• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

TENSION NE TIRANE-Greva e ish të përndjekurve, Përplasje fizike mes deputetëve PD e policise

May 28, 2014 by dgreca

Tirane-Tensionohet situata para godinës së Institutit të të përndjekurve politikë./
Në orën 13: 20 minuta një mjet tip golf kishte ardhur për të sjellë infrastrukturën për të ngritur cadrat. Kjo nuk është lejuar nga policia.
Ndërkohë kanë ndërhyrë edhe deputetët e PD-së për të lejuar që paisjet të dilnin nga makina. Ka pasur edhe një përplasje fizike mes deputetëve të PD-së dhe policisë.
Ish të përndjekurit deklaruan se i ishin grisur çadrat.
Ata donin të ngrinin çadrat para Parlamentit, pranë godinës së ish të përndjekurve, por policia nuk i lejon. Sipas policisë leja është marrë për tubim proteste e konfirmuar nga bashkia e policia e Tiranës, dhe jo grevën e urisë.
Një grup deputetësh të PD-së ndodhen pranë protestuesve.
Ora 10: 30: Ish te prendjekurit: Edhe ne ne grevë urie
Në orën 10:30 minuta një grup ish-të përndjekurish politik deklarojnë se do të hyjnë në grevë urie pa afat.
Lajmi u bë i ditur nga Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara, Fatmir Hoxha gjatë një deklarate për mediat përpara selisë së ish-të përndjekurve politik.
Mendohet se fillimisht do të jenë 10 persona që do t’io bashkohen kësaj greve urie, ndërkohë që Hoxha u shpreh se greva është e hapur dhe për persona të tjerë të marrin pjesë.
Gazetarja e Ora News Manjola Hasa informon se ish të përndjekurit kanë planifikuar të ngrenë çadrën në pedonalen para Parlamentit, por pritet që policia t’i pengojë.
“Aktualisht grupi i ish të përndjekurve ndodhen brenda në oborrin e Institutit të të Përndjekurve Politikë në krah të Parlamentit, ndërkohë që ka prani të forcave të shumta të policisë jashtë, pranë Parlamentit” informon gazetarja jonë në orëb 10:40 minuta.
“Do të instalojmë çadrat, dhe do të bëjmë grevën derisa të marrim përgjigje pozitive për kërkesat tona,” tha Hoxha duke lexuar 5 kërkesat që kërkohen të plotësohen.
“Se pari dëmshpërblim total për të gjithë ata që kanë statusin e të përndjekurit politik dhe që i takon dëshmpërblimi brenda 2 viteve, dhe qe janë të gjallë.
Së dyti, rikthim në administratë të gjithë fëmijët e të përndjekurve që janë larguar nga puna.
Së treti, shtimin e dëmshpërblimit për ata që kanë bërë vitet e internimit, t’i njihen.
Së katërti, të rihapen dosjet që kanë mbetur pezull në Ministrinë e Drejtësisë, si pasojë e burrokracisë dhe urrejtjeve klasore që ka politika shqiptare.
Së pesti, të denohet figura e kriminelit Enver Hoxha dhe të dali jashtë ligjit Partia Komuniste pasi ajo përbën një rrezik të madh për Shqipërinë”
I pyetur se sa është numri i ish të përndjekurve politike që do të hyjnë në grevë urie, Hoxha u shpreh se greva është e hapur dhe të gjithë janë të mirëpritur t’i bashkohen grevës ton.

Filed Under: Kronike Tagged With: Greva e ish të, PD e policise, përndjekurve, Përplasje fizike mes deputetëve

MERGATA-Portret i Fatmir Elezit

May 27, 2014 by dgreca

Ndërmarrja “Pikëllimi” në Steinach të Gjermanisë, transporton dhe riatdheson të pajetët e Kosovës nga mërgimi për në Kosovë/
Nga Rrustem Geci – Dortmund/
… Nuk kam rënë nga qielli, as s´më ka sjellë era, jam lindur në Kosovë, dhe në Kosovë dua të të vorrosem, ishte amaneti i një mërgimtari, që po jepte frymë!..Kosova ka mërgatë të madhe në perëndim, më thotë Fatmir Elezi, por, në mëgim nuk krijohen shqiptar, por asimilohen!../
Këto ditë u takova me presidentin e Ndërmarrjes “Pikëllimi” në Dortmund, me mikun dhe patriotin, Fatmir Elezin, nga Mirashi i Vushtrrisë, dhe kolegun e tij të punës, Orhan Bekën, nga Qabëri i Mitrovicës. Derisa po e gjerbnim kafenë, Fatmiri nis e tregon rrugën e tij të mundimshme nën pushtim, dhe për kapakët e “valixhes” me kapanxhë të asaj kohe. Jeta nën këmbët e pushtuesit, ishte vetëm sa për të marr frymë. Nën pushtim, armiku provoi që t´ia thyej Kosovës kurrizin deri në nënshtrim. Mirëpo, Kosova e luftave dhe e betejave, asnjëherë nuk u hamend që ti del zot vendit dhe atdheut të tij. Fatmir Elezi u lind në Mirash ( Mihaliq ) të Vushtrrisë, më 1.01.1975. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kastriot. Pas shkollës së mesme, në pamundësi për t´u punësuar diku, Fatmiri vazhdon mëtej kulturimin në Fakultetin e Maqinerisë, të Universitetit të Kosovës. Mirëpo, fati I keq e deshi më thotë Fatmiri, që të merrja rrugën e mërgimit. Familja 13 anëtarshe e Fatmir Elezit, prindërit ( Hyseni dhe Shukria ) dhe 11-të fëmijët e tyre; 6 djemtë, dhe pesë vajzat, fal prindërve, kishin një edukatë të mirëfilltë atdhedashurie. Studimet, për Fatmirin, ishin një njohje më shumë me dijet dhe me teknologjitë e kohës. Në atë vite të vlimeve të mëdha më thotë Fatmiri, unë edhe studioja, edhe i ndihmoja shokët e mi të idealit. Por, në vitin 1993 në pamundësi për të qëndruar më në Kosovë, u detyrova të marr rrugën e panjohur të mërgimit. Pushtuesit i kishte hyrë uji nën këmbë, por ai nuk dorëzohej, pa i dhënë edhe përgjigjen finale. E them me plotë përgjegjësi s´e shumë të rinj të asaj kohe, kemi marr rrugën e mërgimit, për t´u vetëarmatosë. Mirëpo, jeta nuk na do si duami, por si do ajo. Në Vitin 1998 unë u ktheva në Kosovë, për t´ju bashkuar Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në radhët e UÇK-së, unë kisha dy vëllëzërit e mi, Avniun dhe Saliun. Mirëpo, komandanti i njësitit ku ishin vëllëzërit, më udhëzoi që unë të kthehem sërish në Gjermani, për të ndihmuar familjen dhe luftën. Dhe ashtu ndodhi. Mërgata jonë në Gjermani ishte mjaft e organizuar për t´i mbushur fondet për luftën, dhe për organizimin e vullnetarëve. Në këtë drejtim shprehet Fatmiri, unë kujtoj s´e kam bërë mjaft, dhe kam derdhë kontributin tim pareshtur, që lufta të mos ngec për armë, veshje, municion dhe medikamente. Lidhja e mërgimtarëve, më thotë Fatmiri, jo vetëm në Gjermani, por, edhe më gjerë, e kemi ndihmuar shumë Luftën e Kosovës. Në të gjitha fondet jashtë Kosovës, mërgimtarët tanë kanë derdhur qindëra miliona marka për ta mbajtur frontin e luftës në Kosovë. Lufta për liri është e të gjithëve. Unë kujtoj më thotë Fatmiri, se ne mërgimtarët kemi bërë atë që kemi mundur. Lidhja e Mërgimtarëve Shqiptar në botë, organizoi edhe grupet vullnetare të të rinjëve, për luftë. Në mërgim shprehet Fatmiri, nuk jetohet keq. Por, i mërguari përherë është i prekur nga malli, nga dashuria për vendlindjen, nga dashuria për miqtë, shokët, të afërmit. Mendja dhe kraharori përherë bëjnë pyetje; si të çlirohemi nga malli, dhe nga plaga e mërgimit, i vetmi ilaq, kujtoj unë, shprehet Fatmiri, është që të kthehemi një ditë në Kosovë. Mirëpo, tregon Fatmiri, unë kam një biznes që më lidhë shumë me Kosvovën. Biznesi im quhet, Ndërmarrja “Pikëllimi” për transportimin dhe riatdhesimin e të pajetëve, dhe për ceremonitë e funeraleve. Në këtë drejtim, ndërmarrja “Pikëllimi”, jemi të organizuar mirë, dhe kemi një staf profesionist, prej 11 vetave, që i plotësojnë dokumentet, dhe bëjmë transportimin e të pajetëve, nga e gjithë Evrpoa, për në shtëpitë e tyre, e mëpastaj deri tek varrezat. Kosova ka mërgatë të madhe. Sipas shënimeve tona, vetëm në Gjermani dhe në Zvicërr, jetojnë rreth shtatëqindmijë ( 700 000 mijë ) mërgimtar shqiptar, shifër rënqethëse, por ky është realiteti. Në mërgim më thotë Fatmiri, nuk krijohen shqiptarë, por asimilohen. Më duhet të theksoj, vazhdon Fatmiri, se Ndërrmarrja jonë “Pikëllimi”, aktualisht operon në gjitha shtetet e Evropës perëndimore. Ndërrmarrja “Pikëllimi” për transportimin dhe riatdhesimin e të pajetëve, dhe ceremonitë e funeraleve, tani mbush 11 vjet. Stafi ynë është i përgatitur mirë, edhe me teknikë bashkëkohore të kohës. Njerëzit e mi shprehet Fatmiri, janë të aftësuar për këtë punë. Cilësia e punës është e lartë, e shpejt, dhe pa vonesa burokratike, në transportimit të kufomave, dhe rregullimin e dokumentacionit. Stafi i Ndërrmarrjes “Pikëllimi” punon 24 orë, dhe është i specializuar në këtë fushë. Riatdhesimi i të pajetëve dhe transportimi i kufomave për në Kosovë, është i një rëndësie të madhe. Çdo njeri para se të vdes, ai do ta di se ku do të vorroset, dhe le amanetin për këtë. Nuk kam rënë nga qielli, as s´më ka sjellë era, jam lindur në Kosovë, dhe në Kosovë dua të të vorrosem, ishte amaneti i një mërgimtari, që po jepte frymë!..

Filed Under: ESSE Tagged With: Ndërmarrja “Pikëllimi”, Portret i Fatmir Elezit, Rrustem Geci

RRËFIM PARA LTERIT TË GJUHËS

May 27, 2014 by dgreca

(Pak herezi për higjienë)/
Nga Rexhep KASUMAJ/ Berlin, maj 2014/
Çdoherë në jetë, veç krajatave të vetë kuptimit të saj, sikur më ndiqte dhe një kufizim. Një inkomocion, drojë që më rrudhte para botës. Më bënte të pasigurtë dhe ndrydhte natyrën time, jo pak të gjallë e të gëzuar. Dhe kjo ishte gjuha. Fillimisht jo imja, po një tjetër gjendej prore që t’më rrethonte me unazë moskuptimi ndër mote.
1.
Teksa vijoja mësimet e Normales në Gjakovë, prisja me ankth orën e sërbishtes. Nuk e dija asnjë fjalë. Ndoshta vetëm ato pak shprehje njatjetimi a ofeze. Por, meqë serbë në Gjakovë kishte pak (“Rruga e shkijeve” si quhej lagja e tyre e vetme), kjo gjuhë nuk kishte qarkullim të gjerë publik dhe, ndaj, nuk më pengonte mosdija e saj. Mirëpo dhe në mësime, për fatin e mirë, krekosja brutale e arsimtarit të sërbishtes nuk do vrujonte gjatë. Lënda e tij shpejt do të bëhej fakultative. E kjo do të thoshte, se ajo nuk do të notohej dhe prej saj askush nuk do ngelte në klasë. Megjithatë, edhe për afro një vit e ca, sa do zgjaste “makthi i sërbishtes”, unë kisha një ngushëllim: këtë gjuhë, si thashë, nuk lypsej ta flisje kund jashtë shkollës, dhe, mandej, ishte gjuha ime shqipe që e shkruaja më mirë se shumica e nxënësve të tjerë. Isha “i fortë”, si thuhej në zhargonin e ahershëm dhe hartimet e mia shquheshin për pedantëri shkrimi e fantazi krijuese. Kështu, së paku, mendonte Profesori im i nderuar (F. Duraku) që, madje, nuk ngurronte të shprehte njëfarë adhurimi a përkujdesi paternal ndaj kësaj dhuntie.
2.
Mirëpo episodi i qetë gjakovar, do të merrte fund një ditë. Tani, maturant, do të hyja në Fakultetin e parë të “Gazetari-Diplomacisë” (si brezi themelues), por që më pas, për arsye fondesh e kuadrosh, do të shuhej e do të fuzionohej në amzën e tij, në Juridik, duke ruajtur modestisht vetëm pjesë nga drejtimet e zhurnalistikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Vitet e studimeve, sidomos, viti i parë i “Gazetarisë…”, do të rikthenin sërish tek unë faktorin dridhmues të gjuhës: efektin që shtypte dhe thadronte ndjesinë e mundimshme inferioriale. Libra shqip nuk kishte pothuaj fare. Mungonin dhe profesorë dhe, që këtej, disa syresh u desh të vinin për të ligjëruar që nga Belgradi. Një këndin e fundmë të një rrugice të afërt e të shkurtër që dilte në udhën kryesore të posashtruar, ndodhej një dyqan i vogël që i thoshin “skriptore”. Aty mund të gjeje dorëshkrime të shumëzuara arsimtarësh shqiptarë nga lëndë të ndryshme. Po mua nuk më pëlqenin dhe nuk i konsultoja gati asnjëherë. Do ti përveshja, prandaj, mëngët për të mësuar sërbishten. Pa shkollë e dialog. Veç me fjalorë e libra akademikë. Ishte një punë titanike. E njihja pak dhe ishte një gjuhë e mërzitshme. Dhe pa vonuar shumë, do ta absorboja kuantumin e nëvojshëm elementarë. Natyrisht, u gëzova shumë. Ende nuk e flisja mirë, por mjaft sa të shfletoja literaturë serioze për provimet e shumta.
3.
Veçse mynzyra e saj nuk tretej ende dot. Pas disa vitesh, akoma pa diplomuar (ishte hapur një konkurs dhe e mendoja si rast që s’përsëritej shpesh) do të filloja profesionin e gazetarit të redaksisë së jashtme në Rtp-në atëbotshme. Konteksti i punës kërkonte që dhe ta flisja në mënyrë solide atë të shkretë gjuhë. Ndërkaq kontaktet, puna, udhëtimet a ndonjëhershme çliruan idiomën e saj të mbledhur në mua. Nisa të kuvendoja rrjedhshëm. U bëra, si më thënë, më i lirë e gjithë vetëbesim në relata pune, po dhe në vetë jetën sociale, sepse, ndryshe nga Gjakova, këtu në Prishtinë ajo ta zinte udhën gjithkah.

Kështu do iknin kohët, derisa një tjetër ngushtim, përhihej në horizont. Por kësaj here, nuk kje sërbishtja që, njëkohësisht, ishte dhe gjuhë e dhunës dhe hekurave. Ishte gjuha e Gëtes: e fisme dhe e vështirë.

4.
Kur, pas një periudhe frymëmarrjeje nacionale, në mbarim të viteve 80-të, u suprimua me gjak subjektiviteti autonom i Kosovës, do merrja shtigjet e mërgimit në Berlin. Tani drama do fillonte nga e para. Ndonëse gjuhë e një kombi që kish mirëkuptuar ndër vite historie rrathët e tragjikës shqiptare, prapë ishte e huaj. Nuk e dija dhe, ndaj, sërish behnin tkurrje e memecëri, pamje injorance dhe përulje…Shqipja ime mëkuese, për dallim nga vitet e hershme, e veçanërisht gjakovare, këtej nuk bënte derman fare. Liria e mirëpritur që do të gjeja, do të hijesonte pa fajin e tyre, këtë prag madhor që duhej kaluar. Mirëpo pak me kurse e konverzim, e më shumë me libra, do ta mposhtja atë disi rrejshëm. Ky shtegtim gjuhësh, ndërkaq, pati paraprakisht, dhe epsodin e anglishtes. E kisha mësuar obligativisht në shkollë e studime, por nuk mjaftonte për të hapur të gjitha dyert. Rrjedhimisht, do ti rrekesha absolvimit të saj privatisht: me impenjim ngulmëtar në leksionet e asokohëshme. Mirëpo me të vajtur në tretdhe, mjerisht, ndodhi një betejë e vogël me saj e gjuhës vendare, në të cilën, kjo e fundit, për keqardhjen time të thellë, do ta merrte primatin përfundimisht. Porse dhe ajo, si një mushkë e sertë, më trathton ende në përqasjen e shtigjeve të thella…
5.
Mirëpo, me sa duket Hyu, kurorën e zhgënjimit do t’ma ruante për fund! Tashmë Kosova ishte çliruar nga okupatorët serbë dhe të gjithë (dikush menjëherë e dikush më vonë) do të kaptonin me gëzim rrugët e kthimit nga tretdheu. Si fryt lirie, ishte shkërmoqur dhe “perdja e hekurt” ndërshqiptare. Këmbeheshin libra e mallra, takoheshin njerëz të të dy “hemisferave”, zhvilloheshin projekte dhe ngjarje të përbashkëta kulture në shkallë kombëtare. Një lumni e pritur shekujsh…
Por, për ironi, pikërisht në kulmin e dalldisë kolektive, do të përjetoja therjen rrafshuese. Ishte hataja vetë. Në prakmuzgun e jetës, do të merrja vesh se unë, tani që kisha lënë prapa mundin e gjuhëve të huaja – nuk dija shqip! Bërtitej rreptë e ndalueshëm: kush nuk di të flasë standardisht, nuk di të flasë as shqip, e ipso facto, nuk mund të jetë shqiptar! Doli se gjuha që më kishte mësuar Nëna dhe që ndihte të mëkëmbësha rrëzimesh, ishte e vjetër. Arkaike. Nuk më dhuronte tutje mjetin hyjnor të fjalës, të marrëveshjes, të dashurisë me njerëzit…Streha e saj, jo vetëm pikonte, por nuk mbronte fare nga ernat dhe shiu i epokës së re. Ndjeva trishtim e mall për të: më kishte shërbyer aq gjatë me faqe të bardhë e besnikërisht, si një votër përplot ngrohtësi, emër e identitet dhe tani, papritmas, duhej ta braktisja pa miradije, mëshirë e kujtesë…
Të njohësh gjuhët është gjithësesi një pasuri. Një emancipim. Madje edhe ato që i deklamojnë tiranë a pushtues. Kështu ka qenë gjithmonë. Por veçanërisht kështu ngjan të jetë sot, në miljeun e frekuentimeve globaliste. Është armë a levë e vyer kompeticioni të ashpër dhe mbijetese të vështirë. Njëra prej tyre, Anglezja, tani është gjuhë bote: në biznese e politikë, diplomaci e kulturë… Mirëpo ndër bashkëvendës të mi verifolës të Kosovës, ajo është më shumë se kaq. Si gjuhë paralele, ngjan të jetë dhe një brez shpëtimi. Një struherë vetërealizimi e njëjtësie, aty ku së paku, mbajnë kryet lartë e nuk përbuzen!..
Sidomeqenë, në kalvarin e nxënjës së tyre kisha përherë një vetëpajtim. Kisha gjuhën time dhe nuk isha i pagojë. Veçse e keqja përpetuohej. Instrumenti i saj ishte prapë gjuha, por tashmë jo e tjetrit që bënte ligjin, por e gjuhës sime! Përballja me tëhuajsimin, që m’bënte dytësor e të përzitur, ishte prapë aty: në qendër të jetës. Përceptimin gërryes nuk do ta kisha kaq të thellë, sikur për këtë t’mos kishte mirësinë e përkorë dhe një gjirokastrit tjetër, tashmë i Letrave, (përveç të parit, Sundtarit), i cili në një Ditar lufte, duke evokuar Rambujenë, pohonte përçmueshëm për mërgatën kosovare parisiene (që, e trëmbur nga kurthi serb, indinjohej për Marrëveshjen), se këta njerëz nuk dijnë të flasin asnjë gjuhë. E kjo nënkuptonte – as gjuhën shqipe. Dhe unë isha njëri prej tyre…Po, megjithëse nuk duhet zënë për të madhe, sepse ishte përherë i tillë, një luledjellës që graviton lëbyrshëm drejt polit të Fuqisë, fjala e tij ka shumë helm, më shumë se ç’përballon miljeu i ndotur shqiptar…
E folmja ime veriore (e folmja e Fishtës, Shkrelit, Migjenit, Mekulit) tani shpallej ose e egër ose e vdekur. Si ishte e mundur? Si bënte që një popull të ketë pasur këtë fatalitet: të ndahej në pjesën e pajisur me parzm qytetnie, e në tjetrën, shumicën e tij, që anise kishte folur e shkruar e para këtë gjuhë dhe bënte epiqendrën e civilizimit shqiptar, trajtohej si mbetje “natyrore” e tij? Pa gjuhë, kulturë e traditë. Vetëm me kumte shenjash e klithmash?!.. Kjo hapje e ndërsjellë mrekullore do të prodhonte, prandaj, një verdikt të ri. Jo normën që ishte etabluar, por një munxë të ligë: mallkimin e të folmes sime! Nëma, natyrisht, nuk ishte e dekretuar. Aktdënimi ishte shqiptuar që herët. Ajo kësaj here vinte nga shpirtëra të vegjël e të frikësuar për shkak të mosvdekjes së saj. Kolosi rizgjohej e godiste sfidueshëm në portat e ndërgjegjes së vrarë kombëtare!…
6.
Një muzg të bukur vjeshte, në fqinjësinë time në Gjakovë derisa bëja akoma shkollën e Mësuesisë, erdhi të banonte një emigrant nga Shqipëria. Quhej Aziz dhe qahej se po ta kthenin mbrapsht, do të përfundonte si mos më keq. Nuk e di a do ti ketë ndodhur tmerri që parandjente, por pas disa muajsh atë e dëbuan: në dheun shqiptar, po nga dheu shqiptar! Ishte nga Jugu dhe, ndonëse fliste dialektin toskë, nuk ankohej kurrë se nuk më kuptonte. Flisnim shqip të dy dhe nyansat dialektore nuk rezultuan të ishin pengesë për kuvendim, mahi, rrëfenjëza e miqësi të paharruar. Ende kujtoj me dhimbje letrën lamtumirëse që kishte lënë pas ikjes. Nuk mund të mos përlotesha për fatet e zeza shqiptare…Dhe ata lotë ende nuk janë tharë.
Në mbyllje fare, do të doja që këto radhë mos cilësohen si një diverzion kulturor. Rendi e dashka që të përpiqem ta harroj dhe ta shuaj dritën e fjalës sime. Fundja a nuk e kërkojnë këtë, urdhërueshëm e prerë, protagonistët e vonë dhe atentatorët e hershëm të saj? Por unë e di fort mirë se do jetë deri në fund me mua dhe brezin që lë pas. Dhe, prandaj, për këtë sprovë kotnare, për këtë mëkatim, sepse ajo s’i bindet mortit kurrësesi, rrëfehem para Lterit të saj!

Filed Under: ESSE Tagged With: PARA LTERIT, Rexhep kasumaj/ RRËFIM, TË GJUHËS

DY ATDHETARË KOMBËTARË

May 27, 2014 by dgreca

Nga Rasim BEBO/ Chikago/
Ata ishin dy atdhetarë kombëtare, dy trima, dy fshatarë të mesëm, dy familjarë, dy gjysmë analfabetë, dy luftëtarë të lënë në heshtje. I pari, çami Daut Hoxha, pjesëtar i Luftës së Parë Botërore, nga Dhrohomija e Paramithisë dhe i dyti, kosovari Hasan Remniku, nga fshati Remnik i Preshevës, luftëtar në Luftën e Dytë Botërore.
Mbas pushtimit të Çamërisë, filloj menjëherë çarmatimi i popullsisë, në fillim me të butë e me lajka dhe pak kohë më pas, me dhunë të egër. Me porosi të dhespotëve të Janinës dhe të Paramithisë e nën drejtimin e kolonel Ipitit e të Delijanaqit me shokë, njësi të përbëra prej andartësh, nga më gjakatarët, iu vërsulën egërsisht popullatës çame. Përveç grabitjeve dhe përdhunimeve në gjithë Çamërinë, ata grinë me thika, sëpata e plumba ballit, të gjithë atdhetarët që mundën të shtinin në dorë. Vetëm në vendin e quajtur Liver, te përroi i fshatit Selan, më 23-3-1913, hijenat në fjalë, vranë 100 prej krerëve më në zë të fshatrave, ndërmjet Paramithisë e lumit Kalama. Fuat Pronjon dhe Subhi Dinon, nga Paramithia – dy prijësa të shquar atdhetarë të vendit, i rropën së gjalli dhe i flakën në një humnerë. Lajmi i kësaj masakre, u përhap si rrufe në të gjithë Çamërinë. (Ibrahim D. Hoxha “Daut Hoxha”. Bot. 2000, f. 15).
Moshatarë bashkëkohës me ta, dëshmojnë si Hamdi Ruçi nga Kortesi (i datl. 1900), Sali Qemali nga fshati Nihuar (datl. 1891), Shuaip Mete nga Filati (datl. 1888) etj, tregojnë: “Grekët në Çamëri, zunë të vrisnin jo vetëm lulen e atdhetarisë, por edhe luftëtarë në masë. Shumë njerëz morën malet dhe njëri nga këta, ishte Daut Hoxha, djalë i zgjuar, i shkathët, i shpejtë dhe shumë trim. Në jugperëndim të Çamërisë, pas vitit 1913, qarkullonin shumë çeta andartësh gjakpirës përqark Prevezës, Pargës, Margëlleçit, Paramithisë etj. Dauti filloi t’u shkonte pas, për t’u treguar vendin. Dauti me çetën e tij, u bë tmerri i njësiteve ushtarako-andarte dhe i vendkomandave të horofillaqisë (policisë) greke, që qarkullonin për të mbledhur armët, duke i bërë popullit tortura të shumta.“ Në një pusi, Dauti me çetën e tij vrau 17 horofillakë, duke u hakmarrë për poshtërsitë që u kishin bërë fshatrave të Paramithisë.
Një ndër çetat andarte, të udhëhequra nga një prift, kishte arritur kulmin e poshtërsisë kundra popullatës së këtyre fshatrave përqark Margëllëçit e Paramithisë. Ata u takuan ballë për ballë me çetën e Daut Hoxhës, I cili kishte dale ta kërkonte.
-Uratë!,- i thotë Dauti, – Sipas të drejtës, nuk mbetet as borxh pa larë, as hak pa marrë!…
-Po, kur të bëjë emër perëndia… – thotë urata.
-Po kur perëndia nuk kujtohet, njerëzia t’ lërë të harrohen?…
-Hasha! Perëndia nuk lë gjë pas dore.
-Uratë, thuaj të vërtetën, çfarë i keni bërë kësaj krahine?! – dhe Dauti nxori kamën e ia vuri majën në grykë.
-Aman mos më ther! – u tromaks urata duke treguar 4-5 veta të çetës së tij. Por ata ia dhanë vrapit tatëpjetë pllajës. Pa kaluar as 25-30 hapa u bene shoshe nga plumbat e çetës.
Një zë i mbytur nga turma tha që prifti të vihej me shpatulla në mur. Prifti u detyrua të pranonte se ky me çetën e tij kishte vrarë shumë luftëtare të çetës Muharem Rushiti. Kështu ndëshkimi i tyre ishte i pa diskutueshëm. (f. 20) . Duke vepruar kudo me guxim, Daut Hoxha u fut në Paramithi, hyri në zyrën e rrethkomandantit të horofillaqise (policisë) dhe duke drejtuar tytat e dy dhjetçeve turke, që i mbante të fshehura nën kondokapë, i tha:
-Unë jam ai që kërkoni! Ju urdhëroj të ikni si rrufeja nga fshatrat për rreth, se u moret shpirtin njerëzve, ose t’i hodha trutë në erë!…
-Pa dale, mo zoti Daut! Të gjejmë fjalën me të mire!…
-Të thaç, zgjidh dhe merr: ja ti, ja u!…
Kapiteni dha fjalën për urdhrin që ju kërkua. (f. 21).
Me veprime dinake, grekët bindën dy vëllezërit e Murat Bejdo Lilës, Halitin dhe Sejkon djem nga fshati Karbunarë për të vrarë Daut Hoxhën. Me dhelpëritë e tyre pushtetarët grekë kërkonin edhe po t’i vriste Dauti këta djem, atëherë vinin në hasmëri fshatin Karbunarë me çetën e Daut Hoxhës, kështu greku “Hodha lumin , ujkun kalit”. Nuk kaloi gjatë, në Qafe të Dhrizës (ndërmjet Karbunarit dhe Trikopallkës) Haliti dhe Sejkua u vranë. Pushtetarët e sigurimit grek, dridheshin nga frika prandaj ngritën dy djem të tjerë për të u futur në çetën e Daut Hoxhës, Cil Mastoren dhe Nikollë Qamon, duke qenë në çetën e Dautit, ata kishin më shumë mundësi për ta vrarë Dautin dhe trimat e tij, si Koço Suljotin, Shaban Taron etj. Por ata u zbuluan shpejt dhe u pushkatuan. (f.53).
Prefekti i Paramithisë ftoi plakun Jor Suljotin në zyrë. Xha Jori të kam thirrur për një punë me rëndësi të madhe për qeverinë, po e mbaruat do te nderoheni dhe do te merrni shumë para (rreth 750.000 dhrahmi). Qeveria greke kërkon vrasjen domosdo të Daut Hoxhës. Yt bir, Koçua, kur t’i gjëjë anën, të vrasë Daut Hoxhën e të më sjell kokën e tij. -“Dëgjo! Po është që e ëma e ka bërë me mua, Koçua nuk e bën kurrë at turp … Po ësht se e ka zën ferrave me ndonjë pular mundet, i ligu e bën pa i dhënë hiçgjë.” –Xha Jori, ç’thua kështu? -“Më pyete, a jo? “–Po!… – “E u të thaçë atë që di. (f. 56).
Më 1920, në Sajadhë (afër Qafës së Botës) kishin dërguar prokurorin e Janinës dhe komandantin e forcave të Kufirit grek të bënin ç’mos pёr të vrarë Daut Hoxhën e Koço Suljotin. Për këtë, dërgonin njërin pas tjetrin vrasës në Konispol, që fshiheshin gjerdheve, ledheve, nën rrugë, mbi rrugë e ku mundeshin; ruanin ditë e natë për të dalë në pritë Dauti, që ta vrisnin. Natën i vinin vërdallë shtëpisë kur nuk ishte Dauti për t’i therë fëmijët. Mirëpo qeni shumë i forte, nuk i linte të afroheshin dhe u hidhej përsipër. Atëherë ata vranë qenin, dhe si krisi dufeqi, ata krisën e ikën. (f. 58).
Dyndjet e çetave greke këndej kufirit ishte e vazhdueshme. Shumë prita i ngritën Daut Hoxhës, por në asnjërën prej tyre nuk arritën ta vrisnin. Për ta shtënë në dorë Daut Hoxhën, ishte kërkesë ndërshtetërore. Kur ndodhi vrasja e Gjeneral Telinit, më 27-8-1923, e kryesuar nga pushtetarët epror kolonel Plasira nënkolonel Neokli Boçari, Vasil Kollovoi me shokë, të cilët e vranë egërsisht në Zhepë 8 km. përtej Kakavies, grekët për këtë vrasje shpallën nxitimthi Daut Hoxhën dhe bashkëluftëtarët e tij. Zotin Daut e priti nënprefekti në Zyrë, por në atë kohë e mori prefekti i Gjirokastrës në telefon. Ai porositi ta dërgonin Dautin menjëherë. Në Gjirokastër e morën në pyetje nga një komision evropian. E mbajtën dy muaj aty. Nga Parisi erdhi një telegram që Daut Hoxha ishte pa faj. (f. 76). Komisioni i Posaçëm Hetimor Ndërkombëtar ngarkoi qeverinë greke për vrasjen e Enriko Telinit.
Më 25-6-1926 gjeneral Aleksandër Konduli, ministër grek në Tiranë, nënshkroi me palën shqiptare marrëveshjen për dorëzimin njëra-tjetrës të keqbërësve. Njëri nga këta ishte Daut Hoxha. Në pranverë të vitit 1932 dha pëlqimin dhe urdhëroi paraqitjen e tij në gjyqin e posaçëm. Gjyqi u ngrit në Tiranë dhe u zhvillua në Gjirokastër. Në gjyq qeveria greke përfaqësohej nga av. Shkarpa,( Av. shumë i zoti.) Në gjyq av. Shkarpa u mundua të fajësonte Daut Hoxhën për plot e plot “vrasje, vjedhje, e ç’nderime” që Daut Hoxha – sipas tij, kishte vazhduar të bënte “edhe pas vitit 1925-së”. Për këto “faje” gjyqet e Janinës dhe të Prevezës e kishin dënuar disa herë në mungesë me vdekje. Me dëshmitarë u vërtetua se Daut Hoxha vetëm ka vrare dhe asgjë tjetër.
-Po për vrasjet që paditesh, ç’ke të thuaç? –Pyeti kryetari i gjyqit.
-Kam vrarë shumë më tepër nga sa përmendi përfaqësuesi grek, po jo për “hakmarrje”, siç tha z. Shkarpa; kam vrarë vetëm pushtetarë keqbërës dhe pjesëtarë të njësive ndjekëse në ca luftime. Ca ku i gjeja, sepse nuk linin të zezë pa bërë në Çamëri… Mos më pyet në kam vrarë e sa kam vrarë, por më pyet se ku i kam vrarë, kur, ku e pse i kam vrarë… I vrava në vendin tim e jo në të tyren; I vrava kur këta na vunë të na shuajnë të tërëve nga faqja e dheut; I vrava se këta u lëshuan mbi ne me plumb, thikë, sëpatë, me urë në dorë e me vraka zgjidhur; I vrava për t’i shporrur nga vendi im këta që erdhën na shkelën e na robëruan. … Tani këta qahen e më bëjnë mua fajtor e jo vetëhen e tyre. Këta u derdhën me zjarr dhe hekur në një vend që nuk ishte i tyre dhe ne nuk kishëm të drejtë të mbroheshim? Tani zotërinj keni të drejtë të gjykoni se i kujt është faji: i të vuajturit, i të munduarit, i të dëmtuarit, apo i keqbërësit…
Gjyqi e quajti Daut Hoxhën të “padorëzueshëm”. Nga Janina kishin ardhur në Gjyrokastër disa vetura me nga 4-5 veta, dyshohej për ndonjë rrëmbim të Dautit nga agjentët grekë, për gjatë rrugës nga burgu për në gjykatë, prandaj e pajisën me dy kobure me urdhër të prefektit Ismail Gjylbegu. Karabineria Italian në Konispol e çarmatosi Daut Hoxhën. Ishte njësoj sikur t’u thoshje grekëve: “Ja ku e keni Daut Hoxhën, vrajeni po deshët!” Në vendin e quajtur “Sheshi i Rahut” në Vrinë, më 15-6-1940 u gjet kufoma e tij pa kokë, të cilën e çuan pertej kufirit. Prefekti I Gjirokastrës D. Çarçani, në shkrimin e vet nr.251/ date 23-6-1940, që i dërgoi M.P.B., theksoi se vrasja e Daut Hoxhës “është bërë për çështje politike”. (A.Q.SH. F. 252, dos. 99, f. 3,5).
“Tiranë 22 gusht 1940 XVIII Shkëlqesisë Kryetarit të Policisë Romë. “… Vlerësoj të vë në dukje natyrën e vërtetë politike të krimit që nga organet e tjera, zyrtarisht vepruese…”. Për këshilltari i përgjithshëm I Policisë Skaminaçi. (AQSH.F. 253,Dos. 45, f. 66).”
Njoftimi zyrtar mbi vrasjen e Daut Hoxhës u shpall nga agjensia italiane e lajmeve, “Stefani” me 12 gusht 1940. Pas 2 ditëve një zyrtare i lartë fashist arriti nga Tirana në Konispol dhe në prani të zyrtarëve vendas, mori në pyetje të shoqen e Daut Hoxhës, Adile Haxhi Ibrahimi. -Kush ta vrau burrin, moj zonjë? -Pyeti zyrtari I lartë. –Italia! -u përgjigj Adilea. –Pse, për të vrarë burrin tënd erdhi Itailia në Shqipëri?! -“Atë u nuk e di, po di që grekërit e vranë vetëm tani që erdhi Italia, se kjo ia morri armët. Pse s’e kishin vrarë dot më përpara? Grekët u përpoqnë sa u lodhën, po s’e vrisnin dot se i kish supet e mesin të ngarkuara me armë. Tani që ju ja hoqët, s’kish me se të mbrohej”. Përgjigjia i mpiu dhe i hutoi keq të pranishmit. Jasin Zejnua ndërhyri:” Zotërinj, tha ai, ajo e ka humbur nga vrasja e të shoqit, nuk din ç’thotë. Andaj u lutem dilni pakëz jashtë sa të mbledhë vetëhenë”. Si dolën jashtë italianët dhe të pranishëm të tjerë, 2-3 konispolatë që mbetën brenda iu përveshën Adilesë: -“Ç’bëre kështu, moj?! Çish nuk i vë një çikë glishtin kokës? Me këto fjalë humbe timinë (vlerën) e tët shoqi, humbe fëmilën e vetëhenë! -Pa u të vërtetën thaç, s’thaç nonjë gjë të tepërt! -Po jo, moj, s’lipsej të thoshe ashtu. Eni çish doje ta thosha? -Të thoshe që burrin ma vranë grekët e u e kërkoj nga Greqia”.
Pas pak hetuesit u ftuan të ktheheshin brenda shtëpisë dhe vazhduan pyetjet: -Kush ta vrau burrin, moj zonjë?… -Grekërit…
Më 21-22 gusht 1940 një grup i dytë hetuesish, arriti nga Tirana në Konispol. Këtë herë në përbërjen e grupit ishte edhe një anglez, drejtori i zyrës së agjensisë telegrafike londineze në Romë “United Pres”. Reynaldes Packard. –Kush ta vrau burrin zonjë? -Pyeti Packardi… –Grekërit. –U përgjigj Adileja. –Përse këtë e din dhe atë që burri yt kishte therur 75 grekë nuk e din?! – “ Atë e din ti që e thua! Po edhe në i pati vrarë, në vendin e tij i vrau, nuk vate t’i vrit në vendin e tyre; i shkelën shtëpinë e vendin, pa i vrau”. –Po ai vrau edhe njerëz të pafajshëm… –“Jo, aj vrau ata që vrisnë e prisnin; vrau nga ata që erdhën kushedi se nga dhe i grabitën vendin, mallin e gjërin dhe shkelën nderin”. Rainald Packardi doli në fotografi me familjen e Daut Hoxhës , i premtoi se do të bënte të njohur “United Pres-it dhe botës mbarë për përgjigjet e të vesë së Daut Hoxhës. (Flet. “Tomori”, nr. 162, Tirane, 24-8-1940). PJESA E DYTË
Hasan Alia – Remniku, ka lindur më 1910 në një familje kosovare mesatarisht të kamur. Hasani ishte një lloj Robin Hudi shqiptar, se depot e shtetit ishin të mbushura me mall e veshmbathje, ndërsa popullata shqiptare vuante për një kothere bukë, apo për një pale opinga. Ai e djente veten keq dhe në një mënyrë ishte I detyruar që t’i merrte ato nga magazinat dhe tua shpërndante popullit shqiptar. Ai nuk duronte padrejtësitë e komshinjve serbë. Hasani ishte i martuar me Naziren nga Lubishta, lindën tre fëmijë: Naziren, Nurien dhe Aliun (1942). (Nga S. Keçmezi – Basha 19-2-2010).
-Shoku komandant, tha Kurti, baca Demiri më ka çuar t’u them se Hasan Remniku ju pret të dielën mbrëma në kishën e Letnicës, te patër Ndoni. Orce Vapcarovi (i deleguari i shtabit supreme të Ushtrisë Nac. Cl. Të Titos në batalionin “Çlirimi”) iu drejtua Arbenit dhe Pjetër Munellës…” Mos është ky, ai që vrau komandantin e xhandarmërisë në Shkup?” -Pjetri i tha: Po. – Pjetri Vazhdoi: -Në prag të luftës, Hasani ka qenë 30 vjeç, u burgos prej pushtetit të atëhershëm serb në bazë të një shpifjeje, që ia kurdisën disa serbë me qëllim që t’i rrëmbenin tokën e bukës, një arë të mirë që rrallë i gjendet shoqja. E burgosën se gjoja kishte vjedhur 7 teneqe me gjalp (tëlyn). Mirëpo pas ndërhyrjes së priftit të Letnicës, patre Ndon Lekës, xhandarmëria i gjeti teneqet e tëlynit në duajt e grurit të një serbi, pikërisht të njërit prej atyre, që e kishin denoncuar për vjedhje. Me gjithë këtë, Hasanin nuk e nxorën nga burgu. Iu desh të shiste gjysmën e mallit e të gjasë gjallë që të fitonte lirinë. Doli i pafajshëm, ashtu siç ishte, por me gjak të turbulluar. Nuk është gjë e lehtë të turpërohesh në sy të botës, të ç’burrërohesh pa fijen e fajit dhe kur del prej burgu të gjesh hasmin zot në pasurin tënde. Megjithëkëtë, Hasani s’bëri asgjë. Vetëm bleu një pushkë dhe përgjoi kohën. (Kapllan Resuli “Tradhëtia”( f. 95).
Mirëpo në qoftë se Hasani nuk përzihet në punët e të tjerëve, përziheshin të tjerët me punët e tija dhe se linin rehat… Në Zhegër, njëfarë Anastas Gjorgjeviç, ishte bërë njësh me bullgarët dhe gjermanët. Ky Rrëmbeu toka, livadhe dhe bashtina . Mandej nisi edhe me dhunuar e vrarë. Me gjakun e fshatarëve shqiptare ushqente qentë e langonjtë e vet. Në një ditë, në katundin e Hasan Remnikut, ai pushkatoi 12 shqiptarë të pafajshëm dhe u rrëmbeu pasurinë. Me këtë urrejtje të madhe shkoi te shtrati i fjetjes Hasani dhe i nguli disa thika. Më vonë dëgjoi se ia kishin burgosur gruan. Shkon në Zhegër dhe vrau togerin e xhandarmërisë. I la një letër të lidhur me tel të hollë te fyti, shkroi t’i lironin gruan nga burgut, ose do të vriste nga një oficer çdo javë… Pas kësaj ia lëshuan të shoqen. Atëherë Hasani u kërkoi arën e bukës që ia kish rrëmbyer A. Gjorgjeviçi. Nga frika e tmerri, Hasanit ia kthyen çdo gjë të rrëmbyer. Mbas një heshtjeje, Pjetri tha: Vetëm brenda vitit 1942, ka likuiduar 50 oficerë e xhandarë, dhunues e grabitës të ndryshëm. Mbas çdo krimi, që bënin këndej serbët dhe bullgarët, vinte Hasani dhe kërkonte kryefajtorin për ta ekzekutuar. Në ndjekje pas tij, u lëshuan bullgarët me forcat e tyre. Mjafton të dëgjojnte për ndonjë kriminel, mjafton t’i ankohej kush, dhe Hasan Remniku si xhebrail, gjendej te vendi. Kudo ia kishin frikën, leqet e këmbëve u dridheshin prej tij. Paguanin shuma të mëdha për kokën e tij. Një kapter xhandarmërie, ai e kish tredhë. Njëfarë Bozhidari ia kish prerë gjuhën me thikë se e kish spiunuar. Një tjetri i kish shkurtuar dorën, se kish rrahur një shqiptar pa pikën e fajit. (f. 97). Nga Agim Gashi citojmë: “Në vitin 1941, marrëveshja (Ribentrop-Çiano) për ndarjen e territorit, Gjermanët u larguan nga pjesa më e madhe e territorit të Kosovës, duke ia lënë Italianëve dhe bullgarëve: Kaçanikun Karadakun dhe pjesa e Anamoravës. Prej Gërlice dhe tutje mbeten nën administratën bullgare – Kumanovë, Viti, Kaçanik. Bullgarët nisën t’i rrihnin meshkujt kudo që i takonin, në arë, në rrugë, në mulli, në oborr, në familje etj. Me këtë donin t’i fyenin e t’i turpëronin, duke ua ulur dhe përdhosur dinjitetin dhe krenarin e tyre.
Hasan Remniku u betua: “Pasha at’e nanë, qi m’ka dhanë gji, / Pasha Nanën tonë Shqipni, / Trupi i jem n’dhe s’ka me hi- / Pa e marre gjakun për vllaznit e mi! …” Ishte vjeshta e vitit 1940, bullgarët erdhën në Remnik. Tellalli Thirri gjithë meshkujt, nga mosha 16 – 80 vjeç të mblidhen në oborrin e Xhamisë. Hasani i lajmëroi të mos hyni në oborr, po fshataret nga frika e familjes u futën në oborr. Ushtria bullgare rrethoi fshatin ane e kënd. Hasani e shpërtheu rrethimin. Populli u ngujua në Xhami. Bullgaret kërkonin dorëzimin e armëve, fshatarët refuzuan, filloi tortura me vrasje therje dhe thyerje gjymtyrësh për tre dite e net, dyshemeja e xhamisë u mbulua me gjak. Burgosën 60 gra të Remnikut, për tre javë i mbajtën te shtëpia e Muharremit, se nuk kishte vend në burg duke i terrorizuar. Hasani me Ramis Gernicën shkuan te nënprefekti i Gjilanit, ky ndërmjetësoi te komanda bullgare dhe i liruan. Kolonat bullgare vinin natën dhe trazonin familjet shqiptare të Remnikut dhe të Gjylekorit. Këto trazira të shpeshta e të rrezikshme, shtynë Hasanin të organizonte largimin e popullatës. (A. Gashi “Hasani Kaçaku I fundit”, 5-4-2009).
Orce Vapcarovi, Ilia Vuçiqi (të deleguarit), dhe Bilana infermiere në spital, përgatitën kurthin për të eleminuar Arben Preshevën dhe Hasan Remnikun, kur të shkonte në Letnicë, te kisha e Patër Ndonit. -Bilana, letrën ju duhet t’ia dorëzoni tezes tuaj në Letnicë. Keni dëgjuar për Hasan Remnikun? Ai që na urren ne sllavët pa dallim… “Nije kërv voda, drugarice Bilana!” Duhet të mendoni për jetën e tezes tuaj që është në rrezik. “I za sllavu sllavjansku a smert shiftarsku” (për lavdinë sllave, vdekjen e shqiptarëve). (f. 111).
Bilana ia hipi kalit dhe arriti me një frymë te tezja, që urrente shumë shqiptarët. Ndërsa Arben Presheva u nis vetëm pa shoqërues. Për gjatë rrugës takoi Demir Kaçanikun, komandanti i kompanisë së pestë. – Dua të bisedoj me ty, i tha Demiri. Dëgjova se Miodrag Pavlloviçi, përpara 3 muajve ka pushkatuar në kodrat e Miçipapës shtatë shqiptar të pafajshëm dhe ka marrë flamurin shqiptar e ka copëtuar dhe shkelur më këmbë, janë të gjithë të indinjuar, ai duhet nxjerrë në gjyqin partizan. Arbeni, fliste te Patër Ndou i qetë dhe me fjalë të matura. Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: “ armiku i vjetër mik s’bëhet”. … Patër, më thanë se është Hasani në kishë, foli Arbeni. –“Qetu jam, qetu”! Arbeni u kthye menjëherë dhe hoqi duart nga automatiku. Mbas shpinës se tij qëndronte Hasan Remniku, tmerri i krahinës. Ishte me automatik të shkurtër në duar, me shirita fishekësh, me dy bomba dhe kobure në brez. I mbathur me opinga lëkure të lehta, i veshur me tirqe e kësulë të bardhë. -Më falni për mundimin që morët dhe erdhët deri këtu. –Qofsh me nder dhe me faqe të bardhë, se ky mundim për mua s’ashtë gja. –Por mendova, pse kam vrarë ca shkije gjakatare, e thashë, s’do begedisnit të flasësh me mua. –Përsa u përket gjakatarëve qe keni vra, ju lumtë dora! – I lumë qofshi! Pa hë, flisni, ç’keni pasur të më thoni? Ç’dëshironi prej meje? -S’dëshëroj gja, Z. Arben. Ju thirra të merremi vesh për një punë, tha Hasani, – para pak kohe, aj Miodrag Pavlloviçi juaj, ka vrarë shtatë shqiptarë pafaj. Ai e ka hak plumbin tim. Unë ia kisha dhënë, sikur mos të kishte qënë shoku juaj. “Shoku juaj!” Sesi i tingëlloi në shpirt. Sa e rëndë e pështyrë i erdhi. Sa keq. (f. 133).
Edhe unë, o Hasan Remniku, -foli Arbeni me takt prej diplomati e me zë të qetë, -mendoj se jeni trim, njeri i drejtë e i ndershëm. Gëzohem që u njohëm!. –Deri sa t’i keni ata shkijet me vehte, s’vjen Hasani me ju. –Sikur të mos ishin sllavët në radhët e partizanëve tuaj. –I tha ai, dhe sikur të lëshonit kushtrim vetëm për një çlirim kombëtar, për bashkimin tonë me Kosovën, bir kosovari s’do të qëndronte në shtëpi. Edhe Patër Ndou ishte kundra shprehjes “pa dallim kombësie”, jo. E si te luftohej për çlirimin e Kosovës nga shkiet duke i pasur shkiet pëkrah? A e mendonte shkau çlirimin e Kosovës? (f. 138). Pak kohë pas largimit të Hasan Remnikut, kisha u rrethua nga forcat bullgare që kërkonin dorëzimin e Hasan Remnikut dhe të Arben Preshevës. Filloi lufta natën në errësirë, Arbeni gjuante nga dritarja në drejtim të flakës së armëve që gjuani rrethuesit. Arbeni u ngjit te kambanarja e kishës, aty u plagos në krah dhe në kofshë, po kur humbi shumë gjak, zbriti poshtë dhe Padre i lidhi plagët. Prifti për herë të parë filloi të gjuante me automatikun e Arbenit, por u plagos rënde dhe vdiq. Krismat në mes të natës u dëgjuan përreth. Kthehet Hasani dhe filloi të pastrojë vendin, duke ndjellë vdekjen e rrethuesve dhe duke thirur, “Përpara trimat e Arbenit”! Urra-a-a! Përpara!. Rrethuesit morën poshtë lëndinës. Hasani thërriste nga jashtë para derës, Arbeni rrëshqitas i hapi derën, Padra kishte vdekur kurse Arbeni me plage te lidhura prej Pater Ndonit. Mbahu i thotë Hasani, dorën e djathtë nën gju, të majtën në sqetull, e ngriti dhe shkuan te kali i fshehur në pyll. Kjo vërteton se sllavët serbë, janë në lufte me sllavët bullgar, por kundër shqiptarëve ata bashkohen. (f. 151).
-Pjetër!, – thiri Arebeni menjëherë, pasi e shtruan në dyshek, – Ço një korrier përtej Morave me urdhër, të vijë Miodrag Palloviçi këtu. Të dalin të gjithë jashtë dhe t’i afrohu. I tregoi për bisedën me Hasan Remnikun dhe Bajram kaçanikun. Miodrag Pavlloviçi duhet çuar para gjyqit partizan menjëherë. Vrasjet që ka bërë në Kuevishtë e Lubancë janë të pajustifikuara. –Të thirret menjëherë këtu, Pjetër. Do ta hedh në gjyq. Ndërsa Patër Ndon Lekën shënoje në listën e dëshmorëve. (f. 156)
Shtabi i batalionit, në bashkëpunim me Komitetin Qarkor të partisë, vendosi t’i bëhej atentat qark-komandantit të Preshevës, për krimet dhe masakrat para disa ditëve, Demir Kaçaniku u ngrit e tha: -Ma lini mua këtë punë!…
– Demir Kaçaniku! –Mirësevjen Hasan Remniku … -Ke besë Demir Kaçaniku? -Besë shqiptari Hasan Remniku! –Qe atëherë, toke!… Në atë kohë Hasani nxorri koburen e i tha: -Merre këtë që të më marrësh hakun! Demiri ia mori, nxori revolen e vet dhe iu kthye: -Merre këtë, që të më vrasësh hasmin!… Ndihem i vendosur të vrasim kolonel Hristo Kondov, tha Demiri. Ka derdhë gjak shqiptari. Pajtohesh me ne?… Dua vetëm një gjë prej teje. Fol Hasan Remniku! –Të më japësh djalin, – Me gjithë qejf! Edhe djalin ta jap, -iu përgjigj Demiri … Hasani takoi Batushin të birin e Demirit 21 vjeçar. Aty nga ora nëntë e darkës iu afruan klubit të bilardos, panë se lozte koloneli me shokët e tij. U ngjitën kumbullës në kopësht, nëpërmjet dritares te tavolina e bilardos, e shënuan Kolonelin dhe me dy krisma të menjëhershme e lanë të vdekur. Ashtu si erdhën, kopësht më kopësht dhe gardh më gardh, u larguan pa I diktuar kush. (f. 176).
Kalorësi, mbasi mori e dha sinjalin me Kurt Lashticen, shkoi drejt shtabit pa fijen e drojes. Tek dera, roja flinte gjumin e madh me një brakë gjaku dhe me njëherë u fut në dhomë, pasi dalloi mirë personin, nxori thikën, e ia këputi gurmazin Miodrag Pavlloviçit, i preu veshin e djathtë dhe në mur shkroi: Kështu do të pësojnë të gjithë ata që u bien në qafë shqiptarëve. Hasan Remniku.
Tri ditë pas kësaj ngjarjeje, Arbeni liroi nga burgu të gjithë të arrestuarit dhe, me përjashtim të oficërave, të tjerët i dëboi jashtë kufirit të zonës së lirë. (f.276).
Mbas luftimeve me forcat gjermano-bullgare, Arbeni ishte plagosur dhe kishte humbur ndjenjat nga një goditje me gur në kokë, mbi të ishte vrarë e motra Shpresa dhe shoqja e saj Hasija. Hasani i hoqi të vdekurat nga trupi i tij dhe kur e diktoi që ishte ende gjallë, e lëvizi. Mandej pasi erdhi në vete: – A më bëjnë sytë, a po je ti Hasan Remniku? -e pyeti Arbeni burrin me mustaqe. -Hasani jam, zoti Arben. –Po ç’të solli këndej? – Erdha me pa… Mandej i dha mataren me ujë, – pi i tha. – Arbeni e mori dhe piu me gërqe dhe u kthjellua. (f, 320).
Hasan Remniku, organizoi këputjen e telefonave të komandës bullgare, para se të kalohej lumi Moravë në 12 shtator 1941, paralizoi karakollin e Naselës dhe të Kungullarit. Serbët në fillim vranë rreth 20 remnikas duke i varrosur edhe të gjallë. Hasani në fund të vitit 1942, vrau 15 serbë të Remnikut, si shpërblim të vrasjeve që ata bënë më parë. Në Zhegër vrau zullumqarin Sllobodan Jovanoviçin, dhe i ngritën këngë: “Sllobodan, ai luli i s’amës -/- Po i rruan faqet n’dritë të llamës! / Hasani Qazimit iu ka avitë: / Ti në ballë, e unë – fyt! …”.
Më 5 tetor 1951, grupi i Hasan Remnikut, u përcoll nga kulla e Agush Mehmetit në Bresalë, të dielën më 7 tetor 1951, rreth orës 20, Ishin: Hasani, Agush Mehmeti, Qibrie Mehmeti, Mustafa Koka, dhe Rabije Koka. Natën 9 – 10 tetor 1951 të shoqëruar me sahanlëpirës, mbasi kaluan lumin u hodhën në hendeqe, në moment u ndezën dritat e kamionëve dhe ndriçuan grupin, kërciten armët. Pas pak u qetësua, në hapësirën e ndriçuar gjendeshin të shtrirë, Hasan Remniku, i rrethuar nga bashkëpunëtorët e vet të vdekur. Në tradhëtinë, ku Hasani me shokë ishin prerë në besë e të pabesëve, mjerisht shqiptarë.
Më 10 tetor 1951, kufomat u ekspozuan në Prizren, në komunën e Vitisë, në Gjilan dhe Kamenicë. UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare, burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasanit. (Akllapi Net-Forumi i hapur, Ramadan Asllani 5 prill 2009).
Për akademikun Kapllan Resuli, ka ardhur koha të hidhet dritë, mbi ata që gatuan tragjedinë e Kapllan Resulit, te quajtur përdhunim gjaku. Ramiz Alia, tha me gojën e tij, më keq se një sllavo-grek, gënjeshtrën se Kapllan Resuli kishte vdekur ne burg. Ndërsa në R.D., nr. 6, Tirane 23-1-1991, u botua se Akademiku Kapllan Resuli është gjallë dhe u lirua nga burgu mbas 20 vjet në Spaç-Burrel. Poetja Zhuliana Jorganxhi, poetizon: “Ishte Hero – ishte njeri! / Dhe shok nuk kishte një të dytë. / Foli kur heshtnim unë e ti, / sa çeli zemrën, ai mbylli sytë. / dhe thane se: vdiq i harruar, / Në burg të errët, në vetmi”. / A kish më t’vdekur, të pambuluar, / Se të pagojët, si unë e ti? (U botua Tiranë 26-1-1991

Filed Under: ESSE Tagged With: DY ATDHETARË, Kombetare, rasim bebo

Çifti Rama – Meta, “gjithë ditën bëjnë demokratin – natën bëjnë komunistin!”

May 27, 2014 by dgreca

Dhe, kë festuan dhe çfarë kujtuan dhe nderuan ! me grushtin lart dhe poertretin e Enver Hoxhës/
Nga Beqir SINA/
BENSONHURST – BROOKLYN NY : Në një kohë, kur kanë ndodhur ndryshime të mëdha në Europën Juglindore dhe në kampin socialist, pothuajse janë zhdukur fare partitë komuniste dhe simbolet e tyre, në Tiranë, “RILINDJA” e Edi Ramës dhe bijët e trashëgimtares – Partisë së Punës së Shqipërisë, pas zgjedhjeve 23 qershorit u “Rilindën” ose u “Ringjallën” edhe një herë, për të treguar të gjithë shqiptarëve, se në Shqipëri ; “Ajo “fara” e keqe e Enver Hoxhës, dhe komunizmit, tashmë ka mbirë mirë dhe nuk ikën kollaj mbasi i ka “rrënjët e thella”.
Nisur nga debati i hapur së fundi me 5 Majin e këtij viti ; nderimi me grusht nga fëmijët e një shkolle në Përmet, por, edhe disa raste të tjera, si ai i Pandeli Majkos, tek monumenti Nënë Shqipëri, me deputet e PS, ajo e Kryeministrit Edi Rama, në llozhat e presidiumit të Parlamentit, dhe Minsitritit të Drejtësisë Nasip Naço, nderimi para portretit të diktatorit Enver Hoxha, tek lapidari, parullat dhe slloganet komuniste dhe shfaqja e portreteve të Enver Hoxhës në datën 24 maj në Përmet, natyrishtë që janë në lidhje të njëpasnjëshme, të këtyre fenomeneve nga më negativet.
Të cilat, i ranë për hise të përcjell shqoqëria shqiptare. një Shqipëri, kjo që ka “mijëra probleme”, ekonomike, dhe çështjeve të tjera, drogës dhe sigurisë, por, ja që tani duhet të merret edhe me komunizmin. Tash që i ato morën edhe vulën më 24 Majit, me aktivitetin e kryekuvendarit të Shqipërisë, Ilir Metës, dhe Gramoz Ruçit, e Arta Dades, në përkujtim të Kongresit të Përmetit, në Shqipëri.
Ato gjeste nga të shëmtuarat e shoqërisë së sotme, nuk janë kurrgjë tjetër, përveçse, se tregojnë se në Shqipëri, janë ngjallur remenishencat e komunizmit, ndërkohë, që demokracisë, me këto shfaqje i është bërë një dënim, dhe ofendim i madh, po në Shqipëri. Edhe, me këto 23 vjet të demokracisë, që megjithse e brishtë, por ka bërë shumë, që Shqipëria – vendi ynë me diktaturën më të egër, të jetë sado pak i lirë, tek e fundit të jetë në NATO dhe të ëndrrojë Europën, Kosovën ta ketë shtet dhe të pavarur.
Mirëpo, për fat-keq, jemi duke parë se çifti Rama – Meta, janë duke na “firshkëlluar” me të madhe në vesh çdo shqiptari, dhe duke na thënë, gati për çdo ditë (megjithse, ata që i votuan( ato 1 milion shuplakat e Ramës, që ai i permend shpesh-her, ai në Parlament nuk duan t’a besojnë) se :” Kujdes, or shqiptarë se ne kemi ardhur ne pushtet – për t’ju trimëruar ju komunistë të parët, dhe ju treguar se ” ne jemi këtu përsëri sa herë që ju të doni – pavarësisht, se çfarë ne bëjmë me njeri tjetrin – por tek e fundit Partinë t’a kemi të fortë”.
Kjo, vjen nga ajo mbasi, dihet dhe e kemi mësuar mirë, se si po bëhet politika dhe se si po funksionin sistemi i demokracisë në Shqipëri. Pëfitimet e tyre elektorale në Shqipëri, i kemi parë në çfarëdolloj mënyrash:” etike apo joetike, moral-politika apo jo – të ndershme apo të pandershme, atdhetare apo jo, nacionaliste apo jo”, të cilat, gjithmonë, i kan dhënë rezultat. Dhe kjo ka qenë sukses vetëm i së majtës, në Shqipëri. Kur ajo sa herë që ka ardhur në pushtet, kujto 44-tën kujto, 91-shin, 97-tën apo edhe 23 qershorin, deri tek kualicioni i “armiqeve të sharë mbarë e mbrapsht” të çiftit Meta – Rama, por, edhe me tre partit komuniste në Shqipëri, miq edhe me socialistët serb të Tadiqit dhe grekët e Papandreut, për të fituar pushtetin nuk pyet fare.
Të majtët në Shqipëri, gjithë ditën flasin si demokratë – ndërsa, gjithë natën i shikon të flenë si komunistë. Dhe, megjithëse, tani nuk, është koha për të luajtur me kartën e komunizmit, dhe është e rrezikëshme kur Shqipëria, pret të kandidohet për në BE, por, kur kjo i duhet, Edi Ramës dhe Ilir Metës, t’i “mbajnë të ndezuara ndjenjat e tyre, se u duhen votat e tyre, dhe ata janë gati të bëjnë edhe demokratin edhe komunistin, edhe për të mbajtur pushtetin por edhe se vitin tjetër janë zgjedhjete lokale.
Pavarësishtë, asaj që shoqëria shqiptare, sot përgjethësisht, menjëherë reagojë, me të drejtë( perjashtim bëjnë këtu, nga ata që nuk reagojnë, ish -sigurimsat, sipunët, dhe ish komunistët dhe bijtë e tyre, gazetar dhe analist politik të majtë) për sjellje të tilla politike, kur ringjallën simbolet, të këtyre njerëzve që, sot fatkeqësisht, u ra të drejtojnë Shqipërinë.
Edhe pse, shfaqja e remenishencave komuniste, rrezikon të përsërisë historinë, si ndodhi me Shqipërinë, mbas 44-ës, që mbeti për 45 vjet jashtë Europës. Pra, edhe sot, që ndoshta nuk jemi në përmasat e komunizimit, të 45 vitetev që sundoi Enver Hoxha, kur ishim vendi më i izoluar në botë, por, ja që jemi në një vend si Shqipëria, ku sundon një klasë politike, jashtë mase e babëzitur, për të u pasuruar dhe sundur me çfarëdolloj mënyre. Duke filluar qysh nga lidhja etyre ideologjike, që ka të bëj me grushtin lart dhe portretin e diktatorit Enver Hoxha, me 29 Nëntorin, 5 Majin dhe 24 Majin, apo përgatitja që po bënë qeveria për 70 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, nga çifti Rama – Meta “, të cilat janë gjithësesi një rrezik i madh për demokracinë në Shqipëri” në sy të Perendimit.
Se nuk është asnjëra prej tyre rastësi, por kjo po bëhet “modë” në Shqipëri. Ashtu si ndodhi më 24 Maj ditën e 70-vjetorit të Kongresit famëkeq të Përmetit, ku dyshja Ilir Meta ( i biri i ish- oficerit komunist dhe një nga ithtarët e komunizmit, ndër poliitikanët e sotëm në Shqipëri) dhe e Gramoz Ruçit (ish-Ministri i fundit i Sigurimit famëkeq të diktaturës), jo pa qëllim e festuan së bashku me një grusht komunistësh fanatik- ditën më të zezë ne historinë tonë kombëtare, dhe tani këndojnë se “nuk ka asnjë lidhje me ata”.
Mirëpo, kë festuan dhe çfarë kujtuan dhe nderuan !
Ata festuan, kujtuan dhe nderuan ditën me të zezë, pikërisht, atë kur u hodhën bazat e diktaturës komuniste. Ku në mesin e shumë pikave, dhe prishjen qysh atëhere arbitrare të raporteve me SHBA dhe Anglinë, janë ato të anulumit të gjitha koncesioneve të atëhershme amerikane e britanike, me vendimet e Kongresit të Permetit. Ato që Enver Hoxha, i quajti historike, deri në prishjen më vonë të marrdhënieve diplomatike me SHBA në 24 maj 1944 Lëvizja Nacionalçlirimtare, ka mbajtur në qytetin e Permetit Kongresin, i cili, zgjodhi qeverinë e përkohshme të Shqipërisë, dhe, që gjatë sundimit komunistë, qyteti Përmetit, për këtë Kongres, i dha titulli i qytetit Hero.
Dhe, për ironi të fatit të shqiptarëve, sot, dekleratat e Edi Ramës, Ilir Metës, Erjon Velisë, Mero Bazes(lexo shkrimet e tij), Skënder Gjinushit, Gramoz Ruçit, Arta Dades, e shumë të tjerëve, janë pyetjet cinike që ata na drejtojnë, kur na pyesin çdo ditë “se pse keni kaq shumë frikë nga Enver Hoxha edhe për së vdekuri!”. Pra, alergjinë që krijonë dhe reagimin e shqiptarëve, këta ithëtar të komunizmit dhe Enver Hoxhës dhe regjimit të tij – e shohin si frikë, jo si ofendim të madh që iu bëhet sot edhe atyre mijërave të pushkatuarve, të burgosurve politik, internuarve dhe të presektuarve, në Shqipëri.
Megjithse, për këtë çfarë po ndodh me komunizmin në Shqipëri, po ta shohësh në një këndëshikim tjetër, me të drejtë, shumica e shqiptarëve janë kundra tyre. Janë kundra nderimeve ideologjike , janë kundra me nostalgjinë për të kaluarën , e cila për çdo shqiptarë, besojë se është një “gangrenë”, frike dhe trishtimi. Sidomos, tani kur pamë me zë dhe figurë, komunistët, socialistët e konvertuar, dhe bijët e tyre(Bllokut), të cilët janë madje edhe në krye të politikës, dhe udhëheqin Shqipërinë, drejt Europës, nderojnë dhe kan nostalgji për atë regjimim që ia bëri gjëmën për gjysmë shekulli Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Mbasi dihet, se pas rrëzimit të komunizmit, lirisë dhe demokracisë, përfëshirë Shqipërinë, mori udhë procesi i krijimit të një modeli të ri të sistemit qeverisës të këtyre vendve. Ku një vend të veçantë zënë edhe lidhja e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos ajo me SHBA, të cilat janë objekt vëzhgimi dhe studimi të gjithë vendeve ish komuniste, për vetë rëndësinë e madhe që ka si princip vetë liria dhe demokracia, për stabilitetin, zhvillimin, paqen e sigurinë botërore.
Në Shqipëria, tani për perendimin, marrin një rëndësi të veçantë edhe shfaqja – nderimi dhe kujtimi i simboleve komuniste, roli i personaliteteve kryesorë, kanë një rëndësi tepër të veçantë.
Shikoni, me kujdes se në çfarë stadi dhe të një rëndësie të veçantë në këtë sistem janë futur, mbas asaj që po ndodh në Ukrainë, në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë. Marrëdhënie, të cilat natyrisht që nuk janë si ato të “Luftës së Ftohtë”! por, aktualisht, ato po kalojnë një situatë problematike, që mundësojnë ndoshta dhe një cilësimë më të ri. Kjo është e lidhur me “pushtimin” nga Rusia, të Krimesë, të ambicies së kahershme të saj, të marrjes së një roli të ri në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në rivalitetin e saj me SHBA-të, dhe e të ndarjes së botës.
Sot, është koha për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo si në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare, që të shikohet me rëndësi të veçantë sesi të vështrohet dhe shkohet drejt Europës dhe Perendimit, dhe mbi këtë bazë të drejtohet edhe në Shqipëri e Kosovë. Udhëheqësit, tanë nuk duhet më të kenë qëndrime, me du standarte, por të orientohen vetëm nga Perendimi. Edhe për demokracinë e brishtë, sigurinë e tyre kombëtare, duke i shërbyer edhe stabilitetit në rajon e me gjërë, paqes, për të sotmen dhe për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Është, koha të udhëhiqemi nga njerëz, që drejtojnë këtë vend, me një përgjegjshmëri më e lartë, më gjakftohtë, të jenë më poliitikan perendimorë, dhe aspak të pa ideologjizuar dhe të ngjizur mbas komunizmit( grushtit lart dhe simboleve komuniste, dhe protretit te diktatorit Enver Hoxha).

Filed Under: Analiza Tagged With: Brqir Sina, cifti Rama-Meta, diten demokrat, naten komunist

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT