• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Ukraina dhe Çekia drejt dekomunizimit! – Po Shqipëria !

April 13, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
Ukraina, po përgatitet për të bërë të ditur dokumentat të shërbimit të sigurimit të kohës komuniste, nga KGB -ja, Sovjetike, duke vënë në dispozicion të gjitha arkivat në internet. Kurse, Shqipëria, e cila ka pasur numërin më të madh të njerëzve që kan vuajtur pasojat e Sigurimit të Shtetit, pothuajse nuk ka bërë asgjë me këtë çështje.
1625404.jpg

arhyv.jpg
KIEV : Ndërsa, Çekia, thotë se është gati të publikojë një bazë të dhënash në internet të 300 mijë dokumenteve të skanuar të shërbimit të sigurimit të kohës komuniste, Ukraina, është duke kaluar një ligj që lejon hapjen e dosjeve të kohës së komunizmit, me një rishikim të arkivave të saj prej KGB-së, për të krijuar, si Republika Çeke, një arkiv të vetëme të hapur me qasje në internet – e quajtur :”The National Memory Archive”.
Për gati një vit, që nga koha kur “ligjet e dekomunizimit” kanë hyrë në fuqi, të gjitha dokumentet represive të agjencive Sovjetike, të shërbimeve të veçanta të sigurimit në arkivat e Ukrainës, kanë për të qenë në dispozicion për të gjithë, qytetarët falas, thuhet në një dekleratë të Ihor Kulyk, Drejtor Menaxhues për Zhvillim të Politikës Kombëtare – nga Instituti i Kujtesës Kombëtare, në Ukrainë.
Me këtë proces duket se edhe Ukraina, paksa ngadalë po shkon drejt dekomunizimit të vendit. Por, Shqipëria, e cila ka pasur numërin më të madh të njerëzve që kan vuajtur pasojat e Sigurimit të Shtetit, pothuajse, nuk ka bërë asgjë me këtë çështje. Madje, sot në këtë qeveri – Qeveria Rama ose në dplomaci dhe anëtar të qeverisë janë më shumë se 50% e tyre, kontigjente ose bijë e bija të ish zyrtarve të lart të Partisë së Punës, dhe të ish Sigurimit të Shtetit.
Ihor Kulyk, vë në dukje, se të gjitha arkivat nga 1918 deri në1991, të Sigurimit të Shtetit të Ukrainës (pasues të KGB) , janë të hapura tani për publikun.
Përveç kësaj, sot në Ukrainë, është vënë në përdorim edhe materiali nga arkivi elektronik i lëvizjes nacionalçlirimtare, i cili është aktivë në adresën elektronike avr.org.ua. Ky material arshivor, ka mbi 20 mijë kopje elektronike të dokumenteve në lidhje me lëvizjen çlirimtare të shekullit të 20, në Ukrainë, si dhe materiale të KGB-së. Ky arkiv elektronik, është një projekt i përbashkët me Qendrën për Kërkime mbi Lëvizjen Çlirimtare, Universitetit Kombëtar të Lviv, dhe Muzeut Kombëtar të Burgjeve.
Është, raportuar më parë se Republika Çeke, do të ribëjë ribotimin në internet të versionit të procesverbalit të shërbimeve të Sigurimit të Ministrisë të Punëve të Brendshme Çeke dhe të raporteve të inteligjencës dhe kundër-inteligjencës. Publiku me këtë rast thuhet se do të jetë në gjendje për të parë dokumentet e Czech State Sicurity, në lidhje me grushtin e shtetit komunist të shkurtit 1948, si dhe veprimet e agjencive të Sigurimit të Shtetit, rreth vdekjes së ish Presidentit Czechoslovakë Klement Gottwald.
Ukraina, në përputhje me ligjin për qasje në arkivat e agjencive represive të regjimit komunist totalitar të viteve 1917-1991, është aktualisht në proces të transferimit në arkivat e agjencive të policisë së fshehtë sovjetike dhe Shërbimit të Sigurisë, Ministrisë së Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e tjera ushtarake dhe civile të mbrojtjes të përcjelluar në Arkivin e Institutit “Publik Memory Nationality” të Ukrainës.
Pas këtij transferimi, historianët do të përgatisën dhe të bëjnë gati këto arkivat që lirisht të jenë qasshme në internet, edhe të hapura për publikun.
“Sot, policia ukrainase dhe strukturat e mbrojtjes, po ndërmarrin një rishikim të arkivave të tyre, për të përcaktuar se cilat dokumente të organizatave represive sovjetike ekzistojnë prej periudhës 1917-1991 të pa prekuar. Ata duhet të transferojnë në arkivat në Institutin Kombëtar të Kujtesës, të gjitha dokumentat deri me 21 maj të vitit të ardhshëm. Ne jemi në të njëjtën kohë duke siguruar të gjitha kërkesat për degën e re të arkivit kombëtar të Institutit “Publik Memory Nationality” të Ukrainës”, tha Ihor Kulyk.
Qendra për Kërkime mbi Lëvizjen Çlirimtare, në Ukrainë raporton se nuk ka bashkëpunim aktiv midis Arkivit të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës dhe partnerët e saj çeke – Arkivit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Instituti për Studimin e Regjimeve Totalitare. Në veçanti, përgatitjen dhe publikimin e koleksioneve të dokumenteve të “Operacionit Çekë dhe pasojat e tij (me 1937-1941 NKVD dokumenteve të RSS të Ukrainës)” dhe “Oun dhe UPA në dokumentet Czechoslovake të Shërbimeve të Veçanta (1944-1959).”
Ukraina dhe Republika Çeke, janë gjithashtu të gatshme të shkëmbejnë çdo kopje elektronike të dokumenteve, që lidhen me çështjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Pala Çeke thotë se është transferuar një pjesë e mirë e dokumenteve në lidhje me veprimet e agjencive Czechoslovake në shërbimet speciale zbuluse dhe kundërzbuluse – Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas, ndërsa pala ukrainase është duke e transferuar materialin arkivor, lidhur me rastet penale kundër ish-banorëve të Çekosllovakisë, të shtypur dhe keqtrajtuar nga regjimi totalitar sovjetik.
Ligji për qasje në arkivat e agjencive represive të regjimit komunist totalitar prej periudhës 1917-1991, ka për të hapur të gjitha arkivat e shërbimeve sekrete për publikun, në kuadër të programit të Arkivave të hapura të Qendrës për Kërkime në Lëvizjen Çlirimtare, me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar të Rilindjes .
Përkrahësit, e hapjes së dosjeve, thuhet se janë të bindur se ky hap jo vetëm që do të ndihmojë për të thelluar të kuptuarit në lidhje me historinë e vendit, por do të ndihmojë të në kthimin e atyre me dosje, dhe të praktikave totalitare në punën e zbatimit të ligjit dhe agjencive të veçanta të shërbimeve në Ukrainë.
Pas rënies së regjimit komunist, Polonia, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovakia, dhe shtetet Baltike dhe disa vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, me perjashtim të Shqipërisë, kanë bërë, që dokumentet sekrete të burgjeve dhe kampeve të interrnimit, të krijuara prej policisë sekrete, të jenë të qasshme, për publikun dhe dokumentat u kanë kaluar autoriteteve civile si Instituti Kombëtari Kujtesës, i cili do përdoret vetëm për dekomunizimin e Ukrainës dhe Çekisë.
Kurse, analistët në Shqipëri, thonë se asnjë çështje, me përjashtim të asaj të pronave nuk ka ndezur aq shumë debate në Shqipëri pas vitit 1990 sa çështja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Duket se ky debat do të vazhdojë edhe për një kohë shumë të gjatë. Mbasi thonë ata në parim, të gjitha palët e politikës në Shqipëri, nuk janë kundër hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe, pyesin se :”Kush do të guxonte të shprehej kundër?” Kjo do të ishte, thotë njeri prej analistëve shqiptarë, njëlloj sikur të vetë shpallej spiun i Sigurimit të Shtetit. Pra palët kanë mendime të ndryshme vetëm në lidhje me modalitetet e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Pra, njëra palë e akuzon tjetrën se modalitetet ligjore sipas të cilave ajo kërkon që t’ i hapë dosjet, lënë shteg për spekulime dhe akoma më keq, për të mbrojtur njerëz të caktuar nga demaskimi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Beqir Sina, Cekia, Dekriminalizimi, po shqiperia, Ukraina

VATRA- P R E S S R E L E A S E

April 12, 2016 by dgreca

The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH)/

April 10, 2016/

P R E S S  R E L E A S E/

The Board of Directors of The Pan-Albanian Federation of America VATRA (THE HEARTH), held a meeting today at the organization’s headquarters in New York, where its discussion focused primarily on a reported statement by the Prime Minster of Albania that “Donald Trump is a threat to America and, no doubt, a threat to Albanian-American ties.” According to The New York Times and other media sources, Mr. Rama was speaking at a talk show Thursday evening on Kosovo’s private television channel Klan Kosova, when he said that Trump’s election would bring “major damage” to the U.S. and would also be “a real threat to Albanian-American ties”.

The Prime Minister’s statement was unanimously condemned by the Board Members, as irresponsible and out of touch with reality. Intentionally or not, he interferes in the electoral process of the U.S. He also seems to ignore the fact that the friendly Albanian-American ties were established a long time ago and have been progressively strengthened, especially around the time of World War I, when President Woodrow Wilson saved Albania from further partitioning by the European Allies. The credit goes both ways: on one side, the reputation of Albanian Americans who showed love and loyalty to this Country and intensive lobbying, particularly by Bishop Fan Noli, Faik Konitza and others on behalf of Albania; on the other side, the spirit of democracy and compassion for the small nations and for human rights of the people of the United States. This has been a continuous pattern since its inception over a century ago and it will continue unabatedly for the foreseeable future.

In addition, Mr. Rama should know that the friendship of the United States towards Albania is bipartisan, as it has been demonstrated in the past and in recent times; and Albania is the one who enjoys a greater benefit from its relationship with the United States, not the other way around!

During the dreadful communist rule, the Albanian diaspora in America and elsewhere in the Free World, particularly VATRA, has been the true voice of the Albanian people and has maintained and strengthened friendly ties with the American people, as opposed to the official voice of the communist party that gave birth to the party that Mr. Rama chairs today.

We know that whoever wins the presidential election will maintain strong friendly ties with Albania. At the same time, we want to assure Mr. Trump and other candidates, that the Albanian people everywhere will remain friendly and pro-American as always, regardless of who occupies the White House.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Donald Trump, Edi Rama, VATRA- P R E S S R E L E A S E

RAMA, SAMITI I DIASPORES

April 12, 2016 by dgreca

 Në takimin me komunitetin shqiptar, Rama njofton për organizimin në nëntor në Tiranë, të Samitit të parë të Diasporës /

Rama-Bashkia-New-YorkTIRANË, 12 Prill/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama u takua me Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio në ditën e parë të vizitës në SHBA.

Gjatë takimit me kryebashkiakun e New York-ut, Kryeministri Rama vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe rolin që SHBA ka luajtur në mbrojte të interesave kombëtare shqiptare.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë de Blasio e përgëzoi Kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në New York.

Rama: Në nëntor Samiti i parë i Diasporës në Tiranë; fuqizim i lidhjeve të diasporës shqiptare në botë me vendim amë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë edhe në një aktivitet të organizuar nga komuniteti shqiptar në New York. Një takim miqësor ku u fol për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, për marrëdhëniet e veçanta me Shtetet e Bashkuara dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimet e këtyre 25 viteve në Shqipëri.

Në takim ka marrë fjalën Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Yorkut, Eric Scheiderman, si dhe Mark Gjonaj anëtar i Asamblesë së Shtetit të New Yorkut.

“Ne shqiptarët ushqejmë një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për Shtetet e Bashkuara. Kjo ndjenjë është farkëtuar në lidhjet tona të thella historike, të cilat i kanë rrënjët në lindjen e Shqipërisë moderne, në fillim të shekullit të kaluar. Lidhja jonë e veçantë është përforcuar më tej gjatë viteve të gjata të tranzicionit tonë demokratik. Ajo është intensifikuar më tej, me përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar shoqërinë tonë të lirë, për të përforcuar sundimin e ligjit, por edhe gjatë udhëtimit tonë në Irak, në Afganistan, për çlirimin e Kosovës dhe në bashkëpunimin tonë të ngushtë në lidhje me aksionet e ndërmarra për sigurinë dhe sfidat e përbashkëta. Gjithë kjo na ka çuar në nivelin më të lartë ndonjëherë të marrëdhënieve dypalëshe, partneriteti strategjik i nënshkruar vitin e kaluar. Ne jemi dhe mbetemi të prirur të vazhdojmë në këtë rrugë, në të mirën e vendeve dhe kombeve tona,” u shpreh Kryeministri.

Rama-DiasporaKy rrugëtim 25-vjeçar i Shqipërisë, edhe pse me një trashëgimi të vështirë, ka shënuar arritje madhore për shqiptarët kudo.

“Sot, Shqipëria është një spirancë stabiliteti në Ballkan; një anëtare e NATO-s, së bashku me SHBA-në dhe miqtë e partnerët e tjerë, kandidate për anëtarësim në BE; por më shumë se çdo gjë, një demokraci gjithnjë e më e fortë, një shoqëri e lirë, me një kohezion social të admirueshëm, një oaz respekti mes besimeve të ndryshme, diçka që e tërë bota admiron. Nga ana tjetër, dua ta them dhe ta përsëris se ne shqiptarët nuk kemi qenë kurrë më mirë më parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. Me një tjetër shtet shqiptar, Kosovën e lirë dhe të pavarur,”  u shpreh Kryeministri Rama.

Në këto arritje, për Kryeministrin Rama, mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike. Po ashtu, roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ka qenë domethënës.

“Unë jam i sigurt se nuk e teproj, nëse them se pa diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ëndërr do të kishte qenë shumë më e vështirë, në mos e pamundur për t’u arritur. Çdo gjë që kemi bërë dhe arritur është së pari, fryt i angazhimit tonë, i përpjekjeve tona, vendosmërisë dhe energjisë sonë. Por ne nuk do të kishim qenë këtu, po të mos kishim pasur mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo përfaqësues i shtetit amerikan që ka ardhur në Shqipëri flet me lavdërim dhe respekt për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe kjo na bën të gjithëve ne, shumë krenarë. Për këtë, ju falenderoj shumë të gjithëve”, u shpreh Kryeministri Rama.

Për të fuqizuar lidhjet e diasporës shqiptare kudo nëpër botë me vendim amë, në nëntor të këtij viti në Tiranë do të mbahet Samiti i parë i Diasporës, për të cilin Kryeministri Rama është i bindur se do të krijojë një marrëdhënie të re, përmes hapave konkretë bashkëpunimi.

“Unë jam i bindur që mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Jam i lumtur të shpall këtu, për herë të parë, se në nëntor të këtij viti do të organizojmë Samitin e parë të Diasporës Shqiptare në Tiranë. Puna për organizimin e Samitit është në zhvillim dhe shumë shpejt, detajet për pjesëmarrjen dhe regjistrimin do të bëhen publike. E shkuara jonë e hidhur dhe e përçarë, dekada të mungesës së komunikimit, vrulli për të zbuluar botën dhe vështirësitë e tranzicionit në rindërtimin e shtëpisë sonë na kanë mbajtur shpesh të veçuar. Kjo nuk do të ndodhë më”, tha Rama.

Sipas tij, “Samiti do të jetë një event madhor, ku qeveria dhe aktorë të tjerë kombëtarë do të diskutojnë me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga çdo kënd i botës, në më shumë se 50 vende, për hapat konkretë që mund të hedhim për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis nesh”. “Në radhë të parë, si mund të ndërtojmë sa më shumë ura dijeje, sepse dija është gjëja më e çmuar që Shqipëria mund të mësojë nga ju këtu dhe nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë,” u shpreh Kryeministri Rama.

Duke folur për qëllimin e organizimit të takimit të diasporës, Kryeministri nënvizoi se ai do të udhëhiqet nga nevoja për të ndërtuar një urë midis shqiptarëve, brenda dhe jashtë, për të bërë më shumë në ruajtjen e gjuhës, imazhit dhe zhvillimit të identitetit tonë, si dhe nga nevoja për të ngritur strukturën e bashkëpunimit.

“Do të jetë një takim pa asnjë dallim për atë që jemi, nga vijmë, çfarë besojmë, apo çfarë partie preferojmë. Do të jetë një takim i gjallëruar nga dëshira për t’u bashkuar përmes ideve, hapave konkretë, planeve të veprimit, duke u udhëhequr nga nevoja për të ndërtuar një urë midis nesh, shqiptarëve jashtë dhe atyre në Atdhe. Do të jetë momenti për të treguar se ne mund të jetojmë në pjesë të ndryshme të botës, por të ndihemi një; mund të jemi të shpërndarë në shtete të ndryshme, por gjithmonë të bashkuar rreth vlerave tona, parimeve tona, vendosmërisë sonë kulturore dhe shpirtërore, gjuhës dhe përkatësisë sonë, identitetit tonë unik shqiptar”, tha Rama.

Do të jetë momenti, vijoi Kryeministri,  “për të diskutuar dhe shpresoj për t’u dakordësuar mbi rrugët dhe mënyrat e strukturimit të bashkëpunimit tonë, duke ngritur mekanizma për të punuar dhe zbatuar projekte që do të na lejojnë të jemi plotësues të njëri-tjetrit”. “Do të nisim nga njohja e njerëzve në Shqipëri, me shembujt e suksesit, heronjtë e diasporës, në kuptimin e punës, arritjeve dhe suksesit të përditshëm. Në kthimin në shtëpi, përpjekjet tona të përbashkëta mund të maksimizojnë progresin dhe mirëqenien, duke rritur shkëmbimet tregtare dhe lidhjet ekonomike. Këtu në diasporë, ne mund të bëjmë shumë më tepër në ruajtjen e gjuhës sonë, imazhit tonë, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë, duke ofruar shërbime më të mira përmes rrjeteve tona konsullore, duke punuar me qeveritë e tjera, për të ruajtur të drejtat individuale dhe komunitare. Samiti i nëntorit do të jetë momenti për të treguar se cilët jemi dhe se jemi tashmë të aftë dhe të pjekur mjaftueshëm për të bërë më shumë dhe për të synuar më lart,” u shpreh Kryeministri Rama.

Në takim u shfaq filmi Besa – Premtimi, shoqëruar edhe me ekspozitë fotografike. Filmi ka marrë vlerësimet më të mira nga kritika dhe publiku ku është shfaqur. Roger Ebert, një nga shtëpitë më të njohura të kritikës kinematografike në SHBA, shkroi pak ditë më parë se “Besa – Premtimi” tregon guximin dhe bujarinë e shqiptarëve.

Filed Under: Komente Tagged With: Rama, SAMITI I DIASPORES

NJERZIMI NË PËRMENDORE ME TRE SIMBOLIKA TË KËQIJA*

April 12, 2016 by dgreca

Mendime rreth vëllim poetik “Qyqja në hanin e Ferrit”, të Mëhill Velaj/

 NGA PËLLUMB GORICA/

Me tre fjalë një poet mund të thotë më shumë se me treqind të një njeriu të zakonshëm.“Qyqja në hanin e Ferrit”,e poetit Mëhill Velaj është titull, që ngërthen në vetvete një simbolikë jetësore, e cila nuk është e lehtë të deshifrohet që në krye.

Në kërkim të një simbolike, që është e aftë të personifikojë vajin e vetmisë, dhe fatkeqësisë, autori zgjedh Qyqjen, si përmallim therës për atë lumturi që ekzistonte dikur, por që erdhën dhe e vodhën arbitrarisht padrejtësitë e kohës në shekuj.

Hani, është vendstrehimi, vendfshehja e mistereve, e ëndrrave të pafjetura, i kujtimeve të nxehta, që ndizen e pikojnë mall të përvëluar, e duhet të ndjekin pas brezat.

Ferri, është simboli i së keqes së përjetshme, i gjykimeve dhe ndëshkimeve shpirtërore e fizike, i dhënies llogari për mëkatet e kryera nga çdo moshë në jetë.

Por merita kryesore e poetit është se të tria këto si simbolikë e së keqes që jeton bashkë me njerëzimin, autori i shpalos si ana tjetër e medaljes së një jete, që gjen forca të mbijetojë e t’i mposhtë ato gjithmonë në dobi të së mirës sëtij. Poeti ka meritën e veçantë se të tria etapat: të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, i sheh të lidhura dialektikisht, duke argumentuar artistikisht se asnjëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën.

Vëllimi me poezi “Qyqja në hanin e ferrit”, i poetit Mëhill Velaj është i konceptuar në pesë cikle, të lidhura me mesazhin e qartë se gjithçka në këtë botë është ëndërr e shpresë, luftë e paqe, humbje e fitore, por asgjë nuk zhduket e humbet, që tjetërsohet e përmirësohet në ardhmërinë e saj, duke mbajtur të pazbehur vulën e kohës. Poeti gërmon në kujtime, për të rindezur traditën, e për t’i mbushur brezat me krenarinë e ligjshme për këtë vend ku “rrodhën më shumë lumenj gjaku se sa lumenj me ujë”. Të shkruara në varg të bardhë, dhe me një ritmikë këmbëngulëse, poezitë e vëllimit “Qyqja në hanin e ferrit” të Mëhill Velaj kanë larmi tematike, figuracion disi të errët, që nuk është i lehtë në të kuptuar. Me simbolikën dhe guximin e shprehjes, çdo varg kullon dhimbje e mall për atdheun, shpalosen dëshira dhe mesazhi i madh, se pavarësisht pengesave e brengave jeta meriton të jetohet. Ndaj edhe pse i brengosur për gjithçka që nuk është realizuar, i përmalluar nga ndarja me atdheun e tij, riafirmon lidhjen e përjetshme me jetën si nocion biologjik e filozofik me Kosovën e tij, nënë të pavdekshme kur shkruan: “Unë do të vij përsëri / E ardhmja e fatit tim/  Je ti Kosova ime/ Emrin zemër ke”.

Në vargjet e vëllimit poetik,“Qyqja në hanin e ferrit” të Mëhill Velaj shprehet më së shumti thelbi i dëshirës së madhe të poetit, për ta kthyer lotin në ëndërr, dhimbjen në dashuri, dhe dëshpërimin në shpresë: “Ende gjenim guximin, forcën e brendshme/ Dhëmbjet dhe humbjet tona ishin/ Lotët e shpresës e të dashurisë”. Poeti njeh humbjen dhe pranon fatkeqësinë si një fenomen i natyrshëm që ndodh, pavarësisht nga dëshira jonë. Ai analizon të kaluarën dhe nxjerr mësim nga realiteti që jeton dhe pastaj thjesht e pa jehonë, jo nga pozita e heroit apo e martirit, por të ushtarit që sakrifikon për jetën: “Dhimbjet dhe humbjet tona ishin/ Lotët e shpresës dhe të dashurisë”. Dhe për ta garantuar e qartësuar më mirë këtë proçes të pashmangshëm, thërret në ndihmë zërin e të parëve: “Dëgjojmë zërin e largët të etërve:/  Mos kini frikë dhimbjen e vdekjen/ Hapni portën e së ardhmes / Aty do të gjeni PAQEN”.

Poezia e Mëhill Velaj është si një këngë e papërfunduar kurrë për jetën, si një ëndërr në zgjim. Ndaj kur lexon vargje, që rrezatojnë vetëm mall atdhedashurie e shpresë të ringjallur, që i thurin hymne ardhmërisë së bukur njerëzore, të sjellin padashur në mendje mendimet e humanists, Nënë Tereza. Ja si shkruan poeti: “Ndjeni dashuri, kur ju jepni dashuri/ Jo vetëm kur ju merrni/  Drita është me ju/ Mos harroni“. Malli e brenga, pengesa dhe vështirësia e ngacmojnë përtej njerëzores poetin. Fakti që “qyqja këndonte vargun në një degë të thatë“ e bëjnë poetin “të varet në litarin e vargjeve”, por qartëson se ai këtë nuk e bën në emër të humbjes, por të optimizmit dhe ringjalljes, e të përtëritjes së jetës. Poeti si një krijesë e shkrirë dhe shpirt e mendim me mjedisin që e rrethon shkruan: “Jeta është e bukur/ Jeta jam unë/ Vargjet që i thur për të”. Poeti pasi njeh deri në palcë gjithçka që ngërthen në vetvete nocioni jetë, mposht gjithçka që i kundërvihet logjikës së zhvillimit, e drejton vështrimin nga dashuria dhe njerëzorja, dhe jep garanci për të ardhmen e kombit të tij: “Unë e di se secili prej nesh nuk i beson më vdekjes/ Unë e di atë, siç nuk i besoj më vetë/ Unë e di se secili prej nesh udhëton drejt dashurisë patjetër/ Ngulur thellë në themele të shtëpisë së vjetër”. Çdo invid e komb ka një të kaluar, jeton një realitet e ka një të ardhme, por gjithmonë mbështjellë me veçantinë e traditës dhe kulturës së tij. Kombi që i përket poeti e ka zgjedhur vetë rrugën e tij: “Me eshtrat e ngurosura shtruam rrugën e lirisë/ Tabanin e përjetshëm të atdheut tim”. Dhe në një poezi tjetër vazhdon po me atë gjuhë e zemër: “Jeta nuk është shtrati me trëndafilla/ Jeta është vallja për tu kërcyer deri në fund/ Jeta është e mbushur me zhgënjime/ Jeta ka mistere energji trishtim, dashuri/ Jeta është dhuratë fat, tragjedi entuziazëm/ Jeta është vetmi e sfidë”.

Poezinë e Mëhill Velaj e ndriçon simbolika dhe e bën të ndjeshëm vargu i lëmuar me kujdes, e i vënë me siguri në vendin që i takon, si një gur kështjelle, dhe i jep ritmin e ngjyrën e së veçantës gjuha e rrjedhshme pa sforcime e zbukurime, por edhe tematika e zgjedhur, rima e goditur, e sidomos aliteracioni, e forca e mendimit. Megjithatë poeti duhet të shmang një përsëritje jo të justifikuar të leksikut poetik, e cila vihet re nga njëra poezi tek tjetra. Gjithashtu duhej edhe një lidhje më organike të pesë cikleve në funksion të një tematike të vetme, duke e bërë vëllimin më të ngrohtë.

Rrallë mund të gjesh metafora, simbole e krahasime të tilla si: “Varrosa shpirtin sallatë prej thike”; “Pranvera merr një lule nga lulet e mia”; “Lotët e motrës vaditin pluhurin e dëshpërimit”;  “Mbi kokë qëndrojnë retë si flamuj argjendi”; “udhë me krahë zogjsh”; “Sa ngushtë midis tokës dhe qiellit”; “E ardhmja ka ardhur në të kaluarën”; “Delet kullotnin bar e gjak”; “Zgjoheshim nga një ëndërr e binim në një tjetër”; “Fara u bë zogj që fluturuan në kaltërsi“; “Me kohën nën sqetull” etj, që bëjnë të gumëzhijë vargu për një kohë të gjatë e të lërë gjurmë të pashlyeshme në mendje.

Por për poetin është dashuria ajo që mban në këmbë njerëzimin, jetën, dhe ai duke dashur të falë vetëm dashuri, kërkon që të vdesë për të, si martir i saj. Ndaj, e ka zgjedhur rrugën e tij, e ka përcaktuar atë fat, të cilën kërkon që të mbajë në buzë përjetësisht me këngën e dashurisë: “Ky është fati im/ Të vdes duke kënduar”.  Dhe s’ka fat më të bukur e më të madh, se ky. Fat që e pati: Dantja, Hajne, Pëtefi, Gëtja, Esenini, Pushkini, Petrarka, Migjeni, Noli, e shumë këngëtarë të tjerë të poezisë. Se ata që vdesin duke kënduar, në fakt nuk kanë vdekje kurrë.

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: “Qyqja në hanin e Ferrit”, Pellumb Gorica, të Mëhill Velaj

Veseli në Uashington: USAID, shumë përkrahje Kosovës

April 12, 2016 by dgreca

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takoi zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz/

UASHINGTON, 12 Prill 2016/ Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në selinë e USAID-it në Uashington është pritur në një takim të veçantë nga Susan Kosinski Fritz, zëvendës-administratore e lartë për Evropë dhe Euroazi. 

Kryetari Veseli e falënderoi Fritz për ndihmën e pareshtur të Misionit të USAID-it ndaj Kosovës dhe Kuvendit të saj në veçanti, duke e konsideruar këtë përkrahje shumë të çmuar dhe tejet të nevojshme për institucionet e vendit, gjatë procesit të ndërtimit dhe konsolidimit demokratik. 

Kreu i Kuvendit kosovar shfaqi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thekson njoftimi i dërguar. 

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Kuvendi dhe shteti i Kosovës, si dhe për fokusin e projekteve zhvillimore, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: në Uashington: USAID, Susan Kosinski Fritz, Veseli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT