Komisioni i Displinës kërkon kohë, Dosjet janë voluminoze/
Ankthi i pritjes nuk mori fund sot. Vendimi i shumë pritur i komisionit të disiplinës pranë UEFA për të i cilin ish lajmëruar nga vetë organizmi më i lartë i futbollit europian se do të merrej sot është shtyrë për ditën e nesërme, duke lënë në ankth të gjithë shqiptarët që prej një javë presin të kuptojnë se kush do të jenë fatet e takimit të ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Lajmi është konfirmuar për “Ora News “ nga burime pranë federatës shqiptare te futbollit te cilët pohojnë se gjithçka është shtyrë për të premten për shkak të dosjeve voluminoze që dy federatat kanë dorëzuar pranë këtij komisioni.
Në këtë mënyrë anëtarët e komisionit të disiplinës kanë kërkuar me shumë kohë për të ekzaminuar në detaje çdo gjë të shkruar në dosjet respektive.
Të dyja federatat ja hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për atë çka ndodhi në Beograd, ajo serbe mbështetet tek droni me flamurin e Shqipërisë ë Madhe i cili sipas tyre provokoi rëndë popullin serb dhe jo vetëm, ndërsa federata shqiptare ka fakte të pakontestueshme duke filluar nga dhuna fizike e ushtruar ndaj lojtarëve kuqezi, tek koret raciste të cilat nuk reshtën për asnjë moment.
Gjithsesi do të jetë dita e nesërme e cila do të përcaktoj më në fund nëse Shqipëria do të marrë 3 pikët e merituara apo gjykimi do të jetë pa baza ashtu si edhe vetë fjalët e presidentit të UEFA-s Michel Platini
Archives for October 2014
Përse zoti Rama shkon në Beograd?!
Nga Dr. Enver Bytyçi/
Ngjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin e Beogradit, ku dhjetra mijë qyetarë të Serbisë thërrisnin në kor për asgjësimin fizik të shqiptarëve duket se po shkojnë drejt arkivës dhe po ia lëshojnë vendin predikimit të njohur e të përsëritur sa e sa herë në këto dy dekada për “të harruar të shkuarën dhe për të parë nga e ardhmja”. Gjithkush tundohet nga ky lloj predikimi, por fatkeqësisht ne shqiptarët shkojmë deri në harresë dhe drama na përsëritet si makth i përhershëm e ndërkohë ata që kërkojnë me ngulm zhdukjen fizike të shqiptarëve përsërisin vazhdimisht ritualin e tyre edhe kur në stadium dhe tubime të tjera luajnë skuadra jo shqiptare. Kështu ndodh përshembull në ndeshjet e futbollit apo basketbollit midis Serbisë dhe Kroacisë, kur spektatorët në studiume shpërthejnë në thirrjet histerike “Vritini kroatët, që shqiptarët të mbeten pa vëllezërit e tyre”. ”.(“ubi hrvata da šiptar nema brata”) Ndërsa në ndeshjen e kombëtares shqiptare me atë serbe të datës 14 tetor u përsërit deri në infinit parulla raciste dhe antihumane “Vritini shqiptarët”! Politikanët serbë, me reagimin e tyre e mbështetën këtë kor racizmi, ndonëse Europa predikon antiracizmin. Politikanët shqiptarë u morën me droning, duke fshehur kokën në rërë si struci dhe duke bërë lojën e Beogradit, pasiqë udhëheqësit serbë kishin interest ë veçantë që në Shqipëri të promovohej ajo që nuk kishin bërë shqiptarët, por e kishin bërë vetë serbët, droni dhe flamuri me Shqipërinë Etnike ose “Shqipërinë e Madhe”, siç e quajnë në Serbi.
Por në këtë analizë është me vend të shohim se çfarë mund të na vijë si bumerang në ditët e javët e ardhshme. Çfarë mund të sjellë ajo “marrëdhënia e re, historike”, midis Shqipërisë dhe Serbisë me e pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd?
Pse u befasua Tirana politike e zyrtare nga ngjarjet e 14 tetorit?
Ngjarja e Beogradit u përdor dhe u keqpërdor nga të dy palët, politika në Beograd dhe politika në Tiranë. Tirana u gjend në befasi. Ndonëse diskursi i përdorur nga qeveria shqiptare, përkatësisht kryeministri dhe ministria e jashtme, u duk në koherencë, megjithatë një ose shumë hapa pas politikës dhe diplomacisë serbe. Kjo shërben gjithashtu si argument që qeveria e Tiranës nuk ka patur haberin se në stadiumin e Beogradit do të hidhej një flamuri i Shqipërisë etnike me dronin komandues.
Për të zbutur efektet e befasisë së dronit dhe flamurit në kufijtë etnikë, politika zyrtare e Tiranës në mënyrë të kamufluar përdori dy steriotipe reagimesh: Nga njëra anë shfrytëzoi steriotipin nacionalist, duke u bazuar tek akuzat e Beogradit për vëllain e kryeministrit, si organizator dhe autor të provokimit nacionalist në Beograd. Nga ana tjetër duke mobilizuar me porosi të veçantë gjithë median proqeveritare për të promovuar teoritë konspirative të nacionalizmit e miteve dhe për të përcjellë të shqiptarët imazhin nacionalist të shefit të qeverisë. Por dhe vetë deklaratat e zotit kryeministër për konsum të brendshëm, të krahasueshme me frymën e artikujve e Zërit të popullit të vitit 1981, synuan manipulimin me nacionalizëm të sajuar të opinionit. Ndërsa në diskursin e përdorur në mediat ndërkombëtare bie në sy taktizimi mbrojtës, i llojit se “Shqipëria e Madhe është makth i Serbisë dhe nuk është project i shqiptarëve”. Në vend të akuzohej qeveria e Beogradit jo vetëm për mos marrjen e masave për zhvillimin normal të ndeshjes, por edhe për skenarin e fluturakes me flamur, si mjet alibie për justifikimin e mbulesën e racizmit antishqiptar, në Tiranë të gjithë u përkujdesën për të himnizuar qëndrimet patriotike të shfaqura në Beograd, për të amnistuar miqtë e Begoviçit dhe për të fituar kapital politik në elektoratin shqiptar e më gjerë në hapësirën shqiptare.
Kjo mënyrë reagimi bëri që të mos binte aq shumë në sytë e në veshët e shqiptarëve se në krye të huliganëve serbë ishte p.sh një person i dënuar dhe problematik, si Ivan Bogdanov. Dëshira për ta shfrytëzuar ngjarjen në dobi të përfitimeve politike evitoi dënimin e shëmtisë nacionaliste serbe e shfaqur me thirrjet “Vdekje shqiptarëve, vritini shqiptarët”. Megjithatë të gjitha këto do t’i mbeten së kaluarës, sepse në sfond ka dalë një tjetër problem. Kancelaritë europiane e më gjerë mbajnë shënim faktin se mediat proqeveritare më shumë se ato joqeveritare promovojnë simbole e mite nacionaliste, thjesht në funksion të dyluftimit të bendshëm pozitë-opozitë, por që shkon në drejtimin e kundërt të projektit integrues të vendit në BE.
Çfarë do të sjellë vizita e zotit Rama në Beograd?
Pas një lufte verbale për ose kundër vizitës së zotit Rama në Beograd, erdhi dhe kompromisi për shtyrjen e kësaj vizite për datën 10 nëntor. Në parantezë më duhet të them se kryeministri Rama duhet të përgatitet edhe për një shtyrje të katërt a të pestë, ose së paku për shkurtimin e axhendës së tij në Serbi. Edhe kjo luftë shkoi sipas asaj lojës së fëmijëve: “Ta lashë, ma le”, dmth u orkestrua në funksion të interesave politike të të dy palëve në pushtet. Por në fund të fundit, Rama bëri mirë që nuk ra në kurthin e udhëheqësve kryesorë të Beogradit për ta anoluar këtë vizitë. Ndërkohë që unë dyshoj në rzultatin e saj, sa kohë që të dy kryeministrat pranojnë se kanë presion nga zonja Merkel për t’u takuar në Beograd. Eksperienca dëshmon se pajtimi, aq më tepër ai që quhet pajtim “historik”, nuk vjen me presion, me detyrim. Pajtimi është process dhe si i tillë kërkon koherencë, reflektim, njohje të realiteteve të shkuara e garanci për mos përsëritjen e tyre, çka nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë në rastin e të ashtuquajturit “pajtim midis shqiptarëve dhe serbëve”. Edhe pas vizitës së Ramës në Beograd, nëse do të luante përsëri kombëtarja jonë në Serbi, do të përsëriten të njëjtat sekna si ato të 14 tyetorit 2014.
Që 10 nëntori të duket si normal të dy palët, edhe kryeministri Rama, edhe ai Vuçiç, kanë zbutur tonet dhe po shkojnë drejt armëpushimit, por pa u tërhequr aspak nga akuzat e ndërsjellta. Vuçiç nuk ka kërkuar falje që vëllain dhe deputetët, këshilltarët dhe gazetarët e Ramës i quajti “bandë”, ndërsa kryeministri ynë nuk ka ndërmend që “të kthehet në të kaluarën”.e të kërkojë shpjegime për një qëndrim të tillë të homulogut të tij serb. Madje ai nuk ka ndërmend të ndalet as në deklaratën e presidentit Nikoliç, sipas të cilit “shqiptarëve do t’u duhen shekuj të emancipohen”, çka do të thotë se në Beograd do të gjenden përballë dy palë të pabarabarta: Nga njëra anë “modernët” terroristë të tipit Vuçiç, Nikoliç e Daçiç dhe “shiptari me bisht”, Edi Rama!!!
Por më së fundi zoti Rama ka pse t’i falenderohet zotit Vuçiç, për shkak se retorika e tij “antibanditeske”, së paku përkohësisht i ka rritur kredencialet e Ramës si “nacionalist shqiptar”. Them së paku, sepse vizita në Beograd nuk do të përfundojë me imazhin që krijoi retorika e javës së parë pas 14 tetorit.
A do të shënojë vizita e Ramës “pajtimin historik” midis shqiptarëve dhe serbëve?!
Në fakt të dy janë të interesuar që 10 nëntori (nëse do të bëhet vizita me ose pa axhendë të ndryshuar) të shënohet si “kthesë historike” në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë. Do të shohim nëse do të flitet për “pajtim historik midis shqiptarëve dhe serbëve”, apo jo. Por që ky është qëllimi serb i vizitës Rama në Beograd, kjo u duk në një intervistë të ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili përsëriti tezën e tij të “bisedimeve Tiranë – Beograd për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb”. Zhvillimi i ngjarjeve dhe shfrytëzimi i lojës së futbollit midis të dy kombëtareve më 14 tetor del kësisoj si një duel i parapërgatitur, me qëllim që në opinionin publik brenda dhe jashtë dy vendeve të përfshira të përforcohet ideja se “konflikti nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston midis Kosovës dhe Serbisë, por midis shqiptarëve dhe serbëve”. Ndaj dhe kjo shërben për të motivuar një bisedim qoftë dhe Kopf an Kopf (tet a tet – kokë më kokë) midis zotit Rama e zotit Vuçiç për dakordimin në parim për angazhim të të dy palëve për zgjidhjen e këtij konflikti, si dhe për përcaktimin e modaliteteve përkatëse. Rama ka shumë dëshirë që të marrë role të tilla me ambicjen “që të mbetet në histori”, por sinjale për këtë ka dhënë edhe interpretimi mediatik, sipas të cilit. “pas 70 vitesh për herë të parë e viziton Beogradin një kryeministër shqiptar”. Ndërkaq me një synim të tillë duket se ka ndodhur dhe ngërçi I mos funksionimit të institucioneve në Kosovë.
Nëse kryeministri shqiptar tenton të marrë përsipër këtë rol, atëherë ai do të zhbëjë gjithë investimin brendashqiptar e ndërkombëtar për Kosovën dhe pavarësinë e saj. Nëse realizohet projekti i Tadiç, Vuçeviç e Daçiç për të tërhequr Tiranën zyrtare për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve që Prishtina ka me Beogradin, atëherë konflikti jo vetëm nuk do të zgjidhet, por do të krijohej një vatër e re krize në Ballkan, zjarri i së cilës mund të kontrollohet nga Moska, ndërsa tymi i kësaj vatre do të nxijë qiellin e Europës.. Kriza do të vijë për shkak se asnjë politikan në Kosovë nuk do të mbështeste përpjekjet e Tiranës në këtë drejtim, edhe nëse gjërat do të shkonin krejtësisht në favor të shqiptarëve.
Cila është kostoja e përfshirjes së zotit Rama në biseeimet direkte me Beogradin?
Megjithatë tërheqja e Tiranës zyrtare në zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb do të kishte një kosto të pariparueshme për Kosovën. Në një rast të tillë Serbia, siç ka bërë historikisht në diplomacinë dhe politikën e saj, do të vinte në pazar territoret e Kosovës. Pra ajo llogarit në një marrëveshje, sipas të cilës palët bien dakord, që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen, por me kushtin e rregullimit, saktësisht të ndryshimit të kufijve, pra shkëputjen e katër komunave në veri të Mitrovicës dhe bashkimin e tyre me Serbinë. Një kosto si kjo do të shtrojë dilemën, sipas së cilës: Pse shqiptarët e Kosovës u vranë, u masakruan, u dëbuan, u përdhunuan, u dogjën, u shkatërruan në themel, kur e kishin ndërmend të pranonin një një projekt, të cilin e kishte hartuar Dobrica Qosiç dhe do ta kishte nënshkruar Sllobodan Milosheviçi?! Udhëheqësit politikë të Serbisë ka kohë që lobojnë për një zgjidhje të tillë, të cilën mund t’ua mundësojë vetëm përfshirja e Tiranës zyrtare në bisedime të drejtpërdrejta.
Dyshimet se kjo do të ndodhë i përforcoi para dy ditësh këshilltari për politikat e rajonit i kryeministrit Rama, zoti Shkëlzen Maliqi. Ai tha se zoti Rama dhe zoti Vuçiç do të punojnë që në bisedimet dhe takimet midis tyre të përfshijnë dhe udhëheqësit e Kosovës, duke e justifikuar këtë me faktin se “lidhjet midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk mund të realizohen pa kaluar përmes Kosovës”. Prapa kësaj lëvizjeje nuk mund të mos shohësh se Rama dhe Vuçiç janë marrë vesh që në “aksionin e pajtimit” të tërheqin dhe miklojnë Prishtinën politike e zyrtare. Dhe që të bëhet kjo, duhej që të rritej kapitali politik dhe besueshmëria e zotit Rama te qytetarët e Kosovës, duke zhvilluar duelin e njohur që filloi më 14 nëntor dhe vazhdoi deri te telefonata midis zotit Rama dhe zotit Vuçiç. Si prelud i kësaj lëvizjeje shërben gjithashtu shërbimi i emisioneve të shumta nacionaliste televizive, nga ato të Rudina Xhungës e Sokol Ballës e deri te ato të Blendi Fevziut dhe Ilva Tares.
Qarqet europiane dhe vetë aktorët e kësaj uverture e dijnë se marrëveshje të tilla mund t’i bëjnë vetëm liderë me imazhin pozitiv të nacionalistit. Si të tillë ata kanë zgjedhur në Serbi, presidentin Nikoliç, kryeministrin Vuçiç dhe minisrin e jashtëm Daçiç. Zgjodhën në Kosovë Hashim Thaçin. Por nuk mundën ta bindin për këtë ndërmarrje “nacionalisitin” e pandreqshëm, Sali Berisha. Zoti Rama, duke dashur të shënohet në histori, mbetet njeriu i vetëm që mund të bëjë kompromise, por që i duhej vënë kupertura e duhur nacionaliste. Për këtë duhej dërguar vëllai i tij në stadiumin e Beogradit dhe më pas të sulmohej si “nacionalist”, madje që “lufton për Shqipërinë e Madhe”. Ai flamur dhe ajo hartë e Shqipërisë etnike u vu virtualisht e meditiakisht në duart e Olsi Ramës, me qëllim që shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e kudo tjetër jashtë kufijve të Shqipërisë të “qetësohen”, se ata do t’i përfaqësojë në Beograd “njeriu i duhur”, i cili u dëshmua përmes vëllait të tij, si “armik” i Serbisë dhe “luftëtar” i devotshëm i “Shqipërisë së Madhe”. Momente të tilla kanë edhe kurbanët e vet. Në rastin në fjalë duhej sakrifikuar këshilltari kryesor i Ramës dhe Thaçit, i akuzuari si spiun i Serbisë, Baton Haxhiu.
Sindroma e ngërçit institutcional në Kosovë dhe interesi për këtë ngërç…
Ndërsa n Prishtinë Hashim Thaçi si autori kryesor i krizës institucionale në vend, por edhe liderët e tjerë kundërshtarë të tij, e ndihëmuan zotin Rama në këtë aksion “pajtimi” me Serbinë, pa menduar se kjo do t’u kushtojë humbjen e pasurive të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore të veriut të Kosovës. Ndoshta kjo panoramë do të kthjellohet më mirë për Isa Mustafën, Ramush haradinajn dhe Fatmir Limajn në kavët që vijnë. Dëmi që ata I kanë shkaktuar bashkë me Thaçin e vetëdijshëm në lojën e madhe mund të jetë katastrofal. E pikërisht për këtë arësye përgjegjësia që ata kanë për fatet e vendit është e jashtëzakonshme. Duket se vetëm presidentja Jahjaga ka mundur të transmetojë përgjegjësi reale për Kosovën, së paku në këto gjashtë muajt e fundit.
Nga faktet dhe argumentet që kanë dalë deri më tani në dritë mund të konkludojmë se shqetësimi kryesor i qeverisë së Tiranës është integrimi me çdo çmim në Bashkimin Europian, pra, edhe me çmimin e humbjes së sërishme të territoreve shqiptare. Kjo sindromë na përsëritet, për fat të keq, tash pas gati 70 viteve në të njëjtën formë si në vitin 1948, kur diktatori shqiptar u njësua me diktatorin sovjetik, Josif Stalin, edhe pse ky i fundit kishte rënë dakord për “gëlltitjen e Shqipërisë” nga ana e Jugosllavisë, (kupto të Serbisë). Kurse në rastin e sotëm Serbia, sipas planit të ish-presidentit Tadiç, është përgatitur mirë që të realizojë “gëlltitjen e një pjese të territorit shqiptar”, gjithnjë me mbështetjen e qarqeve antishqiptare dhe segmenteve të lodhura me konfliktet ballkanike në Europë si dhe me angazhimin e qeverisë shqiptare. Skenari është i gatshëm, modeli është i njëjtë, thjeshtë ndryshojnë aktorët në kuptimin e emrave, por jo edhe të pikëpamjeve, bindjeve dhe përkatësisë së atëhershme.
“Shqipëria e Madhe” vërtet është shpikje e Beogradit, ashtu siç ishte shpikje e tij droni me flamurin përkatës. Që Shqipëria dhe shqiptarët u dhanë me passion pas atij flamuri, pa e ditur se po çonin ujë në politikën serbe, edhe ky është një fakt, të cilin politika shqiptare as majtas e as djathtas nuk tentoi ta evitojë. Përkundrazi majtas pati mbështetje të plotë për shkak të promovimit të premierit në opinionin e brendshëm si “nacionalist”. Që Serbia shfrytëzon këto dobësi të palës shqiptare, për këtë nuk duhen dëshmi e prova, sepse tashmë jo vetëm ne, por gjithë bota është lodhur me truke të tilla. Dhe që vetë ne shqiptarët, qeveritarët tanë, politikanët tanë, ia krijojmë favore të tilla Serbisë, edhe ky fakt nuk ka nevojë për t’u vërtetuar. Por që ne të bëhemi pjesë e të nënshkruajmë dështimin tonë, duke ia mundësuar Beogradit të sotëm realizimin e projekteve të Serbisë së djeshme të Milosheviçit, kjo do të shënonte rekordin e nënshtrimit politik, moral dhe shoqëror të politikës dhe kryeministrit shqiptar para qeverisë serbe.
Kam dashur dhe dua që kjo paradigmë të mos jetë e vërtetë, të mos kishte indicia se do të ndodhte kështu. Por fatkeqësisht, Boris Tadiç dëshmoi sot se ka investuar dje për të arritur në këtë finish. Celebrimi i koalicionit Rama-Meta në Shkodër nga ana e tij nuk na shfaqet më thjesht si “bashkëpunim” midis të majtës europiane, por para së gjithash si pranim i opcioneve serbe për zgjidhjen e konfliktit me shqiptarët.
Etleva Zeqo (Pazari) Receives the Teacher of the Year Award
By Mithat Gashi/
Etleva Zeqo (Pazari), an Albanian American teacher and a member of Vatra’s Orlando branch, was honored with the “Teacher of the Year” award by Columbia Elementary School, where she has been working for ten years.
Columbia Elementary is one of the 123 elementary schools of the Orange County Public Schools in Florida, the 10th largest school district in the United States and the fourth largest in Florida, serving about 184,000 students. Columbia Elementary, which honored Mrs. Zeqo on October 3rd, serves about 1,100 students.
Mrs. Zeqo has shown leadership to the school, commitment to her students and to the teaching profession. “The successes, dedication, and enthusiasm of my students make my job meaningful and rewarding,” said Eva. Leading the students to success is Etleva’s motto. She believes in teaching students to work hard and to set and reach goals. Etleva, also known by her nickname Eva, said that her student achievement is enhanced because she engages them in complex thinking; she differentiates instruction to meet the needs of all learners; and she makes content relevant to what students already know.
During the last four years, Mrs. Zeqo has been the fifth grade team leader and has worked collaboratively with other teachers on aligning curriculum to standards, preparing authentic assessments, and looking at student work to make adjustments to instruction.
In her classroom, Mrs. Zeqo proudly displays the Albanian flag next to the flag of the United States. She keeps a collection of her students’ work made with the Albanian flag colors given to her on special occasions. “Lots of memories go through my mind seeing how my students grow, learn, and build self- confidence,” said Eva.
Mrs. Zeqo came to the United States sixteen years ago. She is the mother of three children. Her oldest daughter, Nensi, a recipient of the Vatra Scholarship, is a freshman at Valencia Community College in Olrando, Florida. Amber, a 5th grader, is the Student Council President at Columbia Elementary School; and Eileen attends kindergarten.
Eva Zeqo (Pazari) comes from a prominent Albanian family, counting fourteen consecutive generations of spiritual guides who have devoted themselves to serving God and Country by preaching peace, love, freedom, and justice.
Eva is active in her community. She is a member of the Vatra-the Pan Albanian Federation of America, which was established in Boston in 1912.
Eva’s teaching career started at a middle school in Tirana in 1993. After she taught for a year at the “Hoxha Tasin” middle school, she became an assistant director and translator at Turgut Ozal School, a high performing comprehensive school in Tirana, where Eva worked until 1998.
Prior to joining Columbia Elementary, Eva worked as a preschool teacher at Aloma Kids and Kids Love us in Orlando, Florida.
Etleva Zeqo earned a bachelor degree from Aleksander Xhuvani University in 1993 and a second bachelor’s of science in education with honors (CUM LAUDE) from the University of Central Florida, where she also completed the requirements for the Florida Teacher Certificate.
RACIZMI SLLAVO-GREK NDAJ SHQIPTARËVE,KËRCNIM PËR PAQËN NË RAJON
Nga Xheladin ZENELI/New York/
Ne Foto: Djegia e Flamurit te NATO-s ne Stadiumin”Partizani” te Beogradit me 14 Tetor 2014 gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi/
Ndeshja e fotbollit në mes Kombëtarës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë me 14 Tetor 2014 në stadiumin e Beogradit,që u ndërpre për shkak të dhunës së paparë që u demonstrua nga ana e palës serbe dhe
huliganëve të tyre, ishte vetëm fillimi i asaj dhune dhe urrejtjeje e cila do të vazhdojë edhe pas ndeshjes nga ana e pjesëtarëve të popujve apo vendeve që ne shqiptarët shpeshëherë i quajmë, vende ” fqinjë”.
Java pas ndeshjes, u karakterizu me thirrje dhe veprime antishqiptare si dhe deklarata me plot mllef dhe urrejtjeje të politikanëve zyrtarë ( pozitë dhe opozitë) të shteteve që patëm fatin e hidhur t’i kemi, gjeografikisht pranë nesh.
Kjo filloi me Serbinë,pra me vendin ku edhe u zhvillu ndeshja dhe me deklarimin e pushtetit zyrtar ,respektivisht të presidentit serb , Nikoliq se “Shqipëria nuk do të bëhet kurr shtet normal” ( !?) dhe i karakterizoi shqiptarët si ” ekstremist”. Pasuan djegjet dhe vandalizmi i objekteve afariste shqiptare në Sërbi,veçanarisht ndaj furrave të bukës,pronarë të të cilave kryesisht janë shqiptarët. Javën e kaluar u gjetë trupi i vrarë i një pronari furre në një vend afër Novi Sadit. Policia serbe nuk deklaroi përkatësinë kombëtare të pronarit të vrarë ,por që objekti afarist i tij,mban emërin në shqip” Liria”,tregon që edhe kjo vepër dhune, ishte drejtuar kundër shqiptarëve.Në ndeshjen e futbollit në mes Partizanit dhe Crvena
Zvezda ( të dy ekipe serbe) që u zhvillu me 18 Tetor 2014, në tribunat e stadiumit u djeg flamuri shqiptar nga spektatorët dhe u brohorit parrulla e njuhur fyese ” Kosova është Serbi”. Me 15 Tetor , pra një ditë pas ndeshjes që përfundoi me dhunë ndaj Kombëtarës Shqiptare, në një ndeshje basketbolli në Beograd në mes ekipit Crvena Zvezda të Sërbisë dhe Gallatasarajit të Turqisë ,gjatë tërë kohës së ndeshjes u ndigjuan thirrjet antishqiptare ” Vrisni,prisni që shqiptari mos të egzistojë”.
Vlen për tu theksuar fakti se thirrjet raciste në stadiumet e Sërbisë nuk janë thirrje të grupeve të izuluara apo të një numri të kufizuar të tifozave të sportit, por ajo çka është për tu shqetësuar, këto thirje vijnë njëzëri nga e gjithë auditoriumi ,pra nga mijëra spektatorë të tribunave sportive në Beograd,por edhe në qytetet e tjera të Sërbisë.
Kurse në Mal të Zi,si pasojë e urrejtjes ndaj shqiptarëve, me 16 Tetor u vandalizu Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë . Sulmuesit ishin me kombësi sllavo-malazeze. Gjithashtu, derisa nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme në Tuz, shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike që të shfaqin përkrahje për Ekipin Kombëtar të shtetit të tyre amë-Shqipërisë, ata u sulmuan fizikisht nga nxënësit e tjerë jo shqiptarë. Me këtë rast, Duhet theksuar se në Mal të Zi, kur është çështja për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, ate çka mendon pozita ( pra, politika zyrtare) e shpreh në mënyrë të hapur opozita. Ditën e Martë, me 21 Tetor,në Nikshiq të Malit të ZI, në një ndeshje tjetër basketbolli ,në mes ekipit Sutjeska dhe ekipit
“Peja” nga “Kosova” u ndigjuan përsëri brohoritjet për vrasjen e shqiptarëve.
Në Maqedoni (IRJM) një ndër partit më të mëdha opozitare ka kërkoi që të dënohen tifozët shqiptarë të cilët, pas ndeshjes së futbollit Shqipëri- Sërbi festuan në Shkup e qytete të tjera . Siç bën me dije televizioni “Koha”, Policia e Tetovës ka shqiptuar denimet tifozëve shqiptarë me nga 200 euro për “prishjen e qetësisë publike” në sheshin e këtij qyteti.
Në Greqi, lojtarit të Kombëtarës së Shqipërisë, Andi Lila, i cili gjatë ndeshjes në Beograd, mbrojti dinjitetin e kombit të vet,i kërkohet llogari për incidentin nga ana e klubit të tij ” Pas Giannina”,dhe për sjelljen e tij, sulmohet në mënyrë të pamëshirshme nga mediumet dhe shtypi grek.
Këto janë vetëm disa akte që ndodhën vetëm brenda një jave pas ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Sërbisë dhe që vetëvetiu len të nënkuptojë se thelbi i problemit nuk qëndron te paraqitja e simboleve kombëtare shqiptare në stadiumet e ndryshme të garave sportive,duke përfshirë edhe dronin e lëshuar në stadiumin e Begradit me hartën e trevave shqiptare në Ballkan bashkë me dy figurat e shquara të Pavarësisë së Shqipërisë, por mënyra raciste dhe shoveniste e reagimit të shtetit serb, maqedonas, malazez dhe atij grek.
Shfaqja publike e simboleve kombëtare ,për shqiptarët do thotë jo vetëm krenari por kjo njëheri paraqet edhe sinonim i mbijetesës së tyre mijëvjeçare. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare , gjatë tërë historisë së egzistencës së vet, gjithëmonë ka valvitur në vijën e frontit mbrojtës dhe jo në vijën e frontit të sulmit siç ishin flamujt e popujve sllav dhe grek. Nëse flamuri ynë apo simbolet tona ofendojnë ndonjërin nga ata popuj të cilët gjatë gjithë historisë n’a kanë luftuar, vrarë,dhunuar,poshtruar etj.
atëherë ky është problem i tyre dhe jo i shqiptarëve.
Europa duhet t’a kuptojë se shqiptarët janë të rrethuar me popuj racist të cilët kanë vetëm një qëllim: shfarosjen dhe zhdukjen e tyre kombëtare.
Faktet e qëndrueshme historike flasin në favor të asaj se si gjatë periudhave të ndryshme në të kaluarën, sllavët dhe grekët kanë qenë ata të cilët gjithëmonë kanë ushtruar dhunë e represion ndaj shqiptarëve
autokton. Dhe gjatë gjithë kësai kohe,nacionalizmi kombëtar i shqiptarëve shërbeu si mekanizëm mbrojtës dhe strategji e mbijetesës dhe ruajtjes së qënies së tyre kombëtare,të kërcnuar nga shovenizmat fqinjë.
Askush nuk pohon se jemi popull i përsosur dhe i pranojmë dobësitë tona, por asnjë nga këto dobësi nuk ka të bëjë me urrejtjen kombëtare të popujve të tjerë dhe e këtë e kemi dëshmuar disa herë me radhë në të kaluarën.Tek e fundit shqiptarët lindën humanistën më të njohur në botë, Nënë Terezën,shpëtuan hebrejët gjatë Luftës së Dytë Botërore, etj. kurse sërbët dhe malazezët “prodhuan” kriminel luftrash si Slobodan Millosheviqin dhe Rodovan Karaxhiqin ndërsa grekët neonacizmin.
Edhe përkundër të së kaluarës së hidhur të shqiptarëve me popujt e tyre fqinjë,ata megjithate janë treguar vazhdimisht të përmbajtur,tolerant dhe paqësor. Posaçërisht gjatë këtij shekulli, politika zyrtare e Shqipërisë kurse pas vitit 2008 edhe politika zyrtare e Kosovës, kanë shprehur gatishmëri dhe vullnet se dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhënie të plota fqinjësore.Megjithate, pas ngjarjeve të fundit kur ndigjohen thirrjet tepër shqetësuese për eliminimin fizik të shqiptarëve nga pjesëtarët e popujve që
n’a rrethojnë, ato jo vëtëm që nuk i kotribojnë këtyre marrëdhënieve, por njikohësisht paraqesin kërcnim serioz për paqën në rajon.
Shpresoi që strukturat euro-atlantike , siç janë BE dhe NATO, anëtarë të së cilave pretendojnë që të bëhen Sërbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, janë duke mbajtur shënime lidhur me sjelljet e fundit antieurupiane të politikanëve dhe qytetarëve të shteteve të lartpërmendura, me qëllim që të
marrin masa dhe vendime të përshtatura dhe të ndikojnë në eliminimin e vlerave antinjerëzore që posedojnë shoqëritë e tyre.
Ndeshja fotbollistike në mes Shqipërisë dhe Sërbisë që u zhvillu me 14 Tetor, tejkaloi suazat e një ndeshje të incidentuar,dhe tani dual në sipërfaqe dukuria e urrejtjes patologjike e popujve sllav ndaj shqiptarëve.
Nesër( me 23 Tetor, 2014 ) merret vendimi lidhur me ndeshjen Shqipëri- Sërbi nga ana e UEFA-s. Nesër, vihet në sprovë një ndër parrullat e njohura të Organizatës së Futbollit Europian,e cila thotë: ” Thuej Jo
Racizmit”. Realizimi i kësaj parrulle në praktikë do të thotë dënimi i Kombëtarës së Sërbisë sepse vetëm në këtë mënyrë dërgohet mesazh i qartë të gjithë atyre që bëjnë thirrje raciste kundër shqiptarëve apo edhe kundër popujve të tjerë.
22 Tetor 2014
KUJTESE:23 TETOR 2004-SI E QANË ME KËNGË ARTISTËT SHQIPTAR ANITA BITRIN 10 VITE TË SHKUARA NË NEW YORK
Nga Dalip Greca/
New York, 26 tetor 2004- Të martën më 26 tetor, në “A. Azzara Funeral Home” në Staten Island, një javë pas tragjedisë, shqiptarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit këngëtares
Anita Bitri, vajzës së saj Sibora dhe nënës Hazbije. Ishte një ndarje e përlotur, ku vëllai i Anitës, Arbeni priti ngushëllime nga komuniteti shqiptar dhe ai amerikan. Një pjesëmarrje e jashtzakonshme e medias amerikane dhe pjesës më të madhe të artistëve shqiptar që jetojnë në Amerikë. Nga ora 2 pasdite deri në në orën 10 të darkës kanë vazhduar homazhet. Kanë ardhur edhe nxënësit e shkollës ku mësonte Sibora e vogël, të cilët kanë krijuar një situat tepër emocionale në Funeral Home duke u endur pranë arkivolit të tejdukshëm ku prehej përjetësisht Sibora. Qindra vetë kanë shkuar nga “A. Azzara Funeral Home” tek shtëpia ku ndodhi tragjedia. Qindra qirinj, tufa me lule, kukulla për Siborën e vogël. Nga shtëpia vargu i gjatë i komunitetit shqiptar shkonte sërish në Funeral Home. Në mbyllje të ceremonis mortore, muzikanti Vait Hajdari, ka ngushëlluar në emër të artistëve dhe ka falenderuar pjesmarrësit që në këto 8 ditë nuk i kanë lënë të vetmuara tri jetët e shuara.
E SHTUNA E PËRLOTUR
E shtuna, 23 tetorit, ishte një ditë dënesash dhe lotësh në sallën e lutjeve të First Evangelical Free Church në Brooklyn New York. Përreth kishës, aq shumë vizitorë, me fytyra të përvajshme, ndoshta nuk ishin parë ndonjëherë. Shumë kamera televizive dhe dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të gazetave njujorkeze përcollën ngjarjen. Në sfond portreti i këngëtares së njohur, ku rrezaton një buzëqeshje e përjetshme; dhe një buqetë lulesh. Salla ishte e mbushur plot, sa që shumë janë detyruar të ngjiten në lozhë, por ka shumë që qëndrojnë në këmbë. Ndërsa një këngë e përzishme kurbeti na kujton se… të huaj jemi në këtë vend. Kënga të rëngjeth shtatin. Dënesa, psherëtima, përzjehen me ritmin e këngës. Shoh në një cep mikun tim, shkrimtarin Ramiz Gjini, dhe shkoj për ta takuar. Kishim kohë pa u parë. Ra ky mort dhe u pamë, do të thoshte prijësi i letrave shqipe. Por as unë, as Ramizi nuk arrijmë të shqiptojmë fjalë, ishim të pazëshëm; një ngërç dhimbjeje na ka ngirë fjalët. Unë shoh lotët e mikut tim, vargu i këngës labe, përshtatur me këtë atmosfer të përzishme, sërish më trondit. Edhe burri qan si grua! E pra s`është turp të qash; është dhimbja njerëzore për tri jetët e shuara, por është dhe qënia emigrant në dhe’ të huaj që na trondit shpirtrat e trishtë. Ramizi diçka më thotë, por unë dëgjoj vetëm një shkulmë ofshame; patjetër po mundohet të shprehë diçka për dhimbjen që ndjente, diçka për jetët e shuara, por ç`rëndësi kanë fjalët, kur sytë po shfryjnë dhimbjen e pa zbutur nga lotët? Kadri Brogi me të cilin kisha udhëtuar nga Bronxi në Brooklyn ishte tërësisht i mpirë. Qemal Zylo; organizatori kryesor i kësaj përshpirtje, padyshim që nuk arrin ta marrë veten pas një përkushtimi shumë ditorë së bashku me të bashkëshorten, Kozetën. Nuk është kjo e para sipërmarrje bamirësie në raste të tilla që ata organizojnë!
Dhimbja që nuk tretet nga lotët!
Kush e shpiku kurbetin? Ah, ç`gjëmë që na ka dhuruar! Ajo kënga labe për kurbetin na e bëri shpirtin ujë! Frederik Ndoci e ka të vështirë që të përballojë dhimbjen, por ai arrin që ta drejtoj mrekullisht koncertin duke e lënë të lirë shpirtin e tij, të qajë, të qeshë dhe të këndoj njëherazi, të nxisë sallën, përmes lotëve të qajë, por cuditërisht shpërthen në duartrokitje! Vetëm artistët janë të aftë për t`i dhuruar njëkosishtë të gjitha këto emocione; do të thoshte më pas, në fjalën e tij ngushëlluese, regjisori dhe shkrimtari Pëllumb Kulla, i cili do ta përcillte ngushëllimin në emër të familjes së madhe të artistëve edhe me një dridhje të lehtë zëri! Ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, që ka ardhur së bashku me z. Lublin Dilja, ngushëlloi në emër të shtetit shqiptar. Sot, tha ai, kemi ardhur këtu të përcjellim dhimbshëm shuarjen e një familje. Po përcjellim artisten e shquar Anita Bitri, vajzën e saj të vogël, Siborën dhe nënën Hazbije. Hikja tragjike, tha ai, ishte humbje jo vetëm për komunitetin shqiptar këtu, por për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë; në Vlorë, në Prishtinë, në Tetovë apo në Ulqin! Anita i përkiste atij brezi të talentuar të artistëve si Agim Krajka, Frederik Ndoci, Merita Halili e të tjerë…që i dhanë emër kulturës shqiptare!
Si të lashë e më s`të pashë- Homazh për Anitën…/
Artistët shqiptarë, ata që e kanë qarë me lot prej ditës së martë artisten kolege, kur mësuan lajmin e zi, sot kanë pushtuar skenën e sallës së madhe të
lutjeve. Të veshur me të zeza, me sy të skuqur nga lotët e dhimbja, me zërat e dridhur, me intimitetin e kujtimeve për këngëtaren që s`jeton më, ata na e
ringjallën edhe njëherë Antia Bitrin! Si për të kujtuar shtegtimet e hershme të shqiptarëve shekujve të shkuar, realizuesit e koncertit përcjellës, kishin menduar që përshpirtjen me emrin e Anitës ta bënin me këngën “Moj e bukura More”! Vargje malli që të përzjer me dhimbjen e zisë, krijojnë një mjedis dridhërues! Kënga që e pati kënduar shpesh nëpër koncerte Anita, kalon zë më zë:
Si të lashë e më s`të pashë,
Si të lashë, si të lashë,
Siç të gjeta nuk të pashë!
Atje kam lënë unë Zotin At,
Atje kam unë zonjën mëmë,
Atje kam dhe detin vëlla,
Gjithë mbuluar…
Të gjithë mbuluar
Të gjithë mbuluar nën dhe’
Ah, e bukura More!…
Frederiku kalon nga njëri artist tek tjetri me mikrofonin në dorë, dhe secili prej tyre shqiptonte vargjet :
Si të lashë e më s`të pashë!.!
Si të lashë; si të lashë!…
Merita Halili, Justina Aliaj, Haxhi Maqellara, Gëzim Çela, Erion Mustafaraj, Aida Ndoci, Artan Kushi, Edmond Xhani, Zana Thaçi, Arenc Leka, instrumentistët…përcjellin mesazhe shpirtrash që dhembin! E gjithë salla përcjell këngën e dhimbshme së bashku me artistët. Kush di ta lexoj shpirtin e artistit, e ka kuptuar në ato çaste, se sa dhimbje përcillnin ata zëra që drithëroheshin nga trishtimi…! Salla nuk ndjehet, është bërë e pagojë, ndërsa artistët këndojnë dhimbshëm për shpirtin e artistes, që nuk jeton më!
Kur krijohej pauza e ndërrimit të mikrofonit, dëgjohej kori i dënesave të sallës. Hedh sytë dhe shoh dr. Anna Kohen që përlotet, Shqipe Biba, Kozeta, Flora Selfo më tej, shumë vajza e gra që nuk ua di emrat, por ua lexoj dhimbjen në sytë e skuqur dhe buzët e dridhura!
Merita Halili dhe Aurela Gace qajnë me këngë që përcjell dhimbje, Raif Hyseni ofshan në”Vetmi”…
Merita Halili ka zgjedhur një këngë vaji nga Shqipëria e mesme për ta qarë
shoqen e saj artiste! Vargjet ta këpusin shpirtin:
Qani shoqe, mos më lini vetëm, oh!
Qani për motrat, motrat fatzeza, oh!
Qani shoqe mos më lini vetëm-oh!
Qanë vëllai për motrën-o
Qaje-qaje vëlla nënën-o
Motrën dhe mbesën-o
Qaje-qaje, mos push-o
Qani shoqe mos më lini vetëm-o
Posi ëngjëj duken motrat-o!!….
Zëri i përvajshëm dhe i dridhur i Meritës, të shpon gjoksin nga dhimbja, është një këngë e përvajshme, tipike që këndohet në vaj në Shqipërinë e Mesme! Merita, kur i telefonova të dielën, më tregoi se kjo këngë është interpretuar nga grupi folklorik i Elbasanit në Festivalin Kombëtar Folklorik në vitin 2000, ndërsa vargjet ajo i ka përshtatur për artisten Anita Bitri, me të cilën ka një njohje dhe bashkëpunim të gjatë. Nuk e di se ku e gjen forcën Merita të përballojë një jetë kaq të mbingarkuar: Sapo u kthye nga Festivali Kombëtar i Gjirokastrës, së bashku me Raifin, përfaqësuan Shqipërinë në një festival Botëror në Texas, tani sërish e palodhur në aktivitet e tjera të komunitetit! Erion Mustafaraj ka zgjedhur vargje nga Dritëro Agolli për të shprehur atmosferën e përzishme të rënduar nga dhimbja. Mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni e ka bërë të vajtojë sallën tek ka luajtur mjeshtrisht pjesën instrumentale “Vetmia”. Fizarmonika e mjeshtrit ofshan me një zhurmë drithëruese, pastaj rënkon thellë, më pas sërish me gulç, e shpërthen dhimbjen. Gulçimi është i trefishtë, aq sa ishin edhe ato; tre gulçime të dhimbshme që të drithërojnë, nga një gulçimë për secilën nga shpirtrat për të cilat po luten kaq shumë shqiptarë e amerikanë në këtë kishë, që u ka hapur dyert shumë herë shqiptarëve që kanë patur fatkeqësi! E pyes zëulët Raifin; si do ta shprehje me fjalë atë që luajte në tastierën e instrumentit? Është e vështirë të gjejë fjalët, ndaj përdora notat e fizarmonikës! Tash ndjehem më i lehtësuar,- thotë Raifi. Aurela Gaçe tha se do ta qante shoqen, vlonjaten e saj, Anitën, me ligje, siç qajnë nga Labëria, nga anët tyre, nga Vlora e isove. Shpesh fjalët e saj ndërpriten nga një Oooohhh e zgjatur dhe një lemze, që e pengon në të folur. Kujton njohjen me Anitën; kujton magjinë e zërit tësaj, kur dilte në skenën e pallatit të sportit të Vlorës, kur Anita, me këngën e saj, ngrinte në këmbë vlonjatët. Meditonte aso kohe Aurela:- Thosha me vete: Lum kjo, që i bënë të gëzuar gjithë këta njerëz! Dikur, kur isha ende e panjohur, ajo më zgjodhi ta shoqëroja në një koncert të përbashkët. U ndjeva e lumtur që më zgjodhi mua…Ah…iku…!
Duke dëgjuar këngët e Anitës!…/
Po, kjo? Zëri i Anitës shpërndahet në sallën e madhe. Na u duk se ishte sërish mes nesh duke kënduar! “Mos u nxito, mos u gabo”, dëgjojmë zërin e saj.Por jo, është incizim… Diku projektohet dhe portreti i Anitës në skenë; të duket se nuk ka ikur! Salla duartroket, thërret, për një çast, ndoshta shumë të shkurtër, harrojmë se jemi në një koncert të përmortshëm, harrojmë se jemi në një takim mortor, dhe duartokasim të gjithë! Artistët prandaj janë të veçantë; ata i përcjellin ndryshe si gëzimet ashtu edhe hidhërimet! Dikush, më tërheq për xhakete dhe më thotë se nuk duartokitet në mort;c’bëhet kështu? Një grua me të zeza, nuk duron, ngre zërin: Po pse duartrokitet në kishë? Po jemi mes artistëve pra, dhe artistja që s`jeton më vetëm kështu mund të ringjallet! Shoh vëllanë e Anitës, Arbenin. Sytë i mbanë të mbyllur për një çast dhe dëgjon përhumbshëm këngët e Anitës. Ndoshta kështu do të ruaj imazhin për motrën, të gjallë; mbesën e dashur, ashtu siç e pat përfytëruar, nënën e dashur-mall’ të pashuar. Nuk e di pse për një çast m`u duk ky Arben Bitri si Kostandini i legjendës shqiptare; m`u duk tamam si ai i Legjendës, që erdhi kush e di sa male kaptuar, dete e Oqeane, për të marrë të motrën në dhe’un e largët e për ta kthyer në vendlindje! Veçse, ndryshe nga legjenda, i vdekuri nuk është Kostandini, por ajo-po, motërlegjendë! Në vend të kalit të magjishëm, ku shkon i vdekuri me të gjallë; ata do të udhëtojnë me avion dhe do të kapërcejnë male, oqeanin, dete, lumenj, dhe atje nuk do t`i presë nënëzeza, se ajo është e kallur mes të vdekurve, që fluturon së bashku me ëngjëllin e vogël, Siborën!..Por do t`i presë Vlora, do t`i presë Shqipëria. S`janë as të parët as të fundit emigrantë që kthehen në arkivole! Ç`fat për kombin tonë të mërguar!….
Mami, mami, ku je ti…?/
Aida tek pyet veten se kur e ka takuar për here të fundit Anitën nuk e ka të vështirë ta jape përgjigjen po vetë; e takova dikur aty nga korriku. I shkova në shtëpi për të marrë një fotografi për koncertin që do të jepnim. Më priti siç dinte ajo. Më foli edhe për CD që po përgatiste, kishte dhe një këngë me vajzën e saj, Siborën. “Për ty Sibora, sot do të këndoj një këngë…”, – më tha Anita. Dhe Sibora mes një ndjenje fëmijërore, ku përzihej ndrojtja me dëshirën, nisi të këndonte para meje; ia doli mbanë që ta këndonte bukur këngën së bashku me mëmën e saj! Dhe pas fjalës së Aidës, në sallë shpërndahen nga CD-ja tingujt muzikorë e më pas fjalët e këngës që ka mbetur pas, kënga që është inçizuar dhe do të jetë pjesë e diskut të ri. Këndojnë mëmë e bijë! Mëma përcjell këngën dhe e bija shpreh dashurinë. Dikur zëri i Siborës endet mes nesh. Zëri i saj ta këput shpirtin: Mami, mami, Ku je? – thonë vargjet e këngës, që të japin një imazh haluçinativ, kur mendon ikjen e papritur të vajzës së vogël, e cila duket sikur kërkon në gjumë nënën Anitë: Mami, ku je? Shqipe Malushi, në mesazhin e saj të dhimbshëm, përcjellës në gjuhën angleze, e bëri sërish sallën të dënesej e të lotonte, paçka se dhe vetë i rrodhën sytë pa pushim! Elmira Muja, do të kujtonte Anitën në marrëdhëniet shpirtërore me “Motrat Qiriazi”, Shqipe Biba, me fjalë shpirti do ta sillte portretin e këngëtares në aktivitetet në ndihmë të Kosovës. Kozeta Zylo, me fjalë të përzgjedhura, ku lundronte ndjenja, shpirti dhe poezia, nderoi këngëtaren e paharruar. Edhe Zana Thaçi si dhe fëmijë të tjerë do t`i shprehnin ndjenjat e pastërta fëminore përmes këngëve. Kënga e tyre ishte mesazh për Siborën e vogël-ëngjëllin që u shkëput aq shpejt nga toka drejt qiellit! Grupi i fëmijëve përcjell këngë zemre! Në kujtim të Siborës së vogël! Demir Zena, Remi, Kino, Gëzim Çela, sa kanë për të thënë sot? Të gjithë kërkojnë të flasin, të këndojnë për shpirtin e saj! Justina Aliaj, nuk arriti të këndoj dy herë, që iu afrua mikrofonit: – “Nëqoftëse askush nuk do të këndonte sonte në këtë mort, unë do të këndoja në kujtim të Anitës, por duke qënë se thuajse të gjithë kënduan, unë po kam dëshirë me ba atë që kam në shpirt; vetëm me folë”, tha Justina! Dhe pastaj vazhdoi,- Ashtë e pabesueshme tre vetë, tre shpirtëra me ikë në të njëjtën kohë; tre breza ikën njëherësh, por ja që nuk e kemi na në dorë! Jemi të përkohshëm në këtë botë! Mos t`raftë me harru, themi ne në Shkodër! I përjetshëm kujtimi i tyre! Dila Gecaj, tregoi se si u njoh me Anitën, dhe thotë se ka qenë me fat që e ka njohuë. Dhe më pas një këngë për shpirtin që iku! Artisti Xhevat Limani do të përcillte telegramin e ngushëllimit nga Ministri i Kulturës së Kosovës, Brajshori. Më pas mikrofoni do të endej nëpër sallë dhe ata që kishin zemër të fortë zbraznin shpirtin nga dhimbja…..
VDEKJA QË I DIKTOI MASA TË RREPTA BASHKISË SË NEW YORK-ut/
Vdekja e trefishtë e familjes Bitri, diktoi masa të rrepta për parandalimin e aksidenteve nga gazi. Gazeta prestigjioze The New York Times, shkruante në numrin e saj të 22 tetorit 2004, se Kryetari i bashkisë Michael R. Bloomberg kishte kërkuar nga pronarët e banesave të instalonin urgjentisht detektorë të oksiditi të karbonit, pas tragjedisë së këngëtares shqiptare Anita Bitri, vajzës dhe nënës së saj. Kjo nisëm ligjore, paralajmëronte një seri sanksionesh për ata që nuk do t’i respektonin masat e diktuara. Kryebashkiaku Bloomberg ishte shprehur se ligji i ri do të zbatohej nga agjenci të ndryshme të qytetit. Zyrtarë të Nju Jork-ut do të përcaktonin numrin dhe vendin e vendosjes së detektorëve që nevojiteshin në hotele dhe shkolla. Qyteti shpërndau falas 60 000 detektorë përmes Departamentit të Zjarrfikësve te rezidentët të cilët nuk mund të përballonin blerjen e detektorëve. Këto detektorë u dhuruan nga First Alert, që njoftoi se do të vazhdonte çdo vit këtë program gjatë tre viteve në vazhdim. Bloomberg u bëri thirrje të gjithëve atyre që mund të përballonin blerjen e detektorëve të oksidit të karbonit t’i blinin menjëherë sepse detektorët zbulojnë praninë e oksidit të karbonit. “Llogjika e thjeshtë tregon se në këtë mënyrë ju mbroni jetën tuaj”, pat deklaruar Bloomberg.
The New York Times shkruante se Anita Bitri, 36 vjeçe, këngëtarja e njohur nga Shqipëria, vajza e saj 8-vjeçare Sibora dhe e ëma e këngëtares Hazbije Bitri, 60 vjeçe, humbën jetën si pasoj e gazit helmues ndërkohë, tek po flinin në shtëpinë e tyre në Staten Island.
New York, 26 tetor 2004(Botoi Illyria)
- « Previous Page
- 1
- …
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- …
- 54
- Next Page »