• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

DEGA E VATRES NE QUEENS SHFAQI FILMIN DOKUMENTAR PER ÇAMERINE

March 31, 2014 by dgreca

Dega e Vatres ne Queens me kryetar dr. Skender Murtezani, i gezoi Vatranet e deges se saj dhe mysafire te tjere duke promovuar ne kete dege filmin dokumentar per Historine e Çamerise. Filmi u prit me nje kenaqesi te jashtzakonshme, shume nga ne mesuam detaje te reja nga ky moment i rralle i tragjedise njerezore. Filmi ishte nje dokumentar jashzakonish mire i prezentuar me nje modesti dhe faktifikim te lakmushem duke lene vend per nje ardhmeri te deshuruar me repektim reciprok te shqiptarve dhe grekve. Ne na ndau politika barbare e shtetit grek dhe politika impotente e shtetit Shqiptar te asaj kohe. Kishte edhe diskutime pas filmit, u munduam ti japim kahje çeshtjes Çame edhepse shum ekspert dhe historian kane lene libra fakte dhe dokumentime te momenteve tragjike te popullit tone ne kto troje. Moment te njejte historik kane pesuar edhe Gjermanet ne Vojvodine /500,000 banore/ me mijera u vrane ua moren pronat dhe me mijera  u larguan jasht vendit. Edhe  ata me pretekst te kolaborimit me pushtetin fashist.

Shqiptareve ne Çameri u ndodhi sikur Hitleri dhe fashizmi te kishin lindur ne Çameri, nje pretekst per te shprazur energjine antishqiptaromyslimane edhepse kur nuk i kishte bere dem as popullit grek e aq me pak kishes greke, edhe vellezerit tone orthodoks e pesuan ndoshta edhe me keq ata ishin deshmitar te nje çmendurie shtazarake te masakrimit te vellezerve te tyre pa mundesi te ndihmojne dhe, me vone pesojne asimilimin kombetar te dhunshem.

Ky moment historik duhet dokumentuar ne menyre shkencore duhen, emrat e viktimave te dokumentohen, emrat e te shperngulurve dhe pasurite te regjistrohen. Te kerkohet e drejta e kthimit te femijve niprive dhe mbesave te Shqiptarve ne trojet e baballarve te tyre ne Çameri duke sugjeruar qeverise greke menjanimin e ligjeve shoveniste dhe te politikes se urejtjes qe pengojne realizimin e te drejtes fundamentale njerezore.

Kerkojme nga pjesa me e shendoshe demokratike e popullit grek ta sheh kete moment historik me nje sy me te drejte shkencoro historike qe te mesoje nga gabimet historike te te pareve dhe se bashku te pregaditeme per nje bashkjetese te civilizuar, me respekt te dy anshem ne shekujt qe vine.

Nga historianet tane kerkojme rikujtimin e momenteve te lavdishme te popullit Shqiptar ne Çameri gjate shekujve si dhe kontributin e tyre ne formimin dhe forcimin e shtetit grek.

Eshte mire qe ky film dokumentar me 27 Nentor te luaj ne nje nga kinemat e New York-ut.Bashk me Vatranet e qendres do te mundohemi kjo te realizohet.(Reporteri i deges Queens)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Dega e Vatres, per Camerine, Queens, shfaqi filmin dokumentar

DEMONSTARATA NE WASHINGTON DC BASHKON DIASPOREN SHQIPTARE NE SHBA

March 31, 2014 by dgreca

Te dielen në New York shoqatat shqiptare me veprimtari në SHBA mbajtën mbledhjën e radhës në lidhje me përgatitjet finale për protestën e 8 Prillit ne Washington DC. Iniciativës për demonstratë iu bashkuan organizatat dhe shoqatat e shumta të komunitetit tonë si Vatra, shoqata Rugova, shoqata e Kosoves Lindore, Presheve,Medvegje, Bujanovc si dhe Albanian American Foundation.
Ishte impresionuese të shihje të gjithë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të New Yorkut të bashkuar dhe të unifikuar si rrallëherë më parë, me qellimin e vetëm për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese që pushteti malazias aplikon ndaj shqiptarëve autoktonë.
Që të gjithë njëzëri dhanë përkrahje të parezervë demonstratës,duke theksuar se në Washington duhet të buçasë zëri i ndërgjegjës, zëri i atdhedashësve dhe zëri i së vërtetës, duke ia bërë me dije Malit të Zi,por edhe duke informuar politikën dhe opinionin e gjërë Amerikan,se në shtetin e sotëm të Malit të Zi po shkelen dhe nëpërkëmben të drejtat e pjesëtarëve të kombit më të lashtë të Ballkanit,të kombit shqiptar.
Ju bëjmë APEL që të gjithë,pa dallim,me 8 Prill të ia mësyni Washingtonit.
Interesimi për pjesëmarrje në demonstratë është shumë i madh, andaj ju lusim qe të bëni rezervimet me kohë. Nisja e organizuar me autobus behet:

Në Bronx, Arthur Ave. para lokalit të Gjergj Dedvukaj “Giovanni”në orën 4 am,kontaktoni Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113 dhe në Brooklyn në kryqezimin Church dhe McDonald, në orën 4 am,Mustaf Ahmetaj 917 548 6273

Në Staten Island 4:30 am,vendi i takimit do të jetë në South Beach Boardwalk parking lot në rrugën Father Capodanno Blvd pranë Restorantit Vanderbillt.
Për rezervimin e vendeve në autobus si dhe për çdo informatë në lidhje me organizimin e demonstratës mund të kontaktoni në numrat e telefonave :I.Kurti (347) 723 5016, A. Llunja (917) 417 7498, Xh. Zeneli (917) 470 7325, F. Kallaba (917) 692 1939, Z. Kraja (917) 502 5039. ,
Detroit- Nisja bëhet në mënyrë te organizuar me autobus , nga oborri i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, ditën e Hënë, me 7 Prill 2014, në orën 8 të mbrëmjës.
Për rezervimin e vendeve ju lutemi telefononi: 586-530-0373 dhe 586-929-9062

Filed Under: Komunitet Tagged With: bashkon shqiptaret e Amerikes, Demonstrata ne Washingon

Thaçi: PDSH do ta çojë në hava Car Dushanin

March 30, 2014 by dgreca

PDSH dhe kandidati i saj për president Iljaz Halimi tubimet e radhës të dielën i kanë zhvilluar në rajonin e Tetovës.Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para të pranishmëve sqaroi se cili është qëllimi i kandidimit të Halimit për president dhe çfarë do të arrihet me këtë. “Në Maqedoni ka rreth 900 mijë votues që nuk janë maqedonas. Nëse të gjithë angazhohemi për kandidatin tonë më13 prill, mund të ndryshojmë historin. Ne shpresojmë se do të kalojmë pragun prej 300 mijë votuesve dhe pastaj gjithkush që do të hyjë në raundin e dytë të zgjedhjeve do të duhet të bisedojë me ne”, deklaroi Thaçi.

Thaçi ka theksuar se në rast se PDSH vjen në pushtet do të heq përmendoren e Car Dushanit në sheshin e Shkupit si dhe do të bëj ndarjen proporcionale të buxhetit të shtetit. “Në bisedime njëri ndër kushtet do jetë Car Dushani të fluturoj në hava, shtëpia e oficerëve sërb të eleminohet nga themelt e Burmali Xhamisë, të denacionalizohet të gjitha pronat e Bashkësisë islame. BDI për gjashtë vjet ndau pushtetin me VMRO-DPMNE, ndërsa tani sillen ndaj tyre sikur ndaj kundërshtarëve. Nëse ne do të fitojmë do të angazhohemi që të asgjësojmë këtë veprim nga skena politike. Lideri i BDI-së Ahmeti thotë se kot po angazhohemi dhe po punojmë në këtë fushatë, por unë do ta pyesja ate se ku është ligji për pjesëtarët e UÇK-së, përdorimi i gjuhës shqipe, proceset evrointegruese, ndërtimi i bibliotekës dhe teatrit në Tetovë si dhe ujësjellësin në Tetovë”, theksoi Thaçi.

Në tubimin qendror në Poroj të Tetovës, kandidati Halimi kërkoi mbështetje duke theksuar se votimi i një kandidati shqiptar është me rëndësi për vendin. “Mbështetja juaj është me rëndësi, për shkak se me kandidimin tim tregojnë se shqiptarët jemi popull autokton në këto treva dhe se kanë kuadro të afta për të udhëhequr vendin”, theksoi Halimi.

Ai ka folur edhe për përfaqësimin e dobët të shqiptarëve nëpër institucione, ku me theks të veçantë është kabineti i presidentit. “Në këtë drejtim unë do të angazhohem në rritjen e përfaqësimit në mënyrë të denjësishme në kabinetin presidencial dhe institucione tjera”, theksoi Halimi.

Karavani zgjedhor i PDSH sot ka vazhduar edhe në rajonin e Sarajit sin ë Radushë, Rashçe, Svillare dhe Kondovë. Thaçi në Kondovë theksoi se edhe hoxhallarët duhet të angazhohen që të vije në pushtet një shqiptarë musliman i cili do i zgjedh problemet e shqiptarëve.(Ina)

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Car Dushanin, në hava, Thaçi: PDSH do ta çojë

Zbulohen dokumente të reja të Administratës Clinton (1999): Shfaqini krimet serbe në Kosovë

March 30, 2014 by dgreca

Mediat amerikane kanë publikuar rreth 2500 dokumente nga koha kur Bill Clinton ishte president i SHBA-ve. Në mesin e tyre gjendeshin komunikimet konfidenciale me këshilltarët e tij, përkitazi me Serbinë, të quajtura “Unaza rreth Serbisë”. Telegrafi ju sjellë përmbajtjen e këtyre letrave.

Këshilltarët analizojnë televizivet lokale, të cilat ata i konsiderojnë të përshtatshme për propagandë dhe ku mund t’i investojnë paratë, meqë në këto televizione transmetohej vetëm muzika, seritë e huaja, filmat e vjetër, e asnjë program informativ.

“Plani ishte që të punësojnë dhe të paguajnë gazetarët që në këto stacione televizive të fillojnë të prodhojnë programe të lajmeve. Sinjalet e këtyre stacioneve televizive kanë mbuluar territorin Mitrovicë-Prishtinë-Ferizaj. Ato ishin në pronësi të firmave, qendrat e të cilave ishin në Beograd, ndërsa përfaqësuese ishte Dragana Dojcinovic”, thuhet në dokumente.

Në dokumente gjendet edhe komunikimi i këshilltarëve, ku përmendet xhirimi i filmit për krimet e serbëve në Kosovë. Në komunikime ka marrë pjesë edhe Mona Sutphen, ish shefe e kabinetit të presidentit Barack Obama.

Në emailin me emrin “Letër nga Levini” (Carl Levin, senator demokrat), që është dërguar nga ana e Jane Stromseth në disa adresa, e ku ishte edhe Mona Sutphen, thuhet se Jane ka biseduar me zyrën për krime lufte të Departamentit të Shtetit për idenë për një dokumentar në Kosovë.

“Departamenti i Shtetit për një kohë të gjatë është duke menduar për këtë ide. Në fillim dukej tërheqëse, por pastaj u tha se nuk është ide e mirë, për dy arsye: (1) shpenzimet janë të mëdha dhe (2) dokumentari amerikan mund të rrezikojë të shihet si propagandë, pa marrë parasysh se sa me kujdes do të punohej”, thuhet në email.

Sutphen thotë se ndoshta ndonjë OJQ do ta mbështeste filmin, dhe pyet nëse George Soros, nëse Levin ka vullnet, do të mund të siguronte fonde për këtë.

Në korrespondencë të mëtejshme, Samuel Berger, këshilltari i Clintonit për politikë të Jashtme, ka marrë një letër nga Levini me sugjerimin që SHBA-të të bëjnë dokumentar që flet për krimet në Kosovë. Në kuadër të emailave është dërguar letër tek Bergeri, tek Levini, ku Bergeri falënderon Levinin për raportin që ia ka dërguar pas vizitës së mëparshme në Kosovë.

“Mbështetja e Kongresit për politikën tonë në Kosovë është kritike për rajonin që është i rëndësishëm për vendin tonë.

Unë do ta marrë seriozisht në konsideratë konceptin e një filmi dokumentar për krime lufte në Kosovë, dhe do t’ia përcjelli stafit të gjitha informatat. Në ndërkohë mos harroni se servisi në gjuhën serbe i Zërit të Marikës, Radios Evropa e Lirë dhe ‘Unaza rreth Serbisë’ do të përcjellin lajmet, përfshirë emisionet për krimet në Kosovë.

Kemi menduar edhe në aspektin rajonal, pasi presidenti ka në plan të vizitojë një konferencë në Sarajevë javën e ardhshme (takimi i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore). Kjo do të tregojë se klima më e mirë për investime, të drejtat e njeriut dhe demokraci mund të rezultojnë në një jetë më të mirë në rajon. Milosevici (Slobodan), natyrisht nuk do të marrë pjesë dhe mungesa e Serbisë do të forcojë izolimin e tij dhe të vizionit të tij të shterur për rajonin.

Unë pajtohem me ju se ka ende shumë për të bërë sa i përket Kosovës. Besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kapërcejnë të gjitha pengesat dhe atë me ndihmën tuaj dhe me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe popujt e organizatat tjera”, thuhet në letrën drejtuar Levinit. /Telegrafi/

 

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Dokumente te reja, Kriemt serbe, ne Kosove, te administrates Clinton

Kalendar- 69 vjet nga Masakra e Tivarit, shumë histori dhe enigma për ngjarjen e 30 Marsit

March 30, 2014 by dgreca

30 Mars- Sot bëhen 69 vjet nga masakra më e madhe që u bë ndaj shqiptarëve. Viti 1945, do të kujtohet edhe për shumë vite të tjera edhe pse institucionet e kanë harruar këtë ngjarje. Ajo është masakra që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër llogaritet nga 1700-4300.

Kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsej 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës.

Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni,ku të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Ata qe i mbijetuan masakres besojne se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsej 4300 veta.

Përveç partizanëve, në vrasjen e shqiptarëve kanë marrë pjesë edhe popullsia vendase malazeze por edhe popullsia civile serbo-malazeze të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit. Por kishte dhe vendas të cilët të rinjtë shqiptarë i fshihnin nëpër shtëpitë e tyre ose në stoqet e sanës. Jo me kot ende sot, pas 69 vitesh, Tivari konsiderohet varri më i madh masiv i shqiptarëve.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 69 vjet, Kalendar, nga Masakra e Tivarit

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT