• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2014

BRITMA UNIVERSALE E ENTELA KASËS

October 14, 2014 by dgreca

Esse nga Novruz Xh Shehu/
Një britmë e llahtartë, dhimbje në kufijtë e padurimit, ankh e tmerr në lakuriqësinë tronditëse të një realiteti, që vështirë të besohet nga ndonjë banor tjetër i planetit, ku jetojmë, është romani „Të Korrat e Krishtlindjeve“ të Entela Kasës.
Dje, data 11 tetor, në Bibliotekën Kombëtare, takova prof Bardhosh Gacen i cili kish ardhur për një arsye të pazakontë:Kërkonte dy viza në ambasadën Italiane, për të shpurë dy mbesat në një fondacion në Gadishullin tjetër!!!!…Pse?!, lind pyetja në natyrshmërinë e dialogut dhe përgjigja është:Në datën dy shkurt të vitit 2014, babai i tyre ja preu kokën nënës 9bashkëshortes) me thikë në orën 2 00 të natës, e ngriti pastaj nga flokët dhe e vendosi mbi tavolinë, e shikoi nëse kish vdekur patjetër, i futi një grusht hundëve, mbylli derën me celës dhe iku…!!! (I dënuar për disa vite burg, po luan në qeli domino për cdo natë,… sipas të dhënave)
Film horror?…Produkt i një mëndjeje të sëmurë?…Jo…është realiteti ynë…i vendit dhe komunitetit ku ecim e marrim frymë, ku lindëm e lindim, ku na rritën e rrisim…
Po cfar ka të përbashkët Britma e vajzave para kokës së prerë të nënës dhe Britma e Entela Kasës?
Natyrisht pa e lexuar, vështirë se mund të kuptohet e përbashkëta dhe e vecanta.Por në Shqipëri ashu si harrohet tragjikja, e neveritshmja, e llahtarta, ashtu kalohet thuajse pandjerë e madhërishmja, e mrekullueshmja, ajo që mbart si dhe nobelisti francez i këtij viti, Modiano,- Kujtesë artistike të njeriut ndaj historisë.. Kur kujtesa cekuilibrohet, kombi e gjithë kombet padyshim që marrin rrukullimën.
Të Korrat e Krishtlindjeve shihen atje larg, në fundin e veprës, atje në mbytjen e dhimbjes, trishtimit, në dëshirën për të shkruar e harruar, për të nxituar, për të mjekuar më magjinë e dashurisë viktimën e një monstruziteti fatal, në një sistem fatal, në një kohë fatale, me njerëz pantera e pantera që s’mund të arrijnë tek krimet e Njeriut, në një tokë të vogël, me hartën në formën e një vaporri të ankoruar në gadishullin grindavec, prodhues i tragjedive dhe Dashurive të mëdha.
Klea, Kasandra, Edipi, është trinia mbi të cilën ngrihet subjekti i romanit, ose më sakt është trinia që ngrihet për të marrë pjesë në dramën dhe tragjedinë e një monumeti që sic thotë autorja ka për piedestal një mur më të madh se sa ai Kinez, e më të fortë se sa ai i Berlinit…
Pa këtë trini, s’do të merrnim vesh kurrë se cfar jetë njerzish kish marrë ankthi për ngritjen e këtij monumenti, në një shoqëri të sëmurë nga Kolera e Komunizmit, ku mjekët komunistë mundohen ta kurojnë, por s’mund ta harrijnë fatkeqësisht..Dhe të vdekurit vazhdojnë…Dhe Kasandra parashikon apo thërret kujtesën e flet për atë që ka ndodhur, Klea gëlltet lumenjë dhimbjeje të vdekjes së të dashurit të saj në emigrimin biblik,…Edipi (Ezopi) mundohet e stërmundohet të paraqes filozofinë e tij duke carë në këtë oqean ndjesishë, dramash, tragjedishë, me tmerrin e lindjes së tij nga dy prindër monstra të gatuar mjeshtërisht në magjen e Njeriut të Ri të asaj që quhet diktaturë…
Cfar është ky monument, që sa nis të ngrihet vendosen në themelet e tij njerëz, që duan Lirirnë të përjetëshme, të afërm të atij, që do të ngjitet në piedestal apo fëmijë të atij që do të ngrihet mbasi ende nuk i janë gjetur eshtrat mbas pushkatimit diku, dikur, por jo në mijëvjecarët e shoqërisë primitive, jo në mesjetën e fanatizmit, që prodhoi tragjedi, por pikërisht në ditët që jetojmë?!…(.Se jo më kot qëllohet përfaqësuesi i popullit në parlament, jo më kot vritet gjersa gjashtë plumba nuk mund ta permbysnin dhe tani fshihet realiteti nga kujtesa se nuk e vrau një deputet tjetër injorant apo kriminel i lindur, por psikologjia e antinjeriut, psikologjia e krimit e ngjizur, e pllenuar, e lulëruar në njëgjysëm shekulli e vazhdon të lulërojë me aq bujë..A shtu si monumenti i Të Korrave…, monumeti Azem Hajdarit qëndroi në haur, dhe tani që e nxorrën vendosën ti shpinin lule dhe vrasësit duke qarë tërë britma!!!)
„ Monumentin duket sikur e kanë harruar, ndoshta e keni parë murin prej betoni në shesh, deshën t’i vinin dhe eksploziv…Ka mbetur atje si gur varri…“(f.98)
Dhe Klea vëzhgon, dashurohet edhe nga ata që se meritojnë dashurinë e saj.Por Ajo të tërëve ju jep Dashurinë si të vetmen kurë shëruese, duke ndjerë domosdoshmërinë e shpëtimit të këtij komuniteti të sëmurë për vdekje…“
. ..“ajo që mbetet njëkohësisht me frymën e ikur është Dashuria… ajo dashuri që asnjëherë nuk ngopen jetët tona të mundimëshme, ku dhimbja është mbretëresha e përsosjes së qënies…“(f,52)
… „Thuhet se historitë përsëriten si vet historia e njerëzimit, ndoshta në vënde të ndryshme…“f.19.(A nuk janë të gjitha simotart e tragjedive të përbotëshme në të gjitha shtresat kohore, pikërishtësot në vendin tonë të shtrenjtë?)
„Sikur njerizit të shkonin më shpesh në vorreza, nuk do të kishte kaq krime“(f.28)…(Thirrja e shkrimtares vështirë se dëgjohet në shurdhënajën e krimit.)
„Liria qëndron mes dy rrugëve si një zgjdhje e vetme e në varësi të zgjedhjes ajo bëhet e përjetëshme“(f,64)..Një mesazh filozofik që përshkon palcën e romanit, një përkufizim brilant i saj, si të kemi të bëjmë me një zonjë njëmijëvjecare e jo me një vajzë të re që merr përsipër të sjell me tër fuqinë e mundëshme të fjalës artistike Kujtesën, për atë që shkoi e që ende përsëriten në mënyra moderrne, në vrasje më telekomandë që nga mijëra kilometra larg, ndoshta dhe nga hëna…Por ama i vdekuri është i vdekur…Po a kanë arritur bashkombasit përzgjedhjen e duhur të Rrugës së Lirisë?..Vështirë të thuhet Po dhe s‘dihet se kur do të thuhet ndonjëherë!
„Vdekja vetë është sosje materjale e lëndës, ngrirje e saj, e kështu jeta i largohet formës së njeriut, por shpirti i ikur diku, jeton rrugëtimin e tij të pasosur“(f.77)..(Shpirti i hedhur në shkronjë nuk mund të largohet në qiej me komunitetin e të vdekurve.Kujtesa në shkronjë tmerron kriminelët, politkanët, fshehësit e historisë…Ndaj autorja deklamon përjetësinë e shpirtit nëpërmjet Kujtesës që ta jep vetëm shkronja.
Është një tragjedi filozofike dhe Filozofi tragjike, romani i Entela Kasës…I vështirë për t‘u lexuar nga dramaciteti, ankthi gjer në tmerr që mbart në cdo faqe, por i domosdoshëm për një shoqëri që kërkon të shërohet mbas një sëmundjeje të gjatë, në një vënd të shndërruar në eksperimet pavllovian, ku njerzit në metamorfozë ushqyen me tërë forcat e ndërgjegjësuara instiktet e një specieje tjetër…
Kujtesa artistike është i vetmi shpëtim për komunitetin njerëzor, është anamneza para nisjes së kurimit të një sëmundjeje fatale…Ndaj dhe fitoi cmimin Nobel hebreu i Francës, por Entela Kasi kish shkruar një vit më parë Të Korrat e Krishtlindjeve.
A do të lind një ditë Krishti për shqiptarët?..

Tiranë, Tetor 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: britma universale, ENTELA KASI, esse, Nuvruz Shehu

Ilire Zajmi: Gazetarinë e kam profesion, Letërsia është dashuria ime

October 14, 2014 by dgreca

Ilire Zajmi është nga shkrimtaret pioniere të fillim -viteve të demokracisë në Kosovë. Dhe jo vetëm kaq! Ajo ështëgazetare, shkrimtare, përkthyese e studiuese.
Ka studiuar drejtësinë.Magjistre e shkencave të gazetarisë e komunikimit masiv.Jeton në Prishtinë dhe aktualisht punon në Radio Televizionin Publik të Kosovës ( RTK), gjithashtu edhe korrespondente e Agjencisë italiane të lajmeve, ANSA .
Profesoresha e gazetarisë ështëautore e përmbledhjeve me poezi: “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), “Amnesia” në gjuhën angleze, shtëpia botuese Corpos Editora, Portugali (2011), ‘Ëndërr e huaj” në formatin e-book Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese l’Harmattan, Francë (2014).
Autore e romanit “Fashitja e ëndrrave rebele” Prishtinë (1996), librit publicistik bashkë me gazetarin italian Filippo Landi “Un treno per Blace” botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese la Meridiana në Itali (1999); “Një tren për Bllacë”, shtëpia botuese Saga Prishtinë (2011), librit studimor në fushën e gazetarisë “Pamjet televizive dhe realiteti” shtëpia botuese Rozafa , Prishtinë (2011). Autore e romanit “Era” botuar nga shtëpia botuese ” Bota Shqiptare” Tiranë 2014.
Ka sjellë në shqip nga gjuha italiane, së bashku me Anton Nikë Berishën, poetin italian Giuseppe Napolitano.
Shkrimtarja dhe Studiesja e njohur Ilire Zajmi ështëprezantuar edhesi autore në revista letrare e antologji ndërkombëtare.
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës si anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, rumanisht, në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake, etj.
Pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare të poezisë.Fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011. Fituese e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, maj 2013.
Anëtare e PEN qendës së Kosovës dhe asociacionit Poetas del Mondo (Shkrimtarët e botës).
Koordinatore e festivalit ndërkombëtar “Britma e gruas” etj.

Bisedoi:Raimonda MOISIU/

-Jeni nga shkrimtaret pioniere të fillim -viteve të demokracisë në Kosovë. Kalimi juaj i sukseshëm nga juriste në gazetare e më pas në poete e romanciere. C’mund të na thoni si filloi karriera tuaj letrare? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?

ILIRJA: Të bëhesha shkrimtare kam ëndërruar si fëmijë. Kam botuar vjershat e para në moshë fare të njomë. Studimet në fushën e jurisprudencës vetëm se pasuruan njohuritë e mia dhe më ndihmuan shumë në udhëtimin që kisha nisur drejt botës së madhe të librit. Me gazetari fillova të merrem kur isha studente, mirëpo shpirtin e kisha gjithmonë te poezia.
Prandaj studimet, profesioni i gazetares dhe pasioni për të shkruar , të gjitha kanë një emër: dashurinë për letërsinë, artin, të bukurën. Është një udhëtim i projektuar gjatë, i cili më sfidon , më jep kënaqësi, më merrë shumë energji, por edhe më përmbush shpirtërisht si asgjë tjetër.
E kam thënë gjithnjë gazetarinë e kam profesion, letërsinë dashuri.

-Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj të vëllimeve me poezi ; “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), “Amnesia” në gjuhën angleze, ‘Ëndërr e huaj” në formatin e-book Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese l’Harmattan, Francë (2014), dhe bashkëautore në antologji kombëtare e ndërkombëtare. C’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?

ILIRJA: Librat e botuara flasin me gjuhën e tyre. Secili libër i botuar në Kosovë apo jashtë është një aventurë e re letrare, përvojë në vete.Për secilin varg e secilën fjalë, duhet shumë punë, sakrificë e kohë.Letërsia është kërkuese, ashtu si fryma e ajri që thithim. Më pëlqen të mos ndalem, të jem vazhdimisht në kërkim të motiveve të reja, të hapësirave të reja letrare..
E bindur se librin më të mirë akoma se kam shkruar, vazhdoj të punoj me përkushtim e ambicie në rrugën që kam nisur.Sukseset vijnë më pas, e nuk mungojnë.

-Cili është elementi më i rëndësishëm dhe interesant për të shkruar një libër të suksesshëm me poezi?

ILIRJA: Temat që trajton, gjuha që përdor, vargëzimi , stili origjinal por mbi të gjitha talenti. Pa pasur talentin, të tjerat janë kot.

-Cfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të vecantë kur ju shkruani poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?

ILIRJA: Më inspirojnë gjërat e thjeshta të jetës, gjërat për të cilat shpesh harrojmë se ekzistojnë. Më inspiron vazhdimisht jeta, dashuria por edhe vdekja. Kur shkruaj diçka që më ngjason e mirë, ndjehem pezull, si të jem në ajër.

-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

ILIRJA: Nuk kam vend të preferuar. Mbaj gjithmonë me vete laps e letër. Vendi është irrelevant.

-Cfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

ILIRJA: Muza është hyjni, është trill i perëndive. Mister.

-Ju keni një aftësi të pabesueshme të stilit tuaj poetik, që dëshmon gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetet e shquara të letërsisë shqipe. Kur ju shkruani një poezi, cila është pjesa më e vështirë; shtjellimin e elementeve me modelet e fjalës që e përbëjnë, muzikaliteti i vargjeve, strofës, kadenca, ruajtja e rimës, metaforat, figurat artistike, vargjet e lira… Ku qëndron forca e inteligjencës tuaj;është ambicje sfidë apo të dyja bashkë?

ILIRJA: Të shkruarit është magji. Kur hedh vargjet në letër, e analizoj a i kam thënë ashtu si i kam menduar. Shpesh shkruaj në disa variante, derisa poezia merrë formën me të gjitha finesat artistike.Ndodh që edhe atëherë të kërkoj më tepër nga vetja.

-Ju shkruani poezi lirika dashurie “të pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur” –dhe vërtet jeni nga poetet e rralla që me vargjet tuaja shpërthyese ilustroni dashurinë njerëzore. Si ja arrini ta bëni këë?

ILIRJA: Dashuria është esenca e ekzistencës njerëzore. Ajo që na fisnikëron shpirtin e plotëson jetën. Nëse nuk do shkruaja për dashurinë, se besoj se do të shkruaja fare.

-Cfarë ju shtyn të shkruani një poezi protestë me ton qytetar, intelektual e social?

ILIRJA: Realiteti që jetojmë, koha dhe rrethanat, padrejtësitë. E mira dhe e keqja që përjetojmë në botën tonë. Të mos ngresh zërin kundër këtyre dukurive, dmth. të pajtohesh me to.

-Ju përvecse poete jeni romanciere dhe publiciste. A i shihni këto zhanëre si sfidë?

ILIRJA: Poezia është religjioni im. Prozën e shoh si një zhanër ku jam sprovuar më pak dhe synoj të vazhdoj. Ndërsa sa i përket publicistikës, me librin e botuar në Itali “Një tren për Bllacë” kujtoj se ia kam dalur ta sfidoj veten me sukses.

-Cila është sfida për të shkruar një roman? Zhanërin e romanit e “bëtë ju të vinte të ju”, apo është preferenca tuaj?

ILIRJA:Proza është zhanër që pak e kam lëruar deri më tani. Është preferencë imja që t’i rrekem këtij zhanri me seriozitet.

Kur ju shkruajtët romanin “Fashitja e ëndrrave rebele”(1996) dhe këtë vit romanin “Era” (2014), të vlerësuara ndjeshëm nga kritika e kohës, dhe këto vepra nuk janë fantazi, por është bota e brendëshme njerëzore.Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave, të vendeve në ndërtimin e një “bote të re” me tipikë;burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

ILIRJA: Romanet që ju përmendi shtellojnë ngjarje reale, romane për “kohën e thyer” siç u vlerësua në një shkrim të botuar. Janë ngjarje e personazhe nga jeta reale.Një histori dashurie, e vendosur në një periudhë historike, në Kosovën e viteve 90’.
Historia e dashurisë mes Erës e Butrintit, personazheve kryesore është vendosur në sfondin historik të kohës që i përket. Nëpërmjet tyre dhe fatit të personazheve të tjerë, jipet një tablo e qartë e jetës politike dhe sociale në Kosovën e asaj periudhe: instalimin gjithnjë e më shumë të terrorit serb, papunësinë, pasigurinë për të ardhmen, shpërnguljet masive drejt perëndimit, dilemat e shumta mbi të ardhmen, arrestimet dhe pushimet masive nga puna, etj. Pra, çdo element i asaj periudhe, është dhënë me vërtetësi në faqet e romanit.
Natyrisht se historia e dashurisë dhe emrat e personazheve janë të trilluara, por ngjarjet janë frymëzuar nga realiteti të cilin vetë e kam jetuar në ato vite të vështira për të gjithë.
Në librat e mi, realiteti dominon.

-Ju shkruani mrekullisht e mjeshtërisht në lidhje me personazhet komplekse dhe dilemat morale të cilat përballen me të metat dhe të mirat e tyre në shkallë të ndryshme. A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore?

ILIRJA: Po sigurisht. Libri publicistik “Një tren për Bllacë” i botuar në Itali në vitin 2009, ndërsa në Kosovë në vitin 2011, është libër ku rrëfej përvojën time si gazetare gjatë luftës në Kosovë. Aty e kam përshkruar Iliren si personazh, që rrëfen përvojën e saj jetësore bashkë me shumë karaktere të tjera që e përjetuan luftën në Kosovë.Të njëjtën gjë bën edhe bashkëautori i librit Filippo Landi.

-A keni menduar ndonjëherë për t’i shkruar skenar filmi? A do të jeni në gjendje ta bëni atë?Dhe po qe se provoni ta bëni atë, c’mund të na tregoni për aktin e të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra a ndikon letërsia në skenarin e një filmi?

ILIRJA: Shumë vepra të sukseshme janë xhiruar edhe si filma. Ka edhe shkrimtarë që bëjnë skenare filmash. Jam autore e disa dokumentarëve televizivë. Të jesh shkrimtare e të bësh skenarë filmash, duke njohur edhe teknikat e punës është një mrekulli.

-Znj.Ilire, jeni edhe përkthyese, dhe së bashku me përkthyesin Anton Nikë Berisha, keni përkthyer poetë më famë botërore, si poetin italiani, Giuseppe Napolitano, nga italishtja në shqip . Cfarë ju ka shtyrë t’i përktheni poezitë e tij?Cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në përkthimin e tyre?

ILIRJA: Përkthimi është art, rikrijim. Të përkthesh poezitë e Napolitanos ishte e vështirë por njëkohësisht edhe kënaqësi , të sjellësh një mik të madh të shqiptarëve në gjuhën shqipe. “Përshpëritje e hënës” është një poemë shumë e veçantë, e shkruar me pasion dhe vargëzim specific.

-Teoritë e përkthimit janë trajtuar më të konsiderueshme për kohën tonë. Në arkivin tuaj krijues poetik kini disa vëllime me poezi të përkthyera në disa gjuhë të huaja.A e ka nxitur përkthimi i tyre ndjenjën tuaj të krijimtarisë, intensitetin dhe kërkesat në artin e të shkruarit?

ILIRJA: Më pëlqen të përkthej autorë sidomos nga letërsia italiane. Njohja e gjuhëve të huaja dhe përkthimi të hapin dritare të reja komunikimi me botën e letërsisë së atyre gjuhëve.Lexoj e përkthej në disa gjuhë dhe kjo më inspiron dhe më jep mundësi të pakufishme të përcjell kah shkojnë tendencat në letërsinë moderne, e të bëhem pjesë e pashmangshme e tyre.

-Ju keni gjithashtu edhe karrierë të admirueshme- në gazetarinë e komunikimit masiv. Aktualisht punoni në Radio Televizionin publik të Kosovës ( RTK). Si mendoni a është domosdoshmëri ngritja e një bordi letrar apo miratimi nga kritika e kohës për botimin e një libri?

ILIRJA: Fakti se më shumë ka shkrimtarë se lexues, tregon se libri duhet të kalojë nëpër disa filtra para se të botohet. Mirëpo edhe bordet letrare dhe kritika e kohës janë mekanizma të diskutueshëm, pasi dominohen nga grupe klanore, të interesit etj.
S ‘kam dyshim se gjithçfarë librash pa asnjë vlerë botohen çdo ditë, por jam e bindur se ata me vlerë gjejnë rrugën e tyre të suksesit.

-Në cdo lloj karriere –nënkuptoj karrierën tuaj në letrat shqipe dhe në botën e artit, keni pasur zhgënjime? Cilat kanë qenë uljet dhe ngritjet gjatë ushtrimit të saj?
–
ILIRJA: Jam e vetëdijshme se rruga që kam zgjedhur është e gjatë, e mundishme, me plot të papritura. Nuk është rrugë e shtruar me lule.Më e rëndësishmja është të zgjedhësh rrugën në të cilën rrallë shkohet. Ato që e përcjellin këtë rrugë kanë fare pak rëndësi.

-Jeni vlerësuar pozitivisht dhe admirueshëm nga kritika e kohës në Europë, Ballkan por edhe më tej në SHBA-s? Cili është miratimi kritik për ju në Shqipëri?

ILIRJA: Jam prezantuar në disa antologji në Europë, SHBA e gjetiu në botë. Përgjithësisht veprat e mia janë pritur mirë, dhe janë vlerësuar me nota pozitive.E vlerësuar si poete moderne e guximshme e herë herë rebele.

Pse shkruani?A keni disiplinë në të shkruar?E përfytyroni veten pa shkruar ndonjëherë?

ILIRJA: Shkruaj sepse ekzistoj. Nuk mund ta projektoj ekzistencën time ndryshe, veçse si dikush që ka pasion shkrimin.Kur filloj të shkruaj, di të jem e përkushtuar. Por di të jem edhe shumë rebele dhe e padisiplinuar.Kur nuk shkruaj ndihem bosh.Më bëhet vetja e huaj dhe e largët.

-Si shkrimtare, poete, esseiste, publiciste dhe juriste- cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në Kosovë?

ILIRJA: Kombi dhe vendi im po përjeton një kohë të vështirë 15 vite pas përfundimit të luftës. Varfëria, korrupsioni, mungesa e lirisë së shtypit , moszhvillimi ekonomik , degradimi shoqëror ka pllakosur Kosovën, vendin më të izoluar në Europë, të katandisur në mjerim politik e ekonomik. Ky vend duhet të ndryshojë kursin e politikës, të zgjedhë njerëz të moralshëm e të dinjitetshëm për ta udhëhqur. Të ringjallet kulturalisht.Të dal nga hiri ku është zhytur nga keqqeverisja e një klase politike që ka zaptuar shtetin. T’i kthehet respektimit të vlerave identitare , trashëgimisë e kulturës kombëtare. Të mbrojë interesat e vendit e të popullit të saj.
Kosova duhet të gjejë forcë e të shpërthejë këtë gjendje tmerri, sa nuk është bërë tepër vonë.

-Projektet tuaja në të ardhmen?Cfarë iu ka mbetur peng?

ILIRJA: Të shkruaj një libër që do të lakmonte secili lexues t’a ketë në bibliotekën e tij. Të përkthehem në disa gjuhë në të cilat akoma s ‘jam përkthyer.

-Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?

ILIRJA: Të ndryshojmë veten, të bëhemi më human ndaj tjetrit. Të falim më shumë dashuri. Si shoqëri njerëzore të këndellemi nga letargjia që na kapluar tash e sa kohë. Të mos bëhemi pjesë e së keqes, injorancës e pre e mashtrimeve.

-A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot? Ç’ mund t’u thoni kritikëve të sotëm?

ILIRJA: Jo. Kritika e mirëfilltë pak kultivohet. Kritikët duhet të jenë të besueshëm, profesionist në atë që thonë, të mos shkruajnë me porosi. Kritika thjesht duhet të kryejë punën e saj , pa u ndikuar.

-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare dhe botuese?

ILIRJA: Familja ime dhe miqtë e mi më mbështesin e më japin forcë për gjithçka.

-Mesazhi për shkrimtarët e poetët e rinj….

ILIRJA: Shkrimtarët e rinj të guxojnë, të thyejnë stereoptipet, të sfidojnë kreativitetin për të dalur para lexuesve. Të besojnë në artin e shenjtë të fjalës dhe të punojnë shumë për të ndërtuar emrin.

Faleminderit!

Filed Under: Interviste Tagged With: është dashuria ime, Gazetarinë e kam profesion, Ilire Zajmi:, Letërsia, Raimonda Moisiu

KOSOVA NË QORRSOKAK – VETËM PERËNDIMI E NXJERR

October 14, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Ajo që po ngjan këta katër muaj në Kosovë mund të ndodhë vetëm në vendin më të humbur të botës, shumë larg Europës, ku demokracia nuk ekziston as në letër e as në fjalë.
Është një precedent i paparë ndonjëherë, ku një ish-kryeministër që i ka humbur zgjedhjet, përmes kapjes të pushteteve që e kanë humbur pavarësinë institucionale, e diskriminon popullin e vet, të cilit i ndalon të drejtën e pushtetit të votës si Sovran.
Një popull që ka dalë viktimë e një konflikti mizor dhe prej 15 vitesh vazhdon t‘i jepet liria me pikatore, po përjeton një tranzicion të tmerrshëm. Popullit me moshën më të re dhe njëkohësisht më i varfri në Europë, ku vendi ka mbetur i paintegruar, duke mos përbërë asnjë atraksion për investitorët e huaj, për shkak të një qeverisje që i ka hapur rrugën korrupsionit dhe informalitetit, duke e lënë papunësinë në 70%, tani i duhet të përjetojë katër muaj tmerr pa fund, sepse Hashim Thaçi, i cili nuk arrin dot të ketë shumicën parlamentare, vazhdon dhe e mban peng vendin, duke përfituar nga heshtja e Faktorit Ndërkombëtar.
Po kalojnë katër muaj dhe po mbahet në mënyrë artificiale në këmbë një ngërç që mund të mos kishte ndodhur kurrë me përgjegjshmërinë minimale të kreut të shtetit.
Le të marrim si shembull krizën e Greqisë të vitit 2012.
Në zgjedhjet e 6 majit 2012 që u mbajtën në Greqi, Demokracia e Re(ND) fitoi 18.9 % të votave ose 108 vende nga 300 sa ka Parlamenti grek. Ajo ishte partia e parë fituese, por pa shumicë, si PD e Hashim Thaçit.
Si e tillë, duke mos patur shumicën, partia Demokracia e Re hyri në kërkim të aleancës postzgjedhore me PASOK. Por edhe pas kësaj aleance postzgjedhore, të dy partitë kryesore pro-Europiane, Demokracia e Re me 18.9% ose 108 vende dhe PASOK me 13.2% ose 41 vende, duke patur vetëm 149 vende, edhe pas tratativave të dështuara me partitë e tjera, nuk arritën dot që të kishin shumicën me 151 nga 300 vende sa ka parlamenti.
Në këto kushte, më 15 maj 2012, pas kësaj ngecje apo ngërçi që nuk zgjati më shumë se nëntë ditë nga dita e zgjedhjeve, Presidenti i Greqisë, Karlos Papulias deklaroi se, pasi nuk u arrit dot që të gjendej një akord midis partive për të krijuar një maxhorancë të qendrueshme, Greqisë i duhet të shkojë në zgjedhje në javën e dytë të qershorit.
Një ditë më vonë, më 16 maj 2012, Presidenti Papulias emëron Panagiotis Pikrammenos kryeministër « ad interim », të përkohshëm, duke caktuar njëkohësisht datën e mbajtjes të zgjedhjeve 17 qershorin 2012.
Tri ditë pas zgjedhjeve të 17 qershorit 2012, Demokracia e Re (ND) që fitoi 29.66% ose 129 vende për të krijuar qeverinë hyri në aleancë paszgjedhore me PASOK që fitoi 12.28% ose 33 vende dhe së bashku me partinë Demokracia e Majtë (DIMAR) me 6.26% ose 17 vende, krijuan një shumicë të qendrueshme. Dhe më 9 korrik 2012 qeveria e Samaras fitoi votëbesimin me 179 vota nga 300 sa ka parlamenti grek.
Pra brenda dy muajsh në Greqi u mbajtën dy palë zgjedhje, u tejkalua kriza dhe u formua qeveria. Ndërsa në Kosovë ka filluar muaji i pestë i krizës dhe të gjithë janë kthyer në shurdhmemecë.
Le të krijojmë paralelizëm me rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit që u mbajtën në Kosovë. Hashim Thaçi me 30.38% të votave dhe me 37 deputetët e tij dështoi në përpjekjet për të krijuar shumicën me të cilën do të votohej kryekuvendari.
Në këtë kushte dhe sa më shpejt që të ishte e mundur, meqë Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të dyta sepse e ka maxhorancën, presidentes do t’i duhej të caktonte partinë e dytë më të madhe, në rastin tonë aleancën paszgjedhore VLAN ( ku LDK ka 25.24% me 30 vende, VV 13.59% me 16 vende AAK 9.54% me 11 vende, NISMA 5.15% me 6 vende) e cila me rreth 55% të votave ose ndryshe me 61 deputetë e pati mundësinë që të zgjidhte kryekuvendarin.
Ndërhyrja e presidentes për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese ishte nonsens. Sepse ajo i ka të gjitha kompetencat kushtetuese si NR.1 i Shtetit. Meqë u gjendëm përpara një fait a accompli, Presidentja duhej të insistonte që vendimi nga Gjykata Kushtetuese të ishte sa më i shpejtë me qëllim që Parlamenti të vijonte punën me konstituimin e institucioneve.
Ndërkaq Kosova ka nisur muajin e pestë të një ngërçi artificial me pasoja për vendin, ku Sovrani duket se nuk ka asnjë vlerë. Presidentja e Kosovës le ta krahasojë veten me një president të një vendi demokratik, në një republikë parlamentare, siç është Greqia, vend anëtar i BE dhe NATO-s. Dhe të na thotë pastaj se si ndihet kur Kosova dergjet në një qorrsokak.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Kosova ne qorrsokak, PERENDIMI

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË SHBA

October 14, 2014 by dgreca

SHËRBIMET FUNERALE DHE VARRIMI I JUSTIN RAJA, 17-18 TETOR/
Funerali për të ndjerin Justin Raja,i biri i Anton dhe Gloria Raja, bashkëshorti i Lauras, vëllai i Dana dhe Matthew, do organizohet ditën e premte, në 17 tetor 2014, në adresën:
Shtëpia mortore Michael J. Higgins në qytetin e Nju Jorkut në adresen: 321 S Main St, New City, NY 10956…
Tel :(845) 634-6110
Komuniteti shqiptar mund të kryej shërbimet në Shtëpinë Mortore Michael J. Higgins nga ora 02:00 e mbasdites deri në orën 09:00 të mbrëmjes.
Mesha dhe ceremonia e varrimit do të kryhen ditën e shtunë më 18 tetor 2014 .
I ndjeri Justin, ndërroi jetë në Greqi, ku kishte shkuar familjarisht në një gazmend familjar…(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Justin Raja, sherbimet funerale

Lotaria DV- 2016- PËRFUNDON ME 3 NËNTOR 2014-NUK DUHET VETËM FAT, POR EDHE RESPEKTIM I RREGULLAVE

October 13, 2014 by dgreca

Që nga data 1 tetor kanë nisë aplikimet për vizë amerikane në Lotarinë DV- 2016. Regjistrimi në këtë program përfundon më 3 nëntor. Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një material shpjegues me përgjigjet e pyetjeve kryesore shpjeguese, që zakonisht bëjnë aplikantët e Lotarisë Amerikane. Pra nuk duhet vetëm fati, por edhe respektimi i rregullave.
1. Çfarë do të thonë fjalët “vendas” dhe “ngarkimi”?
Vendas në përgjithësi do të thotë dikush i lindur në një vend të caktuar, pavarësisht se në cilin shtet jeton aktualisht personi dhe pavarësisht shtetësisë. Vendas gjithashtu do të thotë dikush i cili gëzon të drejtën t’i ngarkohet një shteti të ndryshëm nga shteti ku ka lindur, sipas dispozitave të Nenit 202(b) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë.
Për shkak se ekziston një kufizim numerik ndaj emigrantëve që vijnë nga një shtet apo nga një rajon gjeografik, çdo individ i ngarkohet një shteti. Ngarkimi juaj i referohet shtetit ndaj kufizimit të të cilit ju llogariteni. Shteti juaj i ngarkimit do të jetë në përgjithësi i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Gjithsesi, ju mund të zgjidhni si vend të ngarkimit, shtetin e lindjes së bashkëshortit apo bashkëshortes suaj, ose shtetin e lindjes së njërit nga prindërit tuaj nëse ju keni lindur në një shtet të ndryshëm nga ai i prindërve dhe në të cilin prindërit tuaj nuk ishin rezidentë në kohën kur ju keni lindur. Këto janë tre mundësitë e vetme për të zgjedhur shtetin tuaj të ngarkimit.
Deklarimi i pasaktë i shtetit të ngarkimit (p.sh. një shtet ndaj të cilit ju nuk mund të siguroni një pretendim të vlefshëm) mund të skualifikojë regjistrimin tuaj.
2. A mund të aplikoj edhe nëse nuk kam lindur në një nga shtetet kualifikuese?
Ka dy rrethana në të cilat prapëseprapë ju mund të keni të drejtë për të aplikuar. E para, nëse bashkëshortja derivative ka lindur në një shtet të kualifikueshëm për lotarinë, ju mund të deklaroni ngarkimin ndaj atij shteti. Duke qenë se pranueshmëria juaj për aplikim bazohet tek bashkëshortja juaj, juve do ju lëshohet viza emigruese DV-1 vetëm nëse bashkëshortja juaj do të jetë gjithashtu e pranueshme për dhe t’i lëshohet viza DV-2. Të dy ju duhet të hyni në SHBA së bashku duke përdorur vizën tuaj të DV-së. Në mënyrë të ngjashme, fëmija juaj i mitur mund “t’i ngarkohet” shtetit të lindjes së prindit.
Së dyti, juve mund t’ju “ngarkohet” vendi i lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve nuk ka lindur në vendin që nuk kualifikohet, ose nuk ka qenë banor i vendit që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht, ose të vendosur përkohësisht në atë vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur.
Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion të tillë në Formularin elektronik të DV-së në internet, në pyetjen # 6.
Shënimi i një vendi që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh, një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të përjashtojë aplikimin tuaj.
3. Përse vendasit e disa shteteve nuk kualifikohen për Programin e DV-së?
Programi i Lotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t’u ofrojë një mundësi emigrimi personave që nuk janë nga vende me “pranim të lartë emigrantësh”. Ligji përcakton “shtetet pranim të lartë emigrantësh” ato shtete nga të cilat një total prej 50.000 personash në kategoritë e vizave me Bazë Të Sponsorizuar nga Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara. Çdo vit, Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për lotarinë e atij viti. Meqenëse bëhet një përcaktim i veçantë para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E-DV-në (lotarinë elektronike), lista e vendeve ku vendasit e tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.
4. Sa viza të DV-2016 do u kalojnë vendasve të secilit rajon dhe shteteve të kualifikueshme? Shërbimi i Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) përcaktojnë limitet rajonale për DV-të për çdo vit sipas një formule të përcaktuar në Seksionin 203(c) të INA-s. Numri i vizave që do t’u lëshohen vendasve të secilit shtet do të varen nga caqet rajonale të përcaktuara, nga sa të regjistruar vijnë nga secili shtet, dhe se sa të regjistruar kanë patur të drejtën për vizë. Jo më shumë se shtatë përqind e totalit të vizave në dispozicion mund t’i kalojnë vendasve të një shteti.
5. Cilat janë kerkesat për arsim ose eksperiencë pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.
Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
6. Cilat profesione kualifikohen për programin e DV-së
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart.
Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
7. Si mund të gjej punët që të kualifikojnë për DV tek bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
Pasi të keni hyrë në O*Net OnLine, ndiqni këto hapa për të gjetur se cilat profesione kualifikohen:
1. Nën “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtë;
2. Kërko sipas “Famijes së Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”;
3. Zgjidhni lidhjen për profesionin tuaj specifik.
4. Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” për të gjetur numrin e përcaktuar të Zonës së Profesionit dhe gamën e vlerësimit të Përgatitjes Specifike Profesionale (SVP). Për shembull, zgjidhni Inxhinierët e Hapësirës. Në fund të Raportit Përmbledhës për Inxhinierët e Hapësirës, nën seksionin e Zonës së Profesionit, ju do të gjeni Zonën e përcaktuar të Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke përdorur këtë shembull, Inxhinierët e Hapësirës është një profesion i kualifikueshëm. Për më tepër informacion, shikoni faqen e internetit të Vizave të Shumëllojshmërisë – Lista e Profesioneve. 8. A ka një moshë minimale për të aplikuar për programin e E-DV-së? Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç. PLOTËSIMI I FORMULARIT TUAJ ELEKTRONIK PËR PROGRAMIN E DV-së 9. Kur mund ta dorëzoj aplikimin tim? Periudha e regjistrimit për aplikimin elektronik për DV-2016 do të fillojë nga ora 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), e mërkurë, 1 tetor 2014, dhe do përfundojnë në orën 12:00 mesditë, Ora Standarte Lindore (GMT-5) e hënë, 3 nëntor 2014. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit në këto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë që të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EST), e hënë, 3 nëntor 2014. 10. Unë jam në SHBA. A mundem unë të aplikoj për programin e DV-së? Po, një aplikant mund të jetë në Shtetet e Bashkaura ose në një shtet tjetër dhe aplikimi mund të kryhet nga kudo ndodheni. 11. Më duhet të aplikoj vetëm njëherë gjatë periudhës së regjistrimit? Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Individët që kanë dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen. 12. A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas? Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës (derivativ). 13. Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë? Bashkëshortët: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të përfshini bashkëshortin/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshorti/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim. Fëmijët: Ju duhet të përfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj biologjikë, fëmijët e bashkëshortit/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshortit/es suaj, apo fëmijët që ju keni birësuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse i përfshini ata. Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit janë të papërshtatshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe nuk duhet të përfshihen në formularin tuaj. Nëse përfshini pjesëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e domosdoshme për ta që të aplikojnë për vizë apo të udhëtojnë me ju. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini më vonë në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, dhe që nuk e keni përfshirë në aplikimin elektronik fillestar, rasti juaj do të skualifikohet në ditë e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të përftuar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti/ja juaj, nëse i përmbush kushtet për aplikim, mund të dorëzojë gjithashtunjë formular më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dy aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj. (shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #12 më sipër). 14. Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua? Ju inkurajojmë fuqimisht të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të skualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) në ëëë.dvlottery.state.gov. Të regjistruarit duhet të kenë akses tek adresa e postë elektronike që vendosën tek aplikimi elektronik për E-DV. 15. Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV-së? Po. 16. Kur do të jetë në dispozicion E-DV-ja elektronikisht? Ju mund të regjistroheni online gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) e mërkurë, 1 tetor 2014; dhe që përfundon në 12:00 (mesditë), Ora Standarte Lindore (EDT) (GMT-5) e hënë, 3 nëntor 2014. 17. A do të mundem të shkarkoj dhe ruaj formularin elektronik E-DV si document dhe ta plotësoj më pas? Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për lotari E-DV është formular vetëm për internet. Ju duhet të plotësoni informacionin dhe ta dorëzoni ndërkohë që jeni online. 18. A mundem të ruaj formularin në internet dhe ta përfundoj atë më vonë? Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (lotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Ju do të keni gjashtëdhjetë (60) minuta kohë që fillon me shkarkimin dhe plotësimin e formularit, deri në përfundimin dhe regjistrimin në adresën e internetit të E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe ju nuk e keni përfunduar dhe regjistruar formularin tuaj në mënyrë elektronike, informacioni i dhënë deri në atë moment do të fshihet. Sistemi fshin të gjitha regjistrimet e pjesshme që më vonë të mos përcaktohet aksidentalisht si dublikatë apo formular. Lexoni deri në fund udhëzimet përpara se të filloni plotësimin e formularit, që të dini saktësisht çfarë informacioni do t’ju nevojitet. 19. Unë nuk kam skaner. A mundem të dërgoj fotografitë tek dikush në Shtetet e Bashkuara për t’i skanuar, ruajtur dhe postuar përsëri tek unë që t’i përdor në regjistrimin tim? Po, kjo mund të bëhet për aq kohë sa fotografia plotëson kërkesat sipas udhëzimeve dhe dërgohet elektronikisht në të njëjtën kohë me regjistimin elektronik të lotarisë E-DV. Ju duhet të keni fotografinë e skanuar në formular kur të regjistroheni elektronikisht për programin; fotografia nuk mund të paraqitet veçmas formularit elektronik. Regjistrimi i plotë (fotografi dhe formular së bashku), mund të plotësohet në mënyrë elektronike nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë. 20. Sipas procedurave, sistemi nuk do të pranojë formularin fillestar E-DV nëse fotografitë e mia nuk i plotësojnë të dhënat teknike. A mundem të ridërgoj formularin tim? Po. Nëse fotografia/ (fotografitë) nuk i plotësojnë të dhënat teknike, regjistrimi juaj nuk do të pranohet nga interneti i E-DV-së, kështu që ju nuk do të merrni një njoftim konfirmues. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, ju mund të mos e merrni menjëherë njoftimin për refuzim. Nëse ju mund të korrigjoni fotografinë /(fotografitë) dhe të ridërgoni Pjesën e Parë apo të Dytë të formularit brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave, ju mund të jeni në gjendje që të paraqisni regjistrimin tuaj me sukses. Përndryshe, do t’ju nevojitet të rifilloni procesin e regjistrimit. Ju duhet të mundoheni të paraqisni një formular aq herë sa të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Njëherë që merrni njoftimin për konfirmim, regjistrimi juaj ka përfunduar dhe ju NUK duhet të plotësoni një regjistrim shtesë. 21. Sa shpejt pas regjistrimit të formularit do të marr njoftimin për konfirmimin elektronik? Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, sëbashku me numrin e konfirmimit i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, mund të njoftoheni me vonesë. Ju mund të shtypni butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo të merrni njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj. PËRZGJEDHJA 22. Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur? Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov nga 5 maji 2015 deri të paktën në qershor 2016. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të Regjistruarve (Entrant Status Check) është ëëë.dvlottery.state.gov. Departamanti i Shtetit NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur (shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #23). 23. Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur? A do të njoftohem? Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2016 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV ëëë.dvlottery.state.gov duke filluar nga 5 maji 2015, deri më 30 qershor 2016. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2016. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2015, është në dispozicion në internet nga 1 maji 2013, deri në 30 qershor 2014.) Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjgedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë. 24. Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit? Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit E-DV që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj. Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit NUK mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave. 25. A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë? Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur, dhe nuk ka planifikon që të përdorë e-mail për qëllimi të tilla si programin e DV-2016. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju vetëm do të merrni e-mail komunikimi në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi t’i jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Këto emaile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ju tregojnë se detajet takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e të Regjistruarve. Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “.gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqet e internetit të tjera (p.sh., me prapashtesat “. Com”, “. Org,” ose “. Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacionin ose materialin në këto faqet e tjera të internetit. Ju mund të merrni email nga faqet interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me llotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që ju kurrë nuk ta shihni ata përsëri. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit. 26. Sa individë do të përzgjidhen për DV-2016? Për DV-2016 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2016-s do të fillojnë në Tetor 2015 për ata të përzgjedhur të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër siç mund t’u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së në vendet e huaja. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për llotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2016. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t’u lëshohen aplikantëve të tillë. 27. Si do të përzgjidhen të regjistruarit e suksesshëm? Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 5 maji 2015, deri së paku më 30 qershor 2016, në faqen e internetit E-DV ëëë.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Ëestern Union. Të gjitha regjistrimeve të marra nga secili rajon do u caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 5 maji 2015 në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov. Në qoftë se ju jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhëzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) e Departamentit të Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA, ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një zyrë lokale të USCIS për të rregulluar statusin. 28. Unë ndodhem tashmë në Shtetet e Bashkuara. Nëse përzgjidhem, a mund të rregulloj statusin pranë USCIS? Po, ju mund të aplikoni pranë USCIS për rregullim të statusit si banor i përhershëm me kusht që ju të jeni i pranueshëm për të rregulluar statusin sipas kushteve ligjore të nenit 245 të INA-s. Ju duhet të siguroheni që USCIS do të mbarojë veprimet në rastin tuaj, duke përfshirë shqyrtimin para 30 shtatorit 2016 edhe të ndonjë bashkëshorti/bashkëshorteje apo fëmije nën moshën 21 vjeç që ndodhen jashtë Amerikës, pasi në atë datë mbaron përzgjedhshmëria juaj për programin e DV-2016. Në asnjë rrethanë nuk do të aprovohen numra vizash të programit të DV-2016 apo rregullim i statusit pas mesnatës (EDT) më 30 shtator 2016.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 3 nentor 2014, Lotarinë DV- 2016, perfundon aplikimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT