Shqipëria nuk është një vend industrialist dhe shkarkimet e gazit në atmosferë nuk arrijnë dot as kuotën e lejuar të ndotjes. Megjithatë, Shqipëria u bë pjesë e marrëveshjes historike të 175 vendeve të botës, që firmosen në selinë e Kombeve të Bashkuara “Marrëveshjen e Parisit” për ndryshimin e klimës. Marrëveshja është një angazhim ligjor global kundër ngrohjes globale, sipas së cilës vendet angazhohen të ulin emetimin në atmosferë të gazit me efektin serë dhe të mbajnë nën 2 gradë rritjen e ngrohjes globale. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili firmosi në emër të Shqipërisë, vuri në dukje statusin e veçantë të vendit përsa i përket emetimit në nivel të ulët të gazit me efekt serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht me burime hidrike dhe pa ndikim në atmosferë. Me firmosjen e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet e klimës, Shqipëria angazhohet që deri në vitin 2030 të reduktojë me 11.5% emetimin e gazit me efekt serë. Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit llogarisin se, kostoja për të rritur standardet me teknologji miqësore me mjedisin në ndërtim, industri dhe trasport, është rreth 690 milionë euro. Përveç vëmendjes për të rritur gjelbërimin në vend, ekspertët vlerësojnë se, ndërhyrja më konkrete për Shqipërinë është në fushën e transportit, për rritjen e cilësisë së lëndës djegëse dhe të automjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar.
Archives for April 2016
Kosovë-Serbi, ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR
-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri: Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR/
PRISHTINË, 25 Prill 2016-B.Jashari/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR dhe prej sot, me 25 prill 2016 prej orës 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR-së të lëshuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinj – Serbinë”, ka thënë ministrja Tahiri.
Ajo ka shtuar më tej se kjo marrëveshje është e rëndësishme në planin ekonomik dhe tregtar sepse mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj, po ashtu në planin politik ka rëndësi sepse është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.
“Certifikata ADR për shoferë është dokument shtetëror e cila përmban stemën shtetërore si dhe është konform konventës së OKB-së për ADR”, tha Tahiri.
Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se me heqjen e kësaj bllokade nga Serbia, do të përfitojnë kompanitë e vendit tonë që transportojnë këtë lloje të mallrave si dhe buxheti i Kosovës do të përfitojë nga taksat e eksport / importit por edhe familjet që kanë të punësuar në këto kompani vendore.
“Vlen të përmendet se ka më shumë se tetë muaj që unë si Kryenegociatore e Dialogut të Brukselit e kam ngritur në Bruksel çështjen e njohjes së certifikatave ADR, me qëllim që të heqim bllokadën që Serbia ia kishte bërë importeve nga kompanitë kosovare, dhe këto angazhime qeveritare rezultuan me arritjen e marrëveshjes më 19 prill 2016. Megjithëse u desh disa muaj negociata në Bruksel të arrihet kjo marrëveshje, vlerësoj se është një sukses i rëndësishëm dhe në fazën vijuese ne si Ministri e Dialogut së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganën e Kosovës do të bëjmë monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshje. Nga Raporti zyrtar i Doganës të cilën e kam marrë para një ore, procesi i zbatimit po shkon mirë”, theksoi ministrja Edita Tahiri.
Ajo bëri të ditur se, me hyrjen në fuqi sot të kësaj Marrëveshjes janë hequr edhe masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 mars 2016 pat marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ka ndaluar importin e mallrave të rrezikshme nga Serbia, të cilat masa u hoqën sot.
Në vijim po sjellim tekstin e plotë të Marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze (në origjinal):
Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të Certifikatave ADR
Konkluzionet e kryesuesit të BE të datës 19 prill 2016
1. Palët zotohen për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare / Evropiane.
2. Palët pajtohen që reciprokisht ti pranojnë të gjitha standardet ndërkombëtare / Evropiane për transportin / bartjen e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).
3. Me këtë marrëveshje nuk preken detyrimet ndërkombëtare të secilës palë.
4. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 25 prill 2016.
5. Një grup për zbatim do të formohet nga BE që të monitorojë implementimin.
Brussels Agreement on mutual recognition of the ADR certificates
Conclusions of the EU chair of 19 April 2016
1. The parties commit to free movement of goods, including dangerous goods, without hindrance and in line with international/European standards.
2. Parties agree to mutually accept all international/European standards for the transport/carrying of dangerous goods, including all documentation in line with the ADR convention (certificates for drivers and vehicles).
3. The above does not affect each party’s international obligations.
4. The above enters into force on 25 April 2016.
5. An implementation group will be set up by the EU to monitor implementation.
Demokratë, i hapni rrugën vetvetes!
Nga Ilir LEVONJA/ Xheni na je bërë si Iliri i Enverit. Nuk mund të them si Shitja i Qazimit. Pasi Reshitit të shkretë ia ngjeshëm ne. Na duhej një tabelë qitje. Dhe e gjetëm. Ai ishte Shiti. E mban mend? Sigurisht që jo. Ti ishe një çun Tirane që luaje në pallatet e reja të planeve pesëvjeçare. Kurse Reshiti baltrave të Myzeqesë. Edhe unë i vogël isha. Në ato aksionet e misrit e njoha. Më saktë ma treguan. O tate du 5 franga. Kështu i thoshin. Pika neve, pasi një Reshit tjetër. Ose dhjetra të tjerë po ngjiznim atje në bllokun e syshqipeve të partisë. Ndërkohë bënim gjumë të thellë me bukën e përsheshur në çajin e malit.
Nuk do isha ulur t’i shkruaja këto radhë. Nëse ti vazhdon atë luftën deklaratave nga hollet e resorceve në Perëndim. Me sojin dhe sorollopin e politikës. Që në atë vend është kthyer në një makth social. Kjo për shkak, pikërisht të sojit tënd. Që keni marrë peng fatet e një vendi të tërë. Po kur u kundërvihesh artistëve, intelektualëve që nuk kanë asgjë veç nga një dhomë e guzhinë, që i budallepsët, i shpërndatë, i bëtë leva fushatash, dhe korifej të teserave me intrigat dhe strategjitë politike. Që i përdorët si vitrina se fjalën nuk ia dëgjuat asnjëherë. Nuk mu ndejt… dhe do t’i them dy fjalë. Me një mendësi të vetme. Idealet e nëntëdhjetës. Demokracia nuk është pronë e çunave të qeveritarëve. Madje ato e bëjnë pis atë. Mjaft t’i vësh pak gishtin kokës. Të shikosh mbrapa. Demokracia është pronë e një populli që ka aspirata dhe që u jep mundësi disa burrave të quhen liderë. Tjetër gjë, se këta liderët duan t’ia kalojnë rekordit të Enverit në politikë. Luftën e klasave, luftën e pengamarrësve, shtimin e radhëve me ushtarë të verbër se sa qytetarë. Demokracia nuk është pronë e jotja, por e jona. Demokracia nuk është lufta e qelbësirave dhe kriminelëve parlamentarë. Por xhentëlmellku i vlerave dhe i hapjes së krahut.
Ka me mijra demokratë që e dinë këtë. Por heshtin. Me mijra vlera që mund ta bëjnë vërtetë demokraci atë vend. Dhe jo principatë të sojit tënd, Gregut e Metës me kompani. Ka plotë avokatër, inxhinjera, arkitektë, oficerë, mësues, doktorë që akoma rrinë në dhomë e kuzhinë dhe me çati teserën. Pasi resorcet i gëzon ti. Është e dhimshme kur ti replikon nga Perëndimi i Amerikës. Për ca rreze të parakohëshme. Kur poston foto me shumicë lëkure prej melase. Edhe unë jetoj në tropik. Por nuk ekspozoj foto me shumicë pasi më vjen turp. Miq e të afërm të mi jetojnë pa asnjë të ardhur. I ka zënë shëndeti i matufepsjes, janë dorëzuar. Nuk e dinë se çfarë është jeta. Njoh me dhjetra të rinj që nuk kanë asnjë prespektivë. I vetmi front i ”begatë” është të qënit në listën e kamarierve për dasmën e radhës. Ashtu sikur njoh të tjerë që pa gajle më thonë se, e shënova emrin këtu, tek kjo partia e Ramës se, shkurt, nuk i dilet vëlla. Dua dhe unë një rrogë vëlla. Ta dish, ky është shteti i skllavërimit të njeriut. Jo i demokracive perëndimore.
Vetëm tek ne njeriu i ngjan mallit të gjës’ së gjallë…, e blen për pesë lekë, e shet për pesë lekë. Pa asnjë lloj firme, vule etj. Thejsht gjë e gjallë.
Nuk e di se kujt i drejtohem. Ndofta Zotit…, se ti je në rregull vet. Pasi shoh me mijra demokratë, të cilët edhe pse kanë vlera morale e intelektuale, profesionale po e po…, më tepër se ti dhe soji pengmarrës. Janë kthyer sot në tifozë të tu. Kjo është pengmarrje. Demokratët e thjesht mbajnë teserat, kurse ti shijon resorcet e Kalifornisë.
Por ndofta po u drejtohem demokratëve të heshtur.
I hapni rrugë vetvetes djem dhe vajza. I hapni rrugë demokracisë së vërtetë.
Demokrat do të thotë të revoltohesh për çdo padrejtësi.
Demokrat do të thotë të mos heshtësh.
Demokrat do të thotë popull, shesh, jo radhë tek dera apo poshtë ballkonit të selisë së Partisë.
Demokrat do të thotë tu japësh shqiptarëve shtet. Jo pushime resorce vetvetes.
Jo privilegje çunave të bllokmenëve të vjetër e të rinj.
Demokratë, i hapni rrugë vetvetes…, ndryshe mbetët në përjetësisht në resht.
Kjo vlen për të gjithë të rinjtë.
Kosova, shpërblim shtetëror për kampionen evropiane në xhudo Majlinda Kelmendi
-Çmime edhe për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka/
-Majlinda Kelmendi: Po shpresoj shumë se do të kthehemi me sukses edhe nga Lojërat Olimpike në Rio. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës/
Prishtinë, 25 prill 2016-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndau sot shpërblimin shtetëror për sportisten kosovare, xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që u mbajt në Rusi. Gjatë kësaj ceremonie, po ashtu u ndanë çmimet edhe për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, zyrtarë të tjerë shtetëror dhe përfaqësues të medieve. Kryeministri Mustafa ka shprehur edhe një herë mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta për Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën si dhe kryetarin e Federatës dhe trajnerin për punën e mrekullueshme dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Rusi, por edhe në vendet tjera.
“Është fjala për sportistët të cilat kanë arrit kulmin me medalje botërore dhe me medalje evropiane. Unë dëshiroj sot në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’iu uroj suksese, t’iu shpreh po ashtu një mirënjohje shumë të madhe për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë dhe sporteve të Kosovës, që është një mënyrë shumë më e mirë e zëdhënies për atë çfarë është vlerë e Kosovës, vlerë e rinisë së Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.
Duke iu uruar për suksesin shumë të madh që e kanë arritur, kryeministri Mustafa po ashtu shprehu domosdonë që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkrah edhe më shumë xhudon dhe sportet e tjera.
Kampionia evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, tha se sot ishte hera e parë që në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve është prezent kryeministri i shtetit të Kosovës.
“E falënderoj shumë. Po më duket që dita ditës politikanët po e pëlqejnë shumë e më shumë sportin e xhudos dhe normal që më vjen mirë për këtë. Po shpresoj shumë se do të kthehemi me sukses pas Lojërave Olimpike në Rio. Shpresoj që sporti në Kosovë të përkrahet shumë më shumë, sepse po e dëshmojnë sportistët që janë ambasadorët më të mirë të shtetit, edhe që sporti nuk është luks, siç po e konsiderojnë disa njerëz. Duhet të përkrahet sporti në Kosovë sepse të rinjtë e Kosovës kanë perspektivë dhe munden të arrijnë shumë lartë”, tha Majlinda Kelmendi.
Fituesja e medaljes së bronztë, Nora Gjakova, theksoi se është kënaqësi për ta kur rezultatet që i arrijnë kurorëzohen me pritje të tilla, me respekt të tillë nga të gjithë, sidomos në mënyrë institucionale.
“Më vjen mirë që tani pas çdo suksesi kemi pse të kthehemi, na presin gjithmonë shpërblime të ndryshme, të cilat i vlerësojnë medaljet tona”, tha Gjakova.
Trajneri Driton Kuka, ka ritheksuar një fjali të thënë nga kryeministri Isa Mustafa gjatë konferencës në Aeroportin e Prishtinës, në pritjen pas kthimit nga Kampionat Evropian i Xhudos i mbajtur në Rusi: “Mesazhi i këtyre medaljeve është mesazh për Evropën, sepse Majlinda dhe Nora janë vlera të cilat Evropa duhet t’i ketë në mesin e tyre, dhe është mesazh ndoshta për ata që po hezitojnë të na lejojnë të lëvizim të lirë”.
Më tutje, Kuka tha se është kënaqësi që janë nxënëset e tij ato me të cilat po krenohet kombi dhe shteti i Kosovës.
“Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje. Është mirë që po gjejmë mbështetje në institucionet tona shtetërore. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i shkëlqyer. Shpresoj se edhe nga Lojërat Olimpike të kthehemi me sukses. E kemi arsyetuar epitetin që sporti është ambasadori më i mirë i shtetit”, tha Driton Kuka.
Shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore janë ndarë në bazë të Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare. Sipas saj, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë euro ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërsa, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë euro.
Presidenti nderon heroinat e xhudos, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën
Presidenca e Kosovës: Presidenti Thaçi priti heroinat e xhudos, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën/
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, fituese të medaljeve në Kampionatin Evropian në Xhudo, si dhe Kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe përzgjedhësin Driton Kuka, për t’i uruar për suksesin e radhës së tyre.
“Është kënaqësi t’ju takoj dhe t’ju uroj për suksesin e arritur. Suksesi juaj është edhe sukses i Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi, thekson njoftimi i Presidencës kosovare.
Duke folur për punën dhe sukseset e xhudistëve, presidenti Thaçi u shpreh se “Kosova është krenare me sukseset e juaja” dhe shtoi se “ju jeni imazhi i vërtetë i Kosovës, i rinisë që punon me përkushtim edhe kur kushtet nuk janë më të mirat, për të arritur sukses”.
Delegacioni i xhudistëve e njoftoi presidentin Thaçi për punën dhe sukseset e arritura.
Agron Kuka, Kryetar i Federatës së Xhudos, tregoi për punën që bëhet, përkundër kushteve të kufizuar, ndërsa përzgjedhësi Driton Kuka tregoi për rëndësinë që sukseset e dy xhudisteve kanë për gjasat e tyre në Lojërat Olimpike në Rio.
Dy xhudistet, Majlinda dhe Nora, treguan për garat e vështira, por edhe për gëzimin në suksesin e arritur. Të dyja u shprehën se i gëzohen mundësisë që të dëshmohen edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio.
Presidenti i Kosovës u shpreh se “shteti i Kosovës do të vazhdojë të mbështesë sportistët dhe sportin” dhe u uroi suksese xhudisteve dhe federatës së tyre.
“Majlindës dhe Norës i urojmë suksese në Lojërat Olimpike. Jemi të bindur në suksesin e tyre”, u shpreh presidenti Thaçi./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- …
- 95
- Next Page »