• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2014

EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZI

August 14, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Problemet e shqiptarëve nën Mal të Zi njihen tanimë mirë nga të gjithë, mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Madje edhe ndërkombëtarët janë në dijeni të të shkeljeve të drejtave të njeriut të atyre pak shqiptarëve që jetojnë gjithnjë në trojet e veta nën Malin e Zi, përfshirë të drejtat politike, ekonomike, kulturore dhe gjuhësore — në mos përfillje me konventat ndërkombëtare. Çështja e pronave është një ndër problemet më të theksuara, ndërkohë që qeveria e Podgoricës po ndërmerr masa për të tjetërsuar statusin e disa pronave kudo që jetojnë shqiptarët, jo vetëm atyre kolektive por edhe private, duke filluar nga Plava e Gucia e deri tek Malësia e Madhe e deri në Valdanos të Ulqinit. Duke shkaktuar kështu shpërngulje të tjera të mundshme të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore, sikurë nuk jemi larguar mjaftë prej atyre anëve! Përveç kësaj, a ka ndie kush që në një vend të ndalohet me ligj përdorimi i simboleve të një kombi me pretekstin se përdorimi i tyre kërcënon rendin publik.
Fatkeqsisht, vetëm lajme të këqia dëgjon njeriu nga ajo anë. Sot mësova se e vetmja gazetë, që botohet në gjuhën shqipe në Mal të Zi, Koha Javore gjëndet përball një “pozite delikate, për të mos thënë kritike për të ardhmen e saj”, sipas një artikulli të botuar nga Kryeredaktori saj, Ali Salaj me të cilin ai i bën thirrje opinionit public, mbrenda dhe jashtë vendit, për të bërë ç’mos që të shpëtohet nga mbyllja gazeta e vetme shqiptare në Mal të Zi . Koha Javore, siç duket është venë në shënjestër për tu mbyllur si rezultat i falimentimit të shtëpisë botuese, “Pobjeda”, megjithse për mua kjo nuk është e qartë sepse se lidhje ka Koha e Javore me shtëpinë botuese, mbasi siç thotë edhe Kryeredaktori Salaj në artikullin e tij, se ligji parashikon që financimin e botimeve të tilla nga fondi për pakica, në përputhje me “Konventën Kornizë Për Mbrojtjen e Pakicave Nacionale” dhe me “Konventën Europiane mbi Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave”, ndaj të cilave është i detyruar t’i zbatojë edhe Mali i Zi. Si përfundim, shkruan Z. Salaj,mediat e pakicave duhet të ruhen dhe të mbështeten edhe nga institucionet përkatëse, për shkak të misionit të tyre të caktuar në një shoqëri shumë-etnike.Kryeredaktori i gazetës Koha Javore — e cila ka vazhduar botimin ç’prej vitit 2002 — bën apel për ndërhyrje dhe për ndihmë nga ana e institucioneve përkatëse,si dhe nga faktori politik, që besoj i referohet klasës politike shqiptare në Mal të Zi, që të bëjnë ç’mos për të shpëtuar të vetmen gazetë shqip në trojet shqiptare atje. Zoti Salaj shkruan se botime, siç është Koha Javore, për pakicat ekzistojnë anë e mbanë vendeve të ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe Serbinë, por edhe Kroacinë, Slloveninë, Kosovën dhe Maqedoninë. Të gjitha këto gazeta dhe revista të grupeve etnike, sipas Z. Salaj, në një formë ose në një tjetër, financohen nga ministritë përkatëse ose nga këshillat e pakicave kombëtare, ose varen në raste të tjera varen nga ndonjë subjekt tjetër i lidhur me qeveritë përkatëse, në përputhje të plotë me detyrimet e tyre ndaj konventave ndërkombëtare për ruajtjen e gjuhëve rajonale dhe në mbështetje të pakicave dhe të kulturës së tyre, që është një detyrim ndërkombëtar për të gjitha vendet, përfshirë edhe Maline Zi.
Roli pozitiv që ka luajtur Koha Javore për 13 vjetë në informimin e publikut shqiptar, si e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, është i padiskutueshëm. Mungesa e saj në tregun shqiptar të medies nuk mund të merrej me mendë. Pasi shkruan se “çështja” e Kohës Javore është shëndrruar tani në një “çështje politike”, Kryeredaktori Ali Salaj thotë se ka vendosur të ndërmarrë fushatë që për mendimit tim është një risk i guximshëm nga ana e tij, për t’i bërë thirrje të hapur por me vend, parlamentit dhe qeverisë së Malit të Zi, opinionit publik vendor si dhe faktorit ndërkombëtar, përfshirë ambasadat perëndimore në Podgoricë dhe madje edhe Kongresit amerikan dhe Departmentit Amerikan të Shtetit dhe diasporës shqiptare — që gazeta e vetme shqiptare në Mal të Zi të mos shuhet por të vazhdojë punën e saj si deri më tani dhe të jetë pjesë e skenës mediatike në Mal të Zi dhe më gjërë.
Mundësia e mbylljes së Kohës Javore dhe masat e tjera të shtetit malazez ndaj shqiptarëve atje duhet të jenë pikëspari një subjekt shqetësimi serioz, sidomos,por jo vetëm për klasën politike shqiptare në Mal të Zi, e njohur tanimë për mos bashkpunim kur vjen puna tek interesat e përbashkëta të shqiptarëve në Mal të Zi, por duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët kudo, përfshirë edhe Tiranën dhe Prishtinën zyrtare. Të gjithë duhet të shfaqin vendosmërisht pa-pajtueshmërinë dhe pakënaqësinë e tyre serioze me trajtimin e shqiptarëve nga Podgorica zyrtare.Por, mbi të gjtiha, është kjo klasë politike e zgjedhur nga shqiptarët në Mal të Zi, ajo që duhet të jetë pengesa e parë dhe kryesore ndaj këtyre masave dhe tu thotë ndal kësaj dhe përpjekjeve të vazhdueshme të shtetit malazez për të ngushtuar gjithnjë e më shumë hapësirën e të drejtave themelore të njeriut që shqiptarët duhet të gëzojnë si çdo pakicë tjetër në Europë, përfshirë edhe të drejtën për të pasur medien e vet në gjuhën amëtare. Shqiptarët e Malit të Zi, si çdo pakicë tjetër kudo, kanë të drejtë të kenë organin e vet të informacionit. Politika shqiptre në Mal të Zi duhet të sigurojë dhe të luftojë për të drejtat bazë të zgjedhësve të tyre, bazuar në të gjitha konventat ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet që drejtojnë të drejtat e pakicave në Europë dhe të kundërshtojnë vendosmërisht dukuritë e ndryshme anti-shqiptare që po shfaqen gjithnjë e më shpesh në zonat ku jetojnë shqiptarët, ata pak që kanë mbetur. Është e kotë të përpiqesh të bëjsh politikë kur popullit që ti përfaqëson i shkelentë gjitha të drejtat që duhet t’i ketë të barabarta në krahasim me shumicën. Kjo është detyra e parë dhe themelore e një partie politike dhe e politikanit të zgjedhur nga populli në një vend me të vërtetë demokratik.
Problemet e shqiptarëve nën Mal të Zi, që fatkeqsisht duket se sa vinë e shtohen dita ditës, dihen mirë.Megjithëse mendohej se — me shpalljen e Malit të Zi shtet i pavarur dhe sovran, ndaj të cilës arritje shqiptarët kontribuan në mënyrë të konsiderueshme — gjëndja e shqiptarëve atje do të përmirësohej.Por fatkeqsisht, pothuaj nuk ka sferë të jetës politike, shoqërore, ekonomike ose kulturore që shqiptarët në Mal të Zi, nuk shfaqin ankesa e shqetësime për keqtrajtim ose trajtim ndryshe.Shumë prej tyre shprehen se e ndjejnë veten si qytetarë të rendit të dytë, të diskriminuar, të shkelur e të nepërkëmbur. Kjo shikohet nga ana e tyre si një përpjekje e qëllimshme afatagjatë asimilimi nga ana e autoriteteve malazeze për tu mohuar shqiptarëve autoktonë identitetin kombëtar në tokën e tyre shekullore — duke i bërë që ata ta ndjejnë veten si të huaj në tokën e në shtëpitë e veta shekullore. Mali i Zi siç duket ka në mend të institucionalizojë politika që sikurë kanë për qëllim që në mënyrë të qetë por të vendosur, të përjashtojnë shqiptarët nga jeta politike dhe ekonomike e vendit. Këto politika anti-shqiptare –sidomos në lidhje me pronat, me asimilimin e detyruar, me mos zhvillimin ekonomik të zonave ku banojnë shqiptarët dhe me mbështetjen e programeve që pengojnë zhvillimin kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve — synojnë në zhdukjen e kulturës,të gjuhës dhe të traditave shqiptare në ato troje. Një vërejtës i drejtë dhe i paanshëm nuk mund të konstatojë ndryshe.A është mbyllja e gazetës Koha Javore pjesë e kësaj politike me qëllim zhdukjen eventuale të kulturës dhe gjuhës shqipe në Mal të Zi? Kjo politikë, fatkeqsisht, të pakën në sipërfaqe, nuk duketaspak më ndryshe nga politika e ish-Jugosllavisë komuniste dhe as nga politika që Millosheviçi u përpoq të vendoste në Kosovë mbas shpërndarjes së ish-Jugosllavisë.
Po të ndodhë, mbyllja e gazetës Koha Javore nga autoritetet malazeze do të ishte gjithashtu edhe një shkelje flagrante dhe e qëllimshme e lirisë së shtypit dhe e fjalës së lirë. Për më tepër, mbyllja e Kohës Javore do të ishte një kriminalizim i fjalës së lirë. Liria e fjalës dhe liria e shtypit nuk janë vlera dhe standarde ekskluzivisht amerikane ose perëndimore.Por,ato janë vlera universale të të gjithë botës së qytetëruar, përfshirë familjen e shteteve europiane të cilës edhe Mali i Zi ka aspirataqë t’i bashkohet.Andaj, si pjesë e këtyre vlerave, Podgorica zyrtare duhet të përpiqet më shumë për akomodim e jo asimilim, bazuar në standardet evropianedhe në proces të korigjojë pa drejtësitë dhe të vendosë të drejtat e barabarta dhe legjitime në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike dhe kulturoro-gjuhësorepër komunitetin shqiptar në Mal të Zi, përfshirë edhe të drejtën e pasjes së shtypit në gjuhën amëtare.Tëpërpiqet më shumë për akomodim e jo asimilim, bazuar në standardet evropiane.Shpresojmë që ky të mos jetë numri i fundit i Kohës Javore.

Filed Under: Editorial, Rajon Tagged With: Frank shkreli, kunder shqiptarve, ne Mal te zi, presion

Obama’s Iraq

August 13, 2014 by dgreca

By Peter Lumaj*/
Regardless of the rhetoric animating the relaxed posture of team Obama, we are at war again in Iraq for the third time in 25 years.
Maybe this time, he’ll finish the job!
Least we forget, he was handed a ‘win’ on a war he characterized as ‘lost’. Will he execute, fight it vigorously enough to defeat the jihadists who threaten both human rights, the region and American interests?
The sad part is this: we can’t tell.
That’s the larger political storyline missing from the emerging chaos inside Iraq.
Prime Minister Nouri al-Maliki is refusing to accept the political decision from Iraq’s newly elected Prime Minister, one elected from al-Maliki’s own Dawa Party, that he be replaced by Haider Al Abadi.
How will this play out? Its possible that the Iraqi Army will split into warring factions. The best Al Abadi can do is to guarantee immunity and protection for Maliki. Regardless of how Iraq transitions politically, it is NOT the nations main challenge. Defeating an emerging Sunni Caliphate is. The Islamic State in Iraq & al-Sham now controls western Iraq and regional border with Syria & Jordan. It holds territory and the Iraqi Central Bank!! Something Lenin could only dream of.
Although the U.S. has bombed to stop ISIS, its advance against Kurdish territory north of Bagdad must be stopped. Both the White House & the Pentagon have badly misjudged the strength and political ambitions of ISIS, only ‘boots on the ground’ can stop it.
The twin oil producing cities inside Kurdish territory, Kirkuk and Erbil and now besieged. Obama’s ‘JV Team’ is winning on the ground. A bad mischaracterization has now morphed into a regional foreign policy crisis. American progressives can’t bring themselves to acknowledge that this JV team is a ruthless jihadi army on the move.
Our major interest and strategic priority should be engaging and defeating ISIS so that it cannot establish a Caliphate in Baghdad. If we fail here, we should expect the entire Iraqi state to become a mecca for global jihadis who will train and export terror.
A strategy of containment is insufficient.
Just as Clauswitz taught that war is politics by other means, US strategy to defeat ISIS will also make it easier to solve Iraqi political disputes. Sunni sheiks in western Iraq don’t trust nor cooperate with an emerging Shia in Baghdad. If they anticipate a continuation of non-accommodation, Iraq will splinter into regional groups. Just ask the Kurds.
Can team Obama learn what C.O.I.N. teaches? Namely that any enduring political solution must be proceeded by a definitive military defeat.
Team USA has no regional influence given how we have treated the Iraqi ‘problem’ under team Obama. Since the withdrawal of troops in 2012, we have reduced our capacity and institutional posture rendering us impotent. The WSJ reported that we pledged to rebuild the military airfield at Baldad but failed to do so. We have delivered only one F-16, its in Arizona for Iraqi training!! A third of Iraqi 150 M1 tanks are not in local service because U.S. contractors are not present in Iraq.
The more we have neglected our regional influence, the more the Iraqi’s turned to Russia, China and IRAN.
We have refused to arm the Kurds. We’re inundated with the ideological prerequisite that Iraq discover and field political solutions first.
The result: an emerging ISIS on the ground with assets and an IMPOTENT US. None of this is lost in Tehran.
A policy of rollback would include the following: immediate bombing of regional ISIS outposts, arming Kurdish leadership with US forward moving air power moving south, maintaining a defensive wall around Kurdish territory, New US political commitments to gain and field a confident Iraqi military. Then assist the Iraqi’s in retaking lost territory. Invite regional players like Turkey and smaller Sunni neighbors to assist.
The political and strategic myopia that procured this regional mess must be uncovered. A blunder of US withdrawal invites defeat.(Examiner.com)
* Pjerin Lumaj, Esq., is a Civil Rights Attorney in New York City. After obtaining his BA in Political Science from CUNY in 1996 and his LL.B from the University of Wolverhampton in 2005, he earned his Master of Laws (LL.M) from Benjamin N. Cardozo School of Law. He has been admitted to the Washington D.C. Court of Appeals

Filed Under: Analiza Tagged With: Obama's Iraq, Peter Lumaj

DITË GUSHTI NË NJË FERMË SHQIPTARE NË ALBANY- NEW YORK

August 13, 2014 by dgreca

NGA ILLO FOTO/NEW YORK/
Te udhetosh ne autostaden e seicilit shtet sheh te ekspozuar administrimin e territorit, gjendjen sociale te banoreve, diferencat e jeteses fshat – qytet, rregullat e qarkullimit etj. Keto dukuri mu shfaqen me daten 9 Gusht 2014 , ne autostraden # 87 qe lidh NY City,me kryeqytetin e NY, Allbany. Autostradat jane pasqyre e jetes se rajoneve, qe pershkojne.
Me familjen Haderi (Adriano dhe Alvaro, femijte adoleshente si dhe prinderit Vullnet dhe Evgjeni) udhetuam vajtje ardhje ne linjen NY City –Allbani, kryeqyteti i Shtetit te Nju Jorkut. E kisha udhetimin e pare ne kete linje dhe gjithcka e veshtroja me kureshtje. Dita ishte e bukur, me diell dhe te pesteve na bashkonte ndjesia idilike. E vecanta se kete ndjenje te fuqishme e ushqejne dhe djemte adoleshente te ciftit Haderi. Keta femije me mendime te pjekura,nuk presin tua servirin te gatshme lumturine.
Te dy bashkeshortet Haderi jane me origjine nga fshati Tatzat i Sarandes; jane rreth te pesedhjetave dhe afersisht keto dy dekada i kane kaluar ne emigracion, kryesisht ne Greqi. Aktualisht banojne ne lagjen Astoria-Queens, perballe Manhattanit. Femijte vijojne shkollen e mesme dhe sic e pohojne te katert, perzihen me shtresen e nxenesve mbi mesataren. U kenaqa me pergjigjet e tyre realiste, kur degjoj shumicen e shqiptareve dhe te gazetave, qe nxenesit e emigranteve i cilesojne te pikuar me shkelqim.
Ne Atdhe , cifti Haderi eshte marre me bujqesi. Vullneti pat mbaruar fakultetin e Zooteknise. Ka sherbyer specialist dhe pak kohe,drejtues i ekonomise bujqesore te fshatit te lindjes. Ka pasion profesionin e bujqesise. Nuk e kam njohur ne marredhenie pune, por e vleresoj nga mendimet qe shfaq, per punet dhe per njerezit. Punet e zakonshme te emigrantit ia kane rritur pasionin per bujqesine dhe per fshatin, qe kultivojne tek njeriu deshiren per punen prodhuse dhe mbeshtetin jeten e shendeteshme dhe te gjate sepse njeriu behet pjese e pandare e natyres dinamike. Ne keto rrethana cifti Haderi hodhi hapin e rendesishem ne jete : Blene nje ferme bujqesore , ne rrethinat e Albanyt, ne shtetin e NY. Ferma Haderi ndodhet 310 milje larg Astorias, ku banon familja pronare e fermes se re.
Ne udhetojme, neper autostraden e madhe # 87 , per te mbrritur tek ferma shqiptare, qe eshte pjese e vargut te pafund te fermave te bukura te Allbany-së.
Do te pershkruaj shume perciptas situaten bujqesore te Shtetit te NY , buze autostrades # 87 . Autostrada , ne te dy anet e rruges, pyjet alterrnohen me ferma te bukura dhe pas kufirit me NJ , deri ne Kanada, buze autostrades, ne thellesi mbulohen me fermat e famshme te Albany-së .
Nga ana pamore mjedisi buze autostrades te jep pershtypjen e nje qilimi te gjelber, qindisur me lule shumengjyrshe. Te gjesh nje terren te tille, ne gusht , eshte e pabesushme, vecanerisht per ne qe vime nga nje klime tjeter, ku ne gusht thahet shumica e bimesise se tokes. Ngastrat fushore nuk ishin krejt te sheshta dhe as me konfiguracion te rregullt. Ishin kodra te embla, qe nderpriten me lugina te vogla dhe ato te cregullta gjeometrikisht, por te dy relievet bashkohen embel, sa ta kenaqin syrin.
Lulet e bejne kete peisazh shume me romantik, se sa mund ta përfytyroi cdo idilik përmes fantazisë. Flasim, per nje parajse tokesore, qe e ka emrin Albany në Amerikë, dhe qe rrok nje siperfaqe fermere, ndoshta 500 mije ha, a më shumë. Siperfaqe, qe nuk mund ta parafytyrosh, po nuk e pe me sy : qilim i gjelber me lule! Parcela pa mbarim me miser, ne fazen e e qumushtit. Nuk dukej as nje parcele pa , ose me pak bime. Ngjyra te ndezura te gjelber te kercellit dhe fleteve dhe po kaq e ndezur luleria. Misri krijonte nje mur te gjelber, qe nuk e cante as derri.
Ngastrat e mbjella me soje nuk kam aftesi t’i pershkruaj, më mahnitën. E mbulonin siperfaqen e ngastrës cep me cep. Pamja-imazh, të jepte pershtypjen e nje liqeni te gjelber. Bimet dukeshin sikur te ftonin te beheshe njësh me to, i gjelbert . Soja ishte fantastike. Duhej peneli i Pikasos ta pikturonte. Kam pare shume parcela të mbjella me soje , madje te rendimenteve shume te larta, por ketu behej fjale, per dhjetëra mijëra hektarë. Mbreslenese ishin parcelat e mbjella me perime, nuk mbeteshin shume pas parcelave bujqesore dhe blloqeve te pemtarisë.
Ajo qe me befasoi mua, besoj edhe ju lexues po të ishit përballë kësaj tabloje magjepëse, ishte fakti qe shumica derrmuse e fushave te mbjella ishin pa ujitje, ose me ujitje te kufizuar. Si mund te ndodhi nje shperthim te klorofiles dhe te lulelerise pa ujitje? Kjo eshte vecori e klimes dhe e tokes. Toke poroze, qe thith te tere lageshtiren e nates dhe e emeton ne nxehtesine e dites. Fenomen fizik i kondesimit te ujit. Kete fenomen bujqesor, po nuk e pe me sy, nuk mund ta besosh me logjike. Bimet mbillen shume te dendura. Pak pas mbirjes krijojne hije. Toka “shterzon” dhe prodhon djerse, me te cilen ujit bimet. Ato ruajne vlagen e nates, deri ne shiun pasardhes, qe nuk vonon. Kjo eshte toka e bekuar e Allbanyt ! Begatia e jetes , fillon nga thellesia e tokes, pushton zemrat dhe mendjet e njerzve , duke e kthyer Ameriken ne vendin e begatise , te lirise dhe te shpresave njerezore.
Natyrisht pjesa pamore ne bujqesi nuk eshte gjithcka. Doja te dija si jane organizuar dhe si funksionojne keto organizma ekonomike te fshat –qytetit amerikan. Vullneti dhe Evgjenia i njinin, po thuaj te tera fermat e asaj zone. Dinin sa te medha ishin , sa blegtori kishin , cili ishte parku i maqinerive mekanike , madje dhe origjinen e pronarve. Me flisnin , per hollesi , me shume siguri. Zbritem dhe vizituam disa objekte.
Ne oborrin e fermes ndodhej parku mekanik ne anen tjeter ndodhej stalla e lopeve , qe vijonte me livadhen , ku zhvillohej manjezhi kullosor. Me thelle, parcellat e misrit dhe te sojes . Korria e livadhit kryet me nje mekanizem , qe e sillazhon direkt dhe e mbeshtjell , masen e grire , me nje qese plastike hermetike. Ky eshte nje zbulim i koheve te fundit, qe ka zevendesuar sillizhamin me vargun e kombajnes te artikuluar . Nga ana tjeter ndodhen kullat e sillazhit dhe te drithit , qe jane dhe magzinat e fermes .Pronari ishte me orgjine polake .
Diku afer shtrihet parcella e kopshtit te familjes, qe rrit perimet dhe pemet frutore si dhe nje punishte, qe perpunon frutat , perimet e teperta si dhe bulmetin ,ne menyren tradicionale.Keto produkte te perpunuara, shperndahet per konsum te familjes , per vicat dhe per tregun spontan te udhtarve te autostrades .
(Te plote lexoje ne Diellin e printuar)

Filed Under: Reportazh Tagged With: DITË GUSHTI NË NJË FERMË SHQIPTARE NË ALBANY- NEW YORK, Illo Foto

Bebe Rexha debuton me videoklipin e parë: ‘’I can’t stop drinking about you’’

August 13, 2014 by dgreca

Bebe Rexha, njëkohësisht është një tjetër këngëtare me origjine shqiptare, e cila tani hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ajo është pikërisht vajza e një çifti shqiptar emigruar nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Brooklyn jeton Staten Island Nju Jork, një ishull i njohur nga shqiptarët si “Ishulli i Dibranëve”. /
Nga BEQIR SINA, New York/
LOS ANGELOS : Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra e Madhe e lindur në Brooklyn Nju Jork, që pritet të jetë shqiptarja tjetër, mbas Rita Orës, që do bombardojë skenën ndërkombëtare, të muzikës botërore, teksa është duke lansuar video- klipin e këngës ‘I can’t stop drinking about you’.
Kënga ‘’I can’t stop drinking about you’’ e Bebe Rexha që është lansuar qysh më herët, tani do të vijë edhe e vizuelizuar. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, gjithandej, dhe pritet të ketë sukses shumë të madh, pasi pak a shumë me Beben publiku është i njohur edhe nga bashkëpunimi me Cash Cash ‘Take me home’
Pop këngëtaria – kompozitoria dhe autoria e teksteve të këngëve – Bebe Rexha, shkruajn revistat e gazetat amerikane është më në fund duke debutuar – pra, duke gjetur momentin e saj solo, pas prezantimit të saj në një grup, EDM vitin e kaluar.
Kantautorja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, është bashkëshkruese e hitit më të ri të Eminem dhe Rihanna, “The Monster”. Ajo kishte planifikuar që këngën “The Monster” ta përfshinte në projektin e saj të ri, mirëpo që në vitin 2012 kur kishte filluar të punonte në të, e ka pasur të qartë se ajo ishte një këngë e krijuar për Eminemin.
Artistja shqiptare, familja e saj ka emigruar nga Dibra e Madhe – në Amerikë, Bebe Rexha, që po pretendon famën në SHBA, këto ditë thuhet se ka lansuar videoklipin e parë, atë të këngës ‘I can’t stop drinking about you’ dhe e ka bëri gati t’a hedh në treg.
Dhe, tani, më në fund ajo vjen me një projekt të vetin dhe po pretendon famën në Hollywood – shkruan Jason Lipshutz, për Billboard.com.
Kënga ‘I can’t stop drinking about you’, e cila ka kohë që ka dalë në versionin audio në Youtube, tani ka edhe videoklipin e saj. Kjo këngë është punuar nga vetë Bebe Rexha ndërsa videoklipi është dhënë premierë në faqen amerikane Billboard.com.
E njohur për vendin e saj në këngën e fundit, të Cash Cash me titull “Take me Home – Më çoni në Shtëpi,” 24-vjeçaria është e gatëshme të hedh e vetëme në treg albumin e saj debutues, me këngën “Unë nuk mund të ndal pijen – rreth teje -“I Can’t Stop Drinking About You,”, këngë kjo që u realizua në fillim të këtij viti, nga vetë Bebe Rexha – video muzika e saj zyrtarisht është duke dhënë premieren me të drejtë në Billboard.com.
Këngëtaria e muzikës Pop – Bebe Rexha, në videon muzikore -“I Can’t Stop Drinking About You,” shihet e rrethuar nga shishe alkoli bosh dhe jo si shumë herë, ajo të kujton ato momentet pikëlluese – përfundimtare të një romance dashurie të dënuar. Ashtu si kënga vetë, video prezanton Beba Rexha – si një personalitet i mrekullueshëm i muzikës pop në kohë dhe me impulset e saj më dramatike.
Për Billboard.com kantautoria shqiptare Bebe Rexha thotë se kënga “Unë nuk mund të ndal pijen – rreth teje -“I Can’t Stop Drinking About You,” është në lidhje me atë “fundosjen” e ndjenjave që ju merrni pa të drejtë, në dashuri, pasi zemra juaj është thyer”, thotë Rexha. “Doja që kënga ime të jetë një fotografi e bukur e dashurisë që dikush ndjehet në atë moment- Video muzika ime është modeste dhe e papërpunuar, dhe unë u përpoqa për të kapur disa nga ndjenjat e “pushimit” të zemrës, furtunën e emocioneve që vijnë bashkë me të në këtë rast si kur kemi: “Pak zemërim, frustrimin, trishtimin, pak çmenduri, dhe pak frik të panjohur. Kjo është pasojë e dashurisë që ka shkuar keq……” thotë ajo.
Bebe Rexha, njëkohësisht është një tjetër këngëtare me origjine shqiptare, e cila tani hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ajo është pikërisht vajza e një çifti shqiptar emigruar nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Brooklyn jeton Staten Island Nju Jork, një ishull i njohur nga shqiptarët si “Ishulli i Dibranëve”.
Me hitin e saj te suksesshëm në SHBA, vitin e kaluar “Take Me Home”, Bebe Rexha u vendos direkt e në vendin e pestë të top listës Britanike. Bashkëpunimi i saj me Cash Cash ishte hiti i verës në Europë, pasi qëndroi për disa javë në Billboard Charts në Shtetet e Bashkuara.
Bebe Rexha është kompozitorja e hitit të suksesshëm “Monster” performuar nga Eminem në bashkëpunim me Rihanën. Ajo gjithashtu ka realizuar hite për shume yje amerikane si Selena Gomes etj.

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘'I can’t stop drinking about you’'vidioklipi i pare, bebe Rexha, Beqir Sina

Otto Witte; ish-Mbret i Shqipërisë

August 13, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
1913 – Otto Witte, aktor e akrobat, shpalli se ishte kurorëzuar mbret i Shqipërisë. Në vitin 1913, disa muslimanë shqiptarë ftuan Halim Eddine, nipin e Sulltanit, që të vinte në Shqipëri dhe të bëhej mbret i saj. Otto Witte, duke vërejtur ngjashmëri të tij me Halim Eddinen, shkoi në Durrës dhe, sipas tij, u kurorëzua mbret nga trupat vendore. Ai gjithashtu pohoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme, bëri një jetë luksi, si dhe i shpalli luftë Malit të Zi, para se mashtrimi të zbulohej. Gjithashtu ai mori një pjesë të konsiderueshme të thesarit të mbretërisë, dhe arriti të ikte jashtë vendit, të paktën kështu tha.
Por historitë e Ottos janë parë si të pamundshme. Së pari, nuk ishte nipi Halim Eddine, por biri i Sulltan Abdul Hamidit, Burhan Eddine, të cilit i ishte ofruar froni në vitin 1914, dhe ai nuk erdhi. Fillimisht, Otto pohoi se kjo aventurë kishte ndodhur në shkurt të vitit 1913; por atëherë Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, kështu që Otto e ndryshoi datën duke e vendosur ngjarjen në gusht 1913.
Nuk ka asnjë dëshmi të burimeve shqiptare për të mbështetur pretendimet e Otos. Megjithatë, ai u bë i famshëm në Gjermani. Policia në Berlin lejoi që karta e tij e identitetit të mbante pseudonimin “ish Mbreti i Shqipërisë”.
Mendohet se Otto Witte ishte gënjeshtar patologjik; për shembull, ai deklaronte se në Gjermani kishte themeluar një parti politike; se kishte qenë kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, dhe se kishte fituar 25.000 nga 230.000 votat në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg – të dhënat e votimeve të atij viti nuk e mbështesin këtë pohim. Interesi në Shqipëri ishte i lartë në botën gjermano-folëse, sepse fuqitë e mëdha kishte zgjedhur një princ gjerman që të ulej në fronin shqiptar.
Villiam Vidit iu afrua ky fron në vitin 1913 dhe ai qëndroi gjashtë muaj; gjithashtu, ngjashmëria në emër Vidi – Witte mund ta ketë nxitur fantazinë e Ottos. Historia e Otto Witte ka një ngjashmëri edhe me romanin aventurë “Prisoner of Zenda” (1894), realizuar film në vitin 1913. Koncepti i librit “Prisoner of Zenda” është i thjeshtë; një turist i zakonshëm merret për mbret, sepse ai i ngjante mbretit të vendit që po vizitonte.
Gazetat dhe revistat e ndryshme e morën historinë e Ottos si fakt dhe e përsëritën a ribotuan atë, përfshi revistën ameriane Time, e cila në gusht 1958, botoi një artikull “The Man Who Was King”, në lidhje me pretendimet e Otto Witte. (Histori: çfarë ka nddodhur më 13 gusht?/astritlulushi)

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, i Shqiperise, Otto Witte; ish-Mbret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT