Nga Mimoza Dajçi/Ftesën për të asistuar në promovim e një libri pranë godinës së OKB-së, e prita me kënaqësi. Autori amerikan Steve Silberman prezantoi para një auditori të zgjedhur librin me titull: “NeuroTribes”. Autori është fitues i Çmimit në shkenca mjekësore për krijimtari letrare, dhe fitues i Çmimit Samuel Johnson. Libri “NeuroTribes” dhe Steve Silberman janë përcaktuar nga “New York Times” si autori dhe libri më mirë e i më i shitur në SHBA dhe në Angli. Po ashtu edhe “The Economist”, “The Financial Times” e shumë media të tjera e kanë renditur autorin tek shkrimtarët më të mirë.
Archives for April 2016
Ortekët e fushës bregdetare
Nga ILLO FOTO/ New York/
Për të shkruar këtë shkrim u bë sebep një artikullli i Gjergji Thanasit , botuar në shtypin online , me datën 9 Mars 2016. Autori i shkrimit përmend se dy vite më parë, u krye një investim prej 2 milion $ me prita shumfishe, për të ndaluar rreshqitjen e kodrës Cerila. Pa mbaruar entusiazmi i inagurimit, i gjithë investimi u kthye në një përrua balte , që përmbyti një lagje të Durrësit. Kjo është përmbajtia e shkurtuar e shkrimit të z. Gjergji Thanasi.
Të kthehet kodra në një perrua , është rast shumë i frikshëm. Në kodër evakuohen banorët , qe u permbyten banest . Kodra qe konsiderohet streha , qe te mbron nga permbytjet , kthehet ne objekt. Keshtu ndodhi ne Cerrilat , qe u derdhen parate lume dhe qe orteku -koder i mori me vete . Kodrat e buta te bregdetit provokohen nga ndertimet e pa studjuara dhe nga mungesa e mbuleses bimore . Ne keto kushte kthehen ne orteke , qe pershkruan autori Thanasi . Hidhuni nje sy kodrave te Ardernices , te Kushovices , te Mifolit , te Petoves, te Kavajes . As kane lojtur as luajne nga vendi , sepse jane taracuar dhe pyllezuar me ullinj . Ato jane armatosur natyralisht , jo nga brezat e betonit, sic ndodhi aktualisht me cerrilat .
Te jemi realiste , ndertimet do te behen ne koder, po ku dhe si?
Ndertimet duhet te behen vetem mbi bazen e nje studimi serioz gjeollogjik. Shembujt pozitive dhe negative , ne kete aspekt nuk mungojne . Shifni qytezen , qe nderoi Fulltzi ne Golem eshte qyteze afer Curilave , por nuk ka lojtur as nje fije floku . Mbi te nuk eshte bere asnje armature. Ka 80 vite , qe eshte ndertuar . Shifni qytezat e ngjashme te ndertuar ne kodra : Dushku , Grabjani , Sovjani , Bulo , Qyteti i Maliqit etj.
Model i nje ndertimi te sigurte eshte qyteza Levan , me 5 mije banore ,ndertuar ne mesin e viteve 50 te shekullit te kaluar, ne qender te ultesires bregdetare . Banesat jane ndertuar ne izoipset e kodres . Ideatori i ndertimit dhe zbatusi i projektit , ka qene nxenesi i Fulltzit , Beshir Nikolla . U kritika ashper nga te tere drejtusit e shtetit te asaj kohe , se pse bente shpenzime te medha , me eskavatore , kur fusha ishte 200 metra me poshte , dhe mund te nderoje dhe te urbanizoje pa kosto . Arriten , ta quanin sabotator Beshirin , qe kish qene nje ish partizan pioner . Ai nuk u terhoq .
Posht kodres Levan , ka qene keneta Bicukas , te ciles Beshiri nuk mund t’i besonte . Sot Levani mund te merret model i cdo ndertimi shqiptar dhe me gjere , per ndertimet ne kembet e kodrave te Ultesirave bregdetare .Ndertimet e tjera te fushes , qe nuk kane ngjashmeri me Levanin , domosdoshmerisht , nje dite do te prishen , sepse pengojne seriozisht kullimin .
Ndertimet e cerekshekullit te fundit edhe te ishe nisur , per te sabotuar me mish me shpirt , nuk do te arrinin ne kete pike , ku arriten . Rralle gjen ndertime ne venbanimet e reja , qe e jene ne vendin e duhur . Menazhmi i territorit , ka kontribuar , per kthimin e kodrave ne ortek dhe per ndertime ne mes te batakut , ku rreziku i permbytjeve kastrofale , pritet nga viti ne vit
Shembelli me negativ i ndertimeve mund te merret ndertim i Kombinatit metalurgjik , ne Bradashesh te Elbasanit . U okupuan me ndertesa rreth 250 Ha. toke fushore nga me te mirat e Shqiperise , per te mos thene me mira , deri sa te paret tone e quajten “Fusha mbret “ . Nuk besoj se pati ndonje hair Shqiperia nga ai ndertim aventuresk . Brezat e arthem duhet qe kete fushe ta kthejne ne identetitein e saj mijra vjecar , “Fusha mbret “ . Gjat monizmit shumica dermuse e ndertimeve , nuk I pershtatet llogjikes urbanistike . Nga me skandalozet mund te permendim lagjen “Kenete “ ne Durres , ndertuar ne truall, ku ka pasar disa pika nen nivelin e detit , kur eshte kryer bonifikimi i ish kenetes “Durrsi “ . Tjeter : Fush kruja , mund te mos kishte zbritur ne ato kuota te ulta , ku eshte zgjeruar . Ndertimet e fushes perbejne kontravajtjen teknike , me te rende qe i eshte shkaketuar vendit , ne te tere historine . Me gjeni , qofte dhe nje fshat te humbur te Shqiperise , te ndertuar perpare 3 shekuj , qe eshte ndertuar jasht llogjikes inxhinjerike moderne . Mos u lodh . Nuk Ka!
Kur flasim per rreshqitje kodre , zanafilla , eshte ne pikat me te ulta te fushes , qe shtrihet poshte kodres . Kur perfundon permbytja ne fushe, rreziku ngjitet vertikalisht .Ky eshte ligji fizik i lengjeve , sipas te cilit volumi i ujit nuk ndrydhet . Kur fusha konsiderohet e ngopur , presioni i ujit deperton neper damaret e kodres . Qe do te thote se permbytja deperton vertikalisht , deri ku gjen piken e dobet , per te krijuar perruan , qe na pershkruan autori Thanasi .
Kur cperbehet kodra nuk kemi permbytje , por tjetersim te territorit, ortek . Mbeshtetur ne kete llogjike , per ta bere kodren dhe fushen te qendrushme , duhen dy kushte : Kodra te jete e veshur me bimesi ose me pyll dhe fusha te kete aftesi te percjelli ujin e rrjedhshem mbitokesor , pa asnje pengese, drejt detit . Te dyja keto kushte i mungojne territorit tone , ne kete cerekshekullin e fundit. Pyllezimi I kodrave problematike duhet te kishte perfunduar me kohe . Me mire preferohet te hiqet periodikisht dheu nga xhadja dhe te ribehen urat , se sa te pyllezohet kodrat , qe po te merret seriozisht , perfundon brenda nje jave , ne te tere kodrae e Ultesires .
Ne te tera llojet e permbyetjeve gazetaret , kane qene ne rreshtin e pare dhe i kane pershkruar situatat dhe shkaqet , me hollesi reale . Pervec kronikave te gazetave dhe kerkesave te viktimave , per te marre demshperblimet nga Qeverria nuk gjendet asgje tjeter. Asnje gjurme reflektimi . Po qe se lajmet dhe komentet per permbytjet do te liheshin ne kopetence vetem te Ministrise se bujqesise , nuk do te kishim as nje analize te besushme . Ministria e ka fshehur te verteten tragjike , qe perjeton toka bujqesore , kete cerekshekulli dhe do te vijoi ta fshehi , derise fshataresia ka humbur aftesine e reagimit .
Reliefi bregdetar shqiptar eshte i brishte .Dihet se fusha ka qene fundi i disa kenetave , qe fillonin me keneten e Akernise , vijonte ne Seman , Terbuf dhe perfundonin ne Velipoje . Perbenin nje brez ujor te lidhur , mbi 200 Km. gjatesi . E brishte eshte dhe zona kodrinore , qe ngrihet perbri ish kenetes .
Kodrat e buta te zones bregdetare , kane te njejten perberie petologjike si dhe fundi i kenetes . Ato ishin me te qendrushme , kur keneta ishte bri tyre , sepse ruhej niveli i ujit mbi parimin e eneve komunikuse . Permbytje nuk kishte nga poshte , vec kur fryheshin lumejnte . Me heqjen e ujit te kenetes , kjo baraspeshe u perkeqesua , sepse volumi i ujit mbeti boshllek . Shtoi ketij shkaku edhe cpyllezimet e kodrave , mundesite e rreshqitjeve te kodrave jane shumfishuar, derisa edhe kodra e armatosur 3 here , po rreshqet .
Besoj te tere e mbajne mend permbytjen masive te Shkodres . Ne ato diite te zymta , nje vizitore , tha shptrehjen butaforike “ Eshte bere Shkodra si Venecja “. Eshte shprehje e nje realiteti absurd , kur midis Shkoders udhtohej vetem me varka venecjane . Do te ishte fatkeqesi kombetare , ne se kjo “ Venecje “ do te ishte afatgjate , qofte dhe e pjeseshme . Po ne ato dite te stuhishme , nje shkencetar i fushes shkruante : “ Ne se nuk do te ishin digat e hidrocentraleve , per kushtet e krijuara ne fushe , shume venbanime do te ishin aktualisht perjetesisht te permbytura “ . Ky eshte hamendesim , por hamendesim i nje shkencetari , i besoj pa medyshje , sepse nuk jane shprehje hokatare “venecjane “ .
Rrasti , qe na jep Gjergj Thanasi eshte kambane alarmi , per katastofe . Kete realitet duhet ta vleresojne ata qe kane punet ne dore . Njerzit e duhur , per te ndryshuar gjendjen , jane forumet shkencore dhe ato shteterore , qe aktualisht konsiderohen organizma me ndjeshmeri te humbur , ndryshe do te kishim pare ndonje reagim,ndonje konsulte , ndonje plan , pas shkrimit realist dhe kambane alarmi te Gjergj Thanasit .
Kushdo e kupton , se nje kullim perfekt i fushes , bashkerenduar me pyllezimin e kodres jane masat e vetme , per te parandaluar kete permbytje ne te dyja rrafshet . Kjo nuk do te ndodhi , derisa Qeverria te vijoi te jete indiferente ndaj zgjidhjes se problemit kapital : Kthimit ne identetit , te territorit bujqesor te Ultesires bregdetare , perfshire dhe kodrat e buta kufizuse te ultesires . Paralajmerim me konkret se rrasi i kodres se Cerrilave , nuk mund te kete . Natyra ka qene dhe dhe vijon te jete hakmarrese e verber ndaj idiferences njerezore .
Illo Foto , NY Mars 2016
“Djajtë e Donovanit”- AUTORI SHQIPTARO-AMERIKAN ALBERT LULUSHI ME NJË LIBËR TË RI
Nga Frank Shkreli/
Shqiptaro-Amerikani Albert Lulushi njihet si autor tepër i suksesshëm këtu në Shtetet e Bashkuara i disa librave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe jo vetëm në këtë fushë. Ai konsiderohet si njëri ndër ekspertët më të dalluar në këtë fushë gjatë 20-viteve të kaluara këtu në Amerikë, ndërkohë që ekspërtizën e tij në fushën e Teknologjisë së Informacionit, ai e ka përdorur me mjeshtëri duke punuar për ente të ndryshme të qeverisë federale të SHBA-së dhe për disa nga kompanitë më të njohura dhe më të suksesshme amerikane dhe ndërkombëtare .Përveç librave të botuar mbi Teknologjinë e Informacionit gjatë dy dekadave të fundit,në verën e viti 2014 ai vendosi të dilte krejtësisht nga fusha e tij e veprimtarisë së Teknologjisë së Informacionit në të cilën, me punë të rëndë dhe përkushtim të vendosur kishte bërë emër. Atë vit ai botoi librin mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA me titullin, “Operation Valuable Fiend” ose në shqip, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm.” Është ky një libër në të cilin përshkruhen në hollësi — bazuar në gjurmimet shkencore të autorit Lulushi dhe në dokumentat arkivore të dorës së parë të asaj kohe si dhe në një bibliografi të pasur — përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, përpjekje këto që kishin filluar në në vitin 1949.
Libri më i ri i autorit Albert Lulushi, i posa botuar nga shtëpia botuese Arcade Publishing e New Yorkut mban titullin, “Donovan’s Devils” ose “Djajtë e Donovanit”, sipas komandantit të parë të Forcave Speciale OSS, William Donovan, një avokat republikan nga New Yorku i emëruar në atë detyrë nga Presidenti i atëhershëm amerikan Franklin Delano Roosevelt, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiteshin për luftë me Gjermaninë dhe me Japoninë. Është kjo një histori për të cilën është shkruar edhe më parë nga autorë të tjerë amerikanë, por megjithkëtë mbetet një histori shumë pak e njohur e këtyre Forcave Speciale para-ardhëse e atyre që sot njihen si, “Forcat Speciale Amerikane” dhe para-ardhëse gjithashtu të CIA-s së sotëme. Subjekti i librit të ri të Albert Lulushit është pra krijimi dhe veprimtaria e zyrës sëparë moderne amerikane të shërbimit të fshehtë,të quajtur Zyra e Shërbimeve Strategjike të Shteteve të Bashkuara,që njihej shkurtimisht me germat OSS. Libri i ri “Donovan’s Devils” i Albert Lulushit, plotëson boshllëkun që ekzistonte në njohurinë dhe historinë e veprimtarive të OSS-it, libër ky i cili është vlerësuar nga kryehistoriani i CIA-s, Z. David Robarge, i cili është shprehur se “Më në fund, në sajë të Albert Lulushit, OSS-it i jepet vendi i duhur në histori.”
Ndryshe nga librat e autorëve tjerë mbi këtë subjekt — të cilët sipas autorit janë përqëndruar në antarësimin në këto grupe të pjesëtarëve të elitës amerikane të asaj kohe –Lulushi thekson se qëllimi i tij me botimin e këtij libri ishte që të portretizonte dhe të dokumentontemë tepër historinë e “njerëzve të thjeshtë që ishin rekrutuar nga radhët e brezave të parë dhe brezave të dytë të emigrantëve në këtë vend”. Lulushi shkruan se këta imigrantë, njerëz të thjeshtë e të rëndomtë, të cilët iu përgjigjen thirrjes për të shërbyer –u vendosën prapa vijave të armikut për të luftuar gjermanët dhe italianët. Ata, shton autori,u paraqitën vullnetarë për të marrë pjesë në akcione tepër të rrezikshme duke rrezikuar jetën e vet me veprimtaritë e tyreprapa vijave të armikut,kryesisht në Europë, përfshirë Francën, Italinë, por edhe vendet e Ballkanit. Lulushi është shprehur se me këtë libër ai është përpjekur të paraqesë një pasqyrë të gjithanshme dhe sa më afër realitetit që ishte e mundur”.
Albert Lulushi shkruan se ishte e pamundur që në librin e tij të përfshiheshin aktivitetet e shumta të OSS-it anë e mbanë botës, andaj ai vendosi të përqëndrohej mbi veprimtarinë dhe misionet e Komandës të Grupeve Operative në zonën e Mesdheut dhe në teatrin e operacioneve të luftës në Europë. Ndërsa pjesëmarrësit në këto operacione hidheshin si parashutistë nga ajri apo deti për të infiltruar në territorin e kontrolluar nga armiku nën fshehtësinë absolute të territ të natës, misioni i fshehtë i këtyre grupeve operative, sipas autorit, ishte që t’ishkaktonin armikutshkatërrim dhe konfuzion duke kryer sabotime, por edhe duke organizuar rezistencën vendase kundër armikut. Pjesë e rëndësishme e operacioneve të këtyre grupeve operative të OSS-it ishte ndër të tjera edhe shpëtimi i ushtarakëve dhe personelit amerikanë, të robërve të luftës, evakuimi siç ishte rasti i shpëtimittë infermiereve amerikane nga territori i Shqipërisë.
Zyra e OSS-it që mbulonte Shqipërinë dhe Ballkanin ishte e vendosur në Bari të Italisë dhe kishte zhvilluar një përvojë të konsiderueshme për shpëtimin e personelit amerikan prapa vijave të armikut. Lulushi konsideron se njëra prej operacioneve të para dhe më të suksesshme e këtij grupi ishte shpëtimi i 13 infermiereve, 13 teknikëve mjekësorë amerikanëdhe ekipazhit prej katër antarësh, pasi aeroplani i tyre në udhtim e sipër nga Katania e Sicilisë përnë Bari, më 8 nëntor 1943, për arsye të kohës së keqe mbi Mesdhe kishte humbur drejtimin duke e detyruar të fluturonte gabimisht mbi territorin e Shqipërisë. Aeroplani amerikan me pasagjerët brenda u qëllua nga armiku me top kundërajror duke e detyruar të ulej në një fushë të Shqipërisë qëndrore. Ndërkohë që aeroplani u shkatërrua nga sulmi, fatbardhësisht pasagjerët dhe ekipazhi i shpëtuan përplasjes së aeroplanit. Një grup partizanësh shqiptarë, shkruan Lulushi, i transportoi ata në një zonë malore në jug të Shqipërisë që kontrollohej nga ata.Sidoqoftë, megjithë rreziqet me të cilat përballeshin amerikanët në një territortë panjohur për ta — të kontrolluar nga partizanët dhe nga forcat nacionaliste — ishte oficeri i Forcave Speciale Amerikane, OSS, Lloyd G. Smith, ai i cili me ndihmën e një oficeri britanik, i atashuar pranë grupeve partizane, pothuaj dy muaj pas sulmit dhe përplasjes së aeroplanit amerikan në Shqipërinë e Mesme, evakuoi me fshehtësinë më të madhe nga territori shqiptargrupin mjekësor amerikan. Ishte data 9 janar, 1944 kur në Bari të Italisë nga bregdeti shqiptar arrijti anija në të cilën gjëndeshin 10-infermiere amerikane, 13 teknikë mjekësorë dhe katër antarë të ekipazhit, të shoqëruar nga oficeri i Forcave Speciale amerikane OSS, i cili me aftësinë dhe prëvojën e tij i shpëtoi ata duke i larguar ata nga territori shqiptar. Lulushi citon oficerin britanik i cili shoqëronte grupin e infermiereve dhe teknikëve shëndetsorë amerikanë, të ketë thënë se atij, “i kishte lënë përshtypje të madhe mikpritja e banorëve të fshatrave shqiptare nepër të cilat ata kaluan fshehurazi, madje edhe përball reprezaljeve të forcave gjermane.”
Megjithëse evakuimi i amerikanëve nag Shqipëria doli me sukses, ky nuk ishte një mision i kryer, pasi 3 infermiere amerikane, shkruan autori, ishin ndarë nga grupi si përfundim i një sulmi gjerman, ndërkohë qëeprorët e Oficerit Smith të OSS-it i kërkuanatij që të këthehej përsëri në Shqipëri për të gjetur dhe për të tërhequr së andejmi 3 infermieret amerikane të mbetura pas.Ndërsa ai kishte pranuar të këthehej për një operacion tjetër shpëtimi në Shqipëri,oficeri Smith ishte informuar nga grupe nacionaliste shqiptare se 3 infermieret amerikane ishin gjallë dhe se po strehoheshin nga një familje shqiptare në Berat, zonë që në atë kohë kontrollohej nga forcat nacionaliste.Me ndihmën e forcave nacionaliste, shkruan Lulushi, Oficeri i Forcave Speciale Amerikane OSS Lloyd Smith, mundësoi që 3 infermieret amerikane të arrinin më në fund nga strehimi i tyre në Berat në bregdetin shqiptar, ku me 19 mars takojnë oficerin Smith i cili me përpjekjet e tija bëri të mundur trasportimin e tyre nga bregdeti shqiptar në Itali, ndërkohë që heret në mengjesin e 22 marsit, 1944 ata arrijnë shëndosh e mirë në Bari të Italisë, pas një periudhe prej 5 muajsh të fshehur në Shqipëri, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk dihej fati i tyre, pasi kishin mbetur prapa vijave të armikut në Shqipëri dhe larg forcave aleate, shkruan Lulushi. Ishte ky një operacion i sukseshëm evakuimi nga Shqipëria i Forcave Speciale Amerikane.
Botimii librit të ri të Albert Lulushit ka siguruar vlerësime të shumëta javët dhe ditët e fundit nga ekspertë, pjesëmarrës në ato aktivitete dhe njohës të historisë së asaj periudhe. Njëri prej tyre, miku i shqiptarëve, Frank Wisner është shprehur se libri,“Donovan’s Devils më la gojëhapur. Albert Lulushi na ka dhënë sfondin thelbësor të forcave special”, ka thënëIsh-ambasadori, Nën Sekretari i Mbrojtjes për Politika, dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Frank Wisner.
Vlerësime të tjera të librit të Lulushit përfshijnë pohimin e Jack Devine, ish zëvendës drejtor i CIA-s dhe president aktual i Grupit Arkin, i cili ka vlerësuar librin e ri duke pohuar se, “Lulushi ka prodhuar një libër që duhet lexuar nga çdo nxënës i OSS-it dhe nga publiku i gjerë në përgjithësi. Libri është mbushur me detaje interesante në lidhje me pak sprova të njohura dhe vështirësi të operacioneve të OSS-it gjatë Luftës së Dytë Botërore.”Ndërsa enti i librave “Publishers Weekly”, vlerëson se leximi i librit të Lulushit,Donovan Devils është,“Me interes të veçantë për ata që janë sidomos të interesuar në përvojën amerikane të emigranteve dhe në historinë e operacioneve speciale.” Natyrisht se njohuria e gjuhëve dhe e kulturave të ndryshme të emigrantëve pjesëtarë të Forcave Speciale, si OSS, e bënte më të lehtë komunkimin e tyre me popullësinë vendase.
Në përgjithësi, vlerësimet nga ekspertë, ish pjesëmarrës në Forcat Speciale dhe njohës të historisë së asaj periudhe janë të shumta dhe tepër pozitive për librin më të ri të autorit shqiptaro-amerikan Albert Lulushi, ashtu siç ishin edhe për librin e tij të parafundit, botuar më 2014 mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA në Shqipëri me titullin, “Operation Valuable Fiend”,në të cilin dokumentohen përpjekjet e pasukseshme të Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës, në mbarim të ‘40-ave dhe në fillim të ‘50-ave.
Me këtë libër dhe me veprat e tjera para kësaj–si në fushën e historisë ashtu edhe të teknologjisë së informacionit — Albert Lulushi, gjithnjë sipas pohimeve të ekspertëve më të njohur amerikanë në këto fushë, është duke dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm dhe të veçantë mbi operacionet e fshehta dhe heroike, por shpeshëherë të keqkuptuara – mbi sukseset por dhe mbi dështimete asaj periudhe të Luftës së Dytë Botërore në të cilën vepronin Forcave Speciale — tëenteve amerikane siç ishte OSS dhe më vonë CIA-s, pasardhëse e saj. Libri, përveç dokumentimit të veprimtarive të asaj periudhe, ofron njëkohsisht edhe mësime nga ajo histori–ashtu me sukseset dhe dështimet e saj — edhe për operacionet e sotëme të Forcave Speciale moderne amerikane, të cilat mund të nxjerrin mësime nga ajo histori që përmblidhet në librin e Lulushit, Donovan’s Devils.
Natyrishtse veprat e shumëta të këtij autori në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në fushën e inteligjencës ushtarake dhe të Luftës së Ftohtë, janë rezultat i talentit të dalluar por edhe i shembull i punës së rëndë dhe serioze të tij në këto fushë. Si i tillë, Albert Lulushi nderon veten si ekspert në këto fushë, ndërkohë që konkuron me më mirët e këtij vendi. Por,me kontributin e tij të shquar në fushën e botimeve me subjekte të ndryshme si edhe me angazhimin e tij në marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe Kosovën gjatë viteve të kaluara –autori tashmë i njohur për publikun amerikan dhe jo vetëm, Albert Lulushi, me veprimtarinë e tij dhe me punën e palodhur, nderon njëkohsisht edhe mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan.
Albert Lulushi, i lindur në Shqipëri, iku në Perëndim në vitin 1990 dhe u zhvendos në SHBA në vitin 1991. Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrës i teknologjisë së informacionit duke punuar me agjencitë qeveritare amerikane dhe kompanitë Fortune 500. Lulushi ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në kryerjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën. Albert Lulushi është autor i librit Operation Valuabe Fiend, nje përzgjedhje e History Book Club dhe Military History Book Club. Ai jeton në Oakton, të shtetitVirginia, afër Washingtonit.
FASLLI HALITI: SHPIRTI I POETIT SI ARË E PUNUAR…
Ese nga Xhevair Lleshi/
Mos më shiko nga duart për ndonjë dhuratë, / Dhurata më e bukur e duarve – / Shtrëngimi. Ai recitoi me mërmërimë vargjet e tij, sikur të kujtonte një këngë të vjetër. Dhe unë po e shihja me vëmendje në sy. M’u bë sikur donte të thoshte diçka tjetër, por kësaj dite këto tre vargje do të luanin ndikim të madh tek unë. Shtrëngova duart me Faslliun dhe bëra të largohesha. Ai ende ruante kryqëzimin. Më erdhën ndërmend vargjet e tij befasuese, ala Majakovsk, ku edhe britma më e ulët sociale merr vetiu tone mjaft të larta. Dhe nisa të meditoj me vargjet e tij. Diku lexoja: Mos bëj turpe, / Ruaje nderin e burrit si burrë! / Ne do të plakemi një ditë, / Por «turpi dhe nderi nuk plaken kurrë». Vërtet turpi dhe nderi nuk plaken kurrë. Antipod të njëri-tjetrit dhe midis tyre duarshtrëngimi. Ndoshta gjërat e thjeshta dhe vetëm pse na duken të këtilla (të thjeshta) e kanë fajin që na e ngarkojnë kot jetën ose na e zbukurojnë me madhështinë që fitojnë. Më duken se vargjet marrin vetiu pamjen e lartësuar të njeriut, fitojnë një prarim të epërm dhe gurgullojnë me hijeshi. Është aftësia e vargut që të fut në ngasje të tjetërfarta, është edhe mrekullia e poezisë që endet si frymë qiellore midis njerëzve të dashuruar. Dhe në një brendësi fatlume ato bëhen shpirti i poetit, një shpirt i trazuar qoftë edhe vetëm për një fjalë goje, apo për udhën e grunjtë të qumështit.
E kërkon miqësisht nderin Faslli Haliti, një tetëdhjetëvjeçar që ecën si djalë i ri, e kërkon dhe me ngulm. Ja, edhe vetëm me një fjalë ai thur një varg që rri si gur i veçuar metaforik brenda ngrehinës së figurës. Sepse figurat e tij perceptohen të gjalla, të lëvizshme, pa u ënjtur të mëshojë në fryrjen e fjalëve, të cilat kërthndezin vetiu, japin alarm, ngrenë të tjerë për t’u bashkuar me ty, ulërijnë, ruajnë prushin që u duhet më vonë, mërmërijnë pastaj çuditërisht, përplas në buzë një melodi që e cilëson prej fushe. Dhe ty, kushdoqofsh, të vjen t’ia shtrëngosh dorën kujtdo që del përpara, herë duke t’u dridhur buza, herë me madhështi të përbashkët. Dhe sheh si vegim poetin që largohet tej, në arat e lëna djerr të Myzeqesë, të cilat pas një harrese të gjatë sërish kanë filluar të punohen…
Topat e borës ishin premtime të bardha, / Të qeshurat, britmat gazmore. Qesha me vete. Një lirizëm i hollë, sikur të ecte në një tra ekuilibri të ëndërrt. Janë vlerat që pikojnë nga shpirti i një poeti të angazhuar dhe të qelqët njëherësh. Dhe thua me vete se gjërat fillojnë edhe nga një syth mendimi që çel vetiu ose duke ecur rrugëve, ose nga një trill i ardhur befas. Kjo i ndodhte shpesh Faslli Halitit duke shëtitur fushës, dhe nuk zuri mend nga kjo shëtitje e munguar. Se në fushën e tij të gjerë kishte dhe ka lule. Shtëpitë e fushës janë të përmbytura në lule. Pa ngrënë mund të mbeteshin, por pa lule kurrsesi. Dhe lulet binin si yje e si meteorë përmbi fushë. Ah, poezia e kishte fajin! Andralla, gëzim, marrjemendsh, budallallëqe, të flasësh me vete, të të fanepsen puthje e magji, flokë të gjatë… Dhe Faslliu e vendosi: po, do t’i mbaj flokët të gjatë! Mirë mustaqet që s’më shkuan kurrë, por flokët e di që më shkojnë dhe unë do të kujdesem për to. Sikur të mundja, pëshpërit ngadalë dhe me një maturi që s’dihet si i erdhi për momentin, sikur të ndërtoja një pallat të mbushur me lule. Dhe aty do kalojnë vetëm të mirët mbi kurrizin tim dhe poeti mund të bëhet edhe urë edhe vig. Por, shton, sikur të banonte ndonjë njeri i lig do ta shembja në vend ose do t’ia mbushja thjesht me gjemba, me lule gjembi! Fusha dhe përfytyrimi për lulet! Aty në fushë nxirrej buka nga tepsia, dhe vendosej përmbys mbi hambarin e madh të fushës, në këmbët e pallatit të luleve. Dhe, o çudi, faqja e bukës me pika djerse mbuluar si balli i babait në arë. Aty para pallatit magjik me lule fushe. Ah, lulet e fushës, s’ka ngashënjim më të hareshëm se ato!…
Fushëtirë që nuk mbaron. Bluja dhe e kuqja si një akuarel (akuarelet e të birit, Helidonit, Donit pra, nuk i heq nga goja, me ngjyra që treten si qiqërimë mjegulle me njëra-tjetrën, duken sikur bien me rrëmbim e madje me rrokopujë teposhtë, aty ku duan të mbërthejnë prenë e mendimit, ndjekur nga një ushtri e pafundme fjalësh. Fjalët e Faslli Halitit! Madhështi.
Fjala ngroh, zgjati duart! Fjala ftoh, atëherë vërua etheve si leckë me uthull në ballë! Fjala vret, e pra, vëri asaj siguresën pushkës! Fjalët shërojnë, kështu po lyejmë plagët me to! O Zot i madh! Fjala me vend a nuk vihet në qoshe dhe ajo pa vend lihet pas derë, jashtë! Le të bredhë nëpër fushë, të kullosë bar… Fjala e pathënë ose jo e duhur edhe pritet, prandaj poeti i thyen thikat që nuk arrijnë t’i presin dot. Mendo: të presësh fjalë, apo t’i mprehësh ato. Mjafton një gur zjarrmi që i mpreh dhe fjalët lëshojnë shkëndija! Fjala ndalet, siç ndalet një lumë i harbuar dhe në këtë magji bëhet sfrat, bëhet digë. Por fjala e ndalur mund të bëhet pranga, burg, qeli. Atëherë shembe pritën që pengon! Dhe fjala ngrihet me fuqinë e madhe titanike dhe bëhet bereqet, ndoshta prandaj dhe mbillet në ugaret e fushës së gjerë (edhe të mendimit!). Ndaj dhe të urtët këshillojnë që fjala e kotë të mos mbillet, pa lëre pastaj kur na duhet ta tëharrim dhe fjalët bosh t’i hedhim aty ku e meritojnë! Le të vijnë pastaj djemtë me biçikleta dhe t’i mbledhin, sepse fabrika e fjalëve aty është dhe pret për t’i ricikluar! Miku im, fjala fluturon (fluturon more, nuk e kini parë?), ndaj ia lëshojnë frerin fjalës dhe ajo bën këmbë, ecën veri, ngrihet kas, hyn në gjeratore a në tornado, vrapon e vrapon pa u lodhur, pa fund. Ka njerëz që e mbajnë fjalën për dore! As këta nuk i kini parë? S’ka gjë, për to ka menduar Faslli Haliti. Kujdes, mos rrëzohet fjala! Mos plagoset e mjera! Brrrr! E tmerrshme, t’ia lidhësh plagët fjalës! Por më e tmerrshme është fjala që vret. Se, kot nuk thonë që fjala e rëndë e birit është si gozhdë ngulur gjirit! Më në fund fjala qet fjalën, si me grep, po edhe si punë artistike, si qëndisje, si ornament, si filigran… Kujdes me grepin e hedhur fjalëve! Vjen çasti dhe fjalën e merr era, prandaj, thotë poeti duhet ta ngarkojmë mirë me peshë mendimesh. Sepse çdo njëri prej nesh di të flasë, por s’di të hesht dhe fjala humbet funksionin, qëllimin, përditshmërinë… « I shpëtova plumbit / Më vrau një fjalë… / Dhimbja e saj po më kalb të gjallë!» – psherëtin poeti me një lloj mllefi.
Çfarë i mungonte poezisë? Ky njeri e pyet veten çdo çast: mos vallë i mungon tharmi domethënës i një gjëje të rrallë? Ndoshta. Edhe një ide e çmendur të shtyn në ngasje poetike, të bën përshtypje edhe e zakonshmja përveçuese të mbush me emocion. A mos është vallë mistika, e cila sigurisht të bën edhe poet? Mund të shohësh çdo çast Baba Tomorrin dhe të krenohesh. Mund t’i biesh ndër këmbë Dodonës Dimërkeqe e Famëmadhe dhe t’i thurësh lavdet e duhura. Afër është Ardenica, le të vemi aty. Të dy me Faslliun dhe të kundrojmë manastirin e famshëm. Tomori prej aty duket edhe më mirë. Më të bukur s’mund ta bënte vetë Zoti. Afreske. Bareliefe. Mure të punuar me fisnikëri. Gërvishtje të kohëve. Ndoshta edhe gjak mbi të kuqen. Deti aty vjen si fllad. Murgj. Priftërinj. Era ua ngre leshrat e thinjur deri te ligustrat. Nuk erdhi dot aty Tefta Tashko Koço? Si ishte e mundur? Papu Kozmai do të thoshte një liturgji, por poezia e Faslli Halitit e mbajti drejt në këmbë. Dy fëmijë fillojnë të recitojnë. Faslli Haliti emocionohet. Si ishte e mundur? Edhe këtu mund të merrje fjalët e bukura me shumicë, mund ta ngrije e të ulje tonalitet, mund të krijoje muzikalitet të rrallë, distikët e fjalëve t’i lartësoje në qiell. Në dritë duhej të dilnin fjalët, të cilat si në Amsterdam edhe në Myzeqe, që këtej nga manastiri i Ardenicës, do të ndriçohen si fjalët, krejt si në fotot e Gjon Milit. Ja, për një çast, mbyllini pak sytë… shikoji mirë, fjalë që të prekin me gishtat e tyre në trupin tënd, të ndjekin pas, bubullijnë përbrenda manastirit dhe sheshit të tij, më në fund ja tek thonë: po, pikërisht kështu dashurohet…
«Po ti ike, moj nënë, thotë Faslli Haliti në këngën e tij që i buron vetiu, ç’pate për të thënë i the të gjitha… Kam edhe unë diçka për të thënë: nëse njeriu s’u ngopka me jetë, fëmija nuk ngopet me nënë…» E pashë tek ikte nëpër fushë dhe më bëhej sikur thoshte me vete: Eh, gjërat e vogla sa zhurmë që bëjnë, thashë… Farëhedhës i sinqertë për të fituar atë që u duhet fjalëve. Sapo e pa diellin dhe hedh farën e lisit. Lisat! Fjalë me ngarkesë poetike dhe poezia është gati të përleshet me rrufetë…! Sepse uji, miqtë e mi, ka etje për të shuar vetë etjen. Sepse buka edhe ajo ka uri vetëm e vetëm për të shuar urinë, ndërsa ajrit i merret fryma, dhe jep frymën. Gjë e rrallë. E vërteta është se edhe diellit i digjet balli, të japë ngrohtësi, të djersijë çelikun dhe… edhe akullin! Çudi! Edhe akullin! Eh, dihet temperatura e vdekjes. Para saj ka djersë… «Po unë, për
çfarë kam etje, për çfarë kam uri, përse më merret fryma vallë? Ç’e kam këtë temperaturë në ballë?» Dhe vjen përsëri nëna, të cilat, siç rënkon poeti, qofshim me shall të zi e me shami të bardhë, qofshin flokëjashta, moderne, sidoqofshin merakun dhe dashurinë e kanë prej perle! Besojini Faslli Halitit. Ai nuk vuan nga fjalët e fshehta, nga një premtim fjale, nga tërbimi i fjalës, nga një kusht fjale, as nga mjalti i saj. Ai i tmerrohet fshehjes, mistikës detyruese…
Poeti zbret nga qielli dhe bëhet me këmbë në tokë: hëna pluskon kurdoherë në bardhësinë e një reje brenda një të verdhe veze, «dhe unë fëmija i dikurshëm qe kisha uri, zgjasja duart drejt vezës hënore. Reflekse hëne haja ndër gishtat e mi netëve te dëborta dimërore…»
A piqet hëna në prushin e yjeve si misërnike e verdhë? A lëshon djersë buka e sapobërë? Dhe avujt e bukës me siguri përhapen në qiell. Mos harroni se në përfytyrimet e një fëmije uria është e vërteta e magjishme që e çon tek hëna, e verdha e vezës dhe misërnikja. Dhe vetiu kuptohet që fëmija do zgjasë duart, duke e ndjerë gjallë dëshirën për të thyer një copë nga misërnikja. Sepse, miku im (Faslliu më rreh shpatullat) hënën po e hanë netët, ditët, drita… Fëmija-poet mbetet me gisht në gojë!
Jeni të merakosur? Para «togës» së ekzekutimit fjala ka qenë e lidhur para një shkëmbi, por mund të jenë edhe para një bliri. Fjalët shohin majën e malit Tomorr. Dhe poeti ngre lart tufën e fjalëve dhe i bie në gjunjë me gjuhë urtësie: Tomorr o sfidë qiejsh, i lartë si maja me dritë dhe fytyrë të ndritshme, ku edhe më e lartë dhe më sfiduese ngrihet forca e fjalës… Betim, betim premtues. Fjala u bë lis. Qindra, mijëra gozhdë i ngulën (dhe i ngulin) fjalës (lisit) në trung. Metali në trup të Lisit e than këtë pemë fisnike. Po fjalën? Lisi i kalb gozhdët më në fund. Po fjala si? Kini dëgjuar t’i kalb gozhdët, vallë? Nuk e dimë. Jeta është e gjatë…
Sapo ndërhyn tek yjet, sapo merr një premtim, mendo premtim nga yjet e jo nga Njeriu, kushdo qoftë do të humbë tonelata dinjitet…!
Dua t’i shoh format, dimensionet, thërret poeti madhërishëm. Forma të holla si cipë vese, të amullta dhe e holla si hija e fjalës, si bisk i njomë, po edhe të krisura, të mbara, të kënduara gjer në dhembje zemre… E ç’na duhen format dhe dimensionet? Ja që na duhen, s’mund të vritet mendja edhe për to, edhe për dëshirat e skajshme që ta bëjnë zemrën gur, që të punojë me flukth dashurie, për ta mbajtur zemrën me dorë nën ritmin madhështor të Kohës, nën tiktakun dramatik të së nesërmes. Edhe ti, poet, bëj përpjekje t’i formosh në përmasën e duhur edhe fjalën edhe muzikën. Një arie e pasfiduar!…
E dëgjoja Faslliun dhe më mbyste habia. Kockë e fortë, sy shprehës, që ngjajnë nganjëherë si të menduar e që të ndjell mall, pastaj sërish e dëgjoja të këndonte. E mbath mirë fjalën, e duron kumbimin e saj dhe e bën përcjellës të përshtatshëm si bartës drite, dhe e sheh tek ecën tërë lezet, jo si hapat e një plaku… më e mira fare si sevdalli sikur t’i thoshte gjithë botës se njeriu kur plaket gati e ka flakën… dhe herë të tjera bëhet djalë i sajdisur, duke kthyer nga një kupë vere për orgjinë e zakonshme të fjalës… «Hapësirat poetike nuk dua t’i përshkoj me ultratinguj poetik, nuk dua të eci kuturu nëpër një terr poetik të zi. Duhet të ecësh nëpër dritë ti, si unë dhe jo unë errësirave si ti. Njeri! Nuk dua të hiqem si një filozof, si orakull. Por nuk i duroj ata poetë që kuakin si bretkosat nën akull.»
Madhërishëm tingëllon angazhimi lirik, i bukur si një kreshtë mali, i poetit: «Pasi m’i dëgjuan me vëmendje vargjet. Fshatarët më thanë se ti na fërkon shpatullat, si qeve… Na përkëdhel. Ne s’jemi as qe, as makinë… Unë u skuqa dhe e grisa në vend poezinë.»
Një të riu Faslli Haliti do t’i thoshte me zë të lartë: Poezia nuk ka kryeqytet, qytet, provincë, lagje, periferi. Poezia ka vetëm një qendër. Poezia lind dhe banon vetëm në zemër! Prandaj poetit i duhet të ruhet nga korrentet! Se po mori ujë në zemrën fisnike poezia, a mund ta durojë pastaj kombi kollën tënde «poetike»?
Dhe kështu kërkohen karakteret: «Ndrit hëna me dritën fiktive, / Xixëllonja demonstron dritën e vet, / Përbrenda stralli lëviz xixat. / Ndonëse i qetë.»
Mëngjeseve të blerta të prillit ecën në këmbë Faslli Haliti. Dhe mediton i shqetësuar, sigurisht i shqetësuar. «Sa e lodhur po më dukesh, moj tokë, balli yt me vesë mbuluar si me djersë. Por mëngjesi me pëllëmbë diellore, vesën, moj tokë, ta fshiu nga balli, dhe djersa fillon e shkundet si petale nga çdo ballë punëtori, fshatari.» Ky është karakteri! Askush nuk ia ka dhënë kështu vlerën e duhur!»
Ja edhe një pamje tjetër e karakterit. «Ju jeni burra, / Mos e futni djalin e kryetarit klubeve, / Pastiçerive / Kafeneve. / Mos i jepni cigare me filtër, / Mos ia zverdhni dhëmbët dhe gishtat. /
Mos e mësoni me birrë, / Me verë, / Konjak / Raki, / Mos i flitni për vajza, për nuse, fejesë, /
Ai është ende i ri. / Mos dilni me të pazarit përnatë, / Djali i kryetarit nuk është vaksinë, /
Nuk është tel përçues i tensionit të lartë…» Vërtet një skenë për ta pirë në kupë. Karakteri njerëzor ndërtohet edhe kështu, përpunohet si një shkallë të lartë e motivuar jo si traditë por si intelekt…
Më kapi në dorë. E, si thua? E la paksa mënjanë stilolapsin anash tavolinës dhe u ngrit duke vështruar jashtë. Një pyll i vërtetë me lisa, që të detyrojnë t’u përulesh. Forma e papërsëritshme e gjetheve me gjelbërim të spikatur nën pahun e një meditimi të jashtëzakonshëm me një si cipë tejdukshmërie. Mund t’i kenë lënë mendja miqtë e mi, poeti i këndon dritës dhe ju shpalos shpirtin… di ta lërojë shpirtin, dhe një poet e di mirë këtë punë… Hera-herës ai bëhet plak i urtë, e ul edhe të qeshurën në pëllëmbë të dorës. Nganjëherë edhe të shastis, pëshpërit melodinë e njohur të fushës, gjithnjë shoqëruar me shumë gaz. Ja, për shembull, unë jam edhe piktor. (Qesh pak.) Jo, natyrisht jo i kalibrit të tim biri. I ke parë punimet e mia? Jo, s’i ke parë. Aty ndihet shpirti plot dallgë, si një arë e punuar. Dehesh nga aroma e dheut. De-he-sh! Ta dini prej meje. Aty është vera, qumështi i bukës dhe i jetës, bari, burimi i dritës dhe i ujit, zjarri, mendja e hollë, femra. Po, po, femra! E punon, e kthen përmbys, e sjell në afsh, i modelon trupin dhe ndjenjën e hollë dhe atë çast i ndjen tërë aromat e shpirtit, aty thëthin tingujt më të ëmbël në botë, kaq të bukur që s’i ke dëgjuar kurrë, pastaj ndizesh zjarr, e jep shpirtin dhe të mbetet në duar afshi i ndezur. Poeti këndon me fuqi perëndie për dashurinë që zjarri të mos fiket. Poeti merr në krahë gjindjen ngre afshin e arës së punuar në virtytet e njeriut, në shijen e puthjes… Vdesin burrat sigurisht, prandaj vdes dhe poeti, marrin një sy gjumë dhe pastaj çohen e këndojnë, por ama i flasin me zë të ngrohtë parajsës, i japin shenjë një marrëdhënieje të ngushtë me të, prandaj dhe s’ka më bukur… Poeti e ndien i pari ndryshimin jashtë dhe brenda vetes, duke zotëruar atë shqisë plus që të tjerët nuk e zotërojnë… Kjo shqisë është parfumi, delikatesa e jetës që kthehet në luks shpirtëror. Dhe kjo arrihet po zotërove femrën, jo në forcë, kurrsesi jo, por në shpirt! Dhe këtë ta jep madhështia e saj, të bëhet sikur zotëron aromën tjetër, të veçantën, atë të një trëndafili. Se femra, miku im, të merr mendjen, të deh, të mban përjetësisht të ngrohtë, ja si kjo arë e punuar që lëshon këtë avull të bukur e këndellës… Faslli Haliti ecte në arën e punuar, i dehur nga poezia e tij.
Tiranë, më 13.02.2016
VRASJET DHE ZHDUKJET PA GJYQ KUSH I URDHNOI !
Nga Fritz RADOVANI-Melbourne-Australi/
Ne Foto: “DY HERONJË”… QË VAZHDOJNË ME VRA SHQIPTARËT EDHE SOT…/
■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.
***
■Një Moter Stigmatine që ka sherbye aso kohe në spitalin e burgut në Shkoder, me emnin Gjyzepina Radovani ka thanë: “Simbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhen verbue, e duhen shurdhue veshët që kanë ndigjue, e pre, gjuhët që mund të flasin, e shkurtue krenat që mund të mendojnë…”
■Mbi bazen e këtij parimi themelor të komunizmit deklaroi edhe ministri i mbrendshem Koçi Xoxe në gjyqin e tij, i akuzuem per “vrasjet dhe zhdukjet pa gjyq, nga komunistët”:
DOSJA 1623: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur dhe vendim Byroje për këte.”
■Ndersa, Drejtori i Arkivit Shtetit z. Kastriot Dervishi, në një reagim pas intervistës së Nexhmije Hoxhës tregon: “…Në lidhje me krimet, Nexhmija tha se E. Hoxha ishte “burrë shteti” e nuk merrej me këto gjëra. E para: E. Hoxha nuk u bë dot burrë shteti.
Ai ishte shefi udhëheqës i krimit. Është provuar që vëndimet për ekzekutimet me vdekje i merrte Byroja Politike e E. Hoxha, dhe i certifikonin gjykatat.” (Panorama 10.2.2016)
***
■“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE…
■NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”
■Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “…që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit….” (Dosja 1623)
JA SI U ZBATUEN VRASJET DHE ZHDUKJET PA GJYQ:
■1.Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, prandej, edhe masakrohet e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë e fshatit…
■2.At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrë shnjerzore… I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit…Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse. Ishin një brezni që dallohej në shenjë…dhe, që nuk persëritet!
■3.Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith tradhëtisht Don Nikoll Gazulli, vllau i Don Gjon Gazullit, i varun në Shkoder nga Ahmet Zogu në 1927.
■4.At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?)Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht At Josifi Papamihajli… nga Elbasani. Urrejtja per Emnin Klerik… e çoi në kampin e shfarosjes së Bedenit të Korçës. E mbyten në baltë për së gjalli…
■5.Don Luigj Pici (1907 – 10 Nandor 1946) Vritët pabesisht në fshatin Reç të Shkodres, nga forcat e sigurimit të shtetit. Demaskon haptas pushkatimet e Klerikëve të akuzuem pafaj me Organizaten “Bashkimin Shqiptar”…
■6.Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës. Humbi “Dosja”!
■7.Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946). Asht mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940. Pushkatohet nga malazezët me 14 Nanor 1946 …
■8.Don Zef Maksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg…
Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte si “shperblim”… merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit…pushkatohet me 16 Nandor 1946.
■9.At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura… E varrosën naten tek qershija…në oborrin e atij konvikti, ku edhe e masakruene, tek konvikti “Malet tona”.
■10.At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me u shpifë… per këte torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.
■11.Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush…”Dinte shumë…po, nuk fliste!”. E hodhën nga kompanjeli, se gjoja, “ka dashtë me ikë…”.
■12.Imz. Frano Gjuraj (1893 – 20 nandor 1947) Ishte me sherbim fetar nder malet e Dukagjinit…
E sjellin në burgun e Kishës, mbasi e torturojnë, lirohet e vdes mbas dy muejsh me 20 Nandor 1947.
■13.Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye… I dhane një dënim…dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës …E mbyten në Beden dhe e zhytën nder baltat e kënetës…
■14.Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e Tij hetuesit e sigurimit se, janë “pa firmë”… mbasi nuk ka pranue asnjë nga akuzat.
■15Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës…në 1948.
■16.Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë… Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.
■17.Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin dhe asht groposë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti…tek Ai, po shkoj…”, me 31 Korrik 1948.
■18Don Anton Muzaj (12 Maji 1921 – 1948) U torturue tek burgu i Kishës së Fretenëve, në Gjuhadol. Asht pa i zhytun në ujë tek një shatrivan i vogel në piken e dimnit…I smurë me tbc, “lirohet” dhe mbas pak kohe, vdes i shpartalluem nga torturat e smundja e randë.
■19.Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet dhe …vdes në spitalin e burgut në 1948.
■20.Imzot Vinçenc Prennushi (4 Shtator 1885 – 19 Mars 1949) Ishte Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës. Nuk pranon asnjë kompromis me qeverinë e Tiranës per “shkëputje” të Kishës nga Vatikani.
Vdes në burgun e Durrësit nga vuejtjet në tortura…
■21.Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët…1949.
■22.At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin me shpifje ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.
■23.Don Kolec Prennushi (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950) Asht i treti klerik i familjes Prennushi, që mbytet nga komunistët në tortura në kater vjet. Nuk pranoi me nënshkrue “Projektin e Statutit të Kishës Katolike”, që i ka paraqitë klerit per aprovim qeveria e Tiranës.
■24.Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet…e çojnë në manikomjo të Durrësit, dhe atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”…
■25.At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burg në 1951. I njohun si historian.
■26.At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954.
■27.At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.
■28.Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) vdes në burgun e Burrelit (Nuk ka dokumenta)
■29Don Matish Lisna (1924 – 20 Tetor 1958) Në 100 vjetorin e Katedrales së Shkodres, helmatiset nga agjentët e sigurimit. Kishte fillue me predikimet e Tij, me fitue zemrat e Rinisë shkodrane…Duhej zhdukë!
■30.Don Pjeter Tusha (Noga) (1873 – 1958) Interrnohet në Kuq të Kurveleshit, ku vdes i pathyeshem perballë diktaturës mbas 4 vjetësh … Stermundimi dhe mosha bajnë punen e vet…
■31Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë…
■32.At Rrok Gurashi (1894 – 1 Janar 1965)Ka lanë shumë faqe me procese të nenshkrueme në hetuesi.
Atë ditë, me 1 Janar 1965, ka thirrë At Konrrad Gjolaj, që ishte i burgosun dhe asht Rrëfye..
MBAS 1967…
■33.Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980) I shkruen E. Hoxhës: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë edhe me jeten tonë!”…(Arkivi i Min. Mbrend. 1998).
■34.Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Vdes në kampin e shfarosjes së Ballshit në 1973.
■35.Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë…
■36.Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Në vitin 1967 ishte sekretar i Imz. Ernesto Çobës…
Nuk pranoi me deklarue kunder Tij.. U arrestue perherë të dytë, i pari klerik në 1967…dhe, u dënue me 25 vjet burg. Vdiq në kampin e shfarosjes së Ballshit, me 11 Shtator 1981…
■37.Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Shugurohet meshtar me 8.9.1946, nga Imzot Frano Gjini. Dënohet me burg…Asht nder studjuesit e historisë sonë…Helmohet nga njerzit e sigurimit…
■38.Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit të cilat, mendohej se i ka Don Leci… Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986…
■39.Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952…
Një Kalvar i pafund, që mbyllet në dy muej para se të plotsonte dënimin. Vdes në Zejmen në 1987.
■40.Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) U shugurue meshtar në Romë në 1960. Misionar që nuk harroi kurrë martirizimin e vllazenve në Shqipni. E mbysin njerzit e derguem nga sigurimi në New York, me 10 Shtator 1988…se, edhe Ky ishte nxanës i Trackit…
■41.Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i paralizuem, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve nga nderhymja e Shtrausit, me 13 Janar 1989…
***
■HAPNI DOSJET E HETUESËVE TË VIKTIMAVE TË TYNE ! KUSH URDHNOI ?!
■KY ISHTE GJENOCID !
■VRASËS E TERRORISTË “HERONJË”… KA VETEM SHQIPNIA!
■EUROPË ! A I KE SYTË NË BALLË !..
Vazhdon Pjesa e VII.
- « Previous Page
- 1
- …
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- 95
- Next Page »