• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

LIGA QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE FESTON 25 VJETORIN E THEMELIMIT

June 11, 2015 by dgreca

Me 14 Qershor 2015, në një nga hotelet luksoze të Manhattanit,në Grand Hyatt Hotel, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me president z. Joe DioGuardi, feston 25 vjetorin e themelimit të saj.I fuari kryesor dhe folësi i darkës do të jetë Senatori republikan John McCain. Nga Kosova vjen i ftuar Ipeshëkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Ndër personalitetet që do të nderojnë me pjesmarrjen e tyre në këtë përvjetor do të jenë:
Rabbi Joe Potasnik, Ambasador Ferit Hoxha, senatori demokrat Charls Schumer, Kongresmeni Jerold Nadler, kongresmenia Grace Mang, kongresmeni Dana Rohrabacher dhe kongresmenia Ileana Rose-Lehtinen.
Hymnet do të përcillen nga Tenori i talentuar shqiptar Kreshnik Zhabiaku, ndërsa do të argëtojë Grupi Muzikor i Bashkimit Kombëtar.
Bekimi i Darkës do të bëhet nga Imam Rifat Latifi.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, do të jetë e pranishme në përvjetorin e 25-të të Ligës.
Në një cerek shekulli, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nën drejtimin e Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi,ka shërbyer si një avokate e sprovuar në mbrojtjen e Cështjes Shqiptare.Shqiptarët e Amerikës dhe ata të vendlindjes i janë mirënjohës Ligës për cfarë ka bërë për cështjen shqiptare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: E THEMELIMIT, FESTON 25 VJETORIN, LIGA QYTETARE, shqiptaro-amerikane

Botohet ‘Lahuta e Malcís’ së Gjergj Fishtës/ Emni i publikuasit mbahet i fshehun!?

June 11, 2015 by dgreca

Botohet ‘Lahuta e Malcís’ së Gjergj Fishtës/Emni i publikuasit mbahet i fshehun!?/
Në sitin amazon.com gjindet i botuam kryevepra e Gjergj Fishtës. Por me disa probleme. S’pari botimit i asht ndërrua titulli prej ‘Lahuta e Malcís’ në ‘Lahuta e Malësisë’. Së dyti, nuk ka emnen publikuasi. Ka gjasë se ky edicion asht asht i Shtëpisë Botuase ‘Toena’, por nuk dihet se perse mbahet emni i publikuasit i fehshun.
_____________________________________________
Botimi shoqerohet me shenimin e botuesit qe nuk shfaqet:
Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.”Lahuta e Malësisë”, me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues “Iliada” shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë “Lahuta e Malësisë” nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është Fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si “Skënderbeu i pafat” i Jeronim De Radës, “Historia e Skënderbeut” të Naim Frashërit etj. Këtu Fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik “Ora e Shqipërisë”. Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së “Iliadës” të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijet etj., etj. Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dy brezash njerëzore. Ato fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisë, kërkon të zaptojë tokat tona. Filli i poemës mbaron kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe Konferenca e Londrës ka vendosur copëtimin përgjysmë të këtyre trojeve. Kobi, kështu ekziston në poemë, në të njëjtin binom me Fatin. Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit të veprës ato përkohësisht e shkëputin lexuesin nga terreni historik real dhe e çojnë në sfera fantastike. Cikli që hap poemën është ai për Oso Kukën – pesë këngët e para. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga këngët “Dervish Pasha” dhe “Kuvendi i Berlinit”. Këto dy këngë japin atmosferën që ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë hapsirën më të madhe në poemë, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve të ciklit është nga pala armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle.

Filed Under: Kulture Tagged With: emni i botuesit, fshehun, Lahuta e Mlacise

NE MBYLLJE TE VITIT SHKOLLOR NE BORAS SUEDI, KU FLITEN 32 GJUHE, MES TYRE DHE SHQIPJA

June 11, 2015 by dgreca

Shkruan Sokol Demaku-Boras-Suedi/
PUSHIME TË KËNDSHME VERORE DHE MIRË SE VINI SERISH NË VITIN E RI SHKOLLORE NË GUSHT VOGLUSHË TË DASHUR!/
-ishin fjalët përfundimtare të drejtorit të Fjärdingskolan në Borås të Suedisë me rastin e përfundimit të vitit shkollor/
Si çdo vit, pushimet verore vijnë më shpejt nga ç’e mendojmë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Është kënaqësi këtu në veriun e largët të Europës të jesh prezetn në manifesimin përfundimtar të vitit shkollor, është diçka madhështore kjo ditë për nxënësit, prindërit por edhe për personenlin pedagogjiko arsimor, të cilët me zell për një vit kalendarik shkollor kanë punuar me nxënësit e tyre në zënjen e diturive të reja.
Në të gjitha shkollat fillore kjo ditë është ditë e shënuar në këtë vend nordik si për nxënësit njashtu edhe për mësuesit. Është një ditë ku i këndohet stinës me të buklur të vitit këtu stinës së verës, i këndohet shkollës, mësimit, natyrës e kjo tregon për respetin që ky vend dhe këta njerës që jetojnë në veriun e largët kanë për shkollën, arsimin dhe nxënesit si dhe të zënit e tyre në jetë.
Sikur lulet që lulëzojnë, ashtu edhe fëmijët mbledhin diturinë dhe bëhen më të fortë më të ditur, më dëshirë për të qenë më të mëdhenjë me dije, me vullnet e dije sikur vera e luleve.Ishim prezent në një manifestim të tillë dhe met ë vertetë përjetuam diçka të mahnitshme në jetën tonë, diçka çka ndoshta ka vlerë qëfëmija tanë dhe prindërit tanë nga këtu ta bartin me vete dhe ta përcjellin tek moshatarët e tyre në vendlindje që edhe atje të jehoj kjo ndjenjë.
Ja pjesë nga texti i këngës kushutar verës.
Den blomstertiden nu kommer
med lust och fägring stor.
Du nalkas, ljuva sommar,
då gräs och gröda gror.
Med blid och livlig värma
till allt som varit dött,
sig solens strålar närma,
och allt blir återfött.
Kjo strofë e nje vjershe të gjatë për cdo vjetë këndohet nga nxënës dhe mësues në fundin e vitit shkollore pra dhe në fillimin e pushimeve të merituara verore për nxënës dhe pedagog por pa harruar edhe prindërit të cilët në një mënyrë edhe ata janë pjesë e procesit edukativo arsimor. Siq shihet vjersha pra është mund lirisht të themi edhe një ”Hymn” i përfundimt të vitit shkollore dhe fillimit të pushimit veror në shkollat suedeze.
Ka ardhur koha luleve
me gëzim dhe te madhen bukuri.
Ju afrohet, verë e ëmbël,
kur bari dhe të korrat mugullojnë.
Me ngrohje të butë dhe të gjallë
për të gjithë ata që kanë vdekur,
rrezet e diellit qasen,
dhe çdo gjë do të rilindë.
Ne ishim në ceremonin e përfundimit të vitit shkollor në një shkollë fillore në qytetin Borås të Suedisë në Fjärdingskola ku në gjirin e saj ka 400 nxënës e në kuadër të saj fliten 32 gjuhë botërore dhe se këtu mësimet nga klasa parashkollore deri në klasën e gjashtë vijojnë diku 67 nxënës shqiptarë.
Ne takuam disa nga këta nxënës dhe mësuam nga ata se ata janë të kënaqur me kushtet që kanë dhe mundësin që kjo shkollë u jep në marrjen e diturisë në këtë vatër arsimi. Edhe mësues dhe pedagogë si dhe kuadri udhëheqës i kësaj shkolle janë të kënaqurë dhe krenar që në mesin e tyre kanë një numër të konsideruar nxënësish nga trojet shqiptare, ata thonë se kjo është një pasuri për qytetin, shkollën dhe vet pedagogët ku përmes tyre ata njihen me gjuhën dhe kultutrën dhe traditën shqiptare.
Nxënës shqiptarë në Fjärdignskola në mësim të Gjuhës matare Ne takuam edhe shumë prindër që ishin prezent neë manifestim edhe ata shprehen admirimine tyre per punën që bëhet më fëmijët mërgimtar këtu e këtë e degjuam edhe në fjalimine drejotir të shkollës Per Kettisen.
Por me fillimin e pushimeve verore prindërit nisën të mendojnë dhe të kërkojnë për fëmijët e tyre që sa më shpejtë të marrin rrugëtimin për në atdhe për tu cmallur me të afërmit e tyre atje duke i ndërthurur pushimet me argëtim dhe gëzim për ta.

Filed Under: Mergata Tagged With: Boras, mbyllja e vitit shkollor, Sokol Demaku

NDERIM LUSHI NGA KUKESI I SHKRUAN GAZETES “DIELLI”

June 11, 2015 by dgreca

Une jam Nderim Lushi dhe jetoj ne qytetin e Kukesit, ne veri te Shqiperise.
Kukesi po braktiset cdo dite nga banoret,te cilet po ikin drejt Gjermanise.
Arsyet pse njerezit po ikin vijne nga keq-qeverisja e qeverise Shqipetare e drejtuar nga kryeministri z.Edi Rama.Me te ardhur ne pushtet z.Rama ndermori nje reforme shume te ashper ne lidhje me borxhet e rrymes elektrike, ku shume familje duke qene teper te varfera nuk paguanin rrymen prej vitesh.
Qeveria vendosi qe nese keta njerez nuk paguanin borxhet e akumuluara nder vite, te futeshin ne burg. Keshte qe gjate kesaj reforme jane arrestuar rreth 38 000 (mije) neneshtetas shqipetar per arsye te ketyre borxheve. Nderkohe qindra mijra shqiptare jane detyruar te largohen nga Shqiperia drejt Europes per ti shpetuar burgut dhe kesaj reforme te eger qeveritare.
Por ne Kukes, une Nderim Lushi, dhe shume miq te mi nga muaji shkurt venosem te ngrihemi dhe te mbrojme familjet tona nga keto masa antishqiptare qe qeveria ndermori.
Keshtu qe filluam me nenshkrimin e nje peticioni i cili u nenshkrua nga rreth 2400 banore te Kukesit.
Organizuam dhe 5 protesta masive sensibilizuese dhe paqesore.
Nderkohe gjate protestes se fundit policia e Kukesit degjeneroi ne dhune te ngjashme me paramilitaret serbe dikur ne kohet e Millosheviqit.
Organizatori u terhoq zvarre dhe u kercenua me kobure dhe u rrah keq ne sy te gazetareve.
Nderim Lushi u mbajt rreth 16 dite ne qelite e paraburgimit Kukes,dhe pastaj u la i lire per tu gjykuar i lire.
Nderkohe Prokuroria e Kukesit kerkon qe Nderim Lushi te denohet me 4 vite burg per organizim te paligjshem te protestave. Beteja ligjore vazhdon.
Une Nderim Lushi jam i vendosur te vazhdoj perpara ne kete nisme.Une mendoj qe qeveria jone ka shitur tek bankat e huaja verilindjen e Shqiperise pasi kjo zone ka rezervat me te medha te kromit ne bote.
Nga ju zoterinj kerkoj te na ndihmoni me gjithcka keni mundesi duke bere publike keto fakte dhe duke na mbeshtetur me te gjitha format qe ju keni mundesi dhe deshironi te na mbeshtesni.
Ju jetoni ne emigrim dhe nese keni mundesi dhe lidhje me shoqatat vendase atje,mund ti kontaktoni qe te botojne ne media keto probleme qe hasim ne Shqiperi.Ne besojme shume tek forca e mediave.
Ne kemi ne plan te organizojme protesta shume me te medha jo-politike.
Presim qe te na kontaktoni permes email ose fb.
Nderim lushi
+355686878566
Facebook. Nderim Lushi
Kukes
Albania.
Link te video:



organizatori Nderim Lushi i ftuar ne tv.

Filed Under: Opinion Tagged With: GAZETES DIELLI, i shkruan, NDERIM LUSHI, NGA KUKESI

Zëri i njerëzve që jetojnë në robëri

June 11, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/
Shqiptaria ka lindur shumë bastardë dhe kuisling, por edhe burra të fortë që do të shkëlqejnë në qiell. Ata gjithmonë do të jenë besnikë ndaj Kombit dhe Vendit të tyre. Dhe, do të luftojnë kundër të gjitha tmerreve të brendshme dhe jashtme.
Porosi armiqve: Heshtja është forca jonë. Heshtja jonë është si një stuhi në det. Mos mendoni se heshtja është dobësia jonë, sepse nën sipërfaqen e rrafshët të tokës qëndron vullkani.
***
A nuk është e çuditshme se sa e vështirë mund të jetë për të emëruar gjërat thjesht dhe në mënyrë të qartë?
Ne mendojmë se fjalët e thjeshta dhe më të dobishme janë shumë banale, kështu që zgjedhim disa formulime pak më të përparuara në vend të tyre. Sepse mendojmë se ato janë më të sakta. Ose me cilësi më të lartë akademike.
Pra, fjala është për të quajtur një lopatë një lopatë, plotësisht fjalë për fjalë.
Shumë intelektualë shqiptarë dëshirojnë ta zbukurojnë veten me fjalë. Ata mund të mendojnë se atë që ju doni ta thoni duket më e bukur në qoftë se ju e paketoni në terminologjitë e larta akademike, terminologji shkencore dhe me fjalët e huaja. Unë, një lopatë e quaj një lopatë e jo çokollatë. Edhe motori i kërkimeve në Google pajtohet me mua, ashtu që, nëse ti për shembull dëshiron të mësosh diçka më tepër për laviret, e shkruash fjalën: “lavire” – dhe dalin informatat, llafi vjen për Jankullovskën. Nëse e zbukuron realitetin me termat moderne: “punëtore seksi”, për shkak se kinse ajo është më pak stigmatizuese, atëherë nga motori kërkues nuk do të marrësh përgjigjen e saktë.
Djalli e morri shakanë; pas 17 vitesh pritjeje të kot për barazi, liri, mirëqenie, demokraci nuk kemi më kohë për të humbur. Mos të mashtrojmë më vetveten dhe opinionin, mos e përdorim shprehjen “zonjë” dhe “zotëri” për ata (ato) që nuk janë të denjë për të, për idiotët dhe keqbërësit. Opinioni le ta dije saktësisht, pa doreza, se kush janë politikanët e vetëshpallur që vendosin për fatin e tyre, shkaktarët kryesor të mjerimit, dëbimit, masakrimit, tradhtisë dhe tragjedisë së tyre. Prandaj, sugjeroj kalemxhinjtë ta precizojnë dhe përmirësojnë fjalorin kur të përmendin emrat e personave publik: respekt apo mospërfillje, sipas meritës.
***
Respekti është një term për qëndrimin tonë ndaj njerëzve të tjerë që mund të tregon se ne e pranojmë se tjetri është i denjë për nderim ose si mik, koleg i afërm i nivelit tonë moral/profesional ose si individ që ne e kemi ngritur më lartë se veten. Nderimi dhe reputacioni janë koncepte të tjera që mund të përdoren si sinonime. Në mënyrë të ngjashme, njohja e veprimit ose arritjes së një personi tjetër jepet në formën e një respekti të theksuar. Për shembull, “Është respekt për zgjedhjen që ajo ka bërë.” Koncepti i respektit është një fjalë e ngarkuar pozitivisht. E kundërta e respektit është mosrespektimi, mospërfillje. Për të treguar mungesë respekti mund nga dikush të perceptohet si gjest i pasjellshëm. Por, ne domosdoshmërish të kemi qëndrim mospërfillje e jo respekt ndaj vrasësve, kriminelëve, pedofilëve, tradhtarëve, kuislingëve – përndryshe marrim anën e xhelatit dhe ofendojmë viktimat, identifikohemi me kriminelët.
***
Nuk di ku ta filloj dhe kë të emëroj më parë, djemtë e plehrave të shtetit amë apo djemtë e plehrave të Kosovës… Numri është shumë i madh, lypset të mbushi disa kamion me listat e të gërditshëmve, prandaj po përqendrohem te djemtë e plehrave të FYROM-it. Sikur DUI (bdi) dhe PDSH të braktisnin qeverinë e kryekriminelit Gruevski, pushteti fashist robërues sllavo-ortodoks do të rrëzoheshe menjëherë. BE e dinë se ky shtet nuk është legjitim dhe se partitë kolaboracioniste në realitet nuk përfaqësojnë shqiptarët por vetëm interesat e tyre personale; megjithatë, pasi FYROM është e përkëdhelura e tyre, i mbyllin sytë para realitetit dhe qeverisë ВМРО-ДПМНЕ & DUI (bdi) ia tolerojnë të gjitha krimet ndaj nesh..
Psikopat Alia dhe psikopat Menduhi rrezikojnë shumë që nuk largohen nga qeveria terroriste e Gruevskit. Kur dikush rrezikon shumë ka gjasa të fitoj shumë – ose të humbi shumë.
Sllavo-ortodoksët kanë lejuar që këta dy dylberë dhe gjithë të tjerët nga BDI-PDSH të zhyten në kriminalitet masiv, kanë evidencë për tradhtinë dhe krimet e tyre, ashtu që përdorin shantazh ndaj tyre. Kjo do të thotë: O do të bëjnë gjithçka çka dëshirojnë okupatorët – o do të arrestohen dhe dënohen rëndë për krimet.
O popull, e dijë se mashtroheni nga pseudo-mediumet, pseudo-analistët etj prandaj mos klikoni në plehra. Zgjohuni dhe merreni fatin e juaj në duart e juaja, përndryshe udhëtimi personal i juaj në gërmadhat e ferrit është i pashmangshëm. Lojaliteti i juaj joracional-ekstrem ndaj Alijës dhe Menduhit dhe indiferenca e juaj shumëvjeçare ndaj krimeve dhe tradhtisë së BDI & PDSH dhe partive tjera dështake çuditin botën e civilizuar. Kam menduar se jeni të sertë si speci djegës por qenkeni si speca dollma. Edhe milingonat bëjnë luftëra, edhe bletët kanë një Shtet, edhe kastorët grumbullojnë ushqim për konsum. E ju?! Bëhuni pak kritik, pos u merrni me pallavra, dogma dhe iluzione. Lirinë nuk do t`jua sjellin të tjerët…
Unë kam ndjenjën se ne shumë shpejt do të zgjohemi nga vitet e letargjisë, do të kalojmë në aktivitet dhe do të fillojmë me një fletë të pastër, të rrëmbejmë stilolapsin dhe fillojmë të shkruajmë të ardhmen tonë me duart tona.
PROTESTONI – Shkup 13 qershor!
Protestoni! Të gjithë ju. Pa dallime partiake, fisnore, feje, moshe, gjinie, rangu social. Së bashku ta shporrim kancerin aktual e pastaj shohim e bëjmë. Kush thotë: ”Mos protestoni” e ka mizën nën kësulë, mos e dëgjoni.
Së bashku në luftën kundër djemve të plehrave! Së bashku kundër terrorit shtetëror që kjo qeveri e ushtron mbi ju!
Ne duam që të dëgjohet zëri i njerëzve që jetojnë në robëri.
Ne nuk duam që ajo që ne besojmë të shprehet vetëm me fjalë, por edhe të manifestohet në veprim, për një botë më të drejtë; për heqjen e skllavërisë shekullore në të cilën gjendet Kombi jonë në FYROM.
Unë së bashku me miqtë dhe kolegët e mi qëndrojmë me të gjithë ju; edhe në të keqën edhe në të mirën, gëzimin dhe trishtimin, në luftën për të drejtat dhe lirinë. Qëndrimi jonë i përbashkët është për të vendosur kriminelët para drejtësisë…
Të qëndrojmë fuqishëm për atë që t`i jepet fund 100 vjet shkeljeje të të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve të ish Jugosllavisë dhe Çamërisë: asimilimit, shfrytëzimeve, diskriminimeve, dëbimeve, burgosjeve politike, masakrave, terrorit shtetëror.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, ne roberi, zeri i njerezve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT