• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Historia-SYLËMUESIT E GJAKOVËS

May 5, 2016 by dgreca

-me fjalë të luftarëve të Sh. Polluzhës/

Nga Qamil S. LLASHTICA/ Nënkryetar i degës së Vatrës, Toronto-Kanada/

Nga fundi i vitit 1944  serbët kishin mobilizue shumë forca kundër ushtrisë vullnetare të Shaban Polluzhës që po luftonte heroikisht në Drenicë.  Për këtë qëllim serbët kishin nisun nga Gjilani nji brigadë që përbahej nga të rijtë e kësaj ane, kjo brigadë ma vonë u quejt ,,brigada e rinisë” komandant të saj ishin herojt e popullit dhe dëshmorët e atdheut, Isuf Kiki dhe Raif Cerrnica. Kjo brigadë jo vetëm që nuk luftoi kundër atdhetarëve drenicakë por ajo i ndihmoi tërthorazi dhe ma në fund kaloi në anën e Shaban Polluzhës, por para kësaj ajo u kujdes dhe  kreu punë me shtabin çetnik që ishte vendosun në Prekaz.

Ishte dimën, kishte ra borë, nxente njifarë dielli, gjilanasit kishin ndezun disa zjarre dhe po ngroheshin e po pushonin. Komandantët i mblodhën luftarët dhe u treguen se po vinte Brigada Sulmuese e Gjakovës dhe se  do të kalonte këtupari dhe i urdhnuen luftarët që të mos e flisnin asnji fjalë me ta. Askush nuk e dinte kuptimin e fjalës ,,sulmues” disa thanë se ndoshta i kanë sytë e lëmuet dhe kështu mbeti, vazhduen të ngroheshin  dhe t’i prisnin ,,sylëmuesit,,. Nuk vonoi shumë dhe që nga larg u ndie zhurma e tyne. Po vinin me kangë e brohori, këndonin kangë partizane dhe kangë për bashkim-vëllaznimin. Kur kaluen pranë  gjilanasve të cilët në radhë të parë po ua shikonin sytë, u thanë ,,… ju nuk po doni me luftue,   tashti na  ia tregojmë qefin atij, ka me e pa ai se kush asht brigada sulmuese,, dhe lëshuen disa fjalë mjaft të randa kundër atdhetarit të madh –Shaban Polluzha. Ashtu me kangë e me zhurma u nisën drejt pozitave të drenicakëve.

Rini e çmendun po shkonte drejt vdekjes, drejt vëllavrasjes, dejt tradhtisë …

Ne e dinim fort mirë se çka do t’i gjente këta të shkretë ,,gjilanasit e dinin taktikën luftarake të drenicasve. E kobshme për serbët ishte fjalia ,,a dulën krejt” (a dolën të gjithë? )– luftarët zinin pozitat rend në ndonji çubak dhe para vetit kishin ndonji arë, rogë, ledinë  apo ndonji  vend të zhveshun, në këtë vend prisnin të dilnin serbët, prisi  i tyne pyeste me shenja e pa zhurmë ,,a dulën krejt,, dhe kur merrte përgjegjen se dolën të gjithë, atëherë i pari e merrte në shej të parin, i dyti të dytin, i treti të tretin e kështu me radhë deri te i fundit dhe ai që mbetej në kambë – të gjithë ndaj tij… –  rrallëkush  shpëtonte lëkurën në këtë rast. Unë shpresoj që drenicasit të mos e kenë  përdorë këtë taktikë të kobshme ndaj sylëmuesëve tanë.

Mbas nji hamle (kohe) u ndëgjue krisma – sylëmuesit hynë në luftë. Dikur vonë pushoi pushka. Po kthehej  Brigada Sulmuese e Gjakovës po kthehej e përgjysmueme, e sakatosun dhe e përgjakun; nji pjesë kishin mbetun atje në kodra të tjerët të plagosun e të ngarkuem në saja, gjaku i tyne shkonte vazhgë nëpër borë,  britmat dhe gjamët e tyne ndëgjoheshin deri në kupë të qiellit. Luftarët e Brigadës së Rinisë ishin po në atë vend, sylëmuesit tashti po ktheheshin të heshtun e pa zhurmë, gjilanasve u shkonte mendja t’u thoshin  ,,a jeni ju qata sulmuesit….,,  po urdhni ishte urdhën dhe nuk folën.

Jo këta të mjerë nuk i kishin sytë e lëmuet po ,,koka u kishte marrë erë,,  kush ua shpërlau trunin dhe ua nguliti në kokë idenë  e bashkimit dhe të bashkëjetesës me serbët?  Kush i mori në qafë këta kokëshkretë që shkuen  ,,si qeni në rrush,,  kush tjetër përpos atij apo atyne që u ngjitën deri në shkallët ma të nalta të federatës jugosllave dhe që jetuen si faraonë — faraonët e Gjakovës.

Qamil S. Llashtica

Toronto, KANADË

Filed Under: Histori Tagged With: E GJAKOVËS, Historia-SYLËMUESIT, Qamil S. Llashtica

MESUESI SHKODRAN PROF. DR.DAVID LUKA, “NDERI I MAMURRASIT”

May 5, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/

Si rrallëherë qyteti i Mamurrasit dhe një pjesë e banorëve të saj kanë festuar një aktivitet kulturor për nder të mësuesit David Luka. Mësuesi i nderuar David Luka do të kalonte një pjesë nga mosha e rinisë së tij në zonën e Mamurrasit si mësues, ndaj për të vlerësuar punën dhe aktivitetin e tij kanë menduar kolegët mësues për t’i propozuar titull nderi. Këshilltarët e Bashkisë së këtij qyteti do të konsideronte obligim plotësimin e kërkesës duke miratuar që një vit më parë dhe këshilltarët në unanimitet të plotë propozimin e Shoqatës Kulturore  Patriotike Kurbin.

Vladimir Korriku anëtar i Kryësisë së  Shoqërisë Patriotike të Kurbinit njëkohësisht ish- nxënës dhe tashme drejtori Shkollë në qytetin e Mamurrasit do të organizonte aktivitetin për nder të mësuesit të shquar David Luka, ndersa aktivitetit nuk do të mungonin një mori kolegësh dhe nxënësish nga zonat e Kurbinit të cilët kanë pritur me mjaft dashamirësi ardhjen nga qyteti i Shkodrës mësuesin e ndëruar David Luka.

Për t’i dhënë titullin e Nderit këtij personaliteti me mjaft vlera ish- kryetarja e këshillit bashkiak të Mamurrasit mësuesja Arjeta Sula do të ftonte legjendën e dijes së Kurbinit z. David Luka për të marrë dekoratën: Prof. Dr. z. David Luka Nderohet nga Këshilli i Bashkisë së Mamurrasit me motivacion: Qytetar Nderi i Mamurrasit: Intelektuali, mësuesi i nderuar, studiuesi i trevave të Kurbinit

Mjaft emocionuese për tërë të pranishmit teksa qytetari i Nderit të Mamurrasit pasi ka marrë dekoratën do të sillte mjaft kujtime nga aktiviteti i tij. Me mjaft dashamirësi ai do të kujtonte thuajse tërë kolegët në vitet e punës si mësues, i nderuar me mjat intelegjencë dhe pasion për Kurbinin. Miqtë ish- kolegët dhe të ftuarit e tjerë do të vlerësonin punën e këtij njeriu të vecantë i cili ka lënë gjurmë të çmuara në fushën e mësuesisë qytetari i Nderit të Mamurrasit Prof. Dr. David Luka.

Filed Under: Komente Tagged With: “NDERI I MAMURRASIT”, Ahmet Zani, PROF. DR.DAVID LUKA

Festivali Folklorik “Hasi Jehon”në Kosovë përmbyllet me çmime

May 5, 2016 by dgreca

-Gjatë tre netëve të Festivalit, në sallën e shtëpisë së kulturës në fshatin Gjonaj, përmes programeve të 18 shoqërive kulturore artistike parakaloi foklori i trevave shqiptare, me veshjet karakteristike, ritet, zakonet e doket/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Maj 2016/ Përfundoi mbrëmë me ndarje çmimesh edicioni i 27 i Festivalit Folklorik Hasi Jehon, i nisur në 2 maj, në Kodrën e Pajtimit në fshatin Gjonaj, rajon kufitar Kosovë-Shqipëri në rrethinën e Prizrenit. 

Pjesëmarrësit ishin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, ndërsa për paraqitjen më komplete të riteve dokeve, pjesës së folklorit burimor nga treva prej nga vjen me “Malësorin”, çmimin kryesor të festivalit, u nderua Shoqëria Kulturore Artistike “Besiana” nga Bresana, fshat në krahinën e Opojës  në malet e Sharrit në lartësi mbidetare mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri, të dytë, të shqiptarëve. 

Me çmimin “Malësorja” u nderua Shoqëria Kulturore Artistike “Ilirida” nga Shkupi, ndërsa me “Lauhtën e Festivalit Hasi Jehon 2016” u nderuan Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Ansambli autokton “Rugova” nga Peja. 

Me çmimin  “Nazmije Hoxha”, që e mban emrin e këngëtares hasjane, u nderua Ganimete Asllani nga Mitrovica.

Me mirënjohje për vepër jetësore u nderua artistja hasjane Safete Rugova, të cilën drejtori i Festivalit Hasi Jehon, Haziz Hodaj, e quajti monument të kulturës hasjane. 

 “Ky festival sot quhet dasma hasjane, nëpër të cilën parakalon tradita e të gjitha viseve shqiptare, prandaj sot në Has nis dasma gjithshiptare”, është shprehur ai në fillimin e aktivitetit treditësh të Hasi Jehon.  

Gjatë tre netëve të Festivalit, në sallën e shtëpisë së kulturës në fshatin Gjonaj, përmes programeve të 18 shoqërive kulturore artistike parakaloi foklori i trevave shqiptare, me veshjet karakteristike, ritet, zakonet e doket. 

Para parakalimit në skenë të shoqërive kulturo-artistike, në sallën e shtëpisë së kulturës në Gjonaj, u hap ekspozita e prodhimeve të bukës dhe ekspozita e veshjes hasjane. Karakteristikë e këtij viti ishte demonstrimi i gatimit nga gratë hasjane si dhe përgatitja e materialit për veshjet karakteristike dhe origjinale hasjane.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Festivali Folklorik "Hasi Jehon", ne Kosove, përmbyllet me çmime

Përfaqësuesja e Lartë BE-së Mogherini në Kosovë

May 5, 2016 by dgreca

-Vizita sot e Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë/Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian do jetë bashkë me Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi/

-Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë \ Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, do pritet e flasë pasditën e sotme edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës/

 PRISHTINË, 5 Maj 2016-B.Jashari/ Përfaqësuesja e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë \ Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, mbërrin sot në Kosovë, ku do takojë krerët e shtetit, një ditë pasi Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

Burimet zyrtare të qeverisë theksojnë se, gjatë takimit Kryeministri Isa Mustafa dhe Mogherini do të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, do pritet e flasë pasditën e sotme edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Adresimi i Përfaqësueses së Lartë të  Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë /Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është e vetmja pikë në axhendë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini është ndërmjetësuese e udhëheqëse e dialogut të nivelit të lartë kryeministror drejt normalizimit të marrëdhënieve  Prishtinë-Beograd në Bruksel, ku janë zhvilluar 30 raunde. Ajo pason Baroneshën Catherine Ashton.

Takimi i parë kryeministror Kosovë-Serbi në Bruksel  është zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa raundi i fundit në 27 janar 2016.

Sipas njoftimit të sapodërguar Gazetes Dielli nga Qeveria e Kosovës, vizita sot e Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë/Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian do jetë bashkë me Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, ndërsa axhenda është kjo:

13.10 – Kryeministri Isa Mustafa pret Zonjën Federica Mogherini dhe Komisionerin Avramopulos.

(Vetëm Pamje)

 14:15-14:45 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Mustafa, Zonjës Mogherini dhe Komisionerit Avramopulos.

Vendi: Salla e konferencave për shtyp P38,

 15:00-15:40 – Takim me Presidentin Hashim Thaçi.

Vendi: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës,

 15:45-16:15 – Takim me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Vendi: Zyra e kryetarit, kati 1, Kuvendi

(Vetëm Pamje)

 16:15-17:00 – Fjalimi i Zonjës Mogherini në Kuvend.

Vendi: Salla e seancave Plenare

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Mogherini, ne Kosove, Përfaqësuesja e Lartë BE-së

Takim mbreslënës në degën e Vatrës në Jacksonville

May 5, 2016 by dgreca

Dega e VATRES në Jacksonville,  Organizon me 13, 14 dhe 15 Maj, 2016, Festivalin Tradicional Shqiptar në Surfin Somboeros, buzë oqeanit. Janë ftuar Degët simotra të Vatrës në Tampa, Fort Lauderdale dhe Orlando,si dhe personalitete të jetës social kulturore, politikës dhe religjioneve fetare, si z. Edmond Brahimaj alias “Baba Mondi”, me cilësinë e Kryetarit të Kryegjyshatës Botërore, dhe prof. Nusret Pllana nga Kosova, këngëtarë nga mëmëdheu, grupe valltarësh në Diaporë, etj…/

****

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu ishte në fund të prillit mysafire në degën e Vatrës në Jacksonville. Znj. Moisiu, e cila ndodhet prej disa javësh  në Jacksonville, Florida,  u prit në një takim mbresëlënës nga Bordi drejtues i degës së Vatrës, në qytetin e bukur dhe historik të Jacksonville.

Ky takim u organizua nga Kryetari i Degës së Vatrës, Jacksonville, Adriatik Spahiu. Ishin të pranishëm në takim  Bordi Drejtues i kësaj dege: Nën/Kryetari  Rexhep Gabrica, Sekretarja, Diana Male dhe anëtarët e bordit; Lavdie Mato, e cila është edhe Drejtoresha e Shkollës së Parë Shqipe në Jacksonville, Florida, bisnesmeni Sandër Martini, Hasan Hakrama, bisnesmeni, Gjon Lleshi, dhe kandidatët për anëtarë bordi, bisnesmeni Indrit Këllezi dhe pinjolli i familjes legjendare, kombëtare, heroike dhe historike Jashari, Bastri  Jashari.

Kryetari i Dega Vatra, Jacksonville, Florida, z.Adriatik Spahiu, duke i uruar mirëseardhjen, znj. Moisiu, dhe pasi bëri prezantimin e saj me bordin, – u shpreh se ndjente kënaqësi të vecantë të prisnin një personalitet të letrave shqipe, artit dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe më gjerë, por edhe me cilësinë e Kryetares se SHSHSHA-së. Në një atmosferë të përzëmërt dhe mbresëlënëse  enthusiazmi dhe optimizmi, Kryetari i Degës, z. Spahiu bëri një paraqitje të veprimtarive dhe aktivitetin e kësaj dege që prej themelimit e deri më sot. Z. Spahiu u shpreh se ka qenë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me anëtarët e bordit, vatranët e thjeshtë dhe komunitetin e biznesit shqiptaro-amerikan në Jacksonville  Florida, që me punën e tyre të palodhëshme mbështetin fuqishëm shpirtërisht e materialisht, si burimin e cdo idealizmi dhe  kanë mundësuar realizimin me sukses dhe përfaqësimin më mbresëlënës, interesant dhe historik, në shtetin e Floridës,  por edhe më gjerë në Diasporën shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare,  patriotike e  kombëtare,  por edhe për  unifikimin dhe promovimin e  vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar,  zhvillimin ekonomik e kulturor, ruajtjen e gjuhës amëtare,kulturës e traditave shqiptare e patriotike, integrimin e identitetit shqiptar krahas kulturave të tjera në tokën amerikane.  Në fjlaën e tij, z.Spahiu mes të tjerave u shpreh se; Për një mision të vecantë kombëtar e historik jemi në Organizimin e Festivalit Tradicional Shqiptar, -i cili do të zhvillohet për herë të parë në Jacksonville, Florida, nga Dega e Vatra ,-për tre ditë me rradhë, në dt 13, 14 dhe 15 Maj, 2016, në Surfin Somboeros, buzë oqeanit. Aktiviteti do të jetë shumëdimensional ku janë ftuar Degët simotra, të Tampa, Fort Lauderdale dhe Orlando,personalitete të jetës social kulturore, politikës dhe religjioneve fetare, vecmas me praninë e  z. Edmond Brahimaj alias “Baba Mondi”, me cilësinë e Kryetarit të Kryegjyshatës Botërore, dhe prof. Nusret Pllana nga Kosova, këngëtarë nga mëmëdheu, grupe valltarësh në Diaporë, etj. Aktiviteti do të promovojë bisnese të kategorive të ndryshme nga kompani bisnesi shqiptaro-amerikane  që operojnë në shtetin e Floridës, rrethinat e tij dhe në tërë Amerikën. Secili anëtar i bordit shprehu mendimi dhe ofruan ndihmën e tyre morale dhe financiare për mbarëvajtjen dhe realizimin e këtij Festivali thënë ndryshe Manifestimi Madhështor të Identitetit Shqiptar në Floridën e bukur amerikane.

Në fund  znj. Moisiu falenderoi Degën Vatra, Jacksonville, Florida, për pritjen e ngrohtë. Ajo tha se ndjehej e nderuar dhe shprehu kënaqësinë që ndodhej mes vatranëve të Jacksonville, me cilësinë e Kryetares së SHSHSHA-së, por edhe si një zë femëror krijues, intelektual e qytetar, si bashkëkombase e juaj, duke vlerësuar ndihmesën, bashkëpunimin dhe bashkëveprimin mes kyesisë dhe Bordit drejtues të Degës Vatra, Jacksonville, Florida.

Në fund u shtrua një darkë tradicionle shqiptare  në restorant “Roma”, me pronar shqiptarin, z. Gasper Lukaj. U trokitën gotat e verës dhe u ngritën dolli, ku nuk munguan edhe fotot.

Filed Under: Vatra Tagged With: Jacksonville, Mysafire, Raimonda Moisiu, tek dega e Vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT