• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2015

Merkato Dimerore:”Kuqezinjte nderrojne shtepi”! Memushaj tek Empoli, Abrashi tek Weder Breme.

January 8, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

Janar suprizash. Pas transferimit te sulmuesit Bekim Balaj tek klubi kroat Rijeka dhe mbrojtesit Andi Lila tek Parma ne Itali, merkato dimerore ka perfshire edhe dy futbolliste te tjere kuqezinj. Behet fjale per mesfushorin Amir Abrashi, dhe fantazistim Ledion Memushaj. Revista me e madhe sportive Gjermane Kicker, konfirmon lajmin se klubi i njohur gjerman Veder Breme eshte shume prane firmosjes me  mesfushorin Amir Abrashi qe aktualisht luan ne kampionatin zvicerian me Grasshopper-Club. Sipas revistes gjermane tek Veder Breme, Abrashi do te zevendesoje Zlatko Junuzovic. Mesohet se Abrashi ka edhe gjashte muaj kontrate me Grasshopper. Ende nuk dihet nese transferimi do te behet keto dite apo ne merkaton e veres me parametra zero.  Nderkohe mesfushori  Ledion Memushaj eshte prane kalimit tek klubi i Empolit. Mesfushori kuqezi qe aktualisht luan ne Seria B, me Pescaren, eshte ne fokusin e Empolit, ku luan edhe mbrojtesi kuqezi Elseid Hysaj. Kartoni i fantazistit shqiptar eshte ne pronesi te Lecce, qe nga ana e saj e ka huazuar tek Pescara. Loja ne rritje dhe paraqitja e tij shume e mire ne ndeshjet nderkombetare perballe Frances dhe Italise, kane bere qe vemendja ndaj tij te jete me e madhe. Memushaj ka qene pjese e Chievos ne Seria A, por lojtari kuqezi nuk gjeti hapsira aktivizimi. Do te ishte tekniku aktual ii Kombetares Shqiptare De Biasi, qe I dha Memushajt shume besim me Kombetaren e Shqiperise, dhe nga ana tjeter Memushaj e ka justifikuar kete besim.

Filed Under: Sport

Aleksi Çipra me origjinë nga Arta e Çamërisë

January 8, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Kryetari i opozitës së majtës radikale greke Aleksi Çipra i cili ka shanse të fitoj zgjedhjet që do të mbahen në Greqi më 25 Janar 2015, është me origjinë nga babai çam ortodoks. Çipra është edhe nënkryetar i të majtës Evropiane.
Disa herë në mediat ekstremiste të djathta greke, Aleksi Çipras e kanë akuzuar se babai i tij ka financuar ish-kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçonit, gjatë viteve 1967-1973, i cili edhe ky kryepeshkop ishte me origjinë shqiptare. Gjatë këtyre viteve Pavlos Çipras ka financuar edhe misionet në Afrikë të kryepeshkopit të sotëm të Shqipërisë Janullatosit. Lind pyetja se çfarë i lidh këta të tre? Ata janë me origjinë shqiptare dhe Çipra dhe Anastas Janullatosi janë nga Çamëria, Arta dhe Preveza. Aleksi Çipra ka marrëdhënie të ngushta edhe me Kryepeshkopin e sotëm të Greqisë, Jeronimo Lapi (Labi) i cili është me origjinë shqiptare.
Nëna e Aleksit është nga fshati Elefteropoli të Kavallës që deri në vitin 1928 quhet Pravi. Ndërsa Babai i tij, Pavlos Çipra është nga fshati i Artës të Çamërisë.
Mbiemri ÇIPRA rrjedh nga fjala shqipe Sipër-Mbi, në dialektin çam. Konstandin Kristoforidhi në fjalorin e tij të gjuhës shqipe botuar në greqisht në Athinë më 1904, në faqe 441 shpjegon se fjala TSIPRA-është fjalë shqipe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aleksi Çipra me origjinë, arben llalla, e Çamërisë!, nga Arta

DILA GECAJ – SHQIPONJA E KËNGËS SHQIPTARE

January 8, 2015 by dgreca

Nga Sulejman MATO,Tiranë/
Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, në një mbrëmje me atmosferë të veçantë mikpritëse, pata fatin të njihesha me dy këngëtare të shquara të këngës popullore, Dy vajza të thjeshta, njëra vinte nga Amerika, Dila Gecaj, poetja dhe këngëtarja e njohur e këngëve të trevës së Gjakovës, një vajzë tepër e thjeshtë dhe plot hire, me flokët të bukur e të dendur hedhur supeve, e veshur kuq e zi, siç preferojnë të vishen kur vijnë në atdhe të gjitha vajzat shqiptare që rrojnë larg, plot me mall për atdheun. Tjetra vinte nga Athina, Lindita Gjoka, këngëtarja e njohur e këngëve mirditore, një vajze e qeshur, e ndjeshme dhe miqësore, me një bishtkali të gjatë.
Përjetuam një darke të intime dhe shumë të ngrohtë miqësore, tek restoranti “Amur”, së bashku me spikeren e njohur të Radiotelevizionit shqiptar, Sivana Braçe dhe studiuesin dr. Murat Gecaj. Na bashkoi kënga popullore. Koncerti që do të jepej pas dy ditësh në qytetin e Shkodrës te dy shoqet këngëtare do të realizonin së bashku dhe një klip të ri. Këto dy këngëtare të njohura kishin kohët që korrnin duartrokitjet e diasporës shqiptare në vendet ku jetonin dhe punonin. Me këtë duet të ri, shqiponjat (Shqipëri-Kosovë) do të shndërroheshin në një shqiponje të vetme, si shqiponja e flamurit kombëtar.

***

Ato që i mbledhin shqiptarët pranë këngëve si pranë zjarreve të ndezur të vatrave shqiptare

Kush i ka njohur dhe dëgjuar këngët e tyre në festa, në dasma e në përvjetorë, mund t’ju tregojë dhe më mirë emocionet që kanë përjetuar ato kanë dalë në skenë, me veshjet e tyre karakteristike popullore.
Në kohët më të vështira të emigracionit, kane qenë këngët popullore dhe këngëtaret si Dila dhe Lindita, ato që i kanë mbledhur dhe i mbledhin shqiptarët pranë këngëve si pranë zjarreve të ndezur të vatrave shqiptare. Kam parasysh shumë koncerte të dhëna jashtë atdheut, midis emigrantëve, kur nuk reshtin duartrokitjet e përlotjet, valëvitjet e flamujve shqiptarë dhe thirrjet: “Rroftë Shqipëria!”. Në një farë mënyre, këngëtare si Dila dhe Lindita, si Merita Halili e Liri Rasha, si Eli Fara dhe Ermira Babaliu, që jetojnë jashtë atdheut, kanë qenë dhe janë ambasadoret tona të nderuara, të cilat, në çdo vend që janë gjendur janë pritur e përcjellë me ovacione dhe duartrokitje te pareshtura, dhe spektatorin e huaj e kanë lënë të mahnitur, jo vetëm me meloditë e papërsëritshme të thesarit popullor, por dhe me kostumet e jashtëzakonshme e plot ngjyra e fantazi të kostumografisë shqiptare.
Në atë mbrëmje unë ju bëra një propozim, që më pas do të më dukej pa kuptim:”Pse nuk këndoni të veshura me kostume të kohës ?“ Jo. U përgjigjen ato të dyja njëzëri. Ti nuk e kupton dot sa efekt ka kënga kur je veshur edhe me kostum popullor. Na pyet ne që i përjetojmë këto emocione të spektatorëve tanë të cilët janë të etur dhe për një fjalë shqip…” U dhashë plotësisht të drejtë, duke menduar se, atë që nuk e kanë bërë dot ambasadat tona gjatë këtyre viteve të tranzicionit, e bëjnë këto këngëtare sokolesha pa të cilat përvjetorët dhe festat tona në emigracion nuk do të kishin bukurinë dhe ndriçimin e duhur.
Dila Gecaj, një emër që të kujton menjëherë këngët popullore të trevës së Gjakovës, prej nga vjen, ku është lindur dhe rritur bashkë me këngën. Ishte fare e vogël kur nisi të dal në skenë. Debutimin e parë e ka bërë në vendlindjen e vet. Një zë i veçantë, tingëllues si ujërat e kthjellëta të Cemit, hera – herës, i trishtueshëm, si trishtimi i motiveve malësore që ajo këndon. Hera –herës zëri e saj shpërthen me nota të gëzueshme. Gjatë gjithë jetës së saj ajo ka lënë gjurmë në këngën popullore me një repertor të pasur. Nga krijimtaria e saj ne kemi disa albume, me zërin e saj dhe duete me këngëtare dhe këngëtarë të tjerë të njohur, si Arif Vladi, Parashqevi Simaku, Merita Halili e Shqipe Kastrati. Kënga për Dilën është bërë ushqim shpirtëror, për veten e vet dhe për dëgjuesin shqiptar.
Këtë e jeton e këndon në Amerikë, për spektatorin shqiptar në emigracion, por edhe për dëgjuesin e huaj. Zëri i saj melodioz me një timbër krejtësisht të veçante është bërë e njohur për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Amerikës.

Zëri i Dilës ka qenë një ngushëllim dhe inspirim për emigrantët e Amerikës, të cilët, edhe pse jetojnë në një vend të përparuar e të zhvilluar ekonomik, u mungon qielli i Shqipërisë.

Ajo që të bën përshtypje kur dëgjon së kënduari Dilen, është zëri i saj i hollë koloristik e paksa melankolik në harmoni me gjendjen e saj shpirtërore. Dhe trajtimi i veçantë, plot patos, i temave patriotike. Zëri i Dilës ka qenë një ngushëllim dhe inspirim për emigrantët e Amerikës, të cilët, edhe pse jetojnë në një vend të përparuar e të zhvilluar ekonomik, u mungon qielli i Shqipërisë. U mungon dashuria e njerëzve që kanë lënë në këto troje, u mungojnë rrugët e qytetit dhe të fshatrave te tyre, u mungojnë tingëllimi i bukur i fjalëve shqip, ndaj, sa dëgjon fjalët e para të këngës “Lene nanen, lene baben”, sallën e pushtojnë duartrokitjet e gjata.
Dila vjen këto ditë në Shqipëri dhe ne Kosovë, për të shkelur me këmbë tokën që e rriti, dhe të prek me zërin e saj melodioz njerëzit dhe spektatorin që i ka munguar prej sa kohësh.
Gjithë këtë iniciativë këto këngëtare e bëjnë në kondita të vështira, privatisht dhe me shpenzimet e veta, jashtë çdo përfillje nga ministritë e kulturës, duke e ditur që janë të mirëpritura nga spektatori artdashës, ato kryejnë një mision të shenjtë për shqiptarët.
Këngë të tilla patriotike, të cilat bëjnë pjesë në repertorin e Dilës, si ”Mirë se të gjeta toka mëmë”, “Krushqit për Kosovën”, “Motra e Gjergjit” etj., të kënduara mjeshtërisht nga kjo këngëtare gjakovare, përbëjnë një vlerë kombëtare. Dhe nuk janë vetëm këto dy këngëtare që kryejnë këtë mision të heshtur kulturor, janë dhjetëra këngëtarë e këngëtare të tjera të shpërndara nëpër botë, si Merita Halili, Ermira Babliu, Shqipe Kastrati, Arif Vladi, Parashqevi Simaku etj., ejt., qe, duke jetuar e punuar jashtë atdheut mbajnë të ndezur zjarrin e këngës popullore.

Shkodra përjetoi ngjarjen më të madhe artistike të vitit

Të nesërmen dy këngëtaret realizuan klipin e tyre të përbashkët. Dy dite me vonë, Teatri i Shkodrës, me këto dy këngëtare dhe të tjerë, do të përjetonte ngjarjen më të madhe artistike të vitit.
Duke i mbyllur këto shënime për Dilën dhe Linditën, dua të theksoj një gjë të rëndësishme: Janë këto këngëtare të cilat me sakrifica dhe përkushtim ruajnë dhe transmetojnë këngët burimore të vendit tonë nga brezi në brez, duke u bërë protagoniste të vlerave kombëtare në festa përkujtimore, dasma dhe përvjetorë. Spektatori i do, i vlerëson dhe kudo qe ndodhet i duartrokit i intuziazmuar. Pa këngët e tyre festat nuk do kishin as kuptimin, as dritën, as entuziazmin dhe as frymën patriotike që i rrëmben shqiptarët në raste të tilla. Duhet t’i përgëzojmë dhe t’i vlerësojmë këto dy këngëtare dhe gjithë këngëtarët e tjera që kultivojnë këngën popullore dhe për edukimin me traditat më të mira të këngës popullore që ato përçojnë tek brezat më të rinj.

Filed Under: ESSE Tagged With: DILA GECAJ - SHQIPONJA E KËNGËS SHQIPTARE, Sulejman Mato

MAJOR ALEM MEHMETI, KOMANDANT I PARË I XHANDARMËRISË SHQIPTARE

January 8, 2015 by dgreca

“Alem Agaj ish komandant i parë i xhandarmërisë të krijuar rishtazi dhe me gradën major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej”-Ago Agaj/
Nga Enver Lepenica /
Një nga më të pasurit, e sigurisht më i dukuri i parësisë së Vlorës, Alem Mehmet Tragjasi, u bë dhe një ndër më të parët e atdhetarisë së Shqipërisë, duke hyrë në lëvizjen kombëtare në çastet më dramatike të historisë sonë të dhimbshme.
Në maj të vitit 1907, çeta e Çerçiz Topullit me një anije zbriti në Gramë të Karaburunit dhe me kërkesë të tij u krijua “Komiteti Drejtonjës i Krahinës” në kryesinë e të cilit nga Tragjasi bënin pjesë Alem Mehmeti dhe Yzeir Muço. Ky Komitet kishte për qëllim që në bashkëpunim me klubin “Labëria”, të hapnin depot e armëve dhe të armatosnin popullin; për të çliruar vëndin nga pushtimi turk, për këtë arsye bënë edhe mbledhjen e parë në Fushë të Dukatit.
Në muajin shtator 1909, Sheme Sadiku (Kondi) nga Dukati është takuar në Ujë të Ftohtë të Vlorës me Çerçiz Topullin, dhe ranë dakort që të furnizojnë me armë krahinën e Dukatit. Nga fillimi i vitit 1910, Gaqo Kaporja e Alem Mehmeti u nisën për në Korfuz, blenë armë dhe i sollën në Himarë, Dhërmi dhe Bristan, Karaburun.
Më 26 korrik 1910, Ismail Qemali bëri në shtëpinë e Sharrajve në Vlorë një takim në të cilën kërkoi organizimin e fshatarëve në komitete. Tragjasi përfaqësohej nga Mustafa Selmani. Përfaqësuesit
e kësaj mbledhje bënë takime në çdo fshat dhe vendosën që shkëputjen nga Turqia ta kërkojnë me armë. Trimëria, zotësia, burrëria dhe besimi që populli kishte tek Alem Mehmeti i dhanë atij postin e Kryetarit të Krahinës së Dukatit. “Më 16 duke u gdhirë 17 korrik i vitit 1911, Kryetari i Malësisë së Dukatit Alem Mehmet Tragjasi, me rreth 4000 burra të armatosur, shkoi deri në periferi të qytetit të Vlorës ku ishte ngritur kampi i çadrave të redifëve nga Tepelena, të cilëve ju refuzua ndihma e shpresuar”.
Alem Mehmeti duhet të ketë marrë pjesë në Sinjë, në mbledhjen e protestës të Qishbardhës më 3 gusht 1912, ku është diskutuar memorandumi i Ismail Qemalit dhe Syrja Bej Vlorës, ku i kërkohej Sulltanit të pranoheshin 12 kërkesat e shqiptarve për pavarësi. Alem Mehmet Tragjasi, gjatë udhëheqjes së kryengritjeve antiturke, ishte bërë më i afruari tek Ismail Beu, i njohur me të gjatë emigrimit në Itali dhe kishte marrë pjesë në çdo lëvizje kombëtare kundër Turqisë. Në një nga këto përpjekje ushtria turke
u afrua shumë dhe Ismail Beu e pyeti:
-Po nashti Alem Aga nga do ja mbajmë?
-Ti peshk në det e unë si ujk në pyll – iu përgjigj qetësisht Alem Agai.
Dhe ashtu bënë. Ismail Beu u fut në gjemi, në det e shkoi në Europë dhe Alem Agaji shkoi në pyll e mbeti maleve, deri sa fituan lirinë dhe turqit mbenë me duar bosh. Përpjekjet shekullore të shqiptarëve dhe veçanërisht të heronjve legjendarë kosovarë, shpunë në Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe krijimin e Shtetit të parë Shqiptar pas 500 vjet robërie.
* * *
Pasi kishte përshkruar udhën e një luftëtarit të vërtetë për liri, dhe përgatitjen shpirtërore të popullit për pavarësi e vetëqeverisje, arrijmë në fund të vitit 1912, kur mbi krye të Alem Mehmetit, qeveria e parë shqiptare vë kurorën e lavdisë, duke e bërë komandantin e parë të xhandarmërisë shqiptare, kurorë që ai e meritoi, e mbajti dhe e ngriti lart deri sa dha shpirt.
Kështu pra, në qeverinë e parë shqiptare të Ismail Qemalit, Alem Agai u emërua komandant i xhandarmërisë dhe iu dha grada major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej.
Është rasti të ndalemi para këtij fakti kuptimplotë, para të cilit kanë se ç’mësojnë jo vetëm ushtarakët tanë por gjithë administrata shtetërore.
Është mësimi i parë për ne shqiptarët që të dimë se Shqipërinë e mbajtën dhe do ta shpëtojnë idealistët dhe nacionalistët, ata që “s’pranojnë të marrin rrogë nga shteti” edhe kur puna dhe detyra e tyre në çdo hap që hedhin është me rrezik për jetën e tyre dhe të Atdheut të tyre. Në detyrën e komandantit të xhandarmërisë, major Alem Mehmet Tragjasi, shpalosi edhe një herë virtytet si trim, besnik i vendit të tij dhe si polic me aftësi. Ai bashkë me major Ahmet Lepenicën dhe shumë burra të tjerë, treguan se trimat Shqipërisë s’i kanë munguar; ata së bashku me trimat kosovarë, ose 400 djemtë e mi, siç i quante Isa Boletini, mbrojtën qeverinë me forcën e armëve, vendosën qetësinë dhe rendin, dhe jo vetëm me armë po veçanërisht me fuqinë e shpirtit të tyre idealist.
Pa këtë mbrojtje kjo qeveri nuk mund të jetonte asnjë ditë, nën kërcënimin e çakejve të brendshëm dhe lakmisë grabitqare të grekëve nga jugu dhe të serbëve nga veriu. Është vendi të tërheqim vëmendjen e studiuesve dhe historianëve që akoma nuk u kanë dhënë vendin e merituar ushtarakëve tanë, që pa armët e tyre Shqipëria nuk mund të bëhej e nuk mund të mbetej Shqipëri, ishte koha kur vendoste pushka!
Janë të shumta përpjekjet që udhëhoqi dhe luftoi vetë Alem Agai. Luftime të rrepta janë bërë me forcat greke, nga fundi i muajit dhjetor 1912, veçanërisht në Kuç, në Bregdetin e Himarës dhe Delvinë. Në Bregdet forcat tona mund të thyheshin nga grekët dhe kështu rrezikohej edhe pavarësia, prandaj komandantët e çetave tona kërkuan ndihmë.
Krahina e Dukatit si gjithnjë e besës, nisi forca të reja nën komandën e trimit dhe atdhetarit Alem Mehmeti, që e kishte dërguar personalisht Ismail Qemali të cilin populli e përjetësoi në këngë:
Mua qeni më rrethoi (qeni = greku)
Dua ndihmë se më bloi
Në brigjet e Bregut të detit
Bën dyfek Alem Mehmeti
Katër ditë rrethuar mbeti
Kështu e thotë seneti.
Në këtë luftë ranë edhe dëshmorët Selim Gërneci nga Dukati dhe Mustafa Troqe nga Tragjasi etj. Pas katër ditë lufte Alem Mehmeti duke i mbajtur të rrethuar, si në darë, grekët, i shpartalloi duke lënë shumë të vrarë dhe plaçkë lufte. Kështu greku nuk mundi të kalonte asnjëherë Qafën e Llogorasë, sepse gjithmonë nga shpirti i popullit ka dalë thirrja: Të ngrihi burra e gra / Se greku sipër na ra.
Mid‘hat Frashëri shkruan për këtë betejë : “Edhe në Himarë janë 400 grekër, por shqiptarët kanë zënë Dukatin, Vranishtin dhe Kuçin dhe grekët nuk bëjnë dot asnjë çap.” 2)
Gjatë raprezaljeve të papara që bënë grekët gjatë viteve 1912- 1914, del në dukje fisnikëria e Alem Agait duke i strehuar e ndihmuar me ushqime e veshmbathje të shpërngulurit nga vatrat e tyre.
Në shtator 1913, Alem Mehmeti lirohet nga detyra e komandantit të xhandarmërisë të Shtetit të parë Shqiptar, por ai mbeti një ushtar besnik i Atdheut të tij, deri në frymën e fundit, një ushtar i mirë i lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Jeta e tij është ngjeshur plot vepra atdhetare. Heroike është qëndresa e tij në Qafë të Llogorasë, më 1914 kundër grekëve, në këtë luftë të udhëhequr nga Alem Mehmeti, morën pjesë edhe gratë e krahinës së Dukatit. E paharruar do të mbetet Sado Koshena, ajo heroina e 1920-tës.
Po më 1914 Alem Mehmeti është në krye të fshatarësisë së Vlorës, bashkë me Osmën Haxhinë, në bisedimet që bënë në Frakull, Fier më 23, 24 gusht 1914 me rebelët, mundën të shmangnin gjakderdhjen dhe të ruanin flamurin me shkabën dy krenare që rebelët nuk e donin.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, Vlora mbeti e pushtuar nga italianët, çka i bënte shqiptarët po veçanërisht vlonjatët të rënkonin.
Kështu filloi të gatitej Lufta e Vlorës. 28 nëntori 1919 u festua dhe u ngrit flamuri në Brataj, Dukat dhe veçanërisht në Vlorë, ku pati dhe përleshje me karabinerinë italiane. Ai që shquante në parinë e Vlorës në organizimin e një kryengritjeje kundër Italisë ishte Osmën Haxhiu, po ashtu Qazim Kokoshi, Ahmet Lepenica, Hazbi Canua, Ali Beqiri, Duro Shaska, Shero Emini, Ali Bej Këlcyra, Alem Mehmet Tragjasi, Hamit Selmani, Myqerem Hamzaraj, Halim Xhelo etj.
Kështu vijmë te “beja e Barçallasë” më 29 maj 1920. U quajt kështu se pjesëmarrësit nga gjithë Vlora u betuan për luftë kundër Italisë, për jetë ose vdekje.
Në organizimin e popullit për luftë shquan Alem Mehmeti. Ai bashkë me parinë e Vlorës, organizoi Barçallanë, dhe bashkë me pesë burra që përfaqësonin Vlorën, shkoi për bisedime me qeverinë e Tiranës. Me t’u kthyer nga Tirana ata lëshuan kushtrimin. Për organizimin dhe drejtimin e kryengritjes, u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i përbërë prej 12 burrave nga më të shquarit e Vlorës, që gjatë jetës së tyre kishin dhënë jo një herë prova të trimërisë dhe atdhedashurisë me në krye Osmën Haxhinë ose Osmën Nurin siç i thosh populli. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” caktoi komandant të përgjithshëm të trupave kombëtare major Ahmet Lepenica.
Siç shihet, në elitën e atdhetarëve që do të ngrinin Vlorën në luftë për jetë a vdekje, bënte pjesë dhe Alem Mehmeti. Pas detyrës si komandant i parë i xhandarmërisë shqiptare, i Shtetit të pare Shqiptar, kurora e dytë e lavdisë e Alem Mehmetit, është zgjedhja e tij në drejtimin e kësaj lufte, që bashkë me Kongresin e Lushnjës kanë për historinë tonë të re, rëndësinë e 28 nëntorit 1912 dhe të Qeverisë së Ismail Qemalit. Për luftën e Vlorës ai nuk dha vetëm mendjen, zotësinë dhe atdhedashurinë por edhe pasurinë e shumtë
të tij, njësoj si dhe Osmën Haxhiu.
Kongresi i Lushnjës dhe Llufta e Vlorës, “shpallën” para botës pavarësinë e harruar të Shqipërisë, dhe vulosën me gjak sovranitetin e pakufizuar të vendit tonë. Në lindjen e shtetit tone më 1912, dhe në rilindjen e tij më 1920, është edhe dora, mendja dhe vepra e Alem Mehmet Tragjasit.
“Ai vishej me poture peshlli, ngjyrë të kaltër të errët, të qëndisur me gajtanë të zes prej mëndafshi, tirq të bardhë si bora, tizga të kuqe mëndafshi me xhufka, mbi supe hedhur një gunë të shkurtër të kaltër të errët, me astar të kuq përbrënda si guna dha kaçupi i saj. Gjithnjë hipur në pelë a kalë revan. Burrë më të bukur dhe pamje më piktoreske rrallë të shohin sytë” thotë bashkëluftëtari i tij Ago Agaj.
Me pelën doreshë të racës arabe të Alem Agait, që për bukuri e shpejtësi nuk kishte shoqe mbase në tërë Shqipërinë, i shpuri ultimatumin gjeneralit italian Piaçentinit, Mehmet Selim Mallkeqi. Alem Mehmet Tragjasi ka lindur në Tragjas të Vlorës, ku kaloi një jetë plot bukuri e gjallëri, me shokë dhe miq të shumtë që si munguan asnjëherë, plot lavdi e famë që rrallë t’i rezervon fati në histori, dhe e dorëzoi shpirtin e tij të bukur, po atje, në vitin 1926. Më poshtë Ago Agaj vazhdon: “Një nga më të pasurit e sigurisht më i dukuri i Parisë së Vlorës, Alem Mehmeti, kur nuk ishte i zënë me punë politike, bënte jetën më të rehatëshme e me më salltanet nga të gjithë shokët e tij…
Ishte më i afruari te Ismail Beu dhe kish marrë pjesë në çdo lëvizje kombëtare kundër Turqisë… Në kohën e krijimit të Qeverisë Provizore të Ismail beut, Alem agai ish komandant i gjindarmërisë të krijuar rishtas dhe me gradën major, por pa rrogë pasi nuk pranoi të shpërblehej… E dorëzoi shpirtin e tij të bukur në Tragjas… pas një jetë plot bukuri e gjallëri të përfunduar plotë famë.” 3)
* * *
Vdekja e Alem Mehmetit tronditi zëmrat e vlonjatëve dhe të gjithë shqiptarëve. Një djalë i ri që më vonë do të merrte famë për përkushtimin ndaj çështjes sonë kombëtare Tahir Hoxha nga Tragjasi, shkroi nekrologjinë në shtypin e kohë.

Filed Under: Histori Tagged With: ALEM MEHMETI, I XHANDARMËRISË SHQIPTARE, KOMANDANT I PARË, Major

NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPIT

January 8, 2015 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Të mërkurën në Paris të Francës, terroristë të maskuar sulmuan kryeqëndrën e revistës satirike Charlie Hebdo duke vrarë 12 veta të pafajshëm, 10 gazetarë dhe dy policë dhe kanë plagosur disa të tjerë. Ndër gazetarët e vrarë përfshishej redaktori Stephane Charbonnier dhe satiristët e njohur Georges Wolinski, jean Cabut dhe Bernard Verlhac.
Sido që ta shikosh, ky ishte një akt barbar që shkaktoi një tragjedi njerzore, por në thelb ishte një akt terrorist i shëmtuar kundër lirisë dhe demokracisë. Sulmi në Paris kundër gazetës satirike dhe gazetarve të saj ishte mbi të gjitha, sipas gazetës The Financial Times, “Një akt i bërë me qëllim për të frikësuar shtypin, ishte një sulm kundër lirisë së fjalës, që është shtylla e çdo shoqërie demokratike.”
Sulmi barbar kundër gazetës satirike Charlie Hebdo në Paris shokoi botën dhe reagimet ndërkombëtare ishin të shpejta dhe të vendosura nga presidentë e kryeministra, nga organizata private dhe ndërkombëtare, mbështetse të fjalës së lirë dhe të lirisë së shytpit. Presidenti Francez, Francois Hollande e cilësoi sulmin si një akt barbarizmi të veçant kundër medias dhe shtoi se, “Asnjë sulm barbar nuk do të vrasë kurrë lirinë e shtypit”. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i organizatës franceze, “Reporters Sans Frontières” (Korrespondentët pa Kufij”), e cila merret me promovimin dhe mbështjetjen e lirisë së informacionit dhe të lirisë së shtypit kudo në botë, Z. Christophe Deloire, i shokuar nga sulmi në Paris, u shpreh se “Sulmet me armë kundër zyrave të gazetave ndodhin në Irak, në Somali dhe në Pakistan”. A mund ta kishim parashikuar një sulm të tillë kaq të tmershëm në Paris, bëri pyetje ai. Drejtori i Organizatës “Reporters Sans Frontières”, që me vite ka mbrojtur lirinë e medias anë e mbanë botës, u shpreh se sulmi ishte një “Ëndërrë e tmershme që u bë realitet. Ky sulm terrorist”, shtoi ai, “shënon një ditë të zezë në historinë e Francës.” Christophe Deloire deklaroi gjithashtu se, “Nuk mund të ketë një sulm më të tmershëm kundër lirisë së medias dhe lirive në përgjithësi, se sa sulmi me armë kundër një enti gazetaresk, duke vrarë gazetarët. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për liri dhe tolerance, përball këtij barbarizmi. Do ta bëjmë këtë në kujtim të gazetarëve që u vranë në Paris si dhe për të gjithë ata që kanë dhënë jetën në mbrojtje të vlerave themelore të lirisë së fjalës dhe të informacionit”, përfundoi deklaratën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, “Reporters Sans Frontières”.
Reagimet ishin të shpejta edhe nga udhëheqsit më të lartë botërorë të cilët u shprehën të shokuar nga sulmi në Paris. Ata ofruan ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave dhe mbarë popullit francez dhe njëkohësisht dënuan ashpër sulmin e të mërkurës, në zemër të Europës. Ndër të parët që reagoi ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili dënoi ashpër vrasjet barbare të gazetarve francezë dhe i ofroi qeverisë franceze të gjitha ndihmat e nevojshme të vendit të tij, në këtë moment të vështir për Francën, duke thënë se “Franca është ndër aleatët më të vjetër të Amerikës dhe se ajo ka qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrroristëve, të cilët kërcënojnë sigurimin tonë dhe botën.” Pas një takimi me Zëvëndës Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry për të biseduar mbi situatën e krijuar në Francë, Presidenti amerikan e cilësoi gjithashtu aktin barbar në Paris si një sulm kundër lirisë së të shprehurit dhe lirisë së shtypit në përgjithësi. “Fakti se ky sulm u bë kundër gazetarve, kundër lirisë tonë të medias, nënvijon gjithashtu frikën që këta terroristë kanë nga liria e fjalës dhe nga liria e shtypit”. Në deklaratën e tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara shtoi se, “Por, gjëja për të cilën jam tepër i sigurt, është fakti se unë jam i bindur se vlerat të cilat ne i ndajmë me popullin francez, besimin – një besim universal në lirinë e fjalës – është diçka që nuk mund të shuhet nga dhuna e pakuptimtë që ushtrojnë disa.”
Reagimi ndaj barbarizmit kundër gazetarve francezë në Paris ishte i shpejt edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, i cili duke shprehur indinjatën e tij të thellë, dënoi sulmin duke thënë se, “Ky akt i tmershëm barbar ka për qëllim të ndajë e të pëçajë dhe si rrejdhim ne nuk guxojmë të biem në atë kurthë. Ky është një moment për të treguar solidaritet në mbarë botën, duke qëndruar të fortë në mbështetje të lirisë së fjalës dhe tolerancës dhe kundër forcave përçarëse dhe atyre të urrejtjes”, u shpreh Ban ki Moon. Ndërsa Papa Françesku e dënoi ashpër atë atë që ndodhi në Francë duke e cilësuar si një “sulm i tmershëm”, i cili tmeroi jo vetëm Parisin dhe Francën por shqetësoi dhe habiti të gjithë njerzit vullnet mirë dhe të gjithë ata që dëshirojnë paqën. Udhëheqsi i Kishës Katolike u bëri thirrje të gjithëve, “Që të kundërshtojnë me çdo mjet që kanë në dispozicion përhapjen e urrejtjes si dhe të gjithë format e ushtrimit të dhunës fizike dhe morale, të cilat shkatërrojnë jetën njerëzore dhe shkelin dinjitetin e njerëzve, dhe që nga ana tjetër, minojnë në mënyrën më radikale të mirën themelore të bashkjetesës midis individëve dhe njerëzve pa marrë parasyshë dallimet kombëtare, fetare ose kulturore.” Cilado qoftë arsyeja për atë sulm, dhuna që përfundon në humbje jete njerzish duhet të dënohet dhe nuk mund të justifikohet kurrë, është shprehur Papa Françesku. Ndërsa Organizata për Sigurim dhe Bashkunim në Europë në një komunikatë që lëshoi me këtë rast thotë se, “Në një shoqëri demokratike është e nevojshme të pranojmë që të shokohemi, të zemërohemi, madje edhe të ofendohemi. Por përdorimi i dhunës, kundër atyre që kanë një mendim ndryshe, është i papranueshëm”, dhe u bën thirrje qeverive të ndryshme që të “marrin të gjitha masat që është e mundur për të luftuar presionet, frikësimet dhe dhunën, përdorimi i të cilave ka për qëllim ndalimin shfaqjes dhe të përhapjes së opinioneve dhe ideve të ndryshme.”

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në një deklaratë në lidhje me sulmin në Paris tha se Franca, si asnjë vend tjetër e di se liria ka një çmim, sepse ishte ajo vet që e lindi demokracinë. Franca, shtoi ai, ishte nxiti aq shumë revolucione të shpirtit njerëzor, të lindura nga liria dhe nga fjala e lirë dhe kjo është ekzaktërisht ajo nga e cila kanë frikë ekstremistët, nënvijoi kryediplomati amerikan. John Kerry u bëri thirrje francezëve që të mos demoralizohen nga këto kërcënime duke thënë se, “Liria e fjalës dhe liria e shtypit janë vlerat themelore. Ato janë vlera universale. Janë parime që mund të sulmohen por kurrë nuk mund të zhduken, sepse njerëz të ndershëm dhe të guximshëm anë e mbanë botës, nuk do të dorëzohen kurrë para frikësimeve dhe terrorit të atyre që përdorin mënyra të tilla me qëllim për të zhdukur ato vlera universale.”Mbarë bota po e konsideron sulmin në zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo Paris që mori jetën e 12 vetave të pafajshëm, pikëspari si një humbje dhe tragjedi njerëzore, por edhe si një sulm të përgjakshëm kundër lirisë së të shprehurit dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe jo vetëm në Francë. Sulmi që shkaktoi vrasjen e 12 vetave të pafajshëm, po shikohet dhe komentohet njëkohsisht edhe si një përpjekje për t’i mbyllur gojën jo vetëm medias së lirë franceze dhe asaj europiane, por edhe më gjërë. Media të ndryshme dhe përfaqsues të medias së lirë dhe të pavarur në Francë dhe anë e mbanë botës, thonë se janë të vendosur që të mos frikësohen dhe të mos adaptojnë vet-censurimin, si rrjedhim i masakrës së gazetarve në Paris. Për ndryshe, siç thotë edhe gazeta e famshme Financial Times në një koment të saj në lidhje me masakrën e Parisit, shtypi i lirë nuk ka kurrfarë vlere, nëqoftse praktikuesit e shtypit, dmth gazetarët, nuk e ndjejnë veten të lirë të flasin dhe të shkruajnë lirisht.

Filed Under: Editorial Tagged With: Frank shkreli, Liria e shtypit, ne Paris, vritet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT