XHEMIL LATO, PIKTOR I SHPIRTIT TË DASHUR HUMAN/
Nga Albert HABAZAJ/
Novela “Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar” e shkrimtarit dhe poetit emblematik për Vlorën e Re Letrare është një prurje cilësore, që na bën ta mbajmë lart ballin krijues, ballafaquar me të tjerët, që dinë ta përdorin penën artistike.
Figurat dhe personazhet e librit më janë bërë të dashura. Është pranuar, që dhe në prozë, Xhemili është poet, është lëng artistik, është musht metaforash e similitudash, sepse vetë është një vreshtar i madh e i sprovuar në këtë “zanat”. Tema është e veçantë, gati e parrahuar, apo e rrahur jo mirë deri më sot. Subjekti zhvillohet pothuaj në një postë kufitare, ku një grup djelmoshash, në vrull të demit, janë të ngarkuar me ligj të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe janë në roje të Atdheut, me gojën kyçur me një çelës të ftohtë. Ngjarjet janë të shtrira në kohë të caktuar, me persona realë të personazhuar artistikisht dhe në hapërisë konkrete, në pikën kufitare të Kovicës, mbi Gjirokastër, apo mbi qytetin e gurtë, në malin e Ganës, siç shkruan autori. Edhe pse të patrajtuar tërësisht, sepse kaq janë parametrat e lejuar të prozës së mesme, në novelën “Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar”, personazhet janë të gdhendur e mbresëlënës. Në libër na shfaqet jeta e vështrirë ushtarake e kufitarëve, dashuritë e tyre, dhembjet, ëndrrat, urrejtjet, marrëdhëniet eprorë – vartës në disa plane, një botëz njerëzore, që s’të shkulet nga truri. Po kujtoj disa nga ata personazhe, që do të rrojnë gjatë në kujtesën time: Ushtari Lotal Meçe, me atë emër me përzjerje lotësh apo lot shqiptari në kufi, lot albanezi, LOT – AL!…Sefer Bleta, njeriu me botë të madhe, ai komandanti i urtë, me atë fjalë të ëmbël si mjaltë për ushtarët, i përgatitur në shkencën ushtarake, trim e burrëror, asnjëherë s’i dëmtoi ushtarët, as kur vetë e pësoi, por me gjykim prindi dhe atdheu, me shpirt të pasur poeti i përmirësoi ata djem furtunë, që s’kishte zot t’i mbante. Dhe vertikaliteti i ububushëm e shpërbleu për Mirësinë e tij: nga skaji jug lindor, fiuuu, në skajin verilindor! Por vigani Sefer Bleta asnjëherë nuk ra, sespe me të qe e drejta. Po Lena, Lena Zhogo, e bukura Lena e Llogos, personazhi aq tërheqës, stoik e simpatik, me atë fytyrë “si ujëvarë në dritë të diellit”, që i mbush të 117 faqet e librit me erën e dashurisë kufitare, me aromën e saj të ngrohtë, të virgjër e besnike. Janulla që e çmendën ligësitë e kapter Istrefit; Halimi, që nxiu jetën e tij në lule të rinisë, që ia preu ëndrrat dashurore rrufeja në kullën e vrojtimit; Gëzim rrodhjaku; Zija Tahiri, ai kurrizua gjatosh i fiksuar…Po ai shejtani i përroit, ai, Jakovi, djalluc i heshtur, që ishte dhe burrë i martuar, që e mbanin si ujin e pakët e si “babanë e lezeteve”, por që qenkej bërë vegël e Istref kapterrit. E përse? Për ndonjë racion buke thatë e gur të ftohtë që i fusnin në xhepin e kapotës! Për pesë gram kothere jepte shokët. U bë spiun i poshtër. Galeria e personazheve të Latos është e pasur, por pa poetin bujar Namik Mesapi, nuk do të kishte rrezatimin vezullues që ndjejmë në këtë novelë. Dyzet vjet më parë. Ushtarët ishin të rinj, idealist, atdhetarë. Ata pinin cigare që helmonte derrin dhe nuk binin pre e provokimeve matanase. Rrëfimi ngarkohet me dramë, me dashuri e me dhembje, me personazhe realë të ngritur në art mjeshtërisht nga gjumëtrazuari për mirësi e për Atdhe, nga Xhemil Lato, brilanti ynë.
Në këtë novelë të autorit Xh. Lato, personazhet nuk janë ose vetëm pozitivë, ose vetëm negativë. Ata kanë edhe të mira, edhe të këqia. Edhe të mirët gënjejnë. Kujtojmë Lotalin, që i thoshte Lenës se qe djalë i vetëm e djalë qyteti, me vilë buzë detit në qytetin e madh…Por këto lajthitje mund t’i klasifikojmë gënjshtra të bardha, në kontekst, si anglezët. Edhe pse, në rastin tonë patën pasoja të pakonceptueshme për Lenën, që priti e priti, sa pret guri, e iku, në Gjermani… Lotali iku dhe ai me mësuesllëkun e tij…fshatrave, burgjeve…Personazhet e Xhemilit nuk janë fotografi bardhë e zi, janë kompleks, siç ndodh në realitet, nuk janë të kulluar, kanë edhe vlera, kanë edhe të meta; varet nga doza me të cilat i ngarkon autori ata, me virtyte ose me vese. Për hir të dashurisë ndaj vashës si vesa, kufitari 23 vjeçar i duron vuajtjet e këpucëve të shtrembëra, që i vrasin këmbët. Për hir të dashurisë që ka ndaj Atdheut, Lotali i duron ato dhembje, që i pikin në thelb të kockës. Kemi para syve, që me dialogë të thjeshtë, jo pompozë, zakonshmërisht, bindës e jo deklarativë na jepet dashuria e personazhit kryesor, Lotit, në dy linja: ndaj të Bukurës së Zemrës, Lenës dhe ndaj të Bukurës së Dheut, të Bukurës së Gjakut, të Ashtit të të parëve – Shqipërisë, Atdheut të patjetërsueshëm. Nuk po bëj skaner të librit, por dua të perifrazoj një fjali nga novela: “Dita ishte e bukur si për t’ia prerë këmishë për dashuri” – Shkëlqimtare, sa që më mbush me një zili të pastër, të ëmbël dhe admiruese është kjo fjali. S’po përmend emra, por sikur të mos e dinim që është shkëputur nga novella “Kufitarja e ushtarit gjumëtrazuar” do të hamendësonim se është ndonjë pasazh i pabotuar ende në shqip nga Gabriel Garsia Markes. Autori shfaqet fuqishëm e bukur si piktor portreti në prozë. Me lakonizëm na paraqet njerëzit: edhe kufitar Zijain, edhe Lefterin, edhe Halimin, edhe berberin, edhe Namik Mesapin e poezisë dhe të kapotës së ngrohtë. Nëpërmjet paraqitjes së tyre, shfaq botën e tij humane e mbi të gjitha e në vijimësi mirënjohjen, si virtyt kryesor qytetar të njeriut në përmasa universale. Kapota e Namikut që ngrohu Lotalin na duket se na ngroh edhe ne, aq bukur e gdhend autori, saqë e kthen në simbol të mirësisë, si metaforë të solidaritetit njerëzor. Ajo kapotë është, ndërkohë, një “piramidë kufitare”, e gjallë e garancisë për Dheun tënd, për Vatrën, për Zjarrin, me rrënjë në dashuri, në frymëmarrje të pastër, në liri njerëzore pa komplekse religjonale, veçse kurrë jo bllok a shtyllë e ulët prej guri, prej çimentoje etj., që vjen sipër më e ngushtë dhe që vihet si shenjë në vijën e kufirit midis dy shteteve (Shqipërisë dhe Greqisë). Është një urë njerëzore e mirësisë, e miqësisë, e dashurisë së ngrohtë e të çiltër njerëzore, që buis nga tiktaket e zemrës, jo nga buritë e makinës shtetërore. Ndërkohë, është shumë simpatik kontrasti atdhetar Lotal Meçe – Niko Stasi, dy krahinorë pargali. Si njohës i dialektit çam dhe përdorues korrekt i kësaj të folure lokale, duke e paraqitur në gojën e personazheve Lotal – Niko, autori e pasuron më bukur gjuhën e pasur shqipe. Në librin më të ri të Xh. Latos, ngopemi me densitet figuracioni, por jo me mbingarkesë të kërkuar. Kemi pasuri figurash gati në çdo faqe apo dhe në çdo paragraf. E kjo anije mbushur me figura rrjedh, noton në shtratin e saj, në shtratin e gurrës artistike xhemiljane, në shtratin e saj natyral, në përroin psikologjik të ndërgjegjes për të veshur hijshëm personazhet e tij. Ujëvarë në dritë të diellit. Fisnikëri ndjenjash të pastra, jo urrejte patologjike, jo bërtitje, shijojmë artistikisht dhe estetikisht me këtë letërsi të freskët të shkrimtarit çam që bëri emër në Vlorë, që i dha emër Vlorës letrare dhe që po i jep me çdo krijim, por, ndërkohë që edhe Vlora e vlerëson dhe e nderon me titullin më të lartë: “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës” me motivacionin: “Poet i talentuar i cili ka dhënë ndihmesë në zhvillimin e poezisë moderne shqipe”. Xhemil Lato guxon bukur. Ai, me krijimtarinë e tij, ngre ura bashkuese miqësie, jo mure ndarës urrejteje. Lena është minoritare, Loti është çam. Xhemili ishte kufitari i përkohshëm. Banorët e atyshëm janë kufitarët e përjetshëm, siç kanë qenë, siç dhe do të jenë gjithë jetën. Përvoja artistike e Latos arrin edhe në lartësinë e krijimit të aforizmave, që janë bijëza moderne të urtësisë popullore, gjithmonë në kahun human e solidar. Nuk shlyej dot situatën e dy pargalinjve në kufi dikur dhe pas njëqind stinësh në Pargë. Panoramë tunduese, njerëzore, si thirrje e gjakut të të parëve. Turbullim, mall e përballje, deri në zhgënjim e urrejtje. Degradim në neveri. Jo, Lotali, s’ka faj. Se, në kontekst, Atdheu është “të vraponte kufirit, të gremisej diku, të vritej aq keq apo dhe ndoshta të mos kthehej më”… Një pikturë poetike të llahtarshme shijojmë dhe me emocione të fuqishme në kthimin e Lotalit, gërryerjen ndërgjegjësore, kërkimin e palodhur e të paarritur të Lenës, telefonatat, letrat…Ato letra…Thesare të djegura shpirti. Kllapia deri tek klithma e Lotit për Lenën e kapotës nën dëllënjë, që jeta e fluturoi në Gjermani – janë skena sa prekëse aq tërheqëse të mbushura me jetë dhe me përshkrim prej artisti të kësaj jete të vërtetë, të kësaj drame njerëzore, si sa e sa të pathëna e të pashkruara dot. Me këtë libër, as me 1000 gjyqe s’ia marrin dot Xhemilit Lenën e ëndrrave të kaltra princore…
Archives for August 2015
JETESA KOLEKTIVE, NJË PROBLEM I “HARRESËS SË MADHE” !!!
Vëzhgim nga Abdurrahim Ashiku-Mali i Robit/
Jetesa kolektive; në një shkallë, në një pallat, në një rrugë në qytet (pse jo edhe në fshat)… është një problem që ka qenë dhe është larg vëmendjes së shtetit dhe shoqërisë. Flitet për një ligj për bashkëjetesën kolektive, një ligj të miratuar me vendim Kuvendi. Flitet por askush nuk të jep një adresë elektronike për ta lexuar. Dyshoj që nuk ekziston derisa as përmendet nga zyrtarë të lartë të zgjedhur e të emëruar, as zbatohet qoftë edhe me “eksperiment pilot”.
Dhe ndodh pastaj që zhuli, papastërtitë, plehrat e të gjitha llojeve të mbulojnë vendin kudo, në qytete të mëdhenj e të vegjël, në fshatra nga brigjet e detit të lartësitë më të mëdha ku banojnë njerëz.
Kryebashkiaku i Tiranës u dha katër muaj afat firmave pastruese për ta bërë Tiranën kryeqytetin “më të pastër në Ballkan” (!) Bëri thirrje që qytetarët e kryeqytetit të dalin një ditë shtatori në “aksion vullnetar” për pastrimin e vendbanimit të tyre.
Me gjithë pesimizmin tim uroj që fjala e tij të shkojë në “vesh të hapur”.
Nuk kam qëllim në këtë vëzhgim timin të komentoj Erionin apo këdo nga sibashkiakët e tjerë të cilët paguhen nga taksapaguesit për punën që duhet të bëjnë (e që deri sot nuk e kanë bërë).
Qëllimi im është të ndez një “çakmak dritë” në pallate, atje ku fillon dhe coptohet kultura qytetare.
Në Shqipëri janë ndërtuar e po ndërtohen pallate të bukura në pamje jashtë por edhe në hapësirë jetese. Mirëmbajtja e tyre fillon tek dera dhe pasi bredh nëpër dhoma, ballkone e veranda, ndalet dhe humbet atje. Për shkallët që lidhin katet, për ashensorët, etj. askush nuk përgjigjet.
Ndodh që vetëm për pompën që merr ujin nga depozita poshtë dhe ta sjell në çezmë, pas shumë hezitimesh mblidhen (jo nga të gjithë) lekët për riparimin apo zëvendësimin e saj.
Ndodh që plehrat dhe zhulin e merr me këmbë dhe e mban në hundë sapo del nga shtëpia. Nuk ka pastruese, nuk ka mirëmbajtës, nuk ka një administrator…
Pallatet po shkatërrohen…
Po e zgjas “tërkuzën” e problemit në një mjedis konkret.
Agim Islami dhe Zabit Muda, dy ndërtuese dibranë, banorë të qytetit të Durrësit para rreth një vit më parë u shpallën “Qytetarë Nderit të Durrësit”, qytetit të dytë më të madh të vendit….
Nuk kam dëgjuar nga ndonjë radio apo televizion, nuk kam lexuar në ndonjë gazetë të shkruar apo elektronike, që ndonjë ndërtues apo firmë ndërtuese të ketë arritur në një shkallë të tillë korrektësie në ndërtim sa të bëhet nderi i një qyteti.
Pse është bërë dhe si është bërë mendoj që qeveritarët dhe media që shkon pas tyre për të filmuar e komentuar ndonjë serrë dy dynymëshe “me luleshtrydhe” domosdoshmërish duhet të ndalet për të përcjellë përvojë dhe kulturë qytetare në ndërtim dhe shërbim qytetar.
Një “copëz” nga kjo përvojë dhe fytyrën qytetare të Agimit dhe Zabitit në firmën e tyre ndërtuese “DIBRA-AGZA” po e përcjell për lexuesin (më gjerë edhe për ministrin e ndërtimit dhe ministrat e “luleshtrydheve”) në pasqyrim të kompleksit të tyre ndërtimor në Malin e Robit.
Nuk është vështirë për ta gjetur. Merrni rrugën dytësore për plazhin e Golemit dhe pikërisht në vendin ku fillon silueta e Malit të Robit”, kthehuni në rrugën “Skënderbeu”. Është rrugë e pa shtruar, me zhavorr e pluhur, me gropa që të bëjnë ta prekësh tavanin e mjetit të vogël me kokë, me pluhur në verë e me baltë që të mban në xhirim rrotash në dimër. Ka një kanal në të majtë që takohet me një tjetër që nëpërmjet kallamishtes e çon ujin në det, ujë të zi që çdo vit nuk mungon në kronikat televizive.
Rrugës mos u ndalni tek “Hotel Dajti” apo “Resort Kolaveri”, merrni djathtas dhe hyni në mrekullinë (po e quaj kështu pa hiperbolizim) “DIBRA-AGZA”…
Tri ndërtesa me lartësi tre kate puls papafingo. Të tria rrethuar me mure e kangjella betoni të bardha. Tri porta hyrëse që mekanikisht hapen e mbyllen sipas rastit.
Rreth e qark gjelbërim me drupyjorë, drufrutorë (ullinj, portokaj, limona, shega, nespola, ftonj…) e bimë të tjera lulore e aromatike. Madje edhe me bimë bliri, dashuri e vjetër e autorëve në vlerë të “Bulevardit të Blirëve” të qytetit të tyre-Peshkopisë, marrë prej andej me rrënjë të gjalla. Banorët që e kalojnë një pjesë të vitit në shtëpinë e tyre nuk kanë munguar që midis luleve të fusin edhe erëza për gatim, erëza që i mbjell njeri dhe i mbledhin për ti dhënë shije gjellës kush të dojë. E tërë hapësira disa dynymëshe e kompleksit është e shtruar me tulla gri e mbi to janë vizatuar kuadrate ku secili banor ka vend-parkimin e vet me numrin përkatës të apartamentit.
Stolat trevendësh prej betoni janë vende ku kuvendojnë të moshuarit, gra dhe burra…
Ajo që e bën më të bukur dhe të sigurt për çdo familje mjedisin është hapësira për fëmijë, siguria në lojën e tyre. Mund të them se fëmijët, ata që vijnë për të pushuar për ditë e muaj të tërë apo edhe për fundjavë mezi e presin çastin për të luajtur me njeri tjetrin. Një hapësirë të tillë kolektive me çiltërsinë dhe sigurinë për fëmijët nuk e gjen as në mjediset me pagesë e me roje të paguara.
Agimi dhe Zabiti e kanë përfunduar ndërtimin deri në pikën e fundit të përgjegjësisë së një ndërtuesi, deri në gjelbërim dhe siguri çka nuk e di në se gjendet gjëkundi në mjedise të tilla popullore.
Ata tashmë kanë detyra e detyrimi të tjera në ndërtim e shërbimin qytetar.
Tash për banorët e pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme, fillon një detyrë dhe detyrim tjetër, detyra dhe detyrimi qytetar kolektiv, detyra dhe detyrimi për ta mirëmbajtur dhe administruar me dije dhe kulturë vendin ku banojnë përkohësisht në pushimet verore madje edhe përgjithnjë, jeta në kolektiv.
U caktua një administrator, Jasin Arifi, një njeri i kulturuar dhe i përkushtuar deri në hollësi për gjithçka. Mirëmban lulishtet dhe tërë mjedisin një burrë pensionist, Harun Kiku që me një dashuri të veçantë nuk lodhet as verë e as dimër. Në ditë dimri kur nuk ka banorë një qen i sertë nuk të lejon të shkelësh brenda…
Shkurt mund të them se në sajë të tyre kompleksi “DIBRA-AGZA”, lulëzon. Por a do të vazhdojë kështu ky mjedis i bukur? A do të gjelbërohet, madje a do të vendosen lojëra për fëmijë në idenë e zhvillimit që ka Jasin Arifi?
Përkushtimi i tyre e ka një kufi, kryerjen e ndërsjellët të banorëve, detyrimin e tyre për të paguar “kuotën e mirëmbajtjes”. Nuk kemi të bëjmë me njerëz që “vuajnë për bukë” por me njerëz që, megjithëse jetojnë në vende evropiane dhe e kanë kulturën e jetës kolektive, hezitojnë të paguajnë. Dhe nuk janë pak…
Administrimi i mjedisit lidhet me pagën modeste të punëtorëve, me shërbimet e ndriçimit kolektiv, me ujin, bllokimin e kanale të brendshme, ndriçimin dhe pastrimin e shkallëve, me një sërë problemesh në dukje të vogla por që në llogari shndërrohen në shqetësim.
Administrueset e mjedisit vitin e kaluar ishin gati ta linin punën, ta linin në dorë të fatit kompleksin e bukur. U këmbëngul që ta mbanin edhe një vit duke lënë mënjanë punë të tilla sezonale si pastrimi i shkallëve (duheshin punëtore për këtë punë) e ndonjë tjetër.
Disa veprimtarë shtypën dhe shpërndanë në çdo apartament fletë ku bëhej thirrje për ta mbajte dhe mbrojt mjedisin, për ta mbrojte nga keqbërësit shtëpinë e tyre, për të paguar detyrimin vjetor, detyrim që është vetëm njëmijë lekë në muaj…
Nuk ndryshoi asgjë…
Do të ikin administruesit e rreth 90 apartamenteve?
Po ikën gjithçka do të shkatërrohet…
Do të shkatërrohet mjedisi i bukur…
Do t’i lihet hapësirë dhunimi banesave, vjedhjesh e plaçkitjesh, shkatërrim të gjelbërimit dhe murit rrethues…
Radhën që të mos ndodhë kjo e ka shteti, e ka vendosja e ligjit për jetën kolektive, detyrimit për të paguar si në pagesën e energjisë elektrike, të ujit, taksave të ndryshme.
Pse marrëdhëniet në bashkëjetesën kolektive, detyrimi monetar i secilit të mos futet në faturën e ujit apo të energjisë elektrike? Pse kjo lihet në dëshirën e njërit apo tjetrit?
Nga kjo amulli dhe mungesë ligjore do të humbasin vlera të mëdha materiale dhe morale.
Një zgjidhje e shpejtë, jo thjesht në rastin e përshkruar, por për të gjitha mjediset e jetesës kolektive në qytete dhe në fshatra përbën ngut.
Abdurahim Ashiku
Mali i Robit, 8 gusht 2015
KFOR CHANGE OF COMMANDER CEREMONY
Major General Guglielmo Luigi Miglietta is the new KFOR Commander/
Pristina/Pristhinë, 7th August. The Transfer of Authority ceremony between the outgoing KFOR Commander Major General Francesco Paolo Figliuolo and the incoming Major General Guglielmo Luigi Miglietta took place today in Camp “Film City”, NATO KFOR Headquarters.
The Ceremony was attended by the Kosovo President Atifete Jahjaga, the NATO JFC Naples Commander, Admiral Mark Ferguson III, the Italian Chief of Defence, General Claudio Graziano and military, civilian and religious authorities.
Admiral Ferguson III thanked General Figliuolo for the important results achieved and the outstanding performance showed by KFOR XIX soldiers during his mandate while pursuing KFOR XIX motto “Example Endeavour Entrust” and then he welcomed General Miglietta “we are blessed with another Commander from Italy”.
NATO JFC Naples Commander also greeted members of KFOR and he emphasized the importance of KFOR in maintaining a safe and security environment in Kosovo, improving the security of Kosovo and of the Balkan area.
Major General Figliuolo in his speech pointed out that “today KFOR is ten times smaller than it was in 1999 and the security in Kosovo is much more than ten times better”, he concluded, “security situation has vastly improved over the last year due to the preventive posture and actions adopted by my KFOR troops and the strong dialogue and cooperation we have forged among the stakeholders”.
Kosovo Force, as established by the United Nations Security Council resolution 1244, will continue impartially to enhance a safe and secure environment and to maintain freedom of movement all around the Kosovo, ensuring stability and safety in Kosovo for the benefits of all Kosovo people.
“ISIS-i “ shqiptarëve , vërshimet e Tetovës dhe Kiro Gligorovi !
Nga Fahri XHARRA/
Se jemi viktima , këtë po e dijmë ; por merimangën e zezë nuk po e shofim , po e ndjejmë vetëm erën e saj , po ia shofim rrjetën ngjitëse së cilës s`ka kush ti ikë . po i shofim vktimën e saj , historia dhe kombi ynë. Dhe tërësi nuk çajmë kokën ! jemi duke e lozur egoistin e Nitsches;”unë të shpetoj “
Ç`fare knaqësie ! po gënjehemi dhe mashtrohemi nga erërat plot opium që po na fryejnë nga të gjitha anët e horizontit . Kush më shumë e kush më pak në shërbim të merimangës së zezë ! dhe kurrsesi të bindemi që ajo “ black widow spider “ do të na përpinë të gjithëve deri në fund . Spartaku (111–71 prKr.) e kishte një veti : të gjithë tradhëtarët e huaj që i shërbenin, në fund i vriste me një arsyetim të drejt ,”nëse ke tradhtuar vetvetën edhe mua do t`ma përgatisish kurthën”.
…….“Qytetarët e Kumanovës dhe të disa vendbanimeve të tjera shqiptare mëngjesin e sotëm sërish janë zgjuar me zhurmën e helikopterëve që fluturonin ult. Fillimisht askush nuk kishte njohuri se për çfarë aksioni bëhej fjalë, por më vonë mediat raportuan se në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar, aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.-shkruanin mediat këto ditë …. Jo zyrtarisht raportohet se Aksioni policorë ka përfunduar, dhjetëra persona janë arrestuar, Alsat-M mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Rexhep Memishi Imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë. “
…Deri sa këto ndodhnin aty ku ndodhnin , erdhi lajmi tjetër ( pa dëshirën e Vejushës së Zezë )”:. “Nga vershimet e diteve te fundit ,qe fatkeqesisht tronditen temelet e fshatit tim te lindjes,pas kater viktimave ne njerez qe humbem nga kjo kataklizme natyrore te theme,nga shume te lenduar dhe shume deme materiale qe na shkaktuan neper shtepite tona.Kjo permbysje e tmershme nxorri nga pluhuri i harreses edhe varret shume te vjetra ilire.Kjo foto eshte deshmi e pakontestueshme e autoktonise tone autentike.Ky varre eshte gjetur afer Xhamise se poshtme te fshatit,qe me heret ne kete vende ka qene “Kisha e banorve shipkovicas”.Ende njerezit gjate bisedave e perdorin “”te kisha;te perroi i kishes,te popat”” dhe shume argumente e fakte te tjera te origjinalitetit te gjenezes tone autentike.Pervece kesaj banoret shipkovicas edhe me heret kane gjetur varre shume te vjetra,relikte dhe gjesende tjera,por nga frika e sundusve sllave mos e pesojne jane detyruar ti mbajne ne heshtje keto zbulime shume te vlefshme per kombin tone.une apeloje te ju qe si gjurmues dhe hulumtues i vjetersise tone,te caktohet nje grupe arkeologesh shqiptare dhe te bejne kerkime dhe hulumtime te kjo pjese e ketij terreni ku eshte gjetur”” ky varre shenjtori””,.Me respekt dhe konsiderate ndaj juve Vebi Voka.”
Çudi ! duket se vetë natyra nuk qenka me merimangën Vejusha e Zezë dhe shërbetorët e saj.Por ne jemi të karakterit të prishur : “Kur prishet karakteri zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë sa që nga populli ynë të sajojmë një etnicitet të ri . turko -arabo -askushi? Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikale të kombit më duket kulmi i mospërgjegjësisë individuale si “shqipëtar” ,si “njeri” , dhe si “intelektual”.
“Rexhep Memishi dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Strugë, dyshohen për pjesëmarrje në betejat e ISIS-it si dhe dërgim të personave për të luftuar atje, transmeton Lajmpress. “ dhe “Imami i Tutunsuzit dhe Jahja Pashës, Rexhep Memixhi, i arrestuar në aksionin e sotëm policor, me vite ka mbajtur këta objekte fetare nën kontrollin e tij personal, dhe jo nën kontrollin e BFIsë.Burime nga BFIja për Libertas kanë thënë se tanimë imami i arrestuar këtë e ka bërë pasi që ka gëzuar përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPBsë, ndërsa qëllimi, gjithmonë sipas Libertas, ka qenë përçarja e bashkësisë fetare islame.” ( Përçarje fetare ao çrrënjosje kombëtare ? )
Përderisa vlimi dokumentues i prezencës së madhe të shqiptarëve ortodoks në tokat e tyre në Maqedoni
(mbi 300 mijë frymë ), Vejusha e zezë e përgatitë terenin që shqiptarët musliman të Maqedonisë së paku të kalojnë në emërtime arabe , nën “ përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPBsë”, për çrrënjosjen kombëtare
Shqiptarët e mjerë të Maqedonisë nuk lexojnë së paku anglisht “Unlike Slobodan Milosevic, Gligorov had no romantic delusions about his country’s historic destiny; and his down-to-earth approach helped to reassure the Greeks that he had no irredentist designs on the Greek province of Macedonia. When some diaspora organisations upped the ante by claiming direct ancestry to Alexander the Great, Gligorov pointed out that the Macedonians are Slavs who arrived in the 6th century AD. Kiro Gligorov, , died January 1, 2012 (http://www.telegraph.co.uk/ )
“Vejusha e zezë , merimanga vdekjeprurëse po e lëshon rrjetën e saj mbi të gjithë kombin. Ajo po vrojton dhe dalëngadalë po i përpinë viktimat e saja të cilat po i ngjiten e nuk po mund të çkoqën nga rrjeti i saj .
Fahri Xharra, 08.08 .15
Gjakovë
Kanabisi kuq – Kanabisi blu
Nga Kolec TRABOINI/
Deri sa erdhi aksioni i madh policor “Big Show me Canabis Sativa” në Lazarat të Gjirokastrës, plasi propoganda marroke televizioneve dhe gazetave çakërqefe shqiptare se Kanabis Sativen e mbjell Lazarati Blu që ishte bërë Kolumbia e Shqipërisë. I vunë vulën me urdhër të shtabit qeveritar dhe Lazarati u njollos në lajme që u publikuan në të gjithë botën. Policia e qeverisjes së majtë bëri dy aksione në Lazarat që i kushtoi dhe një jetë njeriu. E po thamë se kjo punë u krye. I lamë duart nga kanabisi.Fjalime, përgëzime, vet urime me bollëk, sepse më së fundi kjo plagë u mbyll, edhe me shkakun se këta blutë e Lazaratit nuk kishin më mbështetje politike, de. Por këtu në Shqipërinë e tarafeve dhe sarafëve ndodhin çudira për të çuditur edhe bufat ne pemë e jo më për të trullosur çdo mendje normale në tokë. E me këtë rast, në ndihmë të propogandës qeveritare vjen shtypi teveqel. U krijua përshtypja se Qeveria e Demokrateve nuk kish bërë tjetër për tetë vjet veç kishte mbjellë e korr vetëm Kanabis Sativa. E meqë një farë Genc Ruli që rulosi kolltukët si ministër që këtu e njëzet vjet, duke qenë së fundi ministër bujqësie i takonte të konsiderohej edhe ministri i kanabisit shqiptar. Mirëpo ndodhi si puna e një lajmi që nxorri një farë Ndoc Rroku në Shkodër që nisi të tallet e të rrej botën. Dëgjoni o milet, ka plas krapi në Breg të Ranës. Ishte fjala për bregun e liqenit të Shkodrës. Kaq tha Ndoc Rroku e fjala nxorri fjalën dhe mori dhenë. E tu lëshuan të gjithë shkodranët me kusia e me sahana me mbledh peshk në breg të liqenit. Kur del Ndoc Rroku tek Dugajt e Reja, sheh do miq të vet që vrapojnë. Po ku shkoni, more të marre, u tha Ndoc Rroku. Ata me turr e vrap ja kthejnë, lëri fjalët Ndoc se sot është dita e veprimit, merr një thes a një kazan e të shkojmë të mbledhim krap se ka rrah në Breg të Ranës. Ndoc Rroku po mendon dhe në fund tha, edhe mundet, e u nis bashkë me të tjerët duke gënjyer kësisoj edhe veten se krye peshku në breg të liqenit nuk kish dalë. Kështu dhe këto gazetat tona që rrinë e qëndisin rrena natën që gjindja ti besojnë ditën, sikur- sikur qeveria që iku mbillte vetëm kanabis se punë tjetër nuk kish. Por një ditë gushti në mes të vapës na vjen një aeroplan spiun italian e ti bjen përqark qiellit të Tepelenës. Batërdia! Kaq shumë qe habitur piloti italian sa për pak nuk u rrëzua mbi një parcelë të gjelbër. Kudo arat e pllajat ishin mbjellë me Kanabis Sativa, dhe ai dyshoi se mos ndodhej në Kolumbi apo Afganistan e jo në Tepelenën e Ali Pashait. E dhanë lajmin me gjysmë zëri. Mirëpo njerëzit, prej rrenave të gazetave dhe komunikatave të zëdhënësve qeveritar, ishin ngujua në mendimin se vetëm ato terrene që ishin bastione blu të partive të opozitës merreshin me kultivimin prodhimin e drogës. A mos është ky lajm diversioni më i ri i shqup-istëve? Po tani si i bëhet se Tepelena është kryeqendra e kuqe e partisë në pushtet. A do lërë tepelenasi i fortë i partisë që ka qeverisjen të ndërhyhet edhe në Tepelenë si në Lazarat? Të gjithë mendojnë se jo. Aq më tepër se kjo Tepelena është dhe mbështetja politike e ministrit të brendshëm që e ka prejardhjen e vet nga ky vend. Atëherë u vu në punë kryebashkiaku i sapozgjedhur me emrin sugjestiv Termet. Termet, i thanë, bëje termet ti se ne jemi me pushime të thella në Vlorë e përtej. Dhe ky Tërmeti bubulloi në një mbledhje të Këshillit të ri bashkiak të sapozgjedhur dhe i ftoi tepelenasit që vetë ata të heqin dorë nga Kanabisi e ti vinin flakën arave. Deri më tani tym nuk ka. A po shkulet e digjet droga në ara akoma nuk ka lajme. Kasnecët televiziv dhe të shtypit të varur që llapaqosen në kazan të qeverisë, disa këshilltarë që të çajnë të çarën në panele televizive për natë, po përgatisin edhe ata planin e tyre për të pasqyruar këtë trimëri të re policore. Mirëpo si? Se kjo është si thika me dy presa, të shkruajnë apo thonë se një aksion i madh policor po mposht Tepelenën, siç thanë për Lazaratin nuk është e mundur. Se Tepelena është si muri i madh kinez i partisë në pushtet e jo bastion blu i partisë së gremisur me vota popullore. Garda e shtypit politik pro qeverisës është në kërkim të një zgjidhje që peshku i Ndoc Rrokut të piqet por helli i sojliut të qeverisë të mos digjet. Ca po thonë se ka një variant të mundshëm, që të shkruhet e zeza mbi të bardhë sikur qielli me rrufe i vuri flakën pyjeve, ndër to edhe qindra parcelave me Kanabis Sativa mbjell nga të panjohur e kështu çeshtja të mbyllet pa bujë. Pastaj përparësia e qeverisë është se nuk ka kush ta kontestojë rrenën që shitet si e vërtetë apo sapunin për djathë në këtë treg marrok të fjalës së manipuluar. Shto faktin se opozita është në panik e kaos se u rezulton që dhjetë bukurosha deputetë, të kenë votuar kundër kandidatit të partisë së vet për kryebashkiak të kryeqytetit. Pra thënë hapur, demokratët jo vetëm që humbën pushtetin qendror 2013 dhe lokal 2015, por u është hallakatur i tërë elektorati që nuk i honeps ata që janë në krye kaq vjet e të cilët i konsiderojnë si parazitë, të korruptuar, që shiten për çmimin më të lirë që u afrohet. Gjendur kësisoj si në një brrakë me ujë të ndenjur, (ca po thonë të qelbur) opozita rri e numëron yjet e netëve të gjata të gushtit duke shpresuar të ketë ndonjë furtunë me shi politik në vjeshtë. Kështu të dy krahët e politikës nuk po dinë çfarë të bëjnë. Ndërkohë tepelenasit që ëndërronin të kishin një mundësi të re për tu bërë ata një Lazarat i ri me bum ekonomik, superfuqi tregu, për të fituar kësisoj miliarda dollarë, janë në dilemë. Ata ishin në pararojë të luftës elektorale për të fituar qeveria, ca u punësuan në polici falë ministrit tepelenas, por a ngopet ariu me miza? Populli do të hajë përditë, djemtë duan vetura, po dasmat e dollitë me dollibash duan para e Kanabisi i zgjidhte të gjitha këto punë. Njëri nga ata, një plak i vjetër thua një shekull, rrinte e kundronte bimët e Kanabisit që kishin marrë për mbarë mbi dy metra e kusur. Ku Luzati e ku Lazarati, tha duke kërkuar me sy në horizont atje ku retë i dukeshin si tym kanabisi i djegur e shkrumbuar. Të shkojë gjithë kjo punë dem! Ai sodiste bimët e harlisura e në mend i shkonte deputeti i partisë së vet në pushtet, që lëshonte një zë skifteri në mes të deputetëve të Kuvendit që të legalizohej Kanabis Sativa, por asnjëri nuk ja varte. Medet! Ai qenka për popullin fukara, mendoi plaku me krrabë nga Luzati. Atë të kishim të parë e jo këtë sojliun e gjatë që as ta bën e as të lëshon. Se të thuash të drejtën, ai tjetri, që tani rri në kuvend e mollois si plaku i qoshesë, të paktën për tetë vjet bëri një sy qorr e një vesh shurdhër. Ky i yni, na ruaj zot, me sy të shqyer çakërr, me vesh të ngritur që të kujtojnë ujkun, që të flet veç për burgun, e, si do të dalë buka e gojës nuk do t’ia dijë as ai e as qehajallarët e tij. Ngordh po deshe. Po të paktën do ngordhësh i nderuar, si zbatues i denjë i ligjeve të shtetit që nuk pjerdh për popullin. Më së fundi plaku me kërrabë, atje lart në një gërxh të Luzatit me vështrim ne horizont, tej e përtej Picarit, atje ku mendonte se gjendej diku Lazarati. Ofshani fort e tha: si nuk e patëm fatin historik të kishim edhe ne një Pavlo Eskobar. Pastaj pa përreth e ndërroi mendje. Po kush tha se s’mund ta kemi tani që kanabisin e mbjell gjithë Shqipëria?!
- « Previous Page
- 1
- …
- 66
- 67
- 68
- 69
- 70
- …
- 89
- Next Page »