• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Bujar Kaloshi 19 vjet pas vrasjes!

July 26, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA, New York/
Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!/
BENSONHURST BROOKLUN NY: 26 korrik 2015! 19 vjetori i vrasjes së kolonel Bujar Kaloshit, dhe 64 vjetori i lindjes së tij, është një ditë e vecantë. Është, pikërisht, kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar, largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste Demokratike, demokratit të flakët – pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit – të paharruarit, Bujar Kaloshit. Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe veprës së demokratit dhe antikopmunistitn Bujar Kaloshi, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, bënë thirrje për më shumë drejtësi.

Në kujtim të babit tim Bujar KALOSHI.

Kështu shkruan sot në statusin e saj në facebook e bija e tij (Viola In memoriam of my father Bujar Kaloshi who is killed by organise crime 19 years ago). duke shtuar se s i sot, 19 vjet më parë dora e zezë kriminale qëlloi për vdekje babin tim Bujar Kaloshi, një njeri që shërbente për njerëzit dhe mbarë Kombin Shqiptar. Ai ishte Gladiatori, thotë Viola, i cili, e fitoi fronin me ju, me mbështetjen dhe besimin tuaj. Si i tillë, ai shërbeu deri në ditën e fundit të jetës së tij për të lenë pas një Shqipëri domokratike dhe Euro-Atlantike, si dhe një Kosovë të lirë e të pavarur – shtetin e Kosovës. Ai mendonte se demokratët e vërtetë e kishin për ideal dhe mision të vetin atë që atdheun e tyre Shqiperia të ishte e lirë dhe demokratike, t’a hapnin Shqipërinë ndaj Europës dhe SHBA, mbarë botës së qyteruara, të luftonin totalitarizmin që na persekutoi për 50 vite rresht, jo vetëm si sistem por edhe si mënyrë identifikimi njerëzor, duke krijuar raporte të reja njerëzore, ku fryma e lirisë të materializohej ne dukuri konkrete të rritjes së ndërgjegjës kombëtare dhe të shtetit të së drejtës, për të cilin u flijua, duke lënë pas një plagë të madhe tek ne fëmijët dhe familjaret e tij. U prefsh në paqe babi im i shtrenjtë! shkruan sot në 19 vjetorin e vrasjes së Bujar Kaloshit e bija e tij Viola Kaloshi.

19 vjet pas vrasjes, prej këtu fillon hapja e dosjeve të diktaturës/

Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës) lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian. Pinjolli i Kaloshve, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes. Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.
Vrasja e Bujar Kaloshit, është e lidhur ngushte me demokracine lirine dhe funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirne e te te gjithe qytetareve te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat respektojne parimet demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar te atyre vlerave, pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar Kaloshi. Bujar Kaloshi ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, i cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese e persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si nje person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per demokratizimin dhe lirine ne Shqiperi
Ne themelet e demokracise se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, te cilet u bene kurban qe demokracia te jetoje. Dhe demokracia do jetoje, ajo do te kaperceje edhe keto pengesa, apo ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t’i ngjizin ne trupin e saj te njome. Demokratet shqiptare, ata qe e duan vertet Shqiperine, nuk do lejoje kurre qe njerez te tille si politikane dhe drejtues partishe te majata me prejardhje ish komuniste, qe jane sot me pa te drejte ne krye te tyre, ata qe, dhe kjo eshte provuar, jane mbreter te skafizmit dhe emigrimit, qe jane kapot e trafikut te mishit te bardhe ata qe e çuane kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te turbullta. Pikerisht per kete e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine dhe Shqiperine.
Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin
Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta dhe fëmijët (dy djem e dy vajzat) u vendosën në një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i Brugjeve. Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish Sigurimit të Shtetit.
Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje.
Krimi i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit
Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe. Por, kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar kundër atyre që nuk e duan demokracinë e prosperitin e Shqipërisë, por ëndërrojnë ende rregjimin komunist. Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.
……Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabian – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak(Laë Faculty and Military College ) u emërua Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.
Koha për ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin
Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – edhe sot, 19 vjet mbas saj ajo është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” .

Në këtë 19-vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet kujtuar në piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Sepse, ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komuist të ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.
Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit merrte rëndësi në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të ekpsonentëve të Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga hetimi parlamentar i veprimtarisë së tyre, ajo ka pasur mbështetjen e qarqeve mafioze politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e deputetit socialist. Vetë debati parlamentar rreth Raportit të Komisionit Hetimor, ose debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e dosjeve) që u kundërshtua me forcë nga Partia Socialiste, dëshmon qartazi për inkriminimin e krerëve të së majtës, me në krye kryetarin e tyre Edi Ramën, Gramoz Ruçin , Skënder Gjinushin, & co, që nxisin e inkurajojnë krimin e organizuar në Shqipëri.
Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau kolonel Bujar Kaloshin. Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri ku zyrtarisht janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim.
Kush ishte Bujar Kaloshi
Bujar Kaloshi (nga familjet e mëdha të Dibrës) lindi në internim në një fshat të Lushnjës më 1956. I kultivuar me traditat atdhetare të familjes, Bujari do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës që në fillimet e lëvizjes demokratike. Ai ishte njëri ndër themeluesit e degës së Partisë
Demokratike të Shqipërisë në Lushnjë. Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit u vendos në Tiranë dhe Bujari u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare. Ai e konceptoi këtë detyrë si një obligim për pastrimin e këtij organizmi nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish Sigurimit të Shtetit. Bujari përfaqësonte figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër, njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin.
I ndjeri Bujar Kaloshi,është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:“Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. Bujar Kaloshi u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Bujar Kaloshi 19 vjet, pas vrasjes!

SHORTI-KOMBETARJA SHQIPTARE, NGA SHIU NE BRESHER

July 25, 2015 by dgreca

*SHQIPERIA, E PAFAT EDHE NE VAZON E TRETE-DUKA: Duka: Kualifikimi në Rusi 2018, mision i pamundur./
*De Biasi: “Shqipëria ime do të përballet me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtejnshejnin”, shkruan De Biasi.
Është hedhur shorti për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në 2018. Shqiperia kishte shpresuar shume nga zhvendosja nga vazo e katert tek e treta e shortit, por fati ka qene i pameshirshem, djajte kane hyre ne te njeten vazo dhe Kombetarja jone bie nga shiu ne bresher, ka dy gjigande ne grup, pretendente per kupen e Botes.
Goglat kanë përcaktuar rivalët e Shqipërisë.
Ato janë Lihtenshtejni, Maqedonia, Izraeli, Italia dhe Spanja.
Shqipëria ishte në vazon e tretë dhe kishtë tre skuadra më të dobëta.
Për herë të parë Shqipëria do të luajë dy ndeshje zyrtare me fqinjët e Italisë me të cilën luajtëm një miqësore historike para pak muajsh në Xhenova ku humbëm 1 me 0.Mund të themi që shorti nuk ka i ka buzëqeshur shumë kombëtares sonë që duhet të përballet me dy ndër ekipet më të forta në Europë si Spanja dhe Italia.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, duke komentuar shortin e hedhur në Shën Pietërburg për Kupën e Botës 2018, është shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë që Shqipëria ka përpara.
“Jemi përballë dy skuadrave kampione bote”, ka thënë ai duke iu referuar Italisë dhe Spanjës, “por edhe të tjerat në grup nuk janë më pak të forta”.
Në një intervistë telefonike për Top Channel, Duka ka vlerësuar se është ende herët të shpresojmë për një kualifikim të mundshëm në Botërorin Rusi 2018, “pasi kemi njëherë evropianin Francë 2016”.
Megjithatë, “është thuajse e pamundur. Askush nuk ka mundur të eliminojë Italinë dhe Spanjën”, ka shtuar kreu i FSHF-së.
Di Biasi komenton shortin: Shqipëria ime kundër Italisë dhe Spanjës
Menjëherë pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe trajneri i kombëtares De Biasi me një status në FB.
“Shqipëria ime do të përballet me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtejnshejnin”, shkruan De Biasi.

Filed Under: Sport Tagged With: Boterori, Kombetarja, ne grup me Italine dhe Spanjen

RRËFIM DHE PËRJETIM:ISHTE KOHË PËR DASHURI…

July 25, 2015 by dgreca

DASHURIA MUND TË KËTË NDRYSHIM NË SHFAQJEN E SAJ, POR SI PËRJETIM E NDJENJË GJITHMONË TË RRËMBEN/
Shkruan:Sokol Demaku/
Manushaqe Toromani na vjen me një art të pastër të brendësisë shqpirtërore prej poetjeje dhe me një botë të nduardurt të vargut të saj lirik me përmbledhjen e saj poetike të radhës “Ishte kohë për
Dashuri” e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre
duke fillaur nga ato, sociale dhe ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar
në këtë vargëtim poetik.
Edhe vet përmbledhja mori titullin nga një poezi e tillë “Ishte kohë për dashuri” e ku autorja për
mrekulli përshkruan ndjenjen e saj të dashurisë me një metaforë të fortë e cila edhe i jep ngjyrën e
duhur vargut kur ajo thotë:
Diell,shi,
Shi, dilell
Kohë e cmendur,
ç`të bej i ziu njeri
Shi, diell,
Diell, shi,
Kohë vetëm për dashuri!
Dashuria mund të ketë ndryshim në shfaqjen e saj, por si përjetim e ndjenjë gjithmonë të rrëmben,
është ajo çka shumë poet, por edhe shkrimtar i ngriten lapidar në shkrimet e tyre, e një gjë të tillë do e gjejmë edhe tek shumë poezi në këtë vëllim vargëtar të poetes Manushaqe Toromani. Në këtë botë vjen ndjenja e kënaqësive përmes përjetimeve të ruajtura në thellësi të shpirtit, do ruhet e lexohet me kujdes kjo kujtesë e shprehur e autores dhe me ndjenjen e saj të jetës por që në fund të fundit autorja sheh një dritë e që ia ngroh zemrën dhe shpirtin. Ja si e përshkruan peotja mallin dhe ndjenjen e mallit tek poezia „Malli djeg”:
Prekmi, prekmi duart…
E di, janë të nxehta,
Por s`të përvëlojnë…
Prekmi, prekmi faqet,
Prush të kuqe,
Jo nga zjarrmia, por nga malli.
Puthma e riputhma ballin,
Hidhmu në ledhatim.
Ndjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë, ajo ngreh në lartësi përjetimin si objektiv të asaj
periudhe e cila ruhet thellë në shpirt me të gjitha dallgët e pengesat e përjetuar, ajo kohë e cila ndoshta ishte paksa jo e zakontë. Do bindet lexuesi përmes këtyre perjetimeve të autores e të shprehur në
rrëfimet e saj, kur kujtimet të magjepsin të tërin.
E autorja në poezinë e saj „Kujtimet e mia” thotë:
Si gjethet kjo vjeshtë,
Kujtimet m`i këput,
Si lë të më përbaltën,
Rrugëve, ku shiu i saj mbyt..
I marr,
I mbledh me kujdes,
I futr thellë në shpirt,
Askush të mos m`i prek!
Përmbledhaj poetike e Manushaqe Toromanit ndahet në katër kapituj ku sejcili në vete ngërthen poezi të llojit të ndryshëm por siç ceka edhe më lart është interesant të theksohet se tematika e poezive të
Manushaqës është një temaitikë socile e kohës së sotme me të gjitha vuajtjet, vështirësit dhe peripetiti e jetës bashkëkohore tek ne dhe në anën tjetër tematika idilike e poezisë së Manushaqes, ku shprehet me metaforën e fortë që ajo përdorë në vargun e saj me shumë mjeshtri.Kapitulli i parë titullohet ”Gjalloj mes jush”në të cilin kapitull janë varguar poezi m emotive sociale të
cilat paraqesin jetën e veshtirë aktuale të njeriut të thjeshtë në tokat tona ekjo pasyrohet në menyrë
ideale përmes poezisë ”Mjerimi lypsar” kur poetja thotë:
Kur shoh lypësin në rrugë,
”Poemën e jemrimit” përfytyroj…
”Zoti të dhashtë”-i tha gruaja.
Kur para tij kaloi…
Pastaj vijojnë edhe tre kapituj tjerë të cilët secili në vete ngerthenjë tema sa me të ndryshme
interesante dhe aktualiteti tonë të sotëm jetësor dhe Manushaqja i ka titullua te dytin ” Çelja e
kurorës” i treti ”Degëzimet e mia” dhe i fundit i katërti ”Simbolikë lulëzimi”
Poetja përmes vargut të saj të them magjik në menyrë ideale përshkruan jetën, vuajtjen dhe gjendjen aktuale të njeriut në ditët e sotme ku leku dhe paraja janë mbi të gjitha, janë ato të cilat dhe tani janë
më afër së çdo kush dhe se çdo gjë tjetër në jetën e njeriut tonë. Janë ato të cilat njeriun kanë verbua, të cilatë i kanë marrë nderin dhe idelain e njeriut. Ketë ajo e përshkruan për mrekulli në poezin e saj
”Paraja dhe idili” kur thotë:
Gëzoju parasë,
Me dner, pa nder,
Sidoqë e fiton,
T¨´e ka bërë të verbër,
Asgjë rreth vetes s`shikon.
S`të mbush mendjen.
Harresës mbetur
“djerr” miq e shokë.
I sunduar nga pushteti i saj…
Ose pot e ndalemi te poezia e rradhës e cila në na paraqet jetën reale bashkëkohore kur sejcili mendon dhe ndjen vetem për vete, harron mikun, harron njeriun, harron të gjitha të mirat që ka përjetua nga
tjetri pra njeriu ndjehet i braktisur, ndjehet i harruar nga miqtë nga dashamirët sikur na del tek poezia “Braktisje”:
Më kanë harruar,
Më kanë braktisur,
Të gjithë më janë larguar:
Miqtë shokët, të afërmit:
Tash, asgjë s`kam më për ta:
Pushtet, forcë, as para…
Por kur jemi këtu të vargu i dashurisë si duket poetja frymëzohet nga stinët e vitit ku dhe ajo e gjen
forcën dhe ndjenjën e brendshme të saj e shpreh përmes atij vargu në të cilin na vjen në shprehje
dashuria dhe ndjenja që ne kemi e këtë e shpreh më së miri tek poezia e saj ” Çmenduri pranvere ” kur thotë:Dashurinë në shpirt
Ma solle ti, Pranverë
Aroma e luleve më dehu
Dhe si e çmendur
Vrapova lendinës,
Të kapja
T¨t të ndjeja
Dhe humab se di se ku.
Por është interesant se as jetën dhe dashurianë, atë ndjenjë shpritërore autorja nuk e le pa prekur në
vargun e saj, duke i lenë jetës në dorë që ajo të merrë ate dhe ta bartë në karhët e saj, ta përkdhelë, ti buzëqeshë fati i saj e këtë e shprehë me një ndjenjë optimizmi në fillim por si zakonisht në fund të
poezisë na vjen momentin pesimist por prapë poetja është e fortë në zemër dhe do gjejë forcë për të
përballua baticat dhe zbaticat e jetës. E këtë ajoe shprehë për mrekulli tke peosia e saj”Të dua, o jetë” kur thotë:
Merrmë në krahë ti o jetë
Përkdhelmë, duam
Buzqeshmë pak ti o fati im
Mos më shikoni vënger
Unë ju dua.
Oh, sa më lendoni
Kur krahët mi ktheni
Kot zemroheni me mua.
……
Por prap ju dua.
Jeta jonë është e mbushur me befasi, është një histori në vete, është një sprovë, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë në jetë sepse atëherë edhe jeta humbë qëllimin. E
autorja tek poezia „Kënga e jetës” thekson:
Tingujt e saj,
Më vinë të largët,
Sa rrallë degjohet ndonjë notë,
Mundohem t`i afrohem,
T`i ndiej pranë,
Tingujt e këngës së jetës,
Më bëhen më të largët.

Filed Under: ESSE, LETERSI Tagged With: Ishte kohe epr Dashuri, Manushaqe Toromani, Sokol Demaku

Kosovë-Mirënjohje dhe respekt heroit Enver Zymberi

July 25, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 25 Korrik 2015/.- “Mirënjohje dhe respekt i përjetshëm për dëshmorin dhe heroin e kombit, Enver Zymberin, i cili, katër vite më parë, ra heroikisht në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës”, ka shkruar sot në ‘Facebook’ zv/kryeministri Hashim Thaçi.
Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), Enver Zymberi, ka rënë në 25 korrik 2011 në operacionin drejt dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, në veri të Kosovës, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë.
Në shenjë kujtimi dhe nderi, nesër në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, organizohet aktiviteti me moton “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymerit”. /b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: heroit Enver Zymberi, Kosovë-Mirënjohje dhe respekt

Për kë po vriten shqiptarët e Maqedonisë

July 25, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Sa herë që afrohen fushatat zgjedhore në partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, marrim njoftime grindjesh, sherresh e vrasjesh.
1)Më 9 maj të 2015 Kumanova u gdhi nën të shtëna dhe shkëmbime zjarri. Televizionet jepnin një mot gjysëm të grinjtë. Por me helikopterë të policisë që patrullonin. Asfalti i rrugëve me gëzhoja fishekësh. Rrugët me mjete të blindura. Madje që evakuonin edhe civilë. Nga ana tjetër vinin të paqarta lajmet e viktimave. Se çfarë ishin ata qytetarë, shqiptarë të Shqipërisë. Shqiptarë të Kosovës. Shkurt shqiptarë nën emrin e një tjetër UÇK-je. Vinin aludime për trazira të porositura nga Serbia deri dhe Rusia. Ndërkohë luhej edhe me Shqipërinë etnike. Shqipërinë e madhe. Shqipërinë e munguar të shqiptarëve. Atë që është pengu dhe frymëzimi. Ndaj pati edhe vërshime dialogësh, shkëmbime me inat dhe sharje mes njëri-tjetrit. Mes shqiptarëve. Palë që brohorisnin bijë liridashës. Dhe palë që u dukej një aventurë. Palë që ishin një me pushtetin. Dhe palë që i quanin tradhëtarë, të shitur etj. Shkurt një zallamahi.
Megjithatë, në protetstat e opozitës. Protestave të Zaevit. Pas ngjarjeve të Kumanovës. Shqiptarët marshuan si kurrë më parë. Përkrah maqedonësave opozitare. Madje lidhën dhe flamujt e kombësive. Duke dëshmuar në fund të fundit qënësinë në një shtet multietnik, por shtet i tyre.
Megjithatë prapë të vrarët, apo ish ushtarët e UÇK-ës. Nën sfondin e një Kumanove gri, çative të shqyera, erës së blozës, fishekëve të zbrazur, mureve të rrëzuar… grindjeve dhe deklaratave të liderëve me shkëlqim stemash partie… shtypistave, ashtu dhe kështu. Pra të vrarët, varrosen me nderime shembullore.
2) Në kushtet e sotshme që janë shqiptarët e Maqedonisë, shto edhe ato që ne dimë nga memoria, pyetjes mbi viktimat i është përgjigjur një gojë plot mllef. Shkjau. Qoftë ky serb, maqedon, malazes. Dhe njerëzit gjithmonë ishin të dijshëm. Të kujt janë këto viktima? Të shkjaut. Të maqedonit. Të serbit. Kaq. Dhe ne që ishim mësuar t’ia ngjeshim shkjaut.
Dhe për dreq, përsosmërisht, ndër breza, është mbrujtur një farë urrejtje sa ia kalon një kohe reale, njerëzore. Një urrejtje prej çeliku dhe betoni. Urrejtja ndaj shkjaut.
Urrejtja ndaj diskriminimit. Urrejte ndaj besimit. I quajmë serbë shqiptarët ortodoksë. I quajmë malazesë, grek, maqedonë. Dhe me një dashuri çmenduri për radikalizmin islam. Aq sa dhe synetllikun e shpallin me fushata suksesi. I quajnë arritje kërkesën e plotësuar ndaj Turqisë për të sjellë ca kirurgë që të bëjmë synet djemtë. Të gjitha për inat të shkjaut. Madje nën këtë inat mund të vritemi edhe me njëri-tjetrin. Të vrasim fiqinjin, vëllain. Ta quajmë tradhtarë, spiunë. Shkurt shkja. Shkurt zallamahi. Potere, për turkoshqiptarët e rinj. Dhe zhurmë për shqiptarët e vjetër e të rinj.
3)Kështu edhe në muajin maj. Një armatë shqiptarësh u ndesh me policinë dhe aty u vranë disa syresh. U tha nga policia maqedone, megjithëse aty në polici ka, kishte edhe shqiptarë. U tha ish ushtarët e UÇK-ës nga Kosova. Dhe rezulton që pjesa më e madhe janë e datlindjeve nga 71, 85, 91. Zoti të na mëshirojë që po i kujtojmë kështu. Por UÇK-ja vet u kurorëzua në Lap, në mars të motit 1991. Dhe e mbaroi misionin me çlirimin e Kosovës 1999. Dhe sot quhet Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. I bie të ndodhi përsëri, që për inat të shkjaut, të vënë në punë propogandën kundër vetes. Kundër njëri-tjetrit. Sa akoma shqiptarët e Kosovës grinden se kush është në fakt UÇK-ja. Ajo e ekzilit apo jo e Lapit. Kështu edhe në Maqedoni. Kështu edhe në Shqipëri. ndaj rezulton se përdorimi i UÇK-ës, në Maqedoni, në Kumanovë, është pjesë e kësaj zallamahie shqiptare.
Dhe ne me atë trumbetimin tonë prej flluskash patriotizmi prodhojmë dëshmorë.
4) Mirëpo nëse të ndjerët e kësaj natyre na i justifikon policia e shkjaut, mund edhe t’i quajmë dëshmorë. Edhe pse termi rrjedh nga një kohë tjetër. Uzurpimesh, pushtimet. Pra të natyrës pushtues, vatan. Por kur ka një qeveri, kur ka një bashkëqeverisje… dhe ne jemi pjesëmarrës në ‘të. Maqedonasve u lind e drejta t’i quajnë grupe terroriste etj.
Sidoqoftë, e çfarëdoqoftë, prapë me ndjesë për jetët e humbura. Le t’i justifikojmë kështu. Por si t’ia bëjmë këtyre vrasjeve tona? Dëshmorë të kujt do ta quajmë komandant Shqiponjën, Kumanovë? I vrarë dy ditë më pare nga shqiptarët. Dëshmorë të kujt do ta quajmë Artan Musliun, Strugë? I vrarë sot nga shqiptarët. Të kujt janë këta dëshmorë, shqiptarë të Maqedonisë? Po këta të vrarë mes shqiptarëve, përpara syve të shkjaut, si do i quajmë. Çfarë emri do uu vëmë?
Sillem e them, mirë me maqedonin, për shkak edhe të asaj urrejtje prej çeliku e betoni… që palësh ua kemi ngjizur edhe fëmijëve. Dhe ata më keq nga ne, me fëmijët e tyre. Nuk e kuptojë, përse po vriten tani me njëri-tjetrin? Mos kanë ngatërruar shkjaun? Pra na jepni një përgjgije. Dëshmorë të kujt do i quajmë.
Do i shpallim heronjë. Por të kujt?
5)Me që e nisëm me Kumanovën dhe për dëshmorët e saj. Duhet të ketë qënë data 26 maj. Kur ceremonisë së varrimit të heronjëve, iu kundërvu një analist i njohur me emrin Enver Robelli. Ai kumton me një titull të ashpër. ”Një vend që kriminelët i nderon si heronj, ardhmërinë e ka të errët” Më tutje ai vazhdon po me mllef. ”Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetshpallur lanë pa shtëpi qindra banorë. Vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre, e marrin shqiptarët e Maqedonisë, jo haraçmbledhësit e Kosovës”. Mirëpo shqiptarët kudo që janë, se shqiptarë janë, zakonisht më shumë dëgjojnë analistët brenda partive. Dhe lufta në emrin e shkjaut, të lirisë dhe Shqipërisë së madhe, bëhet pikërisht nga haraçmbledhësit e shumtë në Ballkan.
Ndofta edhe nga një fakt kokëfortë që hera herës del në në analet e memories sonë. Që ne e kemi të pamundur ta gjejmë me njëri-tjetrin. Sidomos në liri.

Filed Under: Analiza Tagged With: e maqedonise, Ilir Levonja, Per ke po vriten, shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT