WE WILL NEVER FORGET 26/03/1999/
KURRË NUK DO TA HARROJMË 26/03/1999/Nuk jemi për hakmarrje – jemi për drejtësi!/Nga: Mr. sc. Besnik F. Hoti/
„Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…/
- kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i
- emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata
- që kanë instruktuar këto krime dhe
- fushatën sistematike të krimeve“ Robin Cook
- Ky shkrim vjen në 18 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, fshat në Komunën e Rahovecit, në përkujtim dhe në nderim të atyre burrave dhe grave nga Krusha e Madhe, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, duke ranë në altarin e LIRISË. Sot, me të drejtë krushjanët po punojnë për ngritjen e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në mars të vitit 1999.
- Marsi i vitit 1999 dhe lufta e atij viti për shqiptarët e Kosovës, posaqërisht për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë e paharruar në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo luftë.Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi caqet serbe, kriminelët serbë në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, mprehën thikat e tyre të krimit për të masakruar popullin e pambrojtur të Kosovës.
- Fshati Krushë e Madhe dhe njerëzit e tij do ta kishin këtë fat të keq. Me 25 dhe 26 mars, forca të mëdha ushtarake ia mësynë fshatit për të shfarosur njerëzit e tij. Qindra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, të udhëhequr nga eprorët e tyre, djegin Krushën dhe fshatrat përreth shtëpi për shtëpi, nxjerrin banorët në rrugë duke i dërguar herë në një vend dhe herë në tjetrin, për të kërkuar vendin se ku ishte më mirë t’i pushkatonin dhe masakronin.Serbët fqinj të Krushës dhe të fshatrave të tjera përreth ishin ata që iu prinë krimeve mbi banorët e Krushës. Kriminelë të tjerë, të organizuar në formacione të ndryshme ushtarake dhe paramilitare ishin në ndihmesë të tyre. Serbët lokalë ishin bërë kryekriminelët dhe u prinin kriminelëve të tjerë serbë të ardhur nga Serbia. Këta kriminelë ishin të tmerrshëm në dukje, me fytyra të ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash të ndryshme të lidhura në kokë.
Ndodhi ajo me e keqja për banorët e Krushës dhe fshatrave përreth: forcat paramilitare, policore, ushtarake të ndihmuar nga serbët lokal vranë dhe masakruan, 243 Prej tyre: 207 janë të vrarë dhe të pagjetur nga Krusha e Madhe, ndërsa 35 nga të strehuarit në fshat, prej tyre 121 të identifikuar, 85 të pagjetur, të vrarë 7 fëmijë, si dhe 5 femra.- Nga Tribunali i Hagës u gjetën: 8 varreza masive, 2 krematoriume, si dhe shumë varreza personale. Si pasojë e luftës janë plagosur 25 veta, ndërsa janë djegur 793 shtëpi, xhamia e fshatit, si dhe janë bërë shumë dëme të tjera materiale dhe teknike, pas largimit të forcave serb. Shumë shtëpi mbetën pa asnjë mashkull, 140 gra të veja dhe 548 fëmijë bonjakë. Sot Krusha e Madhe është jetimorja më e madhe në Evropë.
- Ish-ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer, pas vizitës së tij në kontigjentin e ushtarëve gjerman në Prizren bashkë me ish-ministrin e mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe, Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviqin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”
- Po ashtu edhe ish-ministri i jashtëm britanik Robin Cook gjatë vizitës në Krushë me 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj…kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo…jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve“
- Këto personalitete me ndikim e mbajtën fjalën e tyre, nga dëshmit e gjetura për masakrën e Krushës së Madhe, Tribunali i Hagës bëri fajtor drejtpërsëdrejti kriminelin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij
- si: Millan Millutinoviqin, Nikolla Shainoviqin, Dragolub Ojdaniqin, si planifikues, nxitës, që urdhëruan përgatitjen dhe kryerjen e veprimeve siq janë: vrasje, dëbim, shkatërrim kulturor i objekteve fetare të shqiptarëve kosovarë, krim kundër njerëzimit dhe shkelje e zakoneve të luftës.
- Po ashtu shumë personalitete ndërkombëatre dhe vendore gjatë këtyre 18 viteve kanë vizituar Krushën e Madhe siq janë: ish-kongresisti republikan dhe lobuesi për ceshtjen shqiptare në Kongresin Amerikan Joseph J. DioGuardi, sot president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirli DioGuardi, Këshilltare për Çështje Ballkanike pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, miku dhe heroi i gjallë i dëshmuar i shqiptarëve Ambasadori William Walker. Ish-presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu sëbashku me zonjën e parë Nezafete Sejdiu. Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta.
- Murat Jashari, anëtar i familjes emblematike Jashari, i cili gjatë vizitës u shpreh “Askund nuk mund të ketë shembull më të mirë të gruas shqiptare sesa në Krushë të Madhe, ku gratë kanë sfiduar dhimbjen dhe mentalitetin dhe rrisin fëmijët e tyre e rindërtojnë jetën, potencoi ai.”
- Tragjedia më madhe e Krushës vazhdon edhe 18 vite pas luftës, ajo është fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare Mr. Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, është sprovë e ndërgjegjjes sonë politike, intelektuale, kombëtare, njerëzore. Për familjet e personave të pagjetur, fati i tyre është plagë e thellë që e mban ende të gjallë trishtimin e këtyre familjeve. Qeveria së bashku me institucionet tjera mbajnë përgjegjësinë që të angazhohet në zbardhjen e fatit të tyre.
- Serbia e ka përgjakur Ballkanin gjatë viteve ’90 dhe për këtë mban përgjegjësinë. Serbia dhe serbët mbajnë mbi kurrizin e tyre barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Krushjanët me të drejtë kërkojnë të dëmshpërblehen nga shteti serb. Është përfolur shumë herë nga krerët e institucioneve të Kosovës, sidomos nga presidenti aktual Thaqi, për padi kundër shtetit serb, por edhe pse kanë kaluar 18 vite nga mbarimi i luftës, ende nuk ka asgjë konkrete.
- Me të drejtë thekson profesori Elion Farruku-Dr. Iuris, Ligjerues i Sistemeve Ligjore të Krahasuara pranë Universitetit të Torinos: pyetja që më lind shpesh dhe e shtroj gjithmonë përpara interlokutorëve këtu në Kosovë është: Sa marrëveshje do ishin realizuar aktualisht me Serbinë nëse në listën e kërkesave do ishtin vënë si prioritet dëmet e luftës dhe riparimi i tyre, qoftë karshi shtetit të ri por edhe ndaj viktimave? Pyetje që cilido nga ne, mund ti jap një përgjigjje, ajo nuk është mister. Dëmet e luftës dhe riparimi i tyre kanë qenë dhe janë në fazë kodifikimi nga e drejta ndërkombëtare, duke filluar nga periudha post bellum e 1945 e deri ne ditët e sotme.
- Gjykata Ndërkombëtare dhe gjykatat e tjera ndërkombtare të ndërtuara ad hoc janë marrë gjerësisht edhe me këtë temë, si ajo për dëmet e Irakut ndaj Kuvajtit, në Ruanda dhe Tribunali Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë. Përse duhet të kërkohet? Në çdo proces gjyqësor qoftë ky pranë gjykatave ndërkombëtare apo dhe kombëtare, nuk pritet që pala e paditur ta marrë atë si një dhuratë krishtëlindjesh dhe të gëzohet qoftë edhe nëse nga xhepi nuk nxjerrë edhe një monedhë, apo denohet me një falje publike nga autoritetet e larta.
- Problemi qëndron diku tjetër e cila mund të merret si diçka pozitive nga pala e paditur. Reconcilation ose pajtimi, i domosdoshëm për fillimin e marrëdhënieve normale (kufizohem të përdor shprehjen normale) për të mos thënë miqësore nuk mund të ndodh në mënyrë të forcuar, duke u kërkuar nga ndërkombtarët që dy vendet të bashkëpunojnë, por nga vetëdija e dy vendeve për të kaluarën, pa e harruar atë, duke u pajtuar se diçka nuk ka qenë aspak e hijshme. Pikërisht, nëse ky pajtim vjen nga një institucion ligjor ndërkombëtar, atëherë pajtimi është më i mundshëm dhe të dyja palët duhet ti binden të fillojnë një rrugëtim të përbashkët.
- Por si mund të kërkojnë drejtësi dhe rehabilitim në bazë të së drejtës ndërkombëtare banorët e Krushës së Madhe? Tribunali i Evropës me qendër në Strasburg, i njohur ndryshe edhe si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të kishte qenë ndoshta edhe ai më i përshtatshmi, për faktin që edhe individ të caktuar apo organizata jo qeveritare, mund të vënë në lëvizje një mekanizëm gjyqësor por sipas statutit të Gjykatës dhe të kompetencave, ky organ nuk mund të gjykojë një palë e cila nuk e ka pranuar si organ gjykues dhe nuk ka pranuar juridiksionin e saj në momentin e kryerjes së veprës, pra Serbia e ka pranuar atë vetëm në 2004 dhe kështu nuk mund të gjykohet për shkak të principit rationae temporis.
- Tre janë aktualisht tribunalet të cilat kanë një karakter më universal dhe të cilat gjykojnë krime për të cilat nuk është e nevojshme që shtetet të pajtohen me gjykimet e tyre, pasi principet janë të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga shtetet. E para është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjykon shtetet, e dyta është Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ajo Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. E para, vepron në bazë të së drejtës ndërkombtare në përgjithësi dhe mund të gjykojë krimet penale të cilësuara si krime kundë njërëzimit, veçanërisht të bërë kundër një grupi etnik nga një ushtri e rregullt apo persona të armatosur. Dy tjerat veprojnë kundër personave por nuk mund të gjykojnë shtetet, dhe kryesisht merren me krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera që hyjnë në krimet kundër së drejtës humanitare si gjenocidi, tortura apo pastrimi etnik etj.
- I përket prokurorit që në bazë të informacioneve të vlerësojë hapjen ose jo të një procedure internacionale dhe pasi ka shpallur fajtorët të përcaktojë edhe shifrën për kompensimin e viktimave dhe dëmeve materiale të cilat merren nga fondi rezervë i shteteve.
- Në bazë të kompetencave të gjykatës duhet të formulohet edhe kërkesa, veçanërisht e mbështetur fort nga shoqëria civile e cila ka krijuar bindjen se është e nevojshme zbardhja e disa faktorëve, kurse përgjegjësia tjetër i përket gjithashtu organizmave qeveritaro-institucional ku duket që kohët e fundit ka pasur edhe vullnet nga ana e tyre për një nismë ligjore ndërkombëtare. Aktualisht, Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë po shqyrton padinë e e Kroacisë versus Serbisë për gjenocid dhe pastrim etnik në dëmë të etnisë kroate gjatë viteve 1991 e më tutje.
- Kush i ikën një procesi tregon fajësinë e tij, prandaj më shumë së kurrë për hir të së ardhmes, pa harruar të kaluarën, Krusha e Madhe shtron causa pretendi.
- Me 548 jetimë, me 207 të vrarë e të pagjetur Krusha e Madhe mundet të jetoj… Përkundër tragjedisë së madhe të luftës që i ka goditur, krushjanët po gjejnë forcë që ta krijojnë jetën e re në trojet e tyre të rrënuara….krushjanët janë njerëz të vyeshëm e punëtorë, që sot ekzistencën e sigurojnë me djersën e tyre dhe pa i hyrë në hak askujt. Ky fshat dha gjak, bukë, pushkë e ide ç
- Për këtë, Krusha e Madhe, e bashkë me gjithë Rahovecin, e njomën tokën e Kosovës me një lum gjak luftëtarësh. Prehuni të qetë. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ju falem për të gjitha të mirat që i bëtë për lirinë e Kosovës, se trimat si ju nuk vdesin kurrë.
- Lista e 208 të vrarëve dhe të pagjeturve në Krushe të Madhe me 26/03/1999:
- Ukshin Nazyf Hoti 1953
- Shemsedin M. Hoti 1932
- Spec. Fahredin Sh. Hoti 1953
- Kreshnik F. Hoti 1984
- Nazyf V. Hoti,
- Ragip N. Hoti 1948
- Adem M. Hoti 1925
- Zejnullah A. Hoti 1944
- Azem Z. Hoti 1973
- Isak Z. Hoti 1977
- Fehim S. Hoti 1973
- Kujtim E. Hoti 1974
- Flurim E. Hoti 1969
- Baki E. Hoti 1977
- Asllan N. Hoti 1950
- Fahri H. Hoti 1966
- Asaf N. Hoti 1974
- Beqir Y. Hoti 1958
- Valon B. Hoti 1983
- Sali D. Hoti 1976
- Petrit D. Hoti 1979
- Refki D. Hoti 1949
- Valbona I. Hoti 1967
- Qamil M. Hoti 1922
- Shaban Q. Hoti 1952
- Malush M. Hoti 1925
- Xhemali Xh. Hoti 1962
- Shukri Xh. Hoti 1976
- Agim S. Hoti 1978
- Sinan A. Hoti 1974
- Isak A. Hoti 1973
- Sedat Hoti 1976
- Hyda I. Hoti 1976
- Ismet D. Hoti 1976
- Isa R. Duraku 1951
- Nuhi S. Duraku 1949
- Habib L. Duraku 1943
- Ragip Z. Duraku 1957
- Isuf Z. Duraku 1966
- Sami J. Duraku 1967
- Azem J. Duraku 1967
- Bajram A Duraku 1967
- Xhevxhet S. Duraku 1958
- Besim S. Duraku 1966
- Eqerem J. Duraku 1938
- Ibrahin M. Duraku 1944
- Ramadan S. Duraku 1945
- Ajet R. Duraku 1983
- Jeton A. Duraku 1981
- Hysni Xh. Duraku,
- Fitim I. Duraku 1975
- Enver E. Duraku 1979
- Destan M. Nalli 1963
- Haki M. Nalli 1968
- Avni M. Nalli 1970
- Mës. Xheladin F. Nalli 1950
- Hashim B. Nalli 1965
- Sali S. Nalli 1977
- Hazer B. Shala 1974
- Mentor H. Shala 1977
- Arif R. Shala 1922
- Njazi Q. Gashi 1972
- Ismail M. Gashi 1967
- Bekim I. Gashi 1976
- Milaim K. Gashi 1970
- Selim F. Bajrami 1924
- Dahim F. Bajrami,
- Qamil F. Bajrami,
- Bajram F. Bajrami,
- Halise K. Krasniqi 1923
- Nehbi Xh. Krasniqi 1944
- Dalip I. Behra 1962
- Azemine K. Behra 1955
- Isuf A. Behra 1940
- Afrim R. Ramadani 1971
- Ramadan A. Ramadani 1963
- Muhamet N. Malsori
- Arlinda D. Haliti 1977
- Rrustem S. Reshiti 1925
- Nurie B. Dana 1939
- Bexhet H. Selmani 1947
- Avdyl Xh. Zeqiri 1922
- Ramadan S. Hoti 1951
- Ibrahim U. Hoti 1936
- Kamber N. Duraku 1965
- Sami S. Nalli 1971
- Agim A. Nalli 1972
- Shaqir Latif Zeqiri 1969
- Shaban Avdyl Nalli 1964
- Selim Qerim Ramadani 1958
- Selajdin Islam Dina 1946
- Sahit Islam Dina 1955
- Rexhep Jakup Regjepi 1942
- Rexhep Hamëz Nalli 1962
- Qamil Bajram Sejfullahu 1938
- Osman Qerim Ramadani 1955
- Osman Hasan Sejfullahu 1939
- Nexhmedin Sylejman Gashi 1960
- Nehat Zenun Gashi 1971
- Nebih Qerkin Shala 1947
- Naser Shemsedin Ramadani 1978
- Naim Sahit Dina 1983
- Maxhun Zenun Gashi 1963
- Kapllan Qazim Gashi 1967
- Isuf Avdullah Ramadani 1972
- Isuf Ahmet Gashi 1944
- Iimi Sefer Gashi 1952
- Hyda Vehbi Zeqiri 1966
- Haxhi Halim Sadiku 1971
- Hashim Selajdin Dina 1977
- Halim Qerkin Shala 1950
- Haki Islam Dina 1958
- Gani Musli Nalli 1954
- Flurim Selajdin Dina 1968
- Flurim Nasim Zeqiri 1967
- Fatmir Rasim Ramadani 1978
- Fahredin Selajdin Dina 1964
- Blerim Bajram Nalli 1977
- Besim Shani Zeqiri 1967
- Besim Avdyl Nalli 1967
- Besalet Jakup Krasniqi 1961
- Beqir Shaqir Ramadani 1963
- Bedri Ali Sejfullahu 1969
- Avdyl Hasan Krasniqi 1947
- Asllan Avdullah Ramadani 1966
- Abedin Hajdin Krasniqi 1965
- Abaz Zenun Gashi 1967
- Agim Sylejman Gashi 1973
- Agron Magjun Gashi 1980
- Plakush Fetah Muhadri 1947
- Hysen Plakush Muhadri 1980
- Gëzim Rrustem Reshiti 1959
- Ismet Hamit Nuredini 1957
- Muharrem Jemin Duraku 1925
- Islam Jemin Duraku 1937
- Isret Jemin Duraku 1943
- Agim Muharrem Duraku 1949
- Xhemajli Malush Duraku 1959
- Ahmet Ukshin Duraku 1959
- Berat Nazim Duraku 1982
- Jakup Ramadan Duraku 1945
- Malush Ramadan Duraku 1948
- Xhevat Ramadan Duraku 1958
- Xhemajli Muharrem Duraku 1961
- Ibish Muharrem Duraku 1964
- Haki Jonuz Duraku 1957
- Tahit Jonuz Duraku 1972
- Nasip Nuredin Duraku 1955
- Ridvan Nazyf Duraku 1972
- Durak Fetah Duraku 1925
- Isak Jollgji Duraku 1946
- Musli Isak Duraku 1970
- Iljaz Ibrahim Duraku 1974
- Gani Halil Duraku 1936
- Hamëz Halil Duraku 1941
- Avdullah Idriz Hoti 1972
- Plak Halim Hoti 1970
- Ymer Halim Hoti 1970
- Avni Ibrahim Hoti 1956
- Xhavit Isuf Hoti 1944
- Emurllah Adem Hoti 1942
- Et´hem Muhamet Hoti 1969
- Bajram Ali Hoti 1967
- Sinan Sahit Hoti 1955
- Fadil Kadri Hoti 1955
- Nexhmedin Hamit Hoti 1960
- Ilir Nexhmedin Hoti 1981
- Hamëz Selim Hoti 1959
- Halil Hamëz Hoti 1980
- Nysret Ymer Hoti 1964
- Bashkim Ymer Hoti 1969
- Haxhi Avdurrahim Hoti 1969
- Flurim Avdurrahim Hoti 1972
- Avdi Eqerem Hoti 1964
- Shani Fetah Hoti 1964
- Muhamet Ahmet Hoti 1955
- Driton Muhamet Hoti 1979
- Gafurr Hajrullah Hoti 1962
- Idriz Hajrullah Hoti 1965
- Rrahman Qemal Hoti 1957
- Zyber Islam Hoti 1958
- Bekim Zyber Hoti 1981
- Hyda Jetullah Hoti 1967
- Ismet Jemin Duraku
- Selver Zyber Krasniqi 1964
- Muhamet Shemsedin Zeqiri 1978
- Shani Fetah Hoti 1961
- Haxhi Xhemajli Zenuni 1964
- Beslim Rasim Ramadani 1973
- Ali Selim Duraku 1946
- Shaban Rasim Duraku 1940
- Fetah Metë Hoti 1938
- Skender Murtez Beqiri 1941
- Mahir Skender Beqiri 1965
- Kujtim Skender Beqiri 1971
- Arben Skender Beqiri 1976
- Petrit Skender Beqiri 1978
- Xhemajli Ramadani 1930
- Milazim Xhemajli Ramadani 1968
- Blerim Xhemajli Ramadani 1977
- Mahmut Amrush Mahmuti
- Fatmir Mahmut Mahmuti 1967
- Xhavit Mahmut Mahmuti 1969
- Nahit Mahmut Mahmuti 1971
- Asllan Ramadan Sahiti 1965
- Ymer Bajram Cena 1975
- Shkelzen Shani Zeqiri 1963
- Lufta e UÇK-së ishte sakrifica e popullit që e solli lirinë, që e ndërgjegjësoi opinionin ndërkombëtar, që e bindi atë se në Kosovë po ndodhte terrori sistematik, deportimi i dhunshëm i popullatës, se serbia po bënte krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Lufta e UÇK-së ishte lufta e pastër, lufta e drejtë, lufta çlirimtare në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit kombëtar dhe njerëzor.
- LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!
- Shënime për autori
- Besnik F. Hoti – i lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, djali i dëshmorit të kombit Dr. spec. Fahredin Hotit, doktorant për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Universitetit Evropian të Tiranës, ish- ligjerues për: Konfliktet dhe Siguria Ndërkombëtare në Kolegjin Victory Prishtinë nga vitit 2010 deri në mars të 2016.