• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2017

VESELI:Diplomatin amerikan Hoyt Yee së shpejti në Kosovë

April 21, 2017 by dgreca

-Diplomatin amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë/

-Veseli bisedë telefonike me Hoyt Yee: Pajtohen se është koha për vendime të mëdha/

PRISHTINË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.Njoftimi dërguar nga Kuvendi i Kosovës thekson se, diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.Në këtë drejtim, ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee kanë biseduar edhe për reformat në drejtësi, të cilat duhet të vazhdojnë dhe të gjitha institucionet duhet të angazhohen që reforma në drejtësi të jetë një sukses.

Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë.Diplomatin amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Diplomatin amerikan Hoyt Yee, ne Kosove, së shpejti, Veseli

DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS SË AUTORIT NË KOSOVË

April 21, 2017 by dgreca

 -Në këtë veprimtari – Ajete Zogaj, Rudina Tahiraj, Rozafa Tahiraj dhe Gresë Maliqi, interpretuan disa pjesë nga krijimtaria letrare shqipe e Arif Demollit dhe e Dritëro Agollit, si dhe nga letërsia e huaj – nga vepra letrare e Uilliam Shekspirit dhe e Miguel de Servantesit.
PRISHTINË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot, ka organizuar veprimtari kulturore për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit, ditë kjo e cila festohet më 23 prill.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës,  Daut Demaku, presidenti i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, Agim Vatovci, përfaqësues të kulturës, shkrimtarë, mësues, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore.
Udhëheqësja e Departamentit të Arsimimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Ramize Bajraktari, në fjalën e saj për Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit, theksoi nevojën e hartimit dhe të implementimit të politikave të qarta dhe afatgjata për librin nga qeverisja lokale e qendrore si dhe nga institucionet që merren me arsim, shkencë, dhe kulturë.
Në këtë aktivitet kulturor, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, kërkoi angazhimin e institucioneve dhe medieve në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e librit. Duke iu drejtuar të pranishmëve, sidomos nxënësve dhe të rinjve, Demaku foli për vlerën e librit, motivimin e leximit, si dhe për letërsinë.
Në emër të shkrimtarëve, Adem Gashi, foli për lidhjen e librit me qytetërimin, duke përmendur diturinë, artin, kulturën, moralin dhe religjionin, si përbërës të librit.
Në këtë veprimtari – Ajete Zogaj, Rudina Tahiraj, Rozafa Tahiraj dhe Gresë Maliqi, interpretuan disa pjesë nga krijimtaria letrare shqipe e Arif Demollit dhe e Dritëro Agollit, si dhe nga letërsia e huaj – nga vepra letrare e Uilliam Shekspirit dhe e Miguel de Servantesit.
Veprimtaria për Ditën Botërore të Librit është mbyllur me dhënien e librave dhuratë për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, për lexuesit e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, si dhe për studentë të Universitetit të Prishtinës – lexues në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE E TË DREJTËS, ne Kosove, SË AUTORIT

Pejë-Forum Ekonomik i prodhuesve shqiptarë

April 21, 2017 by dgreca

-Ekonomia ka nevojë për një fillim të ri/

2 forum-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, foli në Forum/PEJË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, theksoi në Forumin Ekonomik të prodhuesve shqiptarë i cili po mbahet sot në Pejë, se ekonomia ka nevojë për një fillim të ri me vizion strategjik transformues. Kryetari Veseli tha se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbëjnë vendet me numrin më të madh të të papunëve dhe pikërisht po në këto vende është i shfaqur fenomeni i mungesës se veprimtarive prodhuese.“Derisa konsumojmë maksimalisht produktet e huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak. Të njëjtën kohë kemi papunësinë më të madhe në rajon dhe ndoshta në Evropë, e në të njëjtën kohë kemi mungesën më të madhe të fuqisë së kualifikuar punëtorë për tregun e punë”, theksoi kryetari Veseli.Ai tha se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, i cili njeh progresin e arritur, por nuk pranon deformimet dhe degradimet që vijnë nga mosdija apo qëllimi i ngushtë përfitues i grupeve të ndërlidhura të burokratëve e tregtarëve, që krijojnë konkurrencë jolojale, deri në monopole. Veseli tha se Kosova ka nevojë të domosdoshme për vizion strategjik transformues. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte edhe politikën dhe politikanët e errësuar në luftën e tyre vetëm për pushtet dhe hendekun e marrjes me vetveten.“Kjo gjendje duhet të ndryshojë shpejt dhe vendi duhet transformuar. Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jo konsumuese. Kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash. Nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore. Nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat, prodhues dhe minerar. Ku të rinjtë marrin përgjegjësitë e tyre, jo vetëm për të gjetur punë, por për më tepër të aftë të krijojnë punë dhe vende pune”, theksoi kryetari i Kuvendit, duke shtuar se politikat ekonomike, ato fiskale dhe tatimore, duhet t’i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë vendore prodhuese, përpunuese dhe me prioritet promovuese dhe plasuese në tregun tonë dhe me gjerë.

Veseli tha se nevoja e bashkëpunimit me tregje regjionale është domosdoshmëri strategjike, si interes reciprok dhe avantazh regjional. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri, ai tha duhet thelluar me vepra dhe jo me fjalë.Hezitimet e pakuptimta, pengesat burokratike reciproke, moszbatimi në praktikë i marrëveshjeve mes dy vendeve, shtoi kryetari i Kuvendit, janë evidente dhe kjo nuk mund të mbulohet me organizime të përbashkëta të qeverive përkatëse dhe retorikën e vëllazërisë kombëtare.“Këmbimet tregtare duhet të shumëfishohen në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Partneritetet biznesore Kosovë- Shqipëri janë mundësi e mirë për të ndërtuar kompani të fuqishme të cilat do të ngrisin fuqinë eksportuese të vendeve tona. Zhvillimi ekonomik është rruga e vetme për të kaluar nga një shoqëri që eksporton jashtë njerëz dhe para, në një shoqëri që eksporton produktet e saj, idetë inovative dhe shembullin e një shteti që funksionon”, tha Veseli.“Zhvillimi ekonomik është përmbushje e lirisë dhe forcim i shtetit. Ky është shërbimi më i madh që të gjithë ne mund t’i bëjmë kombit tonë. Vetëm kur ta kemi përmbushur këtë shërbim do të kemi gjithë arsyet për t’u ndjerë patriot të vërtetë”, theksoi kryeparlamentari Veseli./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Forumi ekonomik, Peje

Ekpozita “Takime Shqiptare”, në Vjenë

April 21, 2017 by dgreca

1 ok ekspozitaVjenë, 21 prill 2017- Takime Shqiptare” quhet ekspozita e skulptorit Destan Gashi dhe piktorës Barbara Gashi, e hapur mbrëmjen e së Enjtes, 20 Prill 2017,  në hapsirat e Ambasadës së Kosovës në Austri.Ky cikël skulpturash mermeri të realizuara kohës së fundit nga artisti i njohur Destan Gashi prezentojnë femrën shqiptare me kostume tradicionale nga rajoni i Hasit.

2 ok ekspozita Ambasadori Sami Ukelli, i cili bëri hapjen e ekpozitës tha që është knaqësi që kemi artistë të tillë si Destan dhe Barbara Gashi. “Sot po prezentojmë veprat e dy artistëve të veçantë, të cilat janë gjatë në art dhe jam i lumtur që pranuan ftesën tonë për të prezentuar punën e tyre këtu” tha ambasadori Ukelli.  Një nënë duke i dhënë gji foshnjës në djep, vajza hasiane duke bartur ujin veshur me kostumet e tyre tradiconale, janë vetëm disa prej skulpturave që duken jashtzakonisht reale dhe pasqyrojnë fuqinë dhe bukurinë e femrës së dikurshme shqiptare.Këto skulptura janë realizuar në gurë të fortë mermeri të marrë në Kosovë dhe Austri. “Duke i krijuar këto skulptura kam qenë jashtëzakonisht i motivuar. Nuk mund të ndalesha. Guri i përzgjedhur është tepër i fortë mirëpo me dashuri të madhe dhe vendosmëri është gëdhendur” ka thënë skuptori. Krahas skulpturave u ekspozuan dhe pikturat e Barbara Gashit. “Ju po e shihni këtu një lojë skulpturash dhe pikturash që e plotësojnë njëra – tjetrën sikur ne të dy që e kompletojmë njëri – tjetrin” tha piktorja Gashi e cila është partnere në jetë dhe krijimtari të Destan Gashit.

3 ok ekspozitaTë pranishëm në hapje të ekspozitës ishin përfaqësues të ambasadave të huaja në Austri, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Vjenë dhe adhurues të artit nga komuniteti diplomatik internacional dhe austriak.Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 21 prilli deri më 10 maj.Çdo ditë nga ora 14 deri 16 aty do të mund ti takoni artistët Destan dhe Barbara Gashi.Kjo ekspozitë do të hap një cikël eventesh kulturore që Ambasada e Kosovës në Austri do të organizoj.Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë njoftoj se këto evente planifikohet të ndodhin çdo dy muaj dhe do të prezentojnë artin dhe krijimtarinë e krijuesve shqiptarë për vendasit dhe të tjerët që janë të interesuar për kulturën tonë.Shteti austriak është shtëpia e një numri të konsiderueshëm të artistëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: "Takime Shqiptare", Ekpozita, ne Vjene

Jusuf Azemi, ,,Nderi i Kombit,,

April 21, 2017 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar në Çikago Jusuf Azemin me titullin ,,Nderi i Kombit,,/

2 Jusuf Azemi

Nga Skënder Karaçica/ Një nga personalitetet kombëtare ,i cili me gjithë qenien e tij shpirtërore,morale,politike dhe financiare në SHBA ia kushtoi kauzës shqiptare të Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,pa dyshim është edhe Hafëz Jusuf Azemi.Vendosja e atdhedashësve  shqiptarë nëpër vendet e ndryshme të botës dhe në SHBA,nuk ndikoi në ndryshimin e bindjeve politike  dhe kombëtare,ata në rrethanat e reja  dhe sipas konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare,të bazuara  në të drejtat universale  të lirive  dhe të drejtave të njeriut,vazhduan aktivitetin e tyre kombëtar dhe politik në institucionet ndërkombëtare dhe në Senat dhe Kongres në Uashington,për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës.

Hafëz Jusuf Azemi për gjashtëdhjetë vjet në mërgim në Çikago të SHBA-së,me mburrje dhe krenari punuan në bazë të Dekalogut të Mid,hat Frashërit për afirmimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare si në organizatat e ndryshme ndërkombëtare në Evropë dhe në administratën e shtetit amerikan të prirë nga Balli Kombëtare,Komiteti
,,Shqipëria e Lirë,, dhe Lidhja Kosovare,të cilat hidhnin
dritë nëpër botë përmes platformës politike të Mid,hat Frashërit të prirë nga shumë personalitete dhe veprimtar
të çështjes shqiptare në mërgim si Vasil Andoni,Abas Ermenji,Luan Gashi,Hafëz Jusuf Azemi,Zef Pali,Adem Gllavica,Ajet Rushiti,Mustafë Henci,Ismail Koshtanjeva
dhe shumë të tjerë në këtë udhë të madhe kombëtare.
Mërgimtari nga Dobroshti i Tetovës,qysh në moshën e rinisë kishte parë padrejtësitë ndaj popullit shqiptar,të cilat pareshtur i kurdisnin regjimi mbretëror në Jugosllavi dhe regjimi vrastar komunist në Beograd,në fushën e arsimit,kulturës,punësimit,burgosjet,torturat,presionet  për shpërngulje me dhunë në Turqi.Të gjithë skenarët për shfarosjen e shqiptarëve i dhanë kahjen e duhur Jusuf Azemit që për gjashtëdhjetë vjetë nuk e ndali udhën e tij se si të çlirohej populli i tij nga politika kolonizuese dhe asimiluese sllave
Për jetën e veprimtarit Jusuf Azemi në Amerikë,dr.Riza Sadiku në Prishtinë botoi monografinë me 784 faqe në të cilën hidhët dritë për veprimtarinë kombëtare,politike të njeriut të pa lodhur për kauzën e Atdheut dhe me synimet burrnisë e të trimërisë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur nga Serbia dhe në përgjithësi çështja shqiptare të zgjidhet drejtë në frymën e vlerave univesale të demokracisë për bashkimin kombëtar në Shqipërinë Etnike.
Për veprimtarin më të vjetër në Amerikë,TV ,,Ilirët,,në Çikago kohë më parë doli me propozimin që Jusuf Azemi të nderohet me Dekoratën për merita të veçante kombëtare që e akordon Presidenti i Shqipërisë në parim me ligjet kushtetuese.Në mbështetje veprimtarisë kombëtare në mërgim të Jusuf Azemit dhe për aktivitetin e tij gjashtëdhjetëvjeqar, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin,,Nderi i Kombit,,Në të vërtetë ky dekorim është nder për tërë diasporën shqiptare në Amerikë,thuhet në reagimet e veprimtarëve shqiptaro-amerikan dhe të shoqatave në Çikago.
 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Jusuf Azemi, Nderi i Kombit, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT