• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTATORI I GJUHËS SHQIPE EDHE NË DIASPORË

September 21, 2020 by dgreca

Shkolla shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia rifilloi mësimin-

Shkruan: LLAZAR VERO-Filadelfia-USA*

Shtatori përsëri na dha ditën e parë të shkollës për mësimin e gjuhës amtare fëmijëve të emigrantëve shqiptar.

  Por ky shtator është pak më ndryshe se të mëparshmit: është vazhdimi i vitit të kaluar shkollor. Në mbledhjen e saj me të fundit kryesia e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” vendosi që ky vit shkollor të plotësonte vitin shkollor që u ndërpre për shkak të pandemisë në muajin mars dhe viti i ri shkollor 2020-2021 të filloj në muajin dhjetor 2020. Mësimet do të zhvillohen “online”, ashtu sic veprohet në shkollat publike te shtetit të Pensilvanisë.

   Ky ishte objektivi. Por për realizimin e tij kërkohej shumë punë. Duheshin siguruar kompjutera (laptopë) për mësueset, duhej përgatitur plaforma e mesimit online në google clasroom, duheshin trajnuar mësueset, duhesh testuar dhe siguruar shpejtesia nevojshme e internetit për të gjitha klasat, duhej marrë takime me prindërit e nxënësve,që të njiheshin me situatën dhe të përgatiteshin për këtë formë mësimdhënie… Të gjitha këto detyra që ne i përmblodhëm në 3-4 rreshta, kërkonin organizim dhe punë këmbëngulëse. Kryetari dhe nënkryetarët e shoqatës Bujar Gjoka Rudina Bani e Dritan Matraku mbajtën barrën kryesore të këtyre punëve. Megi Pajolllari dhe Eldion Pajollari morën përsipër gjetjen e kompiuterve falas nga kompania ku punonte Megi. Ing. Ermir Cenaj mori përsipër intalimin e programeve dhe vendosjen në punë të kompjuterave. Mësueset me në krye n/kryetaren Rudina Banin kontaktuan në mënyrë periodike nëpërmjet telefonit me prindërit e fëmijëve për sigurimin e adresave të emailit për secilin nxënës si dhe anëtaren e shoqatës Orela Suku e cila me këto të dhëna ndërtoi të gjithë platformën e mësimit online për secilën klasë në google classroom dhe trajnoi mësueset në këtë program.

   Lajmërimi i shoqatës për fillim (vazhdimin) e vitit shkollor ngjalli interesim dhe përkrahje jo vetëm nga prindërit e nxënësve dhe bashkatdhetarët tanë në Filadelfia dhe me gjërë, por edhe nga shokë dhe miq tanë dhe të shoqatës në Shqipëri, Greqi, Itali, etj. Gazetari dhe miku ynë Sefedin Çela nga Tirana se nga ky lajm “Na jepni krahë edhe neve këtej.”. Një tjetër njeri i letrave, Hekuran Iljazi, në mesazhin e tij shkruan: “Zoti i bekoftë mësimdhënësit, kontribuesit për përpjekjet që të mos harrohet gjuha e bukur shqipe!” Keshtu,me përshëndetje dhe urime vazhdon edhe gazetarja tjeter Vadete Antoni etj.

   Dhe erdhi data 20 Shtator, dita e parë e plotësimit të vitit shkollor 2019-2020. Megjithëse shumë më ndryshe se vitet e mëparshme, kur dita e pare e shkollës ishte një ditë e madhe feste, me prindër dhe fëmijë të veshur bukur, me ceremonin e shkurtër dhe përshendetjet e rastit dhe me këndimin e himnit kombëtar nga të gjithë nxënësit, fillonte dita e pare e shkollës, përsëri edhe kjo ditë pati emocionet e veta. Mësuese dhe nxënës u përshendetën gjithë mall nëpërmjet kompiuterit. Mësuese Rudina nuk harroi të këndonte së bashku me nxënësit edhe himnin kombëtar. Pas kësaj filloi ora e mësimit. Me pak vështirësi në fillim por mënjëherë pranë mësueseve gjendeshin ish antare e kryesise së shoqates dhe përherë e gatshme për ndihmë, Orela Suku, apo ish nxënësit e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Sara Matraku, Arbiona Muzhaqi e Anthoni Thanasi,tani gjimnazista, ose studentë në high school, siç i thonë në Amerikë. Bujari Gjoka dhe Dritan Matraku kalonin nga një kat në tjetrin, nga një klasë në tjetrën derisa cdo gjë u normalizua. Kështu filloi nga puna “Shtatori Gjuhës Shqipe-2020”!

       Në fund të kësaj dite mësueset ishin të kënaqura dhe të çliruara,sikur sapo kishin dalë nga provimi. Mësuesja “veterane” e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Rajmonda Bardhi u shpreh e emocionuar: “pjesëmarrja në mësim e nxënësve të klasës së pestë është për t’u vlerësuar me notën 10. Po kështu edhe për angazhimin në procesin mësimor, korrektësinë në postimin e ushtrimit dhe zgjidhjen e saktë të tij…”. Me entusiazëm folën edhe mësueset e klasës së pare Irini Zenelaj, klasës së dytë Ermira Tusha dhe e klasës së tretë Rudina Bani. Ndërsa mësuesja e klasës së katërt Afërdita Muzhaqi, në mesazhin e saj shkruan: “Një vit i pazakontë kur takimi me nxënësit u bë nëpërmjet ekranit të kompiuterit. Ishin po ato emocione që unë kam provuar cdo vit shkollor. Me to u perzienë edhe shqetësimi se si do të shkonte mësimi “online”. Por shqetësimet u shuan kur para meje, në ekranin e kompiuterit u shfaqen u shfaqen fytyrat e dashura të nxënësve të mi. Në to shihja dëshirën dhe vullnetin për të mësuar gjuhën shqipe.Kjo më jep zemër për të ecur përpara dhe për të mposhtur çdo vështirësi.” Midis këtyre emocioneve, kujtoj se midis nesh, sot për herë të parë që nga dita e parë e shkollës shqipe në Filadelfia, mungonte sekretari i shoqatës Vlashi Fili, Një gëzim familjar, ditëlindja e tij dhe e bashkëshortes Yllka, gjatë javës që shkoi, që i bashkangjiteshin nderimit të tij me titullin “NDERI I QYTETIT TË KUÇOVËS, pak kohë me pare, që e mbajti larg kësaj dite tjetër të bukur.

      Në fund të kësaj dite të veçantë në historinë e shkollës tonë, një falenderim i vecantë u takon prindërve që qëndruan pranë fëmijëve gjatë procesit mësimor në ditën e pare të mësimit “online”!

Por janë me qindra, për të mos thënë me mijëra prindër të rinjë  që akoma e nënvlerësojnë, nevojën, domosdoshmërinë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën amtare, gjuhën tonë të bukur shqipe. Pa kuptuar, në këtë mënyrë ata i kanë ndarë fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat nga prindërit e tyre, nga të afërmit, dhe në fund të fundit, pse mos ta themi,edhe nga atdheu i tyre. Do të vij një ditë që fëmijët, sot të vegjël, do t’i dënojnë për këtë veprim.

         Javën që shkoi dhe sot filluan mësimdhënien shumë shkolla shqipe në Amerikë dhe në Europë. Është SHTATORI I GJUHËS SHQIPE! U urojmë nga zemra për këtë punë të shënjtë! Paçin gëzime dhe mbarësi të gjithë organizuesit,mësuesit, nxënësit dhe prindërit, për ruajtjen e gjuhës së bukur shqipe!

   LLAZAR VERO

Filadelfia,20 Shtator 2020

*Me shume fotografi gjeni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: Gjuha Jone, Llazar Vero, SHTATORI I GJUHËS SHQIPE

FILADEFIA, KRONIKË E DITËVE, ME FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR

December 1, 2016 by dgreca

1-marshimNga Llazar Vero/Filadelfia,SHBA/

Pesëmbëdhjetë vite më parë e elektronike, te ndërtesa e lartë e PECO-s, me urimin për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe, më e rëndësishmja, ngritja e Flamurit tonë Kombëtar te sheshi i Bashkisë së qytetit, filluam me një mbrëmje festive për Ditën e Flamurit.  Kështu vazhduam për disa vite me radhë, por me ndryshime nga viti në vit. 1-laver-niku

Pastaj erdhi viti 2012, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe diçka  më shumë ndryshoi. Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në qytetin e Filadelfias i nisi më herët përgatitjet. Porositi më shumë flamuj, jo vetëm për manifestimin dhe mbrëmjen festive, por edhe për t’i shpërndarë ndër familjet e bashkatdhetarëve tanë. Bluzat e kuqe, me shqiponjë, flamuj sticker për mbrëmjen dhe manifestimet dhe realizimi i një reklame ishin të rejat, që e pasuruan këtë ditë të shënuar për Kombin tonë. I njëjti skenar edhe për dy vite të tjerë që pasuan.

Dhe erdhi 2016-a, më e pasur me veprimtari:

1)20 Nëntor: Parada e Thanksgiving-ut, me Flamurin tonë

1-me-makine                 Ajo zhvillohet rregullisht, për 40 vite me radhë, në Northeast të Filadelfias. Ne do të merrnim pjesë për herë të parë. Ishte  nisma e antarit të Këshillit Drejtues të Shoqatës, Sadik Elshani, pjesëmarrja jonë në këtë veprimtari dhe mbështetja nga të gjithë antarët e këtij këshilli, realizimi i kësaj veprimtarie, që ishte edhe një risi për vetë këtë paradë, ku marrin pjesë, çdo vit, me dhjetëra e dhjetëra organizata, shkolla dhe institucione të tjera të ndryshme. Shoqata jonë do të merrte pjesë me nxënësit e Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”, mësues dhe prindër të fëmijëve dhe antarë të Këshillit Drejtues të kësaj Shoqate etj. Fëmijët ishin veshur me kostume kombëtare dhe ndër duar mbanin flamurët e vegjël të Amerikës dhe Shqipërisë. Të rriturit, me flamuj të mëdhenjë të dy vendeve,  ecnin pas fëmijëve.  Dy ditë më parë, nënkryetari i shoqtës Dritan Matraku kishte siguruar një numër të mirë flamujsh shqiptarë dhe amerikanë, të mëdhenjë dhe të vegjël. Në krye të grupit tonë printe makina e kuqe, me një shqiponjë të madhe, të pikturuar  në kapakun e motorit dhe në dy anët e saj ishin shkruar dy emra të dashur: SHQIPËRIA dhe KOSOVA. Labinot Zogaj, një i ri 17-vjeçar, i sapo ardhur nga Prishtina, ishte shoferi dhe përgjegjësi i muzikës, që do  ta shoqëronte grupin. Bashkë me të ishte  i vëllai, Arlindi dhe shoku i tyre nga Vlora, Elion Meminaj, me detyrën e  flamurmbajtësëve.

Ishte një ditë shumë e ftohtë për Filadelfian. Temperatura i afrohej zeros Celsius. Por të gjithë, të mëdhenjë dhe të vegjël, sikur ngroheshin nga këngët dhe marshet atdhetare dhe valëvitja e flamurëve, shqiptarë dhe amerikanë.

Shikuesit, në të dy anët e Frankford Ave., të tërhequr nga muzika, kostumet kombëtare dhe  flamurët e shumtë mbi kryet tona, herë pyesnin dhe herë thërrisnin: “Albania, Albania !”

2)   25 Nëntor: Ngritja e Flamurit tonë Kombëtar

Bashkia e Filadelfias caktoi datën 25 Nëntor për ceremoninë e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar. Ai do të qendronte i ngritur deri më datën 29 Nëntor 2016.

Që në mëngjes herët, anëtari i Këshillit Drejtues të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Haki Çollaku kishte vendosur dekorin festiv, të përgatitur nga ai prej ditësh më parë, një kopyim flamurësh, shqiptarë e amerikanë dhe në mes të tyre portretet e heronjëve tanë kombëtarë, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Në një kënd të ballkonit gjigand, përball ndërtesës së adminstratës së Bashkisë së Filadelfias, Dj Ervin Cara dhe kameramani  “veteran” Florian Bezhani po përgatiteshin për fillimin e ceremonisë. Nga të gjitha drejtimet vazhdonin të vinin bashkatdhetarë të moshave të ndryshme, të veshur si për festë. Kryetari i Shoqatës sonë,Tajar Domi kalonte sa nga nëra anë në tjetrën, duke takuar të sapoardhurit,duke kontrolluar nëse çdo gjë ishte gati. Në lëvizje ishin të gjithë antarët e Këshillit Drejtues:  nënkryetari i saj Bujar Gjoka, sekretari  Vlashi Fili, Llazar Vero, Bujar Çela, Bashkim Bërdufi, Suela Teme, Sadik Elshani etj. Ndërkohë, nga një kënd i këtij sheshi vijnë një grup të rinjësh, nxënës të Northeast High School. Nuk ishin pak, 20-30-40 djem dhe vajza, që na kanë shoqëruar çdo vit në manifestimet e ngritjes së Flamurit, që nga 100-vjetori i  festimit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të gjithë ndjehemi më mirë, kur kemi këta të rinjë mes nesh. Ata janë të lidhur shpirtërisht me Flamurin, me Shqipërinë, me traditat më të mira të vendit tonë. Para pak kohësh, ata krijuan në shkollën e tyre “Alba Club”, një qendër që do t’i mbajë ata më afër njëri-tjetrit dhe  atdhedashurisë. Disa ishin të veshur me bluza të kuqe, ku spikaste shqiponja jonë dykrenare dhe të tjerë me flamujt ndër duar,  u futën vrullshëm nën ritmet e valleve tona popullore. Dhe i kërcejnë aq bukur dhe me aq krenari e dashuri, sa do t’i kishin zili edhe profesionistët. 

Pastaj erdhi çasti për ngritjen e Flamurit. Pranë shtizës afrohet çifti Elvira dhe Besnik Budo, ndër të parët anëtarë të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Pas nderimit të Himnit të Shteteve të Bashuara të Amerikës, dëgjohen tingujt e Himnit tonë Kombëtar dhe Flamuri ynë filloi të ngrihej lart dhe më lart në shtizë, pranë shtizës së flamurit amerikan. Të gjithë janë të mbushur me emocione në këta minuta dhe me kokën lart shoqërojnë ngritjen e Flamurit tonë. Pas kësaj, të pranishmit i përshëndeti  Llazar Vero, anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës. Në emër të Bashkisë së Fildelfias përshëndeti znj. Hani Vhite.                                    .

Festa vazhdoi ndrmet tingujve të këngëve nga grupi  fëmijëve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”.Nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana ata kënduan dy këngë patriotike, si dhe vallet shqiptare kërceheshin aq bukur nga të rrinjtë tanë.

Në mbyllje të kësaj ceremonie të bukur, Tajar Domi i ftoi pjesëmarrësit në mjediset e Qendrës Kulturore të Shoqatës, për të festuar  dhe gëzuar së bashku.

Për mbrëmje të tilla Shoqata jonë ka më shumë përvojë. Dritani, Llazari dhe Hakiu me kohë kishin biseduar me drejtues të restorantit për menunë, pijet dhe çdo gjë tjeter të nevojshme, për mbarëvajtjen e kesaj mbrëmjeje. Kryetari i Shoqatës kishte siguruar këngëtarët e njohur: Altin Sulku, Anjeza Ndoi, Nexhip Dida, bashkë me instrumentistët, që ishin të gjithë të mirë. Me zërat e tyre të bukur, ata sollën këngë nga të gjitha krahinat e vendit tonë, duke plotësuar kështu kërkesat e tërë pjesëmarrësve, në këtë mbrëmje.

Por, përveç muzikës, këngëve dhe valleve, mbrëmja kishte edhe një kronikë tjetër. Pas ekzekutimit të Himneve të Amerikës dhe Shqipërisë, nënkryetari i Shoqatës, Dritan Matraku, me një fjalë të shkurtër, i përshendeti tërë pjesëmarrësit dhe u uroi të gjithë bashkatdhetarëve Ditën e Pavarësisë dhe të çlirimit të Atdheut. Më vonë, sekretari i Shoqatës, Vlashi Fili, në emër të Këshillit Drejtues të saj, ndau disa vlerësime. Me vlerësimin “Nderi i Komunitetit” u nderua Tajar Domi; me vlerësimin “Njeriu i Vitit” u nderua Bujar Gjoka, nënkryetar  dhe shef i sektorit të financës  së kësaj Shoqate; me “Çertifikatë Mirënjohje” u nderuan anëtarët e Shoqatës: Sami Zaimaj dhe Eldjon Pajollari. Përsëri këngë dhe valle nga të gjitha krahinat dhe, ndërmjet tyre, njoftime e falenderime të tjera. Një nga këto ishte dhe falenderimi që Llazar Vero bëri, në emër të Shoqatës, për djemtë dhe vajzat e Northeast High School, që manifestuan me këngë dhe valle gjatë ceremonisë së ngritjes së Flamurit në qëndër të Filadelfias. Pranë tij ishin dhe dy nga pjesëmarrësit në këtë manifestim, Arjol Shpuza e Toni Hasani, dy nga valltarët më të mirë dhe më të palodhur të këtij grupi. Në fund të falenderimit të tij, në shënjë mirënjohjeje, ai tha se Shoqata jonë, me ndihmën e bashatdhetarëve, do të sigurojë 20 kostume kombëtare shqiptare, për grupin e vallëtarëve të kësaj shkolle.

Mbrëmja festive dukej sikur nuk do të kishte fund. Shumë vonë, pas orës 23.00 filluan largimet e para. Bashkatdhetarët tanë ishin më të gëzuar, më të dashur dhe të ngrohtë me njëri-tjetrin. Ishte Flamuri, që i kishte bashkuar.

4)28 Nëntor: Përsëri për Flamur, në Harrisburg

 Ditën e hënë, në mëngjes herët, një varg makinash,  me drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, nisen nga Filadelfia, drejt Harrisburgut, kryeqytetit të shtetit të Pensilvanisë.  Ndërmjet tyre ishte edhe makina e kuqe, me shqiponjën dykrenare. E drejtonte Labinot Zogaj, që udhëtonte me mikun e tij, të riun vlonjat, Elion Meminaj dhe të të vëllanë, Arlind Zogaj.

Në bashkëpunim me zyrën e Zëvëndësgovernatorit, Departmentit të Shtetit  dhe Shoqatës së Trupave Konsullore  në Harrisburg, do të organizohej ceremonia e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia do të zhvillohej në Harrisburg Capital East Ëing Rotunda. Mjedisi qe zbukuruar me flamurët e Shqipërisë, Amerikës, Shtetit të Pensilvanisë etj. Në krahë të tyre ishin vendosur dy tavolina, që paraqesnin në foto kostumet tona kombëtare  dhe punime artistike tradicionale shqiptare.

Pas përshëndetjeve të rastit, fjalën e mori  z. Pedro Cortes, Sekretar i Shtetit të Pensilvanisë. Pasi ua uroi mirëseardhjen të pranishmëve, foli për Ditën e Pavarësisë së Shqipërise dhe marrëdheniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe për emigrantët shqiptarë në Pensilvani, që japin ndihmesën e tyre të vyer në këtë vend etj. Pas kësaj u ekzekutuan Himnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë. Më tej, e mori fjalën Jimmy Daku, përfaqësues i Shqipërisë në Shtetin e Pensilvanisë, i cili foli shkurt për peshën e Ditës së Pavarësisë, në historinë e Shqipërisë. Fjala e tij u pasua nga përshëndetja e kryetarit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filaddelfia, Tajar Domi. Shkurtimisht, ai paraqiti rrugëtimin historik të popullit tonë për pavarësi dhe ndihmesën e  Amerikës për mbrojtjen e saj nga fqinjët grabitqarë. Pasi theksoi se kjo ndihmesë konkretizoi edhe pavarësinë e Kosovës, ai dha disa shembuj të ndihmesës së emigrantëve shqiptarë në Amerikë, në të gjitha fushat: Arsim, kulturë e art, shkencë dhe biznese.

Ceremonia vazhdoi me paraqitjen  e dokumentit, për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, të dalë nga  Zyra e zëvendës Governatorit Mike Stack. Dokumentin e lexoi z. Matthe Franchak, shef i Personelit të kësaj zyre.

Ceremonia vazhdoi me përshëndetjen e z. Peter Longstreth, President i Shoqatës së Trupave Consullore të Filadelfias dhe Consull Nderi i Republikës së Uruguajt. “Unë jam president i konsujve të 44 vendeve -tha ai me mënçuri dhe humor,- por asnjë nuk është më i rëndësishëm se Shqipëria.”

Veprimtarinë e mbylli, midis një atmosfere me të vërtetë miqësore,  sekretari i Shtetit të Pensilvanisë,  z. Pedro Cortes. Ndërkohë, u shkëmbyen dhurata simbolike.

Pastaj për pjesëmarrësit u organizua vizita në zyrat e Zëvendësgovernatorit,  Mike Stack, të sekretarit të Shtetit Pedro Cortes, në sallat e Kongresit dhe të Senatit të Pensilvanisë etj.

…Ishte një ditë e bukur dhe e mbushur me mbresa të bukura dhe ndjenjë krenarie për mikun e madh, Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Një vit i madh na pret përpara: 105-vjetori i Pavarësisë së Atdheut tonë të dashur. 

Filadelfia, Nëntor 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: KOMBËTAR SHQIPTAR, KRONIKË E DITËVE, Llazar Vero, me Flamurin

FLAMURI NGA KOSOVA

October 12, 2016 by dgreca

Mbresa nga dita e parë në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia/
1-filadelfia-shkolla
NGA  LLAZAR VERO/FILADELFIA/
 
Dita e parë e shkollës. Kë nuk emocionoi ? Të mëdhenjë dhe të vegjël. Akoma më shumë kur je larg atdheut. Shkolla Shqipe  “Gjuha jonë” pranë Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia fillon vitin e 12- të saj, pa asnjë ndërprerje. Ajo ka qënë dhe është në qëndër të vëmendjes së këshillit drejtues të shoqatës, të mësueseve të talentuara Rajmonda Bardhi, Kozare Doko, Irini Zenelaj, Adelina Ramizi, të prindërve dhe të afërmëve të fëmijëve. Është një festë e vërtetë.
 Art Rukiqi është i pari që mbërrin para shkollës, gjithë shend e verë. Në duar ka një tufë lulesh për mësuesen, nga pas i shkojnë babi Miloti, dhe dy të afërm të tjerë që ishin gjysh Destani dhe axha Genc. Arti i printe gjithë krenari si zot shtëpie. Sivjet ai ndjek vitin e dytë të kësaj shkolle ndaj ndihet kaq i sigurtë dhe i gëzuar. Do të takoj shokët dhe shoqet, mësueset dhe xhaxhat e tjerë të shoqatës që kujdesen çdo të djelë për mbarëvajtjen e shkollës, për organizimin e ditëlindjeve të tyre, eskursioneve, koncerteve festive etj. Por edhe Artin e priste një dhuratë e bukur nga shoku i tij i bangës gjatë klasës së parë, Blerim Çela. Ai kishte qënë në Shqipëri së bashku me familjen këtë verë. Dhe a e dini çfarë dhurate i kishte sjellë Artit. Një top futbolli me hartën e Kosovës. U gëzua shumë Arti. Dhe Blerimi, më shumë. Unë pashë sytë e të dyve. Ishin gjithë dritë dhe dashuri për njeri-tjetrin.
   Zoti Destan Rukiqi, një avokat i njohur në Prishtinë, ndjehet i emocionuar për nipin e tij që po mëson në një shkollë shqipe, edhe pse larg atdheut. për të nderuar punën e shoqatës dhe të shkollës, ai kishte sjellë prej Kosove një dhuratë të bukur, të veçantë: një flamur kombëtar në cohë mëndafshi i rrethuar me thekë në ngjyrë ari dhe me shqiponjën dykrenare në mes. Ai ishte i emocionuar por jo më pak edhe drejtuesit e shoqatës që e morën në dorë këtë dhuratë të çmuar. Ishte flamuri ynë i shënjtë që i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ishte një flamur që vinte nga Kosova heroike, Kosova e shumëvuajtur, me plagë ende të hapura nga lufta  më e fundit kundër shovinistëve sërbomedhenjë. E vendosën menjëherë në këndin kryesor të sallës së madhe ku janë vendosur portretet në pikturë  të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit dhe bustet e tyre.  Ky është këndi i flamurit. Para tij çdo të djelë në mëngjes, të gjithë nxënës dhe mësuese para fillimit të mësimit këndojnë himnin e flamurit : “Rreth Flamurit të përbashkuar / Me një dëshirë dhe një qëllim…”. Edhe sot e njëjta ceremoni, të njëjtat emocione, që do t’i shoqërojnë këta fëmijë në vite. Kur të rriten, duke kënduar himnin e atdheut të ri, Amerikës së madhe  do të kujtojnë edhe rreshtat e himnit të atdheut të prindërve të tyre, të fëmijërisë së tyre, që e mësuan në këtë shkollë.
Pas himnit fëmijët u shpërndan nëpër klasat e tyre. Filloi një ditë  e re mësimi me një flamur të ardhur nga Kosova
 Është veçanërisht i bukur një flamur kombëtar i ardhur nga ato troje. Ju faleminderit zoti avokat Destan Rukiqi!
 
Filadelfia, Shtator 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: Flamuri, Llazar Vero, nga kosova

“Bijtë e Shqipes” nderuan Nënë Terezën

September 6, 2016 by dgreca

ZËRI I DASHURISË PËR NJËRIUN/

1 N Tereza Filad

–   NËNËMADHJA, SHËNJTORJA JONË NËNË TEREZA- /

1 Llazari2NGA LAVER NIKU/

 

Sadik 2

3 Vlash fili3

4 i riu

burri-1 copy

2 burrjpg

1 Nene Teeza statuje4 Shtator 2016 ! Një ditë e madhe për krishterimin, një ditë më e madhe për popullin shqiptar. Vajza nga Shkupi i Shqipërisë, Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza,  shpallet e shënjtë. Dhe i folëm shqip, i kënduam shqip, i thurrëm himne shqip, brenda në Vatikan, vajzat dhe djemtë e talentuar të vendit të Nënë Terezës. Ajo i mblodhi të gjithë “bijtë” e saj, të krishterë dhe muslimanë, ateistë dhe besimtarë, shokë edhe miq,  miq dhe “armiq” të njëri – tjetrit në paqe, në këtë ditë të madhe të shënjtërimit të saj. NËNA e madhe Terezë i mblodhi të gjithë duke i këshilluar si përherë t’i jepnin njëri-tjetrit, vendit të tyre dhe Botës, më shumë dashuri, më shumë paqe. Është kaq e thjeshtë dhe e madhe kërkesa e saj, sa mjafton vetëm të duash. Pra çdo gjë varet nga unë, nga ty, nga të gjithë ne. Pra le t’i bindemi Nënëmadhes Terezë dhe ta bëjmë këtë botë të trazuar nga egoizmi, indiferentizmi, etja për para të pista, dhuna, urrejtja, krimi – më të mirë, më të bukur, ku dashuria, bashkëpunimi, etja për të mirën, të bukurën të mos rresht kurrë.  Ky është mesazhi që na la  Nënë Tereza, ky është shëmbulli i jetës dhe veprës së saj.

Me këtë frymë u mblodhën dje bashkatdhetarët e Nënë Terezës në Filadelfia, në sallën e veprimtarive të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes”. Salla ishte zbukuruar si për një ditë të madhe në nderim të shënjtërimit të Nënë Terezës. Dritan Matraku, Sadik Elshani, Haki Çollaku vazhdonin të bënin diçka deri në minutë e fundit. Në portret i madh i Shënjtores sonë pikturuar nga Odise Lakuriqi zinte vendin kryesor. Një tavolinë me libra të Nënë Terezës dhe të shkruar për të nga autorë të ndryshëm ishin vendosur pranë foltores së sallës.  Në sfond Gjergj Kastrioti i madh, Ismail Qemali, më tej Naim Frashëri, Fan Noli… Me atë ç’ka bënë për atdhe dhe popullin e vet, dhe jo vetëm kaq, por edhe për lirinë dhe kulturën evropiane dhe botërore, janë edhe këta shënjtorët e pashpallur të kombit tonë. Le tu falemi edhe atyre.

Nuk ishin pa përvojë zotërinjtë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia. Ata kishin organizuar edhe më parë veprimtari për Nënë Terezën, edhe kur ishte midis të varfërve dhe të semurëve të Kalkutës, apo diku tjetër, edhe ku u largua prej tyre dhe shkoi në qiell.

Këto ditë është folur dhe shkruar më shumë se kurrë për Nënë Terezën, jo vetëm nga media shqiptare, që është treguar modeste, por nga gjithë mediat botërore. Të gjithë jemi ndjerë mirë. Kombi shqiptar nuk ishte më aq i vogël dhe kufijtë e tij ishin zgjeruar pa fund, në të pesë kontinentet, atje ku kishte dhe ku nuk kishte bashkatdhetarë të saj, se të gjithë biem në një mëndje për sakrificën e saj, për dashurinë që dha, për lutjet që na la trashëgim. Një pasuri e madhe për të gjithë. U bënë bashkë të gjitha racat, dhe besimtarët e feve të ndryshme, jo vetëm të Shqipërisë.  A ka më bukur!? Ishte me të vërtetë një ditë e madhe  dita e 4 Shtatorit 2016, me një dritë të veçantë, me një frymë të veçantë. U shënjtërua Nënë Tereza. Kjo u ndje edhe midis bashkatdhetarëve në Filadelfia. Ditëve të fundit dukej sikur shënjtërimi i saj ishte kryebiseda e tyre, në të gjitha kafenetë e shqiptarëve në Northeast, në South, në Richmond dhe gjetkë apo në familjet e tyre. Kishte krenari, reflektim dhe më shumë respekt për këtë figurë të madhe të kombit tonë.

Me të drejtë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare duke përmendur Nënë Terezën shkruan ” Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenjë të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Europës e të njerëzimit mbarë, sado të largët të jenë në kohë e sado të ndryshëm të jenë në trajtë, për ne shqiptarët, ka një sublime që i bashkon… . Gjergj Kastrioti simbol i vullnetit tonë për liri dhe qytetërim evropian…dhe Nënë Tereza mëshirimi ynë i madh i harmonisë, i përdëllimit dhe dashurisë për popujtë dhe njerëzimin mbarë, janë vlerat tona morale që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh.”

Edhe në veprimtarinë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, që u zhvillua të dielën e shënjtërimit të Nënë Terezës, u folë me një ndjenjë përkushtimi por edhe ndjesë të secilit përpara fjalës dhe veprës së saj. Kështu foli zoti Dritan Matraku, nënkryetar i shoqatës, që mori fjalën pas hapjes së kësaj mbrëmje nderimi nga kryetari i saj, zoti Tajar Domi.  Me këtë frymë folën edhe zotërinjtë Sadik Elshani, Llazar Vero, Eqerem Murataj dhe Lumni Shurdhiqi. Në fund e mori fjalën zoti Vlashi Fili, sekretar i shoqatës, që recitoi një poezi të tij kushtuar Nënë Terezës. Mund të kishte edhe të tjerë që donin të flisnin. Të gjithë pjesëmarrësit ndjeheshin të frymëzuar dhe donin të thoshin diçka. Dhe me të vërtetë. Kjo u pa edhe gjatë koktejlit që dha shoqata me këtë rast në kafenenë e Qëndrës së saj Kulturore. Bisedat me të njëjtën temë vazhduan deri në fund. Një anëtar i kryesisë së shoqatës falenderoi zoterinjtë Dritan Matraku, Haki Çollaku, Jakup Domi që e pasuruan koktejlin me dhuratat e tyre, një traditë e bukur kjo në këtë shoqatë.

Vjeshta e këtij viti erdhi e mbarë për popullin shqiptar, dhe për Shoqatën “Bijtë e Shqipes” që nisi me shënjtërimin e Nënë Terezës dhe do të vazhdojme veprimtari të shumta dhe me vlerë për komunitetin shqiptar në Filadelfia. Do të shihemi dhe do të shkruajmë përsëri.

LAVER NIKU

Filadelfia, 4 Shtator 2015

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, Llazar Vero, nderuan, Nene Terezen

NË FILADELFIA U NGRIT FLAMURI YNË KOMBETAR

December 1, 2015 by dgreca

NGA LAVER NIKU/

Është i katërti vit që në qendër të qytetit të Filadelfias, pranë Bashkisë historike të këtij qyteti me emër të madh, Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptare- Amerikane “Bijtë e Shqipes”, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ngre flamurin e kuq me shkabën dykrenore në mes, flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, të të gjithë atyre trimave shqiptarë që derdhën gjakun për liri dhe pavarësi. Kjo është, në të gjitha kuptimet, veprimtaria më e rëndësishme e vitit për shoqatën. Në këtë ditë të shënuar të historisë tonë, shkrihen në një dashuria për atdheun, krenaria për historinë tonë, dhimbja për dëshirat e parealizuara, ëndërrat për të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë. Dhe për kremtimet e kësaj ngjarje të shënuar nuk merr pjesë vetëm  kryesia e shoqatës, apo vetëm shoqata. Ka përherë e më shumë një pjesëmarrje më të gjerë të të gjithë bashkatdhetarëve, nga të gjitha krahinat e vendit. Kjo vihet re edhe në ndihmesën që japin përherë dhe më shumë  prej tyre, për ta festuar me sa më shumë dinjitet këtë ditë të madhe të historisë tonë.

Ishte një ditë e bukur, dita e Premte, e 27 Nëntorit 2015. Diçka e pazakontë për muajin nëntor në Filadelfia. Një ditë me diell dhe qiell të pastër si rrallëherë. Mjeshtri Haki Çollaku nga Dibra kishte përgatitur një stendë festive kushtuar kësaj dite, mbushur me flamujë shqiptarë të mëdhenjë dhe të vegjël dhe midis tyre edhe flamuj  amerikanë, në nderim të vendit mikpritës. Në të dy anët e stendës ishin vendosur dy foto të mëdha të burrit të mënçur Ismail Qemalit ,  kryetarit të parë të qeverisë shqiptare dhe gjeneralit të lavdishëm Isa Boletinit. Ende pa filluar ceremonia bashkatdhetarër filluan të bënin fotografi para kësaj stende në kujtim të kësaj dite. Bashkatdhetarër filluan të vijnë nga të gjitha drejtimet grupe-grupe. Erdhën dhe studentët e  Shkollës së Mesme të Northeast-it, që çdo vit i japin gjallëri kësaj dite me vallet popullore shqiptare, me gëzimin dhe gjallërinë e tyre. Kjo është edhe meritë e mësueses së tyre Nikoleta Papa, që ka vite që punon me studentët shqiptarë me një përkushtim të veçantë. Si çdo vit vjen Alban Merolli një nga mbështetësit e parë të Shoqatës tonë, me gjithë familjen e tij. Këtë vit ai vjen i shoqëruar me një grup të rinjësh, djemë dhe vajza që janë nipër dhe mbesa të tij. Me të drejtë ndihet krenar tek i shikon ata të përfshirë në vorbullën e valltarëve, në kremtimin e kësaj dite të shënuar. Pak minuta më vonë shohim doktor Besnik Budo me të shoqen Elvira Budo, një ndër veprimtaret e pra të shoqatës dhe për shumë vite antare e kryesisë së shoqatës….. E pamundur t’i veçosh të gjithë. Midis pjesëmarrësve shohim këshilltarin e qytetit të Filadelfias, përkrahësin e parë të ngritjes së flamurit tonë kombëtar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë zotin Mark Squilla, i shoqëruar nga zoti Fernando Trevino, zëvëndësdrejtor i Zyrës së Emigracionit dhe Multikulturës pranë Bashkisë së Filadelfias.

Për pak minuta afron ora 10.00  AM, ora e ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar. Nën tingujt e himnit kombëtar të SHBA, të gjthë pjesëmarrësit nderojnë me mirënjohje shtetin që u hapi dyert dhe u dha mundësi për ndërtimine e një jete të re në këtë vend. Pas pak dëgjohen tingujt e himnit tonë kombëtar. Janë çaste emocionuese për atdheun që e kemi larg syve por shumë afër zemrës dhe mendimeve tona.  Të gjithë nderojnë me emocione dhe jo rrallë sheh edhe sy të përlotur. Ndërkaq nënkryetari i parë i shoqatës zoti Bujar Gjoka fillon ngritjen e flamurit tonë kombëtar.  Kushdo që e ka provuar një moment të tillë nuk shpëton pa provuar emocione të fuqishme. Krejt të veçanta.

Në vazhdim  kryetari i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipe”, zoti Tajar Domi përshëndet të pranishmit. Midis të tjerash, pasi bëri një “udhëtim” të shkurtër historik të rrugës së pavarësisë së kombi tonë dhe përmëndi emrat më të shquar që sakrifikuan pasurinë dhe jetën për flamur dhe Atdhe, ai theksoi se ” kush lufton për kombin, kush bie për flmurin, mbetet krenaria e kombit, kujtohet dhe nuk harrohet kurrë.”

Duke e mbyllur fjalëne tij të shkurtër z. Tajar Domi u bëri thirrje bashkatdhetarëve për të qënë të bashkuar dhe për të punuar së bashku për ruajtjen e vlerave tona kombëtare .

Pas duartrokitjeve e mori fjalën zoti Mark Squilla i cili  pasi foli për rëndësinë e ditës së flamurit për çdo komb, vlerësoi komunitetin shqiptar në Filadelfia si njërëz të zgjuar dhe pnëtorë, me dëshirë për t’arsimuar, që po realizojnë një përfshirje të shpejtë të tyre në jetën e këtij qyteti të madh që po zhvillohet me shpejtësi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe zoti Fernando Trevino, zëvndës drejtor i Zyrës së Emigracionit dhe Multikulturës pranë Bashkisë së Filadelfias. Duke përgëzuar shqiptarët për ruajtjen dhe pasurimin e kulturës dhe traditave më të mira të tyre, ai theksoi se në këtë mënyrë ata bëhen mbartës dhe ruajtës të kulturës amerkane.

Përsëri këngë edhe valle nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Disa qytetarë amerikan futen midis valltarëve tanë dhe mundohen të kapin hapin dhe ritmin e valleve tona të bukura.

Në një kënd të sheshit Elidon Pajollari , agjent  sigurimesh i State Farm, ka ngritur tendën  e tij dhe u shërben bashkatdhetarëve kafe dhe donats falas. Është i dyti vit që ai ndërmerr këtë veprim për t’i ardhur në ndihmë shoqatës dhe komunitetit, për të dhënë ndihmesën e tij në kremtimet e Ditës së Flamurit. I faleminderit!

Njërëzit nuk rreshtin së bëri fotografi me flamur. Është dita e tij. Rrofsh dhe  u valavitsh përherë i lirë dhe krenarë Flamuri Ynë!
Filadelfia 28 Nëntor 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, filadelfia, Llazar Vero

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Në Kishën e Shën Tomës në New York u mbajt meshë falënderimi në nderim të Ambasadorit Frank G. Wisner II
  • SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO AMERIKANË DHE ALEANCA SHQIPTARE NJU XHERSI (NEW JERSEY)
  • JAVË E SUKSESEVE TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË WASHINGTON
  • Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura
  • Shoqata “Gjergj Kastrioti”, mërgata shqiptare në Zvicër në promovim të veprës së heroit tonë kombëtar
  • Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës
  • Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
  • Të përdorur dhe të flakur…
  • 52 vite nga Kryengritja e Spaçit
  • Vendosja e Komandës së Trupave Amerikane në Kosovë, pikë kthese strategjike për sigurinë rajonale dhe integrimin Euro-Atlantik
  • Përkujtojmë sot juristin, filozofin dhe përkthyesin Abdulla Rami (20 maj 1908 – 29 janar 1973)
  • “Bekime dhe Mallkime” prezantohet në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork
  • 52 vjetori i Revoltës së Spaçit (21 maj 1973 – 21 maj 2025)
  • Join Us for the 3rd Annual Albanian Picnic!
  • Konferencë Ndërkombëtare: Letërsia shqipe e mërgimit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT