• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, shpërblim shtetëror për kampionen evropiane në xhudo Majlinda Kelmendi

April 26, 2016 by dgreca

-Çmime edhe për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka/

 -Majlinda Kelmendi: Po shpresoj shumë se do të kthehemi me sukses edhe nga Lojërat Olimpike në Rio. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës/

 Prishtinë, 25 prill 2016-B.Jashari/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndau sot shpërblimin shtetëror për sportisten kosovare, xhudisten Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që u mbajt në Rusi. Gjatë kësaj ceremonie, po ashtu u ndanë çmimet edhe për Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka.

 Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, zyrtarë të tjerë shtetëror dhe përfaqësues të medieve.  Kryeministri Mustafa ka shprehur edhe një herë mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta për Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën si dhe kryetarin e Federatës dhe trajnerin për punën e mrekullueshme dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Rusi, por edhe në vendet tjera. 

 “Është fjala për sportistët të cilat kanë arrit kulmin me medalje botërore dhe me medalje evropiane. Unë dëshiroj sot në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’iu uroj suksese, t’iu shpreh po ashtu një mirënjohje shumë të madhe për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë dhe sporteve të Kosovës, që është një mënyrë shumë më e mirë e zëdhënies për atë çfarë është vlerë e Kosovës, vlerë e rinisë së Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri. 

 Duke iu uruar për suksesin shumë të madh që e kanë arritur, kryeministri Mustafa po ashtu shprehu domosdonë që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkrah edhe më shumë xhudon dhe sportet e tjera. 

 Kampionia evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, tha se sot ishte hera e parë që në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve është prezent kryeministri i shtetit të Kosovës. 

 “E falënderoj shumë. Po më duket që dita ditës politikanët po e pëlqejnë shumë e më shumë sportin e xhudos dhe normal që më vjen mirë për këtë. Po shpresoj shumë se do të kthehemi me sukses pas Lojërave Olimpike në Rio. Shpresoj që sporti në Kosovë të përkrahet shumë më shumë, sepse po e dëshmojnë sportistët që janë ambasadorët më të mirë të shtetit, edhe që sporti nuk është luks, siç po e konsiderojnë disa njerëz. Duhet të përkrahet sporti në Kosovë sepse të rinjtë e Kosovës kanë perspektivë dhe munden të arrijnë shumë lartë”, tha Majlinda Kelmendi. 

 Fituesja e medaljes së bronztë, Nora Gjakova, theksoi se është kënaqësi për ta kur rezultatet që i arrijnë kurorëzohen me pritje të tilla, me respekt të tillë nga të gjithë, sidomos në mënyrë institucionale. 

 “Më vjen mirë që tani pas çdo suksesi kemi pse të kthehemi, na presin gjithmonë shpërblime të ndryshme, të cilat i vlerësojnë medaljet tona”, tha Gjakova.

 Trajneri Driton Kuka, ka ritheksuar një fjali të thënë nga kryeministri Isa Mustafa gjatë konferencës në Aeroportin e Prishtinës, në pritjen pas kthimit nga Kampionat Evropian i Xhudos i mbajtur në Rusi: “Mesazhi i këtyre medaljeve është mesazh për Evropën, sepse Majlinda dhe Nora janë vlera të cilat Evropa duhet t’i ketë në mesin e tyre, dhe është mesazh ndoshta për ata që po hezitojnë të na lejojnë të lëvizim të lirë”. 

 Më tutje, Kuka tha se është kënaqësi që janë nxënëset e tij ato me të cilat po krenohet kombi dhe shteti i Kosovës. 

 “Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje. Është mirë që po gjejmë mbështetje në institucionet tona shtetërore. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i shkëlqyer. Shpresoj se edhe nga Lojërat Olimpike të kthehemi me sukses. E kemi arsyetuar epitetin që sporti është ambasadori më i mirë i shtetit”, tha Driton Kuka.  

 Shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore janë ndarë në bazë të Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare. Sipas saj, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë euro ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërsa, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë euro.

Filed Under: Komente Tagged With: Judiste Kelmendi, kryeministri, Shperblim i kampiones

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT