• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

Mbyllet fushata në Maqedoni, shqiptarët para Sprovës

October 14, 2017 by dgreca

Nga Ylli Pata/

1 Maqedoni shqipot

BESA prishi skemat e politikës së vjetër. Kjo forcë politike, e cila u afishua në zgjedhjet parlamentare si faktori potencial që rrëzoi regjimin e Nikolla Gruevskit, ka investuar burimet më të rëndësishme të saj në zgjedhjet vendore të së dielës.Kështu, në dy kryeqendrat shqiptare në Maqedoni:, Shkupin e Vjetër, gjegjësisht Çairin dhe Tetovën, BESA kandidon dy liderët kryesore Bilall Kasamin dhe Zeqirija Ibrahimin.

Ndërkaq, për qytetin e Shkupit, ndërsa disa nga partitë shqiptare kanë tentuar taktikën me forcat politike maqedonase, BESA kandidon denjësisht me profesoreshën Nafie Selmani, duke ngritur për herë të parë stekën jo vetëm të përfaqësimit, por edhe ekselencës intelektuale e humane.

Në Maqedoni, gjithë këto vite ka funksionuar një sistem politik i tillë: një parti shqiptare që të ecte përpara do të duhej të lidhej me një nga partitë kryesore maqedonase.

Dhe kështu u krijuan feudet e errëta të pushtetit okult të BDI-së dhe PDSH-së. Partitë që dolën nga këto forca rezultuan se ishin më shumë fraksione klanesh sesa lëvizje reale politike.

Vetëm BESA që prej dy vitesh ka shpallur një filozofi të re, një besëlidhje të re politike që nuk varet nga ndonjë forcë madhore në Shkup apo të jetë këmbalec i partive maqedonase.

Ndaj dhe BESA u prit prej shqiptarëve si një shpresë e re dhe rrugë më e sigurtë drejt së ardhmes.

Nesër, një ditë para zgjedhjeve të caktuara për të dielën do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, të paraburgosurit dhe personat e zhvendosur.

Mbi 5000 vëzhgues vendorë dhe 373 të huaj do ta ndjekin procesin zgjedhor.

Për dallim prej zgjedhjeve parlamentare tani ka më pak vëzhgues të akredituar dhe më pak akreditime për gazetarë të huaj.

Lista zgjedhore, listat e votimit, kutitë e votimit dhe vulat janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tek komisionet komunale zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për ditën e diel.

Zgjedhjet e së dielës janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Ato do të zbatohen në 3 480 vendotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor ka filluar më 25 shtator dhe përfundon sonte në mesnatë.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është përcaktuar për dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24

Filed Under: Analiza Tagged With: Mbyllet Fushata zgjedhore ne Maqedoni

Presidenti Trump nuk e çertifikon marrëveshjen me Iranin

October 14, 2017 by dgreca

Presidenti amerikan Donald Trump parashtroi të enjten nga Shtëpia e Bardhë një strategji të re, më të rreptë të Shteteve të Bashkuara për Iranin.Presidenti nuk e çertifikoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes SHBA, vendeve aleate dhe Teheranit, por nuk e hodhi poshtë të gjithë marrëveshjen.Ai tha se marrëveshja e Iranit nuk është në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.

President Donald Trump speaks about the Iran deal from the Diplomatic Reception Room at the White House in Washington, Friday, Oct. 13, 2017. (AP Photo/Susan Walsh)
President Donald Trump speaks about the Iran deal from the Diplomatic Reception Room at the White House in Washington, Friday, Oct. 13, 2017. (AP Photo/Susan Walsh)

Presidenti tha se Irani udhëhiqet nga një qeveri agresive, përgjegjëse për gjakderdhjen në rajonin e Gjirit Persik dhe që mbështet terrorizmin. Ai tha se Teherani është shkaktar i dhunës sektare në Irak dhe një prej shkatarëve të dhunës në Siri dhe Jemen.Mosçertifikimi i marrëveshjes i hap rrugën një periudhe 60 ditore, gjatë së cilës Kongresi duhet të vendosë nëse do të rivendosë disa, apo të gjitha sanksionet ekonomike që janë hequr si pjesë e marrëveshjes me Iranin.Presidenti Trump e quajti marrëveshjen me Iranin “një nga marrëveshjet më të këqija që kanë nënshkruar ndonjëherë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara”. Ai kishte sugjeruar vazhdimisht se mund të largohej prej saj. Presidenti tha se Irani nuk ka “mishëruar thelbin” e marrëveshjes dhe nuk i ka zbatuar kërkesat e saj.

Administrata Trump e ka akuzuar vazhdimisht Iranin për sponsorizim të terrorizmit, për kërcënim të aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe për prova me raketa balistike. Presidenti Trump ka thënë publikisht se marrëveshja nuk i mbulon këto çështje..Zyrtarët iranianë kanë theksuar se marrëveshja nuk mund të rinegociohet. Presidenti Iranian Hassan Rouhani ka kërcënuar të largohet nga marrëveshja “brenda pak orësh” në se Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja.Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësi amerikan parashtroi jo vetëm kundërshtimet ndaj marrëveshje bërthamore, por edhe sjelljen e qeverisë iraniane, përfshirë programin e tyre të raketave, mbështetjen për presidentin sirian Bashar al Assad, dhe lidhjet e Teheranit me terrorizmin.Ai tha se adminsitrata do të përpiqet t’i kundërvihet aktiviteteve destabilizuese të Teheranit dhe do të vendosë sanksione të tjera shtesë ndaj regjimit iranian, për të bllokuar financimin e terrorizmit prej tij.Presidenti tha gjithashtu se strategjia e re do të prekë edhe përhapjen e armëve dhe raketave të Iranit dhe se do t’i mbyllë Teheranit të gjitha rrugët për të zhvilluar armë bërthamore.Trump se ai do ta urdhërojë administratën e tij të punojë nga afër me Kongresin për të trajtuar “shumë të meta të marrëveshjes” dhe për të siguruar që Teherani të mos mund t’i kërcënojë asnjëherë Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore.Presidenti tha se nëse Kongresi nuk harton një legjislacion të ri, ai do t’i japë fund marrëveshjes. Çdo vendim për të ri-vendosur sanksionet e lidhura me programin bërthamor, do ta tërhiqte automatikisht Amerikën nga marrëveshja.Lëvizja e zotit Trump është në thelb një kompromis që e lejon atë të dënojë një marrëveshje, por jo ta shfuqizojë atë.Presidenti Trump tha se po godet Gardën Revolucionare të Iranit me sankione për mbrojtjen që i bën terrorizmit.Përcaktimi i ri përdor autoritetin ekzistues të sanksioneve krijuar përmes një urdhëri ekzekutiv të vitit 2001. Departamenti i Thesarit tha se dënimet kanë në objektiv forcat kude, një njësi e Gardës Revolucionare të Iranit. Departamenti i Thesarit tha gjithashtu se Garda Revolucionare ka mbështetur aktivitete vdekjeprurëse nga Hezbollahu dhe Hamasi, si dhe fushatën brutale të presidentit sirian Bashar Assad kundër njerëzve të tij.

Por Shtetet e Bashkuara nuk e shtuan Gardën Revolucionare në listën zyrtare të organizatave të huaja terroriste. Ky hap do ta detyronte Uashingtonin të merrte hapa të mëtejshme kundër Gardës Revolucionare që Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se mund të krijojë probleme.(Kortezi VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: Jo marrveshjes, me Iranin, Presidenti Trump

Shqetësim para fillimit të presidencës bullgare të BE-së

October 14, 2017 by dgreca

Bullgaria merr në janar për herë të parë presidencën e radhës të BE-së. Aktualisht, përfaqësues të lartë të KE po vizitojnë Sofien. Ata do të ngulin këmbë për ritëm më të shpejtë dhe për objektivitet në interes evropian.

Nga Alexander Andreev/

Bullgaria merr në janar për herë të parë presidencën e radhës të BE-së. Aktualisht, përfaqësues të lartë të KE po vizitojnë Sofien. Ata do të ngulin këmbë për ritëm më të shpejtë dhe për objektivitet në interes evropian.

Bildkombi 10 Jahre EU-Mitgeliedschaft Bulgarien 01

Bullgaria e merr presidencën e BE në një moment të vështirë për unionin: negociata të Brexitit, debate për një politikë të përbashkët të refugjatëve dhe të migracionit, përgatitje e kuadrit financiar që prej vitit 2020 – këto janë vetëm tre prej shumë kantiereve. Kjo në një kohë kur Sofia është prapa me përgatitjet: për shkak të Brexitit, presidencën bullgare të radhës të BE e afruan me gjashtë muaj, dhe zgjedhjet e reja në vend e ngadalësuan punën edhe gjashtë muaj të tjerë.

Në këtë sfond, mund të kuptohet që Komisioni i BE është i shqetësuar. Pritet që përfaqësues të Komisionit, që po vizitojnë tani në tetor Sofien, të ngulin këmbë për ritme më të shpejta dhe për objektivitet. I përfytyrueshëm edhe një qortim jo i drejtpërdrejtë ndaj Boyko Borissovit dhe qeverisë së tij. Sepse në Bullgari, diskutimi për presidencën e radhës të BE është përqendruar në tema të dorës së dytë, si në përgatitjen logjistike, gjë që i bën vëzhguesit perëndimorë të lëshojnë alarmin.

Bulgarien Protest Parlament (picture-alliance/dpa)

Kështu, Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit-Fridrih-Nauman për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë:”Korrupsioni, keqmenaxhimi, largimi i trurit (brain drain), vendi më i varfër i Evropës. Këto janë koncepte të cilat shumicën e herëve shqiptohen në lidhje me Bullgarinë. Një shans i madh për ta ndryshuar këtë mënyrë të vështruari jepet me presidencën bullgare të radhës të BE. Një shans që duket se po kalon pa u shfrytëzuar.”

Konsens, konkurencë dhe kohezion

Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së, është e natyrshme që e sheh këtë ndryshe. “Përgatitjet po vazhdojnë si në nivelin më të lartë politik të qeverisë, ashtu edhe në nivelin e 1500 punonjësve dhe ekspertëve. Të gjithë janë trajnuar, edhe vetë ministrat,” thotë ajo në një intervistë me DW.

Pavlova përmend edhe tri pikërëndesat e presidencës bullgare të BE: konsens, konkurencë dhe kohezion. Konsensi do të kërkohet në radhë të parë në fushën e migrimit dhe të sigurisë. Konkurenca në tregun digjital të unifikuar do të nxitet dhe njëkohësisht kohezioni brenda BE në kuptimin e kapërcimit të dallimeve të mëdha ekonomike brenda BE.

Ballkani Perëndimor si pikërëndesë

Veç kësaj, Bullgaria do të bëjë një temë tjetër pikërëndesë të presidencës: të ardhmen e Ballkanit Perëndimor: “Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë dhe konkret dhe një plan të qartë veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë”, thotë Pavlova.

Bulgarien Ministerin Liljana Pawlova (bgnes)Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e Bullgarisë.

Nëse një presidencë e BE duhet të koncentrohet në interesa nacionale apo gjithëevropiane, kësaj pyetjeje ministrja i përgjigjet në mënyrë shumë të turbullt. Një problem tjetër paraqet pjesëmarrja e ultranacionalistëve në qeveri, thotë Daniel Kaddik. “Ksenofobë të njohjur, nacionalistë dhe proteksionistë do të bëhen kryetarë të këshillave të ndryshme. Zëvendëskryeministri Valerii Simeonov për shembull nuk e fsheh urrejtjen e tij për minoritetet, kur i quan romët “majmunë të egër””.

Filed Under: Analiza Tagged With: presidency Bullgare, Shqetësim

KOSOVA-Liberalizimi përmes Shqipërisë apo BE-së?

October 14, 2017 by dgreca

-Pasaportë të Shqipërisë tani kanë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, kryesisht politikanët, përfshirë Kryeministrin Haradinaj/

-Duke u thirrur në të drejtën e dyshtetësisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të pajisen me dokumente të Serbisë./

-Njësoj, kanë vepruar edhe qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, por posedojnë dokumente të Serbisë./1 Luljeta Krasniqi

Nga Luljeta Krasniqi-Veseli/Kosova nuk mund të anashkalojë kriteret e Bashkimit Evropian për liberalizim vizash, por duhet të angazhohet në përmbushjen e tyre, thonë analistë të çështjeve të integrimeve evropiane.

Aktualisht, për liberalizmin e vizave për Kosovën kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Por, te kriteri i fundit, ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, institucionet e Kosovës kanë ngelur që dy vite, duke mos arritur të ratifikojnë marrëveshjen e nënshkruar me Podgoricën që nga vitit 2015.Nisur nga ky fakt dhe izolimi me të cilin po ballafaqohen qytetarët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi i ka kërkuar homologut të tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.

“Bashkimi Evropian e ka sjell në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave. E vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, ka mbetur dhe i kërkova presidentit Meta dhe autoritete e tjera të Shqipërisë, që në përputhshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet dhe në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, t’u jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kjo kërkesë e presidentit Thaçi nga profesori i së Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani po vlerësohet e paarsyeshme dhe e padrejtë për shtetin e Kosovës, përkatësisht që qytetarët e këtij vendi të marrin pasaporta të një shteti tjetër.

“Kosova është shtet dhe si i tillë i ka aspiratat e veta për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Me veprime të tilla nuk i bëjmë favor agjendës evropiane. Kërkesa që një shtet tjetër, si Shqipëria, tu jap shtetësi qytetarëve tanë, tash a do të merret në konsideratë nga shteti shqiptarë apo jo, kjo është çështje tjetër dhe nuk do të spekulojë. Por, ajo çka mund të them është se Kosova i ka dy kërkesa që duhet të punon dhe t’i adresojë”, thotë Ujkani.

Në një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë rreth mundësive për të marrë nënshtetësinë shqiptare, sqarohet se kërkesa duhet t’i drejtohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë.Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit, adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe dokumentet e domosdoshme si certifikata e lindjes, e legalizuar me vulën e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, vulën e Ministrisë së Jashtme dhe me vulën e Ambasadës, si dhe leja e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të Ligjit për shtetësinë.

Po ashtu, ndër tjera kërkohet edhe akti i pronësisë së banesës ose kontratës për zënien me qira të banesës. Aplikuesi duhet të dëshmojë edhe për vendin e punës dhe mjetet financiare të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për jetesë në këtë vend.Çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën, sipas profesorit të integrimeve evropiane Avni Mazreku, është çështje më komplekse sesa që shtrohet në debatet ditore.Ai thekson se problemi kryesor midis raporteve të Kosovës dhe BE-së është çështja e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, që sipas tij, kjo çështje nga politika e jashtme e Kosovës nuk është marrë seriozisht.

Mazreku shton se derisa mungojnë këto njohje nuk mund të pretendohet se Kosova ka raporte normale me Bashkimin Evropian.“Dimensioni tjetër që është shtruar, çështjen e kërkesës së Presidentit të Kosovës drejtuar Presidentit të Shqipërisë që të pajisen qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare, mendoj që kjo kërkesë është anakronike për vetë faktin se ne e dimë që kemi pasur një histori jo të këndshme sa i përket Kosovës dhe pasaportave që janë pajisur qytetarët e Kosovës. Këtu jo vetëm popullsia pakicë serbe, por edhe ka pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë aplikuar për pasaporta serbe”, thekson Mazreku.

Ndërkohë për analistin Emrush Ujkani me logjikën që Kosova t’ju shmanget kritereve të mbetura për liberalizim të vizave dhe të bëhet zgjidhja e kësaj çështjeje përmes marrjes së pasaportave të Shqipërisë, ka efekte të mëdha negative në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Mosdefinimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të jetë problem për çdo lëvizje të Kosovës drejt mekanizmave të karakterit ndërkombëtare, qoftë në BE, NATO apo në Këshilli të Evropës. Në këtë mënyrë nuk po bëjmë zgjidhje. Nuk është e drejtë dhe as adekuate për shtetin e Kosovës që qytetarët e këtij vendi të synojnë të marrin pasaportat e një vendi tjetër. E arsyeshme është që të krijohet një konsensus nacional dhe t’i jepet zgjidhje përfundimtare (kritereve të BE-së)”, thotë Ujkani.

Ndërkohë qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë shprehin mendime të ndryshme rreth marrjes së pasaportës shqiptare.

Bleart Hoxha, qytetar nga Prishtina do të pranonte të pajisej me pasaportë të Shqipërisë.

“Po nëse do të kisha mundësi do ta merrja pasaportën e Shqipërisë, pasi që jemi lodhur nga pamundësia për të lëvizur lirë”, thotë ai.

Ndryshe shprehet Adnan Berisha.

“Vetëm për shkak të liberalizmit nuk do të merrja pasaportë të Shqipërisë. Ne vet si Kosovë duhet të kemi liberalizmin. Nuk mendoj se është zgjidhje pasaporta e Shqipërisë”, thotë ajo.

Pasaportë të Shqipërisë tani kanë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, kryesisht politikanët, si kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i Lëvizjes vetëvendosje Visari Ymeri, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe disa nga deputetët e tjerë të këtij subjekti. Po ashtu, me këtë pasaportë janë të pajisur edhe afaristë e qytetarë të profileve të ndryshme.Ndërkaq, duke u thirrur në të drejtën e dyshtetësisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të pajisen me dokumente të Serbisë.Njësoj, kanë vepruar edhe qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, por posedojnë dokumente të Serbisë.(Kortezi RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Liberalizim, Luljeta Krasniqi, permes Shqiperise

Perse u emerua nga Jashte dhespoti i sotem i Hores se Arberesheve

October 14, 2017 by dgreca

– Do te duhej te ndodhete diçka e jashtezakonshem, ashtu siç eshte rasti i Kryepeshkopit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, te emeruar nga jashte, meqe nuk kishte klerike vendas ne fund te ciklit komunist….

1 Zef Ciramonte

– Per sa u perket eparkive italo-shqiptare, meqe jetonin mire e shendosh nje shumice  priftrash beqare te Kishes Arbereshe, nga te cilet sapo ishte formuar nje terne per te zgjedhur dhespotin e ri i Ungres (Lungro), nuk eksistonte asnje arsye per te cilen u emerua, nga jashte, dhespoti i sotem i Hores se Arberesheve.

Nga Zef Chiaramonte/Palermo

I dashur Zoti Drejtor i  Hora Contessa Entellina,

 Ne vijim te shkrimit te dale ne blogun tuaj, sote dy dite, rreth (in)oportunitetit te emerohen dhepotra bizantine qe kane prejardhje nga tradita latine, duhet shenuar patjeter se perkatesia “konfesjonale” ia shkon, ia kalon, “tradites”. Dmth. se perbrenda katolicitetit, nje ipeshkev-ordinar latin eshte baraz me nje dhespot bizantin.

Po cila eshte, pra, arsyeja per te cilen nje ipeshkvi latin, ose pseudo-bizantin, t’i jepet nje eparki bizantine?  Ose, nje dhespoti bizantin t’i jepet nje dioqeze latine ( gje qe, ne fakt,  nuk ndodh pothuajse kurre)?

Do te duhet te ndodhete diçka te jashtezakonshem, ashtu siç eshte rasti i Kryepeshkopit te Kishes Orthodhokse te Shqiperise, te emeruar nga jashte, meqe nuk kishte klerike vendas ne fund te ciklit komunist.

Per sa u perket eparkive italo-shqiptare, meqe jetonin mire e shendosh nje shumice  priftrash beqare te Kishes Arbereshe, nga te cilet sapo ishte formuar nje terne per te zgjedhur dhespotin e ri i Ungres (Lungro), nuk eksistonte asnje arsye per te cilen u emerua, nga jashte, dhespoti i sotem i Hores se Arberesheve.

Kete gje e di shume mire Kongregacjoni per Kishet Lindore ( dhe jo Papa; cili?), e cila, pasi pati kryjuar artificjalisht probleme me Eparkine arbereshe e Lungro-s, me ane te nje intermexo me nje Administrator Apostolik latin, ne vend qe te merrej me mirevajtjen e Eparkise se Hores se Arberesheve, eventualisht me nje candidat i nxjerre nga terna, ende e fresket, e Lungro-s, beri çmos qe te qarkullonte emri i nje te huai.

Per turp me te madh te atij Dikasteri, i cili ka per detyre promovimin e  Kishave Lindore, ai beri çmos qe emri i nje joarbereshi te qarkullonte dy vjet para se dhespoti i meperparshem, imz. Sotiri, te jepte doreheqje, kur pape ishte ende Benedikti XVI !

A do jemi te kushtezuar qe te mendojme se ky Dikaster nuk e promovon aspak traditen lindore te kishave qe i jane besuar, por promovon vetem njerez sipas pelqimit te eproreve te vet?

Me me te madhin respekt ndaj te Interesuarit.

Palermo, 13 tetor 2017-  Zef Chiaramonte

***

Caro Direttore di Hora Contessa Entellina

Facendo seguito alla nota apparsa due giorni fa sul Suo blog, circa l’ (in)opportunità di nominare eparchi bizantini provenienti dalla tradizione latina, va detto che, certamente l’appartenenza “confessionale” prevale sulla “tradizione”.  Nell’ambito della cattolicità un vescovo-ordinario latino equivale a un eparca bizantino.

Ma qual’è la ratio perché a un vescovo latino (o pseudo-bizantino) si assegni un’Eparchia bizantina? Oppure perché si dia un vescovo bizantino a una Diocesi latina (ipotesi, quest’ultima, invero, mai praticata!)?

Dovrebbe trattarsi di un caso eccezionale, come quello dell’attuale Arcivescovo della Chiesa Ortodossa d’Albania, nominato dall’esterno in quanto non c’era clero indigeno alla conclusione del ciclo comunista.

Per quanto riguarda le eparchie italo-albanesi, non essendo periti tutti i sacerdoti celibi della Chiesa Arbëreshe, ché, anzi, se ne era appena formata una terna per la nomina a vescovo-eparca di Lungro, non esiste alcuna ratio che abbia potuto presiedere alla nomina, dall’esterno, dell’attuale vescovo-eparca di Piana degli Albanesi.

Questo lo sa fin troppo bene la Congregazione Orientale ( e non il Papa, quale?) che, creato artificialmente un problema a Lungro con l’inutile intermezzo dell’Amministrazione apostolica latina, invece di provvedere a Piana con un candidato della terna di Lungro, ha fatto circolare un nome peregrino.

A maggior disdoro del Dicastero che è chiamato a promuovere le Chiese Orientali, esso ha fatto circolare tale nome ben due anni prima delle dimissioni del suo predecessore, Mons. Sotir Ferrara, quando papa era ancora Benedetto XVI !

Se ne deve concludere che esso Dicastero non promuova l’orientalità delle chiese affidate alle sue cure e promuova, invece, solo persone di proprio esclusivo gradimento?

Con tutto il rispetto per l’Interessato.

Palermo, 13 ottobre 2017

Zef Chiaramonte

 

Filed Under: Politike Tagged With: dhespoti i sotem, i Hores se Arberesheve, Zef Chiaramonte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT