Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, Anette Kramme, në një bisedë me “Deutsche Welle” përsëriti edhe një herë atë që zyrtarët e lartë gjermanë nuk kanë ngurruar ta bëjnë të qartë në më shumë se një rast: shqiptarët nuk kanë mundësi për azil politik. Por nga viti që vjen, Berlini do t’i hapë rrugë lëvizjes së ligjshme të fuqisë punëtore nga Ballkani drejt Gjermanisë. 2016-a, pohon Kramme, do të shënojë hapjen e tregut gjerman të punës për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Sipas propozimeve të tanishme, parashikohet që nga këto vende, të pranohen rreth 20.000 punëtorë në vit. Ligji i ri do të jetë i vlefshëm deri në 2020, kur do të bëhet rivlerësimi i tij. “Prej këtyre rregullave mund të përfitojë Gjermania, por edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, thotë zyrtarja e ministrisë gjermane të Punës. E pyetur nga “Deutsche Welle”, se çfarë do të ndryshojë më konkretisht me ligjin e ri, Kramme jep këtë përgjigje: “Deri tani jemi në situatën ku emigrantët mund të vijnë në Gjermani vetëm nëse kanë ndonjë kualifikim të posaçëm. Ose kategorizohen si akademikë dhe mund të vijnë përmes Blu Card-it. Kjo është mundësia e parë. Mundësia tjetër është për personat me një profesion të caktuar, për të cilin rezulton se ka mangësi në Gjermani. Ne tani do ta hapim tërësisht tregun e punës për të ardhurit nga Ballkani, por me kushtin e parë absolut që të ketë një vend pune vakant”. Kushti tjetër është që për këtë të japë pëlqimin edhe Agjencia Federale e Punës, e cila të sigurojë, se për vendin në fjalë nuk ka ndonjë kandidat nga Gjermania apo nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që kushtet e punës duhet të jenë të barabarta. Sa i përket problemit që kanë qytetarët e Kosovës me vizat, si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza në BE, Kramme thekson se në këtë rast, autoritetet gjermane do të mundësojnë lehtësimin e procedurës së dhënies së vizave, e cila do të jetë më e shpejtë dhe më e thjeshtë.
Archives for December 2015
Ministrja Kodheli në Kosovë
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po takon homologun e saj Haki Demolli. Ministrja shqiptare është pritur me ceremoni ushtarake nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas takimit, ministrat Kodheli dhe Demolli kanë mbajnë konferencë për shtyp, ndërsa më pas delegacioni shqiptar ka vizituar edhe Qendrën e Trajnimeve në FSK.
Ku mbeti Gjakova ?
Autostrada e turpit , e izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjate te Gjakovës !/
Nga Fahri XHARRA/
Atëherë kur na i ndan ë tokat (Kongresi i Berlinit , Konferenca e Londrës ) At Gjergj Fishta pati th ën ë ; “ Na e morën Gjakovën , Dibrën e Manastirin … “ ,ishte tragjedi se u shkëputën edhe tri qendra te mëdha te Shqiptarisë . Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj ; kështu mendonin optimistët . Mendohej që se paku nga këto tri qytete sa do ku do , të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura Sllavët e vetëdijshëm për ketë , e ndjenin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra ( kuptohet me ,malësitë e tyre ) dhe pikë së pari e filluan “ hajken’ ( serb, ndjekjen ) e kokave që vlenin. Atë, qe nuk kishte mundur ta bënte as Turqia ( jo ,pse nuk donte ) për qindra vjet , për as një shekull e arritën serbët. Metodat e zhdukjeve , sllavizimieve, turqizimeve ,dhunime të identiteteve u përdoren vazhdimisht. Gjakova e ngjanë Dibrës edhe në një – qëllimi sllav i paralizimit te këtyre qyteteve në mënyrë ekonomike , ndërtimi i nyejve te forta rrugore duke i lëne anash kaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.
Nyejt rrugore dhe degëzimet e bëjnë që te mos jesh kurrë vetëm as ekonomikisht. Të jesh I fortë ekonomikisht , përveç krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në tende ekonomike
Dhe u bë, se c`u bë . Filloi dhuna ndaj intelektualëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi . Sa dibranë dhe rrethinës te Dibrës jetojnë sot neper bote. Po në Amerikë?
Pak histori nga qëndrimi serb-jugosllav ndaj Gjakovës : “Hekurudha Fushë Kosovë – Pejë, në gjatësi 81 km, është përuruar më 12 korrik 1936, kurse hekurudha Metohi/Klinë/ – Prizren në maj 1960.” ; dhe Gjakova u përjashtua . Qëllimi ?
Në vitet e 70-ta Armata Jugosllave për nevoja të veta strategjike -ushtarake e ndërtoi magjistralen “ Shkup- Prishtinë – Pejë duke përjashtuar Gjakovën nga rrjeti modern rrugor . E vetmja lidhje dhe më e shkurta ishte kyçja sekundare ne magjistralen e përmendur Gjakovë – Kramovik nja 30 km rrugë e dorës së dytë.
Tani , sot , në këtë kohë çpo ndodhë ;po ndërtohet Autostrada moderne Shkup-Prishtinë- Pejë . Fitore !
Këtu fillon e keçja tjetër se Gjakova po izolohet edhe më shumë .Mu aty në kyçjen e Gjakovës për Prishtinë , autostrada e përmendur ikë edhe më shumë ( shikoni foton e sipërme ) Pse ?
Dikush thotë : “Bëhet fjalë për trasenë nga Mleqani e deri në dalje të Kijevës, por devijim po kontestohet nga qytetarët, nga Ministria e Bujqësisë dhe ekspertë të ekonomisë. Ky devijim po ngrit pyetje të vazhdueshme se a po bëhet në dëm të planit zhvillimor bujqësor vetëm e vetëm për të përfituar disa persona të cilët, edhe një muaj para se qeveria ta shpallte shpronësimin e tokave kah kalon devijimi, kanë blerë parcela nga pronarët serbë.” Kjo zhvendosje e rrugës është arsyetuar para deputetëve nga ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota. “Me propozimin e kompanisë projektuese dhe aprovimin e grupit teknik nga ish-Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, tani Ministria e Infrastrukturës, është miratuar varianti i devijimit të rrugës së segmentit në gjatësi prej 2750 metra në llotin 3”, thoshte ai, më 16 maj 2013 në kuvend.
Sipas ministrit, ndër arsyet për devijim kanë qenë pamundësia e zgjidhjes teknike të kalimit të rrugës së re nëpër Kijevë, për arsye se aty ndodhen objektet e ndërtuara shumë afër rrugës ekzistuese; rruga ekzistuese e ka gjerësinë vetëm 7 metra të asfaltuar, ndërsa në të dy anët e saj ka vetëm nga 1.5 metra bankina, që do të thotë gjithsej 10 metra, ndërsa rruga e re, sipas tij ka gjerësinë prej 26.20 metra. “
Ku mbeti Gjakova ?
Dikund lexova : “Autostrada fillon në Vermicë, vjen deri në Therandë, aty kthehet për Malishevë dhe del në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë. Autostradat kudo në botë ndërtohen për lidhjen e qyteteve të mëdha. Në Kosovë, qyteti më i madh dhe kryeqyteti është Prishtina. Pas tij vjen Prizreni. Autostrada Vermicë – Malishevë e bën ndarjen e Prizrenit me Prishtinën. Si? Në Therandë ajo devijohet për Malishevë për t’u futur në magjistralen Prishtinë – Pejë. Gjatësia e këtij devijimi (deri në Prishtinë) është 28 km. Secili qytetar dhe biznes nga Prizreni, me logjikën ekonomike, nuk ka kurrfarë arsye të futet në autostradë dhe të shpenzoj 28 km më tepër (aq më pak nëse autostrada bëhet me pagesë), prandaj vazhdojnë ta shfrytëzojnë rrugën e vjetër për në Prishtinë, pa pagesë. Në rastet ekstreme, prizrenasit dhe therandasit kur u bie rruga për në Prishtinë, do ta shfrytëzojnë autostradën Vermicë – Malishevë – Prishtinë nëse i kanë të ardhurat për kokë banori të Norvegjisë, naftën e Arabisë Saudite dhe kohë të tepërt. Asnjërën nuk e kanë. Çfarë lidhjesh krijon autostrada me qytetet tjera të mëdha të Kosovës? Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qytetet si Gjakova dhe Peja. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë. Ç’është e vërteta, autostrada Vermicë – Malishevë – Prishtinë i sjell dëme të pallogaritshme Gjakovës, Deçanit, Pejës, Istogut, Klinës, Gllogovcit (Drenasit) dhe Skenderajt, ose gjysmës së Kosovës. Të gjitha këto qytete për të udhëtuar në Prishtinë, Shkup, Luginë të Preshevës dhe tutje, shfrytëzojnë magjistralen Prishtinë – Pejë, ose aty ku po synohet të zbrazet autostrada. Paramendoni tash kësaj t’i shtohet ngarkesa e të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria nga autostrada Durrës – Kukës – Morinë se çka bëhet në Arllat, Komoran e deri në Prishtinë. Bëhet “lamë thiu” krejt, edhe sikur të ketë hapësirë për ndërtimin e dhjetëra korsive të autostradës me gjerësi të përgjithshme deri në 100 metra, dhe dihet se kjo është vetëm mundësi imagjinare edhe sikur t’i kemi në dispozicion 10 miliardë € vetëm për këtë qëllim. Kosova është vend me hapësirë tokësore të vogël dhe sipërfaqe të pamjaftueshme të tokës bujqësore. ( nga- http://gazetakritika.net )
Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qyteti si Gjakova. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë.
Kosove- Tërheqje nga “marrëveshjet”- hapërim paravajtës
-Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, Deklaratë për Media/ Ish të burgosurit politikë të Kosovës, ashtu si edhe të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës, po ndjekin me ankth e shqetësim të madh zhvillimet më të reja në Kosovë dhe rreth saj, që kanë shkaktuar paralizë institucionale, tensionim në përmasa serioze të raporteve politike dhe dëmtim të ndjeshëm të gjendjes së përgjithshme të sigurisë dhe procesit të përgjithshëm shoqëror dhe zhvillimor. Në mënyrë të veçantë, ata i shqetëson thellë prirja për shkallëzim të konfrontimit politik dhe represionit policor të shoqëruar me forma të luftës speciale, që jo vetëm zvogëlojnë dhe pamundësojnë gjasat për tejkalimin e situatës së krijuar, por dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Kosovës dhe përpjekjet e saj për integrim ndërkombëtar dhe evroatlantik.
Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, ka marrë këto ditë një sërë telefonatash, mesazhesh e postimesh, si reagim ndaj situatës më të re në Kosovë dhe dhunës së pajustifikueshme policore, pikërisht në Ditën e madhe të Flamurit, që kësaj here na erdhi edhe si festim, edhe si manifestim të ushtruar kundër oponentëve të marrëveshjes së dëmshme e të papranueshme për “Zajednicën” dhe “Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, dhe posaçërisht kundër burgosjeve dhe keqtrajtimeve brutale të një numri të madh protestuesish e qytetarësh të pafajshëm. Midis dhjetëra të arrestuarish dhe të keqtrajtuarish, pos disa deputetësh, liderit të opozitës dhe ish të burgosurit politik të luftës çlirimtare, Albin Kurtit, janë të përfshirë edhe një numër i ish të burgosurish tjerë politikë, midis të cilëve, edhe anëtari i Kryesisë dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës, ish Kryetari i Komunës së Malishevës dhe njëri nga drejtuesit e UÇK-së, baba dëshmori, Gani Krasniqi, si dhe Avokati i deritashëm i Popullit, ish i dënuari politik, Sami Kurteshi, si dhe dhjetëra qytetarë të tjerë, duke përfshirë njerëz të shtyrë në moshë dhe vajza e djem të mitur, në shumë raste, bija e bijë dëshmorësh e veprimtarësh të shquar atdhetarë…
Shoqata e ish të Burgosurve Politikë nuk i përkrah format ekstreme në luftën e brendshme politike dhe e kundërshton dhunën kundër subjekteve opozitare si dhe aktivistëve dhe adeptëve të saj, ashtu edhe aktet e dhunës kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, poashtu bija, bijë e qytetarë të Republikës së Kosovës. Duke qenë e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura me dialog serioz e të përgjegjshëm, në rrugë demokratike dhe mbi bazë të vullnetit të qytetarëve dhe në përputhje me interesat e vendit, Shoqata shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion angazhimin dhe ndikimin e saj përafrues e normalizues, gjithnjë në funksion të tejkalimit të situatës, normalizimit të jetës dhe funksionimit të rregullt institucional, shoqëror dhe zhvillimor. Siç dihet, Shoqata është gjithëpërfshirëse dhe gjithëpartiake; ajo bashkon ish të burgosurit politikë, pa dallim, të të gjithë brezave atdhetarë, të të gjitha përkatësive partiake, të të gjitha bindjeve politike e ideologjike dhe të të gjitha besimeve fetare. Si e tillë ajo vë në plan të parë atë që bashkon dhe jo atë që ndan e përçan.
Pa opozitë nuk ka as pozitë
Shoqata e ish të burgosurve politikë, kërkon eliminimin e shkaqeve të gjendjes së krijuar si kusht për eliminimin dhe parandalimin e pasojave. Shoqata fton Presidenten, Qeverinë, Kuvendin, Gjykatën Kushtetuese dhe faktorët tjerë institucionalë që pa humbur kohë, me parimësi, transparencë e intrasigjencë t’i kontribuojnë tërheqjes së domosdoshme, të koordinuar, të planifikuar dhe të menagjueshëm të “marrëveshjeve”, qartësisht të dëmshme, të gabueshme, kundërligjore e kundërkushtetuese, gjithnjë në pajtim me frymën dhe shkronjat e dispozitave përkatëse të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe me dispozitat përkatëse të Konventës së Vjenës për Marrëveshjet Ndërkombëtare. Një hap tërheqjeje, në të vërtetë, do të jetë një hop i rëndësishëm drejtë normalizimit, konsolidimit dhe hapërimit paravajtës.
Në mënyrë të veçantë Shoqata kundërshton harangën kundër selive, udhëheqjeve dhe përfaqësuesve të zgjedhur të subjekteve opozitare dhe kërkon lirimin e pashtyeshëm të të gjithë të burgosurve, të arrestuarve pa të drejtë dhe pa bazë ligjore, me shkelje të rënda procedurale ligjore e parlamentare dhe me motive të dukshme politike si dhe marrjen në përgjegjësi të bartësve të akteve të dënueshme dhe urdhërdhënieve të paligjshme dhe të pajustifikueshme.
Edhe në vendet tjera ata që kanë shumicën e vendeve në Parlament, mund të marrin vendim për suspendimin e pakicës opozitare, por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe askund. Dhe kjo ka arsye të fortë. Vetëm me opozitën përballë pozita mund të jetë normale dhe vërtetë pozitë. Pa pozitë e opozitë nuk ka demokraci. Edhe opozita, duke bërë luftë dinjitoze, të pjekur e fisnike, jep dëshmi se çfarë pozite synon të bëhet dhe si do ta trajtonte nesër opozitën përballë saj. Ndërkaq, kur pozita (edhe kur ka shumicë numrash) suspendon opozitën, nga pozita nuk mbetet asgjë, mbetet madje një shkronjë mangut. Pozitë minus opozitë bën zero, madje edhe më pak, bën minus një…
Duke qenë edhe vetë dëshmitarë dhe objekt i represionit të egër politik, ish të burgosurit politikë kundërshtojnë, në mënyrë të veçantë, fushatën e gjerë e të egër të arrestimeve, burgosjeve, rrahjeve, kërcënimeve, shantazheve dhe formave të tjera të dhunës politike e të propagandës speciale, të cilat më shumë se gjithëkë dhe më shumë se gjithçka dëmtojnë imazhin dhe pozitën politike ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, lehtësojnë luftën speciale antishqiptare që armiqtë e saj shekullorë po zhvillojnë me intensitet të shtuar kundër Kosovës dhe kauzës së saj.
Shoqata angazhohet që në Kosovën e re demokratike e evropiane të mos lejohet rishfaqja dhe rilegjitimimi i fenomeneve të burgjeve, të burgosjeve e proceseve politike, të përndjekjeve politike dhe sidomos jo të formave famëkëqia të luftës speciale kundër oponentëve dhe mendimit të ndryshëm .
Në pajtim me frymën përbashkuese të fundnëntorit përbashkues, Shoqata fton anëtarësinë e saj dhe të gjithë qytetarët pa dallim, për përmbajtje, reflektim, afrim e bashkim, në funksion të angazhimit të përbashkët për tejkalimin e grackave të rrezikshme dhe përballimin e sfidave serioze që kemi përpara. Duke u ndarë e konfrontuar rrezikohet jo vetëm ajo që është e mundshme , por edhe ajo që është tashmë e fituar, ndërkaq, duke qenë të koordinuar e të përbashkuar rreth Flamurit dhe rreth vlerave kombëtare e demokratike paravajtëse, bëhet e mundshme edhe ajo që duket e pamundshme dhe e parealizueshme; bëhet e mundshme që 28 nëntorët tjerë të jenë festë dhe vetëm festë.
Kryesia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë,
01 Djetor 2015, Prishtinë.
(foto-Behlu Jashari)
NJERIU I DYZUAR
Mbi librin „Schlaflos mit Kleopatra“, ISBN 978-3-940636-34-8, Paranus Verlag, 2015/
NGA FERDINAND LAHOLLI/*
„Schlaflos mit Kleopatra“ (I pagjumë me Kleopatrën) titullohet libri i autorit shqiptar Selajdin Gashi, vënë në qarkullim këtyre ditëve nga shtëpia botuese gjermane „Paranus“. Unë kam fatin e madh ta lexoj librin këtu në plazhin e Golemit, ku sikurse edhe në librin e Gashit rëra është e ngrohtë dhe deti i shqetësuar.
Në këtë libër bëhet fjalë për një çift që është duke kaluar pushimet në bregdet. Burri e di që ka në dorë një libër poetik, por befas hedh pyetjen se ç’është poezia. Në vijim kujtohet se vargje i është dashur të lexojë edhe në kohën studentore. Gruaja është duke lexuar diçka në heshtje, teksa burri orvatet të shijojë rrezitjen. Gruaja ngaherë e zhytur në lexim libri, ndërsa burri duke u munduar t’u ikë gjithsesi mendimeve, që herë e prijnë drejt një dialogu të brendshëm me të dashurën e herë e nxjerrin tek zanafilla e jetës, herë e shpien tek vendlindja e largët dhe herë tek dëshira e madhe për të mos menduar asgjë. Befas të menduarit ka peshën e ferrit. Këtu nuk vlen aspak përcaktimi: unë mendoj, pra jam.
Teksa autorët e tjerë orvaten të dëshmojnë që në faqen e parë mjeshtërinë narrative, Gashi kalon befas dhe shpenguar nga njëri paragraf në tjetrin, ku shohim të ndehen copëra të ndryshme mendimesh pa afëri me njëra-tjetrën. Në dukje të parë kjo mënyrë trajtimi ia vështirëson disi përqëndrimin lexuesit klasik, ia zvetënon dëshirën për të lexuar më tej hipotezat që pranohen si të vërteta dhe realitetin që dyshohet. Por Selajdin Gashi, i cili ka studiuar filozofi, është i bindur edhe në ekzistencën e lexuesit të vëmendshëm e durimshumë. Dhe pikërisht një lexues i tillë vë re se autori është i vetëdishëm në „katrahurën“ stilistike të kapitullit hyrës, ku si brenda një vegimi të butë shihet të ravijëzohet gjithnjë e më ashpër njeriu i dyzuar. Dhe pikërisht dyzimi i njeriut është edhe lajtmotivi i këtij libri, i cili me nisjen e kapitullit të dytë e gjer tek i fundit të mban mbërthyer me zhdërvjelltësinë rrëfyese të ngjarjeve, ku rrafshohet çdo kufi ndarës midis realitetit dhe fantazisë.
Referuar titullit dhe ilustrimit të ballinës nuk është gabim të hamendohet se kemi të bëjmë me një histori apo aventurë dashurie. Por le ta themi hapur: libri ka gjithsesi më shumë peshë se një hamendim i tillë, për më tepër se tematika e veshur me një tis filozofie është një lëndinë pothuajse e pashkelur në letërsinë shqipe. Dyzimi, një tematikë thuajse e parrahur, e që mua megjithatë më duket çuditërisht e njohur, çuditërisht e përjetuar. Dhe është vërtet kështu. Në qershor të po këtij viti isha ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani, ftesë që e pranova falenderueshëm. Teksa drejtoja makinën në udhëtimin drejt qytetit Wuppertal, më dukej sikur po fluturoja, një ndjenjë kjo, krejt e panjohur për mua. Edhe pse ishte shumë ngrohtë, unë dridhesha i tëri. Ia thashë gruas këtë. Ajo kishte mirëkuptim për gjendjen time shpirtërore të quajtur gazmim, ngaqë shpejt do të takohesha me motrat dhe vëllezërit e penës shqipe në mërgim. Por në mbërritjen e atjeshme gjithçka u tjetërsua në kahun e pakuptimësisë: fjala ime ngaherë vitale qe hutuar befas aq shumë dhe u platit tek heshtja, gjatë ndonjë autogrami dora e dridhëruar nuk qe më e zonja ta konvertonte mendimin në fjali, gjatë të folurit mendimi nuk qe më në gjendje të orientohej në hiçësinë çastore të vetes. Në këtë gjendje u njoha me Pal Sokolin, malli poetik i të cilit ka rrenjë atdheu, me Sevëme Fetiqin, vargu i së cilës të prin lëndinave të brishtësisë, me Martin Çunin, harta poetike e të cilit si e dërguar nga koha e Rilindjes, me Sadik Krasniqin, hermetizmi dhe befasia poetike e të cilit ngaherë në shtrat filozofie, me Hasan Qyqallën, entuziastin në dejet e ëndrrës për Kosovën e pavarur, dhe me shumë e shumë të tjerë, pa harruar Selajdin Gashin, që referuar takimit letrar në Wuppertal, sot më duket se kam qenë një produkt i librit të tij „Schlaflos mit Kleopatra“, asaj kohe ende të pabotuar. Se në librin e tij Gashi hedh edhe pyetjen madhore mbi qenësinë tonë: jemi këta që jemi, apo ata që befas i mungojmë vetes?
Rrëfimi realizohet në vetën e parë prej autorit. Kuptohet se në një preferencë të tillë monologu sundon pjesën më të madhe të librit, i cili në tematikën e Gashit nuk bie asnjëherë në duar monotonie. Sa i përket dialogut të paktë e që shfaqet ngaherë vital faqeve të librit, ai përjetohet si një diell i ardhur pas një rrebeshi të gjatë, ardhur për të na bërë ta shohim më qartë veten dhe të tjerët rreth nesh. Për ta parë më ngrohtë realitetin me konture fantazie, me dëshirimin e kthimit tek vetja që s’është. Personazhet dialogues shfaqen enigmatikë, dhe, sa më shumë duket se profilohen, aq më befasues arrijnë tek lexuesi. Sidomos të paharruar mbeten personazhet në psikiatri, pra bashkëvuajtësit e autorit, të cilët me konçizitetin e tyre sa të thjeshtë aq edhe filozofik lartohen para nesh si perëndi të prekshme, aq njerëzorë dhe të dashur, saqë befas ke dëshirën e madhe të jesh si ata: i çmendur.Një libër që të mbush guxim në udhën drejt vetes.