• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

LAMTUMIRË I DASHURI YNË FIQRI PROGRI

March 11, 2018 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika/
1 ProgriFiqri Progri (7. VI. 1938 – 3. III. 2018)/1 Fiqiri Progri

Fiqiri Progri:Bie Borë/

Me 3 Mars 2018, në UMass Hospital, në Worcester MA, pas një sëmundjeje të gjatë, u nda nga jeta piktori i talentuar korçar Fiqri Xhevdet Progri. Takimet për të folur u kryen më 7 mars në “Marcadante Funeral Home & Chapel” (370 Plantation Srteet) në një sallë, ku anash arkivolit ishin vendosur lule dhe disa piktura shumë të bukura të të ndjerit. Të nesërmen, po në ambjentet e kësaj godine, para nisjes për në vorrezat “Hoppe Cimetery”, erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij biri të shquar të Korçës shumë shokë, miq e të afërm. Familjarët e tij falenderuan të pranishmit dhe treguan disa nga momentet interesante të jetës së Fiqriut.

1 Fiqiri tablo 2

* * *

Fiqiriu u lind më 7 Qershor 1938 në qytetin e Korçës në familjen e Xhevdet Demir Progrit, një familje e lidhur me Luftën Antifashiste. Xhevdeti, pas luftës i rriti katër fëmijët duke punuar rëndë si traktorist. Në vitin 1951 Fiqiriu mbaroi shkollën 7-vjeçare dhe nuk u regjistrua në gjimnaz, por në një kurs njëvjeçar pikture të cilin e drejtonte në ambjentet e Kishës Katolike të Korçës piktori i talentuar Vangjush Mio. Vitin tjetër ai shkoi në Tiranë ku konkuroi në Liceun Artistik për pikturë dhe e fitoi konkursin. Liceu Artistik në atë kohë ishte shkollë e mesme 6-7-vjeçare, katër vjet shkollë e rregullt dhe 2-3 vjet specializim. Fiqiriu, edhe pse mbaroi shkollën me rezultate të larta, nuk kërkoi të shkonte jashtë shtetit për të vijuar studimet, por u kthye në qytetin e lindjes për të filluar punën si mësues viztimi, me qëllim që të ndihmonte familjen e tij. Kështu në vitin 1958 ai u emërua mësues vizatimi në gjimnazin e Pogradecit. Një vit më vonë u thirr për të kryer shërbimin ushtarak, të cilin e kreu në Kukës si daktilografist, hartues parullash, hartash, etj.

Pasi përfundoi shërbimin ushtarak 2-vjeçar, më 1961 Fiqiriu u kthye në Korçë, ku u sistemua në Uzinën Mekanike si teknik për të mësuar e kualifikuar mekanikët si të lyenin me bojra makineritë dhe pjesët e ndryshme të makinave.  Mbas disa muajsh u emërua në Pallatin e Kulturës si piktor.Në vitin 1966 Fiqiriu u martua me vajzën kolonjare Lumturi Aliçka. Lumturia (shkurt Lumja) ishte pasardhëse e një familjeje të madhe me origjinë nga Frashëri.Në vitin 1973, kur filloi organizimi i festivalit folklorik kombetar në Gjirokastër, Fiqriu shkoi gati në gjithë fshatrat e rrethit të Korçës, ku mblodhi jo vetëm kostume popullore të plota, por edhe pjesë të ndryshme të dëmtuara. Nga kostumet dhe copat e jelekëve, xhamadanëve, tirqeve, fustaneve të grave, shamive, çorrapeve, kësulave, që ai mblodhi, arriti të paraqiste 36 lloje kostumesh për gra, burra e fëmijë të zonës së Korçës në një album kostumografik. Kjo pasuri e panjohur deri atëhere i dha Fiqriut emrin e mirë dhe kënaqësinë e punës krijuese. Grupi folklotik i rrethit të Korçës në Festivalet Folklotike të viteve 1978, 1983, 1988 zuri vendin e parë, kurse rrethit të Gjirokastrës, rrethit organizues, i jepej flamuri.Fiqiriu u aktivizua dhe si bashkëpunëtor gazetash. Ai botoi disa shkrime për arritje dhe probleme të kulturës në Rrethin e Korçës. Në vitet 1985-1987 e transferuan për të punuar  në prodhim në Ndërmarrjen Artistike. Pastaj e emëruan mësues vizatimi në shkollën 8-vjeçare “Sotir Gura”, prej ku më 1990 doli në pension.Në shtator të vitit 2000, ai me bashkëshorten erdhën me lotari në SHBA ku ishin sistemuar më parë, Iliri si asistent pedagog në WPI dhe Adriana me bashkëshortin Nesti dhe vajzën Rafaelia. Për arsye moshe dhe shëndeti ai nuk kërkoi punë, por shërbeu si taksist i Lumes, e cila u punësua në një piceri dhe si kujdestar për mbesat Rafaelia dhe Alexia.

Ai luftoi gjatë me sëmundjen, të cilën nuk mundi ta mposhtte…

Djali i tij, ing. elektrik PH.D. Ilir Progri, foli në anglisht dhe në shqip. Ai ka ndjekur krahas studimeve inginerike dhe disa kurse fetare dhe e njeh mirë “Biblën”. Prandaj ai tregoi disa nga karakteristikat dalluese të edukatës së shëndoshë që u dha ky baba dy fëmijëve të tij, si vullnetin, korrektësinë dhe dashurinë ndaj punës, ndaj familjes dhe shoqërisë. Edukata që ai u dha fëmijëve, theksoi Iliri, ishte një edukatë me moral të shëndoshë, në përputhje me mësimet e profetëve të lashtë dhe të nxënësve të Jezusit, prej të cilëve ai solli dhe disa citate. Iliri e kishte shpënë babain e vet të dëgjonte dhe disa predikime fetare të disa pastorëve të pregatitur mirë. Edhe pse Fiqriu nuk arriti të besonte, ai pati një përmirësim në jetën e tij: e la duahnin dhe e rralloi pijen e rakisë. Shumë të krishterë dhe disa kisha, e mbylli fjalën e tij Iliri, do të luten për shpëtimin e shpirtit të tij.

Fjalimi i Ilirit në anglisht ishte printur si fletëpalosje në katër faqe dhe u shpërnda midis pjesëmarrësve…

Lumturia, bashkëshjortja e të ndjerit, tregoi si u realizua njohja dhe martesa e saj me Fiqriun. “Në fillim, tha ajo, nuk më pëlqeu emri i tij Fiqo, si e thërrisnin shkurt, por logjika e tij, bisedat me kripë dhe karakteri i pastër, më bënë ta dashuroja gjithnjë e më shumë. 52 vjet martese na kaluan si 52 javë. Vështirësitë e jetës me Fiqriun i kaluam  me optimizëm, sepse i tillë ishte ai. Porosinë që më dha: “Të bëhesh e fortë e mos u dorëzo!” do ta mbaj si amanet.

Piktori Dhimitër Çika, i cili kishte kaluar shumë vjet në shoqëri me Fiqriun në qytetin e Korçës dhe këtu në Worcester, solli kujtime nga veprimtaria krijuese e kolegut të tij:

“Fiqriu ka qenë një nga piktorët më prodhues të rrethit të Korçës. Ai na mbante shumë afër ne të rinjve. Të punoje e të bisedoje me të, nuk mërziteshe kurrë.

Ai kishte kulturë të gjerë si në fushën e artit dhe në historinë tonë kombëtare e atë botërore. Dinte të na këshillonte për procese të ndryshme të punës dhe për mënyrën si t’i motivonim kërkesat për lëndët e para, pa ngutje e pa inat.

Punët e tij janë vlerësuar në shkallë rrethi dhe në shkallë kombëtare. Ai ka marrë shumë çmime lokale në ekspozita të organizuara në rrethin e Korçës dhe më 1974 peisazh-kompozimi i tij “Dita e Çlirimit të Korçës” u vlerësua me çmim të dytë në konkursin kombëtar.

Puna e tij me albumin kostumografik është një punë që ka zënv vend si një nga thesaret tona më të çmuara.

Me këmbënguljen e tij u realizua blerja e veprave të artit prej ndërmarrjeve të ndryshme pasi ato vlerësoheshin në konkurset e rrethit.

Fiqri Progri, për mendimin tim, do të mbetet në trashëgiminë artistike të Korçës si një nga piktorët më të talentuar bashkë me piktorët Spiro Xega, Todi Dallta, Vangjush Mio, Kristaq dhe Vangjush Tushi, Rafael Dembo, etj.

Gjithashtu ai do të kujtohet dhe si një shahist i zoti dhe shok i muhabetit e i rakisë që mblidhej me shokët e tij për të kaluar orë gazmore mbas punës…”

Mbesat Rafaelia dhe Alexia, shprehën dashurinë e respektin e tyre për gjyshin e rrallë, përkushtimin e tij për rritjen dhe edukimin e tyre, punë të cilën nuk mund ta bënte asnjë bebysiter amerikane. Falë kësaj pune sot këto dy mbesa flasin shqip.Të përlotura ato mbyllën fjalën e tyre duke thënë: “ Gjyshi ynë çdo ditë na tregonte barcoleta e shakara, sa që na duket se ai do të ngrihet tani e do na thotë: “Ua hodha, kjo ishte një shaka, unë nuk kam vdekur.”

Pas kësaj, kortezhi u nis për te vorrezat “Hoppe Cimetery” ku u krye varrimi, i cili u parapri nga një shërbim liturgjik që e kreu Iliri.

Anesti Dine, dhëndri i të ndjerit Fiqri, porositi gjithë pjesëmarrësit të shkonin së bashku për drekën e lamtumirës tek restoranti në adresa 1394 Main Street, ku sejcili vijoi të tregonte kujtimet e veta për të paharrueshmin Fiqri.

I përjetshëm qoftë kujtimi i piktorit dhe shokut tonë Fiqri Progri!

Filed Under: Opinion Tagged With: FIQRI PROGRI, I DASHURI YNË, Lamtumire, Thanas L Gjika

PORTRETI I SKËNDERBEUT & DHIMITËR FRANGU

March 10, 2018 by dgreca

VITI 1584 / PORTRETI I SKËNDERBEUT NË VEPRËN E DEMETRIO FRANCO-S (DHIMITËR FRANGUT)/

1 dhimiter Frangu

Nga Aurenc Bebja*, Francë/

Në fillimin e veprës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, prencipe d’Epirro” të autorit Demetrio Franco (Dhimitër Frangut) – botuar në Venecia në vitin 1584 nga shtëpia botuese “Altobello Salicato alla Libraria della Fortezza” – gjejmë një portret të heroit tonë kombëtar, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania” .

1 Portreti skenderbe Dh Frangu

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Dhimiter Frangu, Portret i Skenderbeut

Greqi-Shqipëri, Ligji i Luftës një mashtrim

March 10, 2018 by dgreca

*Jorgos Surlas gënjeu ditës për diell që Shqipëria ka patur ligj lufte ndaj Greqisë/

Nga Arben Llalla/1 ParlamentNe foto:Surla duke dëgjuar fjalën e nazistit ekstremist, Lefteris/

Jorgos Surlas, kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, ish-deputet, ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Greqisë botoi një shkrim në gazetën greke “Taxydromos”, më 8 mars, ku ndër të tjera shkruante se është Shqipëria ajo që i ka shpallur luftë Greqisë më 1939, por në shkrimin e tij Surlas që i përket disa organizatave irredentiste greke, të cilat luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë nuk sjell asnjë dokument-faksimil të çështjes në fjalë.

1 rredentistet

Surlas gënjen opinionin, kur thotë se në korrik të vitit 1992, Qeveria Berisha anulloi të gjitha vendimet e regjimit komunist dhe rivendosi ato të qeverisë së Zogut. Kjo është një gënjeshtër ordinere. Asnjë ligj të kohës së Zogut nuk është rikthyer për të funksionuar pas vitit 1990. I rikujtoj Jorgos Surlas se bën mirë të këshillohet me ish-deputetin e partisë së tij, avokatin Aleksandros Lukurezos rreth ligjeve të Shqipërisë së kohës së Zogut, Hoxhës dhe të pas viteve 1990.Jorgos Surlas është një eksponent që frymon në ambientin nacionaliste ekstremiste me idenë e autonomisë së Vorio Epirit. Fotot që publikojmë tregojnë atë, teksa pozon me flamujt dhe simbolet e Vorio Epirit që kërkon aneksimin e Shqipërisë së jugut deri në Shkumbin. Së bashku me të në foto janë eksponentë të “Agimit të Artë”, Lefter Prifti, drejtues i organizatës “Autonomia e Veriu i Epirit”, Jani Papas, Thomas Kubulis, minoritar nga Saranda, kryetar i shoqatës “Autonomia e Vorio Epirit 1914”.Mendoj se nazisti Jorgos Surlas nuk mund t’i mbaj leksione shqiptarëve për të drejtat e njeriut, për humanizëm, për demokraci, sepse as në Shqipëri, as në Kosovë, as kudo ku janë shqiptarët nuk ka organizime ekstremiste apo forca politike naziste që të mëtojnë ndryshime të kufijve, bashkimin e përdhunshëm të trojeve nëpërmjet konfliktit të armatosur, luftës, si organizatat greke që mbështet Surlas.Është mirë që Jorgos Surlas të na japë një mendim se si do të zgjidhet Çështja Çame, ndonjë ide të tij si politikan karriere të gjatë që grekët të flenë të qetë, pa ankthe e frikësime.

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Jorgos Surlas genjen, Ligji i Luftes

NATO IA BEN TE MUNDUR UKRAINES TE ANTARESOHET NE ALEANCE

March 10, 2018 by dgreca

RFE- Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/

1-Kadeli-160x300-1Organizata e Atlantikut Verior i ka dhane te drejte Ukraines, qe po te dishroje,mund te bahet antare e kesaj Aleance Perendimore qe perbahet nga 29 shtete Perendimore.Gjeorgjija,Maqedonia,dhe Bosnia-Hercegovina kane poithuejse te njejten te drejte.

“Ne nji deklarate qe u ba nga Aleanca e Natos,thuhet se dera e saj asht e hapet per cdo vend te Europes, qe asht i afte te ndermarri zotimet dhe detyrimet per t’u ba antare e Natos,dhe te ndihmoje ne sigurine e zones Euro-Atlantike.”
Ne deklarate lidhun me kete ceshtje thuhet se,kater vende ortake te Natos kane shfaq deshiren per t’u ba antare te kesaj Aleance.Keto vende jane Bosnja e Hercegovina,Gjeorgjija,Maqedonija dhe Ukraina.
Vendet qe zyrtarisht kane shfaq deshiren per t’u ba antare te Natos, ne fillim ato ftohen te bajne bisedime te hollsishme me zyrtare te Natos rreth deshires se tyne per antarsim si edhe per reformat qe ato duhet
te bajne.
Hapi tjeter drejte mundesise per t’u ba antare asht pjesmarrja ne Planin e Veprimtarise se Natos, ne te cilin vehen ne dukje detyrimet dhe zotimet qe kane te bajne me mudesin per t’u ba antare.
Deri tashti,vetem Bosnja -Hercegovina e Maqedonija kane vu ne dukje deshiren per antaresim e,qe marrin pjese ne Planin e Veprimeve per antarsim.
Me 8-te Qershor,2017,Parlamenti i Ukraines miratoi nji ligj, ne baze te cilit, perparsija e politikes se jashtme te atij vendi.do te jete antersimi ne Nato.Ne Korrik te 2017-tes, Presidenti i Ukraines Petro Peroshenko njoftoi se do te kerkoje fillimin e bisedimeve me Naton, per te marre pjese ne Planin e Veprimtarive te Antarsimit.
Tash per tash Ukraine gjindet  ne nji gjendje lufte me kryengritsit ruse,ne zonen e saj lindore,ku deri tashti, gjate luftimeve qe filluen ne Prill te 2014-tes, jane vra ma shume se 10300 njerez, dhe zhvendos me qinda mija te tjere.Luftimet filluen kur Rusia nxiti trazime ne zonen lindore te Ukraines,mbas debimit te presidentit pro-rus te Ukraines Viktor Janukoviq.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon kadeli, NATO, RFL, Ukraina

KUJTESE-KUVENDI I FRETENVE NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG…

March 10, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1 Frici

 11  MARS  1948,  ORA  05.00;- TEK  ZALLI  I  KIRIT,  SHKODER/

 KUVENDI I FRETENVE NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG…/

25 BURGJEVE NË SHKODER ME 17 NANDOR 1946, I SHTOHET EDHE BURGU I KISHËS SË FRETENVE KU DO TË FILLOJNË HETIMET, TORTURAT, GJYQET E MBYLLUNA DHE VRASJET E PUSHKATIMET MBI 700 VETË…

Në Nandorin e 1946 nder disa Kisha Katolike të Shqipnisë së Veriut Sigurimi i Shtetit komunist, me urdhen të kriminelit Enver Hoxha futi armatime, tue fillue nga kjo Kishë si dhe të tjera në Dukagjin, Mirditë dhe Lezhë ku, akuzoi Klerikët e pafajshem…

Hetimet dhe torturat kanë vazhdue deri nga Janari i vitit 1948. Atëherë filluen edhe disa nga gjyqet e mbylluna në mensen e Kuvendit të kthyem në burg…  Shumë nga Klerikët Katolik janë pushkatue pa i pa dhe ndigjue njeri në gjyqe, mbasi nuk pranonin akuzat.

Prelatët e Klerit Katolik Shqiptar janë dënue me daten 8 Janar 1948. U mbajtën të lidhun duersh e kambësh, pa ju dhanë asgja me u ushqye madje, as ujë, deri me 11 Mars 1948.

Me 11 Mars 1948, rreth orës 4.00 të mengjesit bashkë me 12 persona të dënuem perpara per Lëvizjen e Postribës, u hypne në dy kamjona… Dhe, u derguen në Zallin e Kirit, tek Muri i Gjakut i Rrëmajit, në Token e Zef Sylës dhe, mbasi janë vendosë tek gropa e hapun, u asht marrë Fjala e Fundit dhe, po aty janë pushkatue… (Dosja 1302/II-A)

  1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: Rroftë Krishti Mbret, Feja Katolike dhe Katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i em mbetët këtu, por Shpirti dhe zemra është tek Papa. Rroftë Shqipnija!
  2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!

  1. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!
  2. Kryetar i Gjykatës Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Të dënuemit me vdekje që janë pushkatue atë ditë ishin:

  1. Imzot Frano Gjini, 2. At Mati Prennushi, 3. Don Nikoll Deda, 4. At Çiprian Nika,
  2. Cin Serreqi, 6. Dulo Kali, 7. Caf Dragusha, 8. Guljelm Suma, 9. Ing. Fahri Rusi,
  3. Murat Hysen Haxhija, 11. Bilbil Hajmi, 12. Pjetër Prendush Pali, 13. Gaspër Simon Gaspri, 14. Xhelal Hardolli, 15. Zef Kol Prela, 16. Rasim Gjyrezi…

Fjalët e Fundit të Tyne nuk janë në Dosjen e pushkatimit.

1993 MJEKU LIGJOR DR. PAPAVRAMI MË KA TREGUE:

Atëditë me 11 mars, rreth orës 04.30 të mëngjezit kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për t’i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhur ingj. Fahri Rusin, 28 vjeç. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjes s’ate!” – Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi im ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy Shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i një gropës 4X2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Perëndim,” shpjegonte doktori, i thirrun si mjek ligjor në pushkatimin e këtyne 16 vetëve. “Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargonj me drynjë, aty maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë, edhe pse kanë kaluar 50 vjet, qëndrimi burrëror i klerikëve katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e këtueshme kishte triumfuar Ideali i lartë i fitorës së Parajsës me vuajtjët e tyre, që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohën as me Kalvarin. Shtinë me armë mbi ata gjokse burrash që dukeshin si lisa … Ranë andej stomit … kur u afrova per të vërtetuar vdekjën nuk arrijta të vizitoj asnjërin, kishin rënë në gropë dhe ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri .., asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé. …..Atëherë, nuk dija të kuptoj si falët gjykatësi dhe toga e pushkatimit kur je i pafajshëm … Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin Ideali i tyre!” (Shpjegim gojor i Doktorit në vitin 1993, në Shkodër).

***

11 MARS 1948 “SHTINË ME ARMË MBI ATA GJOKSE BURRASH QË

DUKESHIN SI LISA…” E LISAT RANË ANDEJ STOMIT… PLOT 70 VJET…

Që, bashkë me Ata Lisa u shemben shkollat e Tyne, u shemb historia e gjuha e të gjitha Atyne Fidanishtave Europjane, nder të cilat, lulzonte Rinia Shqiptare… Bash aty ku, nuk u shue 500 vjet Formula “Atdhe e Fe” e Pasuesve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut…

2018 Këte vit asht detyrë Atdhetare me kujtue Figura të Këtilla që kanë dhanë jeten!

Fatkeqsisht, asht tue u veprue në të kunderten e asaj që duhet të bante Shqiptari…

Kriminelët dhe terroristët nuk po ngopen me vjedhje, mashtrime dhe shperdorime…

Nder dritarët e Akademisë, arkivave dhe universiteteve shihet vetem “tym…”!   

Melbourne, 10 Mars 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, KUVENDI I FRETENVE, NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG...

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT