• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Ambasada e SHBA-ve përgëzon Qeverinë e Kosovës

August 26, 2015 by dgreca

– Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë për katër marrëveshjet në Bruksel/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Gusht Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Republikës së Kosovës për arritjen e katër marrëveshjeve në Bruksel. “Këto marrëveshje, të cilat e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të përmirësojnë jetët e gjithë njerëzve në Kosovë dhe janë fitore e të gjitha palëve”, thekson deklarata nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, e sapodërguar.
“Diskutimet që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së rezultuan me marrëveshjet për energjinë, telekomunikimet, themelimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë Serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Këto hapa do të forcojnë stabilitetin rajonal, do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës, dhe do t’i ndihmojnë Kosovës që të vazhdojë rrugëtimin e saj të përafrimit në integrimet me institucionet Euro-Atlantike”, vijon deklarata.
“SHBA-të fuqimisht përkrahin procesin e dialogut dhe e kuptojnë se ky kërkon marrjen e vendimeve të vështira nga të gjitha palët, dhe e çmon kurajon që është e nevojshme për të shikuar drejt së ardhmes”, përfundon deklarata nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Statement by the U.S. Embassy Pristina
U.S. Embassy Pristina congratulates the Government of the Republic of Kosovo for concluding four agreements in Brussels. The agreements, which respect Kosovo’s sovereignty and territorial integrity, will improve the lives of all people in Kosovo and are a victory for all sides.
The discussions, facilitated by the EU High Representative, resulted in agreements on energy, telecommunications, the establishment of an Association of Serb-majority Municipalities, as well as on freedom of movement and the Mitrovica/e bridge. These steps will strengthen regional stability, contribute to normalization of relations with Kosovo’s neighbors, and help Kosovo continue along its path to closer integration in Euro-Atlantic institutions.
The United States strongly supports the dialogue process, understands that it requires difficult decisions from all sides, and recognizes the courage required to look toward the future.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasada amerikane, Prishtine

ANITA HOXHA, E FTUAR NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

August 26, 2015 by dgreca

E ftuar ne Sofren Poetike te Diellit, Anita Hoxha vjen me nje tufe poezish. Libri i saj me titull metaforik”Te zgjohesh me yjet ne agim” del nga shtypinNe ditet e para te shatorit.Anita eshte nder poetet me te lexuara.Poezite jane zgjedhur nga redaksia jone. Urime Anita!

ANITA HOXHA/

Trishtimi i dallandysheve/

I kujtoj dallandyshet ne cdo pranvere
Ato migruar visesh larg nisur per ketu
Lumturohesha mes tyre une cdo here
Dhe ato gezonin qe dikush i pret diku

E ne ballkonin tim ato uleshin ngadal
E une i perkedhelja dhe emrat jua dija
Ato njeheresh gumezhinin mijra fjale
E une harruar endrrash mes tyre rrija

E shkonin e vinin dallandyshet rradhe
Foleja nen qiell mbushur cicerima plot
E deri sa mengjesi fillonte te zbardhe
Shtepia ime behej m’e bukura ne bote

Por vjeshta shpejt oh sa shpejte erdhi
Ato gati u bene te udhetonin vise larg
Ajo e vogla dallandyshe pika loti derdhi
Lote derdha une kur su kthye ne darke

Malli m’merrte per miket e mia te bukura
Ndaj folene ua rregulloja une si nje nene
Ditet me to n’ballkonin tim ishin te lumtura
Te mirave emrat une vete jua kisha vene

E dimri i acart erdhi mes shirave pafund
Ftohte e frike ndjen foleja n’ballkonin tim
Por nje dite stuhia e pabese jua shkund
Dhimbje o sa dhimbje qe ndjeu shpirti im

Ore te tera qava ne ballkon une ate dite
Miket e mia mendoja qe ngelen pa shtepi
Dimrin e urreva, urreva aq shume stuhite
Veten e urreva qe se mbrojta ate mrekulli

Dhe u kthyen dallandyshet me pranveren
Kengen e trishtimit kenduan nen ballkon
Dhe fluturuan larg sa larg bashk me eren
Sot prej mungeses se tyre syri im loton

Dhe perseri do te jete vjeshte

Ja edhe parku braktisur ne fund vjesht
E gjethet fjal kujtimesh shperdare kudo
Une e vetme ndjek hapat e mi dhe hesht
Syte harruar mbi gjethe me do s’me do

Nese sonte larg dhe ti mendon per mua
Drite yjesh shkruam e qiellit ler nje gjurm
Une do ta njoh ate drit lene duarve te tua
Qe s’shuhet e n’agim do t’ndrij me shume

Si ombrelle me yje qendisur sonte fle nata
Por une si dikur do t’pres si ne t’vonat ore
Ndjej si ky park vitesh ka ngrire tonat hapa
Dhe trupat tane qiellit shperndar si meteor.

Me drite hene po te shkruaj

Si dikur me drite hene ty po te shkruaj
Qiellit lart plot yje hena ndrin si nje meit
S’di si por ndjej t’mendoj per nje te huaj
Vjeshtes kur dhe hija jote humbi nje dite

E serish e shkruajta e hera heres e grisa
Takimet tona t’largeta kalonin nje nga nje
E malli n’etere shperndahej si vet harresa
Befas n’ajer kthehj e cdo gje ngrinte ne te

E si rrallehere deri ne agim po te shkruaj
E lodhur kujtimesh ti je harruar s’di se ku
Nje fjale magjike ne shpirt une do ta ruaj
E kur te therras vetmia ime ti te vish ketu

Natë e pa gjumë

Vals i harrimit e t’bukurën muzik
Kujtoj viteve në muzg ajo u shua
Si atëher dëgjova zërin tënd mik 
Vallëzo në perëndim the me mua
Unë vajzë shkolle nga larg ardhur
U skuqa e tëra s`kuptoja më asgjë
Mbrëmjes deri ditës në të zbardhur
Zemër zgjuar mendoja vec për të
Endrrat tona mbetën në atë shkollë
E vallëzimi në tingujt e asaj muzike
Ndërmend do sjellësh një bel hollë
E unë trishtimin tënd ditën kur ti ike
Valët e pagjumta shuhen syve t`mi
Oh, pistë vallëzimi pafund deti sonte
Po ajo hënë e plot si atë natë cudi
Dora ime dorën tënde po kërkonte
Nëse fati një ditë ne do t’na thërrasi
Ne plot mall do të vijm këtu patjetër
Gëzimi studentor një zjarr do ndezi
Puthjeve do zgjojm dashurinë e vjetër

***
Si ti ndal ditët

Me trokthin e një kali nxiton jeta
Stinët ndërrohen viti shkon shpejt
Dhimbjes së violinës peng mbeta 
Si detit zhurmshëm derdhen retë
Sa mall kjo violin ditëve të rinisë
Tingujt larg me erën ndizen zjarr
Notat premtim e himn dashurisë
Agimit herët dritën ndjej t’ja marr..

***
Ndjenje
Kur të kthehesh nga mërgimi o nënë
Ndalo mbi lulet te bacja përkarshi
Shumë fjalë per ty luleve i kam thënë 
Ato nuk celin po nuk i preke me dore ti
Trëndafili ndoshta te shpon me gjëmb
Dhe gishtit tënd të rrjedh një pik gjak
Eshtë malli im që shpirtit me dhëmb
Kur unë jam vetëm e ti nga unë larg
Kur te kthehesh nga mërgimi o nënë
dhe unë me mall të përqafoj të marr erë
Le të bashkohen bashkë qiell yje henë
Dimri zhduket magjishem vjen pranvere.
***
Liqeni kendon një kenge trishtimi
Ndarja noton bregut pa shpetim
Dikur dashuria pulbardhe gezimi
Zog i humbur muzgut ne perendim…
***
Po vjen rralle oh sa rralle me thuaj pse ?
Dritareve vizatova nje puthje mbi xham
Mos ndoshta ne mendjen time ti je
Mos ndoshta peng e jotja sot jam.
***
Zgjuar me poezin

C’doje t’më thoje agimit herët poezi
Në gjunjë u ula si fëmij para nënës
Sa të fshehta që vetëm une e ti i di 
Si motra ja treguam mbi det hënës
Dëgjoj poezin time kur ajo më flet
Jeta ime jetë jep brënda trupit t’saj
Muza ime herë sirenë thell në detë
Rrjeshtave me dënes e ndjej të qaj
Vargu bleroi, celi vjollca manushaqe
Mbi tastierë pluhur i ditëve të trishta
Fjolla bore përkëdhelje ftoht faqeve
Dritë vajzash mrekullisht trup brishta
Si femijë poezia ime ti fëmijë i prap
Mes vargjeve vdes e lind disa herë
Dashurin fshehurazi ti dërgon larg
Borën për mua shtron qilim ne verë
Agimet përkëdhelur me vargun tim
Ngjyra shpirti si lëndin e imja muzë
Puhizë deti, gjethe vjeshte e thëllim
Kristale diamanti të flen mbi buzë.
***
Mendime
Mos e mallko me ndarje ketë natë
Jo sot në këtë qiell me re arnuar
Kalendarit fshije symbyllur atë datë 
Eres mos ju qajë me fjalë trishtuar
Puthjet e tua mbetën plagë mbi buzë
Perendimi diellit rend qe ti përthaj
Me mbeshtjellte hena me argjend lus
Hijen tende kerrusur ndjek pastaj
Ndoshta kthehesh një ditë sërish
A`tëhere shpirtit tim është djegur cdo gjë
Këtë botë te madhe besova verbërisht
Dhimbshëm fshij hapat që hodha në të…
***
Kjo fjal e bukur motër
Në folen prindërore ktheve motër
E vetme këtu të prita si cdo herë
As prinderit s’jan si dikur në vatër
Mëngjes herët migruan si të tjerë
Ti dritë e mall te dera para meje
Me syt plot dhimbje, gezim e lotë
Ura shpirti ngritur mes meje e teje
Të shoh më sheh e s’besojm dot
Si mike ulur te shkallët e shtëpisë
Sa keq motër s’do qëndrosh gjatë
Rreth nesh kujtimet e femijerisë
Ne të dyja i mblodhëm ketë natë
E hapëm motër atë kutin e vjetër
Atje e jona kukull aq bukur veshur
Si piktore e skicuam me laps e letër
Ditën bashk kalonim duke qeshur
Kujtuam motër dritaren perkarshi
Djali qe fishkëllente është martuar
Sa herë qeshem me lot unë e ti
Me premtimet që ai na pat shkruar
Do shkosh motra ime ti do shkosh
Ti gjak që rrjedh gjakut tim në deje
Netëve do t’kërkoj e do m’kërkosh
Urës mallit ngritur mes meje e teje.

***
Muzg kujtimesh

Lot shiu dritareve s’gjen pushim
Mes refleksesh portreti yt vizatuar
Zgjuar kujtimesh i shuari shpirti im
Prej kohesh qiejt gri me ty larguar
Relike dashurie karfica nen jastek
Arom e duarve ne te ndihet tretur
Mesnate zeri im si det qe s’hesht
Cigaret radhe shuar si re mbetur
Pluhur harrese sandalet s’jane me
I kaltri fustan i ditlindjes ne dollap
Vetem kreheri pasqyres me asgje
Ditet muzg kujtimesh migruar larg.
***
Ndoshta nje dite

Merzia me vrau per fjalet qe me the
E une buze detit vrapova e braktisur
Sot gezohu afer trupit tend s’me ke
Nga sot per ty nje jete tjeter ka nisur
Nje jete tjeter ku une vertet nuk jam
Por pikturuar mbeta ne tenden zemer
Zhurma e valeve me ndjek nga cdo ane
Thjesht u larguam e s’ishte asgje tjeter
Ne nje te ardhme ne ndoshta shihemi
Do kemi ndryshuar valle as vete s’e di
Nga puthjet dhene njeri tjetrit do njihemi
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri..

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: "Te zgjohesh me yjet ne agim", Anita Hoxha

NJOFTIM I KRYESISE SE VATRES

August 26, 2015 by dgreca

Kryesia a Vatres njofton se z. Pal Rakaj, antar i deges ne Michigan, ka dhene doreheqjen nga Vatra, deri sa te marri fund gjyqi per nje çeshtje per te cilen eshte i akuzuar. Kryesia e ka pranuar doreheqjen e z. Rakaj.

Filed Under: Featured Tagged With: Njoftim i Kryesise, Pal Rakaj

CFARË THOTË PETRO MARKO PËR KISHËN E DHËRMIUT?

August 26, 2015 by dgreca

…Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhërmi priftërinjtë braziliane qe i kishte dërguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe – seminar për priftërinj ne gjuhen shqipe…./
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Shkrimtari Petro Marko në kujtimet e lëna :”Intervistë me vetveten,retë dhe gurët” tregon shkoqur për murgjit brazilian të Himarës dhe varrin e Nilo Katalanit në kishën e Shen Thanasit në Dhërmi. Dhërmiu i përmendur si vendbanim qysh në lashtësi shprehen nëpër libra. Ku gjendet Dhërmiu?Pozicioni i Qarkut Vlore dhe përshkrime të shkurtra
(Qarku Vlore është i përberë prej rretheve:Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesën jugperëndimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e Qarkut është qyteti i Vlorës, e cila është qendër tregtare, industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta. Himara .Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës së bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045 m mbi nivelin e detit. Në krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes,të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe të shterojnë. Gjiret kryesore në det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Pasuritë kulturore, historike dhe artistike të Himarës. Në territorin e Bashkisë Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: -Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shën Thodhorit, kisha e Shën Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagja e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj.
2.U mbushën 100 vite kur leu në Dhërmi, Petro Marko. Zogjtë mbretëror çukisin në portikun e Markojve. Dallgëzuar deti,cullufja e asaj hëne e thëllimit thjeshtër.Lutur te Shën Mëria:
-Zot na e beko të tjera vjeshtë!
Çfarë është fshati i bregut të Jonit, Dhërmi. Dhërmiu është nga më të bukurit në këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P.Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë është i pranishëm. Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj. Kisha e Shën Mërisë e kohë-shekujve 13-14 e.s, mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe me këtë emër shkrimtari Petro Marko ka bërë mendoi,gjykoi dhe bëri edhe një libër për fëmijë.Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona , poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit,d.m.th kur mbushej me atë gjënë hyjnore,fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla një farë soji si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë,hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke.
Ku mund ta takojmë sot,poetin Petro Marko?(Shkova deri te qisha e vjetër.Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !Çfarë shkrove gjithë javën poet?Vetëm një letër.E postova në E-mailin e vjetër. Mbusha ujë me kotruve .Kujtimi yt mu fanit.)
Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohë-tretjen e madhe,por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë,është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithë gjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka faruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore ,por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet ,mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë .Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi,ta vizitojnë .Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurrë ikin ,thuhet nuk vdiq,por iku se kishte ndoca punë,ku? Atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozelum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë është një mirësi,a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj,sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe,ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas,djathtas para e mbrapa,tutje-t’hu se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet,i biri i Markos dhe nënë Zoicës.
3.Ja cfarë shkruan Petro Marko për kishën e Shën Thanasit dhe murgjit bazilianë në Himarë;
“lshin leximet e para te shqipes ne shkollën time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua te zgjatem ca. Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhërmi priftërinjtë braziliane qe i kishte dërguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe – seminar për priftërinj ne gjuhen shqipe; kjo sipas raporteve qe i dërgonin priftërinjtë braziliane papës, një pjese e te cilave janë botuar (doemos ato qe u interesonin atyre) te Nile- Borgias, i cili përmbledh nje pjese te veprimtarisë se priftërinjve unit (baziliane) qe ndenjen ne Himare për rreth tre shekuj.
Pyetje: – A mund te na flasësh pakëz me gjate për ketë ceshtje, se pak gjera dihen për misionin e priftërinjve baziliane?
Përgjigje: – Misionaret baziliane ne Himare ndenjen tre shekuj. Pas vdekjes se Skënderbeut. Himara – atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari – ishte e pavarur. Gjon Kastrioti u thye nga Napoli, që e quajti atë krahine mbretëri te veten.
Shume banorë të Veriut, nga terrori i madh turk, shpërnguleshin për ne Himare, të gjenin shpëtim. Po Himara ishte e varfër, vend malor dhe nuk mundi t’i mbante qindra mi]era shqiptare te Veriut. Atëherë u morën vesh me mbretin e Napolit. i cili tha se mund të venin të banonin në mbretërinë e tij. Filloi eksodi i madh i arbëreshëve: me varka, me anije te sajuara. Shume u mbyten në Kanalin e Otrantos. Ata që arrinin gjalle, nuk priteshin mire nga banorët e Kalabrisë. Shqiptaret kishin 25 yjet në lufte, kishin pësuar në fund edhe terrorin e egër turk që kalonte në satër popullatën, prandaj këta arbëreshë që arrinin të gjallë në Kalabri, ishin egërsuar dhe nuk dinin c’te bënin. Mbeten pa strehe e pa buke brigjeve teKalabrise. Atëherë Kuvendi i Himarës mblodhi nja dhjete mijë të armatosur dhe i nisi që ëe merreshin me shpëtimin e popullatës shqiptare që endej pa buke e pa strehë në brigjet e Kalabrisë. Me te arritur atje këta ushtare, shpemgulnin me force banoret e atjeshëm dhe vendosnin tanët. Kështu qe kapedan Kumi, nga Dhërmiu, qe ishte dërguar atje për te sistemuar me çdo kusht arbëreshët, e kreu misionin e tij, Mbreti i Napolit, duke dëgjuar për kapedan Kumin, e thirri ne Napoli dhe e mbajti pranë vetes duke e here gjeneral, adjutant te tij, Thonë se gjeneral Kumi beri shume heroizma, madje shpëtoi edhe mbretin në një beteje. Me vone, ne shekullin XIX, do te shkonte atje edhe një gjeneral tjetër nga Dhërmiu, gjeneral Dhimiter Leka, Ky, pasi u shqua ne Luftën e Mesolongjit kundër turqve, me 1820/21, u thirr nga mbreti i Napolit, qe t’i shërbente atij, Dhe ky shkoi ne Napoli dhe u ngarkua te shfaroste karbunaret e Kalabrisë. Me te shkuar ne Kalabri, pa atje se banoret ishin arbëreshë. I njohu dhe, ne vend qe t’i luftonte, i përkrahu shume. Poeti i madh De Rada, si mirënjohje për këtë arbëresh, botimin e pare te “Milosaos” ia kushtoi Dhimiter Lekes. Me vone do te’ flas dhe për këta arbëreshë. Po tani le te kthehem te priftërinjtë baziliane qe erdhën te ne.
Papa, për interesat e tij, qe te kishte një prapavije këtej bregut Jon, se kishte frike nga turqit, dërgoi misionaret baziliane. Shumica e tyre ishin arbëreshë, te ardhur nga Morea. Mësonin ne Loreto, në seminaret e papës dhe bëheshin misionare te tij. Ishin ortodokse, po nuk e njihnin patrikun e Stambollit. Dhe papa, që t’i bënte edhe ortodokset e Himarës unite, domethënë kristiane ortodokse, por me papën, dërgoi shume misionare te afte, me shkolle, me përgatitje të mirë politike dhe fetare, Ata qendrën e tyre e vendosen në Dhërmi, ku kishin mitropolinë e tyre për gjithë Shqipërinë, gjer ne Struge e Ohër. Ngritën me pare kishën e Shën Mitrit, që e kishin si katedrale. Filluan nga puna. U lidhen me parinë e të gjitha fshatrave dhe u premtonin ndihma materiale. Prandaj shume here Himara, me anën e kuvendeve, i bënte thirrje papës për armë ndihma të tjera.Papa u premtonte. Këta himarjote, gjer te mbreti i Polonisë i zgjatën lutjet e tyre për ndihma, me shkresa të nën-shkruara nga të gjithë fshatrat, që nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari, (Këto dokumente gjenden në arkivat e Vadikanit.) Po, si e thashë, para se Italia ta pushtonte Shqipërinë me 1939, papa botonte në revistat e tij “Stum orientali”, aty nga vitet ’30, një pjese të raporteve të bazilianeve, që ia dërgonin Vatikanit gjate tre shekujve nga Himara. Një pjese të këtyre raporteve që u botuan në revistën “Studi orientali”, u përmblodh në një vëllim nga Nilo Borgia, me titullin “I missionari, braziliani in Albania!’.
Ne këto raporte gjejmë shume gjera interesante: jetën reale te himarjoteve, interesimin e madh te tyre për arme, për kulture, për ndihma nga Evropa e krishtere. Në Dhërmi u hap një seminar për priftërinj, në gjuhën shqipe. Edhe në fshatra të tjera u hapën kurse të gjuhës shqipe. “Katekizmi”në meshe këndohej shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu, Gjileku e përktheu “Katekizmin” në gjuhen shqipe, po, sipas raporteve të bazilianeve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit. Nilo Katalani botoi dhe një gramatike shqip-italisht. Ai ishte mitropoliti, ndaj ndërtoi dhe kishën e Shën Thanasit, për ta shpëtuar fshatin nga kolera qe kishte rene ne fshatin tjetër, PangaIladhe, ku popullsia u shua fare. Nilo Katalani u varros ne kishën e Shën Thanasit.
Pas pushtimit te Shqipërisë nga Italia fashiste, erdhën përsëri priftërinj unit në Himare dhe filluan propagandën e Vatikanit, qe banoret e Himarës të beheshin unit, domethënë të vareshin nga papa. I paguanin shumë ata qe bëheshin unit, ndaj disa zuzarë u bene unite për para. Ata i kishin të gjitha dokumentet, prandaj edhe varrin e Nilo Katalanit në Shën Thanas e hapen dhe morrin – gjerat me vlere: veshje te argjendta dhe kryqin e florinjte.
4.Mirëpo Petron unë,sot nuk kam ku ta gjejë ,ndritë veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle,në ditë të mira dhe të këqija ,në dimër ,në verë, në stërbima ,llohëra e zheg,pra ka kohën e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë,që shprehte vetë dhe mburrej me këtë,kishte edhe një ideal ,por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari .Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor,dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithçka deri në zhdukjen fizike,por poetët mbesin ,sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë,Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron,a kishte kurthim për zemrën e poetit,a kishte hekura për ti lidhur duart,ndonëse dhimbshëm e lanë të pres,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti I gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave .Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli ,që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej,në detin pa rërë e guaska,në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh,ku ishte Petro përveç se lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej ,këtej lart,para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh,kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes,kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga “kroma e kohës”. Kështu ai priti gjallërimin e kohë-ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re.
*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
Sekretar i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë.

Filed Under: Histori Tagged With: cfare thoshte, Gezim Llojdia, Kishen e Shen Thanasit, Petro Marko

NËNË TEREZA SI SIMBOL I DASHURISË NJERËZORE

August 26, 2015 by dgreca

Nga Dalip GRECA/*
Sot, me 26 gusht, Nënë Tereza mbush 105 vite nga lindja, ndërsa në 5 shtatori na kujton ditëvdekjen. Në nderimin që i bëjnë jetës dhe veprës së saj të përbotshme,humane, shqiptarët ndjehen krenarë, që simboli i tyre, vitin që vjen, më 4 shtator do të shënjtërohet. Në fakt në optikën e shqiptarëve ajo ishte shenjtë që në gjallje të saj, tek luftonte për të rikthyer në jetë ata që kishin marrë rrugën e vdekjes, tek ndihmonte të varfërit, tek mjekonte lebrozët, të gjymtuarit, tek u bëhej nënë të braktisurve, tek u shuante urinë të varfërve. Kur Nënë Tereza merrte Cmimin”Nobel” për Paqe, nga Roma, korrespondenti i Diellit, Petro Vucani, shkruante se Nënë Tereza ishte shenjtëreshë. Dhe ai si të tillë e përcjell tek lexuesit ndërsa e interviston me plot dashuri e krenari.
Ne shqiptarët jemi fatlum, që ajo, Nënë Tereza,që ngriti të fuqishëm Tempullin e dashurisë njerëzore, i përket racës tonë, gjakut tonë, ajo mbetet arbërore, dhe e thoshte me plot gojë se ishte shqiptare. Natyrisht që personaliteti i saj i kalon kufijët e një Kombi, ajo i përket njerëzimit mbarë sepse e atillë është vepra që i la trashëgim njerëzimit:Dashuria njerëzore!
Shqiptarët e Amerikës kanë arsye të ndjehen krenarë që iu bënë mbështeje, ndërkohë që vendi amë, e kishte mohuar dhe ia kishte ndaluar hyrjen, madje nuk e lejoi as për t’i hedhë një dorë dhe’ nënës.Por ajo i fali persekutorët e saj në emër të dashurisë njerëzore. Kur do të vinte në Kombet e Bashkuara, kur prijësi i OKB e cilësonte Nënë Terezën një OKB më vete, për turp ambasadori shqiptar do të braktiste seancën në shenjë “proteste” a mosnjohje, ndërsa shqiptarët e Amerikës do të zinin radhën tek kangjellat që ta shihnin, ta preknin, ta përshëndesnin. Lume Juka e ka sjellë me shpirt e emocion atmosferën e asaj kohe. Ishin po shqiptarët e Amerikës ata që e pritën me padurim në qershor 1988 kur ajo do të vinte në Kishën e Bronxit dhe do takohej me bijtë e bijat e gjakut të vet. Shumë prej atyre që e patën fatin ta takojnë atë ditë ruajnë kujtime, fotografi.
Intervista që i dha Gjekë Gjonlekës, ish gazetar i Zërit të Amerikës, edhe sot dëgjohet me krenari nga shqiptarët, kur ajo përcjell Lutjen në gjuhën e gjakut të saj, arbënor, gjuhën shqipe. Kur u organizua seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan mes serbëve dhe shqiptarëve, serbët, që përfaqësoheshin me qarqet me të larta shkencore, akademike dhe fetare- shtërngonin në gjokse kryqe,ndërsa shqiptarët mbanin në xhaketa dhe ndër duar portretin e Nobelistes me gjak shqiptar,simbolit të Paqës, Nënë Tereza. Fituan shqiptarët në atë përballje. Dobrica Ćosić ishte i pari që e kuptojë se Washingtoni kishte nisë të fliste shqip, dhe se kishte ikë koha e serbëve në Amerikë, kishte ardhë koha e shqiptarëve.
Shqiptarët e Amerikës,me 5 shtator 1997, ishin në Kalkuta, kur pushoi së rrahuri zemra e dobësuar e Nënës Terezë. E qanë me Lot, sic qajnë bijtë për nënat. E përcollën me lutje duke patur në krye të meshës një prift atdhetar shqiptar, dom Anton Kcirën.
Ishin po shqiptarët e Amerikës ata që do të ngrinin të parët Shtatoret e përjetësisë për Nënën e përbotshme, simbolin e dashurisë njerëzore. Vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojcaj, do të bëheshin ideatorët e realizuesit e shtatoreve të përjetësimit të Saj në Amerikë dhe në trojet Kombëtare: Në Malësi(Tuz), Prishtinë, Mitrovicë, Strugë, në Nju Jork, në Detroit, në Ohio, po ashtu edhe Elmi Berisha Klinë, Mhill Gjuraj në Pejë etj.
Janë po shqiptarët e Amerikës ata që janë bërë promotorët e mbledhjes së fondeve për ndërtimin dhe përfundimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, jo vetëm pse ajo mbanë emrin e shenjtëreshës. Jemi Komb i vogël dhe kemi nevojë për simbole, që i respekton Bota. Ditën e 26 Gushtit 2005, pikërisht në ditëlindjen e Nënës Terezë, dy simbolet e mëdha të Kosovës dhe kombit shqiptar, presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe Ipeshkëvi i Kosovës Mark Sopi, tek vendosnin gurthemelin e Katedrales, kishin pranë edhe shqiptarët e Amerikës. Dhe ishin ata, shqiptarët e Amerikës, që i prinë fushatës për mbledhjen e fondeve duke grumbulluar më shumë se 1, 3 milionë dollarë dhe vazhdon cdo vit të shtohen fondet përmes Turneut të Golfit, nën drejtimin e Qendrës Kulturore”Nëna Terezë”, pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” me organizator veprimtarin e palodhur, Anton Raja dhe shokët e tij.
Nënë Tereza na ka lënë pas kryeveprën e saj, Tempullin e Dashurisë njerëzore, që ngrihet mbi urrejtjen, mbi përcarjen. Tempulli që ajo na la ngrihet mbi fetë, mbi kombet, mbi shtetet. Mesazhi:Ta duam njeri-tjetrin, ta duam jetën, të ndihmojmë njëri-tjetrin, duhet të na ushqejë shpirtrat dhe mendjet. Vetëm kështu do t’i bëjmë ballë sfidave.Këshillat që ajo la pas janë një testament i ri për mbarë njerëzimin.
Coni ndërmend vetëm disa nga thëniet e saj të urta dhe do të ndjeheni të pasur në shpirtra:- Nese vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!, ka thënë ajo. Ose:
-Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
-Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-Unë, thoshte ajo, shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?
-Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.
-.Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar,që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.
-Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.
-Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.
-Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.
Ne, Shqiptarët, të shpërndarë në shumë shtete te Ballkanit dhe të mërguar, thuajse në të gjithë kontinentet, duhet të ndjehemi krenarë për shënjtëreshën tonë. Jo vetëm, kaq, por të përpiqemi të bëhemi pjesë e trashëgimisë së saj, të përfitojmë nga Tempulli i Dashurisë Njerëzore, dhe të mos bëhemi mbartës të urrejtjes, të mos bëhemi mish për top për ideologi që nuk janë në traditën shqiptare,të mos bëhemi merecenarë të luftrave ekstremiste fetare. Jo urrejtjes!Për ne,shqiptarët, harmonia fetare është vlerë e trashëguar dhe duhet të mbetet e shenjtë si e tillë.
* Editorial i Diellit

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, dielli, Nene Tereza, simbol i dashurise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT