Archives for May 2016
KOALICIONI I PRONARËVE SHQIPTARË, LETER PUBLIKE MINISTRIT MANJANI
KOALICIONI I PRONARËVE SHQIPTARË/
Tiranë, me 10.05.2016/
LETER PUBLIKE DREJTUAR: Z. YLLI MANJANI – MINISTER I DREJTESISE/
Z. Manjani !
Jo vetëm sot në ditën e drejtësisë, por edhe ne raste të tjera, ju kemi dëgjuar të flisni për drejtësinë, për padrejtësinë për teorinë dhe filozofinë e jurisprudencës etj. Na keni përlqyer dhe mendojmë se keni “brumë”. Por na ngacmon një shprehje popullore që thotë: “… me sa dëgjojmë, lum si ne; me çfarë shikojmë, mjer ne …”.
A mendoni vërtetë se populli i ha goricat e papjekura që këpusni ju për drejtësinë ?
Ju, sapo u kthyet nga Strasburgu (bëtë dhe fotografi me titullarin e Gjykatës Ndërkombëtare), ku shkuat të shisni si drejtësi një ligj për pronat, ligj i cili turpëron edhe fillestarët e drejtësisë !
Ju po kryeni një mision të turpshëm të injorimit të drejtësisë shqiptare para Botës.
Ju po shpenzoni paratë e popullit nëpër Botë, me mision për të mbjellë padrejtësinë, njëlloj si pararendësi juaj.
Ju po turpëroni veten, Qeverinë dhe popullin shqiptar, duke reklamuar padrejtësinë si drejtësi!
Ju po konfirmoni veten tuaj si Ministër i padrejtësisë.
Të ishim në vendin tuaj, nuk do pranonim që politika të na tërhiqte për hunde .
Nëqoftëse mendoni se ne po ju rëndojmë pa të drejtë, ju sfidoj në një përballje të hapur mediatike, kur dhe ku të dëshironi ju.
Do ishte në nderin tuaj të mbroni bindjet tuaja juridike.
Në pritje të përgjigjes tuaj.
Për kryesinë e Koalicionit të Pronarëve Shqiptarë
AXHEM IMERAJ
FIGURAT HISTORIKE TË DEBATUESHME NË NJË KËNDVËSHTRIMIN HISTORIK
Emigracioni politik Shqiptar
*“I vetmi gabim i tyre ( i nacionalistëve intelektualë shqiptarë të përgatitur në perëndim IB.)ishte rreshtimi në krahun e gabuar të Luftës së Madhe dhe bindja e tyre se situata në Shqipëri do të ishte në favorin e tyre në pak kohë. Por të Mëdhënjëve nuk u interesoi Shqipëria e vogël, e neglizhuan atë
*…Forca intelektuale nacionaliste mbetën pa përkrahje. E vetmja rrugë që u mbeti ishte largimi, sipas tyre i përkohshëm, nga atdheu. Të tjerët “veshën opingat”e iu qepën maleve/
Shkruan: Ismet Balaj*/
Majlinda dhe Nora, dy heroina bashkëkohore të Kosovës
-Dy xhudistet i priti sot kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli/
PRISHTINË, 10 Maj 2016/ Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim dy xhudistet e njohura, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, të shoqëruara nga trajneri Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
Duke i uruar për arritjet e mëdha në arenën ndërkombëtare të sportit, kryetari Veseli i konsideroi Majlindën dhe Norën heroina bashkëkohore të Republikës së Kosovës, që me talentin dhe punën e tyre të palodhur, e kanë ngritur flamurin tonë në nivelet më të larta botërore të sportit.
“Ne duhet të krijojmë hapësirën e duhur në mënyrë që të rinjtë tanë të mund të përfshihen më shumë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore në Kosovë, sepse vetëm ashtu mund të ecë më shpejt përpara vendi ynë”, theksoi kryetari Veseli.
Kreu i Kuvendit shtoi se arritjet e Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës janë dëshmia më e mirë se kur talenti dhe vullneti i sportistëve bashkëdyzohet me përkrahjen institucionale, suksesi është i garantuar. Nisur nga kjo, ai kërkoi nga të gjithë sportistët që të japin maksimumin e tyre, duke ndjekur shembullin e këtyre dy vajzave, përderisa përkrahja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë.
Kryetari Veseli tha se Kuvendi është i gatshëm të ndryshojë ligjet, për të cilat konsiderohet se ndihmojnë sportistët në veprimtarinë e tyre dhe avancojnë sportin në përgjithësi.
Xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila gjatë muajit të kaluar fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të xhudos, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për sportin.
Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, u shpreh i kënaqur që sportistët po e zënë vendin e merituar në shoqëri dhe tanimë po respektohen edhe nga politika./b.j/ Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari/
- « Previous Page
- 1
- …
- 65
- 66
- 67
- 68
- 69
- …
- 93
- Next Page »