• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2014

Kush janë shkijet? Cili është shqau? (1)

November 12, 2014 by dgreca

Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje (1)
Nga Fahri XHARRA/
(Qëllimi i këtij shkrimi është të hedhë poshtë tezat e reja që mundohen t`i barazojnë shkijet me serbë, por në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë, është një mashtrim , është një tentim i përvetësimit të historisë së krijuesit të tyre, si dhe edhe barazimi i shkijeve me serbë është shumë i rrezikshëm për ne, fxh)
-Kush janë shkijet ? A janë të njëjtë si serbët?-A kanë ndryshim?-Ku është ndryshimi shka –serb?
-Si u krijuan shkijet ?
– A janë popull i ardhur , apo u krijuan më vonë?
– Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flitnin më herët?
– Pse shkijet u bënë armiq të shqiptarëve?
-Pse u favorizua dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqiptarëve?
Se shqiptarët janë “ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë, kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve, kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhet edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjigjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.
Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë
Shqiptarët ortodoksë të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije, falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe, por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoksë, të viseve të përmendura më lart) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip?Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje herët a vonë.
Shokut Skender Rizaj ! Nuk di a jeni të njohur me prejardhjen e dinastisë së Nemanjiqëve, e cila ka sunduar me shtetin mesjetar të Nemanjiqve, nga shekulli XII-XIV
Sipas një teorie greke dhe të shënimeve në Hillendar, ajo është me origjine shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanët njëherë ishin katolikë, pastaj ortodoksë, pas ndarjes së kishave dhe të skizmës më 1054. Më vonë, me ardhjen e turqve (osmanëve ) janë islamizuar.
E fillova me letrën e një prifti “serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvetësuar nga serbët.
….“Fisi Nimani është shkruar si “Nemane“ ( greq.), kurse Stefan Nemanea si “Stefan Nemane“ ( greq.) gjithashtu edhe në Hilendar është shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj në shqiptimin e mëvonshëm të shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani, e më herët është lexuar Nemane.
Me sllovenizimin e të lexuarit të fjalës Nemane, në mesjetën e vonshme është përvetësuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes: Nemanaj.
Nga fisi Nimani kanë mbetur trashëgimtarët e Nimanasve të tanishëm, nga të cilët ka në rrethinën e Prizrenit dhe në vet Prizren …..Kjo është për sa i përket etimologjisë Nemanjiqi, ç – iqi“.
“Nimanajt kanë sunduar sipas të drejtës kanunore deri më 1354.
Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare
Dushani e ka nxjerrë Kanunin e vet, i cili është përplot me të drejta të vjetra kanunore shqiptare. Kanuni ka pretenduar të zhdukë të drejtën e vjetër kanunore të shqiptarëve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregullojë sipas shembullit bizantin, por më 1389 u përmbys shteti i Nemanajvek, kurse populli iu ka kthyer zakoneve, të cilat janë ruajtur sot e kësaj dite te serbët (skizmatikët shqiptare ) dhe shqiptarët në Kosovë, më saktë në Metohi (Dukagjin).
Kjo është dëshmia e dytë e cila vërteton se Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare. ”Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan i madh, por është quajtur dorëzon – dëshmitar, i madh.
Kurse më vone në ndikimin e grekëve dhe sllavëve e ka marrë emërtimin – thirrjen e zhupanit të madh.
Si dorëzon i madh shprehje shqipe = sundimtar, sinonim i shprehjes sundia, e cila përdorej në mesjete, ka pasur kalorësi dhe njerëz të vet, të cilët ishin kalorësit e bujarët e tij, e nëpërmjet të cilëve ka sunduar. Kjo është dëshmia e 4 për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimani në Serbinë mesjetare.
Unë të gjitha këto i di, sepse e zotëroj mirë gjuhen e vjetër greke dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet të jetë shqiptar skizmatik – shka dhe zakonet shqiptare. Për këtë arsye ju njoftoj që këtë element dhe fakt ta keni parasysh në punën tuaj të ardhme. Nëse këto gjer më tani nuk i keni të njohura. Ndërsa dëshmitë origjinale, për pikën 1 mund t’i gjeni në Hilendar, kurse të tjerat mund t’i gjeni në Metohi (Dukagjin ) sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit.
“Kjo është letra anonime e një popi ortodoks, i cili thotë: Na falni që nuk mund të nënshkruhen nën këtë informatë, sepse si serb (shqiptar – skizmatik ) frikësohem“. (20.IX.1985)

Pra shqiptar-skizmatik. Pra shka-shkije. Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra, ata ishin shqiptarë.
(vijon neser )

Kush janë shkijet? Cili është shqau? (2)

Pyetje që kërkojnë përgjigje (2)
Ka shkije e shqiptarë me trung familjar të përbashkët
Shkruan: Fahri XHARRA
Ne i quajtëm shkije, se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra, ata ishin shqiptarë.
Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës, etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon “bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar, e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj, të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.
Proceset e asimilimit të popullatës shqiptare
Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojës kur u bë shkizma ndarja e kishës Perëndimore (Romake katolike) me Kishën Lindore (Ortodokse) në vitin 1054. Nga fjala shkizma ka dalë fjala shkij, shkja. Pra, është emërtim shqiptar që emërtoi të gjithë ata që u shkëputen nga kisha katolike Perëndimore.
Edhe pse ishin shqiptarë, deri tash u është “holluar” aq shumë gjaku i pasardhësve, sa nuk do të diskutojmë mbi çfarëdo gjëje të rilidhjes me ta dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazërim apo bashkim me shkije, por po bisedojmë me të dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb, andaj është mirë t’i dimë proceset e asimilimit të popullatës shqiptare që, për fat të keq ka qenë plagë e rëndë, të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra, ka të bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes së kishës,sepse në një moment historik, gjatë kohës së ‘çlirimtarëve’ otomanë, popullata jonë ortodokse i ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodokse dhe të sllavizohet, ose të islamizohet, ‘turqizohet’ , që kinse të shpëtojë nga sllavizimi.
Andaj, shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë nga trungu shqiptar ka qenë edhe politika favorizuese e turkut që i ka bërë sllavëve nën presionin rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar.
Pra, si e thashë edhe më lart, nuk mbetej gjë tjetër për ne, ose sllav ose muhamedanë.
Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptarë u bënë shumë të njohur në kryengritjen serbe të vitit 1804. Madje, shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritjeje, i pari i Dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe, ku në vitin 1816 Vuk Karaxhiqi (shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe.
Shkijet ishin shqiptarë
Viti 1637për Gjakovën,sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike, të tjerat “ il resto tutti Turche et Scismatici”( të tjerët shqiptarë muslimanë dhe shqiptarë shkije ). Dhe mandej vazhdon: “Duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, në veriun e Gjakovës nëpër fshatra të gjithë fshatarët “shkizmatik”. Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra, frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat shkizmatik” (‘molte ville di Scismatici’).
Shembull i pranisë të shqiptarëve ortodoksë është edhe ky, ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në lugine e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet (1837): i tërë rajoni është i banuar me serbë të albanizuar dhe me shqiptarë.
Ka me mija dokumente për ekzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë, por të cilët kanë kaluar ose në myslimanë ose në serbë.
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element i krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak shqiptarë katolikë.
“Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët janë me trung familjar të përbashkët. Janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës. Familjet serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve, akademiku serb i shtyrë nga politika pansllaviste pa të drejtë shkruan se korçajtë e Gmicës janë serbë që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serbë në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes vete dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë”. (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë, Qazim Namani).
Është interesant të theksohet se si në Serbi ashtu në Malin e Zi të sodit shkizmatikët nëse janë shndërruar në myslimanë dhe flasin serbisht i quajmë boshnjakë, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoksë dhe po ashtu flasin serbisht quhen serbë ose malazezë.
Pra, shkijet ishin shqiptarë, e që rrethanat historike aspak favorizuese për ne i shtynë që të bëhen armiq të vetvetes dhe tokave të tyre. Andaj, serbët e kanë të kotë të mburren me trashëgiminë e të tjerëve-shqiptarëve, dhe atë trashëgimi ta bëjnë si të veten.
Fund

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, Kush janë shkijet? Cili është shqau?

UK LUSHI: KRIZA NË KOSOVË ËSHTË SERIOZE, VIZITA E RAMËS NË BEOGRAD E SHKËLQYER

November 12, 2014 by dgreca

*”zgjedhjet e reja do të ishin fatale për politikanët aktual byrytës, por ato do të ishin fitore e Pirros edhe për qytetarët e Kosovës sepse do të kushtonin në çdo aspekt më shumë se një kompromis sado joperfekt”/
* Duhet të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt: Rama pat një paraqitje të shkëlqyer në Beograd. Zoti Rama pa mëdyshje meriton lëvdata personalisht, por duhet të rikujtohet se si arritëm në këtë ditë kur Serbia detyrohet të shoh krejt shtatin e peshës dhe kapacitetin e kombit shqiptar në Ballkan midis Beogradit./
Intervistë e gazetarit Beqir Sina me biznesmenin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Uk Lushi
NEW YORK : Ish-ushtari i UÇK-së i Batalionit të luftërave shqiptarë nga SHBA – “Atlantikut”, Uk Lushi, i cili është një nga intelektualët e respektuar në qarqet amerikane, i shkolluar në perëndim me diplomën e Columbia University në Nju Jork, ekspertë i ekonomisë dhe financave, por aktiv edhe në jetën politike, ekonomike dhe sociale në SHBA, fletë në një intervistë të posaçme mw gazetarin e komunitetit Beqir Sina, lidhur me ngërçin politik, që ka nisur prej nga zgjedhjet e qershorit në Kosovë.
– Uk Lushi – publicit dhe biznesmen shqiptaro – amerikan në këtë intervistë me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir Sina, fletë për atë se si do të mund tejkalohje kriza politike në Kosovë, e cila ka pesë muaj që ka nisur. Ai mendon se edhe Tirana – presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mundet të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Si dhe vlerëson “sinjalet” e dërguar nga Washingtoni për zgjedhjen e kësaj krize.
-Ai thotë se beson se nuk do të ketë zgjdhje të reja. Mbasi sipas tij zgjedhjet e reja do të ishin fatale për politikanët aktual byrytës, por ato do të ishin fitore e Pirros edhe për qytetarët e Kosovës sepse do të kushtonin në çdo aspekt më shumë se një kompromis sado joperfekt. “Zgjedhjet e qershorit 2014 janë zgjedhjet e fundit për disa politikanë të shpenzuar dhe kompremetuar” tha ai.
-Kanë kaluar mbi pesë muaj që nga përfundimi i Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë dhe institucionet e reja nuk janë krijuar ende. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë ngërç politik në të cilin e gjejnë veten sot politikanët e Kosovës?
-Ky ngërç sistemor në Kosovë gati qe një gjysmë viti, pasi që sovrani kreu detyrën votuese me 8 qershor 2014, është dështimi më i madh i politikanëve prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Shantazhet meskine që partitë politike i bëjnë njëra-tjetrës në vend se të komunikojnë dhe punojnë si të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve dhe kështu t’u shërbejnë qytetarëve për çfarë marrin rroga shumë të larta janë paturpësi e cila megjithatë nuk do të kalojë pa u dënuar nga elektorati. Kjo sjellje e pacipë dhe arrogante e kastave politike të Prishtinës dëshmon se ka ardhur koha që përfaqësuesit egoistik dhe të vetë-fiksuar duhet të ndiqen nga skena politike. Nuk ka asnjë dyshim që qytetarët dhe politikanët e rinj brenda disa viteve do të hedhin nga politika pjesën më të madhe të gardës së tashme që nuk po e lë të marrë frymë shlirshëm Kosovën. Të gjithë që janë futur me bërryla në politikë apo janë atrofizuar nga korrupsioni dhe keqpërdorimet skandaloze shumë shpejt do të përjetojnë ditën e gjykimit të tyre. Politikanët respektivisht poltikanet që kanë bërë krime dhe vepra të dënueshme do të përfundojnë në burg.
-Javën që shkoi ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë ka përçuar një mesazh të fortë publik dhe të pambuluar me dekorim diplomatik për liderët e Kosovës. Ajo në mënyrë qortuese i paralajmëroi ata duke u thënë: “Mos e dhieni punën!” Si e shihni dhe çfarë mund të thoni ju për deklaratën e Ambasadores amerikane Tracy Jackobson?
-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht shumë në Kosovë. Pa Amerikën, Kosova dhe shqiptarët, ndoshta akoma do të ishim duke u marrë me mbijetesë dhe përpjekje për liri fizike, ndërsa tash mund të merremi me mëkëmbje dhe ringritje. Amerika vazhdon t’i përkrahë si Kosovën si shqiptarët për arsye të harmonisë së interesave të përbashkëta amerikano-shqiptare, dhe për shkak të angazhimit dhe lobimit të mbi gjysmë milioni shqiptaro-amerikanëve në Washington D. C. Kështu që kur ka zhvillime negative në Kosovë ngecjet shihen edhe si dështime të investimeve të Amerikës. Përveç kësaj, amerikanët e dinë që shqiptarët janë popull aleat dhe mik në Ballkan dhe partnerit— nëse nuk ndalon me dëngla dhe budallallëqe— duhet folur pa dorëza.
-Zonja Ambasadore ka transmetuar këshillat e saj dashamirëse për udhëheqësit e partive për disa muaj përmes kanaleve që përdorin ambasadat në një vend të pavarur, por liderët në Prishtinë vetëm sa janë futur më thellë në bunkerët e marrëzisë së moskomunikimit me njëri-tjetrin duke treguar se gjuha e vetme që kuptojnë është gjuha e papërpunuar.
-Është krejt në rregull që të tentosh të mundish kundërshtarin, por politika nuk është luftë ku nuk duhet të ulesh me oponentët dhe rrahish e debatosh probleme deri sa të arrihet një zgjidhje optimale. Në fund të fundit asnjë nga politikanët shqiptarë nuk po refuzojnë të takohen më me përfaqësues të Serbisë, e cila edhe pas çlirimit vazhdon me ndërskambëcat dhe agresionin e fshehur ndaj Kosovës. Si e arsyetojnë moskomunikimin me njëri-tjetrin këta njerëz atëherë?! Si duhet t’u drejtohet një përfaqësues diplomatik i një vendi që ka bërë dhe bën më shumë se çdo vend tjetër për Kosovën njerëzve që nuk duan ta shohin se po e çojnë vendin drejt hatasë?! Politikanët e Prishtinës duhet të kenë kujdes sepse populli i Kosovës duron, por kur reagon e keqja më e madhe do t’u ndodh pikërisht shkapërdarëve që mund të kujtojnë se do t’u ecë kungulli mbi ujë përgjithmonë.
-A mendoni se ngërçi politik në Kosovë duhet të zgjidhet nga vetë forcat politike dhe jo me ndihmën e shteteve të tjera? A munden politikanët e Kosovës të zgjidhin çështje të vështira pa ndërhyrjen e Uashingtonit e Brukselit?
-Natyrisht që ngërçi do të duhej të zgjidhej nga të zgjedhurit. Me kandidim një njeri kërkon besimin e votuesve se do të angazhohet për interesin e përgjithshëm nëse e nevojshme edhe duke dhënë jetën në mbrojtje të interesave të shoqërisë. Politikanët e Kosovës e patën rastin e parë kur plotësisht do të përdornin demokracinë për të krijuar institucionet dhe zgjedhur ekzekutivin që duhet të mirret me probleme të shumta si papunësia e madhe, sistemi i edukimit për turp, shëndetësia që është e sëmurë për vete, sektori i energjisë i vetmi në Europë ku nuk ka drita 24 orë pa ndërprerje, sistemi financiar primitiv dhe oligopolist që rrjep depozitorin dhe dënon investitorin dhe diplomacia, e cila na merr fytyrën në pjesën më të madhe të përfaqësive të saj në të katër qoshet e botës. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë— mbase dy-tri javë që t’i vihet kapak këtij turpi.
-Sidoqoftë, unë megjithatë jam optimist sepse çdo alternativë tjetër përpos një marrëveshjeje— sado e keqe qoftë ajo— mund të rezultojë në prekjen e abisit. Bazuar në zhvillimet e dy javëve të fundit duket që ka një reflektim te klanet politike vendore dhe lojtarët kyç ndërkombëtarë dhe më në fund mbase do të ketë një zgjidhje të arnuar. Më duhet të them që kjo zgjidhje duhet të jetë vetëm e përkohëshme dhe të jetë në fuqi për dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e reja kur në shprehje dhe pushtet duhet të vije një gjeneratë e re e politikanëve të përgjegjshëm dhe profesionistëve të aftë, të cilët mund të jenë ata dhe ato që do e fusin Kosovën në demokraci meritokratike dhe bëjnë atë si krejt Europa.
-A mendoni se Tirana sado pak mund të luante dhe ndoshta ende mund të luaj rol në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë— dhe a ka pasur deri tani— nga këndëshikimi juaj— njëanëshmëri të trajtimin e kësaj çështje nga Tirana zyrtare?
-E kam thënë në një prononcim publik para disa muajsh që do të ishte mirë që Presidenti Nishani dhe Kryeministri Rama të ndihmonin. I pari është më i afërt me LDK-në dhe AAK-në, kurse i dyti me PDK-në dhe VV-në. Të dy përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë miq me liderët e partive të Kosovës dhe duke u përfshirë do të mund të ndikonin në uljen e vëllezërve të tyre rreth një tavoline të përbashkët. Ka plot shqiptarë që ftojnë Gjermaninë, Britaninë e Madhe apo SHBA-në të ndihmojnë, pse jo Republika e Shqipërisë, kur deri më tash Tirana ka qëndruar dinjitoze përkundrejt evoluimit të keq të krizës ndërsa vazhdon të punoj në përkrahjen sidomos diplomatike të Kosovës në forume dhe zyre ku Kosova nuk ka qasje? Ende mendoj që Presidenca dhe Kryeminstria shqiptare duhet të nisin një të dërguar të përbashkët te Presidentja e Kosovës dhe të pyesin atë se si mund të kontribuojë Tirana— qoftë me ndikim indirekt, qoftë direkt. Mos të harrojmë që gjatë krizave në Tiranë ka pasur së pakut tentime për ndihmë nga Kosova PD-së dhe PS-së kur njëra apo tjetra kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë. Sigurisht që Shqipëria dhe Kosova janë shtete më vete, por interesi reciprok i të dyjave është që tjetra të jetë stabile dhe të përparojë.
-Heqja dorë nga Kryeparlamentari a e zbeh fuqinë e veprimit të Bllokut? A mendoni se këtu me këtë rast “veproi” ose pati ndikim deklarata e Ambasadores amerikane ne Prishtinë?
-Nuk e di sa ka pasur ndikim deklarata e Ambasadores amerikane, por sigurisht që kur flet shteti amerikan me zë ky është sinjal se duhen veprime ose përndryshe do të veproj Amerika vetë. Pranimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kryekuvendarin nga Blloku tregon reflektim pjekurie dhe vakje të shpresave që arsyeja do të ngadhnjejë. Në fakt, Blloku ka mundur të vepronte kështu më herët dhe të përqendrohej në koordinimin dhe përmirësimin e ofertës qeverisëse. Sido që të bëhet, pozita e Kryeparlamentarit nuk ka qenë dhe nuk do të jetë nyja gordiane e ngërçit. Nyja që nevojit zgjidhje është komunikimi i emancipuar i subjekteve dhe lojtarëve politik. Kushdo që do të qeverisë apo mbesë në opozitë në Prishtinë do të duhet të bashkëpunojë me të gjithë. Çështjet si bisedimet me Serbinë nën patronazhin e Brukselit, integrimet europiane dhe ligje si ato për veteranët e UÇK-së apo rivitalizimin e aseteve si Trepça ose Kosova e Re nevojisin koncensus shtetëror dhe gjithëpartiak. Nuk e kuptoj se si shumë politikanë shqiptarë kudo në Ballkan nuk e kuptojnë që vendit mund t’i shërbehet si në pozitë ashtu edhe në opozitë.
-Ban Ki Moon tha të mërkurën e kaluar: “Liderët e Kosovës duhet ta zgjidhin krizën politike.” A është kriza aq serioze sa që edhe kreu i OKB-së detyrohet të flasë për të?
-Po, kriza është serioze. Shteti i Kosovës tashmë ka realizuar humbje konkrete financiare, diplomatike dhe politike si pasojë e ngërçit dhe bile pasoja do të ketë edhe në vitet në vijim. Në vend se drejtuesi i OKB-së të flasë për pranimin e Kosovës në mekanizma global apo edhe në OKB, ai u tërheq vëmendjen liderëve të Kosovës për gjëra rutinore si krijimi i organeve të shtetit. Shqetësimi i të parit të shteteve të botës është i sinqertë dhe ai duhet të mobilizojë politikanët në Prishtinë që të veprojnë sa më shpejt. Ka ngecje në njohjet ndërkombëtare dhe ka anëtarë të KS të OKB-së që u kënaqet zemra ndërsa shohin problemet e Kosovës sepse kjo u jep municion në betejat e tyre gjeostrategjike. Kosova dhe shqiptarët nuk duhet të lejojnë këtë. OKB duhet të jetë në anën tonë. Mos të harrojmë se ne nuk do ta kemi fituar luftën e Kosovës derisa ta fitojmë betejën e anëtarësimit në OKB. Ajo ditë largohet për çdo ditë që liliputët e politikës sonë nuk e kuptojnë që bota dhe Kosova nuk sillet rreth boshtit të ekzistencës së tyre, por liliputët rreth boshtit të Kosovës dhe botës.

-A mendoni se nëse në këtë mënyrë po shkohet drejt zgjedhjeve të reja dhe a mund të shërbejnë këto zgjedhje si zgjidhje e këtij ngërçi?
-Nuk e besoj që do të ketë zgjdhje të reja. Zgjedhjet e reja do të ishin fatale për politikanët aktual byrytës, por ato do të ishin fitore e Pirros edhe për qytetarët e Kosovës sepse do të kushtonin në çdo aspekt më shumë se një kompromis sado joperfekt. Zgjedhjet e qershorit 2014 janë zgjedhjet e fundit për disa politikanë të shpenzuar dhe kompremetuar. Këto personalitete politike mund të mos mërziten për intetresin e Kosovës, por kur vjen puna te interesi i tyre nuk kanë problem të jenë të gatshëm për “lëshime”. Më e rëndësishmja, rreziku i zgjedhjeve të reja do të riaktivizonte nivelet më të larta të shteteve aleate dhe protektore të Kosovës, gjë që miqtë tonë nuk duan ta bëjnë sepse kanë çështje më emergjente dhe më të rëndësishme globale.
-Kryeministri Rama sapo përfundoi vizitën e tij në Beograd dhe Preshevë. Si e komentoni vizitën e tij dhe sa lidhet ajo me situatën në Kosovë?
Duhet të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt: Rama pat një paraqitje të shkëlqyer në Beograd.
-Zoti Rama pa mëdyshje meriton lëvdata personalisht, por duhet të rikujtohet se si arritëm në këtë ditë kur Serbia detyrohet të shoh krejt shtatin e peshës dhe kapacitetin e kombit shqiptar në Ballkan midis Beogradit. Janë me qindra mijëra dëshmorë, të dëbuar e të dëmtuar, fëmijë dhe pleq që kanë vuajtur, studentë dhe studente që kanë dorëzuar ëndërrat personale për idenë e madhe të barazisë, gra dhe burra që kanë humbur shumë dhe kanë punuar shumë, vajza dhe djem që kanë jetuar jetë të idhta që të triumfojë e vërteta dhe liria. Jemi këtu ku jemi sepse kemi kontribuar të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, por të gjithë kemi qenë bashkë. Kjo është me rëndësi të rikujtohet. E çmoj sidomos vizitën e Ramës në Kosovën Lindore dhe guximin e tij ta thotë të vërtetën e thjeshtë që shqiptarët në Serbi duhet të kenë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë. Trajtimi i barabartë i njëri-tjetrit në Ballkan është themeli i një Ballkani më të mirë dhe paqësor. Republika e Shqipërisë dhe Kosovës janë të një rrënje dhe nuk ka se si aktet dhe veprimet e njërës të mos kenë lidhje me tjetrën.
Zoti Rama ka sjellur një energji të re në Tiranë. Mirëpo, për shkak të punës së madhe që kemi përpara kudo jetojnë shqiptarët në Ballkan, tash nuk është koha për medalione dhe shprehje kënaqësie. Pres më shumë nga kryeministri Rama në gjërat konkrete. P.sh. asnjë shtet shqiptar nuk ka bursë për listim dhe tregtim të aksioneve dhe bonove; nuk ka projekte të mëdha ekonomike të përbashkäta si fjala vjen Porti i Shëngjinit, i cili pritet t’u jepet kinezëve, por Tirana mund ta përfshijë me 33% aksione edhe Kosovën në këtë investim me rëndësi kombëtare dhe regjionale; nuk ka bashkëinvestime në sektorin e energjisë ku Tirana dhe Prishtina mund të bashkëfinancojnë me mbështetejen e mekanizmave financiarë global dhe privat Termocentralin në Kastriot në shumën deri në 600 milionë euro pa kurrfarë problemi; dhe nuk kemi universitete elitare që po ashtu mund të jenë të mbajtura bashkërisht me vija buxhetore nga të dy qeveritë. Vizita dhe nokautimi politik i kryeministrit serb në selinë e tij ishte një surprizë e bukur, por jeta vazhdon dhe ne duhet t’i kthehemi realitetit, i cili nuk është edhe aq pitoresk sa mund dhe duhet të jetë. Lëvizjet gjeopolitike janë në favor të faktorizimit tonë, mirëpo se sa do të arrijmë pikësëpari varet nga rregullimi i çështjeve të brendshme në oborret tona.
Së fundi një pyetje personale. Bazuar në agazhimin tuaj të vazhdueshëm a keni menduar ndonjëherë të përfshiheni direkt në politikën shqiptare në Ballkan?
Kjo është një pyetje që mund t’i shtrohet çdo shqiptari. Unë, ndoshta, pa dëshirë, në politikë jam që prej se di për vete. Jam rritur nën okupim, kam ikur nga okupimi për shkak të veprimtarisë politike dhe jam kthyer në atdhe për të ndihmuar gjatë çlirimit. Nuk ka ditë që nuk përpiqem të kontribuoj për popullin tim në SHBA. Janë edhe shumë të tjerë që bëjnë të njëjtën këtu në Amerikë, Europë dhe deri në Azi e Australi. Shqiptarët e sotëm nuk janë më ata të djeshmit. Nuk kam plane për hyrje në politikën aktive, por duke qenë në kontakt direkt me më shumë se një duzinë intelektualësh, veprimtarësh dhe pjesëmarrësish politik në Ballkan, Europë dhe Amerikë, disa prej tyre pjesë e institucioneve dhe shoqërisë civile, jam në rrjedha direkte të zhvillimeve shoqërore-politike. Shumë gjëra do të varen nga proceset e fundit dhe qasja e elitave tona. Nëse vendi futet në rrugë që e çojnë në qorrsokak dhe unë mund të kontribuoj direkt, atëherë, në bashkëkëshillim me Washingtonin, mund të inkuadrohemi në politikën aktive duke ofruar alternativa konkrete për zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve.

Filed Under: Interviste Tagged With: Kriza ne Kosove, RAMA NË BEOGRAD, Uk Lushi

PAVARESINE E KOSOVES NUK E SHPALLI KRYEMINISTRI RAMA!

November 11, 2014 by dgreca

SI E SHIKOJ VIZITËN E KRYEMINISTRIT,EDI RAMA, NË SERBI?
Opinin nga ZYBA HYSEN HYSA/
Ishte historike, por askush nuk e di tani, nëse kjo vizitë fshihet nga politika/
Djallëzore, ashtu siç di të shfrytëzojë Serbia me shqiptarët./
Deklarimi mbi Kosovën, nuk ka pse i jepet aq rëndësi, saqë po duket sikur aty u shpall/
Pavarësia, ajo qe në normalitetin e funksionit që ka një kryeministër shqiptar, ndryshe do të lindte dyshime, për shumë gjëra që në fakt janë dyshime. Do ishte sukses, sikur gjatë bisedimeve kokë më kokë të kishin rënë dakort që Serbia të kishte pranuar Kosovën si shtet i pavarur. Duke përmendur Kosovën, e keqja më e vogël për Serbët, siguruan skllavërinë e Luginës së Preshevës.
Më tremb krahasimi i vizitës së Edi Ramës me atë të Enver Hoxhës, se mendoj që
përligji skllavërinë e Luginës së Prashevës, ashtu si Enver Hoxha skllavërimin e Kosovës, duke e krahasuar, të pakrahasueshmen midis minoriteteve në Shqipëri, apo me serbët e Kosovës, me banorët autoktonë të kësaj krahine shqiptare, e cila shfrytëzohet pa mëshirë nga serbët pa bërë asnjë ivestim në këto treva.
Në gjithë këtë vizitë shikoj që po ngopemi me lugë bosh, se ne përherë
punët qeveritare i quajmë të realizueshme me fjalët e bukura, duke mos shikuar se çfarë u nënshkrua në fakt.
Serbia për çdo ndërmarrje agresive ndaj shqiptarëve, ka një shkak plus për
të “justifikuar” luftën, se po të shikojmë luftën e Kosovës, 1998, duke mos pasur një shkak, krijuan një shkak duke vrarë disa djem serbë duke deklaruar se i kishin vrarë shqiptarë.
Serbia mbetet rreziku me i egër për ne, shqiptarët, sidomos në këto rrethana
kaq të acarua të botës Perëndimore dhe BE me Rusinë, sepse Rusia mund ta përdorë lehtas Serbinë duke i garantuar “mirëqënie” duke i shitur armë e ata duke marrë nga një copë tokë shqiptare. Serbia, nëse nuk kupton këtë lojë të Rusisë, kurrë nuk do të ketë zhvillim në zhvillim, ajo do ketë zhvillim aq sa ka një hajdut që jeton duke vjedhur dhe duke qenë përherë me ethet e presë së tij.
Kjo sjell varfërimin deri në palcë të shqipëtarëve të robëruar, me taksat e tyre
përfitojnë vetëm serbët. Serbia, per fat të keq, edhe Shqiperia, po i përdor taksat e popullit të vet, pa i kthyer për qëllimin e popullit. Marrin dhe nuk i japin, por do vije nje dite që do maarrin, po s’kanë se cfërë të marrin. Po nuk e ushqeve kalin, nuk te mban dot mbi shpinë, se sic thotë Viktor Hygo: “Shteti është një kalorësi që në një dorë mban kuletën në tjetrën kamxhikun…”, por kalit që nuk i hodhe nga pak tagji, nuk të mbanë dot…
Konferenca e shtypit ishte nje spektakël për të “mbushur” mendjen elektoratit
të tyre, ata lozën bukur, saqë na mahnitën edhe ne, edhe serbet, të dy popuj që nuk jemi marrë me ndriçimin e mendes për të kuptuar se çfarë fshihet pës fjalëve të mirërenditura.
Vlorë, 12 nentor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, ne Serbi, SI E SHIKOJ VIZITËN E KRYEMINISTRIT, Zyba Hysa

Kryeministri Rama: Për Shqipëri, përmes Kosovës me zemrën plot

November 11, 2014 by dgreca

Fjalimi i plotë i Kryeministrit Rama në Luginen e Preshevë/
Ndihem thellësisht i privilegjuar, që si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë t’ju them: Mirë se ju gjeta! Dhe, t’ju siguroj se unë dhe Qeveria jonë nuk do të reshtim së punuari për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të rilindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari, kudo ku ai jeton.
Ju jam thellësisht mirënjohës për këtë mikpritje të paharrueshme dhe për këtë organizim kaq dinjitoz, që ju siguroj se do të mbetet i pashlyer në kujtesën time dhe pa asnjë dyshim do diktojë edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm timin dhe të të gjithëve ne, në Tiranë, për të qenë pranë jush dhe për të punuar sëbashku, në mënyrë që secili prej jush dhe posaçërisht, çdo vajzë dhe çdo djalë, këtu të pranishëm, maturantë, të reja dhe rinj të kenë një rrugë të hapur, për të realizuar ambiciet e tyre dhe të kenë gjithmonë një derë të hapur në Shqipëri, për të kryer studimet e tyre dhe me diplomën e tyre për të mundur të punojnë edhe këtu.
Ajo që dëshirova ta lë për ta njoftuar këtu, në këtë takim, është se pas një diskutimi intensiv me Kryeministrin e Serbisë dhe me ekipin qeveritar serb, ne, në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen për shkëmbimet e të rinjve, por çka për ne është me një rëndësi të veçantë, edhe për njohjen reciproke të diplomave.
Çka do të thotë se kësisoj kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të ushtrojnë profesionin e tyre dhe të realizojmë ambicien e tyre. Diploma e Republikës së Shqipërisë nuk do të jetë më, një letër e panjohshme, por një dokument i njohur dhe i barasvlershëm me diplomën e marrë këtu në Republikën e Serbisë.
Pavarësisht vështirësive të kuptueshme dhe pavarësisht mosdakordësive të njohura, më lejoni t’ju them se unë jam shumë besimplotë që kemi hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Jam besimplotë që, duke bërë kështu, kemi marrë përsipër përgjegjësinë që na takon, që të mos lejojmë që gjenerata e re e shqiptarëve, por edhe gjenerata e re e serbëve të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të një konflikti jashtëzakonisht të gjatë, që fëmijët shqiptarë dhe fëmijët serbë nuk e meritojnë.
Kjo është një përgjegjësi që Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka marrë të plotë, e njeh plotësisht si detyrimin e saj dhe përtej të gjitha atyre që mund të thonë ata, të cilët preferojnë të jetojnë me slogane dhe me retorika të së shkuarës, ne, me këtë përgjegjësi dhe me këtë vetëdije kombëtare do të bëjmë çmos që t’i japim një të ardhme të denjë çdo shqiptari dhe shqiptareje, pavarësisht se ku jeton, pavarësisht se ku banon dhe pavarësisht nëse është qytetar i Republikës së Shqipërisë, nëse është qytetar i Republikës së Kosovës, apo nëse është qytetar i Republikës së Serbisë, së Malit të Zi e me radhë.
Ne jemi të bindur se na është dhënë një mundësi historike.
Mundësia historike e një paqeje të munguar për dekada dhe për shekujt të tërë, në këtë rajon, të identifikuar botërisht me luftën, të identifikuar botërisht me urrejtjen, të identifikuar botërisht me dasinë e pangushëllueshme.
Sot në vitin 2014, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, që shpërtheu pikërisht në rajonin tonë, Ballkani dhe të gjithë, ne, si pjesë e tij kemi mundësinë historike ta kthejmë këtë moment paqeje, që vjen si rezultat i përfundimit të një procesi dramatik shpërbërjeje të ish Jugosllavisë dhe që kurorëzohet me marrëveshjen e nënshkruar vitin e shkuar mes Kosovës dhe Serbisë, në një paqe të qëndrueshme, për të cilën ia vlen të jetohet.
Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe duke qenë se nuk është hera e parë që unë vij në Preshevë, më lejoni t’ju them me modesti se jam plotësisht i vetëdijshëm për brengat, për vështirësitë dhe për pamundësitë tuaja. Brenga, të shkaktuara shpesh herë, pavarësisht nga ju. Vështirësi, me të cilat ndesheni shpesh herë, pavarësisht nga ju. Pengesa që shpesh herë i gjeni në rrugën tuaj, në mënyrë të pamerituar. Sëbashku kam besim të plotë se duke shfrytëzuar këtë moment të jashtëzakonshëm paqeje dhe duke u përpjekur që ta kthejmë në një rrugë të qëndrueshme bashkëpunimi në paqe, ne do t’i shuajmë brengat e të shkuarës, që prekin sot padrejtësisht, zemrat dhe mendjet e fëmijëve në shtëpitë e shqiptarëve këtu. Ne do t’i zhbëjmë vështirësitë që vijnë si rezultat i një të shkuare që vazhdon ta kërcënojë Ballkanin. Ne jini të bindur dhe kini besim, do t’i heqim të gjitha pengesat që e ndalojnë një vajzë dhe një djalë, me kombësi shqiptare, që të ndjehet europian i barabartë mes të barabartësh, pavarësisht se ku jeton.
Nuk është një detyrim vëllazëror vetëm, nuk është as një detyrim politik vetëm, as edhe një detyrim thjesht qeveritar, është një detyrim kushtetues. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që Qeveria e Shqipërisë dhe cilido qoftë Kryeministri i Shqipërisë të mos e harrojë për asnjë moment se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, kudo ku jeton, janë të paprekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësisht vështirësive që ka mbrojtja e tyre dhe pavarësisht pengesave që gjejmë sëbashku, në rrugën për t’i garantuar ato.
Bazuar pikërisht te kjo e drejtë kushtetuese, unë dua që sot të nënvizoj se është një kohë e re dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm, por, njëkohësisht, edhe duhet të punojmë me njëri-tjetrin, për t’u sjellë ashtu siç i ka hije kësaj kohe të re. Kush e ka të vështirë të ndahet nga e shkuara, nuk jemi ne. Ne duam të jemi dhe sëbashku do të jemi europianët e rinj të këtij rajoni, të cilit i ka ardhur koha të bashkohet një herë e përgjithmonë me Europën. Sepse sot, ndryshe nga shumë vite më parë apo nga disa vite më parë, nuk jemi vetëm ne, njerëzit rajonit që kemi nevojë për Europën e Bashkuar, por është edhe Bashkimi Europian që ka nevojë për ne të gjithë.
Nga ana tjetër, më lejoni, që këtu përpara jush, në vendin ku shqiptarët sot hasin vështirësi që nuk i hasin në vende të tjera ku jetojnë, për hir të vërtetës, nënvizoj me krenari se ne shqiptarët, shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e dy shteteve që janë garante të paqes, stabilitetit dhe të ecurisë demokratike të rajonit, mund të jemi me plot gojën, krenarë për mënyrën sesi respektojmë minoritetet.
Mund të jemi me plotë gojën krenarë, sepse kemi të gjithë të drejtën, bazuar jo në Konventa, jo në letra, por në fakte, t’i tregojmë botës mbarë se: “Po! Në Shqipëri dhe në Kosovë ka modele të admirueshme të bashkëjetesës; ka modele të admirueshme të respektit për liritë dhe për të drejtat e minoriteteve!” E, me këtë krenari, por duke u nisur nga vetja, ne kemi të drejtën të kërkojmë të njëjtën gjë edhe nga të tjerët.

Sot, në Shqipëri, ka një minoritet grek i cili nuk ndjen për asnjë çast në jetën e tij asnjë dallim, e jo më pastaj diskriminim, në raport me qytetaret dhe qytetarët shqiptarë, me kombësi shqiptare. Sot, në Shqipëri, ka një komunitet shumë të vogël në numër maqedonas, i cili jo vetëm nuk ndjen asnjë dallim dhe asnjë diskriminim në raport me popullsinë me kombësi shqiptare, por pas ndarjes së re territoriale do të ketë edhe Bashkinë e vet. Pavarësisht, se numri është shumë i vogël. Sepse nuk janë numrat që duhet të përcaktojnë sjelljen ndaj tjetrit, por është mënyra sesi ne e shohim veten tonë dhe është ajo çfarë duam për veten tonë. E pra, ne shqiptarët duhet të jemi të gjithë krenarë, sepse atë që duam për veten tonë nuk ia mohojmë tjetrit. Por ama, atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne!
Ka shumë rëndësi që këto territore të kthehen nga një zonë e vështirë, ku nuk ka nevojë të takosh njerëz, por mjafton të hedhësh sytë majtas dhe djathtas për të kuptuar se ka një dallim të madh në një zonë ku dallimi duhet të jetë i padukshëm, në një zonë ku brenda për brenda territorit të Republikës së Serbisë nuk duhet të ndjehet e kundërta e asaj që ndjehet kur hedh sytë majtas dhe djathtas nëpër pjesën tjetër të territorit të Serbisë. Kjo është ajo që unë kam folur drejtpërdrejt, hapur dhe shkoqur në takimin kokë më kokë me Kryeministrin Vuçiç, të cilit ia kam bërë shumë të qartë se ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për ndonjë Shqipëri të Madhe, por jemi në një betejë të përbashkët për një Europë të Madhe, që ka vend për të gjithë shqiptarët dhe që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët, sigurisht, bashkë me të gjithë të tjerët. Kush e dëshiron këtë, njësoj si ne, nuk duhet të lejojë që kushtet e vështira, që pengesat e pafundme, që sjelljet diskriminuese t’i shtyjnë njerëzit në një drejtim krejt tjetër.
Drejtimi i së ardhmes është drejtimi i lirive dhe të drejtave të barabarta për çdo qytetar të Europës. Si qytetarë të Europës, bashkërisht, sot, ne jemi në të drejtën e Zotit dhe të vendit që të mbrojmë me forcë lirinë dhe të drejtën e çdokujt që jeton në këto territore, për të mos u ndjerë i ndryshëm, në kuptimin diskriminues, ndaj askujt tjetër.
Nga ana tjetër, unë besoj se ky projekt, projekti i paqes dhe programi i transformimit të këtij projekti në realitet për çdo familje dhe për çdo individ, pavarësisht kombësisë dhe pavarësisht vendbanimit, kërkon, pa as më të voglin dyshim, edhe bashkimin e të gjithë faktorit shqiptar këtu në Luginë, për të adresuar problemet reale. Ato probleme reale që unë, falë edhe konsultimit me udhëheqësit dhe përfaqësuesit tuaj, i adresova Kryeministrit serb.
Probleme, që kanë të bëjnë me shkollimin, probleme që kanë të bëjnë me shëndetësinë, probleme që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe me zhvillimin ekonomik e social të një zone, e cila, sigurisht, përveç të gjitha këtyre ka nevojë edhe për një jetë kulturore. Për një jetë kulturore pa pengesa, për një jetë kulturore pa mure, për një jetë kulturore që të mos shihet shtrembër, por përkundrazi, të shihet si pasuri.
Sepse në këtë paqe për të cilën të gjithë së bashku duhet të punojmë që të jetë një paqe që ia vlen të jetohet, pakicat nuk mund të jenë më burim dasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes. Askush nuk duhet të ndjehet keq, askush nuk duhet të ndjehet në pozitë të vështirë dhe askush nuk duhet të ndjehet si i mallkuar nga Zoti pse në vendin e vet ka edhe pakica, por gjithkush duhet të ndjehet me fat që në vendin e vet ka edhe pakica.
Sepse mënyra sesi sillemi me pakicat, përcakton atë që ne jemi. Për të qenë europianë deri në fund, nuk mjafton të flasim gjuhën e Brukselit, por duhet që t’i japim të gjithëve mundësinë që të flasin lirisht gjuhën e tyre. Duhet t’i japim të gjithëve mundësinë të mësojnë lirisht në gjuhën e tyre. Duhet t’i japim të gjithëve mundësinë që tek gjuha e tjetrit të ndjejnë jo kërcënimin, por fatin që kanë për të jetuar në një shoqëri të larmishme, me kultura të ndryshme, me tradita të ndryshme, me identitete të ndryshme, që përbëjnë mozaikun e Europës së Bashkuar, të cilës ne duam t’i bashkohemi, si një pjesë e munguar e këtij mozaiku.
Unë e di që është më e lehtë t’i thuash sesa t’i bësh gjërat. Ne shqiptarët e kemi me vend atë shprehjen që “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”. Por, kjo është sfida jonë! Dhe, aq sa nuk është e lehtë të ecësh përpara me projekte dhe programe afatmesme dhe afatgjata, aq kjo është e domosdoshme. Në këtë domosdoshmëri, për sa i takon gjithë shqiptarëve të Luginës, përfaqësimi në administratën publike duhet të jetë i plotë, mundësia për të qenë pjesë e jetës institucionale të këtij shteti duhet të jetë e plotë dhe rrugët që përmes përfaqësimit dhe jetës institucionale, projektet të bëhen realitet, duhet të jenë të gjitha të hapura. Sepse në të kundërt, deti mes fjalëve dhe veprave mbetet i pakapërcyeshëm.
Dhe, në pamundësinë për të kapërcyer detin mes fjalëve dhe veprave, kemi parë se historia ka dëshmuar më shumë se një herë, këtu në Ballkan me qindra vjet, njerëzit zgjedhin natyrshëm t’i kthejnë kurrizin detit dhe të luftojnë me njëri- tjetrin.
Sigurisht që, çështjet e Luginës janë çështje që kërkojnë zgjidhje me shtetin dhe me institucionet e Serbisë. Por, shteti shqiptar nuk do të tërhiqet nga detyrimi i tij kushtetues për të qenë i angazhuar në mënyrë konstante që duke forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Serbinë të forcojë pozitën e vet për të mbrojtur dhe për të mbështetur aspiratat e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë. Unë nuk shoh asnjë arsye. Përkundrazi! E thashë këtë në takimin me Kryeministrin, e thashë këtë në konferencën për shtyp, dje, dhe ne do të vazhdojmë ta përsërisim këtë: “S’ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak mundësi, të kenë më pak liri, të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës”. Ashtu si dhe të gjithë minoritetet etnike apo kulturore në të gjithë rajonin tonë nuk mund më të diskriminohen për shkak të origjinës, nëse jemi të gjithë seriozë që kësaj mundësie fantastike, për të mbyllur një shekull konfliktesh dhe dasish dhe për të hapur një rrugë të re paqeje, t’i përkushtohemi jo me fjalë, por me vepra.
Duhet thënë hapur, qartë, sinqerisht, se reflektimi dhe plotësimi i të drejtave të shqiptarëve sipas standardeve europiane është një kriter i integrimit në Bashkimin Europian. Nuk mund të bëhemi dot pjesë e Bashkimit Europian si rajon, nëse çdokush në rajon nuk ndihet pjesë e projektit europian dhe nuk trajtohet si të ishte pjesë e Europës së Bashkuar. Ky i fundit është një element themeltar i kohës së re në rajon. Ndaj, jo për ne shqiptarët, por për të gjithë ata që e banojnë rajonin, ashtu si për çdo minoritet tjetër, çështja e Luginës së Preshevës është themeltare.
Nga ana tjetër, realizimi i lirive dhe të drejtave është fuqi e madhe që të dyja shtetet, apo shtetet mes tyre i japin vetes për të forcuar bashkëpunimin dhe për ta kthyer rrugën e një armiqësie të vjetër e sfilitëse për të gjithë, në rrugën e një miqësie të re, ku ka vend nën këtë diell për të gjithë dhe ku ka mundësi për secilin, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nënshtetësisë, të realizojë si njeri ambiciet e veta dhe të jetë i papenguar si njeri, për të marrë frymë dhe për t’i dhënë frymë, ëndrrave dhe shpresave të veta.
Dua t’i përgëzoj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Luginë për përfaqësimin në Parlamentin serb dhe në institucionet e këtij shteti.
Është një tjetër shembull që shqiptarët japin për të treguar se kanë vullnet për dialog aty ku ka hapësirë për dialog dhe se kanë vullnet për bashkëpunim me shtetin ku jetojnë, gjë që u jep automatikisht të drejtën që të kërkojnë jo më shumë, por shumë më shumë nga shteti ku jetojnë.
E nga ana tjetër, këtë e shoh si një mundësi që përfaqësuesit tuaj jua japin juve, duke u bërë përçues të ëndrrave dhe të aspiratave të brezave më të rinj dhe duke sakrifikuar pak nga vetvetja si qenie politike për t’i dhënë shumë qenies suaj këtu, si shprehje e një identiteti të pathyeshëm, të patjetërsueshëm dhe të paasimilueshëm.
Jemi në të drejtën tonë që të shpresojmë të gjithë së bashku, që politika në të gjithë komunitetet shqiptare të jetë diçka tjetër nga çfarë ka qenë tradicionalisht kur interesa të vogla, interesa palësh, interesa legjitime, por jo përfaqësuese të të gjithë interesit tonë të madh kombëtar, kanë mbizotëruar mbi interesat e njerëzve të zakonshëm.
Krijimi i Këshillit Kombëtar të Luginës mua më duket një dritë që tregon vazhdimin në drejtimin e duhur të rrugës për të dalë nga një tunel i gjatë. Duke i përgëzuar të gjithë aktorët dhe protagonistët e këtij Këshilli, unë dua t’u siguroj se bashkimi në këtë Këshill, jo vetëm e forcon, por e bën shumë më të arsyeshme forcën e shqiptarëve për të qenë kontributorë, por dhe përfitues në këtë shtet.
Dua të përgëzoj për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë dhe misionit të OSBE-së me trupin koordinues të Republikës së Serbisë me komunat Preshevë, Bujanovc e Medvegjë dhe me fakultetin e Novisadit, që arritën të hapin paralelen e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanovc, duke bërë një hap kuptimplotë në realizimin e të drejtave kolektive për arsim të lartë.
Dua të përfitoj këtu për ta konkretizuar atë që preku i nderuari miku im Ragmi Mustafa, se për të rejat dhe të rinjtë e Luginës, ne do të dyfishojmë kuotat në mjekësi dhe do të kemi kuota pa limit në të gjitha degët e tjera.
Ju e dini që ne po bëjmë një reformë rrënjësore në arsimin e lartë. Ju e dini që në kaq vite ne kemi arritur të kemi numrin më të madh të juristëve dhe të ekonomistëve për metër katrorë, në Europë, por kemi humbur shumë vite dhe kemi humbur shumë zanate. E për këtë arsye qeveria jonë është fokusuar shumë fort tek krijimi i një alternative për të rinjtë, alternativës së arsimit profesional, ashtu si në çdo vend normal të botës, në funksion të punësimit dhe në funksion të rritjes së dhuntive profesionale dhe sipërmarrëse të gjeneratës tjetër.
Nga ana tjetër, është e natyrshme që ne nuk mund të vazhdonim me një sistem të lartë arsimor që ishte kthyer në një industri prodhimi diplomash pa vlerë. Por të gjitha këto, aq sa vlejnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, aq edhe nuk mund të jenë arsye që kur kemi një ulje të arsyeshme kuotash, fjala vjen në mjekësi, për shkak të vetë kërkesës së fakultetit, kjo ulje kuotash të ndikojë për keq dhe t’i mbyllë rrugën kujtdo prej jush që kërkon të bëhet mjek, apo dhe në të gjithë nivelin e arsimit të lartë.
Kështu që, ndjehuni më shumë se me një derë të hapur. Jam i bindur se duke bërë këtë, ne do t’i japim mundësi kujtdo prej jush, që do të zgjedhë të arsimohet në Republikën e Shqipërisë që të mund ta bëjë këtë.
Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që ju keni këtu në Luginë për tekstet shkollore dhe e dimë edhe fondin e ndihmës së akorduar, bashkë me qeverinë e Kosovës, por kjo është shumë pak. Për këtë arsye bashkë me Kryeministrin Vuçiç, jemi fokusuar tek domosdoshmëria për ta parë me sy kritik gjendjen e infrastrukturës arsimore në Luginë dhe cilësinë e arsimit, kuptohet dhe tekstet. Do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Serbisë, do të bashkëpunojmë edhe me përfaqësuesit këtu që kjo situatë të ndryshojë. I kam kërkuar shprehimisht Kryeministrit të Serbisë, nëse duhet ta thoja këtu me zë të lartë që ai personalisht dhe qeveria serbe do të angazhohen personalisht për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe spitalore e për t’i dhënë fund odisesë së papranueshme të gjithë nënave të reja që për të lindur fëmijët duhet të ikin me dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra kilometra larg. E shprehimisht më ka thënë “Po”. Shpresoj dhe besoj që ta mbajë fjalën se pastaj nuk dua që kur t’i them nuk e mbajte fjalën, të thotë është provokim.
Do të doja të flisja shumë. Besoj që është e kuptueshme, por nuk dua t’u mbaj shumë. Dua vetëm të shtoj dhe diçka. Ne Shqiptarët kemi shumë të drejtë që të jemi të padurueshëm. Kemi të drejtë të jemi në Shqipëri, pas shumë vitesh pritshmërish të mëdha dhe zhgënjimesh të mëdha që të kërkojmë gjithçka që na ka munguar, – dhe atë që na ka munguar në Shqipëri, nuk na e kanë bërë të tjerët, ia kemi bërë vetes. Kemi shumë drejtë në Kosovë që të jemi të padurueshëm dhe çdo gjë të shkojë vaj, që të mos ketë kriza institucionale, të mos ketë mosmarrëveshje, sepse vitet kalojnë shpejt. Kemi shumë drejtë, edhe më shumë të drejtë këtu, që të jemi të padurueshëm, – se takova me shumë kënaqësi disa të moshuar të cilëve iu iku jeta në këtë Luginë dhe zor se një ditë të bardhë e panë përveç lindjes së fëmijëve.
Ndërkohë që, ata që i përkasin gjeneratës së pas “Murit të Berlinit”, po bëhen për t’u martuar dhe kthejnë sytë dhe shohin veten si në kurth. Pra, ne, kemi shumë të drejtë të tregohemi të padurueshëm, por ktheni pak kokën mbrapa. Ku ishin shqiptarët në vitet ’90 dhe kush ndër ne mund t’i përfytyronte në vitet ’90 shqiptarët siç janë sot, në këtë rajon, me kaq shumë më tepër gjëra të bëra realitet dhe jo një rrugë këtu dhe një urë atje, por gjëra të mëdha.
E besoj se më të dëgjuar dhe më të respektuar se ç’jemi sot, nuk kemi qenë asnjëherë. Sigurisht, kjo nuk është për të ndaluar e për të thënë: “dakord, po durojmë”. Çdo gjë mund t’u kërkoj atyre vajzave dhe atyre djemve, por durim nuk ju kërkoj dot. Kanë të drejtë të jenë të padurueshëm.
Kjo është për të nënvizuar dy gjëra;
E para, pse shqiptarët ia kanë dalë edhe aty ku ndër më optimistët ndër ne nuk mendonin se do t’ja dilnin ndonjëherë, – që të kenë edhe një shtet tjetër? Sepse shqiptarët nuk kanë kërkuar kurrë diçka që i takon tjetrit. Sepse shqiptarët nuk kanë rënë kurrë në kurthin e atij nacionalizmi që e bën njeriun, por që mund ta bëjë edhe një vend të tërë, të verbër, për të hapur luftëra, jo për lirinë e vet, por për të mos ta lënë tjetrin të lirë.
Dhe, sepse shqiptarët kanë ditur instinktivisht si popull, si komb, të dallojnë rrugën qorre të nacionalizmit primitiv me rrugën e patriotizmit europian. E nëse sot shqiptarët janë në këtë pozitë të gatshëm për të shkuar më tutje, por dhe të fortë për ta përballuar më tutje, vetëm një gjë s’duhet ta harrojmë. Kjo ka ardhur si rezultat i të qenit njerëz të besës me aleatët tanë të mëdhenj strategjikë SHBA-të dhe BE.
Prandaj, duke ia njohur gjithkujt të drejtën edhe të dalë mendsh, sepse është e drejtë e njeriut dhe kjo, nuk mundet të shkojmë pas askujt që del mendsh dhe na thotë: “shiko se ka një rrugë më të shkurtër”. Se rruga më e shkurtër thotë populli shqiptar të nxjerr gjithmonë gjatë.
Rruga jonë është përpara. Rruga jonë është e drejtë. Nëse sot ne kemi të drejtën të ndjehemi mirë kur shohim nga kemi ardhur dhe të ndihemi jo mirë kur shohim ku duam të shkojmë, atëherë duke marrë dhe lexuar si duhet historinë që na solli deri këtu, le të bëjmë së bashku histori për të shkuar aty ku duam dhe ku do të shkojmë me siguri.

Faleminderit!a

Filed Under: ESSE Tagged With: Kryeministri Rama: Për Shqipëri, me zemrën plot, përmes Kosovës

VASIL GJIKA: Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalisë, transparencës dhe arkitekturës së kishës shqiptare

November 11, 2014 by dgreca

Vasil Gjika/ Ish-deputeti flet për përplasjen mes kishës së Përmetit dhe Pallatit të Kulturës së qytetit… Rolin e kryepeshkopit Janullatus në humbjen e identitetit shqiptar në besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale të fqinjit tonë grek…
Nga Aleksandër Çipa/
Shoqëria e sotme shqiptare jeton kohën e “tabuve të ngacmuara”. Të tilla janë edhe ato të religjioneve, të cilat politika i trajton demagogjikisht. Disa prej çështjeve tona religjionare janë tashmë të hapura. Të frikshme në “nënkoren” e tyre. Kohët e fundit, kisha e Përmetit, apo Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” të këtij qyteti janë bërë temë e ditës dhe objekt i shumë mediave. Ka pasur prononcime shumëpalëshe dhe debati ende është i hapur. Ndërkohë që autoriteti më i lartë i Kishës Autoqefale Shqiptare e ka përcjellë si një shqetësim në dimensione jashtëkombëtare.

…Si përmetar dhe ish-deputet i këtij rrethi në krye të kohës së shpalljes dhe sanksionimit të pluralizmit politik dhe atij shoqëror, a e keni një mendim për këtë çështje? Nëse po, cili është ai?

Pse kaq zell për t’u përfshirë në këtë çështje shumë palë? Pse aq nxitim për t’u përfshirë edhe nga jashtë dhe si i gjykoni qëndrimet institucionale brenda dhe jashtë vendit, kam parasysh prononcimet dhe deklaratat e Kishës Ortodokse Autoqefale, të qeveritarëve tanë, qeverisë greke apo ekstremistëve të Agimit të Artë, bashkimit panepirot etj.?Me të drejtë ju e quani çështje. Ky problem ka qenë dikur në vëmendjen e atij komuniteti të qytetit të Përmetit, por kohët e fundit, duke thyer çdo rregull dhe etikë, janë përfshirë shumë palë, që nuk kanë asnjë përkatësi me qytetin dhe qytetarinë përmetare. Kam parë prononcime objektive dhe të drejta, siç ka pasur dhe “argumente” apo “gjykime” spekulative që marrin përsipër të ndajnë një problem që ka marrë verdiktin e gjykatave. Kemi parë dhe deklarata të nxituara dhe të tejkaluara, që për fat të keq kanë kapërcyer dhe kufijtë e Shqipërisë. Në këtë rast të mos harrojmë se: Problemi i pretendimit midis Drejtorisë Kulturore të Bashkisë së Qytetit Përmet dhe Kishës Ortodokse të atij qyteti është dhe mbetet problem i atij qyteti, i banorëve dhe institucioneve të tij, si dhe ligjit e gjykatave. Është një konflikt banal dhe i rëndomtë, në kuptimin e pretendimit të pronësisë (ka mijëra raste të tilla në vend) dhe është një përgjegjësi morale dhe qytetare e përmetarëve. Nuk kanë asnjë kuptim ndërhyrjet brutale që vërehen nga të gjitha anët dhe drejtimet, kur shikojmë të shoqërohen me një zell të tejkaluar dhe synime të mbrapshta për ta përdorur këtë sebep.
Mua më duket pa vend çdo ndërhyrje që nuk bazohet në përkatësi ndaj çështjes. As besimtari ortodoks që vjen nga Gjirokastra për t’u tubuar në protestë në Përmet, nuk e ka këtë të drejtë. Ne përmetarët i kemi ndërtuar vetë kishat, teqetë apo xhamitë tona dhe dihet që dhe gjirokastritët apo kushdo komunitet tjetër, i ka ngritur me kontributin e brezave të vet këto ngrehina të shenjta. Akoma më tepër, kur për këtë problem janë shprehur gjykatat. Të gjitha ndërhyrjet e tjera jo vetëm janë të palejueshme, por synojnë me qëllim të mbrapshtë “përdorjen e çështjes së Kishës së Përmetit”. Kemi parë papërgjegjshmërinë e zakonshme zyrtare greke, në deklaratat e Ministrisë së Jashtme dhe të ndonjë deputeti (madje eurodeputeti) të Parlamentit grek. Jemi gjithashtu dëshmitarë të veprimeve primitive (duhet thënë dhe zyrtare) fatkeqësisht të zakonshme, të kthimit të qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare nga pala greke me deklarimet flagrante “ju kthejmë për kishën e Përmetit”, madje duke u shkarravitur (siç bëjnë rëndom) dhe pasaportat. Të gjitha këto, si dhe veprime të tjera të ngjashme, dëshmojnë mungesën e standardeve europiane të një vendi europian, si Greqia. Besoj se nuk ia vlen të merremi me veprimet, demonstrimet apo fjalimet e çartura të “të artëve”. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, m’u duk e drejtë dhe i mbështetur reagimi i Kryeministrit të vendit. Nga ana tjetër, nuk mund të mos jem i shqetësuar për deklarimet e Hirësisë së Tij, Janullatos, në emër të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Akoma më e gabuar më duket sidomos trajtimi i këtij problemi nga ana e Tij.
Keni dalë te personazhi kryesor zyrtar i Kishës Autoqefale Shqiptare në ditët e sotme. Një hierark i kontestuar dhe i shumëdiskutuar në mjedisin dhe debatin publik shqiptar të 23 viteve të fundit. Ju zoti Gjika jeni një ndër ish-deputetët që e keni mbështetur kurorëzimin e Hirësisë së Tij, Janullatos si kryepeshkop të Kishës Autoqefale të Shqipërisë… Cila ka qenë arsyeja reale e mbështetjes së atëhershme dhe cili është vlerësimi juaj sot?
Është e vërtetë. Kur na u paraqit në grupin parlamentar të atëhershëm të PD-së kandidatura e prof. Anastas Janullatos, u argumentua se vinte si një figurë me kualifikimin dhe kualitetin e nevojshëm kishtar, si dhe me zotimin e tij të shenjtë për sipërmarrjen e ringritjes së kishës ortodokse dhe ruajtjen e respektimin e autoqefalisë së kishës shqiptare. Nga ana tjetër, kandidatura alternative nuk u paraqitën, por u argumentua se nuk kishte mundësi të gjendej një kandidaturë shqiptare me kualifikimin e nevojshëm dhe se nuk kishte ndonjë ndryshim gjetja e ndonjë kandidature tjetër serbe, ruse apo bullgare.
Po sot, a rezulton e kryer apo e realizuar sipas jush, pritshmëria e besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë?
Natyrisht që pyetja juaj i drejtohet një opinioni më të gjerë dhe po ashtu të specializuar. Përgjigjja për këtë pyetje as fillon dhe as mbaron me atë çka mendoj unë. Ka pasur shumë vlerësime dhe do të ketë akoma në vijim. Por unë them se kemi mbërritur në momentin e të vërtetës dhe duhet të shprehemi me përgjegjësi për këtë gjendje të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Nga ana tjetër, duhet të shikojmë se ç’thonë korifenjtë e autoqefalisë sonë. Pavarësisht se ata nuk janë më, duhet të shikojmë ato që kanë bërë dhe të lexojmë ato që ata kanë shkruar. Atje është dhe përgjigjja për pyetjen tuaj. Megjithatë puna e Hirësisë së Tij, Janullatos, për ringritjen e kishës ortodokse është bërë dhe nuk mund të mohohet. Janë një numër i konsiderueshëm objektesh të ngritura në të gjithë hapësirën e ortodoksisë. Natyrisht një vepër e lavdërueshme është dhe katedralja në kryeqytetin e vendit. Do të ishte me interes jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por edhe për të gjithë publikun transparenca e financimit të këtyre investimeve, të cilat pavarësisht se janë asete të kishës, duhet të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Si arkitekt, qofsha i gabuar, por kam përshtypjen se të gjitha këto realizime janë identike me ato të kishës greke. Në mos më gabon kujtesa e shpjegimeve të profesorit tim të historisë së arkitekturës A.Meksi, “konfiguracioni planimetrik i arkitekturës së kishës bizantine shqiptare është ajo e kryqit të brendashkruar”. Për këtë çështje do të duhej të shpreheshin bizantologët (duhet thënë se kompetenca e bizantologëve shqiptarë është e shumë respektuar në Ballkan dhe më gjerë), dhe nëse unë kam të drejtë, do të kishim një abstragim serioz dhe të dëmshëm (madje me pasoja të rënda) të traditës së kishës shqiptare. Po ashtu, mund të evidentohet si punë e lavdërueshme edhe ngritja institucionale e kishës. Një armatë e tërë klerikësh e të gjithë hierarkisë sot militon në këto objekte në mbarë vendin. Përsëri edhe këtu transparenca e financimit të kishës ortodokse do të shpjegonte shumë gjëra që ndodhin aty. Nga prindërit e mi dhe gjyshërit, kam mësuar se priftin dhe dhjakun e kishës se fshatit i mbanin (paguanin) vetë banorët e fshatit, që po ashtu kontribuonin për mirëmbajtjen e kishave apo shpenzimeve të tjera. Le të na shpjegojnë nëse ndodh ende sot kështu! Unë nuk jam i përditësuar me nivelin e njerëzve që kanë veshur petkun e priftit gjithandej, por në vendin tim ka raste që paraqesin mirësi me kulturën e nevojshme dhe dinjitet, por ka raste që nuk e justifikojnë atë veshje dhe aq më tepër këtë shërbesë. E parë në mënyrë sporadike këto “ndodhi” janë të justifikuara, por janë të palejueshme ato raste kur “njeriu i kishës” bën miting, politikë, apo inskenon pantonima supesh me policinë. Në këtë rast duhet të themi se këta klerikë kanë shkelur jo vetëm ligjet e shtetit, por edhe ato të kishës. Kurse autoqefalia është goditur dhe provokuar rëndë. Të gjithë e dinë (dhe duhet ta dinë edhe në Greqi) se shteti shqiptar është laik dhe besimet fetare janë të ndara nga punët e shtetit. Klerikët këtu (të çdo besimi) nuk kanë ato prerogativa që kanë homologët e tyre grekë. Fjala e tyre vlen për ushqimin e shpirtit të publikut, por veçanërisht të besimtarëve.
I mëshoni në mënyrë eksplicite termit autoqefali. Konkretisht për çfarë e keni fjalën kur shpreheni: “Autoqefalia është goditur rëndë”?
Më duhet të them se nuk jam një njohës i hollë i dokumenteve të Autoqefalisë së Kishës Shqiptare. Mirëpo nuk është e nevojshme të jesh i tillë për të kuptuar se humbja (apo abstragimi) nga identiteti shqiptar i kishës ortodokse është një ngjarje e rëndë. Kur segmente të kishës kthehen në seksione të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, apo “zyra konsullore” greke duke bërë punën e komisioneve të gjetjes dhe konservimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në trojet shqiptare! Këtu më e pakta që mund të themi është se Hirësia e Tij ka dështuar në konsolidimin dhe shprehshmërinë e autoqefalisë. Kur një veprimtari e tillë ndërshtetërore realizohet si një aksion i Kishës Autoqefale, atëherë s’e kuptoj se pse mund të flasim akoma për pavarësi të kishës sonë! Kur kisha jonë “Autoqefale” dhe vetë Hirësia e Tij, Janullatos, sensibilizon një shtet të huaj ortodoks për “të mbrojtur kishën e Përmetit”, atëherë këtu është shkelur jo vetëm autoqefalia, por vetë kombi ynë dhe shteti, Shqipëria. Pikërisht këtu është dhe fundi i iluzionit se kisha jonë ortodokse mund të jetë “autoqefale”. Askush dhe askurrë nuk duhej të guxonte të sulmonte Përmetin. Të sulmosh Përmetin (është interesante, por një gjë e tillë nuk është bërë historikisht as në vitet e kaluara, megjithëse nuk kanë munguar as më parë mendje dhe vullnete “agimesh të errëta”, si këto të sotmet) do të thotë të atakosh djepin e kombit, të qenësisë dhe formimit shqiptar. Do të thotë po ashtu se jemi në epilogun e kësaj marrie dhe, nga ana tjetër, duhet të jemi dhe në momentin që Hirësia e Tij, Janullatos, duhet të largohet, pasi ka kryer një vepër të rëndë në dëm të shqiptarisë. Qytetarët e Përmetit dhe kultura që mishëron ai popull, nuk mund të pranojnë kurrë që të ulin flamurin që ngritën Frashërllinjtë e mëdhenj, atë Stath Melani dhe Vangjël Gjika, Sejfulla Malëshova e Stavro Vinjau, Fan Noli e Faik Konica, Nikolla Naço dhe Tefta Tashko, Odhise Paskali dhe Mentori e Laveri, dhe dhjetëra e dhjetëra emra që i nderon dhe vlerëson i gjithë kombi ynë. Përkundrazi, është detyrë jo vetëm e përmetarëve, por e çdo shqiptarita lartësojnë atë dhe veprat e këtyre shqiptarëve të mëdhenj, duke fshirë çdo iluzion apo ëndërr të megaliidesë, se mund të ngrenë flamurin grek në Përmet! Kjo gjë s’mund të ndodhë as me ato përpjekje liliputësh, të cilët dikur ngrinin lart pankartat ateiste nëpër mitingjet dhe programet komuniste për shkatërrimin e kishave dhe xhamive në Përmet, ndërsa vrapuan në vitin ’97 të pushtonin me “grevë urie” pallatin e kulturës “Naim Frashëri” në emër të kishës dhe, duke sfiduar dhe injoruar një traditë dhe nevojë të njohur kulturore dhe qytetare të Përmetit dhe përmetarëve. Ky është një akt i pastër vetëgjyqësie që dëmton dhe keqekspozon sjelljen e klerikëve të grumbulluar dhe të vetë Hirësisë së Tij.
Matanë arsyetimit tuaj zoti Gjika, ka një reagim “shqiptar” të munguar, infatil dhe të kompleksuar. Një ndjeshmëri e ulët reaguese nga qytetarët dhe në mënyrë të veçantë nga institucionet zyrtare të shtetit. Ka arsyetime që e çmojnë këtë si maturitet, ndërsa ka të tjerë që e konsiderojnë sjelljen dhe nënshtrimin e kronikshëm të institucionalizmit shqiptar. Ju vetë nga pozita e një ish-ligjbërësi si e vlerësoni këtë sjellje dhe reagim shqiptar?
Nuk është kështu përkundrazi, ka pasur reagim qytetar. Ajo që ka munguar ka qenë korrektësia, dinjiteti dhe serioziteti në qëndrimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar. Po të shikojmë historinë e këtyre njëzet viteve të fundit të marrëdhënieve dhe politikës së ndërsjellët midis Greqisë dhe Shqipërisë, ato lënë shumë për të dëshiruar për mungesën e standardeve dhe nivelit evropian që i përkatësojmë. Shpesh ngjarjet e rënda në pikat kufitare, keqtrajtimin e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke, virusin “antishqiptar” që prish kompjuterët grekë, reagimet brutale ndaj emigrantëve sa herë “që i mbetet qejfi” Greqisë, hapjen dhe mbylljen e portës kufitare jo si një portë shteti, por si një derë “buzuku” nga polici grek, kontrollet e imta dhe fyese të pasaportës shqiptare dhe kthimet pa asnjë kriter të paralajmëruar të qytetarëve shqiptarë pse janë çamë apo “kanë shkruar e folur keq për Greqinë”, rëndom janë kualifikuar si “veprime sporadike”, të qarqeve ekstremiste, të veçuara etj., etj. Në fakt, është e qartë që këto veprime janë në sistem të një politike zyrtare greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Asnjë gjë nuk është e rastësishme, përkundrazi është e përgatitur dhe e mirëplanifikuar dhe bëhet me përkujdesje. Kush mendoni se urdhëroi të ktheheshin qytetarët shqiptarë në pikën e “Tri urave” apo Kakavijë, polici grek që u mërzit për “kishën e Përmetit”? Jo, ajo është një portë që e mbyll dhe e hap shteti grek. Ky qëndrim i autoriteteve greke nuk përmbush dhe as përmban standardet europiane të marrëveshjes së “Shengenit” ku Greqia dhe Shqipëria bëjnë pjesë. “Shengen”-i grek nuk di në mund të gjendet kund në Afrikë! Do të dëshiroja që eurodeputeti që ngriti dhe i kërkoi hesap qeverisë greke për kishën time të Përmetit, të vinte dhe të hidhte një sy në Kapshticë, Kakavijë etj., për të parë se çfarë Europe i ofron Greqia Shqipërisë dhe s’i trajtohen emigrantët kur kalojnë pikat kufitare ndërshtetërore. Me pak fjalë, po të perifrazonim Konicën e madh do të thoshim se Greqia i sillet Shqipërisë si ai fshati i madh fshatit të vogël. Kur vjen puna për të keqtrajtuar apo “për t’u dhënë mësim allvanosve” shteti grek shkel çdo marrëveshje, dokument, apo konventë ndërkombëtare që ka firmosur. Për fat të keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisë si ai fshati i vogël fshatit të madh. Nuk është krenari të themi se Shqipëria nuk është nëpërkëmbur dhe keqtrajtuar kësisoj nga Greqia as në kohën e Zogut, se në kohën e diktaturës s’ka pasur shanse. Dhe e gjitha kjo, sepse shtetarët tanë të sotëm, si nga “fshati i vogël” e kanë zgjedhur vetë të përunjen. Kapërdijnë çdo megalomani greke “për atë të shkretë Europë” dhe frikën e vetos greke. Mirëpo nga fshati i madh e kanë zakon që sa më shumë të tulatemi ne, aq më shumë e ngrenë zullumin. Kështu, deputetët tanë s’kanë kurajë të lidhin dy fjalë “për Çamërinë” (brenda kartave dhe të drejtës ndërkombëtare), në një kohë që në Parlamentin grek deputetët flasin hapur për pretendime territoriale dhe “tokë greke” brenda Shqipërisë! Ishte për të qeshur dhe për të qarë, kur kryedeputetja jonë zbuloi se “e paskemi votuar rezolutën, por s’i paskemi numëruar mirë votat”, duke e kaluar pa zë dhe pa e lexuar dhe një herë në atë sallë të Kuvendit. Nuk ka asnjë reagim zyrtar për shenjat dhe nishanet e Shqipërisë që shteti grek i përdhos aq lehtësisht dhe madje duke na kërcënuar “shkruajini //////////////gërqisht këto toponimet greke paçka se dhiavatirio është tuaja!” Nuk ka asnjë reagim nga institucionet relevante, apo dhe Avokati i Popullit kur djemtë shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke lëshohen natën si kavie për t’u gjuajtur dhe vrarë pyjeve dhe gërxheve të Greqisë, duke stërvitur dhe trajnuar trupat speciale greke. Mos harrojmë se atyre u është privuar liria, kurse siguria e burgjeve greke është detyrim i autoriteteve të atij shteti, që jo vetëm s’mbajnë përgjegjësi, por s’marrin asnjë konseguencë nga ligji dhe gjykatat, tek i kthejnë të dënuarit “me burgim” në “me pushkatim”! Si shqiptar do t’i kërkoja shtetit tim dinjitet dhe, të denonconte në mbarë Europën qoftë edhe një fjalë fyese të policit grek dhe jo më akte dhe veprime flagrante antiqytetare dhe antieuropiane si më sipër. Në Europë nuk mund të shkojmë pa dinjitetin, identitetin dhe ADN-në tonë shqiptare.
Platforma e pretendimeve territoriale, si dhe organizatat e caktuara greke dhe të diasporës së saj, historikisht kanë ekzistuar dhe investohen për këta objektiva të tyre. Por sa mendoni se ka ceduar Shqipëria përballë tyre dhe pse mendoni që kjo nuk i ka shqetësuar shtetarët tanë të këtij tranzicioni?
Unë mendoj se një platformë helenizuese e hapësirës periferike të shtetit grek, ka qenë dhe është institucionale në Greqi. Kjo platformë është e vjetër që kurse filloi helenizimi i Epirit (në hapësirën e viteve ‘730) dhe përfundoi me rënien e Perandorisë Osmane. Rolin determinues gjithmonë e ka luajtur kisha, e cila ka pasur devizë të saj “Ortodoksi do të thotë Greqi”, mbi një psikologji të përpunuar të opinionit panhelen si ajo e shekullit të 18 “kur bullgarët qenkan ortodoksë, atëherë ç’u duhet një shtet i tyre!”. Përsëri kisha është flamurtare këtë radhë edhe e kësaj nisme në vendin e shqiponjave, pavarësisht se ortodoksia shqiptare s’është greke, pasi shqiptarët u vunë nën kishën lindore të Kostandinopojës pas shekullit VIII dhe u shpallën “autoqefale” në vitet ’30. Në këtë kuptim “projekti shqiptar” jo vetëm që ka rëndësinë e tij në programin e helenizimit, por ka marrë përparësi këta njëzet vitet e fundit. Nga ana tjetër, lehtësisht vihet re se ka një shkallëzim të këtij programi. Deri dje flitej dhe pretendohej “për minoritetin dhe të drejtat themelore të tij”, tani flitet për “Ortodoksinë dhe të drejtat e kishës në Shqipëri”. Deri dje mitingjet, ceremonitë apo mbledhjet përkujtimore bëheshin në Greqi, tani (prej disa vitesh) ato bëhen në Shqipëri dhe në mes të ditës, madje edhe nga persona të paligjshëm që nuk u rezervohet një liri e tillë as në Greqi! Deri dje “e ngrinin zërin” zyrat konsullore dhe zyrtarët grekë për problemet në hartën e njohur të vendndodhjes së minoritetit, tani flet kisha dhe priftërinjtë për të drejtat në hartën ortodokse! Ahere ç’ka ndodhur, ndërsa politikanët tanë “janë të zënë” me politikat e mëdha të ditës që bëhen këtu, kemi të drejtë të pyesim: ku janë ligji dhe institucionet e shtetit tonë? T’u thuash shqiptarëve se “po shkelin të drejtat e besimit të një komuniteti” kjo do të duhej të shënohej në “Gines” po të ishte e vërtetë, pasi ka mbi dy mijë vjet që s’ka ndodhur! Nga ana tjetër, nën hijen e tolerancës dhe shtetit laik, nuk mund të mbulohet politika e përunjur dhe servile, për më tepër ajo nuk bën efekt. (Përgjigjja ekuivalente e një polici shqiptar kur ktheu mbrapa dhe ai disa qytetarë grekë në frymën e “reciprocitetit”, pati më shumë efekt dhe shteti grek e hapi prapë portën). Nga ana tjetër, gjërat po shkojnë në një drejtim të padëshiruar dhe të rrezikshëm: tek flisja me zyrtarë lokalë në Përmet, me shqetësim dëgjova shpërthimin e tyre “këto i bëjnë disa talebanë”! Përballë produkteve të tilla duhet të shqetësohemi seriozisht, pasi kurrë nuk ka ekzistuar ndarja dhe përçarja mes nesh për motive fetare dhe të besimit.

Filed Under: Interviste Tagged With: aleksander Cipa, Autoqefalise, Kryepeshkopi, së kishës shqiptare, transparencës dhe arkitekturës, u ka ikur, Vasil Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT