• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2016

Kosova e pavarur është një mrekulli

November 10, 2016 by dgreca

vizita-ne-kuvend-e-ministrit-britanik-johnson-3-Ministri i Punëve të Jashtme dhe Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh deputet i Parlamentit, Boris Johnson në Prishtinë: Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme. Ministri Johnon tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe premtoi vazhdim të mbështetjes/

vizita-ne-kuvend-e-ministrit-britanik-johnson-2

 PRISHTINË, 10 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar, njëherësh deputet i Parlamentit, Boris Johnson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

vizita-ne-kuvend-e-ministrit-britanik-johnson-4

Kryetari Veseli dhe ministri Johnon diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa në shenjë nderimi, shkëmbyen dhurata.Më pas, ministri i jashtëm britanik iu adresua me një fjalë rasti Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një seancë solemne të thirrur për nder të tij.Fillimisht, duke përshëndetur dhe i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj mysafirit nga Britania e Madhe, kryeparlamentari Veseli tha se kjo vizitë është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira që janë ndërtuar midis dy vendeve, si dhe shprehje e përkushtimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për të ndihmuar Kosovën.Britania e Madhe, shtoi kryetari Veseli, ka qenë gjithmonë pranë Kosovës dhe emri i saj është i lidhur në mënyrë të pandashme me historinë e lirisë dhe pavarësisë sonë. Populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur, tha kryetari i Kuvendit, do t’i jenë gjithmonë mirënjohës këtij shteti mik.“Ne sot në Kosovë, jemi duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri, të frymëzuar nga vlerat themelore të shtetit dhe popullit britanik: demokracia liberale, ekonomia e tregut të lirë, shoqëria e hapur, sundimi i ligjit, liritë dhe të drejtat e njeriut. Të përkushtuar në këto vlera, ne jemi të vendosur të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me shtetin tuaj. Vizita juaj e sotme në Kosovë, mesazhet e saj, janë fuqizim domethënës i këtij bashkëpunimi”, theksoi kryetari Veseli. Duke marrë fjalën para deputetëve, ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson, kujtoi periudhën e luftës në Kosovë, kur mijëra shqiptarë po depërtoheshin dhunshëm nga vatrat e tyre dhe fshatra të tëra po digjeshin e rrafshoheshin me tokë. Në vazhdim, Johnson foli për ndihmën që NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, i dha Kosovës për krijimin e një shoqërie dhe shteti të ri. Ai tha se është e mrekullueshme ta shohësh Prishtinën, nga një qytet i shkatërruar e me xhama të thyer gjatë luftës, të ndërtuar e më shumë restorante sot.Ministri i jashtëm britanik tha se ndihet krenar që Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se Kosova, si një shtet i pavarur, i njohur nga 112 vende të tjera, është një gjë e mrekullueshme. Ministri britanik tha se shteti i tij mbështet shumë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë, ndërsa u shpreh i bindur se lidhjet ekonomike midis dy vendeve janë duke u zhvilluar.Zyrtari i lartë britanik foli edhe për sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.Më pas, Johnson u ndal edhe te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtruar nevojën e një marrëdhënie normale midis dy vendeve. Ministri i jashtëm britanik foli edhe për rolin e Gjykatës Speciale. Ai i shprehu ngushëllime familjes së Astrit Deharit, duke inkurajuar hulumtimin e pavarur të vdekjes së tij. Në përfundim të fjalës së tij, Johnson tha se Kosova ka shumë sfida para vetes, por u shpreh i sigurt se ajo do t’i tejkalojë ato.

Filed Under: Kronike Tagged With: Boris Johnson, Miniostri i jashtem britanik, vizite ne Kosove

KUR FLET SOVRANI TE TJERËT HESHTIN!

November 10, 2016 by dgreca

1-azganhaklaj

MIRËNJOHJE PER BUSHËT DHE KLINTONËT, SUKSESE PRESIDENTIT DONALT TRUMP!/

donald-trump

I nderuar z President!

Sovrani me voten e lirë e dha verdiktin e tij. Ai i besoj fuqisë së fjalës tuaj uitmaniane per ndryshim , populli amerikan ju mandatoj si president i 45-tê i SHBA. Edhe liderët më të medhenj politik mund te gabojnë por kombet e lira janë të pagabueshem ne verdiktin e tyre.Ju premtuat solemnisht se do të jeni president i gjithë amerikanëve duke dhenë mesazhin e madh të bashkimit të kombit. Kjo u konfirmua dhe nga kanditatja Klinton dhe presidenti në detyrë Barak Obama. Ketu qendron sekreti i mrekullisë së demokracisë amerikane dhe i lidershqipit të saj politik.z President Amerika pati fatin te  udhehiqet prej dy shekujsh e gjysëm nga burra mendjendritur e vizionarë si Uashingtoni, Xhefersoni, Frenklini, Linkolni, Uillsoni Ruzvelti e Kenedi ( mbreti Artur i kohërave moderne).

250 vjet me parë kur po hartohej deklerata e pavarsisë Xhefersoni,Medisoni e Hamiltoni shpreheshin: Jemi mbledhur nje ansambël gjysëm perendishë qe po projektojmë të ardhmen e Amerikës. Benxhamin Franklin na meson kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë.Ne kulmin e krizës amerikane dhe botërore te viteve 30-të Ruzvelti ju drejtua bashkëkombasve te tij: Ajo qe duhet te kemi me tepër frikë eshtë vete frika Amerika e tejkalojë ketë krizë dhe u ba fitimtare e luftës dytë botërore dhe frymëzim për të gjitha kombet qe luftonin për liri dhe demokraci.Natyrshëm Franca, atdheu i lirisë toka ku lindën korifejtë botërorë si Karli i Madh, Luigji i 14-të, Napoleoni dhe Degoli, Rusoi,Volteri, Balzaku e Hygoi i dhuroj atdheut tuaj statujēn e lirise, Perendeshën mbrojtëse të Amerikës e cila do te mbajë perjetësisht të ndezur pishtarin e lirisë me moton e revolicionit francez; Liri, barazi , vllazëri.
I nderuar z President!
Xhorxh Uashingtoni lindi dhe u edukua me vlerat e larta të lirisë dhe drejtësisë nga një nanë shqiptare bija e Kosovës Marije Balaj. Testamenti i tij për të gjithë presidentët pasardhës permblidhet ne fjalët hyjnore : Amanet po ju le Shqipërinë , kombin e nanës time. Luftoni për lirinē dhe te drejtat e tij sepse eshtë kombi me fisnik i cili i dha njerëzimit 23 perandor, Konstadinin e Madh çertifikuesin e Krishtërimit, Justinianin arkitektin e te drejtës romake Shën Jereminin , Niketë Dardanin,Papa Klementin e 11-të Albani atletin e krishtërimit Gjergj Kastrioti.

I nderuar z. President

Zoti e deshi qe ju të kurorëzoheni ditën kur 6 shekuj me parë prelati katolik Pal Engjëlli shkruajti pë herë të parë ne shqip formulën e Pagëzimit: Unë ju pagëzoj në emer të Atit, te Birit, e të Shpirtit të shenjtë. Ne zjarrin e luftës e të betejave për jetë a vdekje me pushtuesit turq baballarët dhe nanat shqiptare i shqiptonin keto fjale femijëve te porsalindur që ata të mos vdisnin te paemër dhe të pa pagëzuar sipas traditës së lashtê shqiptare.

Zoti president ,

Shen Tereza, Mbretëresha e dashurisë njerzore i kerkoj presidentit Klinton :Beni diçka per çlirimin e Kosovës. Edhe ne vitet e terrorit komunist qe Shqiperia u dogj dhe u vranë mijra vetë te pafajshem nanë Tereza pak muaj para se të takohej me Zotin shkruante;

Lutem për vellezrit shqiptarë që aty te mbretërojë paqja dhe dashuria dhe Satanai te debohet nga Atdheu im.

Para 600 vjetēsh heroi legjëndar i shqiptarëve i cili mbrojti me armë mbreterinë e Napolit dhe Papatin i shkruante princit Orsini: Jam mik i vyrtytit dhe jo i fatit.
Ju fituat ne saje te virtytit, besimit te bashkëkombasve tuaj dhe vendosmërisë per te ndermarre reforma te mēdha për një Amerikē me te fortë, me tē bashkuar me besimin tek e nesermja.

Shkrimtari Viktor Hygo thotë : I lutem Zotit qe të me japē jetë sa te baj një vepër te dobishme ne sherbim të Atdheut.

I nderuar Zoti President!

Kombi im eshtë i coptuar barbarisht ne 5 shtete nga fuqitë e medha të shekullit 19-të. Shën Agostini , filozofi i madh thotē: Nje ligj qe nuk ka moral nuk edhte ligj. Amerika duke perçuar vlerat me te larta të lirisë nuk ra ne kete kurth.Presidenti Uillson ne vitin 1919 e mbrojti Shqipërinë nga coptimi.Presidenti Klinton mbrojti 2 miljon shqiptarë të Kosovës nga genocidi dhe spastrimi etnik i kasapit te Ballkanit Millosheviç.Presidenti Xhorxh Bush Junjor konfirmoj nga Tirana vendosmerinē pēr ta shpallë pavarsinē e Kosovēs.Keto janë arsyet që shqiptarët janë aleatët më besnikë të SHBA dhe ndajmē sëbashku fatin e të ardhmes dhe vlerat e mēdha të lirisë demokracisë dhe humanizmit.Në emër të ketyre vlerave ju kerkojmë te luftoni fort per të zgjidhur kauzën shqiptare ne respekt të kartës së Atlantikut ku theksohet se çdo komb vendos vetē për fatet e tij.

Zoti President,  shqiptarët janë të ndarë nga intrigat e diplomacisë e politikës së te medhenjëve. Para një shekulli ministri i jashtem i Austrohungarisë konti Bertolt e mbrojti me drejtesi e heroizëm çeshtjen shqiptare.

Ju kerkojmë zoti President qe ashtu si Aleksandri i Madh 2300 vjet me parē te prisni me shpatën e drejtësisē nyjen gordiane të diplomacisë dhe intrigave antishqiptare dhe ti bashkoni ata ne një shtet e njē flamur  të vetëm sipas të drejtës hyjnore, historike dhe parimeve të kartës së Atlantikut.

Ne do te jemi me ju dhe kombin tuaj ne mijëvjeçarët e ardhshëm. Armiqtë e Amerikës dhe lirisë ,goliatët e lindjes përpara se te përballen me Amerikën do te kenë perpara davidët shqiptarë

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin Shqiptar.

AZGAN HAKLAJ

Mjeshter i Madh

ish deputet i rrethit te Tropojes ne Parlamentin e Shqiperise

President i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar

Filed Under: Politike Tagged With: Azgan haklaj, Kur Flet Sovrani, te tjeret Heshtin

Turizmi në Shqipëri në vitet dyzet?

November 10, 2016 by dgreca

Gezim Llojdia (1)

Nga Gëzim Llojdia/

 1-turizem-vitet-40
 Franco Tagliarini  te “Shqipëria turistike”  sjell përvojën e turizmit shqiptarë në vitet 1939-43,kohë nëtë cilën vendi ishte i pushtuar nga fashizmi.( Raporti i mbajtur në Geographical Society italian, Romë, 4 qershor  2014).Periudha në shqyrtim  vitet 1939-1943, thotë Tagliarini  kam,dokumente  interesante nga  ati im, një zyrtar i Ministrisë së Kulturës Popullore, ishte caktuar  deri në korrik të vitit 1939, në Kryesinë e  Këshillit Mbretëria e Shqipërisë me funksionet për Turizmin shqiptar.Qëllimi i zyrës së tij në Tiranë ishte në zhvillimin e turizmit.Natyrisht për fat të keq kishte ndodhur, për shkak të ngjarjeve të mos të ketë qenë gjendja e luftës  me siguri në Shqipëri do kishte  një rrjedhë të rëndësishme të turistëve jo vetëm nga Italia, por edhe nga Evropa.Ajo që duhet të theksohet se  në ato vite  turizmi në Shqipëri  krejtësisht i mungonin dhe akomodimi objektet e pamjaftueshme dhe të papërshtatshme.Masat e para legjislative për industrinë e turizmit.Kam marrë disa të dhëna nga një artikull gazette,  shprehet autori dhe kuptohet, që Tagliarini i  referohet gazetes fashiste me po atë titull “Fazhismi” të datës 30 shtator 1939:”Situata aktuale në unazë  Tiranë është për të ardhur keq  për hotelet dhe i bën thirrje autoriteteve publike me qëllim që të urdhërojë mbylljen e menjëhershme të atyre që u mungojnë kushtet më elementare higjienike.”Në këtë artikull Drejtoria e Turizmi u përgjigj duke shpjeguar se çfarë ishte bërë në disa muaj nga korriku deri në shtator të vitit 1939, kohë në të cilën vendi ishte i pushtuar : ” përgatitjes së mikpritjes  kushtet, me promotevet çdo gjë të mundshme për  përmirësimin  në  shëndetësor  për hotele,t  kapërcimi  i vështirësive dhe për të vendosur standardet për ndërtimin e ri”.E rëndësishme  shqyrton  Franco Tagliarini   ishte  organizata e hotel- turistike në Shqipëri institucioni në vitet  1940 dell’E.T.A. (Ente Hotel Tourist Albania) ajo ka realizuar një marrëveshje bashkëpunimi  financiar me qeverinë shqiptare, me Ministrinë e  Financave dhe Kulturës Popullore të Qeverisë Italiane.Në mënyrë të veçantë në mes të detyrave për “Entel ishte për të ndërtuar një hotel të madh  në  Tiranë  për funksionin e veçantë politik,menjëherë filloi  transformimin  e   hoteleve  në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Berat, shpesh në bashkëpunim me lokalet në Shkodër, Vlorë dhe Korcë.Iniciativat janë dhënë edhe në Kosovë, në fushën e turizmit .Pa dyshim, më shumë përpjekje  ishte ndërtimi i hotel Dajtit  në Tiranë, i cili mund të rritë punën  në Shqipëri gjatë periudhës së pranisë italiane.Ky hotel  me një funksion kryesor i përfaqësimit  kishte lindur shpejt  pavarësisht vështirësitë, që ka pasur gjatë luftës,  vazhdoi të jetë hoteli më i mirë në Tiranë gjatë viteve të regjimit komunist , i rezervuar për personalitete dhe të ftuar.Së fundi Drejtoria e institucionit të  Turizmit – për përmirësimin e akomodimit turistik dhe formimin e  një kategori të specializuar për  hotele në Shqipëri.Kohëzgjatja e kurseve ishte planifikuar katër muaj dhe programi ishte  një prej më të mirë të shkollës italiane profesionale.Shpejt u kuptua se domosdoshmëria e shtypit  për të rritur ndërgjegjësimin e turistëve,kështu gazetarët italianë u ftuan për të vizituar fshatrat  dhe shërbimet për ti  shfaqur ato  në gazetat italiane dhe revistat.Libri i Indro Montanelli :”Albania. Një dhe një mijë,”,  mbledh shënimet e  udhëtimit të tij në Shqipëri, botuar në vitin 1939, ai ishte shumë i sukseshëm  dhe është shumë i  rrallë.”Illustrated Time,” publikoi një speciale “Udhëtim përmes  Shqipërisë”, më shumë se 50 faqet e gazetarit  Lamberti Sorrentino në shtresën e 21 dhjetorit 1939 ilustruar  me luks dhe i dha hapësirë të mjaftueshme për të gjitha aspektet e vendit .Si pjesë e shumte e punës  me Nr 546 e 7 dhjetorit 1940, publikuar në Tiranë në “Fletoren Zyrtare dhe Mbretërisë Shqiptare “(Ditari nëpunësve zyrtare e Mbretërisë Shqiptare) dhe nr 192 të 19 dhjetorit të ardhshëm, është kostuar “Distaptur” Institucioni Editorial. Me karakterin e propagandës politike, turizmit social, ekonomik dhe, duke përfshirë kartolina ilustrues  . Në fakt, situata e tregut në kartolina me foto në Shqipëri.Lidhur me rolin e entit botues  “Distaptur”, autori  thotë: babai im ishte , Tiranë dhe ka operuar në kuadër të DG Press, propaganda dhe Turizmit .Gjatë viteve 1940-1943 Agjencia luajtur një të rëndësishëm në  aktivitete duke botuar disa libra.Ne kujtojmë,shkruan  ndër të tjera Franco Tagliarini  , vëllimi i Piero Ghiglione :”Maleve të Shqipërisë” (Tiranë 1941  studimi i parë i gjeografisë në vargmalin  malor të Shqipërisë), me një shtojcë që përmban një raport mbi alpinistët shqiptarë.Ne përmendin, në mesin e publikimeve të tjera  të këtij Ente, vëllimi i muzikantit dhe kompozitorit shqiptar Pjetër Dungu.”Lyra Shqiptare” titruar në gjuhën shqipe .Kange Popullore te mbledhuna nën kujdesin e Radio Tiranes, botuar në vitin 1940.Vëllimi është i pari publikuar në Shqipëri me  mbledhjen e këngëve popullore në shqiptare. Libri – i cili përmban 50 këngë popullore me rezultatet e tyre mban një prezantim dhe një parathënien në gjuhën shqipe me përkthim italisht, ndërsa teksti janë në gjuhën shqipe me titullin në italisht.Autori, Pjetër Dungu, i lindur në vitin 1908, ishte një student i Martin Gjokës   ka luajtur oboe duke studiuar piano dhe harmoni.Në vitet tridhjetë ai kishte një reputacion të konsiderueshëm  autor  këngëve popullore. Në vitin 1942 ai i shoqëruar në piano  nga tenori Kristaq Antoniu për regjistrimin e tetë këngëve popullore për Columbia.

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, i në vitet dyzet?, Turizmi në Shqipër

MOMENT HISTORIK NË SHTËPINË E BARDHË

November 10, 2016 by dgreca

1-frank

Nga Frank Shkreli/

1-trump-obama

Kjo ndodhë vetëm në Amerikë! Në më pak se 70-orë pas përfundimit të zgjedhjeve tepër të ashpra presidenciale në Amerikë, Presidenti demokrat në detyrë Barak Obama u takua, për herë të parë, me presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump për të biseduar mbi tranzicionin paqësor qeveritar, nga administrata e Obamës në administratën e ardhëshme Trump.  Thuaj çka të duash për Amerikën dhe për problemet e saja, ky gjest është një imazh që e bën Amerikën, ajo që është, vendi më i mirë në botë, vendi i tolerancës politike, pa marrë parasyshë se sa të ashpra dhe divergjente janë qëndrimet politike midis partive dhe sa të pa tolerueshme që mund të duken pikpamjet e politikanëve ndaj njëri tjetrit.  Kur merr fund fushata dhe argumentet pro dhe kundër, të parët e këtij vendi i shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe konsultohen me njëri tjetrin se cila është mënyra më e mirë për bashkpunuar me njëri për të mirën e vendit.  Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë nuk do të thotë se Amerika është këthyer në një parajsë politike ku nuk ka më antagonizma dhe mosmarrveshje politike – jo, por tregon se ekziston vullneti i mirë midis palëve për një tranzicion paqësor të qeverisjes dhe të dëshirës për të punuar në interes të kombit, në fushën e mbrendshme politike dhe në marrëdhnjet ndërkombëtare.  Presidenti Obama dhe presidenti i zgjedhur Trump, me takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, përcaktuan tonin për respektin ndaj njëri tjetrit dhe të përkrahsve të tyre politikë dhe për ritheksuan meritat e traditës amerikane për një tolerancë dhe bashkpunim  sa më të madh politik, pa marrë parsyshë ndryshimet midis partive politike që ata përfaqsojnë.  Z. Obama iu drejtua Z. Trump duke i shprehur gatishmëroinë e tij për ta ndihmuar sepse, sipas presidentit Obama, nëqoftse ti del me sukses, atëherë edhe vendi ynë del me sukses.”   Dy personat më të fuqishëm në vend duan t’i tregojnë amerikanëve dhe botës, se megjithë polemikat e fushatës, kur vjen puna më fund, ata më së pari janë patriotë amerikanë dhe jo republikan ose demokrat dhe si të tillë duan të konsultohen dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe në mbështetje të interasave të shënjta të kombit në marrëdhëniet me vendet e tjera,  të cilat ndoshta nuk ia duan të mirën Amerikës.     

Takimi ishte planifikuar fillimisht të zgjatë 15-20 minuta ose më së shumti gjysëm ore, por zgjati gjithsejt një orë e gjysëm.  Kur të merret parasyshë fushata presidenciale që sapo mori fund me zgjedhjen e republikanit Trump për president dhe fjalët dhe komentet e ashpra që këta dy burra kanë përdorur ndaj njëri tjetrit gjatë asaj fushate, takimi i sotëm ishte me të vërtetë një moment historik.   Presidenti Obama tha pas takimit se është “shumë i inkurajuar” nga takimi të cilin e karakterizoi si të “shkëlqyeshëm”. Ndërkaq, presidenti i zgjedhur Trump u shpreh se ishte “Nder për tu takuar me presidentin Obama”, duke shtuar se takimi me presidentin Obama zgjati më shumë se ç’ishte paraparë dhe mund të shkonte më gjatë.  Ai tha gjithashtu se “biseduam për një numër situatash, disa të mira e disa të vështira”.  Presidenti i posa zgjedhur tha gjithashtu se pret të ketë edhe takime të tjera me Presidentin Obama. Ndërkohë që gazetarët po largoheshin nga takimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i ardhëshëm Trump u dëgjua të kishte thënë se Presidenti Obama “Është një burrë shumë i mirë.”

Nga ana e tij, Presidenti Obama u shpreh para gazetarve se ai do të bëjë çdo që të mundur për të ndihmuar presidentin e zgjedhur Trump gjatë këtij tranzicioni, që të dalë me sukses prej ditës së parë kur të fillojë nga detyra më 20 janar dhe njëkohsisht i bëri thirrje popullit amerikan që të bashkohen për zgjidhjen e sfidave, përballë të cilave gjëndet vendi.  Ndërkaq, edhe Zëvëndës Presidenti në detyrë Joe Biden u takua sot gjithashtu me Zëvëndës Presidentin e ardhëshëm Mike Pence.

Presidenti Barak Obama ishte shprehur të mërkurën se megjithë ndryshimet politike që ka me Donald Trump, ai do të ndiqte shembullin e para-ardhësit të tij, ish-presidentit George W Bush për të bërë çdo gjë të mundur për të siguruar që tranzicioni të jetë sa më me pak probleme që të jetë e mundur.  Presidenti Obama tha se “Tetë vjetë më parë, unë dhe Presidenti Bush kishim shumë ndryshime politike me rëndësi me njëri tjetrin, por stafi i presidentit Bush u tregua aq profesional dhe aq dashamirës ndaj nesh, në bashkpunimin me stafin tonë për një tranzicion të qetë dhe pa asnjë problem.  Kështuqë edhe unë kësaj radhe kam urdhëruar stafin tim që të ndjekin shembullin e stafit të presidentit Bush”, që të ndihmojnë si është më mirë stafin e presidentit të ardhëshëm Trump në këtë faqë të tranzicionit, shtoi Z. Obama.

Pasi të bëjë betimin me 20-janar, presidenti i ardhëshëm Trump do të ketë mundësinë të bashkqeverisë me shumicën republikane në të dy dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqsuesve duke bërë më të lehtë realizimin dhe zbatimin e shumë programeve të premtuara prej tij, megjithse edhe në radhët e republikanëve ka kundërshtarë dhe nuk ka një qëndrim të vetëm mbi Donald Trump-in as mbi programet dhe politikat e tija, kështuqë ai mund të hasë në kundërshtime edhe në radhët e përfaqsuesve të Partisë Republikane në Kongres.  Pas takimit me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i zgjedhur Trump u nis për në Kongresin amerikan për tu takuar dhe përtë bashkrenduar politikat me udhëheqsit republikanë, me të cilët ka pasur gjithashtu mosmarrveshje gjatë fushatës, por ndihma dhe mbështetja e të cilëve do t’i duhet për të zbatuar politikat, planet dhe programet që ai u ka premtuar zgjedhsve amerikanë në fushatën që posa mori fund se do t’i realizojë gjatë mandatit të tij si President i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli, moment historik, ne Shtepine e Bardhe

Post Election

November 10, 2016 by dgreca

Shpresoj se në  SHBA dhe në botë do të fryjë një erë e re.  Amerika nuk do të jetë  kurrë më si  para këtyre zgjedhjeve , por do jetë si dikur  kur familja dhe shteti ishin të shenjta…/

Alfons-Grishaj1-250x300

Nga Alfons Grishaj/

Amerikanët  janë të qetë tashmë. Retorikat dhe ekstaza e Nëntorit  pushuan pas zgjedhjes për President të  Donald Trump, i cili  fitoi 279 elekrovota  përballë Klinton me 228. Kultura dhe atdheu i amerikanëve  përqafon traditën e shkëmbimeve paqësore të urimeve tradicionale  të lëvdatave per njëri-tjetrin sikur mos të ishin njerëzit e akuzave dhe kundërakuzave si në fushatë . Po kush janë humbësit e mëdhenj?

Në këtë fushatë humbësi i madh ishte gazetaria dhe media, veçanërisht , “CNN” , dhe “New York Times” humbën  autoritetin e paanësisë , duke humbur respektin e një pjese të madhe të popullit amerikan. Jim Rutenberg , i New  York Times , do të shkruante : “ News Media yet again misreads America’s Complex Pulse” Poashtu dhe disa gazeta me emër dhe gazetarë. Ekstaza e Nëntorit përfshiu dhe disa artistë dhe këngëtarë që përkrahën Klinton…Ata arritën deri aty sa të shprehen se nëse fiton Trump , do të largohen nga Amerika. Por pas kësaj fillon heshtja e çlirimit të energjisë …

Kryeministja e Anglisë , Theresa May , e cila para dy muajve do të kritikonte ashpër kandidaturën e Trump, “bie në paqe”, duke uruar Trump , dhe  afruar bashkëpunim. Poashtu dhe disa udheheqës Europian… përfshirë këtu dhe Kryeministrin e Shqipërisë , Edvin Rama , i cili pat “zhveshur shpatën” si  padishah  për prishje marrëdhënie me Amerikën , nëse fitonte Trump. Më qesharakja është se ky person që pat kërcënuar  prishje marrëdhënie me shtetin më të fuqishëm , tani kërkon të mbledhë atë diasporë të prerë në besë nga ana e tij…  Gazetarucët dhe ucët analistë  gjoja profesionalë të Shqipërisë , të cilët  shpikën e sajuan si gjithnjë , heshtin pas një uragani të një populli me traditë demokratike të vjetër, i cili  e din mirë çfarë të bëjë në momente delikate të vendit  të vet. Nga ana tjetër  , Presidenti i Rusisë  , Putin  shtrin dorën për rikuperimin e marrëdhenieve midis dy vendeve , të cilat patën një rënie të ndjeshme deri në kërcënim …

Senatorja  Demokrate Elizabeth Warren , e cila u shpreh gjatë fushatës së Trump nuk do të bëhej kurrë President i Amerikës… Pas zgjedhjeve ajo i afron bashkëpunim : “President-Elect Trump promised to rebuild our economy for working people, and I offer to put aside…our differences and work with him on that task.”

Lëvizja Trump , e vetme , kundër një makine mediatike dhe shtetërore  , kundër pjesës dërrmuese te elitës Republikane , por në emër të asaj partie dhe të popullit amerikan  fitoi zgjedhjet , duke fituar presidentin e  45-të Amerikës. Barak Obama , pas sarkazmës dhe përpjekjes për ta ndaluar  Trump , ndërgjegjësohet se ai nuk ishte vetëm , por me të ishte  Amerika  dhe filosofia pragmatiste. Obama,  ndryshe me herët  e tjera premtoi për një kalim të butë tradicional të pushtetit në duart e kundërshtarit , duke treguar dhe njëherë se Amerika është më e shenjtë se çdo pushtet…

Po a ndikoi Obama në humbjen e Zonjës Clinton? Sigurisht që po. Autoriteti i tij ishte në rënie , duke pasur parasysh “Obama Care” , takimin me udhëheqësin Raul Kastro , pa pyetur Kongresin Amerikan . Paktin e fshehtë me Iranin , ku pagoi mbi 1.5 bilion dollarë… Vakumi që la me  tërheqjen e trupave nga Iraku , duke lënë shteg  për ISIS…

Gjatë qeverisjes së tij , Amerikës iu dyfishua borxhi i jashtëm  në 20 trilion dollarë . Papunësia dhe Foodstamp pësoi një rritje drastike etj…Vetë Klinton , pati probleme ndër vite me dekleratat kontraversale dhe emailat që i shpërdoroi, mbase dhe nga pakujdesia ,  por që i sollën një kokëçarje te vazhdueshme gjatë fushatës deri në hetimin e FBI . Përpjekja e  fundit  e Byrosë Federale  për rihapjen e dosjes  në  rastin Anthony Weiner,   dhe  Huma Abedin  ishte më tepër një kor fanfaresh se sa  përpjekje investigative. Një gabim që Amerikanët nuk ia falen Hillarit , ishte Bengazi…Kurse për mendimin tim , ajo gaboi në shprehjet e saja gjatë fushatës për perkrahësit e Trump…, deklarimi i rritjes së taksave, internacionalizmi kolaborativ ku përfshiheshin dhe vendet e dyshuara për lojën e dyfishtë kundër Amerikës. Ironia e saj kundër  katolikëve  dhe evangjelistëve i kushtoi shtrenjtë në votime , pikërisht se ata votuan në masen 81% për Trump kundrejt  16% për Hillary.

Rreth shtatëdhjetë përqind e Amerikanëve , mendojnë se Hillary është gënjeshtare dhe e pavendosur… Pjesa dermuese e shqiptaro-amerikanëve  në votime i  qëndruan besnikë Hillary , duke i larë borxhin  për  çfarë bënë Klintonët  për shqiptarët …Por , populli Amerikan mendoi  dhe gjykoi ndryshe…

Bill O’Reilly do të theksonte  : “ The folks rejected corruption and unfair federal policies and delivered vast power to a maverick political novice. The Democratic machine waged an arrogant campaign that justified Hillary Clinton’s incredible record of ethical deficiencies.While many politicians disort and mislead, Clinton seems incapable of speaking the truth. Americans , even some who voted for her, noticed the narcissism. Thus they denied her power.” Ai vazhdon : “Malcom Gladwell’s theory says bad things mount up, then suddenly , at dramatic moment , everything comes crashing down.”

Ky shpjegim i gazetarit te famshëm të FOX , duhet të jetë një paralajmërim dhe për qeverinë e korruptuar të Tiranës…

Pas humbjes , Hillary Klinton tha : Loss is painful and disappointing…Donald Trump is going to be our President. We owe Trump “ An open Mind and chance  to lead ”. Kurse Trump , vlerësoi figurën e Hillary Clinton , për shërbimin që ajo i ka  bërë Amerikës. Ai theksoi : “We will all come together as never before!”

Trump, ka dy privilegje që e ndihmojnë në përmbushjen e misionit të tij  presidencial.Ai  ka me vete Senatin dhe Kongresin. Trump ka 51 vota në Senat dhe  nga 218 vota që  duhej për shumicën e Kongresit , ka  238.

Paul Ryan , ngriti lart figurën e Trump , duke i dedikuar atij fitoren e një numri te madh të Kongresistëve Republikan. Interesantja qe se  , disa kandidatë kongresistë që nuk suportuan Donald Trump , humbën karriget e tyre në Kongres…Kjo tregon se populli Amerikan ishte tepër vigjilent dhe aspak tolerant lidhur me vendosmërinë e ndryshimit.Tani flitet për pozicionet  e përkrahësve  të Trump , të cilët do të jenë në administratën e ardhshme të Trump. Në një intervistë të Bill O’ Reilly me Rudy  Juliani , hamendësuan administraten e re të Presidentit Trump …,  Rudy Juliani  , Attorney General .  Chris Kristi , Homeland Security . Newt Gingrich , Secretar of State

Kellyanne  Conway , Chef of Staff . Ben Carson , Humane Service . Michael T. Flyn , Chief of Stuff  United States Army etj…

Unë shoh se,  Donald Trump , do të jetë një President  energjetik i palodhur për ti shërbyer çeshtjes  Amerikane . Intuita  prej biznesmeni të madh  dhe misioni  aspak i rastësishëm do i sjellë shërbim dhe prosperitet  popullit . Në marrdhëniet diplomatike , ai do  rregulloië  mardhëniet e ngrira me  vendet ish- partnere  dhe do rinegocioië   planin ekonomik. Përkohësisht  do  sjellë një impact në emigracion , por do t’i sigurojë popullit Amerikan qetësi  më tepër se kurrë. Kujdesin më të madh duhet ta ketë me  NATO , e cila i shërben jo vetëm Amerikës , por të gjithë botës së qytetëruar…Donald Trump , do të ndeshet dhe me protesta të instrumentarizuara  ose dhe me ndonjë  atentat  , të cilat nuk do ta pengojnë në misionin e  shenjtë…Sot Presidenti Obama dhe Presidenti i zgjedhur Trump,  u takuan dhe biseduan rreth bashkpunimit të tranzicionit presidencial dhe më pas…

Shpresoj se në  SHBA dhe në botë do të fryjë një erë e re.  Amerika nuk do të jetë  kurrë më si  para këtyre zgjedhjeve , por do jetë si dikur  kur familja dhe shteti ishin të shenjta…

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, Post Election

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT