• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

Reagime në Tiranë për raportin e Senatit Amerikan mbi veprimtarinë e CIA-s

December 12, 2014 by dgreca

Kryeminisri Edi Rama foli për raportin e Senatit në pritjen me ambasadorët e akredituar në Shqipëri. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha shpërndau një deklaratë përmes rrjeteve sociale.
Nga Ilirian Agolli/Tirane
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në mbrëmje se pati ndjesi të jashtëzakonshme nga publikimi i Raportit të Senatit Amerikan për hetimet, sipas tij, “jo fort të lavdërueshme të CIA-s” përgjatë të ashtuquajturës Luftë kundër Terrorit”. Zoti Rama tha gjatë një fjalimi para ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që Shtetet e Bashkuara treguan edhe njëherë se ç’do të thotë të jesh një demokraci dhe të duash të mbetesh demokraci, pavarësisht kostos që kjo ka.
“…Edhe njëherë tjetër ne shqiptarët morëm provën se jemi në anën e duhur të historisë, duke qenë besnikërisht në anën e Shteteve të Bashkuara. E për ne, kjo do të thotë padyshim besnikëri në çdo angazhim ndërkombëtar për paqen apo kundër armiqve të njerëzimit, po edhe besnikëri ndaj vlerave e parimeve të demokracisë që e bëjnë fat të jetuarit në këtë pjesë të botës për njeriun e lirë” – deklaroi kryeministri Rama.
Ai tha se përballë ndodhive të hatashme si lindja e një projekti monstruoz për të ashtuquajturin Shtet Islamik, apo projekti tanimë i përfunduar i aneksimit të dhunshëm të Krimesë, Shqipëria është me fat që gjendet në projektin e Bashkimit Europian. “Jemi me fat që jemi pjesë e botës së organizuar nën ombrellën ushtarake të NATO-s dhe që kemi një partner e aleat të madh strategjik si Shtetet e Bashkuara” – theksoi zoti Rama. Ai tha se Shqipëria e ka rritur figurën e saj në rajon dhe rolin e saj në gjirin e NATO-s, si i vetmi vend anëtar i NATO-s në rajon, që nuk është anëtar i Bashkimit Europian.
“Zëri ynë në NATO ka qenë e do të vazhdojë të jetë qartësisht në mbështetje të politikës së dyerve të hapura për aspiratat e fqinjëve tanë në rajon lidhur me Aleancën. Ne do ta mbështesim fuqimisht anëtarësimin sa më shpejtë të Malit të Zi në NATO, ashtu siç do të mbështesim edhe atë të Maqedonisë” – tha më tej, zoti Rama, duke kërkuar zbatimin më të shpejtë, më cilësor e më të besueshëm të Marrëveshjes së Ohrit.
Për Raportin e Senatit Amerikan reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke deklaruar se Shqipëria ka patur dhe ka një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm me CIA në luftën kundër terrorizmit. “Për periudhën pas vitit 2005, çdo bashkëpunim, në çdo operacion me këtë organizatë partnere ka patur si kusht mospërdorimin e torturës, dhe ky është zbatuar plotësisht, madje kjo nuk është kërkuar asnjëherë nga kjo agjensi” – deklaroi përmes rrjetit social facebook, zoti Berisha.
Ai shtoi se në Shqipëri nuk kanë ekzistuar asnjëherë burgje në administrimin e CIA, por Shqipëria ka lejuar fluturime të avionëve të CIA, sepse ajo është një organizatë legale e aleatit kryesor të saj, me kontribute thelbësore në luftën kundër terrorizmit, sistemit komunist dhe rreziqeve të tjera të paqes në botë.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: e CIA-s, për raportin e Senatit Amerikan mbi, Reagime në Tiranë, veprimtarinë

CIA dhe raporti i Senatit

December 12, 2014 by dgreca

Gjatë një konference të rrallë për shtyp, John Brennan, drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, mori në mbrojtje agjencinë, pas publikimit të një raporti të Senatit ku thuhet se agjentët kanë përdorur torturën në luftën kundër terrorizmit. Por ai tha gjithashtu se agjencia disa herë nuk veproi siç duhet. Është një pohim i cili vjen ndërkohë që po shtohen thirrjet për t’i vënë CIA-n dhe Shtetet e Bashkuara para përgjegjësisë.
Drejtori i CIA John Brennan mbrojti agjencinë e tij, duke thënë se ajo u përpoq të bënte atë që duhej ndërsa përballej me alternativa tejet të vështira.
Por ai pranoi se disa agjentë i kaluan caqet.
“Në një numër të kufizuar rastesh, zyrtarët e agjencisë kanë përdorur teknika të marrjes në pyetje që nuk ishin të autorizuara, që ishin të neveritshme dhe që me të drejtë duhet të kritikohen nga të gjithë. Gjithashtu, ne nuk vepruam si duhet kur erdhi puna për t’i vënë para përgjegjësisë disa oficerë për gabimet e tyre.”
Zoti Brennan përsëriti argumentet se të ashtuquajturat “seanca të zgjeruara të marrjes në pyetje” – duke përfshirë simulimin e mbytjes me ujë dhe privimin e gjumit – mund të kenë sjellë ndryshim përsa i përket rezultatit.
“Të paraburgosurit të cilët ishin viktima të këtyre teknikave të marrjes në pyetje dhanë informacione që ishin të dobishëm dhe që u përdorën në operacionin përfundimtar për ndjekjen e bin Ladenit.”
Zoti Brennan nuk tha nëse ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë midis këtyre seancave të marrjes në pyetje dhe vrasjes së kreut të al-Kaidës, Osama Bin Laden.
Pohimet e shefit të CIA-s nuk ka të ngjarë të ndalin thirrjet për të mbajtur përgjegjës CIA-n dhe persona të tjerë për praktikat që edhe OKB-ja i cilëson si tortura.

“Kjo duhet të jetë fillim i një procesi.Çështja e përgjegjësisë është me rëndësi kritike.”

Përgjegjësia mund të jetë e vështirë të dalë brenda SHBA. Dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se Departamenti i Drejtësisë i ka parë tashmë provat në raportin e Senatit.

“Prokurorët federalë kanë thënë se nuk kanë prova të mjaftueshme për të paditur dikë.”
Sa për përpjekjet e mundshme ndërkombëtare, edhe kjo është e ndërlikuar, thotë Richard Kelsey i Universitetit George Mason nëpërmjet Skype-it.
“Çfarëdo që mund të bëhet ligjërisht është gjithmonë ndryshe nga sa mund të arrihet praktikisht dhe politikisht.”
Ndonëse nuk ka gjasa, hetimet e reja në vendet ku CIA operonte të ashtuquajturat “objekte të zeza”, si Polonia, Rumania dhe Afganistani, mund të bëjnë që çështja t’i çohet Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Por vendet që kanë ligje lidhur me atë që njihet si juridiksion universal mund të përpiqen të kërkojnë drejtësi në gjykatat e tyre.
Profesorja e Universitetit Amerikan dhe ish-zyrtare e Departamentit të Drejtësisë Jennifer Daskal, komentoi nëpërmjet Skype-it:”Sigurisht po të isha ndonjë prej zyrtarëve të cituar në raport si dikush i përfshirë në krijimin dhe mbikëqyrjen e këtij programi, nuk do të udhëtoja në Evropë, të paktën tani.”
Është madje e mundur që raporti i Senatit të lejojë të ndaluarit të kërkojnë dëmshpërblim në SHBA. Zëvendës Drejtorja e organizatës Human Rights Watch, Andrea Prasow, thotë se ata mund ta bënin këtë duke ngritur padi civile për të kërkuar kompensim.
“Janë 500 faqe që dokumentojnë me shumë hollësi çdo shkelje. Viktimat e përmendura në raport duhet të jenë në gjendje të ngrejnë padi në gjyq.”
Tani për tani, kemi të bëjmë me një gjykim të një lloji tjetër për SHBA dhe për CIA-n, në gjykatën e opinionit publik.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: CIA, dhe raporti i Senatit

DOSJET- Subjektet që verifikon ligji i dosjeve

December 12, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/
Autoriteti i Kontrollit të Figurës së funksionarit është struktura që parashikon të ngrihet për zbatimin e ligjit të dosjeve, i cili ka të drejtë të kërkojë t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet arkivore, duke përfshirë edhe dokumentet e arkivit të Partisë së Punës së Shqipërisë, nga të cilat mund të merren të dhëna për veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të personave të veçantë, që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji, si edhe të kërkojë dublikate për dokumentet që do të përfshihen në dosjen e verifikimit të subjektit.
Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Mbrojtjes, gjykatat dhe prokuroritë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave apo çdo institucion tjetër shtetëror, detyrohen të paraqesin informacionin e kërkuar pranë Autoritetit, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
Autoriteti njëherazi me verifikimin e figurave të zyrtarëve dhe të kërkesave që merr nga subjekte të ndryshme, në përputhje me këto kërkesa, realizon edhe hapjen e të gjitha dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Neni 11 i pr/ligjit flet për trajtimin e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat i konsideron dokumente me rëndësi historike kombëtare, që kanë vlerë ruajtje të përhershme për shkak të rëndësisë juridiko-administrative, historike, shkencore dhe kulturore për trashëgiminë e popullit shqiptar. Ruajtja dhe mirëmbajtja e tyre kryhet sipas legjislacionit në fuqi për arkivat.
Autoriteti fillon procedurën e verifikimit të funksionarëve publikë, të cilët ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë
b) Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat dhe funksionarët politikë;
d) Nëpunësit civilë të nivelit të lartë dhe të nivelit të mesëm drejtues
e) Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive, kancelarët në gjykata e prokurori, si dhe çdo subjekt që ka statusin e gjyqtarit apo të prokurorit.
f) Funksionarë të emëruar nga Kuvendi, Presidenti apo Këshilli i Ministrave
g) Anëtarë dhe kryetarë të organeve kolegjiale drejtues të komiteteve apo institucioneve në varësi të Kryeministrit apo një ministri
h) Guvernatorë, zv/guvernatorë, anëtarët e Këshillit drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë
i) Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
j) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave
k) Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekturave
l) Anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake
m) Funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin i Kontrollit te Brendëshëm (SHKB);
n) Komandanti i Gardës e Republikës
o) Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati
p) Avokati i Popullit, Komisioneri Kunder Diskriminimit, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale dhe punonjësit e zyrave përkatëse, si edhe çdo drejtues dhe punonjës i institucioneve te tjera buxhetore të pavarura.
q) Ambasadorë në përfaqësitë diplomatike jashtë Shqipërisë
r) Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo vendor të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;
s) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në Radiotelevizionin Publik Shqiptar; Këshilli Drejtues i RTSH, drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe drejtori dhe anëtarët e AMA-s.
t) Rektorë, zv/rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private.
u) Inspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.
v) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.
Autoriteti gjatë veprimtarisë së vet, gjithashtu asistohet nga personeli ndihmës i SHISH, Ministrisë së Brendshme si dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për të cilët është bërë më parë verifikimi i pastërtisë së figurës.

Filed Under: Analiza Tagged With: DOSJET- Subjektet, LIGJI I DOSJEVE, që verifikon

Hapja e dosjeve dhe historia si u zhdukën dosjet në Vlorë

December 12, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1. Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijv, thotë S.Frashëri.Kuptimi filozofik i kësaj urtësia është i lidhur me çështjen më të debatuar në 20 vjet nëpër kafene,seanca parlamenti,këshilli bashkiak,kuvendi partish,grupim shoqatash e gjithë farë bashkimi që është krijuar në këtë vend si dhe jo pak i ndjerë e i prekur nëpër familjet shqiptare ,pra hapja e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit shqiptar. Në dimensione të kohës është përsëritja ,histori 200 vjeçare tipike shqiptare ku gjithë secili hedh nga një urë zjarri që shërben për të mbuluar misterin ose heq nga një gur për të zbuluar të vërtetën. Dihet ,që regjimi që përshkoi 50 vjet jetë në Shqipëri krijoi dhe ngriti një sistem të sofistikuar një armatë të tërë ,për të mbajtur gjatë qoftë edhe duke u zvarritur, por në këmbë pushtetin e dalë nga lufta e dytë e përbotshme. Historia e krijimit të dosjeve dhe mekanizmi i veprimit të saj janë të njohura dhe të panjohura,mirëpo ajo që e mundon rëndshim këtë popull është mos hapja e dosjeve. “Sinqerisht, të gjitha palët duhet të merren me të tashmen dhe të ardhmen kështu që zgjidhja jonë është vetëm kjo:… Hapni dosjet,”tha
S. Burany, një socialist i cili e ka hartuar legjislacionin dhe beson se dokumentet mund të verifikohen për të mbajtur spiunë aktuale të sigurt dhe për të ndaluar materiale të ndaluara. Që nga viti 1997, vetëm një pjesë e dosjeve të policisë së fshehtë të Hungarisë ka qenë e hapur, bazuar në shqyrtim individual nga stafi i arkivit, për njerëzit që i frikësohenata që ishin spiunuar,thotë në një artikull të datës 30, January 2005 Christine Spolar,në Hungary’s ex-insiders ëant spy files opened botuar në Chicago tribune.
Në diskutim janë oxhaqet e dosjeve të tjera në arkivat e shtetit, nga tri degët e sigurimit, që përmbajnë emrat e bashkëpunëtorëve nga i gjithë vendi prej 10 milion njerëz. KjoHungari, më shumë se 15 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vazhdon të luftoj me të cilët duhet të jenë në gjendje për të lexuar çdo gjë që është e fshehur në milionat e faqeve të dokumenteve me emrin e koduar flet vëllime për vështirësinë e duke u përpjekur për historinë e djathtë pas dekadash diktaturës.Shqetësimet e saj rezonojnë nëpër një rajon të Evropës së re, ku shumë vende ish-komuniste kanë tentuar të vë në dukje ish-bashkëpunëtorë.Gjermania Lindore, e cila kishte një aparat më brutale të sigurisë, ishte i pari për të lejuar qasjen e publikut në dosjet e saj të sigurisë. Çekosllovakia, e cila më vonë u ndanë në dy vende, i hapi dosjet për të penguar ish-spiunë nga postet publike. Sllovakia, paspavarësisë nga çekët, në 1993.Polonia dhe Hungaria u përpoqën për të mbrojtur dosjet e tyre në ditët e pasigurta të tranzicionit demokratik por trajtoi një llogaritje të madh dhemetodike në fund të viteve 1990. Në vitin e kaluar, Sllovakia ka postuar numrat në dosjet dhe emrat në një faqe Ëeb.Në kohën e trazirave të kohës komuniste, grupet perëndimore e të drejtave të njeriut kritikuan vendet e reja të lira për hapjen e dosjeve, me shumicë, nga frika se të pafajshmit do të nga akuzoheshin dhe se të dhënat janë jo të besueshme dhe të dyshimta në dokumentet. Megjithatë, për Lindore evropianët të cilët donin një kompensim për vite të tiranisë, thotë reporteri i gazetës të cituar më sipër. Përpjekje e Hungarisë me”lustrimin” – një fjalë aplikuar për hapjen e dosjeve që rrjedh nga një term latine për pastrimin – ka qenë larg nga të kënaqshme për disa që kërkojnë ndëshkim.
2.
Aso kohe,viti ‘93 si date ndërkaq orën nuk e kam të memorizuar në kujtesë kur policia ato ditë po imbarkonin thasë me dosjet e krijuara gjatë 50 vjetëve në Vlorë për tu dërguar në kryeqendër të vendit. Brenda asaj sasie të madhe thasësh linë, dremisin prej vitesh qindra histori ,të mbuluar me pluhur ku deshifrimi pra kërkonte pikë së pari vullnetin politik të mazhorancave, që këmbenin karriget në pushtet, por kurrsesi asnjë nuk pranonte faktin, që historitë e shkruara brenda atyre dhjetëra tonë letër e bojatisur e sajdisur me shkrimin duhej të shfaqeshin,pra të kalonin nga errësira e bodrumeve në dritë të diellit. Pak përpara ardhjes së dimrit të parë imbarkimi morri fund dhe dosjet përfunduan në kryeqendër të vendit në pritje të fatit të tyre me histori, që tashmë ishin vjetruara shumë,ngase edhe vitet vjetroheshin akoma më shumë. Ç’praj asaj kohe, dosjet filluan të përdoren politikisht, ndërkaq mediumet shqiptare tronditin mijëra shpirtra ndërsa tregonin pjesë nga dosjet, që nuk dihet si kanë përfunduar në dorën e tjetër kund pa ligj. Mirëpo dhe vitet ndërsa rrëzoheshin para syve ,aq sa edhe urat që na kanë nxjerrë në limane,u rrëzuan dosjet shqiptare si historia jonë e ndërtuar në 50 vjet nuk u hapën kurrsesi.
3.
Çfarë bënte me dosjet një nëpunës i shtetit apo si formulonte ato, një miku im që tash nuk rron më,rrëfen bukur te:”Gjenerali i dosjeve”.
“Brenda vitit Zihniu u be specialist i vërtetë kuadri. E njihte kuadrin emër për emër, po jo fytyre për fytyre. Atij i duhej jo kuadri vetëm, po dosja e tij. Jo njeriu, po hija e tij. Jo puna konkrete, po biografia përkatëse. Jo si ish ai në të vërtetë, po ç’thoshin dhe ç’shkruanin të tjerët për te. Pra kriteri kryesor për vlerësimin e kuadrit ishte biografia, jo puna. Zihniu pothuaj s’i lexonte fare karakteristikat e punës për secilin. Gjithnjë ato ishin te mira ose shume te mira. Njerëzit qe s’kanë biografi te mire, mendonte ai, punojnë nga frika e transferimit për me keq apo pushimit nga puna, qe vazhdonte ne mënyrë te përhershme, po jo gjithnjë me te njëjtin intensitet dhe rreptësi. Me pak se çdo gjë tek kushdo ai njihte dhe vlerësonte anën njerëzore. Ai nuk mund ta kuptonte dhe ta besonte se dikush punonte mire nga pasioni për punën, nga dashuria për nxënësit, profesionin, lenden. E shumta ai këto i quante kritere te pranueshme për Bashkimet Profesionale për te ndare pakot e Vitit te Ri. Shkurt. Njeriu është dosja e tij… Sipas kriterit klasor, qe sipas tij ishte i vetmi kriter i drejte dhe i plote. Ai armatën e madhe te arsimtareve, si gjeneral i tyre qe ishte, e ndau ne tri pjese te mëdha. Arsimtare qe aktualisht punojnë e duhet te punojnë vetëm ne qytet, vetëm ne fshat apo sipas rastit edhe mundësisë, edhe ne qytet edhe ne fshat. Te paret ishin te privilegjuarit, komunistet, fëmijët…
Dhe ca më poshtë Y.Bora thotë:” Nga dosja ime. Na fal, poet, se te lashë për ne fund. Pa fillo na rrëfe sinqerisht biografinë tende, se te gruas tende e di unë me mire tashti. Shkurt se s’kemi kohe. Sot gjerat kryesore sa për t’u njohur… Pooo, lindur me…. ne… fshat, pooo, prandaj duhet te shkosh ne fshat familjarisht. Rrjedh nga një familje e mesme fshatare, jooo, s’je treguar i sinqerte, ke qene familje e pasur feudo-borgjeze, vete me ke thënë ne konfidence, ke pasur dhe dyqane ne qytet, shtëpi dykatëshe, makine. Nga na dole fshatar i mesëm ti i dashur poet. Na dashke te punosh edhe burrë e grua ne qytet. Pa vazhdo, vazhdo me poshtë… Futu ne Luftën Nacionalçlirimtare. Ç’qëndrim ka mbajtur familja jote?… “Ne përgjithësi familja ime ka mbajtur qëndrim te mire gjate Luftës Nacionalçlirimtare, me përjashtim te babait tim, i cili për një periudhe te shkurtër kohe mori pjese me Ballin Kombëtar…” Mjaft poet, kaq me duhej. Te tjerat m’i thuaj njëherë tjetër, se s’kemi kohe… Kam tre mije e dyqind dosje për t’u njohur me to. Një ushtri e tere me arsimtare te qytetit e te fshatit. Dhe mori një dosje radhe…
… Kaluan kështu edhe dy vjet. Unë për “pune te mire” vazhdoja punoja ne fshat. Edhe Zihniu po për “pune te mire” kaloi nga inspektor i arsimit ne inspektor kuadri per arsimin. Une po largohesha gjithnjë e me shume nga rrethi im shoqëror intelektual i qytetit dhe po i afrohesha atij te fshatit. Duke mos botuar dot asgjë, ne heshtje u përjashtova nga Dega e Lidhjes. Një përjashtim ne heshtje, një përjashtim qe te mos dukej si përjashtim, te mos kishte diku ne një sirtar vendim për përjashtim, qe te mos kisha te drejte te ankohesha diku… për përjashtim. Po njëkohësisht i përjashtuar te isha. Realisht te mos botoja dot poezi, por po te ankohesha për një gjë te tille, te me jepej përgjigja sikur e kisha ketë te drejte, po përsëri te mos botoja dot poezi… Një rebus i pashembullt. Një mënyrë trajtimi tepër e sofistikuar. Njerëzve t’u duket sikur kane… Ose te paktën t’u duket sikur do te kenë ne te ardhmen, ndoshta deri ne fund te jetës se tyre. Njerëzit te mos kenë pune dhe t’u duket sikur puna s’u mungon, megjithëse nuk firmosin ne asnjë bordero. Fëmijët e tyre te kenë te drejte te shkojnë ne shkollat e larta, po realisht te mos lejohen te hyjnë ne auditorët e tyre, për arsyen e vetme, se s’kanë emrin ne liste… Njerëzve t’u duket sikur kane rroga te larta, pavarësisht se s’kanë as te ulëta… Shumica e popullsisë te vuajnë tmerrësisht nga lufta e klasave, po çdo rast konkret te trajtohet si i veçante, qe s ‘duhet përgjithësuar, si gabim qe s ‘duhet
përsëritur, si devijim i korrigjueshëm nga “Uji lart rrjedh i kulluar, po poshtë turbullohet”… e megjithatë çdo gjë te ndodhe si me pare, te përsëritet po ashtu, me këmbëngulje, me kokëfortësi, me ashpërsi me te madhe, vetëm me një kusht. Çdo gjë qe ndodh te mos duket e drejtuar nga një dore e vetme Zeusi. Ne pegjithesi te duken sa me pak duart e atyre qe drejtojnë, qe sundojnë, qe shtypin, gënjejnë, shpifin, falsifikojnë, plagosin, vrasin dhe rivrasin pa gjak viktimat e tyre te pafajshme.
… Kur Zihniu mori çelësin dhe hyri për here te pare ne zyrën e kuadrit, iu duk sikur mori komandën e një ushtrie te tere. Ushtrie te dosjeve. Kjo ishte një ushtri e rregullt, e disiplinuar, e rreshtuar, e futur neper dosje individuale, e lidhur mire dhe e gazermuar neper kuti metalike te lyera ngjyre vaji si arkat e fishekëve ne repartet e vërteta ushtarake. Dukej qe ish një ushtri e mbajtur mire dhe e mësuar me urdhra. U kthye dhe pa dhomën e rregullt rreth e rrotull. E pëlqeu. Dhoma e ngushte, po e mjaftueshme për kaq ushtri. Këtu ishte vetëm armata e arsimtareve te qytetit dhe fshatit, bashke me familjet dhe te afërmit e tyre. Prindërit, vëllezërit, motrat, tezet, hallat, hallet… Dajot, xhaxhallarët, te cilët mund te ishin me kleçka biografie dhe te jepnin dore qe kur te doje te plagosje apo te vrisje nipërit apo mbesat e tyre.

4.
Dosjet duhen hapur për të mbyllur një herë e mirë dhe gati përgjithmonë një plagë që ka vite e mahisur dhe ka vite, që ka qelbur krejt shoqërinë tonë. Hapja e dosjeve do të shpëtojë një shoqëri të tërë të mbërthyer në makth. Nëse një grup nismëtarësh të djathtë paraqiten një projekt në kuvend , mund të them se rrezja e tij është shumë e gjerë dhe prek mjaftë shtresa. Mirë do të ishte që gjithsecili të shikojë dosjet e tij për të mësuar gjithçka çfarë është shkruar nëpër fletët bardhë e zi ,prapa shpine për të njohur miqtë e vërtetë dhe armiqtë. Por duke bërë kujdes për të shmangur tragjeditë. Një i njohuri im ka punuar me dosjet në fillim të viteve ‘90 më ka shpjegonte se aty gjendet gjithë xhevahiri i ligësisë,kur të gjithë spiunonin të gjithë nga brenda familjes,në punë,ndërmarrje, lagje,mëhallë,fshatë, katund. Çdo të ndodhte nëse hapen fletët e zverdhura ku gjendet gjithë kjo kuturbirë dhe del në dritësim?A do të përmbajnë dot vetën të prekurit nga gjithë kjo padrejtësi?Për të hapur dosjet duhen mirëzgjedhur një ligj nga shtete që kanë kryer më parë këtë proces dhe në radhë të parë me konsensus të gjithë palëve të politikës.
Kategoritë, që mund dhe duhet të përfshihet dhe hapja e tyre të bëhet për politikën dhe medien dhe për të gjithë nivelet e administratës shtetërore,që paguhen me taksat e qytetarëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe historia, dosjet në Vlorë, Gezim Llojdia, hapja e dosjeve, si u zhdukën

Berisha: Në Shqipëri nuk kanë ekzistuar asnjëherë burgje të CIA-s

December 12, 2014 by dgreca

Kongresi i SHBA ka botuar një raport me të dhëna mbi abuzimet me të drejtat e njeriut, torturat e CIA-s (Agjensia Qendrore e Zbulimit te SHBA) gjatë hetimit dhe pyetjeve të saj ndaj të dyshuarve për veprimtari terroriste. Në këtë raport, në mënyrë jo të qartë përmendet dhe Shqipëria. Lidhur me një fakt të tillë, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha i cili konfirmon se në Shqipëri nuk ka patur kurrë burgje të CIA-s. “Duke denuar pa ekuivok cdo lloj torture ndaj cilitdo, theksoj me kete rast se: Shqiperia ka patur dhe ka nje bashkepunim te ngushte dhe te suksesshem me CIA ne luften kunder terrorizmit. Per periudhen pas vitit 2005, periudha e ardhjes se PD ne pushtet, çdo bashkepunim, ne çdo operacion me kete organizate partnere ka patur si kusht sine qua non mos perdorimin e tortures. Shtoj ketu se kjo nuk eshte kerkuar asnjehere nga kjo agjensi. Une jam i bindur se gjate ketij bashkepunimi ky kusht eshte respektuar plotesisht. Nuk kam dijeni te plote per operacionet para shtatorit te vitit 2005 por ne dijenine time ne Shqiperi nuk kane ekzistuar asnjehere burgje ne administrimin e CIA. Shqiperia para dhe pas 2005 ka lejuar fluturime te avioneve te CIA, nje organizate legale kjo e aleatit tone kryesor, me kontribute thelbesore ne luften kunder terrorizmit, sistemit komunist dhe rreziqeve te tjera te paqes ne bote”, shkruan në Facebook, Berisha.

Filed Under: Opinion Tagged With: Berisha: Në Shqipëri, burgje të CIA-s, ekzistuar asnjëherë, nuk kanë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT