• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2018

Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi në 90 vjetorin e lindjes

July 13, 2018 by dgreca

DSC00185

Nga Gëzim Kabashi*/

“Nderi i Kombit” Gjergj Vlashi sot do të festojë 90-vjetorin e lindjes.

Një datë e shënuar, e cila i kujton admiruesve të tij dhjetra shfaqje të vëna në skenë, shumë tituj librash të përkthyer dhe mjaft të tjerë të shkruar prej tij: por mbi të gjitha u kujton jetën intensive që ai vazhdon të kryejë edhe kur po hyn në dekadën e 10-të të jetës së tij. Kohët e fundit ai ka përkthyer një tjetër roman nga spannjishtja, i cili është në proces botimi nga shtëpia botuese “Ombra GVG”.

Regjisori, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi është kthyer në një pikë referimi për bashkëqytetarët e tij durrsakë, jo vetëm për aktivitetin e gjatë dhe krijimtarinë e pashterur, por mbi të gjitha për pjesmarrjen konstante në veprimtaritë qytetare.

I nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës” Gjergj Vlashi është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar më shumë se 45 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.

Kolegët e tij e vlerësojnë si “babai i Varietesë shqiptare” edhe për elementët modernë për kohën që ngjiti në skenat e estradës në Durrës, Pogradec, Vlorë, Peshkopi, Lushnje apo në Shkodër,e po ashtu edhe për punën si pedagog i jashtëm në Institutin e Arteve (sot Universiteti i Arteve). Ato nisin me shfaqjen “Vizitoni ekspozitën tonë” për të vijuar me dhjetra spektakle, të drejtuara prej tij.

Spektaklet me humor “Sofra ballkanike” apo ajo me satira nga Fan Noli u vlerësuan së tepërmi nga spektatorët dhe specialistët.

Pas viteve 1990, kur të gjithë rendën pas pronave Gjergj Vlashi iu kushtua përkthimit dhe letërsisë. Ai udhëton shumë në SHBA dhe në Evropë.

Gëzohet kur shtërngon duart me autorë, disa prej të cilëve Nobelistë: Hose Kamilo Sela, Hose Saramago, apo Paolo Coelho.

Librat e shkruar prej tij sjellin letërsi për fëmijë, tregime, novela dhe romane. Disa prej tyre i kushtohen Kosovës dhe janë botuar si në Kosovë edhe në Itali.

Përkthimi e ndihmoi Vlashin të dëshmojë në skenë mënyra të tjera komunikimi, ndërsa pas viteve 1990 njohja e gjuhëve të huaja do të bëhej për të një “kalë i fortë beteje”.

Ai nis përkthimin e Kafkës nga gjermanishtja, një prej autorëve më të shquar botërorë. Sjell në shqip veprat “Dera e gjyqit”, “Procesi”, “Metamorfoza dhe novela të tjera”, si dhe “Mjeku i fshatit dhe tregime të tjera”. Më parë kishte firmosur përkthimet Dino Buxati (italisht) e Xhejms Olldrixhi (anglisht), e më vonë edhe Hose Saramago (portugalisht), antologjitë me tregime austriake, spanjolle, hispano amerikane, mes të cilave veçojmë edhe dramën e vetme të shkruar nga Aleksandër Moisiu, me titull “I burgosuri”.

Sipas tij, megjithëse nuk ka një “ndarje me thikë” mes këtyre fushave, në krijimtarinë e tij ka dominuar skena, pasi ka punuar 40 vjet si regjisor profesionist. Gjergj Vlashi nuk e quan “divorc” ndërprerjen e raportit me regjisurën, duke shtuar se tërheqja ka qenë një vendim i arsyeshëm, duke iu nënshtruar ligjeve të jetës e të moshës.

Në 20 vitet e fundit Gjergj Vlashi ka udhëtuar shumë.

Floriani, violinist dhe drejtues i një formacioni orkestral në Korunja (Spanjë) një nga djemtë e Gjergj Vlashit, çdo dy vjet organizon në qytetin e lindjes, në Durrës,  “Bienalen e muzikës klasike”. Ndërkaq Zefi, djali i madh vazhdon të ushtrojë pasionin e pikturës në SHBA, atje ku jeton që nga viti 1990.

Gjergj Vlashi u lind në Durrës në një nga rrugicat pranë qendrës së tij dhe nuk u largua asnjëherë nga vendlindja.

I njohur për korrektesën proverbiale dhe për vullnetin e fortë Gjergj Vlashi bën një jetë aktive, edhe pse ka trokitur në moshën 90 vjeç.

Regjisori, përkthyesi dhe shkrimtari i njohur çmohet së tepërmi nga bashkëqytetarët e tij për kulturën dhe kontributet. Për këto motive Bashkia dhjetë vjet më parë e ka nderuar me titullin “Qytetar nderi”, ndërsa durrsakët janë përgatitur ta festojnë ditëlindjen e bashkëqytetarit të tyre.

* E falenderojme gazetarin Gezim Kabashi qe e ndau me elxuesit e Diellit intervisten, ndërkohë e urojmë mjeshtrin e penës dhe të regjisurës Gjergj Vlashin me ratsin e Ditëlindjes! Shumë Urime Mjeshtër!

Filed Under: Interviste Tagged With: Gezim Kabashi, Gjergj Vlashi, në 90 vjetorin e lindjes

Basha: Kalendari i reformës në drejtësi në pikëpyetje

July 12, 2018 by dgreca

Nga Arben Xhixho/

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike. Në një intervistë që i dha të mërkurën Zërit të Amerikës, zoti Basha ndalet në problemet e fundit me të cilat ndeshet Shqipëria, si ngërçi lidhur me shkollën e magjistraturës, ligji për teatrin kombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Zoti Basha po ashtu iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me kontratat që Partia Demokratike ka nënshkruar me firma lobuese amerikane.

1 Basha

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, cili është synimi i qëndrimit tuaj në Uashington këto ditë?

Lulzim Basha: Falemnderit për ftesën! Jam këtu me një ftesë të Institutit Hudson, i cili së bashku me Institutin Republikan Ndërkombëtar IRI dhe me think tank-un e Partisë Popullore Europiane, Institutin Martens, kanë organizuar në Uashington konferencën e 9 transatlantike, që ka mbledhur bashkë politikanë, eurodeputetë, deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongesmenë, senatorë dhe njerëz të think tank-eve amerikane për të diskutuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve trans-atlantike dhe për të diskutuar për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, po kështu edhe të NATO-s.

Zëri i Amerikës: Muajin e kaluar ju keni nënshkruar një marrëveshje të re lobimi me një firmë amerikane për një shumë prej 40 mijë dollarësh, për një periudhë katër mujore, pra, 10 mijë dollarë në muaj. Për çfarë keni nevojë për të lobuar në Uashington, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, siç pohojnë të dyja palët dhe të dy vendet janë partnere?

Lulzim Basha: Nuk ka diskutim, por problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria kanë nevojë për një ekspozim të plotë dhe të gjithanshëm, në veçanti sa u përket institucioneve, të cilat merren me këto probleme. Pikërisht këtu kemi kërkuar ndihmën e një kompanie, e cila është e specializuar në veçanti sa i përket krimit të organizuar, narkotikëve dhe terrorizmit. Pikërisht ky është edhe qëllimi i kësaj kontrate: hartimi i një strategjie kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës, e cila do të bëjë pjesë në planin, programin dhe vizionin e partisë demokratike, së bashku me komponentin ekonomik, të cilin e kemi mbaruar tashmë me partnerët tanë gjermanë, me anë të cilave do t’u ofrojmë shqiptarëve vizionin tonë për të çmontuar kapjen e shtetit nga interesat kriminale, kapjen e shtetit nga interesat e rrjeteve kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dhe për t’u dhënë shqiptarëve një vend të sigurtë, me një ekonomi të sigurtë e të fortë, ku nuk dikton paraja e krimit dhe drogës, po ku dikton puna e ndershme dhe mundësia për të gjithë.

Zëri i Amerikës: Një kontratë e mëparshme lobimi e Partisë Demokratike me firmën Muzin Capitol Partners ka ngjallur mjaft debate. Madje në Shqipëri Partia Demokratike është në hetim lidhur me këtë kontratë. Bëhet për një pagesë prej mbi gjysmë milionë dollarësh. Firma Muzin vet ka deklaruar tre pagesa; një prej tyre ju e keni pranuar tashmë pra, 25 mijë dollarësh. Janë edhe dy të tjera, por dua të ndalem tek shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh, për të cilën ju jeni shprehur në Shqipëri fillimisht se është bërë nga një grup shqiptaro-amerikanësh. Më pas duket sikur ju jeni tërhequr nga kjo thënie. Cila është e vërteta e kësaj pagese prej 500 mijë dollarësh?

Lulzim Basha: E vërteta është se Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Ndryshe nga Partia Socialiste, e cila…

Zëri i Amerikës: Partia Demokratike ka bërë një pagesë, siç thotë firma Muzin në deklaratën e saj, prej 500 mijë dollarësh.

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë, që e ka publike, dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Kjo është e vërteta…

Zëri i Amerikës: Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? …

Lulzim Basha: … E për çdo gjë tjetër ne i kemi kërkuar prokurorisë në Shqipëri dhe FBI-së në hetojnë. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, nuk ka asnjë para të pistë në këtë mes, ndryshe nga afera e famshme e thyerjes së ligjeve amerikane me foton me Obamën dhe me burimet e panjohura të parave, që paguan për këtë të tjerët. Partia Demokratike është tërësisht transparente, krejtësisht e hapur, kështu që kjo nuk është çështje.

Zëri i Amerikës: Firma Muzin, sipas kësaj që po thoni ju, duket se ka përdorur emrin e partisë tuaj për çfarëdo problemi që ka patur vetë. Pra, iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj, sepse del emri i partisë tuaj gjithmonë?

Lulzim Basha: Aspak. Partia Demokratike i ka deklaruar gjithmonë në mënyrë transparente marrëdhëniet e saj dhe financat e saj, ndryshe nga Partia Socialiste në të kaluarën dhe në të sotmen. Por kjo është një çështje, e cila besoj se do të diskutohet dhe do të bëhet transparente më vonë. Këtu nuk ka asnjë çështje. Është një non-issue, siç i thonë në Amerikë. Partia Demokratike është e angazhuar në denoncimin e lidhjeve të krimit të organizuar me partinë në pushtet, duke përfshirë edhe pastrimin e parave dhe gjithçka për të cilën Partia Demokratike akuzohet është një manovër e dobët diversioni për të tërhequr vëmendjen dhe për të kaluar Partinë Demokratike në pozita mbrojtëse, çka nuk ka për të ndodhur.

Zëri i Amerikës: Para se të niseshit nga Shqipëria, vendi juaj e gjeti veten në një ngërç tjetër, e kam fjalën për shkollën e magjistraturës. Nga reforma në drejtësi, siç dihet, shumë gjykatës po humbasin vendet e punës, por sistemi i drejtësisë do të ketë nevojë për zëvendësimin e tyre. Janë një grup studentësh, që kanë kryer Shkollën e Magjistraturës dhe një grup tjetër që pritet të shkojnë atje. Çfarë propozimi ofroni ju për të kapërcyer bllokimin me studentët e magjistraturës?

Lulzim Basha: E rëndësishme është të kuptojmë se çfarë po ndodh. Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po ecën me këto ritme të ngadalta pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën edhe të organeve të vetting-ut edhe të opozitës për t’u pajisur me një buxhet të mjaftueshëm dhe me burime njerëzore, në mënyrë që vetting-u të ecë më shpejt. Siç mund t’i kujtohet edhe teleshikuesit tuaj, Partia Socialiste votoi për të prerë me 40 për qind buxhetin e propozuar nga organet e vetting-ut. Tani organet e vetting-ut nuk janë në gjendje të përparojnë me ritmet e duhura, duke vënë në pikëpyetje kalendarin e reformës në drejtësi, duk shtyrë krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, shtyrje që është antikushtetuese, sepse ke Kushtetutë këto dy organe duhet të ishin krijuar prej kohësh. Në vend të korigjojë atë që ka bërë vet gabim, pra miratimin e njëanshëm të ligjit të vetting-ut dhe injorimin e propozimeve të opozitës, në vend që të rikthehet te Kushtetuta, në vend që të rikthehet te propozimet tona, se kanë qenë edhe propozimet tona për të mbështetur me financime dhe burime njerëzore komisionet e vetting-ut, tani ai po propozon të krijojë institucione jashtë kuadrit të reformës në drejtësi, të cilat të kenë që edhe pa vetting të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë. E ka bërë këtë me prokuroren e përgjithshme, e cila u emërua në kundërshtim me Kushtetutën, tani do t’i japë kësaj prokurore të përgjithshme dhe KLD-së kompetenca për të futur pa vetting dhe jashtë procedurave kushtetuese kandidatë në sistemin e drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Ky është konstatimi i gjendjes, që tashmë të gjithë e dimë. Por si dilet nga kjo gjendje?

Lulzim Basha: Nga kjo gjendje dilet vetëm duke u rikthyer te konsensusi kushtetues dhe duke u rikthyer te Kushtetuta, e cila u miratua me 140 vota. Pasi ajo u miratua me 140 vota, Partia Socialiste miratoi 6 ligje, duke përjashtuar opozitën, pasi kishte dhënë fjalën se këto 6 ligje do të bëheshin me konsensus, pikërisht që të na sillte në këtë pikë; që të vonohej krijimi i organeve të reja të drejtësisë, që të emërohej prokurorja e përkohshme me votat vetëm të maxhorancës dhe jashtë parashikimeve kushtetuese dhe që të bllokoheshin hetime jashtëzakonisht të rëndësishme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zëri i Amerikës: Reforma në drejtësi është shumë e gjerë dhe nëse merremi me analizën si ka ecur ajo, ka patur kritika edhe ndaj opozitës në atë kohë për hapat e saj.

Lulzim Basha: Asnjë kritikë nuk qëndron. Të gjithë kritikat ndaj opozitës kanë qenë pjesë e një lufte politike për të mbuluar qëllimin e vërtetë të mazhorancës, që nuk ka qenë reforma në drjtësi, por kapja e drejtësisë. Ndaj kemi ardhur këtu: nuk kemi asnjë bandë të krimit të organizuar të çmontuar, nuk kemi asnjë kokë të krimit të organizuar para gjykatës, nuk kemi asnjë politikan të lidhur me krimin, apo të korruptuar para drejtësisë. Pra, rezultatet e reformës në drejtësi janë akoma zero.

Zëri i Amerikës: Po këmbëngul te pyetja: Si mund të kapërcehet sot gjendja? Ç’do të thotë rikthim te Kushtetuta? Ato që kanë ndodhur, kanë kaluar tashmë. Ç’rrugë ka tani për ta kapërcyer këtë situatë?

Lulzim Basha: Rruga është të zhbëhen ato komponentë të futur në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca pikërisht për të vonuar krijimin e organeve të reja të drejtësisë, për të vonuar krijimin e KLGJ-së dhe KLP-së, duke vonuar kështu krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së, dhe duke mos ia dhënë pushtetin e reformimit të drejtësisë vet organeve të drejtësisë, por Fatmir Xhafës dhe Arta Markut, të emëruar vetëm me votat e Edi Ramës dhe rezultatin po e shohim: Saimir Tahiri bredh i lirë, bandave të mëdha të trafikut të drogës nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë, drogë dhe para të drogës dalin e hyjnë nëpër portet e Shqipërisë dhe Shqipërisë i mbeten të mbyllura dyert e negociatave me Bashkimin Europian për shka të krimit dhe të korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Një tjetër çështje e nxehtë javët e fundit në Shqipëri është edhe çështja e Teatrit Kombëtar. Shumica përdori numrat që ka në parlament dhe e votoi ligjin. Ju jeni shprehur se do ta bllokoni. Si mund ta bllokoni ju ligjin, kur Partia Socialiste i ka kartonat në parlament?

Lulzim Basha: Ne nuk kemi mundësi të bllokojmë ligjin dhe këtë ua kemi bërë të qartë artistëve, qytetarëve dhe gjithë faktorëve shoqërorë të shqetësuar nga gjithë kjo aferë e tmerrshme korruptive. Çfarë po ndodh? Edi Rama ka një plan thuajse 20 vjeçar për të ndërtuar kulla në këtë zonë, që është në zemër të qytetit, është praktikisht prapa monumentit të Skënderbeut, është në mesin e sheshit të ministrive. Ai ka më shumë se një vit që harton një plan, i cili mbahet i fshehtë për të ndërtuar 6 kulla në zonën e Teatrit, e për këtë qëllim duhet grabitur Teatri, duhen grabitur afro 8 mijë metër katrorë tokë publike, nga të cilat afro 5 mijë i takojnë Teatrit. Kjo grabitje bëhet përmes një kompanie, e cila është pronare apo ka blerë 280 metër katrorë. Me 280 metër katrorë që ka në pronësi kjo kompani, tani bëhet një ligj special në emër të kësaj kompanie për t’i dhënë edhe 8 mijë metra të tjerë nga toka publike. Pra, është një aferë e pastër korruptive, për të bërë qindra milionë euro me ndërtimin e këtyre 6 kullave. Është një projekt betonizimi dhe po ashtu, është një projekt i pastrimit të parave të pista.

Zëri i Amerikës: Dhe, cila është strategjia juaj për t’iu kundërvënë këtij projekti?

Lulzim Basha: Strategjia jonë është ajo që kemi ndjekur deri sot; kundërshtimi ligjor në komisione dhe seancë parlamentare, thirrja që i kemi bërë presidentit për të mos e dekretuar ligjin, vazhdimi i kundërshtimit tonë në kuptimin e institucioneve ligjore, është thirrja që i kemi bërë faktorit ndërkombëtar, në veçanti ambasadorëve, që të reagojnë ndaj këtij akti të paprecedent korruptiv; një ligj special për të grabitur tokë publike dhe për të ndërtuar kulla e për të pastruar paratë e drogës e të krimit. Natyrisht është mbështetja me të gjitha format dhe mënyrat e protestës së artistëve dhe të qytetarëve, pasi ndodhemi para një akti të rëndë kriminal dhe para një vepre të rëndë anti-kushtetuese, para një atentati ndaj Kushtetutës. Pse? Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ky ligj nuk është gjë tjetër veçse një ligjërim i vjedhjes, një akt që legjitimon vjedhjen. Pra, vjedhja dhe korrupsioni nuk janë probleme të reja në Shqipëri, por kjo është hera e parë kur maxhoranca në parlament voton për të ligjëruar vjedhjen. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm nga kjo pikëpamje, ndaj duhet refuzuar dhe jam i bindur se do të arrihet me bashkimin e forcave të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha ka patur kritika ndaj opozitës, shumë prej tyre edhe nga brenda partisë, se strategjia që ju po ndiqni nuk po e forcon PD për të përgatitur fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Lulzim Basha: Unë kam dëgjuar dhe dëgjoj mendime, kritika, vërejtje të ndryshme nga shumë anëtarë të partisë, njerëz me përvojë drejtuese brenda partisë. Ka nga ata me të cilët ndaj mendimin e tyre, kritikat e të cilëve janë të vlefshme. Ka të tjera qëndrime, që bëhen vetëm për hesap të maxhorancës, pra, ajo tradita e vjetër e opozitës ndaj opozitës. Unë, qytetarët dhe demokratët dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri, ndaj duhet të përfitojmë nga kritikat e shëndosha dhe nga mendimet që jepen për të forcuar rolin e opozitës dhe të Partisë Demokratike, si partia kryesore e opozitës, për të shpërndarë sa më shumë vizionin tonë pro-perëndimor të një Shqipërie të çliruar nga krimi, ku politika është e çliruar nga krimi dhe nga oligarkët, ku ky model politik, që na ofron sot kjo maxhorancë, që është një fuzion, një shkrirje midis interesave të ngushta të një kaste politike me interesat e krimit dhe të një grupi oligarkësh, t’i lërë vendin një politike, ku çdo qytetar e çdo grup interesi të gjejë veten përmes një qeverisje transparente dhe që u shërben interesave të njerëzve.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, pak javë më parë bëri përshtypje deklarata juaj në parlament që i parapriu një aksioni të policisë për zbulimin e 3.4 milionë eurove në makina që vinin nga jashtë. Cili ishte burimi juaj i informacionit? Dhe a mendoni se ishte gjëja e duhur për ta nxjerrë këtë të dhënë në publik?

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të cilët lufta ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të drogës dhe korrupsionit është një prioritet absolut…

Zëri i Amerikës: Pra, ishin partnerët ndërkombëtarë, që iu njoftuan juve për këtë?

Lulzim Basha: … Këtë prioritet absolut e kam diskutar edhe këtu në Washington. Në konferencë ku mora pjesë, kam patur takime me përfaqësues të administratës amerikane dhe natyrisht përfaqësues të Kongresit dhe të Senatit amerikan. Problemi është i mprehtë, akut dhe një shqetësim i madh për partnerët tanë. Natyrisht, këta partnerë, të cilët veprojnë në forma dhe në mënyra të ndryshme, kur shohin që nuk ka përgjigje, apo kur shohin që nuk ka veprim sa u përket çështjeve të veçanta të luftës kundër krimit, qoftë edhe çështje të strategjisë apo edhe të operacioneve kundër krimit, kanë gjetur dhe gjejnë te opozita një partner të besueshëm për të shërbyer si një instrument më shumë presioni, në mënyrë që lufta ndaj krimit të organizuar, lufta kundër trafikut të drogës apo pastrimit të parave të drogës të intensifikohet e jo të dobësohet. Padyshim, ne kemi qenë dhe jemi partnerë të devotshëm e të besueshëm të partnerëve tanë strategjikë, SHBA-ve dhe vendeve europiane, për të cilët, siç e thashë, krimi i organizuar, pastrimi i parave të pista të krimit, trafiku i drogave të forta si heroina e kokaina, përbëjnë probleme kryesore sa i përket qeverisjes aktuale.

Zëri i Amerikës: Kjo përgjigje mund të jetë për çdolloj pyetje. Por, pyetja ime ishte konkrete: Cili ishte burimi juaj i informacionit? A ishin partnerët e huaj apo ishte nga brenda vendit?

Lulzim Basha: Burimi i informacionit nuk mund të jetë subjekt i një zbulimi mediatik. Ajo që iu them është se ne kemi një bashkëpunim shumë të fortë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe opozita ka kryer detyrën e saj, unë kam kryer detyrën time si kryetar i opozitës, pikërisht për të pamundësuar që një qeveri që ka humbur besimin e partnerëve në luftën kundër krimit të mos abortojë operacione të rëndësishme, siç ka qenë rasti me Maminasin apo me Toyta Yaris-in dhe paratë e drogës, që po futeshin përmes tyre.

Zëri i Amerikës: Ju akuzuat se me këto automjete Toyta ishte i lidhur një deputet i Partisë Socialiste. Ai u kthye me akuza kundër jush për një fotografi, që ju keni bërë me vëllain e njërit prej të arrestuarve me ju në zyrën tuaj. Në ç’rrethana është bërë ajo foto?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë kujtesë për rrethanat e fotos, sepse unë kam fotografi me mijëra qytetarë. E rëndësishme është të kuptojmë dy gjëra: e para të kuptojmë hipokrizinë e pretendimit, sepse nëse ky person, që nuk e njoh, është i dyshuar, kanë kaluar më shumë se tre javë dhe ky person mund të ishte arrestuar, mund të ishte marrë në pyetje. Por kjo nuk ka ndodhur dhe ka një hipokrizi këtu dhe një përdorim të qartë politik të një fotoje, për të cilën nuk kam asnjë informacion përtej asaj që kam bërë publike.

E dyta është standarti moral. Unë akuzohem se paskam dalë në foto me dikë, i cili dyshohet se është vëllai i disave që dyshohen se janë prapa këtyre parave. Ndërkohë që informacioni im është fare i qartë: këto para janë para të drogës të një klani të fuqishëm kriminal me qendër në Elbasan dhe numri dy i Partisë Socialiste, jo një deputet çfarëdo, është garanti i marrëveshjes për kalimin e këtyre parave përmes këtij instrumenti, makinave të sjella në Tiranë. Po kështu, për të qëndruar te standarti moral; kryeministri, vet ky person dhe shumë të tjerë janë ditë për ditë në krah të vëllait të një krimineli të dënuar droge, siç është ministri aktual i brendshëm Fatmir Xhafa.

Zëri i Amerikës: Zoti Basha, ju faleminderit!

Filed Under: Politike Tagged With: arben xhixho, Interviste, Lulzim Basha, zeri i amerikes

VATRA SERVES THE ALBANIAN NATION NOT POLITICS

July 12, 2018 by dgreca

Editorial/

1 rafaela prifti

 

By Rafaela Prifti/

Chairman Dritan Mishto’s address at the 106th anniversary of the Pan-Albanian Federation of America ‘Vatra’ presented the roadmap for the leading organization of the diaspora.

The main speaker began his remarks by thanking the members of the Federation, the clerics, the representatives of the community organizations and Albanians around the world for joining the commemoration of Vatra’s founding. Mishto noted that the longevity of the organization deserves to be celebrated not only in terms of its years but mostly in the context of its meaningful impact for the nation. Indeed the history of the organization is well-deserving of praise. He acknowledged that the legacy of Vatra’s founders has set a strong foundation for the future. The active and influential role of Vatra has gained momentum throughout the Albanian nation. Its past heroic actions are a good guidance for facing the new challenges. Given this point, Chairman Mishto underlined that ‘Vatra has the historical and moral right to be concerned with the issues that face our compatriots wherever they live.’ Drawing attention to the severity of the situation in Albania, the speaker said that it is mired by “the ongoing immigration, the erosion of democracy and the domestic chaos”. Also, the cannabis epidemic, unemployment and rampant corruption, as documented in the recent reports issued by the US State Department, are extremely troubling.

In Chairman Mishto’s speech, particular priority was placed on the strained relations between Albania and USA. He condemned the breaching of the long-established ties with the United States by the Albanian government proclaiming that Vatra is determined to be the leading advocate of the Albanian national interest in the Balkans and the world. The head of Vatra pointed at the danger of the Albanian government’s attempts to weaken the historic ties with our ally while intensifying the relations with non-western countries under autocratic rulers. Expressing gratitude to the United States Government and the President for their commitment and support, Dritan Mishto stated “With regard to its strategy on foreign policy, Vatra is determined to openly advocate and impress upon Albanians all over the world that Albania and Albanians in the Balkans have but only one strategic ally for the ages, the United States of America.”

In his speech, he laid out the vision for the future of the Federation and its significance to the Albanian people. “The Pan-Albanian Federation of America Vatra is well respected by the Albanian community in the US and around the world, today more than ever. Excellent relations with religious institutions, cultural and educational organizations, regional and professional associations are in great standing and will continue to stay strong moving forward. We are helping in strengthening the education of the diaspora’s children, enriching the cultural life of the community and increasing our presence thanks to the wisdom, maturity, experience and influence of Vatra.” In the context of Vatra’s position in the international arena, Chairman Mishto stated “We respect all the structures of the Albanian diaspora around the world, we sympathize with and urge them to increase their authority and prestige, and we do appreciate the respect and admiration of the Albanian community for Vatra.”

As part of Vatra’s roadmap, the speaker referred to the pursuit of revitalizing reforms by tapping into resources and “capacities with national and international recognition’ as well as “entrepreneurs, businessmen and individuals who are keen to revive Vatra economically.” The head of Vatra expressed appreciation for the base as well as the supporters and called upon “the good citizens” to “do great work together.”

Drawing upon Vatra’s history and the commitment of all its members, the leader of Vatra asserted: “Be proud of being a member of VATRA!” He remarked that Vatra stands above the short-sighted politics and self-serving interest of Albanian politicians. “The Pan-Albanian Federation of America Vatra will continue to intensify its efforts and further its initiatives that benefit Albanians”. Its highest calling and mission statement is to “SERVE THE NATION!”

With encouragement and assurance, Chairman Mishto concluded “We will face hardship but we will succeed because time is on our side and time is the greatest power. Time will summon Vatra to tackle the most pressing issues, and Vatra will always be there, at the front and confronting any force that attempts to delay the time for Albanians to march into history.”

Its 106th anniversary has clearly placed Vatra at a respectable place among the Albanian-American organizations in the US and the diaspora. Its historic record and the pursuit of national ideals provide guidance for the future.

Filed Under: Opinion Tagged With: NOT POLITICS, Rafaela Prifti, VATRA SERVES THE ALBANIAN NATION

Pas kthimit nga Londra-Haradinaj: Vizita e frytshme dhe e rëndësishme

July 12, 2018 by dgreca

-“Bashkëbisedova me kryeministrin e Polonisë, Greqisë, Serbisë, por me rëndësi ishin dy takimet bilaterale me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kancelarin e Aurstrisë, Sebastian Kurz”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në takim me kancelaren Merkel ka biseduar për axhendën evropiane të Kosovës/

 1 Ramush pas Londres

 PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar shumë të frytshëm dhe të rëndësishëm për vendin, Samitin e Londrës, në të cilën Kosova është përfaqësuar nga vetë kryeministri Haradinaj.Pas kthimit nga Lodra, në konferencën për medie, kryeministri Haradinaj tha se Procesi i Berlinit është një instrument shtesë nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor, për gjashtë vendet që ende nuk janë anëtare, dhe në kuadër të këtij procesi ka ngjarje të rëndësishme, dhe njëra nga këto ngjarje e rëndësishme për Kosovën, ishte Samiti i Londrës, në të cilën Kosova ka marrë pjesë në dy sesionet e Samitit.Kryeministri Haradinaj tha se në kuadër të Samitit të Londrës, ka zhvilluar takime bilaterale me udhëheqës të institucioneve të larta të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ditën e parë të qëndrimit kam zhvilluar takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, me të cilin kam biseduar për tranzicionin e FSK-së dhe mund të them se në këtë temë me Londrën jemi mirë”, tha kryeministri Haradinaj.Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se në Londër është takuar edhe me ministrin e Shtetit për Tregti Ndërkombëtare, George Hollingbery dhe grupin e miqësisë Parlamentare Kosovë – Mbretëri e Bashkuar dhe se bashkëbisedimi me ta ishte fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik mes dyja vendeve.Kryeministri Haradinaj tha se në punimet e Samitit të Londrës, ka shprehur qëndrimin e Kosovës dhe mirënjohjen për Bashkimin Evropian, vendet e botës, aleatëve për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në çështjen e sigurisë, në fushën politike dhe atë ekonomike.“Kosova sot është e gatshme të bëjë partneritet për këto tema me të gjitha vendet e botës. Pra, nuk jemi vetëm ata që kërkojmë ndihmë, por jemi ata që sot afrohemi për partner në temat e sigurisë përmes tranzicionit të FSK-së, në temat ekonomike përmes investimeve dhe në tema politike, procesin e anëtarësimit”, tha kryeministri Haradinaj.Kryeministri Haradinaj, theksoi se përveç  pritjes nga nikoqirja, kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, respekt të madh për Kosovën kanë treguar të gjithë pjesëmarrësit në këtë Samit.“Bashkëbisedova me kryeministrin e Polonisë, Greqisë, Serbisë, por me rëndësi ishin dy takimet bilaterale me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kancelarin e Aurstrisë, Sebastian Kurz”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se në takim me kancelaren Merkel ka biseduar për axhendën evropiane të Kosovës.Kryeministri Haradinaj falënderoi kancelaren Merkel dhe kancalerin Kurz për respektin që i kanë bërë Kosovës, duke thënë se të vetmet takime bilaterale që ata kanë zhvilluar në këtë Samit, kanë qenë me Kosovën.“Liberalizimi i vizave nuk është betejë e humbur, por kemi punë. Ne do të punojmë intensivisht me të gjithë që kjo të arrihet”, tha kryeministri Haradinaj.Në konferencë Kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për proceset politike në vend./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryeminstri Haradinaj, Londer, pas kthimit

Kosovë-Dekorohet Drejtori i USAID, James Hope

July 12, 2018 by dgreca

USAID NDIHMON KOSOVËN NË ZHVILLIM/

1 Thaci-Hope-1

-USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit/

-“Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie/

 PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

 “Që nga përfundimi i luftës, USAID ka ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, në arsim, shëndetësi, sistemin e drejtësisë, bujqësi dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin. Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.Kryeministri Haradinaj, falënderoi drejtorin Hope për përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe lokale, duke theksuar se Kosova është me fat që ka mbështetje nga një partner kaq i fuqishëm si SHBA-të.“USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se falë ndihmës së vazhdueshme të Misionit të USAID-it dhe përkushtimit institucional, sot në vendin tonë është krijuar klimë e favorshme dhe ambient më i mirë i të bërit biznes, dhe përmes realizimit të projekteve që ka ndihmuar drejtpërdrejtë ky mision, sot në Kosovë kemi numër më të madh të vendeve të punës. Drejtori  i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, u shpreh i lumtur që ka shërbyer në Kosovë, për bashkëpunimin me institucionet vendore, ndërsa vlerësoi të arriturat dhe progresin e deritashëm, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen edhe më tutje për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore

 Kosovë-Dekorohet Drejtori i USAID, James Hope/

2 Thaci-Hope

PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  dekoroi sot me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë Drejtorin e USAID-it, James Hope. I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi shprehu vlerësimin se Populli amerikan, përmes USAID-it, e ka ndihmuar popullin e Kosovës në ditët më të vështira të rimëkëmbjes dhe të ndërtimit të institucioneve demokratike, që nga ditët e para të lirisë.

“Drejtorin e USAID-it, James Hope, i cili po e lë Kosovën pas një pune të suksesshme, për angazhimin e madh në forcimin e shtetndërtimit tonë, sot e dekorova me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

USAID-i ka dhënë dhe po vazhdon të japë kontribut të jashtëzakonshëm, me projekte të ndryshme, në të gjitha fushat”, theksoi Presidenti i Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, James Hope, kosova, Presidenti Thaçi, USAID

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT