• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2014

Në Çikago provokime nacionaliste serbo-greke kundër shtetit të Kosovës

July 28, 2014 by dgreca

Chikago, 28 Korrik 2014- Sot në Çikago,edhe përmes lojës së futbollit,qarqet e caktuara nacionaliste serbo-greke provokuan popullin shqiptar dhe shtetin e ri demokratik të Kosovës.Par se të filloj loja e futbollit në mes të KF Liverpulit nga Anglia dhe Olimpiakos nga Greqia,grupet shoveniste serbo-greke kishin vendosur një parullë të gjatë në stadiumin e qytetit në Çikago me titull ofendues ,,Kosova është Serbi,,.Për këtë akt nacionalist dhe sjellje të shëmtuar,,sportive,,organet e sigurimit sa çel e mbyll sytë e hoqën parollën nga stadiumi me vërejtjen dhe për fillimin e lojës ashtu si e do rendi sportiv.
Për këtë akt nacionalist serbo-grek në stadiumin e futbollit në Çikago,menjëherë ka qenë reagimi i organizatave politiko-kombëtare dhe sportive shqiptaro-amrrikane.Anëtari i Kryesisë së KF,,Albanian Stars,,Alil Sherifi ka theksuar se aktet e tilla provokuese serbe nuk janë të panjohura për ne.Klubi ynë futbollistik shqiptaro-amerikan është një ndër ekipet më të mira të Ligës së Qytetit në Çikago dhe me krenari e prezentojmë kombin dhe atdheun shqiptar në fushën e futbollit në Amerikë,ka thënë për(INA)sportisti Alil Sherifi.

Ndërkaq,lidhur me provokimet e sotme serbo-greke kundër shtetit të Kosovës,kanë reaguar Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv i SHSHA-së dhe Xhevat Sherifi,kryetar i LSHD-së.Ata përmes reagimit të tyre kanë thënë se Departamenti për sport në Bashkësinë e Qytetit në Çikago duhet të veprojnë konformë ligjeve të shtetit amerikan dhe për qarqet antishqiptare serbo-greke duhe të kenë të qartë se këtu është shteti i Amerikës,e jo Serbia dhe Greqia,që në rrugën e BE-së ende merren me skenarët e vjetër dhe me motive të njohura antishqiptare në Ballkan.Për rastin provokues dhe që e prishi traditën e mirë tëlojës së futbollit pas përfundimit të Botërorit,,Brazili 2014,,përfaqësuesit e këtyre dy organizatave shqiptaro-amerikane do të kërkojnë nga institucioinet e Bashkësisë së Qytetit në Çikago dhe përmes kryebashkiakut Rahm Emanuel,që ndaj provokimeve serbo-greke të merren masat e duhura karshi ligjeve demokratike për ndalimin e akteve nacionaliste kundër popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës,miq të përjetshëm të SHBA-ve.(INA)

Filed Under: Mergata Tagged With: ne Cikago, provokime nacionaliste serbo-greke kundër, shtetit të Kosovës

SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!

July 28, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
Ne Foto: AT PJETER MËSHKALLA S.J.
(25 Shtator 1901 – 28 Korrik 1988)/
(Portret me lapsë, nga F.Radovani)/
Me datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit AT PJETËR MËSHKALLËN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij… Dijetarin mendjendritun e punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të Rinisë Shqiptare dhe kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë Gjenocidit komunist.
Shqipja me kthetrat e Saja, atë ditë… ka skalitë në një shkamb:
“Edhe një Hero ma pak!”…
●Plot 60 vjetë perpara At Pjeter Mëshkalla, në vitin 1954, kur ishte në Burgun e Burrelit i dënuem që në vitin 1947 ka shkrue këte poezi, e cila asht nxjerrë si shumë të tjera nga djelmët e rij që ma vonë… dolën të plakun nga burgu…
●Autori i Pavdekshem i saj, si gjithmonë, me optimizmin e Tij, kje frymzues i idealeve të nalta tek Rinia Shqiptare!

JETË E RÉ

Në kthesën e një djali të ri:
“Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!”
Sh’ Augustini
Në zemrën teme lindi jeta,
shpirti asht mbushun me dëshirë,
me ndriti mendjën e vërteta,
vuejtjet më duken gurrë me hirë.

Lindi Krishti në zemrën téme,
më pruni paqë e dashuni,
më rreshi forcë e ngushëllime,
zhduku errësinën e burgut të zi.

Unë dikur me mburrje shkojshe
për pusina, kurtha e léqe;
krime n’ têrr unë farkëtojshe:
holla vrapin për rrugë të kéqe…

Epshi e faji janë veriga
që tue lëmue, të skllavënojnë;
shpirti s’ka qetësi në punë të liga,
që veç rrathët ma fort shterngojnë.

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,
rruga e turpit sot kjoftë pré!
U thyen prangat, ktheu liria ,
shtegu u hap për J E T Ë TË R É !

BB(Burgu Burrel) 1954.

●Shenim nga FR: Poezia asht botue pa asnjë ndryshim nga origjinali.

Melbourne, 26 Korrik 2014.

Filed Under: ESSE Tagged With: At Pjeter Meshkalla, Fritz radovani, NUK VDES KURRË!, SHQIPTARI TRIM SI KY

EPIKA BLU E EDISON GJERGOS DHE FRYMA VITEVE ‘70

July 28, 2014 by dgreca

Ne Foto: Edison Gjergo: Epika e yjeve të mëngjesit” 1971/
NGA KOLEC TRABOINI/
“Epika e yjeve të mëngjesit” – për këtë vepër oil në canvas, me dimensionet e telajos 179 x 119.5 cm, krijuar në vitin 1971 u dënua me burg Edison Gjergo (1939 -1989).
Ishte një urrejtje e egër ndaj këtij piktori prej atyre që mbanin skeptrin e pushtetit. U lëshuan me tërbim sikur Edison Gjergo të kish bërë një kundërrevolucion dhe u rrezikonte pushtetin që e mbanin me dhunë. Në fakt ai kishte derdhur në telajo plot fantazi e frymëzim kurrgjë më shumë se një episod të luftës, por të parë krejt ndryshe e jashtë skemave të kohës. Një fundnate e thellë, një rapsod i tretur deri në asht me lahutë këndon një këngë epike për disa partizanë nën një sfond blu të qiellit ku ndrisnin yje të largët e të ftohtë. Gjithçka e mbajtur në tonet dominuese blu me disa fraktura të telajos të kuqe të ndezur e të zezë. Por luftën ata e donin të ndritur, farfuritëse, bubullitëse, ditën për diell, me partizanë viganë, me urra, me njerëz që hidheshin mbi topa, mbi tanke, që i prisnin plumbat me gjoks, gjithçka në eufori…
Megjithëse diktaturë ajo kohë pas vitit 1970, ishte një gjëndje kërkimi prej krijuesve për të sjellë pikvështrime, mjete stilistikore shprehëse e subjekte të reja në art. Edhe në letërsi me tregimtarët e rinj apo poetët ndodhte po ashtu. Bilal Xhaferri kishte shkruar një tregim me temë të përafërt, por në të vërtetë tërë tregimet e Bilalit ishin impresionante. Të rinjtë e brezit tonë si të thuash i përpinin tregimet e tij në faqen letrare të gazetës “Zëri i rinisë”. Me arratisjen e tij gjithçka që kishte shkruar u ndalua dhe u dogj si “Lirishta e kuqe” poezi si dhe romani “Krastakraus” për epokën e Skënderbeut. Ruaj në kujtesë që pas arratisjes së Bilal Xhaferrit në vitin e parë të studimeve universitare arrita të gjej librin me tregime “Tokë e lashtë, njerëz të rinj” të cilin ma dha bashkstudentja e degës së gazetarisë Zenepe Çekrezi- Luka. Për të qënë të sigurt se nuk do të na diktonin e spiunonin e kishim grisur kopertinën dhe nuk gjëndej në asnjë cep të librit emri i Bilalit. Por atë libër të ndaluar e lexonim dhe e kalonim dorë në dorë si ungjill arti.
Duhet pranuar se megjithë frikën që ekzistonte, krijuesit përpiqeshin të dilnin nga korniza, veçanërisht të rinjtë, kam parasysh edhe dramaturgun e ri Shpëtim Gina (13.12.1951-15.08.1974) që e kisha bashkstudent në Universitet, me dramën e tij “Armiqtë”, vënë në skenë nga Mihallaq Luarasi. Shpëtimin e mbyti sigurimi në Mamurras , në lumin Drojë, sepse e kishin konsideruar si dramaturg dekadent. E kishin venë në shënjestër dhe arritën ta eleminojnë më 15 gusht 1974. Edhe ai kish guxuar të bënte një art ndryshe prej skematizmit të kohës. Në burg do të përfundonte edhe liriku më i ndjeshëm i kohës Frederik Rreshpja, të cilin e njihja nga afër dhe kishim punuar bashkë në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Nën këto influenca e dëshira për të bërë diçka ndryshe mbaj mend në atë kohë të kem shkruar edhe vetë ndonjë tregim si “Stina kur pikonin yjet” ca partizanë që ecnin nëpër natë me shoqen e plagosur që u vdes në agim, apo një tjetër “Në mesnatë” me të njejtën frymë, por të dy këto tregime m’i refuzuan kur botova librin e parë me tregime “Petalet e bajames së hidhur”, 1973, ndaj pashë ç’pashë i zhduka. Dëshira të tilla dhe tentativa për t’u shfaqur sa më origjinal ndjehej kudo tek autorët e rinj. Por kur u zhvilluan pleniumet famëkeqe për letërsinë e artin dhe për mbarë krijimtarinë artistike, të tmerruar shumëkush hoqi dorë nga krijimtaria, sepse ishte si të ecje mbi mina, ose përndryshe duhej të ecnin në trasenë e sigurtë të shabllonizmit e skematikës së real-socit.
Edison Gjergo ishte nga ata që guxoi dhe tërë rrufetë ranë mbi të. U mallkua publikisht dhe u dënua fizikisht. Ishte tmerr të mendoje se e kishin dënuar me burg për një tabllo, që fundja ishte temë e luftës, ishte me partizanë. Por atyre u duheshin disa viktima në art dhe do t’i gjenin patjetër. Siç gjetën edhe Maks Velon. Siç burgosën e pushkatuan pa mëshirë plot të tjerë.
Burgu e dërrmoi piktorin. Arriti te shihte një ekspozitë të pranverës në fundin e jetës së vet ku tashme piktorët kishin arritur disi të shpëtonin prej diktatit të plotë. Kishte më shumë lirshmëri ngjyrash në telajo. Ai pikërisht për këtë ishte dënuar, kish humbur vitet më të çmuara të krijimtarisë. Por gjithsësi ai nuk mund të paraqitej në ekspozita. U mbyll në vetvete e ra në një dëshpërim të thellë. Ndrroi jetë në vitin 1989 në moshën 50 vjeçare. Gjithsesi kjo punë e tij, kjo epikë blu në telajo e Edison Gjergos i qëndroi kohës. Lumturisht nuk është prishur. Eshtë shumë impresionante. Një dimension që i thyente tërë rregullat real-socit, mirëpo edhe sot pas dy dekadash që është shëmbur diktatura, ndërkohë që pak flitet për Edison Gjergon, na del ndonjë piktor si i suksesshëm por edhe i pompuar me mbështetje politike, që na e shet sapunin për djathë duke thënë se natyrat e qeta me lulkat e tij punuar asokohe ishin një dizidencë kundër sistemit monist.
Në të vërtetë dizidenca ishte Edison Gjergo me tabllonë e tij “ Epika e yjeve të mëngjesit” që sot ka një vlerë të madhe. Pse jo dhe “Metalurgu” realizuar në 1971 që ka të njëjtën frymë e teknikë dhe mbajtur me të njëjtën tonalitet ngjyrash ku mbizotëron kuq e bluja e Gjergos. Kjo pikturë epike blu e ky stil i tij origjinal shprehte dëshirat e krijuesve për të thyer skematizmin e kohës, atë ngurtësi që shterpëzonte e ndrydhte talentet. Dhe e bëri atë me dinjitet e me një sakrificë të jashtzakonshme.
Piktori Edison Gjergo ndërroi jetë shumë shpejt, një fat vërtet tragjik i një talenti të madh që nuk arriti ta gëzonte lirinë e çlirimin prej diktaturës e të korrte frytet e veprës së vet, si fati i shumë artistëve e mjeshtërve të mëdhenj të telajos.

Filed Under: ESSE Tagged With: EDISON GJERGOS DHE, EPIKA BLU E, FRYMA VITEVE ‘70, Kolec Traboini

” GUCIA E PLAVA NE VALET E JETES “, NJE LIBER I DHEMBSHEM

July 27, 2014 by dgreca

Nga Rexhep DEDUSHAJ/ New York/
uke e lexuar librin e HASAN I. GJONBALAJ : ” GUCIA E PLAVA NE VALET E JETES ” – Peje 2011/
Keto dite me ra ne dore libri i lartepermendur ne te cilin lexuesi i vemendeshem i verene dy qellime te autorit;
– Dhembeshuria e tij per kete bote – meqe e verente se eshte para vdekjes.
– Thenja e asaj qe ka mbetur pa u thene gjere me tani per historine e Krahines se Plave – Gucise:
Libri bene fjale per vitet 1941-2011…
Qe ne titullin e pare :ARMA E GJYSHIT ,Hasani merret me vdekjen ” si burr”,duke ia lene armen nipit .Ai armete e tij :dijen,talentin per te shkruar,ate qe e ka mesuar gjate jetes etj.ua len nipave neper librat e shkruara prej tij,me porosi te qarta se :” Vatani ” nuk duhet leshuar ,por duhet te mbrohet sic e mbronte gjyshi i tij 80 vjec.
Jane keto porosite e fundit te ketij intelektuali krijuese,i cili vec e dinte se ka shkelur ne drrasen e fundit te jetes!Shum shpejt edhe vdes…
Ne liber autori,ndoshta per here te pare ne jeten e vet e shfryne mllefin ,e shliron shpirtin ,per ate qe e ka pare,e ka perjetuar dhe s’ka guxuar kurr ta thot!!Dikush mund te thot se u be trim para vdekjes.JO.Por s’deshti me i marrur me vehte mesheftesite qe i dinte ,i kishte perjetuar e qe ia kishin shkurtuar jeten.Ne fshatin GURAKUQ qe do ta quante VUTHAJ” vetem atehere kur te lahet Shkembi i Kuq me rreze lirie ” ( f.53).
Kush e ka njohur Hasanin si e njihsha une,psh.veshtire e ka ta besoj se eshte ky liber i tij.Por,PO.Shprehjete jane te tija.Perputhen ngjarjeste e perjetimet e tija.Eshte i pezmatuar sic ishte pas Luftes ne Kosove :Pse Gucia e tij s’iu bashkua Kosoves?!Pse ishim kaq te nemur ?? Por edhe e len porosine se kurr askush se ka pranuar okupatorin e as qe do ta pranoj ,nga ajo krahine.
Jane tmerruese per PARINE e Plave- Gucise ” marreveshja e partizaneve shqiptar me ata malazezo- serb dhe marrveshja e Preke Calit me cetniket karshi parimeve te parise .Ishin dy plumba te rende per nacionalistet vendas…” (f.31).
Pastaj,si i nxierrnin kacaket pas LDB nga shpellate .Si i tradhtonte njerzit ” pushteti popullor “i Shqiperise duke shpallur amnesti per ta e lidhur ia dorzonin OZN-nes .Dihet fati i tyre pastaj…”( Artikulli :Dy kurthe per Kacak ” f.46.)
Pra,HASAN ISUFI – sic e quanin ,foli pak pa vdekur.Foli ate qe e kishte renduar tere jeten .Ate qe e kishte pare me sy.e kishte perjetuar ne shtepine e vet,te miqte e dajte e vet,ne fshatin e vet…
Ja vlen ta lexoni e shihni cfare bene komunistet e te dyja aneve te kufirit Shqiparo-Shqiptar…
I pershkruane te gjitha marifetelleqet e “pushtetit popullor “(lexo:UDB-ese)ne Vuthaj e me gjere…Verasjen e njerzve naten e fajsimin e fqinjeve per ate (duke e nxitur vellavrasjen ne mes Vuthjaneve).Pastaj,plackitjet e fshatareve,qethjen e deleve ne pike te dimrit,qethjen e kuajve dhe djegejen e sanave : “Zullumi ia kishte kaluar cdo te keqeje,..Ishte vepra me e shemtuar ,Si metode e futur nga pushteti qe t’i vinin flake sanes ne mullar mu ne balle te dimrit ,neper bore dhe shi!!”(f.53-54).”Nder te paret ne ndihme ( per fikjen e zjarrit-R.D.)arrinin dy mesues te fshatit …”(f.54)
Dhe,gjate viteve 1950-1967 e arriten kulmin e mosbesimit ( te fshataret ne njeri tjetrin _R.D.)duke perfunduar edhe ne disa gjakderdhje “(57).
Kulmin e mizorise UDB-a e arrine kur ne T’Shtrejte (me 18 korrik 1951-R.D.)” i pushkatojne dy DEDUSHAJ : Cung Tahirin me djalin e vellait Isuf Zymerin .Nuk nevijitej pseja,sepse te gjithe ishim para pushkatimit…”(f.59).
Keto bejne qe njerzit te ikin ,t’ia lene shtepine dhe pasurine ndonje plakut e plake.Duke e citua nje plake te tille buz Brematanes:” Per njerimin tim jam bindur se ata qe u larguane nga kjo zemer shqiptare ,do t’i lene zemrat e tyre neper pluhurin e rrugeve kryqe te botes ,te mos flas per ata qe u linden atje.atje dhe atje.Nuk me mjafton qe te vijne diten e varrosjes ,sepse nuk i shoh.”(f.73).
Hasani merr pjese ne varrimin e shume te rinjeve qe vinin ne arkivole nga Amerika.Ne pajtimin e gjaqeve qe i kishte shkaktuar UDB-a me kalecet e vet.Jo vetem ne Vuthaj por edhe ne fshatrat tjera te krahines ne fjale.Flet per shqiptarin e fundit te Nokshiqit legjendar etj,etj.
Me ka rene ne sy se vitet e fundit emri i Hasanit eshte lene ne harrese .Ai Hasani qe te semur e siellnin neper promovime librash e raste te tjera te krahines .Tani intelektualet e fshatit te tij,bile edhe ata qe ai i quante ; I MADHI N.N. se permendin askund neper emisione televizive ku thuhet se per Krahinen e Plave-Gucise s’ka shkruar askush!!
Tani po e kuptoi se Hasani i ka zhgenjyer fansate e vet me librin ne fjale.S’e kane pritur prej tij qe ish spiuneve te UDB-ese do tua permende te berat e tyre ne GURAKUQ- sic i quane ne liber Vuthajt.
Por Hasani ishte Vuthjane i vertete .Vuthjanet se permendin vuthjanin per te keq para te tjereve .Vepren ua ka permendur e emrat e keqeberesve jo. edhepse i ka ditur mire.Andaj ,bijte dhe nipate e atyre “bemireseve “te UDB-ese bejne mire me reflektuar e mos me u shitur me si ” patriot”te medhenje duke i share krijuesit tone se nje dite do ti permende ndokush edhe emrate e njerzeve te atyre te berave qe i pershkruane Hasani.U keshilloi ta lexoni librin e fundit te Hasan Gjonbalajt ne mos e pacit lexuar ende dhe reflektoni se boll ua kemi pare “hajrin”…

Filed Under: Komente Tagged With: " GUCIA E PLAVA NE VALET E JETES ", I DHEMBSHEM, NJE LIBER, rexhep dedushaj

PER PALESTINEZET:KOSOVA, PJESE E SERBISE?!?

July 27, 2014 by dgreca

Nëse për palestinezët Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!/
Nga Rrezart Kalaja/
Përgjigjeje patologjistëve xhihadist si Gëzim Kelmendi dhe të disa qyqarëve të vetëvendosjes qe derdhin lot krokodili për popullin palestinez , që zyrtarisht në qendër të Beogradit ta përdhunon shtetin dhe ta mohon Kosovën si shtet. Ju përgjigjem fundamentalistëve të rrymave ekstremiste që përkrahin mohuesit e shtetit të Kosovës:/
Lufta e ashpër që po zhvillohet në kohët e fundit morri një përshkallëzim në mes forcave izraelite dhe atyre palestineze ,nga e cila po i qet në pah disa mbeturina të rrymave të krahut ekstremist islamik tek myslimanët e Kosovës . Këto fundërrina antishqiptare dhe dorë e zgjatur e ish pushtuesve, fatkeqësisht po viktimizojë edhe ndonjë shqiptar duke e mashtruar nga propaganda e ekstremizmit patologjik dhe veprimtarisë destruktive të “Partisë islamike të Drejtësisë ” të devalvuar edhe nga PD-ja e Hashim Thaçit e përbëre nga ekstremi islamik dhe xhihadist në Kosovë .
Gëzim Kelmendi, ka bërë thirrje për mos konsumim të Coca-Coles, , Fantës, Sprite dhe Schveppesit si hakmarrje ndaj Izraelit, që sipas tij, këto pije prodhohen nga “regjimi” që po vret palestinezët!!!???…Njeriut nga të dëgjuara të tilla i vjen të vjell nga aq njerëz brutal që i mbanë toka e Kosovës si , armiq të përbetuar të saj ,aq naiv , aq primitiv, aq të prapambetur me arsim dhe kulturë mesjetare, që me detyroj të reagoj pa e pasur plan të ditës këtë temë do t’u sjell edhe tekstin e plotë të këtij idiot mysliman -antishqiptari me sa vijon :
Të nderuar vëllezër dhe motra,
Kam një kërkesë- lutje për ju.
Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja,ju lus me sinqeritetin më të thellë që të i bojkotoni,mos i konsumoni ” Coca Colën,Fantën,Sprite dhe Schweppes ”
Ngase këto produkte janë të atij “regjimi” që po vret dhe masakron popullin palestinez.
Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona.
Iu faleminderit për mirëkuptim.
Me respekt, Gëzim Kelmendi.
Këtij turkomani mysliman , po i sjell dhe qëndrimin zyrtar të Palestinës si dëshmi që rrymat islamike janë kundër popullit shqiptar si në tekstin e poshtë vazhduar:
Më vjen keq për viktimat që po bien nga të dy palët ndërluftuese posaçërisht nga fëmijët dhe gra e pleq të pafajshëm nga ana palestineze. Ai popull dhe politika e tij zyrtare, është kundër pavarësisë së Kosovës, nga e cila po ju sjell qëndrimet diplomatik të Palestinës cili është ambasador në Serbi …Ja citati i tij si ma poshtë në bazë të artikullit të botuar në mediat shqiptare:
” Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës”
Ja se ç’thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan:
-Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan
Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.Ai shprehet ma tutje se “Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.
-A thua kësaj propagande të erret t’i nënshtrohemi, që para pak vitesh populli shqiptar në Kosovë ishte në prag të shfarosjes dhe ky politikan se paska parë?!.. . Athua t’i nënshtrohemi qëllimeve të errëta të shteteve arabe siç thekson edhe ky antishqiptar?!… A thua të rrimë ne, si spektator kundër një politike të erret të Palestinës kundër popullit shqiptar?!… Këta, jo që se kanë njohur , Kosovën, po edhe bëjnë presion në të tjerët që mos ta njohin si shtet i pavarur nga Serbia ?!… A thua ne , shqiptarët të biem pre e miqve mysliman të Kosovës dhe t’u bëjmë qefin, ta dënojmë popullin mik izraelit, që po e mbron vendin nga terroristët e vëllazërisë myslimane e Gëzim Kelmendit dhe të disa qyqarëve të vetëvendosjes, që derdhin lot krokodili për popullin Palestinës që zyrtarisht në qendër të
Beogradit ta përdhunon shtetin dhe ta mohon Kosovën si shtet. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë asnjë të keqe nga Izralelit,por Shqiptaret e Kosovës armikun me te madhe i kane Turkun,Grekun ,Arabin dhe Shkaun, këta gjatë gjithë Historisë shqiptare bashkëpunuan për ta shkatërruar Kombin shqiptare. Çfarë të drejte ka Ambasadori palestinez në Beograd të thotë së Kosova gjithmonë ka qene pjesë e Serbisë dhe që kurrë Kosova nuk ka qenë e okupuar nga Serbia . Fëlliqësirë dhe jashtëqitje arabe, Gëzim Kelmendi , nuk do të lejohesh të thirresh në emrin e shqiptarëve si mysliman çkordhatë , mbeturinë që as shqip s’dinë të flasësh?!.Qelbësirë antishqiptare kundërmimi i yt kundër shqiptarëve , nuk ka vend tjetër, pos në kosh të plehrave , atje e ke aromën që të përshtatet.
-Nëse për palestinezet Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit dhe Izraeli e ka luftën e drejte për vetëmbrojtje. Amerikanet janë aleatët e shqiptarëve dhe nëse amerikanët e mbështesin Izraelin atëherë edhe shqiptaret duhet ta mbështesin Izraelin e jo Palestinën…
-Prandaj dihet se trojet tona kanë qenë deri të Beogradi i sotshëm !. Pra kush po del okupues dhe kush i okupuar?!… Vaj halli për Ty Kosovë se c’far varri të paramendojnë myslimanët dhe shërbëtor të huaj të dreqit e të birit që dinë shqip të shkruajnë dhe janë një njollë e zezë për Kosovën!!!???…
Terrorizmi dhe provokimi i grupeve militante kundër izraelit me raketa të Hamasit që prodhohen dhe barten në mënyrë ilegale kundër Izraelit . Kundërpërgjigjen murrën nga ushtria izraelite që po pësojnë popullata e pa fajshme brenda territorit palestinez .”Partinë e vëllazërisë myslimane ” qe hapi flakën në të gjitha shteteve në lindjen e mesme dhe para syve të botës i terrorizojnë popujt arab, pra popullin e vet!. Një njeri për ato forca ekstremiste me ide terroriste , nuk vlen ma shumë se një insekt , duke i prerë kokën dhe trupat i terrorizojnë edhe për së vdekuri për një hapje të një faqeje në FB, për këngëtare që del këndon para publiku, për artist që nuk dinë të falen në xhami!?, për ato gra që kanë dal kryeshtruar në publik !?, për ata që janë të një besimi tjetër fetar!?, për një te ri qe ka pare një film dashurie etj. Të njëjtin servim , po i gatuajnë sllavo-myslimanët e Kosovës si Gëzim Kelmendi , Shefqet Krasniqi , haxhi Irfanni Salihu ,Milazim Krasniqi etj , edhe Popullit shqiptare të Kosovës.
Ku ti nënshtrohemi një thirrje aq të erret nga një turkoman Gëzim Kelmendi që t’i bojkotojmë pijet e lartpërmendura që janë të pronarëve dhe biznesmenëve hebreo-amerikan, të cilat e kanë pushtuar tregun botëror . Këto pije janë shumë cilësore dhe të shijshme .Po këto pije konsumohen edhe në shtetet arabike si në ato shtete katolike po edhe islamike .Në tryezat e gjithë popujve të botës është e pa mundur që mos të jenë prezentë edhe këto pije ,po edhe tek populli shqiptar këto pije konsumohen mase tepërmi. Populli shqiptar duhet të jetë i kënaqur qe këto vlera i përkasin një populli mik të shqiptarëve qe tregon historia. Pse asnjëherë soji i Gëzim Kelmendave nuk kanë bërë thirrje të bojkotohen prodhimet e Serbisë, që ka vrarë e masakruar mijëra fëmijë shqiptarë?.A thua pse nuk thirrin me i ndal prodhimet serbe , që po e dëmtojnë ekonominë e Kosovës !Mbi të gjitha secili antiamerikan është një antishqiptar i madh!
ÇIKAGO-SHBA KORRIK 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: kosova, PJESE E SERBISE?!?, Rezart Kalaja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT