• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2018

PAK FJALE NE PERCJELLJEN E PROF. KOLEC TOPALLIT

May 25, 2018 by dgreca

1 Kolec Topalli

Nga Simon MIRAKAJ/

Sot ju dha lamtumira e fundit profesor Kolec Topallit.Ndarja nga jeta mbas nje semundje te rende ishte humbje e madhe jo vetem per familjen e te afermit por edhe per ne miqte e familjes Topalli. Shkenca humbi shkencetarin, gjuhetarin.Koleci ishte personifikimi i intelektualit te ndershem e patriot ,edhe pse dallget e egra te diktatures e goditen, ai diti me mencuri e plot dinjitet me i ba balle .Te gjithe themi se Shkodra eshte djepi i kultures i mbare hapsires shqiptare,nje nder ata kollose qe gdhenden djepin e kesaj kulture ishte dhe Kolec Topalli.

Kolec, ti do mbetesh nje kujtim i bukur jo vetem per familjen e te afermit por per kedo qe ka pase fatin me te njofte. Qytetaria Shkodrane humbi qytetarin elegant e fisnik. Kolec ti u largove fizikisht nga kjo jete por perseri ti do shkelqesh me veprat qe ke lane pas.Lamtumire mik i dashtun.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kolec Topalli, Lamtumire, Simon Mirakaj

Kosova Vatikanit-Papa Françeskut, letër kërkesë për njohje

May 25, 2018 by dgreca

-Ati i Shenjtë, Papa Françesku: Kosova dhe populli i Kosovës do ta gjejnë vendin e vet, në vendin e popujve të lirë dhe në paqe!/

1 ramush papa-Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencë shtypi pas vizitës zyrtare në Vatikan: Në takim me Papa Françeskun, letër kërkesë për njohje të pavarësisë së Kosovës/

1 Kosova-Vatikan.JPGGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

  PRISHTINË, 25 MAJ 2018/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se për takimin që kishte në Vatikan me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun,  kishte përgatitur me kohë një dhuratë shumë të çmuar, një letër kërkesë për njohje, me një mbulesë të logos së jubileut të dhjetëvjetorit të pavarësisë.Pas vizitës në Selinë e Shenjtë, takimit me Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolin, që është edhe sekretar i  Vatikanit, kryeministri Haradinaj, sot në Prishtinë ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka prezantuar qëllimin e vizitës e që ishte kërkesa e popullit të Kosovës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Vatikani.

Në fjalën para mediave të pranishme, mes tyre Gazeta DIELLI, kryeministri Haradinaj tha se e ka falënderuar Papa Françeskun për kujdesin dhe respektin që ka për Kosovën dhe popullin e saj.Poashtu, kryeministri Haradinaj tha se, pas kërkesës që i dorëzoi, Papa Françesku u shpreh  se ka në zemër popullin e Kosovës.“E kam në zemër popullin e Kosovës, e ndjejë. Do të lutem për ju, do të lutem personalisht për ju dhe për vendin tuaj”, citoi kryeministri Haradinaj Atin e Shenjtë.

Papa Françesku, vijoi kryeministri, në të njëjtën kohë u shpreh se ka shumë shpresë se Kosova dhe populli i Kosovës do ta gjejnë vendin e vet në vendin e popujve të lirë dhe në paqe.Në 22 maj 2018 kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditore në Vatikan, është pritur në Audiencën e Mbyllur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.Takimi me Papa Francesku u bë në rezidencën e Atit të Shenjtë, në Vatikan në audiencë të mbyllur, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit Haradinaj në Vatikan, e cila kishte për qëllim vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë.

 FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT HARADINAJ NË KONFERENCËN PËR SHTYP:

 Për respekt tuajin dhe të qytetarëve në përgjithësi, por edhe të takimeve dhe temave të trajtuara, kam ftuar këtë konferencë për shtyp pas vizitës në Vatikan.I shoqëruar edhe me disa kolegë, kam pas takim pune me eminencën e tij, Kardinalin Pietro Parolin, që është edhe sekretar i  Vatikanit, në hierarkinë e shtetit të Vatikanit, ai është Kryeministër në Vatikan.Në këtë takim pune që ka zgjatur më shumë se një orë, kemi biseduar për tema bilaterale Kosovë – Seli e Shenjtë. Kryesisht kanë dominuar temat, ato të parat, ato të ndjenjës së mirë që ka Kosova për Selinë e Shenjtë, të vlerave që kemi ne në tolerancën ndërfetare, respektin e ndërsjellë, përkushtimin që e kemi si vend për paqen në rajon dhe për anëtarësim në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare, ashtu si, Interpoli dhe rëndësia që ka për ne njohja nga Vatikani, pesha që ka kjo njohje, njohje për shtetin tonë, duke falënderuar Vatikanin që kanë qenë të hapur gjithë kohën me ne, që nga koha e presidentit Rugova, Jahjaga, Thaçi, pra gjithkujt që ka pasur mundësinë me mbajt komunikim me Vatikanin. Shpreha gatishmërinë për një partneritet të tillë strategjik të Kosovës edhe në të ardhmen.

Njëkohësisht, me Papën, pra me Atin e Shenjtë, kam pas mundësinë për t’i treguar për Kosovën dhe e kisha përgatitur me kohë një dhuratë për të, një dhuratë shumë të çmuar, një letër kërkesë për njohje, me një mbulesë të logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë.Pata mundësinë përpos ta falënderoj për kujdesin, për respektin që bënë për Kosovën, me ja shpreh edhe këtë kërkesë të popullit të Kosovës, duke i thënë se populli i Kosovës e ka shpresën tek ju, i ka sytë kah ju dhe pret prej juve.Ai ishte vërtetë i hapur pasi që mori kërkesën u kthye dhe më tha këto fjalë ‘E kam në zemër popullin e Kosovës, e ndjejë. Do të lutem për ju, do të lutem personalisht për ju dhe për vendin tuaj’. Ai ka shumë shpresë se Kosova dhe populli i Kosovës do ta gjej vendin e vet, në vendin e popujve të lirë dhe në paqe.
Pra kryesisht biseda kishte këtë qëllim, të marrjes së njohjes apo të kërkimit të njohjes. Dua t’ju them se edhe unë kam bërë kujdesin më të madh që si Kosovë të shpjegojmë se çka fiton familja evropiane me Kosovën? Çka fiton BE-ja nëse në jepet liberalizimi i vizave? Që nuk fiton as krim, as rreziqe, as emigrant, por vetëm shkëmbime. Çka fiton bota nëse ne bëhemi anëtar të Interpolit? Fitojnë më shumë siguri, më shumë garancë për jetë të qetë, më shumë mbrojtje nga çfarëdo krimi e rreziku. Dhe, njëkohësisht  me njohjen e Kosovës fitohet një paqe e mirëfilltë dhe e qëndrueshme në Ballkan, për të gjithë.

Ju faleminderit media!

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosova-Vatikani, Leter Njohje, Papa francesku

Shuhet akademiku Kolec Topalli

May 24, 2018 by dgreca

Kolec Topalli, pasuria që la pas në studimet mbi historinë e gjuhës shqipe/

TIRANE, 24 maj /ATSH/ -Akademiku, gjuhëtari dhe studiuesi Kolec Topalli, me një kontribut të jashtëzakonshëm shkencor në fushën e studimeve mbi historinë e gjuhës shqipe, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në kulturën shqiptare.

Ai është autor i shumë veprave të rëndësishme studimore mbi gjuhën shqipe, monografi, përmbledhje studimesh dhe vepra kolektive. Ndër to përmendim vepra thelbësore si “Theksi në gjuhën shqipe” (1995); “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe” (1996); “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”(1998); “Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe” (2000); “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007); “Sonantet e gjuhës shqipe” (2001); “Mbylltoret e gjuhës shqipe” (2002); “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe” (2003); “Dukuritë fonetike të sistemin bashtingëllor të gjuhës shqipe” (2004); “Bazat e fonetikës historike të gjuhës shqipe” (2005); Shoqëria “Bashkimi” (1899), Shoqëria “Agimi” (1901)” dhe “Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër : (1916-1918) : 100 vjet të rrugëtimit të saj” të autorit Tomor Osmani; etj.

Kolec Topalli punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe, si dhe ishte njohës shumë i mirë i frëngjishtes, anglishtes, gjermanishtes, italishtes. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskow, Krakov, Riga etj.).

Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (“Profesor”). Është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008; rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër në vitin 2010; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2012. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”. Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një homazh kushtuar akademikut dhe gjuhëtarit Kolec Topalli, çeli një ekspozitë përkujtimore me veprat dhe studimet e tij, si një vëmendje e veçantë kushtuar kontributit dhe personalitetit të tij të jashtëzakonshëm shkencor. /e.malaj/ /a.g/

kolec2

Filed Under: Opinion Tagged With: Kolec Topalli, Shuhet akademiku

Kosova në Ditën e Presidentit, ekspozitë historike për Rugovën

May 24, 2018 by dgreca

-Kosova para 26 viteve,  zgjedhje për liri e pavarësi me pjesëmarrje 89.32 përqind, zgjodhi President të parë Dr. Ibrahim Rugovën/

1 a ashimTh-Në Kosovë 24 maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës/1 a Thaci ekspo-Presidenti Thaçi: Me presidentin Rugova e bindëm botën për të drejtën tonë për liri dhe shtet/33139997_1955288444541505_6724278666374676480_n-“Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, është ekspozita historike që u hap sot, në 24 maj 2018, në Muzeun e Kosovës në Prishtinë dhe do jetë e hapur deri në muajin shtator, që gjatë verës të kenë mundësinë ta shohin edhe bashkëatdhetarët – shqiptarët që vijnë në atdhe – në tokat shqiptare nga gjithë bota/33383693_1955288407874842_8959556896218415104_n-Raportimet që bëja për zgjedhjet e para pluraliste të 24 majit 1992 shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në Kosovë/1 BehluliSPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/*1 ekspoz RugovaPRISHTINË, 24 Maj 2018/ Kosova para  26 viteve, në 24 maj 1992, mbajti zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.1 rug qeleshe

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.2 ekspoz

Në Kosovë 24 maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të para 26 viteve  të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, është ekspozita historike që u hap sot, në 24 maj 2018, në ora 13:00, në Muzeun e Kosovës në Prishtinë dhe do jetë e hapur deri në muajin shtator, që gjatë verës të kenë mundësinë ta shohin edhe bashkëatdhetarët – shqiptarët që vijnë në atdhe – në tokat shqiptare nga gjithë bota.

“Me presidentin Rugova e bindëm botën për të drejtën tonë për liri dhe shtet”, thaPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e ekspozitës.

Kreu i shtetit theksoi se duke qenë  bashkë të gjithë, në emër të Kosovës, u arrit përkrahja dhe mbështetja e botës perëndimore për çlirimin  dhe pavarësimin e Kosovës.

”Presidenti Rugova dhe unë kemi qenë së bashku në Konferencën e Rambujesë, pastaj në të gjitha zhvillimet e pasluftës, si dhe në Ekipin e Unitetit. Së bashku përgatitëm Kosovën për t’u bërë e pavarur. Së bashku ishim në Uashington, në Bruksel, në Vatikan e kryeqendra tjera botërore. Për ta bindur botën për të drejtën tonë për liri dhe shtet. Ndërtuam miqësi të përjetshme me partnerët tanë strategjikë”, u shpreh Thaçi.

Para anëtarëve të familjes Rugova dhe përfaqësuesve të tjerë shtetërorë, presidenti Thaçi tha se pavarësia e Kosovës nuk erdhi si incident apo aksident politik, por u fitua me vetëmohim dhe sakrificë të pashoqe.

Ai shtoi se mosbindja civile kundër Serbisë ishte monumentale në lëvizjen politike botërore, derisa UÇK-ja ishte lëvizja çlirimtare me e suksesshme politike dhe ushtarake në historinë botërore.

“Kombinimi e këtyre dy komponentëve të lëvizjes kombëtare, nuk kishte si të mos rezultonte me unitetin qytetar, me përkrahjen masive ndërkombëtare, për të kulmuar me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”,  tha presidenti Thaçi në hapjen r ekspozite.

Bashkautorë të ekspozitës janë Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci.
“Ky eveniment bëhet me rastin e Ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës!”, theksuan drejtuesit e Muzeut. Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj, ka mirëpritur e përshëndetur pjesëmarrësit e shumtë në hapje të ekspozitës, ku ishte i pranishëm dhe foli edhe ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi.

Para 26 viteve, në mbledhjen 2 majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike  angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Partia e parë e pluralizmit kosovar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusin që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

“Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se ato janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional.
Zgjedhjet u mbajtën më 24 maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë.
Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke.
Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind.
Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament.
Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 majit.

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës  96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës  7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane  7 deputetë, Kandidatët e Pavarur  2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta.
Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez.
Zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës.
Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konsifkoi një pjesë të materialit zgjedhor.
I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga SHBA dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota.
Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve.
Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 qershor 1992.

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 majit në Kosovë.
Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Ai tha se,  gjatë këtyre vëzhgimeve nuk ka hasur në ndonjë parregullsi, derisa veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë.
Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, theksoi se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë vëzhguesit nga SHBA. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion policor të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar.

Konrad Hubers, që i printe Delegacionit të Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën.
Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, theksoi ai.

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupimi, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilin nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Po para 26 viteve, në 24 majin 1992, raportimet me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.  Raportimet i bëja nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e ATSH-së në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes së përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, e që kishte nisë të dalë nga 18 janari 1991 dhe sfidonte ndalimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhunshëm me ndërhyrje policore nga regjimi okupues i Beogradit. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me ATSH-në, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Buku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit – e ATSH në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare para 24 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonet ATSH-në për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.Zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale Kosova i ka mbajtur në kohë lufte në 22 mars 1998.Pas luftës së përfunduar në qershor 1999, Kosova ka mbajtur 12 palë zgjedhje, 6 parlamentare e 6 lokale, gjysma prej tyre pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008, së njohur seri tani nga 116 shtete anëtare të OKB-së.

PRESIDENTI THAÇI: ME PRESIDENTIN RUGOVA E BINDËM BOTËN PËR TË DREJTËN TONË PËR LIRI DHE SHTET

Prishtinë, 24 maj 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, sot ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës, të organizuar nga Muzeu i Kosovës.Presidenti Thaçi ka thënë se kushdo që do ta vizitojë këtë ekspozitë, do të ketë mundësinë që të bëjë një kthim apo një udhëtim në kohë të viteve të rënda dhe tragjike të vendit, të cilat pashmangshëm lidhen edhe me emrin e presidentit Rugova.

Lëvizja për pavarësinë e Kosovës, sipas presidentit Thaçi, si në dimensionin politik, ashtu dhe ushtarak, bëri bashkë politikanë, intelektualë, ushtarakë, gra dhe burra, pleq dhe të rinj, me një qëllim të vetëm.

“Këtij populli liridashës dhe kryengritës, i cili ka qenë dhe mbetet populli më proamerikan dhe më properëndimor në këto anë të Evropës, t’i jepet e drejta për të qenë i lirë dhe për të pasur shtetin e vet”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thekuar se duke qenë  bashkë të gjithë, në emër të Kosovës, u arrit përkrahja dhe mbështetja e botës perëndimore për çlirimin  dhe pavarësimin e Kosovës.

”Presidenti Rugova dhe unë kemi qenë së bashku në Konferencën e Rambujesë, pastaj në të gjitha zhvillimet e pasluftës, si dhe në Ekipin e Unitetit. Së bashku përgatitëm Kosovën për t’u bërë e pavarur. Së bashku ishim në Uashington, në Bruksel, në Vatikan e kryeqendra tjera botërore. Për ta bindur botën për të drejtën tonë për liri dhe shtet. Ndërtuam miqësi të përjetshme me partnerët tanë strategjikë”, ka thënë ai.

Para anëtarëve të familjes Rugova dhe përfaqësuesve të tjerë shtetërorë, presidenti Thaçi ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk erdhi si incident apo aksident politik, por u fitua me vetëmohim dhe sakrificë të pashoqe.

Ai ka shtuar se mosbindja civile kundër Serbisë ishte monumentale në lëvizjen politike botërore, derisa UÇK-ja ishte lëvizja çlirimtare me e suksesshme politike dhe ushtarake në historinë botërore.

“Kombinimi e këtyre dy komponentëve të lëvizjes kombëtare, nuk kishte si të mos rezultonte me unitetin qytetar, me përkrahjen masive ndërkombëtare, për të kulmuar me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi në hapjen e kësaj ekspozite.

I pari i vendit ka theksuar se Ibrahim Rugova ishte njeri komunikativ, i dialogut dhe negociatave, njeri i durimit dhe pajtimit.

“Në parti e koncepte të ndryshme politike, qëllimi ynë madhor ishte realizimi i vullnetit të popullit tonë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj ndjehem mirë për këtë bashkëpunim. Sot, çdo parti dhe lider politik duhet të shikojë të ardhmen stabile dhe perspektiven euroatlantike të Kosovës, para interesave të adresave të caktuara të partive politike”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se sot çdo qytetar i Kosovës kudo që jeton, në Kosovë apo diasporë, është liridashës dhe çlirimtar, derisa Kosova është shtet, ka simbolet e veta: flamurin, himnin, stemën.

“Kosova ka identitet kombëtar dhe shtetëror. Kosova ka identitet evropian. Secili duhet të ndihet krenar me Kosovën. Shteti i Kosovës është mbi të gjithë ne. Të gjithë ne duhet të jemi në shërbim të vendit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi i ka përgëzuar organizatorët për këtë ekspozitë, e cila midis tjerash shpreh vlerësim institucional të të gjithë neve, për rolin historik të presidentit Rugova.

PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA MEDALJA PRESIDENCIALE JUBILARE E DHJETËVJETORIT TË PAVARËSISË SË  KOSOVËS

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Presidentin Rugova do ta kujtojmë si njeri me vizion, si njeri të dialogut, të durimit dhe pajtimit. Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, e dekorova (pas vdekjes) me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Si rikthim në kohë, duke çmuar lart punën dhe angazhimin e presidentit Rugova, në Muzeun e Kosovës e hapëm edhe një ekspozitë në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprimtarinë e tij. HTH

*Per me shume foto shkoni ne facebook(dielli vatra)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, ekspozitë historike, për Rugovën

Vatikan-Kryeministri Haradinaj takon Papa Françeskun

May 23, 2018 by dgreca

1 ramush papa2 Papa Ramush3 Papa ram e te tjere

-“Kosova duhet të vendos marrëdhënie të përhershme dhe strategjike me Vatikanin”/

VATIKAN, 22 Maj 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditore në Vatikan, është pritur në Audiencën e Mbyllur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi Atin e Shenjtë për zhvillimet politike në Kosovë, rrugën evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar faktin se Kosova është shembull për bashkëjetesën mes popujve dhe tolerancën fetare.

“Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin. Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e qytetarëve tanë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët”, tha Kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj, vlerësoi pritjen që iu bë nga Papa Françeku, duke thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetë mirënjohës Vatikanit për mbështetjen e dhënë gjatë dekadave të fundit, e po ashtu shprehu përkushtimin e shtetit të Kosovës për një partneritet strategjik me Vatikanin.“Vizita ime në Vatikan dhe takimi me Papa Françeskun është nder i madh për mua dhe popullin e Kosovës. E shfrytëzova këtë nder për të përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat më të mira të popullit të Kosovës për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, për Selinë e Shenjtë, pra për Vatikanin dhe dëshirën për të vendosur marrëdhënie të përhershme dhe strategjike me Vatikanin”, tha kryeministri Haradinaj.

 Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ka përcjellur Atit të Shenjtë, një dhuratë nga populli i Kosovës, një letër – kërkesë, për pranimin, njohjen dhe për kujdesin ndaj Kosovës.“Më bëri përshtypje se Ati i Shenjtë, Papa Françesku ishte vërtetë njerëzor, me ngrohtësi të jashtëzakonshme, tha se “E kam në zemër popullin e Kosovës””, theksoi kryeministri Haradinaj.Duke vlerësuar lartë pritjen që i është në Vatikan, kryeministri Haradinaj theksoi se trajtimi dhe pritja me aq respekt, është dëshmi për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.“Ai e dha bekimin, për Kosovën, një bekim që ishte prekës jo vetëm për mua, por për të gjithë ne, një ndjenjë e veçantë. U ndjeva i nderuar dhe vërtetë jam ndjerë i respektuar sot”, theksoi kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj u shpreh i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë.“Ne e kemi me shumë rëndësi këtë marrëdhënie. Vatikani, po ashtu Selia e Shenjtë është anëtare në plotë organizata ndërkombëtare, sikurse e Interpolit dhe organizatat tjera. Jam thellë i bindur që në rrugëtimin tonë si Kosovë, do të na ndjenë. Jam i bindur që Selia e Shenjtë do ta ndjenë Kosovën”, ta kryeministri Haradinaj.Takimi me Papa Francesku u bë në rezidencën e Atit të Shenjtë, në Vatikan në audiencë të mbyllur, në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Vatikan, e cila ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeministri Haradinaj, Papa francesku, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT