Nga Enver Bytyçi/
Nene Tereza, Gonxhja e perjetshme e shqiptareve, do te jete perfundimisht e shenjteruar. Nese popuj te tjere do ta kishin rrit nje vajze e ta benin 18 vjeç, sa ishte Gonxhja e shqiptareve kur iku nga trevat shqiptare per ne boten e lire, e nese keta popuj do te kishin arritur ta kishin nje shenjtore e bamirese si Nena Tereza, do te kishin mundur te ishin me te perkdhelurit ne bote. Ne shqiptaret e kemi Nene Terezen. Ajo na ka bere drite ne te gjalle e na ndriçon edhe sot pas vdekjes. Me shenjterimin e saj ne kemi privilegjin te jemi bekuar prej Zotit! Por ne nuk jemi mirenjohes. Prandaj nuk arrijme qe ikonat boterore me rrenje shqiptare t’i bejme frymezim per suksesin tone! Aq e vertete eshte kjo sa me duket se Nene Tereza eshte shfaq me permasat e hyjnise, qellimisht qe ta mbroje kombin shqiptar prej vete shqiptareve!!! Çfare do te kishte ndodhur mbreme ne Beograd, ne Shkup, ne Podgorice, ne Athine a diku tjeter, nese do te vinte lajmi i shenjterimit te nje bije te ketyre popujve ne permasat e nene Terezes? Secili mund ta imagjinoje. Ndersa tek ne heshtje, heshtje prej shtetit, heshtje prej politikes, heshtje prej organizatave jo qeveritare, heshtje prej kishes, heshtje prej xhamise, heshtje prej akademise. Te gjithe heshtin dhe gati, gati bejne te paditurin. Ky eshte tmerr! Si nuk mesuam te shfrytezojme asetet qe na i jep Zoti per te miren e kombit tone, te imazhit tone, te nderit tone, te dinjitetit tone, te integritetit tone! I gezohemi nje ndeshjeje te humbur furbolli me shume se shenjterimit te Nene Terezes! Dhe e bejme boten te jete e dyshimte: Vertete i perket apo jo Nene Tereza shqiptareve?!
Archives for December 2015
AHMET KOLGJINI- Prap Dhimbje
Gazeta “Dielli” vazhdon t’ju sjellë pjesën tjetër të ciklit poetik të Ahmet Kolgjinit (1939-1999), nxjerrë nga vellimi me poezi botue ne vitin 1999 nga shtëpia botuese “KOHA”. Aktorët e krimeve jo vetëmse nuk kanë dhanë llogari, por nji pjesë e tyne po marrin dekorata.
Cikli i fundit i këtij vëllimi “Prapë dhimbje” përbahet nga tri njësi: “Marku”, “Nana Zadrimore”, dhe “Lili”. Asgja në këtë cikël nuk asht e trillueme.
Asgja nuk asht sendërgjim i fantazisë për të krijue efekte pikante dhe fiktive me tërheqë lexuesin. Të gjitha janë realitete. Të gjitha janë përjetime.
“I vdekuni nuk ka miq” thotë një fjalë e urtë. E vërteta ka. Ka pasë dhe ka me pasë gjithmonë. Nuk duhet të shtiremi sikur nuk i njohim dhe nuk i dimë të vërtetat, sepse kjo do të ishte nji vetvrasje në llojin e vet. Tue i njoftë e tue i pranue të vërtetat, mund të ekzorcizojmë të keqen, mund të korrigjojmë gabimet dhe mund të shmangim pasojat. Heshtja përban nji pranim të të keqes dhe, gjithashtu, nji pajtim me të keqen. Pajtimi me të keqen asht ligësi, bashkëjetesa me krimin asht krim.
MARKU
I
Çelësa e shula cingëritën për ibret.
Dera e dhomës hapet me rropamë
Tërmegshëm dyzet burra çohen n’kambë.
Hyn kapteri. Ngërdheshet. Shtyn nji skelet
Që shkapetet mu n’çimento, si i vdekun.
Nga turpi, ulin kryet, dyzet burra.
Supi lakuriq i dahet nga lëkura
Mishi-i verenikun, si mëlçi e pjekun
Koka: Golle e gunga e feje, gati
Për t’u këputë. Trishtim. Dhimbë. Mëshirë
Ngjall. Akuzë. Revoltë mishnon, i ngrati!
Kapteri del. Përtueshëm çohet Frati
I hullet: Nga vjen, si të quejnë, mor bir?
“Prej Tirane… Më thonë Mark Sakati.
II
As shtrojë, as mbulojë, as lugë, as tas…
Nji grumbull kockash ishte shtue n’kaush.
Lugë e tas, dha murgu Athanas,
Gjovalini – nji velenxë pa push.
Njeri pa njeri – Izeti prej Çamërie
Nji jastëk sajoi me rrecka t’shtatit.
Dhoma shpaloi gjeste bamirësie:
Diçka, për sevap, i dha “malukatit”
Paloka, i plagosun në Gomsiqe
Nxori prej jatakut, e tërhoqi branë
Me zor, tue u kollitë, nji postiqe.
Gjithçka u dha, çka ishte për t’u dhanë
Mandej, të lodhun, u shtriqën mënjanë…
Dikush, morriste, zellshëm, tartabiqe…
III
Sheh trembshëm Marku. Sytë s’i bajnë dritë.
Veshët i punojnë disi ma mirë.
Ankth janë ditët. Si nji ditë, përditë.
Buzqesh me mllef… Duket si satir…
Dergj natë e ditë. Nuk do me dalë
N’oborr. T’tjerët dalin. Ai rri fillikat.
Prej disa ditësh, pëshpëriten fjalë:
Dikush vjedh ushqimet… I ha në shtrat.
Mëngjez. Bilbili bie. Bahet zgjimi.
“Kapa hajnin” -thotë me gjeste t’preme
Shi si ngadhnjimtar, Gavrosh Kulimi…
Marku u drodh. Vështroi me tmerr. U skuq
Pastaj, mori nji çehre të zbërdheme…
Vari kryet!… E u mbështoll palmuç!…
IV
“Këlysh i Titos! Armik! Qen bir qeni!
Mut! Maskara! Të shkërdhefsha kurvën!
Horr! Hekurat shpejt! Ta sqaroni! Merreni!”
Rrapëllimat, jehojnë në korridor!…
Kështu, komisari e fajsoi viktimën.
– Dhoma ngriu në kambë, si e ngurosun –
Shkërçi dhambët, përmendi “ofiçinën”.
Ma mirë në vorr sesa i burgosun!
Nga asht Marku, vëllezën? -Pyeti Frati.
Heshtje… Izeti u flet të gjithëve, ashtu siç ishin:
“Asht kosovar… Këtu, s’ka njeri, i ngrati!”
Ptu! Jazëk na qoftë! Turp ma t’madh nuk ka!
Duerët i dridhen, nuk mbush dot kamishin
Hafiz Alushi e u la në lot, tue qa!..
V
Për krahësh – të bamë ulok, të plirun,
Kalaveshas, as gjallë as vdekë – e prunë…
Vetëm nji frazë shqiptoi, me za të ngjirun:
“Më falni! S’di si e paskam ba at’ punë…”
“Zia të marrka mendt, t’marrka fytyrën…”
U struk në batanije… E ma nuk bëzan.
Përditë, përshpirtshëm, lutet. Pret mynxyrën!…
Nuk tha gja tjetër… Nuk kish çka me thanë…
Nji ditë, n’agshol, pa ra në sy, Marku ikën!…
Shtati iu qetësue… Sytë iu fikën…
Të mbramen herë, Izeti iu gjet pranë.
Me ngashërim e cenë, sytë ia mbyll…
Dhoma, në heshtje e nderon… Dikush ofshan…
Shpirti qiejsh fluturon kah nji yll!
Qershor 1993
Shenim i autorit:
Marku, i mbrujtun me traditat ma fisniket dhe i pajisun me virtytet ma të lartat të gjinsit shqiptar, tue mos mundë me durue ma prepotencën serbe, i kthen shpinën vendlindjes dhe familjes së vet për të ardhë në vendin “amë”. Këtu, mbasi dështojnë orvatjet e Sigurimit për ta manipulue, e akuzojnë si agjent të UDB-së. Mbasi e mbajnë 14 muej në “ofiçinë” e dënojnë 25 vjet dhe e shpien në burgun qendror. Ditët e para ai nuk asht në gjendje me dallue të mirën nga e keqja, të lejueshmen nga e palejueshmja, të drejtën nga jo e drejta. Ai ishte lodhë për vdekje sa ve dorë mbi ushqimet e bashkëvuejtësve. Kur vjen në vete mbështet ballin në pllambën e djathtë e s’ia pa kush ma sytë. Mbas nja tre muejsh vdes.
Këtu duhet me vu në dukje nji mentalitet ma fort shqiptar sesa njerëzor. Me të marrë vesh se quhej Mark, shkriftohet gjithë dhoma (kaushi). Toskët mendojnë se u takon gegëve me nda kafshatën me Markun, sepse ai asht gegë. Muslimanët e ortodoksët mendojnë se u takon katolikëve. Katolikët nga ana e vet mendojnë se Marku asht prej Tirane a Durrësi. Këta të fundit mendojnë se asht prej Mirdite. Mirditorët mendojnë se asht prej Zadrime a nga Malësia e Madhe. Atë ditë që ai vdes, merret vesh se ai kishte qenë prej Prizreni. Të gjithë u mjeruen e u helmuen por pa dobi. Marku tashma ishte nda kso bote. Ai nuk vdiq, ai plasi. Këte të vërtetë dhoma e mësoi prej Izet Çamit i cili ma tepër se kushdo ljetër u tregue solidar me Markun tue i krye ndonji shërbim e tue i ndihmue me përkushtim deri në çastet e mbrame.
Vetë Izeti i rritun jetim në nji familje prej Shijaku, sepse nana e la të vogël kurse babën ia vranë grekët, mbasi mbaron shkollën fillore ruen dhentë. Nji ditë atypari kalojnë tre udhëtarë dhe i kërkojnë bukë. Çami i ri ua jep gjithë bukën që kishte në strajcë. Për këtë gjest bujarie e akuzojnë për strehim diversantësh dhe e dënojnë 16 vjet burg.
Shqipnia vuen për nji Shekspir!
Këto janë vetëm grimca, përballë tragjedisë së madhe. Të gjithë kemi për detyrë me e pranue me e njoftë dhe me shpallë të vërtetën.
***
Ne te njejtin vellim me poezi botue nga Shtepia Botuese “Koha” ne vitin 1999 (ate vit qe nderroi jete Ahmeti), gjindet edhe kjo poezi.Shpirti poetik i poetit ne kete poezi eshte i dlire dhe poezia shquhet per nota romantike. Kolgjini i kendon Myzeqese, si bukuri natyrore, pa permendur plaget,duke i lene menjane ne kete rast- gulaget e saj-kampet e internimit.
MYZEQE…
Furishëm nis të fryjë prej Divjake
Grunjat bajnë dallgë nëpër fushë
Çunat llokoçiten me ujë bërrake
Vashat lidhin rizat për nën gushë
Tej në fushë kostarët mprehin kosat
Dhent kullosin me oreks të madh
Në kor, tashma, guakin dhe bretkosat
Me hov lodrojnë qingjat në livadh
Hana del e plotë dhe përndrit dhenë
Bulkthi çërçërin, qeni leh te stani
Xixillonjat prarojnë Myzeqenë
Bujku hedh nji sy andej nga bostani
Gjithçka bie fashë… Çurlikon prroni
Fusha ndizet nur me ngjyra limoni…
Maj 1998
SHËNJTËRESHA E SHQIPTARËVE, NËNË TEREZA
Nga Frank Shkreli/
Lajmi u përhap zyrtarisht të premtën nga Vatikani me një njoftim të posaçëm për median dhe për të gjithë të interesuaritse të ënjën, me rastin e 79-vjetorit të lindjes së tij, Papa Françesku miratoi Dekretin, që do të çojë në shenjtërimin e Age Gonxhe Bojazhiu e njohur si Nënë Tereza. Në njoftimin e Vatikanit thuhet segjatë një audience të posaçme të ënjtën me Kardinalin Angelo Amato, Prefektin e Kongregacionit të Kauzave të Shënjtërimit, Papa Françesku pranoi Dokumentin në bazë të cilit, Udhëheqsi i Kishës Katolikenjohu dhe miratoi ndërmjetësimin e Nënë Terezës në mrekullinë e shërimit të menjëhershëm, të papritur, të plotë dhe të pashpjegueshëm të një burri me kombësi braziliane, i sëmurë rëndë nga një goditje në tru. Burri Brazilian u shërua në vitin 2008.
Në vitin 2008 braziliani u shërua në mënyrë të papritur, të jashtëzakonshme e të plotë, sipas hetimeve të Vatikanit. Në njoftimin zyrtar të Vatikanit thuhet në lidhje me shërimin e mrekullueshëm se më 10 shtator 2008, një inxhinier brazilian, I cili ishte në gjendje kome për shkak të një sëmundjeje të trurit, u mbart në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale, gati-gati të pashpresë. Gruaja e tij lutej në kapelën e spitalit, së bashku me një meshtar e disa familjarë. Një natë më parë i qe lutur me gjithë zemër Nënë Terezës: “Mjekojeni Ju vetë tim shoq”.Gjithçka ndodhi në pak minuta.Kirurgu, që kishte dalë një gjysëm ore më parë nga salla e operacionit, duke e shtyrë për pak çaste ndërhyrjen, u rikthye përsëri dhe çuditërisht, e gjeti të sëmurin ndenjur mbi shtrat, të zgjuar e plotësisht të vetëdijshëm. I mrekulluar, e dëgjoi t’i thotë: “Ç’bëj unë këtu?”.Shërimi, që u vërtetua më pas, ishte i menjëhershëm, ndërsa abseset e shumta të trurit, me hidrocefale obstruktive, ishin zhdukur krejtësisht, në mënyrë fare të pashpjegueshme, sipas ekspertëve të mjekësisë.Sipas Vatikanit, mrekullia që i atribohet Nënë Terezës, është një nga rastet e rralla të mrekullisë së “shkallës së parë”, asaj pra që kundron ngjalljen prej të vdekurve ose të ashtuquajturës “restitutio ad integrum”, domethënë, shërimin e plotë të të gjitha organeve të shkatërruara nga sëmundja, thuhet në njoftimin e Vatikanit.
Pranimi dhe miratimi nga Papa i Dokumentit në lidhje me mrekullinë e Nënë Terezës, është mrekullia e dytë dhe akti përfundimtar që i hapë derën shënjtërimit të Nënë Terezës, “Ëngjëllit të të varfërve”, siç e ka cilësuar vet miku i shqiptarëve, Papa Françesku.Ishte një Papë tjetër, Papa Gjon Pali i dytë, i cili gjithashtu konsiderohet mik i shqiptraëve, i cili, ndonëse rregullat kishtare kërkojnë një pritje prej pes vitesh para se të mund të fillojë procesi për shënjtërim, Papa Gjon Pali i II ndryshoi rregulloren me këtë rast dhe beatifikoi Nënë Terezën më më 2003, që është hapi i parë drejtë shënjtërimit.Vatikani refuzoi të përcaktonte një datë për shënjtërimin e Nënë Terezës, por media të ndryshme italiane dhe europiane kanë spekulluar se mund të bëhet shtatorin që vjen, që përkon me përvjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.
E lindur në Shkupin shqiptar më 26 gusht të vitit 1910, e lumtura Nënë Tereze dhe urdhëri murgeshave të themeluar prej saj njihet anë e mbanë botës si bamirëse dhe mbështetse e më të varfërve të kësaj bote.Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator, 1997, në moshën 87-vjeçare.Për punën e saj, ajo është shpërblyer edhe sa ishte gjallë e vepronte në këtë jetë, me shumë dekorata kishtare dhe ndërkombëtare të kësaj bote në të cilën jetojmë, përfshirë Medaljen Presidenciale për liri nga Presidenti amerikan Ronald Reagan, Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, si dhe me dekorime dhe çmime nga shtete dhe organizata ndërkomëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin prestigjioz të Nobelit për paqë. Më atë rast ajo pat thënë se nuk e meritonte një çmim të tillë, por do e pranonte në emër të “uriturve, atyre të pa streh, sakatëve, të verbërve dhe në emër të gjithë atyre që e ndjejnë veten të pa dashur dhe të pa kujdesur nga shoqëria ku jetojnë”.
KryeipeshkviThomas D’Souza i Kalkutës së Indisë, ku ka shërbyer më së shumti Nënë Tereza, vendimin e Papa Françeskut për miratimin e Dokumentit për shënjtërimin e Nënë Terezës e cilësoi si një “Dhuratë të vërtetë me rastin e Krishtlindjes që Ati i Shënjtë i ka dhuruar Kishës”, sidomos Kishës në Kalkuta. Ai i tha Radio Vatikanit se kemi pritur për një kohë të gjatë për këtë moment dhe tani që ky moment është realitet, jemi jashtzakonisht shumë të kënaqur me vendimin e Papa Françeskut.
Mund të thuhet se edhe shumica e shqiptarëve kudo, jo vetëm katolikë, por tëgjitha feve, janë të kënaqur sot tej mase për këtë vendim të Papa Françeskut për të shënjtëruar Bijën më të madhe të kombit shqiptar, Nënë Terezën, të cilën Dr. Lush Gjergji, biografi i jetës dhe veprimtarisë së saj, e ka cilësuar si, “Shënja dhe shpresa e mbarë njerëzimit, simbol i mirërisë dhe idashurisë vetmohuese e cila nuk ka skaj, por në plotësi jepet për Zotin dhe për të afërmin.” Dom Lush Gjergji ka shkruar gjithashtu në librin “Nëna Jonë Tereze” se ajo është, “Dhurata më e madhe që ne, ipeshkvia jonë dhe populli i jonë, i dhamë Zotit, Kishës dhe botës dhe njëkohsisht” shkruan ai, ajo është një, “Dhuratë — dhantia dhe ngushëllimi më i madh që Zoti i na i dha neve sot, në ditët tona.”
Në një artikull me rastin e 103-vjetorit ë lindjes së Nënë Terezës, kisha komentuar se, ndërkohë që bota sot — për arsye ideologjike, politike, materiale dhe ndasive të ndryshme dhe urrejtjeve — përballet me terrin e shpirtit dhe me mungesën e dashurisë për njëri tjetrin, Nënë Tereza gjithnjë, por sidomos në këtë moment, qëndron para botës si një simbol i një shprese të qëndrueshme, për një jetë më të mirë dhe si simbol i mundësisë së ndryshimeve pozitive përballë sfidave personale dhe shoqërore të njeriut dhe të shoqërisë ku jetojmë.
Kjo shpresë dhe besimi në mundësinë për të kryer vepra të mira në shërbim të tjerëve të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë, rrjedhë nga fakti se ajo besonte se çdo njëri prej nesh posedon aftësinë, mirësinë dhe dashamirësinë për vepra të mëdha. Vetë Nënë Tereza nuk besonte se ajo ishte unike ose e veçantë dhe nuk kishte ndonjë sistem shtetëror ose të ndonjë organizate botërore që të mbështeste veprimtarinë e saj, ndaj për këtë arsye, trashgëmia e kësaj murgeshe katolike shqiptare mbetet edhe sot e respektuar anë e mbanë botës, nga pothuaj të gjithë njerëzit e ideologjive dhe feve të ndryshme, përfshirë edhe ata që nuk besojnë.Ky mesazh i Nënë Terezës – që është dashuria për njërin tjetrin — është sot më i nevojshëm se kurrë, sidomos në radhët e shqiptarëve, por edhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë kudo dhe kurdoherë. Për realizimin e respektit dhe të dashurisë,megjithë ndryshimet midis nesh, tashti kemi Nënë Terezën, shënjtoren tonë, ndërmjetëse pranë Perendisë – që t’i drejtohemi për ndihmë: Nëna Tereze lutu për Shqiptarët!
Komisioni Evropian miraton raportin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovë
Commission adopts final visa liberalisation report for Kosovo/
Bruksel, 18 dhjetor 2015/ B.Jashari/ Komisioni Evropian ka miratuar sot raportin e tretë, përfundimtar, për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit të saj për liberalizimin e vizave. Mbeten vetëm tetë kërkesa të papërmbushura. Sapo që Kosova të përmbushë këto kritere të fundit si dhe me sigurimin e masave efektive që mbeten për të parandaluar fluksin e ri të migrimit për në BE, Komisioni do të propozojë heqjen e obligimit për viza për qytetarët e Kosovës.
Komisioneri për Migrim dhe Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, tha: “Jam shumë i kënaqur me progresin e madh që ka shënuar Kosova që nga viti 2014 në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për viza. Unë besoj se Kosova do të jetë së shpejti në pozitë që të ketë përmbushur të gjitha kërkesat e mbetura, ashtu që Komisioni të mund të propozojë heqjen e obligimit për viza për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që kjo do të jetë e mundur në fillim të vitit 2016 – që duhet të jetë edhe qëllimi i Kosovës. Le ta shfrytëzojmë periudhën e mbetur që të bëjmë përpjekje maksimale për të përgatitur Kosovën për udhëtimin pa viza. Do ta vizitoj Kosovën në fillim të vitit 2016 në mënyrë që të vlerësoj personalisht progresin e Kosovës në përmbushjen e tetë kritereve të mbetura.”
Raporti i Komisionit paraqet katër prioritete kryesore në të cilat duhet të përqendrohet Kosova gjatë periudhës së mbetur të dialogut për liberalizimin e vizave: transferimi i një numri të mjaftueshëm të gjyqtarëve në departamente gjykatash për krime të rënda; krijimi i një sistemi për regjistrim rastesh të hetimeve, vendimeve të gjykatave dhe konfiskimeve në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të rëndë; duke siguruar pavarësinë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; dhe duke demonstruar që legjislacioni për ndryshimet e emrave është implementuar.
Komisioni do të monitorojë po ashtu progresin e Kosovës në ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi para heqjes së obligimit për viza për qytetarët e Kosovës; në disbursimin e Fondit për Riintegrim; në adresimin e arsyeve për normën e ulët të njohjes për azilkërkuesit dhe në sigurimin e objektit të duhur për Avokatin e Popullit.
Dialogu për viza me Kosovën ka dëshmuar të jetë një mjet i rëndësishëm dhe efektiv në avancimin e reformave gjithëpërfshirëse dhe të vështira në fushën e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme e më tej, duke ndikuar në fushat, si në reformim të sundimit të ligjit dhe në reformën e drejtësisë penale. Progresi ka qenë i vazhdueshëm dhe efektiv, duke dëshmuar kështu angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për viza si një çështje prioritare.
Historiku
Komisioni Evropian lansoi një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Në qershor 2012, Komisioni i ka dorëzuar qeverisë së Kosovës një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, i cili ka identifikuar legjislacionin dhe masat institucionale që është dashur t’i miratojë dhe implementojë Kosova që të avancojë drejt liberalizimit të vizave.
Udhërrëfyesi paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat Kosova është kërkuar t’i implementojë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat lidhur me lirinë e lëvizjes, si riintegrimin dhe riatdhesimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe të migrimit, azilin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes.
Komisioni ka miratuar dy raporte për progresin e Kosovës në dialogun për viza: të parin më 8 shkurt 2013; të dytin më 24 korrik 2014. Këto raporte kanë përmbajtur një vlerësim të progresit të shënuar nga Kosova, rekomandimet para autoriteteve të Kosovës dhe të dhënat për ndikimin e pritur të migrimit dhe sigurisë së regjimit pa viza.
Raporti aktual është shoqëruar me një Dokument Pune të Stafit të Komisionit, i cili paraqet në detaje më të mëdha vlerësimin e Komisionit për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për viza dhe ndikimet e pritura të sigurisë dhe migrimit të liberalizimit të vizave.
Si raporti ashtu edhe Dokumenti i Punës së Stafit të Komisionit i kanë shfrytëzuar raportet e dorëzuara nga qeveria e Kosovës, raportet e përgatitura nga ekspertët e Shteteve Anëtare që marrin pjesë në një mision vlerësues në korrik 2015, informatat e pranuara nga Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX-i dhe Agjencitë e BE-së, si dhe të dhënat statistikore të përgatitura nga Eurostat.
Dialogu për viza mbahet pa paragjykimin e pozicionit të Shteteve Anëtare për statusin.
Raporti: http://ec.europa.eu/dgs/home-affairs/e-library/documents/policies/international-affairs/general/docs/third_report_progress_kosovo_fulfilling_requirements_visa_liberalisation_roadmap_en.pdf
European Commission
Press release
Brussels, 18 December 2015
Commission adopts final visa liberalisation report for Kosovo
The European Commission has today adopted the third, and final, report on Kosovo’s progress in fulfilling the requirements of its visa liberalisation roadmap. Only eight outstanding requirements remain. As soon as Kosovo fulfils these last benchmarks and provided effective measures remain in place to prevent new migratory flows to the EU, the Commission will propose lifting the visa obligation for citizens of Kosovo.
Migration and Home Affairs Commissioner Dimitris Avramopoulos said: “I am very pleased with the enormous progress that Kosovo has made since 2014 in fulfilling the requirements of the visa roadmap. I am confident that Kosovo will soon be in a position to fulfil all remaining requirements so that the Commission can propose lifting the visa obligation for Kosovo citizens. I hope this will be possible early in 2016 – that should be Kosovo’s aim. Let us use the remaining period to do our utmost to prepare Kosovo for visa-free travel. I will visit Kosovo in early 2016 to personally take stock of Kosovo’s progress in meeting the remaining eight benchmarks.”
The Commission’s report sets out four key priorities for Kosovo to focus on in the remaining period of the visa liberalisation dialogue: transferring a sufficient number of judges to courts’ serious crime departments; building up a track record of investigations, court rulings and confiscations in serious organised crime and corruption cases; ensuring the operational independence of the Public Procurement Review Body and Public Procurement Regulatory Commission; and demonstrating that the legislation on name changes has been implemented.
The Commission will also monitor progress in Kosovo’s ratification of the border/boundary agreement with Montenegro before the visa obligation is lifted for Kosovo citizens; in the disbursement of the Reintegration Fund; on addressing the reasons for the low recognition rate for asylum-seekers; and on providing appropriate premises for the ombudsperson.
The visa dialogue with Kosovo has proved to be an important and effective tool in advancing far-reaching and difficult reforms in the Justice and Home Affairs field and beyond, impacting areas such as the rule of law and criminal justice reform. Progress has been steady and effective, demonstrating Kosovo’s commitment to fulfil the requirements of the visa roadmap as a matter of priority.
Background
The European Commission launched a visa liberalisation dialogue with Kosovo on 19 January 2012. In June 2012, the Commission handed over a roadmap on visa liberalisation to the Kosovo government, which identified the legislation and institutional measures that Kosovo needed to adopt and implement to advance towards visa liberalisation.
The roadmap set out a comprehensive list of reforms that Kosovo has been requested to implement, in order to fulfil requirements related to the freedom of movement, such as reintegration and readmission, document security, border/boundary and migration management, asylum, the fight against organised crime and corruption and fundamental rights related to the freedom of movement.
The Commission has adopted two reports on progress by Kosovo in the visa dialogue: the first one on 8 February 2013; the second on 24 July 2014. These reports contained an assessment of progress made by Kosovo, recommendations to the Kosovo authorities and data about the expected migratory and security impacts of the visa-free regime.
The current report is accompanied by a Commission Staff Working Document, setting out in greater detail the Commission’s assessment of Kosovo’s progress in fulfilling the requirements of the visa roadmap and the expected security and migratory impacts of visa liberalisation.
Both the report and the Commission Staff Working Document draw upon reports submitted by the Kosovo government, reports drafted by Member State experts participating in an assessment mission in July 2015, information received from the EU Office in Kosovo, EULEX and EU Agencies, as well as statistical data compiled by Eurostat.
The visa dialogue is conducted without prejudice to Member States’ position on status.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës feston jubileun e 40 vjetorit
-Kosova, partneritet me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në/
-Pa Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pa mendimin veprues të saj, Kosova e populli i Kosovës nuk do të ishin këtu ku janë sot/
-Akadamia e Shkencave e Shqipërisë uron në 40 vjetor Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës/
Nga BEHLUL JASHARI/ PRISHTINË, 18 DHJETOR 2015/ Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka festuar sot 40 vjetorin me një veprimtari solemne në Prishtinë, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryetarë e përfaqësues të tjerë akademishë nga vendet e rajonit e më gjerë, përsonalitete të shquara.
JAHJAGA: AKADEMIA NË NDËRTIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS DHE FORCIMIN E DEMOKRACISË TONË TË RE
“Ky jubile prej 40 vjetësh – i punës dhe angazhimit të palodhshëm të secilit prej jush, është më shumë se një simbolikë numrash – është përpjekje e pareshtur për të qenë në shërbim të vendit si forcë shtytëse, posaçërisht në kohë kthesash të mëdha”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Prandaj, vijoi ajo, kujtoj me shumë pietet dhe përkulem përpara figurave të një brezi të tërë të akademikëve të Kosovës, që i dhanë vulën një numri procesesh në vend dhe mendimit kritik – një trashëgimi e veçantë edhe e shtetbërjes dhe zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë tonë.
“Në këtë kohë të sfidave të mëdha e të përcaktimit të vlerave të shkencës në shoqërinë tonë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës duhet të qëndrojë fuqishëm në rolin e saj të zhvillimit të kombit, paralelisht me atë të shkencës dhe të arteve”, theksoi Jahjaga.
Shtetbërja e Kosovës, vijoi ajo, bazohet mbi punën e përbashkët të secilës pjesë të shoqërisë sonë dhe në këtë rrafsh Akademia ka forcë dhe potencial për të dhënë kontributin e vet për zhvillimin e vendit tonë.
t“Rëndësia e inkuadrimit të Akademisë në këto procese është jetike për vendin, sepse ndërton konsensusin në shoqëri dhe sepse strategjia zhvillimore do të bazohej në vlerat e rezultatet shkencore dhe në rrethanat shoqërore”, tha Presidentja kosovare.
Akademia, vlerësoi Jahjaga, ka rol për të luajtur në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës dhe forcimin e demokracisë tonë të re.
“Ne duhet të ndërtojmë kulturën politike të dialogut dhe ta pasurojmë diskursin në sferën tonë publike për të ardhmen tonë të përbashkët, që tejkalon ndasitë ndërmjet forcave politike. Argumenti i forcës dhe fuqia e numrave nuk mund ta zëvendësojë bashkëbisedimin!”, u shpreh ajo.
Ne, theksoi Presidentja Jahjaga, nuk guxojmë të vëmë në rrezik partneritetin me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në, e as t’ua zëmë frymën zhvillimeve demokratike dhe të rëndojmë jetën e qytetarëve të vendit, besimi i të cilëve në secilin prej nesh – qoftë liderë institucionalë ose partiakë – po zbehet çdo ditë e më shumë.
“Ne duhet të jemi pranë qytetarëve të vendit, sepse vota e tyre na ka zgjedhur për të qenë në shërbim të tyre dhe për t’u garantuar një të ardhme më të mirë. E kemi obligim dhe borxh ndaj gjeneratave të tëra që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, që ta kompletojmë dhe ta përmbyllim konsolidimin tonë si shtet”, tha ajo.
Andaj, vijoi Jahjaga, them që Akademia dhe intelektualët anëtarë të saj kanë rol për të luajtur – në kohën kur na duhet më shumë besim në vetvete se dallimet mund t’i tejkalojmë duke mësuar se dialogu është zgjidhja e vështirësive të sotme; në kohën kur duhet kuptuar se ndërtimi i shtetit të së drejtës shmang rrugën si zgjidhje dhe ofron zgjidhjet brenda institucionit; pa kushte, pa hasmëri dhe pa frikë ndaj njëri-tjetrit; në kohën kur na duhet më shumë pajtim mes nesh për rolin tonë në dialogun me Serbinë, më shumë besim se rruga jonë e bërjes së shtetit nënkupton përafrim me BE-në, një realitet që bashkon të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.
“Por, ne sot vazhdojmë të jemi larg projektit të BE-së: jo vetëm sepse nuk kemi arritur të tejkalojmë dallimet tona të brendshme e të punojmë në strategjitë për anëtarësim, por edhe sepse nuk kemi arritur që në skenën ndërkombëtare të forcojmë më shumë argumentin e një shteti të së drejtës”, tha Jahjaga.
Megjithëkëtë, vijoi ajo, ne kemi hasur në vështirësi – sepse dialogu me Serbinë është më shumë çështje e konsensusit tonë, që duhet të prodhojë edhe stabilitet të brendshëm por edhe rezultate konkrete, që çon drejt shtetit gjithëpërfshirës por që nuk prek shtetësinë.
“Kemi hasur në vështirësi, sepse normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona është rrugë dykahëshe, e dy bashkëbiseduesve, që ndihmon pajtimin ndërmjet dy popujve tanë dhe që hap shtegun drejt BE-së, që duhet ta mbajë të hapur perspektivën e rajonit në përgjithësi”, tha Presidentja e Kosovës.
Andaj, vijoi ajo, Akademia ka kontribut për të dhënë në procesin historik të pajtimit të popujve, në ndihmë të korrigjimit të padrejtësive të së kaluarës, që hap rrugën e zhvillimit të përgjithshëm në mënyrë të barabartë të të gjithëve në rajonin e Ballkanit, duke siguruar paqen dhe stabilitetin.
“Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ky përvjetor dëshmon misionin tuaj për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fusha të ndryshme e në veçanti në shkencë, me të gjithë jo vetëm në fqinjësi por edhe më gjerë.
Dhe mbi supet tuaja qëndron barra për ta bërë shkencën, artin dhe edukimin pjesë të jetës në shoqërinë tonë, duke e shndërruar në vizion të rëndësishëm për të ardhmen e gjeneratave të reja. Paqi fat!”, përfundoi Presidentja e Kosovës, Jahjaga.
KRYEMINISTRI MUSTAFA: ASHAK-U ROL ESENCIAL PËR PROGRESIN E KOSOVËS NË TË GJITHA RRAFSHET
Kryeministri Isa Mustafa, në manifestim ka përcjellë përshëndetjet dhe urimet e qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë përvjetor të dyzet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa tha se duke shërbyer si prijëse e shkencës dhe dijes së dobishme, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka luajtur rolin më të rëndësishëm në progresin shkencor, kulturor dhe të arteve në Kosovë.
“Në të njëjtën kohë, roli dhe aktivitetet, mendimi dhe organizimi, që kanë buruar nga Akademia jonë, janë të rëndësisë esenciale për progresin e vendit tonë në rrafshin historik, politik, ekonomik dhe social. Një gjë është e sigurt, pa Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pa mendimin veprues të saj, Kosova e populli i Kosovës nuk do të ishin këtu ku janë sot, Kosova shtet i pavarur dhe sovran, duke ecur sigurt në rrugën e integrimeve të mëdha evropiane dhe euroatlantike, populli i Kosovës i lirë dhe i përcaktuar për demokraci, shoqëri progresive dhe zhvillim”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa tha se kanë qenë akademikët ata të cilët, duke ruajtur dhe kultivuar mendimin kulturor dhe politik, me dinjitetin dhe etikën më të lartë njerëzore dhe akademike, kanë përcaktuar dhe kanë bërë të mundur që kombi të mund të qëndronte fuqishëm përballë valëve të vështira të historisë.
“Si qendër dhe shoqëri e edukimit dhe shkencës, puna e Akademisë ka ndikuar dhe ka krijuar dijetarët dhe ekspertët tanë në të gjitha fushat akademike, politike, shtetformuese, qeverisëse, ekonomike dhe zhvillimore. Këta akademikë veprimtarë dhe mentorë të vyeshëm, sot këtu dhe ata që nuk janë sot me ne, janë autorët e letrave të pavarësisë, të cilët ruajtën dhe kultivuan frymën liridashëse dhe idenë e progresit”, tha kryeministri.
Mustafa, po ashtu, theksoi se në kohën e sotme të zhvillimeve globale, shkenca dhe arti, si çdo dimension tjetër jetësor, po bëhen më të afruara dhe më të lidhura globalisht.
“Si rrjedhojë, Akademia jonë po inicion gjithnjë e më shumë projekte ndërkombëtare, në fusha të ndryshme, të cilat po e bëjnë shkencën dhe dijen e Kosovës, pjesë të kulturës dhe dijes botërore, ndërsa po i bëjnë vlerat tona pjesë të humanizmit, bazuar në parimet etike. Prandaj, sot jam i lumtur që si anëtar i kësaj akademie, përcjell përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës që të përkrahë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për t’u bërë pjesë e rëndësishme e shkencës dhe botës shumëkulturore”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar dhe përkujtuar me respektin më të thellë të gjithë ata studiues që për shumë dekada me punën e tyre kanë kontribuuar që shkenca, arti, dija dhe kultura e Kosovës të ndriçohet, të avancohet, dhe që këto vlera të shfaqen dhe komunikohen kudo nëpër botë.
VESELI: TË QENIT NË SHËRBIM TË LIRISË ËSHTË NDERI MË I MADH PËR NJË INSTITUCION TË SHKENCËS DHE ARTIT
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, para akademikëve dhe të ftuarve të tjerë të shumtë, tha se përvjetorët jubilarë, si ky i sotmi, janë momente të rëndësishme në jetën e një institucioni apo të një shteti, të cilat mundësojnë për të parë rrugën që është bërë në të kaluarën, e njëkohësisht, edhe momente të qartësimit të vizionit për të ardhmen.
Dyzet vitet e ekzistencës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kryetari Veseli i konsideroi vite të historisë sonë më të re, të ringritjes sonë historike, politike, arsimore, kulturore, vite të rezistencës së përgjithshme kundër shtypjes politike e të rrugëtimit të pathyeshëm drejt lirisë.
“Ne sot jemi krenarë, se ia dolëm të përmbushim qëllimin më fisnik që mund të ketë një popull modern: të jetojë i lirë në tokën e tij, në gjuhën e tij, në kulturën dhe identitetin e tij. Ne sot, ndihemi krenarë, me faktin se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në tërë historinë e saj, ka qenë në shërbim të këtij qëllimi fisnik. Të qenit në shërbim të lirisë është nderi më i madh për një institucion të shkencës dhe artit”, tha në fjalën e tij kryetari Veseli.
Duke iu drejtuar akademikëve, kreu i Kuvendit tha se ata duhet të ndihen krenarë me punën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtës natyrore që ka secili popull për të qenë i lirë. Sot, Kosova është e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, shtoi Veseli. Ai tha se liria nga shtypja është vlerë themelore, por nuk mjafton dhe se duhet punuar për lirinë e kuptuar si zhvillim.
Në vazhdim, kryetari i Kuvendit foli edhe për miratimin ditë më parë nga ana e Kuvendit, të Ligjit të ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Është një ligj që përmbush standardet më të larta bashkëkohore, që kanë të bëjnë me fushën akademike. Është një ligj që stimulon shtigje të reja të hulumtimit akademik, në kohën e sfidave globale të dijes e zhvillimit. Por, kjo nuk është e gjitha. Kuvendi i Kosovës dhe të gjithë mekanizmat përkatës shtetërorë, duhet të bëjnë prioritet nacional dijen dhe edukimin, sepse sot, edukimi cilësor dhe popullata e kualifikuar përbën kapitalin më të madh për një vend”, tha kryeparlamentari Veseli.
Në manifestimin festiv, të hapur me Himnin Kombëtar Shqiptar dhe Himnin e Shtetit të Kosovës, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Hivzi Islami tha se, “40 vjet histori të këtij institucioni mund të mos duken shumë në jetën e akademive me traditë të gjatë, por për ne janë si katër shekuj të përshkuar me shumë specifika, ngritje dhe rënie si rezultat i zhvillimeve të gjera politike dhe shoqërore në Kosovës dhe në vetë shtetin”.
Ai vijoi se, “kthesat e mëdha shoqërore, trysnitë, urrejtjet dhe represioni, deri te përpjekja për zhbërje biologjike, turbulencat që shembën shoqërinë kosovare dhe që më në fund sollën pavarësinë e shtetit më të ri në botë, janë ngjeshur dhe pasqyruar në ecjen tonë, në rrugën e mundimshme për të arritur këtu ku jemi”.
Kryetari Islami theksoi se, “Akademia në asnjë rast nuk mund të involvohet në diskutime të politikës së ditës, duke mbledhur rreth vetës shkencëtarët, ekspertët dhe elitën e krijimtarisë artistike, dijen dhe vizionin e tyre ajo mund t’i vërë në dispozicion të zhvillimit të mendimit kritik shkencor dhe artistik dhe të ofrojë zgjidhje për shumë çështje madhore të shoqërisë, por vetëm mbi bazë të argumenteve shkencore dhe jashtë ritmeve të ndodhive ditore”.
“Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës nuk do ta ndjekë kurrë modelin e Akademisë Serbe, e cila me veprimet e saj u shkaktoi tragjedi të mëdha miliona njerëzve”, tha Islami.
Gjatë vitit 2015, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka humbur akademikët Mark Krasniqin, Esat Stavilecin, Pajazit Nushin.
AKADAMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË URON NË 40 VJETOR AKADEMINË E SHKENCAVE E TË ARTEVE TË KOSOVËS
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti, në një veprimtari festive sot në Prishtinë, në praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit kosovar, uroi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me rastin e 40 vjetorit të themelimit, duke theksuar rëndësinë dhe bashkëpunimet e dy institucioneve të larta kombëtare.
“Rrugëtimi, zhvillimi, rritja, konsolidimi i Akademisë së Shkenaceve dhe të Arteve të Kosovës, institucionit më të lartë shkencor e të artit të Kosovës është një eveniment i veçantë në historinë e kombit tonë, shumë të vjetër historikisht por të rinj si shtete”, u shpreh ai.
Akademik Korkuti theksoi se, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, së bashku me motrën, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e themeluar 43 vite më parë, janë dy shtylla, dy institucione të mirëfillta shkencore të pavarura, që kanë në themel studimet për gjuhën, historinë dhe për kulturën kombëtare.
“Themelimi i Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës erdhi si rezultat i zhvillimit shkallë-shkallë të disa institucioneve pedagogjike e shkencore të kerkimeve albanologjike”, përkujtoi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Akademik Korkuti për jubileun e 40 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetarin e saj akademik Hivzi Islamin kishte sjellë dhuratë një komplet veprash të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është themeluar me Ligj të veçantë të Kuvendit kosovar në 20 dhjetor të vitit 1975, në kohën kur me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova avancoi dhe arriti mëvetësi organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, si njësi konstituive, ashtu si edhe njësive të tjera të federatës, nga shpërbërja e së cilës janë ndarë shtatë shtete, mes të cilave Kosova me pavarësinë e shpallur në 17 shkurtin historik 2008, të njohur deri tash nga 111 shtete anëtare të OKB-së.
- « Previous Page
- 1
- …
- 30
- 31
- 32
- 33
- 34
- …
- 94
- Next Page »