• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

NJË DHURATË E VEÇANTË NGA KIÇO ÇEKU

October 22, 2017 by dgreca

1 borzilok2 borzilok3 fuatiSkice  nga  Fuat Memelli-Boston/

Në Boston jemi një grup shokësh që mblidhemi herë pas here, pimë kafe (nganjëherë edhe ndonjë gotë raki)e bisedojmë për tema nga më të ndryshmet, por “çekani” më tepër rreh te Shqipëria.Grupi ynë përbëhet nga dardharët Sotir Pani e Kiço Çeku, korçari Jani Plasa, gjitokastriti Kostandin Mosko dhe unë nga Sinica.Për të bërë pak humor, grupin e kam quajtur:”Na bashkoi Bostoni”. Para disa ditësh kur u takuam te kafja jonë e preferuar,ishim :Sotiri Kiçua dhe unë. Shokët e tjerë mungonin me arsye.(Ne i “shkruajmë mungesat” si në shkollë dhe arsyet e tyre.)Këtë rradhë Kiçua ardhi me një pako të mbështiellë. Pasi shijuam kafenë e bëmë ca muhabet, Kiçua hapi pakon e na tha: “Sot iu kam sjellë një dhuratë të veçantë. Është kjo tufa e çajit, farat e të cilit i kam sjellë nga Shqipëria, që janë marë më parë në malin eGramozit.U mora rreth 20 vjet me to për t’i përshtatur në klimën e ashpër të Bostonit.Te shtëpia ime kam disa rrënjë por unë u mplaka, jam 80 e ca vjet por nuk dua të humbasë këtu në Boston çaji shqiptar i malit.Mbilleni në një vazo te shtëpitë tuaja, ujiteni nga pak në fillim sa të zihet , pastaj kur të ritet e të lëshojë shumicën e luleve, mblidhini ato, thajini dhe pini për mall një çaj mali shqiptar.Më parë i kam dhënë filiza çaji Kostës e Janit, tani e kini rradhën juve”.

Kaq tha Kiçua e pastaj na dha sejcilit nga disa filiza çaji. I kish mbështjellë me letër të lagur me ujë që filizat të qëndronin të freskët. Më emocionoi kjo dhuratë e vogël në dukje , por mjaft domethënëse. Nxora aparatin dhe bëra foton që shikoni. Ajo flet më shumë se këto rradhë.Dy fotot e tjera me çaj, Kiçua i ka bërë  më parë te shtëpia e tij. Zëri i profesionit të agronomit, e ka ndjekur pas shqiptaro- amerikanin Kico Çeku edhe në Amerikë, prandaj u mor për shumë vite këtu jo vetëm me çajin, por edhe me bimë të tjera etero-vajore të sjella nga Shqipëria e të mbjella te shtëpia e djemve në Florida.

Në 15 ditëshin e dytë të tetorit dhe fillimin e nëntorit, ai do të jetë në Shqipëri. Do takojë miqtë e tij të vjetër në Tiranë e gjetkë ku ka punuar. Do takojë inxhinierin e vjetër të pyjeve, Pirro Xhumetiku, të cilin e ka patur krah të djathtë kur mbolli për herë të parë në zonën e Malësisë së Madhe  në rreethin e Shkodrës , sherebele dhe bimë të tjera etero-vajore në tokat gurishtore të asaj zone.(Theksoj se pas viteve ’90, shumë familje në atë zonë mbjellin këto bimë nga të cilat sigurojnë të ardhura të mira. Ato i janë mirënjohës Kiços, i cili futi ato për herë të parë në atë zonë.)Do takohet në Tiranë edhe me Kadri Ballën e do ta ndihmojë atë për të mbjellë çaj në disa toka të varfra larg Tiranës. Do takojë miq të tjerë në Tiranë, në rrethin e Krujës ku punoi për shumë vite dhe kultivoi në atë rreth( e të tjerë) borzilokun, nga mori edhe nofkën: Kiço Borziloku.Do shkojë edhe në Korçë e Dardhë , fshat ku ka edhe origjinën. Në Dardhë ka kultivuar për shumë vjet  çajin e malit, duke i sjellë të ardhura ish kooperativës. Do takojë edhe fshatarë, me të cilët ka punuar vite me rradhë në regjimin e kaluar. Fshatarët janë miqtë e tij më të afërt, Për ata na flet shpesh me dashuri e mall këtu në Boston. Do takojë në Tiranë edhe Viktor Demirasin, zv. kryeredaktorin e gazetës “Devolli”, për të marë prej tij disa kopje të kësaj gazete për ne këtu në Boston. E presim të na vijë shpejt Kiço Çekun, ngarkuar me mbresa e mall Shqipërie.

Filed Under: ESSE Tagged With: dhurate, Fuat Memelli, Kico Ceku

Ne Washington Jepen çmimet “Albanian Excellence”

October 22, 2017 by dgreca

“Albanian Exellence” nderoi tre shqiptaro-amerikanë, ish kryetarin e shoqatës “Vatra” dr. Gjon Bucaj, gjuhëtaren dhe autoren e disa botimeve Donika Boçi, si dhe gazetaren e njohur të “Zërit të Amerikës”, Laura Konda./

1 Laura

  • Nga Menada Zaimi/

Tre shqiptaro-amerikanë nderohen nga organizata “Albanian Exellence” për kontributin e tyre të shkëlqyer në fusha të ndryshme, mes tyre kolegia e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda. Ndërkohë, po dje në mbrëmje themeluesja e “Albanian Exellence” Flora Nikolla, bëri një pasqyrë të situatës së shtypit shqiptar pas periudhës komuniste, në një aktivitet të organizuar nga biblioteka e Kongresit amerikan dhe organizata “Vatra”.

Ky takim që bën bashkë shqiptarët e Amerikës është një mundësi për tu njohur dhe vlerësuar kontributin e tyre, nga vendi i origjinës tek i riu, në një lidhje të përhershme simbiotike.

E themeluar me këtë mision, organizata “Albanian Exellence” nderoi dje tre shqiptaro-amerikanë, ish kryetarin e shoqatës “Vatra” dr. Gjon Bucaj, gjuhëtaren dhe autoren e disa botimeve Donika Boçi, si dhe gazetaren e njohur të “Zërit të Amerikës”, Laura Konda. Vlerësimi vjen në shenjë mirënjohje për suksesin e tyre në fusha të ndryshme, por që i bashkon misioni i forcimit të dinjitetit të një kombi.

Dukshëm, diaspora shqiptare ka nevojë për atdheun, për një ndërveprim më të fortë që siç thotë gjuhëtarja Boçi, politika ia ka borxh diasporës.

Gjatë nderimit të gazetares së “Zërit të Amerikës” Laura Konda themeluesja e “Albanian Exellence” Flora Nikolla tha se kjo media ishte dhe mbetet dritarja e lajmit të vërtetë, pa ndikim politik në trojet shqip folëse. Për gazetaren Konda thënia e së vërtetës vazhdon të mbetet sfidë për gazetarinë.

Çmimi “Albanian Exellence” dr. Bucajt iu dorëzua djalit të tij, Lek Buçaj. Në një letër letër mirënjohje për këtë vlerësim zoti Buçaj kërkonte që politika në Shqipëri t’i japë fund polarizimit, që siç shprehej, nuk i shërben askujt. Sipas zotit Buçaj, diapora ka nevojë për një ndërlidhje të gjithanshme e të shëndoshë me vendlindjen.

Për organizatën “Albanian Exellence” mision i saj është bashkimi nën një logo i suksesit shqiptar në të gjitha dimensionet.

Ceremonia e nderimit të tre shqiptaro-amerikaneve, u parapri nga një takim në ambjentet e bibliotekës së Kongresit amerikan me fokus shtypin në Shqipëri pas viteve 90.

Kryeredaktorja e Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Flora Nikolla, bëri një pasqyrë të rrugës së vështirë të shtypit shqiptar që siç tha në 10 vitet e fundit vuan nga dorëzimi i bizneseve që drejtojnë shtypin, tek politika. Sipas zonjës Nikolla sot është e vështirë të bësh dallimin mes një plani biznesi dhe misionit të medias për të informuar e lirë.

Por, sipas zonjës Nikolla krahas ligjeve më të forta, situatën sot mund ta ndryshojnë vetë njerëzit e shtypit.

Për “Zërin e Amerikës”, Menada Zaimi, Washington DC.

Filed Under: Vatra Tagged With: Excellence shqiptare, nderon dr. Goon Bucaj

Serbia ta pranojë Kosovën

October 22, 2017 by dgreca

Serbia ta pranojë Kosovën,të përqendrohet në Krahinën e Preshevës,Vojvodinë dhe Sanxhak!/

Refik HASANI_2017

Shkruan: Refik  HASANI/

Nëse me njohjen e  Prishtinës nga Beogradi, faktori politik dhe ushtarak supozon se mbyllet kaptina,, problem për çështje të hapura me Serbinë”, gabojm rëndë se në kuadër të Republikës është mbetur edhe Vojvodina si  ish-njësi e barabarat e Jugosllavisë. Me këtë vetëm nëkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të mbrendshëm të shtetit të Serbisë. Raporti Serbi dhe shqiptarët e tri Komunave ku më 1 e 2 mars të vitit 1992  u mbajtë referendumi për një autonimi territoriale dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Vojvodina si  ish-njësi e barabartë në këtë  duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët.Rajoni i Sanxhakut i banuar me popullatë dërmuese Boshnjake.Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto tri rajone apo krahina,atëherë duhete konsideruar mbyllja e çështjeve të hapura të Republikës së Serbisë.

Akademikët,intelektualët dhe qeveritarë serbë duhet debatur dhe shtruar drejtë,të që të pregaditet opinioni  që Serbia mund dhe duhet të fedaralizohet!.Vojvodina të hynë në Federat apo Konfederat me Serbinë në mes veti,por mos të hargjon kohë dhe energji,me Kosovën në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje,së bashku të integruara në NATO,BE por edhe me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Populli Serbë dhe shteti i tyre nuk kan nevoj që  kosovarëve fare t‘u afrojn ndonjë autonomi substanciale,çfardo lloji qoftë e zgjeruar,themelore etj.Këto do të duhej t‘i ruaj për tri rajone apo krahina,që përveq me popullatë homogjene shumicë jo serbe janë të kufizuara edhe me territore të shteteve amë.Tri rajone nuk mundë ti mbajë gjatë nën trysni,këtë gatishmëri t’ju afroj dhe duhet të vlen së pari për shqiptarët në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës. Hungarezët në Vojvodinë dhe Boshnjakët në Sanxhak.Për asnjë moment mos të harrojmë edhe pse nuk janë me shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve,përveqë që janë shumicë në Komunën e Pirotit komunitetin jo të vogël që shumë pakë zihet në gojë e këto  janë Bullgarët në Serbi,Rumunët në Vojvodinë  dhe Romët që janë të shpërndarë nëpër tërë Serbin dhe Vojvodinën.Secili prej këtyre tri komuniteteve si për nga numri i banorëve ashtu edhe nga shtrirja gjeografike jan më shumë se pakica serbe në Kosovës për disa herë!.

Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoje se shteti Serbë mos të përqendrohet në Kosovë duke i patur edhe tri rajone  tjera me popullatë dhe territor të veqantë.Shteti Serbë për ti mshef këto tri gjëra të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatikë ta bartë prej vetë Serbisë e Vojvodinës,në Kosovë.Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politikë e diplomatikë në Kosovë dhe rrethë Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër  pavarësisë së Kosovës.Përveç dhunës qindëvjeqare që ka ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës e sidomos me paraqitjen në skenë të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s një intervenim i pari i këtij lloji në botë.Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthej kokën kah Kosova nëse mundet të plasoj ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës tepër e ka,se sa për për ta patur nënë sundim të vetin jo kurrë.Duke i mshefur tri probleme në tri rajone,këto krahina me popullatë dhe territor kompakt,Serbia don që vëmendjen ta tërheq vetëm rreth Kosovës.Beogradi duke e vonuar pafundë njohjen e Kosovës,dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe tri probleme  jo të vogla që herë kur do,duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë t’ua mohon edhe shqiptarëve,Hungarezëve dhe Boshnjakëve.Një krahasim Vojvodina ishte njësi në federatën e RSFJ-së,kurse republika Sërbska vetëm në bazë të rezultateve të luftës,më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë,atëher edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjëgjësi në këtë.Nëse Beogradi alarrmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia.Kosova të njifet si shtet  nga Serbia,atëher nëse do, Bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë!?Nëse Serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto sot gëzojn dhe janë element gati konstituiv i federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës.Atëher pse nuk ju pranohet statuti i një autonomie  edhe shqiptarëve,Hungarezëve dhe Boshnjakëve në kuadër të Republikës së Serbisë.Shqiptarërve në Serbi kanë mbajtur edhe referendumin të datës 1 e 2 marsit 1992, kan organizuar kryengritje të armatosur që përmesë UÇPMB-ës janë ngritur në një luftë të armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit  nën prezencën dhe monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak të botës.Kjo Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë,ka tri elemente të njohura edhe me konventa ndërkombëtare që të jetë e dalluar dhe ti gëzoj të drejtat e saja kolektive.Hungarezëve në krahinën e Vojvodinës do të ishte më mirë t’ju njifet sovraniteti dhe integriteti i tyre si njësi e barabart me serbët.Vetëm pasi të zgjidhet statuti i këtyre tri rajoneve atëher mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut, shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional,se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare.Tri rajonet e cekura edhe në ballë të titulluar nuk janë drejta të pakicave,por si mungesa për të drejta kolektive.Duhet të kuptojmë se pranimi i Kosovës si shtet nga Serbia,nënkupohet  se do të hapet  tërësisht kutia e pandorës e quajtur  Serbi dhe Vojvodinë!?Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve në ballkan e veçmas në ish-hapsirat e federatës Jugosllave atëher mundë t’ia del edhe duke krijuar edhe Republika të tjera sikur në Bosnjë e Hercegovinë që nga viti 1995 funksionon Republika Sërbska,të krijohen vetëm në Serbi edhe tri Republika të veçanta si e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Pra në këto tri Rajone Serbia ose duhet të federalizohet edhe me tri Republika të tjera ose  të lejoj të bashkangjiten me shtete e tyre amë,ku në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori  i  huaj.Përveqë këtyre tri problemeve të mdha janë edhe segmente që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komuntitetit Rumunë, Bullgarë dhe Romë.

Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike.Sa më shumë që zgjatet që Kosova të njifet shtet nga Serbia,aq më shumë  zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie.Nuk është keqë që lobi Serb që vepron nëpër botë dhe elita intelektuale serbe të mirren shumë seriozisht për federalizmin e Serbisë me Vojvodinën dhe Hungarezëve në Vojvodinë,Boshnjakëve në Sanxhak,Shqiptarëve në Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ju takojn të gëzojn Autonomi territoriale.Nuk është e arsyeshme që vonesa që Beogradi ta pranoj Prishtinën si shtet të stërzgjatet,gati se u kalua gjysma e asaj periudhe ku RSFJ ishte duke funksionuar prej vitit 1945 deri në vitin 1990.Deri më sot i kemi gati dy dekada kjo është një stërgjatje dhe dikush duhet të bartë përgjësi për këtë vonesë tej mase,kjo është e kushtueshme në shumë aspekte edhe në rrjedha të tjera të Ballkanit dhe të Europës së Bashkuar.Gabimet duhet të kërkohen te fillimi i shpërbërjes dhe marrëveshja e Badinterit dhe qasja jo e drejtë që në atë kohë . Shkrimi është nga një punim më i gjërë,autori është nga Zarbica e Bujanocit,i diplomuar në Master Shkencor, ka disa punime e kumtesa në  konferenca shkencore për  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: rikonfirmimit të Referendimit më dt.1 e 2 mars 1992,  shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Refik Hasani, Serbia, ta pranojë Kosovën

Thaçi: Është një fillim i mbarë i ditës sot

October 22, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi votoi në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë/1 Thaci votPRISHTINË, 22 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, votoi sot në vendvotimin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që po mbahen në vendin tonë.Duke i uruar qytetarët e vendit për këtë proces zgjedhor, presidenti Thaçi tha: “Dëshiroj që t’i inkurajoj për një votim më masiv, një pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare”.Ai më tej shprehu falënderimin e tij për KQZ-në, si dhe për gjithë mekanizmat institucional që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.“Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, media, KQZ, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, apo test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Fair Konica, Presidenti Thaçi, voton

Haradinaj: Kosovën e presin shumë punë

October 22, 2017 by dgreca

1 Haradinaj vot-Kyeministri Haradinaj, thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet lokale/

PRISHTINË, 22 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten, Anita Haradinaj, ka votuar sot në zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe asambleistët e  kuvendit komual të Prishtinës, në vendvotimin në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”.Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të votojnë.“Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që të dalin e të votojnë. Kosovën e presin shumë punë,  një pjesë e punëve të rëndësishme ndodhin në komuna. Janë me rëndësi komunat, kryetarët e komunave, asambletë komunale dhe vetëm me punë mund të shkojmë kah zhvillimi, kah rritja e gjithmbarshme  e vendit dhe kjo rritje kërkon edhe rolin aktiv të qytetarit, pra votën e qytetarit. Prandaj, votoni të gjithë. Me fat” tha kryeministri.Thirrje për të votuar ka bërë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj. “I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të  shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për kuvendet komunale, për kryetarë të komunave, për ata që punojnë, për ndryshimin në Kosovë”, tha ajo

Filed Under: Komente Tagged With: e presin shumë punë, Haradinaj: Kosovën, votimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT