• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Bijtë e Shqipes” nderuan Nënë Terezën

September 6, 2016 by dgreca

ZËRI I DASHURISË PËR NJËRIUN/

1 N Tereza Filad

–   NËNËMADHJA, SHËNJTORJA JONË NËNË TEREZA- /

1 Llazari2NGA LAVER NIKU/

 

Sadik 2

3 Vlash fili3

4 i riu

burri-1 copy

2 burrjpg

1 Nene Teeza statuje4 Shtator 2016 ! Një ditë e madhe për krishterimin, një ditë më e madhe për popullin shqiptar. Vajza nga Shkupi i Shqipërisë, Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza,  shpallet e shënjtë. Dhe i folëm shqip, i kënduam shqip, i thurrëm himne shqip, brenda në Vatikan, vajzat dhe djemtë e talentuar të vendit të Nënë Terezës. Ajo i mblodhi të gjithë “bijtë” e saj, të krishterë dhe muslimanë, ateistë dhe besimtarë, shokë edhe miq,  miq dhe “armiq” të njëri – tjetrit në paqe, në këtë ditë të madhe të shënjtërimit të saj. NËNA e madhe Terezë i mblodhi të gjithë duke i këshilluar si përherë t’i jepnin njëri-tjetrit, vendit të tyre dhe Botës, më shumë dashuri, më shumë paqe. Është kaq e thjeshtë dhe e madhe kërkesa e saj, sa mjafton vetëm të duash. Pra çdo gjë varet nga unë, nga ty, nga të gjithë ne. Pra le t’i bindemi Nënëmadhes Terezë dhe ta bëjmë këtë botë të trazuar nga egoizmi, indiferentizmi, etja për para të pista, dhuna, urrejtja, krimi – më të mirë, më të bukur, ku dashuria, bashkëpunimi, etja për të mirën, të bukurën të mos rresht kurrë.  Ky është mesazhi që na la  Nënë Tereza, ky është shëmbulli i jetës dhe veprës së saj.

Me këtë frymë u mblodhën dje bashkatdhetarët e Nënë Terezës në Filadelfia, në sallën e veprimtarive të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes”. Salla ishte zbukuruar si për një ditë të madhe në nderim të shënjtërimit të Nënë Terezës. Dritan Matraku, Sadik Elshani, Haki Çollaku vazhdonin të bënin diçka deri në minutë e fundit. Në portret i madh i Shënjtores sonë pikturuar nga Odise Lakuriqi zinte vendin kryesor. Një tavolinë me libra të Nënë Terezës dhe të shkruar për të nga autorë të ndryshëm ishin vendosur pranë foltores së sallës.  Në sfond Gjergj Kastrioti i madh, Ismail Qemali, më tej Naim Frashëri, Fan Noli… Me atë ç’ka bënë për atdhe dhe popullin e vet, dhe jo vetëm kaq, por edhe për lirinë dhe kulturën evropiane dhe botërore, janë edhe këta shënjtorët e pashpallur të kombit tonë. Le tu falemi edhe atyre.

Nuk ishin pa përvojë zotërinjtë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. Ata kishin organizuar edhe më parë veprimtari për Nënë Terezën, edhe kur ishte midis të varfërve dhe të semurëve të Kalkutës, apo diku tjetër, edhe ku u largua prej tyre dhe shkoi në qiell.

Këto ditë është folur dhe shkruar më shumë se kurrë për Nënë Terezën, jo vetëm nga media shqiptare, që është treguar modeste, por nga gjithë mediat botërore. Të gjithë jemi ndjerë mirë. Kombi shqiptar nuk ishte më aq i vogël dhe kufijtë e tij ishin zgjeruar pa fund, në të pesë kontinentet, atje ku kishte dhe ku nuk kishte bashkatdhetarë të saj, se të gjithë biem në një mëndje për sakrificën e saj, për dashurinë që dha, për lutjet që na la trashëgim. Një pasuri e madhe për të gjithë. U bënë bashkë të gjitha racat, dhe besimtarët e feve të ndryshme, jo vetëm të Shqipërisë.  A ka më bukur!? Ishte me të vërtetë një ditë e madhe  dita e 4 Shtatorit 2016, me një dritë të veçantë, me një frymë të veçantë. U shënjtërua Nënë Tereza. Kjo u ndje edhe midis bashkatdhetarëve në Filadelfia. Ditëve të fundit dukej sikur shënjtërimi i saj ishte kryebiseda e tyre, në të gjitha kafenetë e shqiptarëve në Northeast, në South, në Richmond dhe gjetkë apo në familjet e tyre. Kishte krenari, reflektim dhe më shumë respekt për këtë figurë të madhe të kombit tonë.

Me të drejtë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare duke përmendur Nënë Terezën shkruan ” Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenjë të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Europës e të njerëzimit mbarë, sado të largët të jenë në kohë e sado të ndryshëm të jenë në trajtë, për ne shqiptarët, ka një sublime që i bashkon… . Gjergj Kastrioti simbol i vullnetit tonë për liri dhe qytetërim evropian…dhe Nënë Tereza mëshirimi ynë i madh i harmonisë, i përdëllimit dhe dashurisë për popujtë dhe njerëzimin mbarë, janë vlerat tona morale që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh.”

Edhe në veprimtarinë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, që u zhvillua të dielën e shënjtërimit të Nënë Terezës, u folë me një ndjenjë përkushtimi por edhe ndjesë të secilit përpara fjalës dhe veprës së saj. Kështu foli zoti Dritan Matraku, nënkryetar i shoqatës, që mori fjalën pas hapjes së kësaj mbrëmje nderimi nga kryetari i saj, zoti Tajar Domi.  Me këtë frymë folën edhe zotërinjtë Sadik Elshani, Llazar Vero, Eqerem Murataj dhe Lumni Shurdhiqi. Në fund e mori fjalën zoti Vlashi Fili, sekretar i shoqatës, që recitoi një poezi të tij kushtuar Nënë Terezës. Mund të kishte edhe të tjerë që donin të flisnin. Të gjithë pjesëmarrësit ndjeheshin të frymëzuar dhe donin të thoshin diçka. Dhe me të vërtetë. Kjo u pa edhe gjatë koktejlit që dha shoqata me këtë rast në kafenenë e Qëndrës së saj Kulturore. Bisedat me të njëjtën temë vazhduan deri në fund. Një anëtar i kryesisë së shoqatës falenderoi zoterinjtë Dritan Matraku, Haki Çollaku, Jakup Domi që e pasuruan koktejlin me dhuratat e tyre, një traditë e bukur kjo në këtë shoqatë.

Vjeshta e këtij viti erdhi e mbarë për popullin shqiptar, dhe për Shoqatën “Bijtë e Shqipes” që nisi me shënjtërimin e Nënë Terezës dhe do të vazhdojme veprimtari të shumta dhe me vlerë për komunitetin shqiptar në Filadelfia. Do të shihemi dhe do të shkruajmë përsëri.

LAVER NIKU

Filadelfia, 4 Shtator 2015

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, Llazar Vero, nderuan, Nene Terezen

Pse e lëmë Gonxhen e përjetshme të shqiptarëve “në harresë”?!

December 18, 2015 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/
Nene Tereza, Gonxhja e perjetshme e shqiptareve, do te jete perfundimisht e shenjteruar. Nese popuj te tjere do ta kishin rrit nje vajze e ta benin 18 vjeç, sa ishte Gonxhja e shqiptareve kur iku nga trevat shqiptare per ne boten e lire, e nese keta popuj do te kishin arritur ta kishin nje shenjtore e bamirese si Nena Tereza, do te kishin mundur te ishin me te perkdhelurit ne bote. Ne shqiptaret e kemi Nene Terezen. Ajo na ka bere drite ne te gjalle e na ndriçon edhe sot pas vdekjes. Me shenjterimin e saj ne kemi privilegjin te jemi bekuar prej Zotit! Por ne nuk jemi mirenjohes. Prandaj nuk arrijme qe ikonat boterore me rrenje shqiptare t’i bejme frymezim per suksesin tone! Aq e vertete eshte kjo sa me duket se Nene Tereza eshte shfaq me permasat e hyjnise, qellimisht qe ta mbroje kombin shqiptar prej vete shqiptareve!!! Çfare do te kishte ndodhur mbreme ne Beograd, ne Shkup, ne Podgorice, ne Athine a diku tjeter, nese do te vinte lajmi i shenjterimit te nje bije te ketyre popujve ne permasat e nene Terezes? Secili mund ta imagjinoje. Ndersa tek ne heshtje, heshtje prej shtetit, heshtje prej politikes, heshtje prej organizatave jo qeveritare, heshtje prej kishes, heshtje prej xhamise, heshtje prej akademise. Te gjithe heshtin dhe gati, gati bejne te paditurin. Ky eshte tmerr! Si nuk mesuam te shfrytezojme asetet qe na i jep Zoti per te miren e kombit tone, te imazhit tone, te nderit tone, te dinjitetit tone, te integritetit tone! I gezohemi nje ndeshjeje te humbur furbolli me shume se shenjterimit te Nene Terezes! Dhe e bejme boten te jete e dyshimte: Vertete i perket apo jo Nene Tereza shqiptareve?!

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Bytyci, Nene Terezen, Pse e lame ne harrese

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT