• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Diskutohet procesi i shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi

July 21, 2016 by dgreca

-LDK  në vazhdimësi i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë besnik axhendës dhe alternativës evropiane dhe do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson njoftimi i sapodërguar sot në mbrëmje/

Prishtinë, 21 korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të takimeve me forumet e LDK-së, mbajti takime të ndara me Grupin Parlamentar të LDK-së dhe me kryetarët e degëve.

Në takimin me Grupin Parlamentar u diskutua procesi i shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, me c’rast ekspertët e jashtëm prezentuan procesin, bazën ligjore dhe finalizimin e shenjëzimit.
Gjatë diskutimit me deputetët nuk u prezentuan fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e Zi.
Në takimin me kryetarë të degëve, gjithashtu u diskutua për procesin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.
Kryetarët e degëve të LDK-së, fuqishëm përkrahën procesin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, si proces i cili forcon integritetin dhe subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.
Kryetarët e degëve theksuan se kry proces është proces normal i shtetndërtimit dhe se nuk duhet të shfrytëzohet nga individ të caktuar për axhenda politike dhe për qellime të ulëta profitere.
Kryetarët e degëve kërkuan që shenjëzimi i kufirit, si pjesë e ndërtimit të subjektivitetit të Kosovës, duhet kryer sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikohet axhenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës.
LDK  në vazhdimësi i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë besnik axhendës dhe alternativës evropiane dhe do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thekson njoftimi i sapodërguar sot në mbrëmje.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove-Mali i Zi, LDK, shenjat e demarkacionit

Kosovë-FSK, trajnim për parashutizëm luftarak

July 21, 2016 by dgreca

-Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, një ekip oficerësh dhe ushtarësh kosovarë kanë kryer trajnimin bazik për parashutizëm luftarak në Akademinë Ushtarake në Zagreb/

PRISHTINË, 21 Korrik 2016-B.Jashari/ Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës – FSK-së, me sukses kryejnë kursin bazik për parashutizëm luftarak në Republikën e Kroacisë.

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, një ekip oficerësh dhe ushtarësh të FSK-së, prej 6 vetash, për dy javë (25 qershor-08 korrik 2016) kanë kryer trajnimin bazik për parashutizëm luftarak në Republikën e Kroacisë, gjegjësisht në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Në këtë trajnim dyjavorë kanë marrë pjesë: toger Ilir Beqiri, tetar Labinot Kelmendi, tetar Faton Rukovci, ushtar Franjo Kodraj, ushtar Besarta Pacolli dhe ushtar Ilir Kajtazi.

Trajnimi është realizuar në dy faza. Në fazën e parë është mbajtur pjesa teorike për parashutën kryesore MC1-1C dhe atë rezervë T 10R, ndërsa në fazën e dytë është mbajtur pjesa praktike hedhja me parashutë nga helikopteri MI 17. Pjesa praktike e hedhjes me parashutë është realizuar gjatë ditës dhe gjithashtu edhe gjatë natës, me pajisje personale. Të gjitha hedhjet ishin të suksesshme dhe pa probleme.

Ushtari më i dalluar ishte Franjo Kodraj i cili të gjitha tekstet me shkrim arrin ti realizoi me rezultatin 100%, dhe të gjitha kërcimet i ka kryer brenda zonës së gjelbër.

Për herë të parë në një trajnim të tillë të pjesëtarëve të FSK-së ka marrë pjesë edhe një ushtare, Besarta Pacolli, e cila me sukses ka kryer si pjesën teorike dhe atë praktike.

Gjatë kryerjes së pjesës praktikë pjesëtarët e FSK-së i ka vizituar edhe zëvendëskomandanti i Komandës se Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë (KFOS) dhe instruktorë të lartë të kësaj njësie, të cilët kanë shprehur fjalë të mira për pjesëtarët e FSK-së.

Në përfundim të kryerjes së këtij trajnimi dyjavor, në bazën kryesore të Komandës së Forcave Speciale Kroate në Delnicë është mbajtur ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë stafi i lartë i saj, ndërsa, në hyrje të objektit të komandës së KFOS-së është valëvitur edhe flamur i Republikës së Kosovës, krahas atij kroat.

Në fund të ceremonisë, zëvendëskomandanti Komandës së Forcave Speciale të Kroacisë,  majori Mirko Bosnjak dhe gjithë stafi komandues kanë lëvduar pjesëtarët e FSK-së, si dhe janë shprehur mëse të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin dhe trajnimin edhe në kurse të tjera më të avancuar për parashutizëm, si dhe trajnimet tjera të nivelit më të lartë që ofron FOS-i.

Togeri Ilir Beqiri, udhëheqës i ekipit të FSK-së, ka vetëm fjalë falënderuese për  Komandën e Forcave Speciale Kroate,  të cilët kanë treguar konsideratë dhe kujdesin më të lartë për pjesëtarët kursantë. “Motivi, morali dhe disiplina e të gjithë pjesëtareve të FSK-së ka qenë shumë e lartë dhe falë kësaj, edhe përkundër që për herë të parë kemi marrë pjesë në trajnime të tilla, rezultatet kanë qenë të shkëlqyera”, u shpreh ai.

Ky sukses vlerësohet edhe një dëshmi se FSK-ja çdo ditë po arrin të realizojë trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve më të larta të shteteve anëtare të NATO-s.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-FSK, për parashutizëm luftarak, trajnim

Kosovë-Hapja e dyerve sjell në Kuvend rreth 500 bashkatdhetarë

July 21, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina – Sheshi Ibrahim Rugova, Kuvendi e Qeveria e Kosovës në pritje të diasporës – 21 korrik 2016/

-Mërgimtarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe janë takuar me deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare/

PRISHTINË, 21 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për të gjithë bashkatdhetarët të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, duke u mundësuar atyre që të vizitojnë mjediset e institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit, dhe të takohen me deputetë.

Gjatë vizitave, bashkatdhetarët janë njohur nga afër me ambientet e punës në Kuvend, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij, si dhe janë takuar me deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare.

Në këtë aktivitet tradicional të hapjes së dyerve të Kuvendit, kryetari Veseli bashkatdhetarët i sheh si faktor tejet të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

“Bashkatdhetarët jetojnë me ne, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar. Propozimet dhe vërejtjet e tyre, do të jenë pjesë e politikës shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj”, ka vlerësuar kryetari Veseli.

Hapjen solemne të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend” e bëri kryetari i Forumit për transparencë parlamentare, deputeti Zenun Pajaziti.

Ai tha se ky aktivitet, për të dytin vit radhazi, organizohet sipas vullnetit të Kuvendit, por edhe kërkesës së vet mërgimtarëve.

“Është ky një moment për të kujtuar punën e palodhshme dhe aktivitetin e pazëvendësueshëm të mërgatës sonë. Ju jeni padyshim pjesa më e rëndësishme e lirisë që ne sot e gëzojmë, e institucioneve dhe e shtetit të Kosovës. Ju keni vazhduar të rindërtoni Kosovën dhe po bëheni pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e zhvillimit tonë”, theksoi deputeti Pajaziti.

Anëtari tjetër i këtij forumi, deputeti Sali Morina tha se diaspora ishte pjesë e pandashme e ndërtimit institucional dhe shtetëror të Kosovës, në secilën fazë, ndërsa shfaqi shpresën që kontakti midis bashkatdhetarëve dhe deputetëve do të jetë i pandërprerë.

Deputetja Shqipe Pantina, po ashtu anëtare e Forumit për transparencë, e konsideroi diasporën arterien kryesore e cila po e mban gjallë jetën në Kosovë dhe jo vetëm financiarisht. Ajo tha se bashkatdhetarët janë shembulli më i mirë se dashuria për atdheun nuk mbaron asnjëherë dhe e cila duhet të tregohet në çdo situatë.

Bashkatdhetarët, nga ana e tyre, u shprehën të kënaqur që po u ofrohet mundësia të shohin nga afër ambientet e institucionit ku diskutohen dhe merren vendimet më të rëndësishme për qytetarët, si dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili po mbahet nën kujdesin e kryeparlamentarit Veseli dhe të Forumit për transparencë parlamentare, vazhdon edhe nesër, në 22 korrik, nga ora 10:00 – 16:00.

Filed Under: Komente Tagged With: 500 bashkatdhetaret, Hapja e Kuvendit

DERI KUR MË KËSHTU!

July 21, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Sot, thirrjet e shqiptarëve të 25-vjetëve më parë, “Liri, Demokraci” dhe e “Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, duken tani si një ëndërrë, e cila as nuk u interpretua as nuk u realizua gjatë çerek shekullit të kaluar.   Përkundrazi, kjo ëndërrë është këthyer një një zhgënjim absolut për shqiptarët dhe për kombin në përgjithsi, falë kësaj klase politike që ka sunduar dhe që sundon vendin.   E ashtuquajtura “reformë në drejtësi” që debatohet për pothuaj dy vjet tashti midis dy palëve kundërshtare — është prova më e mirë se në çfarë niveli ka arritur mos funksionimi i shtetit dhe i qeverisjes në të gjitha nivelet e sidomos në fushën e drejtësisë, në Shqipëri.  Është kjo një lojë kote nga politikanët shqiptarë e cila fatkeqësisht duket se argëton vetëm këta që e luajnë këtë komedi, por që pengon seriozisht ecjen e kombit shqiptar përpara, në udhën që i ka caktuar historia dhe gjeografia.  Kjo nismë nuk është një kërkesë dhe as debat akademik por është një nevojë e thellë për çdo shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët kolektivisht.

Politika shqiptare për kaq kohë ka angazhuar Evropën dhe Amerikën, si ndërmjetës midis pozitës dhe opozitës për të arrijtur një marrveshje për reformën në drejtësi, me standarde perëndimore.  Pjesëmarrja e ndërmjetësuesve amerikanë dhe evropianë gjatë viteve, për të arrijtur marrëveshje midis palëve politikës shqiptare, është aq qesharake, por që të kujton diplomacinë ecejake të diplomatëve perëndimorë gjatë shekullit të kaluar në nivel ndërkombëtar për zgjidhjen e konflikteve serioze dhe me përmasa botërore — dhe jo të një përpjekjeje thjeshtë politike të mbrendshme që duhej të ishte zgjidhur me kohë dhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Situata e i krijuar sot në Shqipëri për arrijtjen e një reforme në drejtësi është absolutisht e pa precedencë në një vend që pretendon të jetë dhe e quan veten demokratik.  Është e pa-imagjinueshme që shqiptari me shqiptarin — vëllai me vëlla — nuk merren vesh për çështjet madhore që janë në interesin jetik të vendit dhe të kombit, ndërkohë që secili mundohet t’ia lë kundërshtarit, kopilin te dera.  Mbas 25 vitesh, kjo klasë politike ka bindur tanimë popullin shqiptar dhe miqtë ndërkombëtarë se është e paaftë të zhvillojë një politikë të mbarë dhe serioze që është në interesin afatgjatë dhe afatshkurtë të shqiptarëve.  Kohët e fundit, gazeta e njohur gjermane Sudddeutsche Zeitung shkroi një artikull mbi gjendjen në disa vende të botës, si Ukraina e Jemeni dhe Shqipëria e cilësoi Shqipërinë si një vend, i cili sundohet gjithnjë nga, siç e quajti ajo, “klika e Enver Hoxhës”.  Gazeta gjermane shkruan se fati i Shqipërisë drejtohet ende nga klika e dikurshme e Enver Hoxhës, që paradoksalisht, prej saj pritet që të ndërmerret edhe lufta kundër korrupcionit dhe të bëhen reformat që do ta çonin vendin drejtë integrimeve të plota euro-atlantike.   Fatkeqsisht, janë këto klika që po pasurohen në kurriz të të gjithë të tjerëve, shkruan gazeta Suddeutsche Zeitung.

Është vështirë të thuhet nëse kjo klasë politike është e vetdijshme për pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve të saj në këtë periudhe të historisë së kombit shqiptar.  A janë të denjë ata të këtij momenti historik — dhe me këtë nuk e kam fjalën vetëm për reformën në drejtësi, megjithëse kjo e ka rëndësinë e vet tepër të madhe.  Një çerek shekulli post-komunizëm, a janë përcaktuar interesat jetike dhe qëndrimet dhe vlerat e kombit shqiptar, përball zhvillimeve të mbrendshme dhe të jashtme? Cilat janë ato dhe ç’po bëhet për realizimin e interesave kombëtare?  A e dëshirojnë këta njerëz Shqipërinë një vend të mbarë dhe të pjekur politikisht, bazuar në drejtësi shoqërore, në liri dhe në demokraci, a por diçka tjetër?  Nëqoftse ia dëshirojnë të mirën vendit dhe bashkqytetarëve të vet, ç’po bën vetë kjo “klikë politike” siç e quan atë gazeta gjermane — në bashkpunim me njëri tjetrin — për ta shëndërruar dëshirën në realtitet?

As liria, as demokracia dhe as reforma në drejtësi sado që të duan ata, nuk mund të imponohen nga ndërkombëtarët, madje as nga miqtë më të mirë të shqiptarëve.  Nëqoftse liria, demokracia dhe reforma në drejtësi do të konsolidohen dhe të përparojnë në cilindo vend, ato duhet të pranohen dhe të mbrohen nga vet populli, por sidomos nga përfaqësuesit e tij politikë.   Ky është në obligim moral, për të cilin ata janë betuar që të mbrojnë interesat madhore të vendit.  Besimi në të drejtën, sigurinë dhe në dinjitetin e çdo shqiptari, pa dallim, duhet të jetë baza e punës dhe e veprimit të ligjvensëve dhe e të gjithë institucioneve shtetërore dhe qeveritare shqiptare. Liria, demokracia dhe drejtësia do të realizohen vetëm për ata që i duan dhe i mbrojnë këto vlera me çdo kusht.  Fatkeqsisht, deri më sot, në Shqipëri janë të pakët ata që i kanë mbështetur dhe që i mbrojnë këto kauza të shënjta.

Mund të jetë e vështirë për klasën politike shqiptare — që siç shkruante gazeta gjermane Sudddeutsche Zeiting — e ka bazën dhe e nxjerrë përvojën nga regjimi komunist që kontrollonte çdo aspekt të jetës së njerëzve — që të jetë e vetdijshme e nevojës, se në një vend të ashtuquajtur demokratik, ajo duhet t’i shërbejë interesave dhe nevojave të popullit dhe mbi të gjitha t’i besojë atij dhe njëherazi të përpiqen të zgjidhin problemet serioze me të cilat po ballafaqohet sot bota shqiptare. Mendimi i shumicës së popullit është barometri më i mirë.

Populli shqiptar dhe kombi në përgjithësi gjëndet para një këthese me rëndësi historike për të ardhmen e vet.  Sot për sot, në të gjitha trojet shqiptare vihet re një zhgënjim përmasash historike me klasën politike që sundon gjithandej kur të merret parasyshë se ç’mund të ishte po të veprohej ndryshe.  E vërteta është se shqiptarëve po u soset durimi.  Gjithkund ndëgjohet britma drejtuar politikanëve, mjaftë më se na lodhët,  ndërkohë që vihet re dëshira e madhe e shqiptarëve kudo për një ndryshim historik nga kjo rrugë e gabuar, e ndjekur tash 25 vjetë.  Është një dëshirë që pret një angazhim dhe përkushtim krejt të ri ndaj vlerave etike dhe shpirtërore të kombit shqiptar.  Është një dëshirë e flaktë për një rrugë të re që të çon drejtë prakut të një jete të re, në drejtësi dhe barazi për të gjithë, pa dallim, në përputhje me vlerat dhe vetitë e vjetra kombëtare, por edhe në përputhje me vlerat e botës së përparuar në të cilën jetojmë dhe pjesë e të cilës politikanët shqiptarë pretendojnë të bëhen.  Askush nuk duhet të ketë frikë nga kjo, përfshirë edhe klikat e sotëme politike.  Duke marrë parasyshë historinë e 25-viteve të fundit, fatkeqsisht është e vështirë të merret me mendë se klasa e sotëme politike është e aftë të zgjedhë udhën që duhet marrë dhe rrugën që kërkojnë shqiptarët.  Por, më në fund, siç u shpreh edhe gazeta gjermane Sudddeutsche Zeitung në artikullin e saj të ditëve të fundit, klikat politike janë të afatizuara dhe si të tilla nuk mund të zgjasin. Si rrjedhim, mund ketë shpresë edhe për të ardhmen e Shqipërisë, ndryshe nga kjo e sotmja.

Filed Under: Editorial Tagged With: DERI KUR MË KËSHTU, Frank shkreli

Erdogan’s “Inner Stalin”

July 21, 2016 by dgreca

by David L. Phillips*/

After last week’s failed coup attempt, Erdogan warned: “This latest action is an action of treason, and they will have pay heavily for that.”

“This move is a great favor from God. Why? Because it will allow us to [purge] the armed forces, which need to be completely cleansed.”

Erdogan is turning Turkey into a giant gulag.

In the past 5 days, 50,000 military officials, police, judges, journalists, governors and civil servants have been detained, suspended, or fired.

People are being arrested and jailed with no legal authority. Their whereabouts unknown.

Every university dean – more than 1,500 – have been forced to resign; 15,000 educators have been suspended.

People are prevented from leaving the country. No one with an official passport can travel. Employees at state institutions need special permission.

Progressives and “oppositionists” are at-risk. Background checks are underway to investigate their ties to Fethullah Gulen, the Pennsylvania-based preacher who Erdogan accuses of plotting the coup.

There is no end in sight. Erdogan declared a three-month state of emergency.

The Obama administration rightly condemned the coup. Takeover by the military is not the path to democracy. Now US officials are speaking out against purges in Turkey, but they have little leverage.

Secretary of State John Kerry warned, “There must be no arbitrary purges, no criminal sanctions outside the framework of the rule of law and the justice system.” Kerry said NATO would “measure” Turkey’s actions. “NATO also has a requirement with respect to democracy.” He raised the possibility of reviewing Turkey’s NATO membership.

When Erdogan suggested Turkey might reinstate the death penalty, which it abolished in 2004, EU foreign policy chief, Federica Mogherini, cautioned: “No country can become a partner state if it introduces the death penalty.” She added, “We call for the full observance of Turkey’s constitutional order and we…stress the importance of the rule of law. We need to have Turkey respect democracy, human rights and fundamental freedoms.”

Mogherini’s warning has apparently fallen on deaf ears. Coup plotters are being tortured and paraded on television. Erdogan threatened to hang those involved in the coup. A young soldier was beheaded, his execution broadcast on social media. It is unknowable how many others have been tortured or killed.

The fact of the matter: Erdogan could care less what is said.

Exposing Erdogan’s corruption is the only way to influence his conduct.

Reza Zarrab, a dual Turkish-Iranian national with close ties to Erdogan, was arrested at the Miami
International in May. The US attorney in charge of prosecuting the case, Preet Bharara, has promised to expose Zarrab’s money laundering and gold sales, which sought to evade sanctions on Iran.

Zarrab may testify against Erdogan, his son Bilal, and Erdogan’s inner circle. The US attorney should quickly publish Zarrab’s indictment, naming beneficiaries of his crooked business.

After the indictment is unsealed, the US should impose sanctions on everyone implicated in the indictment. It should freeze their overseas assets and ban their travel and the travel of their family members.

History teaches us that dictators ignore toothless warnings. Hitler and Mussolini were democratically elected, like Erdogan. They were oblivious to international pressure.

Criminal indictments for corruption and targeted smart sanctions are the only available tools to mitigate Erdogan’s sweeping crackdown.(Courtesay Hufington Post)

Mr. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a Senior adviser and Foreign Affairs Expert to the US Department of State during the administrations of Presidents Clinton, Bush, and Obama.(Kortezi: Huffington Post)

Filed Under: Analiza Tagged With: “Inner Stalin”, David L Phillips, Erdogan’s

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT