Fondacioni Mbreteresha Geraldine organizoi nje ceremoni me rastin e festave te fundvitit ne shkollen e Burgajetit. Gjate kesaj ceremonie festive u shperndane dhurata per femijet e kesaj shkolle. Aktivitetit iu bashkua edhe Princ Leka se bashku me ambasadoret e Hungarise dhe Suedise. Shkolla organizoi nje program artistik me recitime, kenge dhe valle tradicionale i cili u pasua me nje koktel per nxenesit, mesuesit, prinderit dhe te ftuarit. Shkolla e Burgajetit eshte ndertuar me fondet e Familjes Mbretereore me 1935.
***
The Queen Geraldine foundation organized an end of the year party at the Burgajet School in Mat. His Royal Highness Prince Leka and the President of the foundation Miss Elia Zaharia where accompanied by the Ambassador of Hungary and the Swedish chargé d’affaires. The school organized a special concert in their honor then the Royal Couple and their guests handed out toys and gifts to the kids before sharing a cocktail and enjoying the festive atmosphere.
The Burgajet School was first build by the Albanian Royal family in the nineteen thirties. Both the Queen mother Sadija and Queen Geraldine gave out gifts traditionally during the end of the year festivities. http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/pages/Foundation%20News
Archives for December 2014
Përtej ligjëratës së një DIPLOMATI
…(Proud to be albanian)/
NGA MARJANA BULKU/New York/
Eshtë e zakonshme që shqiptarët e Amerikës ti shohësh bashkë duke festuar data e ngjarje që mbartin ngjyrat e atdheut amë, por 14 dhjetori i 2014 -tës i gjeti ato përsëri bashkë në një mjedis jo fort të zakonshëm , jo vetëm për nga rregulli dhe mirëorganizimi,por edhe për nga tradita strikte e ruajtjes së historisë si dokument, si debat, si film,diskutim dhe ligjëratë.Ambasadori shqiptar në Londër Zoti Mal Berisha në një ligjëratë që përcjell informacione të larmishme , ekstrakte historike, akademike, letrare, politike e diplomatike për një personalitet të gazetarisë, shkrimit dhe diplomacisë që vitet e fundit të jetës së tij, kishte shëbyer si Ambasador ne Shqipëri,Herman Bernstein. YIVO Institut për kërkime historike këtu në New York , u bë kështu një mjedis ku historia e Shqipërisë, shfaqet përmes ligjëratës brilante të një ambasadori shqiptar ,por edhe pyetjeve që nuk reshtnin prej audiencës të të pranishmëve në sallën e tejmbushur. Janë kryesisht amerikanë ata që historia plot drithije shqiptare ,i ysht të dijnë më shumë pse ky vend i bëri vend me një bujari të pashembullt hebrejve të pa atdhe?! Si shpjegohet që kodi i Besës është në ADN-në e tyre dhe i përcakton si qenie të rralla në mes të qytetërimeve ku jo gjithmonë nacionaliteti përcakton vyrtytet njerëzore.Pse shqiptarët mikut i falin garanci jete edhe kur e tyre ndoshta është në kufijtë e mbijetesës ?!…
Janë disa Përse??? që një diplomat karriere si ambasadori ynë z. Mal Berisha ,i cili na bëri të ndjehemi shumfish krenarë në atë sallë, u përgjigjet pa u lodhur me qetësinë karakteristike dhe me diapazonin e gjere të njohurive që ai dëshmon në cdo akt që shoqëron veprimtarinë e tij si diplomat i vlerave historike, kulturore, humane , etj.
Komuniteti shqiptaro -amerikan, vatran dhe aktivistë që patriotizmin nuk e ndajnë nga jeta e tyre e përditëshme patën rastin të prekin nga afër vlera qe historia krijon, por kujdesi dhe solidariteti njerezor i përjetëson.
Përmes ligjëratës ku paralelisht shpaloseshin faqet e një broshure të realizuar enkas për këtë event, patëm rastin të kuptojmë se sa e rëndësishme është regjistrimi i fakteve në kohën e duhur, se sa shumëplanëshe është historia, se si ajo e shkuar projekton të ardhmen edhe pse nëpër udhëkryqe spekulimesh .Patëm rastin të shohim sesi institucionalizohet e vërteta kur investohet për të;pëmes shkrimesh, investimesh, fotosh, filmimesh,debatesh, letërkëmbimesh që kujtesën e bëjnë aktive dhe njeriun e pasurojnë edhe kur atdheu është larg(rasti shqiptar) apo atdheu nuk ekziston (rasti jew).
Interaktiviteti komunikativ në sallën ku historia valëvitej si flamur ,ishte efekti më i bukur që një event mund të ketë. Metodikisht kur cdo komunikim pasohet nga pyetje dhe kureshtje ,,,gjithcka s’është vecse një jehonë ku historia shfaqet si ”diamant” shumëfaqesh, dritash, këndvështrimesh, ngjyrash, ku gjithsecili pavarësisht qëllimit pse ndodhet aty , ka cfarë merr dhe mëson, kupton dhe reflekton, nxë apo maturohet duke u pasuruar.
Personalisht i takoj asaj kategorie njerëzore që historisë përpiqem t’ia përvetësoj të gjitha efektet, ta ruaj dhe konservoj ti kthehem dhe rikthehem si refleksion dhe avancim nga ku cdo akt është eksperienca e një suksesi apo dështimi.
Shqiptarët dhe amerikanët ,bashkë ,me histori tashmë të përbashkëta luftrash dhe mbijetese , kujtese dhe qëndrese nga ku e kaluara shpjegon shumcka mbi të ardhmen tonë kur themelet e saj plurosen me harresë , xhelozi , mëri dhe luftra të padrejta. Dhe në momente të tilla ,ndërveprimi i mendjeve të kthjellëta na ndihmojnë dhe qartësojnë duke u mirëorientuar drejt asaj që nuk kemi arsyje ta harrojmë kurrë edhe në kohët gri :”Proud to be albanian” , tashmë është flamur shpirtëror i shqiptarëve.
Marjana Bulku (dhjetor 2014)
MESAZHE TE SHUMTA NGUSHELLIMI NE GAZETEN “DIELLI” PER SHUARJEN E VATRANES ROZI THEOHARI
Ne Foto: Shkrimtarja Rozi Theohari me nje grup grash ne sesionin shkencor kushtuar 100 vjetorit te themelimit te Gazetes”Dielli” organizuar nga Federata “VATRA” ne Gusht 2009.Rozi nuk ishte thjesht pjesmarrese, por referuese, duke sjelle ne ate 100 vjetor zerin e dardhareve vatrane nder vite…/
Pas njoftimit qe percolli tek gazeta Dielli, kryetarja e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane Raimonda Moisiu, dhe publikimin e ketij njoftimi me 13 Dhjetor 2014, rreth mesdites, tek Dielli vershuan mesazhe ngushellimi per shuarjen e shkrimtares dhe gazetares Rozi Theohari. Ja njoftimi:
SHPIRTI NE PAQE, ROZI!
PUSHOI SE RRAHURI ZEMRA E SHKRIMTARES ROZI THEOHARI/
Rozi ndërroi jetë sot në mesditë. Përballja me sëmundjen e kancerit ishte fatale. Rozi luftoi fort, por nuk mundi. Zemra e saj nuk rreh më. Lamtumirë Rozi!
Sic kishte njoftuar Dielli, ajo prej kohësh dergjej në Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston në dyluftim me sëmundjen. Por, sot, e Shtunë, 13 Dhjetor 2014, në mesditë, Rozi ndërroi jetë!
Le ta kujtojme Rozin ashtu sic ishte, e qeshur, e sjellë,e pafjalë, punëtore si ajo….Le ta kujtojme ashti si ne këtë fotografi përcjellse…
Lamtumirë Rozi, shpirti në Paqë!
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, anëtare e së cilës ishte Rozi Theohari, Gazeta Dielli, bashkëpunëtore e së cilës ishte Rozi, i qëndrojnë pranë familjes duke e ngushëlluar për humbjen dhe duke u përcjellë kurajo!
Lamtumirë!
KOMENTE PAS KETIJ NJOFTIMI NE DIELLI
Dr. Sulejman Mani Çelaj: Humbje e madhe per familjen , komunitetin dhe kombin. Ngushellime familjes!
Bora Balaj: Ngushellime familjes!
Donika Omari Ajo qe e shquante mbi te gjitha Rozin ishte se ne vend qe te qahej per erresiren ndizte nje drite. Me kete cilesi, nder shume te tjera, ka lene nje shembull te bukur e te rralle pas vetes. Lamtumire e dashur Rozi. Do te mbetesh pergjithmone ne kujtimet e mia e ne zemren time.
Adem E Rita Saliu Ngushllime,Rozi Jone e dashur pushoft ne paqe.Ngushllime ,familjareve e kombetareve.Shpirti Rozit pushoft ne Paqe!
Merita McCormack Farewell my dear sister……. Rozi e dashur, te paste Zoti ne parajse….!
Durime Siqeca Agaci Ngushellime familjes!
Murat Gecaj Rozi do te mbetet perhere prane nesh, ashtu siç ishte ne jete!
Sabit Abdyli Ngushellime familjareve dhe gjithe atyre qe e njohen kete znj. te madhe!
Xhabir Alili Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqesise…i perjetshem qoft kujtimi i saje
Mustafa Omerbashi Me keqardhje.Qofte e paharruar.Ngushellime familjes!
Ylli Dosku Lajm i dhimbshem. I qofte dheu i lehte…!
Besa Mataj Ngushellime familjareve dhe miqve!
Vojsava Nelo Jakllari Shpirti ne paqe Rozi e dashur! Ngushellime familjes, te afermve, miqve!
Ramiz Mujaj Me vjen shume keq per vdekjen e Rozit . Ngushllime familjarve , miqve dhe dashamirve te Rozit.
Rozi ishte nje puntore e mire ne fushen e kultures dhe te ceshtjes kombetare , shembulle plot virtyte te mira.U prehte me paqe shpirti i saj!
Dervish Jahjaga Ngushllime familjes!
Skender Ismaili Ngushllime!
Maki Maqedonci Canolli Qofte i perjetshem kujti i saj! Ngushellime per familjaret, miqt, koleget dhe gjithe farefisin!
Kenny Mrijaj :Pushoft ne paqe !!!
Gani Haxhaj :Ngushellime familjes!
Bardha Mance: I gjalle te jete kujtimi i saj!
Bashkim Musabelliu: Ngushellime familjes dhe te afrrmeve!
Spiro Vasili: Qofte I lehtë dheu që e mbulon. Ngushëllime familjes dhe të afërmit.
Roland Musta: Ngushellime te afermve.Qofte e paharruar per te gjithe ne kjo punetore e palodhur e fjales se bukur shqipe.
Loreta Stamo: Ju prehte shpirti ne paqe…!
Ylli Polovina: Befasohem nga ky lajm.I lexova librin e fundit.Kishte gjalleri per te jetuar shekullin.E pikellueshme.Ngushellime familjes!
Ruki Kondaj Shume i dhimshem ky lajm, ngushellime familjes!
Arben Malaj Nje lajm i trishtueshem! U prehte ne paqe! Ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te Rozes dhe familjes se saj.
Simon Vrusho: Ngushëllime familjes!
Ncc Roma R.I.P…. ngushellime familjes dhe miqve!
Mondi Ismailati Ngushellime familjes! Te prehet ne paqe!
Hasan Aliaj Redaksia e gazetes “Rrenjet” ne Itali e kujton Rozi Theohari me respekt nje bashkepunetore te denje, te rregullt e me kulture qysh ne numrin e pare te gazetes deri sa mbylli syte. U prehesh ne paqe Rozi! mungesen tuaj do ta ndjejme shume. Amen!
Flora N. Nikolla R.I.P!
Arberia Norah Norik Awwww U prefte ne paqe Rozi !…
Anna Kohen: May she rest in PEACE,Ngushellime familjes, nga AAWO MOTRAT QIRIAZI.
Shqipe Malushi :My deepest condolences to the family. We will always remember her as a warrior woman who brought so much knowledge and enlightenment to others. May her soul rest in peace.
Prenjo Imeraj Nuk e kam njohur personalisht. Bashkeshortin e saj te ndjere dr. Viktor Theohari, obstetergjinekollog i talentuar, e kam njohur mire. Le t’u prehet shpirti ne paqe, t’u rrojne c’kane lene pas, e pa harruar puna e vyer e tyre.
Kujtim Mateli U prehte ne paqe.
Sulo Gozhina U prehet ne paqe, ngushellime familjes .
Ajet Nuro U prefte në paqe kjo shqiptare e urtë dhe e palodhur! Ngushëllima familjes së saj dhe gjithë ata që janë prekur nga ky lajm i trishtueshëm!
Qemal Zylo Ngushellime dhe gjithe te mirat i urojme familjes se Rozit per kete humbje te te dashurit te saj. Humbjen e Rozit do ta ndjejne jo vetem familja dhe te afermit por edhe shoqeria e cila do te ruaj respekt per te.
Enea Janko U prehte ne paqe ne parajse!
Bajame Hoxha Ngushellime familjes dhe kolegeve! Pushofte ne paqe!
Asllan Bushati Ngushullime familjes, te afermve, shoqerise dhe gjithe dashamireve te Rozit. U prehte ne paqe e perjetesi.
Vojsava Nelo Jakllari Jam prane familjes, miqve dhe te dashurve te saj ne kete percjellje. Te qofte i lehte dheu, Rozi!
Vasil Sofokli Tole Ngushellimet me te thella familjes dhe farefisit!
Elida Buçpapaj RIP Rozi!
Fuat Memelli Ky material nga arkivi juaj, eshte nje homazh per Rozi Theoharin, i dashur Dalip!
Vangjush Ziko U prehsh ne paqe, mike dhe kolege e paharruar! Te qofte i lehte dheu i Amerikes qe t’ u be atdheu yt i dyte i jetes dhe krijimtarise sate te frymezuar nga atdheu yt, Shqiperia dhe djepi yt Dardha, qe te lindi dhe te mekoi me dashurine per dhe artin e fjales se bukur e bujare, qe ua kushtove njerezve qe ti i deshe aq shume dhe qe nuk do te te harrojne kurre!.
Irena Gjanci Ngushellime familjes ,,
Marjana Prence ngushellime familjes te prehet ne paqe .Zoti e bekofte!
DIELLI E PAT PARALAJMERUAR SHUARJEN E ROZIT PUBLIKISHT me 6 DHJETOR
Me 6 Dhjetor Dielli botoi nej shenim te shkurter me titull: TE DASHUR MIQ, LE TE LUTEMI PER SHKRIMTAREN ROZI THEOHARI
Të dashur miq, ju kërkoj që të lutemi me shpirt për miken tonë të mirë Rozi Theohari. A ju ka rënë në sy mungesa e Rozit? Gazetat e komunitetit janë përpjekë që të mos e shpallin mungesën e Rozit, duke risjellë nga arkivi shkrime të saj. Miqtë në mesazhe e telefonata kanë folë dhimbshëm mes tyre për Rozin. Por, nuk mund ta mbulojmë me heshtje dhimbjen.
Gazetarja, shkrimtarja, poetja, vatrania, Rozi Theohari, eshte duke kaluar caste te veshtira ne Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston, qe ndodhet ne adresen:
271 Nahant Rd, Nahant, MA 01908
(781) 581-0420.
Le të lutemi për shpirtin e Rozit tonë të mirë, që me shkrimet e saj, essetë, poezitë,tregimet, romanet, përkthimet, përcolli vetëm mesazhe mirësie.
Rozi, ashtu sic u lute ti per shpirtin tim ne Kishen orthodokse ne Lynn,ne kohen e semundjes sime, kur i kerkove priftit te lutej per editorin e Diellit, ashtu dhe une i lutem Zotit per lehtesimin e vuajtjeve me te cilat po perballesh ti motra ime! Lutem me shprese se do ta perballosh te keqen!(D.greca)
KUSH ËSHTË ROZI THEOHARI?
Rozi Theohari është shfaqur në fushën e letrave shqipe në vitet ’60 të shekullit të shkuar. Provoi gjini të ndryshme të krijimtarisë si: vjershat humoristike, tregimin humoristik për të rriturit dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar librat: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndriçim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.” Për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime. Rozi emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.” Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane. Që prej 13 vjetësh në Amerikë vazhdon të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”. Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Tëo Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”, në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip, në vitin 2008 librin “Më shumë se një jetë”. Rozi vazhdoninjë aktivitet të mirë letrar në USA. Ajo është anëtare e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe ka botuar në vazhdimësi në Gazetën DIELLI, Illyria dhe në revistën “Pena” të të shoqatës së Shkrimtarëve. Po ashtu, boton në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” . Ka qenë pjesmarrëse e përhershme në aktivitetet kulturore të shtetit të Massachusettsit. Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”. Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.
Katër libra të Rozit ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Washington DC.
JA KOMENTET E MENJEHERSHME PAS MESAZHIT TE GAZETES DIELLI:
Donika Omari Rozi e semure? Rozi plot gjalleri , idera, iniciativa, e palodhur, e talentuar, aq komunikuese, shpirtmadhe, optimiste….uroj me gjithe zemer qe ai optimizem qe e ka bere te perballoje veshtiresi jo te pakt a gjate jetes ta ndihmoje edhe tani. Te shkuara Rozi e dashur, sherim te shpejte. Te perqafoj me dashuri.
Merita McCormack Dalip, u shqetesova prej ketij lajmi..sapo i bera nje telefon spitalit,me thane te flas gjate dites. Rozi nuk ishte ne katin e pare,ato t ekatit te dyte nuk i kapa dot….shpresoj te flasim e te lidhemi…Lutjet e mia jane per Rozin e me Rozin…Zoti e ndihmofte te miren, te emblen te dashuren tone Rozi…..
Spiro Vasili Te gjithë duhet te jemi krenarë për rrugën e ndriçuar nga z RozTheohari.
Gjeto Turmalaj …Zoti past meshir duke ndihmua me i kalua keto çaste te veshtira.Edhe une bashkohem me lutjet e atyre qe i kerkojn Zotit sherim e ndihem per Rozin.
Ajet Nuro Shërim të shpejtë!
Maki Maqedonci Canolli- Perendia i ndihmofte mikes e motres sone Rozit dhe ja lehtesofte cdo dhimbje!
Raimonda Moisiu Po miku im i Shtrenjte Dalip Greca-nuk mundemi me ta mbulojme heshtjen me dhimbjen. Te lutemi per Rozi Theohari, per Rozin tone, , Shkrimtarja, Gazetarja, Poetja dhe Njeriu i mire me Bote e Optimiste, Dardharja e Bukur, Vitalja dhe e Palodhura -, Gazetarja qe Shqiperoi te gjithe bashkekohasit pasardhes te Nolit, po kalon momente kritike per jeten, Sapo mora vesh lajmin e dhimbshem-hodha foton e saj, duke evidentuar Personalitetin e Saj te Shquar, te Letrave Shqipe dhe vlerat e saj ne Diaspore. .I telefonoj Dalipit dhe Adnan Mehmetit, mes loteve e ngasherimit qe nuk mundesha t’i kontrolloja..Zoti befte mrekulline, i lehtesofte dhimbjen e sherim sa me te shpejte Rozit tone, te kthehet mes nesh me ate penen e saj te arte! Shpresa Vrana-ishte sot dhe e vizitoi Rozin ne spital. Krenare qe te kam mike !
Bashkim Musabelliu: Zoti e ndihmofte te sherohet sa me shpejte dhe te kthehet ne jeten e saj normale.
Ylli Dosku Zoti e ndihmofte artisten Rozi Theohari… Sherim te shpejte.
Adem E Rita Saliu Sa na shokojne lajme te tilla.Lutem per miken time te shtrejte Rozin kaluam kohe te bukura se bashku.Zoti i ndihmofte te na kthehet sa me shpejt e buzeqeshur e embel e bute.
Dino Didani Sa e mire ,sa e madhe…Pse o Zot nuk e ndihmon?Ndofta do behet ndonje mrekulli per kete grua te mrekullushme!!
Arben Malaj Pershendetje Dalip, faleminderit qe na mban ne kontakt edhe per momente e veshtira qe kalojne personalitete si Roza qe i jane perkushtuar komunitetit shqiptare ne Amerike, qe i kane sherbyer atij me dashuri dhe perkushtim dhe qe kane arritur te promovojne kudo dhe perhere vlerat me te mira te shqiptareve. Rozes i urojme nga zemra sherimm te shpejte! Familjes dhe miqeve, force dhe kurrajo per ti qendruar perdite afer dhe per t1a lehtesuar sado pak keto caste te veshtira, Arbeni.
Novruz Shehu Pershendetje Dalip Greca.Past paqe shpirti, e paharrueshmeri vepra e saj!
Sabit Abdyli: I uroj te ndodh mrekullia!. Ka dy vjet qe znj. Rozi me dergon me email shkrimet e saja, te cilat i lexoj me kenaqesi. Po permend ketu dy shkrimet e derguara te fundit:
– NË MES TË PYLLIT DO VEMI…
Nga ROZI
THEOHARI, Boston dhe
– TË DIELËN E FUNDIT TË GUSHTIT 2004 — TEK SHTËPIA E
LONGFELLOUT
Asllan Bushati Respekte per punen e madhe qe Rozi ka bere. I uroj asaje sherim sa me te shpejte.
Irena Greca Zaimi Amen ! Lutem per kete grua kaq me vlera qe Perendia e do me shume sec ne mendojme, lutem per sherim ne emer te Jezus Krishti, cdo dhimbje te largohet dhe ajo te kthehet prane familjes ,prane punes qe ka me aq pasjon, lutem per familjen e saj , Zoti ju dhente force per ti sherbyer ,lutem me besim qe Zoti po vepron , po ben mrekulli ! Amen!
Reshat Kripa I urojme sherim sa me te shpejte! Zoti qofte me te!
Agim Shehu Nderimet tona, i dashur Dalip për këtë paraqitje humane të Rozi Theoharit, koleges dhe të njohurës sime shumë herët. Ajo meriton të jetojë më gjatë pasi gjithmonë ka shkruar për motivet më njerëzore të jetës. Është femra shqiptare të cilën nuk mund ta përfytyrosh vetëm duke buzëqeshur me një mirësi sikur brënda saj janë ëngjëjt. Perëndia njerëz të tillë që sot janë rralluar, e do pranë vetes, por meqë ne e duam dhe më shumë, do të na e lerë mes nesh!
Raimonda Moisiu Në mesin e komunitetit të shkrimtareve shqiptaro-amerikane një vend të vecantë zë Shkrimtarja dhe
Publicistja e talentuar, “Dardharja e
bukur” e Bostonit në Amerikë, Rozi Theohari, autore e dhjetra vëllimeve me
poezi në shqip e anglisht. Lexuese dinjitoze e veprës së Fan Nolit, intervistuese
e bashkëkohësve, patriotëve, atdhetarëve të vjetër e të rinj,
e kanë shëndrruar Rozi Theoharin në transmetuese e përhapjes së humanizmit,
cuarjes e përjetësimit të veprës së Nolit, penë dominuese profesionale, historike e publicistikës shqiptaro-amerikane.
Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston. Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”. Shkeputur nga : Kush janë gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë”,shkruar nga Raimonda Moisiu/
Petraq Pali Rozi Thehoari,Intelktualja e ralle dhe e vecante Shqiptaro_Amerikane Nje Emer i nderuar ne etiken qytetare,poete dhe shkrimtare e Talentuar.Kam punuar me te ne Udheheqje te shoqates _shkrimtareve Shqiptare te Amerikes,ku komunikimi me Rozin ishte aqe i embel aqe dhe I vyer.Lutem Zotit te beje nje :THAGME” qe Rozi Jone,te kthehet prane Familjes.e sheruar plotesisht Amin,pjp
Mustafa Omerbashi Dalip,te pershendes.I bshkohem me gjithe shpirt lutjeve,dhe i uroj Znj.Rozi ,sherim sa me te shpejte.
Ilmi Mancaj Pershendetje Dalip qe na informon edhe per kete grua e figure te nderuar,i uroj sherim te shpejte z.Rozi,befte Zoti me te miren per ate..
Simon Vrusho Uroj shërim të shpejtë!
Albert Gashi Shërim sa më të shpejtë!
Sulo Gozhina Uroj shërim të shpejt, mirënjohje për personalitete të tilla në fushen e letërsisë, por dhe në jetë. Mirënjohje dhe shërim sa më të shpejt.
Xhabir Alili Sherim te shpejte per intelektualen e famshme shqiptare…
Fatmir Terziu O mik i mire i Dalip Greca, lutemi me shpirt per nje zonje te nderuar. Zoti e ndihmofte ate dhe ty qe na ben me dije. Iu kthefte shendeti dhe pena sa me pare.
Murat Gecaj Me shume shqetesim e kam mesuar lajmin e padeshiruar, se kolegia dhe mikja ime e mire, Rozi Theohari nuk eshte mire me shendet?…Nga zemra uroj dhe shpresoj qe ajo te behet sa me shpejt mire dhe ta kemi perseri ne mesin tone! Me respekt te veçante, nga Tirana: Murat Gecaj.
Eleonora Niko Qeparoi Jemi shume te tronditur per gjendjen e saj! Lutemi te ndodhin mrekullira! Gjendja eshte e rrende.Une nisa nje shkrim shpejt e me shqetesim, me teper te merret si lutje per momentet qe ajo kalon! Zot, jepi forca te mos ndjeje dhimbjet Rozi, mikja jone e mire! Amin+++!
Vojsava Nelo Jakllari Sherim te shpejte Rozi e dashur. U ligeshtova per ty. Lutem per ty…..
Mesazhet vazhdojne e vijne perhere e me shume.
Bekimi nolian për Shoqatën e e Shkrimtarëve ShqiptaroAmerikanë
Shkroi: Rozi Theohari/
Emigrantët shqiptarë të viteve ‘90 erdhën në SHBA për një jetë më të mirë, kurse ne bijtë e bijat që i kemi pasur baballarët tërë jetën në Amerikë, erdhëm në këtë kontinent nga kurioziteti për të njohur vendin ku frymuan e punuan aq rëndë ata. Erdhëm të vizitojmë varret e tyre në qimitiret amerikane, të ulemi më gjunjë për të përkëdhelur gurin e të vendosim aty një buqetë me lule…
Për gati dy dhjetëvjeçarë jetoj në Boston, ku ka hedhur rrënjë emigracioni shqiptar qysh në shekullin e 19-të…, ku kanë jetuar e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre atdhetarë
e njerëz të letrave shqipe, që nga eruditet Noli, Konica e shumë të tjerë. Dihet se emigrantët e parë shqiptarë në SHBA u vendosën kryesisht në zonën e Bostonit, duke u shpërndarë më vonë në qytetet e tjera te Massaçusettsit, si dhe në shtetet e tjera. Emigrimi masiv drejt Perëndimit e sidomos në Amerikë, në fillim të shekullit të kaluar, ishte një ngjarje tronditëse për çdo vatër shqiptare, një ndryshim me efekte emocionale, demografike e social-ekonomike…
Ardhja e Fan Nolit në Amerikë më 1906 dhe fillimi i veprimtarisë së tij në Boston, është një moment i rëndësishëm historik që shënoi edhe fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë në vitet e para të shekullit të kaluar…Bostoni, djepi i demokracisë amerikane, Bostoni i “Vatrës” e i “Diellit”, u bë baza e fortë e perpjekjeve për pavarësinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Është pa mbarim lista e aktiviteteve me karakter politik e social-kulturor të kryera në diasporën shqiptare të Massaçusettsit, ashtu siç është pa mbarim edhe numri i shoqatave, organizatave, organeve të shtypit etj.,te krijuara në periudha të ndryshme kohe, duke shtuar ketu edheinstitucionet fetare. Dhe s’ke si te mos provosh një ndjenjë krenarie. Është krenaria që të frymëzon tradita shekullore, nderimi i bashkatdhetarëve tanë për kombin dhe vlerat e tij…Në vazhdën e asaj tradite vitet e fundit është themeluar shoqata “Besa”, shoqata“Kombi”, shoqata e Shqiptarëve Kosovarë të Bostonit, shoqata“Mjekësore”, Klubi i studentëve shqiptarë në Universitetin e Bostonit,Klubi i studentëve të Universitetit të Harvardit- “Harvard College Albanian Club” etj. Veprimtaria e tyre na rrit besimin e palëkundur se vlerat e kombit dhe vetëdija jonë kombëtare do të trashëgohen e do të çohen më tej nga brezat që do të vijnë. Një mjedis i tillë, ku ndjenjat atdhetare janë aq të prekshme, ka ndikuar fuqishëm edhe në krijimtarinë time. Ndër dhjetë librat shqip e anglisht botuar që nga viti 2002, tre prej tyre: “Mbi thinja fryn erë”, “Jehona Skënderbegiane” dhe “Kur çelin magnoliet në Boston” janë libra publicistikë e përbëjnë një trilogji. Çdo faqe libri është një pasqyrë, reflektim i Amerikës në sytë e një të huaje, të njëemigranteje shqiptare. Së pari, Amerika është vendi i lirisë e i demokracisë, i mbështetur në ligje të palëkundshme, është vendi i shkrimtarëve e poetëve që i kënduan lirisë e dinjitetit njerëzor, dhe, së dyti, është atdheu i dytë i mijëra emigrantëve shqiptarë, duke filluar që prej njeqind e ca vjetësh më parë, të cilët punuan rëndë, u edukuan, u emancipuan dhe patën lidhje të ngushta shpirtërore me këtë vend gjigant. Shqiptari ka manifestuar një qëndrim korrekt e dinjitoz, ka manifestuar talente, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Jam frymëzuar nga këto virtyte që i kam njohur gjatë takimeve, intervistave dhe manifestimeve me bostonianët, të vjetrit e të rinjtë.
Mjafton të vizitosh restorantin “Pier 4” të patriotit dhe ikonës së Bostonit Anton Athanasit dhe do të ndiesh se çdo sallon, derë, parmak,dritare a pikturë “flet” e “tregon” për qindra takime shqiptarësh, të moçëm e të rinj, gjatë drekave e darkave që janë shtruar për kremtimet e festave kombëtare…Atje dëgjohet ritmi i valleve tona, kumbon zëri tronditës i Fan Nolit, i cili dikur recitonte poezitë e veta para bashkatdhetarëve. Kurse sot, në koncerte e ditë festash, ato sallambushen nga zëri i fuqishëm i tenorit Xhoni Athanas…Mjafton të shkosh në Katedralen e Shën Gjergjit në South Boston e të dëgjosh meshën e të përndershmit At Liolin, pasuesit të Fan Nolit dhe një nga hierarkët më të dalluar të ortodoksisë sonë kombëtare. At Liolini nuk është vetëm një prift predikues. Me aftësitë e tij organizuese e kakthyer kishën sa në një tempull besimtarësh, aq edhe në një organizatë kulturore të shqiptaro-amerikanëve, pavaresisht nga besimi fetar apo
trevat nga kanë ardhur…Të vizitosh shkollat shqipe në Boston, Ustere në Lynn…, të takohesh me nxënësit shqiptarë me sy të përshkënditur e të lexosh hartimet e tyre…Të takosh e të intervistosh pjesëtarë të brezit të vjetër ardhur në shekullin e 20-te, pjesëtare të brezit të dytë e të tretë, lindur ketu në SHBA me prejardhje shqiptare, si dhe emigrantët ardhur kohëve të fundit, të cilët i quajnë “bostonianët e rinj”…Të takosh e të tokësh dorën me shqiptaro-amerikanin e moshuar zotin Mekllaf, i cili ishte shqiptari i fundit që preku trupin e Fan Nolit. Z. Mekllaf punonte në një funeral- home dhe kur vdiq Fan Noli,
ai e përgatiti dhe e veshi trupin e pajetë të peshkopit…
Të takohesh me dardharin At Spiro Paze, shqiptari i fundit në Amerikë
i dorëzuar prift nga peshkopi Fan Noli. Të takohesh me moshataret e mia shqiptaro-amerikanet e pagëzuara nga At Noli, i cili bashkë me vajin e pagëzimit, i kishte lyer edhe me balsamin e pashlyeshëm të dashurisë për mëmëdhenë.
Ky vit është viti i 19-të i ardhjes sime në SHBA dhe kam botuar librine 18-të. Në vitin 2000 mbarova studimet në North Shore Community College në degën e Arteve Liberale. Që prej 1994-s kam botuar mbi 500 shkrime: artikuj, portrete, reportazhe, intervista, tregime, poezi etj. në organet e shtypit shqiptar, atij amerikan dhe gjetkë.
Është puna ime e përditshme, e lodhshme…Ndër shkrimet e mia tërëndësishme janë edhe intervistat me poetin rus Aleksandër Esenin,birin e Sergei Eseninit të famshëm. Këto intervista janë pëlqyer evlerësuar nga shkrimtarë, intelektualë e lexues të tjerë shqiptarë.
Takimi me Aleksandër Sergejeviç Eseninin ishte një ngjarje e rrallë e jetës sime. Të bësh një intervistë me njerëz të veçantë siç ishteA.S.Esenini, shkencëtar, filozof, matematikan, poet i degjuar,disident e legjendë ruse, nuk është aq e lehtë…Arrita t’ia incizoja
zërin gjatë recitimit të një poezie shkruar nga ai gjysmë shekulli mëparë. Intervista me poetin Esenin më ka prekur e emocionuar…Ishtenjë tejndjeshmëri…
Për të shkruar vargjet në anglishte jam frymëzuar nga jeta e poetëve të famshëm të Nju- Inglandit. Kam vizituar muzeumin e poetes amerikane Emili Dickinson; preka fustanin e poetes dhe ndjeva fëshfërimën e gjetheve të vjeshtës në kopshtin e saj. Gjatë një udhëtimi në qytetin Akton, MA, u ula në një lëndinë e mblodha lule, aty ku Frosti ka shkruar poezitë e tij të pavdekshme. Në plazhin përballë shtëpisë sime, në vitet 1850 poeti Longfellou bënte shëtitjet e mbrëmjes buzë oqeanit…
Pjesëmarrja ime në aktivitetet kulturore të shtetit të Massaçusettsit është një përvojë e mirë. Poezitë e mia i botoj çdo muaj në gazetat“Pennon” dhe “Nahant Harbor Revieu”. Jam anëtare e Klubit të shkrimtarëve të Veriut të Bostonit, ku takohem me shkrimtarë e poetë amerikanë. Më ka lënë mbresa gjithashtu takimi me shkrimtaren e njohur amerikane me origjinë shqiptare Loretta Çase (Çekani), e cila banon në Uster, pranë Bostonit.
Jetojmë e krijojmë larg vendlindjes e për treqind e gjashtëdhjet e katër ditë shohim të valëvitet kudo flamuri amerikan. Vetëm një ditë,më 28 nëntor, e shohim e i gezohemi valëvitjes së flamurit tonë kuq e zi në një shtizë të lartë, në qendër të Bostonit, jo shumë larg varrit të Fan Nolit. Pra, kjo ditë është e shenjtë për ne. Aq më tepër lumturohem kur vijnë e më marrin në shtëpinë time dy familje shqiptare kosovare me femijët e tyre veshur me kostume kombëtare.
Kujtoj atë të diel marsi të vitit 2010, në meshën që u mbajt në Katedralen e Shën Gjergjit të Bostonit, ku u përkujtua me solemnitet 45 –vjetori i vdekjes së Fan Nolit. Kujtoj se në këtë ceremoni nderimi, përveç bostonianëve të vjetër e të rinj, merrnin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm shkrimtarësh shqiptaro-amerikanë: Për herë të parë në historinë e diasporës shqiptare të Amerikës, në Bostonin tonë, kryeqytetin e emigrantëve, ishte ftuar një shoqatë shkrimtarësh, e para e këtij lloji në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Pasi ndoqën me nderim dhe emocion shërbesën përkujtimore drejtuar nga i përndershmi At Liolini, shkrimtarët bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrin e Hirësisë së Tij Theofan Stilian Nolit, ku organizata jonë e krijuesve të penës mori bekimin nolian. Bekimin për të ecur në gjurmët e trashëgimisë letrare të Nolit, Konicës, Petër Priftit dhe autorëve të tjerë në zë të diasporës shekullore.
Në hapësirën e gjeografisë letrare këtej dhe andej Atlantikut shkrimtarët shqiptaro amerikanë tashmë kanë krijuar përvojën e tyre për të pasuruar krijimtarinë letrare me vepra të denja për lexuesin, për të ruajtur e konsoliduar identitetin tonë kombëtar, për të ruajtur pasurinë e gjuhës sonë amtare dhe për të zhvilluar më tej aftësitë e
saj shprehëse.
Le të shpresojmë se dita-ditës dhe vit pas viti, krahas rritjes së suksesshme të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan, do të rrisim e zhvillojmë më tej brezin e talenteve të reja në art e në kulturë, që do t’i paraprijë së ardhmes qoftë këtu në diasporë, qoftë në vendlindje dhe në mbarë trojet etnike.
(Nga doreshkrimi i Monografise se Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane) Boston, 21 Mars 2013
Nëpromovimin e Shoqataëts së ShkrimtarëveShqiptaro-Amerikanë, Nju Jork, 14 Mars 2003
Nëtakimin e dytëteShoqataëts së ShkrimtarëveShqiptaro-Amerikanë, Dallas, 7 Gusht 2005
Fituesetëçmimit Pena e Artë, Merita B. McCormack dheRozi Theohari, Çikago,25 Gusht 2006
Shkrimtaret nga te gjitha shtetet e Amerikes ne kishen e Nolit ne Boston, 21 Mars 2009
Ne takimin e Fundvititteshoqtes se Shkrimtareve ne Stamford, 13 Dhjetor 2010
Homazhtekvarrii Fan Nolit, Boston, 21 Mars 2010
Ne diten e librit shqip. Nju Jork 23 Maj 2010
Rrugën e Arbërit do ta ndërtojë Kina
LULZIM BASHA: PROJEKTIN E BLLOKOI RAMA, ISHTE GATI QE PARA 3 VJETESH/
Me ne fund rruga e Arberit do te nise se shpejti. Memorandumi eshte firmosur. Ka njoftuar sot vete Kryeministri Edi Rama, i cili eshte pjesmarres në Samitin e Kinës. Njoftimi eshte preferuar te jepet përmes Facebook-ut, ku Rama ka thënë se u nënshkrua mbrëmjen e se Henes memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze.ja njoftimi i Rames: “U nenshkrua mbreme memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank per hapjen e nje kantieri projektesh ne Shqiperi me financime kineze. Projekti i pare qe do te cele siparin e nje epoke te re bashkepunimi mes Shqiperise e Kines do te jete Rruga e Arberit, e cila do te nise vitin e ardhshem”.
PERPLASJA- BASHA: PROJEKTIN E BLLOKOI RAMA
“Rruga e Arbrit” është bërë “mollë sherri” mes kryeministrit dhe kreut të opozitës. Rama dhe Basha ndërkohë që vazhdojnë sulmet mes njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale, këtë herë janë kapur për projektin e ri që kryeministri deklaroi më herët e do të nisë vitin e ardhshëm.
Kreu i qeverisë, Edi Rama reagoi pas deklaratës së Bashës, se projekti për “Rrugën e Arbrit” ishte gati që në qeverisjen “Berisha”. Kryeministri tregon se edhe ky projekt si të tjerat në të kaluarën, ishte pjesë e borxheve të shtetit, të cilët i hoqën në kurriz qytetarët.
“Rruga e Arbrit ishte gati? Po, mu si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! Një vit negociata për të mos rënë brenda”, shkruan Rama në “Facebook”.
Më herët kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se “Rruga e Arbrit” u ndalë vetëm për shkak të kësaj qeverie. Me të njëjtën arsye, Basha justifikon edhe shtyrjen e marrëveshjes për fatin e Qafë Murrizit.
“Projekti strategjik i Rrugës se Arbrit që nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kësaj qeverie, si shumë projekte të tjera të rëndësishme për njerëzit dhe ekonominë e vendit. Edhe pse marrëveshja me palën kineze për financimin e tunelit të Qafë Murrizit ishte gati që në shtator 2013, ajo u shty me papërgjegjshmërinë më të madhe nga qeveritarët për plot një vit e gjysmë. Në vend që të kërkojnë ndjesë për këtë vonim të pajustifikueshëm tani rreken ta shesin sapunin për djathë”, shkruan Basha në “Facebook”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- …
- 64
- Next Page »