• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2014

HUMBIN JETEN NE KANADA DY TE RINJ SHQIPTAR

March 15, 2014 by dgreca

Dy të rinj nga Kosova e kanë humbur jetën në një aksident trafiku, të enjten, në Hamilton të Kanadasë, raportojnë mediat e këtij vendi. Flamur Miftari nga Prishtina (21-vjeç) dhe Albunit Hiseni nga Gjilani (21-vjeç), humbën jetën në një aksident me makinën e tyre teksa po shkonin në fakultet. Motra e Albunitit, Albana ka rrëfyer për mediat kanadeze se dy 21-vjeçarët pritej të diplomonin për polic në prill në Kolegjin e Niagaras.

“Ai donte të bëhej polic. Ishte shumë i zgjuar”, ka thënë Albana, duke vënë në dukje se vëllai i saj u kujdes për prindërit e tyre dhe ëndërronte për të punuar në mbrojtje të shoqërisë. “Ai më tha: ‘unë do të jem një polic i mirë’”, ka shtuar motra e tashmë të ndjerit, Albunitit. Flamur Miftari dhe Albunit Hiseni ndërruan jetë kur makina e tyre u godit nga një kamion në një përplasje të tri automjeteve në rrugën regjionale në mesditën e së enjtes. Të dy familjet, Miftari e Hiseni, raportohet se jetojnë që një kohë të gjatë në Kanada, por varrimi i Flamurit dhe Albunitit sipas medieve kanadeze do të bëhet në Kosovë. (Kortezi:RTK )

Filed Under: Komunitet Tagged With: Flamur Miftari dhe Albunit Hiseini, humbin jeten, ne Kanada

Durrës:“100 vjet nga Principata evropiane e Shqipërisë”

March 15, 2014 by dgreca

Nga Gezim Kabashi/Në kuadër të 100 vjetorit të Principatës europiane Shqiptare të krijuar nga Konferenca e Londrës dhe të drejtuar nga Princ Wilhelm Zu Wied, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, me Universitetin e Tiranës, Prishtinës dhe të Tetovës, si dhe me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizoi sot në Durrës Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë “100 vjet nga Principata evropiane e Shqipërisë”.

Rektori i universtetit Mit’hat Mema falenderoi pjesëmarrësit dhe nënvizoi se referimet e historianëve ndër më të mirat në vend do të jenë të lira dhe pa ndikime zyrtare. Sipas rektorit Mema materialet e kësaj Konference do të publikohen në një botim të veçantë. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hofman përgëzoi organizatorët për këtë konferencë e para e këtij lloji në këto 100 vjet. Ai shtoi se marrëdhëniet në rajon kanë ndryshuar katërcipërisht. Sipas z. Hofman, në Bashkimin Eropian nuk është e rëndësishmë madhësia dhe potenca e një shteti, por të gjitha vendimet merren mbi bazën e barazisë mes anëtarëve.
Vlerësimet më të mira dha për konferencën zëvëndësministrja e Arsimit, Nora Malaj, sipas së cilës bashkëpunimi mes disa institucioneve shkencore dhe universitare do të shërbejë si një model i mirë edhe në të ardhmen.Në konferencë marrin pjesë studiues të njohur të historisë, të çështjeve juridike, të Shkencave Politike, të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të fushave të tjera. Mes tyre spikasin emrat e historianëve anëtarë të Akademisë së Shkencave, Beqir Meta e Mariglen Verli, studiuesve të njohur të historisë shqiptare, Valentina Duka, Ksenofon Krisafi, Fatmira Rama, Martin Berishaj, Romeo Gurakuqi, Ledia Dushku, Jani Sota, Afrim Krasniqi, etj.

Tematika kryesore e referimeve lidhet me tiparet kryesore të Principatës së vitit 1914, princin dhe pozitën e tij kushtetuese dhe politike, raportet e shtetit shqiptar me fuqitë politike të kohës dhe me vendet fqinje, rolin e faktorit të brendshëm shqiptar në ecurinë dhe zhvillimet brenda Principatës, dokumentet arkivore të disa kancelarive kryesore evropiane mbi Princin dhe Principatën, bilancin e gjashtë muajve të mbretërimit të Wied, si dhe rolin e Durrësit si kryeqendër të Principatës.
Në mjediset e universitetit u hap edhe një ekspozitë e veçantë historike fotografike e organizuar nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë

Ne Foto:Konferenca nderkombetare shkencore 100 vjet nga principata evropiane e Shqiperise

Filed Under: Kulture Tagged With: Durrës:“100 vjet nga Principata, e Shqiperise, evropiane

AVIONI I ZHDUKUR – Malajzia flet për një veprim të qëllimshëm pa konfirmuar rrëmbimin

March 15, 2014 by dgreca

  Lëvizjet e avionit me numër fluturimi MH370, i zhdukur përpara një jave pasi është larguar papritur nga trajektorja e tij, janë shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm, njoftoi sot kryeministri malajzian Najib Razak, i cili megjithatë, nuk konfirmoi rrëmbimin.

”Sistemet e transmetimit të të dhënave të Boeing 777 ishin çaktivizuar”, por kontaktet satelitore vazhduan për më tepër se gjashtë orë e gjysmë pas zhdukjes së avionit nga ekranet e radarëve civilë”, bëri të ditur ai gjatë një konference shtypi.

Në atë kohë, aeroplani ishte në mes të rrugës mes brigjeve të Malajzisë dhe Vietnamit, një orë pas nisjes nga Kuala Lumpur, me destinacion Pekinin, me 239 persona në bord. Ishte ora 01:30 e mëngjesit të së shtunës, më 8 mars.

Më tej, avioni ndryshoi drejtim, duke u drejtuar për nga perëndimi, kaloi përsëri mbi gadishullin malajzian, në drejtim të Oqeanit Indian. “Këto lëvizje përputhen me një veprim të qëllimshëm të dikujt brenda avionit”, deklaroi kryetari i qeverisë malajziane.

”Por, pavarësisht informacioneve të shtypit që flasin për një rrëmbim, dëshiroj të jem shumë i qartë: jemi duke vazhduar hetimin për të gjitha rastet e mundshme që do të shkaktonin ndryshimin e drejtimit të avionit MH370″, theksoi ai.

Ai njoftoi gjithashtu ndalimin e kërkimeve në detin e Kinës Jugore, për shkak të këtyre informacioneve që tregojnë se avioni kishte devijuar nga rruga duke shkuar në drejtim të perëndimit të gadishullit malajzian

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Aeroplani i zhdukur

Letėrsia shqipe vuan nga mbiprodhimi i emrave krijues

March 15, 2014 by dgreca

Nga Gilmana Bushati/

Anila Xhekaliu shkrimtare e katėr librave, mė i fundit ėshtė ‘Urban’, tė cilin e ka nė proēes botimi pranė shtėpisė botuese nė Kosovė Buzuku dhe pėrkthyese nga frėngjishtja e tetė librave, ku mė i fundit ėshtė i autorit bashkėkohor “Kėnga e dashurisė sė Judė Iskariotit” e Juan Asensio, tregon pėr pozitėn aktuale tė femrės nė letėrsinė shqiptare. Ajo i bėn njė analizė tė hollėsishme kėsaj situate dhe del nė pėrfundimin se tani pėr tani letėrsia shqiptare pak ka personalitete femra nė mesin e saj, ashtu siē ka letėrsia bullgare apo ajo serbe. Duke qenė shkrimtare e pėrkthyese ajo tregon se cila ėshtė kostoja pėr tė qenė e tillė, qė sipas saj ėshtė e lartė, por ėshtė krejt e vendosur ta paguajė pėr tė mbajtur gjallė pasionin.

Anila, pse ka kaq pak shkrimtare femra, apo si shumė profesione tė tjera edhe letėrsia ėshtė pėr burrat?

Nė kushtet e letėrsisė sė sotme jo vetėm kėtu ka nje kundėrvėnie nė kėtė pyetje, me atė pse ka kaq shumė autorė dhe pak shkrimtarė, qė do tė thotė se autorėt si femra si meshkuj nuk mungojnė dhe letėrsia ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė formave tė reja tė shprehjes. Shkrimtarin e bėn vepra. Megjithatė do tė ndalem te disa libra qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me feminizmin: “Seksi i dytė” i  Simone de Beauvoir ku mbron idenė se grave, kur u mungon ambicia ose e lėnė veten tė shtypen, janė po aq tė dėnueshme sa burrat, ndėrkohė qė burrat janė seksistė e arrogantė; “Monologjet e vaginės”,  Eve Ensler, shkruar bazuar nė mė shumė se 200 intervista me gra qė hapin zemrėn pėr kėnaqėsitė e tyre, brengat, traumat dhe ėndrrat;  “Ēėshtja e grave” e Gisele Halimi, avokates sė njohur tė procesit “Bobigne” ku insistohet  se pėr ēlirimin e gruas kėrkohen ndryshime strukturash dhe raportesh ekonomike, ndryshim nė formėn “maskiliste” tė pushtetit e gjithashtu “guri i hedhur”, njė revolucion mentalitetesh, njė botė pėr t’u ndryshuar qysh nė gjenezė, nė marrėdhėnie, nė kulturėn e saj; “Bukuria fatale” e Mona Cholet, gazetares sė botės diplomatike, ku zhvoshk ēka bėn kulti i bukurisė dhe tirania e look-ut tek gratė e epokės sonė. Sutiena tė mbushura me pambuk pėr vajzat, mbajtja e fundit tė shkurtėr si shenjė lirie, stereotipe telenovelash, kulti i shtatit tė dobėt nė shtypin femėror, duke treguar se prapa kėsaj kopanisje mėsimdhėnieje fshihet njė urrejtje e vėrtetė pėr veten, qė i dėnon gratė tė jetojnė vetėm pėrmjet pushtetit tė joshjes. Ndėrsa te “Dominimi maskilist”, Pierre Bourdieu bėn njė reflektim sociologjik mbi raportet sociale mes burrave dhe grave, duke shpjeguar arsyet e dominimit maskilist nė tė gjitha shoqėritė, ku shpjegon qė gjithēka nė ndėrdijen tonė priret nga dominimi maskilist, pėr shembull: kur njė grua merr fjalėn nė publik dhe thotė njė fjalė lufte, e cilėsojmė “shtrigė” ose “histerike” ndėrkohė qė e njėjta sjellje tek njė burrė do tė pranohej mė shumė. Ose kur njė burrė fillon praktikimin e njė pune “tradicionalisht femėrore”, statuti i tij menjėherė zbukurohet nga fisnikėria, rasti i kuzhinierėve. Pra, Bourdieu tregon qė jemi nė “kulturė tė gjinive tė ndryshme” meqė dominimi maskilist tenton “t`i ēhistorizojė” kėto role tė paravendosura, duke u pėrpjekur tė na bėjė tė besojmė qė kėto ndryshime janė natyrale “njė grua ėshtė medoemos e dobėt, njė burrė ėshtė medoemos i fortė”. Sigurisht qė letėrsia nuk ėshtė punė gjinish, Beauvoir, Woolf, Jelinek, Lessing, Morrison, Plat, etjer e kanė treguar mė sė miri kėtė.
Nė ato pak shkrimtare qė kemi a mund tė flitet pėr cilėsi dhe ku ėshtė mė e dallueshme nė prozė apo poezi.
Albanologu Robert Elsie nė studimin e tij “Njė fund dhe njė fillim”,[1] i konsideron gratė shqiptare mė fort si gra qė shkruajnė sesa si shkrimtare poete, qė i kushtėzon Shqipėria si vend tradicionalisht mysliman, ku femrat ishin realisht analfabete 40 vjet mė parė dhe gratė shkrimtare e poete nuk ishin dukuri e zakonshme. Kronologjia e tij radhit Adelina Mamaqin me  “Ėndrra vashėrie” (1963),  vėllimi i parė poetik botuar nga njė femėr nė Shqipėri, Zhuljana Jorganxhi, Natasha Lako, Adelina Balashi, Elsa Ballauri, Beatriēe Balliēi, Flora Brovina, Edi Shukriu, Elena Kadare qė me romanin “Njė lindje e vėshtirė” (1973), daton romanin e parė shqiptar tė njė gruaje, pėr tė shkuar te Mimoza Ahmeti me vėllimin e saj poetik “Bėhu i bukur” (1986) dhe “Sidomos nesėr” (1989), ku vė nė dukje risinė e saj nė temat personale dhe universale duke e cilėsuar virtuoze tė teknikės poetike. Por prapė saktėson se Shqipėria nuk ka patur kurrė njė grande dame tė poezisė sikundėr fqinjėt e Ballkanit, as njė Elisaveta Bagrjana si bullgarėt, as njė Desanka Maksimoviq si serbėt duke e justifikuar se njė brez mė parė gratė ishin analfabete dhe ngarkoheshin si kafshėt, njė shakull pėr me bajtė sipas Kanunit.[2]
Por qė nga vitet ‘90 deri mė sot nuk janė tė paktė emrat e krijueseve femra dhe as poezia dhe proza e tyre nuk mungon, ėshtė bėrė pjesė dhe e vendeve perėndimore: Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Besa Myftiu, as vlerėsimet institucionale pėr autoret femra nė vend nuk kanė munguar,  por nė kushtet e mungesės sė kritikės sė mirėfilltė letrare, kjo jo vetėm pėr letėrsinė e autoreve femra, nuk mund tė them asgjė pėr cilėsinė, kur letėrsia shqipe vuan nga mbiprodhimi i emrave krijues,  por  mendoj se ende letėrsia jonė nuk e ka njė Julia Kristevė bullgare as njė Flora Dozen kroate.

Sa qėndron ideja se ato ‘shkruajnė keq’ apo ne po kėrkojmė mė shumė se ēfarė mund tė japin ato nė letėrsi ?

Nuk i paragjykoj nė pikėn qė shkruajnė keq apo mirė. Fundja nyja e letėrsisė ėshtė stili, ai qė na bėn t’i dallojmė vetėm nga njė paragraf i shkurtėr autorėt. Kam pėrkthyer disa autorė tė huaj, ndėr to dhe dy autore femra, Eeva Kilpi dhe Carole Martinez, ku e para ėshtė pikėrisht pjesė e feminizmit europian, dhe pėrveē temės, fabulės, qė tėrheqin, ėshtė gjuha qė pėrdorin, stili i veēantė  qė i dallon nga njėra-tjetra. Ndėrsa mė ka ndodhur tė jem nė librari, kam kaluar faqen e parė tė disa librave dhe kam mbetur e zhgėnjyer, thua se i ka shkruar njė dorė e vetme. Mbase mund tė jem rast i veēuar dhe tė tjerėve nuk u ka bėrė pėrshtypje ēfarė mė bėn mua, por mė ka ngacmuar ky detaj shumė: shkrimtaret shqiptare ngjajnė kaq shumė me njėra-tjetrėn, stili dallon, nuk pėrgjithėson, atėherė mos nuk ka prurje? Atėherė mos kjo letėrsi ėshtė nė rrezik? Ka vetėm kopertina dhe letėr? E has kėtė ngjashmėri tė shkruari qė dua ta quaj stil dhe te librat e pėrkthyer, madje romanet tė japin pėrshtypjen e stilit gazetaresk kur diferencat mes tė dyjave janė tė mėdha. Bota e letėrsisė jeton kohėn e postmodernizmit, dhe kjo tė vė pėrpara njė sėrė pyetjesh tė tjera: e ka kaluar modernizmin e shekullit XX letėrsia shqiptare ? Kur? Cilėt ishin ata qė ishin njėkohshėm me rrjedhat letrare botėrore me veprėn e tyre? Ku janė tendencat moderniste? A pėrbėn realsoci vlerė tekstuale? Cili ėshtė roli i realsocit nė postmodernizėm nėse pretendojmė tė jemi nė njė hap me letėrsitė e vendeve tė tjera? Mendoj se duhen parė si pjesė tė njė sistemi dhe njė letėrsie qė del nga totalorizmi dhe gjendet mes njė bote tjetėr tė letėrsisė pa zhvillimin natyral tė saj, pra nė kushte jonormale dhe e ka tė vėshtirė orientimin ku nėnkuptoj pikėrisht vlerat tekstuale. Pėr tė gjithė letėrsinė shqiptare, jo vetėm pėr atė tė femrave duhet tė jetė shqetėsim tashmė: “ēfarė mund tė japim nė letėrsi?”. Ēfarė mund tė themi tjetėr kur vetė kritika ende nuk e ka thėnė fjalėn e saj. Poezia dhe proza u nėnshtrohen analizave tė shumta, perceptohen tekstualisht… Jemi nė kushtet e vlerėsimit mediatik, kur orientimi i lexuesit bėhet me emra tė imponuar, pra media ėshtė institucion i vetėm vlerėsues. Por, poezia njeh dhe njė zhvillim tjetėr interesant ku pėrfshihen dhe institucionet, ka bėrė pėrmbysjen e madhe, nuk di sa aktivitete financohen nė emėr tė poezisė “elitare”, sa ēmime ndahen, sa emra konfirmohen si poetė, madje ka aktivitet vetėm pėr poetesha. Pėr prozėn ende nuk di tė jenė ndėrmarrė nisma tė tilla, e mos ndodhtė njė marri e tillė! Cilėsia mbetet e diskutueshme, shumė madje, dhe nė kushtet e njė letėrsie institucionale, ku autorėt e angazhuar dominojnė, kanė lidhje drejtpėrdrejt me politikėn, letėrsia e mirė nuk ka mbėshtetje, ėshtė e braktisur, jemi nė kushtet kur teksti ėshtė nė hije, autori qėndron para tekstit. Letėrsia jonė e pėrbuz tekstin e mirėfilltė letrar, ka zgjedhur dukjen para thelbit dhe kjo ėshtė e rrezikshme. Letėrsinė e mirė e gjen jo te emrat.
A mund tė themi se ka njė letėrsi feministe, nėse jo, a ka nevojė letėrsia jonė pėr njė rrymė tė tillė?
Termi i letėrsisė sė feminizmit ėshtė shfaqur nė vitet ‘60-‘70 me gjinokritikėn qė ka patur objekt poezinė dhe shkrimin e femrave si krijim artistik, duke marrė nė konsideratė “ndryshimet gjinore” me Luce Irigaray dhe shfaqjen e konceptit tė “shkrimit femėror” tė Helene Cixous, dhe “shkrim-gruaje” tė Beatrice Didier, njė ndėrmarrje e re dhe e madhe nė kritikė, ftesa pėr tė rilexuar veprat e autoreve femra me njė shikim tė mjeteve tė ripėrtėrira, lėvizje qė nė vitet ‘80 me Elaine Showalter qė zbulon termin e  “diferencės” mė shumė nė pėrmasėn kulturore, ku u pėrqendrua mė shumė. ”Idetė mbi temėn e trupit janė thelbėsore pėr tė kuptuar si gratė konceptojnė gjendjen e tyre shoqėrore, por asnjė shprehje e trupit nuk e ēliron nga strukturat gjuhėsore, sociale e letrare”. Koncepti i gjinisė pėrkufizon feminitetin jo vetėm kur nuk ėshtė vėnė nė pah apo ėshtė i padukshėm, pėrcakton gjithmonė feminitetin nė raport me maskilinen duke vėnė nė pah qė natyra seksuale e femrės, e mashkullit gjithashtu nuk ėshtė vetėm natyrore por dhe kulturore. Mė vonė, koncepti i gjinisė largohet pak nga teoritė feministe dhe shfaqet nė pikėvėshtrim semiotik si element thjesht i diferencave seksuale. Nė fillimet e saj feminizmi si drejtim letrar ishte letėrsi femėrore bazuar nė skemat rrėfimtare dhe temat tradicionalisht tė shkrimtarėve burra, pastaj arrin tek letėrsia feministe qė pėrpiqet ta kundėrshtojė kėtė skemė dhe kėrkon tė drejtėn e saj pėr autonomi, nė fund ka pėrfunduar si letėrsi e quajtur letėrsi gruaje duke kėrkuar me ngulm identitetin e gjinisė. Letėrsia e gruas ėshtė bėrė totalisht e pavarur nė raport me skemat maskiliste, gjė tė cilėn letėrsia feministe nuk ia kishte dalė: ajo kundėrshton skemat e paracaktuara, pa kėrkuar tė shpikė tė tjera. Meqenėse kemi mungesė tė kritikės sė mirėfilltė letrare, dhe kemi shumė autore femra, pa e thėnė fjalėn e saj kritika, nuk e di nėse kemi apo jo letėrsi feministe. Nė kushtet e njė anarkie as nuk mund tė them se feminizmi do tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e gjėrave por qė letėrsia do tė luante rol tė madh nė kulturėn shqiptare, kėtė e them me vetėdije tė plotė. Natyra njerėzore, shoqėrore apo psikologjike ėshtė pjesė e shkrimtarėve nė tekstet e tyre, dhe jam e bindur qė bota e femrės shqiptare pėrbėn kureshti dhe pėr lexuesin e huaj jo si njė viktimė e ndryshimeve tė sistemeve me prostitutėn, as me prostitutat e romaneve tė realsocit, qė sot na rezultojnė tė jenė cilėsuar tė tilla intelektualet e internuara (sa i dhimbshėm ky fakt letrar!), as me sekretaret e sotme tė zyrave qė i has si ndjellėse epshi, shkaktare divorcesh: duhet shpėtuar nga ky model personazhesh qė ndotin, tė stisura nė formėn mė tė keqe tė mundshme. Ekzotizmi duhet tė mbetet te Bajroni, ku femrėn shqiptare e kemi tė pikturuar me tė gjitha dhe pėr t’u lakmuar. Letėrsia ėshtė ushqim shpirtėror, ėshtė model, ėshtė frymėzim, ėshtė ndihmėse, arratisemi me njė libėr nė dorė, gjė tė ēmuar, e kemi bashkėbisedues, i besojmė, gjejmė tė pathėnat. Por kemi nevojė pėr identitetin tonė, tė shpėrfytyruar realisht. Jetojmė kohėn e ndryshimeve dhe kaoseve tė mėdha, kohėn ku pushtetet ndrydhin. Tė mos harrojmė qė Nobeli i fundit shkoi pėr njė shkrimtare qė mbase personazhin mė interesant tė saj pati “burrneshat shqiptare”, Alice Munro. Jam e bindur qė feminizmi e ka ēuar tek kjo mbetje e kanunit tonė. Dua tė them qė vėrtet letėrsia shqiptare ka shumė pėr tė thėnė dhe ende nuk e ka hapur gojėn dhe nuk ka nevojė pėr burrnesha shkrimtare, por pėr letėrsi tė mirė, vėmendje ndaj saj dhe vlerėsime nė bazė tė prurjeve dhe vlerave.
Aktualisht nė krye tė kulturės shqiptare ėshtė njė grua, nuk ėshtė hera e parė kjo, por a mendon se ato duhet tė jenė nė krah tė femrave artiste, apo kur marrin postin gratė bėhen njėsoj si burrat kur drejtojnė dikastere?
Feminizmi ėshtė term politik i ushqyer nga Marksi dhe Engelsi me barazinė gjinore. Po t`i shohim ftohtė gjėrat, feminizmi shqiptar kėto 23 vite ėshtė zhvilluar mė tepėr sipas atij tė tipit fuerist, feminizmi militant, i shekujve XVIII-XIX, nė kohėn e romantizmit, kjo jo vetėm se feminizmi nė Shqipėri njohu zhvillim nė kushtet e komunizmit dhe jemi dėshmitarė tė asaj qė femrat intelektuale shqiptare, qoftė dhe artiste, nuk kanė mundur tė dalin jashtė politikės, dhe suksesin e kanė vetėm kur janė tė pėrfshira politikisht, madje politika duket mėnyra e vetme pėr t’u pėrballur intelektualisht, pėr tė qenė femėr e suksesshme. Qė ėshtė njė grua nė krye tė kulturės shqiptare nuk e shoh si prioritet gjinor, nėse do tė ishte kjo do tė shkoja pėrsėri te Richard Rorty qė thotė “politika feministe bashkėkohore ėshtė mė e ngjashme me lėvizjen pėr heqjen e skllavėrisė nė shekullin XVIII sesa me komunizmin e shekullit XIX… por kur feminizmi na paraqitet mė shumė se njė ēėshtje e reformave tė veēanta, ai mund tė bėhet i ngjashėm me komunizmin e shekullit XX”.[3] Gjithsesi duhet tė kemi parasysh gjendjen nė tė cilėn ėshtė katandisur kultura shqiptare dhe veēanėrisht libri, pa mos thėnė qė ėshtė monopoli i parapėlqyer i medias dhe botuesve, pra libri ėshtė biznes i kėtyre tė dyjave, ėshtė gjetur rruga mė e lehtė pėr ta bėrė tė pranishėm nė media, spekulim i madh: shkrimtarėt janė tashmė gazetarėt, pjesė e panelave mediatike janė botuesit, ku kėta gazetarė janė autorė, pra libri ka kaluar nė rolin e njė produkti kozmetik, botuesit e shėrbejnė si produkt tė tillė te konsumatori, qė deri tani ka shijuar shown e gazetarėve-shkrimtarė e janė familjarizuar me pamjen dhe emrin e tyre e domosdo kanė fituar pushtet tė pakufishėm: kur kanė depėrtuar kaq lehtė te libri.  Pėr arsyen e thjeshtė se pushtetet, ai politik dhe mediatik, japin e marrin vetėm me njėri-tjetrin, pra janė nė pozita shumė vėllazėrore, me shumė lehtėsi gazetarė-shkrimtarėt, gazetarė-politikanėt, sigurojnė njė vend dhe nė pushtetin qendror, pra tė gjithė kanė tradhtuar misionin e tyre, janė gjithēka. Mė ka mbetur nė mendje njė batutė nė njė rreth shoqėror kur njėri u shpreh, “kam dėgjuar pėr njė futbollist qė po shkruan roman.” Me pak fjalė ky ėshtė libri qė serviret pėr lexuesin, nė kėtė gjendje e gjen librin ministrja e re. Jemi njė vend qė nuk jemi pjesė e BE-sė dhe pengues mbetet korrupsioni. A do tė bjerė nė kurthet e paraadhėsve  ministrja, kėtu ėshtė e gjitha. A do ta ēmontojė ministrja jonė ngrehinėn e korrupsionit, apo do tė vazhdojė punėn me ata qė deri tani kanė marrė fonde nga ministrat e mėparshėm, nga fondet e ndėrkombėtarėve dhe kanė abuzuar me to, do bėjė kėtė transparencė apo me po kėta njerėz do tė servirė kulturėn dinjitoze shqiptare, do tė vazhdojė me projektet e tyre? Kjo mbeten pėr t’u parė…! Pra, kemi njė grua nė krye tė njė institucioni tė rėndėsishėm nė kėto kushte. E kam pėrshėndetur emrin e saj kur u zgjodh bazuar nė qėndrimin e saj kritik ndaj dukurive qė kanė tė bėjnė me pėrkthimin, pėr dėmin qė i ėshtė bėrė letėrsisė me veprat e mėdha tė ardhura keq nė shqip, por a do tė mundė tė ngrihet mbi pushtetin duke patur busull shtetin ligjor dhe tė drejtės pėr t’ia kthyer vlerat letėrsisė, sepse janė tė uzurpuara. A do t’ia kthejė letėrsisė emrat e munguar? Trebeshina pėr 23 vjet i munguar, do tė na mungojė prapė?!  E besoj qė letėrsia e do, kemi nevojė pėr pėrmasėn e tij. A do tė vijė libri i Kosovės nė libraritė e Shqipėrisė, do ta mėkojė sadopak plagėn e antivlerės institucioni i saj??? Do ta ēlirojė shtetin nga pushteti apo si tė tjerėt do bėhet pjesė e pushteteve, pėrfshi kėtu dhe atė tė parasė, korrupsionit, plaga qė po lėngon njė popull i tėrė? Duke shpresuar qė pikpamja e MacKinonnit se “burrat janė ashtu siē janė ngaqė kanė pushtet dhe se gratė qė arrijnė tė kapin format mashkullore tė pushtetit, do tė jenė kryesisht si ata”, nuk do pijė ujė pėr Mirela Kumbaron.
Cila ėshtė kostoja qė duhet tė paguajė njė femėr qė merret me letėrsi, pėrfshi edhe kėtu edhe pėrkthimin?
Shumė e madhe, deri vetėmohim! Por kjo nė kushtet kur barrierat mediatiko-institucionale janė tė pafundme. Letėrsia ėshtė kohė fizike qė pėrfshin lexime tė pafundme, shkrime, reflektime pėrfshi dhe angazhimet e tjera. Nuk ėshtė profesion, por mjeshtėri, art qė nuk tė siguron jetesėn. Duhet tė kesh njė punė pėr tė pėrballuar jetėn, ndėrkohė t’i pėrkushtohesh dhe pasionit tėnd. Gjithsesi krijimin e mbaj larg rutinės qė ai tė paktėn tė mos i ngjajė asaj. Nė Shqipėri ėshtė si mallkim tė merresh me art, dhe nuk pres asgjė pėrderisa letėrsia ime gjendet vetėm nė Kosovė dhe ende nuk ėshtė te lexuesi i Shqipėrisė.
[1] Robert Elsie, “Njė fund dhe njė fillim. Vėzhgime mbi letėrsinė dhe kulturėn shqiptare”, Buzuku, Prishtinė 1995, faqe 88.
[2] Po aty, f. 101. “Filozofia dhe e ardhmja”, Richard Rorty, fq 175, autorėsia: Adriana Anxhaku

(gilbushati.blogspot.fr

 

Filed Under: Interviste Tagged With: bisede me Anila Xhekaliu, Gilmana Bushati

Një njeri me shumë komplekse nuk mund të zgjidhet në krye të shtetit

March 15, 2014 by dgreca

Prof.dr. Eshref Ymeri/ (Rasti Janukoviç)/

 Në samitin e “Partneritetit Lindor” që i zhvilloi punimet në Vilnus, kryeqytet i Lituanisë, më 28-29 nëntor 2013, Ukrainës iu propozua të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Evropian. Por Presidenti i Ukrainës Janukoviç nuk pranoi ta nënshkruante një marrëveshje të tillë, sepse theksin e kishte vënë te domosdoshmëria e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë dhe me Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (ish-republikat sovjetike).

          Kancelarja gjermane Anxhela Merkel, që para fillimit të takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Samitin e Vilnusit, kishte theksuar se ajo nuk priste që Kievi ta nënshkruante marrëveshjen në këtë samit, por shpresonte se një gjë e tillë do të arrihej në të ardhmen. Kurse Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, deklaroi se diçka do të ndryshonte në Ukrainë kur të zgjidhet një tjetër president dhe një tjetër parlament.

Tashmë dihet që kundërshtimi i Janukoviçit për nënshkrimin e asaj marrëveshjeje, solli si pasojë tërmetin e fortë politik  të opozitës proevropiane në Kiev që u shoqërua me rreth 100 viktima dhe qindra e qindra të plagosur dhe që u mbyll me largimin e Janukoviçit nga pushteti dhe me përmbysjen e qeverisë së tij.

Kur lexon jetëshkrimin e Janukoviçit në internet në ukrainisht dhe në rusisht, rezulton se gjithçka përshkruhet me ngjyrat e ylberit. Por tani, kur Janukoviçi ka përfunduar në një hiç njeri, sipas përcaktimeve që i bën edhe elita e lartë politike e Kremlinit, dalin në dritë ca gjëra të panjohura në jetëshkrimin e tij.

Ish-këshillëtarja dhe zëvendëskryetarja e administratës së Janukoviçit, zonja Ana German (1959), në një intervistë ekskluzive për agjencinë Le Monde, ka zbuluar ca të fshehta nga jeta e Janukoviçit dhe nga koha e qeverisjes së tij gjatë katër vjetëve të kaluara (që prej 09 shkurtit të vitit 2010 kur ai u zgjodh president). Ajo deklaron:

          “Presidenti Janukoviç vuante nga shumë komplekse. Gjithçka pati nisur që në fëmijëri. Janukoviçi mbeti pa nënë, i ati u martua përsëri, njerka sillej shumë keq me të dhe ai shkoi për të jetuar te gjyshja. Përfundoi në rrugë, mes banditëve. Ra në burg, në fillim një vit, duke qenë në moshë të mitur, pastaj përsëri në burg në moshë të rritur, tashmë për punë sherresh. Si përfundim, ai gjithmonë pati synuar të vinte sa më shumë pasuri dhe të merrte revanshin… Njerëzit që kanë qenë në burg nuk duhet të marrin detyra që të ushtrojnë pushtet sepse kushtet e burgut thjesht e thyejnë njeriun” (Citohet sipas: Ana German. Nëse Janukoviçi është gjallë, ka shumë mundësi që atë ta arrestojnë”. Marrë nga faqja e internetit “liga.net”. 27 shkurt 2013).

Dhe revanshin Janukoviçi e mori: arriti të bëhej president i Ukrainës. Dhe pasurinë e vuri kolosale.

Anders Aslund (1952), bashkëpunëtor i vjetër shkencor i Institutit të Ekonomisë “Paterson” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, specialist kryesor për ekonominë e Ukrainës në Amerikë, ka lëshuar këtë deklaratë në gazetën angleze Financial Times:

          “Gjatë katër vjetëve të fundit, qëllimi i vetëm i Janukoviçit ishte pasurimi i familjes së vet dhe i njerëzve të afërm. Sipas vlerësimeve të bëra, pasuria e familjes së tij arrin në 12 miliardë dollarë. Hapi i parë që duhet të ndërmerret është zbulimi dhe ngrirja e aktiveve që familja e Janukoviçit dhe rrethi i tij i afërm ia kanë grabitur popullit të Ukrainës. Kievi ka nevojë për një ndihmë energjike ndërkombëtare për t’i gjetur dhe për t’i konfiskuar këto pasuri të grabitura. Ato mund ta përmirësojnë në një mënyrë të konsiderueshme gjendjen financiare të Ukrainës” (Citohet sipas: “Janukoviçi i ka vjedhur popullit të Ukrainës 12 miliardë dollarë, – eksperti amerikan”. Marrë nga faqja e internetit “rupor.info”. 26 shkurt 2014).

Në intervistën e vet, zonja German nxjerr në pah.  edhe diçka interesante në figurën e Janukoviçit: pavendosmërinë e tij karakteristike, si president i vendit.      Pavendosmëria është një e metë fatale në veprimtarinë shtetërore të një udhëheqësi. Ajo është me pasoja të pariparueshme, sidomos në çastet e kthesave vendimtare në jetën e një vendi. Por duhet theksuar se pavendosmëria në raste të tilla duhet ta ketë burimin gjetiu dhe si zor të pranohet që ajo të jetë vetëm një tipar i lindur në formimin e karakterit të një udhëheqësi. Prandaj, nga sa deklaron zonja German, e cila e ka njohur nga afër Janukoviçin, rezulton se ky paska qenë thjesht një kukull në krye të Ukrainës, të cilën, në prapaskenë, e komandonte dikush tjetër.

Sipas fjalëve të zonjës German, pas shtypjes së dhunshme të protestës së studentëve në Kiev më 30 nëntor 2013, fill pas kthimit të Janukoviçit nga Vilnusi, ajo i bëri thirrje atij që t’i dënonte dhunuesit e studentëve, duke vënë në lëvizje organet hetimore. Por Janukoviçi nuk mori asnjë masë. Ajo deklaron:

“Janukoviçin e mori në qafë pavendosmëria… Mua më duket se në ngjarjet që rrodhën më pas, qe përzier një forcë e tretë. Unë nuk kam prova, po shpreh vetëm hamendje… Sa herë që ne fillonim t’i mbushnim mendjen për diçka, binte zilja e telefonit dhe ne duhej të largoheshim nga kabineti. Kur ne ktheheshim brenda, ai qe shndërruar tashmë në një tjetër njeri” (po aty).

          Vetë zonja German nuk e pranon haptas, por kuptohet açik se cila na paska qenë ajo forca e tretë që qe përzier në ngjarjet e Kievit dhe cili ishte ai njeriu misterioz që i telefononte Janukoviçit pikërisht në çastet kur këshillëtarët e tij mundoheshin ta kandisnin për të vepruar. Me sa duket, në administratën e Janukoviçit ka pasur informatorë të Kremlinit, të cilët e vinin në dijeni menjëherë Putinin për situatat “e sikletshme” që i krijonin kukullës së tij këshillëtarët që kishte rreth e rrotull. Dhe në raste të tilla, domosdo, Putini ngrinte receptorin dhe thërriste në raport Janukoviçin, i cili, për të qenë vetëm për vetëm me again e Kremlinit në telefon, këshillëtarët e vet i përzinte nga kabineti.

Vetë zonja German shpreh zhgënjimin e saj të thellë me figurën e Janukoviçit, pikërisht ato ditë kur nuk kishte ende asnjë njoftim se ku ishte fshehur ai:

“Unë nuk doja që ai të arratisej me njollën e turpit në ballë, unë doja që ai të dilte i humbur me dinjitet… Nëse është gjallë, ka shumë mundësi që atë ta arrestojnë. Vdekja do ta çlironte atë nga turpi” (po aty).

Ndërkohë, pasi u bë e njohur që Janukoviçi ishte arratisur fshehurazi për në Rusi dhe në mbrëmjen e 28 shkurtit kishte dhënë një konferencë shtypi në qytetin rus Rostov mbi Don, nëpër faqet e internetit filluan të qarkullonin njoftime herë për vdekjen e tij të papritur, herë për gjendjen e rëndë shëndetësore pas një goditjeje në zemër. Me këtë rast, ish-Kryetari i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës Ivan Smeshko deklaroi:

“Ish-presidenti bëri shumë gabime dhe krime fatale. Gabimi më fatal ka qenë arratisja e tij për në Rusi. Ai është mbartës i një informacioni kritik për bëmat e vërteta të pushtetit suprem rus gjatë këtyre viteve në territorin e Ukrainës dhe për bashkëpunimin e vërtetë në çështjet financiare dhe ekonomike. Mbartësi i një informacioni të tillë nuk i duhet askujt kur ai fillon të thotë të vërtetën” (Citohet sipas: Smeshko: tani nuk ka informacion të saktë nëse Janukoviçi është gjallë”. Marrë nga faqja e internetit “LB.ua”. 06 mars 2014).

Me sa duket, zoti Smeshko e zgjidhi enigmën që mundonte zonjën Ana German se cila na qenkej ajo forca e tretë që ishte përzier në ngjarjet e Kievit.

Por përveç këtyre të dhënave interesante të Ivan Smeshkos, një tjetër informacion hedh edhe më shumë dritë mbi rolin prej kukulle të Kremlinit që luante Janukoviçi në krye të shtetit të Ukrainës.

Pas arratisjes së tij nga Ukraina për në Rusi, njerëzia, nga Sheshi Majdan i Kievit, u dyndën drejt Mezhigories ku ndodhej rezidenca e Janukoviçit, në fshatin Novije Petrovci, 31 km larg nga Kievi. Mes shumë gjërave befasuese që gjetën aty, atyre u ra në dorë edhe një bllok shënimesh i kreut të truprojës së Janukoviçit, me emrin Konstantin Kobzar.

Nga faqet e atij ditari, del në dritë e vërteta për qëndrimin e Janukoviçit ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Kiev. Me këtë rast, mbështetur në të dhënat e këtij blloku shënimesh, gazeta “Ukrainskaja Pravda” shkruan:

“Çfarë e detyroi Janukoviçin t’i hidhte zjarr benzinës dhe të provokonte acarimin e protestuesve, pas të cilit ai mori tatëpjetën? Ai po ecte sipas skenarit të Kremlinit, kurse rrugët e arratisjes së tij qenë parashikuar që disa muaj para ngjarjeve të përgjakshme. Në dhjetëditëshin e parë të janarit, Janukoviçi pati një takim të fshehtë me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë të cilit qenë përcaktuar veprimet që duhej të ndërmerrnin autoritetet e Ukrainës që kishin për qëllim shtypjen e plotë të protestave dhe aprovimin e ligjeve represive. Këto fakte zbulohen në ditarin e drejtuesit të truprojës së Janukoviçit, ish-bashkëpunëtorit të Drejtorisë Qëndrore të Zbulimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Konstantin Kobzarit. Kobzari ishte jo vetëm drejtues i truprojës, por edhe referent i Janukoviçit. Ai mbante shënim me hollësi të gjitha direktivat, si edhe telefonatat e personave me ndikim të madh. Me porosi të shefit të tij, Kozbzari merrte në dorëzim shuma kolosale parash, të cilat i përcilleshin Janukoviçit si punë ryshfetesh. Për shërbimin me besnikëri ndaj shefit të vet, Janukoviçi e pati graduar Kobzarin me një shpejtësi marramendëse: nga kapiten në fund të vitit 2009, në gjeneralmajor në ditën e pavarësisë së Ukrainës në vitin 2013. Takimi i fshehtë i Janukoviçit me Putinin, u zhvillua më 8 janar 2013, në rezidencën e presidentit rus në Valdaj (krahina e Novgododit që shtrihet në jug të krahinës së Leningradit me kryeqendër Peterburgun – E.Y.). Për këtë takim të fshehtë, dëshmohet në ditarin e Kobzarit” (Citohet sipas: “Takimi i fshehtë i Janukoviçit me Putinin dhe sekrete të tjera”. Marrë nga faqja e internetit “charter97.org”. 11 mars 2014).

Pra, Putini, me ndihmën e kukullës së tij Janukoviç, vuri në jetë skenarin e ngjarjeve të përgjakshme në Kiev, të cilat pastaj i shfrytëzoi si vjegë për të futur trupat ruse në Krime, ku banorë rusë, të orkestruar nga Kremlini, dilnin në protestë me pankarta në duar, ku shkruhej:

“Rusi, na mbro nga gjenocidi që ushtrohet ndaj nesh”!!!

Mbi figurën e Janukoviçit, hedh dritë edhe një personalitet i huaj, ish-presidenti i Polonisë Aleksandër Kvasnjevski (1954) me dy mandate (1995-2005).

Në një intervistë që ka dhënë gjatë vizitës në Vilnus më 27 shkurt 2014, ai ka deklaruar:

“Njerëzit dolën në Majdan për të protestuar sepse qenë zhgënjyer nga korrupsioni, nga qeverisja, nga premtimet e pambajtura, nga niveli i ulët i politikës, nga mungesa e moralit në politikë. Pa shikoni se çfarë rezidencash qenë zbuluar, dhe jo vetëm ajo e Janukoviçit. Kur pashë rezidencën e ish kryeprokurorit Viktor Pshonka, ajo ishte diçka jashtë imagjinatës” (Citohet sipas: Egle Samoshkajte (intervistuese). “Kvasnjevski: ideja për të tërhequr në qeveri përfaqësues të Majdanit, është e arsyeshme”. Marrë nga faqja e internetit “ru.delfi.lt”. 27 shkurt 2014).

Në këtë intervistë, zoti Kvasnjevski zbulon edhe një tjetër tipar në personin e Janukoviçit, mungesën e theksuar të karakterit të tij:“Kemi kaluar së bashku më shumë se 50 orë. Mund të them se është një figurë origjinale. Ai është ithtar i dorës së fortë, i cili e mbante në grusht partinë e vet. Fatkeqësisht, ai rezultoi i tillë njeri që nuk i kuptoi rregullat e lojës. Ai vazhdimisht mashtronte, asnjëherë nuk e mbante fjalën dhe, më në fund, e humbi besimin jo vetëm në Evropë, por edhe në Moskë. Arratisja e tij, gjithashtu, diçka do të thotë. Besoj se ai e ka pas ndier që te Moska nuk mund të shpresojë më… Gabimin e tij kryesor, për mendimin tim, e përbënte fakti që ai nuk ishte i aftë të komunikonte me njerëzit normalisht” (po aty).

Siç rezulton nga faktet e sipërcituara, kushdo mund të hamendësojë me plot të drejtë se Kremlini, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në fund të vitit 2009 dhe në fillimin e vitit 2010, duhet të ketë harxhuar shuma kolosale për të vendosur në krye të Ukrainës një president-kukull, si puna e Janukoviçit. Vendosja e një presidenti të tillë në krye të vendit ka patur për qëllim mbajtjen e Ukrainës sa më larg Evropës, për ta pasur, ashtu si edhe Bjellorusinë, si një shtet “goditjezbutës” në rast të ndonjë acarimi të mundshëm afatgjatë me Perëndimin. Përveç kësaj, interesat e Kremlinit e donin që një president i tillë ta çonte Ukrainën drejt një varfërimi total, që ajo të katandisej në një lypsare e rëndomtë “nëpër dyert” e Rusisë. Dhe, nënkutohet, një shtet lypsar domosdo që do të zhvishet nga çdolloj vetvetësie kombëtare dhe ndjenjat nacionaliste do të varrosen një herë e përgjithmonë. Një objektiv i tillë, qoftë në planin taktik, qoftë në planin strategjik, për Kremlinin bëhej edhe më i lehtë për t’u arritur, duke pasur në thes presidentin e vendit dhe, automatikisht, edhe elitën qeverisëse. Por, në këtë jetë, praktika të mëson se planet që ndërton një individ, një kolektiv, një njësi e caktuar administrative apo edhe një shtet i tërë, jo gjithmonë ecin në shinat e paracaktuara. Sidomos kur planet janë të gatuara me tharmin e djallëzisë dhe të pabesisë brenda. Si në rastin e planeve të Kremlinit në raport me Kievin.

Me këtë rast duhet theksuar se ndërhyrja e Kremlinit për zgjedhjen e Janukoviçit në postin e Presidentit të Ukrainës më 09 shkurt 2010, nuk mbetet vetëm brenda kuadrit të hamendjeve. Fakti i mëposhtëm flet shkoqur fare dhe pa asnjë mëdyshje se mjetet financiare të Kremlinit për një zgjedhje të tillë duhet të kenë qenë kolosale dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë:

“Në mbrëmjen e së dielës (02 mars 2014 – E.Y.) kryeministri dhe kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse vlerësuan perspektivat e Viktor Janukoviçit. Në fillim kryetarja e Këshillit të Federatës Valentina Matvijenko deklaroi se Rusia nuk ka në plan “ta ulë në kolltuk” përsëri zotin Janukoviç” (Citohet sipas: Ivan Sinjergijev. “Autoritet zero”. Marrë nga faqja e internetit “kommersant.ru”. 03 mars 2013).

Tani Janukoviçi dhe elita e tij e korruptuar deri në vesh, u largua me turp nga skena politike e Ukrainës. Por sfidat për Ukrainën do të jenë të rënda edhe në perspektivë. A është e sigurtë dhe a duhet të besojnë njerëzit e thjeshtë të Ukrainës se pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, do të vijnë në pushtet përfaqësues të një klase politike me dinjitet kombëtar që të dinë të qeverisin në atë mënyrë që jetesa e popullit të vijë duke u përmirësuar vazhdimisht? Apo nga radhët e asaj klase politike do të dalin në skenë të tjerë përbindësha, si puna e Janukoviçit apo e kryeprokurorit Pshonka me kompani? Dyshimet nuk të lënë rehat. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Aq më tepër që Kremlini artin e korruptimit të ekipit qeverisës në Ukrainë e ka përvetësuar deri në përsosmëri.

Me këtë rast, në mbështetje të dyshimeve të mia, dëshiroj që lexuesve të nderuar t’u sjell në vëmendje një deklaratë fort kuptimplote të një personaliteti të shquar të Ukrainës, zotit Dmitri Vidrin (1949), politikan, politolog, publicist, këshilltar i katër presidentëve, deputet i  parlamentit i sesionit të pestë:

Gjatë kohës që president i vendit ishte Viktor Jushenko (1954), Dmitri Vedrini ka formuluar në një mënyrë kuptimplote thelbin e idesë origjinale kombëtare të Ukrainës “së pavarur”:

“Tradhtia përbën atë fundament mbi të cilin po qëndrojmë, mbi të cilin ne kemi ndërtuar jetëshkrimet, karrierat, fatet tona dhe gjithçka tjetër. Ne kemi tradhtuar gjithçka. Ne kemi bërë një betim dhe kemi puthur një flamur. Pastaj e kemi tradhtuar këtë betim dhe këtë flamur, kemi filluar të puthim një tjetër flamur. Pothuajse të gjithë udhëheqësit tanë kanë qenë ish-komunistë, të cilët bëtoheshin për disa ideale, kurse mandej i patën mallkuar ato ideale, për të cilat qenë betuar. Nga gjithë ky veprim tërësor, ku ka pasur mijëra tradhti të vogla, të mëdha dhe mesatare, në thelb, erdhi e lindi ky vendi ynë. Erdhi e lindi politika ukrainase, erdhi e lindi botëkuptimi dhe morali ynë” (Citohet sipas: “Kujtime të një njeriu naiv në hartën e korrigjuar të qiellit. Janukoviçi nuk tradhtoi, atë e tradhtuan”. Marrë nga faqja e internetit “russkiy malchik”. 27 shkurt 2014).

14 mars 2014

 

Filed Under: Analiza Tagged With: drejtuesi i shtetit, njeriu me komplekse, Prof. dr. eshref Ymeri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 97
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT