• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2016

Kosova gëzuar feston Krishtlindjen

December 24, 2016 by dgreca

1-imzot-gjergji

-Pritje në Rezidencën e Ipeshkvisë pranë Katedrales Nënë Tereza dhe mesha solemne/

2-lutja-Në porosinë për Krishtlindje 2016, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji thekson se është festa e paqes, e dashurisë dhe e pajtimit, e cila na mbushë të gjithëve me shpresë dhe nxitë në ne entuziazmin e jetës/

1-mesha-ok -Në Kosovë, tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjes dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare/PRISHTINË, 24 Dhjetor 2016-Behlul Jashari/ Kosova po feston gëzuar Krishtlindjen e 18-të vend i lirë,  të 9-tën shtet i pavarur, me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.Ka nisur sonte pritja solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales Nënë Tereza Prishtinë, e cila  është organizuar nga Ipeshkvi  Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016.Në Katedralen Nënë Tereza në këtë mbrëmje mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, e nga mesnata Mesha solemne e Krishtlindjes, të cilën do ta udhëheq Ipeshkvi Gjergji, i cili nesër në ora 11:00 do të kremtojë edhe meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në qytetin e Prizrenit.Po nesër, në të njëjtën orë, mbahet mesha edhe në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, e po në kryeqytetin e Kosovës në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë  nga ora 17:00 mbahet mesha në gjuhën angleze e nga ora 18:00 edhe një meshë tjetër.Në porosinë për Krishtlindje 2016, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji thekson se është festa e paqes, e dashurisë dhe e pajtimit, e cila na mbushë të gjithëve me shpresë dhe nxitë në ne entuziazmin e jetës.“Kosova jonë ka nevojë më shumë se kurrë për burra dhe gra të shenjëta, që me punën dhe sakrificën e tyre, ta bëjnë atë më të bukur e jetën e njerëzve të saj më të lumtur, në veçanti të të varfërve, të të përbuzurve, të të sëmurëve, të të papunëve”, është mesazhi i Imzot Dodë Gjergjit.Ipeshkëvi i Kosovës shprehet se, Kisha fton shoqërinë tonë dhe njeriun vullnetmirë, të vihet në mbrojtje të së vërtetës, të  tolerancës ndërfetare dhe të dashurisë ndërvëllazërore.Në Kosovë, mesha mbahen edhe në kisha të tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në 1-katedralja6mëngjes dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

THAÇI: KY VIT NA SOLLI GËZIME TË GJITHËVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sonte këtë mesazh urimi:Në këtë natë të shenjtë Krishtlindjeje, të gjithë besimtarëve katolikë iu uroj shumë gëzime, dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre.

Ky vit na solli gëzime të gjithëve.U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë udhërrëfyes për ne, por u lumturuan edhe 38 martirë shqiptarë të Kishës Katolike.Në audiencë private me Atin e Shenjtë, si president i vendit i konfirmova sërish përkushtimin e Kosovës për vlerat e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si dhe mora konfirmimin për ardhjen e tij në Kosovë, ditë të cilën po e presim me padurim.Nata e sotme është kohë kur u gëzohemi të mirave e begative që na sjell jeta dhe festojmë me njëri-tjetrin.

MUSTAFA: PËR SHUMË MOT KËRSHËNDELLAT!

Kryeministi i Kosovës Isa Mustafa për Festën e Krishtlindjes drejton këtë mesazh urimi:

Të dashur qytetarë,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju përcjellë urimet më të sinqerta për Krishtlindje.

Urime të veçanta edhe për trupin diplomatik, pjesëtarët e KFOR-it dhe të misioneve tjera në Kosovë.

Kjo festë e shenjtë përcjell te besimtarët anekënd mesazhet e dashurisë, paqes, mirësisë, optimizmit dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve, virtyte që e karakterizojnë plotësisht popullin e Kosovës.

Për shumë mot Kërshëndellat! Urime!

VESELI: GËZUAR KRISHTLINDJEN

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, uron:

Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë bashkëqytetarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës. Uroj që ta kaloni këtë festë të shënuar sa më bukur, në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve më të dashur. Bekime dhe gjithë të mirat, për ju dhe familjet tuaja.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, feston Krishtlindjen, Kosova gëzuar

Presidenti Joachim Gauck: Të mos nxitet projektimi i imazhit të armikut

December 24, 2016 by dgreca

Pas sulmit terrorist Presidenti i Gjermanisë bën thirrje në përshëndetjen për Krishtlindjet për arsye dhe respekt./

1presid-gjerman

Përshëndetja tradicionale e Krishtlindjeve e Preisidentit sivjet është tërësisht në shenjë të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin në sheshin Breitscheidplatz më 19 dhjetor. Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 53 u plagosën pjesërisht rëndë, kur atentatori mësyu me nëj maune në masën e njerëzve. “Shumë të vdekurit dhe të plagosurit në një treg Krishtlindjesh në Berlin na kanë tronditur e trazuar thellë”, thotë Joachim Gauck. Njerëzit tani ndjejnë indinjatë, zemëratë, frikë dhe pafuqi.Ndjenja, prej të cilave njeriu nuk duhet të lejojë të pushtohet dhe kurrësesi indinjata dhe zemërata nuk duhet të kthehen tani në urrejtje e dhunë. Në vend të kësaj është e rëndësishme, të qendrojmë bashkuar dhe të mbrojmë njerëzoren. Kush është “i ndjeshëm, i hapur dhe i gatshëm për ndihmë”, mund t’i shndërrojë indinjatën dhe zemëratën “në forca, që mbrojnë prej urrejtjes, dhunës dhe përçmimit ndaj të tjerëve”, thotë Gauck në fjalimin e tij të të regjistruar në presidencë në kështjellën Bellevue. Kjo është përshëndetja e tij e fundit me rastin e Krishtlindjeve si president.

Përballja politike me arsye

Këto janë fjalë, prej të cilave lexohet qartë shqetësimi i tij nga një radikalizim i shoqërisë. E në radhë të parë shqetësimi prej një konfrontimi politik lidhur me politikën ndaj refugjatëve. “Pikërisht në kohët e sulmeve terroriste ne duhet të mos i thellojmë hendeqet në shoqërinë tonë, as duke i përgjithësuar grupet si të dyshuar dhe as duke i shpallur në mënyrë përgjithësuese politkanët si fajtorë”, thekson Joachim Gauck.Por kjo nuk do të thotë, që të heqësh dorë prej diskutimit politik për shkaqet dhe pasojat e sulmit. Si për politikën ndaj refugjatëve, ashtu edhe për sigurinë në Gjermani duhet të ketë debat konstruktiv, me arsye dhe me respekt ndaj kundërshtarit politik. Për ish-priftin evangjelist Gauck kjo ka të bëjë edhe me një mesazh kristian të Krishtlindjes: “Ne duhet pikërisht në këto ditë të sjellim në vëmendje atë çfarë i karakterizon Krishtlindjet dhe që përtej kristianizmit është bërë pjesë e kulturës sonë.”

Falemidnerit shumë qytetareve dhe qytetarëve

Qytetarëve presidenti u bën thirrje, që “të kenë besim tek vendi i tyre” dhe të bëjnë gjithçka, në mënyrë që shoqëria të mbetet një “vend i bashkëjetesës në solidaritet”. “Edhe tani, që ajo po përballet me probleme të pazgjidhura”. Me këtë ai nuk do të dhurojë “dëshira ëndrrash”, thekson Joachim Gauck, por bën fjalë për “realitetin”. Vazhdimisht ai takon njerëz, që e kanë bërë Gjermaninë “përmes kontributit vetiak më të banueshme, më të sigurtë dhe më të besueshme. Kjo ndodh si në profesion, në kohën e lirë, në familje apo në angazhimet vullnetare. “Këta njerëz gjatë viteve si president më kanë bërë mua gjithmonë e më të sigurtë.”Presidenti në fjalën e tij lëvdon e shpreh mirënjohje veçanëarisht për infermieret e kujdestarët, edukatoret e mësuesit, ushtarët e policët. Por edhe “sindikalistët e angazhuar dhe sipërmarrësit e vetëdijshëm për përgjegjësinë, punonjësit social dhe menaxherët si dhe të gjithë ata, që zbatojnë të drejtën”. Po ashtu meritojnë falemenderim edhe “shumë qytetare e qytetarë që angazhohen vullnetarisht në ndihmë të refugjatëve e që me këtë tregojnë, se nuk duhet të refuzohet dhe të përjashtohet e huaja, për të ruajtur e jetuar atë që është e jotja”. Pikërisht në kohë të pasigurta shoqëria di ta vlerësojë “punën e besueshme” të këtyre njerëzve. “Jo sepse ato bëjnë diçka të jashtëzakonshme, por sepse ato atë që është e zakonshme e bëjnë jashtëzakonsiht mirë.”

 

Filed Under: Komente Tagged With: addresses the Climate Change, armikut, imazhi, mos nxitet, Presidenti gjerman, terrorizmi

Trump: Perëndimi të luftoj kundër ekstremizmit islamik

December 24, 2016 by dgreca

1-trump

Një video e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e publikuar mbrëmë nga agjencia e militantëve, Amaq, ku shihet i dyshuari për sulmin në Berlin, Anis Amri, duke shprehur lojalitet ndaj IS-it, është komentuar ashpër nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.Zoti Trump, që kishte shprehur përkushtim për “eliminimin” e grupeve terroriste, e ka shfrytëzuar këtë video për të kërkuar nga shoqëritë perëndimore që të përgjigjen “me luftë” kundër ekstremizmit të dhunshëm islamik.“Terroristët që i kanë vrarë aq shumë njerëz në Gjermani, pak para krimit thanë se – me vullnet të Zotit ne do t’ju vrajmë juve derra”, ka shkruar zoti Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “ky është kërcënim i pastër fetar, që u shndërrua në realitet”.“Kaq urrejtje…kur Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet do të përgjigjen me luftë?”, pyetet Trump.Autoritetet thonë se Anis Amri, personi i dyshurar për sulmin në Berlin më 19 dhjetor, nga i cili janë vrarë 12 vetë, është vrarë nga policia italiane.

Filed Under: Komente Tagged With: ekstremizmit islamik, të luftoj kundër, Trump: Perëndimi

Murin në Mitrovicë, nuk e “rrënojnë” rezolutat

December 24, 2016 by dgreca

1-muri-mitrovices

Çështja e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, është karakterizuar me debate dhe mospajtime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nëseancën e fundit.Seanca për këtë çështje ishte thirrur nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, ku është kërkuar të dihet nga Qeveria e Kosovës, se a kanë qenë në dijeni për ndërtimin e një muri të tillë.Madje, kjo parti kishte përgatitur një projekt -rezolutë, në të cilën, ndër të tjera kërkohej shkarkimi i Ministres për Dialog,Edita Tahiri, ndërprerja e bisedimeve në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, si dhe Qeveria e Kosovës, përmes organeve të veta të ndërmarrë të gjitha masat që të rrënohet muri që është në ndërtim e sipër.Për votimin e kësaj rezolute nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.Në anën tjetër, analistë për çështje politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës është dashur që t’i qartësojë hapat e ardhshëmqë do të marrëpër zgjidhjen e këtij problemi.Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kuvendi është i pafuqishëm për të marrë vendime apo miratuar ndonjë rezolutë për shkak të problemeve që kanë ndërmjet vete partitë në Kuvendin e Kosovës, por edhe për shkak të paqartësive që përmbajnë rezolutat.“Një prej arsyeve që këto rezolutat e Kuvendit nuk po arrijnë ta kenë fuqinë e tyre është se shpesh herë janë të paqarta, nuk parashohin veprime konkrete. Dhe, më shumë bazohen në rrafshin politik të përfitimit të vëmendjes politike dhe të konsumimit ditor, sesa që rezolutat, të cilat janë realiste dhe parashohin veprime konkrete për t’u zbatuar”, thotë Krasniqi.Analisti Halil Matoshi, ndërkaq, thotë se rezolutat nuk kanë ndonjë efekt në zgjidhjen e problemit të krijuar pas ndërtimit të murit. Ai shprehet se në këtë drejtim Kuvendi i Kosovës nuk ka asnjë lloji fuqie.“Kjo me murin është një maskaradë e radhës sa për të tentuar që të shfaqen zëra patriotikë, por që nuk ka asnjë fuqi ndikimi. Kjo sepse rreth murit mund të ndikojë vetëm këmbëngulja e Brukselit zyrtar dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkaq Kuvendi i Kosovës në këtë drejtim nuk ka asnjë lloji fuqie”, vlerëson Matoshi për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka qenë transparent.Sidoqoftë, Matoshi thotë se Kuvendi i Kosovës, asnjëherë nuk ka arritur që të pavarësohet dhe të marrë vendime kredibile, përpos vendimeve që kanë qenë të shtyra nga faktori ndërkombëtar.Albert Krasniqi, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të qartësojë se çfarë në fakt ka përmbajtur marrëveshja e arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar:“Fuqia e Kuvendit të Kosovës është duke kërkuar qartësisht nga Qeveria se çfarë hapash konkretisht duhet të ndërmarrë. Për shembull të kërkojë nga Qeveria që të bëhet një inspektim i gjendjes atje. Duhet të tregojë se çfarë në fakt përmban ajo marrëveshje, për shkak se ka shumë paqartësi dhe shpesh herë faji hidhet sa në nivel komunal, sa në nivel qendror, Kuvend dhe kështu duke e shpërndarë nuk ka ndonjë adresëtë saktë se kush është përgjegjës për atë veprim” .Gjatë debatit dhe mosmarrëveshjes për këtë çështje në seancën Kuvendit, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka duke e quajtur murin joligjor, ka thënë se ky mur nuk ka lindur në bazë të projekteve në Bruksel.Në asnjë moment në Bruksel, ka thënë ai, nuk është diskutuar për murin dhe nuk ka qenë muri pjesë e këtij projekti.Ndryshe, me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës,ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, duke ngjallur reagime të fuqishme dhe rritur tensionet.Ndërtimi i murit u bë në kohën kur po kryheshin punimet për revitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, pas heqjes së “Parkut të Paqes”, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, me qëllim të rikthimit të normalitetit në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.(Kortezi Nadie Ahmeti RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Murin në Mitrovicë, nuk e “rrënojnë”, rezolutat

Kosovë-Ministria e Diasporës: Njoftim për bashkatdhetarët

December 24, 2016 by dgreca

1-min-e-diaspores

PRISHTINË,-Gazeta DIELLI/ Ministria e Diasporës e Kosoves i njofton bashkatdhetarët, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit me familjarët në atdhe  që, për t’iu ikur pritjeve të gjata në kufi, përveç pikës kufitare në Merdar, t’i shfrytëzojnë edhe pikat e tjera  që janë më pak të frekuentuara.Bashkatdhetarëve u rekomandohet që, para se të nisen për në Kosovë, ta hapin linkun: //www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF0vGdIrKM8 e Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit, në të cilin detajisht do të informohen për  pikat kufitare, si dhe për kohën e pritjes.

Po ashtu, institucionet e Kosovës, në këtë kuadër edhe Ministria e Diasporës, do të bëjnë përpjekje  që bashkatdhetarëve tanë t’u krijohen lehtësi gjatë kalimit të pikave kufitare, veçanërisht të evitohen pritjet e gjata, për ta kaluar një pushim të rehatshëm./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ministria e Diaspores, Njoftim, për bashkatdhetarët

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT