• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqetësim para fillimit të presidencës bullgare të BE-së

October 14, 2017 by dgreca

Bullgaria merr në janar për herë të parë presidencën e radhës të BE-së. Aktualisht, përfaqësues të lartë të KE po vizitojnë Sofien. Ata do të ngulin këmbë për ritëm më të shpejtë dhe për objektivitet në interes evropian.

Nga Alexander Andreev/

Bullgaria merr në janar për herë të parë presidencën e radhës të BE-së. Aktualisht, përfaqësues të lartë të KE po vizitojnë Sofien. Ata do të ngulin këmbë për ritëm më të shpejtë dhe për objektivitet në interes evropian.

Bildkombi 10 Jahre EU-Mitgeliedschaft Bulgarien 01

Bullgaria e merr presidencën e BE në një moment të vështirë për unionin: negociata të Brexitit, debate për një politikë të përbashkët të refugjatëve dhe të migracionit, përgatitje e kuadrit financiar që prej vitit 2020 – këto janë vetëm tre prej shumë kantiereve. Kjo në një kohë kur Sofia është prapa me përgatitjet: për shkak të Brexitit, presidencën bullgare të radhës të BE e afruan me gjashtë muaj, dhe zgjedhjet e reja në vend e ngadalësuan punën edhe gjashtë muaj të tjerë.

Në këtë sfond, mund të kuptohet që Komisioni i BE është i shqetësuar. Pritet që përfaqësues të Komisionit, që po vizitojnë tani në tetor Sofien, të ngulin këmbë për ritme më të shpejta dhe për objektivitet. I përfytyrueshëm edhe një qortim jo i drejtpërdrejtë ndaj Boyko Borissovit dhe qeverisë së tij. Sepse në Bullgari, diskutimi për presidencën e radhës të BE është përqendruar në tema të dorës së dytë, si në përgatitjen logjistike, gjë që i bën vëzhguesit perëndimorë të lëshojnë alarmin.

Bulgarien Protest Parlament (picture-alliance/dpa)

Kështu, Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit-Fridrih-Nauman për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë:”Korrupsioni, keqmenaxhimi, largimi i trurit (brain drain), vendi më i varfër i Evropës. Këto janë koncepte të cilat shumicën e herëve shqiptohen në lidhje me Bullgarinë. Një shans i madh për ta ndryshuar këtë mënyrë të vështruari jepet me presidencën bullgare të radhës të BE. Një shans që duket se po kalon pa u shfrytëzuar.”

Konsens, konkurencë dhe kohezion

Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së, është e natyrshme që e sheh këtë ndryshe. “Përgatitjet po vazhdojnë si në nivelin më të lartë politik të qeverisë, ashtu edhe në nivelin e 1500 punonjësve dhe ekspertëve. Të gjithë janë trajnuar, edhe vetë ministrat,” thotë ajo në një intervistë me DW.

Pavlova përmend edhe tri pikërëndesat e presidencës bullgare të BE: konsens, konkurencë dhe kohezion. Konsensi do të kërkohet në radhë të parë në fushën e migrimit dhe të sigurisë. Konkurenca në tregun digjital të unifikuar do të nxitet dhe njëkohësisht kohezioni brenda BE në kuptimin e kapërcimit të dallimeve të mëdha ekonomike brenda BE.

Ballkani Perëndimor si pikërëndesë

Veç kësaj, Bullgaria do të bëjë një temë tjetër pikërëndesë të presidencës: të ardhmen e Ballkanit Perëndimor: “Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë dhe konkret dhe një plan të qartë veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë”, thotë Pavlova.

Bulgarien Ministerin Liljana Pawlova (bgnes)Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e Bullgarisë.

Nëse një presidencë e BE duhet të koncentrohet në interesa nacionale apo gjithëevropiane, kësaj pyetjeje ministrja i përgjigjet në mënyrë shumë të turbullt. Një problem tjetër paraqet pjesëmarrja e ultranacionalistëve në qeveri, thotë Daniel Kaddik. “Ksenofobë të njohjur, nacionalistë dhe proteksionistë do të bëhen kryetarë të këshillave të ndryshme. Zëvendëskryeministri Valerii Simeonov për shembull nuk e fsheh urrejtjen e tij për minoritetet, kur i quan romët “majmunë të egër””.

Filed Under: Analiza Tagged With: presidency Bullgare, Shqetësim

AAK: Vlerësimi i DASH-it për korrupsionin endemik në Kosovë, tepër shqetësues

April 14, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 14 Prill 2016/ Partia opozitare kosovare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi sot se “Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe një herë vlerësoi,  se kjo qeveri e korruptuar në Kosovë po shkel të drejtat e njeriut, përmes aferave të shumta korruptive të pandëshkuara”.

 “Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut”, ka shkruar qartësisht Raporti i DASH-it për të Drejtat e Njeriut, për Kosovën në vitin 2015, citon AAK.

Sipas kësaj partie, padyshim një cilësim kaq i ashpër nga SHBA-të, i nxjerr krejt të pakuptimta pohimet e zyrtarëve qeveritar, se qeveria e Kosovës nuk ka asnjë skandal korrupsioni.

 Sikurse ka shkruar DASH, “ligjet mundësojnë ndëshkimin e korrupsionit, por Qeveria nuk ka zbatuar efektivisht ligjin, dhe korrupsioni mbetet një problem serioz. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe, në përgjithësi, dobësitë në sundimin e ligjit, kanë kontribuar në këtë problem”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehet se, është e përkushtuar që të zhbëjë korrupsionin në Kosovë, duke vendosur mekanizma institucionalë të specializuar për të luftuar këtë kancer në qeverinë e Kosovës.

“Aleanca, me programin e saj, synon të themelojë Byron Nacionale të Hetimeve, që do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet; do të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së. BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë”, thekson AAK.

 Duke qenë të ballafaquar me një Qeveri të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson si të zhytur në “korrupsion endemik qeveritar”, Aleanca shprehet se e ka të qartë se zëri i qytetarëve do të dëgjohet përmes protestave masive dhe paqësore qytetare.

 “Korrupsioni endemik qeveritar është edhe një arsye e rëndësishme për protestën masive të 14 majit 2016, e cila do të mbahet në Prishtinë, duke filluar në orën 14:00”, përfundon deklarata e dërguar nga AAK./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: AAK, korrupsioni, Shqetësim, Vleresimi i DASH

Kosovë- Qeveria, shqetësim dhe keqardhje për dhunën

October 13, 2015 by dgreca

-Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga veprimet anarkike dhe nga përdorimi i dhunës mbi institucionet e shtetit/
PRISHTINË, 13 Tetor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sot se, shpreh shqetësim dhe keqardhje për dhunën që grupe militantësh të partive opozitare kanë ushtruar një natë më parë mbi Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kushtetuese, duke lënduar rëndë disa zyrtarë policorë, duke shkaktuar dëme në objekte publike e private dhe duke krijuar shqetësim te qytetarët.
“Aktet e skajshme vandale që u manifestuan gjatë protestës së dhunshme të thirrur dhe të drejtuar nga udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të përkrahur nga partitë tjera opozitare, cenon rendin dhe ligjin, punën e organeve të pavarura shtetërore si dhe interesat madhore të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thekson komunikata e sapodërguar.
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmet kundër institucioneve të sundimit të ligjit dhe garantimit të rendit dhe sigurisë, të mandatuara që aktivitetin e fushëveprimit të tyre ta ushtrojnë të lira nga ndërhyrjet dhe dhuna.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga veprimet anarkike dhe nga përdorimi i dhunës mbi institucionet e shtetit, me qëllim që të dalin mbi ligjin dhe që të realizojnë axhendat e tyre politike ditore, duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më I madh opozitar kosovar, sot, pas mesditës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme. Sipas partisë tjetër opozitare, AAK, “pas skandalit të mbrëmshëm duhet të tërhiqet Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Kosovës”./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: keqardhje, per dhunen, qeveria e Kosoves, Shqetësim

SHBA, shqetësime për depërtimin e Rusisë në Ballkan

February 26, 2015 by dgreca

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të shtojnë përpjekjet për t’iu kundërvënë disa veprimeve të Rusisë në Ballkan, e cila, tha ai, synon të bëjë për vete vende të ndryshme. Gjatë një seance për buxhetin në Senatin amerikan, zoti Kerry tha se Rusia po përpiqet të rindezë një lojë të rrezikshme. Sekretari i Shtetit u bëri jehonë komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vitin e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit. Në seancën për buxhetin, Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’ju kundërvënë veprimeve të Rusisë në Ballkan. “Rusia ka nisur një përpjekje në shkallë të gjerë për t’i kthyer vendet e ndryshme në anën e saj. Në thelb, ajo po përpiqet të rindezë një lojë ku askush nuk fiton. Ne mendojmë se kjo është e rrezikshme dhe e panevojshme,” tha Sekretari amerikan i Shtetit. Zoti Kerry foli në komisionin e Senatit për ndarjen e fondeve, gjatë debateve mbi buxhetin për këtë vit financiar. Ai iu përgjigj komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vjeshtën e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën:-“Ajo për të cilën ne nuk flasim çdo ditë janë veprimet e Rusisë në Moldavi, Gjeorgji, Serbi, Mal të Zi, Letoni apo në vendet baltike. Kjo është një lloj lufte asimetrike që Rusia po e perfeksionon, duke blerë mediat apo duke paguar zyrtarët publikë. Njerëzit që nuk i blejnë dot, ata i frikësojnë,” tha senatori. Senatori Murphy tha se Perëndimi nuk po arrin t’i kundërvihet kësaj veprimtarie me mjete ligjore për t’i bërë të paefektshme mjetet që përdor Moska. Senatori, i cili vizitoi vendet e Ballkanit vjeshtën e kaluar, solli si shembull Serbinë, ku ai tha se Rusia po përpiqet të depërtojë në mënyrë masive, me një ndikim më të madh se kurrë më parë. Senatori Murphy tha se janë disa dhjetra vendet që po kërcënohen nga e ashtuquajtura “Rusia e Re”. Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Kerry, u bëri jehonë komenteve të senatorit Murphy, duke kërkuar që SHBA të mobilizojnë më tepër burime në këtë proces:-“Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë në vijën e zjarrit. Po kështu edhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Transdnestria. Ne përpiqemi të bindim njerëzit se nuk kërkojmë një lojë me Rusinë, ku askush nuk del i fituar. Ne besojmë se Ukraina mund të bëhet një portë si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin”, tha Sekretari i Shtetit. Zoti Kerry tha se, SHBA po e ndëshkojnë veten në mënyrë të panevojshme duke kufizuar mundësitë që kanë, për të qenë më të pranishëm në disa nga këto beteja ku ato mund të sjellin një ndryshim.
Marë nga VOA, 25 shkurt 2015(foto-arkiv)

Filed Under: Rajon Tagged With: depertim, i Rusise ne Ballkan, Shqetësim, Xhon Kerry

Qasje- Shqetësim me arsye

February 18, 2015 by dgreca

Nga Cenë Pushkolli/
Derisa Serbia në Kushtetutën e saj Kosovën e sheh si pjesë përbërëse të saj, dialogut nuk do ti kisha dhënë hapësirë as që kisha pranuar të bisedojë me serbinë. Zyrtarët e Kosovës të të gjitha niveleve institucionale si hapë të parë për me dialoguar me serbinë do të duhej që ajo(lexo: Serbia) fillimisht të kërkojë të falur për atë se çfarë i ka bërë Kosovës dhe popullit të saj gjatë luftës 98/99, të tregojë se ku janë (të gjallë apo të vdekur) robërit e luftës, pastaj të kryente obligimet ndaj fondit pensional të Kosovës, ti kthente të gjitha dokumentet kadastrale dhe jo vetëm ato, aty, ku i ka plaçkitur, atëherë kur të gjitha këto punë do ti kryente Serbia, atëherë do të pranoja të dialogojë me Serbinë. Bile-bile në fillim të bisedimeve do të kërkoja nga Serbia që menjëherë të heq dorë nga përkrahja dhe mbështetja e strukturave paralele të vendosura nga Serbia, pra të heq dorë prej të gjithë atyre që i kundërshtojnë institucionet e Kosovës, pastaj të vazhdojë dialogu
Qytetarët e Kosovës si ata pa pozita shoqërore si ata që merren me analiza të ndryshme janë të një mendimi: Me dialogue me çdo këndë madje edhe me Serbinë nëse është në interes të Shtetit të Kosovës, por në asnjë mënyrë të mos bisedohet me askënd pra as me Serbinë nëse preken interesat shtetërore të Kosovës. Ajo(lexo: Serbia) për pa i kryer të gjitha ato që u than më sipër, madje edhe pasi ti ketë kryer në asnjë mënyrë të mos bisedohet se si do të organizohet rregullimi i brendshëm dhe ai i jashtëm i Shtetit të Kosovës.
A ka kuptim dialogu Kosovë-Serbi në këto kushte? Në këto kushte dhe rrethana jo se jo, por nëse Serbia fillimisht do ti bënte të gjitha ato që u than më sipër, atëherë bisedimet do të kishin kuptim. Po, po dialogu do të kishte kuptim nëse do të bëhej vërtetë dialog i mirëfilltë, pra dialog me interes shtetëror, respektivisht dialog vetëm me karakter nacional. Marrëveshje të tilla do të ishin në të mirë të vendit e të popullit të saj. Marrëveshje që do të përfitonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këto dhe marrëveshje të tilla të ngjashme i japin frymë dhe gjallëri dialogut me Serbinë. Përndryshe në rast se edhe më tutje dialogohet me serbinë për çështje të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse edhe më tutje dialogohet me serbinë pa pëlqimin e parlamentit të Kosovës jemi të bindur se pavarësisht se kush qëndron në anën e Kosovarëve të dialogimit është baras me tradhti kombëtare. Këtë që po e themi kemi parasysh këtë element: Në bisedimet e fundit të datës 9 shkurt na bindën se nuk pati vetëm dialog ndërmjet delegacionit të Kosovës e të Serbisë, por në ato bisedime i lejuan serbisë që të kërkojë kushte favorizuese për popullatën e vet, gjë që drejtpërsëdrejti Kosovës, Serbia iu përziu në punë të brendshme, pra ajo i diktoi Kosovës se si mund të organizohet në fushën e drejtësisë. Pas këtyre bisedimeve të dyja palët(lexo: Kosova dhe Serbia) deklaruan në mënyra çfarë atyre politikisht u duhet. Mjerisht Kosova mbante qëndrimin se me këto bisedime Kosova ka arritur që ta shtrijë sovranitetin në fushën e drejtësisë edhe në pjesën tjetër të Kosovës (lexo: pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës.
Për të gjitha këto që u thanë deri më tash një është e sigurt, se me shkaun njëherë e përgjithmonë duhet ti ndajmë rrugët tona. Ne me serbinë mund të bashkëpunojmë vetëm atëherë kur ajo do ta njihte Shqipërinë Etnike, në kuadër të së cilës do të ishte edhe Kosova. Por për ta ribërë Shqipërinë Etnike fillimisht Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj tek pika e organizmit të referendumit në mënyrë që populli i Kosovës të ketë mundësi të deklarohet se a dëshiron të rikthehet në “gjirin” e nënës Shqipëri. Ndonëse për Ribashkim Kombëtar nuk të pengon aspak Kushtetuta e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës sipas nenit 3 të saj e pamundëson bashkimin me një shtet tjetër ose pjesë të shtetit tjetër, e pra derisa kjo (lexo: bashkimi kombëtar) qenka i ndaluar, Ribashkimi Kombëtar fare nuk përmendet, rrjedhimisht për Ribashkim Kombëtar, Kushtetuta nuk na pengon. Ndërkaq Kushtetuta e Shqipërisë Bashkimin Kombëtar nuk e pengon, përkundrazi i jep të drejt për Bashkim Kombëtar. Çka pra do të duhej të bënte Shqipëria Londineze? Ajo, pra klika politike e saj në krye me presidentin Nishani duhet që të tregojnë pak më shumë pjekuri politike si dhe dispëonim e dëshirë për me e jetësuar Kushtetutën e saj.
Rilindasi ynë i shquar dhe i pa vdekshëm dikur kishte pas thënë: ”Për Shqipërinë, ditë të mira do të vinë, lumë kush të rrojë e ta shohë… (Naim Frashëri), unë do të thoja: Lumë ai politikan shqiptar qoftë i Shqipërisë Londineze qoftë i Kosovës Historike, apo i Iliridës, respektivisht trojeve të tjera shqiptare, që do të angazhohej menjëherë dhe pa hezitime të punohet rrethe Ribashkimit Kombëtar.
Zaten ditëve të fundit dy kryeministrat shqiptar kur prenë shiritin e krijimit të rrethanave të reja doganore e bënë një hapë që domethënien e ka te Ribashkimi Kombëtar. Në këtë shkrim jo pa dashje i kam lënë pa i përmendur dobësit e politikanëve të ndryshëm me shpresë se ata do të kthjellen një ditë dhe do të punojnë në interes Kombëtar.
Cenë Pushkolli
cenpushkolli@hotmail.com

Filed Under: Analiza Tagged With: Cenë Pushkolli, me arsye, Qasje-, Qasje- Shqetësim me arsye, Shqetësim

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT