Suharekës.
Kosova më se 15 vjet pas luftës vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të më se 1700 qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë rivendosur  nga familjarët në këtë muaj marsi në rrethojat e Kuvendit e Qeverisë, në sheshin qendror të Prishtinës.
Qeveria e Republikës së Kosovës u ka bërë thërrje autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë trysni tek autoritetet serbe për ofrimin e informacioneve për fatin dhe vendndodhjen e personave të rrëmbyer dhe të zhdukur, gjatë luftës.

Filed Under: Rajon Tagged With: e 46 te humburve, gjenden ehstrat, Kosove, ne Kosove

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT

March 24, 2014 by dgreca

Shkruan: Brahim AVDYLI/

Ne foto: Harta e vjeter Latine per Evropen dhe Iliret/

Kemi vërtetuar se Dodona e ka prejardhjen nga malet e larta të Tomorit, të Shqipërisë, për të cilën na flet me gjuhën e malit të shenjtë Perikli Ikonomi; na flet me gjuhën e emërtimeve rreth e rrotull këtyre bjeshkëve të larta e të shenjta, që e ruan kudo kjo bjeshkë e madhe shqipe deri në ditët e sotshme; me gjuhën shkencore të shkencëtarëve të vjetër grekë, që analizohen nën dritën e gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe, dhe bëjnë fjalë vetëm për malet e Tomorit, sado që kanë gërmuar në Janinë të Epirit pellazgo-ilire, gjoja sikur  janë “në tokë greke”, duke gjurmuar. Në radhë të parë, e kemi deshifruar çka do të thotë “Epiri”, sado që Evropa na e nxjerrë për “tokë greke”.

Por, ende do të merremi me Dodonën, me qytetin e Dodonës së dytë, e cila nuk e “sheh detin”, nuk është “dimërkeqe”, dhe nuk e ka Lopësinë për skaj, as fushat e pambarim të Myzeqesë. Në e kemi parë se “qyteti i Dodonës”, i ka në të vërtetë dy vende në Shqipëri, rreth Tomorit dhe në Tomor. “Shkencëtarët” gjurmojnë rreth “qytetit të parë” të Dodonës dhe nuk e shohin Dodonën e Tomorit. Pseudoshkencëtarët dhe shkencëtarët e vjetër Evropian e greko-sllavë, apo të Botës i numërojnë “zbulimet” e tyre, sikur atje fillon miti i krijimit të botës dhe mitologjia “greke”. Ky është për ta “qyteti i parë”, sepse nuk e shohin të vërtetën. De fakto, ai është qyteti i dytë apo i tretë i Dodonës, i ndërtuar në Tomar të Epirit, “i lakuar” nga pendët greke, që duan ta nxjerrin “zanafillën” e botës nga “territori grek”, i cili është grabitur nga grekët pamëshirë, d.m.th. prej territorit pellazgo-ilir, prej duarve dhe mendjeve të tyre.

Ne do të futemi në një analize shkencore me libra të veçanta të kësaj çështje, që është e domosdoshme të merren në këtë shqyrtim. Ne po e fillojmë së pari me Niko Stylon, duke vazhduar me të tjerë.

Niko Stylo e fillon këtë shqyrtim me studimin e Mumies së Alkmenës, të gjetur e të ruajtur në Muzeun Kombëtar të Zagrebit, në Pavionin e Arkeologëve të Egjyptit, e cila është kufoma e një gruaje, e njohur si Agramer Mumia. Sipas Plutarkut, të theksuar nga vetë Niko Stylo, çvarrimi dhe varrimi i Alkmenës ka ndodhur në kohën e Faraonit Nektanavi i Parë, mbretërimi i të cilit është më 378 p.e.s., d.m.th. në hapësirën kohore që e përcakton analiza e karbonit të cohës së linit, me të cilën është mbështjellë ajo, d.m.th. Mumia e Zagrebit.[1]

Sipas Niko Stylos, varri i Alkmenës ishte në Dodonën e lashtë, mu pranë pemës së lisit të shenjtë, lisat e Figos.[2] Pa u futur në librat e Apollodorit dhe autorëve të tjerë, të gjenealogjisë së emrave apo miteve “helene”, siç i quan me të padrejtë autori, kur e bën gabimin e parë shkencor, as nëse është Alkmena nëna e Herkulit për grekët apo jo, ne po merremi vetëm me analizat e tekstit të Mumies, që janë me alfabetin jonik, alfabet i vjetër dhe pikërisht i alfabetit që e përdorte kleri i Dodonës së lashtë, për ne i Dodonës së dytë apo të tretë, i cili ndjek një përvojë tjetër nga metoda e shkrimit të sotshëm të gjuhëve Evropiane dhe të gjuhës shqipe, pra që fillonte nga e djathta e shkonte në të majtë.

Gjuha e tekstit është gjuha jonike dhe gjenealogjitë nuk janë shkruar me të njëjtin dialekt. Kjo është arsyeja që specialistët të këtij teksti pretendojnë se gjenden në gabimet ortografike dhe se pranojnë se nuk dinë çfarë gjuhe flisnin etruskët e vjetër dhe mendojnë se ky shkrim atyre u përkiste.

Por, këtu është një plotësim i veçantë që e bën Niko Stylo, e të cilin e lënë pothuajse të gjithë “shkencëtarët” para tij. Askujt nuk i shkon ndërmend të analizojnë emrat sipas kuptimit të tyre historik dhe të gjejnë se prej cilës gjuhë kanë filluar të shkruhen ata. Mund ta kuptojnë deri diku se deti i “jon-ë” e ka domethënien e vetme sipas gjuhës shqipe, sepse ai, sipas greqishtes nuk ka kuptim. Ai nuk shpjegohet pa gjuhën e sotme shqipe. Këtyre gjurmuesve nuk u bien ndër mend që të njohin ligjet e këtyre gjuhëve dhe vrapojnë vetëm pas “emrave” të zotave, të veshur me dhunë me petkat “greke”, me mija petka të “mitologjisë greke”, që de fakto nuk janë “greke”, por pellazge-shqipe.

Dialektet jonike, mandej edhe ato dorike, sipas Niko Stylos, ne i quajmë sot dialekte të gjuhës së mbetur gjallë, gjuhës shqipe.[3] Dodona, po ashtu sipas të njëjtit, “ishte e vetmja në Epirin e vjetër dhe të vonshëm”,[4] dhe se “për Dodonën do të shkruante vetë një libër të veçantë”.[5] Ky është gabimi i dytë shkencor që e bënë edhe vetë Niko Stylo, sepse “Dodona” e tij nuk “e sheh detin”, nuk i ka “malet e lashta plot me vëgjej”; nuk i ka “100 burime”; nuk është “dimërkeqe”; nuk është para saj “fusha e gjerë e Myzeqesë”; nuk është “Lopësia” e vjetër, etj.

Varrin e Almenës e përcaktonte në Oropin e sotëm, pranë kishës së Shën Josipit, të cilën e gjeti banori i fshatit, Jorgo Petriti, gjatë hapjes së një varri të lashtë, pra Mumien, të mbështjellë me fasho dhe me ndërmjetësimin e gjyshit të Niko Stylos, e dërgoi në Tergjest.[6]

Të dhënat mbi këtë Mumie i gjejmë te Serafim Ksenopulos, i cili ishte bërë Metropol i Artës, me 27 Janar 1864. Në librin e tij, ndër të tjera, thotë se ”midis këtij fshati dhe malit Zalongo, mendojmë se është qyteti i Alkmenës, ku duken rrënojat e një qyteti të lashtë” (aty, në faqe 237). Kur thotë se janë “rrënojat e një qyteti të lashtë”, Niko Stylo mendon se është fjala për qytetin e Dodonës, “të vetmen”-siç e thotë ai, pra qytetin e dytë apo të tretë apo me cilindo numër.

Dihet se Alkmena apo Almena apo Alja është varrosur në kohën e Naktanavit të parë, diku gjatë përfundimit të sundimit të tij në vitin 378 p.e.s. Pirro Burri ka jetuar në vitet 319-272 dhe e ka ndërtuar gjatë kësaj kohe Dodonën e dytë. Ky shkencëtar na e jep se është ndërtuar, Dodona “e vetme” në Orop, pa pasur asnjë gjurmë të këtij qyteti të lashtë në rrënojat e gjetura, pra Dodonës.

“Za-longo” është një tog fjalësh, sipas Niko Stylos, sepse “longo” shënon një pyll, ndërsa “za” shënon një zë të gjallë, por edhe të pavdekshëm dhe Zalongo nënkupton Pyellin e Alkminës. Emri i Alkminës është në fakt Almina, sepse në tekstet jonike shënohet “Alje”, të cilin, më vonë, e shënojnë edhe “Alie”, pra Almina, jo Alkmina. Kështu na del qyteti që e përshkruan Plutarku, atje ku është gjetur varri i Alkminës, në veri të lumit Akeronda, siç e quajnë sot, ku siç thotë Plutarku se e pa nga Aliarto, që kjo do të thotë se ishte në vendin e lashtë dhe të ri, në Orop. Duke shqyrtuar vendin përreth, na jepet Zalongo.

Siç thotë Serafim Ksenopulos, sipas Niko Stylos, “Lamari është vend i Epirit, që nisë në malin e Rinjashit dhe mbaron në gjirin e Ambrak. Përmbledh 15 fshatra të banuar me kristianë grekë (kur thotë “grekë”, ai bën gabim të madh, sepse nuk ka pasur “grekë” atëherë dhe aq më pakë “kristianë grekë”, shënimi i im, por po e citojmë ashtu siç është shkruar, sipas N. Stylos) e shtrihet deri në vendin e Alminës së vjetër”. (Faqe 234, të së njëjtës vepër të Serafimit).

Nëse e kalojmë në historinë kishtare të viteve të vona, në atë zonë e kemi peshkopatën e rogëve dhe të Kozyllit apo Mezyllit, e cila më pas është quajtur Manastiri i Kozyllit, në Lindje të Manastirit të sotëm të Zalongos. Këta emra, me rrënjë të përbashkët “yll”, që do të thonë “pyll”, janë domethënëse, dhe fjalët “koz” e “mez” janë fjalë avranitase, pra arbërore, shqipe, që e kanë kuptimin “virgjëri”, prej të cilave fjala “mezë” e ka humbur kuptimin e saj të drejtpërdrejtë të virgjërisë dhe atë fjalë e gjejmë në kuptimin “zogëz” dhe “kërriq”, që përdoret sot si metaforë për vajzat dhe djemtë e njomë, pra virgjër.

Pyelli i Kozyllit apo Mezyllit e tregojnë se është Pylli i Virgjëreshës, ose edhe Pylli i Alies, pra Alminës, të thënë nga grekët Alkminës.[7]

Aty mund të jetë fillimi i qytetit të Almenës, apo Alkmenës- siç i thonë grekët, apo Aljes, siç e thonë në origjinë arbërit (pra avranitasit), nënës së Herkulit, i cili ka udhëtuar kudo, edhe në Egjiptin e vjetër, por kjo nuk është gjeneza e qytetit të vjetër për Dodonën, as gjeneza “e vetme” për këtë qytet- siç thotë Niko Stylo, por Dodona pa numër, që i bie në Orop të Greqisë së sotme.

“Qyteti i Dodonës” shtrihet nga pendët greke në shumë treva, për të përligjur të dhënat e tyre, sikur janë “atdheu” i të parëve të Evropës. Dinë të thonë se “Zotat” dhe “Zeusi” ka lindur në tokën e tyre, që e mbajnë ata, i kanë veshur me emra të rrejshëm, me tipare të rrejshme, me veti të rrejshme, etj. Harrojnë se ata vetë e kanë cituar “origjinën” e Greqisë prej pellazgëve, që kanë shtrirje nëpër territorin e sotshëm të Greqisë, që është një gënjeshtër e shumëfishtë. Pellazgët e vjetër hyjnorë janë pellazgo-ilirët dhe shqiptarët, nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër kanë ditur të popullojnë tërë Evropën dhe nuk janë grekët. Pellazgët e vjetër dhe shqiptarët e sotëm i kanë udhëhequr të gjitha shoqëritë e vjetra, prej Mesopotamisë, Indisë, Babilonisë, Persisë, Sirisë, Libisë e Izraelit dhe Jordanisë, nëpër Egjiptin e vjetër, Libi, Etiopi, Algjeri, Marok e Spanjë dhe tërë Evropën, Ballkanin apo Gadishullin Ilirik, pa harruar Turqinë e sotme, që mbanë aq shumë shqiptarë, dhe kthehemi prapë në rreth, deri në Indi. Pra, pellazgët hyjnorë janë pellazgo-ilirët, borealët, shqiptaret.

Po të mund të quhej “Pellazgjia” vendi i të gjitha trojeve të gjëra anë e përtej, në të tri kontinentet ku kanë qenë, që e përbëjnë një “atdhe” të këtyre njerëzve të parë, atëherë janë shqiptarë, pra pellazgo-ilirë, sepse e kanë mbajtur “plisin

e bardhë”, ndonëse sot flasin gjuhë të tjera. Çdo komb e ka historinë e vet, edhe kombi shqiptar. Të huajt, rreth e rrotull, na kanë shkatërruar, na kanë copëtuar; na kanë grabitur; na kanë zvogëluar; na kanë shtyrë me dhunë që ti themi fjalët e tyre “shkencore”, se ne nuk jemi të parët; se nuk jemi pellazgë; se madje nuk e flasin gjuhën pellazgo-shqipe prej gjenezës së kombeve; se jemi të ardhur në tokat tona autoktone; se nuk kemi pasur gjuhë; se vonë kemi filluar të shkruajmë një gjuhë prej “Formulës së Pagëzimit”, në vitin 1462, etj.  këto që janë gënjeshtra të kulluara armiqësore për ne, plot “shkencëtarë” shqipfolës, që pëshpëritin në gjumë gënjeshtrat e mbjella me dhunë, gjatë dhunës mijëvjeçare mbi shqiptarët. Dhe, nuk të vjen çudi kur i dëgjon “shkencëtar të Evropës” që i pëshpëritin dhe i rrisin këto gënjeshtra, sado që nuk janë aspak të vërteta. Nuk është e vërtetë as ajo që e thotë “shkenca evropiane” dhe “shkencëtarët” e shumtë të botës. Njëri vjen nga Zvicra, qendra e Evropës, që po e marrim sot, Oliver Schmidt, i nderuar si “akademik” edhe në Akademinë e Shkencave të Kosovës. Dihet se ka shumë miq të ngushtë serb e serbo-fil, që kanë lindur të përbetuar te djalli i madh dhe janë armiq të përbetuar të shqiptarëve dhe të Kosovës, veçanërisht sot. Ai thotë se vazhdimësia iliro-shqiptare “nuk mund të provohet për shkak të mungesës së gjurmëve të mjaftueshme të gjuhës ilire”[8]. Gjuha ilire ka qenë gjuha shqipe, nuk ka si të mos ketë lënë gjuhë tjetër dhe ai u referohet vetëm armiqve tanë të mëdhenj nëpër tërë ballkanizmit ekstrem, të politizuar kundër shqiptarëve, pra “linguistëve”. Ata e konsiderojnë me qëllim vazhdimësinë iliro-shqiptare si “të pamundur”. Paralelen pellazgo-shqiptare nuk di “t`a vendosë”. Sikur shumë shkencëtar të Evropës, edhe ai e mbështetë “mendimin e linguistëve, të cilët e konstatojnë thjeshtë se ne nuk mund të provojmë që gjuha moderne shqiptare vjen nga ilirishtja, pasi nuk e njohim aq mirë sa duhet. Mund të ekzistojë vazhdimësi iliro-shqiptare, por për momentin tonë ku ndodhen kërkimet tona, kjo është një hipotezë.” [9]

Ka mjaft të tjerë, që ndërthuren në këtë padituri të “shkencëtarëve”. Albano-logët bazohen në të ashtuquajturën “prejardhje të shqiptarëve prej ilirëve” dhe se “paraardhësja e saj gjuhësore është ilirishtja” për gjuhën shqipe, pa prova të mjaftueshme të provimit të saj shkencorë.

Shihet nga mitologjia e vjetër se Iliri është djalë i Evropës, krahas të tjerëve, dhe kështu themeloi më vonë fare-fisin, fisin dhe shtetin që mbahej mbi njërën prej tokave tona-Ilirinë (Ilyrinë), e cila shtrihej në tërë Evropën Jug-lindore, por më vonë edhe nëpër Austri, Gjermani, Angli, Francë, Spanjë, Francë e Itali, që gjenden sot prova të ilirëve. Po i marrim dy prova nga historia, që mbreti Ilir ka sunduar në Gjermani, Austri dhe Slloveni, pra në Evropë, dhe do të shohim mirëfilli se nuk ka askund “trashëgimtare” e ashtuquajtura “gjuhë ilire”, por do të shohim vetëm kudo rrënojat edhe gjendjet arkeologjike, që flasin gjuhën e pellazgëve, pra gjuhën e vjetër shqipe, pellazgjishten.

Gjuhëtari Joachim Matzinger, në një Ligjëratë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, të mbajtur me 9 tetor 2012, në Vienë, pohon tezën se gjuha e sotme shqipe nuk e ka ilirishten, por proto-shqipen e lashtë. Sipas këtij gjuhëtari, ajo ka një lashtësi prej 3000 vjetësh. “Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”-thotë ai në përfundim.[10]

Pra shqiptarët, jo grekët, janë ata të parët që kanë populluar Evropën dhe Botën. Atëherë, janë quajtur pellazgë dhe kanë folur shqip, pra proto-shqipen e lashtë, me të folmet dialektore të kësaj gjuhe, sipas rajoneve ku ka jetuar dhe ku është ndodhur në periudhat e vjetra. Dihet se pellazgët nuk kanë rrjedhur vetën nëpër Greqi, në Greqinë kontinentale dhe ishujt. Ata kanë lëvizur e janë shtrirë në tri kontinentet, në Evropë, Azi dhe Afrikë. Aty e ka bazën e vet; aty ka kultivuar mitologjinë e lashtë, e cila nuk është “greke”, por pellazgo-ilire, pra shqipe. Madje, këtu e bëjnë “gabimin” e qëllimtë ata që duan ta ngrehin drejtë vetes zanafillën e botës, krahas fakteve që nuk kanë gjasa t`i kursejnë nga gjenocidi kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë bijtë e vetëm të pellazgo-ilirëve, nuk janë grekët, serbët, bullgarët dhe turqit.

Vetë historianët e lashtë të Greqisë i fillojnë shkrimet e tyre me kulturën e gjuhën, që ata e kualifikojnë se “është barbare”, pra që vetë aspak nuk e dinin, sepse vinin nga vise të largëta të Afrikës, dhe ishin të zi, si futa, pra nuk ishin “arianë”, të çeltë, raca e bardhë e Evropës. Athua nuk e dinin këta “njerëz të ditur” dhe nuk mendoheshin fare për këtë gjë fondamentale, se këta “barbarë” kishin vetitë e larta dhe të para të tyre, që të jenë vërtetë bujarë; mikpritës; njerëzor; besnikë, të vdesin për ta-kur e jepnin fjalën, të kenë besë, të e dinë se çka është besa, që është fjalë e madhe për Zotin, që jepet vetëm në shenjë të tij, me dëshmitarë të Zotit të Madh, pra engjëjve, me flatra, që janë pranë tij kur ai flet, dhe i raportojnë Zotit, por nuk shihen prej njerëzve dhe i tregojnë Zotit të Madh-nëse i pyet për këtë, sepse për këtë punë ndodhen pranë njeriut, poshtë, në tokë. Prandaj, Zoti i Madh sheh gjithçka, dëgjon gjithçka, e peshon çdo gjë që flitet, bëhet, mendohet, nëpër tërë rruzullin tokësor. Njerëzit e tokës kanë Besë me Zotin e Madh, dhe këtë e kanë dokumentuar me BESËN E SHENJTË, me Perëndinë BES, që në lashtësi, moralit të besimit pellazg, që mësohet në shkollën e mistereve të Thotit. Kjo gjë dihet, por, ne po e shpjegojmë sërish.

BESA apo “fjala e dhënë” është dukuri e popullit tonë, me rrënjë të lashta, jo prej mesjetës, siç pretendojnë të gjithë “dijetarët” e lashtësisë, sipas një listë të gjatë, por kjo gjë dokumentohet se është nga Perëndia BES, ai që i udhëheqë shqiptarët, pra prej pellazgo-ilirët e parë dhe hyjnorë, që flinin nëpër tokë, por ishin të lartë. Kudo që ka shkuar, merrej me gjëra të shenjta, edhe në Egjipt dhe përfshirja e tyre ka qenë në të gjitha fushat e dijes, në të gjitha sferat. Të gjithë popujt i faleshin këtij Hyjniu, të titullar thjeshtë BES, në mbretërinë e lashtë të Egjiptit, Mbretërisë së Faraonit, dhe është simbol kryesor i arbërve, arëbërësve, punuesve të tokës, prej kah si duket u vije ky emërtim, e në radhë të parë po themi prej pellazgo-ilirëve, pra sot shqiptarëve.[11]

Po ua sjellim ndërmend edhe një thënie të studiuesit francez, të viteve 1921, Jacques Boucart, nga vepra e tij “Shqipëria dhe Shqiptarët” (Paris 1921), të nxjerrë në shesh nga Fatbardha Demi, i cili dëshmon se “të gjithë shqiptarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të lëvduar virtytet morale të shqiptarëve, si: ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur e të gjallë dhe sidomos nderimin <<fetar>> që e kanë për fjalën e dhënë, për Besën”.[12]

Perëndia BES ishte mbrojtës i familjes së FARAONIT, e më vonë e shtriu këtë mbrojte mbi çdo familje të Perandorisë. Ai e kishte prejardhjen shqiptare, ilire dhe pellazge, deri në ditët tona. Në luftëra me “shpirtrat e këqij”, Perëndia BES e përdorte jo vetëm thikën teh-shkurtër, të njohur nga historianët si thikë ilire,  por përdorte edhe veglat muzikore, si tamburin, etj. Ai na paraqitej si njeri i shkurtër, me një kokë energjike si të luanit, me mjekër të dendur. Një statujë e tillë është gjetur edhe në një shtëpi në Kodrën Albani, në juglindje të Romës, pranë liqenit me të njëjtën emër dhe dy emërtimet paraqesin etninë shqiptare, pra albanët e vjetër, të banorëve të vjetër të kësaj ane, përpara tjerëve, që e besonin vetë Perëndinë BES, në Gadishullin Italik.[13]

Në Egjipt, Perëndia BES njihej si mbrojtës i familjes, i martesës, i lehonave dhe i porsalindurve; si mbrojtës i shtëpisë nga syri i keq; mbrojtës i muzikës, i artit, i prodhimtarisë, etj. Te i njëjti Perëndi përfshihen për t`u mbrojtur shumë “punë” apo profesione të ndryshme dhe të prodhimtarisë. Madje, Perëndia BES lidhet me besimin pagan apo sellenik të Dodonës, me arbërit, pra shqiptarët dhe lidhet me dhënien e Besës për të ruajtur të fshehtën, me ritet që e kanë origjinën e tyre në tokat pellazge, me fenë apo ritualet e besimit dhe shkencës së lashtë që titullohet edhe sot si “ekzoterizmi”, në ato rite që zhvilloheshin me tepër natën kur sundonte Perëndesha Sellenë dhe mbaheshin sekret. Sellena përfaqësonte Hënën, “diellin e vdekur”-siç e thërrisnin egjiptianët e vjetër hënën. Kjo gjë, sipas miteve pellazge (jo greke) është pellazgo-ilire, kur thuhet se “Errësira dhe Nata kanë ekzistuar dhe më vonë është krijuar Dita”.

Për rrjedhojë, i tërë kulti i besimit të Hënës ka qenë i pari të njeriu primitiv dhe perënditë e tjera kanë qenë perëndi hënore. Besimi hënor i Sellenës ka qenë besimi hënor i Dodonës, që mund të quhet “sellenizmi” dhe është më i vjetër se vetë besimi egjiptian.[14]

Duhet të mos harrojmë se Afrika Veriore dhe treva të Azisë dhe Afrikës, kanë qenë pjesë e Evropës Pellazgjike dhe se ajo është sunduar për një kohë të gjatë nga mbretërit e huaj, nga pellazgo-ilirët. Pra, këtu kemi të bëjmë me një besim të popujve pellazgo-ilir, të cilëve u përket Perëndia BES, siç na e dëshmojnë jo vetëm emri, simbolet shoqëruese të tij, domethënia iliro-shqiptare e emrit Besë (ndër shqiptarët, ka plot emra të tillë, si emrat Besa, Besnik, Besart-a, Besianë apo Besian, Bestar, etj.), por edhe domethënia e Besës së dhënë tradicionalisht të pellazgo-iliro-shqiptarët, si veti e veçantë e karakterit, e ruajtur deri më sot vetëm te shqiptarët. Popujt e tjerë në kontinent dallojë nga ky popull.

Shkencëtari francez J. Boucard, cituar sipas Fatbardha Demit, në shkrimin e caktuar, vëren se “fjala <<besë>> më tepër do të thotë <<mbrojtje e betuar>>. Por, duke qenë një fjalë thellësisht shqiptare, ajo është shume e vështirë të përkthehet. Besa është e vërteta, burrëria, mbrojtja, betimi, besnikëria ndaj zbatimit të një marrëveshje ose një detyrimi… Kjo fjalë ka edhe kuptime të tjera… Shqipëria na del në pah pikërisht sipas një kuptimi të besës: besa është feja e mikpritjes… mikpritja shqiptare i jep të huajit tipare të shenjta”.[15]

Aq e plotfuqishme ishte forca e fjalës së dhënë tek ilirët, sa edhe traktatet midis mbretërive bazoheshim në lidhjen e besës. Shikuar historikisht, të gjitha marrëveshjet në mes të mbretërive pellazgo-ilire apo arbërve nga mitet e lashta apo periudhës më të hershme të shoqërisë njerëzore quheshin “BESË-LIDHJE”. Besa ishte e shenjtë edhe kur i flijoheshin kafshë të gjalla perëndive dhe vet Zotit të Madh, Zeusit, në të gjitha mitet pellazge. Zoti i Madh apo Zeusi, si i thonë  grekët artificial, cilësohej si mbrojtës i shenjtërisë së fjalës së dhënë.

Thyerja e besës apo besëlidhjes te pellazgo-ilirët gjatë tërë periudhës së gjatë e mijëvjeçare konsiderohej si sjellje e  papranueshme, e ndëshkueshme, prekje e interesave, dhe ishte një turpërim i pushtetshëm. Ndërsa mbajtja e fjalës së dhënë, besnikëria, është ushqyer kurdoherë me gjirin e nënave tona arbëreshe që janë të gjitha pellazgo-shqiptare dhe është tipar kryesor i njeriut tonë.

Edhe në ditët e sotme, dhënia e besës, pra BETIMI, si mjaft elemente të tjera të trashëgimisë pellazge te popujt e Evropës vijon në betimin e presidentëve, të qeveritarëve, të gjyqtarëve, etj., por pa shenjtërinë e saj që e kishte në lashtësi. P.sh. në lashtësi, Mbreti Pirro Molosi, kur nënshkroi me makedonët traktatin e paqes me be, e flijoi një cjap, një dash dhe një ka, për nderë të Perëndisë.[16]

Flijime, për ditët e caktuara, ka sot te shqiptarët, që përcillen brez pas brezi. Zakone, tradita dhe veti të larta ka edhe ndër popujt e tjerë.

Të sjellim ndërmend, se Briti, djalë Pirro Burrit, ka udhëtuar në Angli. Prej tij e ka marrë emrin mbretëria e Britanisë së Madhe. Evropa është mbushur me pellazgët, etruskët, ilirët e shqiptarët. Ajo duhet të mendojë sa dhunë kanë bërë grekët, bullgarët, sllavët, serbët, që janë “themeluar” artificialisht në tokat e pushtuara ilire, duke mos e harruar Turqinë, që është osmane-jo turke, me të gjitha gjenocidet e tyre të pafalshme, për zhdukjen e kombit shqiptar.



[1] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e arvanitasve”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 8-9.

[2] Po aty,  faqe 10.

[3] Po aty, në faqen 12.

[4] Po aty, tekstualisht, faqe 76.

[5] Po aty, tekstualisht, faqe 275.

[6] Po aty, e njëjta faqe, në fund.

[7] Po aty, faqe 292.

[8] Cituar sipas shkrimit në gazetën „Tribuna“, të  datës 11 shkurt 2013, „Shmidt: nuk ka prova se shqiptarët janë pasardhës të ilrëve“.

[9] Oliver Schmidt, po aty,

[10] Shiko publikimin në agjencionin Floripress, të dates 16. Tetor 2012, “Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes”, http://www.floripress.com.

[11] Fatbardha Demi, “Si u hyjnizua <<Besa>> e Arbërve në tempujt e Faraonëve“, artikull i dërguar te autori, me datën 18.12.2012.

[12] Jacques Boucart, „Shqipëria dhe Shqiptarët“, Dituria, Tiranë 2004, faqe 30, cituar sipas shkrimit të F. Demit.

[13] Shkrimi i Fatbardha Demit, po aty.

[14] Po aty.

[15] Jacques Boucart, vepra e cituar, faqe 50, nga i njëti shkrim i Fatbardha Demit.

[16] Mehdi Frashëri, “Historia e lashtë e Shqipërisë“, Plejad, Tiranë, 2012, faqe 46.

Filed Under: Rajon Tagged With: Brahim Avdyli, EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT

Një ekspozitë fotografike për shqipërinë në Ferrara

March 24, 2014 by dgreca

Kultura nuk ka kufij është shprehja më e drejtë që na shoqëron kudo në takime dhe veprimtari mes dy kulturave tona – italiane dhe shqiptare – në të dyja brigjet e detit Adriatik. Dhe kemi plotësisht të drejtë ta pranojmë dhe ta themi me plot gojë se kulturat e kanë më të lehtë integrimin. Lidhjet me Italinë janë shumë të vjetra dhe sot vazhdojnë të kenë të njëjtën forcë dhe reciprocitet si në të shkuarën. Një vend i vogël si Shqipëria e ndjen nevojën që, në këtë kohë të vështirë të historisë së saj, të ketë mbështetje në Europë, edhe për statusin kandidat për të cilin po flitet shumë kërkohet një mbështetje e tillë. Italia dhe vendet e tjera të fuqishme fqinje janë më të natyrshmet, pasi me to kemi mundësitë më të shpejta për të bashkëpunuar dhe komunikuar. Që nga viti 1990 e deri më sot shumë institucione dhe shoqata italiane kanë dhënë një kontribut të vyer dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer në ndihmë të vendit tonë, të popullit, të kulturës, arsimit, të dyja këto si dy shtyllat e së shkuarës, së sotme dhe së ardhmes. Një nga këto shoqata është dhe MYLAND me president z. Francesco Malaspina që bashkë me anëtarët e saj përpiqen të ndihmojnë zonat që kanë ende vështirësi të mëdha në shtegtimet e tyre në vendin e shqiponjave. Por një tjetër veprimtari e ndezi dritën e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve në muajt e parë të këtij viti, një ekspozitë fotografike me pamje nga vizitat e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë, dedikuar heroit shqiptar të të dy botëve, baronit me titull të plotë mes fisnikëve italianë, Gjergj Kastriotit. Ekspozita ka patur një interes të madh mes të dy komuniteteve dhe një sukses të madh në qytetin e Ferrarës, pasi është vizituar nga shumë italianë dhe shqiptarë që jetojnë në Itali, prandaj i falenderojmë për këtë nsimë që i lidh më shumë urat tona të bashkëpunimit. Me këtë rast presidenti i shoqatës na dha edhe një intervistë ku mësojmë më në detaje të gjithë veprimtarinë e saj.

Pyetje : Një ekspozitë fotografike për Shqipërinë dhe për të kujtuar Gjergj kastriotin; përse keni zgjedhur heroin tonë kombëtar?

Përgjigje : Sepse heroi juaj kombëtar pati një rëndësi të madhe për historinë gjeopolitike të viteve 1400. Lufta e tij iu kundërvu ekspansionit të perandorisë otomane në të gjithë Europën. Në Itali vetëm studiuesit e njohin se cili ishte. Ne po përpiqemi që ta bëjmë të njohur për italianët këtë njeri të madh dhe për vetë rëndësinë që ka patur për historinë e gadishullit italian.

Pyetje : Shoqata juaj vjen shpesh në Shqipëri, cili ishte kontakti juaj i parë me të? Cilat qytete keni vizituar?

Përgjigje : E themeluam shoqatën për promovim shoqëror Myland në vitin 2012, por udhëtimin e parë  e bëmë në korrik të po atij viti, bashkë me një grup miqsh të Verilindje 4×4 të Triestes, të apasionuar si ne pas udhëtimeve me mjete 4×4. Në fakt kontaktin e parë me popullin shqiptar e pata në vitin 1991, në kohën e eksodit të madh të vitit 1991, kur 27 mijë qytetarë shqiptarëzbarkuan në brigjet e Puljas. Për të qënë i sinqertë në atë kohë nuk e dija se ku ishte atdheu juaj, por nuk isha i vetmi në Itali. E dija që përtej detit Adriatik ishte Jugosllavia e krijuar nga popuj të ndryshëm dhe Greqia. E pranoj që nuk kisha njohje. Është e vështirë të shkruaj se në cilat qytete kemi qënë. Mund të them se deri më sot kemi vizituar në mënyrë të veçantë Jugun e Shqipërisë dhe kemi vizituar disi edhe Veriun. Synimi ynë është ta vazhdojmë këtë rrugë të njohjes. Sa për ide i kemi vizituar qytetet më të mëdha shqiptare dhe në shumë prej tyre kemi qëndruar për disa ditë : Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Krujën, Vlorën, Beratin, Gjirokastrën, Elbasanin, Sarandën, Përmetin, Korçën, Gramshin, Pogradecin, Ersekën, Voskopojën etj. Por ndoshta është kurioze ta dini se kemi vizituar fshatra të rëndësishëm të historisë suaj si Kuçi dhe frashëri, apo të rëndësishëm për nga pejsazhi si Thethi. Fshatra të tjerë të panjohur për turistët e huaj si Progonati, ku mund të admirosh një prej kanionëve më të mëdhenj të Europës. Dardhën në këmbë të malit Tomorr, Lekasin në këmbë të zinxhirrit malor të Ostrovicës, Grabovën në malet afër Gramshit dhe mund të vazhdoj edhe më tej me një listë të gjatë.

Pyetje : Vitin e kaluar ishit në Ersekë dhe më pas çuat ndihma në shkollën e Moglicës. Çfarë marrëdhënie keni me qytetet shqiptare?

Përgjigje : Nëse mendon me drejtuesit e bashkive ku kemi qënë, ju them se gjithmonë kur kemi kërkuar takime me ta, na kanë pritur shumë mirë dhe me shumë prej tyre kemi marrëdhënie të bukura njohjesh. Në Ersekë kemi qënë disa herë për motive të ndryshme. Ushqimi është i shkëlqyer (ne italianët e duam shumë kuzhinën e mirë bio). Ka një muze etnografik shumë të rëndësishëm. Mësojmë shumë për historinë tuaj të lashtë dhe moderne, kur i vizitojmë ato. Është një muze për të cilin tregohet kujdes i madh brenda të cilit mund të shohësh detaje historike me shumë vlerë dhe me rëndësi që i kapërcen kufijtë kombëtarë. Ndoshta e ekzagjeroj disi, por UNESKO-ja duhet t’i vlerësojë që t’i ngrejë në nivelin e Trashëgimisë botërore. Në datën 13 gusht në sajë të interesimit të mikut tonë Rinalt Kasko dhe të kryebashkiakut të Ersekës, ishim të ftuarit e nderit në Festën e Trashëgimisë Kulturore të qytetit. Kaluma një mbrëmje të shkëlqyer në sheshin kryesor, me muzikë dhe shumë njerëz simpatikë që na pritën. Një kujtim që do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.

Përse shkuam në Moglicë? Ky fshat gjendet në rrugën e ngushtë me zhavorr që kalon përmes kanionit të lumit Devoll. Kishim kaluar aty edhe herët e tjera, por nuk ishim ndalur. Në maj të vitit 2013 vendosëm të zbulonim diçka më shumë dhe aty njohëm drejtoren e shkollës. Lindi një marrëdhënie besimi dhe në gusht 2012 u kthyem që të sillnim materiale për nxënësit. Sa për kronikë në maj 2013 udhëtimi u organizua nga shoqata Magna Grecia Off-Road. Është një klub të apasionuarish të makinave xhip me seli në Rossano Calabro. Jemi miq me presidentin e saj prej shumë vitesh dhe kur vendosin të bëjnë një udhëtim në Shqipëri, më kontaktojnë. Kemi këtë marrëveshje : ata organizohen duke mbledhur veshje dhe lodra për dhuratë ndaj instituteve që kujdesen për fëmijët dhe unë i shoqëroj duke u vënë në dispozicion njohjen time që kam për Shqipërinë.

Pyetje : Themi shpesh se ngjajmë disi, si ju pritën?

Përgjigje : Kemi ngjashmëri, sidomos me italianët e jugut. Bëhet fjalë për një ngjashmëri estetike, por edhe nga karakteri. Sigurisht kemi tradita dhe zakone të ndryshme. Mos harrojmë se prej 600 vjetësh ju vini në Itali. Besoj se gjaku është përzjerrë disi. Pritja është gjëja e parë pozitive që më ka bërë përshtypje nga ju. Duhet ta pranoj se në vitin 2010, isha pak i shqetësuar. Para se të nisesha, shumë më pyesnin nëse isha i marrë që shkoja me pushime në Shqipëri, një vend plot me hajdutë dhe vrasës, ku të gjithë shëtisin të armatosur dhe papritur mund të hash ndonjë thikë. Por unë dhe miku im Alessandro Caniati, u pamë në sy dhe të vetëdijshëm që në rast rreziku do të mbroheshim me radhë dhe iu bashkuam grupitb të xhipave të Triestes që të bënim këtë udhëtim “ shumë të rrezikshëm”. Etapa e parë ishte qyteti i Gjirokastrës. Në orën 2 pas mesante, ndërsa italianët e grupit, flinin të sigurtë në dhomat e tyre të hotelit, unë me mikun tim ngrinim dolli me rakinë tuaj, të ulur në barin e qendrës historike bashkë me tre djem shqiptarë. Përfitoj nga rasti t’i përshëndet Olsi Zhusti, Iani Muka e Dini Mosho. Në sajë të tyre lindi në dhjetor 2011  “Castle Club 4×4 Gjirocaster”. Ishin shqiptarët e parë që njoha dhe tani janë miq të mirë.

***

Pyetje : si lindi ideja që të flisni me imazhe për vendin e shqiponjave?

Përgjigje : Kur udhëtojmë, marrim gjithmonë me vete makinën fotografike. Edhe pse nuk jemi profesionistë, shumë prej fotografive janë të bukura dhe sugjestionuese. Kështu lindi spontanisht ideja që t’i bëjmë publike disa prej këtyre imazheve dhe t’ua bëjmë të njohur italianëve në lidhje me Shqipërinë. Ekspozita fotografike “ Toka e Gjergj Kastriot Skënderbeut” është diçka më shumë. Kemi patur momente të ndryshme për të folur për shoqatën tonë Myland, për historinë e Kastriotit, për të njohur historikisht të shkuarën tuaj të afërt në regjim, vitet ’90 dhe eksodin drejt Italisë dhe Europës, muzikën tuaj me një mbrëmje që u zhvillua ditën e shtunë më 22 mars me mjeshtërin protagonist në piano Robert Bisha. Organizuam më datën 23 një mbledhje fondesh ku morën pjesë shumë shqiptarë që banojnë në Ferrara. Patëm kënaqësinë të kishim këngëtaren tuaj Yllka Kuqi me këngët e traditës popullore. Është një mënyrë që t’ju falenderojmë për mikpritjen që na rezervoni në çdo udhëtim dhe motivi pse u krijuam si Shoqatë e promovimit social.

Pyetje : Në historinë e shoqatës suaj ka veprimtari të tjera për Shqipërinë?

Përgjigje : E kemi krijuar shoqatën nga viti 2012, prandaj historia jonë është e shkurtër. Kjo ekspozitë fotografike është rasti i parë publik në Itali që të flasim për Shqipërinë dhe Myland. Në Itali kemi edhe projekte në fushën sociale, por jo tek Ju. Me Shqipërinë  na lidhin udhëtimet me mjetet tona, ku e njohim vendin tuaj nga ana turistiko-historike, pejsazhin, zbulimin e një kulture të ndryshme nga jona dhe në ndihmë të fëmijëve me struktura të mbrojtura apo shkolla dhe ekspozitën fotografike që mendojmë ta shtrijmë edhe në qytete të tjera italiane. Kërkesat tashmë kanë ardhur.

Pyetje : Prej 23 vjetësh jetojnë në Itali, edhe tek ju, shumë shqiptarë, cilat janë përshtyjet tuaja?

Përgjigje : Unë personalisht nuk kam asnjë përshtypje, pasi nuk i vlerësoj njerëzit nga ngjyra e lëkurës, apo gjuha që flasin. I vlerësoj njerëzit sesi sillen. Mendoj se një qënie njerëzore dallohet nga veprimet dhe jo nga prejardhja. Nëse do të dish se çfarë mendojnë italianët, më vjen keq ta them se ka ende shumë paragjykime ndaj shqiptarëve. Qytetari italian nuk është ende gati që të jetojë në një shtet kozmopolit dhe nuk e vë re se përreth tij ka shqiptarë që me shumë sakrifica janë integruar në strukturat shoqërore italiane. Ka gazetarë, muratorë, avokatë, idraulikë, muzikantë, parukierë, sipërmarrës shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe i paguajnë taksat në Itali.

Pyetje : Janë integruar mirë në qytetin tuaj? Si është bashkëjetesa?

Përgjigje : Ferrara është një qytet i vogël, qendra e provincës. Bashkia e Ferrarës ka një popullsi prej 133 mijë banorësh, prej këtyre 1000 janë shqiptarë. Janë integruar por merr vlerë edhe përgjgjia mësipër.

Pyetje : Lexova se që nga dita e parë ka patur shumë vizitorë, si shkoi ekspozita? Pati interes për historinë e shkuar dhe të sotme të vendit tonë?

Përgjigje : Po, duhet të them se pati shumë interes dhe kuriozitet. Numëri i përsonave që e vizituan e kapërceu pritshmërinë tonë. Në 10 ditët e para patëm 800 vizitorë. Mësuam se shumë persona që erdhën synojnë të vijnë me pushime në Shqipëri këtë verë. Interesi për vendin tuaj po rritet, por e kuptuam se lagunat për historinë tuaj të djeshme dhe të sotme janë të mëdha.

Pyetje : Nisma juaj ka edhe një synim të qartë, në ndihmë të popullsisë shqiptare. Udhëtimi i ardhshëm në cilat qytete do të ndalet? Ndihmat kujt do i shkojnë?

Përgjigje : Duhet të sqarojmë disa gjëra : nuk vijmë të kryejmë misione humanitare. Shqipëria nuk është një vend i botës së tretë. Atë që bëjmë në Shqipëri, e bëjmë edhe në Itali. Ndihmën tonë e çojmë në realitete shumë të qarta. Ne nuk bëjmë bamirësi, sepse nuk është formë ndihme, por nëj mënyrë e gabuar në përpjekjet për të bërë diçka të mirë. Do të vazhdomë të bashkëpunojmë me Qendrën Lira në Berat që kujdeset për fëmijët me handicap fizik dhe psiqik dhe me shkollën fillore të Moglicës. Impenjimi ynë konsiston në materialet ndihmëse për veprimtari në to. Nuk shpërndajmë para, por materiale si në rastin e vitit 2013 ku sollëm dy kompjutera, një krevat për masazh fizioterapi, 4 karroca për invalidët, veshje, materiale didaktike, lodra, instrumente muzikore dhe shumë gjëra të dobishme. Do të jem në Shqipëri përsëri nga data 8 -18 maj me miqtë e Magna Grecia of Road. Do të mbërrijmë me traget në Durrës dhe dy kamiona, do të vizitojmë vende ku ka lapidarë të ushtarëve italianë që kanë rënë në territorin shqiptar, Kuç dhe Berat, gjatë Luftës së dytë. Me ne do të jetë edhe Kryebashkiaku i një qyteti arbëresh të Kalabrisë. Po programojmë edhe një udhëtim tjetër në shtator me të njëjtën filozofi turizëm dhe ndihma për fëmijët.

Pyetje : A keni programe të tjera për vitin 2014?

Përgjigje : Kemi edhe ide të tjera që janë në fazën embrionale dhe që do të më pëlqente t’i bëja në Shqipëri, por kur nuk i kemi gjërat e përcaktuara, më mirë preferoj të mos flas. Entuziazmi ynë ndaj vendit tuaj është i madh dhe merita është e personave që kemi takuar dhe që do të takojmë.

Faleminderit Arjan!

Faleminderit Ju dhe miqve tuaj për ndihmën!

Përgatiti Arjan KallÇo

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arian Kallco, në Ferrara, Një ekspozitë fotografike për, shqiperine

GJENOCIDI SËRB NDAJ SHQIPTARVE I TREGUAR NGA VETË SËRBËT (1912-1913)

March 24, 2014 by dgreca

Dëshmi e fakte të kohës/

Shkruan: Ilia S. KARANXHA /Firence-Itali/

Të flasësh sot për Leon Trockin shumë shqiptarve  do t’u ngjalleshe  një farë nervozizmi. Kush cilësohej trockist duhej t’i linte lamturën kësaj bote mbas ai simbolizonte kundërshtarin dhe disidentin e parë ndërkombëtar kundra ideve dhe formave të qeverisjes  diktatoriale të Leninit dhe më pas të Stalinit. Praktikisht një nga figurat më të uryera të regjimit komunist shqiptar i cili nuk pati ndonjë rehabilitim as  pas përmbysjes të regjimit komunist.

Nuk njiheshin shkrimet e Trockit e kështu ishte mjaft e lehtë t’i shkarkoje  mëkat të bëra e të pa bëra. Sidoqoftë këtu nuk do të kapim ndonjë aspekt të teorive marskiste -leniniste aq të pa dëshirura sot nga një masë e madhe shqiptarësh. Por me gjithëkëtë  na duhet të themi se arsyet e urejtjes  nuk kanë qënë vëtëm  antistalinizmi i Trockit por edhe qëndrimi i tij kundra shovinizmit të shteteve ballkanike e në veçanti kundra Sërbisë në raport me shqiptarët.  Kush e urente dje për motive e nga pozicione të ndryshme është i lirë ta urejë edhe sot se në fund të fundit ai nuk u nis të shkruante ndonjë gjë në favor të shqiptarve apo për të përkrahur shqiptarët por thjesht për të treguar realitetin e atyre luftrave mëse kriminale kundra popullsish civile.

Trocki si një korespondent gazetar ka shëtitur vëndet e ndryshme pjesmarse në luftrat ballkanike(1912-1913)  dhe me sytë e tij por edhe nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë në ato ngjarje  na ka trasmetuar ndodhi  me të vërtetë rënqethëse  të kryera nga kriminelë  ordinerë sërbë të inkuadruar rregullisht në ushtërinë qeveritare dhe me porosi të qeverisë për shfrosjen  dhe shpërnguljen e shqipatrve.

Nga një luftë tek tjetra krimet përsëriteshin dhe fshiheshin. Nga një epokë tek tjerta ndryshojnë mjetet e dhunës por qëndrimi shovinist sërb e dhuna mbetet po ajo këtu e mbi 100 vjet.  Kush i denonconte e pësonte dhe kjo shpinte në shpërbërjen e tretjen e vazhdueshme  të  kombit  e trojeve shqiptare. Duke çmuar faktet e shkrojtura në librin e Leon Trockit shkrimi i më poshtëm do t’u ndihmojë të krijoni një ide  të qartë e të pavarur për politikat sërbe dhe antishqiptare në vite.

(Shkrimi është shkëputur e përkthyer nga vepra: Lev Trocki: Le Guerre Balcaniche 1912-1913. Milano 1999, ff. 146-152 )

Le të mbetet ky shkrim në ballafaqim me shkrimin e mëposhtëm  që qarkulloi sot në rjetin socila ku në një luftë me karakter ekspansionist-etnik e politik nuk meret vesh se kush është viktima dhe kush janë  kriminelët. Por duket se në Evropë fiton ai që bërtet më shumë jo kush ka të drejtë më shumë.

http://preshevajone.blogspot.it/2014/03/skandaloze-tekst-antishqiptar-do-tju.html

Firenze 16.III.2014

PËRTEJ PERDHES

(Krimet e shovinizmit)

(Kjo që do të vazhdojë, është pothuajse fjalë për fjalë (e kam shkrojtur nën  diktimin), tregimi i një prej miqve të mij sërbë.)

  Gjatë luftës pata mundësinë, nuk di të them se me dëshirë apo pa dëshirë, të vizitonja Shkupin, pak ditë pas betejës të Kumanovës. Acarimi  me të cilën  në Beograd kishin  pranuar kërkesën time për një lejë  dhe pengesat artificiale  që më parashtroheshin  nga Ministria e Luftës  më kishin bërë të nuhasnja se zotërinjtë që drejtonin ngjarjet luftarake nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe ngjarjet që po ndodhnin aty poshtë korespondonin shumë pak me të vërtetat zyrtare të komunikatave qeveritare. Përshtypja, apo më mirë parandjenjat, u përforcuan nga takimi i favorshëm në tren, në Nish, me një oficer që ishte duke shkuar në Shkup me një mison nga shtabi i përgjithshëm.  

Ky oficer, një burrë i drejtë dhe i ndershëm që e njihnja prej kohësh, kur mori vesh se isha duke shkuar në Shkup me një lejë të regullt, nuk mundi dot të përmbante  mospëqimin e tij. I shpëtoj të theshte se në se nuk do të kisha ndonjë çështje urgjente  të mos e bëja atë udhëtim në  Shkup,  duke shtuar se autoritetet e Beogradit nuk e dinin atë që ne bënim dhe duhet ti ndalohet  “të huajve” që të udhëtojnë në  Shkup. Me të mbritur në Vranjë, në kufiri sërb, oficeri,  e pa  se nuk kisha ndruar mëndjen. Atëhere  ndroi tonin e bisedës, mërmëriti disa fjalë të pakuptueshme   dhe kërkoj të më pregatiste nga përplasja me gjëndjen e Shkupit. “Janë gjëra të papëlqyeshme, por fatkeqësisht të pa evitureshem ” më tha në thelb. Vërejtjet e bashkëbiseduesit tim përmëndnin, mes të tjerave, e më duket  bile edhe e natyrshme, “çështjet e Shtetit”. Të gjithë këto më bënë akoma më shumë me mëdyshje. Me sa duket,  mendova, krimet, për të cilat një farë ekoje  kishte mbritur edhe  në Beograd, nuk ishin episode  aksidentale, të vetmuara e të jashtëzakonshme përndryshe një oficer i nderuar nuk  kishte pse t’i justifikonte si “çështje të Shteit” Megjithëatë dikush duhet të ma bënte të ditur. Kush? Autoritetet ushtarake?  Qeveria? Përgjigjia e kësaj  pyetjeve më ardhi shumë shpejt me mbritjen time në Shkup.

Në të vërtetë shumë më parë, përgjatë   kufirit të vjetër sërb, na pllakosë  tmeret. Ishte pesë e mbasdites, dhe ishim duke u afruar në Kumanovë; dielli po perëndonte dhe ishte duke u erësuar. Mirëpo sa më shumë që qielli erësohej aq më shumë shquheshin  vezullimet e zjarreve. Rrethe rrotull nesh  gjithçka ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndruar në grumbuj shkrumbi të ndezura – afër edhe larg, bile edhe ngjitur me strukturat e mëdhaja të hekurudhës. Ishte e para, e drejtpërdrejtë,  shfarosje  e vërtetë reciproke e qënieve njërzore të cilat unë kurrë nuk i kisha parë në  luftë.  Banesa,  pasuri të grumbulluara nga baballarët, gjyshrit dhe stërgjyshrit ishin duke u kthyer në hi. Në monotoninë e saj flakëruese kjo skenë na shoqëroj për gjithë udhëtimin deri në Shkup.

Arrtiëm në orë dhjetë të mbrëmjes. Kur zbrita nga vagoni i kafshëve në bordin e të cilit kisha udhëtuar, mbi qytet mbretëone heshtja, rrugëve nuk dukej frymë e gjallë. Vetëm përpara stacionit, kishte një grup ushtarësh perej të cilëve dëgjohej  zërri dërr-mërr i një  pijaniku. Pasagjerët e tjerë që zbritën nga treni u larguan nëpër rrugët e tyre dhe unë mbeta mbrapa në stacion i vetëm. Ju afrova grupit. Katër ushtarë me bajoneta të ngritura rrethonin dy të rinj shqiptarë me kapelën e bardhë në kokë. Një nënoficet i pirë, një komitaxhi (çetnik), mbante në njërën dorë një kamë (shpatë meqedonase) dhe në tjetrën jë shishe me konjak. Nënoficeri i urdhëronte:  “Poshtë!” Shqiptarët gjysëm të vdekur nga frika  uleshin në gjunjë: “Lart !” dhe ata ngriheshin. Kjo skenë u përsërit shumë herë. Më pas nënoficeri mes kërcënimesh dhe mallkimesh, ja drejtonte shpatën në fillim në grykë pastaj mbi gjoksin e viktimave. I detyronte ndërkohë të pinin konjak dhe….i puthte.  I dehur nga pushteti, nga konjaku dhe nga gjaku nënoficeri kënaqej e argëtohej me ata si një i poshtër, si një mace rrugësh që lot me një  mi. Kishte të njëjtat teka  të njëjtën psikollogji. Tre ushtarët e tjerë, që nuk ishin të pirë, qëndronin si unjë dhe mbikëqyrnin dy shqiptarët për të mos lejuar që të aratiseshin ose për të penguar çfarëdo lloj përpjekje për rezistencë. Nënoficeri zbavitej me kënaqësitë e tij. “Janë arnautë”  më tha thjesht një nga ushtarët: “Tani do t’i therim”

  I kapur nga tmeri u largova nga grupi. Ishte e padobishme të kërkoje t’i mbroje shqiptarët. Vetëm një fuqi e armatosur  do të kishte mundur t’i shpëtonte ata të dy  nga thonjtë e ushtarve dhe të nënoficerit.  Dhe kjo ndothte përpara stacionit të hekurudhës, pak më parë  se të arinte një tren.    U largova tutje i tmeruar, për të mos dëgjuar ulërimat e dhimbjeve  ose thirjet për ndihmë.

Gjatë rrugës gjithçka ishte  e qetë. Të krijohej ndjenja se ishe në një qytet të braktisur. Qysh më  gjashtë të mbrëmjes të gjitha kangjllat dhe portat ishin të mbyllura. Me rënjen e erësirës komitaxhinjtë bëheshin të papërmbajtur.   Shkallmoni  shtëpitë turke apo shqiptare, e në të gjitha  kryenin të  njëjtat rituale  të grabitjeve dhe të vrasjeve. Shkupi kishte gjashtëdhjet mijë banorë e gjysma e të cilëve shqiptarë e turq. Një pjesë  ishte aratisur por më të shumtit kishin mbetur në Qytet. Dhe çdo natë kishte një lumë gjakderdhjesh.

Para  aritjes time  në Shkup, çdo mëngjez, për dy ditë me radhë, banorët kishin gjetur poshtë urës  kryesore  mbi  Vardar, që do të thotë mu në qëndrën e qytetit, kapica me kufoma. Ishin shqiptarë   me kokën e prerë; disa theshin se që ishin shqiptarë  nga qyteti të vrarë nga komitaxhinjtë, të tjerët  insistonin që kufomat kishin mbritur deri aty të sjellë nga korentet e ujrave . Sidoqoftë ishte e qartë  që ata burra me kokë të prerë nuk ishin vrarë në luftime.

Shkupi pothuaj se është katandisur në një kamp ushtarak. Banorët, myslimanët mbi të gjithë , fshihen dhe nëpër rrugët takohen vetëm ushtarakë. Mes masës të ushtarve shikohen edhe fshatarë  sërbë me prejardhje nga të gjitha anët e Sërbisë. Me pretekstin se  kishin ardhur të takonin të bijtë ose vëllezërit  nëpërmjet fushë Kosovës dhe dalldiseshin në grabitjet. Shkëmbeva disa fjalë me një  treshe prej këtyre çakallve. Kishin ardhur më këmbë që nga Shumadija në qëndër të Sërbisë  dhe kishin përshkuar  gjithë fushën e  Kosovës. Më i riu, me shtat të shkurtër e më pamjen e një kapadaiu, mbureshe se kishte vrarë në Kosovë, me një pushkë automatike dy arnautë. “Ishin katër mirëpo dy aritën të shpëtonin”. Shokët e tij të udhës, fshatarë të  moshuar e me një pamje serioze , konfermuan këtë tregim. “Gjynah – filluan të ankohen – që nuk kemi shumë para me vehte . Këtu ka    qe dhe kuaj të  shumtë- Ushtari, që  merr  një  rrogë prej dy dinarë (shtatëdhjet e pesë kopejka) shkon në fshatin shqiptar më të afërt dhe mer një kalë shumë të mirë. Nga ushtarët mund të  sigurosh dy  dema   bile nga ata  më të mirët për 20 dinarë.”  Nga zona e Vranjës masa e popullsisë zbrisnin nëpër  fshatrat shqiptare dhe kanë vënë dorë mbi gjithçka që mund të rëmbëheshe.  Fshatarsia  ngarkoni  mbi kuriz deri tek portat dhe dritaret e shtëpive shqiptare.

Dy ushtarë që i përkisnin prapavijave të ngarkuar për të çarmatosur Shqiptarët e fshatrave   u   shkëputën nga rradhët. Njëri prej të dyve më pyeti se ku mund ta shkëmbëje një lirë flori.   I kërkova të ma tregonte , me që nuk më kishte ndodhur kurrë të shikoja një monedhë ari turke.  Ushtari shikoj rreth  e rrotull me dyshim   dhe pastaj e nxori lirën nga  çanta. Me një gjest   shumë të qartë më dha të kuptonja se kishte  edhe të tjera brenda çantës, mirëpo nuk deshte që të merej vesh    nga të tjerët. Dhe një lirë turke, siç dihet, vlente njëzet e tre franga.

Tre ushtarë më kaluan pranë dhe më ndodhi që të më zinte veshi  bisedën e tyre. “Nuk kam idenë   se  sa shqiptrë kam vrarë- theshte njëri prej tyre –  mirëpo nuk kishin asgjë që  t’ja vlente barra qiranë për të marë. Pastaj vrava një bula (grua myslimane) dhe i gjeta në trup 10 lira ari.”

Dhe kështu flisnin fare hapur, me një qëndrim krejt indeferent, si për një gjë normale. Njërzit nuk arinin  dot të mernin vesh mbi ndryshimet e mëdhaja të brëndëshme të shkaktuara në pak ditë nga lufta. Ja se deri në çfarë niveli njeriu varej nga kondita të paracaktuara. Në kontekstin e brutalitetetit  të organizuar nga lufta njerzit kafshëzohen pa arritur që ta kuptojnë .

Një skuadër ushtarësh ishte në marshim gjatë rrugës kryesore të Shkupit. Një turk, i pirë e me shumë të ngjarë gjysmë i çmëndur, mallkonte në drejtim të ushtarve. Këta të fundit qëndrojnë, shtyjnë turkun drtejt murit të shtëpisë më të  afërt dhe e vrasin në vend. Skuadra vazhdon pastaj drejt rrugës së vet, duke u imituar nga kalimtarët. Incidenti u mbyll.

Të njëjtën mbrëmje takova në një  hotel një kapter të cilin e njihnja. Reparti i tij kishte qëndruar në Ferizov, një lloj shqiptari i Sërbisë të Vjetër. Kapteri kishte marë si detyrë që të tërhiqte me trupat e tij një top të rëndë, nga të rrethimeve,  nëpërmjet grykave të Koçani-t deri në Shkup. Që këtu , topi duhej të trasportohej deri tek ushtërija që ishte rreshtuar para Adrinapolit.

-E çfarë bën tani mes shqiptarve në Ferizov ? – e pyeta

-Pjek pula dhe vras arnautët. Mirëpo jam bërë derr- shtovi me një të hapur të gojës, duke shoqëruar fjalët me një gjest raskapitës dhe indeferent. – Mes tyre ka pasunarë. Afër Ferizovi hymë në një fshat të kamur, me shtëpi që ngjanin si  kështjella.  U futëm në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive. Pronari, një plak shumë i pasur, kishte tre djem. Me që ishin vetëm katër kishin shumë gra. I nxorëm të gjithë jashtë shtëpisë, i vumë në resht e pastaj i therëm  burrat para syve të tyre. Gratë nuk nxorën asnjë  rënkim sikur të mos ju interesonin fare . Na pyetën vetëm ne se mund të hynin në shtëpi  e të mernin gjërat e tyre si gra. I lamë që t’i mernin. Ç’ do njërit prej nesh i bënë nga një peshqesh shumë të shtrenjtë . Në fund i vumë zjarin  shtëpisë.

-Po  përse  përdorët  gjithë atë  brutalitet ? – e pyeta  i skandalizuar  nga tregimi i tij .

-Nuk mund të bëhej ndryshe  dhe pastaj të bëhet zakon.  Desha të thesha që në kohë të tjera  nuk do të  kisha qënë i zoti  të vrisnja një plak apo një të fëmijë të pafajshëm. Kur je në luftë, dihet, komandanti të jep urdhëra  të cilat duhet që t’i zbatosh.  Në fakt si kjo që të tregova kanë ndodhur shumë edhe  së fundi .  Ndërsa tërhiqnim atë topin drejt Shkupit   u takuam me një karocë brenda të cilës  ishin shtrirë  katër  fshatarë  me kuverta të mbuluar deri në mez . E ndjeva menjëherë  erën e jodoformit.  Diçka nuk shkon , mendova. I urdhërova të ndalonin karocën dhe i pyeta se  kush ishin dhe ku shkonin. Bënë gjoja sikur nuk kuptonin sërbishten  dhe nuk u përgjigjën .  Në drejtimin  e karocës ishte një evgjit . Na shpjegoi  se ishin katër shqiptarë  që ktheheshin nga luftimet në Merdar. Kishin mbetur të plagosur në këmbët  dhe po ktheheshin në shtëpi. Ishte gjithçka e qartë.

-Zbrisni – ju thashë atyre. E kuptuan por nuk deshin të zbrisnin  nga karoca. Ç’farë mund të bëja ? Ngrita bajonetën  dhe i vrava që të katërt mbi karrocë.

E njihnja atë burrë. Kishte punuar si kamarjar në Kragujevac. Ishte një djalë pa ndonjë cilësi të veçantë me një natyrë aspak agresive një kamarier si të gjithë. Në atë kohë bile kishte hyrë të bënte pjesë në sindikatat e kamarierve, më duket se për një farë kohe kishte qënë bile sekretari, më pas u largua…e tani  vetëm pas tre javësh që ka filluar lufta  dhe ja se çfarë ishte shndruar.

-Por kështu po veproni  si banditë. Vrisni dhe  vidhni në mënyrë ç’njerzore!  Bërtita  duke ju larguar atij  burri , për të  cilin ndjenja një neveri fizike.Kapteri u duk sikur u drodh i tëri. Ndonjë kujtim i idhur  duhet t’i ketë shkaktuar një ringjallje që përpiqej ta shtypte brenda vetvehtes. Qe kështu pra që u përpoq  të justifikoheshe duke shpallur me ton solemn e të bindur një frazë që hedhte një dritë  akomë më  ogurzezë  nga ajo që kisha parë dhe dëgjuar.

Jo, nuk është e vërtetë. Ne të ushtërisë së regullt i përmbahemi regullave dhe nuk vrasim kurrë persona nën dymbëdhjetë  vjeç. Nuk mund të bëhem garant për komitaxhinjtë, ata janë krejt ndryshe, mirëpo mund të garantoj për ushtërinë.

Kapteri nuk mund të garantonte për komitaxhinjtë. E në të vërtetë ata nuk njihnin asnjë kufizim. Pjesa më e madhe  ishin rekurtuar mes horave, vagabondëve, fundërinat e proletariati dhe  nga llumi i shoqërisë. Kishin shndruar  vrasjet, vjedhjet e dhunën një sport  zbavitës. Veprimet e tyre flasin vetë, deri autoritetet ushtarake u vunë në  vështirësi nga kriminelë gjakatarë në të cilët kishte degjeneruar lufta e çetnikëve dhe morën masa të ashpra. Nuk pritën bile as fundin e luftës por i çarmatosën dhe i dërguan në shtëpi.

Ajri i Shkupit ishte duke ma zënë frymën nuk mundesha dot ta duronja më. Interesi politik dhe kurioziteti intelektual për t’i parë  gjërat me sytë tim ishte zbehur i gjithi, ishte shojtur krejt. Dëshëronja të iknja sa më parë që të ishte e mundur. U gjenda përsëri mbi vagonin e kafshëve duke parë fushat e Shkupi. Ç’farë hapësirash, ç’farë bukurije . Në një vend si ky njerzit do të kishin mundur të jetonin  mirë, e në të kundërt…Por nuk është rati të t’i them ty këto gjëra, ke të njëjtat ide me mua. Një çerek ore më vonë treni doli nga stacioni.  Hodha një sy jashtë.  Dyqind hapa larg nga binarët dallova një kufomë  me një fez (tip i kapelës turke-I.K.) aty anash. Suratin e kishte për tokë, me krahët  të hapura. Pak më tutje, dy ushtarë sërbë nga njësitet që mbikëqyrnin rojet në binarët bisedonin e talleshin duke qeshur.  Një prej të dyve ishte duke treguar kufomën. Nga të gjitha shënjat dukej se kishte qënë vepër e tyre. Dal nga dal po largohesha tutje nga ai vënd.

Jo larg nga Kumanova, në një fushë të mbjellë me foragjerë afër rrugës hekurudhore disa ushtarë po hapnin gropa të mëdha. Pyeta për arsyet. Më shpjeguan që duhej të groposnin një sasi të madhe mishi të qelbur i cili gjëndej  në  pesëmbëdhjetë apo njëzezt vagona që kishin qëndruar mbi një binarë  të vdekur.  Me sa duket ushtarër refuzonin racionin e mishit. Pra për atë që kanë  aq nevojë, por ka diçka më shumë , e marnin drejtpërdrejt  nga shtëpitë e shqiptarve. Qumësht, djathë, mjaltë. “Kam ngrën më shumë mjaltë në këtë periudhë,  duke ja u marrë shqiptarëve, se sa nuk  kam mundur kurrë  të ha në të gjithë jetën time” më tha një ushtar që e njihnja. Ushtarët vrasin çdo ditë viça,  dele, derra, pula dhe hedhin tutje atë që tepron. “Mish kemi me bollëk” – më the një oficer  që merej me furnizimet. “Ajo që na mungon është buka. Ju kemi shkriojtur nja  njëqind herë në Beograd për t’i informuar që të mos dërgojnë mish por vazhdojnë të  na sjellin  në zbatim të proçedurave të parashikura.”

Desha që t’i shikonja nga afër këtë  apo atë që pashë. Mishi qelbet, ai i lopëve si ai i njeriut . Fshatrat janë plot me kasapana në flakë, ushtarë shfarosin njërërzit, “në moshë jo më të vegjel se dymbëdhjetë vjeç”. Duke ndenjur aty shndrohesh  brutal,  humbasin cilësitë njerzore. Mjaft që të ngresh  vetëm buzën e perdhes,  mbi të ashtuquajturat përleshjet e shquara ushtarake,  dhe lufta të paraqitetet, mbi të gjitha, në veshjen e saj të neveritëshme.

(Botuar për herë të parë në:) Kievskaja  Mysl’ N* 355.  23 dhjetor 1913. Ne Foto:Sebet ne Prishtine, 1913

Filed Under: Histori Tagged With: Gjenocidi Serb, Ilia Karanxha, Trocki

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT