• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2017

Deputetët serbë kthehen në parlament e Kosovës

March 27, 2017 by dgreca

Pas gjashtë muaj bojkoti, lista Srpska vendosi të kthehet në parlamentin e Kosovës, për ta kundërshtuar themelimin e mundshëm të ushtrisë së Kosovës.

Nga Bekim Shehu/

Deputetët e serbëve të Kosovës, nga lista ”Srpska”, kanë marrë vendim që të kthehen në Kuvend, pas disa muaj bojkot që u bënë institucioneve të Kosovës. Vendimin për kthim në Parlamentin e Kosovës deputetët serb e morën, siç thanë, ”për ta kundërshtuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK) në ushtri të Kosovës”. Sllavko Simiq, shef i grupit parlamentar të listës “Srpska”, tha për mediet lokale serbe, se ky subjekt politik kthehet në institucione për të mbrojtur interesat e komunitetit serb.

“Pas konsultimeve që kemi pasur brenda listës “Srpska”, kemi vendosur që të përdorim të gjithë mekanizmat, që përmes institucioneve ta kundërshtojmë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë të Kosovës. Dhe tjera ta nisim procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ne konsiderojmë që marrëveshja për Asocacionin është për popullin serb të Kosovës dhe nuk duam që Prishtina zyrtare ta themelojë statutin e asociacionit pa përfaqësuesit e serbëve”, tha Sllavko Simiq.

Vendimin për kthimin e Listës “Srpska” në institucionet e Kosovës pas bojkotimit disa mujor e mbështeti edhe qeveria në Beograd, përmes drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Qeveria në Beograd e mbështet vendimin e përfaqësuesve serbë për kthim në Kuvendin e Kosovës dhe që pavarësisht rrethanave të vështira, aktivisht ta kundërshtojnë krijimin e të ashtuquajturës ushtri të Kosovës”, tha Marko Gjuriq për televizionin publik serb RTS.

Ndërkohë, nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka mirëpritur vendimin e Listës “Srpska” për t’u kthyer në kuvend dhe qeveri dhe këtë ai e ka cilësuar si sukses të Kuvendit të Kosovës.

“Është interes i komunitetit serb që t’i ketë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, sepse vetëm duke qenë në institucione ata mund t’i përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës. Kjo është me rëndësi për ta dhe për funksionimin e institucioneve. Ne kemi një shoqëri shumetnike dhe duke qenë kështu, të gjithë duhet të punojmë së bashku edhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve”, tha Xhavit Haliti.

Deputetët e serbëve të Kosovës bojkotuan institucionet e Kosovës që nga miratimi i ligjit për Trepçën nga kuvendi i Kosovës në tetor 2016, ligj ky që u kundërshtua ashpër nga qeveria në Beograd. Më vonë arsye tjetër për mospjesëmarrje në institucione, lista “Srpska” paraqiti edhe mosnisjen e procesit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas kundërshtimit të Prishtinës zyrtare, e cila thotë se “pa u shuar të gjitha strukturat paralele, nuk mund të themelohet asociacioni”.

Lista “Serpska” e mbështetur nga qeveria në Beograd kundërshtoi kategorikisht së fundi nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që me ligj ta transformojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke shmangur kështu ndryshimet e nevojshme Kushtetuese. Për transformimin e FSK-së në ushtri, duhet ndryshuar Kushtetuta me dy të tretat e votave të 120 deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve serbë. Kjo tash për tash duket e pamundur, për faktin që kthimin në kuvend pas gjashtë muaj bojkoti, përfaqësuesit e serbëve po e bëjnë pikërisht, siç thonë, “për ta kundërshtuar qoftë me ndryshime kushtetuese qoftë me ligj, Transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

E nga ana tjetër, Presidenti Hashim Thaçi, vazhdon ta përsërisë qëndrimin, se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk mund të pres pafundësisht dhe nuk mund të jetë, siç thotë, “peng i Beogradit dhe listës Srpska”.

Transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ligjit e kanë kundërshtuar edhe ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara. Ata nuk janë kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës, por thonë që “kjo duhet bërë me një proces gjithëpërfshirës dhe me ndryshimet e nevojshme kushtetuese”.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: deputetet serbe, kthehen, në parlament e Kosovës

Kosovë- Të gjithë të gatshëm për zgjedhje

March 27, 2017 by dgreca

Të gjitha partitë politike në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hyrë në një proces zgjedhor të ri, të parakohshëm, përfshirë edhe subjektet në koalicionin qeverisës, megjithëse këto të fundit kanë kërkuar që vendi “t’i përfundojë proceset e nisura”.

Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë u përmend posaçërisht në fund javën e kaluar, pas Konventës së tetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u shpreh gatishmëria për t’u futur në garën zgjedhore.

Përmes deklarimeve për mospërmbushje të obligimeve karshi, siç thonë, qytetarëve të vendit, partitë në koalicionin qeverisës kanë shtuar kritikat ndaj njëra tjetrës ‘për ngecje të proceseve të nisura, e në veçanti në rastin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës’.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova ndodhet përpara proceseve të rëndësishme dhe mbajtja e zgjedhjeve, sipas tij, do të pamundësonte përfundimin e tyre.

Por, Pajaziti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, në raste se mbahen ato.

“Ne si PDK mendojmë se i gjithë spektri politik me përgjegjësin e vet duhet t’i kryejë punët dhe detyrimet karshi qytetarëve dhe institucioneve ndërkombëtare, e para. Ndërsa ne si subjekti më i madh politik, në kohën e fundit kemi pasur edhe aktivitete partiake në të cilat kemi vlerësuar se jemi të gatshëm për të gjitha proceset. Jemi të gatshëm të përballemi me sfidat në institucione, në Kuvend e më tutje. Po ashtu, nëse veç krijohen rrethana të zgjedhjeve, ne po ashtu jemi të gatshëm edhe për zgjedhje“, tha Pajaziti.

Por, partneri në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe mandati i përcaktuar me marrëveshjen e arritur me PDK-në duhet të zbatohet deri në fund.

Megjithkëtë, Haki Rugova nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nëse rrethanat krijohen që të shkohet në zgjedhje, LDK-ja është e gatshme për këtë proces.

“Nuk besoj se do të ishte mirë [të shkohet në zgjedhje] për shkak të situatave, për shkak të rrethanave politike që janë. Ne duhet t’i shtyjmë agjendat politike që ka koalicioni LDK- PDK. Unë mendoj se ka rezultate të mira e pozitive në qeverisje dhe ato duhet të shkojnë si dhe të realizohen premtimet. Agjenda politike që është konceptuar që në fillim si projekt të shkojë deri në fund të mandatit”, tha Rugova.

Koalicioni qeverisës PDK-LDK u krijua pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe një bllokade politike prej gjashtë muajsh, që e futi vendin në një krizë të thellë institucionale.

Dy partitë u përballën me reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvend, në disa situata, përfshirë edhe atë të diskutimeve për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zgjedhjet e reja u përmenden shumë herë në dy vitet e funksionimit të koalicionit, ndërkohë që opozita i ka quajtur të, siç thotë, ‘pa kredibilitet’ institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet do të ndryshonin gjendjen.

Organizimi i zgjedhjeve thonë në opozitën e Kosovës, nuk duhet të varet nga disponimi i partive në pushtet, por ‘nga gjendja reale në të cilën ndodhet vendi’.

Dardan Molliqaj sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se nevoja për zgjedhje të reja të lira dhe demokratike ka qenë shumë më e hershme, por një gjë e tillë nuk është praktikuar. Sipas tij Vetëvendosje është e gatshme për procesin zgjedhor.

“Tendenca e partisë në pushtet, përkatësisht PDK-së, ka disa muaj që është duke u përgatitur për ta çuar vendin në zgjedhje. Normalisht krejtësisht për interesa personale të grupit të ngushtë edhe të Kadri Veselit edhe interesave të klaneve brenda PDK-së”. 

“Asgjë për interesa të shtetit. Se a do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo në këtë pjesë të vitit, kjo veçse varet nga faktori vendor, kushtimisht partitë në pushtet. Po ashtu varet edhe nga faktori ndërkombëtar dhe për ne këta dy faktor janë të panjohur”, tha Molliqaj.

Megjithëse e ka cilësuar të rëndësishëm faktin se Kuvendi nuk i ka votuar Demarkacionin dhe Asociacionin, Molliqaj ka thënë se “mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës” është, siç e quan, “papërgjegjësi e disa qeverive të vendit”.

Njohës të rrethanave politike në Kosovë, ndërkohë, thonë se partitë politike ‘po kërkojnë mënyra më të lehta për t’iu ikur përgjegjësisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova’.

Koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve pakicë, vlerësohet të ketë arritur mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, për përfundimin e një numri çështjesh përfshirë krijimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, përmes zbatimit të marrëveshjeve, njëra nga të cilat është edhe ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. (REL)

Filed Under: Politike Tagged With: koment per zgjedhjet, Kosovë- Të gjithë, për zgjedhje, të gatshëm

WE WILL NEVER FORGET

March 27, 2017 by dgreca

  • WE WILL NEVER FORGET0-2
    IN MEMORIAM/

0-3WE WILL NEVER FORGET 26/03/1999/

6. ish-Ministri i Jashtëm Gjerman Joschka Fischer

KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999/17554913_10154635162584842_1899426586_nNuk jemi për hakmarrje – jemi për drejtësi!/0-4Nga: Mr. sc. Besnik F. Hoti/17577846_10154635162664842_1490219292_n

„Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…/

  • kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i
  • emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata
  • që kanë instruktuar këto krime dhe
  • fushatën sistematike të krimeve“  Robin Cook
  • Ky shkrim vjen në 18 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, fshat në Komunën e Rahovecit, në përkujtim dhe në nderim të atyre burrave dhe grave nga Krusha e Madhe, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke ranë në altarin e LIRISË. Sot, me të drejtë krushjanët po punojnë për ngritjen e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në mars të vitit 1999.
  • Marsi i vitit 1999 dhe lufta e atij viti për shqiptarët e Kosovës, posaqërisht për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë e paharruar në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo luftë.Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi caqet serbe, kriminelët serbë në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, mprehën thikat e tyre të krimit për të masakruar popullin e pambrojtur të Kosovës.
  • Fshati Krushë e Madhe dhe njerëzit e tij do ta kishin këtë fat të keq. Me 25 dhe 26 mars, forca të mëdha ushtarake ia mësynë fshatit për të shfarosur  njerëzit e tij. Qindra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, të udhëhequr nga eprorët e tyre, djegin Krushën dhe fshatrat përreth shtëpi për shtëpi, nxjerrin banorët në rrugë duke i dërguar herë në një vend dhe herë në tjetrin, për të kërkuar vendin se ku ishte më mirë t’i pushkatonin dhe masakronin.Serbët fqinj të Krushës dhe të fshatrave të tjera përreth ishin ata që iu prinë krimeve mbi banorët e Krushës. Kriminelë të tjerë, të organizuar në formacione të ndryshme ushtarake dhe paramilitare ishin në ndihmesë të tyre. Serbët lokalë ishin bërë kryekriminelët dhe u prinin kriminelëve të tjerë serbë të ardhur nga Serbia. Këta kriminelë ishin të tmerrshëm në dukje, me fytyra të ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash të ndryshme të lidhura në kokë.

  • Ndodhi ajo me e keqja për banorët e Krushës dhe fshatrave përreth: forcat paramilitare, policore, ushtarake të ndihmuar nga serbët lokal vranë dhe masakruan, 243  Prej tyre: 207 janë të vrarë dhe të pagjetur nga Krusha e Madhe, ndërsa 35 nga të strehuarit në fshat, prej tyre 121 të identifikuar, 85 të pagjetur, të vrarë 7 fëmijë, si dhe 5 femra.  
  • Nga Tribunali i Hagës u gjetën: 8 varreza masive, 2 krematoriume, si dhe shumë varreza personale. Si pasojë e luftës janë plagosur 25 veta, ndërsa janë djegur 793 shtëpi, xhamia e fshatit, si dhe janë bërë shumë dëme të tjera materiale dhe teknike, pas largimit të forcave serb. Shumë shtëpi mbetën pa asnjë mashkull, 140 gra të veja dhe 548 fëmijë bonjakë. Sot Krusha e Madhe është jetimorja më e madhe në Evropë.
  • Ish-ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer, pas vizitës së tij në kontigjentin e ushtarëve gjerman në Prizren bashkë me ish-ministrin e mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe, Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviqin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”
  • Po ashtu edhe ish-ministri i jashtëm britanik Robin Cook gjatë vizitës në Krushë me 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata  që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“ 
  • Këto personalitete me ndikim e mbajtën fjalën e tyre, nga dëshmit e gjetura për masakrën e Krushës së Madhe, Tribunali i Hagës bëri fajtor drejtpërsëdrejti kriminelin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij
  • si: Millan Millutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, si planifikues, nxitës, që urdhëruan përgatitjen dhe kryerjen e veprimeve siq janë: vrasje, dëbim, shkatërrim kulturor i objekteve fetare të shqiptarëve kosovarë, krim kundër njerëzimit dhe shkelje e zakoneve të luftës.
  • Po ashtu shumë personalitete ndërkombëatre dhe vendore gjatë këtyre 18 viteve kanë vizituar Krushën e Madhe siq janë: ish-kongresisti republikan dhe lobuesi për ceshtjen shqiptare në Kongresin Amerikan Joseph J. DioGuardi, sot president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirli DioGuardi, Këshilltare për Çështje Ballkanike pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, miku dhe heroi i gjallë i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori William Walker.  Ish-presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu sëbashku me zonjën e parë Nezafete Sejdiu. Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.  Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
  • Murat Jashari, anëtar i familjes emblematike Jashari, i cili gjatë vizitës u shpreh “Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa në Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre e rindërtojnë jetën, potencoi ai.”
  • Tragjedia më madhe e Krushës vazhdon edhe 18 vite pas luftës, ajo është fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare Mr. Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, është sprovë e ndërgjegjjes sonë politike, intelektuale, kombëtare, njerëzore. Për familjet e personave të pagjetur, fati i tyre është plagë e thellë që e mban ende të gjallë trishtimin e këtyre familjeve. Qeveria  së  bashku  me institucionet tjera mbajnë përgjegjësinë që të angazhohet në zbardhjen e fatit të tyre.
  • Serbia e ka përgjakur Ballkanin gjatë viteve ’90 dhe për këtë mban përgjegjësinë. Serbia dhe serbët mbajnë mbi kurrizin e tyre barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Krushjanët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen nga shteti serb. Është përfolur shumë herë nga krerët e institucioneve të Kosovës, sidomos nga presidenti aktual Thaqi, për padi kundër shtetit serb, por edhe pse kanë kaluar 18 vite nga mbarimi i luftës, ende nuk ka asgjë konkrete.
  • Me të drejtë thekson profesori Elion Farruku-Dr. Iuris, Ligjerues i Sistemeve Ligjore të Krahasuara pranë Universitetit të Torinos: pyetja që më lind shpesh dhe e shtroj gjithmonë përpara interlokutorëve këtu në Kosovë është: Sa marrëveshje do ishin realizuar aktualisht me Serbinë nëse në listën e kërkesave do ishtin vënë si prioritet dëmet e luftës dhe riparimi i tyre, qoftë karshi shtetit të ri por edhe ndaj viktimave? Pyetje që cilido nga ne, mund ti jap një përgjigjje, ajo nuk është mister. Dëmet e luftës dhe riparimi i tyre kanë qenë dhe janë në fazë kodifikimi nga e drejta ndërkombëtare, duke filluar nga periudha post bellum e 1945 e deri ne ditët e sotme.
  • Gjykata Ndërkombëtare dhe gjykatat e tjera ndërkombtare të ndërtuara ad hoc janë marrë gjerësisht edhe me këtë temë, si ajo për dëmet e Irakut ndaj Kuvajtit, në Ruanda dhe Tribunali Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë. Përse duhet të kërkohet? Në çdo proces gjyqësor qoftë ky pranë gjykatave ndërkombëtare apo dhe kombëtare, nuk pritet që pala e paditur ta marrë atë si një dhuratë krishtëlindjesh dhe të gëzohet qoftë edhe nëse nga xhepi nuk nxjerrë edhe një monedhë, apo denohet me një falje publike nga autoritetet e larta.
  • Problemi qëndron diku tjetër e cila mund të merret si diçka pozitive nga pala e paditur. Reconcilation ose pajtimi, i domosdoshëm për fillimin e marrëdhënieve normale (kufizohem të përdor shprehjen normale) për të mos thënë miqësore nuk mund të ndodh në mënyrë të forcuar, duke u kërkuar nga ndërkombtarët që dy vendet të bashkëpunojnë, por nga vetëdija e dy vendeve për të kaluarën, pa e harruar atë, duke u pajtuar se diçka nuk ka qenë aspak e hijshme. Pikërisht, nëse ky pajtim vjen nga një institucion ligjor ndërkombëtar, atëherë pajtimi është më i mundshëm dhe të dyja palët duhet ti binden të fillojnë një rrugëtim të përbashkët.
  • Por si mund të kërkojnë drejtësi dhe rehabilitim në bazë të së drejtës ndërkombëtare banorët e Krushës së Madhe? Tribunali i Evropës me qendër në Strasburg, i njohur ndryshe edhe si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të kishte qenë ndoshta edhe ai më i përshtatshmi, për faktin që edhe individ të caktuar apo organizata jo qeveritare, mund të vënë në lëvizje një mekanizëm gjyqësor por sipas statutit të Gjykatës dhe të kompetencave, ky organ nuk mund të gjykojë një palë e cila nuk e ka pranuar si organ gjykues dhe nuk ka pranuar juridiksionin e saj në momentin e kryerjes së veprës, pra Serbia e ka pranuar atë vetëm në 2004 dhe kështu nuk mund të gjykohet për shkak të principit rationae temporis.
  • Tre janë aktualisht tribunalet të cilat kanë një karakter më universal dhe të cilat gjykojnë krime për të cilat nuk është e nevojshme që shtetet të pajtohen me gjykimet e tyre, pasi principet janë të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga shtetet. E para është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjykon shtetet, e dyta është Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ajo Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. E para, vepron në bazë të së drejtës ndërkombtare në përgjithësi dhe mund të gjykojë krimet penale të cilësuara si krime kundë njërëzimit, veçanërisht të bërë kundër një grupi etnik nga një ushtri e rregullt apo persona të armatosur. Dy tjerat veprojnë kundër personave por nuk mund të gjykojnë shtetet, dhe kryesisht merren me krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera që hyjnë në krimet kundër së drejtës humanitare si gjenocidi, tortura apo pastrimi etnik etj.
  • I përket prokurorit që në bazë të informacioneve të vlerësojë hapjen ose jo të një procedure internacionale dhe pasi ka shpallur fajtorët të përcaktojë edhe shifrën për kompensimin e viktimave dhe dëmeve materiale të cilat merren nga fondi rezervë i shteteve.
  • Në bazë të kompetencave të gjykatës duhet të formulohet edhe kërkesa, veçanërisht e mbështetur fort nga shoqëria civile e cila ka krijuar bindjen se është e nevojshme zbardhja e disa faktorëve, kurse përgjegjësia tjetër i përket gjithashtu organizmave qeveritaro-institucional ku duket që kohët e fundit ka pasur edhe vullnet nga ana e tyre për një nismë ligjore ndërkombëtare. Aktualisht, Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë po shqyrton padinë e e Kroacisë versus Serbisë për gjenocid dhe pastrim etnik në dëmë të etnisë kroate gjatë viteve 1991 e më tutje.
  • Kush i ikën një procesi tregon fajësinë e tij, prandaj më shumë së kurrë për hir të së ardhmes, pa harruar të kaluarën, Krusha e Madhe shtron causa pretendi.
  • Me 548 jetimë, me 207 të vrarë e të pagjetur Krusha e Madhe mundet të jetoj… Përkundër tragjedisë së madhe të luftës që i ka goditur, krushjanët po gjejnë forcë që ta krijojnë jetën e re në trojet e tyre të rrënuara….krushjanët janë njerëz të vyeshëm e punëtorë, që sot ekzistencën e sigurojnë me djersën e tyre dhe pa i hyrë në hak askujt. Ky fshat dha gjak, bukë, pushkë e ide ç
  • Për këtë, Krusha e Madhe, e bashkë me gjithë Rahovecin, e njomën tokën e Kosovës me një lum gjak luftëtarësh. Prehuni të qetë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ju falem për të gjitha të mirat që i bëtë për  lirinë e Kosovës, se trimat si ju  nuk vdesin kurrë.
  • Lista e 208 të vrarëve dhe të pagjeturve në Krushe të Madhe me 26/03/1999:
  • Ukshin Nazyf Hoti          1953
  • Shemsedin M. Hoti          1932 
  • Spec. Fahredin Sh. Hoti          1953
  • Kreshnik F. Hoti          1984
  • Nazyf V. Hoti,
  • Ragip N. Hoti         1948
  • Adem M. Hoti          1925
  • Zejnullah A. Hoti          1944
  • Azem Z. Hoti          1973
  • Isak Z. Hoti          1977  
  • Fehim S. Hoti          1973
  • Kujtim E. Hoti          1974
  • Flurim E. Hoti          1969
  • Baki E. Hoti          1977
  • Asllan N. Hoti          1950
  • Fahri H. Hoti          1966
  • Asaf N. Hoti          1974
  • Beqir Y. Hoti          1958
  • Valon B. Hoti 1983
  • Sali D. Hoti 1976
  • Petrit D. Hoti 1979
  • Refki D. Hoti 1949
  • Valbona I. Hoti 1967
  • Qamil M. Hoti 1922
  • Shaban Q. Hoti 1952
  • Malush M. Hoti 1925 
  • Xhemali Xh. Hoti 1962
  • Shukri Xh. Hoti 1976
  • Agim S. Hoti 1978
  • Sinan A. Hoti 1974
  • Isak A. Hoti 1973
  • Sedat Hoti                                      1976
  • Hyda I. Hoti                                        1976
  • Ismet D. Hoti 1976
  • Isa R. Duraku 1951
  • Nuhi S. Duraku 1949
  • Habib L. Duraku 1943
  • Ragip Z. Duraku 1957
  • Isuf Z. Duraku 1966
  • Sami J. Duraku 1967
  • Azem J. Duraku 1967
  • Bajram A Duraku 1967
  • Xhevxhet S. Duraku 1958
  • Besim S. Duraku 1966
  • Eqerem J. Duraku 1938
  • Ibrahin M. Duraku 1944
  • Ramadan S. Duraku 1945
  • Ajet R. Duraku 1983 
  • Jeton A. Duraku 1981
  • Hysni Xh. Duraku,
  • Fitim I. Duraku 1975
  • Enver E. Duraku 1979
  • Destan M. Nalli 1963
  • Haki M. Nalli 1968
  • Avni M. Nalli 1970
  • Mës. Xheladin F. Nalli 1950 
  • Hashim B. Nalli                                   1965
  • Sali S. Nalli 1977
  • Hazer B. Shala                                             1974 
  • Mentor H. Shala                                  1977
  • Arif R. Shala 1922
  • Njazi Q. Gashi 1972
  • Ismail M. Gashi 1967
  • Bekim I. Gashi 1976
  • Milaim K. Gashi 1970
  • Selim F. Bajrami 1924
  • Dahim F. Bajrami,
  • Qamil F. Bajrami,
  • Bajram F. Bajrami,
  • Halise K. Krasniqi 1923
  • Nehbi Xh. Krasniqi 1944
  • Dalip I. Behra 1962
  • Azemine K. Behra 1955
  • Isuf A. Behra 1940
  • Afrim R. Ramadani 1971
  • Ramadan A. Ramadani 1963
  • Muhamet N. Malsori
  • Arlinda D. Haliti 1977
  • Rrustem S. Reshiti 1925
  • Nurie B. Dana 1939
  • Bexhet H. Selmani 1947
  • Avdyl Xh. Zeqiri 1922
  • Ramadan S. Hoti 1951
  • Ibrahim U. Hoti 1936
  • Kamber N. Duraku 1965
  • Sami S. Nalli 1971
  • Agim A. Nalli 1972                    
  • Shaqir Latif Zeqiri                               1969
  • Shaban Avdyl Nalli 1964
  • Selim Qerim Ramadani 1958
  • Selajdin Islam Dina 1946
  • Sahit Islam Dina                            1955
  • Rexhep Jakup Regjepi                            1942
  • Rexhep Hamëz Nalli 1962
  • Qamil Bajram Sejfullahu 1938
  • Osman Qerim Ramadani 1955           
  • Osman Hasan Sejfullahu 1939                    
  • Nexhmedin Sylejman Gashi 1960                    
  • Nehat Zenun Gashi 1971                    
  • Nebih Qerkin Shala 1947                    
  • Naser Shemsedin Ramadani 1978                    
  • Naim Sahit Dina                            1983                    
  • Maxhun Zenun Gashi 1963
  • Kapllan Qazim Gashi 1967
  • Isuf Avdullah Ramadani 1972
  • Isuf Ahmet Gashi 1944  
  • Iimi Sefer Gashi 1952
  • Hyda Vehbi Zeqiri 1966
  • Haxhi Halim Sadiku 1971
  • Hashim Selajdin Dina 1977
  • Halim Qerkin Shala 1950
  • Haki Islam Dina 1958
  • Gani Musli Nalli                                   1954
  • Flurim Selajdin Dina 1968                    
  • Flurim Nasim Zeqiri                            1967                    
  • Fatmir Rasim Ramadani                   1978                    
  • Fahredin Selajdin Dina          1964                    
  • Blerim Bajram Nalli                            1977                    
  • Besim Shani Zeqiri                            1967                    
  • Besim Avdyl Nalli          1967                    
  • Besalet Jakup Krasniqi          1961                    
  • Beqir Shaqir Ramadani          1963                    
  • Bedri Ali Sejfullahu                   1969           
  • Avdyl Hasan Krasniqi                   1947         
  • Asllan Avdullah Ramadani 1966         
  • Abedin Hajdin Krasniqi          1965         
  • Abaz Zenun Gashi                   1967         
  • Agim Sylejman Gashi                   1973         
  • Agron Magjun Gashi                   1980         
  • Plakush Fetah Muhadri          1947         
  • Hysen Plakush Muhadri         1980         
  • Gëzim Rrustem Reshiti          1959         
  • Ismet Hamit Nuredini                   1957         
  • Muharrem Jemin Duraku                   1925         
  • Islam Jemin Duraku                   1937         
  • Isret Jemin Duraku                            1943         
  • Agim Muharrem Duraku                   1949         
  • Xhemajli Malush Duraku                   1959         
  • Ahmet Ukshin Duraku          1959         
  • Berat Nazim Duraku          1982         
  • Jakup Ramadan Duraku          1945         
  • Malush Ramadan Duraku          1948         
  • Xhevat Ramadan Duraku          1958         
  • Xhemajli Muharrem Duraku          1961         
  • Ibish Muharrem Duraku                   1964         
  • Haki Jonuz Duraku          1957         
  • Tahit Jonuz Duraku          1972         
  • Nasip Nuredin Duraku          1955         
  • Ridvan Nazyf Duraku                   1972         
  • Durak Fetah Duraku          1925         
  • Isak Jollgji Duraku          1946         
  • Musli Isak Duraku          1970         
  • Iljaz Ibrahim Duraku          1974         
  • Gani Halil Duraku                   1936         
  • Hamëz Halil Duraku          1941         
  • Avdullah Idriz Hoti                   1972         
  • Plak Halim Hoti                   1970         
  • Ymer Halim Hoti          1970                    
  • Avni Ibrahim Hoti          1956         
  • Xhavit Isuf Hoti                   1944         
  • Emurllah Adem Hoti          1942         
  • Et´hem Muhamet Hoti                   1969         
  • Bajram Ali Hoti                   1967         
  • Sinan Sahit Hoti          1955         
  • Fadil Kadri Hoti          1955         
  • Nexhmedin Hamit Hoti          1960         
  • Ilir Nexhmedin Hoti          1981         
  • Hamëz Selim Hoti          1959         
  • Halil Hamëz Hoti          1980         
  • Nysret Ymer Hoti          1964         
  • Bashkim Ymer Hoti          1969         
  • Haxhi Avdurrahim Hoti          1969         
  • Flurim Avdurrahim Hoti          1972         
  • Avdi Eqerem Hoti          1964         
  • Shani Fetah Hoti          1964         
  • Muhamet Ahmet Hoti          1955         
  • Driton Muhamet Hoti          1979                  
  • Gafurr Hajrullah Hoti          1962                  
  • Idriz Hajrullah Hoti          1965                  
  • Rrahman Qemal Hoti          1957                  
  • Zyber Islam Hoti 1958                  
  • Bekim Zyber Hoti          1981                  
  • Hyda Jetullah Hoti          1967                  
  • Ismet Jemin Duraku  
  • Selver Zyber Krasniqi          1964                    
  • Muhamet Shemsedin Zeqiri          1978                  
  • Shani Fetah Hoti          1961                    
  • Haxhi Xhemajli Zenuni 1964                    
  • Beslim Rasim Ramadani          1973                    
  • Ali Selim Duraku                   1946         
  • Shaban Rasim Duraku          1940         
  • Fetah Metë Hoti          1938         
  • Skender Murtez Beqiri 1941                    
  • Mahir Skender Beqiri          1965                    
  • Kujtim Skender Beqiri          1971                    
  • Arben Skender Beqiri          1976                    
  • Petrit Skender Beqiri          1978         
  • Xhemajli Ramadani          1930         
  • Milazim Xhemajli Ramadani 1968         
  • Blerim Xhemajli Ramadani          1977         
  • Mahmut Amrush Mahmuti  
  • Fatmir Mahmut Mahmuti          1967         
  • Xhavit Mahmut Mahmuti          1969         
  • Nahit Mahmut Mahmuti          1971         
  • Asllan Ramadan Sahiti 1965         
  • Ymer Bajram Cena          1975         
  • Shkelzen Shani Zeqiri          1963         
  • Lufta e UÇK-së ishte sakrifica e popullit që e solli lirinë, që e ndërgjegjësoi opinionin ndërkombëtar, që e bindi atë se në Kosovë po ndodhte terrori sistematik, deportimi i dhunshëm i popullatës, se serbia po bënte krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Lufta e UÇK-së ishte lufta e pastër, lufta e drejtë, lufta çlirimtare në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit kombëtar dhe njerëzor.
  • LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!
  • Shënime për autori
  • Besnik F. Hoti – i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, djali i dëshmorit të kombit Dr. spec. Fahredin Hotit, doktorant për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Evropian të Tiranës, ish- ligjerues për: Konfliktet dhe Siguria Ndërkombëtare në Kolegjin Victory Prishtinë nga vitit 2010 deri në mars të 2016.  

Filed Under: Histori Tagged With: Krushe masaker, Mr.Sc. Besnik F. Hoti, WE WILL NEVER FORGET

Përkujtohet Masakra në Krushë të Madhe e para 18 viteve

March 27, 2017 by dgreca

IMG_8878-Pranvera në Kosovë, stinë e dhembjes, nderimeve e përkujtimeve për heronjtë, dëshmorët e martirët/IMG_8874

NGA BEHLUL JASHARI/
IMG_8854
PRISHTINË, 26 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit u mbajt sot tubim përkujtimor për më shumë se 240 martirë të vrarë dhe të masakruar para 18 viteve, në 25,26 e 27 mars 1999, nga forcat serbe.
Presidenti i Kosovës, HashimThaçi në një postim në ‘facebook’ ka shkruar se, një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare ndodhi më 25, 26 dhe 27 mars 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit. 
“Edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999. Njëkohësisht inkurajoj sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë”, shprehet presidenti i Kosovës.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa shkruan se, qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë.
“Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë”, thekson kreu i qeverisë së Kosovës.
Në tubimin përkujtimor të organizuar nga këshilli i fshatit, kryesuesi i Komisionit qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, tha se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të Madhe ta njeh si gjenocid.
Pranvera në Kosovë është stinë e dhembjes, e nderimeve e përkujtimeve për heronjtë, dëshmorët e martirët e rënë për shumë të shtrnjtën lari e pavarësi
Është stina kur përkutohet se, në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në Izbicë, fshat tjetër i krahinës së Drenicës në Kosovë, përkujtohen 147 civilë shqiptarë të pushkatuar në masakrën e 28 marsit 1999, nga forcat serbe, të cilat në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve i kishin nxjerrë nga varret dhe i kishin dërguar e groposur nëpër varreza masive në Serbi.
Ndër masakrat në Kosovë që do përkujtohen në këtë pranverë është edhe ajo në  fshatin Mejë të Gjakovës, e 27 prillit 1999, kur forcat serbe kanë rrembyer nga kolonat e refugjatëve dhe masakruar e zhdukur 377 shqiptarë. Asnjëri nga të ndalurit në rrethimin e hekurt nuk kishte arritur të dilte i gjallë.
Në Kosovë ndodhi edhe masakra serbe në burgun e Dubravës, e datës 22 maj 1999, ku u vranë 114 shqiptarë të burgosur. Forcat kriminale serbe bënë masakra në gjithë Kosovën, edhe në Reçak, në Likoshan dhe Çirez, Obri, Poklek,  Suharekë, Kralan, Goden,  Rogovë,  Celinë, Lubeniq, Makoc, Kotlinë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Rahovec, Studime, Kaçandoll, Bajgorë, Shipol, Çabër…
 Në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan nga Kosova mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan mëse 12 mijë,  e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur, ndërsa ende nuk dihet për fatin e mëse 1600 të zhdukurve ende të pagjetur. 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Krushe, Perkujtohet masakra

Ilia Dilo Sheperi, dijetari erudit

March 27, 2017 by dgreca

1901182_10203205675612948_1459643947_nIlia Dilo Sheperi, dijetari erudit që u bë fjalë e epërme e Gjuhës Shqipe/Scan113[1]

Edhe po të më vrisni, edhe po të më therrni, në fytin tim do të lexoni Alfabetin Shqip”- Ilia Dilo Sheperi/

536261_3152882914267_1532745940_n

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ndonëse në çdo 7 Mars përkujtohet Dita e shenjtë e Mësuesit, në nderim të hapjes së shkollës së parë Shqipe në Korçë, është fort e domosdoshme që edhe Martirët e Gjuhës Shqipe, duhet të kenë një ditë të veçantë në përkujtim dhe nderim të veprës së tyre kombëtare.Ishin Rilindasit e shquar si Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj të cilët u bënë therror për gjuhën shqipe, për Kombin e tyre duke luftuar me armiqtë e shumtë që donin ta zhduknin Shqipërinë nga faqja e dheut. untitled

Ç’i kanë punuar Gjuhës shqipe armiqtë e vendit tënë!…6

Në mesin e këtyre martirëve është dhe  atdhetari zemerzjarr Ilia Dilo Sheperi i cili u dënua me vdekje nga patrikana greke dhe e Stambollit.  Ai i dërgoi memorandumin Patrikut Ekumenik, Joaqim në vitin 1908 ku ndërmjet të tjerash i shkruante:“Ne jemi shqipar, vëllezër të një gjaku me shqiptarët myslimanë”…  ndërsa Gazeta “Besa” në rubrikën “Burrat e Kombit” përgatitur nga Qazim Z.Prodani do të shkruante se: “Ilia Dilo Sheperit nuk i mungoi burrëria shqiptare, nuk iu tremb çkishërimit, as torturave, as dhe dënimit me vdekje i kthyer në ekzil të përjtetshëm”.  Patrikanës vrastare Ilia Dilo Sheperi iu përgjigj si burrë trim dhe i paepur:  “Edhe po të më vrisni, edhe po të më therrni, në fytin tim do të lexoni Alfabetin Shqip”.

Ilia Dilo Sheperi ndriti qysh i ri i cili mbaroi shkëlqyeshëm gjimnazin “Zosimea” ku prej kësaj shkolle dolën dhe mbaruan burra të rrallë të Kombit si Sami Frasheri, Fehmi Bej Mezhgorani, Hasan Tahsini, etj…

Në vitin 1927 botoi gramatikën shqipe që është rrënja dhe hedhja dritë e gramatografisë shqipe.  Më 1972 u ribotua në Romë, ndërsa botimi i tretë nga shtëpia botuese “Albin” nën kujdesin e Ksenofon, Etien dhe Ylli Dilos.

Shkencëtari dhe dijetari erudit që ushqeu mijëra nxënës me kajmakun e qumështit të Alfabetit Shqip dhe u bë fjalë e epërme e gjuhës së bukur shqipe si për ironi të fatit u perseketua tmerrësisht së bashku me familjen e tij të shtrenjtë nga regjimi diktatorial komunist.

Të gjithë djemtë e tij të edukuar në universitete në Europë u persekutuan dhe u dënuan në burgje.  Pas tyre u dënuan dhe fëmijët që lanë pas do të tregojë me dhimbje në një intervistë pinjolli i familjes Dilo, Eduardi i cili vazhdon të ketë kontakte dhe lidhje me profesorë të nderuar në botë rreth studimit të gramatikës së gjuhës shqipe, ku ne disa vende studjohet gramatika e Tij e Gjuhës Shqipe.

Ai pohon se ka lidhje me profesorë të linguistikës në Evropë, SHBA, Angli, Francë, etj. të cilët gramatikën e gjyshit te tij e vlerësojnë si libri i shenjtë dhe me baza të rrepta shkencore të Gjuhës Shqipe.

Ilia Dilo Sheperi sot na mbështjellë të gjithëve me krahët e ëngjëllit të Zotit ndërkohë mbulon supet e maleve të Zagories dhe gjithë Shqipërisë që të mos digjen nga suferinat e kohës së çakërdisur.

Ilia Dilo Sheperi ngrihet madhështor dhe vepra e duhet të jetë në Piedestal të Kombit.  Ai ka hedhur rrënjë të thella në Gjuhën Shqipe ndaj dhe ka vënë në lëvizje studjuesit e shquar dhe i bëri që t’i referohen veprave të tij shkencore dhe gjuhësore si Nobert Jokli etj…  Dhe pranë tyre rrënja, pema e Tij e dijes vazhdon të lëshojë bisqe dhe të bëhet ulli i gjelbër i përjetshëm sa vetë mosha e tokës.

Ç’fat të bukur kanë pasur ata nxënës që i mësoi Erduiti Ilia Dilo Sheperi dhe me siguri ëndrrat e tyre u bënë shtat mali…

Ilia Dilo Sheperi përveçse nje erudit i kohës ishte dhe një orator i shkëlqyer i Kombit.  Kur fliste Ilia Dilo Sheperi ngrinte peshë zemrat e djalërisë, nderonte Flamurin në kohë vdekjesh dhe fjala e Tij e shqipes gjallonte dhe bënte dritë ndër breza.  Ja një fragment nga fjalimi i famshëm i Ilia Dilo Sheperit, më 28 Nëntor, 1920: “‘’Shqipëria  divine, dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shënjtat ditë të historisë së saj kombëtare:  Ditën e Rilindjes së pagëzimit në jetën e re të Lirisë!  Ditën e vënies mbi krye të kurorës së Independencës”!

Në odat e burrave në Sheper kuvendonte mësuesi, hapte shkollat e para shqipe, ndërtonte çerdhet me zogj që cicërrinin vetëm shqip.  Dashuria e tij për gjuhën është prush vatre, dashuria e tij për nxënësit është gati hyjnore dhe ai paprimtas na shfaqet si një Perëndi.

Por edhe Perënditë shpesh fatkeqësisht i kemi zënë me gurë.  Kështu ndodhi me eshtrat e Ilia Dilo Sheperit duke i hequr nga varrezat e fshatit, fshat që kishte dhënë contribute të jashtëzakonshme.  Ishet një fshat që njihte kodet njerëzore, por mjerisht djalli ishte ulur pabesisht midis tyre dhe çkodifikoi çdo norme e zakon moral të mirë.  E kryqëzuan si Krishti, jo të gjallë, por të vdekur.  Ç’te ishte vallë ky kryqëzim në palcë të dashurise së tij, në thelb të gjuhës shqipe!  Me siguri  përbindshat gjejnë terren dhe si vampirë ngacmojnë kocka të vdekurish.  Por Ilia Dilo Sheperi  vazhdon të jetë burrë i rrallë siÇ e vajtuan gratë sheperiot me ligje kur dëgjuan për gjëmën që iu ndodhi si:  “U shkëput mali me borë/ U nda ergjënda kurorë”…  Ilia Dilo Sheperi qëndron kryelartë si mali i Çajupit në majë të të cilit duhet të shkruhet me gërma të mëdha Ilia Dilo Sheperi si emri “Hollivudi” ne Amerikë.  Shteti duhet ta vendosë emrin e Tij në murin e famës pranë Akademisë së shkencave dhe t’i ngrihet një statujë madhështore siç i ka hije burrave të Kombit, ndryshe të sjellë ndërmend persekutimet barbare, vrasjet makabre qe iu bënë martirëve të Gjuhës Shqipe si pershembull kur u vra Papa Kristo Negovani dhe populli që e donte aq shumë i shkruajti këto vargje:  “Papakristonë e vranë/ Dhe s′ra për të një kambanë/ Dhe malet e Shqipërisë/ Dhe shpellat e malësisë/ Thërrisnin anembanë/ Papakristonë e vranë”!

Duhet të vlerësohet dhe më shumë sepse veprat e Tij që iu la brezave janë si një institucion shkencor gjuhësor, ku nxënësit dhe studentët do të mësojnë me krenari se ç’mësues dhe dijetar erudit ka pasur Kombi Shqiptar.  Ndryshe të gjithe këta dijetarë të rrallë duket sikur pushtetarët dhe injorantët që kanë zënë vendet kyçe i kanë futur në hendeqe të akullta burgjesh dhe për rrjedhojë s’mësojne asgje nga penëndriturit e mëparshëm si Ilia Dilo Sheperi, dijetari erudit që u bë fjalë e epërme e Gjuhës Shqipe.

Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm duhet të përulen me respekt dhe krenari për veprën e tyre shkencore, kombëtare po aq dhe patriotike.

 

Mars, 2017

Staten Island, New York

Filed Under: Histori Tagged With: dijetari erudit, Ilia Dilo Sheperi, Kozeta Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT