• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

NOLIADA…SHEN NOLI

October 13, 2017 by dgreca

1 noli_kombi012Ese nga Namik Selmani/

Ndoshta ka patur plotësisht  të drejtë i madhi Noli kur ka thënë autobiogafinë e tij se lindja e tij më 6 janar e kishte shenjtëruar jetën e veprën e tij të kaluar e të mëvonshme. Nëse do të ishte e vërtetë kjo thënie, të gjithë shqiptarët amerikanë do ia ndërronin emrin e tij dhe do i thonin me atë ndajshtim që i vihet para emrit “Shën Noli”. Po, 83 vitet e jetës së tij që nuk janë më  pak e as më  shumë   për të dhënë portetin e një jetë guximtare, talentin, pasionin, dobinë për vete e për kombin që i përket, pse jo dhe disfatat e betejave të 83 viteve. Kërkoi pa fund  shpresat e tij Të  duket  se në  udhëkryqet që  kalonte kombi ynë  (O, sa shumë udhëkryqe ka patur dhe ka kombi ynë në historinë e tij shekullore!) në  vitet ku Noli u bë  faktor kombëtar, ai kurrë  nuk i humbi shpresat e tij dhe në  ato kohë kur E keqja i shfaqej shumë herë  me një mijë ngjyra natëndjellëse. Mbase për të na dhënë  dhe neve bashkëkombasve të  tij të  50 viteve më  vonë modelin e një luftëtari pa armë me plumba por na dha dhe moralin më  të  vyer njerëzor. Mbase ai do të  ketë  lakuar në një zë të përbashkët me të madhin Branko Merxhanin e kohëve moderne  thënien mjaft të  saktë  e të  bukur se “Nëse kombi im i humb shpresat, atëherë do t’i jap të miat”.  Arti i rrallë  poetik  i Nolit  e rreshtoi atë në aradhën e parë të historisë së letërsisë sonë, me një poezi tribunale, por jo nga ato poezi që harrohen në minutë, por me poezi që mbeten flamuj në kohëra për mesazhin që përcjellin, për forcën shprehëse, për frazeologjinë që përdor.për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë. Është lirika politike që rrallë e kemi parë në autorë të tjerë dhe që bashkë me labin e meçur Ali Asllanin bënë epokën e saj.  Nuk e di të vë në peshorën e Kombit tonë Atë  kontribut që  ka bërë  secili prek dritën e gjerdanuar të  shekujve për këtë  komb, veç dua të  them të  shkruaj se Fan Noli nuk mund të  mbahej mend vetëm për këmbanat e kishës së  Shën Gjergjit në  Boston ku ai kaloi një  pjesë  të  madhe jetës së  tij. Po kur linte pas gjëmimin e butë  të  këmbanave dhe shkonte në  atë  hyrje të  thjeshtë  ku banonte ai niste punë  të  tjetra të  vyera për mbrothësinë  e kombit të tij.

…..Kur erdha për herë  të parë  në Boston në    ditët e para të qëndrimit tim, në atë qytet të bukur dhe me kurorë universitetesh që ia jep tradita e madhe sidomos ajo e Harvardit bëra vizitën e parë  në Kishën e Shën Gjergjit. Në mënyrë simbolike bëra dhe një fotografi  në altarin ku ai ka bërë meshën e tij Në ato ditët një  mik imi, Paolo Lako që  sot nuk jeton më,  më  dha një  dhuratë  të  bukur të  rrallë. Ishte  një  disk ku ishte fjalimi i  rrallë  i Nolit. E dëgjova disa herë. Një  fjalim që  vë  në  mendime secilin politikan apo dhe njeri të  thjeshtë  që quhet shqiptar. Thjeshtësia e jashtëzakonshme e tij  në  veshje, në  sjellje, në  marrëdhëniet me shqiptarët e amerikanët  kishte përballë  pasurinë  e madhe të  mendjes së tij, kishte gjuhëshumësinë  që  ai kishte në  çdo hap jete dhe që  do të  na linte me të  thesarët më  të   mëdhenj të  njerëzimit. Nuk e di se kush do ta konkurronte në  anglishten e  tij të  saktë  poetike Nolin në përkthimet e tij brilante të  veprave të  Shekspirit. Brenda studimit të  historisë  së  politikës shqiptare dhe asaj botërore  ai do të  hynte në  majat gati të  paarritshme me studimin për Beethovenin. Për Beethovenin që  do të  mbahet mend edhe për sfidën që  ai i bëri artit të  tingujve me mungesën e  dëgjimit të  tij me shurdhërinë  e thënë  pak më  shqiptarçe. Kur mbaroi studimin për të   ai la pas një   thënie të   mençur që   i shërben të   gjithë kohërave të jetuara dhe të pajetuara “Pa karakter të   fortë   të   madh, nuk ka as artistë   të   mëdhenj” Mos vallë  edhe Noli do të  ishte  me  këtë  punë  të  jashtëzakonshme pa asnjë  motiv fitimi si bëhen sot në  shumë  raste në  Shqipëri e në  Botë  një  lloj siamezi me atë  forcë  të   me atë  ambicje njerëzore  që  ai kishte në  çdo hap të  jetës në  çdo ditë  të  saj?? Mos vallë   po profetizonte edhe ai pasjetën e tij të  mençur, të paharruar që të trazon bukurisht shpirtin dhe imagjinatën, të   nxit ambicjen dhe dëshirën për t’i shërbyer kombit tëtij. Në  jetën e pasjetën e tij ai merr dhe sot sa e sa vlerësime për atë  që  ka bërë  për atë  që  ka shkruar për atë  që ka menduar ai për kombin e tij

…Ai preku dete dhe brigje që  rrallëkush nga ata që kanë qenë  prijatarë të  mendimit të  kulturë   s, të  politikës së  kombit tonë  mund ta kenë  bërë . Preku brigjet  e Mesdheut, të   Afrikës, oqeane, dete. I provoi të  gjithë  kostumet e profesioneve dhe të  pasioneve të  rralla që  ai kishte për të  bërë  që  më  vonë  ose dhe në  gjallje të  tij ai të  na krijonte një  hulli të  re që  mund ta quajmë  pa mëdyshje NOLIADË. Saga e Noliadës ishte dhe mbeti bash si Sagat e Evropës dhe Amerikës  që  kudo të  nxjerrë hiret e saj të  muzeve të  skulpturave, të  tingujve të  vetrinave, të  mbushura të  rrugëve, të  tryezave, të  universiteteve. Provoi, edhe pse për pak kohë  kostumin e një  kryministri që  e pa popullin  e tij nga ajo që  ai donte të  bënte për të  dhe që  nuk mundi ta bënte kaq gjatë,  kaq mirë . Ishte koha që  edhe Evropa kishte hallet e saj të  shumta. Provoi kostumin e diplomatit  dhe fjalët e tij në  Paris e në  Lidhjen e Kombeve në  shërbim me kaq hire mençurie në  shërbim të  shqiptarizmit e aq më  shumë  edhe të anglishtfolësve e anglishtshkruesve që  e panë  dhe e shohin edhe sot e kësaj dite si modelin  të  një  ligjërimi mrekullor  që  panë  se Noli ishte përkthyesi më  i mirë  në  botë  për përkthimin e veprave të  Shekspirit në  gjuhët e huaja. Provoi e veshi edhe këpucët e baltosura të fshatarit dhe me simbolin e “opingës” do të bënte sa e sa shkrime dhe do të jepte zgjidhjet e tij politike. për këtë shtresë sociale të   popullit tonë. Me këtë psikolgji ai e deshi po kaq shumë dhe farën e bimës, flladin e  pranverës  dhe do i përulej me nderim brazdës së tokës dimrave, pranverave. Atje në    tavolinën e tij të    punës ai vuri pranë    njëri-tjetrit Shekspirin dhe Ibanjezin. Vuri Don Kishotin dhe Hamletin. Vuri mjaltimin e poezisë së Khajamit  dhe filozofinë e të gjithë  kohërave. Se për të gjitha kishte dhe ka nevojë kombi ynë dhe cdo komb që    do mbrothësinë   .  Ani pse në kohën që ai ngjiste maja   përkthimi shqiptarët ishin shumica analfabetë   .Ani pse Aleksandër Moisiu i madh do të rizgjonte Hamletin në    skenat zvicerane,  ruse gjermane, amerikane..e nuk do t;ia jepte  magjisë    së    skenës   shqiptare. Madje në kohët e tij ai donte të    mësonte hebraishten. Për këtë    dikur ai shkruan:  “Katër vitet e fundit po mësoj hebraishten me  qëllim që    të    përkthej Dhjatën e Vjetër nga origjinali dhe për këtë  po punoj tani..” Dhe të mos harrojmë    se ishte viti 1964 vetëm një    vit para vdekjes. Për këtë  i madhi Dritëro Agolli shkruan më    vonë: “Fan Noli e bëri Don Kishotin të ëndërrojë shqip. E bëri Otellon të zemërohet shqip. Hamletin të    pikëllohet shqip. Ai e bëri Omer Khajamin të tallet e të  qeshë shqip. Me këtë ai tregoi se gjuha shqipe është nga gjuhët që    mund të    japë gjithë    nuancat e fjalëve e tingujve e gjithë  shkallët e mendimit njerëzor.”

Në të gjithë vitet e jetës së tij ai do të kishte brenda vetes statusin e emigrantit politik e ekonomik. Në   të   gjithë botën me shumë gjuhë  e me shumë kufinj gjeografikë, emigrantët kanë   një status të   përbashkët me të gjithë sfidat që ata kalojnë  Dhe e provoi bukur mirë  bukën e mërgimit në   Athinë,   në  Egjipt, në   Evropë   në   Amerikë   e kudo ai ishte dhe mbeti “gur i shkulur”. Jetoi me hallet e problemet që ka çdo emigrant në botë. Kjo i dha një “pasaportë”  humanizmi kur fliste për  shqiptarët e Amerikës që ishin emigrantë   që punonin aq shumë që e donin aq shumë   atdheun e  tyre. I erdhi shumë mirë edhe kostumi i klerikut të fesë  ortodokse shqiptare në Amerikë. Ai kostum që  e  bënte atë   më   shqiptar se shqiptarët. E sërish duke ndjekur këto vite nga vetë imzot At Artur Lilon  mësuam se ai jetonte në   kushte shumë   të   thjeshta dhe ishte shembull edhe për të   tjerët. Dukej se buzëqeshja e tij e ngrohtë   rrezatonte në   të   gjithë   cepat e kishës së  Shën Gjergjit. E vetëm pak vite ai jetoi fizikisht në Shqipëri e kjo  nuk e pengoi atë që të njihte mentalitetin shqiptar zakonet, traditat , gjuhën, kulturën, fenë. Të mos harrojmë se pikërisht në vitin 1924 në   Beratin e bukur që   mund të   quhet edhe “Qyteti i Tolerancës Fetare” do të ishte prijatar i Kishës Autoqefale shqiptare  gjë që do ta mbante të ndezur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hyri në  Betejën e Shkronjës së  Përkthimit si luftëtari më  i fortë  dhe si fitimtari më  i devotshëm. Në  një  betejë  nga më  të  bukrat e më  afatgjata që  ka patur e do të  ketë  njerëzimi dhe që  kërkon. Ngado që   shkoi e në   çdo prag që   hapi e në   çdo tribunë ku hipi ai kujtonte Ibrik Tepen e tij që kishte kaq pak shtëpi, por dhe kaq shumë shqiptarizëm. Më vonë   në   brigjet e Atlantikut në Boston e pikërisht në   lokalin me famë   shqiptarie të   mikut të   tij Antoni Athanas ai meditonte për një jetë    të re, për jetën që    kishte kaluar. E në    atë   restorant që   e kishin vizituar presidentë    e gjeneralë, milionerë   e njerëz të   kulturës   së   mbarë   Amerikës që   quhej “ Pier Fori” kishte përherë   në   çdo ditë   të vitit një   tavolinë   të   rezervuar për mikun e nderit Fan Noli ku ai pinte kafenë   dhe takonte bashëatdhetarët e tij nga e gjithë   Amerika. Aso kohe e ishte thënë prej kohësh atë dyvargësh mençuror që   bashkonte shpirtërisht  dy kombet tona

Mbahu nëno, mos ki frikë.

Se ke djemtë   në   Amerikë

Ishte përfundimi më  i madh që   do të   bënte me kaq thjeshtë   si dhe largpamësi një   intelektual të  së   parë   për marrdhëniet shqiptaro-amerikane të   asaj kohe e të   kohëve që   do të vinin.

Noli na la pas një   NOLIADË. Një   frymë   më   të   ngrohtë   që   nuk ta japin as zjarret më   të   fuqishëm të   globit, na dha mesazhin e emancipimit  social të   përkthimit

Noli na la pas një   Maratonomak të   ri. Shumë   më   të   fortë   se ai i lashtësisë  Jo një   maratonomak si ai i një   piste vrapimi që   ka një cak ku e nis dhe ku e mbaron udhëtimin e tij vrapues, po një   maratonomak që   ka kudo pista të   hapura me ambicje të   madhe me synime të   qarta se ku do nisesh dhe se ku do të   arrish. Sa bukur të   kishim sa më   shumë   maratonomakë   si Noli që   na mungojnë    e na mësojnë   se jeta është   sfidë   është   luftë   është    përpjekje aq më   shumë   jeta e një   kombi si yni   që   e ka patur sakfificën pjesë   të   jetës së  tij, të   historisë   së   tij .. gjer sa të   vdes Në   vitin 1908 ai i dërgonte një   letër mikut të   tij Thanas Tashkos një  letër ku i shkruante për një   dëshirë, për një amanet të   çuditshëm që rrallë   mund ta dëgjosh diku

Dhe do të   luftoj.. gjer sa të   vdes

Shpërblimi më   i mjaftë   do të   jetë

Një   këngë   prej labësh dhe

labëreshash kur të   vdes”

Përtej këtij amaneti që   ai e kishte

bërë   më   1908 do ta dëgjonim dhe lexonim një   mesazh po kaq të   fortë   mençuror “të   rrojmë   me dobi e të   vdesim me dobi:” Varri i tij atje në   varrezat e Fores Hillit është varri më  i thjeshtë   nga të   gjithë   politikanët e kohërave të   kombit tonë  .  Edhe para se të mbyllte sytë e, pikërisht në   lutjet e vitit 1960 ai do të   shkruante të   tjera fjalë   monumetale për  miqësinë   dhe për kontributin e Amerikës në   demokracinë   e Shqipërisë   ‘ Amerika është nëna jonë kombëtare . Ajo na ka dhënë   mënyrën amerikane të   jetesës, demokracinë   dhe barazinë  . Zoti e bekoftë   Amerikën!”: Është   pak të   thuash se jemi krenarë me të   dhe për të. Për të   nuk ka nevojë   që   të   vrapojmë   për ta kujtuar, për t’u  frymëzuar. çdo ditë   e jetës sonë   ka nevojë   për t’u parë   në   pasqyrën e Noliadës. Për atë   që kemi dhe për atë   që   duhet të  bëjmë. Nuk është   nevoja që   të   shkojmë   shpesh në   vende të   ndryshme të   largëta e të   afërta për të   marrë   modele. E kur të    gjithë    këto modele krijojnë  një hulli të  re që rrezaton në    kohëra atëherë    të    gjithë    duhet të  skuqemi në    fytyrën e mbushur me dritë  ëndrre   se nuk ecim në gjurmët e tyre.

E përtej tërë kësaj sage moderne dhe aq të   vyer na duhet që të  mbyllim këtë rrëfenjë eseistike me një  rrëfim, monolog, quajeni si të doni, që  duket se rrjedh edhe më  të  vrullshme,  të    mencura, tronditë   se, e më farfuritëse se vetë Nili, në brigjet e të cilit ai shkruante këto radhë.  Ne që jemi mësuar ta shohim atë në tribuna mentarie, politike, poetike, kishtare, diplomatike, duket se shohim në    të romantikun e përjetshëm. Do të kalonin dhe 62 vjet jetë pas këtij  rrëfimi. Do të kalonin 115 vjet deri në ditët   tona, po ai të godet me mesazhin dhe dridhjen e zemrës noliane.   Shohim një NOL-NIL të  përjteshëm “ Gjithë  këto mendime në trurin tim dhe asnjë në    letër. Flë, po flë shpirti im i plogët si Nili, që u mbyll brenda në shkretëtirë    .. Ti, o Perëndi shkolite Nilin tim nga shkretëtira dhe hidhe brënda në  oqean lëshoji të    gjithë    erërat. Bë je, o Perëndi shpirtin tim të    këndojë    e të    kridhet në melodinë e detit të    egërsuar. Të mbytem në  shtrëngatë  dashurie..” Dhe vetë  Noliada është  një  Kryedashuri më  vete.

Tetor, 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: Ese, namik Selmani, Noliada

Turk e shka, dora – dora, a u bindët ore hora

October 13, 2017 by dgreca

1 ok Nue OroshiNga Nue Oroshi/Kohë më parë para disa kohesh, në shkrimet e mija analitike rreth situatës politike dhe strategjike të shqiptarëve në Evropën Juglindore pata alarmuar opinionin e gjërë gjithshqiptarë për një marrveshje të dytë që do të behet në mes të Serbisë dhe Turqisë në dëm të çështjes shqiptare në Evropën Juglindore. Vizitat dhe marrveshjet që bëri i humburi i Bosforit , Erdogani me miqtë e tij serbë e vërtetuan atë pretendim timin që shumëkujt në atë kohë ju dukej e pamundshme një gjë e tillë. Kështu që nga 8 marrveshjet e planifikuara në mes të shteteve aleate tradicionalishtë në dëm të çështjes shqiptare Turqisë dhe Serbisë u nënshkruan 10 marrveshje. Ato marrveshje që u bënë publike që Turqia të bën investime kapitale në Serbi tash më janë publike por një gjë që ende nuk është bërë publike janë marrveshjet e mshefta që i kanë nënshkruar Erdogan dhe Vuqiq. Ato marrveshje të mshefta janë vazhdimësi e marrveshjes në mes të Turqisë dhe ish Jugosllavisë kur u bë debimi masiv i Shqiptare në shkrepat e Anadollit ku për një shqiptarë të marrë ishe qeveria turke i jepte ish qeverisë jugosllave një mushk aq vlerë i kanë dhënë turq e shkie shqiptarëve, në të kaluarën dhe ku fatkeqësisht ky vlerësim për shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite. Tani më shihen një heshtje mortore e erdoganistëve dhe putinistëve shqiptarë për këto marrveshje që bëri Turqia me Serbinë, sepse tashë u pa haptasë së marrveshjet në mesë të këtyre dy armiqëve tradicionalë dhe historik të shqiptarëve janë kryer dhe bërë gjithmonë në dëm të shqiptarëve, por shpeshherë faqezitë tanë ranë në kurthin e nderskamcave turko-ruso-serbe dhe e dëmtuanë deri në palcë çështjen e shenjët kombëtare, një gjë e tillë u bë edhe kur u përqafua komunizmi rus duke i kthyerë shpinën nacioanalzmës shqiptare, me këtë iu kthye shpina për pesë dekada botës përendimore duke e bërë një shkëputje të gjatë shpirtrore,kulturore dhe historike nga Evropa e që duhet një kohë bukur e gjatë që gjërat të vëndosën në orjentimin e duhurë për shkak të shkatërrimit të konceptitë mendor perendimor, qoftë në aspëktin politikë,kulturor,ekonomik dhe shumë gjërave të tjera. Po kush është kumara i këtyre marrveshjeve në mesë të Turqisë dhe Serbisë. Përgjigjeja dihet shumë saktë. Ai është Putini, krytari i Rusis i cili tashë e ka në dorë 100 % diktatorin turk Erdogan. Madje Erdogani tani më asnjë lëvizje politike nuk mundë ta bëj pa bekimin e Putinit. Për njohësitë e çështjeve historike kjo nuk është diçka e re sepse edhe në të kaluarën Rusia dhe Serbia, në bashkpunim me Turqinë kanë përgatitur hoxhallar rus, të cilët e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe i kanë predikuar popullit të paditur shqiptarë se lutjet duhet t’i bëjnë në emër të Zotit dhe mbretit Aleksandër të Serbisë. Fatkeqësisht klerik të tillë na janë mushë viset shqiptare të cilët po predikojnë kundër çështjes shqiptare për ta bërë arabiziminë e trojeve shqiptare,pa prekur ata klerik atdhetar që kontribuan në favorë të çështjes kombëtare gjatë gjithë historisë tonë. Madje kjo mendësi politike serbo-turko-ruse ka depërtuarë edhe tek një pjesë e mirë e partive politike shqiptare, të cilat kanë mbetur të humbura në shkretirë, pa konceptë kombtarë, por gjithë veprimin e tyre politikë e kryejnë sot për nesër, pa qenë të vetdishëm që me veprimet e tyre janë duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse kombit tonë shqiptarë. Dhe derisa turqë e shkie ecin bashka dora- dora a e kuptuat tash ore hora atë thënjen e të madhit Ate Gjergj Fishta se Turk e Shka janë të njëjtë dhe smundesh me i nda. Por këto marrveshje janë një dëshmi e mirë që Qeveritë tona ti hapin sytë dhe ta bëjnë sa më shumë intensifikimin e marrveshjeve me botën perendimore në veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë, në të gjitha sferat e jetës çoftë ato politike,ushtarake,kulturore dhe ekonomike duke ndaluar depërtimin dhe bllokimin e çdo ideologjie ruso-turko-serbe në trojet shqiptare.

Filed Under: Politike Tagged With: dora a u bindët ore hora, Nue Oroshi, Turk e shka dora -

MANIFESTIM KULTUROR ME THESARE TË TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE

October 13, 2017 by dgreca

????????????????????????????????????

Nga Hamdi Hysuka/Artisitë të shumtë popullorë nga shoqëri kulturore dhe artistike, ansamble folklorike, grupe rapsodësh e rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Qendrën Kulturore të Bashkisë Mat për të zhvilluar Festivalin e Tretë të Këngës Lirike dhe Epike.

5. ArbereshetU takuan vëllezër të një gjaku, me këngë epike dhe këngë të vjetra folklorike, për të shkëmbyer vlera kulturore të kombit. Kudo në qytet u krijua atmosferë festive dhe mikpritëse.

3. Drenasi Orët para hapjes së festivalit ishin të hareshme, plot gëzim e ngrohtësi vëllazërore, sa që njeriu rrallëherë ndjehet aq i lumturuar. Këtë e vërtetoi parada e kostumeve nëpër qytet. Tërë artistët festivalistë, të shoqëruar nga instrumentet popullore çifteli, bilbil, kavall, sharkì, daulle etj, gjallëruan ndjesinë e krenarisë së qytetit. 1. DefilimNga të dy anët e trotuareve njerëz të shumtë fotografonin dhe përshëndetnin artistët. Ajo që entuziazmoi shpirtërisht e moralisht tërë shikuesit ishte pjesmarrja dinjitoze e moshave të reja, përcjellës të traditës stërgjyshore. Me artin e vet populli ka përcjellë nëpër breza mesazhin e madh, se gjatë kohës këngët folklorike janë drita ku ndizen zemrat e trimave, simbol i popullit, flamur i nderit.2. Gostivari

Në natën e parë, pas urimit të mirëseardhjes dhe përshëndetjes së organizatorëve, në skenë u ngjitën me këngë epike e legjendare Malisheva, Mati, Suhareka, Lezha, Klosi, Mirëdita, Gjilani dhe Gostivari.6. Mbyllja e Festivalit

Pas rapsodëve Zymer Sinani e Taulant Gashi, dy talente të rinj artistikë të Malishevës emocionuan dhe befasuan shikuesit. Kënga “Diell e hanë shëndrit atdheun” kënduar nga Edonis Gashi u duartrokit gjatë, se në vargjet e saj thuhet:

…Rrita shtatin kullë prej guri,

sy e dritë m’i dha flamuri,

se si vihej te liria

t’gjitha rrugt’ m’i msoi frangjia,

se qysh duhet me marrë gjak

kshtu më msoi babgjyshi plak:

Biri im, mos t’dhimset jeta,

për kto troje, për kto shkrepa

kqyrëm bir në rrudha t’ballit,

ke me i marrë gjithë rrugt’ e malit,

amanet gjyshi m’ka lanë

amanet plisin e bardhë,

kush t’tentojë me e shkelë me kamë

mos paç pushkë, haje me dhambë!

Duartrokitje rrëmbeu edhe i riu tjetër, Mërgim Mazreku, kur këndoi “Këngë për Osman Sefën”. Ndërsa rapsodët nga Suhareka, Mysli Hasani e Brahim Fetaj, konkuruan me “Këngë për Tahir Sinanin”, oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë, komandant në tri luftërat çlirimtare, e cila nisi e mbaroi me duartrokitje. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse:

N’Dibër t’Madhe, n’bjeshkë t’Radikës më pret Kumanova,

m’kan’ pas thanë Tahir Sinani, tash Tahir Tetova

rruga jonë ka nis me shekuj, shokë ju mos u ndalni

nëse doni t’më kujtoni, amanetin mbani

unë jam veç një çlirimtar, kështu desh liria

m’kan’ pas thanë Tahir Sinani, tash Tahir Shqipëria!

Rapsodi matjan, Sulejman Rruspi këndoi për dëshmorin Ali Metra, por një interpretim me vlerë artistike shfaqën rapsodët e Lezhës, Llesh e Gjin Prenga, me këngët “Loti i Kurbetit” dhe “Me yll të mëngjezit”, artristët tetovarë Jashar dhe Idajet Sejdini me këngën “Vjeshtë, moj virane”, në të cilën thuhet se loti i kurbetit derdhet akoma, sepse:

O ka dalë nana o n’derë tuj qá,

o loti saj morè s’din me u tha,

besa në kurbet djalin ajo e ka.

O ka dalë nusja o në breg të detit,

o tuj mallkue rrugën e kurbetit,

besa burrin gjallë dhe ndá prej sikletit.

O u rrit çika, o nuse me shkue

o s’po muj dasmën more m’e fillue,

besa s’e ka babën dasmën m’e bekue.

O kurbetlì, o në dhé të huaj

o mos e bani more gjakun ujë,

besa po u pret o vendlinja juaj…

Prezantimi i folklorit burimor dëshmoi se populli ynë i ka trasmetuar ndër shekuj këto thesare, dëshmi e identitetit kulturor e kombëtar të tij. Kohë pas kohe shoqëritë dhe grupet kulturore folklorike janë zevendësuar, por krijimtarinë dhe pasurinë e tyre artistike e kanë trashëguar si një amanet. Dëshmi konkrete ishte programi i artistëve popullorë të Gostivarit me këngët “Hajde prej Dibre për në Tiranë” dhe lirikës “Moj tèj cucë”, të kënduara nga Nebi Halili e Feti Selimi, shoqëruar mjeshtërisht në kavall nga Adnan Aliu dhe Emin Xhatori, kuartet i rallë në trojet shqiptare.

Hajde prej në Dibër hej more n’at Tiranë,

ç’na ka dalun hej mor ni kapetan,

hajde kapetani, hej mor ni Kalosh Don

me shumë shokë more, hej mor me shumë dibranë.

hej mun ke kroji hej mor ç’na u ba ni nam,

hajde mun ke kroji hej more rrejn’ mbështet,

sa herë çet hej mor, ka dy po i vret…

  • • •

Festivali epik dhe lirik, i treti para artdashësve të shumtë matjanë, u kthye në një manifestim kulturor-artistik mbarkombëtar, me plot thesare të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Publiku shijoi zërat melodiozë të Shkëlqim Farricit nëpërmjet lirikës së bukur “Flokët e tua mbulojnë belin”, rapsoden Vera Cani me këngën “Skënderbeu te Guri i Vashës dhe grupin e vajzave të Gurit të Bardhë. Krijimet lirike konkuruan nëpërmjet një bashkëbisedimi shpirtëror, ku grupi polifonik i Mallakastrës solli larmi emocionesh. Pritja e këngës polifonike ishte e ngrohtë dhe artistët mallakastriotë afirmuan lidhjet e tyre shpirtërore me komunitetin dhe artistët matjanë. Duartrokitjet treguan për një unitet shpirtëror Jug-Veri. Në njerën prej këngëve, asaj lirike, thuhet:

Moj syzezë, vetullzezë
ke tri vjet pa hequr brezë,
si ta heq, me kë të fle
ti tët bir aty s’e ke…

Dal, moj nuse, dal moj bijë
i dërgojmë haber t’na vijë,
hesht, moj nënë, o moj dosare
se dëgjon e s’na vjen fare.

Po nuk erdhi për motmot,
do mbledh shoqet, të qaj me lot
dhe në ardhtë për gjashtë muaj
do të qesh, me ‘të do luaj.

Janë artistët popullorë ata që e kanë shkruar historinë e tyre me artin magjepës të këngës, valles, melodisë, siç u pasqyrua nga Ansambli “Shote Galica” i Drenasit. Programi i tyre i natës së dytë plot epizëm, elegancë, optimizëm e lirizëm, shpalosi thesare shpirtërore të jetës shqiptare, me këngët “Kulla e braktisur” kënduar nga Mërgime Kastrati, “Paska zbritur hana” nga Berat Krasniqi, “Këngë e shkruar me gjak”, që e këndoi Merita Gashi dhe “Po ku je, he burri i dheut” kënduar nga Resmije Krasniqi. Veçuam këto vargje për kullën e braktisur, me thirrjen për të madh e të vogël, që flet shqip e ka gjak shqiptari:

Besa myshk na paska zanë kulla,

larg prej saj n’mote m’pat lanë udha,

mbeti e shkretë kulla e braktisur,

ajo m’sheh si t’ishte hanë e ndryshkur.

 Bota asht e madhe, por dhe shumë e egër

mos braktisni kullën, krenarinë e vjetër

amanet e kemi dhe nga guri i varrit,

mos braktisni kullën, nderin e shqiptarit!

Festivali i Tretë i Këngës Lirike dhe Epike në Mat pasuroi, fisnikëroi dhe lartësoi jetën shpirtërore të komunitetit. Artistët nga Peshkopia konkuruan me këngët “Shkon djali termèle” kënduar nga Desara Haka, “Mori cuca që shkon për ujë” këndoi Edmond Përlezha, “Hidhet e përhidhet ky mindili” nga grupi i vajzave, “Dul bilbili prej kafazi” e kënduar nga Ylber Sopoti dhe “Ti bre djalë përpara bajrakut”, këndoi Eduard Hoxha, nga e cila veçojmë vargjet:

O ti bre djálo përpara bajrakit

sa hije të paska çisteku i sahatit!

 

O ti bre djálo përpara xhamisë

ç’po t’i tundka era tufat e shamisë!

 

O ti n’at kodër, unë n’kët’ kodër

boll e mirë, po pak e vogël!

Aty ku folklori është i gjallë, aty jeta është e qetë dhe e bukur. Programi i artistëve mirditorë ishte dëshmi e tillë. Këngët konkuruese “Dheu i huaj”, “S’ka vend për mua”, “Krushqit e saj 12 bajrakë” dhe “Lozonjarja” i kënduan Marjan Lleshaj, Besim Lekgega, Paulin Filopati dhe grupi i burrave.

Edhe grupi folklorik i Kurbinit u mirëprit dhe pati shumë duartrokitje. Këngët “Nën zylyfet tua po këndon bilbili” kënduar nga Mide Aliu dhe Terezina Gega, “Ç’paska çelur lule molla” nga Kristina Ndoj, Agustin Ceka dhe Gjergj Leka dhe “Besë të dhashë e besë të mora” interpretuar nga grupi, i kishin në harmoni të gjithë komponentët: muzikën, tekstin dhe interpretimet. Momente emocionuese folklorike shijuan vargjet lirike:

Besë të dhashë moj besë të mora,

n’supin tand moj më shkoi dora,

zemra rreh ma shpejt se ora,

o moj Mile, of moj Mile

ç’ma këpute zemrën time!

Ky festival epiko-lirik vërtetoi trashëgiminë artistike popullore, siç ishin rapsodët tetovarë, Jashar dhe Idajet Sejdini, me këngën epike “Vjeshtë, moj virane”, në të cilën këndohet:

Vjeshtë o moj virane, vjeshtë-o

djemt’ e ri ç’na i bane, mjera unë-o

djemt e ri i përcolla

udhës nga Tetova, mjera unë-o

në Tetovë kan’ mbrritun, mjera unë-o

i kan’ nis për Shkup, o mjera unë-o

i kanë mbyll në burg, o mjera unë-o

do vdesin për bukë, o mjera unë-o!

Pika kulmore e festivalit ishte dalja për herë të parë në këtë skenë e një grupi folklorik arbëresh nga Fraçineto e Kalabrisë. “Zemrat tona të gëzuara janë, -u shpreh emocionalisht drejtuesja e tyre, -se atdheun tonë erdhëm dhe e pamë. Rrënjët tona i kemi bashkë, po ka shumë kohë që jemi jashtë”.

Dëshira për t’i parë arbëreshët, për t’i  njohur nga afër ishte e madhe, ndjenjë malli, respekti, detyrim si njerëz të gjakut tonë, që ndër shekuj, ndonëse në vend të huaj, ruajnë gjuhën shqipe dhe traditat e të parëve. Me pasionin për muzikën, vallet popullore dhe traditat e të parëve të tyre, shoqëruar me instrumentat muzikorë fizarmonikë, kitarë e dajre, kënduan shqip, në kor, këngë patriotike, një ninullë, këngë dasme për martesën e vajzës, Himnin kombëtar dhe dedikim për Burrelin këngën aq të njohur “Shqipëri, o nëna ime”.

Programi artistik i këtij grupi arbëresh risolli në kujtesën e spektatorëve matjanë këngën për Morenë e bukur, por të largët, si një përshendetje për tokën e të parëve të tyre, motivet e motrës së martuar larg, besën e Kostandinit që nuk e treti as dheu, largimin e arbërve nga Atdheu përmes detit të trazuar etj. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore ata mbajnë gjallë gjuhën, këngën, vallet, ritet dhe traditat e të parëve.

  • • •

Festivali i Tretë i Këngës Lirike dhe Epike u shoqërua dhe me këngë e valle përshëndetëse, ku Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, nëpërmjet valles së spikatur koreografike, shpalosi artistikisht valltarë të talentuar me interpretim perfekt dhe solli optimizëm, ritëm, gëzim dhe duartrokitje.

Kostumet e bukura dhe të larmishme popullore të të gjitha grupeve pjesmarrëse ishin një pasuri e madhe etnografike dhe artistike. Por juria, me kryetar Dilaver Kryeziun, për shijen e hollë dhe ndjenjën estetike të zhvilluar, çmimin e kostumografisë më të mirë ua dha artistëve të Gostivarit dhe Gurit të Bardhë nga Klosi. Ndërsa për interpretime, sipas netëve konkuruese, me çmime të treta u vlerësuan këngëtarët mirditorë Marjan Lleshaj e Besim Lekgega, me këngën “Krushqit e saj 12 bajrakë” dhe grupi polifonik i Mallakastrës. Çmim të dytë morën Vera Cani e Matit me këngën “Skënderbeu te Guri i Vashës” dhe grupi folklorik i grave të Kurbinit, ndërsa çmimi i parë iu dha këngëtarëve të Gostivarit, Nebi Halili e Feti Selimi, për këngën “Hajde prej Dibre për në Tiranë” dhe Ansamblit “Shote Galica” të Drenasit. Çmimi i karrierës shkoi për rapsodin lezhjan, Nikollë Preçi dhe iInstrumentistit popullor nga Gjilani, Murat Ferati, iu dha Çmimi “Memoria e festivalit” (pas vdekjes).

Gjatë dy netëve patëm mundësinë të shohim në skenë vlerat e mirëfillta të folklorit tonë burimor të të gjitha llojeve, artistë popullorë, instumentistë dhe rapsodë nga Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Maqedonisë, arbreshët e Italisë, të cilët në Mat dëshmuan përpjekjet e bartësve të kësaj pasurie artistike për të ruajtur pastër dhe të paprekur trashëgiminë e saj. Theksojmë se ky festival epik dhe lirik, me pjesmarrjen e shumë grupeve e rapsodëve nga të gjitha trevat shqiptare, është për t’u përshëndetur, përgëzuar e përkrahur. Sepse Qendra Kulturore e Bashkisë Mat, me drejtuese Denisa Vatën, e ka kthyer shikimin nga muzika popullore folklorike me këngë epike të trojeve shqiptare, që janë krijuar e kënduar shumë e shumë vite më parë, por që i kanë rezistuar kohës e janë trashëguar. Prandaj muzika jonë folklorike dhe popullore duhen ruajtur e transmetuar më tej.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hamdi Hysuka, MANIFESTIM KULTUROR ME THESARE TË, TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE

PËRGATITJE PËR MBLEDHJEN E QEVERIVE SHQIPËRI-KOSOVË

October 13, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës, përgatitje për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë/
1 qeveria-Në 27 nëntor në Korçë do mbahet mbledhja e katërt e  përbashkët e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë/

-Kosova lehtëson procedurën për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës, ose viseve tjera/

 PRISHTINË, 13 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës përgtitet për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Minsitrave të Shqipërisë, ndërsa paralajmëron nënshkrimin e disa marrëveshjeve të reja, për të cilat po punohet.Në mbledhjen e pasditës së sotme, të tetë, të Qeverisë së  Republikës së Kosovës drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është emëruar  përgjegjës për organizmin e mbledhjeve të përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera eventuale.

Vizita e parë jashtë Kosovës e kryeministrit Haradinaj pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës ishte në Shqipëri, në 27 shtator, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe takoi edhe autoritet tjera të larta. Nën kryesinë e dy kryeministrave, është mbajtur takimi i parë inaugurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.Viti i Skënderbeut do të nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor e vijon të nesërmen në 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitën e parë zyrtare e zhvilloi në Shqipëri, në 14 shtator.Gjatë takimeve me autoritetet shtetërore në Tiranë u bë e ditur se, në 27 nëntor në Korçë do mbahet mbledhja e katërt e  përbashkët e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë.Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministritë tjera përkatëse, që të lehtësohet procedura për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës, ose viseve tjera. Duke pas parasysh që në Programin Legjislativ për vitin 2017 është edhe Ligji për të Huajt, kryeministri ka kërkuar përfshirjen e dispozitave ligjore të cilat do të krijonin lehtësira për dhënien e këtyre lejeve dhe të shtetësisë, për qytetarët e rajonit me të cilat kufizohet Kosova.Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bëri të ditur se tashmë janë takuar me shoqatat e këtyre qytetarëve dhe janë duke shqyrtuar mundësitë e realizimit të këtyre lehtësirave.Kabineti ka miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare për punën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, 49 mijë e 40 euro për punën e tyre. Mjetet financiare do të ndahen për punën e tyre në terren dhe shqyrtimin e dokumentacionit të nevojshëm. Në mbledhje është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME) (2014-2020)” .“COSME” mbështet qasjen më të mirë në financa , qasje më të mirë në treg, dhe kushte më të favorshme për krijimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.Është miratuar Nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare: Shkolla Rajonale e Administratës Publike- ReSPA. Kjo shkollë financohet nga Komisioni Evropian dhe menaxhohet nga Instituti Evropian i Administratës Publike, dhe ka mision forcimin e bashkëpunimit rajonal, me synim krijimin e sistemeve të përgjegjshme, efektive dhe profesionale të administratës publike, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Kryeministri Haradinaj theksoi se anëtarësimi i plotë në këtë shkollë dëshmon gatishmërinë e Kosovës për avancimin në drejtim të këtyre standardeve profesionale të administratës publike.Në fund kryeministri Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e quajtur sulm të papranueshëm. “Si Qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me medie, për të qenë transparent, dhe për t’i dhënë mundësi fjalës së lirë, mendimit të lirë, pikëpamjet e secilit për të ardhur në shprehje”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, pergatitje per takimin, Shqiperi Kosove

A PO E RREZIKON QEVERIA KOMBIN NE EMER TE ANETARESIMIT NE BE?

October 13, 2017 by dgreca

1-arben-llalla-250x299

Nga Arben LLALLA/Kryeministri Ram 2, po bënë një lojë tepër të rrezikshme me të ardhmen e shqiptarëve si brenda shtetit të Shqipërisë ashtu edhe me shqiptarët jashtë saj. Qeveria Rama 2, për të fituar më 2018, statutin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, Edi Rama po i imponon Shqipërisë politika të rrezikshme siç janë martesat midis një gjinie, (ndoshta nesër martesat e njeriut me kafshët), njohjen e 9 minoriteteve në Shqipërinë 2.5 milionëshe banorëve, heqjen e Çështjes Çame nga programi qeveritar, imponimin e partive shqiptare në Maqedoni që të mbështesin LSDM dhe të pranojnë se shqiptarët janë minoritet dhe jo shumicë, etj. Për të gjitha këto sa thamë më lartë ekzistojnë dokumenta, bisedat informative, incizime sms nga angjesitë të zbulim dhe kundërzbulimeve të vende të huaja. Por a duhet të heshtim ne për të gjithë gomarllëqet e Edi Ramës apo të partive të tjera shqiptare kur bëhet fjalë për rrezikimin e çështjeve kombëtare?

Republika e Kosovës e cila është shtet i ri njeh 7 minoritete. Greqia deri në vitin 1945 njihte minoritetin shqiptar në dy vendbanime kryesore, në Çamëri dhe në Trakën greke në kufi me Turqinë, njihte minoritetin pomak, turk, hebre, bullgarë, por pas vitit 1945 nuk i njeh këto minoritete. Pra, Greqia është shtet i pastër etnikisht në Kushtetutën e saj edhe pse jetojnë ende këto etnitete duke shtuar edhe romët e egjyptasit që as nuk bëhet fjalë që ekzistojnë.

Republika e Maqedonisë e cila njihet botërisht si shtet shumetnik-multietnik njeh 6 minoritete dhe ajo nuk e njeh minoritetin grekë që pretendohet nga Greqia se janë rreth 100 mijë, nuk njeh edhe minoritetin bullgarë që pretendohet rreth 300 mijë (70.000 kanë nënshtetësi bullgare) pra edhe në presionet e Greqisë dhe Bullgarisë ky shtet i brishtë që shqiptarët e shkatërrojnë kur ju teket nuk i njeh këto dy minoritete që vendet e tyre amë janë anëtare të BE dhe NATO.

Në vitin 2005 edhe pse me shumë probleme ekonomike dhe etnike, BE hapi bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim, por kanë kaluar rreth 12 vite edhe Maqedonia nuk është anëtarësuar ende edhe pse ky shtet nga ana Ligjore është shumë përpara me Shqipërinë. Kështu, më 2018 nëse Shqipëria do hapë bisedimet me BE për tu anëtarësuar (gjë që unë jam optimistë për hapjen e bisedimeve sepse Shqipëria i ka plotësuar kushtet fillestare siç janë përgjegjësitë e pallateve, rreth 20% e popullsisë duhet të ketë siguracionit të dytë përveç atij të punësimit, etj) nuk do të thotë se do të anëtarësohemi brenda 10 viteve, por mund të qëndrojmë pas derës së BE për 100 vite të tjera sepse BE asnjëherë si ka dashur shqiptarët dhe Shqipërinë.

Dhe për të arritur tek hapja e bisedimeve me BE që kryeministri Ram 2 do e quaj suksesin e jetës së tij politike po bën çdo gjë, duke filluar që tek premtimi i Greqisë që do shfarosë PDIU, partinë kombëtare që ka si primare zgjidhjen paqësore të Çështjes Çame, mbështetjen me vota që Vangjel Dule të dilte deputet në Vlorë (ekzistojnë me dhjetëra sms të dërguara nga Rama njerëzve të besueshëm të tij, Gjinuri bënë mirë të falëse. Damianti është nipi i shefit të sigurimit të shtetit në Krahinën e Sulovës së Gramshit), do heqë nga programi qeveritar Çështjen Çame, do influencojë që votuesit shqiptar në Maqedoni të mbështesin LSDM dhe shqiptarët të quhen minoritet, (Nuk ka asnjë marrëveshje mes Ramën dhe partitë shqiptare në Maqedoni të nëshkruar, vetëm që Rama i kërcënon politikanët në Maqedoni me diplomacinë e Endri Fugës), dhe ajo që është më tragjike njohja e 9 minoriteteve në Shqipëri ku duhet tju sigurohet fushë veprimi në administratën shtetërore deri në 10 % për çdo minoritet, pra i bie që shqiptarët të ndihen pakicë në Shqipëri. Ligji për njohjen e 9 minoriteteve e çon kombin shqiptar drejtë asimilimit dhe njohjes si njerëz ardhacak në trojet e veta mijëravjeçare.

Takimet e Rama 2 me Dhespot të lartë të Kishës Ortodokse të Greqisë në SHBA dhe Jeruzalem nuk janë të rastësisht. Edi Rama nuk i deklarojë në mediat e tij këto takime, por u zbuluan nga mediat opozitare, kjo tregon se ai diçka përzien me Dhespotët grekë. Mesa duket Rama 2 po lundron në ujëra të turbullta vetëm për të ruajtur karrigen e tij personale.

E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasirash na ofron, por historia nuk korruptohet prandaj kot e ka Rama 2 nëse nuk korrigjohet të fshihet pas gishtit sepse çdo gjë dëgjohet e vëzhgohet, bota është bërë tepër e vogël me zhvillimin e teknologjisë elektronike.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Rrezikimi Kombetar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT