• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Pianistja Shqiptare Ardita Statovci shkëlqen në Austri

December 20, 2015 by dgreca

Pianistja Shqiptare Ardita Statovci ne Austri është nominuar nga “Steinway & Sons”
Artiste e Re e Steinway-it/
Nga Liliana Pere / Histori suksesi/
Një pianiste e re me rezultate të shkëlqyera në karrierën e saj artistike, tashmë e njohur në skenën botërore, ku ka interpretuar krahas artistësh, instrumentistë apo dirigjentë orkestrash të shquar të nivelit ndërkombëtar me karrierën e saj. Ajo eshte vleresuar me një sërë çmimesh, bursash e kritikash veçse pozitive nga shtypi mbarë botëror.
Në pamje të parë: Një vajzë e brishtë, delikate, por që mjafton ta shohësh të ulur pranë instrumentit muzikor me të cilin ajo që në vogëli, ka ndërtuar një miqësi të pandarë me pianon, që kjo vajzë elegante të kthehet në një fuqi të padiskutueshme, në një forcë natyre, që me tingujt, të cilët shpërndahen në atmosferë nga lëvizja energjike e me mjeshtërine e gishtërinjve të saj mbi tastierë, në mënyrë krejt të personalizuar e vetjake ashtu si vetëm ajo di.
Ardita di të interpretojë, te mundësojë atë që publiku të mahnitet nga interpretimet e saj të shkëlqyer e tepër dinjitoze. Ajo nuk ka sesi të mos tërheqë vëmendjen me mënyren e saj te sjellshme, e thjeshtë dhe e edukuar, komunikuese e veçanërisht, diçka që sfidon shumë bashkëmoshatarë të saj brenda apo jashtë Shqipërisë. Njohja, përdorimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe, në mënyrë të saktë, të paprekur nga ndikimet e gjuhëve të huaja, me të cilat kjo vajzë, që në moshë adoleshente ka komunikuar, për shkak të levizjeve të ndryshme të saj për arsye studimi.
Ajo ka performuar në të gjithë Evropën, SHBA dhe Azi, ne shtetet si Austria, Franca, Anglia, Utah, Kosova, Suedia, Vermont, Maqedonia, Italia, Kroacia, Zvicra, Bosnja, Spanja, Gjermania, Kina, Sllovenia, Shqipëria, Hungaria, Indiana etj. sS soliste me orkestra të ndryshme (Mahler Chamber Orchestra, Orkestrës Mozart (Bologna), Deutsche Kammerakademie Neuss, Haydn Orchester (Bolzano), Wiener Sinfonietta, Kammerorchester “CIS”, Kosova Filarmonia, Bad Reichenhaller Philharmonie, Orkestra e Radio Televizionit shqiptar, JSO Bern etj ), si dhe duke dhënë recitale piano dhe gjithashtu duke luajtur muzikë dhome. TV dhe radio regjistrimet e shfaqjet e saj janë transmetuar ne (RTK, ORF /01, RAI, SERVUS TV etj.)
E cilësuar nga mediat si “interprete e sinqertë, e qartë, shumë prekëse dhe pianiste me cilësi elitare”.
Ndiqni bashkebisedimin ju lutem.
-E dashur Ardita. Me ngjyrat muzikore, te instrumentit tuaj pianio, luani me virtuozitet talent dhe përqëndrim te lartë në c’do vënd që shkoni, rrezatoni nje bukuri te mahnitshme dhe tregoni se jeni nje artiste, qe di te vëre ne levizje shpirtin duke performuar perfekt. Ku e ka prejardhjen ky talent, bukuri viruoziteti muzikor në piano?
Une jam lindur në Prishtinë, Kosovë më 2 mars 1982 si vajza më e re e dy profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Fillova mësimet për piano në klasën e Hadije Gjinalit dhe më pas tek Lejla Pula në Prishtinë. Perfundova maturën që në moshën 16 vjeçare, pasi isha nxenese e mire ne mesime dhe kaloja 2 klase njeheresh brenda një viti shkollor. Që në moshën 15 vjeçare u pranova në Universitetin “Mozarteum” në Salzburg të Austrisë, ku në vitin 2007 përfundva studimet e magjistraturës në klasën koncertale të Christoph Lieske, duke marrë vlerësimin maksimal nga juria internacionale.
Në vitin 2008 realizove CD ( me regjistrimet live të interpretimit të veprave të Brahms, Beethoven dhe Dutilleux).
Në vitin 2009 studiova me pianistin legjendar Menahem Pressler në Indiana University në Bloomington/SHBA
Mbarova studimet postgraduale me Boris Petrushansky dhe Franco Scala në Akademinë Pianistike në Imola të Italisë.Statovci performova si soliste me orkestra si (Mahler Chamber Orchestra, Mozart Orchestra (Bologna), Deutsche Kammerakademie Neuss, Haydn Orchester (Bolzano), Wiener Sinfonietta, Kammerorchester „Cis“, Filharmonia e Kosovës, Bad Reichenhaller Philharmonie, JSO Bern etj.), pastaj me recitale pianistike si dhe muzikë kamercale në shtete të ndryshme si: (Kosovë, Austri, SHBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angli, Bosnjë,Hungari, Gjermani, Francë, Kinë, Slloveni, etj.
Me pas vazhdova master klasë me Peter Donohoe, Stefan Arnold, Cyprien Katsaris, Thomas Larcher, Dubravka Tomsic, Elisabeth Leonskaja, Norman Shetler, Riccardo Risaliti, Paul Badura-Skoda, Carmen Piazzini, Arie Vardi dhe të tjerë.
***
-Ju debutoni në skena të njohura botërore, ju i vini shume rëndesi komunikimit me publikun, bëni qe të ndjehet çdo tingull sa herë që prek notat në piano, lëviz duke udhëtuar në botën e tingujve pianistikë, e pastaj të zë vend pranë instrumentit, a eshte ky celësi i suksesit tuaj?
Po. Lirshmëria, natyrshmëria, buzëqeshja, qetësia, jane cilesi te miat. Une luaj dhe udhëtoj me veprën, me passion, ndjenje, me trup, gishta dhe shpirt, vë ne punë gjithë mjeshterinë time artistike per te bucitur tinguj mendafshi nga pianoja ime.
Në Mars 2010 une deputova me sukses në Konzerthaus në Dortmund të Gjermanisë, si soliste në koncertin Nr. 1 të Schotakovich-it, te pasuara kritika te shkëlqyera nga shtypi gjerman. Në Tetor 2010, recitali im pianistik në Schloss Goldegg u regjistrua dhe u transmetua nga ORF/Ö1 (kanali kryesor austriak).
Jam ftuar që të zëvendësoj Martha Argerich-in si soliste në koncertin e Ravel-it ne Sol-maxhor, duke punuar me orkestrat Mozart dhe Gustav Mahler Chamber Orchestra nën dirigjimin e Claudio Abbado-s. Fillova te luaj me guxim, devocion e dashuri veprat e kompozitoreve te medhenj. Une kam bashkepunuar me kompozitore të shkëlqyer të kohës së Austro-Hungarisë, A.Statovci. Gjate shkollimit tim ne fushen e pianos qe nga femijeria, kam pase nderin qe te punoja me pedagogë e pianiste te mrekullueshem, te cilet kane ndikuar jo vetem ne shkollimin e formimin tim, por edhe ne zhvillimin tim te metejeshem. Edhe sot ndjehem fatlume qe ka njerez qe më perkrahin, qofshin keta pianistet me te cilet kam studijuar, dirigjentet me te cilet kam bashkëpunuar dhe muzikante te tjere.
Kam realizuar një numër inçizimesh dhe paraqitjesh televizive me interpretimet e mija për ORF-Ö1, RTK, RAI etj.
***
-A ka qene Ardita fatlume per mbeshtetjn e qe ka patur rreth vehtes, nga njerez qe e perkrahin, pianistet me te cilet ka studijuar, dirigjent me te cilet ka bashkepunuar dhe personalitete te njohur te muzikes?
Disa emra te shquar une i kam permendur ne kete interviste, vazhdoj bashkëpunimin me një ndër dirigjentët më të njohur te Europes, Gustav Kuhn. Në vitin 2011, zëvendsova Martha Argerich me Koncertin e Ravelit, gjatë provave me Claudio Abbado dhe Mozart e Mahler Chamber, Orchestra në Ferrara, Itali. Disa emra te shquar jane permendur ne kete interviste me te biografise time.
***
-E dashur Ardita.Ju jeni nje artiste shqiptare nga kosova shume e vlerësuar. Ne vendin ku jetoni në Austri, sillni në vemendjen e publikut disa nga vleresimet tuaja , qe ju bejne krenarë ju dhe bashkatdhetaret..?
Për arritje të jashtzakonshme si artiste e re, jam shpërblyer shumë herë me bursa dhe çmime nga Gesellschaft für Musiktheater/Vjenë, Ministria Austriake për mësim, art dhe kulturë, nga Ministria Austriake për shkencë dhe hulumtim, nga “Internationale Mozarteum Stiftung” Salzburg, pastaj Piano Academy Birmingham/England, Rotary Club Salzburg, Fohnstiftung/Vjenë, në konkursin internacional pianistik Rotaract në Spanjë, në konkursin internacional Ibla në Itali etj.
Jam fituese e cmimit “Bösendorfer” nga Universiteti Mozarteum, e garës zgjedhore Yehudi Menuhin Live Music Now në Salzburg si dhe çmimeve Talent i Kosovës. Ndërkohë, me eshte dhene nenshtetesia Aaustriake.
Jam nominuar nga “Steinway & Sons” si Artiste e Re e Steinway-it. Kam punuar me shumë vullnet dhe luaj me guxim, devocion e dashuri , veprat e kompozitoreve te mëdhenj.
Në kohet e fundit kam pasur një turne me koncerte shumë lartë të vlerësuara në Kinë.
***
-Si janë raportet tuaja me vendin tuaj, Kosoven , sa i detyroheni, dhe sa mall keni per vendin tuaj? Si lindi pasioni yt për pianon, a bën pjesë në familje arti ?Raporti juaj me komunitetin e gruas aty ku jetoni? Po familja juaj kush eshte, a ka qene ajo nje bashkeshoqeruese ne rrugen tuaj te artit?

Kosova është dhe mbetet vendlindja ime. Vendi ku kam kaluar fëmijërinë, aty ku jam shkolluar, aty ku kam filluar pianon. Vendi që më ka dhënë një bazë të fortë për të krijuar karakterin njerëzor, vendi që më ka dhënë dashuri, që më ka mësuar për të mos u lëkundur dhe për tejkaluar vështirësitë që mund të paraqiten. Une jam nje familje shkencetaresh, adhuruesish te medhenj te muzikes. Perkrahja e familjes sime eshte jetike ne aspektin e asaj qe jam sot, si njeri dhe si profesioniste. Gjate shkollimit tim ne fushen e pianos qe nga femijeria, kam patur nderin te punoja me pedagoge e pianiste te mrekullueshem, te cilet kane ndikuar jo vetem ne shkollimin e formimin tim, por edhe ne zhvillimin tim te metetjeshem.
Vendi ku kam fituar shprehinë e punës, energjinë dhe vullnetin për të mësuar dhe për të zhvilluar në vazhdimësi njohuritë. Patjetër e vizitoj rregullisht, si me koncerte, por edhe thjesht për dëshirë.Gjithmone e them, që me ane te muzikes, profesionit te pianistit dhe qasjes ndaj publikut te gjere, secilen here mundohem te kontribuoj ne paraqitjen dhe prezentimin e vendit tim. Mendoj qe ne këte mënyre, lidhja me vëndlindjen eshte e natyrshme.
Ne e kishim pianon në shtëpi, meqë prindërit dhe motrat luanin në piano (në kohën e lirë). Që të gjithë në familje merren me shkencë nga fusha të ndryshme, por janë adhurues të mëdhenj të artit.
Kurse piano ishte aty pra, kam përshtypjen që, gjithmonë e kam konsideruar si pjesë përkatëse, si pjesë timen. Kjo ndjenjë ishte, dhe vazhdon të jetë, fare e natyrshme.
Përvec përmbushjes shpirterore, kaloj shume sfida edhe në aspektin e te qenit femër – te udhëtosh shpesh, te kesh shëndet fizik te fortë, te arrish te koncentrohesh gjithëhere, etj. Edhe ne kete aspekt mundohem te jap me të miren e mundshme.zhvillimin tim te metetjeshem.
***
Zonja Liliana Pere, ju falemnderit per intervistën dhe punen qe beni me organizaten e Gruas Shqiptare ne Bote! Ju dëshiroj inspirim dhe suksese te vazhdueshme si dhe shfrytëzoj rastin t’ju uroj festat e fundvitit! Gezuar!
***
Ju faleminderit Ardita, pianistja e talentuar, artistja shqiptare e suksesshme, me diapazon te gjerë qe me virtuozitetin, talentin dhe formimin e lartë professional, keni shkruar emrin tuaj ne fushen e muzikes. Je nje artiste q ke merituar vleresimet e publikut duke shijuar muziken tuaj brilante. Ju uroj suksese te reja dhe gëzuar festat e fund vitit!
Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization
”Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: Ardita Statovci, Liliana Pere, Pianistja shqiptare, shkëlqen në Austri

KADARE – SHKRIMTARI QË KA SHKRUAR, KA FOLUR DHE KA JETUAR ME NDJENJËN E TEJKOHËS

December 20, 2015 by dgreca

LIBËR NGA SIRTARI-/
Dashnor Kaloçi: Kadare i denoncuar, botoi UETPRESS, Tiranë 2015/
Shkruan: Mikel GOJANI/
Libri i botuar kohë më parë, i studiuesit Dashnor Kaloçi, i titulluar “KADARE I DENONCUAR”, ka zgjuar kureshtjen e madhe të lexuesve dhe studiuesve të shumë. Ky interesim është shprehje e asaj që për t’i hedhur dritë figurës së shkrimtarit më kolosal të letërsisë shqipe, të asaj evropiane dhe të universit botëror, Ismail Kadare, do shumë punë dhe studim të thellë, sidomos për periudhën e kohës së ideologjisë komuniste, ku veprimtaria e tij gjatë kësaj kohe ka hapur debate dhe kundërthënie nga më të ndryshmet, deri në përpjekjet për të sabotuar figurën dhe letërsinë e frytshme dhe shumë kualitative të këtij shkrimtari, i cili, si i tillë, nuk mund të lind në çdo kohë në botën letrare e kulturore të kombit.
Për të ndriçuar një pjesë të të panjohurave të këtij shkrimtari, kësaj sfide i hyri studiuesi Dashnor Kaloçi me librin e tij KADARE I DENONCUAR.
Ismail Kadare, një subjekt i ndjekur, i denoncuar, i trajtuar dhe i vëzhguar në çdo hap të tij nga Pallati i Ëndrrave.
“KADARE I DENONCUAR”, është një libër që prezanton dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe të Komitetit Qendror të PPSH-së, të klasifikuara “Tepër Sekret”, procesverbalet të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza, sulme e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të gjitha të papublikuara më parë.
Librit i paraprin një moto e studiuesit Kaloçi i cili shprehet: “Është një vlerësim për njeriun që i dha një dimension të madh Shqipërisë, por që edhe i mbijetoi diktaturës, duke na falur në letërsi të njëkohshme me të gjithë botën. Them se ky libër, më e pakta që mund të vlejë, është një dëshmi e gjallë dhe e pakontestueshme, e gjithë atij rrugëtimi që ka bërë shkrimtari ISMAIL KADARE gjatë viteve të diktaturës, për të ardhur aty ku është sot, pasi i është dashur jo pak herë të ecë buzë greminës…”- shprehet autori Kaloçi.
Libri “KADARE I DENONCUAR”, është i konceptuar në 31 kapituj, të cilët paraqesin një formë konceptuale unikate, që të gjithë këta kapituj paraqesin dokumente më vete të nxjerra nga Fondi i ish- Komitetit Qendror të PPSH-së, po ashtu duke u përcjellë me analizat dhe vlerësimet që këtyre dokumenteve ju jep autori Kaloçi.
Studiuesi, Henri Çili, në paraqitjen e tij, në parathënien e këtij libri, duke folur rreth këtij libri dhe figurës së shkrimtarit Ismail Kadare, pohon se shkrimtari Ismail Kadare përfaqëson fenomenin më të lartë kulturor të shoqërisë shqiptare të shek. XX. “Jeta dhe krijimtaria e tij kryesore gjatë regjimit komunist është një nga faktet kryesore dhe me domethënëse lidhur me raportin e artit me regjimin, letërsisë me diktaturën e kështu me radhë. Këtë e kanë thënë dhe e thonë profesionistë dhe ekspertë me dhjetëra e dhjetëra libra dhe studime. Por roli ynë në këtë fushë është shumë më modest. Nga këqyrja dhe leximi i këtyre dokumenteve që po i botojmë të plota dhe pa asnjë ndryshim, garantuar me përgjegjësinë personale të Kaloçit, për autenticitetin e tyre, dua të shtojë edhe diçka që më ka bërë përshtypje: në tërësinë e këtyre dokumenteve shihet qartë se, Ismail Kadare, është një subjekt i vëzhguar, i ndjekur, i denoncuar, i trajtuar dhe i vëzhguar në çdo hap të tij nga Pallati i Ëndrrave, nga Komiteti Qendror, ose nga aparati i shtetit shqiptar. Kadare monitorohej në gjithçka që thoshte, bënte, fliste, shkruante dhe nënkuptonte. Kjo është e vërteta e kësaj serie të parë dokumentesh, nënvizon studiuesi Çili, i cili në vazhdim shprehet se nga ana tjetër, gjatë këtyre dokumenteve shihet jashtëzakonisht qartë, qoftë edhe nga një sy joprofesionist, se si I.K. përbën një shqetësim për diktaturën, përveç faktit që kolegët ziliqarë, me vese të zakonshme njerëzore, e ndjekin shkrimtarin hap pas hapi. Duket se I.K., gjatë gjithë jetës së tij në periudhën që përfshin vitet 1962-1982, ka kaluar peripeci, është gjendur në prag të humnerave të rëndësishme nga të cilat e ka shpëtuar vetë ai, Nëpunësi i parë i Pallatit të Ëndrrave, Enver Hoxha. Enver Hoxha e ka shpëtuar Kadarenë nga … VETVETJA”, është shprehur ndër të tjera studiuesi Çili.
Kadare i kritikuar nga kolegë të tij, emra të mëdhenj të letërsisë shqipe
Libri pasohet me konceptimin e kapitujve, cilido kapitull ngërthen nga një apo më shumë dokument e të nxjerra nga arkivi, që dëshmojnë autenticitetin e asaj që thotë studiuesi Kaloçi.
Në kapitulli e parë, që i përket viteve të largëta 1962, ku është një shkresë përcjellëse e Drejtorisë Kinostudios “Shqipëria e Re’, e cila ka miratuar në bordin e saj kërkesën e shkrimtarit (atëbotë i ri), për skenarin e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, që iu është përcjellë Drejtorisë së Arsimit, kulturës, pran KQ të PPSH-së për të marrë miratimin e saj. Nuk dihet nëse nga sektori përgjegjës i KQ është kthyer një përgjigje dhe çfarë është shkruar aty, pasi në dosjen ku ndodhet shkresa përcjellëse, përpos kërkesës nuk ekziston asnjë dokument tjetër. Ky fakt është dëshmi e përballjes së shkrimtarit (qysh atëherë) me përballjen e parë me burokracinë zyrtare të kohës. Pason një dokument tjetër që mban datën 23 gusht 1963, që ka përfunduar në zyrën e Ramiz Alisë, asokohe sekretar i KQ që mbulonte propagandën. Shkresa paraqet një procesverbal nga një mbledhje e LSHASH, ku në atë takim në drejtim të shkrimtarit Kadare janë adresuar shumë kritika nga kolegë të tij, emra të mëdhenj të letërsisë shqipe. Por, Kadare, jo që nuk ka reaguar, mirëpo as nuk ka atakuar asnjë nga kolegët e tij. Përkundrazi, duket që i ka dalë në mbrojtje kritikut dhe shkrimtarit Razi Brahimi, me të cilin thuhet se deri në vitet e ’90-ta ka pasur raporte të ashpërsuara, ndonëse të pashpallur zyrtarisht. Në këtë takim, në mesin e shkrimtarëve që ka hedhur akuza drejt Kadaresë ka qenë edhe shkrimtari Ali Abdihoxha, por edhe pse ka marrë fjalën pas tij ai nuk është përgjigjur. Gjë të cilën si duket dhe siç do të shohim më pas në faqet e këtij libri, e ka “ruajtur” për një dekadë më vonë, te diskutimi i romanit “Tri ngjyrat e kohës”?! Po ashtu, ajo që vërehet në këtë dokument qëndron fakti se në përjashtim të Llazar Siliqit, i cili ka vlerësuar krijimtarinë e I. K., madje duke thënë “se ai po imitohet nga shkrimtarë të tjerë” (potencon edhe emra), nga kolegë të tjerë nuk ka pasur vlerësime. Ndonëse Kadare kishte vetëm 27 vjet, në atë takim flet për mungesën e poetëve të rinj në letërsinë shqipe. Siç do ta shohim më pas në faqet e librit të tij. Me këtë rast këtu prezantohen diskutimet e shkrimtarëve, si të Llazar Siliqit, Fatmir Gjatës, Ali Abdihoxhës, Ismail Kadaresë, Qamil Buxhelit, Razi Brahimit etj.
Kritikat ndaj Kadaresë nuk ka ndalur asnjëherë dhe kanë qenë përherë prezent në mbledhjet dhe takimet e ndryshme, si të plenumeve të ndryshme të KQ, po ashtu edhe në organet e LSHASH dhe organet tjera. Madje-madje shpeshherë ato kritika kanë qenë edhe shumë të ashpra dhe me t ehe helmuese. Këtë e dëshmon edhe sërë akuzash që i drejtohen në një takim të dt. 23 gusht 1993, ku si objekt i kritikës ka qenë tregimi “Ditë kafenesh”, i cili, sipas shumë diskutueshme tregimi që përçon mesazhe të dyshimta, pasi që konsiderohet i pakuptimtë. Po ashtu me këtë rast pati edhe shumë kritike të tjera, ku kryefjalë e tyre se Kadare ka interpretuar gabimisht teorinë e “ajsbergut”, të Hemingueit, se ka përligjur anët negative të poetëve të rinj etj. Njëri nga kritikuesit më me zë kishte qenë kritiku Koço Bihiku, me të cilin thuhet se Kadare nuk kishte pasur asnjëherë raporte miqësore.
“Dasma, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, “Përbindëshi”… në majat e penave helmuese
Një dokument tjetër që pasqyron datën 14.4.1968 dhe i sigluar “Tepër sekret”, ku shpalosen vlerësime nga më të ndryshme për veprën “Dasma” të Kadaresë, “Gjenerali…”, “Tuneli” i Dh. Xhuvanit etj. Nga këtu rrjedhin vlerësimet nga më të ndryshmet dhe më ekstremet: “ Romani “Dasma” nuk e meriton, atë e lavdëruan pa të drejtë dhe e ngritën në qiell, sidomos për ato pjesë që të gjithë i shohin se është për tokë. Kurse, një shkrim tjetër që thuhet: “Se kjo vepër gjithçka mund të jetë , por socialiste jo”. Një letrar i ri në Laç, thotë: “Tuneli i Dhimitër Xhuvanit nuk është më i keq se “Dasma”, e I.K, kjo është njëqind herë më e poshtër se “Tuneli”. Një tjetër letrar në Laç është shprehur se romani “dasma” është si ato që thotë shoku Mehmet, që: “99 rreshta i lyen me sheqer dhe vetëm 1 me helm, por te ky roman ka 1 me helm dhe 98 boshe”. Edhe romani “Gjenerali…” vazhdon ky,- është kryesisht me frymë revizioniste…” (Fq. 67). Me këtë rast u kritikua edhe vepra “Përbindëshi” i I. Kadaresë.
“Konflikti B. Xhaferi – I. Kadare”, përçon tema çështje dhe shumë probleme të rëndësishme dhe të përgojuara, që reflektohen edhe aktualisht
Është karakteristikë që në këtë dokument hasim edhe vlerësimet e disa intelektualë dhe shkrimtarë, të cilët prezantuan pakënaqësitë e tyre lidhur me mungesën e kontaktit më botën e jashtme, me artin dhe kulturën botërore dhe vlerësuan se në këtë mënyrë nuk mund të zhvillohet shkenca dhe kultura shqiptare.
Një nga dokumentet më të rëndësishme të këtij libri, jo vetëm që publikohet për herë të parë, por për shkak se deri më sot askush nuk e ka ditur ekzistimin e tij, por edhe që hedh dritë mbi disa çështje dhe probleme shumë të rëndësishme dhe të përfolura, “çështja Kadare – Xhaferi” , ku bëhet fjalë për letrën e B. Xh. dërguar E. Hoxhës, lidhur me problemet e mëdha dhe pengesat që i dolën atij direkt pas diskutimit që bëri në LSHASH, në Tiranë, ku sulmoi Kadarenë lidhur me romanin “Dasma.
“I dashur shoku Enver- Romanin “Dasma” unë e denoncova si një vepër të shkruar shumë larg metodës së realizmit socialist dhe të rënë nën ndikimin e artit dekadent… U ngrita kundër romanit “Drita”, se ai më dukej i gabuat fund e krye në brendinë e tij. Vlerat që i atribuohen, sipas meje, ishin vetëm vlera në dukje. Por që ta çmosh një vepër letrare vetëm nga dukja e saj e jashtme, të verbohesh nga shkëlqimi i stilit plot ekstravagancë pa shikuar brendinë reale, pa zbuluar kuptimin e vërtetë dhe të gabuar në esencë, kjo do të thotë që ta çmosh atë vepër vetëm për sytë e bukur…?! Një shkrimtar i mirë revolucionar, nuk duhet të abuzoj me idetë e mëdha të partisë, duke i përdorur si prestigjator tezat dhe parullat e partisë, vetëm sa për të bërë efekt, vetëm sa për të krijuar iluzione të lexuesi…?!- thuhet në letrën e B. Xhaferit, drejtuar E. Hoxhës, rreth romanit “Dasma të I. Kadaresë. (Fq. 108). Në serinë e këtyre letrave që B. Xh. i drejton E. Hoxhës, është edhe ajo e 30 gushtit 1969, e cila letër i atribuohet E. Hoxhës përmes secilës pasqyron shprehjen e zhgënjimit të shkrimtarit Xhaferi me trajtimin e tij dhe detyrimin e tij për ta arratisur jashtë atdheut, përkatësisht të emigrojë larg. Ky dokument sheh për herë të parë dritën e botimit, por ekzistenca e kësaj letre ka qenë e ditur , pasi që ajo është gjetur nga fshatarët e zonës kufitare. Letrën Xhaferi e ka lënë në vijën e kufirit, mirëpo çfarë përmban letra nuk është bërë e ditur asnjëherë. Letra është shkruar në letrën e një thesi çimentoje, që është mjaft e zhubrosur dhe është shumë vështirë të deshifrohet, e cila ndodhet në arkivin e shtetit.
Kadare nuk ishte i vetmuar….
Puna dhe angazhimi i ngulm i studiuesit Kaloçi për të identifikuar sa më fakte dhe faktografi që denoncojnë veprën e shkrimtarit Kadare, i cili qysh herët në letërsinë shqipe prezantoi vlerat e tij të mirëfillta letrare. Dokumenti që mban datën 10.8.197, është një informacion i drejtorit të DPB të Tiranës, Raqi Iftica, i titulluar:”Mbi disa qëndrime në radhët e shkrimtarëve dhe artistëve e të Tiranës dhe i dërgohet KQ të PPSH-së, pa adresë të ndonjë personi të veçantë. Prandaj duke u nisur se informacioni – raporti bënte fjalë mbi shkrimtarët dhe artistët, ishte adresuar në zyrën e Ramiz Alisë, sekretarit të KQ për propagandë, që mbulonte artin dhe kulturën. Ky dokument po ashtu duke e parë rëndësinë që kishte është adresuar po ashtu edhe në kabinetin e E. Hoxhës dhe kjo gjë vërtetohet edhe nga shënimi që ka lënë aty shefi i kabinetit të R. Alisë, Ilo Kodra, i cila ka shkruar “U pa nga shoku Enver!” Në këtë dokument që për kohën ishte shumë i rëndësishëm dhe tepër i veçantë, nga fakti se aty potencoheshin me emra dhe mbiemra pjesa më e madhe e personaliteteve të njohur të institucioneve artistike e kulturore të Tiranës, si Teatri Kombëtar, Teatri i Operës dhe Baletit, ASH i Këngëve dhe Valleve Popullore, Estrada e Shtetit dhe LSHASH. Në mesin e shkrimtarëve ishte, si I. Kadare, Dh. Shuteriqi, D. Agolli, Ll. Siliqi, F.. Arapi, S. Mato, V. Koreshi, N. Bulka, D. Shabllo, K. Blushi, A. Gjakova, A. Istrefi, Gj. Zheji, A. Kalluli etj., po ashtu edhe emrat e artistëve të mirënjohur, si N. Luca, Zh. Cako, P. Gjoka, A. Krajka, T. Daia, N. Zoraqi e shumë të tjerë. Një burim jep faktet se D. Agolli, F. Arapi, D. Shabllo, A. Kalluli etj., nuk ishin të pakënaqur me krijimtarinë e I. Kadaresë, ku sipas tyre vepra e Kadaresë vetëm lavdërohet dhe nuk vihen në dukje anët e tij të dobëta, apo kufizimet ideo-artistike! Madje një burim jep faktin që në një novelë të F. Arapit të titulluar “Dikush më buzëqesh”, një prej personazheve kryesor (negative) aludohet të jetë I. Kadare. “Dhe këtu nis dhe tirret në në pafundësi e gjithë pjesa tejet intriguese e kësaj ngjarje, për të cilën kanë diskutuar një kohë të gjatë, të gjithë kolegët e tyre shkrimtar, artistë dhe krijues”. (Fq.163).
Shkrimtarit I. Kadare, shigjeta helmuese kritike deri në linçim ju kanë bërë edhe nga Rrethi letrar i Peshkopisë për romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, duke akuzuar shkrimtarin Kadare me veprën e tij nuk ndikon në edukimin e brezit të ri dhe romani nuk pasqyron realitetin konkret historik!
Kapitull të veçantë dhe tejet të rëndësishëm paraqet dokumenti arkivor i cili përfshin periudhën para dhe pas ngjarjes së “vetëvrasjes” së Mehmet Sheut, e cila ka qenë një periudhë kyçe për jetën e shkrimtarit Kadare dhe familjen e tij; një jetë e përshkuar me plot ankth, pasiguri dhe shumë e frikshme. Kjo frikësi ishte shumë e justifikueshme për shkrimtarin, sepse diktatori Hoxha viktimizoi edhe pothuaj bashkëpunëtorin e fundit të tij (duke i mbetur vetëm R. Alia). Kjo ndjenjë që aso kohe e përshkonte shkrimtarin Kadare ishte edhe nga fakti që Kadare kishte mik të afërt djalin e ish-Kryeministrit Shehu, shkrimtarin B. Shehu. Këtu hasim edhe kritikat e adresuara në drejtim të shkrimtarit edhe për lëvizjet e tij në Francë, pasi që Kadare dyshohej se ishte “njeri i Perëndimit”.
“Për ecejaket e Ismail Kadaresë vite me radhë në Paris (për kontraktimin lidhur me filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i ka thënë (Kadri Hazbiut) se M. Y. Në një mbledhje tha: “A duhet të ketë në dijeni dhe ta ndjekë Komiteti (Komiteti për Marrëdhënie me Botën e Jashtme), këtë problem” dhe “pse Ismaili u lejuaka të shkojë vetëm jashtë, në një kohë kur për të tjerët nuk u lejuaka vetëm?” (Fq. 152).
Autori Kaloci me gjithë mundësinë që ka pasur ka identifikuar edhe dokumentin përmbyllës të kësaj periudhe të caktuar, atë të vitit 1978, i cili nuk ka të bëjë me shkrimtarin Kadare, mirëpo me bashkëshorten e tij Helenën, emri i secilës figuron në një listë prej 315 personalitetesh të fushës së letërsisë, artit dhe kulturës. Ishin këta persona që i përkisnin grupimeve kundërrevolucionare, si Tonin Luigj Kroniqi, Stefan Gjon Hajmeli, Limoz Hulusi Dizdari, Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxa), Mërkur Saliko Bozgo, Skënder Jovan Morcka, Tonin Harapi, Natasha Petro Lako, Saimir Omer Kumbaro, Manushaqe Muhin Çoçoli, Keti Cika, Bardhyl Fico, Vasil Thoma Melo, Shpresa Neshat Nishani, Xhevalin Gjon Doko, Shpresa Mysliu, Thoma Pandi Nova, Orhan Hajati Bega, Vladimir Ligor Prifti, Syrja Xheladin Roi, Fato Toli Arapi, Sulejman Halil Mato, Harallamb Pasko, Luigj Zef Mazi, Ylli Tefi Tako, Plaurat Fahri Sula, Helena Kadare…
Kadare, ka shkruar, ka folur dhe ka vepruar sikur të jetonte në tejkohë, sikur ta dinte që të nesërmen do të jepte llogari për gjitha veprimet e tij në këtë rrugëtim të letërsisë
Pjesa e fundit e librit është e konceptuar me faksimile të dokumenteve të ndryshme që janë pasqyruar në libër, marrë nga dosjet përkatëse, që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të brendshme.
Në vend të përfundimit: Nga këto konstatime del e vërteta e këtyre dokumenteve, ose edhe e dokumenteve të tjera, që na dëshmon faktin se shkrimtari Ismail Kadare ka merita të mëdha në fushën e letërsisë dhe kulturës kombëtare, sepse ka shkruar, ka folur dhe ka vepruar sikur të jetonte në tejkohë, sikur ta dinte që të nesërmen do të jepte llogari për gjitha veprimet e tij në këtë rrugëtim të letërsisë. Duke siguruar mbijetesën fizike dhe lirinë relative sa për të bërë veprën e tij, Kadare ia ka arritur jo vetëm ta sigurojë këtë mbijetesë në shërbim të veprës së tij monumentale, për ta bërë këtë me dinjitetin e një njeriu të madh.
Libri “KADARE I DENONCUAR”, është një homazh për njeriun që i dha dimension të madh Shqipërisë, por që edhe i mbijetoi diktaturës, duke na falur një letërsi të njëkohshme me të gjithë botën. Them se ky libër, më e pakta që mund të vlejë, është një dëshmi e gjallë dhe e pakontestueshme, e gjithë këtij rrugëtimi që ka bërë shkrimtari I.K. gjatë viteve të diktaturës, për të ardhur aty ku është sot, pasi i është dashur jo pak herë për të kaluar buzë greminës…, është vlerësimi më i meritor që mund t’i adresohet këtij shkrimtari të madh të letërsisë shqipe.
Andaj krejt në fund mund të konstatojmë se libri “KADARE I DENONCUAR”, i autorit Dashnor Kaloçi, është një libër me vlera të rëndësishme i cili pasuron fondin e librave tanë dokumentarë dhe historikë, duke njoftuar lexuesit për shumë fakte dhe dëshmi deri tash të panjohura, po ashtu edhe rreth shumë aspekteve dhe ngjarjeve të një periudhe të rëndësishme të caktuar.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Kadare, Kaloci, Mikel Gojani, shkrimtari, tejkoha

Diktatura vdiq, Korça është gjallë

December 20, 2015 by dgreca

U përpoqën për ringjalljen e Korçës, përfunduan në burgje dhe internime. Diktatura vdiq, Korça është gjallë/
Nga Vepror Hasani/
Pas vitit 1912 banorët e Korçës kaluan vite të vështira. Me ardhjen e ushtrisë greke, (7 dhjetor 1912), pazari u plaçkit dhe banorët morën arratinë. Qytetit i mbetën vetëm muret. Mjerimi dhe tmerri ishte i madh. U kthyen sërish kur erdhën francezët, 22 tetor 1916. Me ikjen e tyre, (24 prill 1920), nisën të mendonin për ringjalljen e Korçës. Nuk ishte e lehtë, por e kishin ngritur me duart e tyre dhe u dhimbsej. Kur Korça iu bashkua Qeverisë së Tiranës, më 26 prill 1920, festuan deri në agim.
***
Muaj më vonë, më 28 nëntor 1920, festuan në Xhami ngritjen e flamurit. Këndonin dhe qanin. Festa nisi dy ditë para. Qyteti u mbush me flamurë:
Pas të premtes, “Të shtunë mbrëmanet, 27 nëntor, më ora 7, banda kombëtare “Vatra” vajti në gjithë zyrat qeveritare dhe lojti disa marshe të zgjedhura, dhe pastaj shëtiti në disa rrugë të qytetit duke u pasuar (shoqëruar) prej një shumice të madhe prej popullit. …Të dielë, 28 nëntor, më ora 9 në mëngjes, u bë në Xhami lutje ku u ndodhë gjithë zyrtarët dhe një shumicë e madhe prej populli sa nuk i nxinte Xhamia. … Që nga Xhamia të gjithë vajtën në Kishën e “Shën Gjergjit” ku u bë lutje…”.
(“Gazeta e Korçës”, e mërkurë, 1 dhjetor 1920)
***
Korça priste t’i rikthehej shkëlqimi. Nga banorët e saj u mendua ngritja një godine të madhe dhe të bukur qeveritare ku të vendoseshin të gjitha zyrat e shtetit sepse qyteti ishte zgjeruar mjaft. Fshati Peskëpi, ose Varoshi, siç u quajt më vonë, ku jetonin ortodoksët, tashmë ishte pjesë reale e Korçës. Përpjekjet e para për të qenë bashkë u bënë më të prekshme më 1879 kur Korça u bë bashki, por dy komunitetet vijuan të qëndronin të ndara së paku deri në vitin 1914. Ideja e ngritjes së godinës qeveritare u kundërshtua nga një grup banorësh të Varoshit. Për ta, gjithçka e re duhej të ndërtohej në Varosh. Varoshi do të ishte Korça e re. Si u zgjidh ky konflikt? Përgjigjen e gjeni në fund të këtij shkrimi, por nëse dëshironi të krijoni një ide më të qartë, ndiqeni rrëfimin që nga ngjarja e parë.
***
Një nga ngjarjet e para që u prit me kënaqësi ishte krijimi i xhandarmërisë:
“Që njëdizaj nisi në Prefekturë zyra e Xhandarmërisë Ndjekëse nën komandën e atdhetarëve z. kapiten Ferid Frashëri dhe togerit Tosun Selenica”.
(“Gazeta e Korçës”, 9 tetor 1920”

Korça i kishte 4 ndërtesa ushtarake të ndërtuara që nga viti 1892:
“… Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura që u ndërtuan nga themelitë më 1892 më të mëngjër të udhës së madhe kur shkojmë në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit. E para nga këto, që është edhe më e bukura, është për kryetarët e ushtrisë, e mesmja është për të mbajtur rroba, armë dhe të tjera gjëra të ushtrisë, të dyja këto janë me dy kate; edhe e treta për të ndenjur ushtarët, është e vogël me një kat se Korça është vend klyç ushtrie (pra nuk është vend stategjik). E katërta ndërtesë, e cila është prapa së mesmes, është e vogël, e mbuluar mirë, e mbështjellë me mure të forta; këtu mbajnë fishekë, barutnë etj, të cilat më parë i mbanin më një ndërtesë të vogël afër Qeverisë dhe Burgut. Prapë një ndërtesë e vogël është në lindje të Qeverisë, të cilën edhe këtë e kanë për të ndenjur ushtria që bën shërbimin në qytet (xhandarmëria).
(Ilia Ballauri, Korça Encyclopedica, Nr. 6 f. 103)
***
Banorët Korçës u ndjenë të lumturuar kur vunë re se në qytetin e tyre po vinin sërish njerëz të artit dhe të kulturës, këngëtarë dhe prestigjiatorë për të dhënë shfaqje. Korça nuk kishte vdekur:
“Një dervish jabanxhi prej Shkodre, nesër të diel do të dëftejë disa mrekulli të Rafahive, të vërteta. Ay që s’beson mund të vijë të shikojë ato shishe, të cilat do të jepen në dorë për të besuar. Sefte ngulen shishkat, pastaj shuhet hekuri i kuq me gjuhë dhe së fundi merr topuzë e theret me të. Biletat shiten në han të Alo Beut në “Udhën e Postës” që më ora 3-5, dhe astaneli fillon që më ora 5”.
(“Gazeta e Korçës”, e shtunë 28 korrik, 1923)
***
U mendua për një spital të ri. Selim Mborja dhuroi truallin për ndërtimin e tij:
“Në numrin e njëditshëm patëm shkruar se Selim Mborja dhuroi në jetimët e Jetimores nga një kostum, rroba për shpirt të të ndjerëve, atit dhe vëllait të tij, kështu edhe një arë (truall) që t’ia falë Bashkisë për një spital. Sot po marrim vesh se z. Selim Mborja po përpiqet për ta mbaruar me qëllim që të shkruhen emrat e të ndjerit Mustafa dhe Selim Mborja si shenjë mirësie….” (Spitali do të mbante emrin Selim dhe Mustafa Mborja)
(Gazeta “Koha”, 26 korrik 1924)
***
Për vajzat dhe gratë u hapën vende pune. Nazima Ypi ngriti trikotazhin e Korçës. Shtypi njoftonte:
“Një rast i mirë për vajzat dhe gratë që dëshirojnë të mësojnë mjeshtërinë e trikotazhit dhe të qepurit. Ju bëhet e njohur të gjithë të intersuarëve që dëshirojnë të punojnë në fabrikën tonë, për të marrë gjithë çkoqitjet le të adresohen në godinën e Ali Efendi Qytezës ku ishte internati i vajzave që u transferua tani. N. Ypi&C”.
(“Gazeta e Korçës” e mërkurë 28 korrik 1926)
***
Për Korçën teatri ishte bërë domosdoshmëri. Lëvizja teatrore mori jetë për herë të parë nga klubi i shqiptarëve “Dituria shqip” e Orhan bej Pojanit më 1908. Tashmë udhën e tij po e ndiqte profesor Ali Cungu:
“Një pjesë e djemve të shkollës teknike po bëjnë një turne në tërë Shqipërinë duke shfaqur drama dhe komedira. Këta djem janë nën drejtimin e profesorit të asaj shkolle, të zotit Ali Cungu…”
(“Gazeta e Korçës”, e mërkurë, 28 korrik 1926)
***
Spitali i Selim Mborjes nuk po ngrihej. Kryetari i Bashkisë, Vasil Avrami, siç njihet prej kronikave të kohës, zvarriste realizimin e projekteve. Banorët e Korçës e zgjidhën vetë. Mehmet Panariti vuri në dispozicion shtëpinë e tij:
“Spitali i shtetit, i këtushëm, transferohet prapa Xhamisë së Madhe në shtëpinë e Mehmet Panaritit, cilido që të ketë nevojë, le të urdhërojë atje”.
(“Zëri i Korçës”, e martë 5 tetor 1926)
***
Korça me radiogram. Te Xhamia u vendos edhe një zyrë radiogrami për t’u ardhur në ndihmë njerëzve për dhënie-marrjesh njoftimesh dhe lajmesh. Post-Telegrafa, siç dihet, funksiononte që nga viti 1871:
“Sikundër ishte vendosur para një viti, arritën këtu veglat e një radiogrami të vogël dhe po instalohet në një shtëpi pranë Xhamisë”.
(“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 18 shtator 1926)
***
Në xhami u instalua energjia elektrike:
“Këtë javë u instalua elektrik në Xhaminë e Madhe të qytetit tonë , jashtë dhe brenda. Pas pak kohe do të instalohet dhe në dy xhamitë e tjera. Përgëzojmë iniciatorët e kësaj vepre se është një vepër përparimtare”.
(“Zëri i Korçës, 23 tetor 1926)
***
Fazlli Frashëri, mik i Faik Konicës, mori përsipër ringjalljen e shoqërive sportive të filluar nga klubi i shqiptarëve “Ditura shqip”:
“Këto ditë u themelua këtu në Korçë klubi sportiv nën kryesinë e z. Fazlli Frashëri, i cili kohët e fundit po tregon një energji me pasion për organizimin e sportit. Këto ditë do të kërkojnë lejen e qeverisë dhe do të nisin nga veprimet…”.
(“Gazeta e Korçës”, 17 gusht 1926)
***
Agronomi Demir Alizoti u kujdes për krijimin e hapësirave të gjelbra në qytet, mbjelljen e luleve, pemëve etj. Ai u vu në krye të një shoqërie të madhe bujqësore, ndihmoi edhe prodhimin bujqësor. Nën kujdesin e tij u krijua lulishtja “Princesha Senije Zogu”, “Themistokli Gërmenji” dhe “Lëndina e Lotëve”.
(Referenca, “Gazeta e Korçës”, 15 mars 1927
***
Tefik Lamçe krijoi shoqërinë “Shëndeti”, për realizimin e ndërtimeve që përmirësonin cilësinë e jetës së banorëve, si: furra buke, fabrikë biskotash, hamame dhe ndërtime të tjera të këtij lloji:
“Në tri vitet e fundit qyteti ynë pati fatbardhësinë të zbukurohet me disa ndërtesa moderne e sistematike. Një prej këtyre që u nis vjet në verë është në të mbaruar e sipër. Kjo është ndërtesa e banjove që ngriti shoqëria thjesht shqiptare “Shëndeti”, pranë Jetimores. Sipas informatave që kemi, për së shpejti do të bëhet inaugurimi i banjave, të cilat plotësojnë një nga nevojat më të para që ka patur qyteti ynë. Është e para ndërtesë kësidore që ndërtohet në Korçë dhe ndofta e vetmja në tërë Shqipërinë dhe nga më të mirat në tërë Ballkanin”.
(“Zëri i Korçës”, 15 maj 1928)
***
Demir aga Mborja vendosi të ndiqte shembullin e Mehmet pashë Plasës, i cili në vitin 1798 ndërtoi ujësjellësin e parë të Korçës. Edhe Mborja gjithçka do ta bënte me shpenzimet e veta:
“Z. Demir aga Mborja, i cili nga koha në kohë ka lënë kujtime duke ndërtuar çezma, disa ditë më parë, me shpenzimet e veta ndërtoi një tullumb uji në Pazarin e Madh të drithit. Vepra e tij duhet të bëhet shembull për të tjerë dhe gëzohemi që ay të lërë kujtime të tjera si këto ngaqë është i pasur dhe ka qëllimin kurdoherë për bamirësi. Shpresojmë se mirëbërësia e tij do të vazhdojë për të mirën e popullatës”.
(“Zëri i Korçës”, 1 mars 1930)
***
Kaluan 6 vjet, spitali nuk po ndërtohej. Atëherë, Asim Mborja, një tjetër banor i pasur i Korçës, vendosi të ndërtonte një spital me shpenzimet e tij:
“Marrim vesh se zoti Asim Mborja po ndërton një ndërtesë shumë të mirë ndë anë të qytetit, në udhën e Kolonjës. Ca miq të tij i thonë që ta bëjë në (atë) mënyrë që të shërbejë si spital sepse, siç është e ditur, nuk kemi ndonjë ndërtesë të saktë për t’u instaluar spitali i shtetit të këtushëm”. (Spitali pati dy kate dhe 28 dhoma)
(“Zëri i Korçës”, e shtunë, 23 gusht 1930)
***
Ringjallja e sportit, krenari për Korçën. Fazlli Frashëri kërkoi ndihmën e Qemal Omarit dhe Servet Teufik Agajt të linin Stambollin e të vinin në Korçë: Dhe ata e lanë Stambollin, erdhën të dy. Omari mori rolin e kapitenit të përgjithshëm. Në një nga kronikat e shtypit thuhet:
Z. Qemal Omari ka njëzet vjet që po merret me futbollin. Disa vite më parë ka marrë pjesë edhe në skuadrën nacionale të Turqisë, vjete me radhë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Stambollit, ku shërbeu për sa u kthye në atdhenë e tij. Është një arbitër internacional me kartë arbitri FIFA-s (Federation Internacional de Football Association). Në kohërat e fundit organizoi në Stamboll një shoqëri të re sportive “Istambulspor”, e cila sot ndodhet në kategorinë e parë dhe skuadra e saj futbollistike fitoi vjet kupën e atij qyteti”. (Më 1933 Korça u shpall kampione).
(“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 qershor 1931)
***
Korçës i duhej një gjykatë e re. Ajo u ndërtua nga deputeti Bexhet Frashëri:
“Gjykatorja e këtushme u instalua në godinën moderne të ngritur rishtazi prej deputetit z, Bexhet Frashëri. Kjo godinë u rindërtua sipas dëshirës dhe planit të kërkuar prej nëpunësve dhe ndodhet në mes të Tregut, ku nevojtarët gjejnë lehtësirat e duhura, pasi lokali i mëparshëm ndodhej larg nga Tregu”.
(“Gazeta e Korçës”, e shtunë 26 shtator 1931)
***
Major Hysni Dema formoi shtëpinë e oficerëve:
“Të dielën pasdreke u bë inaugurimi i shtëpisë së oficerëve të trupave të Korçës që do të shërbejë me restorant, kafe e sallë këndimi. Shtëpia u formua me iniciativën e komandantit të grupit z. major Hysni Dema, që pat formuar shtëpinë e oficerëve në Shkodër”
(“Gazeta e Korçës”, e martë, 15 dhjetor 1931)
***
Për burrat mundësi të reja punësimi. Selim Mborja ngriti fabrikën e birrës. U punësuan 220 veta dhe 25 specialistë italianë:
“Të hënën, më dt 4 të këtij muaji, ora 5.30 pas dreke, u bë inaugurimi i fabrikës “Birra Korça” e shoqërisë Umberto-Mborja. Ishte e ftuar një shumicë e madhe me autoritetet në krye. Të ftuarit e shumtë vizituan më parë fabrikën, e cila ishte në punim e sipër dhe admiruan makinerinë e fabrikës. Ishin shtruar pa kursim birra me mezera të zgjedhura
Birra e fabrikës Korça është me të vërtetë prej kualiteti më të mirë se shumë birra të huaja. Ajo është e njëjtë me atë të fabrikave më të dëgjuara gjermane. Uberti dhe Selim Mborja pritën urimet e sinqerta të të gjithëve për mbarëvajtjen e shoqërisë së tyre. Shitja e birrës së Korçës filloi që dje. Çmimi i saj u caktua prej shoqërisë 4 lekë për shishet e mëdha dhe 2 lekë për të voglat”.(Konstituimi i fabrikës ishte bërë më 18 dhjetor 1933)
(“Gazeta e Korçës”, e hënë, 4 qershor 1934)
***
Për prodhuesit dhe tregtarët, ambiente frigoriferike. Bashkëpronari i “Birra Korçës”, Umberto Umberti, pohon:
“Ishim të parët ne që u pajisëm me ujë e korent, (energji elektrike) ujin e famshëm të malit Morava që e solli fabrika jonë, furnizon sot një pjesë të madhe të qytetit. Ishim të parët në Shqipëri që krijuam për të mirën e vendit magazinat figoriferike, me të cilat do të pasurojmë më vonë tërë qytetet, atje ku prodhohet më tepër djathi, bulmeti u përmirsua dhe njëkohësisht prodhonjësit e tij shpëtuan nga spekullimet e specialistëve të huaj. Nuk është një gjë e vogël kjo, kur mendojmë se Shqipëria prodhon një sasi të madhe bulmeti, sasia që gjen sot prodhimin e saj më të përsosur”.
(Gazeta “Tomorri”, 18 korrik 1942, shkruar nga Petrit Avreni)
***
Më në fund, pas 11 vitesh spitali u ngrit mbi truallin e Selim Mborjes, por as dje dhe as sot, spitali nuk mban emrin e Selim dhe Mustafa Mborjes edhe pse amanetin nuk e tret as dheu.

Selman Xhuçi ngriti në oborrin e spitalit një shatërvan:
“Në kopështin përpara godinës sëspitalit të shtetit u ndërtua një shatërvan i bukur me të hollat e dhuruara prej Selman Xhuçit”.
(“Gazeta e Korçës”, e shtunë 31 gusht 1935)
***
Mbështetje për institucionet arsimore. Xhafer Luarasi dhe Lutfi Zvalani shtëpitë e tyre i kthyen në konvikte për liceun e Korçës:
“Internati i liceut kombëtar të Korçës, siç dihet, ndodhet pranë shkollës fillore mashkullore nr 1 te ura e Hyqymetit të vjetër. Ndërtesa është prona e trashëgimtarve të Xhafer Luarasit. Shtëpia është mjaft e përshtatshme, sidomos me ndërtimet e reja, me të cilat është plotësuar kohë pas kohe, ka dy kate, përveç katit pas tokës dhe nga një oborr mjaft të gjerë në të dy anët e saj. Në 2-3 vjetët e fundit është marrë me qira edhe një ndërtesë aty pranë, kundrejt Postës së vjetër, një shtëpi e mirë e Lutfi Zavalanit”.
(“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 nëntor 1937)
***
Tashmë kemi mbërritur te ngritja e godinës qeveritare.
Çfarë ndodhi? E mësojmë tani. Kërkesa e parë për ngritjen e kësaj ndërtese u bë më 1921, por gjithnjë thuhej: Nuk ka fonde.
“Këshilla administrative vendosi që të ngrihet një ndërtesë e madhe ku të përmblidhen të gjitha zyrat qeveritare. Por, me qenë se për ndërtimin e kësaj, arka publike jep vetëm 93.000 franga ar, dhe se për të mbushur shumën duhet të formojë një komision për të mbledhur të holla nëpër popull. Ndërtesa do të ngrihet përsëri në atë vend ku ishte hyqymeti i vjetër në kohën e Turqisë.
(“Posta e Korçës”, 6 shtator 1921).
***
Kërkesa e banorëve të Korçës për ngritjen e godinës qeveritare nuk reshti asnjëherë, por asgjë nuk bëhej. Pas 15 vitesh çështja u mor sërish në shqyrtim:
“Me iniciativën e prefektit z. Ismet Kryeziu, pardje u bë një mbledhje e gjerë për çështjen e ngritjes së godinës qeveritare në këtë qytet. Pas shpjegimeve që dha zoti prefekt mbi dobinë e madhe të kësaj vepre, për të cilën ka siguruar edhe një shumë të hollash nga shteti, mbledhja pranoi me duartrokitje proponimin e zotit prefekt dhe u formua një komision për të mbledhur ndihma. Në fushatën e ndihmave do të marrë pjesë i tërë qarku. Iniciativa e zotit prefekt meriton tërë lavdërimet se ndërtimi i një godine qeveritare ku të përmblidhen të gjitha zyrat është një lehtësi e madhe për popullin dhe më anën tjetër edhe qyteti do të zbukurohet me një godinë madhështore. Prandaj jemi të sigurtë se populli nuk do të kursejë ndihmat, por me kënaqësi do të përgjigjet për ngritjen e godinës qeveritare”.
(Gazeta e Korçës, 9 janar 1936).
***
Një grup tregtarësh të Varoshit dolën kundër godinës qeveritare. Në faqet e shtypit shkruhej:
“Odës së Tregtisë iu paraqit një shkresë me shumë nënshkrime prej tregtarëve të qytetit, të cilët kërkojnë prej asaj Ode, që të intervenojnë pranë Komisionit për ngritjen e godinës qeveritare, që kjo të mos ngrihet atje ku është vendosur, por në vendin ngjitur me Bankën Kombëtare, pasi ky vend është në qendër dhe më i përshtatshëm”.
(Gazeta e Korçës, e premte 24 janar 1936)
***
Kërkesa e tregtarve të Varoshit u shpërfill edhe nga mbreti Zog. Banorët e Korçës e ngritën ndërtesën qeveritare me shpenzimet e tyre. (Sigurisht një pjesë e fondeve u dha nga shtetit, por dhuruesit ishin të shumtë). Projekti u hartua nga arkitekti Qemal Butka. Ndërtesa qeveritare ka 2 kate, 85 dhoma dhe 1 kat të nëndheshëm. (Në këtë ndërtesë u vendos Prefektura, sot Bashkia e Korçës). Guri i parë në themelet e ndërtesës u vu nga ministri i Brendhshëm Et’hem Toto. Ja çfarë tha ministri për grupin e Varoshit që doli kundër godinës qeveritare:
“Pastaj e mori fjalën shkëlqesi e tij, ministri Toto, i cili çfaqi kënaqësinë e tij të madhe për hedhjen e gurit të parë të themelive të kësaj ndërtese madhështore në qytetin më të bukur të Shqipërisë.
Për këtë vend, (vendi ku u ndërtua godina qeveritare) – shtoi z. ministër, – u bënë shumë fjalë, porse ato kanë patur qëllime personale. Korça, e cila ka dhënë gjithnjë shembull atdhetarie dhe që në vija të përgjithshme përparimi e zhvillimi qëndron më lart nga çdo qytet tjetër i Shqipërisë, nuk duhet të ketë parasysh interesat individuale, porse të mejtojnë gjithnjë për të mirën e kolektvitetit. Është koha që të gjithë shqiptarët të mejtojnë shqiptarisht…”
(“Gazeta e Korçës”, e martë, 11 gusht 1936)
***
Pas tri vitesh Shqipëria hyri në luftë. Me përfundimin e saj u instalua diktatura. Ata që u përpoqën për ringjalljen e Korçës përfunduan në burgje dhe internime, u arrestuan si borgjezë, si pronarë dyqanesh, hotelesh, magazinash, hanesh, fabrikash etj. Korça u rrëmbye nga diktatura. Gjatë kësaj kohe Korça pësoi gjymtime të herë pas herëshme, por ajo sërish shkëlqen si për t’u treguar të gjithve se është e papërsëritshme.
***
Dhuruesit
Lista e tyre është tepër e gjatë, për këtë arsye veçuam dhuruesit nga 100 franga ari e lart:
Selim Mborja 1000
Rexhep Merdani 500
Ismail Haki Deveja 500
Muhamet Zavalani 400
Bexhet Frashëri 400
Sali dhe Rexhep Qeska 400
Adem Vila 300
Kristaq Kosturi 300
Afëz Xhafer 300
Muhamer Abidin Liço 300
Shefqet Abidin Tuxhari 240
Vëll. Baçe Mborja 200
Faik Dishnica 200
Tefik Panariti 200
Qazim Frashëri 200
Tefik Mborja 200
Qani Sulejman 200
Maliq frashëri 200
Hysen Nikolica 200
Qamil Qyteza 200
Hysen Refit Dvorani 120
Shaban Plasa 200
Kasëm Sakolli dhe shoku 150
Emin Menkulasi 150
Elmas Ahmet 150
Hysen Iljaz Kole 150
Musa Hoshi 150
Mehmet R. Babani 120
Osman Dalip Zeme 120
Selim Mborja 100 franga ari
Lytfi Zavalani 100
Xhemal Kostreci 100
Vëllazëria M. Mano 100
Vëllez. Ll. Terova 100
Faber dhe Avakian 100
Hysen Myteveli 100
Bektash Melçani dhe shoku 100
Mehmet Shtylla 100
Sheraf Emin 100
Vllazëria Haxhi Zëmblaku 100
Hysen Qyteza 100
Izet Adem 100
Rifat dhe Selim Kacithika 100
Dr. Hivzi Kasimati 100
Neki Jaup Frashëri 100
Muharrem Pepellashi 100
Ing. Sotir Plluska 100
Myrteza Haki Bejlli 100
Subhi Arif Bejlli 100
Vëllazaria Zahara 100
Fadil Ismail Garo 100
Petraq Katro dhe vllezëria 1000
Fiqret Hasan Çelo 100
Bijtë e K dhe M. Lakos 100
Baba Zylfo 100
Orgonizata koperativa 100
Tashko Ilo 100
Sali Doko 100

NDIHMAT QË ERDHËN NGA FSHATRAT
(Në franga ari)
Melçani 140
Biranj 180
Vinçani 431
Dvoran 358
Voskop 925
Pendavinj 233
Nizhavec 164
Kreshpanj 79
Plasë 387
Zëmblak 854
Podgorie 424
Pojan 1234
Zvezdë 700, dhuruan edhe 15.000 ok gërqele, dorëzim në Korçë
Pirg 161
Libonik 147
Çaushli 160
Kolanec 189
Sovjan 124
Zvirinë 48
Bickë 57
Senishtë 43
Plovisht 35.50
Leminot 38
Symizë 26
Gocë 17.80

Filed Under: Histori Tagged With: Diktatura vdiq, Korça është gjallë, Vepror Hasani

Ndjesa nuk ju mjafton zoti Kryeministër!

December 20, 2015 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj/
Zoti kryeministër, në vend se të vinit në vend kërkesën legjitime të Prof. Sami Repishtit, ju shkuat në Shkodër e kërkuat ndjesë për dekoratën dhënë persekutorit të diktaturës.
Kur Prof. Sami Repishti, i mbijetuari i Holokaustit komunist i kërkoi ministres tuaj që të japë dorëheqjen, sepse nuk meriton të jetë ministre e NATO-s, ju nga ana juaj u mjaftuat me një ndjesë, kur persekutori i dekoruar prej Mimi Kodhelit veç At Zef Pllumit dhe Prof Sami Repishtit kishte torturuar edhe 92 viktima të tjera.
Kryeministri i vendit në vend që të reagonte energjikisht, flakë për flakë, mori rolin e protektorit të Mimi Kodhelit dhe, në vend që ta merrnit në telefon urgjentisht vartësen tuaj të kahmotëshme e t’i kërkonit të dorëhiqej, ju reaguat me sulm ndaj kundërshtarit tuaj, dhe nga Shkodra ju thatë: „Po, ne e dekoruam kriminelin, por Sali Berisha e ka privilegjuar me rrogën e veteranit.“
A nuk jeni anët e së njëjtës monedhë! Ju përdorët sulmin, sipas së njohurës – die beste Verteidigung ist der Angriff – se mbrojtja më e mirë është sulmi. Por gaboheni, fajet e Sali Berishës nuk ju shfajësojnë ju.
Sepse PS e ka rehabilituar nomenklaturën kriminale të diktaturës dhe këto dekorime janë në vazhdën e rehabilitimeve. Në 1997 Nexhmija Hoxha ishte në burg, Ramiz Alija ishte në burg, Manush Myftiu ishte në burg. PS i liroi dhe për çdo ditë të burgut të tyre ata u zhdëmtuan. Pra PS i nxori të pafajshëm. Si mendoni ju zoti kryeministër, a ishin të pafajshëm ?
Andaj ndjesa juaj nuk është mjaft. Ndjesa juaj është shplarje goje.
Kjo ndjesë ju vë në një pozitë shumë të vështirë përpara viktimave dhe martirëve të diktaturës e Prof.Sami Repishti që është një martir i gjallë.
Krimet e diktaturës komuniste nuk mund të harrohen kurrë. Kot lodhen historianët e regjimit komunist ta fshehin të vërtetën. Do të vijë një ditë shumë shpejt kur Shqipëria me një klasë politike të përgjegjëshme, jo si kjo që vetëm leh natë e ditë në Parlament, do të denoncojë genocidin e regjimit komunist të periudhës prej 1944-1992. Shqiptarët si komb kanë përjetuar tre lloj genocidesh, por genocidi komunist është më makabri, sepse shqiptari torturoi, persekutoi, internoi e vrau shqiptarin.
Ju nuk keni se përse të bëheni protektori i një ministre, e cila është kthyer në vegël qorre të atyre që i përpiluan ato lista. Një ministre e NATO-s nuk mund ta mbajë mirë edhe me persekutorët e viktimave të regjimit komunist edhe me homologët e saj të Aleancës Verio-Atlantike, sepse standartet janë të përcaktuara.
Prandaj ndjesa juaj nuk mjafton. Ju pas kësaj ndjese hipokrite nuk mund të dilni i palagur. Nuk e kaloni dot lumin zoti Kryeministër me këtë ndjesë. Sepse nuk është ndjesë. Është tallje.
Ju zoti kryeministër nuk e keni provuar kurrë ferrin e diktaturës, ju ka ecur fati. Keni studjuar ku keni dashur, keni zgjedhur vendin e punës sipas qejfit tuaj, po këto privilegje mos harroni jua siguronte regjimi. Ju në asnjë çast të jetës tuaj nuk keni qenë viktimë e monstrës kriminale, ju nuk e keni provuar të jesh adoleshent dhe diktatura të të burgoste prindërit , se çfarë ferri vinte pas kësaj, ju nuk keni provuar burgun, si Visar Zhiti apo Fatos Lubonja, që ju i njihni mirë; por kjo s’do të thotë se ju nuk duhet të keni sensibilitetin e mjaftueshëm që të futeni në lëkurën e viktimave, të të njohurve tuaj apo të atyre djemve të rinj, të edukuar në Perëndim, shokët e qelive të At Zef Pllumit dhe Prof Sami Repishtit që diktatura i torturoi barbarisht dhe pastaj i vrau. Po ju kujtoj Qemal Draçinin, një njëzet vjeçar brilant, që piu DDT – helmin në burg me qëllimin që t’i jepte fund torturave të këtyre kriminelëve që morën dekorata nga një Ministre e NATO-s. Një farsë e vërtetë. Prandaj ndjesa juaj nuk mjafton.
Është tallje ndaj viktimave, është provokim ndaj shoqërisë dhe Perëndimit dhe Perëndimi nuk ha bar.
Me të njëjtin stil si Mimi Kodheli, ministri juaj i jashtëm, Ditmir Bushati, i biri i një ish-eksponenti të diktaturës, jo vetëm që bën emërime nepotike nën hundën tuaj, por posa ka emëruar ambasador të jashtëzakonshëm e fuqiplotë në Izrael, të birin e Nimet Canit dhe të dhëndërin e ish-byroistes Lenka Çuko, që ka një pasuri prej 1.2 milionë Euro, ndërsa mesatarja e pensionit e gjysmë milioni pensionistësh që kanë punuar 45 vite rresht është vetëm 110 $ në muaj!
Cili do të jetë reagimi juaj ? Ju do të thoni se edhe Berisha i caktonte diplomatët nepotikë me vkm. Po nuk është kjo përgjigjia e duhur. Riciklimi i gabimeve dhe fajeve.
Ju jeni kryeministër i Shqipërisë dhe tregojeni se nuk jeni as protektor i Mimi Kodhelit, as bodyguard i Ditmir Bushatit e dhëndurit të Lenka Çukos dhe as riciklues i kundërshtarit tuaj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Ndjesa, nuk ju mjafton, Zoti Kryeministër

Presidenti Nishani nderoi me Titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” Simon Mirakën

December 20, 2015 by dgreca

TIRANE : Me nismën dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonjës së Parë, Odeta Nishani, dje u zhvillua në Pallatin e Brigadave për të tretin vit radhazi “Balloja Presidenciale Shqiptare 2015”, si një mbështetje për Fondacionin “Down Syndrom Albania”, shkruan faqja e internetit të Presidentit të Republikës.
Ceremonia ku merrnin pjesë figura të njohura publike në Shqipëri, si dhe të ftuarit specialë me Sindromën “Down”, violinisti amerikan Emanuel Bishop dhe piktorja Irma Nika, nisi nën tingujt e “Marshit të Pashait” ekzekutuar nga Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar .
Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij përcolli mesazhin se me ndihmën e shoqërisë dhe të institucioneve, rrugëtimi i individëve me këtë sindromë do të jetë më i pavarur dhe gjithëpërfshirës: “Ndihmojini duke e konsideruar atë ndihmë ashtu si ajo ndihmë është; faktor i rëndësishëm që ju lartëson nderin dhe dinjitetin Tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë, dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve!” – iu drejtua Kreu i Shtetit shqiptar të ftuarve të shumtë.
Presidenti e zonja e parë, shkruajnë pjesëmarrësit në rrjetet sociale, mbajti mbrëmë “Ballon Presidenciale Shqiptare 2015” në të cilën merrrin pjesë, Kryetari Kuvendit zoti Ilr Meta, ish Kryeministri Berisha, kryetari i PD Lulëzim Basha, miku i të burgosurve politik ambasadori amerikan Donald Lu, i cili vizitojë burgun famëkeq të Spaçit, personalitete të larta të vendit dhe përfaqësues të trupit diplomatik, në Shqipëri.
Gjatë kësajë ceremonije festive, në prag të festave të fundvitit Pressidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani nderoi me dekorata edhe tre personalitete të njohura shqiptare, Kryetarin e Akademis së Shkencave, me dekoratën “Nder i Kombit”, Bujar Kapexhiun , aritst dhe karakaturisti më i mirë në Shqipëri, mes tyre edhe pinjollin e Mirakajve – Simon Miraka me Titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”
Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.
Motivacioni i dekorimit ishte :”Republika e Shqipërisë Presidenti i Republikës i Jep Zotit Simon Mirakaj : “Titullin Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut – Jeta jonë e humbur padrejtësisht nuk ka çmim, por kemi nevojë dhe për një vlersim të tillë. Ajo vërtet ka një emër por ajo i takon të gjithë atij brezi të rinjësh e të rejash që kaluan atë kalvarë të gjatë vuajtejesh të pamerituara”.
Në fjalën përshëndetëse me rastin e dekorimit me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut” Simon Miraka tha: ”Të nderuar të pranishëm. Për të ardhur tek ky dekorim me është dashtë të bej një rrugë të gjatë të imponuar nga padrejtësia.Pjesa më e madhe e kësajë rruge ishte e mundimeshme, e dhimbëshme e plot sakrificë.Kjo rrugë e mbuluar prej territ të padrejtësisë ndriçohej prej njerëzve të mençur e fisnik, që na jepnin pakëz dritë e shumë shpresë. Ata na drejoheshin me këto fjalë “Ju do ta shikoni Shqipërinë e lirë .Do ta shijoni Lirinë,por a do na kujtoni ne ….e çfar do thoni ? Përgjigja ime si dje dhe sot është e njëjta. E kam ndie veten me fat që rinin e një pjese të jetës time e kalova mes jush. Kjo dekoratë vërtet ka një emër, por ajo ju dedikohet të gjithë atyre njerëzve fisnik që nuk patën fatin t’a shijojnë lirinë. Ajo ju dedikohet të gjithë atyre të rinjëve e të rejave që rinia ju mbeti kampeve e burgjeve, por as njëherë nuk ju fik shpresa për liri dhe demokraci. Së fundmi ajo dekoratë i dedikohet familjes Mirakaj që kaloi 9 shekuj e gjysëm në ferrin dantesk.”
Kreu i Shtetit në mbyllje të kesaj mbrëmje Gala, i uroi gjithë shqiptarëve një Vit të Ri sa më të mbarë si dhe drejtoi thirrjen e tij publike dhe qytetare: “Ndihmojini sa të mundni këta fëmijë! Ndihmojini jo për mëshirë, jo sepse të qenit e tyre ndryshe ju prek sentimentalisht, jo si indiferentë, jo si soditës! Ndihmojini duke e konsideruar atë ndihmë ashtu si ajo ndihmë është; faktor i rëndësishëm që ju lartëson nderin dhe dinjitetin Tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë, dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve! Të bëjmë çmos t’i ndihmojmë këta fëmijë dhe të ngjashmit e tyre! Në mos për tjetër, për atë që e ka thënë aq bukur një i moçëm: Ta kthejnë fytyrën nga dielli për të mos e parë hijen e tyre të cilën do ta kenë dhe do ta lënë gjithmonë pas!”
Ndërkohëm zoti Simon Miraka, mbas kësaj ceremonie tha për gazetën tonë se ky është një vlerësim i cili i ka dhënë atij një kënaqësi të veçantë për familjen bashkëshorten dhe fëmijët, të gjithë familjen Miraka, miqt dhe shokët, dhe të gjithë bashkëvuajtësit tanë.
”Jemi brezi më fat lumë, që megjithëse na e vodhën dhe na e mohuan për 45 vjet gjenë më të bukur në botë, rininë tonë, ne ia arritëm të jemi të lirë, kur prindërit tanë luftuan dhe sakrifkuan edhe jetën, për këtë ditë që e gëzojmë sot” tha Simoni.
Simon Miraka i ka përjetuar të gjitha kampet e interrnimit në Shqipëri, bashkë me vëllanë Sokolin, motrën Lajde, nënën Kune, dhe mbarë fisin Miraka, i “dënuar” nga ana e të atit, Pal Bibë Mirakaj dhe xhaxhait Kolë Bibë Mirakës (Kol Bibë Mirakaj (Iballe, 5 dhjetor 1899 – NY, 17 maj 1968) ishte pjesë e parisë së Pukës, nëpunës, ministër i Brendshëm në qeverinë Bushati më 1943).
Simon Miraka, duhet thënë se është një e mbijetuar prej sistemit komunist. Dhe kjo për shkak të arratisjes së të atit, që ai dhe motra e vëllau nuk e njohu kurrë, rokada e persekutimit shumëvjeçar i ndryshoi gjithë jetën atij dhe famijes së tij ashtu si mijëra shqiptarë të presekutuar në burgjet dhe kampet famëkeqe të rregjimit komunist në Shqipëri.
Nga kampi i internimit të Beratit, tek ai i fundit në Gjazë të Lushnjës, u rrokullisën dhimbshëm 45 vite jetë nga jeta e Simon Mirakës, deri sa më 1990 me ato ndryshime që ndodhën se do të ndodhnin atëhere, ai dhe bashkëvuajtësit e tij – panë lirinë dhe demokracinë, atë ëndër të frikshme dhe plot vuajtje që ai dhe bashkëvuajtësit e tij kaluan nëpër 45 vjet të kalvarit të presekutimit komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kaloresi i Urdherit Skenderbeu, presidenti Nishani, Simon Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT