• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

VIKTOR KASIMATI, NJERIU QE LA GJURME TE THELLA

July 31, 2015 by dgreca

Ne Foto: Viktor Kasimati/
Nga Agim Xh. Dëshnica-Boston-MA/
Jeta e kujtime/
Shumëkush si një udhëtar i lodhur, pas një shtegtimi të gjatë, hedh vështrimin në udhën e përshkuar e përpiqet të gjejë vendin nga u nis. Vë re, në largësi vetëm një tis të përhimtë resh në trajta malesh, që ndryshojnë ngjyrat e shuhen diku, siç dodh me vitet. Në ato çaste kujton muajt e vitet, kur hidhërimet mposhtnin, edhe gëzimet e rinisë, ndjen në shpirt përsëritjen e tyre, diçka të kundërt nga thënia e poetit fiorentin, përfytyron një rreshtim të gjatë njerëzish, që nis nga gjyshi e vijon me brezin e pasardhësve. Pas tyre shokët e shkollës, bashkëpunëtorët e mirë në jetë e në punë.Të tjerët, misteriozët e asaj kohe të vështirë. i fshin nga kujtesa, siç ngjet me erën e gjethet në vjeshtë, ashtu si valët mbi gjurmë në ranishte,
Shkollat shqipe.
Aty nga vitet e mashtrimit të madh 1945 e 1946, shkollat u hapën si ato të paraluftës, madje me librat cilësorë të asaj kohe të tronditur nga lufta boterore. Pas shkollës fillore me pesë klasa, në Tiranë vijonte Gjimnazi me tetë klasa, i ndarë në degët reale dhe klasike, më pas u prish, Më tej u vijua me uniket me tre klasa, shkollat e mesme me katër klasa, një prej tyre mbajti emrin e pashpallur Gjimnazi “Qemal Stafa.”
Në krahun e djathtë të rrugës së Elbasanit, gjatë vitit shkollor 1945-1946, degjoheshin zërat e nxënësve të shkollës fillore me emrin e trashëguar e kuptimplotë “Kosova.” Aty mësonin zakonisht fëmijtë e familjeve të kulturuara, me banim në Tiranën e Re. Në klasën e pestë, diku në rreshtat e para, ulej një djalë me shtat mesatar e pak i hequr e me tipare fisnike, Viktori nga fisit i Kasimatëve, i lindur në muajin e luleve më 1935. I vemendshëm në mësime, i gatshëm në përgjigje, i dashur e bujar me shokët e çdo niveli, i pashkëputur nga shokët në argëtime gjatë pushimeve. Një ditë mësuesi i ri i fesë, sapo hyri në klasë për mësimin e parë të edukatës islame tha, se kushdo që dëshironte të dëgjonte mësimin e tij, mund të rrinte. U ngrit një vajzë me flokët kaçurel, e veshur me fustan të hollë e me pala ngjyrë rozë dhe foli, “unë nuk besoj” e doli me kokën lart nga klasa. Më vonë do të shquhej si balerinë. Askush tjetër nuk lëvizi nga vendi, as Viktori, i cili deri në vitet e fundit, në ditën e parë të Bajramit ndodhej ndërmjet besimtarëve para xhamisë së Et’hem Beut dhe uronte miqtë e vet. Siç dihet pas disa kohësh mësimi i fesë u ndalua. Familjes së balerinës ia shtetëzuan vilën me pishinë e lulishte. Viktori vazhdoi shkollën me nota të shkëlqyera në Uniken-3. Ndërtesa klasike e shkollës më parë shërbente për Muzeun Historik dhe Etnografik. Në oborr dergjeshin rreth e rrotull shtatore pa kokë, parzmore, mburoja e basorelieve mermeri të nxirra nga koha, të zbuluara nga arkeologët anglezë e italianë në Durrës, Apoloni e Butrint. Në kohën e pushimit mbi parzmoret e mburojat e gurta, uleshin nxënësit e hanin nga pesë biskota nga ndihmat e UNRA-s. Siç dihet shpeshherë në shkollë gjatë javës, kishte edhe ditë me ngjarje gazmore për të gjithë. Në stinën e ftohtë të dimrit apo në ditët me shi, ndalej para portës së shkollës një pajton i mbuluar, ku ishin mbrehur dy kuaj. Papritur u duk tek zbriste nën çadër Viktori i përcjellë nga nëna e mirë e fisnike. Mjaftonte kaq. Të nesërmen në gazetën e murit, ku bashkëpunonte edhe Viktori, shihej karikatura e një djali nën shi të strukur nën jorgan. Ditën tjetër do të mblidheshin para gazetës shumë vetë për një shkrim gazmor të Vikorit, ku tregohej sesi mësuesi i diturisë së natyrës, teksa shpjegonte mësimin për zhuzhakun, iu drejtua “piktorit” K. D, që kruante veshinm, “ç’e ke atë vesh, more djalë, minierë ari? “ Më pas Viktori mbaroi gjimnazin “Qemal Stafa”, i rreshtuar me maturantët, që do të shquheshin në jetë, në degët, siç qenë ekonomia, fizika e kimia, ndertimi e arkitektura, shendetësia e sporti, si Shefqet Ndroqi, Petrit Radovicka, Barjam Preza, Osman Kraja,Viktor Kasimati, Besim Daja, Egon Gjadri, Zihni Gjinali e Rexhep Spahiu etj. Në fushën e letrave: Jakov Xoxa, Mustafa Grablleshi, Mihal Hanxhari, Petro Zheji, Fatos Kongoli etj. Artistë, si Naim Frashëri, Sandër Prosi, Robert Ndrenika etj. Piktorët, si Nexhmedin Zajmi, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo etj.
Kasimatët.
Viktori ashtu si kishte emrin, ashtu mbeti i paharruar përjetësisht. Ky trashgimtar, që nis nga një brez jurishtesh, inxhinerësh, doktorësh e dijetarësh atdhetar. Këta shqiptarë të aftë, me studime në Paris, Romë, Stamboll, patën fate nga më të ndryshmet, disa mbijetuan, disa humbën jetën në mënyrë tragjike, por kujtimi e veprat e tyre jetojnë. Gjyshi nga nëna, ishte Sulejman Delvina, Kryeminisri i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës. Gjyshi nga i ati, qe juristi libovit Abdurahaman Kasimati, babai i pesë fëmijëve, të gjithë me shkollë të lartë, në shërbim të atdheut. Ndër ta, ing.Refi Kasimati, i ati i Viktorit, i diplomuar ne Paris me punë në Ministrinë e Punëve Botore, ndërsa Sabiha Kasimati biologe e diplomuar në Romë, me punë në Institutin e Shkencave. Në romanin “Nentori i një Kryeqyteti”, botuar në vitin e zi 1975, përshkruhet mjeshtërisht kryeqyteti, që po binte në duart e brigatave çlirimtare, me trokitje natën, rrëmbime e vrasje pa gjyq në zonën lindore të qytetit apo në Tiranën e Vjetër. Ishin ditë paniku, ndaj disa familje nëpunësish të vjetër, po linin qytetin. Në roman, ndër të tjera shkruhej…”po ikin, po ikin Kasimatët!” Përse me fantazinë e vet të pasur shkrimtari, po i largonte Kasimatët patriotë? Në portën e tyre në Tiranën e re, trokitën, vetëm tre ushtarë gjermanë me automatikë të cilët kërkuan pianon e shtëpisë, vetëm sa për një natë. Kasimatëve s’u kishte shkuar as ndër mend, të merrnin më kot udhët e mërgimit. Përse duhej të ikte me familjen ing. Refiu, aq i nevojshëm për rindërtimin e vendit, të dëmtuar nga lufta? Po dijetarja, Sabihaja, e paharruara, pse duhej t’i linte punimet në Institutin e Shkencave? Po dy vëllezërit, njeri mjek, aq i kërkuar në atë vit e tjetri jurist?
Krim e ndeshkim barbar.
Mesa kuptohet, ” bejlereshë armike”, në atë ikje imagjinare, paskësh qenë Sabihaja e gjorë, e kthyer në vitin 1945, për t’u masakruar mizorisht në mesnatën e ftohtë të shkurtit 1951, për një bombë të hedhur nga Sigurimi në oborrin prapa Legatës Sovjetike, që plasariti disa nga xhamat e pasme të ndërtesës. Kumti i saj jeton edhe sot: “evolucioni është në natyrën e gjërave. Me dhunë nuk shkohet dot as në socializëm, as në demokraci; shkohet drejt shkatërrimit.”
Para disa vjetësh shkruesi i këtyre radhëve, u kishte kushtuar, këto vargje të dhimbshme viktimëve të asaj nate vrastare. Jepet vetëm një fragment:
“Erzeni trishtueshëm te Urë e Beshirit rrjedh,
e sillet e shtillet vorbull, te bregu nën gjeth.
Me zhaurimë në zall, mbi bar hedh lot-stërkala
sado krim në terr, me pëshpërimë përhapet fjala…
Dritaret e hijet, dushqet e shkurret, tregojnë,
për gropë martirësh në heshtje dhe gurët vajtojnë.
Dhe toka e zezë për njerëz të mirë pa faj,
ndër tela me gjemba thurur gjallë, skaj më skaj.
Nga gropa, nga gropa, shpirtrat fluturuan lart,
Me fllad Perëndie u qetua çdo lëngatë.
Një ëngjëllore, nimfa e gjallërisë ujore,
Sabi, Sabihaja, puhiza mëngjezore!
Në lumenj, det, oqean, dëgjohet thirrja e saj,
shpirti fëminor endet livadhesh në parajsë.
Mërmërojnë valët: Sabi! Sabi! Sabiha!
Buçasin dallgët: Sabiha! Sabiha! Sabiha! 
Erzeni u zgjua, te urë e Beshirit rrjedh,
e sillet e shtillet nën lule e gjeth,
me zhaurimë në zall e mbi bar hedh lot-stërkala, 
për krime terri me oshëtimë përhapet fjala!…”
Në atë kohë kur diktatura gjaksore u step nga jehona e krimit, Viktori mbushte 16 vjet. Dy vjet me vonë, më 1953, pranohet pa kundërshtim në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e inxhinerisë së ndërtimit, të cilin e përfundoi, si përherë shkëlqyeshëm, më 1958. Nxënësit e besueshëm edhe me nota nën mestaren, dërgoheshin jashtë shtetit në Universitete, në Moskë, Varshavë, Budapest, Bukuresht, disa në Romë apo Paris. Viktori nuk e pati atë fat, s’u dërgua në asnjë shkollë të huaj, sado i pari në mësime dhe zotërues i gjuhëve frënge dhe italiane, ashtu si gjatë kohës së punës, përdorues i anglishtes e rusishtes.
Emërimi në ndërmarrjet e institutet e ndertimit.
Për emërimin në punë, siç dihet u shqyrtuan dokumentet që tregonin prejardhjen e rrethin e tij familjar. Diplomës që dëshmonte për aftësitë e tij, mesa kuptohet, iu hodh një sy i ftohtë. Ndryshe nga shumë të tjerë, pas mbarimit të studimeve më 1959, u caktua në degën teknike të Ndërmarrjes së Ndertimit, me emrin shifror “21 Djetori”. Kjo nofkë pa vlerë, sipas forcës së zakonit, përdoret edhe sot nga shumë vet, pa e ditur, se bëhet fjalë për ditëlindjen e një diktatorit të egër sovjetik. Aty ku kryqëzohet rruga e Kavajës me Unazën, ndodheshin dikur, zyrat e asaj ndërmarrjeje. së bashku me kantierin e qendrës, me disa reparte, si zdrukthtaria për dyer e dritare, oficina e automjeteve dhe një park kamionash ndërtimi etj. Në degën teknike ing.Viktori punoi afërsisht dy vjet, për kontrollin teknik të ndërtimeve në Tiranë. Pastaj u transferua në Kombinatin e Materialeve të Ndërtimit në Laprakë, përgjegjës i laboratorit që merrej me analizat e çimentos, ranës dhe betoneve. Mandej u ngarkua nga Ministria e Ndërtimit, të kryente studimin dhe eksperimentimin e betoneve të paranderur, një detyrë kjo, mjaftë e vështirë dhe me përgjegjësi. Kjo punë kërkimore e panjohur deri atëhere në vendin tonë, synonte përgjysmimin e hekurit në betone, me anën e tërheqjes së hekurit në të ftohtë. Pas provave të shumta me ngarkesë u arrit qellimi i caktuar. Në bashkëpunim me Institutin e Teknologjisë së Ndërtimit, kjo punë e re, u shpërnda, edhe në rrethet e tjera. Për disa kohë Viktori drejtoi, edhe byronë teknologjike të Kombinatit. Por, gjatë punës nuk iu ndanë shqetësimet nga ndërhyrjet e gabuara nga lart, edhe në betonet e zakonshme, me rrjedhoja të rrezikshme. Ndryshe nga arkitektët e pafuqishëm, kundër ndërhyrjeve, ing. Kasimati, me urtësinë e njohur, nuk lejoi asnjë ndryshim në konstruksionet betonarme. Kështu, kur arkitektura në botë përparonte, në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, u panë ndërtesa të rëndomta, me paraqitje aspak të hijshme nga jashtë dhe me mungesa të shumta brenda. E kundërta ndodhi me qendrushmërinë e tyre, falë plotësimit të kushteve teknike, sidomos për betonet për të cilat punoi me vendosmëri inxhineri konstruktor. Viktor Kasimati, Ai merrte pjesë në çdo mbledhjet teknike dhe bashkëpunonte me kënaqësi me ekonomistët. Emri tij shënohej rregullisht në komisionet për hartimin e manualeve të Ministrisë së Ndërtimit. Në fabrikat e sheshet e Kombinatit punohej lodhshëm me tre turne. Me materialet e ndërtimit, furnizoheshin kantieret, që merreshin me ngritjen e banesave standarte. Ndërkohë u vu re një drejtim i ri, siç ishte ndertimi i fabrikave të reja të industrisë së rëndë, si Uzina e Traktorëve, Uzina e Tankave, Kombinati Metalurgjik dhe se fundi bunkerët e mbrojtjes për ushtrinë. Kjo marrëzi poltike dhe ekonomike e planifikuar, u mbyll me shembjen e sistemit socialist dhe fundin e diktaturës. Por, shqetësimet ing.Viktorit, nuk i ndaheshin, edhe nga ata, që dergonin letra lart. Kështu një tornitor poet, i kthyer pa diplomë nga kryeqyteti i një vendi lindor, përveç punës së mekanikut, nisi të mblidhte poshtë e lartë të dhëna për çështje ndërtimore. Shpeshherë në bisedë e sipër pyeste dhe shënonte shpjegimet që lidheshin me paranderjen. Viktori i dashur me të gjithë, ia përshkruante atë teori, pothuaj me terë hollësitë e saj. Të gjitha këto mjaftuan që mekniku poet, t’i dërgonte kryeministrit një letër të rrezikshme, ku ankohej, se burokratët dhe teknokratët, si Viktor Kasimati e dikush tjetër e kishin penguar të ecte përpara për të mësuar mjeshtrinë e betonimeve. Papritur në një mbledhje në Kombinat, u duk ministri i ngrysur e i rreptë i ndërtimit R. Hanku. Pas pyetjeve e përgjigjeve, u sqarua gjithçka. Pak më vonë, aty nga viti 1974, ing.Viktori Kasimati, i ngujuar katërmbëdhjet vjet rresht me punë në Kombinatin e tymosur nga pluhuri dhe intrigat, iku triumfues i emëruar në Institutin e Studimeve e Projektimeve të Veprave Hidroteknike, për t’u marrë me kërkime të tjera. Në romanin, siç u tha më lartë, pas një viti shkruhej: ”po i kin, po ikin Kasimatët!”
Ngadhnjimi i kohës së ëndërruar.
Më 1992 ing.Viktori është punonjës i Institutit të Teknologjisë së Ndertimi, mandej drejtor i tij. Mjerisht, edhe sot lexojmë në shtypin e përditshëm shkrime të gabuara për vlerën e betonimeve. Shumë vetë shqetësohen nga këto emërtime të frikshme gazetarësh. Ndërtimet me betonarme në vendin tonë të pasur me gurë e të varfër me drurë, janë e vetmja mundësi për ngritjen e porteve, digave, urave, banesave etj. në përputhje me kushtet teknike të miratuara shkencërisht nga specialist, si ing.Viktori me bashkëpunëtorët e tij. Shkelje të rënda vihen re vetëm në arkitekturë me projektime e ngritje pallatesh shumëkatëshe me probleme të vështira, mbi një plan urbanistik të gabuar. Ngadhnjyese del në çdo rast, përvoja e ndihmesa e ing Viktorit dhe e konstruktorëve të tjerë. Shembujt janë të shumtë, kur pas tritolit inatçor, ndërtesa qendron më këmbë e patundur, si emri i dashur Viktor, Victorious, Fitimtar.
Nga viti 1992 më 1997, veprimtaria e re e ing.Viktor Kasimatit, ishte detyra e drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ekonomike në Ministrinë e Jashtme. Pra, pas një përvoje te gjatë, do të punonte me ide të reja ekonomike, me shërbime në shtete, si Greqia, Italia, Franca, Austria, Gjermania, Turqia etj. Ndërkohë u realizua edhe një ëndërr e shuar e rinisë së vështirë, për të kaluar kufirin imagjinar midis robërisë dhe lirisë, tok me diplomatët në takime ndërkombëtare.
Shkurt veprat e ing.Viktor Kasimatit:
Kontrolli teknik i materialeve të ndërtimit dhe veçanërisht i betonit, çelikut, betonarmesë dhe materialeve të tjerë me bazë çimentoje.
Pojektues në Sektorin e Porteve detare. Ka marrë pjesë në hartimin e projekteve të :Kalates lindore në Portin e Durresit ( kalata, sheshe,rrjete inxhinierike, rrugë, hekurudha, etj.)
Thellimet në Portet e Durrësit, Shëngjinit e Vlorës.
Projekt–idesë së plotë të Portit të Ri të Vlorës.
Projekt-Organizimit të Punimeve për ndërtimin e skolierës perëndimore në Portin e Ri te Vlorës.
Pontilit ne Himarë.
Ne studion “Port Projekt”:
Nga viti 1999 më 2010: Inxhinier për projektim portesh në studion “Port-Projekt”, konsulent e projektues.
Ka marrë pjesë në hartimin e projekteve:
Për rikonstruksione dhe ndërtime në Portin e Shëngjinit (Kalata, sheshe, skoliera, thellime).
Për ndërtimt e reja në Portin e Sarandës (kalata dhr sheshe).
Projekt–ide e infrastrukturës portuale për përpunimin e produkteve të naftës dhe të gazit të lëngshëm në Porto-Romano në Durrës.
Ndryshime dhe azhornime në zgjerimin e kalatës në molin “O” në portin e Vlorës.
Për ngarkesat e projektimin e strukturave të ndërtesave civile dhe industriale.
Për studimin e veprimit të erës mbi strukturat e ndërtimit.
Projektimi i strukturave beton arme të ndërtesave civile.
Artikuj shkencorë në shtypin e viteve 1961- 1973.
1961- Shkallët e montazhit, soletat e paratensionuara
1962- Shkallët e montazhit, godina montazhi dy katshe të parafabrikuara
Stylla në formë ” T” prej beton armeje të paranderur për armatimin e galerive të minierave.
Kollona me shtylla cilindrike b.a. Kapriata dhe trarë vinç-urë b.a të paranderura. Soleta “F” të paranderura. Soleta “V” të paranderura për hapësira deri 15m.
Parafabrikatet në masë të tipizuara, prioritet i paranderjes para betonimit.
1973- Për prodhimet e nevojshme, adaptimi i reparteve ekzistues ose ngritja e reparteve të reja. Ngritja e një vinçi CAP dhe zgjerimi i poligonit të parafabrikateve.
Disa mendime të trishtuara.
Duke u njohur me tërë këtë vepritari prej dijetari atdhetar, kur hedh një sy të shpejtë në vëllimin-2, të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, përgatitur nga Akademia e Shkencave, me qendrim te qartë opozitar, edhe më 2008, ndihet fryma e rëndë e luftës së klasave. Nga fisi i Kasimatëve me një shkrim tepër të varfër, përmendet sa për te kaluar radhën, vetëm Sabiha Kasimati, vajza shkencëtare, fama e cilës ka kaluar kufijtë e Shqiperisë, shumë vite më parë. Në atë Fjalor Enciklopedik, të ndrequr keq, shihen emra inxhinierësh që jetojnë, nën nivelin e ing.Viktor Kasimatit. Edhe në shtojcën mjerane, ku shihen emra të harruar dëshmorësh të kombit, si Gani Butka, apo e poetëve të lirisë, të pushkatuar, si Vilsoni e Leka, emri i bukur i Viktorit, të përndjekur fshehtas, mungon, ndoshta si hakmarrje për emtën e vet të masakruar Sabiha, të cilën ai, e ringjalli me intervistat e veta të fuqishme.
Mbarimi i jetës së një dijetari krijues dhe ngritja lart në qiell e një ylli të ndritur.
Në kohë të lirë Viktori, merrej edhe me leximin e letërsisë në gjuhën shqipe, frengjisht, italisht etj. Pëlqente gazetat 55 e RD. Gjithsesi në bibliotekën e vet të pasur, shumica e librave qenë botime të sferës teknike. Çdo javë, në ditën e orën e caktuar, takohej me miqtë e vet të punës, në një kafe, në krye të rrugës “Hoxha Tahasim.” Në raste përvjetorësh ndodhej gjithmonë, në takimin përkujtimor për 22 vitimat e Urës së Beshirit. Janë të njohura intervistat e tij për emtën vet, Sabiha Kasimati. Në raste të ndryshme takohej edhe me punonjësit e vjetër, teknik e inxinierë, të Kombinatit. Ditët e korrikut i kalonte familjarisht diku në një gji të ngrohtë në krahun jugor të Himarrës.
Në këto ditë të nxehta pushimesh, në një gji të ngrohtë të Himarës, banorët e mirë të asaj ane dhe valët e kaltra të Jonit, nuk do ta shohin më Viktorin, ulur në breg, në ajrin e pastër, për të soditur largësitë, se papritur në fillim të korrikut, në ditën e dytë, zemra tij e lodhur pushoi së rahuri. Ai u nda nga jeta, aq e dëshiruar prej tij. Por, si vazhdim i saj, do ta kujtojnë miqtë e tij, sidomos kolegia e vet, e palodhura ing. Elsa Kasimati, me trashgimtarët e saj, mes tyre nipi i vogël, Kostandin, njeriu i ri i Shqipërisë. Për çudi, ky emër na kujton hymnin:“Flamur që lint Shën Kostandinin/Pajton Islamn’ me Krishterimin/ Çpall midis feve vllazërimin/ Flamur bujar për Njerëzi./” Ngadhnjimi i mendimit të lirë, ngriti lart në qiell, një yll të ndritur, Viktorin, studentin e shkëlqyer, inxhinierin e talentuar, publicistin e shkencës, diplomatin e aftë e patriot dhe idealistin e dashurisë njerëzore.

Korrik 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Agim Xh Deshnica, njeriu, QE LA GJURME, TE THELLA, VIKTOR KASIMATI

Etno-psikologji- KUVENDET SHQIPTARE

July 31, 2015 by dgreca

(Sipas Lahutes se Malesise)/
Shkruan:Prof.as. Dr. KOLE TAHIRI, etno-psikolog -Bruksel/
Dukuria e «Kuvendeve Shqiptare», shquhet per specifika etno-psikologjike te spikatura. Ajo eshte tradite e lashte sa historia e shqiptarve. Tubime te kesaj natyre beheshin edhe ne rajone te tjera te Ballkanit e me gjere. Por, kuvendet shqiptare shquheshi per lashtesine e tyre, per pjesemarrje te gjere, frymen e permbajtjen atdhetar, frymen mirekuptuese dhe ruajten e ketij institucioni dokesor per kohe te gjata, madje me «gjurme» e terma te ruajtura deri ne ditet tona.
Ne Lahuten e Malesise paraqiten gjeresisht kuvende, si ai i Lidhjes se Prizrenit, kuvendi qe organizon Cun Mula, bajraktar i Hotit me perfaqequesit e Malesise se Madhe etj. etj. 
– Ne ç’fare mase dhe sa gjenin zbatim ne keto kuvende dukurite etno-psikologjike shqiptare te cilat burojne nga mendesite, botekuptimi, mentalitetet, bota shpirterore, veçansite etnike te kultures iliro-arberore-shqiptare ?
– Si shprehen karakteri liridashes, luftarak dhe i panenshtruar i shqiptarve, si dhe ndjenjat perkatese ne keto kuvende ? Cili eshte modeli kulturor etnik qe perfaqesonin kuvendet tradicionale shqiptare, ne «Lahuten e Malsis» te at Gjergj Fishtes ? Si ka rrjedh fati historik i ketij institucioni dokesor shqiptar ne rrafshin etno-psikologjik ? A duhet pare kjo dukuri sociale vetem ne veshtrimin historik ? A mund te nxirren mesime per te sotmen ?!
Ne Kongresin e Berlinit(1897) Fuqite e Medha te kohes kane vendosur coptimin e tokave shqiptare ne favor te Malit te Zi, i cili, pa ngurrim hidhet ne aksione ssulmuese kunder shqiptarve. Knjaz Nikolla ka mobilizuar forcat ushtarake:
– /qi ka dyndun top e ushteri, /,
/ me hi n’Plave, me hi n’ Gusi,/,
/ me marre Shkodren me Malesi,/ ,
/der’ ku dane vendi me Dri ;/…
Keshtu, shprehen qarte synimet shoviniste te shkjeve-malazez si dhe nxitja e tyre nga Fuqite e Medha te Europes. Mbi bazen e marreveshjeve te fshehta kane detyruar Mbretin e Stambollit te bente leshime ne dem te tokave te banuara, prej shekujsh nga shqiptaret. Ne ate kohe territoret tona kane qene nen pushtimin e Perandorise Osmane.
Po, shqiptaret nuk jane te atij mendimi. Per kete Ali Pashe Gucia, ish ushtarak i perandorise i shkeputur nga Stambolli i vene teresisht ne sherbim te çeshtjes atdhetare jep kushtrimin :
– / t’ané Shqipnise ka çue nji fjale :
– /qi shk’a’ Krye, shk’à Bajraktar, /, ?
– /Shk’a’ Vojvode e shpi e pare ;/, ?
– / fille me dalun ne Prizren,/,
– /per me ngrehe aty kuvend,/….:/ ?
– / me lidhe bese, me lidhun fé :…. ?
– / Shkaut per t’gjalle mos me iu shtrue,/ , /…./
– /Mbretit fjalen me me ia thye./
Ka qene tradite mbareshqiptare, qe kur behej fjale per çeshtje te medha kombetare perfaqesuesit e krejt trojeve tona tuboheshin ne kuvende te medha e merrnin vendime te perbashketa. Sipas kesaj tradite dokesore shqiptare perfaqesuesit e krahinave shqiptare vrapojne ne Prizren.
Veçansite etnike te ketij kuvendi qendrojne ne formen e organizimit, ne lidhjen e beses shqiptare, beses se Zotit, ne qendresen deri ne vdekje per t’mos iu nenshtruar Shkjaut, si dhe ne trimerine e vetesakrifikimin shqiptar(nje grusht njerezish kundershtojne te plotfuqishmit e kohes), guxojne t’ia thejne fjalen Mbretit(Sulltanit) .
Me te mbrritur delegatet e krahinave :
– / Prizrenasit ku mire po i presin,/,
– / buke e zemer ku po u qesin, /,
– / si zanate qi ka Shqipnia,/,
– / kur t’u shkoje miku te shpia./
Te deleguarit nuk vendosen ne hane apo hotele, por shperndahen neper familjet shqiptare ku priten, sipas tradites se mikpritjes e bujarise, « Buke e zemer », bujari me gjithe shpirt, bujari e paster, fisnike, e thelle, pa interes, ashtu, siç vepruan prizrenasit.
Shqiptarte e kultivojne dhe e zbatojne virtytin e mikpritjes, respektimin e sigurimin e mikut qe u ka ra ne prag, me gatishmerine per te sakrifikuar gjithçka, pasurine e deri edhe jeten.
Kemi te bejme me veçansi etnike te spikatura te shpirtit shqiptar siç jane : mikpritja, ndorja dhe bujaria.Pas mikpritjes te qytatareve te Prizrenit, delegate vihen ne krye te detyres.
Dhe, pa vonuar delegatet mblidhen:
– / e kane dale ne log t’ kuvendit,/,
– /n’ato mojet e Prizrenit,/, ?
– / ku kane ndejun rend mbas rendit,/,
– / me Ali Pashen n’krye te vendit. / ?
Pra, jane tubue Krenet e Gegeve e t’ Toskenise(Shqiptaret), sipas tradites «rend pas rendit». Ne kete tubim te madh, sipas kesaj veçorie etnike kane lidhe bese e kane lidhe fe, me u shterngue(qendruar) :
– / Europes fjalen m’ia poshtue,/,
– / qi me Mbret paska pleqnue,/, ?
– / me i dhane dore Malit te Zi,/, ?
– / t’a coptoje t’ mjeren Shqipni. /
Vendosja ne kuvend behej, sipas rregullave(protokollit) te percaktuara ne kanun, renditje protokollare e detyrueshme per gjithesecilin : Ali Pasha, organizatori ne krye te vendit e me radhe zene vend : Marash Vata, bajraktari i Shkrelit, vijojne, njeri pas tjetrit Bajraktare, Krene e Beglere. Terheq vemendjen me uniformen dhe fjalen e mençur Abdyl Frasheri, i cili ate qe flet : / Mbreti as Krajli nuk e shklet. Cilat jane ato personalitetet qe shtrohen ne kuvend, sipas «rregullores etnike» ?
Pastaj, renditen « rend pas rendit» Prenge Bibe Doda, kapedani i Miredites, Dera e Toptanit, Zogollit, Gjet Gege Shllaku, Begolli, Cun Mula, bajraktar i Hotit, Mar’ Lula i Shales, Dode Preçi i Kastratit, Vrioni i Beratit, Derralla, Shkodrani Shan Deda i Dede Jakupit i cili / qi si Létinit si, /Halldupit, / rrumbullak fjalen ua flet ;/…./, Abdullah Dreni, te cilit ia dro’ te keqen Prizreni e Kosova, – /pse per mik e bese te dhanun, /, – / vete ia nep zjarmin shtepise : /, etj.
Kjo renditje tradicionale eshte vendosur ne baze te kontributeve kombetare qe ka dhene secila krahine apo person. Ndeshemi ketu me mendesine, mentalitetet specifike shqiptare. Perfaqesuesit lidhin bese : «Europes fjalen m’ia poshtnue», pra konflikti eshte me ma te madhin e te medhenjeve.
Individualitete si, shkodrani Shan Deda : « E s’ merr vesht per krajl as mbret ». Marash Vata,- « / qi s’ e trand as topi as shpata./, Abdullah Dreni : « shi me Mbret pushken e nise». etj.
Secili prej tyre eshte mbret me vehte, i pa tundur, i gatshem per t’u ballafaquar me Krajla, Mbret etj. si i barabarte midis te barabarteve. Spikates ketu besa shqiptare, besa e Zotit, e çimentuar me vendosmerine epike te ketyre burrave.
Vendosmeri e guxim i tille veshtire te ndeshen kund tjeter si tek keta burra shqiptare !
Ajo eshte cilesi e spikatur e karakterit shqiptar, specifike etno-psikologjike.Nje grusht shqiptaresh kunder te medhenjeve te Europes.
Nje vendosmeri(karakter) i tille nuk mund te mos terhiqte vemendjen e Fuqive te kohes.
Po cfare problemesh trajtohen ne kete kuvend burrash ? Cfare ceshtjesh shoshiteshin aty ? Cila ishte pergjegjesia e secilit perfaqesues te krahines se vet ? Cfare tiparesh karakteriale e cilesish vullneti shpaloste secili individ etj.?
Ne kete mjedis burrash te urte e tjerr fjalen, perfaqesuesi i Toskerise, Abdyl Frasheri, i cili me mençuri e pathos shpjegon, se si ne Mesjete te paret e Shkijeve, qene shkulur nga malet e Uralit, ku ushqeheshin me dardha te egra dhe u derdhen ne tokat e Ballkanit, ku i gjeten shqiptaret me qyterimin e tyre te lashte, me bujqesi e blegtori te zhvilluar, me ligjet, me norma e kanune bashkohore, europiane.

Rrefen, oratori lashtesine e shqiptareve ne keto troje, historine e tyre te lavdishme, kujton se si me kushtrim ngriheshin ne luftera kunder fiseve barbare : Ostrogoteve, Shkjeve te Stefan Dushanit(malazez, serb), bullgar, turqeve osman etj., flet per qendresen e shpirtin kryengrites e liridashes, shpirtin shqiptar te mosnenshtrimit. Kujton atdhetari lufterat e shqiptarve ne kohen e Lekes, Pirros, Kastriotit etj.

Keshtu,Frasherlliu duke iu referuar historise heroike te te pareve ngjallte tek bashkeatdhetaret ndjenjat e krenarise kombetare dhe i ftonte ata per te treguar guxim e trimeri per mbrojtjen e trojeve arberore, siç kishin treguar te paret tane nder shekuj.
Karakteristike e shqiptarve, ne situata te tilla ka qene, se ata u drejtoheshin traditave atdhetare e luftarake. Vlere te veçante merr fakti se kur, flet ky lider shqiptar :
– « Mbreti as krajli nuk e shklet».
Mendimi i tij eshte i thelle, shpreh deshiren, aspiraten, te drejten legjitime te shqiptarve.
Detyra supreme mbarekombetar, per te cilen ishin mbledhur ne kuvend ishte mbrojtja e tokave shqiptare nga pushtuesit e huaj, me teper me forcat e veta.

Shan Deda, perfaqesues i Shkodres betohet ne Zotin se:
– / kur kje puna per atedhé./,
– / Edhe Mbretit te Stambollit,/
– / Shqiptaret pushken ia kane vu, / .

Bajraktari i Shales, Mar’ Lula, midis te tjerash thekson : 
– /Kam shkue jeten si bishe mali,/…. /,
– / por as Mbretit, por as Krajlit,/,
– / tungjate jeta s’ i kam thane./
Dhe ne rast se Shkjau, si po flitet ka me na msy, ai do te ndeshet ne armet e Lekeve e te Dukagjinit :
– / qi, me ndihme te Perendise,/,
– /kane m’ ia thye pleqnine Berlinit,/,
Pra, shqiptaret jane te vendosur deri ne vdekje qe mos t’u rrijne(pranojne) vendimeve te krajlave as te mbretit, ata nuk i binden te huajt, sepse «mbret shqiptari àsht n’ vend te vet». Vendosmeri legjendare, vendosmeri per te mos u dorezuar perpara asnje armiku cilidoqofte ai.
A nuk ishte burreri proverbiale qe te thehej, te kundershtohej pleqnia(vendimet) e Berlinit ?!
Keto «trille shqiptare», te shprehura artistikisht nga Fishta, kane zene vend ne mendjet dhe zemrat shqiptare, jane pelqyer nga njerezit e thjeshte, sepse kane qene afer botekuptimit te tyre, mentalitetit tradicional, krenarise, deshirave e aspiratave dhe besimit ne forcat e veta. Ne rrjedhen e shekujve ata i kishin provuar «perkrahjet» europiane.
Energjite shpirterore titanike ata i gjenin tek besimi te Zoti, vetevetja dhe armet e tyre.
I pari i Shales ka shprese, se me ndihmen e Zotit e te bashkuar do t’i rrezojme planet e Berlinit.
Por, Mar’ Lulen e shqeteson, po aq fort Anadollaku(turku) :
– /qi kurr qafet s’ma hoq lakun ,/,  
– /s’ due te njoh as Krajl as Mbret:/, 
– / mbret shqiptari àsht n’ vend te vet./
Prijesi guximtar i nje fisi, te vogel por kreshnik nuk njeh te medhenjet, ai ndjehet zot ne shtepi te vet. E habiteshme, por shqiptarte e Lahutes ua thone fjalen rrumbullak si krajlave ashtu dhe mbretit.Me kurajo te habiteshme ia thejne(kundershtojne) pleqnin Berlinit. Kur shqiptaret jane te sinqerte, te ndershem, nuk i bejne lak fjales, secili eshte i gateshem t’ia nis pushken Mbretit etj.
Karaktere te tilla etnike, burrerore, te forta trashegonin dhe kultivonin shqiptaret e fundshekullit te XIX-te Shqiperise Veriore te cilet jane protogoniste te Lahutes se Fishtes.
Keto cilesi vullneti te shqiptarve shpreheshin ne log te kuvendit, ku pergjegjesia per fjalen e thene peshonte sa mali. Ajo nenkuptonte kthimin e fjales ne veper. Kjo vendosmeri shprehej kur behej fjale per atdheun e te pareve, per trojet arberore. Burrat e kuvendit se bashku me ndjekesit e tyre, sipas beses se dhene hidheshin ne beteja per jete a vdekje.Ata nuk udhehiqeshin nga mbreter, presidente, apo shtabamadhori ushtarake, por thjeshte nga prijesit e tyre popullore, sipas tradites iliro-arberore.Veteqeverisje, vetembrojtj thellesisht popullore.
Referencat morale e politike te ketyre kuvendeve dhe shoqerimi i tyre me vepra luftarake, si veçansi etno-psikologjike pasqyrohen mjeshterisht ne kryevepren e Fishtes.
Keto manifestime publike, tipare karakteresh te shprehura me zjarr ne kuvend dhe, pastaj ne beteja, luftimet e ashpera me Shkijet-agresor shprehin perkatesine etnike te shqiptarve malesore te asaj periudhe.
Te habite forca shprehese e individualitetit te malesorit te fundshekullit XIX-te. Malesori, si individ merr pjese ne kuvend dhe u del zot pergjegjesive te medha, i bindur ne perkrahjen e ndjekesve te vet. Dhe ata nuk u gabuan, as u zhgenjyen nga ndjekesit benike te cilet u shkonin pas. Ata, ne dallim nga te tjeret nuk ishin komandante ushtarake, por thjeshte prijes popullor qe jetonin ne gjirin e popullit dhe shprehnin aspiratat e tij.

Po çfare ndodhi me vone me kete karakter shqiptare, me keto individualitete te spikatura ?! Kjo eshte nje teme e gjere dhe e veshtire e cila prêt te trajtohet nga sociolog e psikolog te
formuar shkencerisht dhe objektiv.

Te kthehemi tek kuvendi ku bluheshin idete, mendimet, taktikat e strategjite luftarake shqiptare.. Keto debate te zjarrta drejtoheshin me mjeshteri nga Ali Pashe Gucia, i cili me takt e konsiderate trajtonte problemin:
– /Te lumet goja, bajraktar,/, ,
– /se ti lak s’i bake fjales./,
– / Se ti folke n’log t’ kuvendit,/ ,
– / si po e lypte e mira e vendit./,

Ali Pasha eshte ushtarak i shquar dhe, ndonse, Mar’ Lula, si bajraktar i nje krahine te vogel, ne nje pjese te fjales se tij bie ndesh me mendimin e pergjitheshem drejtuesi nuk ia prêt fjalen atij. Perkundrazi, i thur levdata (folke…si e lype e mira e vendit, se nuk i bake lak kuvendit etj.). Vetem, pasi thekson meritat e bajraktarit te Shales sjell argumente politike, e sidomos ushtarake duke mbrojtur idene, se ne situaten e krijuar shqiptarte nuk mund te luftonin njekohesisht ne te dy krahet.
Cfare etike brilante, thjeshte etnike shqiptare ! Cili diplomat i kohes ia kalon ?
Ushtaraku i larte i kthehet edhe qendrimit ndaj Turqise dhe shpjegon :
– / Por, pse na te vogjél jemi, /,
– / pse kend fis as vellà nuk kemi,/,

Prandaj konkludon strategu :
– / na sot Shkjaut s’mund t’i bajme balle,/,
– /prandej, thom, se e lype e mbara,/ ,
– /te rrijme ngjite me Mbret t’ Stambollet, /

Ne kete tubim mbareshqiptar u shprehen lireshem, me kurrajo civile e pa doreza pikepamje te ndryshme e te kunderta : Njera pale kerkonte a). lufte, si kunder Shkjaut, ashtu edhe kunder Turkut, ndersa pala tjeter b). Mbronte mendimin se duhej te ruheshin, te pakten perkohesisht lidhjet me sulltanin, qofte edhe per arsye strategjike(pragmatike), se nuk mund te perballoheshin nga shqiptart, ne te njejten kohe te dy armiqet(Shkjau dhe Turqit osmanlli).
Eshte evident fakti se ne kete kuvend mendimet shpreheshin sinqerisht, rrumbullak, pa doreza, direkt, me transparence, pa frike e paragjykime etj. Ne to mbizoteronte e mira e vendit, ndershmeria, respekti e konsiderata e ndersjellta midis pjesemarresve, pavarsisht pozites apo fuqise qe zoteronin.
Mbi bazen e mendimeve e ideve te shumeta, madje edhe te kunderta, pasi peshoheshin mire ata arrinin ne perfundime te njejta te cilat beheshin te detyrueshme per secilin pjesemarres dhe forcat qe ata perfaqesonin.
Te befasojne shqiptarte e asaj kohe me forcen e qendrueshmerine karakterit, me vullnetin e paperkulur dhe virtytet e larta morale, tipare etno-psikologjike te trasheguara nga te parte e tyre e te ruajtura me fanatizem, si rallekund!
Pas shume debatesh te zhvilluara ne kete BESELIDHJE te madhe te Prizrenit, te gjithe bashkohen ne idene qe t’u drejtonin nje leter Krajlave te Berlinit ne te cilen, me vendosmeri kundershtonin, hidhnin poshte vendimin e tyre per coptimin e tokave shqiptare dhe betoheshin : 

– /qi, pa u shterrun Dri e Shkumbin,/,
– /edhe Buena per pa u thà, /,
– / na per t’ gjalle nuk rrijme nen Shkà.
Ne botekuptimin e shqiptareve dhe mundesite teknik te asaj kohe shterrja e ketyre lumenjeve ishte gje krejtesisht e pa mundur. Perjetesisht e palekundur eshte vendosmeria, burreria e delegateve te Kuvendit te Prizrenit. Ata jane qendrestare te tille, sa qe pa u shterre lumejt e Shqiperise, pa u permbyse natyra nuk pranojne coptimin e tokave shqiptare, nuk neneshtrohen, nuk i ulin armet.
Mendja e shendoshe t’a do, se ky karakter solid e i paperkur i shqiptareve me shpirtin luftarak e liridashe, krahas gjuhes shqipe, ka qene, nder shekuj nje prej atyre faktoreve determinant te ruajtjes se identitetit te shqiptarve.Ky tipar etnik yni, mbajtes i konstruksionit psikik te shqiptareve eshte njohur e pranuar edhe prej te hujve, madje edhe armiqve qe kane pasur te bejne me shqiptaret.
Ne rrjedhat e shekujve, per fat te keq te te dy paleve ne konflikt(etnive) politikat shoviniste, raciste, politikanet shoviniste kane rrenjosur, nje mni te papermbajtur, urrejtje te thelle e racizem primitiv midis dy etnive : Shkjeve te Ballkanit shovinist e invadues e shqiptareve, prej shekujsh vendes(anes).
Eshte pranuar, se kjo veçori etno-psikologjike ballkanase e ketyre dy kombeve(mnia) ka shkaqe te thella historike, ekonomike, socilogjike dhe etno-psikologjike, te cilat presin shpjegime me objektivitet shkencor duke mbajtur qendrim bashkekohor ndaj tyre.
Mbi kete baze, del e domosdoshme, qe secila pale(komb) te njohe e pranoje gabimet e se kaluares dhe te sotme, duke kerkuar ndjese publike e shprehur pendes publike, boterisht dhe te hedhe veshtrimin kah e ardhmja.
Vetem keshtu, do te mund te harrohet e kaluara e zeze dhe popujt e ketij rajoni do te mund te ecin, krahperkrah popujve te tjere evropian.
Ne nje tjeter kuvend malesoresh, shprehen pikepamje diametralisht te kunderta, mentalitete dhe shpirti etnik : Ne Kishe te Vishnjeves, Frati i Kelmendit, Pater Gjoni, ne meshen festive predikonte fjalen e Zotit. Aty, nga fundi i meshes, papritamas jepet alarmi :
– « / Kushtrim, djale, ka nji per shpi,/ ,
– / n’ até Sutjeske me dale n’ ushtri,/,
– / se àsht kah rraset Shkjau n’ Gusi ! / ».

Gjendja eshte tejet kritike : njerezit, me uniformat festive, kane ardhur, tere gezim per te festuar : kenduar, hedhur valle, luajtur e gjuejtur shejin, sipas zakonit. Aty jane tubue fare-fisni, miq e kumbare nga shume krahina. Por, pa prite e pa kujtuar plase kushtrimi vetetime. Nisin kuvendin dhe shtrohet medyshja e madhe.

– / si t’ia bàjme e tek t’ia bàjme ?/ ,
– / A te shkojme a mos te shkojme ?/.

Kerkohet, jo vetem vendim i menjehereshem, vendosmeri e guxim, por dhe veprime te shpejta mbrojtese.Sipas tradites se kuvendeve shprehen e ballafaqohen pikepamjet e kunderta : Uc Gjoka i Hotit deklarohet :

– / na shkoi moti si à mà zi./,
– / Fyta- a- fyt me Shkja t’u pre,/,
– / si per s’ tepermi t’ki’m lé./,

– / Prandej, burra, un kish’ me thane,/,
– /se kjo pune per sot do lane,/,
– / Sot po e ka Turku me Shkjà :
– / lepijshin kryet e nxjerrshin syte !/

Mendimi realist dhe jo i pa bazuar. Formalisht, kjo ishte lufte midis dy armiqve, prej te cileve, njeri e mbante Shqiperine nen zgjedhe(Turku) dhe tjetri pergatitej per t’a pushtuar(Shkau).
Ne ate kohe Shqiperia administrativisht i perkiste Perandorise Osmane. Prandaj,- le te kacafyten ata ndermjet vedit, se boll shqiptaret jane coptuar ne luftera per te tjere,- arsyetonte Uc Gjoka i Hotit.

Perkrahesit e ketij mendimi kapitullues nuk jane te paket :
– / Jo, po, ti Uco, mire po flet,/, /
– / Vocerr Preçi po ia prêt./,
– / n’ se te vritemi na me Shkjà,/, .
– /N’ robni se ne robni,/, –
– /Mjesa Shkjau, po bani e hini. / 
– / se ai ketij vendi mà nuk del,/ ,
– / ke s’do t’ kete fis as Atdhe…., /

Vocerr Deda shton :
– / Prandej, mire, thom un, na del, /,
– / ne kete pune mos me u kap tel;/ ,
– / tash nji here me shkue ne shpi,/… ,
– / mbasi feste, po ka qillue;/,
– / se, a te shkojme, a te mos shkojme,/,
– / me lane kryet per Turk e Shkjà./,

Ne kete atmosfere te lekundur, pater Gjoni, meshtari i ketyre aneve mendon ndryshej. Ai duke e njohur shpirtin krenar e ta pa epur te malsorit shtron pyetjen :
– / po a imend burrat e Malesise;/,
– / nami e ndera e gjith Shqipnise,…/,
– / vendin Shkjaut kane per t’ia leshue,/,
– / pa pushke t’ shtime e ndej harru ?/…
Gjithsecili, kur e merr fjalen shqipton fjale respekti per mendimet e te tjereve, vetem pas kesaj sjell arumentet e veta e shpreh, cope e pa doreza mendimin e vet.
Meshtari atdhetar u kujton malesoreve lavdite e se kaluares, gjakun e prinderve te tyre derdhur ne lufte kunder pushtuesve te ndryshem, lavdine e Skenderbeut, te Lekeve te Malesise dhe rrjedhojat qe do te sjelle pushtimi prej Shkjeve te Cetines. Franceskani ligjeron, se si ai do te kishte vepruar, por rroba e tij nuk lejon vrasjen e te tjereve dhe se i mbetet vetem te mallkoje. 
Perfaqesuesit te besimit i lejohej pjesmarrja ne kuvend vetem per te shprehur bindjet e veta, por jo per te vendosur.Vendimin e merrte sovrani, kuvendi, beselidhja. Pushtetaret, qeveritaret, ne keto kuvende popullore nuk kishin te drejte te merrnin pjese, aq me pak kur ishin pushtues, sic ishte rasti i pushtetarve osman.
Atehere, malesorve te prekur ne seder, ne krenarine tyre dhe ne vetedijen atdhetare nga predikimi i Pater Gjonit, u gufon gjaku i te pareve, zgjohet motivet e lashta, krenaria epike dhe shterngojne armet e drejtohen, atyperaty, siç ishin direkt per ne Sutjeske, ne frontin e luftimeve.
Binomi « Atme e Fe » funksionon mbrekullisht, franceskani i bekon trimat, dhe ne krye te tyre marrshon drejt front te luftimit. Ky atdhetarizem i franceskaneve, duke qene edhe ata te kombesise shqiptare perben veçori te ketij sekti fetar, te perkushtuar edhe çeshtjes kombetare shqiptare. Kete veçori (atme e fe) franceskanet e kane deshmuar historikisht ne Shqiperi. Ndersa, ndihmesi i tij :
– /Lulash Ndreu, xhakoni i fratit,/,
-/ se edhe kanges ai ç’ia ka thane,/…. :
Shqiptaret, sipa zakonit tradicional te pergjigjes(reagimit) ndaj kushtrimit, nderpresin festimet dhe nisen per ne lufte, me kenge ne goje, duke demonstruar shpirtin e tyre luftarak e gatishmerine per t’iu pergjigjur rrufeshem thirrjes per mbrojtjen e trojeve te tyre kudo qe i zente kushtrimi, veçansi e spikatur etno-psikologjike shqiptare.
Kuvendet e medha, te cilat mirreshin vendime me rendesi e pergjegjesi kombetare perfundonin me beselidhje te veçanta. Keshtu, krenet e Hotit, tek Kisha e Shen Gjonit besatoheshin, sipas rendit, duke nisur me bajraktarin, i cili, veçanarisht ne mobilizime luftarake, detyrimisht merrte flamurin, printe :
Cun Mula, bajraktar i Hotit garanton :

– / bani be me lot per faqe,/
– /per «qitape» e shtate « melaqe »,/,
– / se pa deke e pa hi ne dhe, /,
– / me gjith djale e me gjith re,/,
– / pa u robite me lope e qé,/,
– / e pa u djege me stan e shpi,/,
– /s’ bjen n’dore kurr Malit t’ Zi. /

Pas tij, bajraktaret e krenet e Hotit u betuan :

– / mbas kanus s’Leke Dukagjinit,/,
– / m’ qiri t’ festes e m’ Kishe te Shengjinit,/,
– / mbi Shen N’kolle e Shejt Shna Ndue, /,
– / m’ Kryqe te Krishtit, kjofte levdue !/,
– / se pa u shkimbe me troje t’ veta,/,
– /s’i bajne Knjazit tungjatejeta !/
Tradita etno-psikologjike shqiptare nenkupton qe pjesemarresit ne kuvende te betoheshin, sipa kanunit : ne Kryqin e Krishtit, ne kishat e medha te vendit, ne shejten, ne jeten dhe pasurine e tyre, si dhe ne Kur’hanin e shejte, se do t’i rrinin besnike beses se dhanun ne kuvend. Jane rregullat e normat tradicionale shqiptare.
Kurdoher behej fjale per Besen shqiptare, fjalen e nderit, per Besen e Zotit. Garanci e dyfishte feja shqiptare.
Siç shihet, edhe ne nje kuvende te papritur shpreheshin ide e mendime te ndryshme, te kunderta, shoshiteshin mire ato, ne kendveshtrimet perkatese e me urtesi e maturi arrihej ne vendimin perfundimtar, i cili zbatohej pa hezitim nga te gjithe. Ka qene karakteristike e spikatur e asaj kohe, qe per mendimet e shprehura, ne kesi rastesh, as qe behej fjale, qe dikush te mbante meri, inate apo mllefe etj.te kesaj natyre..
Perkundrazi, armiqesite e tjera harroheshin dhe funksiononte besa e kanunit, sipas se ciles; si, ai qe ndiqej per gjak dhe «gjakesi» duhej te luftonin krahperkrah, si vllezer ne nje llogore, te mbronin e jepnin jeten, po t’a lypte nevoja per njeri-tjetrin. Dhe fakte te tilla ka plot ne historine e ketyre krahinave, ku vepron doka e gjakmarrjes.
Keshtu, kanuni, ne kohe lufterash ndalonte, rrebtesisht gjakmarrjen. Ai qe vepronte ne kundershtim me kete dispozite(norme) te kanunit ndeshkohej rrebte, sipas normave te pranuara dhe perbuzej nga opinioni shoqeror. Kete e impononin ligjet e pashkruara(kanunet) e shqiptarve.
A nuk eshte kjo tregues i urtesise e burrerise shqiptare ?! A nuk eshte kjo, nje veçansi e spikatur etno-psikologjike e shqiptarve te asaj kohe ? Behet fjale per ato raste kur eshte e pranishme dukuria barbare gjakmarrjes, veçori kjo primitive etno-psikologjike e cila. ka egzistuar deri tash vone te shqiptaret.
Kjo burreri qe tregohet, sidomos ne raste luftrash lypset te tregohet edhe ne situatat paqesore, gje e cila, fatekeqesisht po ndeshet teje ralle.
Ne kuvendet mbare shqiptare, rajonale etj. trajtoheshin çeshtje mberekombetare, pra kishin tematike solide atdhetare, refernca moralo-politike patriotike etj.
Ndersa, ne kuvendet e niveleve me te uleta si krahines, fisit, katundit etj., ne sobat e burrave, ne vendet ku daheshin(vendoseshin) pleqini te ndryshme ndryshonte permbajtja, por rregullat dhe kerkesat ruheshin, ne te gjitha rastet te njejta. Ne çdo kuvend(tubim) respektoheshin elementete etnografike, normat etiko-morale te njohura e te pranuara prej te gjitheve.
Ato zhvilloheshin, sipas traditave e dokeve thjeshte shqiptare, te cilat ne sot i emertojme edhe dukuri etno-psikologjike.

Norma etiko-morale te karakterit etno-psikologjike te kuvendeve te burrave.

Cilat ishin idealet, motivet shtytese, ndjenjat qe i frymezonin, normat e komunikimit shoqeror, mentalitetet qe synonin dhe shpreheshin ne keto kuvendeve te tradites se lashte shqiptare ?
Ne kushtet e mosnjohjes te shtetit te pushtuesit e ligjeve te tij, ne munges te ushterise, forcave te rendit, burgjeve, kush i shterngonte, detyronte shqiptarte qe t’i zbatonin vendimet e kuvendeve te tyre ? Cfare tregojne te dhenat?
Ne rrafshin etnografik kuvendi eshte nje bashkim fisit a fisesh me Krene, Pleq, Sterpleq e Vogli a Djelmni te dheut, qi kan qellim me rrahe ndonji çashtje a me lidhe ndonji bese.
Kuvendet e pergjitheshme per çeshtje te rendesishme te karakterit kombetar, sipas tradites njoftoheshin : me kushtrim dhe tri te shtena me arme, por edhe me lajmes.
Kushtrimet, ne mungese te mjeteve te nderlidhjes, jepeshin, ne varesi te rrezikut qe kercenonte vendin(«burre per shtepi», «me shtate e shtatedhjete» etj.), kushtrimet qiteshin(jepeshin, shpalleshin) nga kryeplaku, kohet e fundit nga bajraktari. Kushtrimet qiteshi vetem per ceshtje te medha kombetare e jo per parti politike apo gjera te tjera.Ne kanun percaktohej edhe vendi prej nga qitej kushtrimi, zakonisht ne krye te katundit.
Tubimi i njerezve behej ne vende te caktuara me pare si ne (Qafa, lendina, oborre kishash, vende kulti, lisa ne shej, qe thuhej «Logu i Kuvendit» etj.). Keshtu, p.sh., Miredita tubohej ne Sh’Pal, a ne Gryke t’Oroshit, Puka, tu qyteti i Pukes, Malesia e Gjakoves tu Vorret e Shales, Dukagjini ne Koder te Shen Gjergjit(Shosh), Nikaj e Mertur tu Kisha e Nikajvet, Mertur e Krasniqe tu Bungu i Kuvendit(Selimaj) etj.
Ne kuvende merrnin pjese, sipas qellimit kategori te ndryshme perfaqesusesish.Me tradicionale kane qene kuvendet «burre per shtepi». Ne keto kuvende burrat e bashkuem rrijn ne gjysem rrethit, zakonisht kembekryq, me drejtuesit perball, ashtu qe te mund te shofin shoqi-shoqin e, po u thirr kush, te ket shteg per me u duke nder Krene e Pleq. « Nder gjyqe e peshime krent e pleqt rrijn ne vedi e Vogjelia ne vedi.» « Krent e pleqt rrijn ne kuvend mbas prijet e tagrit.» Armet e krahut kulmoheshin ne nje vend, aty afer, gje qe do te thoshte se ishte vendosur besa e burrave e cila nuk duhej thye. Secili mbante armet e brezit. Keshtu, nisnin kuvendet duke shpalosur qellimet per te cilat ishin thirrur.
Ne pikepamje politike kuvendet e pergjitheshme trajtonin probleme te medha atdhetare, çeshtje te medha shoqerore, ekonomike, sociale etj.
Ne rrafshin etno-psikologjik kuvendet u permbaheshin parimeve atdhetare(nacionaliste) kombetare,orientoheshin ne referenca moralo-politike te mirenjohura, ne perputhje me botekuptimin, mentalitet,mendesive, nevojat e kerkesat e kohes, u pergjigjeshin deshirave e aspiratave rajonale e kombetare.
Permbajtja e tyre shquhej per atdhetarizem te theksuar. Ne rastin e Lahutes qellimi ishte te ngriheshin te gjithe, me arme ne dore per te mbrojtur vatanin kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit dhe synimeve shoviniste te Shkjeve te Ballkanit.
Pra, kemi te bejme me synime etno-psikologjike te trasheguara nga te paret tane.
Nga motivet e brendeshme te shqiptarve, personazhe historike te Lahtes kane qene : Mbrojtja e lirise kunder pushtuesit sllavo-malazias, mbrojtja e vatrave, territoreve tona, te cilat tradicionalisht kishin qene te banuara nga shqiptaret, ruajtja e nderit dhe dinjitetit kombetar. Kranaria kombetare dhe shpirti i mosneneshtrimit perpara te huajit.
Keta ishin disa nga nxitesit, shtytesit kryesor qe i grishnin shqiptaret te hidheshin ne beteja per jete a vdekje.
Venia ne jete e ketyre idealeve te medha bente te domosdoshem zbatimin, me perpikemeri te madhe te normave etiko-morale te parashikuara ne kanun dhe te detyrueshme per zbatim nga pjesemarresit ne «Logun e kuvendit». Per korrektese citojme tekstualisht disa prej tyre : « Burrat e dheut ne kuvend rrijn t’armatisun»,«Sa te jene ne kuvend burrat e dheut, s’ ka tager(leje)kush i huej me u perzie nder ta,», « Ne kuvend, sa te flase njani, tjeret do te ndigiojne te heshtin.», «Cashtjet, qi i perkasin njij krahine mare-ase shtetit,- do te peshohen nder kuvende te pergjithme : «Burre per shpi.», « Fjala e rande nuk bahet ne kuvend»., « Kanuja s’ban(ndalon) qi te shahet kush ne kuvend; po bani kush ket pune, do te giobitet mje ne 5 desh»., «Po i tha kush kuej, se rrene ne kuvend, do te giobitet mje 500 grosh ». , «Po i a shkrepi kush kuej armen ne kuvend, shpija i digjet e sjellesi i armes grihet kuvendisht e shkon gjakhupes ».   
Ne kuvendet shqiptare, gjitheçka flitej e behej(zbatohej) kerkohej qe te ishte e matur, e peshuar mire e shprehur me fjale te qarta e sjellje fisnike : Ishin te denushme, nga opinioni dhe shoqeroheshin me ndeshkime : fjalet e renda, ofezat publike, ngritja e zerit, germushja, te bertiturit me ze te larte, sharjet, epitetet, perçmimet, ngitja e gishtit tregues, apo dores. Vleresohej e kishte kerkesa ndaj stilit te te folurit, humorit, fjalvet e shprehjeve, intonacionit, veshterimeve,shprehjevefrazeologjike, fjalve te urta, etj. Nuk ishin ne etiken e kuvende perdorimit ironia, cinizmi, fjalet poshteruese, perbuzese, nenvleftesuese, sarkazma, shakate e renda, etj.
Kuvendtari(diskutanti) qe merrte fjalen,- siç thuhej nga popullin,- qe te mos behej i merziteshem, kerkohej qe te mos hynet «me trina neper mal», nuk duhej te «çante kopalla», te mos i «mballonte pa çoban», « te mos çante derrasa,», « te linte  rend me blue nje buke» etj.
Kerkesa te tilla kishin te banin me permbajtjen e diskutimeve, permbajtjen e asaj qe thuhej dhe me kohen e shpenzuar nga folesi, me etiken fjales.. Keto kishin te benin me specifikat e krahinave, por shenonin tipare etno-psikologjike te perbashketa te kuvendeve te te pareve tane. Keto norma etiko-morale zbatoheshin ne kuvendet e Lahutes.
Per pjesemarrjen ne kuvendet e burrave kishte edhe kerkesa te tjera, me te thella. Keshtu, p.sh, thuhej qe : «Ai qe nuk di te lexoje fytyren e tjetrit, qe nuk di te lexoje heshtjen etj. nuk duhet te te shkoje ne kuvendet e burrave.»
a). Ka qene kerkes qe mendimet, idete, propozimet te shpreheshin sakte e kuptueshem per degjuesit, me sa me pak fjale te hueja(turke tj.) e shprehje te errta. Gjitheçka lypsej te shprehej drejtperdrejt, syndersy, ballas e pa hipokrizi, me ndershmeri e sinqeritet, pa prapamendime e keqdashje, pa hilera e rrena, pa ironi e sterkembesa, me drejtesi e pa interesa te ngushta, me bindje e te argumentuara, asnje here kunder interesav atdhetare dhe kunder besimit tek Zoti etj.
Vihej ne spikame permbajtja, mendimet, idete atdhetare dhe qendrimi i shprehur rrumbullak e pa frike kunder pushtuesve te huaj.
Camaj, njohes i thelle i jetes dhe traditave malesore, ne nje veper te tij sjell nje dialog, midis Currit, malesorit te zbritur ne fushe dhe mesuesit te fshatit: « E veresha ndersy me moskuptim. Edhe ai me verent po ashtu me moskuptim. « A mundesh, tha ; « mem’i lexue mendimet ne balle, ashtu si ne nji liber ? »
S’ashte nevoja sepse, ti flet.
«Ne kje, se nuk kupton diçka ma teper se sa flas, ateher nuk do te merremi kurr vesh. Thom keshtu,- vijoi Curri,- pse ju te shkolluemit kujtoni, se na te pashkollet aq sa dime flasim».
Ma vone m’a shkoqiti mendimin. Simbas ti ai, jo une, ne trute e veta ruente edhe dijen e te pareve. Kurse na tue lexue sende tjera, i kishim harr».
Ne kete dialog, bie ne sy se : Malesoret, ne kuvende, madje edhe ne bisedat me te tjeret e permbajne mimiken e fytyres, ne menyre te tille qe mos te shprehin emocione, te mos te percjallin tek te tjeret, asnje lloj informacioni per ate qe mendon : e «veresha me moskuptim» dhe ai, po ashtu «me moskuptim ».Shprehet ideja e leximit te fytyres se tjeterit, si dhe mendimet e ndersjellta te njerezve te shkolluar per njerezit e pa shkolle.
E malesoret e ruanin fort kete rregull ne kuvendet e tyre
Prandaj thuhet :
– Fjala peshon, pesha e fjales,
– Nje fjale te nxjerr ne breg ose te mbyte ne uje. etj.
– Fytyra tregon, shpesh te tratheton.
– Puna kallxon.
– Sjellja flet.
– Veprimet instingtet trathetojne etj.
b). Ne kuvendet shqiptare ishte e domosdoshme qe gjitheçka te ishte e permbajtur, e disiplinuar, e vetpermbajtur, qe nga mimika e fytyres, pantomimika e trupit deri ne detajet me te vogla : Kujdes i veçante kerkonte vetekontrolli i shprehjes(mimikes) se fytyre, rrudhave te ballit,gojes, levizjes se syve etj. Ne te njejten kohe, kerkohej qe levizjet e trupit(pantomimika) te ishin sa me kursyera si : levizjet e duarve, sidomos te kraheve, kokes, kthimi mbrapa, peshperitjet veshnevesh, komunikimet me ane te shenjave te ndryshme si mbyllja e njerit sy, pra, kontrolli i levizjeve te muskulatures se fytyres etj. Terhiqte vemendjen, per keq te qeshurit pa vend, me za te larte etj.
Kujtojme ketu, se syte e njeriut shprehin, edhe ne menyre te pavetedijeshme : emelsi, miresi, dashuri, gezim, lumturi, shprese, egersi, urrejtje, meri, zemrim, mllef, zili, egoizem, qetesi, dyshim, alarm, frike, krenari, mosperfillje, perbyzje, pabesi, cinizem, tmerr, meshire, lutje, mirenjohje, perulje, epsh, dinakeri, hipokrizi, zgjursi, burreri, guxim, mosaprovim, inkurajim, trimeri, dashamiresi, dyshim, lutje, debilitet etj. etj.
Jane keto disa nga arsyet, se perse burrat e kuvendit zakonisht paraqiteshin te mbyllur, hermetike, disi te ngurte me qellim qe fytyra dhe syte, levizjet mos t’u jepnin te tjerev asnje lloj informacioni per qellimet, mendimet, deshirat etj.
a).Fytyra e pjesemarresit ne kuvend, qofte kur ai flet, apo vetem degjon kerkohej te ishte e vetpermbajtur, te shprehte vetem qetesi, te ishte e palexueshme nga te tjeret. kjo sepse, siç dihet, fytyra e njeriut shpreh gjendje te caktuara shpirterore, P.sh., balli me rrudhat e veta, vetullat, syte, faqet, goja, buzet, mjekra, faqet, hunda, veshet, koka, muskulatura e fytyres etj., me vetedije ose pavetedije reagojne ne ate, qe thuhet, ose qe behet aty, ndryshojne formen, ngjyren( skuqen, zverdhen,nxihen), levizin, kontraktohen etj.
Krahas te gjitha ketyre pjesemarresi ne kuvend ishte e domosdoshme qe te lexonte e interpretonte edhe heshtjen e burrave. Heshtja e atij tjetrit duhet vleressua e mbajtur qendrim ndaj saj.
Kane mbetur shprehjet: Kuvend, Logu i kuvendit, kuvend burrash, kuvend historik, burre kuvendi, behet kuvend, u vendos ne kuvend etj. terma qe i perkasin etno-psikologjise.
Mentalitet e lashta, idete, normat kanunore e rregullat te cilave u permbaheshin pjesemarresit si : urtesia, mençuria, menyra se si shqiptaret e asaj kohe komunikonin e merreshin vesh midis tyre ne keto tubime, maturia ne pleqerimin, shoshitjen e bluarjen e çeshtjeve te luftes, takti e respekti per mendimet dhe personalitetin e bashkebiseduesit, kolegjialitet ne marrjen e vendimeve perfundimtare, gatishmeria per te vepruar ne perputhje me to flasin per vlera etno-psikologjike te komunikimeve e marreveshjeve te pareve tane.
Ato deshmojne per nje tradite etno-kulturor te vyer, nje model ne organizimin dhe zhvillimin e ketyre kuvendeve rajonale apo ne shkalle te gjere kombetare, tradite e cila ruan vlera aktuale edhe ne ditet tona.
Kuvendet kane qene nder perberesit kryesor te veteqeverisjes sipas zakoneve dokesore shqiptare, te ruajtura deri ne mesin e shekullit XX-te.
Traditat dokesore shqiptare pasqyrohen, nga autori i Lahutes, ne mjeshteri artistike e fryme popullore, ne kenget kushtuar Lidhjes se Prizrenit, Marash Ucit, Cun Mules, Ali Pashe Gucise, Dede Gjo’ Lulit etj. e tubime te tjera te shqiptarve.
Ne themel te ketyre kuvendeve tradicionale qendronte BESA ShQIPTARE, BESA E ZOTIT e veshtruar si norme morale dhe kod dokesor qe qimentonte e garantonte zbatimin e vendimeve qe mirreshin ne «logun e Kuvendit.»

***
Po ne çfare forme kane arritur deri me sot normat, rregullat dhe kerkesat e mbajtjes se kuvendeve te medha popullore ? Ato u deformuan qe gjate Luftes Dyte Boterore ku gjithçka vendosej me gryken e pushkes, me vone u perdoren si karikature per maskimin e qellimeve moniste te diktatorit per te arritur, deri ne nivelin, se si zhvillohen debatet politike ne Kuvendin e sotem te Republikes se Shqiperise.
Ne «Nje vezhgim mbi komunikimin tone publik…» te analistit Mustafa Nano, midis tjerash lexojme per kacafytjet midis politikaneve tane ne Shqiperi dhe ne Kosove. Citojme :
«Jane sherre tipike shqiptare, ku tjetri sulmohet e mbulohet me fyerje e shpifje, ku goditjet jane te kalkuluara per te bere dem, alabaku se ka per gje te marre poza inteleeektuali e ku intelektuali s’e ka per gje te flase si alabak, ku gjuha e shtene ne pune eshte asgjesuese e shfarosese, ku secili pretendon se ka me vete te drejten, ku njeri nuk len asnje shteg per te bere nje negociate te sekondes se fundit me tjeterin, ku palet harrojne argumentin dhe fokusohen, veç te personi qe kane per balle, ku biografia e tjeterit eshte gjithenje nje arsye per t’mos u marre fare me çeshtjen, ku ai qe terhiqet perballe nje sjellje te dhuneshme, mbulohet me turp e thirret humbes, ku klasi, eleganca, sqima merren per dobesi etj.
Ne…shqiptaret, kudo qofshim…debatojme njesoj, d.m.th., nuk debatojme, por perleshemi. Dhe ketu kam parsysh te gjithe shqiptaret deri tek akademiket tane. . !
E di, mund te thuhet qe gjera te tilla ndodhin kudo, por puna eshte, se kudo gjera te tilla jane perjashtime, ndersa tek ne jane rregull». (Gazeta «Shqip» date 25 nentor, 2011).
Mos valle, e ka tepruar ky analist ? Mendoj, se jo. Ai ka shprehur nje realitet te dukshem te jetes polike shqiptare, madje duke ruajtur mjaft rezeva qe lidhen me fjalorin vulgar, epitete e pa denja si, per ate qe i shqipton dhe per ate te cilit i drejtohen, sharjet vulgare, gerthitjet, sulmet, deri tek goditjet brutale fizike etj. te pa denja per natyren e shqiptarit. Nuk gjeta diçka tjeter me te goditur per te faktuar se ku ka arritur gjendja e «Burrave te Dheut» qe na perfaqesojne ne forumet me te larta te kombit tone.
Ndersa, malesoret, per raste te kesaj natyre shpreheshin, me me delikatese si p.sh., « Mos hi me trina neper mal !», « Mos the krande kur nuk duhet ». « Mos i mallo shpatit !», «Ia qet mullini copa-copa », « I ka leshue pa çoban», «I ka mallue shpatit.» , « Mos qit krande ne zjarm !». «Mos shti gur nen rrota» ? etj, etj.
E megjithate, efekti i kesaj menyre te foluri ka qene direkt, i menjehershem, madje me rrjedhoja. 
Pra, shqiptaret ne kuvendet e tyre qe nga lashtesia jepnin shembuj pozitiv dhe modele per t’u patur zili.
Po sot, ç’fare po ndodh me politikanet tane ?! Ku po shkojme ? Perse i voton dhe i pranon populli keto deformime te traditave shqiptare dhe te sjelljes qytetare ?! Sa i vlejne ato imazhit tone ne boten e jashme ? Fatkeqesisht, ato flsain ne favor te profecise te Konices, se até qe ndertuan idealistet tane mund ta shembin politikanet e keqinje.
Para pak kohesh, ne nje debat televiziv, per kanunin e Leke Dukagjinit historiani Kasem Bicoku, specialist i historise se Mesjetes, midis te tjerash u shpreh :
«Po te zbatoheshin rregullat e kanunit ne parlamentin e sotem shqiptare do te qe nje mrekulli e vertete».
Prof.as. Dr. KOLE TAHIRI, etno-psikolog 
Literatura e perdorur :
1. Lahuta e Malesise. Botim i trete, Rome 1991.
2. Kanuni i Leke Dukagjinit. Nga Shtjefen Gjeçovi.(Shqip dhe anglisht). Gjonlekaj publishing Compani
Nevv York 1989, f.199-201
3. Martin Camaj. Vepra letrare 1 Apollonia, Tirane 1986 f. 87, 89

Bruksel, janar, 2012

Filed Under: ESSE Tagged With: Kuvendet, Lahuta e malcise, Prof.as. Dr. Kole Tahiri

Kosovë- Qeveria dhe Kuvendi drejt krijimit të Gjykatës Speciale

July 31, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 31 Korrik 2015/- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryesia bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare në mbledhjen e nisur sot në mesditë, nga ora 12:00, ka vetëm një pikë në axhendë: Çështje vijuese. Në këtë mbledhje pritet të merret vendim për të ftuar seancën e re plenare për Gjykatën Specialen, ndërkohë që gjatë paraditës së sotme vijoi dhe në mesditë përfundoi, pa kourum, seanca e nisur dje.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit u ftua e njoftua zyrtarisht pasi qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e paraditës së sotme, në mënyrë unanime me të gjitha votat u pajtua që të riprocedojë në Kuvend propozim-amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Kryeministri Isa Mustafa kërkoi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës “sa më shpejtë ta thërrasë seancën dhe të aprovojë amendamenetet kushtetuese”.
Sipas burimeve të shtypit në Prishtinë, të raportuara sot, “të martën e javës tjetër do të votohet për themelimin e Gjykatës Speciale”.
Një ditë pas mosarritjes së numrit të nevojshëm të votave në Kuvend, qeveria në 27 qershor, në një mbledhje konsultative paralajmëroi riprocedim i Gjykatës Speciale dhe për këtë edhe bashkërendësim e bisedime edhe me opozitën. Por, tre partitë opozitare, VV, AAK e Nisma në një deklaratë të përbashkët që pasoi shprehën dhe vazhdojnë të mbajë qëndrimin se, “vendimi i 26 qershorit i Kuvendit të Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”. Në vazhdimësi të këtij qëndrimi, tre partitë opozitare, me gjithësej 31 deputetë, edhe në deklarata të veçanta u rishprehën në të njëjtën ditë, pardje, kundër riprocedimit në Kuvend të Gjykatës Speciale. Opozita shpreh kundërshtime edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar të mos procedohen ndryshimet kushtetuese për Specialen.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vazhdimin e sotëm të mbledhjes plenare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar (një pjesë të saj e kryesoi nënkryetari Xhavit Haliti), shqyrtoi dy projektligje për herë të dytë. Kështu, Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, me amendamente të komisionit funksional, ndërsa nuk pati kuorum për Projektligjin për letërnjoftim, për të cilin u zhvillua një diskutim i gjerë.
Gjatë punimeve të sotme të seancës së Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të deputetit Sali Morina, u hoq nga rendi i ditës dhe u shty për sesionin vjeshtor shqyrtimi i vendimit të qeverisë për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Filed Under: Kronike Tagged With: drejt krijimit, Kosove, Qeveria dhe Kuvendi, të Gjykatës Speciale

Gëzimi nga ligësia

July 31, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti/*
Për ta luftuar një ide duhet së pari të kesh një ide kundërshtuese. Shikuar nga pikëpamja e një shtypësi, idetë luftohen më shpejtë nëse dikush i frikëson njerëzit nga të menduarit. Një popull i frikësuar nuk ka asnjë kundërshtim.
***
A veprojnë keqbërësit nga ideologjia apo ndjenjat? Janë veprimet produkt i një mendje të sëmurë ose llogaritjeje shpirtligësie? Apo është vetëm një ndjenjë detyre që qëndron prapa?
Sipas Kodit Penal vrasja është akti kur me qëllim e marrim jetën e një personi tjetër, ose në një mënyrë tjetër jemi drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e dikujt tjetër.
Vrasja është si pikënisje e padëshirueshme dhe e dënueshme, si historikisht dhe në shumicën e shoqërive në botë. Por në një numër situatash mundet që vrasjet edhe të përjashtohen nga dënimi. A është një vrasje e justifikuar, shpesh varet nga një vlerësim moral apo kënd shikimi (domosdoshmëri, vetë-mbrojtje, lufta, ekzekutimi)
Në vendet demokratike, në kuptimin e ngushtë, vrasjet ndahen në dy kategori ligjore të përgjegjësisë:
• Vrasja e qëllimshme, do të thotë për të vrarë me qëllim, ka pasur një synim për të marrë jetën e të tjerëve. Ajo ende mund të përfshijë vrasje të kryera në zemërim dhe afekt, ose dehje e vetë-detyruar, dhe dënimi për vrasje ndodhë nëse kryerësi (vrastari) ka pasur një bindje se vdekja do të jetë një pasojë e mundshme e aktit. Pakujdesia e vrazhdë nuk është një bazë e mjaftueshme për të gjykuar dikë për vrasje.
• Vrasje me paramendim do të thotë se jo vetëm që e ka vrarë qëllimisht, por gjithashtu edhe llogaritje racionale e planifikuar, shpesh të referuara si “vrasje gjakftohtë”.
Ka vepra të tjera që përfshijnë marrjen e jetës së të tjerëve, dhe në këtë mënyrë mund të konsiderohen forma të vrasjes. Aksidente të dënueshme (shpesh në trafik) dhe dhuna fizike me pasojë vdekjen është në ligj akt i ndarë nga vrasja, por ndryshon bazuar kryesisht në qëllimet e keqbërësit (shkelësit të ligjit), për shembull:
• Vrasje neglizhencë, një aksident fatal ku dikush ka faj penal.
***
Tragjedia e shqiptarëve të FYROM-it (por edhe të Kosovës etj, është ajo histori e veçantë) qëndron në faktin se numrin më të madh të vrasjeve e kryen vetë pushteti sllavo-folës i ndihmuar nga BDI dhe PDSH, sidomos të ligut Ali Ahmeti dhe të ligut Menduh Thaçi. Kjo katrahurë false, FYROM, me dekada kryen terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare; terrori fundit ishte Kumanova.
Maskarai prej pseudo-politikani, plehu Ali Ahmeti, aq shumë kohë ka qëndruar afër organeve seksuale të pushtuesve sllavo-folës, sa që beson se ajo trevë shqiptare është prona e tij private dhe se pushteti i është dhënë për shfrytëzim personal. Armiku i tij më i madh është vdekja, mendimi se jeta dhe vepra e tij është e paqëndrueshme. Kur nuk arrin të heq mendjen nga vdekja ai kërkon rrugëdalje tek veprimtaria kriminele, duke i kundërvënë vdekjes ambicie të dyfishta: të mirash materiale, ligjesh bastarde, sundim të realitetit përmes vrasjeve të kundërshtarëve politik, terrorizimit të bashkëkombësve të vet dhe tradhtisë kombëtare. Besimi i tij tek pavdekësia përkon me besimin në përparim: si unazë aktive e zinxhirit të përjetshëm të përparimit ai beson se ka shpëtuar nga zhdukja.
Edhe kjo qeveri fashiste (e radhës) e FYROM-it: ВМРО – ДПМН & DUI (BDI) mbijeton edhe për faktin se ka përdorur gjithmonë dhunën kundër shqiptarëve që kanë demonstruar në forma paqësore, prandaj askush më as që guxon të mendon për shprehjen “demonstratë”.
Pse na sulmojnë?
Është e rëndësishme që ne ta vendojmë veten në vendin e kundërshtarit tonë dhe të përpiqemi për të kuptuar se pse ata veprojnë ashtu. Atëherë do të jetë më e lehtë për ne për të gjetur përgjigjen e duhur dhe për të kuptuar se si ne mund të ndikojmë në vendimet e tyre. Le të diskutojmë më përpara për ata që urdhërojnë sulmin, jo për ata që e kryejnë atë.
Për ta luftuar një ide duhet së pari të kesh një ide kundërshtuese. Shikuar nga pikëpamja e një shtypësi, idetë luftohen më shpejtë nëse dikush i frikëson njerëzit nga të menduarit. Kjo metodë kushton pak, sepse ajo heq barrën e përgjegjësisë prej tyre. Rrahja e njerëzve është mënyra më e lehtë për të arritur qëllimin. Një popull i frikësuar nuk ka asnjë kundërshtim.
Qëllimi nuk është të frikësojë ata që morën pjesë në demonstrata që të mos marrin pjesë përsëri. Policia është e vetëdijshme se demonstruesit të cilët ishin sulmuar, do të vijnë përsëri dhe përsëri. Qëllimi është që t`i trembë të gjithë ata që qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që ata kurrë nuk do të mendojnë për të marrë pjesë në ndonjë formë të aktivitetit politik. Aparati policor përdor taktikën e vjetër: “Goditi ata që janë të lidhur, kështu që ti i frikëson ata që janë të lirë”
Çfarë është qëllimi i gjithë kësaj që e them unë?
Ne duhet të kuptojmë se si mendojnë këta njerëz egërsira, kështu që të mundemi gjithmonë të mbajmë një hap përpara. Ne duhet ta largojmë nga kryet idenë se disa njerëz janë vetëm të mirë dhe të tjerët vetëm të këqij. Ne të gjithë kemi gabime, dhe disa prej nesh kanë edhe të njëjtat gabime si qeveria terroriste e FYROM-it, por dallimi është se qeveria ka fuqinë. Ne nuk e kemi.
Ne duhet të ndryshojmë metodat tona. Sepse në qoftë se vazhdojmë të përdorim vetëm një metodë – domethënë protestojmë – nuk do t`i arrijmë ndryshimet që ne kërkojmë…
*AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Opinion Tagged With: Aurel Dasareti, GEZIMI NGA LIGESIA

A është Mazgiti boshnjak?

July 31, 2015 by dgreca

Lulet e bukura lulëzojnë edhe në kohë tmerri !I shkulin,i shkelin dhe ato përsëri ngrejnë koken dhe dëshmojnë se kanë detyrim hyjnorë ta zbukurojnë boten! ( nga Xhelil Arifi)/
Ne Foto;Shqiptaret e Virpazarit, ne momentin e ikjes./
NGA FAHRI XHARRA/
Më duhet që të jem syhapur , dhe kjo i detyruar nga symbyllja , naivititeti,shpirtngushtësia , mos informimi i drejt i një numri të madh të shqiparëvenga të gjitha tokat shqiptare. Qaheshim se nuk e kemi shtetin tonë , sepse ishim ndër komandon jugosllave. Po tani që kemi shtetin ? E kemi edhe Shqipërinë ; që të dy shtetet të pavarura , sovrane etj, etj. Por çka me to , kur nuk janë në gjendje ti dalin zot vendit të vet , popullit të vet , por na e rrisin trushpërlarjen sa edhe vet në fund të fundit nuk e dine se ku janë.
Hallku ( turqit , serbët , grekët , malazezët ) po punojnë, e ne e masim vetëm vullnetin politik të vendit tonë. Sikur ta dinin ata që i udhëheqin këto dy shtete se sa qesharak janë karshi botës, do të ulnin së paku kokën në shenjë keqardhjeje ndaj popullit të tyre ; Medet , sa të varfër mendërisht që jemi , se pasuri materiale kemi mjaft ( duhej të thoshin botërisht ).
Kësaj rradhe do të flasim për “hallkun “ e huaj që po ecë shumë përpara me shtrembërimet historike , manipulimet gjeografike, e me një qëllim “ të pastër “ kombëtar sipas tyre,; popullarizimin e kombit të pa qenë kurrë ; popullit boshnjak ! (“ Boshnjakët: e Kosovës , të Serbisë dhe te Malit të Zi) , Të mjerët nuk po dijnë që po iu bëjnë sherbime të medha sllavëve , në dëm të shqiptarëve.
A ka historian shqiptar që e pranon që nga Nikshiqi (Mali i Zi ) në vitin 1878 u përzunë boshnjakët ?
Po ku kishte në atë shtetas boshnjak ? ata ishin shqiptarët musliman që pa fije dhimbjeje u larguan nga tokat e tyre. ( feja muslimane nuk i shpetoi nga asimilimi sllav?, por i bëri sllavë musliman ,sot t`ashtuquajtur boshnjak. Shqiptarëvet ortodoks të Nikshiqit nuk iu hëngri palla për kombin dhe u shndërruan në malazias ( një kombi pa qenë kurrë).
Ja se çka shkruan një historian “ boshnjak “ i cili përkundër mbiemrit Shkreli e ka me andje të quhet
Redžep Škrijelj “ Dëbimi dhe egzodi i Boshnjakëve (Lexo i shqiptarëve muslimanfxh ) të Nikshiqit, shpërndarja e tyre nëpër perandorinë e cunguar Osmane , pas Kongresit të Berlinit (1878 ). Tema është bërë në mënyrë shkencore në bazë të dokumenteve në dispozicion nga burimet osmane dhe të tjera ballkanike”. Punimi shkencor që po e lexoni thot Rexhepi ( i cili me qëllim ka harruar se është Shkrel ) ,është studim empirik i dokumentave osman dhe burime tjera ballkanike , por edhe nga dëshmitë gojore të vendasve. Boshnjakët e Nikshiqit apo “Turqit e Nikshiqit” se s ii quanin malazezët, pas një lufteje dy mujore dhe dorëzimit të Nikshiqit, Malit të Zi (1878 ) me familjet e tyre u nisë në një rrugë të gjatë refugjatësh i cili i shpërndau në të gjitha anët Një cak ,plot mundime dhe vuajtje ishte drejtimi i Kosovës , në Mazgit , nëvendin e “mrekullueshëm e të shenjtë osman” , në rrafshin e Kosovës; në një vend që i ngjante shumë vendilndjes se tyre-Nikshiqit , në Mazgit i cili u bë një nga shumë oazat boshnjake.(????fxh)” Përshtatja në kërreth tëri paska qenë e vështirë thot Rexhepi i Shkrelëve. ( shkëputur nga ! Bošnjački Mazgit Autor: Redžep Škrijelj )

Sa turp për shtrembërimet , por edhe turpi i ynë më i madh është se ne e mbrojmë si të tillë. Sulltan Muarti i kishte e kishte lënë jetën këtu nga tradhtia e të e të birit ( Punë e madhe !)
E keqja është se ne ia ruejmë ….çka ruejmë ? ai eshtrat i ka në Turqi .
Edhe pse Mazgiti është në rrafshlartë të tharë , ai numrohet në fshatrat më të bukur të Kosoves- na shkruan Rexhep Shkrel ( pa i ne fund fxh) dhe e vazhdon përshkrimin e tij duke mos e harruar Tyrben e Sulltanit . Duke iu falëmnderuar ujjërave të bollshëm muhaxheret “ boshnjak “ e lulëzuan këtë vend.
Ky palaço historian e mohon çdo gjë shqiptare të ardhacakëve shqiptarë nga Nikshiqi : “ Među mnogobrojnim toponimima u selu je i uzvišenje Piperski Brijeg, kome su muhadžiri iz Nikšića i Kolašina nadjenuli ime po nekom Piperu Seferu (12). Muhadžiri su svoje kuće podizali na potezu Jalije (tur. obala)”
Toponimet me emra të ardhackëve e tradhëtojnë qëllimin e tij : Piperët e Kolashinit dhe Nikshiqit. Por ta dini që para vendosjes në Mazgit të ikurit shqipta nga vendlindja e tye Nikshiqi kishin kaluar andej nga Podgorica, Lezha , Shkodra Gjakova , Peja , Rozhaja duke kërkuar strehim të ri në Perandorinë turke ( 1878 ) E shifni që Turqia kishte rol të dyfisht në asimilimin e popullit shqiptar .Turqit na asimilonin në boshnjak musliman.
Mazgit u ngrit në Çifligun e Arifagas Prishtinalisë, nga i cili u ble toka nga turqit për vendosjen e të besueshmëve të tyre ; shqiptarëve musliman . E dini edhe një gjë , Rexhepi flet në shkrimin e tij mu si hoxhët e sotëm shqiptar;” Falemnderimet për “bërjen e boshnjakëve me tokë” i shkojnë sultanit Abdyl Hamiti II ( 1876- 1909 ) , sipas të cilit ky vendbanim u muslimanëve boshnjak është i njohur si Mazgiti.
Një vërejtje për politikanët e atyre anëve , e njofin këtë histori ata ? apo edhe ata e falemnderojnë Sulltan Hamitin për të sotmen me mohime kombëtare?
Kohë pas kohe do të bëj të mundur që të “kënaqeni “ me historinë tonë të zhberjes të cilës në mënyrë indirekte po i ndihmojmë

Fahri Xharra. 31. 05.15 , Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: a eshte, Fahri Xharra, Mazgiti boshnjak?

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT