• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

ARKEOLOGJIA, BUTRINTI,FINIQI DHE RRETHINAT E TYRE

August 5, 2015 by dgreca

NGA KOZMA TAHO /
CLEARWATER ,FLORIDA/
Ka gati një shekull që arkeologët vazhdojnë kërkim zbulimet në trojet e qyteteve të Foenikës(Finiqit) dhe Butrintit si dhe rrethinave të tyre. Pa dyshim ata kan bërë një punë të shkëlqyer, duke hedhur poshtë – së pari se këto troje janë të vonë pëlqyera e banuara prej njeriut, e duke vërtetuar se ato janë pëlqyer e banuar prej tij pa ndërprerje në 100 000 vjetshin e fundit. Kodër- Kroi i Xarrës, shpella e Shën Marisë në Bogaz, shpella e Kreçshmorit në Konispol , qendra e Kalivoit , qendra e Diaporit , vorrezat e Bajkajve dhe vet Kodër Finiqi dhe Kodër Butrinti , nëpërmjet gjetjeve arkeologjike vërtetojnë lashtësinë e banimit të tyre. Arkeologët dhe veçanërisht ekspedita Italiane e drejtuar nga Profesori i arkeologjisë Luigji Maria Ugolini nxorrën në dritë edhe mjaft objekte të rëndësishme të karakterit shoqëror dhe fetar që tregojn se këto qytete ishin po aq të urbanizuara e lulëzuara sa edhe metropolet e tjerë të rreth Mesdheut të periudhave përkatëse, helenistike , romake e bizantino mesjetare. Kështu përsa i përket lashtesisë , zanafillave dhe themelimit të tyre arkeologët kanë gjetur materiale arkeologjike të shumtë e të mjaftushëm; interpretimi shkencor i të cilave hedh dritë tej moteve historike e burimeve të shkruara dhe pa dyshym tej zanafillave të qytetërimit helen. Me gjithë këtë si rezultat i interpretimeve të gabuara, vitet e fundit ka një mbështetje të tezës së Akademisë së Kulturës së Romës Fashiste se: — Butrinti dhe Foenika (Finiqi ) janë themelime të kolonëve helenë të Korinthit dhe Korkyrës . Kjo jo vetëm prej autorëve të huaj por edhe prej disa vëndësve . Duket kështu se Profesor Neritan Ceka , një ndër arkeologët tanë të mirënjohur , është flamurtari më i zjarrt i mbështetjes se kësaj teze , duke e çuar atë edhe më tej dhe duke hamëndësuar një pushtim tërësor të para dhe prapa tokës se Butrintit dhe Finiqit aty rreth shek VII p.e.s. prej helenëve të sapo mbritur në Korkyrë. Heshtja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj botimeve apo shkrimeve të ndryshme ku këto qytete prezantohen si “qytete greke “ e bën atë po aq të papergjegjeshme sa edhe autorët e shkrimeve. Përgjithësisht kjo tezë mbështetet në ndërtimin e mureve fortifikuse , teknikë që presupozohet prej tyre se e zotronin Helenët , duke luajtur kështu me një datim antishkencor të ndërtimit të tyre . A thua të mos e kenë lexuar Homerin ku bëhet fjalë për mjaft qytete të rrethuar midis tyre edhe akropolin e Athinës ? A thua të mos kenë dijeni se çfar shkruan Herodoti dhe Pauzania në lidhje me mjeshtrit që zotronin këtë teknikë fortifikimesh? Arkeologët pranojnë se datimi i dërtimit të këtyre mureve duhet të mbështetet në materialin arkeologjik që zbulohet brënda kësaj hapsire. Por përse valle e anashkalojn këtë rregull shkencor për hedhjen dritë në datimin e tyre ? Kush i fortifikoj qytetet pjesmarrës në Luftën e Trojës përmëndur nga Homeri ? Është fakt se arkeologët kan gjetur mjaft materiale që na tregojne për nje datim më të hershem të ndërtimit të tyre. Në librin “Butroti “ fq 20 Prof N. Ceka do të shkruaj se : “ Disa fragmente enësh të punuara trashë pa çark, si dhe ndonjë vegël prej guri të punuar, dëshmojnë për një vëndbanimi të izoluar, pa asnjë lidhje me botën e largët mikenase “ Askush nuk i ka kërkuar prof. N.Cekes të na tregoj sa dhe si lidhet Butrinti me Mikenën me gjithse është detyrë e arkeologjisë të na i tregoj këto lidhje jo me fjalë të lëshuara kot por me një studim të argumentuar shkencor. Le ti kujtojme Profesorit se për periudhën kur ai bën fjalë “ bota e largët mikenase “ sapo kishte dhënë shpirt ,dhe kujtimet për të ishin duke u shuar . Ishte pikërisht Homeri i cili sipas shumë autorëve jetoj frymën e fundit të popujve para helen , e që duke mbledhur një fond të konsiderushëm të këngëve epiko-heroike që vinin prej tyre, do tju kujtonte pasardhësve helen, uzurpues të këtyre troje, se ata popuj kishin qënë në një qytetërim të hershëm, tashmë të shuar. Kam mendimin , edhe pse arkeologët nuk duan ta pranojnë; se Butrinti duhet të ketë qënë i lidhur me këtë qytetërim. Çuditërishtë qeramika e gjetur në Butrint nuk i është nënshtruar një studimi të tillë shkencor për të na treguar ngjashmërit apo lidhjet me qeramikat e tjera të vëndit apo të importit. Arkeologët kanë heshtur dhe po heshtin në lidhje me qeramikat e Butrintit edhe pse ato kanë qënë shumë të bollëshme. Duhet thënë se Homeri në përshkrimet e tij, i vendos në shkallë qytetërimi të njëjtë si Trojën ashtu edhe Mikenën , Kretën edhe Epirin ( kujto përshkrimin e pallateve të Alkinout në Skera ( Korfuz) si dhe pritjen e Uliksit në mbretërin e Epirit, Thesproti ). Enët prej balte të gjetura në Butrint dhe të datuara të shek XVIII- XII si dhe basorelievi i vendosur te Porta e Luanit nuk qëndrojnë larg atyre të zbuluara në Kretë e Mikenë . Në librin “ILIRET” Prof. N. Ceka do te shkruaj :- “ Në periudhën antike zhvilloj kërkime në Butrint gjat viteve 1991-1996 një ekspeditë shqiptaro greke nën drejtimin e N.Cekës, A. Nanajt dhe K. Hatzis. Gërmimet u përqëndruan në akropolin e qytetit antik, për të sqaruar fillimet e jetës në këtë qendër të lashtë të Kaonisë. Shtresa më e herëshme i takonte periudhës së herëshme të hekurit, që i korespodon protogjeometrikut të Greqisë, në shek. XI-X p. Kr.Ajo karakterizohet nga qeramika lokale e punuar me dorë dhe nga mungesa e plotë e qeramikes së importuar greke. I vetmi objekt importi ishte një majë heshte bronzi e tipit të Europës Qëndrore. Butrinti i kësaj periudhe ishte kështu një qytet i thjeshtë peshkatarësh dhe barinjësh . “ N. Ceka “ILIRET” FQ 22
Nuk mund të vë aspak në dyshim atë qe thotë profesor N. Ceka për derisa nuk kam patur mundësi të shikoj ndonjë material të publikuar të punimeve gjashtë vjeçare të kësaj ekspedite . Por, arkeologët e ekspeditave të tjera , kanë gjetur në atë truall qeramika të bollëshme të periudhës neolitikut, pra te periudhes se para protogjeometrikut të Greqisë , të cilat janë ekspozuara në muzeun e Butrintit dhe të publikuara edhe në librin “ BUTRINTI , HISTORY , MONUMENTS END MUSEUM” të Prof. Dh. Çondit Fq 70-71 . Janë gjetur gjithashtu edhe qeramika të shumta të prodhimit lokal datuar të shek XVIII-XV p e.s. Se në ç’far mardhëniesh qëndrojn këto qeramika me metropolet e tjera nuk kam gjetur ndonjë analizë shkencore, por gjithsesi ato duhet të paktën të përputhen me ato të shpellës së pran ndodhur të Konispolit të cilat nga ana e tyre janë të lidhura me mjaft metropole të tjera të jugut e të veriut siç e pranon edhe vet Prof. N . Ceka në po këtë libër fq 19-20., duke e përfshir këtë rajon “ në grupin e trevës ilire jugore” Po ashtu maja e heshtës prej bronzi nuk mund të ketë rënë nga qielli. Shtoj se Europa qendrore vështir ti prodhonte ato prej bronzi në një kohë kur ishte vënë në përdorim hekuri. Eshte me se e qarte se kjo maje heshte e periudhes se bronzit te jet një importim nga tregetaret vëndes apo të qytet porteve të tjerë, duke vërtetuar kështu se Butrinti nuk ishte vetëm një fshat “I IZOLUAR peshkatarësh apo barinjësh “, por edhe një qendër tregëtarësh, qysh para mbritjes së helenëve në Korkyrë. Kështu që zanafillat dhe themelimi i Butrintit në bazë të materialeve të gjetura deri më sot shkojnë shumë më tej se shek. VII p.e.s. kur kërkon të na bëjë ta besojmë themelimin apo zanafillat e tij profesor N. Ceka. Në muzeun e Butrintit janë ekspozuar edhe materialet e më poshtme të cilat jane publikuar edhe nga prof. Dh. Çondi – Vegla prej stralli gjetur në Xarrë, Kalivua, Shën Mitër, Konispol dhe Diapor : që mbajnë shënimin “Fint tool Paleolithic and Mesolithic” ; fragmente enësh prej balte që bajnë shënimin” neolithik and middl neolithic” ; vegla prej kocke të lëmuar që mbajnë shënimin “bone tools-neolithic” ; “ Bowl I800- 1500 BC ‘ ; Ritual pots 1800-1500BC; “Local two handled pots1800-1500BC; “Local one handled 1800-1500BC ; “local handled pots 1800-1500 BC” Etj Në një vënd tjetër është një sopat guri që mban shënimin “Axes stone “ e pa datuar; si dhe shumë enë të tjera balte punim lokal që mbajnë datimet 1800- 1500 BC dhe 1500-1000 Bc. Referuar këtyre materialeve vetvetiu bëhet pyetja –A ka shtresëzime të tjera më të herëshme nga ato që na servir prof. N. Ceka në Koder Butrint ? Edhe po të mos i marrim parasysh veglat prej stralli, ato prej guri të punuar,si dhe ato prej kockash të lëmuara, përsëri ndodhemi para qeramikave, rituale, kupa e poteri, të cilat paraqiten me dy vega , diku te ngritura mbi buzet e eneve e diku pak më poshtë ,por me forma perfekte. Po ashtu enët duken me parete te holla e me forma gjeometrike të përsosura që të lën të kuptosh se duhet të jenë punuar me çark. A janë këto enë të një punimi lokal të izoluar ? (shiko fq 71 te librit Butrinti ,Histori Monuments and Museum ) Sigurisht është detyrë e arkeologëve t’i japin përgjigje. Sido që të jetë, këto enë tregojne se Butrinti , Foenika dhe rrethinat e tyre bënin një jetë qytetare , religjioze të një shkalle civilizimi për të cilën ende nuk mund të themi asgjë. Ata prodhonin enë balte madje të përsosura për ate periudhë ( 1800-1500 BC) Ata prodhonin gjithashtu enë Rituale që tregon se ata organizonin festime e rite kushtuar perëndive qofshin ato tejet të lashta kushtuar Diellit e Tokës ose edhe Panteonit të Perëndive Zeusiane , Dodojane , Pellazge. Ndër materialet e muzeut të Butrintit të bien në sy edhe disa vegla prej bronzi , një sopat dhe dy maja shtizash apo heshtash të cilat mbajnë datimin 1200-1000 BC.Dihet se në këto rojone nuk ka pasur burime minerare të tilla, kështu që ato nuk mund të jenë prodhim “I IZOLUAR “ vëndës. Ato pa dyshim janë importuar nga rajone të tjera ,të largëta , në rrugë tokësore apo detare . Kjo tregon se Butrinti i shek XIIp.e.s. nuk mund të ishte “ nje fshat “i izoluar peshkatarësh e barinjësh “por edhe një port apo mikroport detar i lidhur me sivellezer të tij të Jonit e Adriatikut e më tej. NGA ME LARTE, UNE SHIKOJ NJE KONTRADIKT TE MADHE MIDIS MATERIALEVE ARKEOLOGJIKE TE EKSPOZUARA NE MUZEUN E BUTRINTIT DHE SAJIMIT TE ZANAFILLAVE, THEMELIMIT DHE PERKATESISE ETNIKE TE BUTRINTIT, FOENIKES (FINIQIT )DHE RRETHINAVE TE TYRE; NE SHKRIMET E Prof. N. CEKES DHE MBESHTETESVE TE TIJ (PERFSHI AKADEMIN E KULTURES SE ROMES FASHISTE DHE PROF. L.M.UGOLININ APO EDHE R. HODGES ) , TE VENDIT APO TE HUAJ. KESHTU NDERSA MATERIALI ARKEOLOGJIK TREGON PER NJE VENDBANIM TE TEJ SHEK. XVIII P.E.S. PROF. N. CEKA DHE MBESHTETESIT E TIJ NA THONE SE BUTRINTIN E KANE THEMELUAR KOLONET HELEN TE KORKYRES E KORINTHIT NE ME TEPER SE 1000 VITE ME PAS. KE TE BESOJME?

E turpëshme është qasja që i bënë Profesor Ceka qytetit të lashtë të Foenikës, kryeqendrës së Kaonëve dhe kryeqytetit të Epirit, një ndër metropolet më të medhej të asaj periudhe , “më të pasurit , më të rëndësishmit dhe më të fortifikuarit “ sipas Polibit;muret rrethuese të të cilit përfshinin një sipërfaqe prej 40 ha. Gati shtatë herë më të madhe se e Athinës, dhe gurët masiv të të cilit shkonjnë deri 22- 23 ton sejcili; madhësi të pa para në trojet Ballkanike. Lidhur me këtë qytet referuar Ekspedites Italiane Prof N. Ceka do te shkruaj :-
“….Rezultatet e tri viteven nuk ishin aq spektakolare sa ç’priteshin, …”

Ato mund të mos ken qënë aq spektakolare për kënd vështrimin dhe pozicionimin e Prof. N. Cekën por jo për Prof L. M. Ugolinin i cili i ka quajtur ato sensacionale duke i publikuar ato në revistat më të rëndësishme dhe në auditoret e akademive më të zëshme të kohës . Edwin Jasques , autor i librit “Shqiptaret” që i pat ndjekur me interes këto punime do të shkruaj : — “ Duke germuar poshte shtreses romake, arkeologet hasen epigrafe ose mbishkrime, monedha, qeramike, basorelieve, kolona e statuja te thyera si dhe vegla pune te Kohes se Hekurit. Ne nje shtrese me te hereshme se kjo, u gjeten dy çekane ose koka sopatash prej stralli te Kohes se Gurit. Ishte hera e pare qe ne Shqiperi zbuloheshin deshmi te nje qyteterimi te tille te lashte. “ Shqiptaret fq 27.
Fatkeqesishte keto materiale te vjedhura ca prej vete ekspedites italiane e te tjerat nga nje dore e panjohur nuk na u dha mundesia per ti patur ne stendat e muzeve tona . Sido qofte ato tregojne se zanafillat dhe themelimi I Foenikes shkojne tej periudhes se qyteterimit helen. Braktisja e punimeve nga ekspedita Italiane e ka lene kete qender te lashte te Kaonise ende ne fazen fillestare te kerkimeve arkeologjike por qe gjithsesi tregon rrethimin fortifikues me nje gjatesi muri rreth tre kilometer te gjate e shtate metra te larte e qe mund te kete edhe rrethime te tjera me te vogla. Foenika ashtu si dhe Butrinti, Kalivoj ( Per te cilin Prof . N. Ceka thote se paska qene nje vathe per strehimin e bagetive dhe popullsise fshatare shiko Butroti fq12) Çuka e Ajtoit, Diapori , Bajkajt me varrezat tumulare etj tregojne pa dyshim nje dendesi banimi e nje qyteterim te hershem ende te pa zbuluar te tyre . Skandaloze eshte qasja qe I behet qytetit te dyte per nga madhesia e akropolit , Çukes se Ajtoit . Duke u munduar ta deformoj edhe perkatesin e tij prof. N . Ceka aludon se mund te jete “ndoshta Pergami I Prasaibeve ‘ me gjithse e di fare mire se keto troje I perkasin Kestrineve Thesprot ( shiko fq 9 te librit “Butroti “)Tashme te gjithe studiuesit jane te nje mendje se gryka e Bokazit eshte pika kufitare ndermjet tri grup popujve me te zeshem te Epirit ; te Moloseve , Thesproteve dhe Kaoneve. Keshtu qe Çuka e ajtoit I perket Kestrineve Thesprot dhe ishte qyteti I lashte I KESTRINES dikur edhe me heret KAMANOI I Kamanojve . Ugolini ju qas ketij qyteti por me qense nuk zbuloj asgje romake e greke e la jashte interesimit te tij . Kam mendimin se Kestrina duhet ti bashkohet listes se qyteteve te Moloseve dhe thesproteve qe u rrafshuan nga barbaria romake e Paul Emilit ne vitin 167 p.e.s. E mendoj si nje qytet te baras vlefshem me Butrintin ku pa dyshim arkeologjia do te zbuloj edhe teatro e faltore gjithsesi te shkatrruara .
Populli shqiptar nuk eshte me I shkalles inteligjente te viteve tridhjete kur Akademia Fashiste e Romes dhe Prof. I arkeologjise L. M. Ugolini , ne emer te shkences se arkeologjise I impononin te besonin se Butrinti , Foenika dhe rrethinat e tyre ishin me zanafilla dhe themelim te Heleneve koloniste. Faktet, gjetjet arkeologjike , vendosur ne stendat e muzeale te Butrintit dhe publikuara prej Prof. te arkeologjise Dh. Çondi ne librin “ BUTRINTI, HISTORY, MONUMENT’S AND MUSEUM “ , tregojne qarte se zanafillat themelimi dhe perkatesia etnike etyre nuk nuk kane asnje lidhje me kolonet helene , supozuar se u vendosen ne keto troje nga fundi I shek. VIIp.e.s. N. Hammond qe I ktheu mbar e prap te gjitha dokumentat e lashtesise u detyrua te pranoj mosqenien e koloneve helene ne keto troje. Mashtrimi me datimet e ndertimit te mureve rrethuese te cilat nuk kane asnje baze shkencore, dhe aq me teper nuk perbejne asnje risi te nje teknike apo mjeshtrie te zotruara prej heleneve nuk mund te pranohen per zanafilla te qyteterimit te ketyre trojeve . Asgje e zbuluar , dokumentuar e datuar , publikuar apo perfshir ne elementet muzeal te Butrintit nuk mund te tregoj apo vertetoj prezencen helene . Me se shumti ato mund te tregojne nje lidhje tregetare te ketyre trojeve me boten e perparuar helene. Edhe shkrimet e shume perfolura te Butrintit (ato te Foenikes nuk I njohim sepse jane zhdukur) , te cilat ngjajne te jene me alfabetin greke , por jo domosdoshmerisht ne ate gjuhe, e qe I perkasin sipas arkeologeve periudhes kur Epiri kishte per zot popullin dhe prijsit e shquar Epirot, e kur heleneve u duhej te merrnin leje per ti vizituar apo per te tregetuar me ta, nuk mund te vertetojne prezencen e heleneve ne keto troje. Mbetet detyrë e Akademisë së shkencave të Shqipërisë ti japi përgjigjen shkencore zanafillave , themelimit dhe përkatësisë etnike të këtyre qyteteve e trojeveve. Po ashtu ngul këmbë që prof. Dh. Çondi të publikoj zbulimet arkeologjike të ndërmara se bashku me As/Prof. Hernandes në gropën e hapur në vitin 2012, pas të cilave pat deklaruar se: “ Me gërmimet e reja në Butrint, dalin në dritë dëshmi të reja të një qytetërimi të lashtë…………..Me zbulimin e objekteve më të fundit, në Butrint, vërtetohet me fakte konkrete se Butrinti ka një histori më të herëshme zhvillimi nga ajo që kemi mësuar deri më sot . “ Ballkan web Qershor 2012 Kujtoj me këtë rast se kjo ekspedit ndër të tjera gjeti edhe një parmënd druri . Material lehtësisht i datueshëm.
KOZMA TAHO
CLEARWATER ,FLORIDA
Gusht 2015

Filed Under: Histori Tagged With: arkeologjia, Butrinti, FINIQI DHE RRETHINAT E TYRE, Kozma Taho

Daja, “Qytetar nderi” në Gostivar

August 5, 2015 by dgreca

Miku ynë Sadulla Zendeli – Daja, pak kohë më parë, në qershor të këtij viti 2015, festoi 80-vjetorin e tij. Edhe unë jam një ndër ata qindra miq, shokë e të njohur, që e urova në këtë ditë të shënuar, me fjalë zemre e fjalë miku: “Së bashku edhe në 100-vjetorin tënd!”. Ndërsa të tejërt kishin menduar diçka ndryshe, më të bukur e më simbolike, me përmasa më të mëdha:
Shkrimtari Viron Kona, pas një pune disa mujore, pikërisht në këto dit të qershorit të ngrohtë e plot diell, publikon librin monografik: “JU DUA MË SHUMË SE VETEN”, kushtuar mëmëdhetarit, leksikografit dhe poetit Sadulla Zendeli-Daja”. Një libër i denjë për një njeri të rrallë, studjues e shkencëtar, mendimtar e kuvendar, dijetar e filozof, shkrimtar e poet, shqiptar me zemër të madhe.
Ndërsa drejtuesit e Komunës së Gostivarit, së bashku me qytetarët e vendit, organizuan festën e dhënies së titullit “Qytetar nderi”, Dajës, i cili në 50 vjet jetë në Suedi, s`e harroi kurrë vendlindjen, Sërmnovën e Gostivarin. Ky është një nderim i shumëfishtë për mikun tonë, sepse autoritetet e vendit e vendosën birin e tyre në radhën e njerëzve të shquar, të ditur e të ndritur. Të botosh libra e të hartosh katër fjalorë suedisht – shqip, e shqip – suedisht, më i madhi ndër ta është me 35.000 fjalë, nuk është shaka, por një punë shkencore disa vjeçare. Ndaj ky titull është një medalion i artë në kujtesën qytetare e mbarëshqiptare, sepse njëherazi ai u vlerësua si mësues e veprimtar për shqiptari, si mëmëdhetar e qëndrestar për kombin, si personalitet në fushën e letrave dhe studimeve. Cili nuk do ta lakmonte një nder e vlerësim të tillë!? Vështirë e pati Daja të qendrojë e përballojë, pa i`u dridhur qerpiku e përlotur syri, të tilla ndjesi krenarie e mirënjohje, i ndodhur para familjarëve e të afërmve, para miqëve e shokëve, disa të zbardhur nga vitet e shumë të tjerë në lulen e rinisë. Ne mund të shprehim ndjesitë tona, por nuk i afrohemi dot asaj çka provon e ndjen vetë Daja në një ngjarje kaq të madhe në jetën e tij.
Kam kënaqësinë, që për këtë urim të zgjedh fjalët që na vijnë që nga lashtësia, kur Virgjili thotë: “Gjithkush ka kohën e vet për të jetuar. Jeta është për të gjithë e shkurtër dhe e papërsëritshme. Të ngresh lart emrin tënd me vepra, vetëm kjo është arritje e virtytit”.
Vitet do të rrjedhin sepse koha shkon. Vepra dhe emir i tij i përjetsuar u mbetet brezave. “Titulli i nderit” është një stoli e vyer në kurorën e dafinës.
Miku ynë Sadulla Zendeli-Daja meriton më shumë!
Urime!

Kadri Tarelli
Durrës

Filed Under: ESSE Tagged With: Daja, Gostivar, qytetar Nderi, Sadulla Zendeli

Tetovë, rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet. 5 viktima, 13 të plagosur

August 5, 2015 by dgreca

Rritet bilanci i viktimave të përmbytjeve të mbrëmjes së të hënës në Tetovë të Maqedonisë, ku deri më tani janë konfirmuar 5 të vdekur, ndër tyre 2 të moshuar dhe 3 fëmijë. Sikurse raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë janë gjetur në ujërat e rrëmbyeshëm ditën e martë.

Më pas janë mbajtur edhe ceremonitë mortore të djalit 2-vjeçar, vajzës 14-vjeçare, si edhe të 83-vjeçarit. Ndërkaq, numri i të lënduarve ka arritur në 13 persona, ndërsa 113 vetë janë evakuar nga vendbanimet e tyre. Shipkovica, Selca, Xhepçishti, Reçica e Vogël, Ura e Vratnicës, Orashe, Poroj dhe Nerashte janë përfshirë nga vërshimet e vrullshme të ujërave. Këto shira kanë arritur të shkatërrojnë 20 shtëpi, të cilat i ka kthyer në të pabanueshme.
Për t’i ardhur në ndihmë kësaj situate të rëndë, qeveria maqedonase miratoi një vendim për ndihmë financiare fillestare prej 30 mijë denarësh secilit, e cila do u ndahet familjeve të prekura nga vërshimet dhe më pas këshilli i emergjencës do të vijojë vlerësimi i dëmeve.
Po ashtu ndihmë është ofruar nga organizata e Kryqit të Kuq, si dhe institucione të tjera. Pas ngjarjes së rëndë në Tetovë mbërriti kryeministri Nikola Gruevski, së bashku me disa përfaqësues të tjerë të qeverisë shprehur solidaritet, si dhe për të garantuar angazhimin maksimal, duke i ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore.
 Në Komunën e Tetovës gjate ditës është ngritur Shtabi i Emergjencës, në të cilin bënin pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e goditura nga përmbytjet e së hënës.
Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmjen e së hënës ka udhëtuar urgjentisht për në Tetovë. Ai vizitoi Reçicën e Madhe, ku dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe më pas ka vizituar spitalin e Tetovës. Kjo nuk është hera e parë që Tetova përballet me të tilla fatkeqësi natyrore. Një herë në rreth 30 vite, lumi Shkumbin që përshkon këtë qytet del nga shtrati dhe shkakton katastrofa të tilla natyrore. Rasti më i fundit i dokumentuar është ai i nëntorit të vitit 1979, ku edhe në atë kohë u shkaktuan dëme të shumta.

Sh.K

Filed Under: Kronike Tagged With: 13 te plagosur, 5 viktima nga permbytjet, Tetova

Studentët e diasporës, “ambasadorë” të imazhit të Shqipërisë në botë

August 5, 2015 by dgreca


Në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e arsimit u mblodh në Tiranë “Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës”. Në fjalën përshëndetëse, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se “studentët e diasporës janë “ambasadorët” e krijimit të imazhit të ri të Shqipërisë në botë”.
Ai i ftoi të rinjtë e diasporës të investojnë dijet dhe përkushtimin e tyre për Shqipërinë moderne, që siç tha ai, duhet të jetë në axhendën e gjithësecilit. 
Në fjalën e tij, numri dy i Qeverisë tha se vendi ynë ka nevojë për dijet e të rinjve dhe modele suksesi. “Të ndryshojmë imazhin e Shqipërisë në botë. Shqipëria ka sot dhe do të ketë nevojë për dijet tuaja. Shumë prej jush janë edukuar në universitetet më të mira të botës, kemi nevojë për këto dije. Kemi nevojë për modelin e suksesit. Shqipëria e re dhe moderne duhet të jetë axhenda e gjithsecilit. Duhet ta bëjmë këtë kudo ku jemi, që nga një bisedë me një të huaj për Shqipërinë, ku ne na duhet të shtojmë mesazhet dhe informacionet për Shqipërinë, deri te kontributi i drejtpërdrejtë përmes investimit të dijeve për Shqipërinë. Le ta kemi në mendje, në zemër dhe në planin tonë të punës Shqipërinë moderne”, u shpreh Peleshi.(SHK)

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, qeveria, studentet

Miratohet Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Malin e Zi

August 5, 2015 by dgreca

Qeveria e Kosovës miraton nismën për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Malin e Zi/
-Miratohet edhe Projektligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Fondi per Garantimin e Kredive po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
-Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar për bisedën telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Gusht 2015/ Qeveria e Kosovës miratoi sot nismën për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Republikën së Malit të Zi, si dhe Projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Kryeministri Isa Mustafa i ka vlerësuar lartë rëndësinë e miratimit të këtyre dy akteve.
“Me këto dy akte sot po e tregojmë konsistencën e politikave të qeverisë së Republikës së Kosovës edhe sa i përket politikave zhvillimore, por edhe sa i përket krijimit të kushteve të fqinjësisë me të gjitha vendet me të cilat ne kufizohemi”, u shpreh ai.
Fondi per Garantimin e Kredive, tha Mustafa,po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në aplikimin e përvojave më të mira të përkrahjes së bizneseve dhe të garantimit të kredive për biznese.

“Do jetë edhe një pjesëmarrje domethënëse e USAID-it, përkatësisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fond, sepse gati qind për qind e mjeteve të cilat do të jenë si mjete iniciale të fondit do të jenë mjete që jepen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi kryeministri i Kosovës dhe falënderoi për këtë përkrahje kaq të madhe.
“Konsideroj poashtu se, iniciativa për nënshkrimin e Marrëveshjes me Malin e Zi është tepër e rëndësishme për zhvillimin tonë, sepse shënon një fazë të rëndësishme të përkufizimit shtetëror të Kosovës me vendet fqinje dhe ndërtimit të marrëdhënieve të reja mbi bazën e respektimit të kufijve shtetëror”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë fushë dhe shtuar se ky është një proces i cilin do të vazhdohet edhe në javët e tjera në qeveri derisa të përmbyllet.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, duke propozuar miratimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes për vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, ka vlerësuar punën e Komisionit.
“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Republikës së Kosovës ka punuar tash e tre vjet rreth përmbylljes së çështjes së demarkacionit me shtetin e Malit të Zi. Tani Kosova në kuadër të forcimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar dhe ndërtimit të raporteve, marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit në veçanti me shtetet fqinje, është duke punuar intensivisht që të përmbyllë këtë çështje që është si kusht dhe standard, natyrisht edhe ndërkombëtar por edhe në kuadër të konsolidimit si shtet”, tha ai.

Prandaj, vijoi Thaçi, pas përmbylljes së kësaj çështje të demarkacionit me Maqedoninë, është punuar intensivisht tash e tre vite nga Komision që kjo çështje të përmbyllet edhe me Malin e Zi.

“Marrëveshja për kufirin shtetëror do të avancojë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë mes shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi. Përmes kësaj marrëveshje, ne konfirmojmë angazhimin reciprok për të kontribuar në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, sigurisë, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.
Në vazhdim të mbledhjes, është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për projektin e bashkëpunimit për zhvillimin: “Mbështetje institucionale dhe teknike për sistemin e furnizimit me ujë në rajonin e Mitrovicës”.
Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për bisedën telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
“Ai ka shprehur mirënjohjen e madhe për qeverinë e dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimin lidhur me themelimin e Dhomave të Veçanta dhe Prokurorisë së Veçantë. Poashtu, ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na përkrahin në të gjitha fazat e zhvillimit tonë, të integrimeve evropiane dhe të kemi mbështetjen e tyre për proceset integruese euroatlantike dhe për proceset e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik në vendin tonë”, theksoi kryeministri Mustafa, duke përcjellur përshëndetjet e Yee për tërë qeverinë dhe deputetët e Kuvendit për votën dhe për vendimin e tyre shumë të rëndësishëm.
Kryeministri Mustafa me këtë rast e vlerësoi këtë vendim si jo të lehtë dhe se me këtë është shprehur edhe përkushtimi i Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të drejtësisë.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Mustafa, duke iu referuar vërshimeve të para pak ditëve në Tetovë, Maqedoni, e ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me gatishmërinë që qeveria e Kosovës të ndihmojë edhe përmes trupave të FSK-së për situatën emergjente atje.

Filed Under: Rajon Tagged With: me Malin e Zi, Miratohet nisma, nderkufitare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT