• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Play Off . Europa Lige. Shkendija perpara nje momenti historik.

August 24, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/

Shkendija gjendet perpara nje momenti historik. Ne rast se kuqezinjte  fitojne dhe arrijne te kualifikohen, kjo eshte hera e pare ne histori qe Shkendija do te marre pjese ne ndeshjet ne grupe te Liges Europiane. Gjithashku kjo eshte nje ngjarje e rradhe dhe e pazakonte per futbollin maqedonas.  E gjithe vemendja e futbolldashesve shqiptare do te jete e perqendruar ne stadiumin “Filipi I Dyte”, ku do takohen kuqezinjte e Shkendijes dhe Gent i Belgjikes. Pak ore perpara takimit play off  te Europa Lige ndermjet FK Shkendija dhe Gent Belgjike, skuadra e “shqiptareve” te Maqedonise eshte optimiste per arritje e nje rezultati pozitiv dhe kualifikimin per ne fazen e grupeve. Takimi i pare ka perfunduar me rezultatin 2-1 per Gent, por goli i shenuar ne fushen kundershtare i jep kuqezinjeve te Shkendijes te “drejten” per te synuar kualifikimin nepermjet rezultatit  minimal 1-0. Tekniku i Shkendijes Bruno Akrapovic dhe kapiteni Ferhan Hasani u treguan optimiste ne koferencen e organizuar per shtyp perpara ndeshjes. “Nese i shfrytezojme sic duhet raste qe do te na paraqiten dhe me ndihmen e publiku do te jemi ne skuadra qe do te kualifikohemi per me tej. Shkendija do ta fitoje kete takim vetem nese  ne luajme  shume mire si ne ndeshjet e kaluara dhe kete do ta arrijme me mbeshtetjen maksimale te publikut. Ne Belgjike luajtem mire dhe ne kete takim presim suksesin e skuadres” u shperh kapiteni Ferhan Hasani. Shkendija nuk ka probleme dhe tekniku Akrapovic i ka ne dispozicion te tej te gjithe futbollistet. Pritet qe Shkendija ne kete ndeshje te kete perkrahje te madhe nga futbolldashesit shqiptar nga te gjitha trevat e Shqiperise.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, moment historik, Shkendija e Tetoves

Kukesi mposht Skenderbeun dhe fiton Superkupen! Gjoka synojme titullin Kampion.

August 24, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Diten e merkure Kukesi mposhti Skenderbeun me rezultatin 3-1 dhe fitoi Superkupen e Shqiperise. Te dyja skuadrat zbriten ne fushen e lojes nen drejtimin e dy tranjereve te rinj. Skenderbeu Kampion nen drejtimin e ish teknikut te Partizanit  italianit Andrea Agostinelli, ndersa Kukesi nen drejtimin e Ernest Gjoka. Gjithashtu te dyja skuadrat paten ne perberje prurjet e reja te merkatos verore. Pjesa e pare e ketij takimi u mbyll ne barazim 1-1. Ne te 27 minute do te ishte Dvornekovic  ai qe do te kalonte kuksianet ne avantazh. Por tre minuta me vone  ne te 30 ‘ Fukui  barazon shifrat ne 1-1.  Pjesa e dyte ishte me e luftuar, por kuksianet tregohen me te sakte. Ne te 74’ Emini e dergon topin per here te dyte ne porten e mbrojtur nga portiere “korcar” Shehi. Ne te 91’ do te jete sulmuesi kroati Pejic ai qe do te coje rezultatin ne 3-1 dhe vulosur fitoren per verilindoret. Pas perfundimit te ketij takimi tekniku i Kukesit Ernest Gjoka u shpreh:”Ndihem mire per fitimin e ketij trofeu. Eshte nje fillim i mire. Fitimi i Super Kupes tregon se jemi nje ekip i mire. Synimet tona per sezon in e ri eshte fitimi i titullit Kampion. Ose fitojme titullin ose iki une”. Nderkohe qe tekniku i  Skenderbeut Andrea Agostinelli u shperh se:”Jam i kenaqur me skuadren. Kemi bere shume ndryshime. Mici dhe Jashanica nuk ishin 100% ne formen e tyre. Idrizi nuk arriti te luante per aresye demtimi. Sulmi luajti shume mire krijoi raste por nuk arriti te shenonte ne rastet qe na u paraqiten. Kundershtari luajti ne kundersulm  dhe na zuri ne befasi duke shfrytezuar edhe faktin qe mbrojta nuk eshte ajo e sezonit te kaluar dhe eshte ne ndertim ne siper”.

 

Kukësi: Koliçi – Arbri, Shameti, Alla, Hallaçi – Dvornekoviç, Hasani, Musolli, Carioca – Pejic, Emini.

Skënderbeu: Shehi – Radas, Jashanica, Osmani, Mici – Lilaj, Orelesi – Fukui, Sergio, Gavazaj – Salihi.

Filed Under: Sport

UEFA! Liga Europiane. Raundi Play Off. FK Partizani sot ne fushe per ta mbyllur me nder!

August 24, 2016 by Administrator

FK Partizani sot ne fushe per ta mbyllur me nder!
Nga Albano Kolonjari

FK Partizani do te luaje sot ndeshjen e kthimit te vlevshme per Ligen e Europes. Perballe Partizanit do te jete skuadra ruse Krasnodar. Takimi i pare i luajtur ne Rusi nje jave me pare perfundoi me rezultatin 4-0 per Krasnodar. Shpresat e Partizanit per te permbysur rezultatin dhe per tu kualifikuar jane te pakta. Ketu nuk ndikon vetem rezultati i thelle i takimit te pare por edhe fakti qe Krasnodar eshte nje skuader qe qendron shume me larte si ne kualitetin e futbollisteve por edhe te investimeve qe jane ne kete klub vitet e fundit qe jane shume here me te larta se invesitimet dhe buxheti i FK Partizanit. Gjithsesi drejtuesit e FK Partizanit jane te kenaqur me paraqitjen e skuadres ne Kupat e Europes dhe faktin qe skuadra e cila eshte ne ndertim e siper per sezonin e ri arriti ne keto nivele te futbollit Europian. Ne kete takim Partizanit do ti mungoje mbrojtesi Renato Arapi i cili dje nenshkroi nje kontrate me ekipin turk Boluspor.

ADOLFO SORMANI:
Ndaj Krasnodarit sigurisht do të duhej një mrekulli të kualifikoheshim , por më shumë se të besojmë tek mrekullitë ne duhet të besojmë në forcën tonë, të punojmë fort pasi vetëm kështu mund të arrijmë gjëra positive. Nesër pres nga skuadra që të shfaqet në fushë si një skuadër e vërtetë dhe secili lojtar të luajë në shërbim të shokut të ekipit. Ndeshjen e nesërme dëshirojmë të tregojmë që jemi një skuadër dhe tifozët tanë të jenë krenar për skuadrën që mbështesin. Fakti është që luajmë ndaj një ekipi shumë cilësor , por shpresojmë që nesër të ruajmë ekuilibrat në fushë dhe të dhruojmë paraqitje positive siç edhe kemi bërë ndaj kundërshtarëve të tjerë në evropë. Përtej përfaqësimit në kupat e evropës synimi ynë është të rikthejmë titullin që i mungon prej 24 vitesh Partizanit . Ndiej keqardhje për largimin e Arapit pasi ishte një lojtar i cili ishte mësuar me trofe dhe taktikisht ishte tepër cilësor , Gjithsesi siç edhe e keni ndjekur merkato jonë nuk po bëhet duke afruar lojtar me shifra marramendëse , por çdo afrim është istudiuar me kujdes nga stafi ynë.

OLEG KONONOV Trainer i Fc Krasnodar

E kam theksuar edhe pas takimit që zhvilluam në Rusi , skuadra e partizanit luan fort dhe ushtron presion tek kundërshtari. Nuk mendojmë aspak që jemi të kualifikuar. Partizani është një skuadër që luan dhe të vë në vështirësi. Asgjë nuk është mbyllur deri në përfundim të takimit të nesërm. Ne kemi ardhur për të luajtur mirë dhe për të fituar, por gjithsesi do respektojmë kundështarin. Të gjithë lojtarë titullarë do zbresin nesër në fushë. Për mua është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam përshtypje mjaft të mira nga vendi juaj , jeni një popull i dashur dhe i respektueshëm.

 

Filed Under: Sport

SEPTEMBER 4, 2016 BATTERY PARK, NYC Celebrate MOTHER TERESA

August 24, 2016 by dgreca

Sunday, SEPTEMBER 4, 2016 BATTERY PARK, NYC Celebrate MOTHER TERESA…..Kliko obi poster

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: 2016, battery Park, Mother Teresa, NYC Celebrate, SEPTEMBER 4

ME 3 SHTATOR HAPET SHKOLLA SHQIPE NE TAMPA, FLORIDA

August 24, 2016 by dgreca

Me 3 shtator 2016 do te filloje shkolla shqipe ne Tampa, Florida, nen kujdesin e Deges se VATRËS Tampa-Clewater. Dje nga Selia e Vatres ne Nju Jork,i nisem abetaret e fletoret e punes.Suksese!

Nderkohe shkolla shqipe ne Queens , n’en drejtimin e z. Kristaq Papa, qe ka mbeshtetjen e deges se Vatres ne Queens, njofton shqiptaret e zones te paraqiten per te regjistruar femijet e tyre ne shkollen kuq e zi…Vatranet duhet te japin kontributin e tyre, duke afruar ne keto shkolla femijet, niperit apo mbesat e tyre dhe duke i bere thirrje sensibilizuese komunitetit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: 3 shtator, florida, ne Tampa, Shkolle shqipe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT