Flet kapiteni i Rimorkiatorit “Adriatiku”, zoti Petrit Cila:-Ja si nuk e lamë tragetin “Norman Atlantic” të përplasej në bregun shqiptar./
Nga Shefqet Kërcelli*/
Po kalon një muaj nga tragjedia e tragetit “Norman Atlantic” dhe jehona e këtij aksidenti të rrallë detar ende nuk është shuar, pasi në brigjet matanë Adriatikut vazhdojnë ende analizat dhe hetimet për shkaqet që cuan në këtë ngjarje të pazakontë.Ndërkohë detarët tanë civilë dhe ushtarakë ende jetojnë me kujtimet e atyre ditëve të vështira kur u përballën me detin e egër për të parandaluar tragjedinë detare.Por ajo që më shqetësoi të sjell në vëmëndjen e opinionit publik është mungesa e vëmendjes nga mediat tona për kontributin real që dhanë Rimorkiatorët e Kompanisë së Mjeteve tona Detare në parandalimin e pasojave që mund të sillte një përplasje e tragetit “Norman Atlantic” në cdo segment të bregdetit shqiptar. Është fakt që si drejtuesit e kësaj kompanie të suksesshme shqiptare ashtu dhe kapitenët e ekuipazhi i Rimorkiatorëve janë modestë dhe të rezervuar për të folur për ndihmën konkrete që dhanë në këtë ngjarje, e cila mund të kishte marrë përmasa të jashtëzakonëshme për bregdetin tonë. Tabloja e mjeteve që morrën pjesë në këtë operacion detar është gjysmake pa pasqyruar punën dhe vështirësitë me të cilat u përballën detarët e RM “Adriatiku”. Sipas detyrës që morëm nga drejtuesit e kompanisë u nisëm më datën 29 dhjetor, ora 10.30 nga porti i Durrësit, tregon Kapiteni i RM “Adriatiku” Petrit Cila. Deti ishte 5-6 ballë dhe era V-VP-VL. Në orën 16.30 të kësaj dite ne ishim një milje larg tragetit të djegur, i cili ishte braktisur rreth 4 milje nga Veriu i Sazanit dhe po kaq nga Jugu i derdhjes së Vjosës. Në vendngjarje ishim 4 RM italianë e grekë dhe dhe 2 RM shqiptarë. Ndërkohë kapiteni i anijes “Lissus” na konfirmoi faktin që trageti ishte i braktisur dhe era e fortë po e conte drejt brigjeve shqiptare. Rreziku ishte permanent. Krahas zjarrit, trageti mund të sillte një ndotje të paparë, bashkë me të dëmet ekologjike. Ne u ndodhëm atje në kohën dhe vendin e duhur, thotë kapiteni. Ishte gjë e mirë që ata kishin lënë një cimë në bash dhe një cimë në kic, thotë marinari Gjergj Bicaj. Tragetet dhe anijet e tjera italiane dhe greke që ndodheshin në rajon nuk mund ta kapnin cimën, pasi nuk mund ti afroheshin “Norman Atlantic”, kështu që kjo barrë i ngeli RM “Adriatikut”. Aty detarët tanë të sprovuar Gjergji, Shpëtim Brahimaj, arritën të kapin cimën dhe ta lidhin tek kallumi i “Adriatikut”. Bëjmë të pamundurën për kapjen e cimës në bashin e anijes. Nga kjo orë e në vazhdim trageti u mbajt i sigurt nga RM ynë. Ne e mbajtëm tragetin ne kujdes. Hidhnim ujë për të ruajtur cimën mos digjesh. 48 orë tension, ankth, përballje me valët e egra të detit. E njejta situatë vazhdoi deri më datë 31. Kështu tragetit “Norman Atlantic”, i lënë në mëshirë të fatit i doli zoti Rimorkiatori ynë, thotë kapiten Cila. E mbajtëm për dy ditë të karikuar, duke u krijuar mundësi mjeteve të tjera të hidhnin ujë e të manovronin lirshëm. Ndërkohë RM “Adriatiku” hidhte ujë në traget dhe cimë për të mos e lejuar atë të digjet. Kështu ekuipazhi i RM “Adriatiku”, i përbërë nga Kap. Petrit Cila, Oficer Alban Hoxha, k/mekanik Ilir Duka, elektricist Ali Guci, mekanikët Kledi Hamiti dhe Ervis Tonuzi, si dhe marinarët Gjergji Bicja dhe Shpëtim Brahimaj, sakrifikoi shumë në këtë aksident detar. Rimorkiatori “Adriatiku” mbajti peshën kryesore në këtë operacion të vështirë. Ekuipazhi i tij e mbajti të lidhur tragetin për dy ditë, në cdo cast merrnim urdhërin”- mos e lëshoni! Dhe ne nuk e lëshuam atë deri në orën 10.00 të datës 31 dhjetor, kur deti ra dhe erdhën rimokiatorët nga Italia, si kofini mbas të vjelit. Italianët nga që kishte zjarr sa afroheshin dot ditën e parë, pastaj kur e morën me det të qetë, na thanë pse erdhët, thotë elektricisti Ali Guci. Me përpjekjet e përkushtimin tonë ne bëmë që nata e ndrimit të viteve mos sillte lajm të keq për tre popujt fqinj, vecanërsiht për shqiptarët, shprehen detarët e “Adriatikut”. Ndërsa autoritetet e anijeve ushtarake na falenderuan, drejtuesit e mjeteve civile nuk denjuan të thonë një fjalë mirënjohje. Por operacionin tonë humanitar e vlerësoi mbarë opinioni në dy brigjet e Adriatikut, pamvarësisht kush i mori lëvdatat. Në fund të fundit sakrificat e ekuipazhit tonë i di zoti, thotë kapiten Petriti, ne zbatuam një detyrë të autoriteteve shqiptare, pasi trageti ishte brenda ujërave tona. Teksa shohim dhe cimën e mbledhur të tragetit “Norman Atlantic” në kicin e RM “Adriatiku”, ndjehemi krenarë me këta njerëz fisnikë e guximtarë, që rrezikuan jetë e tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Por nuk është ky rasti i parë që Rimorkiatorët e kompanisë së Mjeteve tona detare marrin pjesë në operacione të tilla, ata dhe herë të tjera kanë marrë pjesë në operacione kërkim-shpëtimi, krahas institucioneve shtetërore, duke shkruar kështu historinë e tyre të ndritur në detarinë shqiptare. Dhe këtë histori të shkruar mbi dallgët e detit e bëjnë kapitenë të zotë si Petrit Cila, mekanikët e marinarët e zotë të këtyre mjeteve, lavdia e transportit tonë detar. Dikush mund të thotë:-vonë folët për këta detarë?! Por, më mirë vonë se kurrë, për të plotësuar boshllëkun mediatik të krijuar nga fatkeqësia detare e “Norman Atlantic” dhe për të evidentuar kontributin e mjeteve tona detare, një aset me vlerë për ekonominë dhe transportin tonë detar.
* Autori eshte bashkepunetor i Diellit
Archives for February 2015
PERSONAZH,/ Flet pedagogia dhe këngëtarja lirike Alisa Baraku Ndoci
– Çdo femër duhet të vendosë vetë pozicionin që do të zërë në familje, shoqëri apo profesion/
– Femra duhet ti jap fund konceptit se mundësitë dhe hapësirat të na i krijojë shteti, apo të tjerët/
– Si skena si pedagogjia kane një të përbashkët që quhet Art-Muzike/
– Kam jetuar në Kosovë për 10 vite, ku kam punuar në Operën e Kosovës si soliste/
-Më është dashur të rrezikoj edhe jetën duke kaluar për çdo dite në postblloqet policore Serbe për tu dhënë mësim fëmijëve kosovar./
– Nëse skena më jep mundësinë të shpalos pasionin, Pedagogjia më dhuron sadisfaksionin me nxënësit e mi
– Zërat tanë, Frederik Ndoci-Alisa kombinojnë bukur në këngën lirike
-Lidhja me muzikën: Gjyshi im ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Boston për Trombon
– Fëmijët nuk mund të jenë kurrë pengesë, përkundrazi, për mua janë frymëzim
Nga Albert Z. ZHOLI/
Një këngëtare lirike e cila e shoqëron në gjithë rruëgtimin jetësor, por me lidhjen e shpirtit binjak me këngëtarin e mirënjohur Frederik Ndoci, duetet e tyre kanë sjellë nj frymë të re në krijimtarinë e saj artistike. Njëkohësisht Alisa është pedagoge në Universitetin e Arteve të Bukura, profesion të cilin e dashuron po aq sa kënga lirike. Sipas Alisias “Si skena si pedagogjia kane një të përbashkët që quhet Art-Muzike. Nëse skena më jep mundësinë të shpalos pasionin, talentin e të kënaq shpirtin e dëgjuesve me zërin tim, Pedagogjia më dhuron sadisfaksionin e punës sime të përditshme me nxënësit e mi”. Për më tepër ajo thekson se “Hapësirat çdo kush i krijon vete, besoj se ka ardhur koha që ti japim fund këtij koncepti se mundësitë dhe hapësirat të na i krijojnë të tjerët, e aq më tepër qeveritë. Fundja c’lidhje ka Qeveria? Çdo femër duhet të vendosë vetë pozicionin që do të zërë në familje, shoqëri apo profesion”.
-Kohët e fundit ju keni realizuar disa duete me Frederikun, mos vallë erdhi koha për të hyrë bindshëm në rrugën e bukur të këngës lirike ( e theksoj bindshëm pasi ju jeni rritur me këngën lirike)?
Unë kam mbaruar “Akademinë e Arteve te Bukura” për Kanto, qe do të thotë se rrugës së muzikës Lirike i kam hyre para 25 viteve profesionalisht dhe që në fëmijëri të hershme shpirtërisht. që do të thotë se jam rritur me muzikën Lirike, e cila është bashkudhëtarja ime që do më shoqërojë deri ne fund.
Cilat janë të përbashkëtat e zërave tuaj, Alisa-Frederik në këto duete ? Ka tonacione të zërit lirik Frederiku?
-Të përbashkët kemi përgatitjen profesionale vokale dhe pasionin. Por të kërkosh ngjashmëri vokale është si të kërkosh dy njerëz të njëjtë. Zoti na ka krijuar të veçantë, e po ashtu edhe kordat tona vokale. Zërat tanë kombinojnë bukur ndoshta kjo është ajo që ju bën të mendoni se kemi ngjashmëri zërash.
Ku e ndjen veten më Mirë Alisa në skenë apo si pedagoge?
Si skena si pedagogjia kane një të përbashkët që quhet Art-Muzike. Nëse skena më jep mundësinë të shpalos pasionin, talentin e të kënaq shpirtin e dëgjuesve me zërin tim, Pedagogjia më dhuron sadisfaksionin e punës sime të përditshme me nxënësit e mi, kjo është forma më e bukur për të dhuruar dijet e tua tek brezat e rinj, plot pasion e ëndrra për te ardhmen.
– Nëna juaj një inxhiniere elektronike e rrymave të dobëta, po Alisa nga i mori ngjyrimet e muzikës?
Nëna ime vërtet është inxhiniere, por njeriu mund të ketë disa talente. Nëna ime ka kënduar në fëmijërinë dhe rininë e hershme te saj, ka një zë të mrekullueshëm me një impostim natyral. Muzika është një tjetër pasion dhe talent i saj. Por nuk është rastësi. Talenti i nënës sime dhe im gjithashtu, trashëgimin e kanë nga gjyshi im Kristaq Panduku. Gjyshi im ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Boston për Trombon në vitet 1920, pas diplomimit është kthyer në Shqipëri e për vite me radhë ka qenë drejtuesi i Bandës muzikore Shqiptare. Ndoshta lexuesit nuk e njohin shume, sepse dihet që këtu tek ne nuk i jepet vlerësimi i merituar njerëzve që vërtet e meritojnë. Por mund te them me krenari se gjyshi im Kristaqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e shkollimin e muzikanteve të rinj, si dhe në Artin Shqiptar.
Tashmë me dy fëmijë, keni kohë për vete, për të pirë kafe dhe me shoqërinë?
Besoj se nuk është problemi tek koha, por tek njerëzit që nuk dinë apo nuk duan të krijojnë një marrëdhënie me kohën. Gjithmonë mund të gjesh kohë nëse do, sigurisht mund të jetë më e kufizuar. Por asnjëherë nuk i kam kuptuar ato nëna që vetëm qahen se nuk gjejnë kohë edhe për veten e tyre. Fëmijët nuk mund të jenë kurrë pengesë, përkundrazi, për mua janë frymëzim qoftë në rendësin që i kushton vetes apo edhe miqve.
-Qeveria Rama a ka krijuar hapësirat për femrat?
Hapësirat çdo kush i krijon vete, besoj se ka ardhur koha që ti japim fund këtij koncepti se mundësitë dhe hapësirat të na i krijojnë të tjerët, e aq më tepër qeveritë. Fundja c’lidhje ka Qeveria? Çdo femër duhet të vendosë vetë pozicionin që do të zërë në familje, shoqëri apo profesion. Ku ka dëshira, pasione dhe ambicie, patjetër që ka edhe hapësira.
Lidhjet me Kosovën?
Kam jetuar në Kosovë për 10 vite, ku kam punuar në Operën e Kosovës si soliste ku kam një aktivitet shume të ngjeshur. Kam qenë edhe soliste e Presidencës së Kosovës ku aktivitetet e mia koncertale janë pa fund dhe kam kënduar përpara personaliteteve më të shquara shqiptare dhe Ndërkombëtare. Kam punuar edhe si mësuese e Kantos nga viti 1997-2001 në Liceun e Kosovës. Atëherë kur shtëpitë e shqiptarëve u kthyen në shkolla pasi okupimi Serb nuk lejonte mësimin Shqip. Më është dashur të rrezikoj ndoshta edhe jetën duke kaluar për çdo dite në postblloqet policore Serbe. Për këtë ndjej krenari, që edhe unë sadopak kam kontribuar në mësimin e shkollimin e te rinjve Shqiptar në Kosovë.
IKJA E DR.SELAHEDINIT, SIMBOLI I DIASPORËS SHQIPTARE NË AMERIKË
Shkruan: GËZIM LLOJDIA-Vlore/
“Dr.Selahedin Velaj u largua nga Shqipëria në prag të vendosjes së rregjimit komunist Libri i jetës së tij ishte i shkruar me letrën e fatit..
Largimi, nën një mot të ftohtë, nën vështrimin e mjegulluar të heshtur,anija shqiptare përpara se të mbërrinte në brigjet fqinje,mbeti në det ku kuja dhe frika e tmerri zgjuan detin nga gjumi.
Nuk mund të harrohen të gjitha, se gjithë jetën e tij mbi supe mbetën në shpirtin etij brenga. Ka kohë që kur sheh brigjet dhe detin, nuk duhet t’i kujtoj në kthim dhe ikje, “arratinë” dhe zërat e trishtuar në anije.Një herë shkoi deri në Korfuz për të parë brigjet shqiptare
“Cfarë po lemë nga pas?I kujtonte fytyrat e tyre kur zemra ndahej në dysh. Njëri vëlla largohet tjetri,Petriti “Mandela i Vlorës”,kapet për tu “strehuar definitivisht “ 37 vjet nëpër burgjet shqiptare,vëllai tjetër Hulusiu drejtor i bankës,i japin plumbin ballit me një motivacion të njohur,përkrahës i amerikanëve,familja vite internimi.
Petrit Velaj:Neper fshatra te Shkodres, bashke me tim vella Selahedinin, kaluam 3-4 muaj. Papritur ne ditet e para te gushtit 1944, na erdhi lajmi se ideatoret e Ballit Kombetar: Skender Muca, Yzeir Ismaili, dhe Zako Mezini u arrestuan pabesisht nga forcat gjermane, tek Ura Izvorit ne Orikum. Brenda po asaj nate ata pushkatohen ne fshatin Bubullime te Lushnjes. Vrasja e Skender Mucos dhe e shokeve te tij ishte nje humbje e madhe per nacionalizmin shqiptar. E kam degjuar nga goja e Mit’hat Frasherit kur na tha: “Ishte avokati Muco, i cili do te na nxirrte nga gjendja katastrofike ku po jeton gjithe vendi…” Ai ishte nderlidhesi i Shtabit te Mesdheut me forcat e Ballit Kombetar shqiptar. Ai kishte organizuar zbarkimin e shpejt te trupave aleate ne Dukat dhe Bregdet. Sic duket, sic me ka thene edhe Mit’hat Frasheri, gjermanet nga agjentet e tyre e kane marre vesh punen e bere nga Skender Muco.Ishim ne shtepine e Rrushit Rroit ne Shkoder kur morem vesh se ne fillim te Nentorit 1944, ne kete qytet erdhen krejt kreret e Ballit Kombetar, me ne krye Mit’hat Frasherin. U grumbulluan edhe me shume se treqind e ca te rinj. Mbas disa ditesh u kthye Sulejman Mecua nga Shtabi i Mesdheut e na tha: “Ushtarakisht, sot per sot e ka Nacionalclirimtarja. Kjo s’do vazhdoje shume. Per te ruajtur njerzit tane duhet te largohemi nga Shqiperia…” Keto fjale kaluan goje me goje te nacionalisteve ne te gjithe qytetin.Te nesermen si u gdhi, me thote im vella, Selahedini: “Petrit vella, te kerkon zoti Mit’hat Frasheri, ne oden e siperme te shtepise. Menjehere ngjita shkallet e drunjta. Trokita ne dere. Sapo hyra, zoti Mit’hat me prit me buzen ne gaz. Me thote: – “Do te shkosh ne Tirane. Atje do te takosh Medihane, vajzen e Mehdi Frasherit. Do t’i kerkosh ne emrin tim 650 napolona flori. Na duhen per ne gjemixhiun qe te na coj ne Itali. Keshtu o biri im, armatosu e sigurohu mire rruges. Gjithashtu do te shkosh e te takosh profesor Nexhat Peshkepine e t’i japesh haber se i pres te vijne ketu se bashku me doktor Haxhi Musane nga Elbasani”. U gezova pse keta ishin edhe miq te familjes sone.Sic me keshilloi Selahedini, nuk u nisa me veture, por mora udhen me autobusin e linjes Shkoder-Tirane. Ne Milot takoj Abas Ermenin, pasi autobuzi na ndaloi nga shenja qe dha pararoja e tyre. Aty, dy dite me pare ishte bere nje perleshje me gjermanet. Forcat e Ballit Kombetar, te komanduara nga Abaz Ermeni kishin djegur 12 makina, ishin vrare njerez nga te dyja palet. Abazi ishte merzitur kaq shume nga vrasja e luftetareve te tij, saqe mua mezi me njohu. Profesor Abazi kishte ndenjur 2 jave gjate vitit 1944 ne shtepine tone, ne Ujet e Ftohte. Me tregoi per perleshjen. Une i thashe per porosite e Mit’hat Frasherit dhe u ndame.
Ne afersi te katundit Mamurras, u ndeshem me nje prite. Rruga ishte e zene me peme e trungje lisi. Ishte e pamundr qe te kaloje. Nderkohe nga kodrat perreth bresheri armesh na qelluan me mitroloz. Ishin partizane te vendosur ne kodrat e Albulenes, ne afersi te Mamurrasit. Ne autobuz ishte edhe Isak Metua nga Mesapliku se bashku me Ejup Zoton nga Ramica. Une, meqenese kisha dhe nje leter nga Mit’hat Frasheri nuk u dorezova. Te shtenave te armeve te tyre u pergjigja me revolverin tim. Aty, tek muret e shtepise se Prek Previzit, ne nje vije hapa nje grope dhe e futa letren brenda. Shkova tek muret e shtepise ku u ndesha perseri me forcat partizane. Njohja njerin prej tyre. Ishte Vangjel Kolea. Me lidhen dhe me cuan ne shtabin e Brigades 23 te partizane. Komandant i kesaj brigade ishin Hamim Keci dhe Xhavit Qesja. Me cuan ne nje katua, me qellonin e kerkonin te dinin misionin tim. Pas disa ditesh me denuan me pushkatim.
Pierre-Pandeli Simsia në botimin e tij Dr.Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në amerikë,shprehet: Që kur u njoha për herë të parë me Dr. Selahedin Velaj dhe gjatë viteve në vazhdim, si njeri, si bashkatdhetar, humanitar, patriot… gjithmonë më ka ngacmuar si një limë e bezdisshme në ndërgjegjen time ndjenja dhe dëshira të shkruaja për të. Një zë i brendshëm shpirtëror më fliste shpesh të bëja atë, që vetë Dr. Velaj e ka të vështirë të flasë e të shkruajë për veten e tij. Ai gjithmonë ka ditur të zgjedhë heshtjen.Heshtja e tij… ! Gjithë jetën, Dr. Selahedin Velaj ka punuar për Kombin Shqiptar në heshtje, pa e ngritur zërin të reklamonte e ta dëgjonin të tjerët atë që ai e bënte me vetëmohim dhe dashuri, me sakrifica, me përkushtim…
Por edhe nëse Dr. Velaj zgjedh heshtjen, janë faktet historike ato që nuk heshtin, janë puna dhe vepra e tij madhore në shërbim të Kombit, janë bashkatdhetarët, janë arkivat e VATRËS ku Dr. Selahedin Velaj ka dhënë një kontribut të madh në rritjen dhe jetëgjatësinë e saj si ndër anëtarët e Kryesisë së Vatrës, si Kryetar i Degës së Vatrës për dy vjet në Nju Jork, është vetë vepra e tij madhore brilante patriotike, janë shoqatat dhe njerëzit e ndryshëm në nevojë ekonomike ato që nuk heshtin kur Dr. Velaj u është gjendur pranë duke i ndihmuar në çastet e tyre më të vështira, janë “arkivat” në mendjet dhe zemrat e bashkatdhetarëve që e kanë njohur dhe që vazhdojnë ta njohin nga afër atë burrë kolos të ndritur të shqiptarizmës.
Dr. Velaj sot është një burrë i mbajtur mirë fizikisht. Fisnikëria vazhdon akoma të lexohet në fytyrën e tij. Edhe pse mosha bën të vetën, në rrudhat e tij mbi ballë, në flokët e tij të zbardhur, ne shohim vitet e kaluara të jetës së tij, merakun për vendin dhe popullin e tij, qetësinë e tij shpirtërore, që më në fund Shqipëria u çlirua nga vampiri komunist, që Kosova fitoi njëherë e përgjithmonë lirinë e përjetshme, që së shpejti edhe Çamëria të çlirohet njëherë e përgjithmonë e të marrë frymë lirisht.Heshtja e Dr. Velaj-t!Nuk mund të rri pa përmendur edhe një fakt: Në vitin 2005 i shpreha dëshirën time Dr. Velaj-t të bënim një bashkëbisedim (intervistë) një përmbledhje të jetës së tij në emigracion për t’a botuar në gazetën Shqiptaro-Amerikane ILLYRIA këtu në Neë York. Më falënderoi për ç’farë i kërkova, por më refuzoi, dukemë thënë disa arsye që mua nuk më bindën. (“arsyet” e tij ishin, sepse nuk donte të publikonte ato që kishte bërë… i dukej si mburrje përpara bashkatdhetarëve të tij…)Ditët në vazhdim, me insistimin tim, e “binda” dhe lamë vendin e takimit. Pas disa ditësh, kur shkrim-intervistën e kisha përfunduar dhe ishte gati për t’u botuar në gazetë, Dr. Velaj më njofton që të mos e dërgoja për botim shkrimin dhe, për t’u bindur në vendosmërinë e tij dhe në dëshirën dhe insistimin tim, në
të njëjtën kohë u kishte telefonuar edhe punonjësve të gazetës ILLYRIA që të mos e botonin në gazetë dërgesën time. Vetkputohet, nuk u ndjeva mirë, por unë kisha qëllimin tim ta realizoja atë që doja. Edhe pse nuk u botua në gazetën ILLYRIA, shkrimin bashkë me intervistën me Dr. Selahedinin të shoqëruara edhe me disa foto ia dërgova shtypit të pavarur në Shqipëri, ku edhe u botua, madje u botua edhe në disa gazeta evropiane ku ka shqiptarë dhe në ëeb site dhe gruplista të ndryshme në internet….Edhe pse jeta me të papriturat e saja e goditi pamëshirshëm familjen dhe shpirtin e tij, duke i shkaktuar dhimbjen më të madhe që mund të ndjejë një prind për humbjen e fëmijës së tij, Dr. Selahedin Velaj, me virtytet e tij të larta burrërore, me dashurinë për atdheun e tij dhe tonin bashkë, me patriotizmin që e karakterizon, vazhdon të ndjejë dhimbje në çdo kohë, kur mëson për politikat e mbrapshta, pabesitë dhe shantazhet, dinakërinë e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë dhe ëndrrat e tyre të vjetruara dhe mjerane, copëtimin e territorit shqiptar.
Kështu ndodhi edhe muajt e fundit, kur Dr. Selahedin Velaj, ishte nismëtari dhe organizatori i takimit me intelektualë të ndryshëm që jetojnë në Nju Jork, ku diskutuam për pretendimet territoriale dhe detare që shtetet fqinje kanë ndaj vendit tonë.Ishte Dr. Velaj ai që propozoi në atë takim për t’i dërguar një peticionin Parlamentit Evropian, Qeverisë Shqiptare, që edhe ajo, nëpërmjet eurodeputetëve që përfaqësojnë Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ta ngrejë zërin e saj për këto probleme, propozim ky, që u pranua nga të gjithë ne dhe peticioni u dërgua.
Në biseda të ndryshme me njerëz që e njohin Dr. Selahedinin të thonë në koinfidencë se ai njeri është Nderi i Komunitetit Shqiptar në Amerikë, Nderi i Kombit tonë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kaninioti Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në shqiptarët e Amerikës dhe në mbarë Diasporën Shqiptare.Gjithë jeta, puna, vepra e tij, janë histori, janë muze, janë thesaret e paçmueshme që ruhen në atë muze për të gjithë emigrantët dhe mbarë shqiptarët, për të njohur bijtë e rrallë e të ndershëm të Kombit tonë. Duke u njohur me jetën, vuajtjet, aktivitetin e të nderuarit Dr. Selahedin Velaj e kupton përsëri se bijtë e ndershëm të Shqipërisë janë dhe do të mbeten përherë të nderuar. Dr. Selahedin Velaj, Simboli i Diasporës Shqiptare në Sh.B.A. biri i shtrenjtë i shqiptarisë, një ndër vatranët e vjetërqë ka dhënë një kontribut të çmuar në jetëgjatësinë e saj duke bërë edhe fushata për të grumbulluar ndihma në bashkatdhetarë për Vatrën . Një ndër rastet e shumtë, ka qenë edhe atëherë, kur grumbulloi njëzetë mijë dollarë, shumë e madhe me kursin e asaj kohe, kur Kryetar i Vatrës me qendër në Boston ka qenë zoti Pjetër Lukaj. Njeri i angazhuar me pjesëmarrjen e tij fizike në nismat dhe aktivitetet e ndryshme është ndër burrat e mëdhenj të Diasporës Shqiptare në Amerikë, një figurë e ndritur e Kombit tonë.Vlora heroike dhe historike, ajo vatër e ndezur për liri, që tregoi heroizëm kundër pushtuesit turq e deri tek heroizmi kundër pushtuesit italianë, Vlora, vendlindja e Pavarësisësë Shqipërisë dhe e Ismail Qemalit, qyteti bregdetar turistik dhe piktoresk, sigurisht, ndjehet krenare për birin e saj të ndritur që e lindi dhe e riti, burrin e nderuar Selahedin Velaj, siç ndjehemi të gjithë ne krenarë, pjesëtarët e Komunitetit Shqiptar të Amerikës që patëm fatin e mirë të kemi në gjirin tonë doktorin e nderuar Selahedin Velaj, siç ndjehet krenarë çdo shqiptar kur mëson për aktivitetin patriotik humanitar të tij, siç ndjehet krenarë mbarë Kombi Shqiptar.Vepra patriotike e Dr. Selahedin Velaj-t, respekti dhe vlerësimi që kanë bashkatdhetarët për të, vlejnë më tepër se një dekoratë mirënjohjeje, se një titull i lartë nderi, që duhet t’i jepej nga instancat më të larta të shtetit shqiptar. Titujt më të lartë të nderit, Dr. Velaj i ka marrë prej kohësh nga bashkatdhetarët dhe mbarë shqiptarët me dashurinë dhe respektin që kanë ndaj tij për kontributin e tij të përkushtuar.
Prof. Dr. Agron Fico ka thënë për këtë figurë të shquar:Dr. Selahedin Velaj shquhet si nismëtar i mjaft veprimtarive atdhetare, si donator për çështjen kombëtare, për luftën e shqiptarëve të Kosovës kundër pushtuesve serbë.Dr. Velaj dëshmoi dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.Dr. Velaj shquhet për karakterin e fortë, për dinjitetin njerëzor, për ndershmërinë dhe frymën miqësore. Edhe në humbjen e dhimbshme të të birit, djalit të madh, ai manifestoi virtyte të larta burrërore dhe shqiptare, duke fituar nderimin dhe përkrahjen e dhjetëra e dhjetëra miqve shqiptarë dhe amerikanë.Është kënaqësi intelektuale të takohesh dhe të bisedosh me Dr. Selahedin Velajn, që shquhet për fjalën e mençur dhe realiste, për humorin e këndshme dhe për respektin civilizues.Dr. Selahedin Velaj është legjenda e gjallë vlonjate në gjirin e bashkësisë shqiptare në Amerikë, e cila e do, e nderon dhe i uron shëndet, jetë të gjatë dhe të mbarë.
”Një jetë …disa histori ” dhe Albanian Culture TV në New York
Nga Marjana Bulku/New York/
Po bëhet pothuajse një vit nga bashkëpunimi me Albanian Culture TV këtu në New York cka përkon me 18 vitet e ekzistencës së këtij televizioni që mbulon cështjet shqiptare në SHBA dhe më gjërë. Pa dashur të bëj histori dua të specifikoj disa epërsi që komunikimi televiziv sendërton duke bashkuar njerëz, ide, mendime pavarësisht distancave që na ndajnë.
Kur u ula për herë të parë në atë studio mes një arkivi të dendur 17-vjecar, në kujtesë më mbeti një personazh, do ta quaj kështu qytetarin Paqësor Hasanaj , i cili u bë shtysë për ndërtimin e formatit të ciklit ”Një jetë…disa histori”. Paqësori kishte emigruar në prag të viteve 90 -të në SHBA dhe mbante me vete enigmat e një persekutimi të padrejtë në Shqipëri që këtu ishin shndërruar në një të drejtë jo vetëm për të jetuar ,shkolluar,punuar,por edhe për të qenë sipërmarrës dhe ndihmuar të tjerët sic njeriu me emrin Paqësor kishte bërë në këto vite. I heshtur dhe punëtor ai mbante mjaft brenga në shpirt ku vetëm pak arriti të artikulonte ,me një fisnikëri që përshkon jo rrallë herë njerëz që regjimet ndëshkojnë padrejtësisht. Ai dëshmoi se nuk e kish merituar persekutimin,mosshkollimin, dhe trajtimin e pabarabartë ,pa e ngritur kurrë zërin,por duke punuar, falenderuar të parët njerëz që i kishin dhënë ndihmën e parë në këtë vend të madh, duke mos u lodhur, duke ndihmuar të tjerët.
…Duke ndjekur rrugëtimin e këtij njeriu të thjeshtë dhe fisnik përmes kronikës së larmishme të të papërtueshmit Adem Belliu, bujarisë dhe vizionit të bashkëshortes së tij Moza Belliu, kreativitetit dhe gadishmërisë të Vera Belliut që më duket herë si bijë, herë si nxënëse dhe padyshim bashkëpunëtorja më e afërt për mua që mundëson shumcka aty , arritëm të formatonim ” Një jetë…disa histori”.
Nuk di të them me saktësi nëse ajo studio u dha jetë historive të shqiptarëve apo historitë e tyre i dhanë jetë asaj ( historia e Albanian Culture TV daton me 28 nëntor 1997),por një gjë mund ta them me siguri : rrugëtimet tona(shqiptaro-amerikane) kanë udhëkryqe të përbashkëta dhe qëllimi i këtyre komunikimeve nuk ka qenë prezantimi vetëm i suksesit,shkëlqimit që të fal fama dhe paraja, jo aspak…Përmes komunikimit mediatik kemi dashur të prezantojmë udhëtimin që përshkon një qytetar shqiptar në SHBA -në ku jo gjithmonë hapësira është e shtruar me mundësira dhe shkëlqimi është i garantuar dhe doemos nënkupton sukses.Rrugëtimi si proces ku sakrifica është sublime dhe nxit të tjera hapa janë edhe fokusi ynë i vazhdueshëm. Historitë e Lumi Hadrit ku forca dhe brishtësia frymëzojnë, dhimbja -forcë e dr.Shpresa Xhaklit, humanizmi me emrin e Ismail Ketës & Ambra Medës, tingulli -peneli i Luka Hajdinit, humori i zgjuar dhe botimet e Pëllumb Kullës, Gjilberta Luca ,vajza që më bën të pëlotem por edhe të qesh shkodrance , zërat e rinj të Pranvera Cobës, kënga e Era Hoxhës,saktësia precize e sistematikut Dalip Greca,prezenca Vera Kurtit,ekselenca e Enea Jankos, Aleksandër Micit, dhurata historike në studio Tinka Kurti, pjekuria e parakohëshme e Granit Limanit, filmi shqip i Ariot Myrtaj, shkathtësia e Rina Lilës, vargu meditativ i Veneta Callpanit , qytetaria e Pandeli Simsias, historitë fisnike të Beqir Sinës autorit të lajmit ,Dielli i Vatrës, platformat dhe ekspertiza bankare e financierit Nick Markola si dhe vezullimet e eksperiencave të jashtëzakonshme diplomatike të Mal & Donika Berishës…janë kaq shumë dhe pas cdo komunikimi me ta ka një tërësi cështjesh të hapura nga të cilat mund të mësosh shumë. Jo më kot televizionet janë konsideruar universitete …tryeza të mendimit , debatit, vizioneve rreth një realiteti që për ne ,shqiptarët që jetojmë në Amerikë është shumë i madh edhe gjeografikisht. Jeta jonë zë fill atje në atdheun e shtrenjtë dhe degëzohet këtu, por me rrënjët atje, kujtimet, frymëzimet por edhe shqetësimet ,ankthin , enigmat në kushtet e një stabiliteti të munguar. Eshtë vetëm një jetë tek gjithsejcili nga ne, brenda të cilës jetojnë kaq shumë histori, ku theksoj suksesi nuk është i vetmi qëllim, por procesi i ecjes, vështirësive, përvojave nga ku mësohet , janë historitë shpesh edhe të përbashkëta ku fatet na bashkojnë duke na bërë edhe më solid në kushtet e heterogjenitetit. Ndodh që edhe në një studio të vogël të jetojnë tema të mëdha ,mendje e njerëz që fatet e tyre personale i kanë inspiruese dhe udhëzuese për të tjerët. Nuk janë vetëm librat ato që na udhëzojnë por edhe njerëzit, veprat mendimet të cilat urojmë ti takojmë e pse jo ti kemi miq të përjetshëm.
Marjana Bulku (shkurt 2015)
New York
Fatos Kongolli sjell “Gjema e mbytur”
Rrëfimi i tillë vjen nga pena e Fatos Kongolit, një prej autorëve më të arrirë shqiptarë, në romanin e tij më të ri “Gjema e mbytur”. Që nga data 10 shkurt në çdo librari do të mund të gjendet libri i cili më pas pritet të bëj turneun e tij.
I paarritshëm në gjetjen e fabulave në dukje të thjeshta por që në thelb janë çdo herë një skaner letrar i shpirtit njerëzor, sidomos i atij shpirti që vuan për shkak të sjelljes së sinjerëzve të tjerë të përçudnuar për një mijë e një arsye. Dhe në çdo rast, ti e kap veten duke menduar: Pse njeriu është xhelati më i egër i Njeriut? A ka kuptim ndëshkimi? A ka kuptim katharthisi pas një krimi të kryer me ndërgjegjje të qetë? Po ndjesa sa vlerë ka? Po dashuria, ajo e burrit për gruan, e prindit për fëmijën, e njeriut për njeriun, e njeriut për Natyrën është aspiratë apo iluzion?
Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është prozator, redaktor dhe matematikan shqiptar. Veprat e tij më të njohura janë “Si-do-re-la”, “I humburi”, “Jeta në një kuti shkrepësesh”, “Kufoma”, “Ne të tre”, “Njeriu me fat” etj.
- « Previous Page
- 1
- …
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- …
- 70
- Next Page »