• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

NË EKSPOZITËN E PIKTURËS “ENIGMA”, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA”

September 25, 2015 by dgreca

Nga Murat Gecaj/

Siç dihet, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit tonë, herë pas here, zhvillohen veprimtari të ndryshme e mbresëlënëse, kulturore e artistike. Kështu, p.sh., aty bëhen përurime librash, festohen ditëlindje krijuesish etj. Por, jorrallë, hapn ekspozita pikture ose fotografike.Në ketë shënim, dëshiroj të përmendi se, nga data 17-25 shtator 2015, aty  qëndroi e hapur Ekspozita me emrin “Enigma”, nga piktorja emigrante në Greqi, Dhimitra Misrasi-“Lusha”. (Ajo do të jetë hapur edhe nesër).Këtë Ekspozitë e kanë vizituar shumë banorë të Tiranës, ndër ta edhe piktorë e skulptorë, punonjës të artit e kulturës, poetë e shkrimtarë,  artistë e publicistë etj. Sigurisht, ata kanë krijuar përshtypjet e tyre rreth përmbajtjes e realizimit artistik të  afër 45 punimeve të paraqitura.Unë nuk mund të bëj vlerësime të sakta për këtë ekspozitë edhe për faktin se nuk jam specialist i kësaj fushe, por dhe sepse nuk është qëllimi i këtij shënimi ose kësaj skice, që po publikoj. Ekspozitën në fjalë pata rastin që ta shihja pikërisht  sot.Në përgjithësi, më bënë përshtypje pikturat e kësaj autoreje të talentuar. Një shikuesi a vizitori jo specialist, i tërheqin vëmendjen si tematika e pikturave, por edhe ngjyrat e ndezura të tyre, pasqyrimi i botës shpirtërore të portreteve të realizuara, detajet artistike  etj. Veçanërisht, janë të pëlqyeshme peisazhet e ndryshme. Pikërisht, pranë një pikture të tillë, pata kënaqësinë që të bënim një foto, bashkë me piktoren  Dhimitra Mistrasi-“Lusha”.Me këtë rast, e urojmë këtë autore, si për çeljen e kësaj ekspozite në kryeqytetin tonë dhe për vazhdimësinë e krijimtarisë, gjithnjë e më të bukur. Shpresojmë e presim, që në to të ketë kurdoherë frymën e dashurisë për vendlindjen dhe të pasqyrojë sa më bukur: traditat e mrekullueshme të popullit tonë,  botën e pasur shpirtërore njerëzve dhe shijet artistike të bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata ndodhen!

Tiranë, 25 shtator 2015

Filed Under: Mergata Tagged With: Enigma, Murat Gecaj, NË EKSPOZITËN E PIKTURËS, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA”

Arësimimi, shqiptarët paguajnë katër herë më shumë së në BE

September 25, 2015 by dgreca

Ndonëse janë populli i dytë më i varfër në Europë, shqiptarët janë ata që sakrifikojnë më shumë financiarisht për t’u arsimuar. Përfundimi del nga krahasimi i të dhënave zyrtare mbi shpenzimet mujore të familjeve, që publikojnë institutet respektive të statistikave, Eurostat i Bashkimit Europian dhe Instituti Shqiptar i Statistikave. Sipas Eurostat, në vitin 2014 familjet e Bashkimit Europian shpenzuan mesatarisht 1.1 për qind të buxhetit mujor për shkollim. I marrë sipas vendeve, niveli më i ulët i këtij treguesi është në Lituani, ku familjet shpenzojnë mesatarisht 0.5 për qind të buxhetit për shkollim, ndërsa ekstremi më i lartë shënohet në Greqi me 2.1 për qind.  Kjo i bën grekët popullin që shpenzon më shumë për t’u arsimuar brenda Bashkimit Europian si përqindje ndaj buxhetit të disponueshëm. Por nëse krahasohen me Shqipërinë, kampionët e BE-së mbeten dy herë pas. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2014, familjet shqiptare dedikuan për shkollim 4.2 për qind të shpenzimeve konsumatore për arsimin. Kjo është 2 herë më shumë se sa Greqia dhe gati 4 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Të dhënat zyrtare tregojnë se pesha e shpenzimeve për arsim në buxhetet e familjeve shqiptare është rritur me ritme të shpejta nga viti në vit. Sipas Instat, në 2007 familjet shpenzonin 1.7 për qind të buxhetit për arsimin. Në 2009-ën shifra u rrit në 2 për qind, ndërsa vitin e kaluar arriti rekordin 4.2%.  Rritja e fortë e peshës së shpenzimeve për arsim gjatë viteve të fundit mund të jetë e lidhur me disa fenomenë. Së pari zgjerimin e universiteteve private dhe së dyti me faktin që shqiptarët tani kryejnë më shumë vite shkollimi. Sipas Instat, gati gjysma e fondeve që familjet shpenzojnë për arsimin shkojnë për programet master. Por cilado qoftë arsyeja, shifrat tregojnë se në Shqipëri të shkollohesh është një sakrificë jo e vogël, të paktën nga ana financiare. Dhe pas miratimit të ligjit të ri për arsimin, gjasat janë që në vitet e ardhshme shkollimi të bëhët edhe më i shtrenjtë, duke marrë gjithmonë e më shumë nga buxheti i familjeve.{SH.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Arësimimi, me shume, së në BE, shqiptarët paguajnë katër herë

PO RIKTHEHEN SIMBOLET E KOMUNIZMIT

September 25, 2015 by dgreca

Presidenti Nishani pret një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar të ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë/

Tirane-25 shtator 2015- Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në Zyrën e Tij një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, të cilët shprehën shqetësimin dhe protestuan kundër rikthimit të simboleve të diktaturës komuniste, siç është edhe ndërtimi së fundmi i një bunkeri–simbol të diktaturës në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë këtij takimi pune, Presidenti Nishani u njoh me kërkesat e përfaqësisë së ish-të përndjekurve politikë, të cilët pasi falënderuan fillimisht për pritjen e rezervuar, i kërkuan Kreut të Shtetit që të ndërhyjë dhe të bëhet mbrojtës i shtresës së tyre ende të pa integruar plotësisht, duke i dorëzuar edhe Notën e tyre të Protestës.

Gjithashtu, duke shprehur shqetësimin dhe protestën e tyre të ligjshme kundër “rikthimit të simboleve të diktaturës në vendet publike dhe mos dënimin e krimeve të diktaturës”, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve parashtruan njëkohësisht nevojën për mbështetje nga shteti në përgjithësi ndaj kauzës dhe problemeve të tyre, si dhe nga Presidenti Nishani në veçanti, si simbol i unitetit të popullit.

Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përpjekjet konstante dhe aktive të ish-të përndjekurve politikë për rritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj çështjes dhe problematikave të tyre, theksoi se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim tendencat e vazhdueshme për të risjellë mesazhet dhe simbolet e së kaluarës diktatoriale, të cilat mund të cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare.

Presidenti Nishani u shpreh se do të bëjë të gjitha përpjekjet personale dhe institucionale “gjithnjë në zbatim të Kushtetutës dhe brenda të gjithë kuadrit ligjor” për t’i përcjellë shqetësimet e shtresës së ish-burgosurve politikë tek qytetarët dhe institucionet e shtetit shqiptar, në mënyrë që të mbahet gjallë reflektimi mbi të kaluarën e hidhur, duke mos lejuar që të përsëriten më përvojat fatkeqe dhe format e terrorit, qoftë edhe psikologjik, të diktaturës gjysmëshekullore, sidomos gjatë këtij viti në kuadër të 25-vjetorit të rënies zyrtare të komunizmit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Besim Ndregjoni, presidenti Nishani, simbolet e komunizmit

MEETING BETWEEN THE ALBANIAN GOVERNMENT AND REPRESENTATIVES OF ALBANIAN AMERICAN DIASPORA ORGANIZATIONS

September 24, 2015 by dgreca

Permanent Mission of Albania to the United Nations to the United Nations/

Harvard Club of NYC- September 30th, 2015/

AGENDA

MEETING BETWEEN THE ALBANIAN GOVERNMENT AND REPRESENTATIVES OF ALBANIAN AMERICAN DIASPORA ORGANIZATIONS Time Topic Presenters
14:00 – 14:1014:10 – 14:15 Welcome Brief introduction Professor Ricardo Hausmann, Harvard University
14:15 – 14:30 Introduction of Diaspora Representatives Mark Kosmo, Vera Mjeku, Ermal Vila, Alda Mosko, Nick Markola
14:30 – 14:35 CID research on diaspora Ermal Frasheri, Harvard University
14:35 – 14:40 Short address by the MFA Minister Ditmir Bushati
14:40 – 14:50 Statement from the Prime Minister Prime Minister Edi Rama
14:50 – 15:30 Q&A with diaspora representatives Moderated by Ermal Frasheri, Harvard University

Meeting Between the Albanian Government and Representatives of Albanian American Diaspora Organizations

Harvard Club of NYC

September 30th, 2015

The Washington DC Albanian Diaspora Group

Who are we?

 The Washington DC Albanian Diaspora Group is an umbrella initiative comprised of Albanian-American organizations and activists in the Washington DC Metro Area, including the four main DC organizations: Albanian Professionals in DC, VATRA, Albanian-American National Organization and Albanian-American Academy.

  • The initiative aims to consolidate the group of professionals and intellectuals and create an institutionalized, inclusive representation of the DC professional and intellectual community in matters of Albanian Diaspora engagement and more.
  • The DC Diaspora Group is working with diverse actors to match the needs of the home countries with the skills and investment potential of the diaspora by creating a multi-stakeholder engagement platform of a strictly non-political nature.
  • …

What do we want to achieve?

We believe that we can achieve our objectives by drawing lessons from past and current diaspora initiatives, working collaboratively with diaspora actors and home governments, private sector and non-profits in order to come up and implement innovative ways of engagement.

  • The DC Diaspora Groups ultimately aims at promoting Albanian culture and history, fostering exchange between Albanian-American professionals and strengthening ties between the people, governments and businesses of the home countries and the U.S.
  • …

 

What are we asking from the Albanian Government and the Prime Minister?

 

  • Build a stronger relationship with the Albanian-American community in Washington DC in strengthening our lobbying power in the nation’s capital
  • Make more efforts to match the commitment of the Albanian Diaspora in its efforts to contribute to the economic development of our home countries and build bridges in professional exchange, investment and culture.
  • …

Filed Under: Komunitet Tagged With: Albanian American, BETWEEN THE ALBANIAN GOVERNMENT AND REPRESENTATIVES OF, DIASPORA ORGANIZATIONS, MEETING

Papa Françesku, fjalim historik në Kongresin Amerikan

September 24, 2015 by dgreca

Papa Françesku mbajti një fjalim historik në Kongresin amerikan gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Ati i Shenjtë, në fjalimin e tij shprehu respektin ndaj Amerikës dhe vlerave të këtij vendi, preku temat më të mëdha që shqetësojnë botën sot dhe frymëzoi sallën ku ishin mbledhur dy dhomat e Kongresit me mesazhet e tij.Eshtë hera e parë që një  Papë flet në një Kongres amerikan.  Dhe fjalimi ishte një ndër vetëm katër gjatë vizitës që ai mbante në anglisht. Të tjerët po i mban në gjuhën e tij spanjolle.

…dhe Ati i Shenjtë e përcaktoi tonin e fjalimit të tij që në fillim, duke thënë një nga shprehjet më simbolike amerikane.“Jam mirënjohës që jam këtu në tokën e të lirëve dhe në atdheun e trimave”, tha ai. Dhe duartrokitjet shpërthyen në atë moment dhe gjatë gjithë fjalimit. Pas tij ishin ulul dy katolikë amerikanë: Nënpresidenti Joe Biden dhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner.Papa Françesku e hapi fjalimin e tij historik në Kongres duke e përshkruar veten si një “bir i këtij kontinenti të madh” i bashkuar me Amerikën në një qëllim të përbashkët.Papa preku të gjitha çështjet që shqetësojnë sot botën. Ai shprehu shqetësimin që bota është sot në konflikt. Papa bën thirrje për një “ekuilibër delikat” në luftën kundër ekstremizmit fetar për të garantuar se liritë themelore të njeriut nuk do të shkelen. Ai tha në fjalimin e tij para Kongresit se asnjë fe “nuk është e imunizuar nga format e keqkuptimit individual ose nga ekstremizmi ideologjik.”Papa Françesku shprehu shqetësim të thellë në lidhje me masakrimin e të krishterëve dhe pakicave të tjera fetare në Lindjen e Mesme nga duart e ekstremistëve islamikë, me frikën se prania e krishterë në rajon është e rrezikuar.Papa tha se liritë fetare, intelektuale dhe individuale duhet të mbrohen, ndërkohë që luftohet dhuna që kryhet në emër të fesë.Papa bëri thirrje që të tregohet kujdes për të mos e ndarë botën në mënyrë simpliste në dy kampe – e mira dhe e keqja.

Ati i Shenjtë foli me ndjeshmëri të lartë për çështjen e emigracionit, madje edhe me nota personale.“Të gjithë në kemi qenë dikur të huaj diku. E them këtë si bir imigrantësh”, tha ai duke iu referuar faktit që prindërit e tij ishin imigrantë italianë në Argjentinë.Duke folur për krizën e imigracionit në Evropë, si dhe për debatet në Shtetet e Bashkuara mbi emigracionin nga Amerika Latine, Papa Françesku u bëri thirrje ligjvënësve “për t’u përgjigjur në një mënyrë që është gjithmonë humane, e drejtë dhe vëllazërore.”“Ne nuk duhet të trembemi nga numri i tyre, por t’i shohim ata si njerëz, duke vështruar fytyrat e tyre dhe duke dëgjuar historitë e tyre, duke u përpjekur për t’iu përgjigjur sa më mirë që mundemi gjendjes së tyre,” tha Papa.Ai përdori si ilustrim atë që e quajti rregull të artë:“Trajtoi të tjerët ashtu siç do doje të të trajtonin ata ty. Kjo na jep një drejtim të qartë”, tha ai duke shtuar se gjithkush duhet të trajtohet me respekt.Nëse duam më shumë siguri, le të japim siguri, nëse duam jetë le të japim jetë, nëse duam mundësi, le të krijojmë mundësi.Papa Françesku foli për pabarëzinë dhe drejtësinë sociale dhe klimën. Papa bëri thirrje që t’i jepet fund dënimit me vdekje në SHBA dhe në botë. Ai tha se çdo jetë është e shenjtë dhe shoqëria vetëm mund të përfitojë nga rehabilitimin i njerëzve të dënuar për krime.Gjatë gjithë fjalimit, Papa përmendi katër figura qendrore amerikane, jetët e të cilëve mund të shërbejë si frymëzim ndërsa bota përballet me sfidat e vështira të sotme. Dy prej tyre ishin Abraham Lincoln dhe Martin Luther King. I pari për rolin e tij në lirinë dhe demokracinë amerikane. I dyti për ëndrrën, të drejtat civile. Ai tha se amerika vazhon të jetë tokë e shumë ëndrrave.Dy të tjerët ishin Dorothy Day, themeluese e Lëvizjes së Punëtorëve Katolikë që përdori fenë e saj për të punuar për drejtësi sociale. Ndërsa I katërti ishte Thomas Merton, që nuk pati patur origjinë katolike u bë një murg I njohur dhe autor I njohur që nxiste paqen.Pas fjalimit që u përshëndet me duartokitje të gjata, Papa foli edhe para të gjithë admiruesve të mbledhur para Kapitolit duke i përshëndetur ata ngrohtë.Ishte një ditë e pazakontë për Washingtonin dhe papa dukej në humor shumë të mirë. Solemniteti ishte kudo që nga pritja në Shtëpinë e Bardhë, tek entuziazmi i turmave në rrugët e Uashingtonit, tek Bazilika ku mbajtin meshën. Papa nuk hezitoi të përmendte tema delikate për politikën globale dhe amerikane si për shembull ngrohja globale. Papa Françesku u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin hapa urgjente për të parandaluar shkatërrimin e mjedisit në botë dhe për të lehtësuar problemin e varfërisë. Ai tha se problemi i ndryshimeve klimatike, nuk mund t’i lihet brezit pasardhës.Pas një parade në Parkun Kombëtar të Uashingtonit, Papa do të drejtojë një takim lutjesh me peshkopët amerikanë, si dhe një meshë ceremoniale për shpalljen shenjtor të Junipero Serras, priftit françeskan, i cili themeloi misionin katolik në brigjet e Kalifornisë, gjatë marshimit me pushtuesit spanjollë.Shenjtërimi i atit Serra është një çështje që ka lënduar shumë amerikanë indigjenë, të cilët thonë se prifti Serra kontribuoi në abuzimin dhe eliminimin e shumë fiseve indigjene nga skllavërimi dhe sëmundjet.Papa, foli dje gjithashtu edhe për çështjen e abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë. Kjo ishte një nga pikat ku ai u kritikua nga avokatët e viktimave të këtij abuzimi, pasi sipas tyre ai tregoi mëshirë dhe kujdes për kishën for jo viktimat.Para se të shkojë në Nju Jork, papa do të shkojë në një kishë ku do të hajë drekë me të pastrehët dhe të varfrit. Në Nju Jork ai do të shkojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të mbajë një shërbim ndërfetar në Muzeun për Nder të 11 shtatori. Më pas ai do të vizitojë edhe Filadelfian.

Filed Under: Kronike Tagged With: Amerikan, fjalim historik, në Kongresin, Papa francesku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT