• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

Sot populli nuk është sikurse dje zotri kyreminister, andaj zbatoje vullnetin e tij!

January 25, 2015 by dgreca

Opinion Nga Ramadan Bozhlani/
Në Kosovë, fatkeqësisht statusin e figurës kryesore politike si paraardhësi dhe tashmë pasardhësi e kanë degjeneruar deri në shkallën e qyqaris, duke ia çveshur atributet themelore siç janë dinjiteti, fuqishmëria, guximi dhe vendimarrja në favor të popullit nga i cili janë legjitimuar për të tillë.
Në horizont asnjëher nuk janë shfaqur shenja të përpjekjes për organizimin e protestave nga vet populli kundër atyre fenomeneve që e kanë tërhequr ferrin në çdo cep të vendit edhe kur e kanë verifikuar mungesën e përgjegjësis politike përball situatave delikate që e kanë cenuar krenarin kombëtare, interesin e përgjithshëm, përdorur e shpërdorur popullin në varësi të interesave të grupeve, të vet politikanëve dhe të të tjerëve.
Sot rrugët e kryeqytetit janë mbushur me pleq, plaka, nëna, burra, rini dhe fëmijë që i përndezin shkëndijat e vetëdijes, e logjikës dhe të përgjegjësis së një populli të pjekur karshi intersava të veta.
Sot përmes kësaj proteste dëshmohet dinjiteti dhe nderohen vatrat, djepat dhe varret e ketij shteti të thyer shpirtërisht.
Nënat shqiptare janë heroinat e këtij vendi, ato linden, rriten dhe frymëzuan fëmijet e tyre në emër të lirisë në kushtet e një roberie mizore.
Një sërb i priviligjuar me statusin e ministrit përmes deklaratave përligj veprimet makabre të përbindshave të races së vet duke fyer heroinat tona me një gjuhë barbare, pastaj thirret ne “Kosovë e Metohi”, pastaj edhe kundër formimit të ushtrisë sonë dhe në këtë mënyrë përfill të gjitha kriteret për ta quajtur Jabllanoviqin një shovenist të pandreqshëm.
Isa Mustafa, e pat rastin historik të ju jep një leksion atyre që kanë guximin ta fyejn simbolin e qenies më të sakrifikushme dhe më të nderushme në racen tonë, po ashtu atyre qe thirren në emrin “Kosovë e Metohi” dhe të atyre që jetojnë brenda shtetit të Kosovës dhe mundohen t’i zbatojn politikat nacionale sërbe. Por, fatkeqësisht e veproj të kundërten sepse ishte më e leht t’i nxirrte në rrugë pleqet, plakat, nënat, baballarët, rinin dhe femijët në këtë të ftohët se sa ta flakte nga ekzekutivi këtë shovenist, i cili nuk shqetesohet por rrah gjoks sepse ja keni dhën mundësin!
Sot populli nuk është sikur dje zotri kyreminister, andaj zbatoje vullnetin e tij!

Filed Under: Opinion Tagged With: kryeministri, populli, Ramadan Bozhlani, vullneti

Skenari i protestave në Prishtinë i bërë jashtë Kosovës

January 25, 2015 by dgreca

Shkruan: Jeton Kelmendi, Bruksel/
Kosova tanimë ka institucionet e dala nga zgjedhjet e qershorit të viti të kaluar, mirëpo kjo nuk plotësojë dëshirat e të gjithëve. Kaluan disa muaj dhe institucionet nuk u krijuan, ngase kishte dashuri të madhe për pushtet nga të gjitha partitë politike, e veçmas nga liderët e partive, pavarësisht nëse ata kishin dalë mirë, apo keq, me rezultate nga zgjedhjet. Një koalicion i disa partive dështoj mu për ketë shkas, ku apetitet e dikujt ishin aq të mëdha saqë, u bënë të pakalueshme. Në politikë është e natyrshme që secili kalkulon për përfitimet e veta sa më shumë, por edhe atyre përtej interesave ka një qëllim, dhe ai është interesi i përgjithshëm. Madje secili lider gjatë terë kohës, por me theks të veçantë gjatë fushatave elektorale, e ka plotë gojën transparencë dhe interes i përgjithshëm qytetarë, mirëpo kjo po del krejt ndryshe. Parti Demokratike e Kosovës e kishte qeverisur vendin për dy mandate, dhe gjatë qeverisjes së saj kishte pasur shumë dështime dhe madje edhe skandale, mirëpo nga zgjedhjet e fundit doli më e votuara, kjo natyrisht falë menaxhimit partisë nga Thaçi, por gjithashtu falë taktikave të inskenuar nga njerëz të Thaçit (SHIK-u), për ti hasmuar subjektet e atëhershme opozitare dhe për ta shpërndarë votën sa më shumë. Kësi soji zgjedhjet prodhuan një rezultat dëshpërues për gati të gjitha partitë politike. Lidhja Demokratike nuk ja doli ti fitoj zgjedhjet, sigurisht si pasojë e menaxhimit jo të mirë nga drejtuesit e kësaj parti, mirëpo pas zgjedhjeve, kreu i këtij subjekti luajti një lojë të mençur dhe arriti ta marrë drejtimin e qeverisë. Partia e Albin Kurtit, doli e treta, duke mos marrë më shume se 16 deputet, prandaj edhe e detyroj liderin e këtij subjekti Albin Kurtin të thyej konceptin e vet politik dhe të bëjë një koalicion me partitë, që ai dhe partia e tij i quanin me emra të ndryshëm, deri edhe hajna të Ligës së Dytë. Sigurisht se kjo ka vetëm një arsye, pra lakmia e pakontrolluar për pushtet nga Kurti dhe Lëvizja e tij, detyrojnë atë të dal nga vetvetja. Parti a Ramush Haradinajt doli goxha keq, madje as që ja doli të marr shifër dyshifrore, dhe në ketë rast, kreu i këtij subjekti qe në fillim doli në pazar: kush i jep më shumë do ta ketë në koalicion partinë e tij. I njohur si njeri me ambicie të mëdha, madje me apetite të stër-tepruara, Haradinaj ja doli që të behet Kryeministër në tentativë, për disa muaj, mirëpo Thaçi ishte më i zgjuar, dhe si zakonisht e mashtroj Rambon, duke ja kallëzuar karrigen e kreut të qeverisë, sa për ta larguar nga Blloku dhe pastaj e la jashtë ‘fushës së qeverisë’. Parti NISMA e Limaj-Krasniqi, siç dihet ishte dalë nga PDK-ja dhe shumëkush edhe e quan copë e PDK-së, të pa-reformuar, pra ashtu siç ishte kjo parti ne fillim kur u krijua, krejtësisht me orientim drejt së majtës ekstreme. Ishte e natyrshme që ky subjekt të rreshtohej me këdo tjetër, por kundër ish shefave të tyre Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Nëse i hedhim një vështrim historikut të kësaj parti, nuk del keq, sepse ishte parimorë edhe gjatë kohës sa ishte në koalicion me Bllokun, por edhe pastaj. Parti a milionerit Pacolli, deshtoj krejt, ajo nuk ja doli të kaloj pragun prej pesë përqind, mirëpo as ky lider nuk është treguar i ashpër, thjeshtë duket se u pajtua me fatin e partisë së tij.
Kush i mbështet demonstratat
Për ti analizuar më objektivisht, rezultatet dhe qëllimet be këtyre demonstratave, që filluan nga një deklaratë e gabuar dhe jonormale e ministrit Jabllanoviç, duhet serish ti kthehemi pak mbrapa kohës që kur u krijua qeveria dhe institucionet. Koalicioni PDK-LDK edhe pse nuk ju pëlqeu goxha do politikanëve, përfshirë edhe brenda këtyre partive, në fakt paraqet një koalicion të qëndrueshëm dhe stabil, sepse i ka numrat në kuvend, dhe në demokraci, kur i ke numrat, e ke edhe komunitetin qeverisës. Përveç parive opozitare, që akuzuan, shanë e pështynë në ketë qeveri dhe koalicion, kishte edhe një deklaratë nga lista serbe, ku thuhej se nuk e pëlqenin ketë koalicion, sepse shqiptaret ishin shumicë dhe roli i minoritetit serb është më i vogël. Pra, edhe pse në qeveri, ky minoritet nuk duket edhe aq i kënaqur. Partitë e opozitës, për nga numri janë pakë, ndërsa për nga idetë duken edhe më të lodhura për të bërë opozitë parimore, prandaj edhe nisen me disa skenarë, të dikujt jashtë vendit. Grevat e arsimtarëve ishin një pikë shtrese për ta, por gëzimi i opozitarëve u rrit pas grevës së minatorëve, por që zgjati pakë, sepse ata u tërhoqën.
Sot, Prishtina ishte kapluar nga mira njerëz, të ardhur nga qytete e fshatra të ndryshme të vendit, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe OJQ Thirrjet e Nënave, por protesta nuk shkoj mirë, kurë disa protestues huliganë filluan të thyejnë dhe të sulmojnë Policinë e vendit. Shqetësuese tani është fakti se liderët e dëshpëruar opozitar Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, u bënë pjesë e orientimit politik majtist të Albin Kurit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një vend normal, ku funksionon shteti ligjor, një demonstratë e tillë nuk do të lejohej kurrë, sepse nuk është informuar policia e shtetit, prandaj mendoj se duhet kërkuar përgjegjësi nga policia, madje edhe ministri, për mos reagim konform ligjeve të Shtetit. Janë për t’u dhimbsur dy liderët, Haradinaj dhe Limaj, madje nga dy aspekte: së pari që nuk patën fatin, ose nuk ju ra lotaria të jenë pjesë e qeverisë, për çka fajet i ka ky i pari, me apetitet e tij të ekzaltuara dhe fuqinë e vogël politike, që e humbi shancin e vet të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa aspekti tjetër, qe të bënë te të vije keq për këta zotërinj është se krejt këto marifete politike, me demonstrata e krrokatje tjera, e kanë skenaristin jashtë Kosovës. Mendoj se Serbisë nuk i konvenon një Qeveri e fuqishme e Kosovës, sepse roli i minoritetit serb në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është i fuqishëm, prandaj kanë arsye ata që mendojnë se skenarin trazirave në Kosovë e bëjnë shërbimet e caktuara, që nuk ja duan të mirën vendit tonë. Në Bruksel ka zëra që flasin për involvim të mundshëm të Serbisë, por nuk përjashtohen edhe shërbime tjera, që stimulojnë trazira, duke përdorur gjendjen ekonomike dhe paritë politike opozitare, për ta realizuar qëllimin e tyre.
Ajo që do të duhet kuptuar secili politikanë, para se të merr pjesë në trazira në vend, është se Kosova nuk ka kohë të humb dhe të merret me çështje terciare politike. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për vendime të rëndësishme duhen votat e shumicës dërmuese shqiptare por edhe të minoriteteve. Bazuar në ketë fakt, sikur të krijohet një mosmarrëveshje me minoritetin serb, ata nuk do ta votojnë formimin Ushtrisë së Kosovës, prandaj duhet vënë gishtin kokës dhe mos hë hedhin hy syve popullit dhe ti manipulojnë edhe familjarët e viktimave të luftës, se duhet shkarkuar ministri, se Trepça është jona etj etj. Kosova ka prioritete shumë më të mëdha se sa kopallat e Albinave, që ua janë verbuar sytë për pushtet. Duhet kryer edhe punën e formimi të FARK-ut, e ndryshimit të Kushtetutës dhe formimin e një shteti normal, me të gjitha mekanizmat shtetëror, pastaj edhe mund tu vije koha për eksperimente me partitë dhe liderët e dëshpëruar. Një Kosovë e destabilizuar dhe me probleme të shumta i konvenon vetëm armikut historik të vendit, Serbisë, prandaj duhet kuptuar se nuk duhet bartur politika nga Parlamenti në rrugë, siç po tentojnë disa ta bëjnë, përndryshe shteti nuk duhet të rri duarkryq përballë, por duhet ti dënojë të gjithë ata që shkelën lidhin, pavarësisht pozitës së tyre, dhe pavarësisht se kush janë ata apo ajo. Dhe krejt për fund, mendoj se organizatorët e demonstratave të tilla, nuk e kanë qëllimin ta shkarkojnë Jabllanoviçin, sepse kështu ata po i shërbejnë atij, por duan ta rrëzojnë qeverinë, ndërsa përfitues janë vetëm Serbia dhe interesat e saj, ndërsa këta lider të dëshpëruar, disa nga këta lider rrezikojnë që të mos e kalojnë as pragun zgjedhor.

Filed Under: Analiza Tagged With: jashtë Kosovës, Jeton Kelmendi, në Prishtinë i bërë, Skenari i protestave

Trimeria pas lufte

January 25, 2015 by dgreca

Sa i besoj intervistes te Xhelil Gjonit ne “Panorama/
Opinion nga Illo Foto-Studjues –New York/
Diktatura komuniste ishte hermetike . Publikonte nje lloj fasade , me pak te dhena , qe kurre nuk e kuptoje se cila ishte brendija . Gjithcka bisedohej brenda Bllokut, ku jetonin pushtetaret e larte.
Funksionari i larte i ish Partise se punes , Xhelil Gjoni , dha nje interviste , ku sqaron momentet e rendesishme te lindjes se pluralizmit politik , ne vitin 1990 .
Eshte instikt i c’do qenie te gjalle , perfshire dhe kafshet shtepiake, kryesisht qente e luksit , qe duan te njohin njerzit , qe i qeverrisin . Eshte nje kerkese minimale , qe kane njerzit , sepse qeverrive , njerzit e thjeshte u jane dorezuar pa kushte , ne menyren me naïve te mundshme. Per njerzit qe shkruajne ,njohia e menyres , qe na qeverriste nuk eshte thjesht mani instiktive , por pjese integrale e detyres . Nje prej tyre jam dhe une. Jam perpjekur te shbiroj, si i kryejne detyrat dhe cilat jane aftesite e pushtetarve. Kete detyre , ne Diktature e kishem me te veshtire se sa sot , ne demokraci . Ne kohen e nderrimit te pushteteve , edhe palltysyte e bardha u bene opake . Ne kete veshtrim , shkrimi i Xhelilit eshte i domosdoshe, per te njohur realisht mekanizmat qeverrisese , nga dipendohet jeta njerezore. Problemet e tjera te intervistes , do t’i sqaroj hap pas hapi .
Per aq sa kisha mundesi te njifja Xhelilin , ne funksionet e larta qe ka kryer , kam formuar bindjen se ka qene njeri i afte , ne te tera fushat e dijes dhe te politikes, brenda ideollogjise , qe i sherbente me perkushtim. Ishte me i afti , ne te tere Byrone , perfshire dhe Ramizin . Per kete funksionar nuk do te kisha shkruar as nje germe , po qe se nuk do te shifja shkrimin e tij ne “Panorama “, jo se kam ndonje gje te vecante , por per tematiken e shkrimeve te mia , ky person ka qene dhe mbetet periferik .
Kam qene ne Zyrat e tij , ne Diber dhe ne Kruje , per te njejtin problem dhe me te njejtin cilesim . Une si specjalist i Drejtorise te pergjithshme te fermave dhe Xhelili si sekretatar i pare i rretheve , ku e kam fjalen . Xhelili ishte shume ndryshe , ne sensin pozitiv, krahasuar me homologet . Njifte , si askush tjeter gjendjen e gjithe rrethit . Per problemet e tjera nuk di si sillej , vecanerisht ne fushen e luftes klasore, qe sekretari i pare e kishte deyre prioritare . Jam befasuar , kur kam mesuar nje fakt : Xhelili , njfte me emer , mbiemer dhe me gjithe Cv. e punes , te gjithe nepunesit e larte dhe te ulet te qytetit dhe fshatrave . Nuk e kam fjalen , per nje kujtese motorrike , por kujtese llogjike , qe njihet si kujtesa me e domosdoshme per punen drejtuse .
Ai kerkonte nga varesit dhe instancat e shtetit , ate qe duhej . Kesaj ja arrinte me inteligjencen dhe me autoritetin e tij .Gezonte simpati , me sa gjykoja nga jashte . Ne te dy rrethet , qe ka menazhuar , jane arritur standarte me te larta ekonomike , per kohen . Ramizi dhe Xhelili ishin ne krye te krahut liberal ne Byro , pas vdekjes se Enverit . Krahu konservator ishte i vendosur , per vazhdimesine komuniste , ose per disa leshime demokratike te pa perfillshme . Keshtu qarkullonin fjalet nen ze, qe ne ate kohe zevendesonin shtypin real .
Ne 100 vjetorin e pavaresise dhe ne 70 vjetorin e clirimit , historianet zhvilluan debate te gjera shkencore. Nepermjet librave te tyre , kumtesave , refaretave , historianet u gjenden shume afer njerzve , qe duan te njohin historine . Gjithnje interpretimet historike , nuk do te jene drejteza paralele. Nga keto veprimtari shkencore historike , shqiptaret mesuan shume gjera , qe nuk i dinin , ose i dinin te deformuara .
Ndyshimet e sistemeve , ndodhen ne dy dekada me pare dhe diferencat e deshmive , nga pjesmarresit protogoniste ,jane shume te medha . Pjestaret e mbledhjeve ku u shpall pluralizmi , japin te dhena te ndryshme , per ate c’ka ndodhi atje . Nje gje e tille ndodh dhe per demonstraten e studenteve , rrezimin e monumentit te Enverit etj . Disa nga pjesmarrit ne evenimente , ata me pak aktivet , bejne perpjekje te nxjerri veten protoganist .
Sali Berisha u be realisht figure qendrore e ndryshimeve demokratike , qe ndodhen ne 1990 , por duke cfrytezuar postin , medjat , qe kontrollonte dhe historiane te vecante , arriti te hedhi nje tis opak , mbi te tera ngjarjet para dhe postkomuniste.Nen gjurmet e Enverit , Saliu ja arriti te rishkruaj nje histori tjeter, mbase aq kontradiktore sa ajo e shkruar me pare , ne raport me realitetin kohor. Personalisht per ngjarjet e revoltes se dhjetorit te 1990 es , u besoj deshmive te ish pjesmarresit ne te , Prof. Shinasi Rama , qe ka kohe , qe eshte mesimdhenes ne NY University.
Prof Shenasiu ka shkruar shkrime me vlere shkencore , per pluralizmin , greven e dhjetorit , formimin e PD se . Historianet kane linjen e tyre , por u besoj verberisht dekllaratave te Prof. Shenasiut . Profesori ka dhene edhe percaktimin me te plote te staturres politike dhe njerezore te Ramiz Alise . “Ramizi,shkruan prof. Shezaiu , ishte njeri teper i zgjuar . Njeri hijesh. Diktator i pa vullnetshem , me sensibilitet te jashtzakonshem . Nuk e lejoi vendin te shkoi ne lufte civile“ .
Nga nje shtetar i tille, qe na pershkuan prof . Rama , c’nuk mund te presesh , por gjithsesi bente pjese ne krahun reformator , simbas metodes se tij terhiq dhe lesho, as lindje as perendim etj.
Ata, qe themeluan PD , ishin pjella e e PP se . Dhjetoristet perfaqesonin thjesht lufte brezash , Brenda PP se . Kalimi paqesor i pushtetit , eshte merite e PP se ,shprehet Xhelili, pas nje cerekshekulli , qe ka ndodhur ngjarja historike .
Te tere autoret , qe deshmojne per kalimin paqesor te pushteteve , nuk lene pa permendur evitimin e gjakderdhjes , qe ne vendet e tjera te lindjes nuk u evitua . Besohet se te dyja palet keni kontribuar ne evitimin e gjakderdhjes , po duhet te nenvizojme se vrasjet me te gjitha llojet e armeve , gjat tranzicionit e kalon shifren 20 mije vete , kryesisht mosha te reja, perfshire vrasjet e ‘97 , te vraret per pronen , te gjakmarries , dhunes verbale etj. te ketij lloi . Kjo eshte me shume se ndonje gjakderdhje rumune , per fryme te popullsise . ( Shifra eshte e perafert dhe e bazoj , ne te dhenat perriodike te shtypit )
Permbledhtas Xhelili , na tregon se ne inkubatorin e KQ , u kllociten vezet e partive te pluralizmit . E djathta u krijua artificialisht dhe me hamendje . E pranojne historianet , qe kjo nuk eshte e djathta , qe njef shkenca politike . PD presupozohej te perfaqesonte te djathten tradicionale pinjollet e te ciles ishin burgosur dhe interrnuar , ndersa PR do te perfaqesonte pronaret .
Me PR ndodhi thyerja e madhe , qe i tjetersoi idealet e dhjetoristeve dhe qe vijon te jete plage e rende shoqerore . Ne rrug e siper , u krijua termi –mine , “ish pronaret “ , me kete arme tinzare , u minua gjithe xhadeja , qe u quajt tranzicion dhe vijon te jete e minuar ende .
PS ishte me e thjeshte , per t’u kllocitur, mjaftonte te kishte ne krye te pa aftet . Partia meme zbriti nga froni 50 vjecar dhe u vu ne rresht , per te udhetuar ne xhadene e tranzicionit, duke ndeshur me pengesat , qe i krijoi vetes dhe popullit , qe qeverrisi .
Ajo , qe nuk na sqaron Xhelili eshte fakti , pse ne krye te ketyre partive , u zgjodhen ata drejtus , qe nuk krijuan kauzen e duhur , qe shoqerine ta conin perpara dhe te mos i impononin , popullit nje tranzicion traumatik .
Faktet tregojne se ti , Xhelil, nuk e ke pasur seriozisht , per pluralizmin . Nuk besoje se dikur pluralizmi dhe rotacioni do te funksiononte . Ndryshe ti do te ishe vene ne krye te PD dhe ne Partite e tjera do te vendoseshin njerez te nivelit tend , qe nuk i mungonin , PP se kohes . Politikisht ti dhe homolget. jeni te barabarte me kryetaret e Partive , qe vendoset ne KQ. Ata ndryshojne nga ty dhe homologet e tu, se nuk jane te afte per as nje pune konkrete te hairit . Ata kane lindur , per ta bere pushtetin dyshek ne sherbim te familjeve dhe te afermve te tyre. Keto bema te tyre sot i njef gjithe bota . Atbote i dinit vetem ju , brenda zyrave komode te KQ.
Nen diktature , u krijua nje shtrese teknicjenesh e ditur dhe shume e gjere , qe perfshinte te tere fushat e shkences , artit, teknikes dhe ekonomise. Koha vertetoi se kjo shtrese nuk ishte enveriste . Ju nuk duhet te prisnit kohen , qe te vertetonit nje postulat te njohur . Kishte Ministra , Drejtore qendrore dhe drejtore ndermarrjesh , me aftesi te spikatura dhe te krahasushem me homologet rajonale . Xhelili , Ramizi dhe Sofokli Lazri , zgjodhen pjesen me te dobet dhe me vese , per te vendosur , ne krye te Partive politike , qe do te sillnin demokracine ne Shqiperi . A nuk eshte ky sabotim i plote i te arthmes te vendit tend ?
Edhe kete radhe , jeta verteoi se populli i ka zgjidhur vete te tera ngercet, qe i jane krijuar nga historia e veshtire shekullore . Nga pikpamja politike , Saliu dhe Fatosi ndryshonin shume nga elemente te elites teknicjene , te krijuar ne Shqiperi gjat Diktatures .
Vete lideret e tranzicionit , jane perbetuar se detyrat ua kishte ngarkuar historia . Sot na dolli se nuk jua ka ngarkuar vetem historia , por dhe Xhelili me Ramizin. Nuk kemi pse te mos e besojme Xhelilin , per ate qe dekllaron , por me kete dekllarate edhe vete Xhelili behet ortak me zullumet , qe u krijuan ne kete tranzicion traumatik .
Hyrja ne ambasada ishte zgjidhje origjinale e popullit shqiptar, madje kunder gjithe parashikimeve te Xhelilit me shoke . Ai veprim i mencur , shprehu revolten popullore te akumuluar me dekada , kunder nje shteti te falimentuar . Remishencat e emigranteve , jo vetem mbajten frymen e popullit , por ende kane nje influence te ndjeshme ,ne buxhetin e shtetit dhe ne luften kunder varferise .
Ne te gjitha rrastet , krahu liberal , nuk u shqua per ndonje zgjidhje , qe te conte drejt ndertimit te shtetit te ri kapitalist , perkundrazi luftuat me thoj e me dhembe , per te mbajtur parjsen , qe u siguronte pushteti .
Pushtetaret e sotem te tranzicionit , kane bere mijra dekllarara , per rrolin e pa zevendesushem te tyre , ne peridhen kyc te nderrimit te pushteteve . Shumica e ketyre dekllaratave pompoze , jane te personalizuara . Kushdo , qe shkruan , per ate periudhe , doemos do te ndalet te rrezimi i monumentitte Enverit , qe perben simbolin e rrezimit te Diktatures 50 vjecare shqiptare .
Fatmiresisht ate dite , kam qene ne vendin e ngjaries , jo per te qene pjese e aksionit te pergatitur , por thjesht per te vrojtuar se c’po ndodh. Kam qene ne trotuarin e Bankes . Kam pare dhe “Fjatin” , qe qarkulloi perpara sheshit , por nuk i njifja pasagjeret . Kjo puna e “Fjatit“, mu kujtua gjat tranzicionit , qe e kane dhene TV.
Rrezimin me dy kavo celiku e kryenin disa punetore te moshes mesme dhe disa te rinj, qe hipnin dhe zbrisnin ne pidestral . Ne ndihme te tyre ishin dy traktore te rende me goma . Ne krye te ketij aksioni dallohej Profesor Hysen Cobani , qe komandonte puntoret dhe traktoret . Hyseni ishte aty edhe kur u turren policet me qen dhe me te shtime armesh , qe askush nuk e dinte , ne se ishin fisheke reale . Mbasi shtatoria ra , Hyseni e urdhroi njerin traktor me disa djem , qe e zvarriten koken e monumentit , terhequr me kavo , drejt Qytetit studenti. Me pjesen tjeter te njerzve , Hyseni u largua drejt punes se vet. Ai ishte drejtor i Institutit shkencor te Perime – Patate , qe kishte seline dhe tokat , ne vazhdim te Stacjonit te trenit.Ate dite pashe nje shkencetar shqiptar , trim mbi trima , qe nuk trembej nga policet me qen dhe nga plumbat e shtetit .
Kishte shume pak njerez , kryesisht puntore te Institutit Perime _Patate , qe drejtonte Hysen Cobani . Kur autore te sotem , pershkruajne kete ngjarje , del se sejcili ka lojtur njer rol protogonist , kur faktikisht ishin 2-3 te tille . Kete kam vrejtur ate dite , ne kete ngjarje historike. Per kete nuk kam pare te shkruaj Hyseni , megjithse di te shkruaj me mire se shumkush ne Shqiperi .
Politikanet e tjere , qe kane folur, per kete ngjarje historike , jane shume dhe sejcili , nderton legjenda me fantazine e tij . Me protogonizmin falls , duan ta shesin veten si antikomunitet e shekullit . Hysen Cobani , ne Diktature , njihej nga shume kolege , per ndjenja te theksuara antikomuniste , por nder kohe ishte nje shkencetar gjenetist i rralle , qe ja kishte nevojn ai pushtet . Krijoi hibride perimesh, qe e rriten perimikulturen shqiptare , ne nivele konkuruse te kohes .
Si shkencetar dhe patriot , Hyseni vijon dhe sot, pas moshes 80 vjec te kontriboi ne gjenetiken perimore . Perimikultura eshte nga sukseset e raralla te bujqesise te kahershme dhe te se sotme . Keto suksese kane ne bazen e tyre dhe kontributin shkencor te Hysenit . Ai i perket grupit te njerzve , qe jane te paisur me kulture te gjere te pergjithshme dhe profesionale , dhe kane aftesine , qe te marrin vendime te shpejta dhe te sigurta , ne pajtim me bagazhin e kultures , qe posedojne .Kete aftesi , qe eshte me shume gjenetike , e kane pak njerez , qe i jane perkushtuar polikes tranzitive shqiptare .
Ne ditet e vrullshme te ndryshimit te pushteteve , Hyseni u shqua si politikan , prane Partise Republikane . Ai pretendonte nje Parti te pronarve , ne kuptimin e vetrete te fjales , gje qe nuk ndodhi me republikanet fallco tranzitive shqiptare.
Shkencetari Cobani , u zevendesua nga drejtusit aktuale te PR , sepse kjo ishte matrica e duhur , per nje parti te djathte , por te denatyruar , qe ne gjeneze ,te formuar ne kulisat e KQ , sic na i ben me dije Xhelili ne shkrimin e tij . Prof. Hysen Cobani eshte perfaqesusi i denje i shtreses se gjere te teknicjeneve dhe pronarve , qe permenda me lart. Ai nuk mund te behej ortak i nje baterdije institucjonale , per pronen private, me drejtusit aktuale te ashtuquajtur republikane .
Me sa duket Xhelili i permbahet setences : Fol kur duhet te heshtesh dhe hesht, kur duhet folur . Me pronen , pervetesimin e saj dhe korrupsionin galopant , u krijua nje ngerc nga me te pa paret ne historine e kombit. Te tera kontradiktat e tranzicionit , populli mendoi se i zgjidhi me voten e 23 Qershor 2013 . Keshtu gjykoi populli . Do te varet sa do te jene te afte ata , qe populli masivisht i voti per ta perfunduar kete tranzicion te lodhshem dhe traumatik .
Me sa sqarova , ne kete shkrim, desha te nenvizoj se as lideret post komunist as krau liberal , qe tregon Xhelili , nuk arriten ta cfrytezonin per mbare shansin , qe u dha historia dhe prandaj do te emertohen deshtake si qeverritare dhe si lider te vetshpallur .
Natyrisht i besoj fjaleve te sotme te Xhelilit , por me shume i besoj faktit , qe Xhelili nuk ka pasur besim te pluralizmi dhe gjithcka , qe ka bere e ka bere formalisht , jo per t’i sherbyer kauzes se arthme demokratike . Po qe se Xhelili do ta kishte seriozisht , nuk do caktonte ne krye te Partive kryesore politike , keto njerez , qe e torturauan Shqiperine , per 23 vite . Sa i njifte Xhelili , keta kuadro rezerve te PP se ,nuk ka si t’i njifte njeri tjeter . Publiku i njifte keta persona si idhtare te atij sistemi .Ata nuk e njifnin jeten ekonomike te masivit te poullit . Nuk u kishte thene kush puna mbare . As dinin se si shqiptaret e nxirrnin buken e perditshme . Ishin thjesht politikane dhe tellalle te ideollogjise komuniste . Por vetem bagazhi politik i politikanit , nuk ka c’i duhet popullit .
Politikane ishin shumica e byroisteve dhe pushtetare te larte te ish sistemit te Xhelilit , por nuk kishin as nje lidhje me shkencen dhe kulturen e kohes , kur jetonin . Fermeri i sotem nuk i merrte per te sherbyer ne fermen e dhive , sepse derrat jane organizem me delikat . Te te njejtes linje ishin ata , qe caketoi Xhelili , Lazri dhe Ramizi , per te perfaqesuar prularizmin dhe te qeverrisnin me rotacion Shqiperine ne tranzicion . Sabotim klasik i te arthnmes se kombit ! Qeverritaret e tranzicionit u treguan kriminalet me origjinalet ne Europe : Token dhe armet jua shperndane shqiptarve per c’do familje , sipas numurit te frymeve .
Ndodhi ajo , qe u prejktua ne zyrat e KQ , por dhe ajo , qe pritej : Tranzicioni deshtoi , sic deshtoi dhe sistemi , qe i kishte rritur me pekule, drejtusit e ketij tranzicioni te pa merituar , per shqiptaret , popullin me te lashte te Eropes dhe qe u detyruan ta shofim Evropen nga larg . Motivi : Te behej Shqiperia si gjith Europa . Faktikisht nuk u be, per keto 24 vite .
Shkaterrimi i ekonomise publike te periudhes komuniste eshte nje nga faturat me te medha , qe ka paguar ndonje here populli shqiptar . shkatrrimi masiv , kap shifren e perafert 70 miliard $ . (Shifra publikohet nga une , sipas kesaj skeme : demet ne bujqesi arrijne 20 miliard . Kjo eshte argumentuar ne botimet paraardhese . Duke qene se industria e kohes ishte 58 % e prodhimit te pergjithshem , demin e kam llogaritur ne anallogji me bujqesine . Demi industrise te shkaterruar arrin te 50miliard $) .
Kur filloi kjo baterdi , Ju Xhelil ishit ne pushtet . Jo vetem nuk e ndaluat , por as nuk i paditet kriminelet .
Kur deshtimi i shtetit ligjor eshte bere fakt , flet Xhelili . Perse ? Rregullon ndonje gje nga keto , qe renditem , per demet , qe shkaketoi tranzicioni ? Pa tjeter do te ishte ndryshe , ne rrast se ne krye te Partive kryesore te pluralizmit do te ishin te tjere njerez , qofte te ardhur dhe nga nomeklatura e larte , por shume me mire do te ishte , po te zgjidheshin nga elita teknicjene , qe ka qene nje gjerdan me xhevaire i varur ne gjoksin e Shqiperise.
Lexusit e “Panorames “ nuk ka pse te mos i besojne formulimeve te Xhelilit, Xhelili di t’i formuloi gjerat shume me mire se Imami dhe ata djathtas e majtas Imamit , shume me mire dhe se Ramizi dhe Nexhmija. Kjo e fundit e heq veten intelektuale, kur eshte injorante totale , qe nuk di as formulen kimike te ujit dh ete kripes.
Xhelili foli me vonese ; me shume vonese . Nuk ndreq ndonje gje me dekllareten e tij, vecse konfirmon disa te verteta historike . Ai e di me mire se kushdo , qe fenomeni gjykohet ne kohen dhe ne hapesiren e vet, jo si kofini pas te vjelit. Kete menyre te foluri , populli e ka stigmatizuar me aforizmin : S’ka c’na duhet trimeria pas lufte dhe mencuria pas kuvendi .
Xhelili flet jasht kohe . Tani eshte koha, per te folur ne se po plotesohen detyrat , qe shtroi sovrani ne 23 qershor 2013 . A ka platforma te spikatura, nga te dyja anet e politikes per kete verdikt te madh , qe ish ambasadori Arvizu e krahasoi me ate te Marsit 1992 ?
Partite, ne vend qe te merren me hartim platformash, merren me denoncimin e njeri tjetrit . Per sa kohe keto platforma mungojne , del e qarte se klasa politike ben jete parazitare ne shoqerine shqiptare , qe lufton me varferine , mbeshtjelle ne korracen e pa depertushme te korrupsionit.
Duhet te mos perseritet nje tranzicion i ri , post 23 Qershor . Kjo eshte ceshtja thelbesore , qe dominon situaten e sotme politike dhe ekonomike dhe qe s’ka pse te mos obligoi dhe Xhelil Gjonin .
Ne NY : Janar 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Illo Foto, Trimeria pas lufte, Xhelil Gjoni

Poeti dhe njerëzimi

January 25, 2015 by dgreca

Ese për dyzimin dhe Jehuda Amakain/
NGA ILIR LEVONJA-Florida/
Në vitin 1994 kryeministri i Izraelit, Itzhak Rabin (Yitzhak Rabin) u laurua me çmimin Nobel për paqen. Në fjalën përshëndetëse ai ftoi një poet të recitonte diçka në lidhje me këtë eveniment. Ky ishte Jehuda Amikai. (Yehuda Amichai). Njëriu që tashmë kishte konfirmuar një poezi bashkëkohore me tendenca të thekshme për rrugën e dialogut, bashkëjetesën, në tokën e ndezur arabe. Atë që njihet si toka e premtuar. Në të njëjtën kohë, edhe me nota ironike ndaj arrogancës së asaj pjese radikale të hebrejve të cilët nuk denjojnë të njohin realitetin. Vjersha që recitoi poeti, titullohej ”Zot ki mëshirë për fëmijët e kopshtit”. Megjithatë ashtu sikur edhe në shumë popuj, apo vende, Amikai është sot një nga zërat që, në mos me poetin kombëtar, idetentifikon letërsinë dhe kulturën e Izraelit në botë. Ka rrugë në Tel-Aviv, ku nëpër mure, gjëndet jo vetëm emri por edhe pjesë nga krijimtaria e tij. Në fakt është një ironi e bukur për shkak të një dy vargshi të tij, kur thotë se, ”Nëse nuk e ndiej brizën e mbrëmjes, nuk kam për t’i falur asnjëherë këto mure.
Me Rabinin e lidhnin dështimet dhe sukseset. Të dy ishin pjesëmarrës në luftën e Sinait 1956. Të ashtuquajturën katastrofa e Suezit. Aleanca me Anglinë, të cilës hebrejt i detyroheshin shumë, kundër Egjiptit fqinj. Ku edhe dështuan. Por do të fitonin më pas më 1973, kësaj here për të mbrojtur vetveten nga aleanca arabe me në krye po Egjiptin, në lartësitë Golan. Suksesi, i tyre, (Amikai, Rabin) kuptuan menjëherë se paqja mund dhe duhej të afrohej ndryshe midis popujve arabë dhe Izraelit. Mirëpo kryeministrin që e nderoi Amikain, apo korpusin e tij me tendenca bashkëjetese, midis arabave dhe hebrejve, do ta vrisnin një vit më pas, saktësisht më 4 nëntor 1995. Pikërisht të vetët. Krahu radikal hebre. Kjo si dëshmi për Amikain se lufta nuk ishte vetëm frontale, por edhe nga brenda. Brenda llojit.
Një tjetër detaj për tu theksuar nga jeta e Amikait, janë kthimet. Urzburg (Wurzburg) qytetin gjerman të cilin e la, kur ishte njëmbëdhjetë vjeç. Prindërit e tij u bënë vala e hebrejve që iu bashkuan thirrjes për tokën e premtuar. Ai u kthye aty vite e vite më vonë. I habitur pasi në koshiencën e tij ishte një tjetër Gjermani. Jo ajo që bëri Holokaustin. Donte të kuptonte se nga buroi ajo mizori, nga cilët njerëz, nga cila kulturë. Por kjo e gjitha, iu kthye në një vuajtje, pasi çfarë ndjesish kishte ai për atë popull, fqinjët apo lagjen kur u rrit, i përkisnin Gjermanisë së vlerave. Sot qyteti i Urzburgut e ka shpallur shtëpinë e tij, shtëpi muze.
Përpara se të lexojmë diçka nga krijimtaria e tij, është e nevojshme të shpjegojmë edhe disa, le ti quajmë shprehi të hebrejve, që domosdoshmërisht duhet të paraqiten si janë për shkak të natyrës së poezisë së Amikait. (a) Had Gadaja (Had Gadaya), ose çad gadaja në hebraisht që është përkthyer si këngë e djalit të vogël, kënga e dhisë, apo blegërima e dhisë etj …, është versioni i një këngë me kumt tragjik. Një lloj riti që mbaron gjithmonë keq. Dhe që duket se do të jetë i tillë. Një lloj sinonimi që çifutën e personifikojnë me jetën e tyre. pra një këngë e vjetër. Me pak fjalë, babai blen një një kec për dy pare, por atë vjen dhe e ha macja. Macen e kafshon qeni, qenin e rreh një shkop, shkopin e djeg zjarri. Zjarrin e shuan përmbytja, përmbytjen e ujit e thanë kau duke e pirë tërë ujin. Kaun e theri kasapi. Pastaj fillon nga e prapta avazin; kaun që thau ujin, ujin që shuajti zjarrin, zjarrin që dogji shkopin, shkopin që rrahu qenin, qenin që kafshoi macen, macen që hëngri keci, kecin që babai e bleu për dy pare. Pra është një version rrethrrotullim, i telashit. Pra i mungesës së qetësisë, paqes etj. Një lloj pune e padobishme e natyrës së Sizifit. Ndaj autori e thekson, shpesh në vargjet e tia si diçka të pa dëshiruar për fatin e fëmijës së tij. Këtë fat folklor çifut, ai e quan një makineri të telashit të përjetshëm.
Le të ndjekim disa vjersha nga krijimzaria e këtij emri të madh.

Njoh një burrë

Njoh një burrë
I cili fotografoi pamjen e qytetit
Nga dritarja e dhomës ku bëri dashuri
Dhe jo fytyrën e gruas të cilën dashuroi aty.

Një bari arab kërkon dhinë në Malin Sion

Një bari Arab kërkon dhinë në Malin Sion
Në kodrën përballë – unë kërkoj djalin tim të vogël.
Një bari Arab dhe një baba Çifut.
Bashkë në dështimin e tyre të përkorë.
Zërat tanë bashkohen përtej, diku poshtë;
Në luginën mes malit dhe kodrës si një oaz prej Sulltani.
Asnjëri nga ne nuk dëshiron që djali apo dhija
Të mbeten copash në ingranazhet e makinerisë ”Had Gadya”

Gjithsesi i gjetëm diku, mes lojës dhe haresë, ndër pllaja;
Zërat tanë u mrrolën brenda nesh
Si të qeshurat, si qarjet.

Kërkimi për dhinë apo për djalin, ka qënë gjithmonë
Fillesa e një besimi të ri, në këto male.

Nëse të harroj ty Jerusalem

Nëse të harroj ty Jerusalem
Atëhere lëre të djathtën time në harrim.
Lëre të djathtën time në harrim, mbaje mend të majtën,
Mbaj mend të majtën dhe mbylle të djathtën tënde.
Dhe gojën tënde hapur tek porta.

Duhet të mbaj mend Jerusalemin
E të harroj pyllin – e dashura ime do ta kujtojë.
Do lëshojë flokët e saj, do të mbyll dritaren.
Do të fal të djathtën
Do të fal të majtën.

Nëse nuk fryn erë e muzgut
Asnjëherë nuk do t’i fal këto mure,
Detin, as veten.
Duhet e djathta të harrojë
E majta të fali,
Unë do të harrojë ujin,
Unë do të harrojë nënën time.

Nëse të harrojë ty, Jerusalem,
Lërë gjakun tim të harrohet,
Do të prek ballin tënd
Të harrojë vetveten,
Zëri im ndërroi
Për të dytën dhe të fundit herë-
Ndër më të tmerrshmit zëra,
Ose bëhet heshtje.

Mos e prano

Mos e prano këtë shi të vonuar,
Më mirë që qëlloi ashtu. Ktheje dhimbjen
Në një imazh të shkretëtirës. Thuaj kështu është thënë.
Dhe mos shiko perëndimin. Refuso

Të dorëzohesh. Provoje prapë këtë vit
Të jetosh i vetëm në një verë të nxehtë.
Ha bukën tënde që e pate tharë, përmbaji
Lotët. Dhe mos mëso nga ajo që quhet

Përvojë. Merr si shembull rininë time.
Kthimet e mia të vona në shtëpi, ishin shkruar
Në shirat e vitit të kaluar. Prapë s’përbën ndonjë diferencë

Sot. Shiko arritjet e tua si arritjet e mia
Dhe gjithçka do të jetë si më parë: Abrahami do të jetë
Abraham. Sara do të jetë Sarai.

Siç e vutë re, poezia e Amikait është e thjeshtë, por me dyvargëshe tepër të konsoliduar për nga thellësia, nga ëndja me konstatime filozofike. Të tillë si, ”duhet të harroj Jerusalemin/ e të mbaj mend pyllin”. Unë shpesh pas tavolinave të ndonjë librarie, i referohem edhe webeve të ndryshëm. Siç është përshembull PoemHunter apo të tjerë. Këtë edhe për një fakt të thjesht pasi shoh drejtpërdrejtë komunikimin autor njerëzim. Vjershat janë edhe të interpretuara. Eshtë një lloj bote komunikimi si ajo e fb. Madje edhe me ”tmerrin” e ëmbëlth të butonit like…, një dorë që të ngre me gishtin e madh lart, por edhe aë të rrëzon poshtë duke u përmbysur. Në fakt është një mendësi e bukur pasi këtu arrin të kuptosh termin elektronik like. Që për mua ka kuptimin e vënies në dijeni, jo domosdoshmërisht duhet të jemi në një mëndje. Ndaj shpesh teksteve në kutinë postare, kur më pyesin për like-t e tepruara të mia, u përgjigjem se, klikoj për të vënë në dijeni tjetrin që e pashë, e lexova, e përjetova…., por që jo domosdoshmërisht mendoj, gjykoj apo jetoj ashtu. Gjithsesi, ata që e qortojnë më shumë Amakain, janë hebrejtë. Lexova një tekst të tillë ku i thuhej se, ”ti gjithçka mund të jesh, vetëm çifut jo”. Mu kujtuan një version poetik i viteve të hershme ”botë! përse kaq rreptë i ndëshkon ata/ q më shumë të deshën/ që të zbardhën faqet?”. Aty së fundi, Kadare duke iu referuar konfliktin ruso-çeçen thotë që popujt bëjnë mirë të dëgjojnë gjenitë e tyre, edhe Rusia. E kishte fjalën për Tolstoin, që i sugjeronte të drejtën universale të ekzistencës së një populli në liri. Mirëpo, pavarsisht natyrës së kontradiktave në përgjithësi popujt nuk e kanë bërë këtë. Ashtu sikur edhe Shqipëria me Fishtën. Greqia me Janis Ricosin, Gjermania me Brehtin, Kili me Nerudën, Franca me Eluarin etj. Këtij fati sigursht nuk i ka shpëtuar as çifuti Amakai. Edhe pse Izraeli ka pllakat nëpër mure me vargjet e tij. Diku më sipër Amakai thoshte se, ”nëse nuk e ndiej brizën e mbrëmjes/ asnjëherë nuk do t’i fal këto mure”. Të besojmë që krenaria e një populli, më saktë ajo që e përdorë populli, është e rreme? Asgjë nuk është për të mos u besuar.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Poeti dhe njerëzimi

Fol Rexhep Qosja se na doli tymi!

January 25, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shoqëria shqiptare , asnjëherë nuk ka qenë në rrezik më të madh se sa këto ditë e këto vjet e fundit. Me ne po luhet si maca me miun. Mjerimi mendor dhe ai fizik përditë e më shumë rndojnë mbi supet tona.
”Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi; kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta; që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita”-thoshte Migjeni dikur. E ne dikur duke lexuar qoset e moset mendonim që ishte faji i një epoke zogolliane . Dhe ne ,perbiheshim në pamundësitë tona që të themi një fjalë të mirë për ato sy të humbur.
Fol Rexhep Qosja se edhe pakës na del flaka se” Për t’ u profiluar në një popull të dezorientuar në substancë, nuk nevojitet vetëm zhurmë dhe përrallisje, por dëshirë e flakët për t’ i shërbyer shtetit dhe larguar tragjeditë e mundshme kundër popullit. Pra nevojitet një idealizëm i madh dhe një mendje e madhe…Kosova nuk ka këtë njeri në skenën politike dhe do të çalojmë tutje në të gjitha fushat. Nëse popujve tjerë u nevojitet një orë për të arritur tek një cak, neve na duhet dhjetë (lis bukuroca)…
“Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;balli që e ka, syt që e shprehin,buzët që më kot mundohen ta mshefin “
Rexhep Efendi ,mjerimi mirfilli ndien tradhti.
“Qeliza me luftëtarë të huaj janë goditur në Austri, Malajzi, Kosovë…” , John Kerry.
Po Rexhep QOSJA?:”….nuk i arsyetoj burgosjet për shkak të të ashtuquajturit indoktrinim fetar…nuk kam pritur se shqiptarët edhe në demokraci do të burgosen për indoktrinim: tani për indoktrinim fetar! ” Dhe të mos harrojmë se tek disa qenë gjetur edhe armë, por Qosja shpërfillë këtë…

Vatikani duke djegur Giordano Brunon pat menduar se do të krijojë një legjendë, që do të trishtojë njerëzit nga të menduarit jashtë kornizave të doktrinës. Rezultati? Pasoi iluminizmi, përleshja e filozofëve me dogmën, me obskurantizmin si program dhe metodë, pastaj lindën liritë dhe të drejtat e njeriut, çfarë nuk kishte normëzuar asnjë religjion.
Aq sa më shumë të këmbëngulin religjionet për ta dominuar njeriun, aq më shumë besimtarë do të humbin. Fakt empirik është Vatikani…
Vuçiqi: Kosova është djep i Serbisë.
Unë: Në djep gjendet shqiptarët dhe përkunden nga Amerika.Në vend se të shqetësosh djepin, kërko kasollën e të parëve pranë Volgës apo diku në Lindje…
Fol Rexhep Qosja ! “ pse qeveria maqedone ka lejuar turqit që të zhyten me aq shumë shkolla e orgnaizata “kulturore e bamirësie” vetëm në rajonet e populluara me shqiptarë. E njëjta koincidon edhe me metodën e predikuesve radikalë islamikë (kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe vendorë që kanë absolvuar në Prishtinë dhe Damask). Ata në programin e tyre pas rekrutimit (veshja, mirëmbajtj, informimi) dhe para “angazhimit konkret” kanë pagëzimin me emër “kuranor”, që “i shkon shehidit” më mirë. “Kjo bëhet atëherë kur kandidati të ketë mbrrirë stadin total të mohimit të kombit dhe të internacionalizimit islamik të tij”, na thotë imami B.L. që edhe vetë ka dikur për çështje financiare ka punuar për organizata të tilla e sot gjendet si azilkërkues në Zvicër.”

Janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm ….. Cili ishte qeni? pse ti nuk flet ?
Gjersa qeveria maqedone paska një strategji konkrete se pse vetëm sa për fasadë lufton rrymat paraterroriste e radikale. Cili qenka interesi faktorit politi shqiptar që hesht?
Pse hesht o Rexhep Qosja ?Pse nuk njoftohen qytetarët me këtë “komplot” turko-maqedon në disfavor të identitetit shqiptar në Maqedoni?
E di ti Shtator Qosja ( rexhep turc shtator shqip) që ekspertë të huaj e vendës në këtë veprim të qeverisë së Gruevskit shohin strategjinë e tij për dobësimin demografik e kulturor të etnisë realisht më kompaktes në vend – asaj shqiptare.
“Sidomos me plasjen e kauzës së fshatrave ortodokse, të cilat vendosën të deklarohen si shqiptare, qeveria mendon se nëpërmjet turqizimeve dhe myslimanizimeve do të sforcojë multietnicitetin, respektivisht defragmentimin brenda identitetit të etnisë shiptare. Me synimin që ajo për nga përmasat mos ia kalojë asaj sllave që deklarohet “maqedone”
Fol Rexhep Qosja, se nuk je dimri shqiptar ,edhe pse me qëndrimin tënd e ndjellë acarin, shtrezin , akullin dhe fortunat e veriut mbi kombin tonë.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
Fol Rexhep Qosja , se po na shajnë egërsira !
Gjuriq ka theksuar se”udhëheqësve të Kosovës u ka mbetur , siç ka thënë ai, vetëm retorika e nxehtë dhe se ata çdo ditë përpiqen të shpikin diçka, si rastin e Trepçës tash, e kur nuk ia dalin, e hedhin topin në oborrin tonë. Pse ti nuk i përgjigjesh Gjuriqit ?
Fol Rexhep Qosja se na doli flaka!
Materialet e huazuara jane te Migjenit , Lis Bukurocës dhe Jon Lekës.

Fahri Xharra, 23 01.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Fol, rexhep qosja, se na doli tymi!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT